Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Leku shqiptar, 100 vjet histori / Sejko: Historia na mëson se si duhet të reagojmë në kohë krizash

Leku shqiptar mbush  një shekull që është  hedhur në qarkullim. Në vitin 1926 filloi përdorimi i serisë së parë të kartëmonedhës shqiptare me dy prerje, 5 franga dhe 20 Franga Ari.

E gjithë historia e monedhës shqiptare dhe rrugëtimi i saj në një dekadë janë pasqyruar në një ekspozitë të veçantë në ambientet e Bankës së Shqipërisë  me anë të dokumenteve historike  artefakte të prodhimit të parasë, imazheve dhe rrëfimeve të paraqitura.

Guvernatori Gent Sejko tha se historia monetare na kujton se stabiliteti nuk është i përhershëm dhe  se krizat mund të rikthehen

Edhe pse ka diskutime të shumta emërtimi i monedhës shqiptare mendohet se vjen për nder të Aleksandrit të Madh, mbretit Maqedonas, që ndryshe quhej edhe Leka i Madh nga shqiptarët, por kryesisht emërtimi vjen në nderim të feudalit shqiptar Lekë Dukagjini/abcnews.al

 

Leku: Çështjet pronësore vazhdojnë të jenë ndër më të ndërlikuarat, mungesa e të dhënave kadastrale mbetet problem kyç



Çështjet pronësore dhe trashëgimore vazhdojnë të mbeten ndër temat më të ndjeshme dhe më komplekse për sistemin gjyqësor të Kosovës, ndërsa mungesa e dokumentacionit kadastral dhe rrethanat historike vazhdojnë të ndikojnë drejtpërdrejt në zvarritjen e proceseve gjyqësore.

Kështu ka deklaruar gjyqtari i Gjykatës Supreme të Kosovës, Zenel Leku, në podcastin për të drejtat pronësore në Telegrafi me redaktoren Jehona Hulaj, ku ka theksuar se këto raste kërkojnë trajtim të veçantë dhe profesionalizëm të lartë.

“Çështjet pronësore janë çështje të ndërlikuara. Vendimmarrja shpeshherë komplikohet për shkak të mungesës së të dhënave kadastrale, pasi dihet që gjatë luftës ato janë marrë dhe janë dërguar në Serbi, gjë që edhe sot paraqet problem serioz në vendimmarrje”, ka thënë Leku.

Sipas tij, përkundër përpjekjeve për trajtim më efikas, gjykatat përballen me ngarkesë të madhe të lëndëve, sidomos në vitet e fundit për shkak të kontesteve të natyrës tjetër, siç janë ato të punës.

Gjyqtari Zenel Leku gjatë podcastit në Telegrafi.com /Foto:Ridvan Slivova

“Vërehet një qasje më pozitive dhe trajtim më i shpejtë i këtyre rasteve, por ngarkesa e madhe me lëndë të tjera, sidomos kontestet e punës, ndikon drejtpërdrejt edhe në zvarritjen e çështjeve pronësore”, ka shtuar ai.

Gjyqtari i Gjykatës Supreme ka bërë të ditur se mesatarja e trajtimit të çështjeve pronësore në Kosovë sillet rreth pesë vjet, duke theksuar se po punohet që kjo kohë të zvogëlohet dhe të përputhet me standardet evropiane.

“Sipas studimeve, çështjet pronësore zgjasin mesatarisht rreth pesë vjet. Po punohet që kjo kohë të zvogëlohet dhe të jetë brenda standardeve që kërkohen edhe nga Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut”, ka theksuar Leku.

Ai ka përmendur gjithashtu se mungesa e komunikimit procedural me Serbinë mbetet një nga faktorët kryesorë që pamundëson trajtimin e disa rasteve.



“Ligji përcakton mënyrën e komunikimit me palët në procedurë. Kur komunikimi është i pamundur, gjykata detyrohet të ndërpresë ose të pushojë gjykimin”, ka sqaruar ai.

Duke folur për të drejtat e grave në trashëgimi, Leku ka vlerësuar se ka një trend pozitiv sa i përket vetëdijesimit dhe paraqitjes së rasteve nga gratë në gjykatë, megjithatë sfidat mbeten të pranishme.

“Vërehet një trend pozitiv i paraqitjes së rasteve nga gratë që kërkojnë realizimin e të drejtave të tyre nga trashëgimia ose pasuria e përbashkët e bashkëshortëve”, ka thënë ai.

Ai ka theksuar se përjashtimi nga trashëgimia përbën shkelje serioze dhe në disa raste edhe vepër penale.

“Ka raste kur trashëgimia hapet pa u njoftuar trashëgimtarët, kryesisht gratë, dhe kjo përbën shkelje serioze. Trashëgimtari nuk mbetet pa pjesën e tij dhe ka të drejtë t’i drejtohet gjykatës”, ka deklaruar Leku.

Gjyqtari Zenel Leku gjatë podcastit në Telegrafi.com /Foto:Ridvan Slivova

Leku ka nënvizuar rëndësinë e ndërtimit të praktikës unike gjyqësore, duke përmendur mendimet juridike të Gjykatës Supreme si instrument kyç për sigurinë juridike të qytetarëve.

“Ndërtimi i praktikës unike është shumë i rëndësishëm për sigurinë juridike të qytetarëve. Vendimmarrje të ndryshme për rrethana të njëjta krijojnë pabarazi dhe pasiguri”, ka thënë ai.

Në fund, gjyqtari i Gjykatës Supreme u ka bërë thirrje qytetarëve që të besojnë në sistemin gjyqësor.

“Mesazhi im është që qytetarët të besojnë në sistemin gjyqësor. Ne jemi këtu për të bërë të gjitha përpjekjet që të realizohen të drejtat e tyre”, ka përfunduar Leku. /Telegrafi/

Ky publikim është prodhuar nga Telegrafi në kuadër të projektit PIAKOS, zbatuar nga ATRC dhe financuar nga Banka Botërore – Fondi për Paqe dhe Shtet-Ndërtim. Përmbajtja e këtij publikimi është përgjegjësi e vetme e ATRC-së dhe nuk pasqyron domosdoshmërish pikëpamjet e Bankës Botërore, Fondit për Paqe dhe Shtet-Ndërtimin, apo Telegrafit.

Banka e Shqipërisë mban në 2.5 % normën bazë të interesit për lekun

Banka e Shqipërisë mban të pandryshuar në 2.5 % normën bazë të interesit për lekun. Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko flet për vendimmarrjen e politikës monetare për muajin dhjetor 2025. Sipas Sejkos, ekonomia është në mjedis pozitiv, inflacioni është ulur ndërkohë është rritur punësimi. Bazuar mbi këto rezultate sipas Sejkos, Banka e Shqipërisë vendosi të mos e ndryshojë normën bazë…

Source

Kursi i Euros me Lekun arrin minimum të ri historik, BSH bleu dhe 15 mln euro

Oferta e valutës në ekonominë shqiptare ngelet e lartë, ndërsa kursi i këmbimit të monedhës europiane me Lekun preku një minimum të ri historik në fund të javës së kaluar. Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, Euro u këmbye të premten me 96.57 lekë, duke zbritur lehtësisht poshtë nivelit minimal historik të […]

The post Kursi i Euros me Lekun arrin minimum të ri historik, BSH bleu dhe 15 mln euro appeared first on BoldNews.al.

Laksativët nuk janë të sigurt për të gjithë: Kur duhen marrë, si funksionojnë dhe sa shpejt veprojnë te kapsllëku i zgjatur



Laksativët janë barna që përdoren për lehtësimin e kapsllëkut, një gjendje që sjell fryrje, parehati dhe ndjesi të moszbrazjes së plotë të zorrëve. Ato veprojnë në mënyra të ndryshme - disa zbusin jashtëqitjen, të tjerët stimulojnë lëvizjen e zorrëve ose rrisin sasinë e ujit në zorrën e trashë

Në barnatore gjenden preparate të ndryshme, nga ata me fibra deri te laksativët stimulues, klizmat apo supozitorët. Përdorimi i gabuar ose i tepruar mund të shkaktojë efekte anësore dhe madje të përkeqësojë kapsllëkun.

Kush ka nevojë për laksativë

Laksativët përdoren kur ndryshimet në stilin e jetesës, si rritja e fibrave, probiotikët, aktiviteti fizik dhe hidratimi, nuk sjellin përmirësim. Nevoja për ta rritet edhe në rastet me sëmundje kronike të zorrëve, si sëmundja e Kronit apo koliti ulceroz, ose para procedurave mjekësore që kërkojnë pastrim të zorrëve.

Megjithatë, ato nuk janë të përshtatshëm për të gjithë: gratë shtatzëna duhet të konsultohen me mjekun, ndërsa fëmijët duhet t’i marrin vetëm me rekomandim të pediatrit. Disa lloje mund të ndikojnë në efektin e barnave të tjera, ndaj kërkohet kujdes në kombinime.

Si veprojnë laksativët

Laksativët ndikojnë në sistemin tretës duke ndihmuar zbrazjen e zorrëve: disa zbusin jashtëqitjen, të tjerët aktivizojnë muskujt e zorrës së trashë, dhe disa kombinojnë të dyja efektet. Efekti varet nga lloji i laksativit dhe mënyra e përdorimit, sipas Cleveland Clinic, përcjell Telegrafi.

Llojet kryesore të laksativëve

Laksativët që formojnë masë shtojnë fibra të tretshme që tërheqin ujë në zorrë. Kjo e bën jashtëqitjen më të madhe dhe më të butë, duke stimuluar zbrazjen. Janë më të butët dhe me më pak efekte anësore (psiliumi, polikarbofili, metilceluloza)
Laksativët osmotikë tërheqin ujë drejt zorrës së trashë dhe zbusin masën fekale. Tek grupi “kripor”, kripa mban ujin brenda zorrës duke shpejtuar efektin (polietilen glikoli, hidroksid magnezi, glicerina)
Zbutësit e jashtëqitjes rrisin sasinë e ujit dhe yndyrës në stol, duke e bërë më të butë dhe të lehtë për dalje (docusate sodium)
Laksativët lubrifikues krijojnë një shtresë rrëshqitëse që parandalon humbjen e ujit nga jashtëqitja dhe lehtëson kalimin e saj (vaji mineral)Laksativët stimulues aktivizojnë nervat që nxisin lëvizjen e zorrës së trashë. Përdoren zakonisht kur llojet e tjera nuk japin rezultat (bisakodil, sena)

Si merren laksativët dhe sa shpejt veprojnë

Laksativët duhet të merren pikërisht sipas udhëzimit. Disa merren natën, disa me ushqim, ndërsa disa nuk duhen kombinuar me barna të caktuar. Tejkalimi i dozës mund të çojë në mbidozë, madje edhe me preparatet pa recetë.

Koha e veprimit ndryshon:

  • klizmat dhe supozitorët: 15 minuta – 1 orë
  • lubrifikantët: 6 – 8 orë
  • stimuluesit: 6 – 12 orë
  • zbutësit e jashtëqitjes: 12 orë – 3 ditë
  • laksativët që formojnë masë: 12 orë – 3 ditë
  • osmotikët: 1 – 3 ditë (kripor: 30 min – 6 orë)

Efektet anësore dhe rreziqet

Laksativët që tërheqin ujë mund të shkaktojnë dehidratim, ndaj kërkohet marrja e mjaftueshme e lëngjeve. Përdorimi i zgjatur i laksativëve stimulues mund të dobësojë muskulaturën e zorrës së trashë dhe të përkeqësojë kapsllëkun.

Efektet e zakonshme anësore përfshijnë: fryrje, gazra, krampe dhe dehidratim. Teprimi mund të shkaktojë komplikime serioze si çrregullime elektrolitike, kapsllëk kronik, bllokim të zorrëve apo diarre të rëndë.

Kur duhet kërkuar ndihmë mjekësore

Konsultimi me mjekun është i domosdoshëm kur laksativët nuk japin efekt, ose kur ka dyshime për përdorimin e tyre të sigurt. Nëse asnjë masë nuk sjell lehtësim, duhet kërkuar ndihmë mjekësore për të identifikuar shkakun fillestar të kapsllëkut dhe për të marrë trajtim të duhur. /Telegrafi/

Këmbimi valutor 1 Nëntor/ Me sa blihen e shiten monedhat e huaja ditën e sotme

Në tregun e këmbimit valutor, ditën e sotme (e shtunë, 1 Nëntor), një dollar amerikan do të blihet me 83.2 lekë dhe do të shitet me 84.2 lekë. Euro sot në tregun shqiptar të këmbimit valutor do të blihet me 96.3 lekë dhe do të shitet me 97.1 lekë. Ndërkohë franga zvicerane do të blihet […]

The post Këmbimi valutor 1 Nëntor/ Me sa blihen e shiten monedhat e huaja ditën e sotme appeared first on BoldNews.al.

Këmbimi valutor 18 Tetor/ Me sa blihen e shiten monedhat e huaja ditën e sotme

Në tregun e këmbimit valutor, ditën e sotme (e shtunë, 18 tetor), një dollar amerikan do të blihet me 82.5 lekë dhe do të shitet me 83.5 lekë. Euro sot në tregun shqiptar të këmbimit valutor do të blihet me 96.5 lekë dhe do të shitet me 97.3 lekë. Ndërkohë franga zvicerane do të blihet […]

The post Këmbimi valutor 18 Tetor/ Me sa blihen e shiten monedhat e huaja ditën e sotme appeared first on BoldNews.al.

Më në fund e provuar: Llojet e ushqimeve që ndihmojnë kundër kapsllëkut kronik



Personat që vuajnë nga kapsllëku kronik kanë marrë listën e parë zyrtare të ushqimeve dhe suplementeve që mund të ndihmojnë në stimulimin e traktit tretës. Befasisht, ndër to janë disa ushqime të përditshme, si kivi dhe buka e thekrës

Udhëzimet e reja ushqyese, të hartuara nga ekspertët e King’s College në Londër dhe të mbështetura nga Shoqata Britanike e Dietetikës, ofrojnë këshilla të bazuara në prova për të rriturit që jetojnë me këtë gjendje, e cila prek miliona njerëz dhe mund të ndikojë seriozisht në cilësinë e jetës. Deri më tani, udhëzimet klinike janë kufizuar në këshilla të paqarta për konsumim më të madh të fibrave dhe pirje të shumtë të ujit.

Por raporti i ri, i botuar njëkohësisht në dy revista ndërkombëtare dhe i shpallur “pikë kthese” në shëndetin e sistemit tretës, tregon për herë të parë se cilat ushqime dhe suplemente vërtet funksionojnë dhe cilat jo.

Pas analizës së të dhënave nga 75 studime klinike, studiuesit sfiduan supozimet e vjetra për kapsllëkun, duke përmbysur disa ilaçe shtëpiake të njohura, ndërsa të tjerat i veçuan si me të vërtetë efektive.

U zbulua se konsumimi i dy deri në tre kivive në ditë për të paktën katër javë sjell përmirësime të matshme në shpeshtësinë e jashtëqitjeve. Buka e thekrës dhe uji me përmbajtje të lartë mineralesh, veçanërisht ai i pasur me magnez dhe sulfate, gjithashtu treguan efekt të vogël, por domethënës. Fibrat e psiliumit, disa shtame probiotike dhe suplementet me oksid magnezi rezultuan gjithashtu të dobishme, transmeton Telegrafi.

Shumë dieta nuk dhanë rezultat

Në të kundërt, u konstatua se disa qasje popullore nuk kanë prova bindëse. Dietat e përgjithshme me përmbajtje të lartë fibrash, ku pacientëve u thuhet thjesht të hanë më shumë fibra pa përcaktuar burimin, nuk kanë treguar efikasitet në studimet klinike. Po ashtu, nuk kanë rezultuar efektive as suplementet me sene, një laksativ me bazë bimore që përdoret zakonisht për kapsllëk kronik.

Autorët theksojnë se gjetjet e tyre përbëjnë “një hap premtues përpara” në ndihmën që njerëzit t’i menaxhojnë vetë simptomat përmes ushqimit, si dhe në përmirësimin e kujdesit që ofrojnë mjekët, infermierët dhe dietologët.

Dr. Eirini Dimidi, ligjëruese e shkencave të ushqyerjes në King’s College të Londrës dhe autore kryesore e udhëzimeve, tha:

“Kapsllëku kronik mund të ketë ndikim të madh në jetën e përditshme të një personi. Për herë të parë kemi dhënë udhëzime për qasjet dietike që mund të ndihmojnë realisht, si dhe për këshillat ushqimore që nuk mbështeten në prova. Mundësia për ta përmirësuar këtë gjendje përmes ndryshimeve në ushqim do t’u mundësonte njerëzve të menaxhojnë më mirë simptomat dhe, shpresojmë, të përmirësojnë cilësinë e jetës.”

Kapsllëku prek një në gjashtë të rritur dhe është arsyeja kryesore e vizitave te mjeku i përgjithshëm dhe e përdorimit të ilaçeve pa recetë. Studiuesit thonë se udhëzimet e reja do t’u lehtësojnë mjekëve ofrimin e këshillave të personalizuara bazuar në simptomat specifike si shpeshtësia, konsistenca ose vështirësia gjatë jashtëqitjes, në vend të qasjes “njësoj për të gjithë”.

Dr. Dimidi shtoi se, ndonëse disa ushqime dhe suplemente tregojnë efekt të qartë, cilësia e kërkimeve ekzistuese mbetet e kufizuar, pasi shumë studime janë të vogla dhe fokusohen në përbërës të veçantë, e jo në ushqyerjen e përgjithshme.

“Konsumimi i ushqimeve të pasura me fibra sjell shumë përfitime për shëndetin e përgjithshëm. Megjithatë, udhëzimet tona tregojnë se nuk ka prova të mjaftueshme që kjo ndihmon posaçërisht në kapsllëk. Në vend të kësaj, kërkimi ynë zbulon strategji të reja dietike që mund të ndihmojnë realisht pacientët,” tha ajo.

Oksidi i magnezit zbut jashtëqitjen

Ndër përbërësit më efektivë të identifikuar ishte oksidi i magnezit, një shtesë minerale që, në studime, rriti shpeshtësinë e jashtëqitjeve me gati katër herë në javë krahasuar me placebon, zbuti konsistencën, uli vështirësinë dhe përmirësoi cilësinë e jetës.

Kivi, i njohur tashmë si ndihmës natyral për tretjen, tregoi përfitime më të vogla, por të qarta, madje në disa matje tejkaloi suplementet tradicionale me fibra si psiliumi.

Buka e thekrës, shpesh e rekomanduar për përmbajtjen e fibrave, pakësoi kapsllëkun, por në disa raste shtoi fryrjen dhe parehatinë në zorrë, krahasuar me bukën e bardhë, duke sugjeruar se mund të mos i përshtatet të gjithëve.

Uji me përmbajtje të lartë mineralesh, i pasur natyrshëm me magnez, kalcium dhe sulfate, përmirësoi simptomat e kapsllëkut kur u konsumua në sasi prej gjysmë deri në një litër e gjysmë në ditë për një periudhë deri në gjashtë javë.

Sinbiotikët, suplementet që kombinojnë probiotikë dhe prebiotikë, nuk dhanë përfitime të matshme, po ashtu as suplementet me senë, pavarësisht reputacionit të tyre si laksativë bimorë.

Megjithatë, këshillohuni me mjekun

Studiuesit theksojnë se pacientët duhet të marrin parasysh nevojat individuale shëndetësore para se të bëjnë ndryshime në dietë. Për shembull, uji me përmbajtje të lartë mineralesh mund të ketë sasi të mëdha natriumi ose magnezi dhe nuk është i përshtatshëm për personat me probleme të zemrës ose të veshkave.

Ekspertët theksojnë se këto udhëzime përfaqësojnë një përparim të madh në kuptimin e ndikimit të ushqimit në funksionin e zorrëve. /Telegrafi/

Këmbimi valutor 20 Shtator/ Me sa blihen e shiten monedhat e huaja ditën e sotme

Në tregun e këmbimit valutor, ditën e sotme (e shtunë, 20 Shtator), një dollar amerikan do të blihet me 82 lekë dhe do të shitet me 83.1 lekë. Euro sot në tregun shqiptar të këmbimit valutor do të blihet me 96.5 lekë dhe do të shitet me 97.3 lekë. Ndërkohë franga zvicerane do të blihet […]

The post Këmbimi valutor 20 Shtator/ Me sa blihen e shiten monedhat e huaja ditën e sotme appeared first on BoldNews.al.

Përdorimi në rritje i kartave në Euro po ndikon në uljen e kursit ndaj Lekut

Euro po vijon rënien në kursin e këmbimit me Lekun. Të mërkurën, monedha europiane preku një minimum të ri historik, në vlerën e 96.78 lekëve. Burime nga sektori bankar shprehen se në ditët e fundit po regjistrohet një akumulim i ofertës së Euros në banka. Një pjesë e madhe vjen nga klientët e bankave, që […]

The post Përdorimi në rritje i kartave në Euro po ndikon në uljen e kursit ndaj Lekut appeared first on BoldNews.al.

Këmbimi valutor 12 Shtator/ Me sa blihen e shiten monedhat e huaja ditën e sotme

Në tregun e këmbimit valutor, ditën e sotme (e premte, 12 Shtator), një dollar amerikan do të blihet me 82.2 lekë dhe do të shitet me 83.5 lekë. Euro sot në tregun shqiptar të këmbimit valutor do të blihet me 96.6 lekë dhe do të shitet me 97.5 lekë. Ndërkohë franga zvicerane do të blihet […]

The post Këmbimi valutor 12 Shtator/ Me sa blihen e shiten monedhat e huaja ditën e sotme appeared first on BoldNews.al.

Këmbimi valutor 8 Shtator/ Me sa blihen e shiten monedhat e huaja ditën e sotme

Në tregun e këmbimit valutor, ditën e sotme (e hënë, 8 Shtator), një dollar amerikan do të blihet me 82 lekë dhe do të shitet me 83.5 lekë. Euro sot në tregun shqiptar të këmbimit valutor do të blihet me 96.4 lekë dhe do të shitet me 97.4 lekë. Ndërkohë franga zvicerane do të blihet […]

The post Këmbimi valutor 8 Shtator/ Me sa blihen e shiten monedhat e huaja ditën e sotme appeared first on BoldNews.al.

Ndërpritet shfaqja e filmit ‘Lejleku’ në Podgoricë, reagon edhe BE

Filmi “Lejleku” i regjisorit Isa Qosja, i cili mori pjesë në festivalin e filmit Xhada në Podgoricë, u ndërpre derisa po shfaqej për publikun në mjedis të hapur më 3 shtator.

Bajrush Kajtazi producent i filmit përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, ka shkruar se shfaqja e filmit u ndërpre për shkak të pakënaqësive të shprehura zëshëm nga një grup personash ende të panjohur, të cilëve, siç thuhet, u pengoi fakti që filmi ishte në gjuhën shqipe.

“Ky është një akt i turpshëm dhe i papranueshëm, por fakti që Lejleku ngjalli reagime kaq të forta tregon fuqinë e tij: ky film hap dialog, sfidon tabutë dhe prek plagë që disa përpiqen t’i fshehin”, ka shkruar ai.

Tutje ai ka thënë se si producent, thotë me krenari se Lejleku do të vazhdojë rrugëtimin e tij në festival, kinematë dhe hapësirat kulturore të rajonit dhe të Evropës.

“Ky film është dëshmi se arti shqip ka zë, ka dinjitet dhe ka mbështetje të forte ndërkombëtare dhe ky zë nuk do të heshtet kurrë, ka shkruar Kajtazi.

Lidhur me këtë rast ka reaguar edhe zyra e BE-së në Podgoricë duke thënë se “liria e shprehjes artistike është një nga vlerat thelbësore të demokracisë”./KultPlus.com

Këmbimi valutor 5 Shtator/ Me sa blihen e shiten monedhat e huaja ditën e sotme

Në tregun e këmbimit valutor, ditën e sotme (e premte, 5 Shtator), një dollar amerikan do të blihet me 82.4 lekë dhe do të shitet me 83.7 lekë. Euro sot në tregun shqiptar të këmbimit valutor do të blihet me 96.4 lekë dhe do të shitet me 97.4 lekë. Ndërkohë franga zvicerane do të blihet […]

The post Këmbimi valutor 5 Shtator/ Me sa blihen e shiten monedhat e huaja ditën e sotme appeared first on BoldNews.al.

Këmbimi valutor 4 Shtator/ Me sa blihen e shiten monedhat e huaja ditën e sotme

Në tregun e këmbimit valutor, ditën e sotme (e enjte, 4 Shtator), një dollar amerikan do të blihet me 82.8 lekë dhe do të shitet me 84.1 lekë. Euro sot në tregun shqiptar të këmbimit valutor do të blihet me 96.8 lekë dhe do të shitet me 97.8 lekë. Ndërkohë franga zvicerane do të blihet […]

The post Këmbimi valutor 4 Shtator/ Me sa blihen e shiten monedhat e huaja ditën e sotme appeared first on BoldNews.al.

Këmbimi valutor 3 Shtator/ Me sa blihen e shiten monedhat e huaja ditën e sotme

Në tregun e këmbimit valutor, ditën e sotme (e mërkurë, 3 Shtator), një dollar amerikan do të blihet me 83 lekë dhe do të shitet me 84.3 lekë. Euro sot në tregun shqiptar të këmbimit valutor do të blihet me 97.1 lekë dhe do të shitet me 98.1 lekë. Ndërkohë franga zvicerane do të blihet […]

The post Këmbimi valutor 3 Shtator/ Me sa blihen e shiten monedhat e huaja ditën e sotme appeared first on BoldNews.al.

Këmbimi valutor 2 Shtator/ Me sa blihen e shiten monedhat e huaja ditën e sotme

Në tregun e këmbimit valutor, ditën e sotme (e martë, 2 Shtator), një dollar amerikan do të blihet me 82.7 lekë dhe do të shitet me 84 lekë. Euro sot në tregun shqiptar të këmbimit valutor do të blihet me 97.1 lekë dhe do të shitet me 98.2 lekë. Ndërkohë franga zvicerane do të blihet […]

The post Këmbimi valutor 2 Shtator/ Me sa blihen e shiten monedhat e huaja ditën e sotme appeared first on BoldNews.al.

Këmbimi valutor 1 Shtator/ Me sa blihen e shiten monedhat e huaja ditën e sotme

Në tregun e këmbimit valutor, ditën e sotme (e hënë, 1 Shtator), një dollar amerikan do të blihet me 82.5 lekë dhe do të shitet me 83.8 lekë. Euro sot në tregun shqiptar të këmbimit valutor do të blihet me 97 lekë dhe do të shitet me 98.2 lekë. Ndërkohë franga zvicerane do të blihet […]

The post Këmbimi valutor 1 Shtator/ Me sa blihen e shiten monedhat e huaja ditën e sotme appeared first on BoldNews.al.

Këmbimi valutor 16 Gusht/ Me sa blihen e shiten monedhat e huaja ditën e sotme

Në tregun e këmbimit valutor, ditën e sotme (e shtunë, 16 Gusht), një dollar amerikan do të blihet me 82 lekë dhe do të shitet me 83.5 lekë. Euro sot në tregun shqiptar të këmbimit valutor do të blihet me 96.3 lekë dhe do të shitet me 97.4 lekë. Ndërkohë franga zvicerane do të blihet […]

The post Këmbimi valutor 16 Gusht/ Me sa blihen e shiten monedhat e huaja ditën e sotme appeared first on BoldNews.al.

Leku shënon forcim ndaj euros dhe dollarit, investimet dhe turizmi ndikojnë në stabilitet

Euro dhe dollari kanë shënuar rekordin historik ndaj lekut ku monedha vendase vazhdon të forcohet, ku dollari këmbehet me 82.6 lekë  dhe euro me 96.76.

Megjithatë banka e Shqipërisë konstaton se lëvizjet janë shumë më të lehta krahasuar me dy vitet e fundit  pare ku monedhat e huaja u zhvlerësuan menjëherë.

Në terma vjetorë, forcimi i Lekut është ngushtuar më tej në tremujorin e dytë, duke zbritur në 2.3%, nga 4.7% në tremujorin e parë të vitit.

Madje institucioni qëndror financiar shprehet se situate nisi më vonë dhe ka qenë më i përmbajtur.

Deri në tre javët e para të muajit korrik, masa e forcimit të Lekut kundrejt dhjetorit të vitit të kaluar ishte vetëm 0.6% krahasuar me 10.2% që shënonte përkatësisht në të njëjtën periudhë të vitit 2024 dhe 2023.

Paralelisht me to, vëllimet e tregtimit kanë vijuar të rriten edhe në tremujorin e dytë.

Po ashtu banka shton se dhe rritja e investimeve të huaja ka qenë në të njëjtin trend rritës si tre mujori I parë.

Ndërkaq ekspertët shtojnë se ndikimin më të fortë në mbiccmimin e lekut e  ka sezoni turistik kur ka një fluks në rritje të pushuesve të huaj.

Ndërkaq dhe rënia e ccmimeve në tregjet e huaja ka bërë që të ketë dhe nëj stabilitet në vlerën e mallrave të importit në Shqipëri.

The post Leku shënon forcim ndaj euros dhe dollarit, investimet dhe turizmi ndikojnë në stabilitet appeared first on Albeu.com.

❌