❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Komuna e Hanit të Elezit njofton për thirrjen e aplikimeve për pagesa direkte në sektorin e blegtorisë dhe akuakulturës



Komuna e Hanit të Elezit bën të ditur se Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, përmes Agjencisë për Zhvillimin e Bujqësisë, ka hapur thirrjen për aplikim për Programin e Pagesave Direkte për vitin 2025, duke mbështetur sektorin e blegtorisë dhe akuakulturës.

Fermerët dhe subjektet e regjistruara mund të aplikojnë për pagesa direkte për: qumësht sipas kategorive të cilësisë, therjet e raportuara të gjedhit, akuakulturë, viçat për majmëri dhe zogjtë për majmëri (brojlerë). Afati i aplikimit fillon më 19 janar 2026 dhe përfundon më 18 shkurt 2026, në ora 16:00.

Kriteret për secilën kategori përfshijnë identifikimin dhe regjistrimin e kafshëve në sistemin AUV, dorëzimin e sasisë minimale të produkteve bujqësore sipas kategorive përkatëse, si dhe dokumentacion të plotë për cilësinë, kontratat dhe pagesat e kryera.

Subvencionimi bëhet në bazë të sasive dhe klasave të produkteve:

  • QumĂ«sht: 0.07 €/litĂ«r (Klasa Ekstra), 0.04 €/litĂ«r (Klasa e ParĂ«), 0.02 €/litĂ«r (Klasa e DytĂ«)
  • Gjedh i therur: 50 €/krerĂ«
  • Viça pĂ«r majmĂ«ri: 25 €/krerĂ«
  • Zogj pĂ«r majmĂ«ri (brojlerĂ«): 0.20 €/zog
  • AkuakulturĂ«: 0.30 €/kg peshk tĂ« shitur

Dokumentacioni i detajuar për çdo kategori dhe mënyra e subvencionimit janë të qarta në thirrjen e hapur nga Agjencia për Zhvillimin e Bujqësisë, e cila garanton mbështetje të plotë dhe transparencë për fermerët dhe subjektet aplikues.

Për informacione shtesë, aplikuesit mund të konsultohen me uebfaqen e zyrës së komunës së Hanit të Elezit dhe Agjencisë për Zhvillimin e Bujqësisë. /Telegrafi/


KOSTT merr pronësinë e ngastrës në Sojevë për vendosjen e baterive 90 MWh për ruajtjen e energjisë



Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka njoftuar se Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të energjisë elektrike, KOSTT, ka marrë pronësinë e ngastrës në fshatin Sojevë të Ferizajt, ku do të vendosen bateritë me kapacitet 90 MWh për ruajtjen e energjisë elektrike.

Sipas njoftimit, marrëveshja është nënshkruar ndërmjet Ministrisë së Ekonomisë, Komunës së Ferizajt dhe KOSTT-it, duke i hapur rrugë avancimit të punimeve në kuadër të programit kompakt me Korporatën e Sfidës së Mijëvjeçarit, MCC.

Bateritë e planifikuara do të shërbejnë për ruajtjen e energjisë në periudhat kur ka tepricë prodhimi dhe për rikthimin e saj në rrjet në momentet e rritjes së kërkesës, me synim sigurimin e një furnizimi më të qëndrueshëm dhe me kosto më të përballueshme për konsumatorët.

Ministrja Rizvanolli ka theksuar se ky projekt përfaqëson një tjetër rezultat konkret të partneritetit ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke kontribuar në ndërtimin e infrastrukturës që forcon sigurinë energjetike të vendit dhe përmirëson shërbimin për qytetarët. /Telegrafi/


Komuna e Shtimes njofton hapjen e thirrjes për Pagesa Direkte në sektorin e blegtorisë



Komuna e Shtimes ka njoftuar qytetarët se Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, përmes Agjencionit për Zhvillimin e Bujqësisë, ka hapur thirrjen për aplikim në kuadër të Programit të Pagesave Direkte për vitin 2025, duke vazhduar mbështetjen për sektorin e blegtorisë.

Sipas njoftimit, përkrahja financiare përfshin pagesa direkte për qumësht sipas kategorive të cilësisë, për therjet e raportuara të gjedhit, për viçat për majmëri, për zogjtë për majmëri (brojlerët), si dhe për akuakulturë, në përputhje me kriteret e përcaktuara nga programi përkatës.

Nga Komuna e Shtimes bëhet e ditur se afati për aplikim fillon më 19 janar 2026 dhe përfundon më 18 shkurt 2026, në ora 16:00, ndërsa fermerët e interesuar ftohen të aplikojnë brenda afateve të përcaktuara për të përfituar nga këto skema mbështetëse.

Autoritetet komunale u bëjnë thirrje bujqve dhe blegtorëve që për informacione shtesë dhe procedurat e aplikimit të ndjekin njoftimet zyrtare të Agjencionit për Zhvillimin e Bujqësisë. /Telegrafi/


Qytetari nga Ferizaj gjen portofol me para dhe dokumente, i dorëzon në Polici



Një gjest shembullor qytetar është shënuar në Ferizaj, ku një qytetar ka gjetur një portofol me para dhe dokumente personale dhe e ka dorëzuar menjëherë në Polici.

Sipas njoftimit, mĂ« 18 janar 2026, rreth orĂ«s 16:00, qytetari A. Rexhepi, 32 vjeç nga Ferizaj, nĂ« rrugĂ«n “DĂ«shmorĂ«t e Kombit”, pĂ«rkatĂ«sisht nĂ« parkingun e “Viva Fresh Store”, ka gjetur njĂ« portofol qĂ« pĂ«rmbante para dhe dokumente personale.

NĂ« portofol ndodheshin 1,133.50 euro, 10 franga zvicerane, 5 dollarĂ« amerikanĂ«, si dhe dokumente personale nĂ« emĂ«r tĂ« B. Ç., 29 vjeçe. Pas identifikimit, pronarja e portofolit Ă«shtĂ« kontaktuar nga Policia dhe Ă«shtĂ« paraqitur nĂ« Stacionin Policor nĂ« Ferizaj, ku i janĂ« kthyer tĂ« gjitha paratĂ« dhe dokumentet.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj ka falënderuar qytetarin A. Rexhepi për veprimin e tij human dhe shembullor, duke vlerësuar lart ndershmërinë dhe përgjegjësinë e tij qytetare.

Detyroi viktimën të shikojë materiale pornografike, arrestohet i dyshuari në Ferizaj



Policia e Kosovës ka arrestuar një të dyshuar, mashkull kosovar, nën dyshimin se ka kryer veprën penale ndaj një viktime, femër kosovare.

Sipas hetimeve fillestare, i dyshuari dyshohet se në mënyrë sistematike, në lokacione dhe kohë të ndryshme, e ka detyruar viktimën të shikojë materiale audio-vizuale me përmbajtje pornografike në telefonin e tij.

Po ashtu, i dyshuari dyshohet se ka sulmuar edhe bashkëshorten e tij, femër kosovare. Gjatë intervistimit, i dyshuari ka mohuar pretendimet e viktimës.

Me vendim të prokurorit kompetent, pas intervistimit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa rasti po trajtohet nga organet e hetuesisë. /Telegrafi/

ZKA fillon auditimin mbi sigurinë e nxënësve në shkollat publike



Zyra KombĂ«tare e Auditimit (ZKA) ka njoftuar fillimin e auditimit tĂ« performancĂ«s me temĂ«n “Siguria e nxĂ«nĂ«sve nĂ« shkollat publike nĂ« KosovĂ«â€, i cili do tĂ« pĂ«rqendrohet nĂ« klasat VI-XII pĂ«r periudhĂ«n 2022-2025, nĂ« kuadĂ«r tĂ« Planit Vjetor tĂ« Auditimit 2025/2026.

Sipas ZKA-së, ky auditim synon vlerësimin e sigurisë dhe përshtatshmërisë së ambientit shkollor, si dhe të mekanizmave që institucionet përgjegjëse kanë vendosur për parandalimin, trajtimin, raportimin dhe monitorimin e incidenteve të dhunës në shkolla.

“QĂ«llimi ynĂ« Ă«shtĂ« tĂ« sigurojmĂ« qĂ« nxĂ«nĂ«sit tĂ« kenĂ« njĂ« ambient tĂ« sigurt dhe tĂ« pĂ«rshtatshĂ«m pĂ«r zhvillimin e tyre akademik dhe personal”, ka bĂ«rĂ« tĂ« ditur ZKA.

Fushëveprim i auditimit përfshin Ministrinë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Informacionit, Inspektoratin e Arsimit, si dhe Drejtoritë e Arsimit në komunat e Prishtinës, Ferizajt dhe Gjakovës.

Po ashtu, në auditim mund të përfshihen edhe Policia e Kosovës dhe drejtoritë e saj rajonale, si dhe Qendrat për Punë Sociale të tri komunave të përfshira.

ZKA ka theksuar se auditimi do të ndihmojë në identifikimin e sfidave dhe dobësive në menaxhimin e sigurisë në shkolla dhe do të ofrojë rekomandime për përmirësim të mekanizmave ekzistues, në funksion të mbrojtjes së nxënësve dhe zhvillimit të një ambienti arsimor më të sigurt. /Telegrafi/


Vishi: Reçaku mbetet plagë e hapur dhe thirrje e përhershme për drejtësi



Me rastin e përvjetorit të Masakrës së Reçakut, kryetari i Komunës së Kaçanikut, Sabedin Vishi, ka kujtuar civilët e pafajshëm të vrarë në këtë masakër, duke e cilësuar Reçakun si një plagë të hapur në kujtesën kolektive dhe një thirrje të vazhdueshme për drejtësi.

Në një njoftim publik, Vishi ka theksuar se, ndonëse në Reçak u shuan jetë të pafajshme, e vërteta nuk u shua kurrë.

“Reçaku mbetet plagĂ« e hapur nĂ« kujtesĂ«n tonĂ«. Aty u shua jeta e civilĂ«ve tĂ« pafajshĂ«m, por kurrĂ« nuk u shua e vĂ«rteta dhe kĂ«rkesa pĂ«r drejtĂ«si”, ka deklaruar ai.

Kryetari i Kaçanikut ka shtuar se dhimbja e Reçakut përbën obligim moral për brezat e sotëm dhe të ardhshëm që të mos harrojnë dhe të nderojnë sakrificën për liri.

“Dhimbja e Reçakut na obligon tĂ« mos harrojmĂ« dhe tĂ« nderojmĂ« pĂ«rjetĂ«sisht ata qĂ« u flijuan pĂ«r liri”, ka theksuar Vishi.

Në përfundim të mesazhit të tij, Vishi ka nderuar të gjithë të rënët për lirinë e Kosovës, duke shprehur respekt të veçantë për viktimat e Masakrës së Reçakut.

“Lavdi tĂ« rĂ«nĂ«ve tĂ« Reçakut! Lavdi tĂ« gjithĂ« tĂ« rĂ«nĂ«ve pĂ«r lirinĂ« e KosovĂ«s!”, ka pĂ«rfunduar ai. /Telegrafi/


Aliu: Masakra e Reçakut ishte gjenocid – drejtĂ«sia mbetet kĂ«rkesĂ« gjithĂ«popullore



Me rastin e 27-vjetorit të Masakrës së Reçakut, kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, ka kujtuar martirët e këtij fshati, duke nderuar sakrificën për liri dhe duke ritheksuar kërkesën gjithëpopullore për drejtësi.

NĂ« njĂ« postim nĂ« Facebook, Aliu ka vlerĂ«suar MasakrĂ«n e Reçakut si njĂ« nga krimet mĂ« tĂ« rĂ«nda tĂ« kryera nga shteti serb ndaj popullatĂ«s civile shqiptare. “NĂ« Reçak, shteti serb me ushtrinĂ« e policinĂ« gjakatare, kreu gjenocid, njĂ« nga masakrat mĂ« tĂ« llahtarshme mbi popullatĂ«n e pafajshme civile, pa kursyer tĂ« moshuarit e fĂ«mijĂ«t, gratĂ« e burrat e kĂ«tij fshati”, ka shkruar ai.

Kryetari i Ferizajt ka theksuar se liria e KosovĂ«s Ă«shtĂ« arritur pĂ«rmes sakrificĂ«s sublime tĂ« dĂ«shmorĂ«ve dhe martirĂ«ve, luftĂ«s sĂ« UshtrisĂ« Çlirimtare tĂ« KosovĂ«s dhe mbĂ«shtetjes sĂ« aleatĂ«ve ndĂ«rkombĂ«tarĂ«. “Liria e KosovĂ«s erdhi me gjak dĂ«shmorĂ«sh e martirĂ«sh, me luftĂ«n e luftĂ«tarĂ«ve tĂ« lirisĂ« tĂ« UshtrisĂ« Çlirimtare tĂ« KosovĂ«s, me aleatĂ«t tanĂ« ndĂ«rkombĂ«tarĂ« nĂ« Paktin NATO, prirĂ« nga Shtetet e Bashkuara tĂ« AmerikĂ«s”, ka theksuar Aliu.

Ai ka shprehur mirënjohje të veçantë për Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe ish-ambasadorin e OSBE-së, William Walker, për rolin e tyre në ndërkombëtarizimin e krimeve të kryera në Reçak.

“MirĂ«njohje pĂ«rjetĂ« Shteteve tĂ« Bashkuara tĂ« AmerikĂ«s dhe Ambasadorit tĂ« OSBE-sĂ«, William Walker, qĂ« ia shpalosĂ«n botĂ«s sĂ« civilizuar kĂ«tĂ« gjenocid, kĂ«tĂ« krim makabĂ«r qĂ« kreu Serbia, pĂ«r t’i dhĂ«nĂ« mĂ« pas kthesĂ« vendimtare luftĂ«s pĂ«r lirinĂ« e KosovĂ«s”, ka shkruar ai.

NĂ« pĂ«rfundim, Aliu ka nderuar tĂ« rĂ«nĂ«t pĂ«r liri, duke theksuar se kujtesa dhe respekti pĂ«r ta do tĂ« mbeten tĂ« pĂ«rhershme. “Lavdi DĂ«shmorĂ«ve tĂ« Kombit! Lavdi martirĂ«ve tĂ« Reçakut! Lavdi tĂ« rĂ«nĂ«ve pĂ«r liri!”, ka pĂ«rfunduar kryetari i Ferizajt. /Telegrafi/


Kryetari i Hanit të Elezit përkujton viktimat e Masakrës së Reçakut



Kryetari i Komunës së Hanit të Elezit, Mehmet Ballazhi, ka përkujtuar sot viktimat e Masakrës së Reçakut, duke theksuar rëndësinë e mbajtjes gjallë të kujtesës historike.

“Masakra e Reçakut mbetet njĂ« nga dĂ«shmitĂ« mĂ« tĂ« rĂ«nda tĂ« krimeve kundĂ«r civilĂ«ve shqiptarĂ« nĂ« KosovĂ«. MĂ« 15 janar 1999, 45 civilĂ« tĂ« pafajshĂ«m u vranĂ« mizorisht, vetĂ«m pse ishin shqiptarĂ« dhe kĂ«rkonin tĂ« jetonin tĂ« lirĂ« nĂ« vendin e tyre”, ka shkruar Ballazhi nĂ« Facebook.

Ai shtoi se kujtimi i viktimave Ă«shtĂ« njĂ« obligim moral dhe historik: “Kujtimi i viktimave tĂ« Reçakut Ă«shtĂ« obligim moral dhe historik, pĂ«r tĂ« mos harruar kurrĂ«, pĂ«r tĂ« kĂ«rkuar drejtĂ«si dhe pĂ«r tĂ« mos lejuar qĂ« e vĂ«rteta tĂ« mohohet. Lavdi tĂ« rĂ«nĂ«ve dhe nderim i pĂ«rjetshĂ«m pĂ«r martirĂ«t e Reçakut”.

Ballazhi bëri thirrje që vlera e sakrificës së viktimave të mbetet një mësim për brezat e rinj dhe një kujtesë për të ruajtur lirinë dhe drejtësinë. /Telegrafi/


Zyrtare: Benato Bekima Claude, përforcimi i ri i Ferzajt



FC Ferizaj ka njoftuar nënshkrimin e Benato Bekima Claude, sulmuesi 19-vjeçar nga FC Riga, i cili do të jetë pjesë e skuadrës bardhë e kaltër.

Lojtari është gjithashtu pjesë e Kombëtares U21 të Kamerunit, dhe pritet të kontribuojë në repartin ofensiv të klubit.

Klubi thekson se Bekima është një shtesë për të përforcuar skuadrën dhe për të dhënë mundësi zhvillimi për talentet e reja.

“BesojmĂ« se do tĂ« pĂ«rshtatet mirĂ« nĂ« ekip dhe do tĂ« ndihmojĂ« skuadrĂ«n gjatĂ« pjesĂ«s sĂ« mbetur tĂ« sezonit”, thuhet nĂ« njoftimin zyrtar.


FC Ferizaj në i uroj mirëseardhjen dhe i uron një start të suksesshëm me fanellën bardhë e kaltër. /Telegrafi/

Hapet pĂ«r qarkullim rruga Prishtinë–Ferizaj pas pĂ«rmbytjeve



Policia e KosovĂ«s ka njoftuar se rruga nacionale Prishtinë–Ferizaj, nĂ« tĂ« dy drejtimet, pĂ«rfshirĂ« aksin rrugor nĂ« afĂ«rsi tĂ« “Prishtina Mall”, Ă«shtĂ« hapur pĂ«r qarkullim normal tĂ« automjeteve.

Sipas njoftimit, rruga kishte mbetur e bllokuar për disa ditë si pasojë e përmbytjeve të shkaktuara nga reshjet e shumta të shiut.

Pas përfundimit të punimeve dhe largimit të pengesave të përkohshme, lëvizja e automjeteve tashmë zhvillohet pa kufizime dhe në kushte të rregullta trafiku.

Policia ka bërë të ditur se institucionet përgjegjëse mbeten të angazhuara në monitorimin e vazhdueshëm të situatës në terren, me qëllim garantimin e sigurisë dhe rrjedhshmërisë së komunikacionit.

Njëkohësisht, Policia e Kosovës ka apeluar te të gjithë vozitësit që të respektojnë sinjalizimin rrugor dhe rregullat e trafikut, si dhe të tregojnë kujdes të shtuar gjatë qarkullimit.

Komuna e Shtimes vendos regjim të veçantë të qarkullimit më 15 janar, në përvjetorin e Masakrës së Reçakut



Komuna e Shtimes ka njoftuar se më 15 janar do të zbatohet një regjim i veçantë i qarkullimit rrugor, me rastin e përvjetorit të Masakrës së Reçakut dhe aktiviteteve përkujtimore që do të zhvillohen gjatë kësaj dite.

Sipas njoftimit zyrtar, ky vendim Ă«shtĂ« marrĂ« nĂ« kuadĂ«r tĂ« takimeve koordinuese pĂ«r organizimin e “DitĂ«ve tĂ« Reçakut”, tĂ« zhvilluara me PolicinĂ« e KosovĂ«s, dhe bazuar nĂ« masat e sigurisĂ« tĂ« prezantuara nga autoritetet policore.

RrugĂ«timi i organizuar do tĂ« zhvillohet nĂ« njĂ« drejtim. Ai do tĂ« nisĂ« nga qyteti i Shtimes pĂ«rmes rrugĂ«s “Tahir Sinani”, duke vazhduar drejt rrugĂ«s sĂ« Prizrenit. Hyrja nĂ« fshatin Reçak do tĂ« bĂ«het pĂ«rmes rrugĂ«s “Lidhja e Prizrenit” (nga enti special), e cila do tĂ« shĂ«rbejĂ« vetĂ«m pĂ«r hyrje, ndĂ«rsa qarkullimi do tĂ« jetĂ« njĂ«kahor deri te Memoriali nĂ« Reçak.

Pas pĂ«rfundimit tĂ« homazheve, kthimi do tĂ« realizohet po ashtu nĂ« njĂ« drejtim, pĂ«rmes rrugĂ«s “15 Janari”, duke vazhduar nĂ« rrugĂ«n “William Walker” deri nĂ« dalje. QytetarĂ«t do tĂ« kenĂ« mundĂ«si tĂ« shfrytĂ«zojnĂ« edhe rrugĂ«n unazore (rrugĂ«n e re) pĂ«r t’u kthyer drejt ShtĂ«pisĂ« sĂ« KulturĂ«s nĂ« qytetin e Shtimes.

Nga Komuna e Shtimes sqarojnĂ« se rrugĂ«t “William Walker” dhe “15 Janari” nuk do tĂ« shfrytĂ«zohen pĂ«r hyrje, por vetĂ«m pĂ«r dalje. Gjithashtu, do tĂ« ketĂ« mbyllje nĂ« hyrje tĂ« rrugĂ«s “William Walker”, si dhe nĂ« afĂ«rsi tĂ« rrugĂ«s “Qorr Ilazi” nga drejtimi i fshatit PetrovĂ«, e cila do tĂ« shĂ«rbejĂ« vetĂ«m pĂ«r dalje.

Sa i pĂ«rket parkimit, parkingu pranĂ« Memorialit nĂ« Reçak do tĂ« jetĂ« i dedikuar vetĂ«m pĂ«r krerĂ«t e shtetit, ambasadorĂ«, delegacione tĂ« larta dhe familjarĂ« tĂ« martirĂ«ve, veçanĂ«risht pĂ«r personat me nevoja tĂ« veçanta pĂ«r shkak tĂ« moshĂ«s. Parkim shtesĂ« do tĂ« sigurohet nĂ« oborret e familjarĂ«ve nĂ« fshatin Reçak, nĂ« oborrin e shkollĂ«s nĂ« ÇestĂ« tĂ« Reçakut, si dhe pranĂ« ShtĂ«pisĂ« sĂ« KulturĂ«s nĂ« Shtime, ku parkimi do tĂ« jetĂ« i rregulluar gjatĂ« mbajtjes sĂ« AkademisĂ« PĂ«rkujtimore. HapĂ«sirat pĂ«rreth BibliotekĂ«s do tĂ« jenĂ« gjithashtu nĂ« dispozicion pĂ«r pjesĂ«marrĂ«sit.

Komuna e Shtimes u ka bërë thirrje qytetarëve që të respektojnë udhëzimet e zyrtarëve policorë dhe shenjëzimin rrugor, në mënyrë që aktivitetet përkujtimore të zhvillohen me dinjitet dhe pa pengesa. /Telegrafi/


Në kujtim të Reçakut, Shtimja mbyll bizneset më 15 janar



Komuna e Shtimes ka njoftuar se e enjtja, 15 janar 2026, do të jetë ditë pushimi për të gjitha bizneset që operojnë në territorin e komunës, në shenjë nderimi dhe respekti për sakrificën e martirëve dhe dëshmorëve të rënë në Masakrën e Reçakut.

Sipas njoftimit zyrtar të Drejtorisë për Shërbime Publike, vendimi është marrë në bazë të rregullores komunale në fuqi dhe ka për qëllim shënimin e Ditës Përkujtimore të Masakrës së Reçakut, e cila ka rëndësi të veçantë historike dhe kombëtare.

Në këtë ditë, të gjitha subjektet afariste obligohen të jenë të mbyllura, përveç disa veprimtarive esenciale. Lejohet të punojnë vetëm furrat e bukës, barnatoret farmaceutike, pikat e shitjes së karburanteve dhe sektori i gastronomisë.

Nga Komuna e Shtimes bëhet e ditur se për kujdestari janë caktuar disa biznese të veçanta, të cilat do të ofrojnë shërbime për qytetarët gjatë kësaj dite pushimi.

Autoritetet komunale kanë bërë thirrje për respektimin e këtij vendimi, duke theksuar se mbyllja e bizneseve më 15 janar është një shprehje respekti dhe përkujtimi për viktimat e Masakrës së Reçakut. /Telegrafi/


Qytetari nga Ferizaj gjen para në rrugë dhe i dorëzon në polici



NjĂ« qytetar nga Ferizaj, A. Cakolli, 61 vjeç, ka treguar shembull tĂ« veçantĂ« pĂ«rgjegjshmĂ«rie dhe ndershmĂ«rie qytetare, duke dorĂ«zuar njĂ« shumĂ« tĂ« parave qĂ« i kishte gjetur nĂ« rrugĂ«n “DĂ«shmorĂ«t e Kombit” nĂ« stacionin policor tĂ« qytetit.

Ngjarja ka ndodhur mĂ« 12 janar 2026, rreth orĂ«s 16:00. ParatĂ« janĂ« numĂ«ruar nĂ« prezencĂ« tĂ« qytetarit, dhe pĂ«r tĂ« gjitha veprimet policore Ă«shtĂ« njoftuar prokurori i shtetit, ndĂ«rsa Ă«shtĂ« iniciuar “ShĂ«nim zyrtar”.

Mjetet e gjetura ruhen aktualisht në stacionin policor të Ferizajt.

Policia bën apel tek pronari i ligjshëm i shumës që të paraqitet në stacion për verifikim dhe tërheqje të parave.

Policia Rajonale e Ferizajt falënderon qytetarin për gjestin shembullor dhe human, i cili tregon përgjegjshmëri dhe ndershmëri qytetare.

Me këtë veprim, qytetari A. Cakolli jep një shembull të mirë për komunitetin dhe për respektimin e ligjit.

Rikthehet në operim të plotë linja që lidh Suharekën me Ferizajn



Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut (KOSTT) ka bërë të ditur se linja e tensionit të lartë LP 179/2, e cila lidh Nënstacionin e Suharekës me Nënstacionin Ferizaj 3, është rikthyer në operim të plotë pas ndërhyrjeve teknike në terren.

Sipas njoftimit të KOSTT-it, gjatë gjithë periudhës së punimeve furnizimi me energji elektrike për konsumatorët është siguruar përmes alternativave të rrjetit, pa pasur ndërprerje apo kufizime në këtë pjesë të vendit.

“Ekipet teknike tĂ« KOSTT kanĂ« qenĂ« tĂ« angazhuara intensivisht nĂ« terren dhe brenda njĂ« afati shumĂ« tĂ« shkurtĂ«r kanĂ« realizuar largimin e shtyllĂ«s sĂ« rrĂ«zuar, ndĂ«rtimin e shtyllĂ«s sĂ« re kĂ«ndore T30 dhe rikthimin e linjĂ«s nĂ« operim tĂ« plotĂ«, nĂ« pĂ«rputhje me standardet e sigurisĂ« dhe kĂ«rkesat teknike”, thuhet nĂ« njoftimin zyrtar.

KOSTT ka theksuar se ndërhyrjet janë kryer me sukses dhe se funksionimi i rrjetit të transmisionit është stabil dhe i sigurt. /Telegrafi/


​Rruga PrishtinĂ«-Ferizaj edhe sot e mbyllur, askush nuk intervenoi



Rruga nacionale Prishtinë-Ferizaj dhe anasjelltas që nga dje por edhe sot po vazhdon të jetë e mbyllur si pasojë e ujit në rrugë.

KosovaPress dje dhe sot ka qëndruar në këtë pjesë për të parë nga afër situatë.

Aty veturat po detyrohen të kthehen. Ndërkohë, deri tash nuk janë parë ndonjë ekipë të ketë intervenuar për ta larguar këtë pengesë.

Ushtruesi i detyrës së ministrit të infrastrukturës, Hysen Durmishi ka shkruar dje se në rrugën Prishtinë - Ferizaj, ende kemi bllokim si pasojë e sasisë së madhe të ujit të grumbulluar në rrugë, e shkaktuar nga kyçjet ilegale në kanalet e ujërave atmosferike. /KP/

Rruga Prishtinë-Ferizaj edhe sot e mbyllur nga përmbytjet

PRISHTINË, 11 janar/ATSH/ Rruga nacionale PrishtinĂ«-Ferizaj dhe anasjelltas qĂ« nga dje por edhe sot po vazhdon tĂ« jetĂ« e mbyllur si pasojĂ« e ujit nĂ« rrugĂ«.

KosovaPress dje dhe sot ka qëndruar në këtë pjesë për të parë nga afër situatë. Aty veturat po detyrohen të kthehen. Ndërkohë, deri tani nuk janë parë ekipe për të ndërhyrë në hapjen e rrugës duke larguar ujin.

Ushtruesi i detyrĂ«s sĂ« ministrit tĂ« infrastrukturĂ«s, Hysen Durmishi ka shkruar dje se nĂ« rrugĂ«n PrishtinĂ« – Ferizaj, ende kemi bllokim si pasojĂ« e sasisĂ« sĂ« madhe tĂ« ujit tĂ« grumbulluar nĂ« rrugĂ«, e shkaktuar nga kyçjet ilegale nĂ« kanalet e ujĂ«rave atmosferike.

/Kosovapress/

The post Rruga Prishtinë-Ferizaj edhe sot e mbyllur nga përmbytjet appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Pas reshjeve të shiut mbyllet një segment në rrugën Ferizaj-Prishtinë

Një segment i rrugës nacionale Ferizaj-Prishtinë u mbyll për qarkullim për automjete më 10 janar, për një kohë të caktuar për shkak të ujit të madh në rrugë, thanë autoritetet.

Policia e KosovĂ«s tha se segmenti qĂ« kalon nĂ«pĂ«r fshatin LlapnasellĂ«, segmenti nga rrethi i “Prishtina Mall” nĂ« drejtim tĂ« PrishtinĂ«s dhe segmenti nga rrethi i “Marigona” nĂ« drejtim tĂ« Ferizajt, Ă«shtĂ« mbyllur plotĂ«sisht pĂ«r qarkullimin e automjeteve, “pĂ«r njĂ« kohĂ« tĂ« caktuar”.

“Ky veprim Ă«shtĂ« ndĂ«rmarrĂ« si masĂ« e domosdoshme pĂ«r mbrojtjen dhe sigurinĂ« e qytetarĂ«ve dhe parandalimin e rrezikut nĂ« trafik”, u tha nĂ« njoftimin e PolicisĂ« sĂ« KosovĂ«s. MĂ«ngjesin e 10 janarit, Kosova Ă«shtĂ« pĂ«rballur me reshje tĂ« shiut, teksa Instituti Meteorologjik i KosovĂ«s ka paraparĂ« qĂ« mĂ« vonĂ« gjatĂ« ditĂ«s, me ujen e temperaturave, tĂ« ketĂ« edhe reshje bore.

Ditëve të fundit, për shkak të reshjeve të shiut, disa zona në Kosovë u përballën me vërshime që shkaktuan dëme në pronat private dhe në infrastrukturën rrugore. Po ashtu, për shkak të vërshimeve, disa zona kanë pasur probleme me energji elektrike dhe furnizim me ujë të pijshëm, teksa Ministria e Arsimit ka vendosur që të shtyjë për 12 janar rinisjen e vitit shkollor pas pushimit dimëror./rel

Prania e madhe e ujit nĂ« rrugĂ«, nĂ« njĂ« segment tĂ« rrugĂ«s nacionale Ferizaj–PrishtinĂ« ndalohet qarkullimi i automjeteve



Policia e KosovĂ«s ka bĂ«rĂ« tĂ« ditur se pĂ«r shkak tĂ« sasisĂ« sĂ« madhe tĂ« ujit nĂ« rrugĂ«n nacionale Ferizaj–PrishtinĂ«, konkretisht nĂ« segmentin qĂ« kalon nĂ«pĂ«r fshatin LlapnasellĂ«, segmenti nga rrethi i “Prishtina Mall” nĂ« drejtim tĂ« PrishtinĂ«s dhe segmenti nga rrethi i “Marigona” nĂ« drejtim tĂ« Ferizajt Ă«shtĂ« bllokuar plotĂ«sisht qarkullimi i automjeteve nĂ« kĂ«tĂ« segment rrugor pĂ«r njĂ« kohĂ« tĂ« caktuar.

Policia njofton se qarkullimi i automjeteve do të devijohet dhe orientohet përmes autostradës.

“PĂ«r shkak tĂ« sasisĂ« sĂ« madhe tĂ« ujit nĂ« rrugĂ«n nacionale Ferizaj–PrishtinĂ«, konkretisht nĂ« segmentin qĂ« kalon nĂ«pĂ«r fshatin LlapnasellĂ«, segmenti nga rrethi i ‘Prishtina Mall’ nĂ« drejtim tĂ« PrishtinĂ«s dhe segmenti nga rrethi i ‘Marigona’ nĂ« drejtim tĂ« Ferizajt, nĂ« koordinim me zyrtarĂ« nga Ministria e InfrastrukturĂ«s dhe kompaninĂ« pĂ«rgjegjĂ«se pĂ«r mirĂ«mbajtje tĂ« rrugĂ«s, Ă«shtĂ« marrĂ« vendim qĂ« tĂ« bllokohet plotĂ«sisht qarkullimi i automjeteve nĂ« kĂ«tĂ« segment rrugor pĂ«r njĂ« kohĂ« tĂ« caktuar”, thuhet nĂ« njoftim.

Policia thekson tutje se ky veprim është ndërmarrë si masë e domosdoshme për mbrojtjen dhe sigurinë e qytetarëve dhe parandalimin e rrezikut në trafik. /Telegrafi/

Sulm fizik ndaj zyrtarëve policorë në Ferizaj, dy policë dhe i dyshuari marrin tretman mjekësor



Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një person është arrestuar pasi i njëjti ka ofenduar, kanosur dhe sulmuar fizikisht zyrtarët policorë.

Rasti ka ndodhur në Stacionin policor në Ferizaj, të premten në ora 15:40.

“Stacioni Policor Ferizaj 09.01.2026 – 15:40. ËshtĂ« arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi qĂ« i njĂ«jti i ka ofenduar, kanosur dhe sulmuar fizikisht zyrtarĂ«t policorĂ«â€, thuhet nĂ« raport.

Si pasojë lëndime trupore kanë pësuar dy zyrtarë policorë dhe i dyshuari të cilët kanë pranuar tretman mjekësor.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/

❌