❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Gjykatësit nesër do të zgjedhin anëtar të Këshillit Gjyqësor nga komunitetet joshumicë



Gjyqtarët nesër do të votojnë në zgjedhje të drejtpërdrejta për një anëtar të ri të Këshillit Gjyqësor nga radhët e gjyqtarëve që i përkasin një komuniteti që përbën më shumë se 20 për qind të popullsisë.

Të gjithë 418 gjyqtarët e regjistruar në Regjistrin zgjedhor gjyqësor kanë të drejtë vote. Votimi fillon në orën 8 të mëngjesit dhe zgjat deri në orën 15:00 në qendrat e votimit në të gjitha gjykatat në vend, pas së cilës rezultatet do të shpallen në një seancë publike.

Në listën e kandidatëve, gjyqtarët në zgjedhje të drejtpërdrejta do të votojnë për një nga gjashtë kandidatët: Afrim Jakupi (gjyqtar i Gjykatës së Apelit Gostivar), Sadulla Izairi (gjyqtar i Gjykatës Themelore Tetovë), Ylber Hasani (gjyqtar i Gjykatës Themelore Civile Shkup), Hasan Asani (gjyqtar/kryetar i Gjykatës Themelore Tetovë), Xhemali Saiti (gjyqtar i Gjykatës Supreme) dhe Shpresa Grainca Osmani (gjyqtare e Gjykatës Themelore Penale Shkup).

Këshilli Gjyqësor zgjodhi gjyqtarin Osman Shabani, nga Gjykata e Apelit Shkup, si kryetar të Komisionit për Zbatimin e Zgjedhjeve dhe gjyqtarin nga Gjykata Themelore Penale e Shkupit, Ilija Tërpkov, si zëvendës të tij.

Këshilli Gjyqësor publikoi njoftimin për zgjedhjen e një anëtari të Këshillit nga radhët e gjyqtarëve që i përkasin komunitetit që përbën më shumë se 20% të popullsisë më 20 nëntor të vitit 2025.

Zgjedhja zëvendëson gjyqtarin Hanif Zendeli, nga Gjykata e Apelit e Gostivarit, mandati gjashtëvjeçar i të cilit po skadon. Zendeli u zgjodh anëtar i Këshillit Gjyqësor nga radhët e gjyqtarëve që i përkasin një komuniteti që përbën më shumë se 20 për qind të popullsisë më 22 janar të vitit 2020.

Këshilli Gjyqësor përbëhet nga 15 anëtarë, tetë prej të cilëve zgjidhen nga radhët e gjyqtarëve, tre zgjidhen nga Parlamenti dhe dy anëtarë emërohen nga presidentja e shtetit. Kryetari i Gjykatës Supreme dhe ministri i Drejtësisë janë gjithashtu anëtarë pa të drejtë vote. Ata zgjidhen për një mandat prej gjashtë vitesh, me të drejtë rizgjedhjeje edhe një herë.

Gashi-Shjaojan: Për Kinën, Maqedonia e Veriut është partner i rëndësishëm në bashkëpunim



Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, sot realizoi takim me Xhiang Shjaojan, ambasadore e Republikës Popullore të Kinës në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

ShĂ«rbimi pĂ«r informim i Kuvendit njoftoi se Gashi shprehu kĂ«naqĂ«si tĂ« madhe pĂ«r takimin dhe theksoi se “pret qĂ« miqĂ«sia e sinqertĂ« qĂ« ekziston midis tĂ« dy vendeve tĂ« forcohet dhe tĂ« avancohet mĂ« tej nĂ« tĂ« ardhmen”.

“Ai theksoi se megjithĂ«se tĂ« dy vendet janĂ« gjeografikisht tĂ« largĂ«ta, marrĂ«dhĂ«niet midis tyre po zhvillohen nĂ« frymĂ«n e mirĂ«kuptimit dhe respektit tĂ« ndĂ«rsjellĂ«. Republika e MaqedonisĂ« sĂ« Veriut vazhdimisht e afirmon qĂ«ndrimin e ekzistimit tĂ« ‘njĂ« Kinë’, si dhe qĂ«ndrimin se Qeveria e RepublikĂ«s Popullore tĂ« KinĂ«s Ă«shtĂ« Qeveria e vetme legjitime e popullit kinez, dheTajvani Ă«shtĂ« njĂ« pjesĂ« e pandashme e territorit kinez”, theksohet nĂ« kumtesĂ«.

Ambasadorja Shjaojan informoi për të gjitha aktivitetet e ndërmarra nga Republika Popullore e Kinës për të thelluar bashkëpunimin midis të dy vendeve në fusha të tilla si arsimi, kultura, shkenca, shëndetësia, mjekësia, etj.

“Ajo theksoi se pĂ«r KinĂ«n, vendi ynĂ« Ă«shtĂ« njĂ« udhĂ«kryq i disa qytetĂ«rimeve, njĂ« urĂ« lidhĂ«se midis Lindjes dhe PerĂ«ndimit dhe njĂ« partner i rĂ«ndĂ«sishĂ«m nĂ« rajon. TĂ« dy bashkĂ«biseduesit ranĂ« dakord se nĂ« tĂ« ardhmen ka shumĂ« mundĂ«si tĂ« reja pĂ«r bashkĂ«punim, veçanĂ«risht nĂ« fushĂ«n e digjitalizimit dhe inteligjencĂ«s artificiale, veçanĂ«risht nĂ« kohĂ«n kur Kuvendi i RepublikĂ«s sĂ« MaqedonisĂ« sĂ« Veriut po punon seriozisht pĂ«r digjitalizimin e plotĂ« tĂ« tĂ« gjitha proceseve tĂ« punĂ«s nĂ« parlament”, njofton shĂ«rbimi pĂ«r informim i Kuvendit.

Zgjedhjet lokale në Bogdanc, tre të dyshuar për falsifikim të dokumenteve zgjedhore



Janë ngritur kallëzime penale ndaj tre personave për keqpërdorim të të dhënave personale dhe falsifikim dokumentesh gjatë zgjedhjeve lokale në Bogdanc.

Ata kanë tentuar, përmes dokumenteve të falsifikuara, të dorëzojnë një listë kandidatësh për anëtarë të Këshillit të Komunës së Bogdancit.

Sipas kallëzimit të Njësisë për Punë të Brendshme në Gjevgjeli, një 40-vjeçar nga Bogdanci, gjatë muajit shtator 2025, pa pëlqim ka përdorur të dhënat personale nga letërnjoftimi dhe pasaporta e nënës së tij dhe e një personi tjetër, të cilat më pas ia ka dorëzuar një 33-vjeçari nga Shkupi.

I dyshuari nga Shkupi i ka përdorur këto të dhëna në procedurën e kandidimit pranë Komisionit Zgjedhor Komunal në Bogdanc, ku janë falsifikuar edhe nënshkrimet e personave, të dhënat e të cilëve ishin keqpërdorur.

I dyshuari i tretë, një 45-vjeçar nga Shkupi, sipas kallëzimit, më 13 shtator 2025 në Bogdanc ua ka dorëzuar dokumentet e rreme anëtarëve të Komisionit Zgjedhor Komunal, me qëllim dorëzimin e listës së kandidatëve për anëtarë të Këshillit Komunal.

Ndaj tĂ« dyshuarve janĂ« ngritur kallĂ«zime penale pĂ«r veprat “keqpĂ«rdorim i tĂ« dhĂ«nave personale”, “falsifikim dokumentesh” dhe “ndihmĂ« nĂ« falsifikim”, ndĂ«rsa procedura vazhdon pranĂ« organeve kompetente.

Trendafilov: Nëse nuk ka rritje të pagave, do të bllokojmë rrugët dhe do të kemi grevë



Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë sot përmes protestës kërkuan pagë minimale prej 600 eurosh dhe rritje prej 100 eurosh për të gjitha pagat e tjera.

Protesta e LSM-së filloi para simbolit të luftës punëtoret, Shtëpisë së Punëtorëve, vazhdoi para Kuvendit, pastaj Odës së Tregtisë dhe Qeverisë. Ata thanë se nëse edhe këtë herë Qeveria nuk do të ulet për të negociuar zgjidhjen e kësaj çështjeje, do të vazhdojnë me bllokime të rrugëve dhe institucioneve ku shkelën më së shumti të drejtat e punëtorëve dhe me bllokimin e gjithë shtetit përmes grevës së përgjithshme në sektorin privat dhe publik.

“Do tĂ« pasojnĂ« bllokime, do tĂ« pasojĂ« greva e pĂ«rgjithshme. Dhe do tĂ« vijĂ« ajo qĂ« do t’ju bĂ«jĂ« mĂ« shumĂ« dĂ«m. Do tĂ« mbledhim 10,000 nĂ«nshkrime, me tĂ« cilat do tĂ« bĂ«hemi propozues tĂ« autorizuar dhe do tĂ« kĂ«rkojmĂ« qĂ« t’ju ulet 80 pĂ«rqind tĂ« pagave tuaja. Dhe do tĂ« kĂ«rkojmĂ« tĂ« rrisni pagĂ«n minimale nĂ« 600 euro dhe tĂ« rrisni pagat e tjera sĂ« paku pĂ«r 6,000 denarĂ«. Do t’ju vendosim nĂ« test. Do tĂ« votoni pĂ«r veten kundrejt njerĂ«zve qĂ« ju kanĂ« votuar, apo do tĂ« votoni pĂ«r njerĂ«zit qĂ« me votĂ«n e tyre ju mundĂ«sojnĂ« luksin tuaj”, deklaroi Sllobodan Trendafilov – kryetar i LSM-sĂ«.

Nga LSM njoftuan se shpenzimet vjetore janë rritur për6.000 denarë, teksa nuk është ndërmarrë asnjë masë për mbrotjen e punëtorëve të cilët me pagat aktuale vetëm se mbijetojnë.

Ministria e Energjetikës me memorandum bashkëpunimi me UNDP-në, për partneritet për të ardhmen energjetike



Ministria e Energjetikës, Minierave dhe Burimeve Minerale dhe Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) sot nënshkruan Memorandum për Bashkëpunim që vendoset një kornizë e qartë dhe afatgjatë për veprim të përbashkët në fushën e energjisë, efikasitetit të energjisë, burimeve të rinovueshme të energjisë dhe zhvillimit të qëndrueshëm.

Memorandumi e nënshkroi ministrja e Energjetikës, Minierave dhe Burimeve Minerale Sanja Bozhinovska dhe përfaqësuesi i përhershëm i UNDP-së në Maqedoninë e Veriut, Armen Grigorjan.

Me Memorandumi forcohet bashkëpunimi institucional midis dy palëve dhe hap hapësirë për aktivitete të koordinuara që synojnë një tranzicion të drejtë dhe gjithëpërfshirës të energjisë, duke forcuar pavarësinë dhe qëndrueshmërinë energjetike të shtetit, si dhe duke përmbushur objektivat kombëtare dhe ndërkombëtare të klimës, njoftoi MEMBM.

“Ky Memorandum paraqet njĂ« konfirmim tĂ« fortĂ« tĂ« angazhimit tonĂ« pĂ«r njĂ« tranzicion modern, tĂ« qĂ«ndrueshĂ«m dhe tĂ« drejtĂ« tĂ« energjisĂ«. PĂ«rmes partneritetit me UNDP-nĂ«, marrim ekspertizĂ« dhe mbĂ«shtetje shtesĂ« pĂ«r krijimin dhe zbatimin e politikave qĂ« sjellin pĂ«rfitime konkrete pĂ«r qytetarĂ«t, ekonominĂ« dhe mjedisin”, deklaroi ministrja e EnergjetikĂ«s, Minierave dhe Burimeve Minerale, Sanja Bozhinovska.

BashkĂ«punimi do tĂ« realizohet nĂ« pĂ«rputhje me prioritetet kombĂ«tare dhe Dokumentin e Programit KombĂ«tar tĂ« UNDP-sĂ« pĂ«r RepublikĂ«n e MaqedonisĂ« sĂ« Veriut pĂ«r periudhĂ«n 2026–2030, me njĂ« fokus tĂ« veçantĂ« nĂ« menaxhimin e mirĂ«, transparencĂ«n dhe pĂ«rfshirjen aktive tĂ« publikut nĂ« proceset e vendimmarrjes nĂ« lidhje me energjinĂ«.

“UNDP mbetet njĂ« partner i pĂ«rkushtuar i institucioneve tĂ« MaqedonisĂ« sĂ« Veriut nĂ« pĂ«rparimin e zhvillimit tĂ« qĂ«ndrueshĂ«m. Ky Memorandum krijon njĂ« bazĂ« tĂ« fortĂ« pĂ«r punĂ« tĂ« pĂ«rbashkĂ«t nĂ« sektorin e energjisĂ«, me njĂ« fokus nĂ« energjinĂ« e pastĂ«r, uljen e emetimeve dhe dialogun publik gjithĂ«pĂ«rfshirĂ«s”, theksoi pĂ«rfaqĂ«suesi i pĂ«rhershĂ«m i UNDP-sĂ«, Armen Grigorjan.

Memorandumi parashikon aktivitete të përbashkëta në zhvillimin e sektorit të energjisë, menaxhimin e minierave dhe burimeve minerale, uljen e emetimeve të gazrave serrë përmes përdorimit të shtuar të burimeve të rinovueshme dhe masave të efikasitetit të energjisë, si dhe mbështetje në përpunimin dhe zbatimin e strategjive kombëtare, legjislacionit dhe planeve të veprimit në fushën e energjetikës.

Veçanërisht një segment i rëndësishëm i bashkëpunimit synon forcimin e kapaciteteve institucionale, teknike dhe njerëzore, përmes ndërtimit të ekspertizës dhe përmirësimit të proceseve për krijimin dhe zbatimin e politikave publike, si dhe përparimin e transparencës dhe dialogut publik gjithëpërfshirës, me vëmendje të veçantë për të rinjtë, gratë dhe grupet e cenueshme të qytetarëve. Në kuadër të partneriteti është paraparë edhe organizimi i përbashkët të ngjarjeve, forumeve dhe iniciativave kombëtare dhe ndërkombëtare të dedikuara për zhvillimin e qëndrueshëm dhe tranzicionin energjetik.

Memorandumi është lidhur për një periudhë katërvjeçare, me mundësi për vazhdim, dhe përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt thellimit të bashkëpunimit midis Ministrisë së Energjetikës dhe UNDP-së drejt një të ardhmeje të qëndrueshme dhe të sigurt energjetike për Maqedoninë e Veriut.

Nesër 370 kamionë do të bllokojnë të gjitha pikat kufitare në RMV



Nesër rreth mesditës, 370 automjete të rënda do të bllokojnë të gjitha pikat kufitare në vend.

Do të ndalet transporti i mallrave drejt Bashkimit Evropian dhe tranziti nëpër rajon. Do të lejohen vetëm kamionët që transportojnë ilaçe, kafshë të gjalla, eksplozivë dhe municion.

Shkak për protestën është sistemi i ri i hyrje-daljes në vendet e zonës Shengen, i cili kufizon qëndrimin e shoferëve të kamionëve nga Ballkani Perëndimor.

Plani Ă«shtĂ« qĂ« bllokadat tĂ« zgjasin shtatĂ« ditĂ«, por protestuesit janĂ« tĂ« gatshĂ«m t’i ndĂ«rpresin ato nĂ«se BE-ja nis negociata pĂ«r zgjidhjen e problemit.

“NĂ«se qoftĂ« ditĂ«n e parĂ« apo tĂ« dytĂ«n dĂ«rgohet sinjal tek institucionet kompetente tĂ« shtetit tonĂ« se do tĂ« zhvillohen takime pĂ«r gjetjen e njĂ« zgjidhjeje, ne menjĂ«herĂ« do ta ndĂ«rpresim bllokadĂ«n. Nuk duam t’i shkaktojmĂ« dĂ«m as vetes, as ekonomisĂ«. Si rajon do tĂ« pĂ«rballemi me njĂ« situatĂ« ku shumĂ« transportues do tĂ« kĂ«rkojnĂ« zgjidhje duke transferuar kapitalin nĂ« shtete tĂ« tjera tĂ« BE-sĂ«, gjĂ« qĂ« do tĂ« çonte nĂ« kolaps tĂ« tĂ«rĂ« ekonomisĂ«,” deklaroi Biljana Muratovska, nga Shoqata e Transportit MakamTrans.

Transportuesit paralajmërojnë se nëse BE-ja nuk gjen mënyrë për tejkalimin e këtij problemi, kjo do të nënkuptojë kolaps për ekonominë e Ballkanit Perëndimor.

Kostot e transportit do tĂ« rriten shumĂ«fish, e bashkĂ« me to edhe çmimet e produkteve.Nga Qeveria thonĂ« se janĂ« nĂ« komunikim me pĂ«rfaqĂ«suesit evropianĂ« me qĂ«llim gjetjen e njĂ« zgjidhjeje dhe pĂ«r tĂ« vĂ«nĂ« nĂ« dukje problemet e transportuesve, tĂ« cilat pĂ«rbĂ«jnĂ« kĂ«rcĂ«nim serioz pĂ«r ekonominĂ«.PĂ«rveç transportuesve nga Maqedonia e Veriut, kamionĂ«t nĂ« pikat kufitare do t’i parkojnĂ« edhe transportues nga Serbia, Mali i Zi dhe Bosnja e Hercegovina. Nuk do tĂ« ketĂ« pengesa pĂ«r hyrje-daljen e autobusĂ«ve tĂ« udhĂ«tarĂ«ve dhe automjeteve personale.

MSH: Ligji për mbrojtje nga duhani është i mirë, synohet ndërgjegjësimi i duhanpirësve



Ministria e Shëndetësisë thotë se ligji për mbrojtje nga duhani është i mirë.

Në njoftimin e fundit shkruajnë se projektligji i ri parashikon masa për rritjen e ndërgjegjësimit publik dhe mbështetje për ndërprerjen e varësisë nga duhani.

Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu, shpjegon se sistemi synon të ndihmojë duhanpirësit të heqin dorë nga duhani pa u stigmatizuar. Ligji parashikon obligime për zbatimin e programeve parandaluese, këshillime dhe edukime, si dhe mbështetje të gjithanshme gjatë procesit të largimit nga varësia.

Aliu thekson se varësia nga nikotina është një problem shëndetësor publik dhe se parandalimi është më efektiv dhe më pak i kushtueshëm se trajtimi.

Përveç kësaj, projektligji përcakton inspektoratet përgjegjëse, sanksionet për mosrespektim dhe rolin e autoriteteve lokale në zbatimin e tij.

Kujtojmë se ligji ndalon ekspozimin dhe reklamimin e produkteve me duhan dhe kërkon ruajtjen e tyre në dollapë të mbyllur dhe të errët, pa ndonjë shenjë që të tërheqë klientin.

PĂ«r kĂ«tĂ« arsye bizneset e vogla si kiosqet qĂ« shesin kryesisht produkte si duhani, kĂ«rkojnĂ« njĂ« periudhĂ« tranzitore pĂ«r t’u pĂ«rshtatur ose nĂ« tĂ« kundĂ«rtĂ«n sipas tyre, shumĂ« biznese do tĂ« detyrohen tĂ« mbyllen.

Kallëzime penale kundër katër personave nga Shkupi, rrëmbyen një vajzë 23 vjeçare në Strugë



Policia e Strugës ngriti kallëzime penale kundër katër banorëve të Shkupit të moshës 18 deri në 35 vjeç, të dyshuar për rrëmbimin me dhunë të një vajze 23-vjeçare.

“Drejtoria Rajonale e PolicisĂ« sĂ« StrugĂ«s ngriti kallĂ«zim penal kundĂ«r A.A. (25), D.K. (35), R.K. (18) dhe R.K. (21), tĂ« gjithĂ« nga Shkupi, pĂ«r shkak tĂ« ekzistencĂ«s sĂ« bazave tĂ« dyshimit pĂ«r kryerjen e veprave penale “RrĂ«mbim” dhe “BashkĂ«punim nĂ« RrĂ«mbim”, thuhet nĂ« njoftimin e MPB-sĂ«.

TĂ« akuzuarit e kanĂ« kryer krimin nĂ« rrugĂ«n “Marshall Tito” nĂ« StrugĂ«, nĂ« dĂ«m tĂ« njĂ« vajze 23-vjeçare nga Shkupi.

Pasi 25-vjeçari AA e vuri re vajzën, ai e ndoqi atë për një kohë të gjatë dhe më pas e futi me forcë në një makinë pasagjerësh, me ndihmën e tre të pandehurve të tjerë.

"Safe City" në Tetovë, vendosja e shenjave paralajmëruese për radar dhe kamera është në proces



Edhe pse kamerat e sigurisë nga sistemi "Safe City" janë vendosur, në rrugët e Tetovës dhe bulevarde, nuk ka shenja paralajmëruese për kamera apo radar për matje të shpejtësisë, që janë parakusht për funksionimin e kësaj aparature dhe dënimin e vozitësve.

Zëvendës kryetari Albi Qamili, thotë se tenderi për furnizime me sinjalizimin horizontal dhe vertikal është mbyllur dhe është përzgjedhur kompania.

“NĂ« fillim tĂ« kĂ«tij muaji menjĂ«herĂ« Ă«shtĂ« hapur prokurimi publik pĂ«r vendosjen e sinjalistikĂ«s ndriçuese, sinjalistikĂ«s vertikale pra tĂ« semaforĂ«ve dhe shenjave tĂ« komunikacionit. ËshtĂ« zgjedhur kompania dhe tani jemi nĂ« fazĂ«n e ankesave dhe besoj se nga fillimi i muaji tĂ« ardhshĂ«m do tĂ« fillojĂ« realizimi apo vendosja e shenjave ku do tĂ« vendosen edhe shenja tĂ« komunikacionit pĂ«r matjen e shpejtĂ«sisĂ« qĂ« korespondon me sistemin “Safe City” i cili pritet tĂ« hyjĂ« nĂ« fuqi mĂ« 1 shkurt. Do tĂ« ketĂ« edhe shenja paralajmĂ«ruese se ka kamera dhe krahas kĂ«saj do tĂ« vendosen edhe semafor tĂ« rinj, ndĂ«rkaq, pjesĂ« e kĂ«tij prokurimi publik janĂ« edhe renovimet e semaforĂ«ve ekzistues.”, tha Qamili.

Kujtojmë se zbatimi i sistemit Safe City do të filloj nga 1 shkurti, me ç'rast shoferët që bëjnë shkelje në komunikacion do të gjobiten.

Kallëzim penal kundër 46 vjeçarit nga Shkupi, mashtroi një të moshuar për aksident të rremë



Nga Ministria e PunĂ«ve tĂ« Brendshme njoftojnĂ« se SPB-Manastir ka ngritur kallĂ«zim penal kundĂ«r njĂ« 46 vjeçari nga Shkupi pĂ«r shkak tĂ« dyshimit pĂ«r kryerjen e veprĂ«s penale “mashtrim” sipas nenit 247 tĂ« Kodit Penal.

Njoftimi i plotë nga MPB:

“MĂ« 25.01.2026, SPB Manastir, nĂ« koordinim me Departamentin e PolicisĂ« Kriminalistike pranĂ« BSP-sĂ«, nĂ« ProkurorinĂ« Themelore Publike Manastir paraqiti kallĂ«zim penal kundĂ«r M.A. (46) nga Shkupi, pĂ«r shkak tĂ« dyshimit pĂ«r kryerjen e veprĂ«s penale “Mashtrim” sipas nenit 247 tĂ« Kodit Penal.

MĂ« 11.11.2025, njĂ« 72-vjeçare nga fshati BukovĂ« Ă«shtĂ« mashtruar pĂ«rmes telefonit nga njĂ« person qĂ« u paraqit si inspektor policie dhe e informoi nĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« rreme se vajza dhe dhĂ«ndri i saj kishin shkaktuar aksident trafiku. NĂ«n kĂ«rcĂ«nim dhe bindje tĂ« rreme, e dĂ«mtuara la 40.000 denarĂ« dhe 1.500 dollarĂ« amerikanĂ« nĂ« njĂ« lokacion tĂ« dakorduar nĂ« Manastir. Pasi ka kuptuar se ngjarja nuk ishte e vĂ«rtetĂ«, rasti Ă«shtĂ« denoncuar nĂ« polici. MĂ« 24.01.2026, i dyshuari Ă«shtĂ« privuar nga liria nĂ« pikĂ«n kufitare QafĂ« ThanĂ« dhe e ka pranuar plotĂ«sisht veprĂ«n”, njoftojnĂ« nga Ministria e PunĂ«ve tĂ« Brendshme.

Ligji për mbrojtje nga duhani, rrezikon mbylljen e mbi 4.000 bizneseve të vogla



Përmes një qëndrimi të përbashkët, pronarë të bizneseve të vogla, kanë reaguar në lidhje me draft-ligjin për mbrojtjen nga duhani, duke shprehur shqetësime për pasojat që do të shkaktojë zgjidhja ligjore për këtë veprimtari tregtare.

Paralajmërojnë se mbi 4.000 biznese të vogla, si tobako, kioska dhe mini-markete, rrezikojnë të mbyllen.

Pronarët po ashtu druajnë se kufizimet e reja për shitjen dhe ekspozimin e produkteve me duhan do të shkatërrojnë investimet e bëra me kredi dhe do të detyrojnë disa të mbyllin dyqanet.

Ligji ndalon ekspozimin dhe reklamimin e produkteve me duhan dhe kërkon ruajtjen e tyre në dollapë të mbyllur dhe të errët, pa ndonjë shenjë që të tërheqë klientin.

PronarĂ«t kĂ«rkojnĂ« njĂ« periudhĂ« tranzitore pĂ«r t’u pĂ«rshtatur dhe zgjidhje tĂ« qarta pĂ«r produktet e aromatizuara qĂ« nuk do tĂ« lejohen mĂ«. Pa kĂ«to masa, thonĂ« ata, shumĂ« biznese do tĂ« pĂ«rballen me kolaps financiar dhe shkurtim tĂ« stafit.

LSM nuk heq dorë nga protesta për rritjen e pagës minimale në 600 euro



Lidhja e Sindikatave ka njoftuar itinerarin e plotë për protestën më 28 janar.

Qëllimi kryesor i protestës është rritja e pagave të punëtorëve në 600 euro.

Protesta fillon mĂ« 28 janar 2026 nĂ« orĂ«n 17:00 para QendrĂ«s sĂ« PunĂ«torĂ«ve (ndĂ«rtesa e LSM nĂ« Mirce Acev 6) nĂ« Shkup, pas sĂ« cilĂ«s vazhdon para Parlamentit, DhomĂ«s sĂ« TregtisĂ« dhe QeverisĂ« sĂ« MaqedonisĂ« (Duke lĂ«vizur pĂ«rgjatĂ« Mirce Acev, Filipit tĂ« dytĂ«, 11 Tetori, Dame Gruev, Bulevardi OBRM dhe duke pĂ«rfunduar nĂ« Bulevardin Ilinden para QeverisĂ« sĂ« RepublikĂ«s sĂ« MaqedonisĂ«) – njoftoi nĂ« Facebook Ivan Peshevski nga LSM.

Nga LSM thanë e nuk do të heqin dorë nga protesta për rritjen e pagës mininmale, pasi standardi jetësor është rritur dhe punëtorët po punojnë për mbijetesë.

LSDM: Mickoski në Davos po bënte turizëm, nuk u takua me asnjë udhëheqës evropian



"Izolimi diplomatik i Mickoskit ishte i dukshëm në Davos. Kryeministri nuk pati asnjë takim me një udhëheqës botëror apo evropian. Ai po filmonte veten në korridore dhe po bënte turizmin në kurriz të qytetarëve", reagon LSDM.

Nga LSDM thonë se i vetmi takim që shënoi vizitën e tij në Davos ishte me pronarin e kompanisë hungareze 4iG, të lidhur me regjimin e Viktor Orbanit.

"Kjo tregon se sa shumë i shërben Mickoski Orbanit në zgjerimin e ndikimit të tij politik dhe të biznesit. Në këtë drejtim është edhe vendimi i fundit i Qeverisë Mickoski për të futur kompaninë 4iG në sektorin e telekomunikacionit. Ky nuk është një sukses investimi, por një projekt politik për të marrë kontrollin e sektorëve strategjikë si telekomunikacioni dhe media, duke krijuar një rrjet ndikimesh autoritare që izolojnë rajonin nga BE-ja. Pronarët e portaleve pro-qeveritare që janë pjesë e oktapodit mediatik Alfa-Alta janë kryesisht nga Hungaria dhe të lidhur drejtpërdrejt me Orbanin. LSDM ka paralajmëruar për dy muaj për planin e OBRM-PDUKM--së për të marrë kontrollin e sektorëve strategjikë, veçanërisht medias, dhe ky plan po bëhet gjithnjë e më i dukshëm", thuhet në reagim.

LSDM bën thirrje për mbrojtjen e interesave kombëtare nga ndikimet e huaja që kërcënojnë pavarësinë dhe të ardhmen evropiane të Maqedonisë së Veriut.

Duke drejtuar automjetin doli nga rruga, humb jetën 46 vjeçari në Shkup



Një person e humbi jetën sot në Shkup, pasi drejtone një automjet udhëtarësh në ora 4 të mëngjesit duke dalë nga rruga kryesore, njoftuan nga MPB.

"NĂ« Shkup nĂ« kryqĂ«zimin e bul. “Aleksandri i MaqedonisĂ«â€â€, rr. “Brigada e 16-tĂ« Maqedonase” dhe rr. “Brigadat NdĂ«rkombĂ«tare”, sot nĂ« mĂ«ngjes rreth orĂ«s 04:10, njĂ« automjet udhĂ«tarĂ«sh “Ford” me targa tĂ« Shkupit, drejtuar nga B.S. (45) nga Shkupi, ka dalĂ« nga rruga. NĂ« aksident shoferi ka pĂ«suar lĂ«ndime tĂ« rĂ«nda trupore dhe me automjet tĂ« NdihmĂ«s Urgjente MjekĂ«sore Ă«shtĂ« dĂ«rguar nĂ« Spitalin e PĂ«rgjithshĂ«m “Sh. Naum Ohridski” tĂ« Shkupit, ku mjeku ka konstatuar vdekjen. Sipas urdhrit tĂ« prokurorit publik, trupi i tĂ« ndjerit u dorĂ«zua pĂ«r obduksion nĂ« MjekĂ«sinĂ« Ligjore, ndĂ«rsa kĂ«qyrjen e vendit tĂ« ngjarjes e kreu njĂ« ekip hetues i SPB Shkup”, thuhet njĂ« njoftimin e Sektorit pĂ«r PunĂ« tĂ« Brendshme nĂ« Shkup.

Topallovski: "Safe City" e rregullon komunikacionin, dëshmuam se mund të respektojmë ligjet njejtë si gjermanët



Shefi i SPB Shkup, Sasho Topallovski deklaroi se vozitja nĂ« kryeqytet dukshĂ«m Ă«shtĂ« qetĂ«suar pas periudhĂ«s testuese tĂ« sistemit “Qyteti i sigurt”.

Ai theksoi se qytetarët menjëherë e kanë ulur numrin e kundërvjatjeve me vendosjen e vërejtjeve, ndërsa sistemi i ri do të regjistrojë katër kundërvajtje kyçe të cilat më së shumti e rrezikojnë sigurinë në komunikacion: vozitja e shpejtë, kalimi në semafor të kuq, automjete të paregjistruara dhe parkimi jo i rregullt.

“PĂ«rmes vĂ«rejtjeve populli shumĂ« shpejtĂ« reagoi gjatĂ« periudhĂ«s testuese. U njoftua, e dinte se çka paraprin dhe menjĂ«herĂ« e qetĂ«soi vozitjen, e qetĂ«soi mĂ«nyrĂ«n e vozitjes. Me atĂ« dĂ«shmuam se mund tĂ« jemi njejtĂ« si gjermanĂ«t, austriakĂ«t, si tĂ« gjitha vendet e tjera qĂ« e kanĂ« tĂ« inkorporuar atĂ« nĂ« sistemin e vet, edhe ne ta respektojmĂ«â€, deklaroi Topallovski.

Ai theksoi se reagimi ishte aq i shpejtë sa që numri i kundërvajtjeve u ulë për më shumë se tre herë.

“NĂ« fillim kishim mbi 110 mijĂ« kundĂ«rvajtje. Nuk ka sistem dhe institucion qĂ« mund ta pĂ«rpunojĂ« atĂ«. Por populli, pĂ«r dy ditĂ«, e zbriti numrin nĂ« 30 mijĂ«. Aq Ă«shtĂ« i menqur populli ynĂ«. Mu nĂ« vĂ«rjtje, mu nĂ« vetĂ« testin, e uli nivelin e vozitjes sĂ« shpejtĂ«â€, shtoi ai.

Topallovski sqaroi se reforma Ă«shtĂ« e kahĂ«zuar drejt katĂ«r kundĂ«rvajtjeve tĂ« cilat mĂ« sĂ« shumti ndikojnĂ« nĂ« rendin dhe sigurinĂ« e trafikut: vozitja e shpejtĂ«, kalimi nĂ« dritĂ« tĂ« kuqe, automjete tĂ« paregjistruara dhe parkim jo i rregullt. KĂ«to janĂ« mu kundĂ«rvajtjet qĂ« do t’i detektojĂ« “Qyteti i sigurt”.

Toshkovski në terren: Po bëhet verifikimi përfundimtar i kamerave nga "Safe City"



Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski informoi sot se me sistemin Safe City rritet siguria dhe zvogëlohet numri i aksidenteve rrugore.

Toshkovski informoi se ndodhet nĂ« terren, nĂ« lokacion ku po kryhet verifikimi pĂ«rfundimtar i kamerave pĂ«r zbulimin automatik tĂ« kundĂ«rvajtjeve tĂ« trafikut si pjesĂ« e projektit “Qyteti i sigurt”.

Ai theksoi se nĂ« kĂ«tĂ« fazĂ« po bĂ«het kontrolli i saktĂ«sisĂ« sĂ« matjes sĂ« shpejtĂ«sisĂ«, me ç’rast lĂ«shimet e konstatuara janĂ« minimale dhe dukshĂ«m nĂ«n tolerancĂ«n e lejuar ligjore, qĂ« garanton siguri dhe besueshmĂ«ri tĂ« sistemit.

Kujtojmë se sot nga MPB informuan se faza testuese e kamerave nga "Safe City" do të bëhet në qytetin e Tetovës dhe Kumanovës, teksa gjobat për shkelësit e rregullave në komunikacion do të aktivizohen nga 1 shkurti.

АUV njofton se në vitin e kaluar janë kryer mbi 125 mijë kontrolle dhe janë shqiptuar gjoba prej 618 mijë eurove



Nga Agjencia për Ushqim dhe Veterinari kanë njoftuar se vitin e kaluar janë kryer mbi 125 mijë kontrolle në të gjithë territorin e Maqedonisë së Veriut, Mes tjerash nga AUV bëjnë të ditur se janë shqiptuar edhe gjoba në vlerë prej 618 mijë euro.

Theksi i kontrolleve u vendos në zbatimin dhe mirëmbajtjen e procedurave të Praktikës së Mirë Higjienike dhe Praktikës së Mirë Prodhuese, si dhe të sistemit HACCP për sigurinë ushqimore, në etiketimin e duhur të ushqimit, monitorimin e ushqimit nga prodhimi vendas dhe nga importi, si dhe në mbrojtjen shëndetësore dhe mirëqenien e kafshëve.

Njoftimi i plotë nga AUV:

Mbi 125 mijë kontrolle inspektuese nga fusha e sigurisë së ushqimit dhe ushqimit për kafshë, mbrojtjes shëndetësore dhe mirëqenies së kafshëve, u realizuan vitin e kaluar nga veterinerët zyrtarë dhe inspektorët e ushqimit të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë. Krahas tregtisë së brendshme, objekt i kontrolleve ishin edhe prodhimi, shpërndarja, gastronomia, si dhe importi dhe eksporti. Theksi i kontrolleve u vendos në zbatimin dhe mirëmbajtjen e procedurave të Praktikës së Mirë Higjienike dhe Praktikës së Mirë Prodhuese, si dhe të sistemit HACCP për sigurinë ushqimore, në etiketimin e duhur të ushqimit, monitorimin e ushqimit nga prodhimi vendas dhe nga importi, si dhe në mbrojtjen shëndetësore dhe mirëqenien e kafshëve.
Frekuenca e kontrolleve zyrtare u realizua në përputhje me kategorizimin e objekteve (operatorëve ushqimorë) sipas rrezikut, ku objektet e kategorizuara me rrezik të lartë u kontrolluan më shpesh sesa ato të kategorizuara si operatorë me rrezik të ulët.
NĂ« vitin 2025, nga numri i pĂ«rgjithshĂ«m, u realizuan gjithsej 47.200 kontrolle nĂ« tregtinĂ« e brendshme, nĂ« kuadĂ«r tĂ« mbikĂ«qyrjeve tĂ« rregullta dhe tĂ« jashtĂ«zakonshme inspektuese, me ç’rast u lĂ«shuan 5.406 vendime, u paraqitĂ«n 10 kallĂ«zime pĂ«r kundĂ«rvajtje, u shqiptuan 1.073 urdhĂ«r-pagesa pĂ«r kundĂ«rvajtje me vlerĂ« totale prej 618.010 eurosh nĂ« kundĂ«rvlerĂ« nĂ« denarĂ«. U paraqitĂ«n gjithashtu 8 kallĂ«zime penale, tĂ« gjitha nga fusha e mbrojtjes shĂ«ndetĂ«sore dhe mirĂ«qenies sĂ« kafshĂ«ve.
Në kuadër të këtyre kontrolleve, u konfiskua dhe u asgjësua në mënyrë të sigurt ushqim i pasigurt (mish dhe produkte mishi, qumësht dhe produkte qumështi, fruta të thata, vezë, peshk, produkte ëmbëlsirash, si dhe pije alkoolike dhe joalkoolike) në një sasi totale prej 355.377 kilogramësh. Shuma totale e gjobave të shqiptuara në vitin 2025 arrin 618 mijë euro në kundërvlerë në denarë.
Për më tepër, shërbimet inspektuese të Agjencisë realizuan 78.016 kontrolle të dërgesave të importit dhe të atyre që transitonin nëpër vend, me ushqim me origjinë shtazore dhe joshtazore, produkte dhe materiale që vijnë në kontakt me ushqimin, ushqim për kafshë dhe kafshë të gjalla. Si të pasigurta, u asgjësuan 8 dërgesa me ushqim me origjinë joshtazore në sasi prej 69.785 kilogramësh, ndërsa një dërgesë u kthye në vendin eksportues.
Si të pasigurta, në kuadër të këtyre kontrolleve, u asgjësuan edhe tri dërgesa me ushqim me origjinë shtazore në një sasi totale prej 22.061 kilogramësh. Në të njëjtën periudhë kohore, si të pasigurta u kthyen 16 dërgesa me ushqim me origjinë shtazore.

VLEN: “Safe City” Ă«shtĂ« çështje e sigurisĂ« publike



Sistemi “Safe City” Ă«shtĂ« çështje e sigurisĂ« publike, e mbrojtjes sĂ« jetĂ«s sĂ« qytetarĂ«ve dhe e vendosjes sĂ« rendit nĂ« komunikacion. Kur flasim pĂ«r “Safe City”, nuk flasim pĂ«r kamera apo gjoba, por pĂ«r jetĂ« njerĂ«zish. Flasim pĂ«r rrugĂ« mĂ« tĂ« sigurta, pĂ«r familje qĂ« nuk duhet tĂ« humbasin mĂ« baballarĂ«, fĂ«mijĂ« apo motra pĂ«r shkak tĂ« papĂ«rgjegjshmĂ«risĂ« sĂ« dikujt tjetĂ«r, kĂ«shtu deklarojnĂ« nga koalicioni VLEN.

Ata shprehën se qëndrimi i BDI-së, dëshmon edhe një herë se kjo strukturë nuk ka asnjë lidhje me interesin e përgjithshëm publik.

"PĂ«r ta, çdo vendim Ă«shtĂ« pazar, çdo proces Ă«shtĂ« llogari e brendshme, dhe asgjĂ« nuk udhĂ«hiqet nga parimet apo nevoja reale e qytetarĂ«ve. Rasti i “Safe City” e zbulon hapur krizĂ«n e thellĂ« tĂ« brendshme nĂ« BDI. NjĂ« ditĂ« deklarojnĂ« se “nĂ« parim janĂ« pro”, ndĂ«rsa ditĂ«n tjetĂ«r e rrĂ«zojnĂ« tĂ« njĂ«jtin qĂ«ndrim. Kjo dĂ«shmon rrĂ«mujĂ« politike dhe mungesĂ« totale kontrolli. ËshtĂ« e qartĂ« se Ali Ahmeti nuk e kontrollon mĂ« as grupin e tij parlamentar. Anija e tyre politike po fundoset. Sapo u aktivizua klika e vjetĂ«r, me Sadulla Durakun nĂ« krye, çdo pretendim pĂ«r reformĂ« u shua. E ashtuquajtura “risi” e BDI-sĂ« u zhduk nĂ« momentin kur foli e kaluara e tyre. Kjo Ă«shtĂ« arsyeja pse kjo parti nuk mund dhe nuk pĂ«rfaqĂ«son interesin e shqiptarĂ«ve sot. BDI mbetet peng i njerĂ«zve dhe mendĂ«sisĂ« tĂ« sĂ« kaluarĂ«s, njĂ« mendĂ«si qĂ« ka prodhuar krizĂ« pas krize. Kur bĂ«het fjalĂ« pĂ«r interesin e qytetarĂ«ve, zgjedhin bllokadĂ«n. Kur kĂ«rkohet pĂ«rgjegjĂ«si dhe vendimmarrje, zgjedhin kaosin e brendshĂ«m. Kur kĂ«rkohet llogaridhĂ«nie, kthehen te logjika e pazareve. Refuzimi i tyre pĂ«r tĂ« mbĂ«shtetur “Safe City” nuk ka tĂ« bĂ«jĂ« me pĂ«rmbajtjen e projektit, por me frikĂ«n nga rendi, ligji dhe transparenca. Sepse aty ku ka rregull, nuk ka hapĂ«sirĂ« pĂ«r ndĂ«rhyrje, ndikim dhe lojĂ«ra prapa perdeve siç janĂ« mĂ«suar çdoherĂ«", thuhet nĂ« komunikatĂ«n e VLEN-it.

Ata shtojnĂ« se qytetarĂ«t duhet ta dinĂ« qartĂ« se problemi nuk Ă«shtĂ« “Safe City”, por sipas tyre problemi Ă«shtĂ« BDI.

LAMM: Nuk ka pritje të gjata në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë së Veriut



Trafiku në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, në rrugë kryesisht të lagura, informon LAMM.

Ekipet e NP "Rruga e Maqedonisë" janë të pajisura plotësisht, makineria dhe fuqia punëtore e nevojshme janë në dispozicion dhe pastrimi i borës po kryhet vazhdimisht në terren.

Në bashkëpunim me NP Rrugët Shtetërore dhe Ministrinë e Transportit, po kryhen aktivitete të koordinuara me qëllim sigurimin e rrjedhës së qetë dhe të sigurt të trafikut.

Përveç menaxhimit të kujdesshëm dhe të ndërgjegjshëm të automjeteve, rekomandohet përdorimi i detyrueshëm i pajisjeve dimërore, respektimi i sinjalistikës së vendosur të trafikut dhe shpejtësia e rregulluar sipas kushteve të rrugës. Rekomandohet gjithashtu informacion në kohë nga të gjitha qendrat e informacionit për kushtet dhe trafikun në rrugët shtetërore.

Aktivitetet e koordinuara të institucioneve kompetente vazhdojnë gjatë periudhës së ardhshme, me qëllim sigurimin e rrjedhës së qetë dhe të sigurt të trafikut.

Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar. Në pikat kufitare në anën e Maqedonisë së Veriut nuk ka vonesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.

Petrovska: LSDM nëse nuk ndryshon, ka rrezik të zhduket nga skena politike



Në Kongresin e 31-të të Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë në Shkup, deputetja dhe ish-ministrja e Mbrojtjes Sllavjanka Petrovska shprehu nevojën për reforma serioze në parti.

Sipas saj, nëse LSDM nuk fillon të ndryshojë, ekziston rreziku që gradualisht të margjinalizohet dhe në fund të fundit - të zhduket nga skena politike.

Petrovska vlerësoi se socialdemokracia si ide është e gjallë, por për të ruajtur rolin e partisë, duhet të bëhen ndryshime konkrete në mënyrën e funksionimit të saj. Ajo theksoi se rezultatet e zgjedhjeve të fundit - si lokale ashtu edhe parlamentare - tregojnë se partia nuk ka arritur të kryejë analiza dhe diskutime të mjaftueshme për arsyet e humbjeve.

Në fjalimin e saj në Kongres, Petrovska propozoi një ndryshim në Statutin e partisë, sipas të cilit kryetarët e degëve komunale do të zgjidheshin drejtpërdrejt nga anëtarësia, në vend që të emëroheshin nga kryetari i LSDM-së.

Ajo gjithashtu propozon futjen e verifikimit politik për të gjithë mbajtësit aktualë dhe të mëparshëm të funksioneve dhe anëtarët e kryesisë, me qëllim që të zvogëlohet kundërshtimi brenda partisë dhe deklaratat e papërshtatshme midis zyrtarëve.

Petrovska theksoi se mendimi kritik duhet të vazhdojë të jetë një vlerë thelbësore e demokracisë sociale, por se është një strategji e rëndësishme dhe e qartë për veprim. Ajo theksoi se vetëm me kritikë të hapur dhe konstruktive LSDM mund t'i kapërcejë sfidat dhe të rivendosë besimin midis anëtarësisë dhe elektoratit të saj.

❌