❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Një muaj paraburgim për Ismet Zukajn, të dyshuar për plagosjen e trefishtë në Deçan



Gjykata Themelore në Pejë - Departamenti për Krime të Rënda, ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji ndaj Ismet Zukajt, i dyshuar për veprën penale vrasje e rëndë në tentativë dhe mbajtje të paautorizuar të armëve.

Sipas njoftimit të Gjykatës, vendimi është marrë nga gjyqtari i procedurës paraprake Sh.C., pas shqyrtimit të kërkesës së Prokurorisë Themelore në Pejë.

Paraburgimi ndaj të dyshuarit fillon nga data e arrestimit më 13 janar 2026, në ora 00:17, dhe do të zgjasë deri më 12 shkurt 2026, në ora 16:00.

Ismet Zukaj dyshohet për veprën penale vrasje e rëndë në tentativë, nga neni 173 paragrafi 1 pika 1.1 lidhur me nenin 28 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, si dhe për mbajtje të paautorizuar të armëve, nga neni 366 paragrafi 1 i KPRK-së.

Rasti lidhet me plagosjen e trefishtë që ndodhi dje në Deçan, ku tre persona mbetën të plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri. I dyshuari u arrestua pak orë pas incidentit, ndërsa bëhet e ditur se ai ka pasur edhe histori të mëparshme kriminale.

Palët kanë të drejtë ankese ndaj këtij vendimi në afat prej 48 orësh, përmes Gjykatës Themelore në Pejë, pranë Gjykatës së Apelit në Prishtinë./Telegrafi/

Krim i organizuar dhe trafikim narkotikësh - kërkohet paraburgim për të dënuarin para ekstradimit në Shqipëri



Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka parashtruar kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj E.Th., para pranimit të kërkesës për ekstradim, në bazë të Ligjit për Bashkëpunim Juridik Ndërkombëtar dhe Marrëveshjes Ndërkombëtare ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë.

Sipas njoftimit, kërkesa për paraburgim është dorëzuar në Gjykatën Themelore në Prishtinë, mbi dyshimin e bazuar se E.Th. është i dënuar nga gjykata kompetente në Republikën e Shqipërisë për disa vepra të rënda penale.

Prokuroria Speciale bën të ditur se E.Th. është dënuar për veprat penale sipas Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë, përfshirë: Trafikimin e narkotikëve, të kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal, futjen ose mbajtjen e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve penale dhe kryerjen e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal.

Sipas Prokurorisë, masa e paraburgimit është kërkuar me qëllim të sigurimit të pranisë së të dyshuarit deri në përfundimin e procedurave për ekstradim drejt Republikës së Shqipërisë. /Telegrafi/

Prokuroria Speciale kërkon paraburgim për 7 të arrestuarit nën dyshimin për korrupsion milionësh



Prokuroria Speciale e Kosovës ka kërkuar masën e paraburgimit ndaj shtatë personave të arrestuar nën dyshimin për korrupsion.

Sipas kĂ«rkesĂ«s sĂ« ProkurorisĂ«, “ekziston dyshimi i bazuar se tĂ« pandehurit M.D., J.M., F.I., B.D., Sh.T., N.K. dhe G.L., duke vepruar nĂ« bashkĂ«kryerje, nga 20.02.2023 e nĂ« vazhdimĂ«si deri mĂ« 18.12.2025, kanĂ« ndĂ«rmarrĂ« veprime me qĂ«llim pĂ«rfitimi tĂ« kundĂ«rligjshĂ«m personal”.

“Sipas ProkurorisĂ«, M.D. dyshohet se, nĂ« emĂ«r tĂ« F.I., nĂ« kundĂ«rshtim me ligjin, ka parashtruar propozim ankesĂ« pĂ«r ndryshim tĂ« vendimit pĂ«rfundimtar pĂ«r shpronĂ«simin e pronĂ«s, ndonĂ«se ishte kaluar afati ligjor pĂ«r mĂ« shumĂ« se tetĂ« vjet. PĂ«rkundĂ«r kĂ«saj, i pandehuri J.M., si dhe kundĂ«rpropozuesi Qeveria e KosovĂ«s, e pĂ«rfaqĂ«suar nga Avokatura ShtetĂ«rore, nuk e kanĂ« kundĂ«rshtuar kĂ«tĂ« rrethanĂ«, por janĂ« kujdesur qĂ« ky rast, ashtu si disa raste tĂ« tjera, tĂ« pĂ«rfundojĂ« me marrĂ«veshje gjyqĂ«sore”, thuhet nĂ« njoftim.

Sipas Prokurorisë, dëmi vetëm në rastin e fundit që i është shkaktuar shtetit është mbi 220 mijë euro, ndërsa dëmi në tërësi dyshohet se arrin vlerë milionëshe.

“NĂ« kĂ«tĂ« mĂ«nyrĂ«, tĂ« pandehurit, nĂ« bashkĂ«kryerje dhe nĂ« vazhdimĂ«si, dyshohet se kanĂ« kryer veprat penale: KeqpĂ«rdorimi i pozitĂ«s apo autoritetit zyrtar, Marrja e ryshfetit, DhĂ«nia e ryshfetit, Ushtrimi i ndikimit, Deklarimi i rremĂ«â€, thuhet nĂ« njoftim.

Shtatë të dyshuarit u arrestuan një ditë më herët në një aksion të Policisë me Agjencinë Kosovare për Inteligjencë, me urdhër të Prokurorisë Speciale.


Takimi i Ramës me Thaçin, djali i ish-presidentit: Shembull i atdhedashurisë

TIRANË, 18 dhjetor /ATSH/ Kryeministri Edi Rama u takua sot me ish-udhĂ«heqĂ«sin e UÇK-sĂ«, Hashim Thaçi, i cili prej pesĂ« vitesh po mbahet nĂ« paraburgimin e GjykatĂ«s Speciale nĂ« HagĂ«.

Pas vizitës, Endrit Thaçi, djali i ish-kryeministrit, reagoi me falënderim dhe mirënjohje ndaj kryeministrit Rama, duke vlerësuar jo vetëm fjalët, por edhe veprimet e tij.

Thaçi i ka konsideruar ato një shembull të atdhedashurisë dhe përparimit.

“Faleminderit shumĂ« KryeministĂ«r Rama nga nana dhe unĂ«. FjalĂ«t por edhe veprat e juaja janĂ« shndĂ«rruar nĂ« shembull tĂ« atdhedashurisĂ« dhe pĂ«rparimit. Ju na dĂ«shmoni se bashkĂ« jemi ma mirĂ«â€, shkruan ai.

Ndërkohë, në një reagim në rrjetet sociale, Rama bëri të ditur se e ka gjetur Thaçin të qetë, edhe pse me ndalime absurde të drejtash minimale.

Kryeministri e cilĂ«soi mbajtjen e Thaçit dhe ish-liderĂ«ve tĂ« UÇK-sĂ« nĂ« paraburgim, “padrejtĂ«si ulĂ«ritĂ«se nĂ« zemĂ«r tĂ« EuropĂ«s demokratike, me bekimin e me fondet e taksapaguesve tĂ« vendeve demokratike”.

“Nuk di ç’tĂ« them mĂ« pĂ«r kĂ«tĂ« padrejtĂ«si ulĂ«ritĂ«se nĂ« zemĂ«r tĂ« EuropĂ«s demokratike, me bekimin e me fondet e taksapaguesve tĂ« vendeve demokratike, ndaj njĂ« populli europian qĂ« çliroi vetveten nga njĂ« regjim nacional-socialist, po edhe EuropĂ«n nga njĂ« njollĂ« e zezĂ« apartejdi mu nĂ« kĂ«rthizĂ«n e saj pĂ«r dekada me radhĂ«â€, u shpreh Rama.

Lidhur me vizitĂ«n ka reaguar dhe i dĂ«rguari presidencial pĂ«r misione speciale tĂ« SHBA, Richard Grenell, i cili ka nĂ«nvizuar se “kryeministri shqiptar ka tĂ« drejtĂ« dhe se Jack Smith Ă«shtĂ« njĂ« turp”.

/e.i/r.e/a.f/

The post Takimi i Ramës me Thaçin, djali i ish-presidentit: Shembull i atdhedashurisë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Lirohet nga burgu ish-ministri Lefter Koka, shuhet masa për inceneratorin e Fierit



Gazetarja e Top Channel Anila Hoxha bën me dije se Shkalla e parë e gjykatës së posaçme ka shuar masën për inceneratorin e Fierit.

Çështja e inceneratorit Ă«shtĂ« kthyer pĂ«r rigjykim por ende nuk Ă«shtĂ« regjistruar nĂ« Apel. NĂ« kĂ«tĂ« kuptim i ka pĂ«rfunduar afati i mbajtjes nĂ« paraburgim pĂ«rderisa nuk ka njĂ« vendim tĂ« formĂ«s sĂ« prerĂ«. /Tch/

Një muaj paraburgim shtetasit të huaj për kultivim dhe shpërndarje të bimëve narkotike



Gjykata Themelore në Pejë ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji ndaj të pandehurit E.M., pas kërkesës së Prokurorisë Themelore në Pejë.

Masa e paraburgimit është caktuar për shkak të dyshimit të bazuar se i njëjti ka kryer veprat penale të kultivimit të bimëve narkotike dhe blerjes, posedimit dhe shpërndarjes së paautorizuar të narkotikëve, sipas KPRK-së.

“Gjykata vlerĂ«son se caktimi i paraburgimit Ă«shtĂ« i domosdoshĂ«m, pasi ekziston rreziku qĂ« i pandehuri, nĂ«se lirohet, mund tĂ« ikĂ« apo tĂ« arratiset, duke pasur parasysh faktin se E.M. nuk Ă«shtĂ« shtetas i RepublikĂ«s sĂ« KosovĂ«s”, thuhet nĂ« njoftim.

Paraburgimi llogaritet nga data 02.12.2025 dhe zgjat deri më 01.01.2026.

Palët kanë të drejtë ankese në afat prej 48 orëve, përmes kësaj Gjykate, pranë Gjykatës së Apelit në Prishtinë. /Telegrafi/

BRAZIL – Ish-presidenti Jair Bolsonaro vendoset nĂ« paraburgim

BRAZILIA, 22 nntor /ATSH-AFP/ – Ish-presidenti brazilian, Jair Bolsonaro, i dĂ«nuar me 27 vjet burg pĂ«r pĂ«rpjekje pĂ«r grusht shteti, u vu sot nĂ« paraburgim, sipas avokatit tĂ« tij dhe njĂ« burimi pranĂ« çështjes.

“Ai Ă«shtĂ« burgosur, por nuk e di pse”, tha Celso Vilardi, njĂ« nga avokatĂ«t e tij.

Policia federale tha në një deklaratë se ata kishin ekzekutuar një urdhër paraburgimi në përputhje me një vendim të Gjykatës Supreme.

Një burim pranë çështjes tha se i ndaluari ishte Jair Bolsonaro.

Bolsonaro u dënua me më shumë se 27 vjet burg në shtator për një tentativë grushti shteti pas humbjes së tij në zgjedhjet e vitit 2022.

Megjithatë, vendimi nuk është ende përfundimtar.

Vëzhguesit kishin supozuar se ai mund të fillonte të vuante dënimin javën tjetër.

Të premten, djali i Bolsonaros, senatori Flåvio Bolsonaro, bëri thirrje që shtëpia e babait të tij të ruhej gjatë natës./ /os/

The post BRAZIL – Ish-presidenti Jair Bolsonaro vendoset nĂ« paraburgim appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Një muaj paraburgim për policin serb që u zë duke transportuar fishekë e para të gatshme



Gjykata Themelore e Mitrovicës ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji ndaj pjesëtarit të Policisë së Serbisë, i cili u arrestua në pikën kufitare të Jarinjës, nën dyshimin se transportoi fishekë dhe para të gatshme.

Nga gjykata Ă«shtĂ« konfirmuar se masa ndaj tĂ« pandehurit N.U. Ă«shtĂ« caktuar pĂ«r shkak tĂ« dyshimit tĂ« bazuar se ka kryer veprĂ«n penale “Importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, kĂ«mbimi i armĂ«ve apo materialeve plasĂ«se”, sipas nenit 364, paragrafi 1 i Kodit Penal tĂ« RepublikĂ«s sĂ« KosovĂ«s.

Ngjarja ndodhi të dielën, më 2 nëntor 2025, kur Policia e Kosovës njoftoi se në vendkalimin kufitar në Jarinjë kishte arrestuar të dyshuarin, pjesëtar të Policisë së Serbisë.

Gjatë kontrollit në automjetin me targa të Beogradit që ai po drejtonte, policia ka gjetur dhe konfiskuar 51 fishekë, 9 mijë e 900 euro dhe 26 mijë dinarë serbë.

Prokuroria e Mitrovicës kërkon paraburgim për policin serb që u arrestua në Jarinjë



NjĂ« pjesĂ«tar i policisĂ« sĂ« SerbisĂ« Ă«shtĂ« arrestuar tĂ« shtunĂ«n nĂ« JarinjĂ« pĂ«r dyshimin se ka kryer veprĂ«n penale tĂ« “importit, eksportit, furnizimit, transportimit, prodhimit, kĂ«mbimit, ndĂ«rmjetĂ«simit ose shitjes sĂ« paautorizuar tĂ« armĂ«ve apo materieve plasĂ«se”.

Lidhur me këtë rast, prokurori i rastit ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit.

Kështu ka bërë të ditur për Telegrafin, zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, Valon Preteni, i cili ka theksuar se seanca lidhur me këtë rast është caktuar të mbahet sot.

“NjĂ« kĂ«rkesĂ« pĂ«r njĂ« (1) person Ă«shtĂ« paraqitur pĂ«r veprĂ«n penale “Importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, kĂ«mbimi, ndĂ«rmjetĂ«simi ose shitja e paautorizuar e armĂ«ve apo materieve plasĂ«se“”, ka thĂ«nĂ« Preteni.

Ai ka shtuar se Prokuroria po vijon hetimet lidhur me këtë rast.

Nga i dyshuari janë sekuestruar edhe një sërë dokumentesh zyrtare dhe pajisjesh policore, përfshirë: kartelën e identifikimit dhe distinktivin e policisë së Serbisë, kartelën e sindikatës së policisë serbe, letërnjoftimin e Serbisë dhe të Kosovës, pasaportën serbe, një palë spaleta uniformash, dorëza dhe një USB. /Telegrafi/

Veliaj 8 muaj paraburgim dhe 7 orë kundërshtim ndaj qeverisë dhe presidencës

Sebi Alla Tetë muaj pas qëndrimit në paraburgim, Erion Veliaj, kryebashkiak i Tiranës, i shkarkuar me vendim të Këshillit të Ministrave, fitoi përkohësisht lirinë e kufizuar, teksa qëndroi në Gjykatën Kushtetuese për shtatë orë e shtatë minuta, nën masa sigurie.

Ai u paraqit si palë për të kundërshtuar shkarkimin e tij nga qeveria dhe dekretin presidencial që shpalli zgjedhjet në Tiranë. Pas dëgjimit të tre palëve në proces, Gjykata Kushtetuese u tërhoq për të marrë vendim, duke saktësuar se data dhe shpallja e vendimit përfundimtar do u njoftohet palëve në vijim, sipas parashikimeve ligjore.

Veliaj u arrestua me kërkesë së Prokurorisë Speciale më 10 shkurt për katër akuza; korrupsion i zyrtarëve të lartë publik, ose të zgjedhurve vendorë, shpërdorim detyre, fshehje të të ardhurave dhe pastrim parash, në 13 episode.

Pasi humbi çdo betejë ligjore për ndryshimin e masës së sigurisë, Veliaj u shkarkua nga detyra më 25 shtator, pas propozimit të Këshillit Bashkiak të Tiranës dhe miratimit nga Këshilli i Ministrave, me motivacionin se nuk është paraqitur në detyrë për më shumë se tre muaj. 

I zhgënjyer
!

NĂ« fjalimin e mbajtur, Veliaj pĂ«rmendi shpesh fjalĂ«t; falje, Zot, fyerje, ligj, KushtetutĂ« dhe zhgĂ«njim
 “Nuk kishin se si tĂ« mĂ« fyenin mĂ« rĂ«ndĂ« sesa kaq. Ka qenĂ« fyerja mĂ« e rĂ«ndĂ« e jetĂ«s time publike dhe kĂ«tĂ« e thotĂ« dikush qĂ« ka dĂ«gjuar fyerje dhe legjenda urbane pa fund. Por kjo Ă«shtĂ« fyerja mĂ« e rĂ«ndĂ« sepse erdhi nga bashkĂ«punĂ«torĂ«t e mi, nga njerĂ«z qĂ« mĂ« njohin mĂ« mirĂ« se çdokush tjetĂ«r. Dhe qĂ« nuk denjuan as tĂ« mĂ« ftonin, as tĂ« mĂ« njoftonin dhe as tĂ« mĂ« dĂ«gjonin. Zoti i faltĂ«. Lutem çdo natĂ« pĂ«r ta dhe them Zot fali se nuk dinĂ« ç’kanĂ« bĂ«rĂ« me atĂ« vendim”, tha Veliaj, i cili kĂ«tĂ« herĂ« i referohej “tĂ« tijve” (anĂ«tarĂ«ve tĂ« KĂ«shillit Bashkiak socialistĂ«). NĂ« mĂ«nyrĂ« indirekte, Veliaj preku edhe VKM-nĂ« e shkarkimit, duke u shprehur se brenda tetĂ« orĂ«sh u firmosĂ«n tetĂ« akte, nga thirrja e mbledhjes sĂ« kĂ«shillit bashkiak, propozimi pĂ«r shkarkim, dĂ«rgimi nĂ« çështjes nĂ« kryeministri, vendimin e KĂ«shillit tĂ« Ministrave dhe mĂ« pas nĂ« PresidencĂ«, e cila u shpreh me dekret.

Megjithatë, në asnjë fjalë përgjatë shtatë orëve e shtatë minutave, Veliaj nuk e përmendi asnjëherë kreun e qeverisë, duke iu referuar shpesh vetëm VKM-së për shkarkimin e tij.

Seanca e gjatë

I shoqĂ«ruar nga njĂ« numĂ«r i madh i punonjĂ«sve tĂ« policisĂ«, Veliaj zbriti me pranga nĂ« duar nga “furgoni burgut” pĂ«r tĂ« kaluar shpejt nĂ« shkallĂ«t para GjykatĂ«s Kushtetuese dhe mĂ« pas nĂ« sallĂ«n ku po shqyrtohet çështja e tij.

Në praninë e dy avokatëve, Veliaj preferoi se thuajse pas çdo pyetje edhe me karakter mirëfilltas ligjor, të përgjigjej vetë.

Përballë Veliaj kishte dy palë kundërshtare në proces: përfaqësuesin e kryeministrisë dhe atë të presidencës, përkatësisht Irma Qosja dhe Ilir Rusmali.

Kryebashkiaku Veliaj ankimoi si vendimin e Këshillit të Ministrave për shkarkimin e tij, që mban firmën e kryeministrit Rama, ashtu edhe dekretin e Presidentit Bajram Begaj, i cili shpalli zgjedhjet e parakohshme në Tiranë pa u shqyrtuar më parë çështja nga Gjykata Kushtetuese.

Kushtetuesja me një vendim të ndërmjetëm, para shqyrtimit në themel, vendosi të pezullojë dekretin e presidentit.

Pretendimet e qeverisë

PĂ«rfaqĂ«suesja e KĂ«shillit tĂ« Ministrave, Irma Qosja parashtroi relatimin e saj ligjor mbi argumentin pse KĂ«shilli i Ministrave ka firmosur shkarkimin e Erion Veliajt si kryebashkiak tĂ« TiranĂ«s. “Ankimuesi pretendon se shkarkimi i tij nga detyra ka ndodhur pĂ«r shkak tĂ« shkeljes sĂ« rĂ«ndĂ« tĂ« KushtetutĂ«s ose tĂ« ligjeve, siç parashikon neni 115 i KushtetutĂ«s, e cila Ă«shtĂ« e vetmja mĂ«nyrĂ« qĂ« ai tĂ« legjitimohet pĂ«rpara kĂ«saj gjykate. NdĂ«rkohĂ« qĂ« shkarkimi i tij nuk Ă«shtĂ« kryer pĂ«r shkak tĂ« kĂ«saj dispozite. Ai nuk Ă«shtĂ« shkarkuar pĂ«r rrethanĂ« kushtetuese, por ligjore, pĂ«r shkak se nuk Ă«shtĂ« paraqitur nĂ« detyrĂ«n e parashikuar nga neni 62 pĂ«r vetĂ«qeverisjen vendore”, tha pĂ«rfaqĂ«suesja e qeverisĂ«. PĂ«r kĂ«tĂ« pretendim Veliaj solli si shembull rastin e kolegut tĂ« TropojĂ«s, duke pretenduar se ndaj tij janĂ« ndjekur standarde tĂ« tjera.

Pretendimet e presidencës

“Por ju qĂ« i lejuat vetes tĂ« drejtĂ«n pĂ«r tĂ« shqyrtuar njĂ« akt administrativ keni gjetur edhe mekanizmat mbrojtĂ«s nga kjo rrĂ«shqitje. Fakt Ă«shtĂ« qĂ« ju nĂ« fund tĂ« ditĂ«s do tĂ« jenĂ« tĂ« detyruar tĂ« merrni njĂ« vendim nĂ« raport me dekretin.

Do tĂ« pĂ«rballemi me faktin qĂ« ju po merrni nĂ« shqyrtim dhe po vendosni fatin e nja akti administrativ, kur Kushtetuta nuk ua lejon kĂ«tĂ«â€, tha kĂ«shilltari juridik i Presidentit, Ilir Rusmali. Nga ana e tij, Veliaj u shpreh se nuk po ndiqet i njĂ«jti standard dhe ndihet jo i barabartĂ« me tĂ« tjerĂ«t, duke sjellĂ« si analogji kryetarin e bashkisĂ« sĂ« TropojĂ«s. “Doja t’ju pĂ«rmendja njĂ« rast nĂ« ShqipĂ«ri, kryetari i bashkisĂ« sĂ« TropojĂ«s ka qenĂ« 11 muaj nĂ« arrest shtĂ«pie. NĂ« njĂ« masĂ« tĂ« pĂ«rkohshĂ«m. Tani lind pyetja, a janĂ« tĂ« gjithĂ« tĂ« barabartĂ«? Pse Ă«shtĂ« ndryshe njĂ« qytetar i TiranĂ«s me njĂ« qytetar tĂ« TropojĂ«s. Pse toleranca nĂ« TropojĂ« Ă«shtĂ« 11 muaj, kurse nĂ« TiranĂ« Ă«shtĂ« 2 javĂ«, tre muaj dhe 7 muaj. KĂ«tu kemi njĂ« disbalancĂ« totale”, tha Veliaj.

BetejĂ« “pĂ«r OgertĂ«n por edhe Florin
”

NĂ« qĂ«ndrimin e gjatĂ« para anĂ«tarĂ«ve tĂ« GjykatĂ«s Kushtetuese ndĂ«r tĂ« tjera Veliaj tha se beteja qĂ« ai po bĂ«n Ă«shtĂ« pĂ«r tĂ« gjithĂ« pasardhĂ«sit e tij teksa shtoi: “Po sikur nesĂ«r t’ja bĂ«jnĂ« OgertĂ«s, Florit, apo Arlindit, njĂ« masĂ« sigurie (shĂ«nim: i referohet kandidatĂ«ve qĂ« kanĂ« shpallur kandidaturat pĂ«r kryetarĂ« tĂ« BashkisĂ« TiranĂ«). Pra, kaosi qĂ« kemi tani nuk Ă«shtĂ« asgjĂ« me kaosin nĂ«se kjo do kthehet njĂ« standard me kryetarĂ«t e bashkive. KĂ«shtu qĂ« kjo Ă«shtĂ« njĂ« betejĂ« edhe pĂ«r ata qĂ« do vijnĂ« pas meje kurdo qoftĂ« ajo ditĂ«â€, tha Veliaj.

Në nisje të javës së ardhshme pritet që Gjykata Kushtetuese të shprehet me vendim. Nëse ajo e konsideron të drejtë shkarkimin, atëherë kreu i shtetit ka afat 48 orë kohë që të shprehet me një dekret për shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme në Tiranë.

NĂ«se pranohet kĂ«rkesa e Veliajt i cili kĂ«rkon shpalljen antikushtetuese tĂ« shkarkimit tĂ« tij, ai do tĂ« qĂ«ndrojĂ« de jure nĂ« detyrĂ«, edhe pse ndodhet nĂ« masĂ«n e sigurisĂ« “arrest me burg pa afat”.

The post Veliaj 8 muaj paraburgim dhe 7 orë kundërshtim ndaj qeverisë dhe presidencës appeared first on Faktoje.al.

“Forca kryetar, forca!”/ Veliaj niset drejt paraburgimit: Ju dua shumĂ«!


Erion Veliaj niset drejt paraburgimit në Durrës, pas 7 orësh seancë në Gjykatën Kushtetuese ku kundërshton shkarkimin e tij nga detyra.

Në momentin kur ka dalë nga Gjykata Kushtetuese, Velija është pritur nga mbështetësit.
“Forca kryetar, forca!”, dĂ«gjohen tĂ« thonĂ« ata.

Ndërkohë ish- kryebashkiaku është përgjigjur: Ju dua shumë!


The post “Forca kryetar, forca!”/ Veliaj niset drejt paraburgimit: Ju dua shumĂ«!
 appeared first on Albeu.com.

Për javë të tëra e kishte dhunuar të miturën, kërkohet paraburgim për të dyshuarin në Ferizaj



Prokuroria Themelore nĂ« Ferizaj bĂ«n tĂ« ditur se ka kĂ«rkuar nga Gjykata Themelore nĂ« Ferizaj, caktimin e masĂ«s sĂ« paraburgimit ndaj tĂ« pandehurit F.M pĂ«r shkak tĂ« dyshimit tĂ« veprĂ«s penale “Dhunimi”.

Sipas kërkesës së parashtruar nga Prokuroria, ekziston dyshimi i bazuar se nga muaji shtator e deri më datën 27 tetor 2025, rreth orës 02:00, në mesnatë, në Ferizaj, saktësisht në banesën e të pandehurit, i njëjti F.M., në vazhdimësi e ka dhunuar- keqpërdorur seksualisht të dëmtuarën - të miturën e moshës 14 vjeçe.

I pandehuri F.M., që nga data 31 Tetor 2025, me vendim të Prokurorit të Shtetit gjendet nën masën e ndalimit 48-orësh për veprën penale të lartëcekur.

Prokurorit Beqë Shala i caktohet 30 ditë paraburgim nën dyshimin për ryshfet



Gjykata Themelore nĂ« PrishtinĂ« ka aprovuar kĂ«rkesĂ«n e ProkurorisĂ« Speciale tĂ« RepublikĂ«s sĂ« KosovĂ«s (PSRK), duke i caktuar masĂ«n e paraburgimit nĂ« kohĂ«zgjatje prej 30 ditĂ«sh BeqĂ« ShalĂ«s, prokuror tashmĂ« i pezulluar nĂ« Departamentin e PĂ«rgjithshĂ«m tĂ« ProkurorisĂ« Themelore nĂ« Prizren, nĂ«n dyshimin pĂ«r veprĂ«n penale “Marrje ryshfeti”.

Lajmin e ka konfirmuar Mirlinda Gashi, zëdhënëse e Gjykatës Themelore në Prishtinë.

Sipas Gjykatës, masa e paraburgimit iu caktua Shalës pas mbajtjes së seancës dëgjimore.

Në vendimin e saj, gjykata theksoi se paraburgimi është masë adekuate, pasi nëse i pandehuri lihet në liri, ai mund të ndikojë në prova dhe dëshmitarë.

Gjykata vlerësoi se çdo masë tjetër do të ishte e pamjaftueshme për zbatimin e suksesshëm të procedurës penale dhe parandalimin e përsëritjes së veprave penale.

Palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë.

Ndërkohë, prokurori special Valdet Gashi tha se kërkesën për caktimin e paraburgimit e kanë bazuar në prova të siguruara gjatë fazës së hetimeve.

Një muaj paraburgim për të miturin në Ferizaj që kontrabandonte migrantë kinezë



Gjykata Themelore e Ferizajt ka caktuar një muaj paraburgim për një të mitur të akuzuar për kontrabandim të migrantëve.

Sipas njoftimit tĂ« gjykatĂ«s, mĂ« 21 tetor, i mituri kishte organizuar kalimin e jashtĂ«ligjshĂ«m tĂ« pesĂ« personave me shtetĂ«si kineze pĂ«rmes pikĂ«kalimit Kosovë–Maqedoni e Veriut.

Komunikata e gjykatës sqaron se i mituri kishte takuar fillimisht migrantët në Serbi dhe kishte arritur marrëveshje për të marrë 20 euro për secilin person. Pas kësaj, ai ishte përgjegjës për transportin e tyre drejt Kosovës.

MĂ« pas, i mituri siguroi njĂ« automjet, i cili u drejtua nga njĂ« person ende i panjohur. NĂ« automjet u vendosĂ«n tĂ« gjithĂ« migrantĂ«t dhe u drejtuan drejt MaqedonisĂ« sĂ« Veriut. NjĂ«siti patrollues kufitar i vuri re dhe i ndaloi nĂ« vijĂ«n kufitare Kosovë–Maqedoni e Veriut.

Të gjithë u shoqëruan në stacionin policor kufitar në Rajonin Lindje Kaçanik.

Rasti është duke u hetuar më tej nga autoritetet kompetente.

Fatmir Sheholli rikthehet në paraburgim pas trajtimit në spital



Fatmir Sheholli, i arrestuar nën dyshimet për spiunazh, është rikthyer në Qendrën e Paraburgimit në Gjilan pas trajtimit mjekësor në spitalin e këtij qyteti.

Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin zëdhënësi i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Florent Gashi.

“Pas disa ekzaminimeve dhe trajtimeve nĂ« spitalin e Gjilanit, ai Ă«shtĂ« kthyer nĂ« QendrĂ«n e Paraburgimit”, deklaroi Gashi.

Sheholli kishte kërkuar ndihmë mjekësore më 11 tetor dhe u dërgua për hospitalizim.

Aktualisht ndaj tij është në fuqi masa e paraburgimit prej një muaji, e caktuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë.

Ndërkohë, Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar ndaj tij masën e paraburgimit prej 30 ditësh, me kërkesë të Prokurorisë Speciale.

Sipas dosjes së Prokurorisë, Sheholli dyshohet se ka qenë i rekrutuar nga Shërbimi Inteligjent i Serbisë (BIA) dhe ka vepruar nën urdhrat dhe udhëzimet e zyrtarit të BIA-së, Bojan Dimiq.

Në aktakuzë thuhet se ai ka mbledhur informacione mbi pronat e uzurpuara të serbëve në Kosovë dhe i ka përcjellë ato nëpërmjet komunikimeve telefonike te zyrtarët serbë të inteligjencës.

Po ashtu, më 26 shtator 2025, në Mitrovicë të Veriut, Sheholli dyshohet se ka marrë materiale audio dhe transkripte të bisedave të zyrtarëve të Ministrisë për Komunitete dhe Kthim, të cilat dyshohet se janë komprometuese.

Prokuroria thekson se, përmes këtyre veprimeve, Sheholli me vetëdije dhe qëllimisht ka cenuar sigurinë dhe rendin juridik të Republikës së Kosovës, si dhe integritetin e zyrtarëve dhe qytetarëve të saj, duke ndihmuar një shërbim të huaj inteligjent në dëm të interesave shtetërore. /Telegrafi/

Specialja ia vazhdon paraburgimin Thaçit



Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, kanë marrë vendim me të cilin ia kanë vazhduar masën e paraburgimit ish-presidentit Hashim Thaçi, në rastin ku bashkë me Kadri Veselin, Rexhep Selimin dhe Jakup Krasniqin, akuzohet për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Vendimi Ă«shtĂ« marrĂ« mĂ« 10 tetor 2025 nga kryetari i trupit gjykues, Charles Smith III, raporton “Betimi pĂ«r DrejtĂ«si“.

Trupi gjykues ka konstatuar se ka mungesĂ« tĂ« informacioneve qĂ« do tĂ« justifikonin konstatimet se Thaçi mund t’i arratiset drejtĂ«sisĂ« nĂ« rast qĂ« lirohet. Por, trupi gjykues Ă«shtĂ« bindur se i akuzuari mund tĂ« pengojĂ« procedurat e DhSK-sĂ« dhe tĂ« kryejĂ« krime ndaj atyre qĂ« perceptohen kundĂ«rshtarĂ« tĂ« UÇK-sĂ«, duke pĂ«rfshirĂ« edhe dĂ«shmitarĂ«t qĂ« kanĂ« dhĂ«nĂ« ose mund tĂ« japin dĂ«shmi edhe nĂ« procedura paralele.

Po ashtu, paneli ka konstatuar se asnjĂ« prej kushteve tĂ« tjera alternative nuk mund t’i zbusĂ« mjaftueshĂ«m kĂ«to rreziqe.

Si rrjedhojë, u konstatua se paraburgimi ndaj Thaçit edhe për dy muaj të tjerë është i nevojshëm dhe i arsyeshëm.

Mbrojtja ka filluar me paraqitjen e provave të saj më 15 shtator 2025, ku për tri ditë me radhë u dëgjua ish-ndihmësi i sekretarit amerikan të shtetit, James Rubin.

Ndërsa, pas tij u thirr ish-këshilltari ligjor i delegacionit shqiptar në Rambuje, Paul Williams. Kurse, ish-këshilltari politik i komandantit të lartë të NATO-s, Wesley Clark, John Stewart Duncan filloi dëshminë më 22 shtator dhe e mbaroi më 23 shtator 2025.

Kurse, më 30 shtator nisi dëshminë James Peter Covey, ish-zëvendës i përfaqësuesit të OKB-së në Kosovë, Bernard Kouchner. Covey e përfundoi dëshminë më 2 tetor.

MĂ« 14 shtator 2025, nĂ« HagĂ« u mbajt njĂ« protestĂ« masive nĂ« pĂ«rkrahje tĂ« ish-krerĂ«ve tĂ« UÇK-sĂ«, ku morĂ«n pjesĂ« qytetarĂ« nga tĂ« gjitha trojet shqiptare e mĂ«rgimtarĂ« tĂ« shumtĂ«.

DhSK-ja ka bërë të ditur se 14 nëntori 2025 është caktuar si datë për përfundimin e çështjes së mbrojtjes në këtë rast, kurse parashtresat përfundimtare të procesit dhe deklaratat mbi ndikimin e krimeve të pretenduara tek viktimave që marrin pjesë në procedurë planifikohen të paraqiten deri më 22 dhjetor 2025.

Ndërkohë, më 15 prill 2025, Prokuroria ka njoftuar se ka përfunduar paraqitjen e provave në këtë rast.

Ndërsa, mbrojtja kishte bërë kërkesë sipas Rregullës 130, e cila parasheh kërkesën për rrëzimin e ndonjë akuze apo akuzave në tërësi në aktakuzë. Vendimi mbi këtë kërkesë ishte marrë më 16 korrik 2025. Sipas kryetarit të trupit gjykues, Charles Smith III, ajo që kishte kërkuar mbrojtja ishte mosmbështetja në pretendime për krime lufte që kanë të bëjnë me incidente që kanë ndodhur para majit të 1998-ës dhe pas 20 qershorit të 1999-ës.

“Trupi gjykues vĂ«ren se incidentet dhe ngjarjet qĂ« kanĂ« ndodhur nĂ« kohĂ«n qĂ« kundĂ«rshtohen prej mbrojtjes nuk janĂ« akuza brenda kuptimit tĂ« RregullĂ«s 130”, tha kryetari i trupit gjykues, Charles Smith III.

Si rrjedhojĂ«, ishte rrĂ«zuar ky mocion me arsyetimin se trupi gjykues s’e ka autoritetin pĂ«r tĂ« rrĂ«zuar materiale qĂ« pĂ«rbĂ«jnĂ« akuzat qĂ« kanĂ« tĂ« bĂ«jnĂ« me shkaqe kohore. NdĂ«rsa, po tĂ« njĂ«jtĂ«n ditĂ«, mbrojtja e viktimave kishte paraqitur provat e veta duke thirrur dy dĂ«shmitare eksperte pĂ«r tĂ« dĂ«shmuar njĂ«kohĂ«sisht.

Përveç që dëshmuan më 16 korrik 2025, dëshmia e këtyre dy dëshmitareve vazhdoi edhe më 17 korrik 2025, duke përfunduar kështu edhe marrja e dëshmive të dëshmitarëve të mbrojtjes së viktimave.

Zyra e Prokurorit të Specializuar, më 30 shtator 2022 ka dorëzuar aktakuzën e konfirmuar të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, e cila përbëhet nga dhjetë pika me akuza, ku këta të fundit ngarkohen për krime lufte e krime kundër njerëzimit.

Më 29 prill 2022, Zyra e Prokurorit të Specializuar kishte dorëzuar një aktakuzë të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit, ku pretendohet se katër të akuzuarit kanë kryer krime lufte edhe në Gjilan, Budakovë e Semetishtë.

Më 9 nëntor të vitit 2020, në paraqitjet e tyre të para, Jakup Krasniqi e Hashim Thaçi janë deklaruar të pafajshëm për akuzat që u vihen në barrë. Njëjtë është deklaruar edhe Veseli në paraqitjen e tij më 10 nëntor, sikurse edhe Rexhep Selimi më 11 nëntor.

Aktakuza ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit është konfirmuar më 26 tetor 2020. /BetimipërDrejtësi/

Nën akuzën e spinazhit, Fatmir Sheholli në paraburgim për 30 ditë

✇Albeu
By: M C

Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji për Fatmir Shehollin, të dyshuar për spiunazh kundër shtetit. Gjatë ditës, në Themelore u mbajt seanca dëgjimore ndaj Shehollit, pasi paraprakisht Prokuroria Speciale e Kosovës kërkoi që ai të dërgohet në paraburgim derisa autoritetet të kryejnë hetime ndaj tij.

Sheholli u arrestua tĂ« enjten nĂ« rrethin e PrishtinĂ«s pas hetimeve disamujore kundĂ«r tij. Ministri i BrendshĂ«m nĂ« detyrĂ«, Xhelal Sveçla, tha tĂ« enjten, pas arrestimit, se Sheholli ka pasur “hapĂ«sira tĂ« pakufizuara” nĂ« mediat e KosovĂ«s, dhe se ai ka “bashkĂ«punuar me aktorĂ« qĂ« çdo ditĂ« punojnĂ« e veprojnĂ« pĂ«r tĂ« minuar RepublikĂ«n tonĂ« dhe progresin e saj”.

Prokuroria deri tani nuk ka dhënë hollësi për atë se për kë dyshohet të ketë spiunuar Sheholli, por Sveçla la të kuptohej se ai mund të ketë spiunuar për Serbinë.

“Mbesim tĂ« pĂ«rkushtuar tĂ« mbrojmĂ« vendin tonĂ« nga tĂ« gjitha qarqet qĂ« nuk hezitojnĂ« ta rrezikojnĂ« atĂ« pĂ«r çfarĂ«do pĂ«rfitimi tĂ« tyre. Koha e spiunĂ«ve tĂ« SerbisĂ« nĂ« KosovĂ« ka pĂ«rfunduar. Kushdo qĂ« punon pĂ«r SerbinĂ« e kundĂ«r KosovĂ«s do tĂ« ndiqet pa kompromis e pandalshĂ«m”, shkroi Sveçla nĂ« Facebook.

Policia e Kosovës kreu bastisje në vendbanimin e të dyshuarit të enjten. Së voni, autoritetet në Kosovë kanë arrestuar, akuzuar e gjykuar serbë e shqiptarë nën dyshimet se po spiunonin për shërbimet e inteligjencës së Serbisë.

Në qershor, gjykata në Prishtinë e dënoi Aleksandar Vllajiqin me pesë vjet burgim, pasi ai u deklarua fajtor për akuzat se ishte përfshirë në spiunazh si anëtar i Agjencisë serbe të Inteligjencës dhe Sigurisë (BIA). Dy të dyshuar të tjerë, Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi, po gjykohen për spiunazh për Serbinë në Gjykatën Themelore në Prishtinë.

Ata janĂ« deklaruar tĂ« pafajshĂ«m pĂ«r akuzat se kishin dhĂ«nĂ« informacione tek BIA serbe pĂ«r disa institucione tĂ« sigurisĂ« nĂ« KosovĂ«, pĂ«r UÇK-nĂ« dhe masakrĂ«n e Reçakut. NĂ« njĂ« rast tjetĂ«r po gjykohet edhe serbja Jellena Gjukanoviqit, e cila akuzohet pĂ«r spiunazh pĂ«r inteligjencĂ«n serbe. Ajo e ka mohuar fajĂ«sinĂ«.

Në Kosovë, spiunazhi përkufizohet si aktivitetet sekret i mbledhjes, transmetimit ose shpërndarjes së informacionit të ndjeshëm në një shtet, organizatë ose grup tjetër. Sipas Kodit Penal të Kosovës, spiunazhi konsiderohet krim i rëndë dhe dënohet me të paktën pesë vjet burgim, nëse i dyshuari shpallet fajtor.

Ekspertët kanë thënë se spiunazhi është kërcënim serioz për sigurinë e Kosovës dhe arrestimet e fundit vetëm sa nxjerrin në pah rrezikun e vazhdueshëm. Sipas tyre, ky aktivitet jo vetëm që destabilizon vendin brendapërbrenda, por dëmton edhe pozitën e tij ndërkombëtare. Ish-kryeinspektori i Agjencisë Kosovare të Inteligjencës (AKI), Burim Ramadani, e konsideron spiunazhin si një prej kërcënimeve kryesore të sigurisë kombëtare në vend./ REL

The post Nën akuzën e spinazhit, Fatmir Sheholli në paraburgim për 30 ditë appeared first on Albeu.com.

Paraburgim për një muaj ndaj personit që dyshohet se pengoi gjyqtarin në Malishevë



Gjykata Themelore nĂ« GjakovĂ«, dega nĂ« MalishevĂ«, ka aprovuar kĂ«rkesĂ«n e ProkurorisĂ« Themelore tĂ« GjakovĂ«s, duke i caktuar masĂ«n e paraburgimit prej njĂ« muaji tĂ« pandehurit D.Z., i cili dyshohet pĂ«r kryerjen e veprĂ«s penale “Pengimi i personit zyrtar nĂ« kryerjen e detyrave zyrtare”, sipas Kodit Penal tĂ« RepublikĂ«s sĂ« KosovĂ«s.

Sipas dosjes sĂ« prokurorisĂ«, ngjarja ka ndodhur mĂ« 7 tetor 2025 nĂ« fshatin BerishĂ«, Komuna e MalishevĂ«s, kur i pandehuri dyshohet se ka tentuar tĂ« pengojĂ« gjyqtarin N.Q. nga Gjykata Themelore e GjakovĂ«s – Dega nĂ« MalishevĂ«, gjatĂ« njĂ« seance nĂ« terren pĂ«r njĂ« kontest pronĂ«sor, raporton Telegrafi.

Gjatë incidentit, i pandehuri fillimisht ka debatuar me avokatin e njërës palë dhe më pas është përballur me gjyqtarin, duke e shtyrë fizikisht në gjoks dhe duke e penguar në zhvillimin e procedurës.

Në vendimin e saj, gjyqtarja e procedurës paraprake, Blerina Kurtaj, ka vlerësuar se janë përmbushur kushtet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit, duke theksuar se lënia e të pandehurit në liri mund të ndikojë në rrjedhën e procedurës penale, përfshirë mundësinë e ndikimit në dëshmitarë apo përsëritjen e veprës.

I pandehuri do të qëndrojë në paraburgim deri më 6 nëntor 2025, duke u llogaritur afati nga dita e arrestimit, më 7 tetor 2025. /Telegrafi/

E dhunoi, e incizoi dhe shantazhonte të miturën, një muaj paraburgim për të dyshuarin në Gjakovë



Gjykata Themelore në Gjakovë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjakovës, duke i caktuar masën e paraburgimit nj muaj të pandehurit D.Z., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale të dhunimit.

Në njoftim thuhet se nga muaji prill 2025 deri më 2 tetor 2025 në Gjakovë, i pandehuri, përmes komunikimit në rrjetin social Snapchat, ka realizuar takime me të miturën (e lindur 2010), gjatë të cilave takime pa pëlqimin e saj ka kryer akte seksuale-orale.

“I pandehuri e incizoi tĂ« dĂ«mtuarĂ«n gjatĂ« aktit dhe mĂ« pas e kĂ«rcĂ«noi se do ta publikonte incizimin nĂ«se i tregonte dikujt, duke e detyruar qĂ« tĂ« takohej pĂ«rsĂ«ri me tĂ«â€, thuhet tutje

Me kĂ«to veprime i pandehuri dyshohet se ka kryer veprĂ«n penale, ”Dhunimi” tĂ« sanksionuara me Kodin Penal tĂ« RepublikĂ«s sĂ« KosovĂ«s.

Gjykata ka vlerësuar se janë përmbushur kushtet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit për të pandehurin në fjalë, ngase kemi të bëjmë me vepër penale të ndjeshme, ashtu që me gjetjen e mundshme të të pandehurit në liri, ekziston mundësia reale që i njëjti të pengojë në rrjedhën e procedurës penale duke ju shmangur drejtësisë, duke ndikuar në dëshmitarë, apo duke e përsëritur veprën penale.

I pandehur do të mbahet në paraburgim në kohëzgjatje prej një muaji, i cili do të llogaritet prej kohës së arrestimit më 7 tetor 2025 dhe do të zgjasë deri më 6 nëntor 2025.

Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit të Kosovës.

Gjykata liron nga paraburgimi kolonelin Nexhmi Krasniqi dhe tre të tjerët, u cakton arrest shtëpiak



Gjykata Themelore e Prizrenit ka marrë vendim për ndërprerjen e masës së paraburgimit për kolonelin Nexhmi Krasniqi dhe tre të tjerët Xhevat Sallauka, Ramadan Paçarizi dhe Liman Sallauka.

Gjykata ka vendosur qĂ« masĂ«n e paraburgimit t’ua zĂ«vendĂ«soj me masĂ«n e arrestit shtĂ«piak pĂ«r katĂ«r tĂ« pandehurit.

Telegrafi ka sigruar vendimin i cili është marrë më 29 shtator 2025.

Masa e arrestit shtëpiak do të llogaritet nga 1 tetori deri më 1 nëntor 2025.

Në vendimin e Gjykatës theksohet se të pandehurit nuk guxojnë të largohen nga lokalet, shtëpitë, banesat e tyre dhe se policia do të bëjë mbikëqyrjen e rregullt.

Gjykata ka paralajmëruar se në rast të shkeljes së vendimit, masa e arrestit shtëpiak do të zëvendësohet me paraburgim.

Kujtojmë se Nexhmi Krasniqi dhe tre të pandehurit e tjerë ishin arrestuar në gusht të këtij viti, nën dyshimet se kanë detyruar një qytetar që të shesë përgjymë më lirë një pronë me vlerë rreth gjysmë milioni euro.

Sipas kërkesës së Prokurorisë, prona në fjalë ka pasur vlerë prej 400 deri në 500 mijë euro, por është shitur për vetëm 250 mijë euro, për shkak të frikës dhe presionit që i është bërë të dëmtuarit.

Dosja e Prokurorisë theksonte se kjo është bërë me miratimin e një dëshmitari dhe në dobi të Ramadan Paçarizit, i cili përfitoi nga kjo shitje nën çmimin e tregut.

“GjatĂ« njĂ« takimi, tĂ« pandehurit i kanĂ« bĂ«rĂ« presion tĂ« dĂ«mtuarit qĂ« tĂ« heqĂ« dorĂ« nga pjesa e tij nĂ« ngastrĂ«n nr. 749, nĂ« favor tĂ« R.P. Tre nga tĂ« arrestuarit dyshohet se kanĂ« pĂ«rfituar nga 10 mijĂ« euro secili”, thuhet nĂ« dosjen e ProkurorisĂ«.

Sipas të njëjtit dokument, një pjesë e shumës së parave të gatshme është dorëzuar në zarf në shtëpinë e Krasniqit, ku më vonë u gjetën gjatë një bastisjeje të ndërmarrë nga hetuesit policorë. /Telegrafi/

❌