Eden Hazard ka fituar miliona në karrierën e tij - mësohet se çfarë bën tani

Ish-ylli i Chelseat dhe Belgjikës, Eden Hazard (35), ka nisur një sipërmarrje të re biznesi pas përfundimit të karrierës së tij futbollistike, duke iu përkushtuar prodhimit të verës.
Ikona e futbollit belg është bashkuar me pronarin italian të vreshtarisë, Fabio Cordella, për të lançuar linjën e tij personale të verërave, raporton The Sun.
Hazard do të prezantojë si verëra të bardha ashtu edhe të kuqe, të prodhuara në Itali, të cilat pritet të dalin në treg nga muaji i ardhshëm fillimisht në Itali dhe Belgjikë.
Partneri i tij, 50-vjeçari Cordella, ka një përvojë të gjatë si ish-drejtor sportiv në disa klube futbolli, përfshirë Union Saint-Gilloise në Belgjikë, ndërsa kompania e tij ka lançuar më herët verëra edhe për emra të mëdhenj të futbollit si Ronaldinho dhe Gianluigi Buffon.
Lajmi u konfirmua nga vetĂ« Cordella, i cili u shpreh: âVera zyrtare e Eden Hazard do tĂ« vijĂ« shumĂ« shpejt. Kur talenti belg bashkohet me pĂ«rsosmĂ«rinĂ« e verĂ«s mĂ« tĂ« mirĂ« italiane, lind njĂ« verĂ« elegante, intensive dhe ikonike â njĂ«soj si Edeni. NjĂ« verĂ« me karakter, e prodhuar nĂ« tokĂ«n e Salentos dhe me firmĂ«n e biznesit familjar Fabio Cordella Wines. SĂ« shpejti nĂ« dispozicion nĂ« BelgjikĂ«. Vera e kampionĂ«ve dhe shija e fitoresâ.
Një karrierë e mbushur me trofe
Hazard la gjurmë të thella gjatë shtatë viteve të tij te Chelsea, ku regjistroi 352 paraqitje dhe shënoi 110 gola pas transferimit nga Lille në vitin 2012 për 32 milionë funte (36 milionë euro).
Me klubin londinez ai fitoi dy tituj të Ligës Premier , një FA Cup, një Kupë të Ligës dhe dy Liga të Evropës, duke u kthyer në një nga figurat ikonike të epokës moderne të Chelseat.
Në vitin 2019, Hazard u transferua te Real Madridi për rreth 90 milionë funte (103 milionë euro), por periudha në Spanjë u karakterizua nga lëndime të shumta dhe mungesë vazhdimësie. Ai njoftoi tërheqjen nga futbolli profesionist në vitin 2023.
Hazard në karrierën e tij si futbollist ka fituar mbi 200 milionë euro, vetëm nga pagat prej futbollit.
Ribashkim pas një incidenti të famshëm
Lajmi për sipërmarrjen e re të Hazardit vjen pak kohë pasi ai u ribashkua me Charlie Morgan, ish-mbledhësin e topave që ai goditi gjatë gjysmëfinales së Kupës së Ligës në vitin 2013, në një ndeshje mes Chelseat dhe Swansea Cityt.
Incidenti ndodhi pasi Morgan, atĂ«herĂ« 17-vjeçar, refuzoi tâia dorĂ«zonte topin, duke shkaktuar reagimin e Hazardit, i cili u ndĂ«shkua me karton tĂ« kuq.
Sot, Morgan është vetë një sipërmarrës i suksesshëm në industrinë e pijeve, me një markë vodke që vlerësohet rreth 40 milionë funte.
Eden Hazard âWhat really happened?â - Unfiltered Interview With Ballboy Charlie Morgan!
Full Interview Now Live đđŒhttps://t.co/E7ZbbsDi9V pic.twitter.com/MfFFQ3tHcw
â Au Vodka (@AuVodka) January 29, 2024
Dy protagonistët u ribashkuan së fundmi në një atmosferë miqësore dhe ndanë edhe një fotografi së bashku, duke lënë pas incidentin e famshëm të së kaluarës. /Telegrafi/






























Liverpooli zgjedh zëvendësuesin e Salah, ka gati ofertën prej 150 milionë eurove 

