❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

E rëndë në Durrës/ Përmbytjet shkaktojnë viktimën e parë, gjendet një trup i pajetë në zonën e Plepave

✇Albeu
By: V K

Këtë të enjte, një person është gjetur pa shenja jete, i dyshuar i mbytur, në zonën e Plepave, në qytetin e Durrësit. Ngjarja ka ngritur menjëherë alarmin e autoriteteve.

Forca të Policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe po kryejnë veprimet e nevojshme hetimore, për identifikimin e viktimës dhe zbardhjen e rrethanave në të cilat ka ndodhur ngjarja.

Deri më tani, identiteti i personit ende nuk është bërë i ditur.

Trupi i pajetĂ« Ă«shtĂ« transportuar drejt morgut tĂ« qytetit tĂ« DurrĂ«sit, ku do t’i nĂ«nshtrohet ekspertizĂ«s mjeko-ligjore, me qĂ«llim pĂ«rcaktimin e shkakut tĂ« saktĂ« tĂ« vdekjes.

Policia vijon hetimet për të hedhur dritë mbi këtë ngjarje.

The post E rëndë në Durrës/ Përmbytjet shkaktojnë viktimën e parë, gjendet një trup i pajetë në zonën e Plepave appeared first on Albeu.com.

Partia Demokratike kĂ«rkon mbledhjen e KĂ«shillit tĂ« Mandateve pĂ«r Ballukun, PS “mbyll” sĂ«rish dyert e Kuvendit

✇Albeu
By: V K

Ditën e sotme, Anëtarët e PD në Këshillin e Mandateve, kanë deklaruar se nuk është mbledhur Këshilli, me qëllim shqyrtimin e kërkesës së SPAK, për heqjen e imunitetit të zëvendës kryeministres Belinda Balluku.

“Kuvendi, me urdhĂ«r politik tĂ« Edi RamĂ«s, vazhdon tĂ« mbajĂ« peng mbledhjen e KĂ«shillit tĂ« Mandateve. Ndryshe nga sa pĂ«rcakton rregullorja, sipas sĂ« cilĂ«s mbledhja e KĂ«shillit mund tĂ« thirret nga 5 anĂ«tarĂ«, Niko Peleshi vazhdon t’i mbajĂ« tĂ« kyçura zyrat e Kuvendit, duke mbrojtur tĂ« korruptuarĂ«n Belinda Balluku. DeputetĂ«t e PD e gjejnĂ« derĂ«n e sallĂ«s sĂ« mbledhjes tĂ« mbyllur”, shprehen ata.

The post Partia Demokratike kĂ«rkon mbledhjen e KĂ«shillit tĂ« Mandateve pĂ«r Ballukun, PS “mbyll” sĂ«rish dyert e Kuvendit appeared first on Albeu.com.

Përmbytje dhe rrëshqitje dherash/ Si paraqitet gjendja nga reshjet e shiut, ja qarqet ku situata është më e rënduar

✇Albeu
By: V K

Prej disa ditësh në vendin tonë, reshjet e dendura dhe përmbytjet kanë shkaktuar situata emergjente në disa qarqe të vendit, ndërsa strukturat e Mbrojtjes Civile dhe Forcat e Armatosura, janë angazhuar për të përballuar efektet dhe për të evakuuar banorët e prekur.

Sipas ministrisë së Mbrojtjes, situata më problematike raportohet në Shkodër, Lezhë, Durrës, Fier, Berat dhe Gjirokastër, ndërsa në qarqe të tjera gjendja është nën monitorim ose pa rrezik të menjëhershëm.

Situata sipas qarqeve:

Shkodër

Fshati Obot ka nivel të ujit mbi rrugën kryesore deri në 60 cm, ndërsa 15 banesa në Vaun e Dejës janë të rrethuara nga uji. Në disa fshatra të Malësisë së Madhe dhe në bashkinë Fushë-Arrëz ka rrugë të bllokuara, shkarje dherash dhe rënie gurësh.

Lezhë

Rreth 3,000 ha tokë bujqësore janë nën ujë. Janë evakuuar dy familje, ndërsa rreth 100 banesa janë të rrethuara nga uji, kryesisht në Dajç, Babullojë, Balldren dhe Shënkoll. Në fshatrat Torovicë dhe Tresh ka rrëshqitje dherash, ndërsa po punohet për mbylljen e çarjes së argjinaturës së lumit Droje në Dukagjin.

Vlorë

Niveli i Vjosës në Novoselë ka kaluar 8 metra. Janë evakuuar 13 familje pranë Urës së Mifolit dhe Novoselës. Nuk ka prezencë uji në banesa.

Durrës

Situata është drejt përmirësimit, por rreth 800 banesa dhe objekte ende janë nën ujë. Lumenjtë Erzen, Ishëm dhe kanali i Tones janë në kuota maksimale. Aktualisht 305 persona janë strehuar në qendra emergjence. Bashkitë Krujë dhe Shijak raportojnë vërshime dhe banesa të prekura nga uji.

Gjirokastër

Rreshjet e dendura kanë shkaktuar rrëshqitje dherash në aksin Tepelenë-Gjirokastër dhe nivele të larta të lumit Vjosë në Memaliaj dhe Përmet. Disa zona malore kanë mbetur pa energji elektrike.

Berat dhe Fier

Në Berat, rreth 95 ha tokë bujqësore dhe zona urbane si 22 Tetori dhe Goricë janë prekur nga uji. Në Fier, rreth 200 ha tokë bujqësore dhe 27 banesa në disa fshatra janë të përmbytura.

Në qarqe të tjera si Kukës, Tiranë dhe Korçë, lumenjtë janë në nivele të larta dhe disa rrugë të pakalueshme, por pa problematika kritike.

Ministria e Mbrojtjes thote se në total janë angazhuar: rreth 150 efektivë të Forcave të Armatosura; mbi 20 mjete të kalueshmërisë së lartë dhe të tonazhit të rëndë; 10 gomone/motobarka shpëtimi; 15 pompa thithëse me kapacitet të lartë dhe të vogël.

Forcat janë shpërndarë kryesisht në qarqet Shkodër, Lezhë, Vlorë, Durrës, Gjirokastër dhe Fier, në funksion të evakuimeve, përforcimit të argjinaturave dhe largimit të ujërave.

 

The post Përmbytje dhe rrëshqitje dherash/ Si paraqitet gjendja nga reshjet e shiut, ja qarqet ku situata është më e rënduar appeared first on Albeu.com.

Borëpastruesja përplas 3 makina në Rrugën e Arbrit, një person dërgohet me urgjencë në spital

✇Albeu
By: V K

Këtë të enjte, një mjet borëpastrues në rrugën e Arbrit, ka shkaktuar një aksident të trefishtë. Teksa po pastronte dëborën në afërsi të tunelit të Murrizit në anën e Klosit, mjeti borëpastrues goditi një automjet tip Volkswagen që lëvizte në drejtim të Tiranës, i cili më pas u përplas edhe me dy automjete të tjera.

Si pasojë e përplasjes janë lënduar disa persona, ndërsa drejtuesi i mjetit Volkswagen u dërgua në spital për ndihmë të specializuar.

Policia mbërriti në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për aksidentin në fjalë.

The post Borëpastruesja përplas 3 makina në Rrugën e Arbrit, një person dërgohet me urgjencë në spital appeared first on Albeu.com.

Rruga Shkozet-Shijak e përmbytur, uji nuk tërhiqet/ Vështirësi në qarkullim edhe pse nuk ka reshje (VIDEO)

✇Albeu
By: V K

KĂ«tĂ« tĂ« enjte, ka pasur probleme serioze nĂ« qarkullim raportohen nĂ« aksin rrugor Shkozet–Shijak, i cili vijon tĂ« jetĂ« i pĂ«rmbytur, duke shkaktuar vĂ«shtirĂ«si pĂ«r drejtuesit e mjeteve dhe kĂ«mbĂ«sorĂ«t.

Pavarësisht se aktualisht nuk ka reshje shiu, uji nuk është tërhequr nga zonat e përmbytura, duke mbajtur të bllokuar këtë segment rrugor.

Automjetet janë të detyruara të lëvizin me shpejtësi të reduktuar, ndërsa në disa pjesë të rrugës kalimi paraqitet problematik.

 

The post Rruga Shkozet-Shijak e përmbytur, uji nuk tërhiqet/ Vështirësi në qarkullim edhe pse nuk ka reshje (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

Reshjet e dëborës në Rrugën e Arbrit, disa makina dalin nga rruga dhe përfundojnë në kanal

✇Albeu
By: V K

Këtë të enjte, që prej orës 07:30, si pasojë e reshjeve të dendura të borës në zonën e Tunelit të Murrizit, disa automjete kanë dalë nga rruga dhe kanë përfunduar në kanal.

Raportohet gjithashtu për përplasje mes mjeteve, të shkaktuara nga rrëshqitja në borë.

Situata ka qenë problematike si në krahun e Tiranës, ashtu edhe në krahun e Klosit, ku rruga ka qenë e bllokuar për më shumë se një orë.

Vështirësi në qarkullim janë konstatuar edhe në segmentin nga Ura e Vashës deri në Peshkopi, si dhe në Tunelit të Qafë-Buallit, ku shumë automjete kanë mbetur të bllokuara nga bora.

Policia Rrugore ndodhet në terren dhe po punon për shmangien e aksidenteve, ndërsa situata vijon të përkeqësohet për shkak të reshjeve të vazhdueshme të borës dhe ngricave, që e bëjnë lëvizjen gjithnjë e më të vështirë në Rrugën e Arbrit.

Autoritetet kërkojnë nga firma mirëmbajtëse të ndërhyjë urgjentisht me hedhjen e kripës dhe skorieve për të garantuar qarkullimin e mjeteve.

Ndërkohë, Policia u bën apel drejtuesve të automjeteve të përdorin goma dimërore dhe zinxhirë, si dhe të tregojnë kujdes maksimal gjatë lëvizjes.

The post Reshjet e dëborës në Rrugën e Arbrit, disa makina dalin nga rruga dhe përfundojnë në kanal appeared first on Albeu.com.

Relativizoi akuzat e ngritura ndaj Belinda Ballukut dhe drejtoreshës së AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj/ BIRN: Raporti me drejtësinë e vendos Ramën mes dy zjarresh

✇Albeu
By: V K

Kreu i qeverisë ashpërsoi tonet me drejtësinë në fund të vitit, por kalimi i tij nga retorika për konsum politik te aktet konkrete rrezikon sipas analistëve që ta përballë atë me sanksione ndërkombëtare.

Kryeministri Edi Rama, e mbylli vitin duke kritikuar punën e drejtësisë së re dhe kryesisht atë të Prokurorisë së Posaçme, SPAK, ndërkohë që zyrtarë të lartë të qeverisë së tij po përballen me akuza penale.

NĂ« konferencĂ«n e fundvitit me gazetarĂ«t, Rama ironizoi dhe relativizoi akuzat e ngritura ndaj zv.kryeministres Belinda Balluku dhe drejtoreshĂ«s jetĂ«gjatĂ« tĂ« AKSHI, Mirlinda Karçanaj, ndĂ«rsa iu rikthye krahasimit butaforik tĂ« SPAK me ‘Sigurimin’ famĂ«keq tĂ« komunizmit.

Por gjuha e Ramës, është e dykuptimtë dhe fsheh raportin e tij të pritshëm me sistemin e drejtësisë.

“QĂ« sot nĂ« ShqipĂ«rinĂ« qĂ« unĂ« jam kryeministĂ«r, tĂ« trajtohen njerĂ«z sikur janĂ« pĂ«rballĂ« Sigurimit, me ato metodat e ndyra?!”- pyeti ai nĂ« mĂ«nyrĂ« retorike nĂ« njĂ« nga komentet e shumta mbi punĂ«n e SPAK-ut. “
Po kjo nuk do tĂ« thotĂ« fare qĂ« ’duhet tĂ« hedhim beben bashkĂ« me ujin’
”,- shtoi mĂ« tej ai duke iu referuar drejtĂ«sisĂ«.

Që prej miratimit të reformës në drejtësi një dekadë më parë, lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri dominon agjendën politike të vendit dhe perspektivën e integrimit drejt Bashkimin Europian.

Zbatimi i kësaj reforme, konsiderohet gjithashtu një investim ndërkombëtar për fuqizimin e shtetit ligjor në Shqipëri, me mbështetje të Bashkimit Europian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

VetĂ« Rama e pĂ«rdori reformĂ«n nĂ« drejtĂ«si si njĂ« ‘trofe’ nĂ« pĂ«rballjet elektorale, duke e portretizuar veten si ‘krijues’ dhe ‘mbrojtĂ«s’ tĂ« saj, ndĂ«rkohĂ« qĂ« njĂ« numĂ«r ministrash dhe zyrtarĂ«sh tĂ« lartĂ« tĂ« qeverisĂ« sĂ« tij u pĂ«rballĂ«n me akuza pĂ«r korrupsion apo shpĂ«rdorim detyre.

Me marrjen në mbrojtje të numrit 2 të qeverisë dhe drejtoreshës së AKSHI, Rama po bën sot atë që kishte premtuar publikisht se nuk do ta bënte asnjëherë.

Por përtej retorikës, testi i vërtetë i raportit të qeverisë me drejtësinë mbetet qëndrimi ndaj kërkesës së SPAK për heqjen e imunitetit të zv.kryeministres Belinda Balluku, e akuzuar për shkelje të barazisë në tendera me vlerë qindramilionë euro.

Altin Gjeta, studiues i Shkencave Politike pranĂ« Universitetit tĂ« Birmingham nĂ« MbretĂ«rinĂ« e Bashkuar beson se kryeministri bĂ«n retorikĂ« pĂ«r ‘konsum tĂ« brendshĂ«m politik”, pa bĂ«rĂ« sipas tij akte qĂ« çojnĂ« nĂ« sulme konkrete ndaj drejtĂ«sisĂ« sĂ« re.

“NĂ«se kryeministri i ShqipĂ«risĂ« fillon njĂ« sulm frontal apo qoftĂ« edhe pĂ«rpjekje pĂ«r tĂ« ngushtuar hapĂ«sirĂ«n e veprimit tĂ« strukturave tĂ« posaçme, gjykoj se do tĂ« pĂ«rballej me sanksione nga administrata amerikane”, tha Gjeta.

“Sepse pas njĂ« investimi tĂ« madh politik, financiar dhe nĂ« burime njerĂ«zore, SHBA dhe BE nuk do tĂ« lejonin asnjĂ« aktor politik tĂ« vrasĂ« ‘beben e tyre’ nĂ« kĂ«tĂ« fazĂ« kur ka filluar tĂ« ecĂ« shpejt dhe po jep rezultate konkrete kundĂ«r korrupsionit dhe krimit tĂ« organizuar”, shtoi ai, duke theksuar se kjo do tĂ« minonte besueshmĂ«rinĂ« e tyre dhe politikĂ«n e stabilizimit dhe ankorimit pĂ«rfundimtar tĂ« ShqipĂ«risĂ« nĂ« BE.

Sipas Ermal Hasimes, pedagog i Shkencave Politike, qeveria “Rama” e ka humbur “legjitimimin moral” pĂ«r shkak tĂ« skandaleve tĂ« shumta tĂ« korrupsionit.

“Ajo (qeverisja) mbahet nĂ« kĂ«mbĂ« elektoralisht nga klientelizmi, shfrytĂ«zimi i administratĂ«s dhe aleanca me krimin e organizuar dhe media klienteliste”, tha Hasimja, duke shtuar se ndĂ«rkombĂ«tarĂ«t e kanĂ« toleruar RamĂ«n si garanci stabiliteti.

Por gjërat sipas tij po ndryshojnë.

Sjellja e pritshme e SHBA-ve, sipas tij, lidhet me strategjinë e re kombëtare që kanë si objektiv madhor luftën kundër drogës dhe vënien në shënjestër të krimit të organizuar shqiptar, si një nga organizatorët kryesorë të trafiqeve ndërkombëtare.

“KĂ«ta segmente tĂ« krimit kanĂ« sot njĂ« bazĂ« tĂ« sigurtĂ« dhe mbrojtje politike nĂ« ShqipĂ«ri. PikĂ«risht kjo mbrojtje e vendos Rilindjen e RamĂ«s nĂ« konflikt me politikĂ«n amerikane”, thekson ai.

Azmi Stringa, lektor i Financës në Universitetin e Nju Jorkut në Tiranë, beson se në mënyrë të vijueshme e të qëllimshme, politika shqiptare nga të dy krahët ka punuar për të sabotuar punën e drejtësisë dhe kjo është e ditur për partnerët ndërkombëtarë, duke sjellë dhe distancimin me qeverisjen.

“Strategjia kryesore ka qenĂ« ajo qĂ« mund tĂ« quhet ‘vrasja e ngadaltë’ e SPAK-ut”, tha Stringa pĂ«r BIRN.

Në këtë kontekst, sipas tij, sjellja e kryeministrit Rama në lidhje me luftën ndaj korrupsionit dhe krimit ka bërë që ai të humbë besimin dhe të jetë më i izoluar në raport me aktorët ndërkombëtarë të nivelit të lartë.

“Ai nuk trajtohet mĂ« si partner politik me tĂ« cilin ndĂ«rtohen procese afatgjata, sepse pĂ«r partnerĂ«t Ă«shtĂ« bĂ«rĂ« e qartĂ« se mbĂ«shtetja formale ndaj reformĂ«s ka bashkĂ«jetuar me sabotimin e saj nĂ« prapaskenĂ«â€, sugjeron Stringa.

Në të kundërt, sipas tij, qeveria ka reflektuar tolerancë ndaj krimit të organizuar, mungesë vullneti për hetimin e korrupsionit të lartë dhe tentativa të vazhdueshme për të ndikuar institucionet kyçe të drejtësisë.

Tabloja Ă«shtĂ« pak a shumĂ« e ngjashme dhe nĂ« sytĂ« e Hasimes, i cili sugjeron se, “pas daljes nĂ« shesh tĂ« fakteve tĂ« pakundĂ«rshtueshme tĂ« krimit dhe korrupsionit nĂ« ShqipĂ«ri, ndĂ«rkombĂ«tarĂ«t e kanĂ« tĂ« vĂ«shtirĂ« tĂ« legjitimojnĂ« RamĂ«n pĂ«rpara opinionit publik tĂ« vendeve tĂ« tyre”.

NdĂ«rkohĂ«, ai vlerĂ«son se kryeministri Rama gjendet sot mes ‘dy zjarresh’.

“Ai nuk heq dot dorĂ« nga aleanca me botĂ«n e errĂ«t qĂ« i siguron vota dhe pushtet, por nuk ka as luksin tĂ« hyjĂ« nĂ« konflikt me ndĂ«rkombĂ«tarĂ«t”, tha Hasimja, duke shtuar se kryeministri Rama gjendet sot pĂ«rpara dy zgjedhjesh; rrĂ«shqitjes drejt izolimit dhe autoritarizmit tĂ« plotĂ« ose heqjes dorĂ« nga gjithçka, duke shpresuar pĂ«r njĂ« “tĂ«rheqje sa mĂ« pak tĂ« dhimbshme”.

E vetmja pjesĂ« e mozaikut qĂ« mungon pĂ«r momentin, shton Hasimja, â€œĂ«shtĂ« njĂ« opozitĂ« e fortĂ« dhe e besueshme nĂ« ShqipĂ«ri”./BIRN

The post Relativizoi akuzat e ngritura ndaj Belinda Ballukut dhe drejtoreshës së AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj/ BIRN: Raporti me drejtësinë e vendos Ramën mes dy zjarresh appeared first on Albeu.com.

Mëngjesi i bardhë në Kolonjë/ Dëbora pushton malet dhe krijon pamjet magjike (VIDEO)

✇Albeu
By: V K

Këtë mëngjes, Kolonja është zgjuar e mbuluar nga shtresa e parë e borës për vitin 2026. Pamjet që vijnë nga fshatrat dhe zonat malore të qarkut tregojnë një peizazh të bardhë, të qetë dhe magjik, duke shndërruar rrugët dhe kodrat në një tablo dimërore të mahnitshme.

Reshjet e borës kanë filluar që nga mesnata, duke krijuar një atmosferë festive dhe duke ngjallur gëzim tek banorët, sidomos tek fëmijët që dalin për të luajtur me dëborën e freskët.

Bora e parë e vitit në Kolonjë shënon fillimin e një dimri të bardhë, ndërsa banorët ndajnë në rrjetet sociale pamjet spektakolare nga natyra e mbuluar nga dëbora, që duket se e ka kthyer Kolonjën në një vend të magjishëm për këtë fillim vitit.

 

The post Mëngjesi i bardhë në Kolonjë/ Dëbora pushton malet dhe krijon pamjet magjike (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

Nisin reshjet e dëborës në Dibër, vështirësi në qarkullimin e mjeteve

✇Albeu
By: V K

Pas reshjeve të shiut, në të gjithë qarkun e Dibrës, këtë të enjte, kanë nisur reshjet e dëborës. Në zonat e thella malore, si Njësia Administrative Lurë, Kala e Dodës, Muhurr, Selishtë, Zall-Dardhë, Reç, Trebisht, Ostren, si edhe në zonën e Martaneshit, raportohet se trashësia e dëborës ka kaluar 10 centimetra.

Si pasojë, kanë vijuar vështirësitë në qarkullimin e mjeteve, veçanërisht në rrugët që lidhin fshatrat e thella.

Situata është rënduar edhe nga rrëshqitjet e dherave dhe shembjet e pjesshme të rrugëve në disa njësi administrative të qarkut.

Sipas informacionit të marrë pranë bashkive, strukturat vendore janë në terren dhe po punojnë për hapjen e rrugëve dhe normalizimin e situatës, me qëllim garantimin e lëvizjes dhe sigurisë së banorëve.

The post Nisin reshjet e dëborës në Dibër, vështirësi në qarkullimin e mjeteve appeared first on Albeu.com.

Donald Trump: Venezuela do të blejë vetëm produkte amerikane me të ardhurat nga nafta

✇Albeu
By: V K

Presidenti i SHBA, Donald Trump, siguroi përmes platformës Truth Social se Venezuela do të blejë vetëm produkte të prodhuara në Shtetet e Bashkuara me të ardhurat nga shitja e një sasie të madhe të naftës së saj, një proces që do të realizohet nga qeveria amerikane në kuadër të një marrëveshjeje të diktuar nga Uashingtoni për Karakasin.

“Sapo u informova se Venezuela do tĂ« blejĂ« VETËM produkte tĂ« prodhuara nĂ« SHBA me paratĂ« qĂ« do tĂ« marrĂ« nga marrĂ«veshja jonĂ« e re pĂ«r naftĂ«n”, shkroi presidenti republikan, duke theksuar fjalĂ«n “vetĂ«m” me shkronja tĂ« mĂ«dha.

Sipas Trump, këto blerje do të përfshijnë, ndër të tjera, produkte bujqësore amerikane, medikamente të prodhuara në SHBA, pajisje mjekësore, si dhe materiale për përmirësimin e rrjetit të energjisë elektrike dhe infrastrukturës energjetike.

MbrĂ«mjen e sĂ« martĂ«s, presidenti amerikan kishte njoftuar se qeveria e pĂ«rkohshme e VenezuelĂ«s do t’i “dorĂ«zojĂ«â€ administratĂ«s sĂ« tij “30 deri nĂ« 50 milionĂ« fuçi naftĂ«â€, duke shtuar se ato do tĂ« shiten “me çmimet e tregut” dhe se “paratĂ« do t’i kontrolloj unĂ«â€.

 

The post Donald Trump: Venezuela do të blejë vetëm produkte amerikane me të ardhurat nga nafta appeared first on Albeu.com.

Kosovë nën mot të acartë/ Ngrica dhe borë paralajmërojnë rreziqe në rrugë, Kurti apel qytetarëve për kujdes maksimal

✇Albeu
By: V K

Autoritetet në Kosovë, kanë bërë thirrje për kujdes në trafik, pas rënies së temperaturave dhe rreshjeve të borës. Mbrëmjen e së mërkurës, Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK), paralajmëroi rënie të temperaturave, që tha se pritet të shkaktojnë ngrica nëpër rrugët e Kosovës.

Policia e Kosovës, u bëri apel qytetarëve që të kenë kujdes në trafik. Ky institucion apeloi shoferët që të përshtatin shpejtësinë me kushtet atmosferike dhe gjendjen në rrugë, të mbajnë distancën me automjete të tjera, për shkak të mundësisë së ngricave.

“Siguria juaj Ă«shtĂ« prioritet. Kujdesi i shtuar ndihmon nĂ« shmangien e aksidenteve dhe ruajtjen e jetĂ«s”, tha Policia pĂ«rmes njĂ« njoftimi nĂ« rrjetet sociale.

Rënia e temperaturave vjen pas vërshimeve shkatërruese në disa pjesë të Kosovës.

Ndërkohë, kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, i luti qytetarët ta shmangin udhëtimin me automjete në orët në vijimin për shkak të ngricave të mundshme nëpër rrugë.

Në një njoftim në Facebook, IHMK tha në orët në vijim pritet të bjerë borë dhe era do të fryjë në drejtim të veriut dhe veriperëndimit, e shoqëruar nga një rënie e madhe e temperaturave në të gjithë Kosovën.

“Temperaturat minimale do tĂ« shĂ«nojnĂ« ulje tĂ« theksuar, duke zbritur nĂ«n vlerat zero gradĂ« celsius, veçanĂ«risht gjatĂ« natĂ«s dhe orĂ«ve tĂ« hershme tĂ« mĂ«ngjesit. Kjo do tĂ« krijojĂ« kushte tĂ« favorshme pĂ«r formimin e ngricave nĂ« sipĂ«rfaqet rrugore, trotuare, ura dhe zona tĂ« ekspozuara ndaj lagĂ«shtisĂ« sĂ« lartĂ«â€, tha Instituti.

Ngricat, të kombinuara me shtresat e borës dhe erërat e ftohta, pritet të ndikojnë negativisht në sigurinë e qarkullimit rrugor, paralajmëroi IHMK.

NdĂ«rkohĂ«, Kurti tha se “sonte Ă«shtĂ« natĂ« kritike sa i pĂ«rket qarkullimit nĂ« rrugĂ«t e KosovĂ«s”.

“Kontrasti i madh i temperaturave, me parashikime qĂ« ato tĂ« zbresin deri nĂ« –9°C, paraqet rrezik tĂ« shtuar, pasi rrugĂ«t e lagura nga shiu pritet tĂ« ngrijnĂ«â€, tha Kurti.

Ai u bĂ«ri thirrje qytetarĂ«ve “qĂ« sonte tĂ« mos lĂ«vizin nĂ«se nuk e kanĂ« tĂ« domosdoshme. E nĂ«se megjithatĂ« duhet tĂ« qarkullojnĂ« gjatĂ« natĂ«s sĂ« sonte, atĂ«herĂ« patjetĂ«r tĂ« bĂ«jnĂ« vozitje tĂ« kujdesshme duke ju pĂ«rshtatur kushteve atmosferike”.

Këto paralajmërime vijnë një ditë pasi vendi u përball me vërshime të mëdha, të cilat detyruan gjithashtu autoritetet ta shtyjnë për 12 janar rifillimin e mësimit pas pushimit dimëror, i cili duhej të riniste të enjten.

Reshjet e mëdha në ditët e fundit sollën përmbytje duke shkaktuar dëme në prona dhe infrastrukturë, evakuime, telashe me ujin e pijes, si dhe bllokim rrugësh të martën.

Moti i lig nuk ka shkaktuar viktima apo të lënduar, thanë autoritetet të mërkurën.

The post Kosovë nën mot të acartë/ Ngrica dhe borë paralajmërojnë rreziqe në rrugë, Kurti apel qytetarëve për kujdes maksimal appeared first on Albeu.com.

Fatura e re për taksën e ndërtesës, nga çmimet e referencës deri te sipërfaqja e apartamentit

✇Albeu
By: V K

Brenda vitit 2026, të gjitha bashkitë pritet të jenë të integruara në sistemin e ri informatik të Kadastrës Fiskale, i cili do të llogarisë automatikisht detyrimin për taksën mbi ndërtesën, si për individët ashtu edhe për bizneset.

Ky sistem do të përdoret nga bashkitë për të gjeneruar faturat e taksës mbi ndërtesën, të cilat do të përmbajnë të dhëna të detajuara për sipërfaqen e banimit, vlerën bazë të taksueshme dhe çmimin referues për metër katror.

Të dhënat e detajuara për pasuritë e paluajtshme, do të hidhen nga bashkitë dhe do të përpunohen automatikisht nga bashkitë në sistem.

Në manualin e përdorimit të sistemit informatik të Kadastrës Fiskale, të hartuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Taksës së Pasurisë, është publikuar edhe modeli i ri i faturës për taksën mbi ndërtesën.

Ndryshe nga fatura aktuale, fatura e re do të përfshijë më shumë detaje për llogaritjen e detyrimit që paguhet prej individëve dhe bizneseve.

Në faturën e re do të shënohen të dhënat për numrin e njësisë së ndërtesës, numrin e pasurisë të regjistruar në Agjencinë Shtetërore të Kadastrës, çmimin e referencës sipas zonës kadastrale ku ndodhet prona, sipërfaqja e apartamentit, vlera e taksueshme e pronës (e cila llogaritet nga çmimi i referencës dhe sipërfaqja), si dhe detyrimi për taksën e ndërtesës.

NjĂ« shembull konkret i faturĂ«s Ă«shtĂ« ai i zonĂ«s sĂ« ShĂ«ngjergjit nĂ« TiranĂ«, ku pĂ«r njĂ« apartament me sipĂ«rfaqe 76 metra katrorĂ«, me çmim referues 23,000 LekĂ«/mÂČ dhe shkallĂ«n e taksĂ«s prej 0.05%, detyrimi i taksapagueses Ă«shtĂ« llogaritur nĂ« 874 LekĂ« pĂ«r vitin 2026.

Fatura nuk përfshihen gjoba apo kamatëvonese, dhe afatet e pagesës janë të përcaktuara qartë.

Fatura ka logon e bashkisë, të dhënat për taksapaguesin dhe njësinë e ndërtesës, numrin e faturës, kodet e llogarive përkatëse për pagesë si dhe detyrimin për të paguar.

Aktualisht detyrimi për taksën e ndërtesës për individët shfaqet në faturën e ujin e të pijshëm dhe paguhet çdo muaj.

Për bizneset detyrimi paguhet me dy këste. Afati i pagesës për këstin e parë është brenda datës 30 Qershor dhe për këstin e dytë brenda 31 Tetorit.

Të dhënat që do hidhen në sistem

Sistemi aktualisht nuk është ende plotësisht i integruar me të gjitha bashkitë, por pritet që brenda vitit të përfshijë të gjitha njësitë administrative në vend.

Sipas manualit, në sistem, të dhënat radhiten sipas numrit të njësisë së ndërtesës dhe përdoruesit kanë mundësinë të ndryshojnë renditjen e tyre sipas atributëve të ndryshëm si: numri i njësisë së ndërtesës, numri i pronës në ASHK, sipërfaqja, kategoria e vlerës, përdorimi në ASHK, bashkia, njësia administrative, rruga, zona kadastrale, hyrja, kati, dera dhe statusi aktiv.

Në manualin e përdorimit shpjegohet se sistemi lejon regjistrimin e taksapaguesve për njësitë e ndërtesës që nuk kanë të dhëna për taksapaguesin, duke përdorur numrin personal për qytetarët, numrin e biznesit për subjektet tregtare, si dhe regjistrimin e taksapaguesve të huaj.

Metodologjia e llogaritjes së vlerës së pronës bazohet në sipërfaqen, çmimin mesatar referues, koeficientin për kategorinë e vlerës dhe koeficientin e privatizimit për pronat rezidenciale.

Për njësitë që përdoren për banim dhe nuk kanë të dhëna për sipërfaqen, përdoret sipërfaqja e prezumuar.

Vlera e pronës përcaktohet si më e larta mes disa vlerave të ndryshme si vlera e vlerësuar në masë, vlera në ZRPP, çmimi i shitjes, vlera e vetë-deklaruar dhe çmimi i ndërtimit për ndërtesat e papërfunduara.

Baza e taksës shumëzohet me shkallën e taksës të miratuar nga njësitë e vetëqeverisjes vendore sipas kategorive: 0.05% për banim; 0.2% për veprimtari ekonomike; 30% e shkallës për sipërfaqet e papërfunduara me leje ndërtimi

NjĂ«sitĂ« vendore mund tĂ« miratojnĂ« nĂ«nndarje zonale pĂ«r tĂ« rregulluar shkallĂ«n brenda kufijve +/− 30%.

Në rastet kur prona ka më shumë se një taksapagues, detyrimi ndahet në përpjesa takuese për secilin prej tyre.

Popullimi dhe monitorimi i të dhënave do të kryhet nga Drejtoria e Përgjithshme e Taksës së Pasurisë, duke siguruar një administrim të saktë dhe të qëndrueshëm të procesit të mbledhjes së taksave.

Brenda vitit 2026 në kadastrën fiskale parashikohen të regjistrohen të dhënat për rreth 2.5 mln pasuri të paluajtshme.

Ndërsa zbatimi i taksës së re për pasuritë e paluajtshme, që ishte planifikuar të hynte në fuqi në vitin 2026, do të shtyhet me dy vite të tjera dhe pritet të nisë zbatimin në vitin 2028.

Nga Ministria e Financave mësohet se po hartohet një projektligj tërësisht i ri, i cili do të miratohet në vitin 2026, ndërsa do të nisë të zbatohet bashkë me Kadastrën Fiskale nga 2028.

Shtyrja vjen pas konsultimeve dhe përgatitjeve të nevojshme për të ndërtuar një sistem të ri taksimi, i cili do të bazohet në vlerën e tregut të pasurive të paluajtshme./ Monitor

The post Fatura e re për taksën e ndërtesës, nga çmimet e referencës deri te sipërfaqja e apartamentit appeared first on Albeu.com.

Reshjet e dendura të shiut/ Në Fier 27 banesa nën pushtetin e ujit, Vjosa arrin pikën kritike

✇Albeu
By: V K

Situata në Fier paraqitet e rëndë, ku 27 banesa kanë prezencë të lartë të ujit, si pasojë e reshjeve të dendura të shiut që vijojnë prej disa ditësh.

Sipas të dhënave të fundit, në fshatrat Kashisht, Adë, Kafaraj, Cerven dhe Ferras, janë nën ujë rreth 200 ha tokë bujqësore, brenda argjinaturave.

Ndërkohë, nivelet e lumenjve Seman dhe Shkumbin janë në tendencë rritjeje.

Në rrezik për dalje nga shtrati është edhe lumi Vjosë, pasi niveli i prurjeve në Urën e Mifolit ka kaluar mbi pikat e matjes.

Aktualisht, uji ka arritur pikën kritike të nivelit në gjatësinë e argjinaturës (buzë më buzë).

Si pasojë e prurjeve të lumit Vjosë, ka prezencë uji edhe në Stacionin e Pompimit të Kafarajt, Njësia Administrative Frakull, nga ku bëhet edhe furnizimi me ujë i qytetit të Fierit.

Si masë paraprake janë stakuar disa nga pompat në puset që janë në afërsi të lumit Vjosë dhe po punohet me kapacitet më të reduktuar, përmes disa puseve të tjera që ndodhen disi më larg.

Kjo masë e marrë nga UKF ka reduktuar furnizimin me ujë të qytetit (me grafik).

Të dhënat e marra nga pikëmatja në Urën e Memaliajt, tregojnë për përkeqësim të situatës në orët në vazhdim.

The post Reshjet e dendura të shiut/ Në Fier 27 banesa nën pushtetin e ujit, Vjosa arrin pikën kritike appeared first on Albeu.com.

KĂ«mbimi valutor/ ÇfarĂ« po ndodh sot me monedhat e huaja? Me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

✇Albeu
By: V K

Ditën e sotme dollari amerikan në blerje do të këmbehet me 81.9 lekë, në shitje me 83 lekë.

Euro do të blihet me 96 lekë, do të shitet me 97 lekë.

Franga zvicerane blihet me 102.9 lekë dhe shitet me 103.9 lekë.

Ndërsa paundi britanik blihet me 110.4 lekë dhe shitet me 111.4 lekë.

Dollari kanadez këmbehet me 59.3 lekë në blerje dhe me 60.5 lekë në shitje.

Më poshtë, po sjellim të dhënat e këmbimin valutor, për të gjitha monedhat e huaja:

 

The post KĂ«mbimi valutor/ ÇfarĂ« po ndodh sot me monedhat e huaja? Me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro appeared first on Albeu.com.

Reshje shiu dhe stuhi dëbore/ Njihuni me parashikimin e motit 8 Janar 2026

✇Albeu
By: V K

Këtë të enjte vendi ynë, do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura.

Reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët deri mesatar në pjesën më të madhe të vendit deri në orët e mesditës.

Hera-herës do kemi reshje shiu në formën e shtrëngatave afatshkurtra në zonën e qendrës dhe Jug.

Pas orëve të mesditës, reshjet e shiut mbeten prezente me intensitet të ulët deri në orët e pasdites në qendër dhe Jug.

Në zonën e Alpeve reshje bore me intensitet mesatar deri të lartë, hera-herës stuhi bore, në Verilindje-Lindje në lartësitë mbi 100 metër dhe Juglindje mbi 300-400 metër reshje dëbore me intensitet të ulët deri mestar.

Ndërsa në pjesën tjetër të vendit në lartësinë mbi 400-500 metra, reshjet pritet të jenë në formën e dëborës me intensitet të ulët.

Pas orëve të pasdites reshjet e shiut dhe dëborës ndërpriten në pjesën më të madhe të territorit.

Era do të fryjë me drejtim Juglindje-Jugperëndim me shpejtësi mesatare 9 m/s, përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era me shpejtësi deri në 18 m/s.

The post Reshje shiu dhe stuhi dëbore/ Njihuni me parashikimin e motit 8 Janar 2026 appeared first on Albeu.com.

Krisje mes MeksikĂ«s dhe SHBA-sĂ«, arrestimi i Maduros “trazon” AmerikĂ«n para KupĂ«s sĂ« BotĂ«s

✇Albeu
By: V K

Shtetet e Bashkuara, Meksika dhe Kanadaja, do të mirëpresin Kupën e Botës pas disa muajsh. Situata nuk është aspak e mirë, pasi arrestimi i presidentit venezuelian Maduro nga SHBA ka sjellë një klimë të papërshtatshme.

Të rejat e fundit kanë ndezur kambanat e alarmit brenda FIFA-s në lidhje me vendin që do mbajë Meksika në Kupës e Botës.

Një detaj tjetër që duhet marrë në konsideratë janë fjalët e Presidentit të SHBA-së Donald Trump rreth kapjes së Nicolas Maduro në Venezuelë, ç`ka lë shumë hije pas.

Presidenti i SHBA-së ka komentuar se ka një marrëdhënie të shkëlqyer diplomatike me Claudia Sheinbaum, presidenten e Meksikës, por theksoi se ky vend mbetet problematik për shkak të drogës.

“Diçka do tĂ« duhet tĂ« bĂ«het me MeksikĂ«n”, tha Donald Trump, i cili nĂ« disa raste ka pĂ«rmendur mundĂ«sinĂ« e ndĂ«rhyrjeve ushtarake nĂ« tokĂ«n meksikane nĂ« disa zona.

Vlen të theksohet se Meksika nuk ka mbështetur ndërhyrjen e SHBA në Venezuelë.

The post Krisje mes MeksikĂ«s dhe SHBA-sĂ«, arrestimi i Maduros “trazon” AmerikĂ«n para KupĂ«s sĂ« BotĂ«s appeared first on Albeu.com.

RrĂ«shqitje dheu nĂ« aksin GjirokastĂ«r-TepelenĂ«, qarkullimi me njĂ« sens te “Shkalla e ZezĂ«â€

✇Albeu
By: V K

Drejtoria Vendore e PolicisĂ« GjirokastĂ«r, ka njoftuar se pĂ«r shkak tĂ« kushteve tĂ« rĂ«nduara atmosferike me reshje tĂ« dendura shiu, nĂ« aksin rrugor “GjirokastĂ«r-TepelenĂ«â€, ka ndodhur rrĂ«shqitje e njĂ« masivi dheu dhe gurĂ«sh.

Si pasojĂ«, qarkullimi i mjeteve nĂ« vendin e quajtur “Shkalla e ZezĂ«â€, po zhvillohet vetĂ«m me njĂ« sens lĂ«vizjeje.

Sipas njoftimit zyrtar, strukturat e Policisë së Gjirokastrës, në bashkëpunim me strukturat e Emergjencave Civile dhe Autoritetin Rrugor Shqiptar (ARRSH), po punojnë intensivisht për pastrimin e rrugës dhe normalizimin e qarkullimit.

Ndërkohë, është rritur prezenca e shërbimeve policore në të gjitha akset e qarkut, me punonjës me uniformë dhe automjete të pajisura me fenelina, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore dhe ofrimin e ndihmës për drejtuesit e mjeteve, në rast nevoje.

The post RrĂ«shqitje dheu nĂ« aksin GjirokastĂ«r-TepelenĂ«, qarkullimi me njĂ« sens te “Shkalla e ZezĂ«â€ appeared first on Albeu.com.

Erald Kapri: Mbrojtja që po i bëhet Ballukut, puç kushtetues, dosja e SPAK ndaj saj duhet të publikohet për interesin publik, ka bërë korrupsion galopant

✇Albeu
By: V K

Këtë të mërkurë, në një intervistë për News 24, deputeti i Partisë Mundësia, Erald Kapri, shprehet se dosja e SPAK për Belinda Ballukun, të depozituar në Kuvend krahas kërkesës për autorizimin për arrestimin e saj, duhet të publikohet.

Ai kërkoi nga deputetët anëtarë të Këshillit të Mandateve dhe Imunitetit, të njohur me dosjen, duhet ta publikojnë për interesin publik, në mënyrë që shqiptarët të njihen me korrupsion galopant të zëvendës kryeministres.

Ai ngriti pyetjen se si ka mundësi që dosja e Ballukut nuk publikohet ndërkohë që e AKSHI-t u bë publike.

“PĂ«r sa kohĂ« qĂ« kuvendi nuk shprehet qĂ« brenda dy javĂ«sh tĂ« niste nga puna qĂ« tĂ« shprehej nĂ« seancĂ« pĂ«r votimin e mandatit, kemi tĂ« bĂ«jmĂ« me puç kushtetues nga kryeministri pĂ«r ta zvarritur kĂ«tĂ« çështje qĂ« tĂ« fitojĂ« kohĂ« nĂ« betejĂ«n me drejtĂ«sinĂ« pĂ« tĂ« mbrojtur veten e vet politikisht. Duke marrĂ« edhe deputetet e tjerĂ« tĂ« opozitĂ«s qĂ« pavarĂ«sisht se kanĂ« kĂ«rkuar tĂ« mblidhet KĂ«shilli, ka mbetur vetĂ«m njĂ« gjĂ« qĂ« dosja qĂ« ka ardhur nĂ« Kuvend tĂ« publikohet sepse Ă«shtĂ« interes publik.

Ne na shqetĂ«son shumĂ« se si ka mundĂ«si qĂ« dosja e Ballukut nuk publikohet. E AKSHI-t u publikua. ShqiptarĂ«t panĂ« se bota e krimit kishte marrĂ« kĂ«tĂ« institucion. KĂ«tu bĂ«het fjalĂ« pĂ«r njĂ« shpĂ«rdorim 1.2 miliardĂ« euro deri tani dhe nuk na bĂ«het e ditur asgjĂ«â€, u shpreh ai.

MĂ« tej, Kapri shtoi se kryeministri Edi Rama po bĂ«n “puç kushtetues” me mbrojtjen qĂ« po i bĂ«n Belinda Ballukut, duke pĂ«rdorur Kuvendin dhe duke shtyrĂ« sa mĂ« shumĂ« kĂ«rkesĂ«n e SPAK pĂ«r t’i hequr imunitetin zĂ«vendĂ«s kryeministres sĂ« marrĂ« tĂ« pandehur pĂ«r shkelje tĂ« barazisĂ« nĂ« tendera.

Sipas tij, përmes drejtësisë, do të vijë edhe rrëzimi i kryeministrit Rama.

The post Erald Kapri: Mbrojtja që po i bëhet Ballukut, puç kushtetues, dosja e SPAK ndaj saj duhet të publikohet për interesin publik, ka bërë korrupsion galopant appeared first on Albeu.com.

Pas 7 janarit, jeta përmirësohet ndjeshëm për këto 3 shenja

✇Albeu
By: V K

Pas 7 janarit 2026, jeta nis të përmirësohet ndjeshëm për tre shenja të zodiakut. Retrogradi i Jupiterit na fton të rishqyrtojmë bindjet, pritshmëritë dhe premtimet që i kemi bërë vetes: a janë ende të vlefshme, apo është koha të ecim përpara?

Ky tranzit ngadalëson zgjerimin e jashtëm për të na ndihmuar të rifitojmë besimin tek ajo që po bëjmë.

Para se tĂ« ecim pĂ«rpara me siguri, duhet tĂ« ndalemi dhe tĂ« reflektojmĂ«. Edhe pse mund tĂ« nisim nga pasiguria dhe dyshimi, Jupiteri – qoftĂ« nĂ« retrograd apo direkt – sjell gjithmonĂ« energji pozitive.

Për këto shenja, 7 janari sjell qetësi dhe siguri. Ankthi ndalet përpara se të përshkallëzohet dhe rezultati është një përmirësim i madh i jetës.

Gaforrja

Gaforre, kohët e fundit je përgatitur emocionalisht për diçka që mund të mos ndodhë kurrë. Mendja jote ka krijuar skenarë shqetësues pa arsye të qarta.

Më 7 janar, gjatë retrogradit të Jupiterit, ky cikël shqetësimi ndërpritet papritur. Një valë energjie pozitive të bën të kuptosh se gjithçka do të shkojë mirë.

Mbështetja është aty, mjafton ta pranosh. Në vend të frikës, vjen besimi, dhe sistemi yt nervor më në fund gjen qetësinë që i nevojitej.

Akrepi

Akrep, ke qenë duke vënë në dyshim kohën dhe vendimet e tua, duke menduar se mos ke humbur diçka të rëndësishme. Një ndjenjë e paqartë të shqetëson, pa e ditur saktësisht pse.

Retrogradi i Jupiterit sjell pak ankth, por edhe sqarim. Ajo që të shqetëson nuk është asgjë negative. Instinktet e tua kanë punuar në heshtje për të të mbrojtur.

Më 7 janar, vetëbesimi rikthehet dhe kupton se je më i fortë dhe më i zgjuar sesa mendoje. Jeta nis të përmirësohet ndjeshëm.

Peshqit

Pasiguria ka rënduar mbi ty, sidomos lidhur me ëndrrat dhe shpresat për të ardhmen. Ke filluar të dyshosh nëse dëshirat e tua do të realizohen ndonjëherë.

Retrogradi i Jupiterit më 7 janar sjell siguri emocionale. Kupton se pengesa e vetme mes teje dhe qetësisë është mendja jote. Sapo fillon të besosh se gjithçka do të shkojë mirë, shqetësimet shpërbëhen.

Ky tranzit të rikthen besimin tek vetja. Të lodhësh veten me ankth nuk ka më kuptim. Ky është momenti i kthesës: zgjedh gëzimin dhe, si rezultat, jeta bëhet më e mirë.

The post Pas 7 janarit, jeta përmirësohet ndjeshëm për këto 3 shenja appeared first on Albeu.com.

Bylykbashi pĂ«r pĂ«rmbytjet nĂ« DurrĂ«s: HodhĂ«n mbi 30 mln euro nĂ« sistemet e kanalizimeve, hidrovori i ri s’e bĂ«n si duhet punĂ«n

✇Albeu
By: V K

Këtë të mërkurë, në një prononcim për mediat, deputeti demokrat Oerd Bylykbashi, teksa po ndjek nga afër situatën e rëndë nga përmbytjet në Durrës, theksoi se kjo katastrofë nuk është vetëm natyrore, por e shkaktuar edhe nga njeriu.

Gjithashtu, deputeti theksoi se autoritetet kanë shpenzuar 30 milionë euro për sistemin e kanalizimeve, ndërkohë që përmbytjet vijojnë të jenë një ndër problemet më të mëdha të qytetit.

Ai theksoi se në zonën ndodhej aktualisht, banorët janë përmbytur tre herë brenda pak kohësh, ndërkohë që ende nuk kanë marrë si duhet dëmshpëblimet e herëve të para.

Për deputetin, situata nuk është thjesht një katastrofë natyrore por edhe njerëzore, për faktin se paratë publike kanë shkuar dëm dhe nuk është zgjidhur asgjë.

“Situata Ă«shtĂ« mĂ« shumĂ« se dramatike, Ă«shtĂ« katastrofĂ« e shkaktuar nga njeriu. ËshtĂ« njĂ« histori e madhe korrupsioni. JanĂ« mbi 30 mln euro tĂ« hedhura nĂ« sistemet e kanalizimeve gjatĂ« kĂ«tyre viteve dhe ky Ă«shtĂ« rezultati. Brenda njĂ« viti kjo zonĂ« Ă«shtĂ« pĂ«rmbytur tre herĂ«. JanĂ« mbi 400 familje qĂ« presin dĂ«mshpĂ«rblim tĂ« dy pĂ«rmbytjeve tĂ« tjera dhe i zuri i treti. NjĂ« pjese ia kanĂ« dhĂ«nĂ« me kĂ«ste mĂ« pak se 25%, njĂ« pjese 100% por nĂ« mĂ«nyrĂ« selektive. Edhe kĂ«tu funksionon patronazhimi. Kjo Ă«shtĂ« histori jo vetĂ«m keqmenaxhimi por kriminale, para qĂ« hidhen nĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« qĂ«llimshme vetĂ«m pĂ«r tĂ« kaluar kohĂ«n”, shprehet ai.

Sipas tij, edhe hidrovori i ri, që ka kushtuar 19 milionë euro nuk e bën si duhet punën.

“Kemi hidrovorin e vjetĂ«r, pĂ«r arsye krejt korruptive e kanĂ« transferuar nĂ« njĂ« zonĂ« tjetĂ«r qĂ« nuk pĂ«rmbush kushte teknike. Nuk garanton tĂ«rheqjen e ujĂ«rave nĂ« kohĂ« dhe ja ku Ă«shtĂ« pasoja. KanĂ« mbyllur kanalin e ujĂ«rave tĂ« larta tĂ« zonĂ«s sĂ« kodrĂ«s, e ka deklaruar kryetarja e bashkisĂ« se do tĂ« mbyllin 2.6 km kanal pĂ«r shĂ«titore. Praktikisht kĂ«tu ka punĂ« prokuroria e shtetit, tĂ« vijĂ« dhe tĂ« marrĂ« nĂ« pĂ«rgjegjĂ«si penale tĂ« gjithĂ« ata qĂ« nĂ« kĂ«to vite 25 vite qeverisje tĂ« socialistĂ«ve nĂ« DurrĂ«s kanĂ« sjellĂ« nĂ« kĂ«tĂ« situatĂ«. SpecialistĂ«t tanĂ« thonĂ« se hidrovori i ri i ndĂ«rtuar me 19 mln euro nuk Ă«shtĂ« nĂ« kushtet pĂ«r tĂ« bĂ«rĂ« atĂ« qĂ« Ă«shtĂ« detyra, ndĂ«rkohĂ« qĂ« i vjetri duhet tĂ« spostohet pĂ«r shkak se kanĂ« pĂ«rplasur me ndĂ«rtimin e portit qĂ« Ă«shtĂ« nĂ« koncesion”, shtoi ai.

Kërkoi gjithashtu, auditim nga KLSH dhe hetim nga Prokuroria për të bënë para përgjegjësisë abuzuesit.

Ai bëri me dije se kanë kërkuar në Këshillin Bashkiak të qytetit që të miratohet një fond i posaçëm për krijimin e një plani që do të zgjidhte përfundimisht situatën e përmbytjeve.

Do të kërkojnë komision hetimor, shtoi ai, në bashki edhe parlament dhe nëse do të konstatojnë shkelje, do të bëjnë edhe kallëzim penal.

“Zgjidhjet teknike duhet t’i bĂ«jnĂ« ata qĂ« shpenzojĂ« paratĂ«. NĂ«se nuk ka funksionim hidrovori, ka pĂ«rgjegjĂ«si penale. Duke filluar nga prokuroria, KLSH duhet tĂ« vijĂ«, tĂ« auditojĂ« dhe tĂ« çojĂ« para pĂ«rgjegjĂ«sisĂ« ata. Ne si opozitĂ« kemi propozuar nĂ« kĂ«shill bashkiak nĂ« dhjetor, gjatĂ« miratimit tĂ« buxhetit, qĂ« tĂ« vendoset njĂ« fond pĂ«r tĂ« bĂ«rĂ« njĂ« masterplan tĂ« plotĂ« pĂ«r njĂ« zgjidhje pĂ«rfundimtare. DurrĂ«si kĂ«tĂ« e ka problemin mĂ« tĂ« madh. Do tĂ« kĂ«rkojmĂ« komision hetimor qoftĂ« nĂ« nivelin e bashkisĂ« por edhe parlament dhe aty ku tĂ« konstatojmĂ« nevojĂ«n do tĂ« bĂ«jmĂ« edhe kallĂ«zim penal”, pĂ«rfundoi Bylykbashi.

The post Bylykbashi pĂ«r pĂ«rmbytjet nĂ« DurrĂ«s: HodhĂ«n mbi 30 mln euro nĂ« sistemet e kanalizimeve, hidrovori i ri s’e bĂ«n si duhet punĂ«n appeared first on Albeu.com.

❌