AKB: Vendimi për pagën minimale u bë pa dialog dhe rrezikon shtyrjen e bizneseve drejt informalitetit

Aleanca Kosovare e Bizneseve (AKB) ka reaguar lidhur me vendimin për rritjen e pagës minimale, duke vlerësuar se përmirësimi i mirëqenies së punëtorëve dhe rritja e pagës minimale janë qëllime të drejta dhe të nevojshme për zhvillimin social dhe ekonomik të vendit.
Megjithatë, AKB shpreh shqetësim për mënyrën se si është marrë ky vendim, duke theksuar se ai është miratuar pa dialog me sektorin privat, pa konsultime paraprake dhe pa një analizë të plotë të ndikimit financiar, veçanërisht për mikro-ndërmarrjet dhe ndërmarrjet e vogla, të cilat përbëjnë shumicën e ekonomisë së Kosovës.
Sipas AKB-së, mungesa e një analize gjithëpërfshirëse rrit rrezikun që një pjesë e bizneseve, të paafta për të përballuar kostot shtesë, të shtyhen drejt informalitetit, duke cenuar vetë qëllimin e deklaruar të këtij vendimi.
âNe nuk jemi kundĂ«r rritjes sĂ« pagĂ«s minimale, por kĂ«rkojmĂ« qĂ« vendime tĂ« tilla tĂ« rĂ«ndĂ«sishme tĂ« merren pĂ«rmes dialogut social, nĂ« bashkĂ«punim me pĂ«rfaqĂ«suesit e biznesit dhe sindikatat, dhe tĂ« shoqĂ«rohen me masa lehtĂ«suese fiskale apo mbĂ«shtetĂ«se, sidomos pĂ«r bizneset e voglaâ, thuhet nĂ« reagimin e AKB-sĂ«.
NĂ« tĂ« njĂ«jtĂ«n kohĂ«, Aleanca shpreh indinjatĂ« qĂ« edhe nĂ« kĂ«tĂ« rast veteranĂ«t e UshtrisĂ« Ălirimtare tĂ« KosovĂ«s nuk janĂ« pĂ«rfshirĂ« apo trajtuar me politika tĂ« veçanta mbĂ«shtetĂ«se, pavarĂ«sisht rolit dhe sakrificĂ«s sĂ« tyre pĂ«r lirinĂ« e vendit, duke theksuar se çdo reformĂ« sociale dhe ekonomike duhet tĂ« reflektojĂ« drejtĂ«si dhe ndjeshmĂ«ri ndaj kĂ«saj kategorie.
AKB i bën thirrje Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve që të rihapë dialogun me sektorin privat dhe të ndërmarrë hapa konkretë për të siguruar që rritja e pagës minimale të jetë e qëndrueshme, e zbatueshme dhe pa pasoja negative për ekonominë formale./Telegrafi/.




Ymeri dhe Hajrullahu në "Përballje Podcast"Foto: Ridvan Slivova










Foto:Ridvan Slivova






Foto: Ridvan Slivova
Foto: Ridvan Slivova



Foto: Ridvan Slivova








Foto: Floriana Alija
