❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

FOKUS – MarrĂ«veshje historike tregtare BE-Indi, pas 20 vitesh negociata

NJU DELHI, 26 janar /ATSH-AFP/ – India dhe Bashkimi Evropian kanĂ« finalizuar njĂ« marrĂ«veshje tĂ« madhe tĂ« tregtisĂ« sĂ« lirĂ«, thanĂ« sot zyrtarĂ« tĂ« qeverisĂ« indiane, rreth dy dekada pasi negociatat nisĂ«n pĂ«r herĂ« tĂ« parĂ«.

Përballë sfidave nga Kina dhe Shtetet e Bashkuara, Brukseli dhe Nju Delhi kanë kërkuar lidhje më të ngushta duke prodhuar një pakt që do të prezantohet nesër në kryeqytetin indian.

Sot, në paradën e Ditës së Republikës së Indisë, presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen dhe presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa u pritën si mysafirë nderi dhe do të zhvillojnë një samit me kryeministrin indian, Narendra Modi.

“Nivelit zyrtar tĂ« negociatave po i afrohet fundi dhe tĂ« dyja palĂ«t janĂ« gati tĂ« shpallin pĂ«rmbylljen e suksesshme tĂ« bisedimeve gjatĂ« samitit tĂ« nesĂ«rm”, tha sekretari indian i tregtisĂ«, Rajesh Agrawal.

BE-ja ka parë Indinë, vendin më të populluar në botë, si një treg të rëndësishëm për të ardhmen, ndërsa Nju Delhi e sheh bllokun evropian si një burim të rëndësishëm teknologjie dhe investimesh të domosdoshme për të zhvilluar infrastrukturën dhe krijuar miliona vende pune.

Sipas të dhënave të BE-së tregtia bilaterale e mallrave arriti në 120 miliardë euro (139 miliardë dollarë) në 2024, një rritje prej pothuajse 90 për qind gjatë dekadës së fundit, me 60 miliardë euro (69 miliardë dollarë) të tjera në tregtinë e shërbimeve.

Sipas marrëveshjes, pritet që India të lehtësojë qasjen në treg për produktet kyçe evropiane, përfshirë automobilat dhe verën, në këmbim të lehtësimit të eksporteve të tekstileve dhe farmacisë, ndër të tjera./  /Ad.Ab./ a.jor.

The post FOKUS – MarrĂ«veshje historike tregtare BE-Indi, pas 20 vitesh negociata appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

MILANO 2026 – Flaka Olimpike mbĂ«rrin nĂ« Cortina d’Ampezzo para LojĂ«rave DimĂ«rore

ANTHOLZ (Itali), 26 janar /ATSH-DPA/ – NjĂ« javĂ« e gjysmĂ« para fillimit tĂ« LojĂ«rave DimĂ«rore nĂ« Itali, flaka olimpike ka mbĂ«rritur nĂ« Cortina d’Ampezzo, njĂ« nga dy vendet zyrtare pritĂ«se.

Flaka arriti në Cortina, një komunitet me 6 000 banorë në Alpet Italiane, saktësisht 70 vjet pas fillimit të Lojërave Dimërore të mëparshme atje në vitin 1956.

Këtë vit, radha i takon përsëri qytetit, së bashku me Milanon.

Flaka pritet të arrijë në Milano më 5 shkurt, një ditë para fillimit zyrtar të Lojërave Dimërore të këtij viti.

Flaka olimpike u nis që në nëntor nga vendi antik i Olimpisë në gadishullin Peloponez në Greqi. Ajo udhëtoi fillimisht përmes Greqisë dhe që nga dhjetori ka qenë në turne nëpër Itali.

Rreth 820 sportistë morën pjesë në Lojërat Dimërore të vitit 1956, të parat që u mbajtën në Itali.

Këtë herë do të jenë më shumë se 3 500 sportistë.

Lojërat do të zgjasin deri më 22 shkurt. Garat nuk do të zhvillohen vetëm në Milano dhe Cortina, por do të shpërndahen në disa vende në veri të vendit.

Ceremonia e mbylljes do të mbahet në Verona. /Ad.Ab./

The post MILANO 2026 – Flaka Olimpike mbĂ«rrin nĂ« Cortina d’Ampezzo para LojĂ«rave DimĂ«rore appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

FOKUS – KamionistĂ« nga Ballkani bllokojnĂ« kufijtĂ« e BE-sĂ« pĂ«r shkak tĂ« rregullave tĂ« qĂ«ndrimit

BEOGRAD, 26 janar /ATSH-DPA/ – ShoferĂ«t e kamionĂ«ve nga Serbia, BosnjĂ«-Hercegovina, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi po protestojnĂ« kundĂ«r rregullave tĂ« rrepta tĂ« qĂ«ndrimit nĂ« BE duke bllokuar kalimet kufitare.

”QĂ« nga mesdita e sotme, shoferĂ«t kanĂ« ndaluar trafikun e mallrave nĂ« kufijtĂ« e vendeve tĂ« tyre me fqinjĂ«t e BE-sĂ«, HungarinĂ«, KroacinĂ« dhe BullgarinĂ«â€, raporton media serbe.

Veprimi drejtohet kundër zbatimit gjithnjë e më të rreptë të një rregulloreje të BE-së për qëndrimin, sipas së cilës shtetasit joBE nga vendet evropiane lejohen të qëndrojnë në BE vetëm 90 ditë brenda një periudhe 180-ditore.

ShoferĂ«t e kamionĂ«ve qĂ« udhĂ«tojnĂ« pothuajse çdo ditĂ« midis vendit tĂ« tyre dhe shteteve tĂ« BE-sĂ« thonĂ« se kjo rregullore Ă«shtĂ« praktikisht e pamundur pĂ«r t’u respektuar.

Rregulli ekziston prej kohësh, por më parë nuk zbatohej për shoferët e kamionëve dhe punonjësit që kalojnë kufirin çdo ditë.

Situata ndryshoi kur autoritetet kufitare të BE-së filluan të përdorin kompjuterë për të regjistruar hyrjet e shtetasve joBE në kufijtë e jashtëm, duke regjistruar saktësisht kohëzgjatjen e qëndrimit të tyre.

Shoqatat e transportit nga Ballkani ankohen se muajt e fundit qindra shoferë kamionësh janë ndaluar nga policia në vendet e BE-së për tejkalim të kohës së qëndrimit të lejuar dhe janë deportuar si migrantë të parregullt.

“NĂ«ntĂ«dhjetĂ« ditĂ« brenda gjashtĂ« muajsh thjesht nuk mjafton”, tha Nedjo Mandiç nga Shoqata Serbe e Transportit pĂ«r televizionin serb “N1”.

“ShoferĂ«t tanĂ« nuk mund tĂ« fitojnĂ« mjaftueshĂ«m para nĂ« kĂ«tĂ« periudhĂ«, nuk mund tĂ« mbulojmĂ« kostot tona dhe jemi tĂ« detyruar tĂ« ndalojmĂ« operacionet”, shtoi ai.

Një zëdhënës i Komisionit Evropian në Bruksel tha se BE-ja është e vetëdijshme për shqetësimet e shprehura nga kompanitë e transportit në rajonin e Ballkanit.

“Jemi tĂ« vetĂ«dijshĂ«m pĂ«r shqetĂ«simet e ngritura nga operatorĂ«t e transportit nĂ« Ballkanin PerĂ«ndimor. Po ndjekim situatĂ«n nga afĂ«r dhe jemi nĂ« kontakt me partnerĂ«t tanĂ« nĂ« rajon”, tha ai./   /Ad/.Ab./ a.jor

 

The post FOKUS – KamionistĂ« nga Ballkani bllokojnĂ« kufijtĂ« e BE-sĂ« pĂ«r shkak tĂ« rregullave tĂ« qĂ«ndrimit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

KIEV – Zelensky: Takim i ri tripalĂ«sh me SHBA dhe RusinĂ«

KIEV, 26 janar /ATSH/ – Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky njoftoi se po pĂ«rgatiten negociatat e radhĂ«s midis delegacioneve tĂ« UkrainĂ«s, SHBA-sĂ« dhe RusisĂ«, tĂ« planifikuara pĂ«r tĂ« dielĂ«n, 1 shkurt, sipas ”The Independent”.

Në një fjalim sot në mbrëmje, Zelensky tha se delegacioni ukrainas i raportoi detajet pas takimeve treplashe  në Emiratet e Bashkuara Arabe më 23-24 janar.

Diskutimet përqendroheshin kryesisht te çështjet ushtarake, kontrolli dhe monitorimi për të lehtësuar përfundimin e luftës.

“Ukraina gjithmonĂ« ka qenĂ« dhe do tĂ« mbetet nĂ« anĂ«n e paqes”, tha Zelensky duke theksuar se Rusia Ă«shtĂ« arsyeja kryesore e vazhdimit tĂ« konfliktit.

Ai bëri thirrje për rezultate konkrete diplomatike dhe paralajmëroi partnerët ndërkombëtarë të mos e lejojnë Rusinë të përdorë negociatat për të shmangur presionin e nevojshëm.

Një nga çështjet më të ndjeshme mbetet territori, ku Ukraina insiston që çdo bisedë të nisë nga linja aktuale e kontaktit, ndërsa Rusia kërkon tërheqjen e trupave ukrainase nga pjesa e papushtuar e rajonit të Donetskut./  /Ad.Ab./  a.jor.

The post KIEV – Zelensky: Takim i ri tripalĂ«sh me SHBA dhe RusinĂ« appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

LINDJE E MESME – AeroplanmbajtĂ«sja amerikane “Abraham Lincoln” mbĂ«rrin nĂ« rajon

UASHINGTON, 26 janar /ATSH-AFP/ – AeroplanmbajtĂ«sja amerikan “Abraham Lincoln” dhe eskorta e saj kanĂ« mbĂ«rritur nĂ« Lindjen e Mesme, njoftoi sot ushtria amerikane, duke forcuar kĂ«shtu praninĂ« e saj nĂ« rajon nĂ« njĂ« periudhĂ« tensionesh tĂ« forta me Iranin.

Donald Trump kishte siguruar javën e kaluar se një armatë amerikane po nisej drejt Gjirit dhe se Uashingtoni po monitoronte me kujdes Iranin, ku pushteti kishte shtypur me gjak protesta masive.

Presidenti amerikan disa herĂ« ka kĂ«rcĂ«nuar se mund tĂ« godasĂ« Iranin pĂ«r t’iu pĂ«rgjigjur kĂ«tij shtypjeje, por dukej se ishte tĂ«rhequr nga ky kĂ«rcĂ«nim, pasi kishte siguruar se Teherani kishte pezulluar ekzekutimet e planifikuara tĂ« protestuesve.

”Anija, qĂ« deri mĂ« tani ndodhej nĂ« Detin e KinĂ«s Jugore, Ă«shtĂ« aktualisht e vendosur nĂ« Lindjen e Mesme pĂ«r tĂ« promovuar sigurinĂ« dhe stabilitetin rajonal”, deklaroi nĂ« X komanda ushtarake amerikane pĂ«r Lindjen e Mesme (Centcom).

Që përpara njoftimit të Centcom-it, regjimi iranian kishte paralajmëruar sot për çdo ndërhyrje amerikane.

“MbĂ«rritja e njĂ« anijeje tĂ« tillĂ« lufte nuk do tĂ« ndikojĂ« nĂ« vendosmĂ«rinĂ« e Iranit (
) pĂ«r tĂ« mbrojtur kombin”, tha zĂ«dhĂ«nĂ«si i MinistrisĂ« sĂ« Jashtme, Esmail Baghai duke iu referuar dukshĂ«m anijes.

“Republika Islamike e Iranit ka besim nĂ« kapacitetet e saj”, shtoi ai.

Irani dhe Izraeli zhvilluan në qershor 2025 një luftë 12-ditore, e shkaktuar nga një sulm pa precedent i Izraelit kundër objekteve ushtarake dhe bërthamore në territorin iranian dhe zona të banuara.

Shtetet e Bashkuara iu bashkuan ofensivës së aleatit të tyre izraelit duke goditur tre site bërthamore.

Të dobësuar tashmë nga kjo luftë, Irani ka shtypur me dhunë protestat e fundit, me bilancin që tani arrin afërsisht 6 000 të vdekur sipas një organizate për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, e cila po heton mijëra vdekje të tjera të mundshme./  /Ad.Ab./ a.jor.

 

The post LINDJE E MESME – AeroplanmbajtĂ«sja amerikane “Abraham Lincoln” mbĂ«rrin nĂ« rajon appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

GJENEVË – IOM: Qindra emigrantĂ« u zhdukĂ«n nĂ« Mesdhe gjatĂ« janarit

GJENEVË, 26 janar /ATSH-AFP/ – Qindra emigrantĂ« besohet se kanĂ« humbur jetĂ«n ose janĂ« zhdukur nĂ« Mesdhe gjatĂ« janarit, njoftoi sot  Organizata NdĂ«rkombĂ«tare pĂ«r Migracionin (IOM ) e Kombeve tĂ« Bashkuara.

”IOM-i Ă«shtĂ« thellĂ«sisht i shqetĂ«suar nga raportet pĂ«r disa anije mbytura. Kushtet e kĂ«qija tĂ« motit kanĂ« penguar fort operacionet e kĂ«rkim-shpĂ«timit”, thuhet nĂ« njĂ« komunikatĂ« tĂ« organizatĂ«s, e cila po verifikon informacionet.

“VetĂ«m gjatĂ« javĂ«ve tĂ« para tĂ« 2026-Ă«s, kemi frikĂ« se qindra persona mund tĂ« jenĂ« zhdukur”, shtoi organizata.

GjatĂ« 10 ditĂ«ve tĂ« fundit janĂ« raportuar tre anije tĂ« mbytura, dy mĂ« 23 janar dhe njĂ« mĂ« 25 janar, tĂ« cilat besohet se shkaktuan 104 viktima”, tha Jorge Galindo, zĂ«dhĂ«nĂ«s i IOM-it.

Sipas IOM-it, anijet ishin nisur nga Libia dhe Tunizia.

”IOM gjithashtu po heton zhdukjet e anijeve qĂ« dolĂ«n nga Tunizia, me rreth 380 persona”, shtoi ai.

”KĂ«ta persona ndodheshin nĂ« nĂ«ntĂ« anije tĂ« ndryshme, tĂ« cilat besohet se u mbytĂ«n midis 14 dhe 21 janarit”, tha Merna Abdelazim, analiste e tĂ« dhĂ«nave nĂ« projektin “Missing Migrants” tĂ« IOM.

Agjencia e OKB-së ka mundur të konfirmojë vetëm tre vdekje lidhur me incidentin e 23 janarit.

“NĂ« Lampedusa, Itali, tre persona kanĂ« vdekur gjatĂ« njĂ« operacioni kĂ«rkim-shpĂ«timi qĂ« pĂ«rfshinte njĂ« anije nisur nga Tunizia”, njofton IOM-i./ /Ad.Ab./ a.jor.

The post GJENEVË – IOM: Qindra emigrantĂ« u zhdukĂ«n nĂ« Mesdhe gjatĂ« janarit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

KANADA – Carney: KĂ«rcĂ«nimet e Trumpit thjesht taktika negociuese

OTAVA, 26 janar /ATSH-AFP/ – Kryeministri kanadez, Mark Carney minimizoi sot  kĂ«rcĂ«nimet e fundit tĂ« presidentit amerikan, Donald Trump pĂ«r vendosjen e tarifave doganore 100% duke theksuar se ato ishin kryesisht pjesĂ« e njĂ« strategjie pĂ«r negociata tregtare.

”Shpejt do tĂ« hyjmĂ« nĂ« negociata ose nĂ« rishikim tĂ« marrĂ«veshjes sonĂ« me Shtetet e Bashkuara dhe MeksikĂ«n (ACEUM)”, kujtoi Mark Carney.

”Presidenti Ă«shtĂ« njĂ« negociator me pĂ«rvojĂ« (
) Mendoj se disa nga kĂ«to komente dhe qĂ«ndrime duhet tĂ« kuptohen nĂ« kĂ«tĂ« kontekst mĂ« tĂ« gjerĂ«â€, theksoi ai.

Presidenti amerikan kërcënoi të shtunën se do të vendoste tarifa doganore 100% mbi importet kanadeze në SHBA në rast të një marrëveshjeje tregtare midis Kanadasë dhe Kinës, pas njoftimit të Mark Carney për një marrëveshje paraprake në Pekin në mes të janarit./  /Ad.Ab./

The post KANADA – Carney: KĂ«rcĂ«nimet e Trumpit thjesht taktika negociuese appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

GAZA – Izraeli merr edhe trupin e fundit tĂ« pengut

GAZA/TEL AVIV, 26 janar /ATSH-DPA/ – Izraeli ka identifikuar dhe marrĂ« nga Rripi i GazĂ«s edhe eshtrat e pengut tĂ« fundit, njoftoi sot ushtria izraelite.

Ky zhvillim përmbush një kusht kyç për kalimin në fazën e dytë të planit të paqes për Gazën, i ndërmjetësuar nga Shtetet e Bashkuara dhe i nënshkruar në tetor.

”PĂ«rfaqĂ«sues tĂ« ushtrisĂ« kanĂ« njoftuar familjen e pengut tĂ« ndjerĂ«, rreshterit tĂ« klasit tĂ« parĂ« Ran Gvili, se i afĂ«rmi i tyre Ă«shtĂ« identifikuar dhe do tĂ« kthehet pĂ«r t’u varrosur”, thuhet nĂ« njĂ« postim tĂ« ushtrisĂ« nĂ« Telegram.

Sipas njoftimit, Gvili ”ra nĂ« luftime nĂ« mĂ«ngjesin e 7 tetorit 2023 dhe trupi i tij u rrĂ«mbye dhe u dĂ«rgua nĂ« Rripin e GazĂ«s”.

”Me kĂ«tĂ«, tĂ« gjithĂ« pengjet janĂ« kthyer nga Rripi i GazĂ«s nĂ« shtetin e Izraelit”, thuhet mĂ« tej nĂ« deklaratĂ«n e ushtrisĂ«.

Më herët këtë muaj, i dërguari special i SHBA-së, Steve Witkoff deklaroi se plani i paqes po hynte në fazën e dytë.

Objektivat kryesore të fazës së dytë janë çarmatimi i grupit ekstremist palestinez Hamas, krijimi i një qeverie teknokrate dhe nisja e rindërtimit të Gazës, pasi territori bregdetar palestinez pësoi shkatërrime të mëdha gjatë luftës mes Izraelit dhe Hamasit./  /Ad.Ab./ a.jor.

The post GAZA – Izraeli merr edhe trupin e fundit tĂ« pengut appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

FOKUS – Rrjetet sociale mes orĂ«ve tĂ« mĂ«simit, alarm pĂ«r pĂ«rdorimin e telefonit nĂ« shkollĂ«

SAN FRANÇISKO, 25 janar /ATSH /- FĂ«mijĂ«t dhe adoleshentĂ«t po kalojnĂ« njĂ« pjesĂ« tĂ« konsiderueshme tĂ« ditĂ«s sĂ« shkollĂ« me telefonat e tyre, shumĂ« mĂ« tepĂ«r sesa mendojnĂ« prindĂ«rit. NjĂ« studim i publikuar nga revista “JAMA” tregon se tĂ« rinjtĂ« amerikanĂ« tĂ« moshĂ«s 13–18 vjeç shpenzojnĂ« mesatarisht rreth 70 minuta tĂ« ditĂ«s shkollore nĂ« telefon, kohĂ« qĂ« pĂ«rkon drejtpĂ«rdrejt me orĂ«t e mĂ«simi, sipas CNN.

Sipas autorit kryesor të studimit, Dr. Jason Nagata nga Universiteti i Kalifornisë në San Francisko, kjo kohë merret nga momentet kur nxënësit duhet të jenë të përqendruar në klasë. Ai thekson se përdorimi i telefonit gjatë mësimit ndikon negativisht në përqendrim dhe në cilësinë e të nxënit.e

Ky studim dallon nga kërkimet e mëparshme sepse nuk u mbështet në vetë-raportimin e adoleshentëve, por në një aplikacion që regjistroi realisht përdorimin e telefonit. Të dhënat treguan se pjesa më e madhe e kohës gjatë shkollës shpenzohej në rrjete sociale si TikTok, Instagram dhe Snapchat, si dhe në aplikacione lojërash dhe video si YouTube.

Edhe pse disa nxënës thonë se telefonat u nevojiten për detyra shkollore, aplikacionet më të përdorura kishin shumë pak lidhje me mësimin. Kjo sugjeron se telefoni po shërben më tepër si burim shpërqendrimi sesa si mjet edukativ gjatë orarit shkollor.

Studiuesit vĂ«rejnĂ« gjithashtu se, pavarĂ«sisht rregullave kufizuese nĂ« shumicĂ«n e shkollave, shumĂ« adoleshentĂ« po gjejnĂ« mĂ«nyra pĂ«r t’i anashkaluar ato. Studimi pĂ«rfshiu vetĂ«m pĂ«rdorues tĂ« Android-it dhe u zhvillua nĂ« periudhĂ«n 2022–2024, çka do tĂ« thotĂ« se nevojiten analiza tĂ« tjera pĂ«r tĂ« vlerĂ«suar ndikimin e politikave mĂ« tĂ« reja shkollore.

Ekspertët këshillojnë që prindërit të mos i fajësojnë fëmijët, pasi telefonat janë të dizajnuar për të krijuar varësi. Në vend të ndëshkimit, rekomandohet dialogu, përfshirja e fëmijëve në vendosjen e rregullave dhe kufizimi i njoftimeve ose lënia e telefonit në shtëpi gjatë shkollës.

Po aq e rëndësishme është edhe sjellja e vetë prindërve. Studimet tregojnë se mënyra se si prindërit përdorin telefonin ndikon drejtpërdrejt në zakonet digjitale të fëmijëve, duke e bërë shembullin personal një nga mjetet më efektive për të nxitur përdorim më të shëndetshëm të teknologjisë. /Ad.Ab./

 

 

The post FOKUS – Rrjetet sociale mes orĂ«ve tĂ« mĂ«simit, alarm pĂ«r pĂ«rdorimin e telefonit nĂ« shkollĂ« appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

TEKNOLOGJI – Bateri mĂ« e lirĂ« dhe mĂ« e sigurt qĂ« mund tĂ« zĂ«vendĂ«sojĂ« litiumin

PEKIN, 25 janar /ATSH/ – InxhinierĂ«t kinezĂ« kanĂ« krijuar njĂ« lloj tĂ« ri baterie me natrium dhe squfur, tĂ« cilĂ«n thonĂ« se mund tĂ« jetĂ« njĂ« alternativĂ« mĂ« e sigurt dhe mĂ« e lirĂ« ndaj qelizave tĂ« litiumit,sipas “The Independent”.

Një numër gjithnjë e në rritje i pajisjeve elektronike përdorin litium si material kryesor të baterisë. Por bateritë e litiumit janë të prirura ndaj ngrohjes së tepërt dhe problemeve me burimet e materialeve, duke sjellë rreziqe sigurie dhe kosto më të larta.

Shkencëtarët në mbarë botën janë në kërkim të materialeve të baterive me cilësi më të dëshirueshme.

Përpjekjet e mëparshme për të dizajnuar bateri natrium-squfur hasën në probleme të mundshmërisë, përfshirë nevojën për një sasi të madhe metali natrium, gjë që kufizonte përdorimin e gjerë.

KĂ«to dizajne tĂ« mĂ«parshme gjithashtu hasĂ«n vĂ«shtirĂ«si nĂ« krijimin e reaksionit kimik kryesor tĂ« nevojshĂ«m pĂ«r prodhimin e energjisĂ« nĂ« temperaturĂ«n e dhomĂ«s. “PĂ«rdorimi i njĂ« sasie tĂ« konsiderueshme metali natrium nĂ« anodĂ«, zakonisht dhjetĂ«ra herĂ« mĂ« i madh se ai i baterive konvencionale me litium ose natrium, dĂ«mton sigurinĂ« dhe kostoefektivitetin, duke sakrifikuar gjithashtu densitetin e energjisĂ« dhe fuqisĂ« sĂ« disponueshme,” shpjeguan studiuesit nĂ« njĂ« studim tĂ« publikuar nĂ« revistĂ«n Nature.

Shkencëtarët ndryshuan reaksionin kimik për të krijuar një bateri me anodë të lirë me tension të lartë që funksionon mirë në temperaturën e dhomës.

Ata thonë se dizajni i ri ofron një tension shkarkimi prej 3.6 volt, krahasuar me vetëm rreth 1.6 V në versionet e mëparshme.

Bateria tregon “performancĂ« elektro-kimike dhe praktikshmĂ«ri tĂ« shkĂ«lqyer” dhe ka njĂ« kosto “shumĂ« mĂ« tĂ« ulĂ«t se alternativat aktuale”. Studiuesit thonĂ« se kostoja e saj mund tĂ« jetĂ« deri nĂ« dy rendĂ« mĂ« e ulĂ«t se bateritĂ« aktuale tĂ« natriumit.

Megjithatë, ata argumentojnë se dizajni ka potencialin të adresojë problemet e zinxhirit të furnizimit dhe sigurisë që prekin teknologjinë e baterive aktualisht.

“Bateria jonĂ« natrium-squfur pa anodĂ« tregon potencial pĂ«r ruajtjen e energjisĂ« nĂ« rrjet dhe elektronikĂ« tĂ« veshshme”, thanĂ« studiuesit. /Ad.Ab./

The post TEKNOLOGJI – Bateri mĂ« e lirĂ« dhe mĂ« e sigurt qĂ« mund tĂ« zĂ«vendĂ«sojĂ« litiumin appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

FOKUS- Zelensky: Dokumenti i garancive të sigurisë nga SHBA për Ukrainën është gati

KIEV, 25 janar /ATSH/ – Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, deklaroi sot se dokumenti i garancive tĂ« sigurisĂ« nga SHBA pĂ«r UkrainĂ«n Ă«shtĂ« “100% gati” pas dy ditĂ«sh bisedimesh mes pĂ«rfaqĂ«suesve tĂ« UkrainĂ«s, SHBA-sĂ« dhe RusisĂ«, sipas AP.

Zelensky tha se tani po presin që partnerët të caktojnë një datë nënshkrimi, pas së cilës dokumenti do të dërgohet për ratifikim në Kongresin Amerikan dhe Parlamentin rus.

Ai theksoi gjithashtu synimin e UkrainĂ«s pĂ«r t’u bĂ«rĂ« pjesĂ« e Bashkimit Evropian deri ne vitin 2027, duke e quajtur kĂ«tĂ« njĂ« “garanci pĂ«r sigurinĂ« ekonomike”.

Bisedimet në Abu Dabi u zhvilluan në një format trepalësh që përfshinte diplomatët dhe përfaqësuesit ushtarakë të të treja palëve, dhe u përqendruan në çështje ushtarake dhe ekonomike.

Megjithatë, Zelensky njohu dallimet thelbësore me Rusinë, sidomos mbi integritetin territorial të Ukrainës, duke theksuar se territori ukrainas duhet të respektohet.

Palët do të kthehen në Emiratet e Bashkuara Arabe më 1 shkurt  për raundin tjetër të bisedimeve.

Një marrëveshje për qeverisjen e centralit bërthamor të Zaporizhias, të zënë nga Rusia dhe më i madhi në Evropë, ende nuk është arritur.

NĂ« thelb, dokumenti i sigurisĂ« Ă«shtĂ« gati, por ende mbeten hapa pĂ«r nĂ«nshkrim dhe ratifikim, si dhe pĂ«r t’u gjetur kompromiset mes palĂ«ve. /Ad.Ab./

The post FOKUS- Zelensky: Dokumenti i garancive të sigurisë nga SHBA për Ukrainën është gati appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

FOKUS – Mbi 700 mijĂ« familje pa energji elektrike nĂ« SHBA mes njĂ« stuhie tĂ« ashpĂ«r dimri

UASHINGTON, 25 janar /ATSH-DPA/ – NjĂ« stuhi e ashpĂ«r  nĂ« Shtetet e Bashkuara  ka lĂ«nĂ« tashmĂ« qindra mijĂ«ra njerĂ«z pa energji elektrike, pĂ«rpara se tĂ« pritej tĂ« godiste Nju Jorkun, Filadelfian dhe Uashingtonin sot me vonĂ«.

Misisipi, Luiziana dhe Teksasi janĂ« ndĂ«r shtetet mĂ« tĂ« prekura, me rreth 730 mijĂ« familje tĂ« goditura nga ndĂ«rprerjet e energjisĂ« nĂ« mbarĂ« vendin, sipas faqes “PowerOutage.us”.

Sipas autoriteve, rreth 190 milionë njerëz, më shumë se gjysma e popullsisë së SHBA-së, po përballen me ndërprerje dhe vështirësi për shkak të një prej stuhive më të rënda të dimrit të viteve të fundit.

Shërbimi Kombëtar i Motit bëri të ditur se stuhia pritej të shtrihej në një distancë prej rreth 3 mijë kilometrash, nga Nju Meksiko në jugperëndim deri në Maine në verilindje, gjatë fundjavës.

Parashikohej që ajo të godiste sot Nju Jorkun, ndërsa shumë shtete kanë shpallur gjendjen e emergjencës.

Kushtet e pafavorshme kanë shkaktuar gjithashtu kaos për udhëtarët, me mijëra fluturime të anuluara.
Autoritetet lokale thonë se reshjet e dendura të borës po shkaktojnë ndërprerje të trafikut dhe mbyllje rrugësh, që mund të zgjasin disa ditë.

Shtresat e akullit kanĂ« krijuar kushte udhĂ«timi “jashtĂ«zakonisht tĂ« rrezikshme” nĂ« disa zona.
Me valën e vazhdueshme të të ftohtit që kërcënon të paralizojë pjesë të vendit në ditët në vijim, autoritetet u kanë bërë thirrje qytetarëve të qëndrojnë sa më shumë në shtëpi dhe të shmangin përdorimin e makinave.

Banorëve të Uashingtonit u është kërkuar të kenë gati elektrikë dore dhe të mbajnë të karikuar telefonat celularë.

Sipas “NBC News”, nĂ« tĂ« pesĂ« bashkitĂ« e Nju Jorkut do tĂ« hapeshin qendra ngrohjeje pĂ«r banorĂ«t.

CNN raportoi se në Crested Butte, Kolorado, janë regjistruar 58 centimetra borë, ndërsa deri në 20 centimetra janë shënuar në disa pjesë të Oklahomës dhe rreth 30 centimetra në Nju Meksiko. /Ad.Ab./

The post FOKUS – Mbi 700 mijĂ« familje pa energji elektrike nĂ« SHBA mes njĂ« stuhie tĂ« ashpĂ«r dimri appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

UKRAINË – Sulmet ruse lĂ«nĂ« mijĂ«ra pa ngrohje, ndĂ«rsa Kievi pĂ«rballet me tĂ« ftohtin ekstrem

KIEV, 25 janar /ATSH– DPA/ – Forcat ruse goditĂ«n UkrainĂ«n gjatĂ« natĂ«s me 102 dronĂ« dhe dy raketa balistike Iskander, njoftoi sot Forca Ajrore e UkrainĂ«s, pavarĂ«sisht bisedimeve tĂ« fundjavĂ«s tĂ« zhvilluara nĂ« Emiratet e Bashkuara Arabe mes dy palĂ«ve dhe Shteteve tĂ« Bashkuara.

Kryebashkiaku i Kievit, Vitali Klitschko, tha se 1 676 blloqe banimi në kryeqytet vazhdojnë të jenë pa ngrohje si pasojë e sulmeve ruse, edhe pse pjesa më e madhe e rreth 6 000 blloqeve që u ndërprenë nga rrjeti i ngrohjes tashmë e kane siguruar furnizimin me energji.

Temperaturat gjatë natës në Kiev ranë nën minus 10 gradë Celsius.

Nga ana tjetër, Ministria e Mbrojtjes në Moskë njoftoi se infrastruktura energjetike ishte dëmtuar nga raketa ukrainase gjatë natës.
Rajoni i Belgorodit është përballur me probleme të furnizimit me energji elektrike prej disa javësh.

Ukraina po i reziston një pushtimi të plotë rus që nga shkurti i vitit 2022.

Ukraina dhe Rusia zhvilluan të shtunën një ditë të dytë bisedimesh në Abu Dabi, takimi i parë zyrtar mes palëve ndërluftuese pas disa muajsh.

/Ad.Ab./

The post UKRAINË – Sulmet ruse lĂ«nĂ« mijĂ«ra pa ngrohje, ndĂ«rsa Kievi pĂ«rballet me tĂ« ftohtin ekstrem appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

MUZIKË – “Greatest Hits” e “The Eagles”, albumi i parĂ« nĂ« historinĂ« e SHBA-sĂ« qĂ« shet mbi 40 milionĂ« kopje

NJU JORK, 25 janar /ATSH-DPA/ – Albumi”Greatest Hits” i viteve 1971–1975 i grupit ” The Eagles” u publikua pĂ«r herĂ« tĂ« parĂ« pothuajse saktĂ«sisht 50 vite mĂ« parĂ«, shkurt 1976.

“NĂ« njĂ« epokĂ« dhe kulturĂ« ku gjithçka duket se bĂ«het gjithnjĂ« e mĂ« e pĂ«rkohshme, Ă«shtĂ« kĂ«naqĂ«si tĂ« kesh qenĂ« pjesĂ« e diçkaje qĂ« ka qĂ«ndrueshmĂ«ri edhe pas pesĂ«dhjetĂ« vitesh,” tha nĂ« njĂ« deklaratĂ« anĂ«tari themelues, bateristi dhe kĂ«ngĂ«tari Don Henley.

“Jemi tĂ« mahnitur dhe mirĂ«njohĂ«s”, shtoi ai “.

“The Eagles” nisi dje 12 shfaqjet e fundit nĂ« Las Vegas.

“The Eagles u formuan nĂ« Los Angeles nĂ« fillim tĂ« viteve 1970 dhe mjeshtĂ«ruan pĂ«rzierjen e rock ’n’ roll-it me muzikĂ«n country. Hitet e tyre, pĂ«rfshirĂ«, “Hotel California” dhe “Take It Easy” u bĂ«nĂ« pjesĂ« e kolonĂ«s zanore tĂ« asaj dekade.

Grupi u shpërnda në vitin 1980 dhe u ribashkua 14 vite më vonë, me Henley dhe Glenn Frey si dy anëtarët e vetëm origjinalë; Frey ndërroi jetë në vitin 2016.
Grupi u pranua nĂ« “Rock & Roll Hall of Fame” nĂ« vitin 1998 dhe u nderua nga “Kennedy Center” nĂ« vitin 2016. /Ad.Ab./

 

The post MUZIKË – “Greatest Hits” e “The Eagles”, albumi i parĂ« nĂ« historinĂ« e SHBA-sĂ« qĂ« shet mbi 40 milionĂ« kopje appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

BRUKSEL – HyjnĂ« nĂ« fuqi masat pĂ«r kufizimet e lĂ«vizjes sĂ« diplomatĂ«ve rusĂ« nĂ« BE

BRUKSEL, 25 janar /ATSH-DPA/ – Masat qĂ« kufizojnĂ« lirinĂ« e lĂ«vizjes pĂ«r diplomatĂ«t rusĂ« nĂ« Bashkimin Evropian hynĂ« sot nĂ« fuqi pĂ«r t’u mbrojtur nga spiunazhi dhe dezinformimi.

Kur udhëtojnë nëpër zonën Schengen përtej vendit të tyre pritës, diplomatët dhe zyrtarët konsullorë rusë si dhe stafi dhe anëtarët e familjes së tyre, tani do të duhet të njoftojnë vendin e tyre të destinacionit dhe çdo vend tranziti të paktën 24 orë para udhëtimit.

Shtetet anëtare gjithashtu mund të futin një kërkesë autorizimi për hyrje ose tranzit në mënyrë që të jenë në gjendje të ndalojnë udhëtimin në raste dyshimi.

Udhëtimi brenda vendit pritës nuk ka nevojë të regjistrohet.
Masa u miratua zyrtarisht në tetor si pjesë e një pakete sanksionesh kundër Rusisë dhe u botua në Gazetën Zyrtare të Bashkimit Evropian.

BE tha se masat po zbatohen me arsyetimin se disa nga individët në fjalë po marrin pjesë në operacione sekrete për Moskën, përfshirë spiunazhin dhe përhapjen e dezinformatave rreth luftës për të shtrembëruar opinionin publik.

Sipas zyrtarëve të BE-së, shkeljet e kërkesave mund të ndëshkohen me tërheqjen e akreditimit diplomatik.

Deri tani, diplomatëve rusë në përgjithësi u është lejuar të udhëtojnë lirisht nëpër BE.
Vendet lindore të BE-së e kanë kritikuar këtë privilegj për vite me radhë, por shtetet e tjera anëtare kanë pasur frikë se kufizimet e udhëtimit mund të shkaktojnë kundërmasa për diplomatët evropianë në Rusi./ /Ad.Ab./

The post BRUKSEL – HyjnĂ« nĂ« fuqi masat pĂ«r kufizimet e lĂ«vizjes sĂ« diplomatĂ«ve rusĂ« nĂ« BE appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

FOKUS -Jo zemra, jo truri; dhëmbët zbulojnë sekretin e jetëgjatësisë

TOKIO, 25 janar /ATSH/ – ShĂ«ndeti i dhĂ«mbĂ«ve mund tĂ« jetĂ« mĂ« shumĂ« se njĂ« buzĂ«qeshje e bukur, ai duket se ndikon drejtpĂ«rdrejt nĂ« jetĂ«gjatĂ«si. Studime tĂ« fundit japoneze tregojnĂ« se mungesa e dhĂ«mbĂ«ve, kariesi i patrajtuar dhe dobĂ«sia orale, lidhen me rrezik mĂ« tĂ« lartĂ« vdekjeje, sidomos tek tĂ« moshuarit, sipas “The Sun”.

Dobësia orale përkufizohet nga të paktën tre nga këto simptoma, më pak se 20 dhëmbë, vështirësi në përtypje ose gëlltitje, gojë e thatë, ose probleme në të folur.

Një studim gjashtëvjeçar me rreth 11 mijë persona mbi 65 vjeç tregoi se ata me dobësi orale kishin jetëgjatësi më të shkurtër të shëndetshme dhe 34 % rrezik më të lartë vdekjeje krahasuar me të tjerët.

Edhe faza e ndërmjetme, kur shfaqet vetëm një ose dy simptoma, lidhet me përkeqësim të shëndetit dhe rritje të rrezikut. Studiuesit japonezë paralajmërojnë se kjo nuk ka lidhje vetëm me faktorë ekonomikë ose sëmundje ekzistuese, dobësia orale vetë është tregues i rrezikut.

Vizitat te dentisti kanë efekt të dukshëm në jetëgjatësi. Personat që kishin bërë një vizitë dentare brenda gjashtë muajve jetonin rreth një vit më shumë në shëndet të mirë, edhe nëse tashmë kishin shenja të dobësisë orale. Ata që nuk vizitonin dentistin kishin 25% rrezik më të lartë vdekjeje.

Një studim tjetër me 200 mijë persona mbi 75 vjeç zbuloi se dhëmbët e mbushur (të trajtuar) lidhen me mbijetesë më të gjatë. Personat me 21 ose më shumë dhëmbë të shëndetshëm ose të mbushur kishin rrezikun më të ulët të vdekjes, ndërsa burrat pa dhëmbë kishin 74% rrezik më të lartë, dhe gratë 69% më të lartë.

Ky efekt lidhet me aksesin në kujdes dentar: dhëmbët e trajtuar tregojnë se individi ka marrë kujdes të rregullt, duke parandaluar inflamacionin kronik dhe problemet ushqimore që ndikojnë në shëndetin e përgjithshëm. /Ad.Ab./

The post FOKUS -Jo zemra, jo truri; dhëmbët zbulojnë sekretin e jetëgjatësisë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

VILNIUS – Zelensky kĂ«rkon mĂ« shumĂ« municione kundĂ«rajrore pĂ«rballĂ« sulmeve ruse

VILNIUS, 25 janar /ATSH-AFP/ – Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky u bĂ«ri thirrje sot aleatĂ«ve tĂ« tij pĂ«r mĂ« shumĂ« aftĂ«si mbrojtĂ«se ajrore nĂ« pĂ«rgjigje tĂ« sulmeve ruse qĂ« kanĂ« lĂ«nĂ« qindra mijĂ«ra banorĂ« tĂ« Kievit pa energji elektrike dhe ngrohje nĂ« mes tĂ« dimrit.
“VetĂ«m kĂ«tĂ« javĂ«, rusĂ«t kanĂ« lĂ«shuar mĂ« shumĂ« se 1 700 dronĂ« sulmues, mĂ« shumĂ« se 1 380 bomba tĂ« drejtuara dhe 69 raketa tĂ« llojeve tĂ« ndryshme”, tha Zelensky me tĂ« mbĂ«rritur nĂ« Vilnius, ku po merr pjesĂ« nĂ« pĂ«rkujtimet e kryengritjes lituaneze tĂ« vitit 1863.
“Kjo Ă«shtĂ« arsyeja pse raketat pĂ«r sistemet e mbrojtjes ajrore janĂ« tĂ« nevojshme çdo ditĂ« dhe ne vazhdojmĂ« tĂ« punojmĂ« me Shtetet e Bashkuara dhe EvropĂ«n pĂ«r tĂ« siguruar mbrojtje mĂ« tĂ« mirĂ« tĂ« hapĂ«sirĂ«s sonĂ« ajrore”, shtoi ai.
Rusia po bombardon pa pushim termocentralet dhe rrjetin elektrik të Ukrainës duke zhytur qindra mijëra ukrainas në errësirë dhe të ftohtë në mes të dimrit dhe duke e shtyrë Zelenskyn të shpallë gjendje të jashtëzakonshme në sektorin e energjisë.
Situata është veçanërisht e rëndë në kryeqytetin ukrainas, Kiev, objektivi kryesor i Rusisë, sulmet ajrore të të cilit kanë detyruar gjysmë milioni banorë të evakuohen.
“Aktualisht ka 1 676 ndĂ«rtesa tĂ« larta apartamentesh nĂ« Kiev pa ngrohje pas sulmit armik nĂ« qytet mĂ« 24 janar”, tha kryetari i bashkisĂ« sĂ« Kievit, Vitali Klitschko.
Ekipet po punojnë pa ndërprerje për të rivendosur ngrohjen dhe energjinë elektrike, por temperaturat e ulëta dhe sulmet ajrore të përsëritura po pengojnë përpjekjet e tyre.
Të shtunën, raundi i parë i negociatave të drejtpërdrejta midis delegacioneve ukrainase, ruse dhe amerikane mbi planin e SHBA-së për të zgjidhur konfliktin, i cili ka marrë qindra mijëra jetë që nga viti 2022, përfundoi në Abu Dabi pa ndonjë përparim të dukshëm. /Ad.Ab./

The post VILNIUS – Zelensky kĂ«rkon mĂ« shumĂ« municione kundĂ«rajrore pĂ«rballĂ« sulmeve ruse appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

BRUKSEL – BE dĂ«rgon rreth 450 gjeneratorĂ« nĂ« UkrainĂ« mes dimrit tĂ« ashpĂ«r

BRUKSEL, 23 janar /ATSH-DPA/ – Bashkimi Evropian pritet tĂ« dĂ«rgojĂ« pothuajse 450 gjeneratorĂ« emergjentĂ« nĂ« UkrainĂ«, pas sulmeve masive ruse ndaj infrastrukturĂ«s energjetike tĂ« vendit, nĂ« kushtet e njĂ« dimri tejet tĂ« ashpĂ«r.

Komisioni Evropian njoftoi sot se 447 gjeneratorĂ«t, me vlerĂ« 3,7 milionĂ« euro (4,3 milionĂ« dollarĂ«),  synojnĂ« tĂ« “rikthejnĂ« furnizimin me energji elektrike pĂ«r spitalet, strehimet dhe shĂ«rbimet kritike”.

“Sulmet e vazhdueshme tĂ« RusisĂ« ndaj infrastrukturĂ«s energjetike tĂ« UkrainĂ«s po i privojnĂ« qĂ«llimisht civilĂ«t nga ngrohja, drita dhe shĂ«rbimet bazĂ«, nĂ« mes tĂ« njĂ« dimri tĂ« egĂ«r”, deklaroi komisionerja e BE-sĂ« pĂ«r Barazi, Hadja Lahbib.

“KĂ«to sulme janĂ« tĂ« dizajnuara pĂ«r tĂ« thyer shpirtin e ukrainasve. Ato do tĂ« dĂ«shtojnĂ«â€, theksoi ajo.

Që nga fillimi i janarit, Ukraina po përballet me ngrica të forta, me temperatura që herë pas skojnë nën minus 20 gradë Celsius.

Situata është përkeqësuar edhe më tej nga sulmet e synuara ruse ndaj infrastrukturës së vendit, duke lënë miliona njerëz pa energji elektrike dhe pa ngrohje.

Që nga nisja e pushtimit rus, gati katër vite më parë, Bashkimi Evropian ka dërguar më shumë se 9 500 gjeneratorë në Ukrainë.

Komisioni Evropian ka ofruar gjithashtu mbi 1,2 miliardë euro ndihmë humanitare për mbrojtjen e popullsisë civile, si dhe të paktën 3,0 miliardë euro për sigurinë energjetike. /Ad.Ab./ a.jor.

The post BRUKSEL – BE dĂ«rgon rreth 450 gjeneratorĂ« nĂ« UkrainĂ« mes dimrit tĂ« ashpĂ«r appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

DAVOS – Lagarde: Kritikat ndaj EvropĂ«s mundĂ«si pĂ«r vetĂ«pĂ«rmirĂ«sim

DAVOS, 23 janar /ATSH-AFP/ – Presidentja e BankĂ«s Qendrore Evropiane, Christine Lagarde, vlerĂ«soi sot kritikat ndaj EvropĂ«s gjatĂ« Forumit Ekonomik tĂ« Davosit duke i konsideruar ato njĂ« mundĂ«si pĂ«r reflektim dhe pĂ«rmirĂ«sim.

”Evropa Ă«shtĂ« denigruar mjaft ditĂ«t e fundit, por nĂ« thelb, kjo Ă«shtĂ« gjĂ« e mirĂ« dhe duhet t’i falĂ«nderojmĂ« ata qĂ« e denigrojnĂ«â€, tha Lagarde gjatĂ« njĂ« diskutimi nĂ« mbyllje tĂ« forumit nĂ« Alpet Zvicerane.

Ajo shpjegoi se kritikat e bĂ«ra e kanĂ« bĂ«rĂ« EvropĂ«n tĂ« kuptojĂ« mĂ« mirĂ« se “duhet tĂ« pĂ«rqendrohemi mĂ« shumĂ« tek inovacioni, pĂ«rmirĂ«simi i produktivitetit dhe gjithçka tjetĂ«r”.

Në një fjalim shumë të ndjekur në Davos, presidenti amerikan Donald Trump kishte kritikuar ashpër Evropën, duke evidentuar dobësitë e aleatëve të tij.

Po ashtu, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky shprehu keqardhjen se Evropa Ă«shtĂ« “fragmentuar” nĂ« vend qĂ« tĂ« shfaqet si “njĂ« fuqi e vĂ«rtetĂ« globale”.

“Kemi dĂ«gjuar shumĂ« zhurmĂ« kĂ«tĂ« javĂ«, por duhet tĂ« dallojmĂ« sinjalet nga zhurma duke theksuar rĂ«ndĂ«sinĂ« e tĂ« thĂ«nit tĂ« sĂ« vĂ«rtetĂ«s”, shtoi Lagarde.

“Besimi dhe e vĂ«rteta shkojnĂ« sĂ« bashku. NdĂ«rtimi i besimit kĂ«rkon kohĂ«, por shkatĂ«rrimi i tij shumĂ« pak”, tha ajo.

“Ka besim dhe afeksion tĂ« madh pĂ«r popullin amerikan”, shtoi Legarde.

Lagarde gjithashtu bĂ«ri thirrje pĂ«r “kujdes ndaj mĂ«nyrĂ«s se si shpĂ«rndahet pasuria dhe ndaj rritjes sĂ« pabarazive”./  /Ad.Ab./  a.jor.

 

The post DAVOS – Lagarde: Kritikat ndaj EvropĂ«s mundĂ«si pĂ«r vetĂ«pĂ«rmirĂ«sim appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

RUSI – Moska kĂ«rkon tĂ«rheqjen e trupave ukrainase nga Donbasi, para takimit nĂ« Abu Dabi

MOSKË, 23 janar /ATSH-AFP/ – Rusia njoftoi sot se ende kĂ«rkon nga Kievi qĂ« tĂ« tĂ«rheqĂ« trupat e tij nga lindja e UkrainĂ«s pĂ«r tĂ« zgjidhur konfliktin, pĂ«rpara bisedimeve nĂ« Abu Dabi mes pĂ«rfaqĂ«suesve rusĂ«, ukrainas dhe amerikanĂ«.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, nga ana e tij tha se çështja territoriale mbetet pika kryesore e pazgjidhur dhe do të jetë në fokus të bisedimeve, të cilat pritet të zgjasin sot dhe nesër.

Këto diskutime do të jenë bisedimet e para direkte mes Moskës dhe Kievit mbi një plan amerikan për zgjidhjen e konfliktit.

“Forcat e armatosura ukrainase duhet tĂ« largohen nga Donbasi, duhet tĂ« tĂ«rhiqen. Ky Ă«shtĂ« njĂ« kusht shumĂ« i rĂ«ndĂ«sishĂ«m”, deklaroi zĂ«dhĂ«nĂ«si i presidencĂ«s ruse, Dmitri Peskov.

“Pa zgjidhjen e çështjes territoriale (
) Ă«shtĂ« e kotĂ« tĂ« shpresohet pĂ«r arritjen e njĂ« marrĂ«veshjeje afatgjate”, shtoi ai.

Rusia kërkon tërheqjen e forcave ukrainase nga Donbasi, një territor industrial dhe minierash në lindje të Ukrainës që përfshin rajonet e Donetskut dhe Luhanskut. Kërkesat e saj synojnë veçanërisht rajonin e Donetskut, të cilin ajo e kontrollon pjesërisht dhe që mbetet epiqendra e luftimeve që kanë shkaktuar të paktën dhjetëra mijëra viktima që nga viti 2022.

Ky takim në Abu Dabi do të mbahet një ditë pas dy takimeve në nivel të lartë: njëri në Davos mes Volodymyr Zelensky dhe presidentit amerikan Donald Trump dhe tjetri në Moskë mes presidentit Vladimir Putin dhe emisarëve amerikanë Steve Witkoff dhe Jared Kushner./  /Ad.Ab./

The post RUSI – Moska kĂ«rkon tĂ«rheqjen e trupave ukrainase nga Donbasi, para takimit nĂ« Abu Dabi appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌