Maqedonia mori 8,2 milionë euro nga BE-ja për zbatimin e Programit Erasmus për vitin 2026

Maqedonia mori 8.2 milionë euro nga BE-ja për zbatimin e Programit Erasmus në vitin 2026 për zbatimin e programit ERASMUS+ të Komisionit Evropian, dedikuar arsimit, trajnimit, të rinjve dhe sportit, Maqedonia këtë vit mori buxhetin më të madh që nga pjesëmarrja e saj si vend pjesëmarrës në program, njoftojnë nga Ministria e Arsimit të RMV-së.
"Me rreth 8,2 milionë euro do të financohen projekte të përbashkëta të institucioneve arsimore maqedonase, institucioneve dhe organizatave civileme partnerë nga vendet e BE-së, si dhe vizita të shkurtra kërkimore dhe studimore.
MundĂ«sitĂ« pĂ«r rrjetĂ«zim, fushat prioritare, procedura pĂ«r pĂ«rgatitjen e projekteve dhe afatet pĂ«r aplikim u prezantuan sot nĂ« konferencĂ« nĂ« Fakultetin Ekonomik tĂ« Universitetit âShĂ«n Kirili dhe Metodiâ nĂ« Shkup. NĂ« prani tĂ« rektorĂ«ve tĂ« institucioneve publike dhe private tĂ« arsimit tĂ« lartĂ« nĂ« vend, pĂ«rfaqĂ«suesve tĂ« shkollave, shoqatave qytetare dhe pĂ«rfituesve tĂ« tjerĂ« potencialĂ« tĂ« fondeve nĂ« kuadĂ«r tĂ« programit ERASMUS, u drejtuan kryetari i QeverisĂ«,Prof.Dr. Hristijan Mickoski, ministrja e Arsimit dhe ShkencĂ«s, Vesna Janevska, si dhe drejtorja e AgjencisĂ« KombĂ«tare pĂ«r Programe Evropiane Arsimore dhe Mobilitet, Ana Mihajllov.
Në konferencë u theksua se në fokus të programit janë të rinjtë, përkatësisht forcimi i njohurive dhe aftësive të tyre brenda kufijve të BE-së, me të cilat më pas do të kontribuojnë në zhvillimin e shtetit të tyre", thonë nga MSH.
Ministrja Janevska, thuhet në deklaratë, vlerëson se edhe këtë vit do të ketë përdorim efikas të mundësive, sepse shteti ka bazë ligjore të fuqizuar, ku komponentë të detyrueshme janë mobiliteti, dimensioni evropian dhe bashkëpunimi ndërkombëtar, janë fuqizuar edhe kapacitetet e Agjencisë Kombëtare, e cila ka udhëheqje të re profesionale dhe strukturë të mirë të brendshme, ndërsa Ministria e Arsimit dhe Shkencës si autoritet kombëtar përforcon mekanizmat e kontrollit të gjithë procesit të zbatimit të programit ERASMUS./Telegrafi/




































