Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Hegseth: SHBA, e përgatitur të ndërmarrë veprime kundër Iranit

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth ka paralajmëruar sërish Teheranin se Pentagoni është “më se i përgatitur” për të ndërmarrë veprime nëse Irani refuzon të negociojë për programin e tij bërthamor.

“Presidenti amerikan, Donald Trump ka qenë shumë i qartë që nga fillimi. Irani nuk do të ketë kapacitete për armë bërthamore. Pra, ata mund të negociojnë në këtë drejtim ose ne kemi opsione të tjera”, tha Hegseth.

Duke theksuar se veprimi ushtarak nuk është opsioni i preferuar, Hegseth shtoi se “presidenti Trump nuk dëshiron të shkojë kësaj rruge, unë nuk dua të shkoj kësaj rruge, por është “detyra jonë që të jemi të përgatitur, prandaj edhe jemi të përgatitur, jemi më se të përgatitur”.

Ai po ashtu tha se Irani “ka një zgjedhje” për të negociuar.

Protestat e dhunshme, autoritetet në Iran arrestuan qindra shtetas të huaj gjatë demonstratave

Autoritetet në Iran kanë arrestuar 139 shtetas të huaj gjatë protestave që përfshinë vendin në fund të dhjetorit.

“Gjatë shqyrtimit të rasteve që lidhen me trazirat, u zbulua se 139 personat e arrestuar janë të huaj”, raportoi agjencia iraniane e lajmeve Tasnim.

Këta shtetas sipas raportimeve ishin të përfshirë në organizimin, nxitjen dhe kryerjen e trazirave.

Protestat në Iran, të cilat fillimisht shpërthyen më 28 dhjetor kundër kostos së lartë të jetesës, më pas u zhvilluan në një lëvizje antiqeveritare, shtypja e së cilës ka lënë mijëra të vdekur. Autoritetet iraniane pranojnë se më shumë se 3,000 njerëz janë vrarë në protesta.

/abcnews.al/

Rutte në parlamentin ukrainas: Mbështetja për Ukrainën mbetet e palëkundur

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, përsëriti mbështetjen e palëkundur dhe prioritare të NATO-s për Ukrainën.

Në fjalimin e tij të mbajtur në Parlamentin ukrainas, Rutte nënvizoi se vëmendja e Aleancës ndaj sigurisë së vendit nuk do të zvogëlohet, pavarësisht sfidave globale.

Duke folur nga foltorja e Verkhovna Rada, si pjesë e vizitës së tij në Kiev, Rutte theksoi se qëndrimi i NATO-s ndaj Ukrainës ka mbetur i qëndrueshëm që para pushtimit rus dhe mbetet i pandryshuar deri më sot.

“Dua t’ju siguroj se NATO qëndron pranë Ukrainës. Kjo ishte e vërtetë para pushtimit në shkallë të plotë të Rusisë, ishte e vërtetë më 24 shkurt 2022 dhe ka qenë e vërtetë çdo ditë që atëherë”, tha ai.

 

Maidan Nezalezhnosti. The People’s Memorial of National Remembrance. A memorial honoring our heroes, warriors, our people who defended Ukraine against the enemy, fought, and made the ultimate sacrifice in this war.

Together with @SecGenNATO Mark Rutte, we honored the memory of… pic.twitter.com/ugWsJChlAV

— Volodymyr Zelenskyy / Володимир Зеленський (@ZelenskyyUa) February 3, 2026

/abcnews.al/

“Plumbi i Artë”/ Vrasja e Dorian Shkozës, dëshmon Henrik Hoxhaj: Me Nuredinin folëm edhe për 2 ekzekutime në Durrës! Porosi nga ‘Krymi’?

Këtë të martë është zhvilluara gjyqi për dosjen “Plumbi i Artë”. Në seancë ka dëshmuar Henrik Hoxhaj, i cili fillimisht kishte statusin e bashkëpunëtorit të drejtësisë, por që më pas iu hoq nga SPAK.

Sipas dëshmisë së dhënë, rezulton se bisedat me Dumanin kanë qenë për vrasje me pagesë.

“Kemi biseduar për disa vrasje. Ai më tha se kishte marrë porosi nga Krymi. Më tha që kishte disa punë për t’u bërë dhe më pyeti nëse isha i interesuar. Unë i thashë po. Më tha për dy vrasje që do bëheshin në Durrës. Në fillim i paraqiti si porosi të Krymit, pastaj i quajti si problematika të tijat. Më tha: a je dakord? I thashë po.”, ka thënë ai.

Në këtë takim, sipas tij, është diskutuar edhe vrasja e Dorian Shkozës.

“Diskutuam për vrasjen e Dorian Shkozës. Do kryhej kundrejt pagesës. Në fillim propozoi 70 mijë euro. Mjetet dhe armët i siguroi Nuredini. Shofer ishte Elio Bitri, nga Elbasani. Ishte pak pas takimit, në kohë pandemie. Nuk kishim leje, por lëviznim sipas rregullave, me rrip sigurimi dhe duke respektuar qarkullimin. Ditën e ngjarjes shkova në Durrës. U takuam te shtëpia e Nuredinit dhe u nisëm me një makinë të zezë. Elio ishte në timon, unë isha mbrapa shoferit. Kisha dy armë, Elio kishte një.”, tregon ai.

Ai tha se fillimisht objektivat nuk ishin në vend.

“Bëmë një xhiro te servisi. Kur kaluam herën e parë nuk ishin. Kur u kthyem, ishin aty. Elio më tha: ‘Ja ku janë’. Ishin tre persona në trotuar.”

“Qëllova nga brenda makinës. Një armë mu bllokua dhe përdora tjetrën. Njëri ngeli në vend. Doriani u rrëzua pak më tutje. I thashë: a ti je Doriani? Më tha jo. Pyeta Elion: a ky është? Më tha po, dhe e godita.”

“Një e goditi edhe Elio. Ai kishte një pistoletë me mulli.”

Sa i përket pagesës, Hoxhaj tha: “Pagesën e mora. 70 mijë eurot u ndanë mes meje dhe Elios. Unë mora 35 mijë euro. Nuk e di sa i dha Elios.”

/abcnews.al/

Vendimi i KQZ për Listën Serbe/ BE e shqetësuar: Të gjitha partitë të punojnë së bashku, në përputhje me Kushtetutën

Bashkimi Evropian ka shprehur “shqetësim serioz” për dështimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) në Kosovë për të miratuar rezultatet përfundimtare për Listën Serbe – partinë më të madhe të serbëve në Kosovë – nga zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit.

“BE-ja përsërit thirrjen e saj për depolitizimin e punës së KQZ-së, në përputhje me raportin e Misionit të BE-së për Vëzhgim të Zgjedhjeve, dhe u bën thirrje të gjitha partive të punojnë së bashku, në përputhje me Kushtetutën”, tha zëdhënësi i BE-së në një përgjigje për Radion Evropa e Lirë.

Ai shtoi se është e rëndësishme që të gjithë kandidatët e zgjedhur të jenë në gjendje t’i marrin mandatet e tyre në Kuvendin e Kosovës.

KQZ-ja i miratoi më 31 janar rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Kosovë, por jo rezultatet për Listën Serbe. Moskonfirmimi i nëntë anëtarëve të Listës Serbe në Kuvendin e ardhshëm të Kosovës u dënua ashpër nga vetë partia dhe Beogradi zyrtar.

Tre anëtarë të KQZ-së votuan pro konfirmimit të rezultateve, dy anëtarë nga Lëvizja Vetëvendosje votuan kundër, ndërsa anëtarët e tjerë abstenuan. Lista Serbe, parti e cila mbështetet nga Beogradi, paraqiti një ankesë në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) më 2 shkurt, lidhur me vendimin e KQZ-së.

Lista Serbe e përshkroi vendimin e 2 shkurtit si “të paligjshëm dhe diskriminues”, duke thënë se ai anulonte më shumë se 42.000 vota të fituara në zgjedhjet parlamentare të mbajtura më 28 dhjetor të vitit të kaluar.

Në ato zgjedhje, Lista Serbe fitoi nëntë nga dhjetë ulëset e rezervuara për komunitetin serb. Misioni i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) në Kosovë tha se po i monitoron nga afër zhvillimet dhe bëri thirrje për pajtueshmëri me standardet ndërkombëtare zgjedhore.

“Ne bëjmë thirrje për publikim transparent dhe gjithëpërfshirës të rezultateve të zgjedhjeve si një mjet për të siguruar siguri ligjore dhe trajtim të barabartë të të gjithë pjesëmarrësve në procesin zgjedhor”, tha OSBE-ja.

Sipas KQZ-së, në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura më 28 dhjetor, Lëvizja Vetëvendosje e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti fitoi 51.10 për qind të votave, ose 57 ulëse parlamentare në Kuvendin e Kosovës.

Partia Demokratike e Kosovës fitoi 20.19 përqind të votave (22 ulëse), Lidhja Demokratike e Kosovës 13.24 përqind (15 ulëse), ndërsa Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës fitoi 5.50 përqind të votave, gjashtë ulëse në Kuvend.

Nga dhjetë ulëset e rezervuara për komunitetin serb, nëntë u fituan nga Lista Serbe, ndërsa një shkoi për Partinë për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë të Nenad Rashiqit. Dhjetë ulëse tjera janë të rezervuara për komunitetet joshumicë. Vendimin e KQZ-së e kritikuan një ditë më parë edhe Shtetet e Bashkuara.

Ambasada amerikane në Prishtinë i tha Radios Evropa e Lirë se vendimi i KQZ-së është “në kundërshtim me të drejtën e qytetarëve për të zgjedhur në mënyrë demokratike përfaqësuesit e tyre”.

“Çdo përpjekje për të shkelur këtë parim bazë minon partneritetin mes Shteteve të Bashkuara dhe Kosovës”.

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti me partinë e tij, Lëvizjen Vetëvendosje pritet ta formojë pa probleme Qeverinë e re.

Megjithatë, ai e ka pranuar vetë një ditë më parë se do të duhet të krijohet një raport i ri mes pushtetit dhe opozitës për çështje tjera madhore, siç është ajo e pozitës së presidentit apo miratimi i marrëveshjeve ndërkombëtare. Për të dyja proceset duhet siguruar dy të tretat e votave./REL

“Ju çfarë thoni në darkë nuk e thoni në mëngjes”, Balla-Boçit: Ju presim deri në darkë për Territorialen

Në seancën e sotme plenare në Kuvend, në fjalën e tij për Komisionin e Reformës Territoriale, Taulant Balla, nënvizoi se opozita duhet të jetë e qartë në qëndrimet e saj dhe jo në mëngjes të paraqitet me një vendim dhe në mbrëmje me një tjetër.

“Të paktën tërheqjen na keni sjellë dje, shoh sot se jeni tërhequr nga ajo që keni sjellë dje. Pra nëse nuk e kam kuptuar gabim, nuk jeni tërhequr nga bojkoti. Zonja dhe zotërinj të PD, ju angazhoheni që të merrni pjesë rregullisht? Që ta dimë, këtë gjë e keni deri në darkë. Kjo historia se i thash kryetarit dhe bashkëkryetari s’më la…Ju ka lënë Luli pa shkollë…Nëse ju vini nuk ka nevojë të ndryshojmë. Se ju në mëngjes keni mend të tjera dhe në darkë keni mendje të tjera”, tha ai.

Reagimi i Ballës vjen pas deklaratave të deputetit të PD, Luçiano Boçi, bashkëkryetar i Komisionit për Reformën Territoriale, i cili u shpreh se mbledhje e komisionit ishte e njëanshme, pasi sipas tij nuk ka patur konsultim për mbledhjen.

“Nuk ka patur mbledhje të vlefshme që ju të përcaktoni apo jo pjesëmarrjen tonë. Nuk ka patur konsultim për mbledhjet e komisionit, dhe nuk e thoni dot që nuk kemi marrë pjesë. Mos bëni ultimatume. Ne jemi parti autonome që vendimet tona i marrim vetë. Ne ecim në baze të rregullores dhe Kushtetutës” u shpreh Boçi.

Reshjet e borës shkaktojnë kaos e bllokime rrugësh, të paktën 30 viktima në Japoni

Reshjet e dendura të dëborës kanë ‘paralizuar’ Japoninë. Të paktën 30 persona kanë humbur jetën.

Qeveria japoneze ka dërguar ushtrinë për të ndihmuar banorët në prefekturën Aomori, e cila është goditur më rëndë, pasi janë regjistruar deri në 4.5 metra dëborë.

Kryeministrja Sanae Takaichi thirri dje një mbledhje urgjente të kabinetit të saj dhe kërkoi që ministrat e saj të bëjnë gjithçka që është e mundur për të mbrojtur jetën e qytetarëve.

 

“Imminent threat to life”

Record-breaking snowfall in Aomori, northern Japan, has left snow depths topping 1.8 metres (5.9 feet), overwhelming roads and raising fears of deadly accidents and roof collapses, prompting the Japan Ground Self-Defence Forces to begin disaster relief… pic.twitter.com/Kknt6xsKGs

— Volcaholic 🌋 (@volcaholic1) February 2, 2026

 

“Revolucion”…në tavolinë, PD braktis bojkotit/ Pas presionit nga PS dhe të vetët, Berisha pranon rikthimin në Komisionet e Reforma

Sali Berisha tërhiqet nga bojkoti i dy reformave te rëndësishme. Vendimi u mor pak ore seancës së sotme plenare ku socialistet kishin paralajmëruar se do t’i hiqnin Partisë demokratike barazinë dhe të drejtën e vetos në këto komisione.

Kthesa e Berishës u duk edhe presion nga brenda grupit te tij parlamentar, por shumica nga 10 deputete i kërkuan që të kthehen në komisionet e reformës, ishin ndër më besnikët e tij

Këtë të martë seanca do të nisë me një interperlancë të ministrit të Drejtësisë Besfort Lamallari.

VIDEO/ Zjarri përfshin një treg në Teheranin perëndimor

Një zjarr në shkallë të gjerë shpërtheu në një treg në Teheranin perëndimor.

Zjarri u regjistrua në kryqëzimin e rrugëve Neyyayeh dhe Zanetabad, duke nxitur mobilizimin e pesë departamenteve të zjarrfikësve, të cilat dërguan kamionë zjarrfikës, cisterna uji dhe cisterna oksigjeni.

Siç tha zëdhënësi, vendi i incidentit është një depo prej 2,000 metrash katrorë ku ndodhen një numër dyqanesh dhe përdorime të ndryshme. Zjarri është aq i madh sa mund të shihet nga pjesë të ndryshme të qytetit të Teheranit.

 

 

«آتش سوزی عظیم کنار پردیس سینمایی نیایش تهران» pic.twitter.com/BRcubzdwL0

— مملکته (@mamlekate) February 3, 2026

Dodik pas takimit me Vuçiç: Marrëveshja e Dejtonit ka dështuar

Ish-kryetari i entitetit Republika Sërpska në Bosnjë-Hercegovinë, Milorad Dodik, ka thënë se Marrëveshja e Dejtonit që i dha fund luftës në Bosnjë-Hercegovinë “ka dështuar”.

Dodik në një postim në “X” pas takimit me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, të hënën tha se “Republika Sërpska ka të drejtë të mbrohet”.

Dodik ka zhvilluar një vizitë në Izrael dhe Hungari, para se të takohej të hënën me Vuçiqin në Beograd.

“E informova presidentin Vuçiq se Marrëveshja e Dejtonit ka dështuar, se Bosnja dhe Hercegovina ka atrofuar shkaku i mosgatishmërisë së politikës së Sarajevës për t’i respektuar të drejtat e Republika Sërpskas, se gjykatat janë bërë  një mjet hakmarrjeje dhe se Republika Sërpska ka të drejtën dhe detyrimin ta mbrojë veten dhe popullin serb”, ka shkruar Dodik.

Zelensky: Sulmet ruse janë përqendruar në rrjetin hekurudhor të Ukrainës

Sulmet e fundit ruse po synojnë rrjetin hekurudhor të Ukrainës u shpreh Presidenti Volodymyr Zelensky.

Këto reagime vijnë pasi vendi përballet me krizën më të keqe energjetike, gjendur përballë një dimri të ftohtë pasi një seri sulmesh ruse dëmtuan infrastrukturën e saj energjetike.

“Ushtria ruse, ashtu si në ditët e mëparshme, po përqendron përpjekjet e saj në terrorizimin e zinxhirit të furnizimit, para së gjithash të rrjetit tonë hekurudhor”, tha Zelensky.

Sulmet ruse kanë goditur rrjetin hekurudhor në rajonet Dnipropetrovsk dhe Zaporizhia.

/abcnews.al/

U akuzua për ngacmim seksual ndaj një të miture, gjykata e Fierit lë në ‘arrest shtëpie’ 71-vjeçarin

71-vjeçari nga Fieri që u arrestua të premten me akuzën  “ngacmim seksual të të miturve”, është liruar nga masa e arrestit në të cilën ndodhej pret tre ditësh.

Policia e Fierit arrestoi 71-vjeçarin,  me inicialet M.M me akuzën e ngacmimit seksual të premten e javës së kaluar.

Burime nga komisariati i Fierit thanë se 71-vjeçari tentoi ta prekë në mënyrë të papërshtatshme vajzën e mitur të fqinjit. Ngacmimi për të cilin u akuzua i moshuari ndodhi në dyqanin pranë banesës së saj ku ndodhej edhe 71-vjeçari.

Denoncimi u bë nga prindërit e vajzës pasi e mitura u tregoi çfarë kishte ndodhur. Megjithatë gjykata e Fierit në seancën e zhvilluar me dyer të mbyllura, vlerësoi të ligjshëm arrestimin por caktoi si masë sigurie “arrestin në shtëpi”.

Gjyqtarja Bora Shaholli ka pranuar kërkesën e avokatit mbrojtës për një masë të lehtë sigurie për shkak të gjendjes shëndetësore të te akuzuarit. Hetimi për ngjarjen vazhdon

Lista Serbe apelon vendimin e KQZ-së për të mos ia miratuar listën e kandidatëve

Dy ditë pas shpalljes së rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), Lista Serbe ka dorëzuar një ankesë në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) kundër vendimit të këtij institucioni për mosmiratimin e listës së kandidatëve të saj.

Në një deklaratë për media, Igor Simiç, përfaqësues i Listës Serbe, e ka cilësuar vendimin si “të paligjshëm, anti-serb dhe diskriminues” dhe ka thënë se KQZ-ja ka mohuar “42.759 vota të serbëve”, duke u munduar të pengojë komunitetin serb të zgjedhë përfaqësuesit e tij.

“Presim që PZAP-ja ta shfuqizojë vendimin e turpshëm të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe të marrë një vendim në përputhje me ligjin, me ç’rast do të mbrojë të drejtat e popullit serb, ligjshmërinë dhe integritetin e procesit zgjedhor”, tha Simiq.

Misioni i OSBE-së në Kosovë ka thënë se është duke ndjekur këto zhvillime dhe ka theksuar nevojën për “përputhje të plotë dhe respektim të standardeve ndërkombëtare zgjedhore, veçanërisht publikimin transparent dhe të plotë të rezultateve zgjedhore”.

Gjatë fundjavës, ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Marko Gjuriq, e ka dënuar gjithashtu vendimin e KQZ-së, duke e cilësuar si një sulm të ri ndaj të drejtave politike të popullit serb në Kosovë.

Ai tha se heqja e të drejtës së votës së serbëve nuk duhet të jetë praktikë dhe se Serbia do të insistojë bashkë me partnerët ndërkombëtarë për respektimin e të drejtave politike dhe elektorale të komunitetit serb.

KQZ-ja kishte përfunduar të premten procesin e rinumërimit të votave, i cili u krye pas dyshimeve për manipulime gjatë numërimit të votave të kandidatëve për deputetë.

Pas rinumërimit, disa vota ndryshuan deri në 6 mijë për një kandidat, por rezultatet për partitë nuk u prekën.

Anëtarët e KQZ-së i miratuan listat e kandidatëve të të gjitha partive përveç Listës Serbe, ku tre anëtarë votuan për, dy kundër (nga Lëvizja Vetëvendosje) dhe të tjerët abstenuan.

Sipas KQZ-së, rezultatet përfundimtare janë:

-Lëvizja Vetëvendosje: 51.10% të votave, 57 ulëse

-Partia Demokratike e Kosovës: 20.19%, 22 ulëse

-Lidhja Demokratike e Kosovës: 13.24%, 15 ulëse

-Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës: 5.50%, 6 ulëse

Nga ulëset e rezervuara për komunitetin serb, Lista Serbe fitoi nëntë ulëse dhe Partia për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë një ulëse.

Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) ka kritikuar shpalljen e rezultateve “të pjesshme” dhe veprimet e KQZ-së, duke thënë se situata nuk mund të zgjidhet me votim politik brenda institucionit dhe se vendimi për mosmiratimin e Listës Serbe është i pakuptimtë./REL

Zgjonte shqiptarët me yoga. Ku ishte “zhdukur” prej vitesh Fatimja

Pas shumë vitesh larg ekranit, Fatime Bici rikthehet në vëmendje jo si figurë televizive, por si një grua që i ka qëndruar besnike një misioni jetësor: jogës si mënyrë jetese dhe shërimi shpirtëror.
E njohur si zonja që futi për herë të parë ushtrimet e jogës në një televizion shqiptar, Fatimja zgjodhi më pas një rrugë më të qetë, por shumë më të thellë, jetën përtej famës, larg zhurmës mediatike.

Me profesion inxhiniere elektrike, ajo rrëfen se studimet fillestare nuk ishin kurrë pasioni i saj i vërtetë. “Ishte një profesion që nuk e doja aspak”, shprehet ajo, ndërsa momenti i njohjes me jogën do të ndryshonte përgjithmonë rrjedhën e jetës së saj.

Kur Fatime Bici nisi të studionte jogën, në Shqipëri kjo disiplinë pothuajse nuk praktikohej dhe nuk pritej me interes. Pikërisht kjo mungesë do ta shtynte të zhvendosej në Greqi, ku vijoi studimet profesionale dhe përkushtimin ndaj jogës, si në aspektin fizik ashtu edhe shpirtëror. Pas rikthimit në Shqipëri, ajo hapi studion e saj në Tiranë, por sërish vuri re se interesi ishte i vakët. Vendimi për t’u zhvendosur në Elbasan do të rezultonte një hap i suksesshëm: sot, Fatime Bici zhvillon klasa joge dhe vëren se në qytetet më të vogla njerëzit janë më të hapur ndaj përmirësimit të jetës përmes praktikave shpirtërore.

Prej 25 vitesh dedikim të pandërprerë, instruktoria e jogës beson fort se kjo disiplinë mund të parandalojë shumë sëmundje, ndaj këshilla e saj është e drejtpërdrejtë: “Ua them të gjitha grave dhe vajzave që ta praktikojnë jogën”. Joga është tashmë pjesë e familjes së saj. Vajza e Fatimes është gjithashtu e përfshirë në këtë praktikë, ndërsa bashkëshorti ndan një pasion tjetër për natyrën, alpinizmin, një harmoni perfekte mes trupit, mendjes dhe lartësive.

Gjyqi për Veliajn/ Kryebashkiaku kërkoi përjashtimin e gjyqtares Etleva Deda. Seanca e radhës më 9 shkurt

Seanca e sotme për kryebashkiakun Erion Veliaj është shoqëruar me debate. Veliaj kërkoi përjashtimin e gjyqtares Etleva Deda pasi sipas tij nuk i dha të drejtën të mbrohej efektivisht.

Avokatja e caktuar kryesisht Valentina Teodoresku u shpreh se ka udhëtuar në drejtim të Durrësit dhe taksia e priti vetëm një orë në IVEP Durrës, ndaj nuk pati më shumë kohë të njihej me aktet.

Teodoresku gjithashtu kërkoi shtyrje të seancës, kërkesë e cila u rrëzua nga GJKKO. Veliaj është larguar nga salla e gjyqit me pretendimin se nuk është dëgjuar nga trupi gjykues. Gjyqtarja Etleva Deda kaloi në konkluzionet përfundimtar të personave të tjerë.

Ndërkohë, në përfundim të seancës, u njoftuar se më 9 shkurt do të vendoset nëse do të kalojë apo jo.

Kosovë/ Mbyllet afati për ankesa në PZAP, Prokuroria nis hetimin për manipulim të votave në Podujevë

Ora 11 e kësaj të hënë shënoi edhe përfundimin e afateve për subjektet politike dhe kandidatët për të paraqitur ankesat e tyre në Panelin për Ankesa dhe Parashtresa, përpara se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të nisë procesin e certifikimit të rezultateve.

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për deputet, Bekim Haxhiu ka dorëzuar dy ankesa zyrtare në PZAP kundër rezultateve përfundimtare të shpallura nga KQZ më 31 janar 2026.

Një ankesë e ka edhe Igor Simiç, i Listës Serbe, pas vendimit të marrë të shtunën, kur dy vota kundër nga Lëvizja Vetëvendosje dhe abstenimi i anëtarëve të tjerë të KQZ-së pamundësuan miratimin e listës së saj me kandidatët për deputet që fituan garën e 28 dhjetorit.

Lidhur me këtë zhvillim ka reaguar OSBE, që ka deklaruar se po e monitoron nga afër situatën dhe pret që vendi të veproj në përputhje me standardet demokratike.

Sipas Ligjit për Zgjedhjet, PZAP ka afat katër ditë për shqyrtimin e ankesave. Ndërkaq, palët e pakënaqura me vendimin e PZAP-it kanë të drejtë ankese në Gjykatën Supreme brenda dy ditësh, ndërsa kjo e fundit ka afat prej tri ditësh për të marrë vendim përfundimtar.

Duke u bazuar në këto afate ligjore, certifikimi përfundimtar i zgjedhjeve të 28 dhjetorit pritet të merret në mes të muajit shkurt.

Ndërkohë, drejtësia vijon punën e saj. Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka njoftuar opinionin publik se ka autorizuar Policinë e Kosovës, për grumbullimin dhe mbledhjen e provave lidhur me dyshimet për kryerjen e veprave penale kundër të drejtave të votimit, në Podujevë.

Edhe kjo komunë do të jetë nën lupën e Krimeve Ekonomike, si pasojë e dyshimeve për manipulim. Prokuroria e përgjithshme konfirmon se hetimet pritet të shtrihen edhe në dy komuna të tjera: Skenderaj dhe Vushtria.

Në fundjavë, aksioni i fundit është ai i Prokuroria Themelore në Mitrovicë. Prokuroria kërkoi paraburgimin e 10 personave të dyshuar për manipulim të votave nga 43 të ndaluar për intervistim.

Bisedimet me SHBA dhe Ukrainën/ Kremlini konfirmon takimin e ri trepalësh në Abu Dhabi

Raundi i dytë i takimeve të grupit trepalësh të sigurisë të Rusisë, Shteteve të Bashkuara dhe Ukrainës do të mbahet në Abu Dhabi të mërkurën dhe të enjten, deklaroi zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.

Siç shpjegoi ai, shtyrja u konsiderua e nevojshme për të koordinuar oraret e të gjitha palëve të përfshira në procesin e negociatave.

Raundi i parë i konsultimeve për sigurinë midis përfaqësuesve të Rusisë, Shteteve të Bashkuara dhe Ukrainës u zhvillua më 23 janar në Abu Dhabi, i ndjekur nga një takim i dytë të nesërmen, më 24 janar.

Ekipi negociator rus u drejtua nga Igor Kostyukov, kreu i Drejtorisë Kryesore të Inteligjencës së Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura Ruse.

Nga ana ukrainase, grupi trepalësh i punës u kryesua nga Rustem Umerov, sekretar i Këshillit Kombëtar të Sigurisë dhe Mbrojtjes të vendit.

❌