❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

“Jeta, mbi gjithçka”/ PĂ«rmbytjet, reagon Begaj: Ndjek me shqetĂ«sim situatĂ«n. Apel qytetarĂ«ve tĂ« bashkĂ«punojnĂ«

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj po ndjek me shqetësim situatën e krijuar nga reshjet intensive në vend. Presidenti i Republikës është në komunikim të vazhdueshëm me drejtuesit e institucioneve qendrore dhe vendore, me Strukturat e Emergjencave Civile si dhe me Forcat e Armatosura, për përballimin e situatës së përmbytjeve.

Kreu i Shtetit fton qytetarët të mirëkuptojnë dhe bashkëpunojnë me ta me qëllim që kjo situatë të kalojë me sa më pak pasoja.

Presidenti i Republikës fton në mënyrë të veçantë banorë në zonat e përmbytura të ndjekin udhëzimet e strukturave përgjegjëse për evakuim të shpejtë dhe të sigurt.

Në këto momente të vështira jeta e çdo qytetari është mbi gjithçka.

Siria urdhëron qytetarët të evakuohen nga Alepo shkaku i përleshjeve të dhunshme

Autoritetet siriane u kanë kërkuar qytetarëve të largohen nga një zonë e kontestuar në qytetin verior të Alepos. Autoritete siriane për të dytën ditë kanë hapur një korridor që ata të evakuoheshin, ndërsa përleshjet vazhduan midis qeverisë dhe forcave kurde.

Qeveria e provincĂ«s sĂ« Alepos u ka dhĂ«nĂ« banorĂ«ve afat deri nĂ« orĂ«n 13:00 sipas orĂ«s lokale pĂ«r t’u evakuuar nĂ« koordinim me ushtrinĂ«.

Agjencia shtetĂ«rore e lajmeve SANA, duke cituar ushtrinĂ«, ka thĂ«nĂ« se ushtria do tĂ« fillonte “operacione tĂ« synuara” kundĂ«r Forcave Demokratike Siriane tĂ« udhĂ«hequra nga kurdĂ«t nĂ« lagjet Sheikh Maqsoud, Achrafieh dhe Bani Zaid, gjysmĂ« ore pas kĂ«tij afati.

Associated Press ka raportuar për të shtëna sporadike ndërsa civilët dilnin nga zona të enjten në mëngjes.

VIDEO/ Grabitet një market në Tiranë, autori i maskuar dhe me thikë në dorë kërcënon shitësen dhe merr paratë

Në grabitje ka ndodhur në zonën e Yzberishtit në Tiranë.

Siç shihet edhe nga pamjet e siguruara nga “ABC News”, njĂ« person futen nĂ« ambientet e njĂ« marketi, me njĂ« thikĂ« nĂ« dorĂ«, kĂ«rcĂ«non shitĂ«sen dhe marr paratĂ«.

Më pas autori largohet menjëherë.

Rreth 50 familje tĂ« izoluara/ Çarja e argjinaturĂ«s sĂ« lumit DrojĂ«, situatĂ« problematike nĂ« Dukagjin tĂ« Ri dhe Miliska

Çarja e argjinaturĂ«s sĂ« lumit DrojĂ«, ka sjellĂ« situatĂ« kaotike nĂ« fshatin Dukagjin i Ri dhe Miliska.

Rreth 50 familje në dy fshatrat ndodhen nën pushtetin e ujit, banorët janë të izoluar në banesa, sakaq situata vijon e rënduar nga rritja e nivelit të ujit.

Sa mësohet në fshatin Miliska të Krujës, një stallë bagëtish të imta, janë përfshirë nga rrjedha e ujit.

Evakuime në Novoselë e Ferras/ Rama: Monitorim i plotë nga ekipet e emergjencave

“Situata nĂ« NjĂ«sinĂ« Administrative NovoselĂ« vijon tĂ« jetĂ« nĂ« monitorim tĂ« plotĂ« nga ekipet e BashkisĂ« VlorĂ« dhe institucionet e tjera shtetĂ«rore, si pasojĂ« e rritjes sĂ« nivelit tĂ« ujit, nga reshjet e rĂ«na gjatĂ« natĂ«s dhe nĂ« orĂ«t e fundit”, kĂ«shtu Ă«shtĂ« shprehur kryeministri Edi Rama, ndĂ«rsa ka reaguar pĂ«r situatĂ«n e pĂ«rmbytjeve nĂ« vend, evakuimeve dhe strehimeve tĂ« banorĂ«ve tĂ« prekur.

Gjithashtu Rama nënvizon se Bashkia e Vlorës, në bashkëpunim me strukturat përgjegjëse të emergjencave civile, Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile dhe Forcat Armatosura, ka angazhuar të gjitha kapacitetet e nevojshme në terren dhe ndodhet në gatishmëri të plotë për të asistuar banorët. Autoritetet janë në gatishmëri, si në rast nevoje për evakuim, ashtu edhe për marrjen e masave të duhura për shpëtimin dhe sigurinë e bagëtive.

Bashkia u bën thirrje banorëve të ndjekin me përpikëri udhëzimet e strukturave në terren dhe të shmangin lëvizjet e panevojshme në zonat e rrezikuara, deri në normalizimin e situatës.

Ndërsa njoftohet se janë vënë në dispozicion edhe numrat për çdo situatë emergjente:
Emergjencat Civile
+355 69 213 9738
Ndërmarrja e Shërbimeve Publike
+355 69 541 9296
Ujësjellës-Kanalizime
+355 69 572 3432

BabĂ«, bir dhe njĂ« kukull qĂ« “flet”: Dinastia Bushi qĂ« mahniti SHBA-nĂ« dhe po çmend ShqipĂ«rinĂ«

Nga njĂ« fshat i varfĂ«r pranĂ« KavajĂ«s, tek skenat mĂ« tĂ« mĂ«dha amerikane. Nga njĂ« monedhĂ« e fshehur nĂ« pĂ«llĂ«mbĂ«, tek njĂ« kukull qĂ« flet, ironizon dhe “flirton” live para publikut. Dinastia e prestidigjitatorĂ«ve Bushi Ă«shtĂ« njĂ« histori qĂ« tingĂ«llon si truk, por Ă«shtĂ« realitet i pastĂ«r.
Në studion e ABC e Mëngjesit, Dashnor dhe Nikolas Bushi, baba e bir, treguan jetën mes Shqipërisë dhe Amerikës, artin e iluzionit dhe aventurën unike të ventrilokizmit, një disiplinë pothuajse e panjohur më parë në vendin tonë.
Nikolas Bushi, djali qĂ« “flet me bark”, u shndĂ«rrua nĂ« sensacion nĂ« finalen e Albania’s Got Talent. NĂ« krah tĂ« tij Ă«shtĂ« gjithmonĂ« Chris, kukulla qĂ« nuk kursen sarkazmĂ«n dhe batutat.
“Bukuria e kĂ«tij arti Ă«shtĂ« qĂ« sarkazmĂ«n nuk e bĂ«j unĂ«, por Chris”, thotĂ« Nikolas.
“UnĂ« dhe Chris flirtojmĂ« bashkĂ«, por pĂ«r gjĂ«ra serioze vendos vetĂ«â€, shton ai me humor, duke sqaruar se asnjĂ« personazh nuk del jashtĂ« kontrollit tĂ« tij.
Nikolas rrĂ«fen se ideja pĂ«r kĂ«tĂ« art lindi 8 vite mĂ« parĂ«, e frymĂ«zuar nga America’s Got Talent, dhe sot ndihet i lumtur qĂ« po kontribuon nĂ« pĂ«rhapjen e ventrilokizmit nĂ« ShqipĂ«ri. Madje, projekte surprizĂ« janĂ« nĂ« horizont, mes tyre edhe njĂ« bashkĂ«punim i mundshĂ«m me Terry Fator, njĂ« nga ikonat botĂ«rore tĂ« kĂ«tij arti.
Pas suksesit tĂ« djalit qĂ«ndron “dora” e Dashnor Bushit, i cili edhe vetĂ« ka kaluar njĂ« jetĂ« tĂ« tĂ«rĂ« mes trukeve e numrave tĂ« shpejtĂ«sisĂ« e iluzionizmit.
Pas disa vitesh në Itali, rruga e jetës e çoi në Shtetet e Bashkuara, ku sot jeton me gruan dhe fëmijët, me një kalendar të ngjeshur shfaqjesh në shtete të ndryshme amerikane.

Përmbytjet në Shqipëri, këto janë qarqet më problematike, Emergjencat e Forcat e Armatosura në gatishmëri

Si pasojë e reshjeve intensive, gjatë orëve të fundit ka patur rritje të niveleve të lumenjve në disa qarqe të vendit, gjë që ka krijuar problematika serioze, kryesisht përmbytje të tokave bujqësore dhe banesave, rrëshqitje dherash, dëmtime infrastrukturore dhe bllokime rrugësh.

Situata më problematike paraqitet në qarqet Shkodër, Lezhë, Durrës, Fier, Berat dhe Gjirokastër, ndërsa në qarqe të tjera situata është nën monitorim ose pa rrezik.

Strukturat e Mbrojtjes Civile dhe Forcat e Armatosura, nën koordinimin e Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile njoftojnë se janë angazhuar në terren për përballimin e emergjencës, evakuimin e banorëve, ku është e nevojshme dhe minimizimin e dëmeve.

Situata sipas qarqeve paraqitet si më poshtë:

Qarku Shkodër

  • Ka rritje tĂ« nivelit tĂ« ujit nĂ« fshatin Obot, me rreth 60 cm ujĂ« mbi rrugĂ«n kryesore. Qarkullimi bĂ«het vetĂ«m pĂ«r mjete tĂ« tonazhit tĂ« lartĂ«.
  • Ka rritje tĂ« sipĂ«rfaqeve tĂ« tokave bujqĂ«sore nĂ«n ujĂ«.
  • 15 banesa tĂ« rrethuara nga uji nĂ« Vaun e DejĂ«s.
  • NĂ« disa fshatra tĂ« MalĂ«sisĂ« sĂ« Madhe ka rrugĂ« tĂ« bllokuara dhe prezencĂ« uji.
  • NĂ« bashkinĂ« FushĂ«-ArrĂ«z janĂ« evidentuar shkarje dherash dhe rĂ«nie gurĂ«sh, prezencĂ« e shtuar e ujit nĂ« rrugĂ«t auto-rurale, qĂ« kanĂ« shkaktuar dĂ«mtime.

Qarku Lezhë

  • Rreth 3000 ha tokĂ« bujqĂ«sore janĂ« nĂ«n ujĂ«.
  • ËshtĂ« bĂ«rĂ« evakuimi I dy familjeve, njĂ« nĂ« fshatin ishullin ShĂ«ngjin dhe njĂ« nĂ« fshatin Kakariq.
  • Rreth 100 banesa janĂ« tĂ« rrethuara nga uji, kryesisht nĂ« njĂ«sitĂ« administrative Dajç, BabullojĂ«, Balldren dhe ShĂ«nkoll.
  • Ka rrĂ«shqitje dherash nĂ« fshatrat TorovicĂ« dhe Tresh.
  • Po punohet pĂ«r mbylljen e çarjes sĂ« argjinaturĂ«s nĂ« lumin Droje, nĂ« fshatin Dukagjin.

Qarku Vlorë

  • Niveli I lumit VjosĂ« nĂ« NovoselĂ« ka kaluar mbi 8 metra.
  • JanĂ« evakuuar 13 familje pranĂ« UrĂ«s sĂ« Mifolit dhe nĂ« NovoselĂ«. Nuk ka prezencĂ« uji nĂ« banesa.

Qarku Durrës

  • Aktualisht situate Ă«shtĂ« drejt pĂ«rmirĂ«simit, por po punohet pĂ«r heqjen e ujit nga rreth 800 banesa dhe objekte, veçanĂ«risht nĂ« zonĂ«n e burgut, Ish KĂ«netĂ«s, Shkozet dhe NishtullĂ«. NĂ« terren ndodhen ekipe te vlerĂ«simit tĂ« dĂ«meve qĂ« po vazhdojnĂ« evidentimin dhe dokumentimin e rasteve.
  • 250 persona janĂ« tĂ« strehuar nĂ« ShtĂ«pinĂ« e Pushimit te UshtrisĂ«, DurrĂ«s dhe 55 persona janĂ« strehuar nĂ« KavalishencĂ«n e MinistrisĂ« sĂ« Brendshme.
  • ⁠LumenjtĂ« Erzen dhe IshĂ«m, si dhe kanali i Tones janĂ« nĂ« kuata maksimale.
  • Disa rrugĂ« tĂ« qytetit mbeten tĂ« bllokuara, pĂ«r shkak tĂ« pranisĂ« sĂ« lartĂ« tĂ« ujit.

Bashkia Krujë: Si pasojë e çarjes së argjinaturës së lumit Droje ka vërshime uji në dy fshatrat Dukagjin i Ri dhe Miliska. Në fshatin Miliska uji ka hyrë në banesa, ku janë prekur 50 familje. Në terren ndodhen ekipe të Bordit të Kullimit Durrës, për përballimin e situatës.

Bashkia Shijak: Ka prani uji në 15 banesa. Situata problematike veçanërisht në njësitë administrative Xhafzotaj, Maminas dhe Gjepalaj.

Qarku Gjirokastër

  • Si pasojĂ« e reshjeve tĂ« dendura ka rrĂ«shqitje dherash nĂ« aksin Tepelenë–GjirokastĂ«r, ku qarkullimi Ă«shtĂ« I kufizuar.
  • Po punohet pĂ«r rikthimin e energjisĂ« nĂ« disa zona malore.
  • Nivele tĂ« larta tĂ« lumit VjosĂ« nĂ« Memaliaj dhe PĂ«rmet.

Qarku Kukës

  • Lumenj nĂ« kuota tĂ« larta, por pa problematika aktuale.

Qarku Tiranë

  • Rritje e niveleve tĂ« lumenjve nĂ« RrogozhinĂ« dhe KavajĂ«, por pa rrezik tĂ« menjĂ«hershĂ«m pĂ«r zonat e banuara.

Qarku Korçë

  • JanĂ« disa rrugĂ« tĂ« pakalueshme nĂ« Devoll.
  • JanĂ« evidentuar rrrĂ«shqitje dherash dhe bllokime rrugore nĂ« Pogradec dhe Prrenjas.
  • NĂ« Maliq ka sipĂ«rfaqe tĂ« tokave bujqĂ«sore nĂ«n ujĂ«.

Qarku Berat

  • Rreth 95 hektarĂ« toka bujqĂ«sore nĂ«n ujĂ«.
  • ËshĂ« evidentuar rritje e nivelit tĂ« lumit Osum.
  • NĂ« lagjen 22 Tetori dhe GoricĂ«, janĂ« marrĂ« masa pĂ«r sigurimin e bizneseve dhe punohet pĂ«r largimin e ujit nga pedonalja me pompa thithĂ«se.

Qarku Fier

  • Rreth 200 ha tokĂ« bujqĂ«sore tĂ« pĂ«rmbytura.
  • PrezencĂ« uji nĂ« 27 banesa nĂ« disa fshatra.

NĂ« qarqet e tjera nuk paraqiten problematika serioze.

Angazhimi i Forcave të Armatosura dhe mjeteve

Në total janë angazhuar:

  • Rreth 150 efektivĂ« tĂ« Forcave tĂ« Armatosura
  • Mbi 20 mjete tĂ« kalueshmĂ«risĂ« sĂ« lartĂ« dhe tĂ« tonazhit tĂ« rĂ«ndĂ«
  • 10 gomone/motobarka shpĂ«timi
  • 15 pompa thithĂ«se me kapacitet tĂ« lartĂ« dhe tĂ« vogĂ«l

Forcat janë shpërndarë kryesisht në qarqet Shkodër, Lezhë, Vlorë, Durrës, Gjirokastër dhe Fier, në funksion të evakuimeve, përforcimit të argjinaturave dhe largimit të ujërave.

Dalja e lumit Vjosa nga shtrati, bllokohet segmenti “Bishti i Malit” nĂ« SelenicĂ«

Moti i keq ka pĂ«rfshirĂ« vendin dhe si pasojĂ« janĂ« raportuar pĂ«rmbytje masive. NdĂ«rkohĂ« njoftohet se rruga qĂ« tĂ« çon nĂ« SelenicĂ«, nĂ« segmentin “Bishti i Malit”, Ă«shtĂ« aktualisht e bllokuar pĂ«r shkak tĂ« daljes nga shtrati tĂ« lumit Vjosa.

Prurjet e larta kanë shkaktuar përmbytje në zonë, duke e bërë rrugën të pakalueshme për momentin. Ndërkohë, ekipet e emergjencës dhe të Bashkisë ndodhen në terren dhe po ndjekin situatën nga afër.

Autoritetet apelojnë  që qytetarët të shmangin qarkullimin në këtë segment derisa të ketë një përmirësim të situatë.

VIDEO/ “Çmendet” Vjosa, 100 hektarĂ« tokĂ« tĂ« pĂ«rmbytura nĂ« VlorĂ«, ushtria nĂ« gatishmĂ«ri

Lumi Vjosa ka dalë nga shtrati në disa segmente. Gazetari Elton Nika tha për ABC News se si pasojë 100 hektarë tokë janë të përmbytura dhe disa fshatra janë të rrezikuara

Ndërsa situata vijon të jetë shqetësuese edhe për shkak të erërave të forta.

Ndërkohë raportohet se 13 familje janë evakuuar.

VIDEO/ Dhera e inerte në rrugë, bllokohet një prej korsive në aksin Pogradec-Qafë Thanë

Në afërsi të zonës se quajtur Guri i Kuq në qytetin e Pogradecit për shkak të vërshimeve të përroit të Saselishtes uji ka nxjerrë në rrugën kryesore inerte e dhera gërryerjeve duke bllokuar njëkohësisht edhe njërën prej tubove shkarkuese në liqen.

Aktualisht njëra prej korsive të mjeteve në aksin rrugor Pogradec-Qafë Thanë është e bllokuar si pasoje e inerteve dhe ujit që ka dalë në rrugë.

Aktualisht në vendngjarje ndodhen 2 eskavator të cilët po bëjnë të mundur normalizimin e situatës.

Përmbytjet/ Situata në Shkodër nën kontroll, por disa zona nën ujë

Situata në Shkodër sipas përditësimeve të fundit paraqitet kryesisht e qëndrueshme.

Reshjet e shiut kanë qenë me intensitet të ulët, ndërkohë që problematikat e evidentuara mbeten të lokalizuara dhe nën monitorim të vazhdueshëm nga strukturat përgjegjëse.

Në Bashkinë Shkodër është konstatuar rënie e prurjeve të lumit Drin, ndërsa në rrugën e Obotit vijon të ketë prezencë uji, është shtuar sipërfaqja e tokave me prezencë uji  por pa problematika të tjera të raportuara deri në këto momente.

GjatĂ« natĂ«s janĂ« regjistruar reshje dĂ«bore nĂ« zonat malore, konkretisht nĂ« aksin Bogë–Theth, ku janĂ« marrĂ« masat e nevojshme pĂ«r pastrimin dhe kriposjen e rrugĂ«s.

Si rezultat i reshjeve me intensitet të ulët, në bashkinë Vau i Dejës nuk raportohen aktualisht problematika të emergjencave civile.

Njoftimi:

Në rastet e evidentuara më herët për banesat me prezencë uji.

Kanë nisur procedurat për përgatitjen e dokumentacionit për dhënien e mbështetjes.

Bashkia ka ofruar ndihmë emergjente për çdo familje të prekur apo të rrethuar nga uji.

Situata në Bashkinë Malësi e Madhe paraqitet e qetë, me reshje të pakta shiu dhe reshje dëbore në zonat malore të Njësisë Administrative Kelmend, pa problematika. Megjithatë, në fshatin Vukpalaj rruga e aksesit është e bllokuar nga uji në disa ura hyrëse në fshat, me nivel mbi 3 m, ndërsa pjesa tjetër e zonës mbetet e aksesueshme.

Në Bashkinë Pukë nuk raportohen probleme të emergjencave civile; reshjet kanë pushuar dhe temperaturat janë të ulëta.

Sipas të dhënave nga Drejtoria e Ujitjes dhe Kullimit Lezhë, reshjet e regjistruara kanë qenë 25 mm gjatë 24 orëve të fundit, ndërsa nivelet e ujit në pikat monitoruese mbeten nën kuotat kritike. Hidrovoret vijojnë funksionimin me kapacitet të plotë dhe argjinaturat nuk paraqesin problematika.

Situata në territorin e Qarkut Shkodër mbetet e kontrolluar dhe nën monitorim të vazhdueshëm nga strukturat e Emergjencave Civile, në bashkëpunim me institucionet vendore dhe qendrore, me qëllim garantimin e sigurisë së qytetarëve.

ÇfarĂ« planesh ushtarake ka Izraeli me GreqinĂ« dhe Qipron?

JavĂ«n e kaluar, nĂ« Qipro u nĂ«nshkrua njĂ« plan bashkĂ«punimi ushtarak trepalĂ«sh midis Qipros, Greqisë dhe Izraelit, i ndjekur nga dy plane bashkĂ«punimi dypalĂ«sh – midis Forcave tĂ« Mbrojtjes sĂ« Izraelit (IDF) dhe Forcave tĂ« Armatosura Greke, dhe midis IDF dhe GardĂ«s KombĂ«tare tĂ« Qipros.

Marrëveshjet u nënshkruan në Nikozi gjatë takimit të përbashkët vjetor të shtabeve ushtarake të tre vendeve. Nënshkrimi i tyre u njoftua zyrtarisht nga ushtria izraelite. Lajmi u prit kryesisht pozitivisht në median dhe publikun qipriot.

Edhe pse detajet e marrëveshjeve nuk u bënë publike, DW ka mësuar se ato përfshijnë dispozita për ushtrime dhe trajnime të përbashkëta ushtarake, krijimin e grupeve të punës në fusha të specializuara dhe zhvillimin e një dialogu strategjik ushtarak.

Sipas të njëjtave burime, marrëveshjet parashikojnë gjithashtu shkëmbimin e ekspertizës mbi kërcënimet moderne të sigurisë, duke përfshirë sistemet pa pilot dhe luftën elektronike.

Njoftimi i bashkĂ«punimit ushtarak Ă«shtĂ« zbatim praktik i vendimeve politike tĂ« marra nga udhĂ«heqĂ«sit e tre vendeve – Benjamin Netanyahu, Kyriakos Mitsotakis dhe Nikos Christodoulides – gjatĂ« samitit tĂ« 10-tĂ« tripalĂ«sh tĂ« Izraelit, GreqisĂ« dhe Qipros, tĂ« mbajtur mĂ« 22 dhjetor.

Duke pĂ«rmbledhur njĂ« deklaratĂ« tĂ« pĂ«rbashkĂ«t pĂ«r shtyp tĂ« lĂ«shuar pas takimit nĂ« Jeruzalem, Presidenti i Qipros Nikos Christodoulides tha se tĂ« tre vendet kishin vendosur tĂ« thellonin bashkĂ«punimin “me fokus nĂ« energji, mbrojtje dhe siguri”, duke bĂ«rĂ« thirrje pĂ«r “marrĂ«veshje qĂ« do tĂ« kalojnĂ« menjĂ«herĂ« nĂ« fazĂ«n e zbatimit”.

Duke folur për DW, Zenonas Tziarras, nga Departamenti i Studimeve Turke dhe të Lindjes së Mesme në Universitetin e Qipros, theksoi se bashkëpunimi trepalësh midis këtyre vendeve nuk është i ri dhe se samiti i parë i tillë u mbajt në vitin 2016.

Duke theksuar se Greqia, Qiproja dhe Izraeli kanĂ« bashkĂ«punuar nĂ« kĂ«to fusha pĂ«r vite me radhĂ«, Tziarras paralajmĂ«roi se, pavarĂ«sisht tendencĂ«s sĂ« udhĂ«heqĂ«sve politikĂ« pĂ«r tĂ« ekzagjeruar rezultatet e kĂ«tyre takimeve, duhet tĂ« jetĂ« e qartĂ« se “bashkĂ«punimi ushtarak, i mbrojtjes dhe i sigurisĂ« nuk pĂ«rbĂ«n nĂ« vetvete njĂ« aleancĂ«â€.

“NjĂ« aleancĂ« e vĂ«rtetĂ« nĂ«nkupton njĂ« angazhim pĂ«r mbrojtje kolektive, sipas tĂ« cilit njĂ« sulm ndaj njĂ« shteti konsiderohet sulm ndaj tĂ« gjithĂ«ve. BashkĂ«punimi aktual trepalĂ«sh Ă«shtĂ« pra njĂ« ‘aleancë’ vetĂ«m nĂ« emĂ«r”, tha ai.

Mungesa e rezultateve konkrete, të cilat mund të ndryshojnë ekuilibrin e fuqisë në Mesdheun Lindor, mund të shpjegojë edhe reagimin relativisht të përmbajtur të Turqisë pas njoftimit të marrëveshjes.

Presidenti turk Erdogan, ndryshe nga mediat turke pro-qeveritare qĂ« e pĂ«rshkruan bashkĂ«punimin si njĂ« “bosht tĂ« sĂ« keqes anti-turke”, mori njĂ« ton dukshĂ«m tĂ« moderuar, duke deklaruar se iniciativat e tre vendeve “nuk kanĂ« peshĂ« tĂ« vĂ«rtetĂ«â€, duke i krahasuar ato me “zhurmĂ« boshe, si zhurma e njĂ« kanaçeje”.

Ajo që duket se e shqetëson Turqinë më shumë sesa vetë marrëveshjet trepalëshe është fakti se Greqia dhe Qiproja po i drejtohen gjithnjë e më shumë Izraelit për prokurimin e sistemeve moderne të armëve.

Në rastin e Qipros në veçanti, Ankaraja ka lëshuar paralajmërime të forta se blerja e armëve nga Izraeli mund të çojë në destabilizim në ishull./DW/

Viti 2026 mund të jetë shumë i mirë për Bashkimin Evropian

Në këtë kohë të vitit, unë gjithmonë përpiqem ta bëj një parashikim të guximshëm për vitin e ri. Për vitin 2025, parashikova se Transnistria dhe Moldavia mund të ribashkoheshin, e kjo as që u bë fjalë bile.

Prandaj, pĂ«r vitin 2026 do ta bĂ«j njĂ« parashikim edhe mĂ« tĂ« guximshĂ«m. Parashikoj se Bashkimi Evropian do tĂ« t’ia dalĂ« mjaft mirĂ«.

ËshtĂ« e drejtĂ« tĂ« thuhet se kĂ«to ditĂ« nĂ« Bruksel mbizotĂ«ron shumĂ« pesimizĂ«m. U la kryesisht nĂ« hije nĂ« bisedimet pĂ«r njĂ« zgjidhje tĂ« mundshme tĂ« luftĂ«s sĂ« RusisĂ« nĂ« UkrainĂ«, u pĂ«rball me sulme tĂ« panumĂ«rta hibride si prerja e kabllove nĂ«nujore dhe inkursionet me dronĂ«, si dhe e pĂ«rjetoi pĂ«rkeqĂ«simin e marrĂ«dhĂ«nieve transatlantike pasi ShtĂ«pi e BardhĂ« po e vĂ« hapur nĂ« dyshim bllokun. TĂ« gjitha kĂ«to e patĂ«n ndikimin e vet ndaj Brukselit.

RrallĂ«herĂ« Ă«shtĂ« vĂ«nĂ« BE-ja kaq shumĂ« nĂ« provĂ« nga tĂ« gjitha drejtimet. “NjĂ« dele nĂ« njĂ« botĂ« krejtĂ«sisht tĂ« re grabitqarĂ«sh”, siç u shpreh sĂ« fundmi njĂ« diplomat i BE-sĂ«.

Dhe, sinqerisht, as kĂ«tĂ« vit nuk pritet tĂ« jetĂ« mĂ« mirĂ«, sepse Shtetet e Bashkuara mund tĂ« tĂ«rheqin mĂ« shumĂ« trupa nga kontinenti dhe ta rrisin mbĂ«shtetjen pĂ«r parti tĂ« ndryshme euroskeptike. UkrainĂ«n ose do tĂ« detyrohet ta pranojĂ« njĂ« marrĂ«veshje poshtĂ«ruese me MoskĂ«n, ose tĂ« shtypet edhe mĂ« shumĂ« ushtarakisht nga njĂ« Rusi e ringjallur qĂ« madje mund ta testojĂ« njĂ« vend tĂ« BE-sĂ« ose tĂ« NATO-s — diçka pĂ«r tĂ« cilĂ«n zyrtarĂ«t evropianĂ« kanĂ« paralajmĂ«ruar dhe kanĂ« pranuar se nuk janĂ« realisht tĂ« pĂ«rgatitur ta pĂ«rballojnĂ« tĂ« vetĂ«m.

Por, ekziston edhe njĂ« vizion alternativ, mĂ« i ndritshĂ«m pĂ«r BE-nĂ«, njĂ« vizion shumĂ« pak i mundshĂ«m, qĂ« pĂ«rfshin disa mundĂ«si pĂ«r t’u shfrytĂ«zuar dhe shumĂ« “nĂ«se”.

Le të fillojmë me një nga zhgënjimet kryesore në fazat përmbyllëse të vitit të kaluar: dështimin për të rënë dakord mbi një kredi reparacionesh për Ukrainën. Kjo ishte, pa dyshim, një goditje e madhe si për presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ashtu edhe për kancelarin gjerman Friedrich Merz, të cilët po bënin trysni për përdorimin e aseteve shtetërore ruse të ngrira në bllok për të gjeneruar një kredi prej 90 miliardë eurosh për Ukrainën për dy vjetët e ardhshme.

Arsyetimi ishte: pse duhet që taksapaguesit e BE-së të paguajnë faturën për plaçkitjen e Ukrainës nga Moska, kur në vend të kësaj mund të përdoren paratë e Putinit?

MegjithatĂ«, alternativa – mbledhja e fondeve tĂ« garantuara nga buxheti i BE-sĂ« dhe tĂ« mbĂ«shtetura nga 24 shtete anĂ«tare tĂ« BE-sĂ« (Republika Çeke, Hungaria dhe Sllovakia zgjodhĂ«n tĂ« mos marrin pjesĂ«) – nuk Ă«shtĂ« nĂ« tĂ« vĂ«rtetĂ« aq e keqe sa duket.

Por, disa liderĂ« tĂ« BE-sĂ« humbĂ«n prestigj pĂ«r shkak tĂ« kredisĂ« sĂ« reparacioneve dhe blloku u duk i pavendosur, por nĂ« fund tĂ« fundit, Kievi do tĂ« marrĂ« mjaftueshĂ«m para pĂ«r ta vazhduar luftĂ«n kundĂ«r RusisĂ« pĂ«r dy vjetĂ«t e ardhshme dhe ukrainasit nuk duhet t’i kthejnĂ« kĂ«to para derisa Rusia tĂ« paguajĂ« dĂ«mshpĂ«rblimin.

NdĂ«rkohĂ«, asetet ruse mbeten tĂ« ngrira pĂ«r aq kohĂ« sa BE-ja dĂ«shiron t’i mbajĂ« tĂ« bllokuara, duke ruajtur opsionin qĂ« t’i pĂ«rdorĂ« ato mĂ« vonĂ«. Nuk Ă«shtĂ« ideale, por Ă«shtĂ« mĂ« shumĂ« sesa po i ofron Kievit çdo vend apo organizatĂ« tjetĂ«r pĂ«r momentin.

Ka gjërat që blloku i ka bërë tashmë të cilat mund të fillojnë të japin fryte së shpejti. Merrni për shembull zgjerimin. Blloku do të vazhdojë të mbyllë kapitujt e anëtarësimit me Malin e Zi dhe Shqipërinë në vitin e ri, me të parin që tani pritet të bëhet shteti i 28-të anëtar i BE-së deri në vitin 2028.

Mendimi nĂ« Bruksel, edhe pse nĂ« kĂ«tĂ« moment mĂ« shumĂ« dĂ«shirĂ« sesa realitet, Ă«shtĂ« se shtimi i Malit tĂ« Zi dhe potencialisht edhe i ShqipĂ«risĂ« relativisht shpejt do t’i nxiste KosovĂ«n dhe SerbinĂ« tĂ« angazhohen nĂ« bisedime pĂ«r normalizimin e marrĂ«dhĂ«nieve mes tyre, tĂ« cilat kanĂ« qenĂ« tĂ« ngrira prej vitesh.

Por, duke qenĂ« se Serbia as nuk u paraqit nĂ« samitin e fundit BE–Ballkani PerĂ«ndimor nĂ« Bruksel pak para Krishtlindjeve, kjo mund vĂ«shtirĂ«si se mund tĂ« arrihet.

Duke qenĂ« se BE-ja ka humbur mĂ« shumĂ« anĂ«tarĂ« sesa qĂ« ka fituar nĂ« dekadĂ«n e fundit pĂ«r shkak tĂ« Brexit-it, shtimi i njĂ«rit apo edhe i disa vendeve do t’i jepte Brukselit njĂ« shtysĂ«, duke treguar se BE-ja mbetet ende njĂ« klub tĂ«rheqĂ«s pĂ«r tĂ« tjerĂ«t.

Një referendum i mundshëm në Islandë këtë vit për të rifilluar bisedimet e anëtarësimit në BE, të pezulluara mbi një dekadë më parë, do ta përforconte më tej këtë imazh.

Pastaj është edhe heqja graduale e energjisë ruse, e cila do të përfundojë pak a shumë këtë vit dhe do ta shkëpusë bllokun nga një prej varësive të tij më të gjata ndaj Kremlinit.

Vendosur në fund të vitit 2025, ndalimi i importeve të gazit rus për kontratat afatshkurtra do të zbatohet nga 25 prilli 2026 për gazin natyror të lëngshëm (LNG) dhe nga 17 qershori 2026 për gazin përmes tubacioneve. Për kontratat afatgjata, ndërprerja është 1 janari 2027 për LNG-në dhe shtatori i po atij viti për gazin përmes tubacioneve.

NjĂ« tjetĂ«r faktor qĂ« mund ta ndihmojĂ« BE-nĂ« Ă«shtĂ« mungesa e zgjedhjeve nĂ« vitin 2026. NĂ«se Franca arrin tĂ« shmangĂ« mbajtjen e zgjedhjeve tĂ« parakohshme parlamentare – gjĂ« qĂ« aktualisht duket e mundshme – ky vit Ă«shtĂ« disi anomali, pasi asnjĂ« nga vendet e mĂ«dha nuk duhet tĂ« pĂ«rballet me votuesit nĂ« nivel kombĂ«tar.

Kjo do të thotë se presidenti francez Emmanuel Macron dhe homologët e tij në Gjermani, Itali, Holandë, Poloni, Rumani dhe Spanjë mund ta nisin vitin 2026 të përqendruar te hartimi i politikave.

Sigurisht, ka zgjedhje qĂ« do tĂ« tĂ«rheqin vĂ«mendje. PĂ«r shembull, votimet nĂ« dy rajone tĂ« ish-GjermanisĂ« Lindore, Mecklenburg-Vorpommern dhe Saksoni-Anhalt, nĂ« shtator, ku AfD pritet tĂ« dalĂ« e para. Partia e ekstremit tĂ« djathtĂ« mund, pĂ«r herĂ« tĂ« parĂ«, tĂ« jetĂ« thjesht shumĂ« e madhe pĂ«r t’u injoruar kur tĂ« nisĂ« formimi i koalicioneve (nĂ«se nuk fiton shumicĂ«n absolute). Kjo do tĂ« shkaktojĂ« reflektim tĂ« thellĂ« nĂ« Gjermani, veçanĂ«risht pasi pritet qĂ« partia tĂ« marrĂ« rreth njĂ« tĂ« pestĂ«n e votave edhe nĂ« dy palĂ« zgjedhje tĂ« tjera rajonale nĂ« pjesĂ«n perĂ«ndimore tĂ« vendit mĂ« herĂ«t gjatĂ« vitit.

Dhe nĂ« zgjedhjet parlamentare tĂ« SllovenisĂ« nĂ« mars, populisti i vjetĂ«r rebel Janez Jansa mund tĂ« rikthehet sĂ«rish nĂ« pushtet – duke iu bashkuar kritikĂ«ve tĂ« tjerĂ« tĂ« Brukselit me mendĂ«si tĂ« ngjashme qĂ« tashmĂ« janĂ« nĂ« pushtet nĂ« Çeki, Hungari dhe Sllovaki.

Por ky kuartet mund të jetë jetëshkurtër, pasi hungarezët shkojnë në zgjedhje në fillim të prillit. Dhe ka indikacione të forta se Viktor Orban, i cili e ka drejtuar vendin që nga viti 2010, do të mposhtet nga Peter Magyar.

Ky do tĂ« ishte rezultati me mĂ« pasoja pĂ«r BE-nĂ« kĂ«tĂ« vit, pasi Hungaria e Orbanit Ă«shtĂ« parĂ« si penguese nĂ« shumĂ« çështje, veçanĂ«risht ato qĂ« lidhen me UkrainĂ«n. NdĂ«rsa Çekia dhe Sllovakia shpesh rreshtohen me HungarinĂ«, pak kush beson se ato do tĂ« jenĂ« aq tĂ« ashpra sa tĂ« bllokojnĂ« gjĂ«rat vetĂ«, ashtu siç ka bĂ«rĂ« shpesh Hungaria.

Dhe, megjithëse Peter Magyar dhe partia e tij Tisza janë mjaft të vakëta ndaj Kievit gjithashtu, Brukseli do të priste që disa veto nga Budapesti thjesht të hiqeshin nëse ata do të vinin në pushtet. Lista është e gjatë dhe përfshin ndihmën ushtarake të BE-së për Ukrainën, e cila është bllokuar për tri vjet, negociatat e anëtarësimit në BE me Ukrainën (dhe Moldavinë), të ngrira që nga viti 2024, sanksione potencialisht më të ashpra ndaj Moskës (dhe Minskut), si dhe një gatishmëri më të madhe për të kanalizuar lloje të tjera fondesh për vendin e shkatërruar nga lufta.

NjĂ« humbje pĂ«r Orbanin mund ta bĂ«jĂ« gjithashtu disi mĂ« tĂ« lehtĂ« arritjen e njĂ« marrĂ«veshjeje pĂ«r njĂ« buxhet tĂ« ri shumĂ«vjeçar tĂ« BE-sĂ«, pasi kushtĂ«zimi i sundimit tĂ« ligjit – qĂ« do tĂ« thotĂ« se fondet e BE-sĂ« mund tĂ« ngrihen nĂ« rastet e shkeljeve tĂ« sundimit tĂ« ligjit – mund tĂ« mbetet pjesĂ« e kornizĂ«s.

Hungarisë i janë pezulluar miliona euro vitet e fundit për shkak të këtij kushtëzimi, dhe Orban ka të ngjarë të përpiqet të sabotojë çdo vazhdim të mekanizmit.

Buxheti, qĂ« mbulon vitet 2028–2034, idealisht duhet tĂ« miratohet nĂ« fund tĂ« vitit 2026. Komisioni Evropian paraqiti propozimin e tij mĂ« herĂ«t gjatĂ« vitit 2025, njĂ« plan ambicioz me vlerĂ« gati 2 trilionĂ« euro, i cili pĂ«rfshinte 100 miliardĂ« euro pĂ«r UkrainĂ«n dhe rreth 130 miliardĂ« euro pĂ«r mbrojtjen.

Marrëveshja përfundimtare sigurisht që nuk do të jetë aq ambicioze, pasi shumë nga shtetet më të pasura të BE-së e urrejnë idenë e buxheteve të Brukselit që rriten pa kontroll, ndërkohë që zakonisht u duhet të shtrëngojnë buxhetet kombëtare në vend.

Prisni që një marrëveshje përfundimtare të arrihet në vitin 2027. Megjithatë, niveli i ambicies do të japë një tregues se sa serioze është BE-ja në vazhdim, veçanërisht në mbrojtjen e vetes dhe në mbështetjen e Ukrainës përtej vitit 2027.

Dhe në fund marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara, për të cilat zyrtarët e BE-së shpresojnë se do të përmirësohen pas një viti 2025 të trazuar, në të cilin blloku u detyrua të pranonte një tarifë prej 15% për shumicën e importeve nga BE-ja dhe pa veten të sulmuar ashpër kur vendosi një gjobë prej 120 milionë eurosh ndaj platformës X të Elon Musk për shkelje të rregullave të transparencës.

Raste të tjera kundër gjigantëve të tjerë amerikanë të internetit janë në përgatitje, edhe pse mund të arrihen marrëveshje përpara se të vendosen gjoba. Goditja ndaj gjigantëve kinezë të internetit mund të ndihmojë gjithashtu në zbutjen e marrëdhënieve me Uashingtonin.

Frika do tĂ« mbetet nĂ« tĂ« gjithĂ« bllokun, veçanĂ«risht sa i pĂ«rket çdo vendimi pĂ«r tĂ« tĂ«rhequr njĂ« numĂ«r tĂ« madh trupash amerikane nga kontinenti dhe mundĂ«sisĂ« qĂ« sulme tĂ« tjera verbale, si reflektimet nĂ« StrategjinĂ« e SigurisĂ« KombĂ«tare mbi “zhdukjen civilizuese” evropiane, tĂ« vazhdojnĂ« nga zyrtarĂ« amerikanĂ«.

Por, duke folur me diplomatë evropianë, ekziston gjithashtu shpresa se retorika amerikane do të jetë më e butë, duke pasur parasysh se zgjedhjet e mesmandatit po afrohen në nëntor. Ndërsa viti 2025 ishte një vit përpjekjesh diplomatike të jashtme, mendimi është se politika amerikane do të zhvendoset drejt çështjeve të brendshme teksa afrohet votimi.

Politika e jashtme rrallë renditet lart në prioritetet e votuesve kur amerikanët e zakonshëm u drejtohen qendrave të votimit, duke i lënë hapësirë marrëdhënies transatlantike të rikuperohet disi në vitin 2026./REL

Shiu “mbĂ«rrin” nĂ« PD/ Berisha: TĂ« shpallet gjendja e emergjencĂ«s

Shiu mbërriti me 24 orë vonesë në PD. Doktor Berisha e nisi konferencën me parashikimin e motit. Jo atij politik.

“MijĂ«ra e mijĂ«ra familje shqiptare kanĂ« pĂ«suar pasoja shumĂ« tĂ« rĂ«nda nga pĂ«rmbytjet. VetĂ«m nĂ« rrethin e DurrĂ«sit pĂ«rllogariten rreth 4 mijĂ« banesa, biznese dhe objekte tĂ« tjera. DĂ«met janĂ« jashtĂ«zakonisht tĂ« mĂ«dha.

Por nuk Ă«shtĂ« vetĂ«m rrethi i DurrĂ«sit me pĂ«rmbytje, nga Gjirokastra gjer nĂ« ShkodĂ«r. Partia Demokratike kĂ«rkon menjĂ«herĂ« shpalljen e gjendjes sĂ« fatkeqĂ«sisĂ« natyrore. Java pĂ«rsĂ«ri nuk premton qetĂ«si tĂ« motit”, thotĂ« ai.

Në fakt moti rregullohet pas ditës së enjte. Por rrufetë edhe pas të enjtes do ti vazhdojë opozita.

Edi Rama u ankua, jo ndaj motit, por përse kundër tij nuk po lëshohen kritika edhe nga opozitat në Kroaci, Greqi e Mal të zi.

“Nuk e kuptoj pse nuk po mĂ« fajĂ«sojnĂ« akoma mua, qeverinĂ« apo qoftĂ« edhe bashkinĂ« e DurrĂ«sit, pĂ«r reshjet mbytĂ«se tĂ« kĂ«tyre ditĂ«ve nĂ« Itali, Greqi, Mal tĂ« Zi, Kroaci e me radhë  Çudi e madhe opozitat andej, po tĂ« paktĂ«n tĂ« fajĂ«sonin qeveritĂ« e tyre, por hiç, asnjĂ« llaf, s’e kuptojnĂ« qĂ« aleanca me shiun tĂ« çon nĂ« fitore”, tha Rama.

“Ky qĂ«ndrim cinik, tallĂ«s ndaj qytetarĂ«ve, turpĂ«ron çdo njeri qĂ« ka cipĂ«. Por Ramaduro Ă«shtĂ« nĂ« panik dhe tmerr tĂ« madh dhe nuk di se ç’flet. Pa diskutim qĂ« kĂ«to kanĂ« qenĂ« shira shumĂ« intensive, por DurrĂ«si kurrĂ« nuk ka njohur njĂ« pĂ«rmbytje tĂ« tillĂ«. Dhe shkaqet e pĂ«rmasave tĂ« kĂ«saj pĂ«rmbytje janĂ« absolutisht vjedhja, vjedhja dhe vetĂ«m vjedhja e fondeve.”

Ndërkohe Venezuela mbetet një temë e nxehtë në selinë blu, megjithëse shpresa për një aksion blic  të forcave delta, ka rënë. Por entuziazmi është i lartë. Doktori nuk ka amerikanët, por ka me vete memet.

“Futuni nĂ« internet, habia e internetit. Ajo xhakaventoja e tutave tĂ« Maduros, Nike, ajo Ă«shtĂ« bĂ«rĂ« virale numĂ«r 1 nĂ« ShqipĂ«ri. NĂ« ShqipĂ«ri, pastaj nĂ« SHBA, imagjinoni ju se tĂ« gjithĂ« duan ta shohin Edi RamĂ«n tĂ« veshur me tĂ«. Maduron e arrestoi presidenti Trump, Ramaduron e arrestoi interneti.”, theksoi ai.

Në PD përflitet për një protestë kombëtare më 24 janar, që me kalendar i bie pas vendimit të kushtetueses për padinë e kryeministrit dhe pas mbledhjes së këshillit të mandateve për mandatin e zëvendëskryeministres.

Duket një parashikim i zymte i motit për opozitën, ndaj doktori bën thirrje të mos nxitohet.

“AsnjĂ« datĂ« nuk Ă«shtĂ« pĂ«rcaktuar. Ka njĂ« datĂ« ditĂ«n e premte kur do tĂ« mblidhet njĂ« tryezĂ« e gjerĂ« e opozitĂ«s. Ajo tryezĂ« do pĂ«rcaktojĂ« kur do thirret protesta”, shtoi ai.

Përmbytjet/ Rama nxjerr fotot nga Shkozeti: Sigurisht që kur i hedhim plehrat e shishet plastike nëpër fusha e në anët e rrugëve


Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për situatën e përmbytjeve në vend.

Nëpërmjet një reagimi në Twitter, kryeministri ngre edhe shqetësimin e hedhjes së mbeturinave vend e pavend.

Gjithashtu ai shton se ekipet dhe të gjitha strukturat janë në gatishmëri të plotë

Reagimi:

Sigurisht qĂ« kur i hedhim plehrat e shishet plastike nĂ«pĂ«r fusha e nĂ« anĂ«t e rrugĂ«ve tĂ« atdheut qĂ« e duam vetĂ«m nĂ« stadium, vjen njĂ« ditĂ« shiu me gjyma qĂ« i mbledh nga janĂ« e nga s’janĂ« dhe i dynd nĂ« det, po kur pastaj shiu Ă«shtĂ« aq i furishĂ«m sa ky i fundit, atĂ«herĂ« nuk e arrin dot detin si zakonisht sepse gryka e kanalit taposet krejt, duke pĂ«rmbytur dynjanë  *Shkozet

Presidentes Vjosa Osmani i përfundon mandati/ A mund të shkojë Kosova sërish në zgjedhje?

Analistët politikë thonë se procesi i zgjedhjes së presidentit të Kosovës do ta prodhojë edhe një sfidë të re politike me potencial bllokues. Bazuar në rezultatet e 28 dhjetorit, situata nuk është e thjeshtë.

Procesi i numërimit të votave të zgjedhjeve të 28 dhjetorit, atyre me postë nga jashtë Kosovës, po vazhdon dhe rezultatet e përditësuara tashmë kanë sjellë një ndryshim në mandatet e fituara të deputetëve.

Lëvizja Vetëvendosje, e cila në zgjedhje mori mbi 50% të votave, tashmë ka siguruar 57 mandate. Ajo pasohet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me 23 mandate. Lidhja Demokratike e Kosovës ka rënë në 14 mandate ndërsa tek Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) nuk ka ndryshim, mbetet me vetëm 6 mandate.

Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), rezultatet përfundimtare mund të shpallen më herët sesa ishte planifikuar data 19 janar, ku më pas edhe do të certifikohen rezultatet.

Por, akoma pa u certifikuar rezultati i zgjedhjeve të 28 dhjetorit, lideri i LVV-së, Albin Kurti, ka përmendur mundësinë e zgjedhjeve të reja, nëse deri me 5 mars nuk zgjidhet Presidenti apo Presidentja. Mandati i Presidentes aktuale, Vjosa Osmani, përfundon në fund të muajit prill, por një muaj më parë duhet të zgjidhe Presidenti apo Presidentja.

Albin Kurti tha për mediet lokale se për konstituimin e Kuvendit dhe formimin e qeverisë nuk i duhet mbështetja e partive të tjera shqiptare. Por për çështjen e Presidentit, në Kuvend duhet të jenë prezent dy të tretat e deputetëve dhe për këtë tash për tash nuk i kanë votat e nevojshme.

ÇfarĂ« thotĂ« Kurti?

“NĂ«se nuk arrijmĂ« ta zgjedhim presidentin, e afati i fundit Ă«shtĂ« 4 marsi, nĂ«se nuk e kemi tĂ« kaluar buxhetin pĂ«r vitin 2026, ne as nuk mund tĂ« mbajmĂ« zgjedhje tĂ« reja. Natyrisht se ekziston mundĂ«sia teorike dhe praktike qĂ« tĂ« shkojmĂ« nĂ« zgjedhje. 80 veta nĂ« sallĂ« Ă«shtĂ« vĂ«shtirĂ«si e konsiderueshme. HerĂ«n e kaluar nuk i bĂ«mĂ« dot 61, ndĂ«rsa 80 Ă«shtĂ« numĂ«r shumĂ« mĂ« i madh se 61. KĂ«saj radhe 61 i kemi, por 80 nuk i kemi. Ne e kemi parĂ« deklarimin e Presidentes. SĂ« pari, duhet ta formojmĂ« Kuvendin dhe QeverinĂ«, gjithashtu duhet ta votojmĂ« buxhetin, kĂ«ta janĂ« hapa mĂ« tĂ« rĂ«ndĂ«sishĂ«m”, thotë Kurti.

Ai e konsideron tĂ« nevojshĂ«m takimin me Vjosa Osmanin pĂ«r tĂ« diskutuar interesimin e saj pĂ«r njĂ« mandat tjetĂ«r pesĂ«vjeçar. Presidentja e KosovĂ«s, Vjosa Osmani, nga ana e saj, tashmĂ« ka deklaruar se synon edhe njĂ« mandat pesĂ«vjeçar pĂ«r t’i jetĂ«suar, siç ka thĂ«nĂ«, “planet e saj nĂ« tĂ« mirĂ« tĂ« vendit”.

Por nëse kandidimin e saj edhe për një mandat nuk e përkrahin deputetët në Kuvend, Osmani ka paralajmëruar se do ta kenë përballë në zgjedhjet e ardhshme përmes aktivitetit të saj politik.

“NĂ« fund tĂ« fundit Ă«shtĂ« nĂ« vullnetin e deputetĂ«ve qĂ« vendosin nĂ«se do tĂ« mĂ« pĂ«rkrahin apo jo, dhe po e them pĂ«rsĂ«ri, nĂ« qoftĂ« se vendosin qĂ« po, do tĂ« vazhdojmĂ« me punĂ« tĂ« mira pĂ«r vendin, mbrojtje tĂ« interesave tĂ« qytetarĂ«ve. NĂ« qoftĂ« se vendosin qĂ« jo, atĂ«herĂ« unĂ« e vazhdoj punĂ«n nĂ« njĂ« mĂ«nyrĂ« tjetĂ«r, nĂ«pĂ«rmjet angazhimit politik dhe kurdo qĂ« tĂ« ketĂ« zgjedhje, atĂ«herĂ« i pĂ«rballim idetĂ«, nocionet, qĂ«ndrimet, energjinĂ«, besa e shumëçka tjetĂ«r. Por qĂ«llimi im Ă«shtĂ« qĂ« tĂ« vazhdoj tĂ« jem e angazhuar politikisht dhe ta ndihmoj RepublikĂ«n e KosovĂ«s qĂ« tĂ« ecĂ« pĂ«rpara”, Ă«shtĂ« shprehur Osmani.

Qëndrimet e partive të tjera

Përfaqësuesit e PDK, LDK dhe AAK nuk kanë folur deri tani rreth formimit të institucioneve të reja dhe zgjedhjes së presidentit. Ato thonë se janë duke pritur certifikimin e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të 28 dhjetorit për të parë përbërjen përfundimtare të Kuvendit. Analistët politikë thonë se për zgjedhjen e presidentit të vendit, kompromisi politik është i pashmangshëm.

Ehat Miftaraj nga Instituti i KosovĂ«s pĂ«r DrejtĂ«si (IKD) i tha DW-sĂ« se “zgjedhja e presidentit tĂ« shtetit nĂ« mungesĂ« tĂ« 80 votave pĂ«r koalicionin fitues tĂ« zgjedhjeve tĂ« fundvitit do tĂ« duhej tĂ« bazohej nĂ« marrĂ«veshje politike dhe kompromis lidhur me njĂ« figurĂ« unifikuese qĂ« do tĂ« ushtronte pozitĂ«n e presidentit me integritet dhe nĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« paanshme”.

Sipas tij, Kosova e ka urgjencë shtetërore që menjëherë pas konstituimit të Kuvendit dhe formimit të qeverisë, pa vonesë, të miratojë ligjin për buxhetin dhe të gjitha marrëveshjet ndërkombëtare, përfshirë Planin e Rritjes.

“Sikurse LVV dhe z. Kurti, nĂ«se e vĂ«nĂ« nĂ« rend tĂ« parĂ« interesin e RepublikĂ«s sĂ« KosovĂ«s, do tĂ« gjenin kompromis pĂ«r tĂ« zgjedhur edhe Presidentin e RepublikĂ«s pĂ«r t’i dhĂ«nĂ« drejtim zhvillimit ekonomik dhe integrimit evropian, dy procese qĂ« kanĂ« stagnuar nĂ« status quo nĂ« pesĂ« vitet e fundit. Kosova nuk e ka komoditetin pĂ«r zgjedhje tĂ« reja, pasi kjo do tĂ« kishte pasoja tĂ« dĂ«mshme dhe afatgjata pĂ«r integrimin evropian, por edhe humbjen e besimit tĂ« partnerĂ«ve ndĂ«rkombĂ«tarĂ«â€, thotĂ« Miftaraj.

Analisti tjetër politik, Artan Muhaxhiri, i tha DW-së se procesi i zgjedhjes së presidentit do ta prodhojë edhe një sfidë të re me potencial bllokues.

“Prandaj, hendeku i madh aktual mes LĂ«vizjes VetĂ«vendosje dhe partive tĂ« tjera nĂ«nkupton vetĂ«m njĂ« gjĂ« normale: rigjetjen e vullnetit pĂ«r bashkĂ«punim konstruktiv me kompromise reciproke ndaj interesave tĂ« dyanshme. Çdo qasje tjetĂ«r me automatizĂ«m e çon KosovĂ«n nĂ« zgjedhje tĂ« reja”, thotĂ« Muhaxhiri. Sipas tij, “edhe njĂ« proces i ri zgjedhor do tĂ« ishte indikator madhor i paaftĂ«sisĂ« sĂ« spektrit politik kosovar”.

“Do ta tregonte mungesĂ«n e plotĂ« tĂ« integritetit personal, etikĂ«s publike dhe pĂ«rgjegjĂ«sisĂ« sĂ« tyre shtetĂ«rore ndaj dĂ«rgimit tĂ« shoqĂ«risĂ« nĂ« theqafje institucionale. Humbjet shumĂ«dimensionale do tĂ« thelloheshin edhe mĂ« shumĂ«, duke krijuar stagnime fundamentale sistemore politike dhe ekonomike, brenda vendit dhe nĂ« marrĂ«dhĂ«niet ndĂ«rkombĂ«tare”, thotĂ« Muhaxhiri.

Si zgjidhet presidenti i vendit?

Kushtetuta e Kosovës, sipas nenit 86, e përcakton procedurën për zgjedhjen e presidentit të ri të Kosovës: Presidenti i Republikës së Kosovës zgjidhet nga Kuvendi, me votim të fshehtë.

– Zgjedhja e presidentit duhet tĂ« bĂ«het jo mĂ« vonĂ« se tridhjetĂ« (30) ditĂ« para pĂ«rfundimit tĂ« mandatit tĂ« presidentit aktual.

– Secili shtetas i RepublikĂ«s sĂ« KosovĂ«s mund tĂ« nominohet si kandidat pĂ«r President tĂ« RepublikĂ«s sĂ« KosovĂ«s, nĂ«se siguron nĂ«nshkrimet e tĂ« paktĂ«n tridhjetĂ« (30) deputetĂ«ve tĂ« Kuvendit tĂ« KosovĂ«s. DeputetĂ«t e Kuvendit mund tĂ« nĂ«nshkruajnĂ« vetĂ«m pĂ«r njĂ« kandidat pĂ«r President tĂ« RepublikĂ«s sĂ« KosovĂ«s.

– Zgjedhja e presidentit bĂ«het me dy tĂ« tretat (2/3) e votave tĂ« tĂ« gjithĂ« deputetĂ«ve tĂ« Kuvendit.

– NĂ«se asnjĂ« kandidat nuk merr shumicĂ«n prej dy tĂ« tretave (2/3) nĂ« dy votimet e para, organizohet votimi i tretĂ« ndĂ«rmjet dy kandidatĂ«ve qĂ« kanĂ« marrĂ« numrin mĂ« tĂ« lartĂ« tĂ« votave nĂ« votimin e dytĂ« dhe kandidati qĂ« merr shumicĂ«n e votave tĂ« tĂ« gjithĂ« deputetĂ«ve zgjidhet President i RepublikĂ«s sĂ« KosovĂ«s.

– NĂ«se nĂ« votimin e tretĂ« asnjĂ« kandidat nuk zgjedhet President i RepublikĂ«s sĂ« KosovĂ«s, shpĂ«rndahet Kuvendi dhe shpallen zgjedhjet e reja, tĂ« cilat duhet tĂ« mbahen brenda dyzet e pesĂ« (45) ditĂ«sh./DW/

Përmbytjet në fshatin Vajzë/ Iu dëmtua banesa nga rrëshqitja e dherave, kryefamiljari tregon momentet e panikut: Në mes të natës ranë muret e jashtme

BanorĂ«t e fshatit “VajzĂ«â€ tĂ« cilĂ«ve iu rrezikua banesa pas shembjes sĂ« dherave nga reshjet e dendura tĂ« shiut janĂ« shprehur tĂ« shqetĂ«suar.

NĂ« njĂ« intervistĂ«s pĂ«r “ABC News”, ata treguan momentet e frikĂ«s dhe panikut kur kuptuan se ndodheshin tĂ« rrezikuar. NjĂ« prej kryefamiljarĂ«ve, tregoi se gjatĂ« natĂ«s, ranĂ« muret e jashtme tĂ« banesĂ«s dhe aty dolĂ«n menjĂ«herĂ« jashtĂ«, pasi ishin tĂ« gjithĂ« tĂ« rrezikuar.

Ai shprehet i shqetësuar, për situatën dhe kërkon një zgjidhje.

“Nga ora 02: 00 e natĂ«s ranĂ« muret e jashtme. Dhe mĂ« pas u ngritĂ«m dhe menjĂ«herĂ« kemi dalĂ« jashtĂ«. Kemi shpĂ«tuar pĂ«r pak. Presim qĂ« shtĂ«pia tĂ« batohet nga momenti nĂ« moment, nuk guxojmĂ« tĂ« futemi brenda tĂ« marrim diçka. ShtĂ«pitĂ« janĂ« tĂ« reja. Deri tani nuk kemi asnjĂ« informacion. Policia dhe nga bashkia kanĂ« ardhur, por ende nuk kemi asnjĂ« sqarim”, ka thĂ«nĂ« ai.

“Nuk marr dot asnjĂ« gjĂ«. ËshtĂ« e rrezikshme”, u shpreh njĂ« tjetĂ«r kryefamiljar.

VIDEO/ Pasojat e përmbytjeve në Gjirokastër, strukturat të angazhuara në pastrimin e rrugëve nga gurët e inertet

Në Gjirokastër janë evidentuar probleme të shumta si pasojë e reshjeve të dendura të shiut.

PĂ«rroi i Ficos nĂ« lagjen “Palorto” ka dalĂ« nga shtrati, duke shkaktuar pĂ«rmbytje nĂ« zonĂ«n e poshtme tĂ« qytetit.

Si pasojë e vërshimit të ujit, disa pjesë të qytetit kanë pësuar dëme të konsiderueshme.

Autoritetet lokale dhe strukturat e emergjencave janë angazhuar dhe po punojnë për pastrimin e rrugëve të bllokuara nga gurë e inerte.

Gjithashtu strukturat janë vënë në mbështetje të banorëve dha janë angazhuar për të marrë masat e nevojshme për përballimin e situatës.

Humbi kontrollin e motoçikletës dhe u rrëzua, ndërron jetë i moshuari në Lushnje

LUSHNJE- Një aksident me vdekje ka ndodhur në fshatin Kurtinë në Hysgjokaj.

70-vjeçari Barjam Dingozi ka qenë duke udhëtuar me motoçikletë dhe pasi është rrëzuar ka humbur jetën.

Sipas policisë së qarkullimit rrugor i moshuari dyshohet se ka humbur kontrollin mbi motoçikletën si pasojë e lagështisë në rrugë.

❌