❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Refuzohet si e pabazuar ankesa e PDK-së, e paraqitur kundër vendimit të PZAP-së



Gjykata Supreme e ka refuzuar si të pabazuar ankesën e parashtruar nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), të paraqitur kundër vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP).

Sipas një njoftimi për media thuhet se pasi PZAP ka hedhur si të pas-afatshme ankesën ZP.Anr.69/2025, të datës 08.01.2026.

"Ky subjekt politik, ka paraqitur ankesë në Gjykatën Supreme, duke propozuar, mes tjerash, që Gjykata Supreme të urdhërojë Komisionin Qendror të Zgjedhjeve që të anulojë të gjitha fletëvotimet e pranuara me postë, pas datës 29.12.2026, ora 16:00 dhe të përjashtojë nga numërimi të gjitha fletëvotimet me postë të pranuara pas këtij afati, përfshirë ato të pranuar më 02.01.2026 dhe 05.01.2026, si dhe të bëjë rishikimin e rezultatit zgjedhor, pa përfshirjen e këtyre fletëvotimeve", thuhet në njoftim.

Tutje bëhet e ditur se Gjykata Supreme e Kosovës e vlerësoi ligjshmërinë e vendimit të kontestuar, dhe pas shqyrtimit të shkresave të lëndës, gjeti se ankesa është e pathemeltë.

"Gjykata Supreme, nisur nga gjendja faktike dhe ligjore e çështjes, e pranon në tërësi si të drejtë dhe të bazuar qëndrimin juridik të PZAP-së, me të cilin e ka hedhë poshtë si të pas-afatshme ankesën e subjekti politik, Partia Demokratike e Kosovës", thuhet në njoftim.

Gjykata Supreme vlerĂ«son se afatet ligjore janĂ« garanci pĂ«r palĂ«n ankuese dhe detyrim pĂ«r organet pĂ«rgjegjĂ«se pĂ«r shqyrtimin e ankesave brenda afatit kohor, ndĂ«rsa veçanĂ«risht afatshmĂ«ria e ankesave nĂ« procesin zgjedhor Ă«shtĂ« jetike pĂ«r t’u pĂ«rmbyllur si i tillĂ« dhe tĂ« mos ketĂ« prolongime kohore. /Telegrafi/

PZAP refuzon katër ankesa, njëra e Haxhiut dhe tjetra e Nurës



Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka refuzuar katër ankesa në lidhje me numërimin e votave për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit.

Sipas një publikimi në faqen zyrtare të PZAP-së, bëhet e ditur se ky institucion i ka konsideruar tri ankesa si të pas-afatshme, ndërsa një ankesë, sipas tyre, është tërhequr.

Ankesa e Bekim Haxhiut është hedhur e pas-afatshme me të cilën ka kërkuar që të urdhërohet Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) që të anuloj të gjitha fletëvotimet e pranuara me postë pas datë 29.12.2025 dhe të përjashtoj nga numërimi të gjitha fletëvotimet të pranuara pas këtij afati përfshirë ato të pranuara me 02.01.2026 dhe 05.01.2026, për Zgjedhjet e Parakohshme për Kuvend të Republikës së Kosovës.

Po ashtu PZAP ka hedhur të palejuar ankesën e parashtruar nga kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Jakup Nura.

Nura nga PZAK kishte kishte kĂ«rkuar ëë tĂ« urdhĂ«rohet KQZ-ja qĂ« t’i numĂ«roj tĂ« gjitha vendvotimet nĂ« KomunĂ«n e Skenderajt. /Telegrafi/

Katër ankesa në shqyrtim nga PZAP për zgjedhjet e 28 dhjetorit



Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të premten më 9 janar, ka përfunduar numërimin e të gjitha votave për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit.

Lidhur me këto zgjedhje Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka konfirmuar se aktualisht janë katër ankesa në shqyrtim

Në një përgjigje për Telegrafin, PZAP ka bërë të ditur se këto ankesa janë duke u trajtuar në përputhje me kompetencat ligjore të institucionit, ndërsa vendimet për to do të merren brenda afateve të përcaktuara me Ligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme (LZP) dhe Rregulloren e PZAP-së.

Ndryshe, të premten vonë PZAP e hodhi poshtë si të pa afatshme kërkesën e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për shfuqizimin e rreth 20.000 votave të dërguara në vend përmes postës nga mërgata.

PDK kishte kĂ«rkuar nga PZAP-ja tĂ« enjten t’i shpallĂ« tĂ« pavlefshme votat nĂ« fjalĂ«, duke thĂ«nĂ« se ato ishin dĂ«rguar me postĂ« nga jashtĂ« vendit me vonesĂ«, pas afatit tĂ« lejuar ligjor.

Sipas rezultateve preliminare, këto zgjedhje i fitoi Lëvizja Vetëvendosje me 51.11 për qind të votave që i japin 57 ulëse në Kuvend.

Partia e dytë doli Partia Demokratike e Kosovës me 20.19 për qind të votave apo 22 ulëse në Kuvend.

Lidhja Demokratike e Kosovës ka fituar 13.23 për qind të votave, që i sigurojnë asaj 15 ulëse në organin ligjvënës.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka fituar 5.50 për qind të votave dhe kjo parti do të ketë gjashtë deputetë.

Në zgjedhjet e 28 dhjetorit morën pjesë 45 për qind e trupit votues.

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit ishin rezultat i mospajtimeve dhe përplasjeve ndërmjet partive politike, të cilat pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, nuk arritën ta konstituonin Kuvendin deri më 10 tetor. /Telegrafi/

PZAP hedh poshtë kërkesën e PDK-së për shfuqizimin e mijëra votave me postë

PZAP ka hedhur poshtë ankesën e Partisë Demokratike të Kosovës për votat e diaspoës si të pasafatshme, duke mos e shqyrtuar në thelb. Ankesa kërkonte anulimin e fletëvotimeve me postë që arritën pas datës 29 dhjetor 2025, pasi PDK pretendonte se disa prej tyre ishin përfshirë në numërim në shkelje të ligjit. PDK argumentoi se votat e diaspoës që kishin mbërritur pas afatit duhej të hiqeshin nga


Source

Rrëzohet kërkesa e PDK-së për shfuqizimin e votave me postë

PRISHTINË, 9 janar /ATSH/ Paneli Zgjedhor pĂ«r Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) njoftoi tĂ« premten vonĂ« se e ka hedhur poshtĂ« si jashtĂ« afatit kĂ«rkesĂ«n e PartisĂ« Demokratike tĂ« KosovĂ«s (PDK) pĂ«r shfuqizimin e rreth 20.000 votave tĂ« dĂ«rguara nĂ« vend pĂ«rmes postĂ«s nga mĂ«rgata pĂ«r zgjedhjet e parakohshme parlamentare tĂ« 28 dhjetorit.

PDK – e cila doli e dyta nĂ« zgjedhje – kĂ«rkoi nga PZAP-ja tĂ« enjten t’i shpallĂ« tĂ« pavlefshme votat nĂ« fjalĂ«, duke thĂ«nĂ« se ato ishin dĂ«rguar me postĂ« nga jashtĂ« vendit me vonesĂ«, pas afatit tĂ« lejuar ligjor.

Në një njoftim të premten, PZAP-ja tha se partia e udhëhequr nga Bedri Hamza bëri ankesë pas afatit të paraparë ligjor prej 48 orësh për paraqitjen e ankesës, prandaj paneli nuk do ta shqyrtojë atë.

“Paneli ka vlerĂ«suar se ankesa Ă«shtĂ« parashtruar pas afatit ligjor pĂ«r paraqitjen e ankesĂ«s, sipas nenit 119, paragrafi 1 tĂ« LZP-sĂ«, ku afati pĂ«r dorĂ«zimin e ankesĂ«s Ă«shtĂ« 48 orĂ« nga ndodhja e shkeljes sĂ« supozuar, dhe se ankesa Ă«shtĂ« dorĂ«zuar nĂ« PZAP mĂ« datĂ« 08.01.2026, ndĂ«rsa shkelja e supozuar sipas ankuesit ka ndodhur me datĂ«n 02.01.2026 dhe 05.01.2026”, thuhet nĂ« njoftim.

PDK-ja u ankua se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) i pranoi rreth 20.000 fletëvotime më 2 dhe 5 janar, pra disa ditë pas afatit të lejuar ligjor për pranimin e votave të dërguara me postë nga jashtë vendit për zgjedhjet e 28 dhjetorit.

Sipas Ligjit të Kosovës për Zgjedhjet, fletëvotimet e dërguara me postë nga jashtë vendit mund të pranohen nga KQZ-ja jo më larg se deri të nesërmen e ditës së zgjedhjeve në orën 16:00.

DitĂ« mĂ« parĂ«, zĂ«dhĂ«nĂ«si i KQZ-sĂ«, Valmir Elezi, tregoi pĂ«r Radion Evropa e LirĂ« se komisioni – i cili mbikĂ«qyr procesin zgjedhor nĂ« vend – i kishte pranuar rreth 20.000 fletĂ«votime tĂ« dĂ«rguara me postĂ« nga diapora mĂ« 2 dhe 5 janar.

Rreth 51.000 qytetarë të Kosovës në diasporë ishin regjistruar për të votuar përmes postës në këto zgjedhje.

Vetëvendosja e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, fitoi shumicën dërrmuese të votave me postë, 33.556, duke e lënë PDK-në mbrapa me vetëm 4.611 vota të fituara.

Para fillimit tĂ« numĂ«rimit tĂ« votave me postĂ«, PDK-ja ishte nĂ« rrugĂ« pĂ«r t’i fituar 23 vende nĂ« Kuvendin e KosovĂ«s, por tani ajo ka humbur njĂ« vend.

Vetëvendosja, ndërkohë, ka fituar 57 vende dhe Kurti pritet të themelojë qeverinë e re të vendit sapo të verifikohen rezultatet e zgjedhjeve.

KQZ-ja njoftoi të premten se ka përfunduar numërimi i të gjitha votave dhe tani ajo pritet të shpallë rezultatin përfundimtar.

The post Rrëzohet kërkesa e PDK-së për shfuqizimin e votave me postë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

PZAP refuzon kërkesën e PDK-së për votat me postë, konfirmon fitoren me mbi 50% të Vetëvendosjes

Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) njoftoi të premten vonë se e ka hedhur poshtë si të paafatshme kërkesën e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për shfuqizimin e rreth 20.000 votave të dërguara në vend përmes postës për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit. DK e cila doli e dyta në zgjedhje kërkoi [
]

The post PZAP refuzon kërkesën e PDK-së për votat me postë, konfirmon fitoren me mbi 50% të Vetëvendosjes appeared first on BoldNews.al.

PZAP hedh poshtë si të pasafatshme ankesën e PDK-së për votat nga diaspora



Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka hedhur poshtë si të pasafatshme ankesën e Partisë Demokratike të Kosovës, e cila kërkoi anulimin e fletëvotimeve të pranuara me postë pas datës 29 dhjetor 2025.

Paneli i pĂ«rbĂ«rĂ« nga gjyqtarĂ«t Kujtim Pasuli, Hidajete Gashi Alaj dhe Skender Çoçaj, konstatoi se ankesa Ă«shtĂ« parashtruar jashtĂ« afatit ligjor prej 48 orĂ«sh.

“Hedhet e pasafatshme ankesa ZP.Anr.69/2025, e datĂ«s 08.01.2026, e parashtruar nga subjektit politik Partia Demokratike e KosovĂ«s (PDK), me seli nĂ« PrishtinĂ«, me tĂ« cilĂ«n ka kĂ«rkuar qĂ« tĂ« urdhĂ«rohet Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) qĂ« tĂ« anuloj tĂ« gjitha fletĂ«votimet tĂ« pranuara me postĂ« pas datĂ« 29.12.2025 dhe tĂ« pĂ«rjashtoj nga numĂ«rimi tĂ« gjitha fletĂ«votimet tĂ« pranuara pas kĂ«tij afati pĂ«rfshirĂ« ato tĂ« pranuara me 02.01.2026 dhe 05.01.2026, pĂ«r Zgjedhjet e Parakohshme pĂ«r Kuvend tĂ« RepublikĂ«s sĂ« KosovĂ«s, tĂ« mbajtura mĂ« 28 dhjetor 2025”, thuhet nĂ« vendimin e PZAP-sĂ«.

Sipas PZAP shkelja e supozuar ka ndodhur më datat 2 dhe 5 janar 2026 (kur janë tërhequr pakot), derisa ankesa në PZAP është dorëzuar më 8 janar 2026. Për pasojë, paneli e hodhi ankesën pa e shqyrtuar bazueshmërinë e saj lëndore.

PDK kishte pretenduar se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka shkelur Ligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme duke numëruar fletëvotime që kanë arritur në kutitë postare më 2 dhe 5 janar 2026.

Në përgjigjen e saj, KQZ-ja u mbrojt duke argumentuar se ndryshimi i afateve ishte i domosdoshëm për të garantuar të drejtën e votës për diasporën, për shkak të festave të fundvitit dhe vonesave postare; Dështimit të kontraktimit të operatorit ekonomik për shërbime postare në kohë dhe faktit që në disa shtete (si Zvicra), data 29 dhjetor nuk ishte ditë pune.

KQZ theksoi se ky vendim ishte marrë me votat e të gjithë anëtarëve dhe ishte bazuar në ligjin që i lejon KQZ-së të ndryshojë afatet në rrethana të zgjedhjeve të parakohshme.

Tani Partia Demokratike e Kosovës ka të drejtë të ankohet kundër vendimit të PZAP në Gjykatën Supreme të Kosovës brenda 48 orëve nga momenti i pranimit të vendimit.

Pas numërimit të votave, PZAP ka në shqyrtim një ankesë



Pas përfundimit të numërimit të votave nga zgjedhjet e parakohshme të 28 dhjetorit, Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) pritet të shqyrtojë edhe një ankesë.

Kështu tha në një prononcim për Telegrafin, ud.drejtori i sekretariatit të PZAP-së, Tefik Mahmuti.

Mahmuti tha se ankesa e cila është në pritje për shqyrtim në PZAP është nga PDK-ja.

“TĂ« gjitha ankesat janĂ« shqyrtuar dhe vetĂ«m njĂ« ankesĂ« e PDK-sĂ« ende nuk Ă«shtĂ« shqyrtuar. Pritet qĂ« paneli shumĂ« shpejt ta shqyrtojĂ« dhe kĂ«tĂ« ankesĂ«. Ende ka afat tĂ« pranimit tĂ« ankesave nĂ« PZAP”, ka thĂ«nĂ« Mahmuti.

Ndryshe, pas përfundimit të numërimit të votave pritet shpallja e rezultateve përfundimtare të këtyre zgjedhjeve të parakohshme nga KQZ-ja.

Sipas Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, palët kanë të drejtë të paraqesin ankesa në PZAP brenda 48 orëve. /Telegrafi/

PDK-ja kërkon shfuqizimin e mijëra votave me postë



Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka kërkuar zyrtarisht shfuqizimin e rreth 20.000 votave të dërguara në vend përmes postës nga mërgata për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit, duke u thirrur në shkelje ligjore.

PDK - e cila doli e dyta në zgjedhje - parashtroi ankesë në Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), të enjten.

Ajo tha se mbi 20.000 fletëvotime ishin dërguar me postë nga jashtë vendit me vonesë, pas afatit të lejuar ligjor.

Sipas Ligjit të Kosovës për Zgjedhjet, fletëvotimet e dërguara me postë nga jashtë vendit mund të pranohen nga KQZ-ja më së largu një ditë pas zgjedhjeve.

Neni 96 thotĂ« se “vota pĂ«rmes votimit jashtĂ« KosovĂ«s, e dĂ«rguar me postĂ« nĂ« kutinĂ« postare tĂ« KQZ-sĂ« nĂ« KosovĂ«, pranohet nga KQZ-ja deri tĂ« nesĂ«rmen e ditĂ«s sĂ« zgjedhjeve nĂ« orĂ«n 16:00, me kusht qĂ« tĂ« ketĂ« vulĂ«n e dĂ«rgimit para ditĂ«s sĂ« zgjedhjeve”.

AnĂ«tari i PDK-sĂ« nĂ« KQZ, Ilir Gashi, shkroi tĂ« enjten nĂ« Facebook se propozimi pĂ«r pranimin e fletĂ«votimeve pas afatit u miratua nĂ« KQZ “me vetĂ«dije se po bĂ«hej shkelje ligjore, edhe pse kjo u arsyetua me qĂ«llimin qĂ« tĂ« mos keqkuptohej se jemi kundĂ«r mĂ«rgatĂ«s”.

“Prandaj, organet kompetente duhet tĂ« vendosin nĂ« mĂ«nyrĂ« meritore lidhur me vendimin e KQZ-sĂ« pĂ«r pranimin e fletĂ«votimeve jashtĂ« afatit ligjor”, shkroi Gashi.

Por, Alban Krasniqi - anĂ«tari i LĂ«vizjes VetĂ«vendosje nĂ« KQZ, e cila i fitoi bindshĂ«m zgjedhjet pĂ«rfshirĂ« edhe votat me postĂ« – e akuzoi PDK-nĂ« pĂ«r ankesĂ« tĂ« “turpshme” kundĂ«r mĂ«rgatĂ«s.

“VetĂ« e votuan nĂ« KQZ procedurĂ«n dhe afatet, e tash kur mĂ«rgata u vetorganizua dhe arriti tĂ« sjellĂ« fletĂ«votimet nga gjithandej globit, kĂ«tyre u djeg ky fakt duke harruar qĂ« humbjen nuk e kanĂ« nga mĂ«rgata, e as nga votuesit nĂ« KosovĂ«, por nga sjellja, veprimet dhe vendimet e dĂ«mshme tĂ« vet PDK-sĂ«â€, shkroi Krasniqi nĂ« Facebook tĂ« enjten.

Rreth 51.000 qytetarë të Kosovës në mërgatë ishin regjistruar për të votuar përmes postës në këto zgjedhje.

Kur janë numëruar rreth 80 për qind të votave me postë, Vetëvendosje e kryeministrit Albin Kurti i ka fituar 30.671 vota, ndërsa PDK-ja vetëm 4.335 vota.

Para fillimit tĂ« numĂ«rimit tĂ« votave me postĂ«, PDK-ja ishte nĂ« rrugĂ« pĂ«r t’i fituar 23 ulĂ«se nĂ« Kuvendin e KosovĂ«s, por tani ajo ka humbur njĂ« ulĂ«se.

Vetëvendosje, ndërkohë, ka fituar 57 ulëse dhe Kurti pritet ta themelojë qeverinë e re të vendit sapo të verifikohen rezultatet e zgjedhjeve.

KQZ-ja njoftoi të enjten vonë se është buzë përfundimit të numërimit të votave me postë, të fundit, para shpalljes së rezultateve përfundimtare dhe verifikimit të tyre.

"Ka filluar numërimi i pjesës së fundit fletëvotime, mbi 3 mijë, që gjatë ditës janë sjellur në Kosovë", tha KQZ-ja në Facebook./Radio Evropa e Lirë/

PZAP: 66 ankesa të paraqitura për zgjedhjet e 28 dhjetorit, Vetëvendosje dhe LDK me numrin më të madh



Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka njoftuar se për Zgjedhjet e Parakohshme për Kuvend të Republikës së Kosovës, të mbajtura më 28 dhjetor 2025, janë paraqitur 66 ankesa gjatë gjithë procesit zgjedhor.

Në një përgjigje për Telegrafin, PZAP ka bërë të ditur se subjektet politike që kanë paraqitur numrin më të madh të ankesave përfshijnë: Lëvizjen Vetëvendosje, Lidhjen Demokratike të Kosovës, Listën Serbe, Kosovski Savez, Za Slobodu Pravdu i Opstanak dhe Lëvizjen Përparimtare të Romëve të Kosovës.

Sa i përket natyrës së ankesave, Paneli sqaron se ato lidhen kryesisht me çështje të ndryshme gjatë procesit zgjedhor.

“Sa i pĂ«rket natyrĂ«s sĂ« ankesave, kanĂ« tĂ« bĂ«jnĂ« kryesisht me vendosjen e materialit promovues nĂ« hapĂ«sirĂ« publike, shfrytĂ«zimin e resurseve publike tĂ« institucioneve, ndikimin nĂ« votues, si dhe kundĂ«rshtimin e vendimeve tĂ« Komisionit Qendror tĂ« Zgjedhjeve (KQZ),” thuhet nĂ« pĂ«rgjigjen e tyre.

PZAP ka theksuar se çdo ankesë trajtohet sipas rregullave dhe afateve të parapara me ligj, ndërsa vendimet e panelit synojnë të sigurojnë një proces zgjedhor të drejtë dhe transparent për të gjitha subjektet dhe qytetarët. /Telegrafi/

Refuzohet e pabazuar ankesa e Lëvizjes Vetëvendosje, e paraqitur kundër vendimit të PZAP-së



Kolegji i Gjykatës Supreme e ka refuzuar si të pathemeltë ankesën e subjektit politik: Lëvizja Vetëvendosje (LVV), të paraqitur kundër vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, (PZAP).

Kundër vendimit të PZAP-së, LVV ka paraqitur ankesë në Gjykatën Supreme.

“Gjykata vlerĂ«soi pretendimet ankimore tĂ« subjektit politik, pĂ«rkitazi me shkeljen e supozuar tĂ« nenit 36 tĂ« Ligjit Nr. 08/L-228 pĂ«r Zgjedhjet e PĂ«rgjithshme, dĂ«nimin me gjobĂ« tĂ« shqiptuar dhe interpretimin e PZAP-sĂ« lidhur me pĂ«rdorimin e pasurisĂ« publike dhe pjesĂ«marrjen e zyrtarĂ«ve publikĂ« gjatĂ« periudhĂ«s sĂ« fushatĂ«s zgjedhore, mirĂ«po kĂ«to pretendime i refuzoi si tĂ« pathemelta dhe jo tĂ« qĂ«ndrueshme.

Gjykata duke u nisur nga gjendja faktike dhe ligjore e çështjes, e pranon nĂ« tĂ«rĂ«si si tĂ« drejtĂ« dhe tĂ« bazuar qĂ«ndrimin juridik tĂ« PZAP-sĂ«, lidhur me dĂ«nimin me gjobĂ« tĂ« shqiptuar ndaj subjektit politik LĂ«vizja VetĂ«vendosje (LVV), pĂ«r shkak tĂ« shkeljes sĂ« Kodit tĂ« MirĂ«sjelljes pĂ«r Subjektet Politike, MbĂ«shtetĂ«sit e tyre dhe KandidatĂ«t, gjatĂ« fushatĂ«s zgjedhore pĂ«r Zgjedhjet e Parakohshme pĂ«r Kuvendin e RepublikĂ«s sĂ« KosovĂ«s, qĂ« janĂ« mbajtur mĂ« 28 dhjetor 2025”, thuhet nĂ« njoftim.

Tutje në njoftim thuhet se PZAP vendimin e atakuar e bazon në prova konkrete, të qarta dhe ekzistuese, pasi që gjatë shqyrtimit të provave gjegjësisht nga hulumtimi dhe verifikimi në llogarinë e rrjetit social Facebook, PZAP ka vërtetuar faktin se kandidatët e subjektit politik ankues: Arbërie Nagavci, Hysen Durmishi, Arben Vitia, Albulena Haxhiu dhe Hajrulla Ceko, kanë promovuar aktivitetet e tyre gjatë fushatës zgjedhore, duke shfaqur logon dhe numrin zgjedhor të subjektit politik lëvizja Vetëvendosje, në hapësirat publike, përkatësisht në: Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës si dhe Urën në Mitrovicë.

Gjykatë konstatoi se në këtë çështje juridike, gjendja faktike është vërtetuar drejt dhe nuk është shkelur ligji në dëm të parashtruesit të ankesës. /Telegrafi/

OSBE vlerëson profesionalizmin e KQZ-së, PZAP-së dhe Policisë në organizimin e zgjedhjeve



Shef i Misionit të OSBE-së në Kosovë, Gerard McGurk, ka vlerësuar si të rëndësishme dhe profesionale punën e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) dhe të Policisë së Kosovës në organizimin dhe mbarëvajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit.

NĂ« njĂ« postim nĂ« rrjetin “X”, ambasadori McGurk tha se kĂ«to institucione punuan nĂ« mĂ«nyrĂ« profesionale, efikase dhe tĂ« sigurt.

“NdĂ«rsa procesi i numĂ«rimit Ă«shtĂ« ende nĂ« vazhdim, puna e tyre mbetet thelbĂ«sore pĂ«r qĂ«ndrueshmĂ«rinĂ« demokratike tĂ« KosovĂ«s dhe besimin e publikut”- ka shkruar ai.

Ndryshe, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përfunduar numërimin e votave të kandidatëve për deputetë si dhe verifikimin e votave për partitë politike në gjashtë Qendra Komunale të Numërimit.

KQZ më 30.12.2025 ka procesuar 100 për qind të rezultateve preliminare të zgjedhjeve të jashtëzakonshme të 28 dhjetorit, vota të numëruara në vendvotime.

Sipas rezultateve të publikuara nga KQZ-ja, fituese e zgjedhjeve të së dielës është Lëvizja Vetëvendosje me 433 mijë e 394 vota.

Partia Demokratike e Kosovës radhitet e dyta me 184 mijë e 318 vota.

Lidhja Demokratike e Kosovës nga ana tjetër ka siguruar 119 mijë e 201 vota.

Teksa Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka marr gjithsej 49 mijë e 698 vota.

Pjesëmarrja në zgjedhje sipas KQZ ka qenë 45.03% apo 900 mijë e 330 votues nga 1 milion e 999 mijë e 204 votues në Listën Votuese.

Numri i qytetarëve me të drejtë vote në vendvotime në Kosovë ishte 1,999,204 votues, ndërkaq numri i qytetarëve që janë regjistruar për të votuar jashtë Kosovës ishte 77,086

PZAP gjobit Listën Serbe me 45 mijë euro për shkelje të Kodit të Mirësjelljes gjatë fushatës



Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka gjobitur subjektin politik Lista Serbe, me seli në Mitrovicë të Veriut, me 45,000 euro për shkelje të Kodit të Mirësjelljes gjatë fushatës zgjedhore për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit 2025.

Vendimi është marrë pas ankesës së parashtruar nga subjekti politik Kosovski Savez, me seli në Leposaviq, e cila u vlerësua si e bazuar nga PZAP.

Sipas vendimit, Lista Serbe është shpallur përgjegjëse për shkelje të Kodit të Mirësjelljes për Subjektet Politike, mbështetësit e tyre dhe kandidatët gjatë fushatës zgjedhore.

Në arsyetimin e vendimit thuhet se për këto shkelje Listës Serbe i është shqiptuar dënim me gjobë në vlerë prej 45 mijë euro.

PZAP ka njoftuar gjithashtu se Lista Serbe është e obliguar që gjobën e shqiptuar ta paguajë brenda afatit prej 15 ditësh, nga dita e plotfuqishmërisë së vendimit.

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë janë mbajtur më 28 dhjetor 2025, ndërsa PZAP ka trajtuar disa ankesa që lidhen me mbarëvajtjen e fushatës zgjedhore./Telegrafi.

PZAP: Kemi marrë 56 ankesa për zgjedhjet e 28 dhjetorit, 49 prej tyre tashmë të shqyrtuara



Lidhur me Zgjedhjet e Parakohshme për Kuvend të Republikës së Kosovës, të mbajtura më 28 dhjetor 2025, deri më tani janë parashtruar gjithsej 56 ankesa.

Kështu ka bërë të ditur Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) për Telegrafin.

Sipas PZAP-it, 49 nga këto ankesa tashmë janë shqyrtuar nga institucionet përgjegjëse, ndërsa pjesa tjetër mbetet ende në proces të trajtimit.

NĂ« tĂ« dhĂ«nat e publikuara nga PZAP lidhur me procesin zgjedhor tĂ« 28 dhjetorit 2025, bĂ«het e ditur se ankesat e paraqitura kanĂ« pĂ«rfshirĂ« njĂ« numĂ«r tĂ« konsiderueshĂ«m subjektesh politike, me status “NĂ« progres” pĂ«r shumicĂ«n e rasteve.

Në regjistrin aktual të rasteve të publikuara, përfshihen ankesa që lidhen me shkelje të ndryshme të rregullave zgjedhore, përfshirë:

Shkelje të heshtjes zgjedhore, të paraqitura nga subjekte politike si Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) kundër Lëvizjes Vetëvendosje, por edhe anasjelltas, për shkelje të rregullave të heshtjes zgjedhore në disa komuna;

Përdorim të pasurisë ose pozitës publike për përfitim votash, si ankesa e paraqitur nga Lëvizja Vetëvendosje kundër Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), lidhur me përdorimin e pasurive publike gjatë fushatës zgjedhore;

Vendosje të materialeve zgjedhore në hapësira publike, si dhe çështje të tjera të ndërlidhura me fushatën zgjedhore./Telegrafi.

LVV gjobitet me 6 mijë euro nga PZAP për shkelje gjatë fushatës zgjedhore



Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka pranuar ankesat e subjektit politik Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe ka gjobitur subjektin politik Lëvizja Vetëvendosje (LVV) me 6,000 euro për shkelje të Kodit të Mirësjelljes gjatë fushatës zgjedhore.

Sipas vendimit të datës 25.12.2025, PZAP ka shqiptuar gjobën ndaj LVV-së për shkak të përdorimit të burimeve publike për qëllime elektorale nga kandidatët e saj për deputetë.

Vendimi vjen pas shqyrtimit të ankesave të LDK-së me numra ZP.Anr.41/2025, ZP.Anr.43/2025 dhe ZP.Anr.45/2025.

Në arsyetim thuhet se kandidatja Arbëre Nagavci ka shfrytëzuar zyrën e saj si ministre në detyrë në Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë për fushatë zgjedhore, ndërsa kandidati Hysen Durmishi ka përdorur pronën publike në rastin e një aktiviteti në Mitrovicë për përfitim elektoral.

PZAP ka konstatuar se këto veprime përbëjnë shkelje të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, përkatësisht nenit 36, paragrafi 1, si dhe dispozitave të Rregullores Zgjedhore Nr.07/2024 që rregullojnë fushatën zgjedhore, monitorimin dhe deklarimin financiar.

LVV obligohet që gjobën prej 6,000 eurosh ta paguajë brenda 15 ditëve nga dita e plotfuqishmërisë së këtij vendimi.

Lista Serbe gjobitet me 30 mijë euro nga PZAP



Paneli Zgjedhor për Ankesat dhe Parashtresa (PZAP) ka marrë vendim lidhur me ankesën e subjektit politik Kosovski Savez, me seli në Leposaviq, kundër subjektit politik Lista Serbe, me seli në veri të Mitrovicës.

Kjo ankesë lidhej me shkeljen e Kodit të Mirësjelljes për Subjektet Politike gjatë fushatës zgjedhore për Zgjedhjet Parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të cilat do të mbahen më 28 dhjetor 2025.

Në vendimin e datës 24 dhjetor 2025, PZAP pranoi ankesën e subjektit Kosovski Savez dhe konstatoi se subjekti Lista Serbe ka shkelur Kodin e Mirësjelljes dhe detyrimet e tyre ndaj kandidatëve gjatë fushatës zgjedhore.

Për këtë arsye, Lista Serbe është gjobitur me 30,000 euro dhe është urdhëruar që menjëherë të largojë nga hapësirat publike të gjitha posterat dhe materialet zgjedhore që lidhen me këtë shkelje.

Ky vendim vjen pas njĂ« ankese tĂ« dorĂ«zuar mĂ« 23 dhjetor 2025, ku subjekti Kosovski Savez pretendonte se Lista Serbe kishte vendosur materiale promovuese nĂ« rrugĂ«n “24 NĂ«ntori” nĂ« Leposaviq, duke shkelur rregullat e fushatĂ«s zgjedhore.

Paneli Zgjedhor për Ankesat dhe Parashtresa thekson rëndësinë e respektimit të Kodit të Mirësjelljes për të garantuar një proces zgjedhor të drejtë dhe të ndershëm. /Telegrafi/

PZAP rrëzon vendimin e KQZ-së, certifikohet lista e kandidatëve për deputetë të Listës Serbe



Paneli për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka rrëzuar vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) dhe ka vendosur për certifikimin e listës së kandidatëve për deputetë të subjektit politik Lista Serbe.

Vendimi erdhi pas ankesës së paraqitur nga Lista Serbe në PZAP, pasi KQZ nuk kishte certifikuar listën e saj të kandidatëve për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Sipas vendimit të PZAP-së, ankesa e Listës Serbe është aprovuar, ndërsa vendimi i KQZ-së me Nr. Protokolli 01/3771-2025, i datës 10 dhjetor 2025, është ndryshuar. Paneli ka pranuar rekomandimin e Zyrës për Certifikim dhe Kontroll Financiar në KQZ, të datës 11 dhjetor 2025, duke certifikuar listën me 33 kandidatë të këtij subjekti politik.

Me këtë vendim, Lista Serbe do të marrë pjesë në Zgjedhjet e Parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të cilat do të mbahen më 28 dhjetor 2025./Telegrafi/

PZAP rrëzon vendimin e KQZ-së, certifikon Listën Serbe për zgjedhjet e 28 dhjetorit



Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka rrëzuar sot vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) për moscertifikimin e Listës Serbe për pjesëmarrje në zgjedhjet e 28 dhjetorit.

Në vendimin e PZAP-së theksohet se pranohet rekomandimi i Zyrës për Certifikim dhe Kontroll Financiar të KQZ-së dhe, si rezultat, Lista Serbe certifikohet për të marrë pjesë në zgjedhjet e ardhshme.

“APROVOHET ankesa e subjektit politik Lista Serbe, me seli nĂ« MitrovicĂ«n e Veriut, e paraqitur kundĂ«r vendimit tĂ« Komisionit Qendror tĂ« Zgjedhjeve (KQZ), me nr. protokolli 01/3562/2025, datĂ« 02.12.2025, NDRYSHOHET vendimi i Komisionit Qendror tĂ« Zgjedhjeve (KQZ), me nr. protokolli 01/3562/2025, datĂ« 02.12.2025, ashtu qĂ« PRANOHET rekomandimi i ZyrĂ«s pĂ«r Çertifikim dhe Kontroll Financiar nĂ« KQZ, i datĂ«s 02.12.2025, ÇERTIFIKOHEĐą subjekti politik Lista Serbe, me seli nĂ« MitrovicĂ«n e Veriut, pĂ«r pjesĂ«marrje nĂ« Zgjedhjet e Parakohshme pĂ«r Kuvendin e RepublikĂ«s sĂ« KosovĂ«s, tĂ« cilat do tĂ« mbahen mĂ« 28 dhjetor 2025”, thuhet nĂ« vendim.

Lista Serbe ankohet në PZAP, Zlatan Elek nuk e përmend emrin kushtetuese të Kosovës



Lista Serbe nuk është certifikuar nga Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ) për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit në Kosovë, por kjo parti, e cila gëzon mbështetjen e Serbisë, ka bërë ankesë sot në PZAP dhe pret që të jetë pjesë e garës zgjedhore..

Kjo ka shkaktuar pakënaqësi në radhët e partisë, e cila gëzon mbështetjen e plotë të Beogradit zyrtar dhe kreut të saj Aleksandar Vuçiq.

Në një konferencë për media, kryetari i Listës Serbe Zllatan Elek e ka përmendur Kosovën me emrin e ish-regjimit dhe jo atë kushtetuese.

“PĂ«r herĂ« tĂ« tretĂ« mbahen zgjedhjet nĂ« hapĂ«sirĂ«n e KosovĂ«s dhe M... kĂ«tĂ« vit. FatkeqĂ«sisht, pĂ«r herĂ« tĂ« tretĂ« kemi situatĂ«n ku KQZ-ja nĂ« PrishtinĂ« shkel tĂ« drejtat e popullit serb dhe nuk e certifikon ListĂ«n Serbe, thjesht e zhduk ListĂ«n Serbe dhe nuk i lejon subjektit tonĂ« politik qĂ« tĂ« marrim pjesĂ« nĂ« kĂ«to zgjedhje. Pse e themi kĂ«tĂ«? Lista Serbe Ă«shtĂ« bindshĂ«m mĂ« e forta si parti serbe nĂ« hapĂ«sirat e KosovĂ«s e M...”, tha Elek.

Ai tha se kjo parti ka dhjetë kryetarë në komunat me shumicë serbe dhe se ka të drejtë pjesëmarrjeje në zgjedhje.

“PĂ«r fat tĂ« keq, regjimi i Albin Kurtit nĂ« PrishtinĂ« dĂ«shiron t’ia pamundĂ«sojĂ« pjesĂ«marrjen ListĂ«s Serbe dhe njĂ«herĂ«sh t’ua pamundĂ«sojĂ« tĂ« drejtĂ«n popullit serb qĂ« tĂ« zgjedhĂ« pĂ«rfaqĂ«suesit legjitimĂ« nga radhĂ«t e popullit serb”, tha ai.

Ai tha se janë ankuar sot në PZAP kundër vendimit të KQZ-së për mos certifikim të Listës Serbe dhe pret që ajo të anulohet, duke shtuar se kjo parti do të fitojë të dhjetë ulëset në zgjedhjet e dhjetorit

Ahmeti: Ligji i miratuar nga Qeveria Kurti e pĂ«rcakton qartĂ« – diaspora mund tĂ« votojĂ« vetĂ«m nĂ« ambasada e konsullata



Ish-kryetari i PrishtinĂ«s, Shpend Ahmeti, ka reaguar pas tentativĂ«s sĂ« LĂ«vizjes VetĂ«vendosje pĂ«r tĂ« mundĂ«suar qĂ« diaspora tĂ« votojĂ« edhe jashtĂ« ambasadave dhe konsullatave – kĂ«rkesĂ« e cila u refuzua nga Paneli pĂ«r Ankesa dhe Parashtresa (PZAP).

Në një postim në Facebook, Ahmeti tha se e drejta e votës për diasporën është e padiskutueshme, por mënyra e organizimit të votimit është e përcaktuar qartë në ligjin që është miratuar gjatë qeverisjes së Albin Kurtit.

“E drejta e votĂ«s Ă«shtĂ« e garantuar pĂ«r çdo shtetas tĂ« RepublikĂ«s sĂ« KosovĂ«s tĂ« moshĂ«s madhore – kudo qĂ« jeton. E drejta ndryshon nga mundĂ«sia qĂ« pĂ«rcaktohet edhe nga kredibiliteti i procesit”, shkroi Ahmeti.

Ai theksoi se qëllimi i çdo rregullimi zgjedhor është të sigurojë një proces të besueshëm dhe të menaxhuar mirë.

“Askush s’mundet me ma mohu tĂ« drejtĂ«n e votĂ«s, por Ă«shtĂ« nĂ« interesin e secilit qĂ« vota ime apo e juaja tĂ« shkojĂ« aty ku e keni pas njet,” tha ai, duke shtuar se votimi nĂ« pika tĂ« organizuara me komisionerĂ«, vĂ«zhgues dhe procedura tĂ« qarta garanton integritetin e procesit.

Ahmeti kujtoi se Kuvendi gjatĂ« qeverisĂ« Kurti ka miratuar ligjin qĂ« mundĂ«son votimin fizik tĂ« diasporĂ«s nĂ« ambasada dhe konsullata – pĂ«r ta lehtĂ«suar procesin, por edhe pĂ«r ta bĂ«rĂ« atĂ« mĂ« tĂ« sigurt.

“Me kĂ«tĂ« ligj po hyjmĂ« nĂ« kĂ«tĂ« zgjedhje dhe s’ka mundĂ«si ndryshimi – NUK KA. PĂ«r zgjedhjet tjera mund tĂ« bĂ«jmĂ« diskutim e ndryshime,” shkroi ai.

Sipas Ahmetit, tĂ« gjitha diskutimet e partive pĂ«r “dashurinĂ« ndaj diasporĂ«s” janĂ« thjesht pjesĂ« e fushatĂ«s elektorale.

“ÇfarĂ«do diskutimi se kush e don ma shumĂ« diasporĂ«n Ă«shtĂ« veç fushatĂ« dhe s’ka kurrfarĂ« baze nĂ« mundĂ«si ligjore e nĂ« dashni,” ka theksuar ai.

NĂ« fund, ai u bĂ«ri thirrje partive politike qĂ« tĂ« flasin pĂ«r mĂ«nyrĂ«n se si do tĂ« qeverisin pas zgjedhjeve dhe si do t’ua lehtĂ«sojnĂ« jetĂ«n qytetarĂ«ve, pĂ«rfshirĂ« diasporĂ«n.

“E tash – a po tregoni se si keni me formu qeveri e si keni me pĂ«rmirĂ«su jetĂ«n qytetarĂ«ve? ShumĂ« e dhimbshme nĂ« çka po synohet me fitu vota,” shkroi Ahmeti./Telegrafi/

❌