Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

PS-PD publikon draftin konsensual për financimin e partive

Mazhoranca dhe opozita hartuan me konsensus projektligjin për “Financimin e partive politike”, i cili do të shqyrtohet të martën në Komisionin e Posaçëm për Reformën Zgjedhore, sipas agjendës publike të punës së këtij komisioni. Projektligji u hartua nga ekspertët e këtij komisioni si draft i përbashkët, ndërsa parashikon rregulla të detajuara për mënyrën si do […]

The post PS-PD publikon draftin konsensual për financimin e partive appeared first on Reporter.al.

Në mungesë të parkut fizik, qeveria e kthen “Duranën” në park virtual

Një projektligj për ndryshimin e ligjit të vitit 2022 për funksionimin e parqeve teknologjike dhe shkencore, i inicuar nga deputeti socialist, Ramion Kurti, u miratua të hënën në dy komisione parlamentare. Në projektligj futet për herë të parë përkufizimi ligjor për funksionimin virtual, ndërkohë që ligji në fuqi përkufizonte vetëm një park fizik, i cili […]

The post Në mungesë të parkut fizik, qeveria e kthen “Duranën” në park virtual appeared first on Reporter.al.

Kuvendi shpenzoi 200 milionë lekë për dieta, karburant dhe qiratë e deputetëve

Kuvendi i Shqipërisë bëri publike të premten analizën e zbatimit të buxhetit të institucionit për vitin 2025, ku përfitimet financiare që burojnë nga statusi i deputetit shkojnë në 200 milionë lekë ose 44.2 për qind e totalit të shpenzimeve operative të institucionit. Bëhet fjalë për rimbursime për shpenzime telefonike, karburanti, dieta brenda vendi, honorare për […]

The post Kuvendi shpenzoi 200 milionë lekë për dieta, karburant dhe qiratë e deputetëve appeared first on Reporter.al.

Çfarë fshihet pas nismës së Partisë Socialiste për referendumet

Duke folur para asamblesë së Partisë Socialiste të shtunën, kryeministri Edi Rama ritheksoi ambicien e tij për të ndryshuar Kushtetutën me qëllim reduktimin e numrit të deputetëve. Në mungesë të një shumice të cilësuar për ndryshime kushtetuese, Rama hodhi në fushën e lojës mundësinë e referendumit. “Ne do ta zbresim numrin e deputetëve, besoj se […]

The post Çfarë fshihet pas nismës së Partisë Socialiste për referendumet appeared first on Reporter.al.

Reforma Territoriale nis me konsultime publike

Me konsensus, përfaqësuesit e mazhorancës dhe opozitës në komision votuan një kalendar të detajuar të takimeve për fazën e parë të konsultimeve në territor që do të mbahen gjatë muajve prill-maj. Konsultimet do të jenë të hapura për publikun dhe do të mbahen në 12 qarqe, ku do të ftohen zyrtarët vendorë të bashkive sipas […]

The post Reforma Territoriale nis me konsultime publike appeared first on Reporter.al.

Ligji i Gardës ndryshon si ‘kostum me porosi’ për drejtuesin e radhës

Ligji i Gardës ndryshon si ‘kostum me porosi’ për drejtuesin e radhës

Dy vjet pasi ndryshuan kriteret për zgjedhjen e drejtorit të përgjithshëm të Gardës së Republikës, socialistët ‘pendohen’ dhe kërkojnë rikthimin tek formulimi i vjetër, i cili e kushtëzon zgjedhjen me të qënit punonjës karriere brenda institucionit. Ndryshimet e reja në ligjin për “Gardën e Republikës” janë pjesë e një projektligji të propozuar nga deputetja socialiste, […]

The post Ligji i Gardës ndryshon si ‘kostum me porosi’ për drejtuesin e radhës appeared first on Reporter.al.

Kuvendi miraton rezolutën kundër Iranit, bojkoton opozita

Kuvendi miratoi të martën jashtë programit zyrtar të punës së tij dhe vetëm me votat e mazhorancës socialiste rezolutën “për shpalljen e Republikës Islamike të Iranit si Shtet Sponsor i Terrorizmit dhe Shtet që përdor mjete terroriste”. Rezoluta argumenton se shpallja e Iranit si shtet terroist lidhet me të dhënat për “financimin, trajnimin, armatosjen dhe […]

The post Kuvendi miraton rezolutën kundër Iranit, bojkoton opozita appeared first on Reporter.al.

Draft-rezoluta, Kuvendi i Shqipërisë shpall Iranin shtet terrorist

Kuvendi i Shqipërisë pritet të miratojë një rezolutë “për shpalljen e Republikës Islamike të Iranit si Shtet Sponsor i Terrorizmit dhe Shtet që përdor mjete terroriste”. Sipas dokumentit të publikuar në faqen e Kuvendit të hënën vendimi bazohet në të dhëna ndërkombëtare për “financimin, trajnimin, armatosjen dhe drejtimin e grupeve dhe organizatave të armatosura jo-shtetërore […]

The post Draft-rezoluta, Kuvendi i Shqipërisë shpall Iranin shtet terrorist appeared first on Reporter.al.

Rama paralajmëron ndryshime të tjera ligjore që prekin drejtësinë

Kryeministri Edi Rama deklaroi të premten se do të çojë përpara nismën ligjore që bllokon masën e pezullimit nga detyra për anëtarët e kabinetit të tij, sikurse edhe ndryshime të tjera në Kodin Penal dhe atë të Procedurës Penale, pavarësisht shqetësimeve se këto nisma mund të jenë një kërcënim për funksionimin e shtetit të së […]

The post Rama paralajmëron ndryshime të tjera ligjore që prekin drejtësinë appeared first on Reporter.al.

Bllokimi i ‘arrestit’ për Ballukun hedh hije mbi procesin e integrimit

Qëndrimi i mazhorancës socialiste për të mbrojtur me votë në parlament kolegen e tyre, Belinda Balluku, ka ngritur shqetësime për pasojat që mund të ketë ky ndryshim kursi ndaj drejtësisë në procesin e integrimit europian, ku pavarësia e organeve të drejtësisë dhe lufta antikorrupsion janë kriteret themelore të vlerësimit. Menjëherë pasi deputetët e Partisë Socialiste […]

The post Bllokimi i ‘arrestit’ për Ballukun hedh hije mbi procesin e integrimit appeared first on Reporter.al.

Me 82 vota kundër, Partia Socialiste mbron Ballukun nga masa e arrestit

Me 82 vota kundër, Partia Socialiste mbron Ballukun nga masa e arrestit

Një kordon metalik dhe dhjetra oficerë dhe autoblinda policie kishin rrethuar perimetrin e godinës së Kuvendit dhe rrugët përreth të enjten, ndërsa po zhvillohej seanca plenare për imunitetin e deputetes Belinda Balluku, ish zv.kryeministre dhe ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, e marrë e pandehur për veprën penale të shkeljes së barazisë në tendera në mënyrë […]

The post Me 82 vota kundër, Partia Socialiste mbron Ballukun nga masa e arrestit appeared first on Reporter.al.

Dështon tenderi për portin e Porto-Romanos, tërhiqet ‘fituesi’

Të hënën më 9 mars ishte afati i fundit për operatorin e vetëm të kualifikuar në fazën finale të garës për të paraqitur ofertën për ndërtimin e “Portit të Ri Tregtar të Integruar të Durrësit në Porto Romano – Faza I”, një projekt 400 milionë eurosh i qeverisë shqiptare. Por të mërkurën, qeveria pranoi se […]

The post Dështon tenderi për portin e Porto-Romanos, tërhiqet ‘fituesi’ appeared first on Reporter.al.

SPAK i konsideron ‘rrezik serioz’ për drejtësinë nismat ligjore kufizuese

Në raportin vjetor të punës së saj për vitin 2025, Prokuroria e Posaçme raporton arritjet në hetimet kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, por edhe problematikat që lidhen me funksionimin e institucionit, për të cilat kërkohen ndërhyrje ligjore në Kushtetutë dhe në ligjin organik. Duke i konsideruar si ‘sfidë’ hetimet ndaj krimit të organizuar dhe […]

The post SPAK i konsideron ‘rrezik serioz’ për drejtësinë nismat ligjore kufizuese appeared first on Reporter.al.

PS i bën barrikadë Ballukut, refuzon heqjen e imunitetit

Mazhoranca socialiste deklaroi të hënën qëndrimin e saj kundër kërkesës së Prokurorisë së Posaçme, SPAK, për arrestimin e ish zv.kryeministres Belinda Balluku, duke i ofruar mbrojtje politike nga drejtësia. “Nuk ka vend për dhënien e autorizimit për masën e sigurimit personal arrest me burg/arrest shtëpie”- tha Ulsi Manja, anëtari i Këshilit të Mandateve i cili […]

The post PS i bën barrikadë Ballukut, refuzon heqjen e imunitetit appeared first on Reporter.al.

Vendimi politik i PS mban zvarrë votimin për imunitetin e Ballukut

Vendimi politik i PS mban zvarrë votimin për imunitetin e Ballukut

Procedura parlamentare për kërkesën e Prokurorisë së Posaçme, SPAK për arrestimin e deputetes Belinda Balluku po shkon drejt limiteve kohore, ndërsa mazhoranca socialiste po zvarrit votimin në seancë plenare me pretendimin se nuk kanë ende një qëndrim politik. Në seancën e së enjtes, opozita kërkoi përfshirjen në rend të ditës të votimit të raportit të […]

The post Vendimi politik i PS mban zvarrë votimin për imunitetin e Ballukut appeared first on Reporter.al.

PD: Propozimet e PS për Rregulloren janë “dhunë e shumicës”

Kryetari i grupit parlamentar demokrat, Gazment Bardhi kundërshtoi të mërkurën propozimet e njëanshme të socialistëve për ndryshime në Rregulloren e Kuvendit, duke i konsideruar ato si diktim i njëanshëm i rregullave të bashkëjetesës. “Rregullorja e Kuvendit nuk është Statuti i PS, që ndryshohet çdo muaj sipas vullnetit të vetëm një partie politike”- shkruajti ai në […]

The post PD: Propozimet e PS për Rregulloren janë “dhunë e shumicës” appeared first on Reporter.al.

Shembjet në korridorin VIII dëshmojnë për ‘keqmenaxhimin’ si model qeverisje

Më 18 shkurt, qeveria shqiptare organizoi Ministerialin për Korridorin VIII me praninë e zyrtarëve shtetërore nga Italia, Maqedonia e Veriut, Bullgaria dhe Rumania. Ish-ministrja e Jashtme, Elisa Spiropali e cilësoi projektin si “aset strategjik për ndërlidhjen dhe sigurinë europiane” dhe rolin e Shqipërisë në këtë projekt si “një nga nyjet më të besueshme”. Por ende […]

The post Shembjet në korridorin VIII dëshmojnë për ‘keqmenaxhimin’ si model qeverisje appeared first on Reporter.al.

‘Ka kryer 11 akte penale’, PD dorëzon raportin për heqjen e imunitetit të Ballukut

Pesë përfaqësues të Partisë Demokratike, anëtarë të Këshillit të Mandateve, i rekomandojnë deputetëve të Kuvendit që të votojnë ‘pro’ dhënies së autorizimit për arrestimin e deputetes Belinda Balluku, pas akuzave të ngritura nga Prokuroria e Posaçme për shkelje të barazisë në tendera në mënyrë të përsëritur. Kryetari i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi deklaroi […]

The post ‘Ka kryer 11 akte penale’, PD dorëzon raportin për heqjen e imunitetit të Ballukut appeared first on Reporter.al.

Shkarkimi i Belinda Ballukut, ‘i vonuar dhe i pamjaftueshëm’

Kryeministri Edi Rama shfrytëzoi një mbledhje të grupit parlamentar socialist për të shkarkuar nga postet qeveritare Belinda Ballukun, katër muaj pasi Prokuroria e Posaçme e mori atë të pandehur për veprën penale të shkeljes së barazisë në tendera. Balluku, e cila njihet si një prej bashkëpunëtorëve të ngushta dhe të hershme të Ramës, mbante prej […]

The post Shkarkimi i Belinda Ballukut, ‘i vonuar dhe i pamjaftueshëm’ appeared first on Reporter.al.

Rama shkarkon Belinda Ballukun nga postet në qeveri

Pas një mbledhjeje maratonë të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, kryeministri Edi Rama vendosi mbrëmjen e së enjten që të shkarkojë Belinda Ballukun nga postet e zv.kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, pasi udhëhoqi një betejë 3-mujore për mbrojtjen e saj përballë hetimit të Prokurorisë së Posaçme për veprën penale të shkeljes së barazisë […]

The post Rama shkarkon Belinda Ballukun nga postet në qeveri appeared first on Reporter.al.

❌