❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Policia e Tiranës nuk merr përsipër garantimin e tubimit të PD-së, apelon qytetarët të distancohen nga veprimet e dhunshme



Policia e Shtetit ka bërë të ditur se përfaqësues të subjektit politik Partia Demokratike e Shqipërisë kanë njoftuar Policinë e Tiranës për zhvillimin e një tubimi, më datë 28.02.2026, në orën 18:00, para Kryeministrisë.

Në njoftimin për media thuhet se nisur nga incidentet e ndodhura gjatë tubimit të mëparshëm, ku u evidentuan akte dhune dhe përdorim i mjeteve të rrezikshme ndaj punonjësve të Policisë, pjesëmarrja e personave të maskuar dhe përdorimi i të miturve në tubim, si dhe nga informacionet e siguruara mbi mundësinë e përsëritjes së veprimeve të tilla, Policia e Tiranës i ka kthyer përgjigje subjektit politik se nuk merr përsipër garantimin e zhvillimit të tubimit.

“PavarĂ«sisht pĂ«rgjigjes sĂ« kthyer, Policia e TiranĂ«s, nĂ« pĂ«rmbushje tĂ« detyrave funksionale, ka marrĂ« tĂ« gjitha masat pĂ«r garantimin e rendit dhe sigurisĂ« publike nĂ« qytetin e TiranĂ«s, mbrojtjen e institucioneve shtetĂ«rore, si dhe pĂ«r lĂ«vizjen e lirĂ« tĂ« automjeteve dhe qytetarĂ«ve, nĂ« rast se tubimi do tĂ« zhvillohet.

Policia e TiranĂ«s apelon pĂ«r qytetarĂ«t qĂ«, nĂ«se ndeshen me veprime tĂ« dhunshme, tĂ« distancohen dhe tĂ« denoncojnĂ« çdo paligjshmĂ«ri qĂ« konstatojnĂ«â€, thuhet nĂ« njoftim.

Sulmet kundër Iranit, Ambasada e Shqipërisë në Izrael kërkon nga shtetasit e saj kujdes të shtuar



Ambasada e Shqipërisë në Izrael u ka bërë thirrje qytetarëve shqiptarë që ndodhen në Izrael të tregojnë kujdes të shtuar, të ndjekin me vëmendje njoftimet zyrtare dhe të respektojnë udhëzimet e sigurisë së autoriteteve vendore.

Ambasada shqiptare në një postim në Facebook ka dhënë edhe numrat emergjent për ata që kanë nevojë: +972549042813, +972544806601

Lexoni të plotë postimin:

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Ambasada Shqiptare në Tel Aviv, po ndjekin nga afër zhvillimet. Njoftojmë se Ambasada Shqiptare në Tel Aviv është në dispozicion të plotë të qytetarëve tanë të ndodhur në Izrael dhe është në komunikim të vazhdueshëm me autoritetet vendase.

Për çdo nevojë emergjente, qytetarët shqiptarë që gjenden në Izrael, janë të lutur të kontaktojnë në numrat:

+972549042813

+972544806601

Lutemi, kontaktet e emergjencës të përdoren vetëm nga qytetarët e ndodhur në Izrael.Këto kontakte nuk do të mund të japin informacione për median.*

MEPJ do të vijojë të informojë në mënyrë të rregullt për çdo zhvillim të mëtejshëm. /Telegrafi/


I hodhën mjet shpërthyes në oborr, Policia heton rastin në Vushtrri



Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një person ka raportuar se i është hedhur mjet shpërthyes në oborrin e shtëpisë.

Rasti ka ndodhur të premten në Vushtrri, në ora 04:50.

“Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se persona tĂ« panjohur kanĂ« hedh njĂ« mjet shpĂ«rthyes nĂ« oborrin e shtĂ«pisĂ« sĂ« tij. Si pasojĂ« janĂ« shkaktuar dĂ«me materiale, nuk raportohet pĂ«r tĂ« lĂ«nduar”, thuhet nĂ« raport.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori. /Telegrafi/

Aksidenti me fatalitet nĂ« Kosova “B”, shoferi i kamionit dĂ«rgohet nĂ« mbajtje



NjĂ« aksident me fatalitet ka ndodhur tĂ« premten nĂ« Obiliq, nĂ« termocentralin “Kosova B”, ku njĂ« punĂ«tor Ă«shtĂ« goditur nga njĂ« kamion.

Rasti ka ndodhur në ora 10:09, ndërkaq sot Policia në raportin 24 orësh bën të ditur se drejtuesi i kamionit është dërguar në mbajtje.

“Kosova B, Obiliq 27.02.2026-10:09. ËshtĂ« arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi qĂ« i njĂ«jti dyshohet nga pakujdesia duke lĂ«viz mbrapa me kamion, ka goditur viktimĂ«n mashkull kosovar. Si pasojĂ« e kĂ«saj, viktima ka ndĂ«rruar jetĂ«, vdekjen e tĂ« cilit e ka konstatuar ekipi mjekĂ«sor nĂ« vendin e ngjarjes”, thuhet nĂ« raport.

Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/

Njoftim i rëndësishëm i Ambasadës së Kosovës për shtetasit në Izrael



Ambasadorja e Kosovës në Izrael, Ines Demiri u ka bërë apel të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës që ndodhen në Izrael të tregojnë vigjilencë të shtuar, pasi Izraeli ka sulmuar sot Iranin.

Ambasadorja Demiri në një postim në Facebook shkruan se për çdo rast urgjent, qytetarët e Republikës së Kosovës që ndodhen në Izrael mund të kontaktojnë në numrin +972 586 340450.

Lexoni të plotë njoftimin:

Njoftim për qytetarët e Republikës së Kosovës në Izrael!

Në vazhdën e situatës së jashtëzakonshme, u bëjmë apel të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës që ndodhen në Izrael të tregojnë vigjilencë të shtuar, të ndjekin me kujdes njoftimet zyrtare dhe të zbatojnë udhëzimet e sigurisë të autoriteteve vendore.

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, së bashku me Ambasadën e Kosovës në Izrael, po monitorojnë nga afër zhvillimet aktuale. Ju informojmë se Ambasada e Kosovës në Izrael është plotësisht në dispozicion të qytetarëve tanë dhe mbetet në komunikim të vazhdueshëm me institucionet përkatëse vendase.

Për çdo rast urgjent, qytetarët e Republikës së Kosovës që ndodhen në Izrael mund të kontaktojnë në numrin:

+972 586 340450

Ju lutemi që numri i emergjencës të përdoret vetëm nga qytetarët që aktualisht ndodhen në Izrael. Ky kontakt nuk është i dedikuar për kërkesa nga mediat.

MPJD dhe Ambasada do të vazhdojnë të informojnë rregullisht për çdo zhvillim të ri. /Telegrafi/

Arratisja e të burgosurit nga Reparti i Onkologjisë, Policia jep detaje




Policia e Kosovës ka bërë të ditur se është arratisur nga Reparti i Onkologjisë i dyshuari mashkull kosovar i cili ishte hospitalizuar.

Rasti ka ndodhur të premten në orët e hershme të mëngjesit, në ora 02:25.

“QKUK Reparti i OnkologjisĂ«, PrishtinĂ« 27.02.2026-02:25. Nga ShĂ«rbimi Korrektues Ă«shtĂ« pranuar informata se Ă«shtĂ« arratisur nga Reparti i OnkologjisĂ« i dyshuari mashkull kosovar i cili ishte hospitalizuar. NĂ« vendin e ngjarjes kanĂ« dalĂ« njĂ«sitet pĂ«rkatĂ«se. Lidhur me rastin Ă«shtĂ« njoftuar prokurori”, thuhet nĂ« raport.

Po ashtu, bëhet e ditur se lidhur me rastin, me vendim të prokurorit është iniciuar rasti i lartcekur ndaj tre të dyshuarve meshkuj kosovarë zyrtarë korrektues.

Pas intervistimit të dyshuarit janë liruar dhe rasti vazhdon të trajtohet në procedurë të rregullt. /Telegrafi/

Tentoi t’i godasĂ« dy persona me veturĂ«, arrestohet i dyshuari nĂ« Lipjan



Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të kanosjes në Lipjan.

Rasti ka ndodhur saktësisht në fshatin Resinovc të Lipjanit, të premten në ora 14:05.

“Dy viktimat meshkuj kosovarĂ«, kanĂ« raportuar se i dyshuari mashkull kosovar, ka tentuar t’i godas me veturĂ«â€, thuhet nĂ« raport.

I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/

Moti në Shqipëri, temperaturat deri në 20 gradë



Shqipëria të shtunën do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin e vranësira të pakta deri mesatare kalimtare në orët e mesditës dhe ato të pasdites.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0 deri në 6 gradë Celsius, ndërkaq ato maksimale nga 12 deri në 20 gradë Celsius.

Era do të fryjë e lehtë me drejtim juglindje-veriperëndim me shpejtësi mesatare 6 m/s

Deti - Valëzimi forcës 1 ballë. /Telegrafi/


Moti nĂ« fundjavĂ«, mĂ«ngjeset e ftohta – nĂ« mesditĂ« mot pranveror



Instituti Hidrometeorologjik ka bërë të ditur se moti në fundjavë do të jetë me diell dhe vranësira.

IHK njofton se për të shtunën parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.

IHK njofton se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -4 deri -2 gradë Celsius, ndërkaq ato maksimale nga 13 deri në 13-16 gradë.

Era do të fryjë nga veriperëndimi me shpejtësi 1-3m/s.

Ndërkaq, për të dielën parashikohet të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët.

IHK njofton se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -3 deri -1 gradë Celsius, ndërkaq ato maksimale nga 14-16 gradë Celsius.

Era do të fryjë nga drejtimi i verilindjes, me shpejtësi 1-5m/s. /Telegrafi/

Suspendimi i policëve në Gjakovë, Sindikata e Policisë: Të ngutshme dhe pa bazë, dëmtojnë rëndë institucionin



Sindikata e Policisë së Kosovës ka shpreh pakënaqësinë e saj lidhur me suspendimin e gjashtë zyrtarëve policorë ne Gjakovë nga Inspektorati Policor i Kosovës, duke e konsideruar këtë veprim si të ngutshëm dhe jo adekuat për rrethanat e rastit.

Sindikata thekson se suspendime të tilla dëmtojnë rëndë institucionin e Policisë, gjë që ndikon drejtpërdrejt në ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike, duke krijuar mungesë të fuqisë punëtore në stacionet policore, si dhe në cenimin e autoritetit dhe besueshmërisë së organit të sigurisë.

“Pa dashur tĂ« ndĂ«rhyjĂ« nĂ« kompetencat dhe pavarĂ«sinĂ« institucionale tĂ« Inspektoratit Policor tĂ« KosovĂ«s, Sindikata, duke u bazuar nĂ« audio incizimin e publikuar nĂ« media dhe pas analizimit tĂ« plotĂ« tĂ« ngjarjes, ka vlerĂ«suar se zyrtarĂ«t policorĂ« tĂ« suspenduar kanĂ« kryer detyrĂ«n e tyre me profesionalizĂ«m dhe nĂ« pĂ«rputhje me ligjin.

Sipas tĂ« dhĂ«nave tĂ« bĂ«ra publike, zyrtarĂ«t policorĂ« janĂ« kĂ«rcĂ«nuar me jetĂ« nĂ« vendin e tyre tĂ« punĂ«s, pĂ«rkatĂ«sisht nĂ« stacionin policor, nĂ« prani tĂ« dĂ«shmitarĂ«ve – zyrtarĂ« policorĂ«. NĂ« audio incizim dĂ«gjohet i dyshuari duke pĂ«rcaktuar edhe kohĂ«n e mundshme tĂ« sulmit ndaj zyrtarĂ«ve policorĂ«. PĂ«r kĂ«tĂ« arsye, me tĂ« drejtĂ« ai Ă«shtĂ« trajtuar si i dyshuar pĂ«r veprat penale tĂ« kĂ«rcĂ«nimit dhe pengimit tĂ« personit zyrtar nĂ« kryerje tĂ« detyrĂ«s, dhe me urdhĂ«r tĂ« prokurorit Ă«shtĂ« caktuar masa e paraburgimit”, thuhet nĂ« reagim.

“Po ashtu, ekziston dyshimi se audio incizimi i publikuar Ă«shtĂ« i shkĂ«putur nĂ« pjesĂ« dhe jo i plotĂ«, i shkĂ«putur nga i dyshimti. Ku Sipas legjislacionit nĂ« fuqi, asnjĂ« audio incizim i paautorizuar dhe i pa urdhĂ«ruar nga organet kompetente nuk mund tĂ« konsiderohet provĂ« ligjore nĂ« asnjĂ« rast e as nĂ« rastin konkret.

Andaj, Sindikata e PolicisĂ« sĂ« KosovĂ«s i bĂ«n thirrje Inspektorati Policor qĂ« tĂ« rishqyrtojĂ« vendimin dhe tĂ« mundĂ«sojĂ« kthimin e menjĂ«hershĂ«m nĂ« detyrĂ« tĂ« zyrtarĂ«ve policorĂ«, pasi konsideron se ata nĂ« kĂ«tĂ« rast kanĂ« qenĂ« viktima tĂ« kĂ«rcĂ«nimit me jetĂ« nga i dyshuari dhe kanĂ« vepruar nĂ« pĂ«rputhje me ligjin gjatĂ« ushtrimit tĂ« detyrĂ«s sĂ« tyre”, thuhet nĂ« reagim. /Telegrafi/

Rritet numri i fluturimeve dhe udhëtarëve në vitin 2025, krahasuar me 2024 -në



Agjencia e Statistikave të Kosovës ka bërë të ditur se në vitin 2025 është rritur numri i fluturimeve dhe udhëtarëve krahasuar me vitin 2024.

ASK njofton se gjithsej numri i fluturimeve të realizuara ishte 14.516, ose 11,7 % më shumë sesa në periudhën e kaluar (viti 2024), ndërsa numri i udhëtareve gjithsej ishte 4.595.524, ose 12,7 % më shumë sesa në periudhën e kaluar.

Transporti Hekurudhor

Në vitin 2025, numri i pasagjerëve që kanë shfrytëzuar trenin si mjet udhëtimi ishte rreth 87 mijë, ose 29 % më shumë sesa në periudhën e kaluar (viti 2024). Mallra të transportuara përmes hekurudhës nuk kishte në vitin 2025.

Transporti Rrugor

Në vitin 2025 në Kosovë janë të regjistruara 546 551 mjete motorike dhe jo motorike, ku në raport me vitin 2024 ka një rritje për 5,34 %.

NjĂ« gjykatĂ« nĂ« Beograd dĂ«non ish-pjesĂ«tarin e UÇK-sĂ« nĂ« mungesĂ« me 15 vjet burgim



NjĂ« gjykatĂ« nĂ« Beograd e ka dĂ«nuar nĂ« mungesĂ« ish-pjesĂ«tarin e UshtrisĂ« Çlirimtare tĂ« KosovĂ«s (UÇK) Gjelosh Krasniqi me 15 vjet burgim nĂ«n akuzat pĂ«r krime gjatĂ« luftĂ«s nĂ« KosovĂ«.

Më 26 shkurt, Krasniqi është shpallur fajtor për vrasjen e tre personave dhe plagosjen e një civili serb në qershor të vitit 1999 në fshatin Bellopojë afër Pejës, shkruan Rel.

Fondi për të Drejtën Humanitare në Serbi ka thënë se aktakuza kundër Krasniqit bazohet kryesisht në deklarata të dëshmitarëve dhe prova të kufizuara forenzike dhe mjeko-ligjore dhe se avokati mbrojtës, sipas detyrës zyrtare, nuk kishte kontakt me të pandehurin.

Kjo organizatë joqeveritare ka thënë se bashkëpunimi me institucionet gjyqësore të Kosovës është i domosdoshëm për ndjekjen penale të krimeve kundër serbëve në Kosovë.

“Sidomos pĂ«r faktin se Krasniqi Ă«shtĂ« dĂ«nuar pĂ«r krime kundĂ«r civilĂ«ve nga Gjykata e Qarkut e PejĂ«s nĂ« vitin 2009”, Ă«shtĂ« thĂ«nĂ« nĂ« deklaratĂ«.

Aty përmendet edhe se gjykimet në mungesë në rastet e krimeve të luftës në Kosovë po bëhen gjithnjë e më të shpeshta dhe se "krijohet përshtypja se motivet për fillimin e procedurave të tilla rrjedhin pjesërisht nga hakmarrja ligjore dhe jo ekskluzivisht nga dëshira për të arritur drejtësi për viktimat".

Fondi ka rikujtuar se Zyra e Prokurorit të Krimeve të Luftës në Serbi deri më tani ka ngritur shtatë padi kundër personave që nuk janë në dispozicion të gjyqësorit serb dhe se pesë prej tyre janë kundër qytetarëve të Kosovës, për krime të kryera kundër popullsisë joshqiptare.

Që nga viti 2014, Zyra e Prokurorit të Krimeve të Luftës nuk ka ngritur asnjë padi të re për krime në Kosovë kundër personave që janë shtetas të Serbisë.

Në përgjigje të këtyre kritikave, Zyra e Prokurorit të Krimeve të Luftës i ka thënë më parë Radios Evropa e Lirë se "ata fillojnë dhe zhvillojnë procedurat në përputhje me provat dhe ligjin".

Serbia, përveç ngritjes së padive dhe gjykimeve në mungesë, ka vazhduar të ndalojë qytetarët e Kosovës në pikat kufitare.

Arrestimi i fundit ndodhi mĂ« 5 shkurt, kur njĂ« ish-anĂ«tar i UÇK-sĂ« u arrestua nĂ« pikĂ«n kufitare midis SerbisĂ« dhe KroacisĂ«. Komisioni Evropian paralajmĂ«roi nĂ« atĂ« kohĂ« se arrestimi dhe ndjekja penale e njĂ« shtetasi tĂ« KosovĂ«s nga autoritetet serbe pĂ«rfaqĂ«sonte njĂ« tjetĂ«r shkelje tĂ« detyrimeve tĂ« SerbisĂ« sipas marrĂ«veshjeve tĂ« arritura nĂ« kuadĂ«r tĂ« dialogut me KosovĂ«n, me ndĂ«rmjetĂ«sim tĂ« Bashkimit Evropian nĂ« Bruksel.

"Serbia është zotuar të mos fillojë hetime penale ose ndjekje penale për krime të dyshuara të kryera në Kosovë, përveç nëse kërkohet nga autoritetet e Kosovës", tha një zëdhënës i Komisionit Evropian për Radion Evropa e Lirë.

Ai shtoi se akuzat për krime lufte dhe krime të tjera të rënda janë brenda juridiksionit të institucioneve të Kosovës dhe i bëri thirrje Serbisë të përmbushë detyrimet e saj.

U shkarkua nga detyra e ministres së Jashtme, reagon Elisa Spiropali



Një ditë pas vizitës zyrtare në Kosovë, Elisa Spiropali, u shkarkua nga detyra e ministres së Punëve të Jashtme të Republikës së Shqipërisë.

Kryeministri Edi Rama vendimin për largimin e Spiropalit nga kjo detyrë e mori të enjten, një ditë pas vizitës zyrtare të Spiropalit në Kosovë.

Spiropali në një postim të gjatë ndër të tjera thekson se Shqipëria është më e rëndësishme se çdo rol dhe partia është më e rëndësishme se çdo individ, por dinjiteti personal mbetet themeli mbi të cilin ndërtohet çdo shërbim publik i ndershëm dhe i qëndrueshëm.

Lexoni të plotë postimin:

Dje përfundoi një detyrë, por jo një rrugëtim. Në jetën publike funksionet mbyllen me një vendim, ndërsa përgjegjësia vazhdon me ndërgjegjen.

Politika është një territor ku koha lëviz shpejt, por kujtesa lëviz ngadalë. Në fund ajo që mbetet nuk është posti që ke mbajtur, por mënyra se si e ke mbajtur atë dhe çfarë peshe i ke dhënë fjalës dhe qëndrimit tënd.

ShĂ«rbimi ndaj ShqipĂ«risĂ« pĂ«r mua ka qenĂ« dhe Ă«shtĂ« i lidhur pazgjidhshmĂ«risht me dashurinĂ« pĂ«r ShqipĂ«rinĂ«, zgjedhje e vetĂ«dijshme dhe jo aksident karriere, njĂ« akt besimi se vendi ynĂ« mund dhe duhet tĂ« qĂ«ndrojĂ« nĂ« anĂ«n e duhur tĂ« historisĂ«, ashtu siç nĂ« momentet kyçe tĂ« saj ShqipĂ«ria ka ditur tĂ« zgjedhĂ« orientimin perĂ«ndimor, edhe kur kjo zgjedhje ka qenĂ« e vĂ«shtirĂ«. Nga koha kur rilindasit kĂ«rkonin dritĂ« nĂ« EvropĂ«, te vendimi historik pĂ«r anĂ«tarĂ«simin nĂ« NATO dhe rruga drejt Bashkimit Europian, projekti ynĂ« kombĂ«tar ka qenĂ« gjithmonĂ« projekt pĂ«r t’u bĂ«rĂ« pjesĂ« e qytetĂ«rimit politik qĂ« ndĂ«rtoi shtetin e sĂ« drejtĂ«s, dinjitetin institucional dhe njerĂ«zor.

Në këtë kuptim, detyra ime si Ministre e Jashtme nuk ishte thjesht funksion, por vazhdim i një narrative historike që e sheh Shqipërinë si pjesë të pandashme të Perëndimit politik.

I jam mirënjohëse Partisë Socialiste dhe Kryeministrit për besimin e dhënë ndër vite, sepse mirënjohja është kulturë politike dhe jo nënshtrim personal.

Ne kemi ndërtuar së bashku një model që e ka zhvendosur Shqipërinë nga psikologjia e tranzicionit drejt normalitetit evropian, duke zgjedhur reforma kur ishte më e lehtë të zgjidhej kompromisi me mediokritetin dhe duke zgjedhur përgjegjësinë kur populizmi ofronte duartrokitje të shpejta. Ky model nuk është i përsosur, por është i qartë në orientim dhe i vendosur në qëllim.

Kam besuar dhe vazhdoj të besoj se politika nuk është zotërim apo pronësim, por kujdestari e përkohshme. Institucionet janë më të mëdha se individët, por janë individët ata që u japin atyre frymë, ton dhe karakter. Në çdo funksion që më është besuar, si deputete, kryetare Kuvendi e ministre, kam zgjedhur të jem zë me bindje dhe jo jehonë pa peshë, sepse dinjiteti i shtetit mbrohet jo vetëm me marrëveshje e dokumente, por me qëndrimin që mban kur përfaqëson flamurin tënd përballë të tjerëve. Në Evropën politike, nga De Gasperi te Schuman, modeli që mbeti ishte ai i burrështetasit që ndërton mbi parime dhe jo mbi kalkulime afatshkurtra, dhe ky mbetet edhe për mua standardi ideal i shërbimit publik.

Vendimet politike janë pjesë e një vizioni më të gjerë dhe si të tilla respektohen, por historia personale e secilit prej nesh nuk matet me kohëzgjatjen e një mandati, as me fuqinë e përkohshme politike, por me gjurmën që lë në kulturën politike dhe morale të vendit. Në histori, figurat që mbeten nuk janë ato që mbajnë më gjatë pushtetin, por ato që nuk relativizojnë kurrë karakterin, sepse dinjiteti nuk është dekoratë ceremoniale, por qëndrueshmëri përballë kohës dhe aftësi për të mos u frikësuar as nga e kaluara, as nga e ardhmja.

Socialistëve u detyrohem gjithmonë besnikëri ndaj idealeve dhe jo ndaj komoditetit, sepse e majta europiane që kemi synuar të ndërtojmë në Shqipëri nuk është retorikë, por përpjekje për drejtësi sociale, shtet funksional dhe integrim të pakthyeshëm në Bashkimin Evropian. Këto janë busulla që nuk ndryshojnë me rrethanat dhe nuk zbehen me rotacionin e detyrave.

Forca e një projekti politik matet nga aftësia për të prodhuar modele që qëndrojnë edhe kur rrethanat ndryshojnë, sepse modelet nuk rrëzohen me dekrete, ato provohen me kohën.

Shqipëria është më e rëndësishme se çdo rol dhe Partia është më e rëndësishme se çdo individ, por dinjiteti personal mbetet themeli mbi të cilin ndërtohet çdo shërbim publik i ndershëm dhe i qëndrueshëm. Në këtë kuptim, për mua përfundimi i një detyre nuk është tërheqje, por vazhdim i angazhimit me të njëjtën bindje dhe të njëjtën përgjegjësi.

Mesazhet tuaja më të shumta në largim, se në marrjen e detyrës, ma përforcojnë detyrimin dhe vendosmërinë për të dhënë më shumë.

Sepse pozicionet janë kalimtare, ndërsa gjurma është zgjedhje e vetëdijshme. /Telegrafi/

Vërtetohet dënimi me burgim të përjetshëm ndaj Dardan Krivaqës për vrasjen e Marigona Osmanit



Kolegji gjyqësor i Gjykatës Supreme ka vendosur lidhur me ankesën e paraqitur nga mbrojtja e të akuzuarit Dardan Krivaqa për veprën penale vrasje e rëndë.

Në njoftim thuhet se në seancën e mbajtur më 22 dhjetor 2025, kolegji i shkallës së tretë, pas shqyrtimit të shkresave të çështjes, pretendimeve të paraqitura në ankesë, propozimit të Prokurorisë së Shtetit dhe përgjigjes së përfaqësuesit të palëve të dëmtuara, me shumicë votash ka marrë aktgjykim me të cilin refuzohet si e pabazuar ankesa e mbrojtësit të të akuzuarit, ndërsa vërtetohen aktgjykimi i Gjykatës Themelore në Ferizaj dhe aktgjykimi i Gjykatës së Apelit.

"Me aktgjykimin e shkallës së parë, i akuzuari Dardan Krivaqa ishte shpallur fajtor për veprën penale vrasje e rëndë dhe ishte dënuar me burgim të përjetshëm. Aktgjykimi ishte vërtetuar edhe nga gjykata e shkallës së dytë", thuhet në njoftim.

Duke shqyrtuar pretendimet e paraqitura nga mbrojtja e të akuzuarit, Kolegji i Gjykatës Supreme konstaton se aktgjykimet e gjykatave të shkallës së parë dhe të dytë, nuk përmbajnë shkelje esenciale të dispozitave të procedurës penale dhe se janë dhënë arsye të qarta për vendimmarrjen.

Kolegji gjyqësor vlerëson se gjykatat më të ulëta kanë analizuar në mënyrë të detajuar të gjitha provat e administruara gjatë shqyrtimit gjyqësor, përfshirë dëshmitë, raportet e ekspertizave dhe provat materiale, duke përfshirë edhe video-incizimet e administruara nga banesa ku kanë qëndruar i akuzuari dhe viktima.

"Nga këto prova është konstatuar se viktima, Marigona Osmani ka qenë në gjendje të rënduar fizike gjatë periudhës kritike dhe se lëndimet e saj janë shkaktuar si rezultat i veprimeve të dhunshme të të akuzuarit", thuhet në njoftim.

Po ashtu, Kolegji Gjyqësor i Gjykatës Supreme ka vlerësuar raportin e autopsisë dhe deklarimet e ekspertëve mjeko-ligjorë, sipas të cilëve vdekja e viktimës ka ardhur si pasojë e lëndimeve të shumëfishta trupore (politraumë) të shkaktuara nga goditje me mjet të fortë. Ndaj, është konstatuar se viktima ka përjetuar dhimbje të rënda fizike gjatë kohës kur janë shkaktuar lëndimet, gjë që mbështetë kualifikimin juridik të veprës si vrasje e kryer në mënyrë mizore.

Kolegji gjyqësor ka shqyrtuar gjithashtu pretendimet e mbrojtjes lidhur me procedurën e rigjykimit, ekspertizën psikiatrike të të akuzuarit dhe pretendimet për ndikim të substancave narkotike, duke konstatuar se këto pretendime nuk janë mbështetur me prova që do ta vinin në dyshim ligjshmërinë e vendimeve të gjykatave më të ulëta. Nga raporti i Institutit të Psikiatrisë Forenzike është konstatuar se tek i akuzuari nuk është gjetur ndonjë çrregullim mendor i karakterit psikotik dhe se ai ka qenë i aftë të kuptojë veprimet e tij.

Kolegji gjyqësor i Gjykatës Supreme konstaton se dënimi me burgim të përjetshëm i shqiptuar nga gjykata e shkallës së parë dhe i vërtetuar nga gjykata e shkallës së dytë është në përputhje me ligjin dhe me rrethanat e çështjes, duke marrë parasysh natyrën e rëndë të veprës penale, shkallën e përgjegjësisë penale dhe pasojat e saj. /Telegrafi/

Rama në pritje të përgjigjeve për bashkëqeverisje në Prishtinë, thotë se kabineti i ri prezantohet brenda dy javësh



Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka folur sot lidhur me bashkëqeverisjen në kryeqytet, gjersa tha se janë në vazhdën e diskutimeve me të gjitha partitë politike.

Rama në një deklaratë para gazetarëve tha se shumë shpejt do ta prezantojë të gjithë kabinetin.

“Jemi nĂ« vazhdĂ«n e marrĂ«veshjeve, diskutimeve me tĂ« gjitha partitĂ«... puna po vazhdon nĂ« Kryeqytet. TĂ« gjitha dikasteret janĂ« nĂ« punim e sipĂ«r, kjo nuk Ă«shtĂ« njĂ« qeverisje e re, Ă«shtĂ« njĂ« vazhdimĂ«si e katĂ«rvjeçarit tĂ« mĂ«parshĂ«m. Si e tillĂ«, jemi duke i bĂ«rĂ« disa ndryshime, disa gjĂ«ra kanĂ« me qĂ«ndru tĂ« njĂ«jta, disa ndryshime tashmĂ« janĂ« publike dhe po vazhdojmĂ« nĂ« krijimin e ekipit pĂ«r katĂ«r vitet e ardhshme”, tha ai.

Rama më tej tha se u ka bërë ftesë të gjitha partive për bashkëqeverisje.

“Jam nĂ« pritje pĂ«rfundimtare, mendoj se ndoshta Ă«shtĂ« njĂ« prolongim edhe pĂ«r shkak tĂ« çështjeve edhe tĂ« niveleve tjera sepse kemi pas njĂ« numĂ«r tĂ« madh tĂ« zgjedhjeve nĂ« vitin 2025... tash e kemi edhe zgjedhjen e presidentit.

Pra, janĂ« disa çështje qĂ« ndĂ«rlidhen edhe me nivelin lokal. PĂ«r kĂ«tĂ« arsye po them qĂ« tĂ« kemi edhe pak durim. Me siguri qĂ« brenda shumĂ« pak kohĂ«s, do ta bĂ«jmĂ« prezent tĂ« gjithĂ« kabinetin. Pra, mendoj qĂ« deri nĂ« fund tĂ« javĂ«s sĂ« ardhshme ose nĂ« fillimin e javĂ«n tjetĂ«r, do ta kemi pasqyrĂ«n e plotĂ«â€, ka thĂ«nĂ« Rama.

I pyetur se a nuk kanĂ« mjaftuar disa muaj pĂ«r formimin e kabinetit qeverisĂ«s nĂ« PrishtinĂ«, ai tha “unĂ« u kam bĂ«rĂ« kĂ«rkesĂ« publike tĂ« gjitha partive. Tash janĂ« lajmĂ«ruar, disa, disa jo... disa presin edhe zgjedhjen e presidentit, pra nuk kam dashur me bĂ«j presion ndaj asnjĂ« partie...”, tha ai. /Telegrafi/

Deklarohen të pafajshëm Thaçi, Smakaj, Fazliu, Kilaj dhe Kuçi



Hashim Thaçi, Bashkim Smakaj, Fadil Fazliu, Isni Klilaj dhe Hajredin Kuçi u deklaruan sërish të pafajshëm duke i qëndruar kështu mbrapa qëndrimeve parapake.

Po ashtu, ata kanë thënë se e kanë kuptuar aktakuzën e cila u lexua në formë të përmbledhjes.

Sipas Prokurorisë, Bashkim Smakaj mban përgjegjësi penale-individuale për pikën 12: tentativë për pengim të personave zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare me anë të pjesëmarrjes në veprime të përbashkëta të një grupi midis së paku 9 shtatorit dhe 30 tetorit 2023, raporton Betimi për Drejtësi.

Në pikën 13, Bashkim Smakaj sipas Prokurorisë akuzohet për mosbindje ndaj gjykatës së paku në mes 9 shtatorit dhe 30 tetorit 2023.

Isni Kilaj përmendet në pikën e 14 të aktakuzës dhe sipas Prokurorisë mbanë përgjegjësi penale për tentativë për pengim të personave zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare me anë të pjesëmarrjes në veprime të përbashkëta të një grupi midis 6 tetorit dhe 2 nëntorit 2023.

Ngjashëm sikur Smakaj, në pikën 15, Kilaj akuzohet për mosbindje ndaj gjykatës midis së paku 6 tetorit dhe 2 nëntorit 2023.

Kurse në pikën 16, Fadil Fazliu sipas Prokurorisë mban përgjegjësi penale-individuale për tentativë për pengim të personave zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare me anë të pjesëmarrjes në veprime të përbashkëta të një grupi midis së paku 26 qershorit dhe 18 korrikut 2023.

Në pikën 17, Fazliu ngarkohet me veprën penale për mosbindje ndaj gjykatës midis së paku 26 qershorit dhe 18 korrikut 2023.

NdĂ«rsa, Hajredin Kuçi mban pĂ«rgjegjĂ«si penale individuale pĂ«r pikĂ«n 18 tĂ« aktakuzĂ«s e qĂ« sipas ProkurorisĂ« Ă«shtĂ« “mosbindje ndaj gjykatĂ«â€ qĂ« dyshohet se Ă«shtĂ« kryer 1 dhe 13 shtatorit 2023.

Ndërsa, pika e radhës është serish mosbindje ndaj gjykatës për Kuçin që dyshohet së është kryer midis së paku 26 qershorit dhe 18 korrikut 2023.

Një muaj paraburgim ndaj dy zyrtarëve të KEDS-it për pranimin e ryshfetit në sektorin privat



Gjykata Themelore në Ferizaj ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurve B.B. dhe E.K., për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale pranimi i ryshfetit në sektorin privat.

Pas mbajtjes sĂ« seancĂ«s dĂ«gjimore dhe analizimit tĂ« shkresave tĂ« lĂ«ndĂ«s, gjyqtari i procedurĂ«s paraprake nĂ« Departamentin e PĂ«rgjithshĂ«m – Divizioni Penal, Dardan Maloku, ka vlerĂ«suar se ekziston dyshimi i bazuar, se mĂ« datĂ« 25.02.2026 nĂ« Ferizaj, pĂ«rkatĂ«sisht nĂ« KEDS, i pandehuri B.B., nĂ« cilĂ«sinĂ« e koordinatorit tĂ« njĂ«sisĂ« sĂ« kontrollit nĂ« Departamentin pĂ«r humbje tĂ« energjisĂ« elektrike, dhe i pandehuri E.K. nĂ« cilĂ«sinĂ« e ushtruesit tĂ« detyrĂ«s sĂ« koordinatorit pĂ«r lidhje tĂ« reja, gjatĂ« ushtrimit tĂ« detyrave tĂ« tyre lidhur me ofrimin e shĂ«rbimeve ndaj konsumatorĂ«ve, nĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« drejtpĂ«rdrejtĂ« i kanĂ« kĂ«rkuar shumĂ«n prej 400.00 euro tĂ« dĂ«mtuarit A.H., me arsyetimin se njehsori elektrik do t'i vendoset brenda njĂ« jave nĂ« lokalin e tij, nĂ« tĂ« kundĂ«rtĂ«n do tĂ« duhet tĂ« pres pesĂ« deri nĂ« gjashtĂ« muaj pĂ«r vendosjen e njehsorit elektrik.


Kjo shumĂ« e tĂ« hollave do tĂ« ndahej ndĂ«rmjet katĂ«r personave, me ç’rast pas zbatimit tĂ« masave tĂ« veçanta hetimore, tĂ« njĂ«jtit janĂ« kapur dhe arrestuar nĂ« flagrancĂ« nga ana e PolicisĂ« sĂ« KosovĂ«s.

Gjyqtari i procedurĂ«s paraprake, kĂ«rkesĂ«n e prokurorit tĂ« shtetit pĂ«r caktimin e masĂ«s sĂ« paraburgimit kundĂ«r tĂ« pandehurve e ka aprovuar si tĂ« bazuar konform dispozitave tĂ« KPPRK-sĂ«, dhe tĂ« njĂ«jtĂ«ve i’u Ă«shtĂ« caktuar masa e paraburgimit nĂ« kohĂ«zgjatje prej njĂ« muaj.

Me këtë rast palët njoftohen se ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtynë ekzekutimin e tij. /Telegrafi/

Gjykimi kundër administrimit të drejtësisë, Thaçit i lexohet përmbledhja e aktakuzës ku ai përfshihet në 11 pika



Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë ka filluar gjykimi ndaj Hashim Thaçit, Bashkim Smakajt, Isni Kilaj, Fadil Fazliu dhe Hajredin Kuçit për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë.

Në fillim të seancës u tha që gjatë deklaratës hyrëse të Prokurorisë, palët janë dakorduar që të mos lexohet aktakuza në tërësi por vetëm një përmbledhje e saj.

Për rrjedhojë, Prokuroria tregoi se aktakuza e tyre, e ngarkon Thaçin me 11 pika ku pretendohet se ka kryer vepra penale kundër administrimit të drejtësisë, raporton Betimi për Drejtësi.

Pra, sipas Prokurorisë, Hashim Thaçi mban përgjegjësi penale-individuale për pika 1: tentativë për pengim të personave zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare me anë të pjesëmarrjes në veprime të përbashkëta të një grupi midis së paku me 26 qershorit dhe 18 korrikut 2023

U tha se ne pikën 2, Thaçi ngarkohet me tentativë të pengimit të personave zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare me anë të pjesëmarrjes në veprime të përbashkëta të një grupi midis së paku 9 shtatorit dhe 30 tetorit 2023.

Ndërsa, në pikën 3, ai tha se Thaçi ngarkohet me tentativë të pengimit të personave zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare me anë të pjesëmarrjes në veprime të përbashkëta të një grupi midis së paku midis 6 tetorit dhe 2 nëntorit 2023.

Në pikën 4, sipas Prokurorisë Thaçi ngarkohet me veprën penale të shkeljes se fshehtësisë së procedurës përmes zbulimit të paautorizuar të informacionit të fshehtë midis së paku me 26 qershorit dhe 18 korrikut 2023.

Në pikën 5, sipas Prokurorisë Thaçi ngarkohet me veprën penale të shkeljes se fshehtësisë së procedurës përmes zbulimit të paautorizuar të informacionit të fshehtë midis së paku 9 shtatorit dhe 30 tetorit 2023.

Në pikën 6, sipas Prokurorisë Thaçi ngarkohet me veprën penale të shkeljes se fshehtësisë së procedurës përmes zbulimit të paautorizuar të informacionit të fshehtë midis së paku midis 6 tetorit dhe 2 nëntorit 2023.

Në pikën 7, Thaçi ngarkohet me veprën penale të shkeljes së fshehtësisë së procedurës përmes zbulimit të paautorizuar të identitetit dhe të dhënave personale të një dëshmitari të mbrojtur midis së paku midis 6 tetorit dhe 2 nëntorit 2023.

NĂ« pikĂ«n 8, Thaçi ngarkohet me veprĂ«n penale “mosbindje ndaj GjykatĂ«s” midis sĂ« paku 26 qershorit dhe 18 korrikut 2023.

NĂ« pikĂ«n 9, Thaçi ngarkohet me “mosbindje ndaj gjykatĂ«s” nĂ« midis sĂ« paku 1 shtatorit dhe 13 shtatorit 2023.

Edhe në pikën 10, Thaçi ngarkohet me veprën penale për mosbindje ndaj gjykatës për periudhën midis 9 shtatorit dhe 30 tetorit 2023.

Ngjashëm edhe në pikën 11 por periudha e kryerjes së veprës penale pretendohet se ka qenë midis së paku 6 tetorit dhe 2 nëntorit 2023.

Mbrojtja e Thaçit ka paralajmëruar se nuk do të bëjë deklaratë hyrëse në fillim të gjykimit në rastin kundër administrimit të drejtësisë.

As mbrojtja e Fazliut s’do tĂ« bĂ«jĂ« deklaratĂ« hyrĂ«se me fillim tĂ« gjykimit.

Më 6 shkurt, Gjykata Kushtetuese e Dhomave të Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë ka refuzuar ankesën e Hashim Thaçit lidhur me pretendimet për shkelje të të drejtave të tij themelore gjatë procedurave në rastin kundër administrimit të drejtësisë.

Ndryshe, gjykimi ndaj Hashim Thaçit, Bashkim Smkajt, Isni Kilajt, Fadil Fazliut dhe Hajredin Kuçit për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë, është caktuar që të fillojë më 27 shkurt 2026.

Hashim Thaçi ndodhet në Qendrën e Paraburgimit në Hagë që nga nëntori i vitit 2020. Ai është duke u gjykuar për krime lufte, si dhe vitin e kaluar i është ngritur aktakuza kundër administrimit të drejtësisë.

Lidhur me rastin kundër administrimit të drejtësisë, Bashkim Smakaj, Fadil Fazliu dhe Isni Kilaj u arrestuan më 5 dhjetor 2024 në Kosovë dhe u transferuan në objektin e paraburgimit në DhSK, më 6 dhjetor 2024 në bazë të aktakuzës së konfirmuar dhe fletarrestimeve të lëshuara nga Haga.

Ndërsa, Thaçit i është dorëzuar fletarrestimi në objektin e paraburgimit në Hagë më 5 dhjetor 2024, gjithnjë sipas njoftimit të DhSK-së.

Kurse, Hajredin Kuçit i Ă«shtĂ« dorĂ«zuar aktakuza e konfirmuar dhe fletĂ«thirrja pĂ«r t’u paraqitur para gjykatĂ«ses sĂ« procedurĂ«s paraprake pĂ«r paraqitjen e parĂ«, e cila u mbajt 9 dhjetor.

Sipas aktakuzës, Thaçi individualisht dhe përmes veprimeve të përbashkëta me grupet; Grupi Fazliu (Fadil Fazliu dhe FahriFazliu), Grupin Smakaj (Bashkim Smakaj, Blerim Shala dhe Artan Behrami) si dhe Grupin Kilaj (Isni Kilaj dhe Vllaznim Kryeziu), kanë ndjekur një model të sjelljes për të penguar personat zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare.

Në aktakuzë thuhet se Thaçi ka udhëhequr dhe marrë pjesë në këto përpjekje përmes vizitave të tij në objektet e paraburgimit gjatë kohës sa ishte i paraburgosur në kuadër të gjykimit të tij për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Aty thuhet se anëtarët e Grupit Fazliu, Grupit Smakaj dhe Grupit Kilaj u koordinuan për të ndikuar në dëshmitarët e ZPS-së gjatë vizitave jo të priveligjuara të datave 2 korrik, 9 shtator dhe 6 tetor 2023.

Si rrjedhojë, ndaj Thaçit rëndojnë tri akuza për pengim të personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare, tri për shkelje të fshehtësisë së procedurës dhe katër akuza për mosbindje ndaj gjykatës.

Ndërsa, Kilaj, Smakaj dhe Fazliu akuzohen për tentativë të pengimit të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare dhe mosbindje ndaj gjykatës. Kurse, Kuçi i ka dy akuza për mosbindje ndaj gjykatës.

Pas ndryshimeve, Rama mbledh qeverinë



Kryeministri Edi Rama mblodh paraditen e së premtes kabinetin qeveritar, një ditë pasi lajmëroi 7 ndryshime në qeveri.

Mbledhja e qeverisë zgjati më pak se 30 minuta dhe në të mungonin dy ministrat e larguar nga kabineti Elisa Spiropali dhe Pirro Vengu, raporton euronews.al

Një ditë më parë kryeministri bëri 7 ndryshime në qeveri, përfshirë largimin e ministrave, Belinda Balluku, Elisa Spiropali dhe Piro Vengu.

Ndër ndryshimet e bëra një ditë më parë në mbledhjen e grupit të PS është emërimi i ministres Albana Koçiu si zv.kryeministre pas shkarkimit të Belinda Ballukut.

Enea Karakaçi u emërua Ministër i Infrastrukturës duke marrë postin tjetër të Ballukut.

Ndryshimet në qeveri:

Albana Koçiu emërohet Zëvendëskryeministre.

Besfort Lamallari merr postin e Ministrit të Brendshëm.

Ferit Hoxha emërohet Ministër i Jashtëm.

Enea Karakaci do të udhëheqë Ministrinë e Infrastrukturës.

Erjona Ismaili emërohet Ministër për Marrëdhëniet me Parlamentin.

Toni Gogu do të drejtojë Ministrinë e Drejtësisë.

Ermal Nufi merr postin e Ministrisë së Mbrojtjes.

Sokol Havolli emërohet drejtor i Investimeve Kapitale në Prishtinë



Sokol Havolli ka bërë të ditur se është emëruar drejtor i Investimeve Kapitale në Prishtinë.

Havolli këtë e bëri të ditur në një postim në Facebook.

Lexoni të plotë postimin:

Me nder dhe përgjegjësi të madhe kam pranuar emërimin në Drejtorinë e Investimeve Kapitale të Kryeqytetit për mandatin e dytë të Kryetarit Përparim Rama.

Falënderoj Kryetarin Rama për besimin e dhënë për vazhdimin e punës nga viti i kaluar, si dhe Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK) për mbështetjen e vazhdueshme.

Nuk do të jem shpesh në zyrë, sepse puna ime është në terren, aty ku realizohen projektet, aty ku preken drejtpërdrejt nevojat e qytetarëve dhe aty ku investimet kapitale marrin formë konkrete.

Me përkushtim të plotë, do të punoj që çdo projekt të zbatohet me cilësi, efikasitet dhe përgjegjësi. /Telegrafi/

❌