❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

LSM e dorëzoi në Kuvend iniciativën me të cilën pagat e funksionarëve duhet të ulen për 80 për qind



Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë e dorëzoi në Kuvend iniciativën me të cilën pagat e funksionarëve duhet të ulen për 80%.

Sipas propozimit të LSM-së, funksionarët në vend do të kishin pagë deri rreth 1.000 euro, në vend të 2.000 deri 3.000 eurove sa janë tani.

“Iniciativa Ă«shtĂ« nĂ« drejtim qĂ« edhe ata, ashtu si punĂ«torĂ«t, ashtu siç i bindin punĂ«torĂ«t se jetohet mirĂ« me pagĂ« minimale, tĂ« ndryshohet neni 11 i tĂ« njĂ«jtit ligj dhe nĂ« vend qĂ« si deri tani baza pĂ«r pĂ«rllogaritjen e pagĂ«s sĂ« funksionarĂ«ve tĂ« jetĂ« paga mesatare, tĂ« jetĂ« paga minimale. PĂ«r mĂ« tepĂ«r kĂ«rkojmĂ« qĂ« koeficienti i kompleksitetit pĂ«r pĂ«rcaktimin e kompensimit tĂ« pagave tĂ« pĂ«rcaktuara me kĂ«tĂ« ligj tĂ« ulet pĂ«r 40 pĂ«r qind, ose gjithsej 80 pĂ«r qind ulje tĂ« pagave tĂ« funksionarĂ«ve”, tha Sllobodan Trendafilov nga LSM.

Nga LSM paralajmëruan bllokimin e rrugëve pranë institucioneve kyçe të vendit, në rast se kërkesa e tyre nuk pranohet.

TURIZËM – ÇfarĂ« mund tĂ« vizitosh nĂ« ShqipĂ«ri nĂ« vetĂ«m shtatĂ« ditĂ«?

TIRANE, 3 shkurt /ATSH/ – ShqipĂ«ria po kthehet me shpejtĂ«si nĂ« njĂ« nga destinacionet mĂ« tĂ« kĂ«rkuara turistike nĂ« EvropĂ«, falĂ« bukurive natyrore, trashĂ«gimisĂ« historike dhe çmimeve konkurruese, shkruan faqja turistike ”Turisti per caso”.

Një udhëtim 7-ditor mjafton për të zbuluar esencën e vendit, duke përfshirë qytete historike, peizazhe malore dhe plazhe që rivalizojnë destinacionet më të famshme të Mesdheut.
Tirana, porta hyrëse e turizmit shqiptar

Udhëtimi nis në Tiranë, kryeqytetin dinamik të Shqipërisë.

Sheshi SkĂ«nderbej, Muzeu Historik KombĂ«tar, Xhamia Et’hem Bej dhe zonat kulturore si Blloku ofrojnĂ« njĂ« panoramĂ« tĂ« qartĂ« tĂ« transformimit urban dhe historik tĂ« vendit.

Për turistët që kërkojnë natyrë, mali i Dajtit ofron pamje panoramike dhe ajër të pastër vetëm pak minuta nga qendra e qytetit.

Kruja dhe Shkodra, histori dhe identitet kombëtar

Vetëm një orë larg Tiranës ndodhet qyteti simbol i rezistencës shqiptare. Kalaja dhe pazari karakteristik osman mbeten ndër atraksionet më të vizituara nga turistët e huaj.

Në veri, Shkodra përfaqëson një tjetër shtyllë të rëndësishme kulturore, me kalanë e Rozafës, liqenin e Shkodrës dhe traditën e pasur artistike që e ka bërë këtë qytet një qendër historike të rëndësishme.

Berati dhe Gjirokastra, pasuri botërore e UNESCO-s

Itinerari vijon drejt jugut me ndalesĂ« nĂ« Berat, i njohur si “qyteti i njĂ« mbi njĂ« dritareve”.

Lagjet Mangalem dhe Gorica, si dhe kalaja mbi qytet, përbëjnë një nga komplekset urbane më autentike në Ballkan.

Gjirokastra, po ashtu pjesë e trashëgimisë botërore të UNESCO-s, tërheq vizitorë me arkitekturën e saj unike prej guri, rrugicat karakteristike dhe kalanë madhështore që dominon qytetin.

Riviera Shqiptare, perla e Mesdheut

Pika kulmore e udhëtimit mbetet Riviera Shqiptare. Plazhe si Ksamil, Dhërmi dhe Himara ofrojnë ujëra kristal, natyrë të paprekur dhe një atmosferë gjithnjë e më të zhvilluar turistike.

Kjo zonë po promovohet gjithnjë e më shumë në tregjet ndërkombëtare si një alternativë cilësore ndaj destinacioneve të shtrenjta të Greqisë dhe Italisë.

Durrësi dhe Apollonia, fundi i udhëtimit

Në kthim drejt Tiranës, turistët mund të ndalen në Durrës, një nga qytetet më të vjetra të Shqipërisë, i njohur për amfiteatrin romak dhe bregdetin e gjatë.

Një tjetër ndalesë me vlerë historike është Apollonia, një nga sitet arkeologjike më të rëndësishme të vendit.

Turizmi në rritje dhe potenciali i pashfrytëzuar

Ekspertët e turizmit vlerësojnë se Shqipëria ofron një përvojë të plotë brenda një territori të vogël, ku distancat janë të shkurtra dhe larmia e përvojave është e madhe.

Mikpritja tradicionale, kuzhina autentike dhe zhvillimi i infrastrukturës po e bëjnë vendin gjithnjë e më tërheqës për turistët europianë dhe ndërkombëtarë.

Me një itinerar të balancuar mes kulturës, natyrës dhe relaksit, Shqipëria po afirmohet si një destinacion ideal për pushime intensive, duke u renditur gjithnjë e më lart në hartën turistike të Evropës. /os/

The post TURIZËM – ÇfarĂ« mund tĂ« vizitosh nĂ« ShqipĂ«ri nĂ« vetĂ«m shtatĂ« ditĂ«? appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

LSM më 10 shkurt do të nisë me bllokadat, kërkojnë rritje të pagës minimale në 600 euro



Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë do të fillojë më 10 shkurt me një bllokadë në Kuvendin e Maqedonisë dhe vazhdojnë më 12 shkurt me bllokada para Odës Ekonomike.

Bllokada para Qeverisë është paralajmëruar për më 17 shkurt.

“Dje skadoi afati qĂ« mijĂ«ra punĂ«torĂ« ua dhanĂ« deputetĂ«ve nĂ« Kuvend pĂ«r tĂ« bĂ«rĂ« ndryshime tĂ« shpejta nĂ« Ligjin pĂ«r pagĂ«n minimale, tĂ« cilĂ«t do ta rrisin atĂ« nĂ« 600 euro, ndĂ«rsa tĂ« tjerat do tĂ« rriten me diferencĂ«n nga rritja e pagĂ«s minimale, pra me tĂ« paktĂ«n 6.000 denarĂ«. QĂ«ndrimi injorant i treguar nga deputetĂ«t ndaj punĂ«torĂ«ve na ka bĂ«rĂ« qĂ« tĂ« kalojmĂ« nĂ« fazĂ«n e dytĂ« tĂ« aktiviteteve qĂ« po zbatojmĂ« pĂ«r rritjen e pagave tĂ« punĂ«torĂ«ve”, tha sot kryetari i LSM-sĂ«, Slobodan Trendafilov.

NesĂ«r, nĂ« orĂ«n 11:00, LSM do t’i paraqesĂ« Kuvendit njĂ« nismĂ« pĂ«r ndryshime nĂ« Ligjin pĂ«r pagat dhe shpĂ«rblimet e tjera tĂ« deputetĂ«ve tĂ« Kuvendit dhe personave tĂ« tjerĂ« tĂ« zgjedhur dhe tĂ« emĂ«ruar.

“Me kĂ«tĂ« nismĂ«, po e ndryshojmĂ« nenin qĂ« pĂ«rcakton bazĂ«n pĂ«r llogaritjen e pagave, nĂ« mĂ«nyrĂ« qĂ« nĂ« vend tĂ« pagĂ«s mesatare aktuale si bazĂ« pĂ«r llogaritjen e koeficientit tĂ« kompleksitetit, baza tĂ« jetĂ« paga minimale pĂ«r koeficient kompleksiteti. NĂ« kĂ«tĂ« mĂ«nyrĂ«, po u japim atyre mundĂ«sinĂ« tĂ« tregojnĂ« se nuk do tĂ« lejojnĂ« njĂ« rritje shtesĂ« tĂ« inflacionit nĂ« Maqedoni dhe se janĂ« tĂ« gatshĂ«m tĂ« ulin pagat e tyre me 40 pĂ«r qind vetĂ«m duke ndryshuar kĂ«tĂ« dispozitĂ« ligjore, dhe gjithashtu tĂ« ulin koeficientĂ«t e kompleksitetit me 40 pĂ«rqind”, tha Trendafilov.

NĂ«se nuk e bĂ«jnĂ« kĂ«tĂ«, LSM po nis njĂ« nismĂ« pĂ«r tĂ« mbledhur 10,000 nĂ«nshkrime pĂ«r t’u bĂ«rĂ« propozues i autorizuar i ndryshimeve tĂ« tilla ligjore. NjĂ« grevĂ« e pĂ«rgjithshme njĂ«zet e katĂ«r orĂ«she mbetet njĂ« mundĂ«si, dhe nuk pĂ«rjashtohet mundĂ«sia e organizimit tĂ« njĂ« proteste tjetĂ«r si ajo e mbajtur tĂ« mĂ«rkurĂ«n e kaluar.

Lidhur me heqjen e seksionit tĂ« pagave nga MarrĂ«veshja e PĂ«rgjithshme Kolektive, LSM thotĂ« se nuk do t’u lejojĂ« punĂ«torĂ«ve tĂ« heqin dorĂ« nga njĂ« e drejtĂ« e fituar dikur e garantuar me KushtetutĂ« dhe ligj.

Risteski: Paga minimale nuk rritet me vendime të momentit, por duke analizuar realitetin ekonomik



Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Punës, Marjan Risteski, ka deklaruar se Qeveria nuk është kundër rritjes së pagës minimale.

Ai theksoi se Qeveria mbetet e përkushtuar ndaj dialogut social trepalësh në kuadër të Këshillit Ekonomik-Social (KES) dhe se është e hapur për diskutim transparent për të gjitha çështjet.

“Sipas zgjidhjes sistematike qĂ« Ă«shtĂ« miratuar nĂ« kuadĂ«r tĂ« KES-it dhe me mbĂ«shtetjen e Lidhjes sĂ« Sindikatave, paga minimale rregullohet sipas njĂ« formule tĂ« miratuar disa vite mĂ« parĂ«. AtĂ«kohĂ«, kjo zgjidhje u paraqit si njĂ« fitore e madhe, duke garantuar rritje tĂ« pagĂ«s minimale pa ndĂ«rhyrje administrative apo politike. Sot, i njĂ«jti subjekt ka ndryshuar plotĂ«sisht narrativĂ«n, duke kĂ«rkuar rritje prej 50 pĂ«r qind jashtĂ« kĂ«saj formule ligjore, pavarĂ«sisht stabilizimit tĂ« ekonomisĂ« dhe inflacionit prej 4 pĂ«r qind. KĂ«to kĂ«rkesa, pa marrĂ« parasysh produktivitetin e punĂ«s si tregues kyç ekonomik, janĂ« pa logjikĂ« ekonomike,” deklaroi Risteski.

Ai shtoi se krahasimet e thjeshta me shtetet e tjera mund të krijojnë një pasqyrë të shtrembëruar, pasi çdo ekonomi ka strukturën dhe veçoritë e saj. Ai vlerësoi se zgjidhja e çështjeve ekonomike kërkon një qasje serioze.

“Ekonomia e MaqedonisĂ« sĂ« Veriut karakterizohet nga njĂ« strukturĂ« specifike, ku mbi 90 pĂ«r qind e kompanive janĂ« mikro, tĂ« vogla dhe tĂ« mesme, si dhe zejtarĂ« dhe tregtarĂ« individualĂ«, tĂ« cilĂ«t punĂ«sojnĂ« pjesĂ«n mĂ« tĂ« madhe tĂ« fuqisĂ« punĂ«tore dhe do tĂ« preken drejtpĂ«rdrejt nga kĂ«to vendime. Po ashtu, sektorĂ«t intensivĂ« tĂ« punĂ«s, si industria e tekstilit dhe ajo e lĂ«kurĂ«s, ku paga minimale Ă«shtĂ« mĂ« e pĂ«rhapur, mund tĂ« rrezikohen seriozisht nga rritje tĂ« pamenduara. Si Qeveri, mbetemi tĂ« pĂ«rkushtuar nĂ« zbatimin e politikave qĂ« forcojnĂ« ekonominĂ« dhe rrisin standardin jetĂ«sor, por kjo nuk arrihet pĂ«rmes vendimeve ad-hok apo ndĂ«rhyrjeve administrativo-politike. Paga minimale duhet tĂ« rritet nĂ« mĂ«nyrĂ« sistematike, tĂ« qĂ«ndrueshme dhe nĂ« pĂ«rputhje me realitetet ekonomike,” deklaroi Risteski.

Të enjten do të zhvillohen bisedime në Qeveri për rritjen e pagës minimale



Sindikata e punonjësve të administratës, organeve gjyqësore dhe shoqatave të qytetarëve DOJSH, e konfirmoi se të enjten në orën 16:45 në Qeveri do të ulen në tryezën e negociatave lidhur me kërkesat e Sindikatës për rritje të rrogave të të punësuarve në administratë dhe jurisprudencë.

Nga Sindikata e DOJSH-së, mes tjerash, theksojnë se Qeveria, sipas tyre, menjëherë ka dalë me ofertë për rritje të rrogave të të punësuarve në administratë dhe jurisprudencë pas protestës së mbajtur më 28 janar.

“TheksojmĂ« se tĂ« punĂ«suarit kanĂ« tĂ« drejtĂ« pĂ«r tĂ« drejtat e fituara, tĂ« caktuara me marrĂ«veshjet kolektive dhe rritjen e re tĂ« rrogave nĂ«nkuptojnĂ« tĂ« drejta materiale shtesĂ«, pĂ«r çka angazhohet Sindikata e DOJSH-sĂ«â€, qĂ«ndron nĂ« kumtesĂ«n e DOJSH-sĂ«.

Kryeministri Hristian Mickoski të enjten pasdite do të takohet me Sindikatën e DOJSH-së. Takimi është caktuar për në orën 16:45, ndërsa vjen pasi që Mickoski dha ofertë për rritje të rrogave për çka DOJSH tha se është e pranueshme dhe do të bisedohet plotësisht në suaza të organizatave sindikale.

Azemi: Nuk u zbatua paga minimale për punëtorët teknikë në QKMF Klinë



Federata Sindikale e Punëtorëve Teknikë të Sektorit Privat të Kosovës (FSPTSPK) ka njoftuar se punëtorët teknikë në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Klinë nuk janë paguar në përputhje me vendimin e Qeverisë së Kosovës për pagën minimale.

FSPTSPK-ja, thekson se vendimi i kryeministrit i marrë më 31 tetor 2025 parasheh që paga minimale nga 1 janari 2026 të jetë jo më e ulët se 425 euro, ndërsa nga korriku i vitit 2026 të rritet në 500 euro.

Megjithatë, sindikata bën të ditur se punëtorët teknikë në QKMF të Klinës kanë marrë vetëm 350 euro pagë, çka sipas tyre përbën shkelje të drejtpërdrejtë të vendimit qeveritar dhe të të drejtave të punëtorëve.

Federata ka paralajmëruar se do të njoftojë Inspektoratin e Punës, ndërsa nuk përjashtohet as ndjekja e rrugëve ligjore, përfshirë adresimin e çështjes në Gjykatë.

“KĂ«ta punĂ«torĂ« sot morĂ«n 350 euro pagĂ«, pra nĂ« kundĂ«rshtim me vendimin e kryeministrit tĂ« KosovĂ«s. PĂ«r kĂ«to shkelje, Sindikata do tĂ« njoftojĂ« Inspektorin e PunĂ«s dhe nĂ«se ka nevojĂ« edhe GjykatĂ«n”, thuhet nĂ« komunikatĂ«.

Mickoski: Për rritjen e pagës minimale, sindikatat dhe punëdhënësit vetë të arrijnë marrëveshje



Kryeministri i vendit, Hristijan Mickoski ka komentuar kërkesën e sindikalistëve për rritjen e pagës minimale.

Ai tha se nuk e ka parë propozim ligjin e LSDM-së opozitare për rrogën minimale por shtoi se sindikatat dhe punëdhënësit duhet të gjejnë zgjidhje për këtë çështje.

“Nuk e kam parĂ« propozimin e ligjit tĂ« LSDM-sĂ« pĂ«r rrogĂ« minimale, por qĂ«ndrimi ynĂ« Ă«shtĂ« i qartĂ«: tĂ« punĂ«suarit dhe punĂ«dhĂ«nĂ«sit janĂ« ata qĂ« me njĂ« takim mbi partiak duhet tĂ« gjejnĂ« njĂ« zgjidhje pĂ«r rrogĂ«n minimale. Ne si punĂ«dhĂ«nĂ«s mĂ« tĂ« mĂ«dhenj, do tĂ« pĂ«rsĂ«ris pĂ«r tĂ« disatĂ«n herĂ«, raportet tona me tĂ« punĂ«suarit janĂ« rregulluar. KanĂ« mbetur edhe njĂ« pjesĂ« e vogĂ«l, rreth shtatĂ«- tetĂ« mijĂ« tĂ« punĂ«suar nĂ« administratĂ«; nĂ«se pajtohen dy sindikatat mĂ« tĂ« mĂ«dha, apo pĂ«rfaqĂ«suesit e sindikatĂ«s pajtohen, nesĂ«r jemi nĂ« gjendje qĂ« ta pranojmĂ«. Me fjalĂ« tĂ« tjera, mĂ« shkurt, pĂ«r dy vite e dy muaj nga sot, tĂ« punĂ«suarit nĂ« administratĂ« do tĂ« kenĂ« minimum 40 % tĂ« ardhura mĂ« tĂ« larta”, deklaroi Mickoski.

Kujtojmë se LSM kërkon pagë minimale prej 600 eurove, ndërsa gjithë pagat e tjera të rriten për 6.000 denarë.

LSDM: Qeveria ka fonde për tenderë ndërsa nuk paska për rritjen e pagës minimale në 600 euro



LSDM paraqiti Ligjin për Rritjen e Pagës Minimale në 600 Euro, duke vlerësuar se është një masë realiste dhe e nevojshme për të mbrojtur standardin e jetesës së punëtorëve, në përputhje me kërkesat e qarta të sindikatave dhe kushtet aktuale ekonomike në vend.

Partia thekson se ligji është një përgjigje e drejtpërdrejtë ndaj përkeqësimit dramatik të standardit të jetesës në një vit e gjysmë të kaluar, një periudhë në të cilën inflacioni, rritja e çmimeve të ushqimit, energjisë elektrike, ngrohjes dhe shërbimeve bazë kanë ulur seriozisht fuqinë blerëse, veçanërisht tek qytetarët që jetojnë me pagën minimale.

Sipas LSDM, për mijëra familje paga minimale është burimi i vetëm ose dominues i të ardhurave, prandaj shteti është i detyruar të sigurojë fonde për rritjen e saj në 600 Euro.

"Nuk mund të ketë para për tendera kriminalë, dhe mund të pretendohet se nuk ka fonde për punëtorët", reagon LSDM, duke përmendur një sërë shembujsh të prokurimeve dhe kontratave publike që, sipas tyre, ngrenë dyshime serioze për abuzim.

NĂ« deklaratĂ« thuhet se qytetarĂ«t dĂ«gjojnĂ« çdo ditĂ« pĂ«r qindra tenderĂ« tĂ« dhĂ«nĂ« kompanive individuale, miliona dollarĂ« pĂ«r kompani me njĂ« numĂ«r minimal punonjĂ«sish, si dhe kontrata tĂ« lidhura me kompani tĂ« afĂ«rta me koalicionin qeverisĂ«s OBRM-PDUKM – ZNAM.

“Kjo Ă«shtĂ« zgjedhja e qeverisĂ« – skema tenderĂ«sh nĂ« vend tĂ« punĂ«torĂ«ve”, thotĂ« LSDM, duke shtuar se tĂ« rinjtĂ« po largohen masivisht nga vendi, ndĂ«rsa Qeveria njĂ«kohĂ«sisht po importon fuqi punĂ«tore tĂ« huaj me pretekstin e mungesĂ«s sĂ« personelit.

LĂ«moshĂ« apo reformĂ« sociale: ÇfarĂ« pĂ«rfiton realisht qytetari kosovar?



Nga arka e buxhetit shtetëror të Kosovës, nga 100 euro tashmë kanë përfunduar në llogaritë e dhjetëra mijëra studentëve.

Në vitet e fundit, Qeveria e Kosovës ka shpërndarë një varg ndihmash të tilla financiare për kategori të ndryshme të shoqërisë - nga familjet me fëmijë e lehonat, te studentët e pensionistët.

Këto masa janë prezantuar si përgjigje ndaj krizave të njëpasnjëshme, si pandemia COVID-19 e inflacioni, dhe si dhurata për fundvit e fillim të vitit shkollor.

Por, pyetjet se çfarë efekti real kanë pasur ato dhe nëse po çojnë drejt një reforme më të gjerë të sistemit të mirëqenies sociale, mbeten të hapura.

Radio Evropa e Lirë e ka pyetur Qeverinë e Kosovës nëse ka bërë matje të efektit të këtyre ndihmave dhe nëse është menduar që ato të shndërrohen në reforma më të gjera të sistemit të mirëqenies sociale, por, deri në publikimin e këtij artikulli, nuk ka marrë përgjigje.

Sipas Visar Ymerit, drejtues i Institutit “Musine Kokalari” pĂ«r çështje sociale, problemi nuk Ă«shtĂ« vetĂ« ekzistenca e ndihmave, por mĂ«nyra se si ato janĂ« konceptuar.

“Shtesat e njĂ«hershme mund ta lehtĂ«sojnĂ« njĂ« moment krize, por nuk e ndryshojnĂ« realisht pozitĂ«n ekonomike tĂ« familjeve”, thotĂ« Ymeri pĂ«r Radion Evropa e LirĂ«.

Ai thekson se pa një vizion transformues, këto masa mbesin më shumë gjeste politike sesa politika sociale.

“NĂ« njĂ« vend demokratik, politikat sociale duhet tĂ« diskutohen nga perspektiva afatgjate. Nga njĂ«ra anĂ«, ato shĂ«rbejnĂ« pĂ«r tĂ« zbutur vĂ«shtirĂ«sitĂ« momentale, por, nga ana tjetĂ«r, duhet tĂ« kenĂ« njĂ« qasje transformuese”, shton Ymeri.

Në fund të vitit të kaluar, kur Qeveria e Kosovës ka ndarë nga 100 euro për të moshuarit dhe fëmijët, vendimi është kritikuar se përkonte me kohën e fushatës për zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

Edhe gjatĂ« fushatĂ«s pĂ«r zgjedhjet lokale vitin e kaluar, Qeveria e udhĂ«hequr nga kryeministri nĂ« detyrĂ«, Albin Kurti, Ă«shtĂ« kritikuar se ndarja e shtesave tĂ« ngjashme pĂ«r studentĂ«, Ă«shtĂ« bĂ«rĂ« me qĂ«llim tĂ« “blerjes sĂ« votave”.

Të dyja këto vendime janë arsyetuar nga Qeveria e udhëhequr nga Lëvizja Vetëvendosje - partia e vetme e madhe në Kosovë që i takon krahut të majtë politik - duke u thënë se janë bërë edhe në vitet paraprake, kur nuk ka pasur fushatë elektorale.

Një pjesë e madhe e ndihmave është shpërndarë përmes shtesave për lehona dhe për fëmijë. Qeveria i ka paraqitur këto masa si investim në familje dhe në mirëqenien e fëmijëve.

Edhe pse Ymeri, ish-kryetar i LĂ«vizjes VetĂ«vendosje e tani drejtor ekzekutiv nĂ« “Musine Kokalari”, nĂ« parim e pĂ«rkrah idenĂ«, ai mbetet i pakĂ«naqur nga mosbĂ«rja e dallimit mes familjeve qĂ« janĂ« nĂ« nevojĂ« tĂ« thellĂ« dhe atyre qĂ« kanĂ« tĂ« ardhura mĂ« tĂ« qĂ«ndrueshme.

Sipas Ymerit, politikat universale mund ta kenë përparësi thjeshtësinë e zbatimit, por rrezikojnë ta humbin efektin aty ku nevoja është më e madhe.

“Familjet me tĂ« ardhura tĂ« ulĂ«ta dhe mesatare, qĂ« nuk arrijnĂ« tĂ« pĂ«rballojnĂ« shpenzimet bazĂ«, si: energjia, ushqimi dhe edukimi i fĂ«mijĂ«ve, duhet tĂ« trajtohen ndryshe. MegjithatĂ«, Qeveria ka zgjedhur masĂ«n e sheshtĂ«, e cila i ka anĂ«t e veta pozitive, pĂ«r shkak tĂ« thjeshtĂ«sisĂ«, por edhe anĂ«t negative, sepse nuk i targeton mjaftueshĂ«m ata qĂ« janĂ« mĂ« nĂ« nevojĂ«â€, shpjegon Ymeri.

Gjatë kësaj periudhe, ndihmat financiare kanë përfshirë edhe studentët, të cilëve u janë ndarë pagesa të njëhershme ose mbështetje për përballimin e kostove të jetesës dhe studimeve në fillim të vitit akademik.

Po ashtu, janë rritur pensionet dhe paga minimale, si pjesë e përpjekjeve për të zbutur goditjen e inflacionit.

Megjithatë, sipas Ymerit, rritjet nuk kanë qenë të mjaftueshme për ta ruajtur fuqinë blerëse të qytetarëve, sidomos në kushtet e rritjes së vazhdueshme të çmimeve të ushqimit dhe energjisë.

Ai thotë se mungesa e analizave publike, e bën të vështirë vlerësimin e ndikimit real të këtyre masave.

“Ne nuk e dimĂ« nĂ«se kĂ«to transfere financiare e kanĂ« ulur varfĂ«rinĂ«, nĂ«se e kanĂ« zbutur pabarazinĂ« apo nĂ«se, thjesht, e kanĂ« shtyrĂ« problemin pĂ«r disa muaj”, thotĂ« Ymeri.

Ai thekson se futja e parave në treg, pa një plan të qartë, mund të ketë edhe efekte inflacioniste, duke e neutralizuar në fakt përfitimin për qytetarët.

Kosova me mbi 1.5 milion banorë, sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave (ASK), ka 15 skema sociale e pensionale, nga të cilat përfitojnë qindra-mijëra qytetarë.

Sipas një publikimi të Bankës Botërore në prill të vitit të kaluar, shkalla e varfërisë vlerësohet të ketë qenë rreth 19.5 për qind në vitin 2023.

NĂ« fund tĂ« dhjetorit tĂ« vitit tĂ« kaluar, vetĂ« ministri nĂ« detyrĂ« i Financave, Hekuran Murati, ka treguar se Ă«shtĂ« rritur numri i “familjeve tĂ« cenueshme” qĂ« pĂ«rfitojnĂ« nga subvencionet e energjisĂ« elektrike pĂ«r rreth 25 pĂ«r qind.

Subvencionimi i energjisĂ« elektrike Ă«shtĂ« njĂ« program qĂ« synon t’i ndihmojĂ« familjet me tĂ« ardhura tĂ« ulĂ«ta pĂ«r tĂ« pĂ«rballuar fatura mĂ« tĂ« larta tĂ« energjisĂ«, veçanĂ«risht nĂ« muajt e dimrit kur konsumimi dhe kostoja e energjisĂ« shpesh rriten.

Ndërkohë, debati për shtesat për lehona dhe fëmijë ka hapur edhe diskutime të tjera.

Nga një perspektivë feministe, Ymeri vëren se këto politika mund të kenë pasoja të padëshiruara, nëse nuk shoqërohen me masa për integrimin e grave në tregun e punës.

“NĂ«se mbĂ«shtetja financiare nuk lidhet me politikat e punĂ«simit, kujdesit pĂ«r fĂ«mijĂ«t dhe shĂ«rbimeve sociale, ajo mund tĂ« pĂ«rforcojĂ« role tradicionale dhe varĂ«si afatgjate”, thotĂ« ai.

Ymeri u referohet ankesave nga organizatat e ndryshme feministe në vend, se ky lloj i shtesave mund të përforcojë modelin tradicional të familjes, ku kujdesi për fëmijët mbetet kryesisht barrë e grave.

Sipas të dhënave të fundit të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, për vitin 2024, vetëm 25.9 për qind e grave në moshë pune janë aktive në tregun e punës, krahasuar me 60.6 për qind të burrave.

Krahasuar me Kosovën, vendet me sisteme më të konsoliduara të mirëqenies sociale e kanë ndërtuar ndihmën shtetërore si pjesë të një strukture të qëndrueshme.

Në Danimarkë, për shembull, mbështetja për familjet dhe individët nuk jepet kryesisht përmes pagesave të njëhershme, por përmes një sistemi të rregullt që përfshin ndihma për fëmijë, leje prindërore, sigurim shëndetësor universal dhe shërbime publike cilësore.

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, sistemi është më i fragmentuar, por gjithashtu i strukturuar rreth programeve afatgjate. Pensionet dhe ndihmat për të moshuarit bazohen në kontributet e paguara gjatë jetës në punë, ndërsa familjet me të ardhura të ulëta përfitojnë nga programe të veçanta për ushqim, shëndetësi dhe strehim.

Sipas Ymerit, dallimi kryesor mes këtyre vendeve dhe Kosovës qëndron te mungesa e një vizioni të qartë për të ardhmen e shtetit.

“Pyetja nuk Ă«shtĂ« nĂ«se duhet tĂ« ketĂ« ndihma, por çfarĂ« modeli tĂ« mirĂ«qenies duam tĂ« ndĂ«rtojmĂ«â€, thotĂ« ai.

“NĂ« pĂ«rgjithĂ«si, politikat sociale nĂ« KosovĂ« janĂ« ndĂ«rtuar mĂ« shumĂ« si reagime tĂ« momentit, sesa si pjesĂ« e njĂ« vizioni afatgjatĂ« transformues. Kjo mund tĂ« çojĂ« nĂ« disbalancĂ« ekonomike dhe buxhetore, sepse tĂ« hyrat zvogĂ«lohen ndĂ«rsa obligimet rriten”, shton Ymeri.

PĂ«r kĂ«tĂ«, ai thotĂ« se Ă«shtĂ« shumĂ« e rĂ«ndĂ«sishme qĂ« ndihmat e ndryshme sociale tĂ« mos merren si vendime tĂ« QeverisĂ« sĂ« KosovĂ«s, por tĂ« pĂ«rcaktohen me ligj si tĂ« drejta qĂ« u takojnĂ« qytetarĂ«ve. KĂ«shtu, shton ai, ndihmat s’do tĂ« shihen si barrĂ« apo lĂ«moshĂ«.

Nëse lihen vetëm si vendime qeveritare, Ymeri sqaron se me ardhjen e një qeverie të re, këto ndihma mund të reshtin së ekzistuari fare lehtë.

“KĂ«to çështje nuk zgjidhen me vendime tĂ« izoluara. Nevojitet dialog me sindikatat, inspektim mĂ« i fortĂ« i tregut tĂ« punĂ«s, rritje e kapaciteteve institucionale dhe reforma tĂ« pagave e kontratave kolektive sipas sektorĂ«ve”, thotĂ« Ymeri.

Për të, zgjidhja afatgjatë më e mirë do të ishte ndërtimi i një sistemi që bazohet në tregun e punës, shërbime publike cilësore dhe skema sociale të qëndrueshme. Për këtë, ai e merr shembull sistemin në Holandë.

“MirĂ«qenia pĂ«rmes punĂ«s ruan dinjitetin njerĂ«zor dhe zvogĂ«lon varĂ«sinĂ« nga skemat sociale, tĂ« cilat nĂ« çdo vend kanĂ« edhe njĂ« dimension stigmatizues”, thotĂ« Ymeri.

Megjithatë, ai shton se pa investime serioze në arsim, shëndetësi dhe punësim, shtesat financiare do të mbeten vetëm zgjidhje të përkohshme.

“Pyetja kryesore mbetet: ku po i shpenzojmĂ« paratĂ« publike dhe a po i pĂ«rdorim ato nĂ« mĂ«nyrĂ«n mĂ« tĂ« drejtĂ« dhe mĂ« tĂ« qĂ«ndrueshme?”, pĂ«rfundon Ymeri.

LSM nuk heq dorë nga protesta për rritjen e pagës minimale në 600 euro



Lidhja e Sindikatave ka njoftuar itinerarin e plotë për protestën më 28 janar.

Qëllimi kryesor i protestës është rritja e pagave të punëtorëve në 600 euro.

Protesta fillon mĂ« 28 janar 2026 nĂ« orĂ«n 17:00 para QendrĂ«s sĂ« PunĂ«torĂ«ve (ndĂ«rtesa e LSM nĂ« Mirce Acev 6) nĂ« Shkup, pas sĂ« cilĂ«s vazhdon para Parlamentit, DhomĂ«s sĂ« TregtisĂ« dhe QeverisĂ« sĂ« MaqedonisĂ« (Duke lĂ«vizur pĂ«rgjatĂ« Mirce Acev, Filipit tĂ« dytĂ«, 11 Tetori, Dame Gruev, Bulevardi OBRM dhe duke pĂ«rfunduar nĂ« Bulevardin Ilinden para QeverisĂ« sĂ« RepublikĂ«s sĂ« MaqedonisĂ«) – njoftoi nĂ« Facebook Ivan Peshevski nga LSM.

Nga LSM thanë e nuk do të heqin dorë nga protesta për rritjen e pagës mininmale, pasi standardi jetësor është rritur dhe punëtorët po punojnë për mbijetesë.

Trendafilov: Të mërkurën LSM do të protestojë, paga minimale duhet të jetë 600 euro



Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë të mërkurën organizon protestë për të shprehur pakënaqësinë nga mosrritja e pagës minimale në 600 euro dhe të gjithë pagave tjera për 100 euro.

Protesta do të fillojë në orën 17 para ndërtesës së LSM-së dhe do të vazhdojë para Kuvendit dhe Odës Ekonomike, ndërsa do të përfundojë para Qeverisë.

“ËshtĂ« koha tĂ« luftojmĂ« sĂ« bashku pĂ«r paga dinjitoze sĂ« bashku me punĂ«torĂ«t. U bĂ«jmĂ« thirrje tĂ« gjithĂ« punĂ«torĂ«ve, pagat e tĂ« cilĂ«ve nuk janĂ« rritur, tĂ« gjithĂ« punĂ«torĂ«ve qĂ« pyesin veten se si t’ia dalin mbanĂ« kĂ«tĂ« muaj, punĂ«torĂ«ve qĂ« i gĂ«njyen shefat e tyre se do t’u rrisnin pagat, tĂ« na bashkohen nĂ« rrugĂ« sepse nuk kanĂ« rĂ«nĂ« dakord tĂ« rrisin pagat e punĂ«torĂ«ve dhe tĂ« pĂ«rmirĂ«sojnĂ« standardin e punĂ«s deri mĂ« 31 dhjetor. 33 pĂ«rqind e 540 mijĂ« punĂ«torĂ«ve jetojnĂ« nĂ«n pragun e varfĂ«risĂ«, domethĂ«nĂ« shkojnĂ« nĂ« punĂ« dhe janĂ« tĂ« varfĂ«r”, tha kryetari i LSM-sĂ«, Sllobodan Trendafilov.

Trendafilov përkujtoi se edhe në anketën e LSM-së punëtorët u shprehën se janë të gatshëm të dalin në protestë nëse nuk rriten pagat.

“Ky Ă«shtĂ« vetĂ«m hapi i parĂ« qĂ« po ndĂ«rmarrim nĂ« njĂ« seri hapash qĂ« do tĂ« ndĂ«rmarrim nĂ« periudhĂ«n e ardhshme, qĂ« do tĂ« thotĂ« protesta shtesĂ«, bllokada shtesĂ« tĂ« synuara tĂ« institucioneve tĂ« caktuara dhe njĂ« grevĂ« tĂ« pĂ«rgjithshme 24-orĂ«she nĂ« sektorin publik dhe privat, dhe nĂ«se nuk dĂ«gjojnĂ«, ne do tĂ« mbledhim 10,.000 nĂ«nshkrime dhe do tĂ« bĂ«hemi propozues i autorizuar dhe do tĂ« kĂ«rkojmĂ« njĂ« ulje tĂ« pagave tĂ« zyrtarĂ«ve pĂ«r 78 pĂ«r qind dhe njĂ« rritje tĂ« pagĂ«s minimale nĂ« 600 euro dhe njĂ« rritje tĂ« pagave tĂ« tjera”, tha Trendafilov.

Ai tha se vitin e kaluar nuk pati rritje drastike të pagave, dhe që nga janari shporta sindikaliste është rritur me gati një mijë denarë, sipas tij, politika të tilla bëjnë që personeli i kualifikuar të largohet nga vendi me të gjitha familjet e tyre, dhe të huajt po vijnë për të mbushur vendet e punës.

AKB: Vendimi për pagën minimale u bë pa dialog dhe rrezikon shtyrjen e bizneseve drejt informalitetit




Aleanca Kosovare e Bizneseve (AKB) ka reaguar lidhur me vendimin për rritjen e pagës minimale, duke vlerësuar se përmirësimi i mirëqenies së punëtorëve dhe rritja e pagës minimale janë qëllime të drejta dhe të nevojshme për zhvillimin social dhe ekonomik të vendit.

Megjithatë, AKB shpreh shqetësim për mënyrën se si është marrë ky vendim, duke theksuar se ai është miratuar pa dialog me sektorin privat, pa konsultime paraprake dhe pa një analizë të plotë të ndikimit financiar, veçanërisht për mikro-ndërmarrjet dhe ndërmarrjet e vogla, të cilat përbëjnë shumicën e ekonomisë së Kosovës.

Sipas AKB-së, mungesa e një analize gjithëpërfshirëse rrit rrezikun që një pjesë e bizneseve, të paafta për të përballuar kostot shtesë, të shtyhen drejt informalitetit, duke cenuar vetë qëllimin e deklaruar të këtij vendimi.

“Ne nuk jemi kundĂ«r rritjes sĂ« pagĂ«s minimale, por kĂ«rkojmĂ« qĂ« vendime tĂ« tilla tĂ« rĂ«ndĂ«sishme tĂ« merren pĂ«rmes dialogut social, nĂ« bashkĂ«punim me pĂ«rfaqĂ«suesit e biznesit dhe sindikatat, dhe tĂ« shoqĂ«rohen me masa lehtĂ«suese fiskale apo mbĂ«shtetĂ«se, sidomos pĂ«r bizneset e vogla”, thuhet nĂ« reagimin e AKB-sĂ«.

NĂ« tĂ« njĂ«jtĂ«n kohĂ«, Aleanca shpreh indinjatĂ« qĂ« edhe nĂ« kĂ«tĂ« rast veteranĂ«t e UshtrisĂ« Çlirimtare tĂ« KosovĂ«s nuk janĂ« pĂ«rfshirĂ« apo trajtuar me politika tĂ« veçanta mbĂ«shtetĂ«se, pavarĂ«sisht rolit dhe sakrificĂ«s sĂ« tyre pĂ«r lirinĂ« e vendit, duke theksuar se çdo reformĂ« sociale dhe ekonomike duhet tĂ« reflektojĂ« drejtĂ«si dhe ndjeshmĂ«ri ndaj kĂ«saj kategorie.

AKB i bën thirrje Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve që të rihapë dialogun me sektorin privat dhe të ndërmarrë hapa konkretë për të siguruar që rritja e pagës minimale të jetë e qëndrueshme, e zbatueshme dhe pa pasoja negative për ekonominë formale./Telegrafi/.

Ministria konfirmon se rritja e pagës minimale në sektorin privat ka hyrë në fuqi, nga korriku do të jetë 500 euro



Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve ka njoftuar se paga minimale në sektorin privat është rritur nga 350 euro bruto në 425 euro bruto, vendim që ka hyrë në fuqi nga 1 janari i këtij viti.

“Paga minimale nĂ« sektorin privat Ă«shtĂ« rritur nga 350 € bruto nĂ« 425 € bruto, duke hyrĂ« nĂ« fuqi nga 1 janari i kĂ«tij viti”, thuhet nĂ« njoftim.

Sipas Ministrisë, zbatimi i këtij vendimi do të realizohet në dy faza, me qëllim lehtësimin e përshtatjes së punëdhënësve.

“Zbatimi i vendimit pĂ«r rritjen e pagĂ«s minimale do tĂ« realizohet nĂ« dy faza ashtu qĂ« tĂ« jetĂ« mĂ« e lehtĂ« pĂ«r punĂ«dhĂ«nĂ«sit t’i pĂ«rshtaten ndryshimit nĂ« mĂ«nyrĂ« graduale.”

Faza e dytë e rritjes është paraparë për mesin e vitit.

“Faza e dytĂ« do tĂ« fillojĂ« mĂ« 1 korrik, kur paga minimale do tĂ« arrijĂ« nĂ« 500 € bruto”, ka njoftuar Ministria e Financave.

Ministria vlerëson se kjo rritje është e rëndësishme për përmirësimin e kushteve të punëtorëve.

“Kjo rritje pĂ«rbĂ«n njĂ« masĂ« tĂ« rĂ«ndĂ«sishme pĂ«r rritjen e mirĂ«qenies sĂ« punĂ«torĂ«ve dhe pĂ«rafrimin e pagĂ«s minimale me kushtet aktuale tĂ« tregut tĂ« punĂ«s. Institucionet pĂ«rgjegjĂ«se do tĂ« sigurojnĂ« zbatimin e plotĂ« dhe tĂ« rregullt tĂ« kĂ«tij vendimi, nĂ« pĂ«rputhje me legjislacionin nĂ« fuqi”, thuhet nĂ« njoftim. /Telegrafi/

Shkodra hap aplikimet pĂ«r pĂ«rfitimin nga “Paketa e Maleve”

TIRANË, 15 janar/ATSh/ Bashkia e ShkodrĂ«s ka hapur zyrtarisht aplikimet pĂ«r pĂ«rfitimin nga “Paketa e Maleve”, duke ftuar tĂ« gjithĂ« qytetarĂ«t dhe subjektet e interesuara qĂ« tĂ« dorĂ«zojnĂ« dokumentacionin pĂ«rkatĂ«s pĂ«rmes portalit qeveritar “e-Albania”.

Aplikimi kryhet online, ku subjekti duhet të paraqesë një kërkesë të argumentuar me shkrim, të shoqëruar nga një plan rilevimi i sipërfaqes së poseduar, i hartuar nga një ekspert gjeodet i licencuar.

Për të provuar lidhjen me pasurinë, kërkesa duhet të shoqërohet me dokumente që vërtetojnë ushtrimin e aktivitetit ekonomik ose përdorimin e vazhdueshëm të saj, si dokumentacion tatimor, fatura shërbimesh të lidhura me pasurinë, deklarata apo dëshmi nga banorë dhe autoritete vendore që konfirmojnë posedimin për një periudhë të paktën 10-vjeçare, si edhe fotografi, ortofoto apo prova të tjera materiale.

Aplikuesit kanë mundësi të paraqesin edhe çdo dokument tjetër që forcon provën e lidhjes së tyre me pasurinë.

Në mbështetje të qytetarëve gjatë këtij procesi, Bashkia Shkodër bën me dije se Zyra me Një Ndalesë e-Albania do të ofrojë asistencë dhe orientim për aplikimin, duke synuar lehtësimin e procedurave dhe informimin e plotë të çdo të interesuari.

Aplikimet kryhen përmes linkut zyrtar të e-Albania, duke garantuar një proces transparent dhe të aksesueshëm për të gjithë.

“Paketa e Maleve” Ă«shtĂ« njĂ« politikĂ« zhvillimore e qeverisĂ« shqiptare qĂ« synon tĂ« nxisĂ« investimet dhe rigjallĂ«rojĂ« jetĂ«n ekonomike nĂ« zonat malore tĂ« vendit.

Ajo synon të krijojë një ekuilibër në zhvillimin e qëndrueshëm të aktiviteteve ekonomike të turizmit malor, bujqësisë, industrisë dhe inovacionit të lidhur me ekosistemin e këtyre zonave, bazuar në mbrojtjen e peizazhit natyror, ruajtjes së trashëgimisë kulturore, kulturës dhe identitetit lokal në këto zona të shpallura me përparësi për zhvillimin e ekonomisë malore.

/r.e/a.f/

The post Shkodra hap aplikimet pĂ«r pĂ«rfitimin nga “Paketa e Maleve” appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Paga minimale, Federata Sindikale e Punëtorëve Teknik kërkon nga kompanitë të përgatiten për zbatimin e vendimit




Federata Sindikale e Punëtorëve Teknik të Sektorit Privat të Kosovës përmes një njoftimi për media kanë theksuar se do të këmbëngulin në zbatimin e vendimit për pagën minimale.

FSPTSPK kërkon nga kompanitë private në cilësinë e operatorëve ekonomikë, që të bëjnë llogaritjet e nevojshme financiare për rritjen e pagës minimale dhe të adresojnë me kohë kërkesat e tyre pranë autoriteteve kontraktuese përkatëse.

Lexoni të plotë njoftimin:

Për herë të dytë, paralajmërojmë kompanitë publiko-private se do të këmbëngulim në mënyrë të vazhdueshme për zbatimin e vendimit për pagën minimale, që nënkupton 425 euro për punëtorët e këtyre kompanive.

Në këtë drejtim, kërkojmë nga kompanitë private, në cilësinë e operatorëve ekonomikë, që të bëjnë llogaritjet e nevojshme financiare për rritjen e pagës minimale dhe të adresojnë me kohë kërkesat e tyre pranë autoriteteve kontraktuese përkatëse.

Ju njoftojmë se nëse pagat e Janarit nuk dalin më rritje, mund të ketë ndërprerje të shërbimeve në të gjitha institucionet përkatëse. Kjo është një situatë që ne nuk e dëshirojmë, veçanërisht në sektorë të ndjeshëm si spitalet, Qendrat e Mjekësisë Familjare dhe institucionet tjera arsimore.

Andaj, ju ftojmë të reagoni me kohë dhe të ndërmerrni të gjitha veprimet e nevojshme për zbatimin e këtij vendimi. /Telegrafi/

Hyn në fuqi rritja e pagës minimale në 50 mijë lekë

TIRANË, 1 janar/ATSH/ Nga sot, 1 janar 2026, hyn nĂ« fuqi rritja e pagĂ«s minimale nĂ« 50 mijĂ« lekĂ«.

Rritja e pagës minimale reflekton vijimësinë e politikave për rritjen graduale të të ardhurave dhe mbrojtjen e punëmarrësve.

Në vitet e fundit, paga minimale ka ndjekur një trend të qëndrueshëm rritjeje, si përgjigje ndaj rritjes së kostos së jetesës dhe nevojës për forcimin e mirëqenies sociale.

Nga 24 mijë lekë në vitin 2017, përmes rritjeve të vazhdueshme ndër vite, paga minimale arrin në 50 mijë lekë në vitin 2026, duke shënuar një përmirësim të ndjeshëm krahasuar me vitet e mëparshme.

Nga kjo rritje parashikohet të përfitojnë rreth 308 mijë të punësuar në sektorin publik dhe në atë privat.

Parashikimi afatmesëm i qeverisë është për ta çuar pagën minimale në 60 mijë lekë në vitin 2028 dhe 70 mijë lekë deri në fund të mandatit.

/m.m/a.f/

The post Hyn në fuqi rritja e pagës minimale në 50 mijë lekë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Hyn në fuqi rritja e pagës minimale në 50 mijë lekë

Nga sot, 1 janar 2026, hyn nĂ« fuqi rritja e pagĂ«s minimale nĂ« 50 mijĂ« lekĂ«. Rritja e pagĂ«s minimale reflekton vijimĂ«sinĂ« e politikave pĂ«r rritjen graduale tĂ« tĂ« ardhurave dhe mbrojtjen e punĂ«marrĂ«sve. NĂ« vitet e fundit, paga minimale ka ndjekur njĂ« trend tĂ« qĂ«ndrueshĂ«m rritjeje, si pĂ«rgjigje ndaj rritjes sĂ« kostos sĂ« jetesĂ«s dhe nevojĂ«s pĂ«r forcimin e mirĂ«qenies sociale. Nga 24 mijĂ« lekĂ« në 

Source

Kryeministri Rama: Në janar paga mesatare 833 euro, rroga minimale do të jetë 500 euro, ja sa do të rriten pensionet sipas kategorive

✇Albeu
By: V K

Ditën e sotme, në konferencën e fundvitit me gazetarët, kryeministri Edi Rama, foli për një rritje ekonomike pozitive.

Gjithashtu, kreu i shtetit u ndal tek rritja e pagave dhe pensioneve.

Sipas kreut të qeverisë në tremujorin e fundit paga mesatare ka qenë 833 euro, ndërsa duke nisur nga janari 2026 paga minimale do të jetë 500 euro.

Rama tha se rritja e pensioneve që nis në janar është përtej indeksimit.

Sipas tij, pensioni urban me vite të plota pune do të rritet me 18 mijë lekë të vjetra në muaj nga janari i 2026 dhe keshtu do te vazhdojë te dyfishohet, trefishohet, katërfishohet vit pas viti.

Pensioni urban i pjesshëm do të rritet me 8 mijë lekë në muaj, pensioni rural me 1 mijë lekë në muaj, pensioni familjar do të rritet me 700 lekë në muaj dhe pensioni i invalidit do të rritet me 600 lekë në muaj.

“NdĂ«rkohĂ« qĂ« bizneset e reja janĂ« shtuar me 20%, investimet e huaja nĂ« 3 mujorin e 3 kanĂ« pasur rritje mbi 10%. Stoku i investimeve tĂ« huaja Ă«shtĂ« domethĂ«nĂ«s dhe mĂ« i lartĂ« me mbi 10% krahasimisht me vitin e mĂ«parshĂ«m

Paga mesatare ka rezultuar 833 euro që është një rritje domethënëse. Kemi për pak ditë hyrjen në fuqi të ligjit për pagën 500 euro.

Duke filluar nga tetori i këtij viti është kryer indeksimi i pensioneve. Me hyrjen e vitit të ri nis edhe rritja e qëndrueshme e pensioneve përmes një mbështetje që do të shkojë duke u dyfishuar, trefishuar, katërfishuar, pesëfishuar vit pas viti.

Duke filluar nga janari pensionet do rriten përtej indeksimit. Rritja që ne do të bëjmë do të jetë domethënëse vit pas viti.

Kështu pensioni urban me vite të plota pune do të rritet me 18 mijë lekë të vjetra në muaj. Do të dyfishohet në janarin 2027, trefishohet në janarin e 2028, katërfishohet në janarin e 2029 e kështu me radhë.

Pensioni urban i pjesshëm do të rritet me 8 mijë lekë në muaj

Pensioni rural me 1 mijë lekë në muaj

Pensioni familjar do të rritet me 700 lekë në muaj

Pensioni i invalidit do tĂ« rritet me 600 lekĂ« nĂ« muaj”, tha Rama.

The post Kryeministri Rama: Në janar paga mesatare 833 euro, rroga minimale do të jetë 500 euro, ja sa do të rriten pensionet sipas kategorive appeared first on Albeu.com.

Trendafilov: Nuk duhet të diskutohet më për pagë minimale prej 500 eurove, ndryshe viti do të nis me protesta dhe grevë



Kryetari i Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë, Sllobodan Trendafilov, deklaroi se debati për pagën minimale prej 500 eurosh tashmë është i tejkaluar dhe se duhet hapur një diskutim serioz për një shumë prej 600 deri në 700 euro.

Ai tha se faktet tregojnë nuk duhet diskutuar më për pagë minimale prej 500 eurove, sepse diçka e tillë është shumë e nevojshme.

"Po luftojmë për rritjen e pagës minimale dhe shoh se ekziston një disponim i caktuar për këtë. Si LSM, këtë e bëjmë që nga fillimi i vitit dhe jemi të gatshëm edhe për protesta dhe greva. Në periudhën e kaluar deshëm të sigurojmë të dhëna relevante në mënyrë të argumentuar, sepse jemi akuzuar", deklaroi Trendafilov.

Ai shtoi se analizat që posedon LSM janë në favor të punëtorëve, por, siç theksoi, njëkohësisht janë edhe tronditëse dhe tregojnë nevojën për përmirësim urgjent të të ardhurave.

Durmishi: Qeveria nuk është kundër rritjes së pagës minimale, do të respektojmë vendimin për të cilin do të bien dakord sindikatat dhe punëdhënësit



Ministri i Ekonomisë, Besar Durmishi tha sot se shporta qeveritare e konsumit nuk do të publikohet në janar, siç u paralajmërua disa ditë më parë, ai shtoi se edhe rritja e pagës minimale nuk mund të bëhet aktualisht pasi kompanitë kanë pasur produktivitet të ulët.

"Nuk ka asnjë mundësi për rritje intervenuese të pagës minimale, pasi produktiviteti është i ulët dhe kompanitë nuk do ta përballojnë. Për festat nuk do të ketë masa, sepse çmimet e ushqimit nuk janë rritur, deklaroi Durmishi.

Ai tha se metodologjia e re për shportën qeveritare të konsumit është e gatshme, u është dorëzuar sindikatave dhe punëdhënësve që para zgjedhjeve dhe tani po presin vërejtje prej tyre.

“A kanĂ« kritika, a kanĂ« propozime, a pajtohen apo jo. Ajo metodologji Ă«shtĂ« gjithĂ«pĂ«rfshirĂ«se, bazohet nĂ« institucione relevante, ku nuk e konteston shportĂ«n minimale sindikale tĂ« sindikatave, por ne kemi bĂ«rĂ« njĂ« metodologji mĂ« konkrete, e cila mĂ« saktĂ« do tĂ« tregojĂ« sa Ă«shtĂ« njĂ« shpenzim, njĂ« shportĂ« mesatare e konsumit pĂ«r njĂ« familje, familje katĂ«ranĂ«tarĂ«she”, tha Besar Durmishi.
Ministri Durmishi tha se nuk do të ketë Shportë të Vitit të Ri, as masa për kufizimin e çmimeve, sepse çmimet nuk janë rritur.
“Ne, kur kishte sjellje devijuese nga ana e tregtarĂ«ve, sollĂ«m masa qĂ« ishin zgjidhje afatshkurtra. KĂ«shtu qĂ«, diçka e tillĂ« deri mĂ« tani, ja edhe para dy ditĂ«sh dhe sot jam nĂ« kontakt me drejtorin e Inspektoratit tĂ« Tregut, deri mĂ« tani nuk kemi informacione se ka diçka tĂ« tillĂ« apo sjellje devijuese ose rritje tĂ« çmimeve, konkretisht pĂ«r ato produkte qĂ« pĂ«rdoren mĂ« shumĂ« gjatĂ« festave”, deklaroi Durmishi.

Ai edhe një herë e përsëriti qëndrimin se Qeveria nuk është kundër rritjes së pagës minimale dhe do të respektojë gjithçka që do të bien dakord sindikatat dhe punëdhënësit.

❌