Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Pagat e gjyqtarëve/ Rama: Kërkojnë qiqra në hell, Shqipëria s’është kasta e tyre

✇Albeu
By: V K

Ditën e sotme, në Podkasin “Flasim”, kryeministri Edi Rama, u shpreh edhe një herë kundër kërkesës së gjyqtarëve dhe prokurorëve, të përfaqësuar nga shoqatat e tyre, me kërkesën që kanë bërë në Kushtetuese për referencën e pagave, që çon në rritjen e rrogave.

Ai tha mes të tjerash në Podkasin “Flasim”, episodi 5 i sezonit të gjashtë, se “gjyqtarët kërkojnë qiqra në hell” dhe se “Shqipëria nuk mund të bëhet një kastë gjyqtarësh”.

Ai shpjegoi se rrogat e një kategoria magjistratësh, prokurorëve dhe gjyqtarëve specialë, u vendos të rriteshin për shkak të reformës në drejtësi që u ndërmor, për pavarësinë e gjyqësorit dhe cilësinë e drejtësisë, por nuk u bë që të përmbysej piramida e gjithë.

Rama: “Përsëri çështja e pagave të gjyqtarëve ka qëndruar në rendin e ditës, ka pasur komente, çudira që e kanë shoqëruar debatin, përves dy shoqatave një gjyqtarësh e prokurorësh, gjykatësit janë vetëvendosur në syrin e ciklonit popullor, në lidhje me një pakënaqësi popullore, për kërkesën e rritjes së pagave, kjo e lidhur me anketimin e brendshëm ku 90% janë kundër rritjes së pagave dhe një pjesë mendojnë t’u ulet paga, sepse janë të pamenduara dhe të padrejta. Ndërkohë që gjykatësit mendojnë t`u rritet paga.

Zërat thonë se pagat e tyre po ulen, se pagat e të tjerëve po rriten. Ajo që kemi bërë për reformën në drejtësi ka qenë shprehja e vullnetit të fortë në lidhje me pagat e tyre, do paguhet ekstra me sakrificën tonë, se pasi të kalojnë vettingun do përballen me pavarësinë e pushtetit gjyqësor, sfidën, bazuar në vlerat e kushtetutës, jetës demokratike, në shërbim të qytetarëve dhe garant të shërbimit të ligjit.

Dhe këtë bëmë duke e kthyer piramidën e pagave, pasi në çdo vend të botës ka piramidë pagash që nis me presidentin dhe zbret. Kurse ne në mënyrën më të vetëdijshme, pagat e gjyqtarëve i rritëm mbi të gjithë, por nuk i vendosëm mbi të gjithë, që sa herë do rriten këto, do rriten edhe këto.

Dhe Shqipëria të bëhet vendi i vetëm në planet ku është vendi i gjykatësve apo kasta e tyre, kjo nuk do ndodh dhe nuk mund të ndodh as me mua dhe as me socialistët.

Kjo jo si sfidë ndaj pushtetit gjyqësor, por si një thirrje e domosdoshmëri e brendshme e shtetit që kategoritë brenda tij, përfshi edhe gjykatësit të kenë sensin e të drejtës dhe të shtetit, duke mos kërkuar qiqra në hell e aq më tepër duke mos përdorur gurin e arrën për një ligj që e kanë bërë vetë.

Ndërkohë që jam sulmuar personalisht, u sulmua qeveria nga autorët e deklaratës së gjyqtarëve, nuk jam konsultuar me gjyqtarët për tekstin, për t’u thënë çfarë po bëni jemi këtu për të bërë drejtësi dhe jo për të sulmuar qeverinë apo republikën.

Pozitive është se s’ka pasur reagim të reagimit tim, s’dua polemikë por duhet thënë se nuk mund të ketë rritje page për gjykatësit apo ta rrisin me 2 apo 3 mijë euro apo ta kenë më të lartë se të tjerët.

Është mirë që gjyqtarët t’i japin fund këtij debati pa rrugë sepse dëmton edhe vetë gjykatësit, sepse ka një përfaqësi.

Ndaj ne jemi kundër dhe fuqimisht kundër, kundër idesë, ku alla shqiptarçe nuk ndodh në asnjë vend demokratik”.

The post Pagat e gjyqtarëve/ Rama: Kërkojnë qiqra në hell, Shqipëria s’është kasta e tyre appeared first on Albeu.com.

Vendimi për hapjen e TikTok, i paralajmëruar/ Rama: Nuk ishte as tërheqje apo dorëzim, kemi vendosur mekanizma sigurie e filtra të rinj

✇Albeu
By: V K

Kryeministri Edi Rama, në podcastin e tij “Flasim”,  tha se vendimi për të hapur TikTok, pasi gati një vit mbylljeje, ishte i paralajmëruar dhe i marrë pas një dialogu me kompaninë që e zotëron për vendosjen e mekanizmave të rinj të sigurisë dhe filtrave.

Sipas kryeministrit, me vendimin për ta hapur rrjetin social nuk ka të bëjë fare as me tërheqje apo me dorëzim, siç është përfolur.

Rama tha se TikTok, është sërish i aksesueshëm sepse janë vendosur mekanizma të rinj sigurie

“Këtë javë doli dhe vendimi i Këshillit të Ministrave për të hequr masën e bllokimit të TikTok. Është një vendim që e pata lajmëruar kur pata shpjeguar në më shumë se një rast, jo vetëm këtu, por edhe në mediat ndërkombëtare, që për befasinë tonë të këndshme, pozitive, TikTok ishte shumë i hapur, ishte shumë aktiv në ndërtimin e një dialogu me ne, pasi ne bëmë bllokimin.

Dhe nuk është TikTok që na ka çuar në gjyq, por është ç’të të them ç‘është, kush është, dihet kush është, që na ka çuar në gjyq edhe për TikTok. Por çfarë t’i thuash! Kështu që, ajo që pata paralajmëtar ka ndodhur sepse me TikTok kemi vendosur, jo vetëm një komunikim, por kemi vendosur dhe një bazë të re dhe për këtë arsye Vendimi i Këshillit të Ministrave nuk është tërheqje, nuk është dorëzim dhe aq më pak pastaj nuk është mbyllje sysh siç është komentuar me sa më thonë, por është rezultat i një procesi serioz, rishikimi dhe i një pune konkrete adresimi real të shqetësimeve për sigurinë dhe për filtrat e nevojshëm që të ketë shumë më tepër kontroll në kuptimin e mirë të fjalës, jo censure, por kontroll mbi gjithë aktivitetin dhe mbrojtje të fëmijëve dhe më të rinjve, në radhë të parë.

Ky ishte dhe qëllimi i bllokimit, interesi publik mbrojtja e fëmijëve. Dhe kjo ishte dhe vija e dialogut dhe sot TikTok është sërish i aksesueshëm sepse janë vendosur mekanizma të rinj sigurie. Ka filtra të rinj mbi përmbajtjen, ka kontrolle efektive dhe mënyra raportimi dhe trajtimi të shkeljeve që nuk ishin më parë”, tha ai.

The post Vendimi për hapjen e TikTok, i paralajmëruar/ Rama: Nuk ishte as tërheqje apo dorëzim, kemi vendosur mekanizma sigurie e filtra të rinj appeared first on Albeu.com.

Pezullimi i Ballukut mbetet në fuqi, Rama: GJK s’gjeti dot forcën për të mos lejuar rimarrjen peng të qeverisë! Shqipëria u bë sërish shembulli i parë i një budallallëku botëror

✇Albeu
By: V K

Kryeministri Edi Rama, ka komentuar për herë të parë vendimin e Gjykatës Kushtetuese, e cila la në fuqi vendimin e GJKKO për pezullimin e Belinda Ballukut nga detyra e zëvendës kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, teksa është marrë e pandehur për shkelje të barazisë në tendera.

Sipas kryeministrit, Gjykata Kushtetuese nuk e gjeti dot forcën për të mos lejuar rimarrjen peng të qeverisë me këtë vendim të dhënë nga GJKKO.

Ai tha se Shqipëria u bë për herë të dytë, në pak muaj, shembulli i parë i një budallallëku botëror.

Sipas shefit të qeverisë, as Prokurori që ka kërkuar masën e pezullimit nga detyra, nuk e akuzon Ballukun për korrupsion.

“GJK s’e ka gjetur dot forcën për të mos e lejuar rimarrjen peng të qeverisë së Shqipërisë me një mjet të paparë dhe dëgjuar në botën demokratike si pezullimi i një anëtari qeverie. Kështu Shqipëria bëhet për herë të dytë në muaj shembulli i parë një budallallëku botëror se GJK u mbyt në ujin e turbullt të atyre të arsyes e mos arsyes. Por fakti se mosvendimmarrja e GJK kthen në fuqi pezullimin e ministres, e cila pavarësisht se qartësia është një luks i rrallë që mund ta kërkosh por vështirë ta gjesh në turbullirën e 700 tenxhereve nuk akuzohet për korrupsion, as nga vetë prokurori që e shpiku pezullimin. Sidoqoftë zhbërja e kësaj shpikje 100% Made in Albania e drejtësisë së re, të papjekur, mbetet një domosdoshmëri për të rigarantuar pavarësinë ekzekutive të parlamentit”, tha Rama.

The post Pezullimi i Ballukut mbetet në fuqi, Rama: GJK s’gjeti dot forcën për të mos lejuar rimarrjen peng të qeverisë! Shqipëria u bë sërish shembulli i parë i një budallallëku botëror appeared first on Albeu.com.

BIRN: Pas shembjes së rrugëve të Shqipërisë fshihet “klientelizmi dhe korrupsioni’

✇Albeu
By: V K

Nën tingujt e daulles dhe ritmit të valleve popullore, kryeministri Edi Rama dhe zv.kryeministrja Belinda Balluku, ecën disa metra në këmbë mbi asfaltin e sapohedhur në segmentin rrugor Qukës-Qafë Plloçë më 5 shtator, për të përuruar përfundimin e punimeve.

Investimi në segmentin 43 kilometra, që etiketohet edhe si ‘rruga e florinjtë,’ nisi 15 vite më parë dhe besohet se u ka kushtuar taksapaguesve shqiptarë afro 260 milionë dollarë për të bërë të mundur lidhjen e fshatit Qukës në Librazhd me Qafën e Plloçës në Pogradec.

Por investimi shumëvjeçar dhe shumëmilionësh u bllokua vetëm dy muaj pas inagurimit, pasi një masiv gurësh ra nga skarpatat anësore në fund të nëntorit dhe pak javë më vonë pësoi shembje të plotë të bankinës dhe trotuarit në një aks të saj pranë fshatit Gështenjas.

Autoriteti Rrugor ‘fajësoi’ shiun e dendur për dëmet, por ky nuk ishte një incident i veçuar.

Aksi panoramik i rrugës Shëngjin-Velipojë, unaza e poshtme e qytetit të Burrelit apo tuneli I Murrizit në rrugën e Arbrit shfaqën gjithashtu defekte dhe probleme gjatë sezonit të dimrit, pavarësisht kostove dhe inaugurimeve të bujshme.

Me alarm u përcoll në publik edhe një video e bërë nga kalimtarët në fillim të janarit në Tunelin e Llogarasë, ku shihej uji që rridhte nga tavani i tunelit.

Tuneli I Llogarasë bashkë me projekte të tjera të infrastrukturës janë vënë seriozisht në pikëpyetje, pasi një hetim i Prokurorisë së Posaçme ka zbuluar manipulimin e garës dhe paracaktimin e kompanive fituese përmes ndërhyrjes së ministres Belinda Balluku, njëherëzi numri 2 i qeverisë.

Por një kërkesë e SPAK për heqjen e imunitetit të Ballukut mbahet peng në Kuvend nga mazhoranca socialiste prej 16 dhjetorit të vitit të kaluar.

Për ekspertët e infrastrukturës dhe ekonomisë, incidentet e muajve të fundit me rrugët nuk duhen parë si të shkëputura, por si pjesë të papërgjegjshmërisë institucionale dhe lidhjeve korruptive dhe klienteliste në shpërndarjen e fondeve publike.

“Ndërtimi i këtyre rrugëve nuk bëhet për të vjedhur, por për të grabitur,” thotë inxhinieri Xhevahir Ngjeqari, i cili e lidh problemet e sigurisë së tyre që me mënyrën si janë projektuar, pa studime teknike të mirëfillta dhe me synimin për “përfitime ekonomike”.

Sipas tij, çdo vepër infrastrukturore si rregull duhet të kalojë në konsultim në disa këshilla teknikë dhe të bëhen studime gjeologjike të mirëfillta apo studime për interesin publik, procedura që sipas tij janë anashkaluar ose janë bërë në mënyrë fiktive.

“Këtu janë jashtë kontrollit, janë projekte të bëra me nxitim, pa studime teknike”, shton Ngjeqari.

Edhe sipas Zef Preçit, drejtor i Qendrës për Studime Ekonomike, pasojat që shihen me sy janë të lidhura me klientelizmin e të gjithë procesit të ideimit, projektimit, ndërtimit, supervizimit dhe deri në marrjen e këtyre veprave në dorëzim.

“Përgjithësisht projektimi i veprave infrastrukturore publike kryhet me cilësi të dobët, në mjaft raste pa shkelur fare terrenin fizik, por vetëm mbi bazën e hartave që merren në Google Maps, mungojnë studimet gjeologjike, injorohen master-planet zhvillimore të sektorit…,” tha Preçi për BIRN.

“Edhe në rastet kur në projektim përfshihen kompani të huaja me emra të mëdhenj, puna konkrete bëhet nga projektues vendas, shumë herë të nënpaguar dhe thjesht për të justifikuar formalisht dobinë e një vepre publike të caktuar,” shtoi ai.

Klientelizimi, sipas Preçit, vijon në gjithë hallkat e zinxhirit, pasi kompanitë apo inxhinierët që kanë për detyrë të merren me supervizionin gjatë kryerjes së punimeve, në mjaft raste përzgjidhen në kushtet e konfliktit të interesit.

Kështu, raportimet për volume dhe cilësinë e punimeve që raportohen në situacionet e kompanive janë të fryra, fiktive dhe jo në përputhje me projektet përkatëse.

Preçi sugjeron se punimet në veprat infastrukturore kryhen përgjithësisht me cilësi të ulët dhe duke shkelur rëndë parametrat teknike të projektuar, sepse sipas tij, “ndërtuesit synojnë të maksimizojnë fitimet e veta dhe në shumë raste fondet përdoren për të ushqyer korrupsionin qeveritar”.

Ekspertët i konsiderojnë një pjesë të projekteve të kushtueshme pa interes publik dhe ekonomik për vendin, por që marrin jetë për shkak të interesave financiare që fshihen pas tyre.

“Tuneli i Llogarasë është vepër antikombëtare,” thotë Ngjeqari, duke sqaruar nga pikëpamja teknike nuk është marrë parasysh përbërja e malit me gur gëlqeror dhe rrjedhja e ujërave.

Një tjetër shembull i mungesës së leverdisë ekonomike është sipas tij, rruga Qukës-Qafë Plloçë, për të cilën thotë se kanë munguar studimet në fazën e projektit.

Zef Preçi flet për një model model klientelist të dhënies së tenderave në infrastrukturë të shpërndarë në gjithë vendin, ku bizneset fituese janë të regjistruar për llogari të personave të ekspozuar politikisht.

“Studimet dëshmojnë për rritje eksponenciale të tenderave që këto kompani fitojnë duke cënuar kështu, jo thjesht barazinë para ligjit, por edhe duke përkeqësuar dukshëm klimën e biznesit në vend,” thotë ai.

Preçi beson se të paktën gjysma e fondeve të dedikuara për projekte infrastrukturore, “nuk janë investuar realisht në ekonominë e vendit, por kanë shërbyer për të fuqizuar kompani të caktuara kliente të qeverisë”.

“…kanë ushqyer pasurimin e paligjshëm të segmenteve vendimmarrëse dhe ligjbërëse të elitës politike të vendit,” përfundoi ai.

The post BIRN: Pas shembjes së rrugëve të Shqipërisë fshihet “klientelizmi dhe korrupsioni’ appeared first on Albeu.com.

Greqia nuk gjen qetësi, tronditet nga një tjetër tërmet, ja sa ishte magnituda

✇Albeu
By: V K

Greqia nuk gjen qetësi nga tërmetet. Java që po mbyllet regjistroi dhjetëra lëkundje sizmike të fuqishme, me epiqendra nga pjesa perëndimore në bregdetin jonian, deri në atë jugore, ishullin e Kretës.

Një tjetër tërmet dhe këtë herë më i fuqishëm nga të parët, u regjistrua mëngjesin e sotëm (8 shkurt)në Kretë.

Sipas ekspertëve, forca e lëkundjeve kishte magnitudë 4.8 ballë dhe me epiqendër brigjet e Kretës.

“Protothema” informon se epiqendra ishte 44 kilometra në perëndim të Paleochoras, Chania, ndërsa thellësia fokale u vlerësua në 27 kilometra, sipas Zgjidhjes Automatike të Institutit Gjeodinamik.

 

 

Nuk ka raportime për dëme dhe të lënduar, por forca goditëse cilësohet mesatarisht e fortë.

The post Greqia nuk gjen qetësi, tronditet nga një tjetër tërmet, ja sa ishte magnituda appeared first on Albeu.com.

E trishtë/ Ndahet nga jeta në moshën 47-vjeçare këngëtari i njohur

✇Albeu
By: V K

Brad Arnold, themeluesi dhe solisti i grupit të njohur amerikan 3 Doors Down, ka ndërruar jetë në moshën 47-vjeçare. Lajmi u konfirmua nga vetë banda përmes një postimi në Instagram.

“Me zemra të thyera ndajmë lajmin se Brad Arnold, themelues, këngëtar dhe autor këngësh i 3 Doors Down, u nda nga jeta të shtunën, më 7 shkurt”, thuhet në reagimin e grupit.

Arnold humbi jetën pas një beteje me kancerin e veshkave. Ai ndërroi jetë në gjumë, i rrethuar nga bashkëshortja Jennifer dhe familjarët.

Këngëtari ishte një nga figurat më të rëndësishme të rock-ut të viteve 2000, duke lënë pas hite që dominuan radiot në mbarë botën, si “Kryptonite,” “Here Without You” dhe “When I’m Gone.”

Sipas bandës, Arnold e kishte shkruar këngën ikonike “Kryptonite” gjatë një ore algjebre në shkollën e mesme, kur ishte vetëm 15 vjeç, një këngë që më vonë do të bëhej simbol për një brez të tërë.

“Tekstet dhe muzika e tij u kthyen në një pikë referimi kulturore, duke krijuar momente lidhjeje, gëzimi dhe përvojash të përbashkëta që do të jetojnë edhe shumë kohë pas tij”, thuhej më tej në mesazhin e bandës.

Arnold e bëri publik diagnozën e tij në maj, kur zbuloi se vuante nga një formë agresive e kancerit të veshkave që ishte përhapur edhe në mushkëri, në stadin e katërt.

Artisti lë pas bashkëshorten e tij, ndërsa fansat në mbarë botën po reagojnë me mesazhe dhimbjeje për humbjen e një prej zërave më të njohur të rock-ut modern.

 

The post E trishtë/ Ndahet nga jeta në moshën 47-vjeçare këngëtari i njohur appeared first on Albeu.com.

Disa fshatra mbeten pa energji elektrike prej mbrëmjes së kaluar në Lezhë

✇Albeu
By: V K

Disa fshatra në qarkun e Lezhës, vijojnë të jenë pa energji elektrike që prej mbrëmjes së kaluar, duke krijuar vështirësi për banorët e zonës.

Sipas informacioneve, pa furnizim me energji kanë mbetur zona si Balldreni, Torovica, Malecaj, si dhe disa fshatra të tjerë përreth.

Ende nuk ka një njoftim zyrtar për shkakun e ndërprerjes apo për kohën e rikthimit të energjisë, ndërsa banorët kërkojnë zgjidhje sa më të shpejtë të situatës.

The post Disa fshatra mbeten pa energji elektrike prej mbrëmjes së kaluar në Lezhë appeared first on Albeu.com.

Kompany para Hoffenheim-it: Goli fiton ndeshje, por mbrojtja ndërton suksesin e Bayern-it

✇Albeu
By: V K

Trajneri i Bayern-it të Mynihut, Vincent Kompany, ka folur hapur për punën e skuadrës së tij në fazën mbrojtëse, përpara ndeshjes në shtëpi ndaj Hoffenheim-it.

Tekniku belg theksoi se suksesi i Bayern-it nuk lidhet vetëm me golat e shënuar, por edhe me stabilitetin në mbrojtje.

“Sfida ime është të kontrolloj gjithçka. Të shënosh shumë gola është e rëndësishme, por po aq e rëndësishme është të pësosh sa më pak”, u shpreh Kompany në konferencë për shtypin.

Edhe pse Bayerni ka pësuar disa gola kohët e fundit, trajneri mbetet i bindur për forcën e repartit defensiv: “Ne vijojmë të jemi mbrojtja më e mirë e Gjermanisë”.

Kompany kërkon një ekuilibër të shëndetshëm mes sulmit dhe mbrojtjes, duke theksuar se çdo situatë duhet parë në kontekst.

Duhet të analizojmë gjithçka: numrin e madh të ndeshjeve apo aspektet strukturore të lojës. Mundohemi t’i adresojmë gjërat në mënyrë proaktive”, shpjegoi ai.

Bayern ka shënuar 74 gola këtë sezon, një tregues i qartë i fuqisë sulmuese, por sipas Kompany, kjo nuk do të thotë se mbrojtja duhet neglizhuar. “Edhe kundërshtarët shënojnë, kjo është normale. E rëndësishme është që gjithçka të mbetet brenda kufijve të pranueshëm. Futbolli nuk është bardhezi”, përfundoi trajneri belg.

The post Kompany para Hoffenheim-it: Goli fiton ndeshje, por mbrojtja ndërton suksesin e Bayern-it appeared first on Albeu.com.

Sërish probleme në aksin Qukës–Qafë Plloçë, rruga bllokohet sërish pas rrëshqitjes së dherave dhe gurëve

✇Albeu
By: V K

Aksi rrugor Qukës–Qafë Plloçë, është bllokuar sërish rreth orës 02:00 të ditës së sotme, si pasojë e rrëshqitjes së dherave dhe rënies së masiveve të gurëve në trupin e rrugës.

Sipas informacioneve paraprake, punimet jashtë standarteve dhe reshjet e fundit kanë shkaktuar destabilizim të terrenit, duke sjellë sërish probleme këtë të dielë në këtë segment rrugor, i cili prej kohësh mbetet një zonë problematike për qarkullimin.

Për pasojë, qarkullimi i mjeteve është ndërprerë, ndërsa drejtuesit e automjeteve këshillohen të shmangin këtë aks dhe të përdorin rrugë alternative deri në njoftimin e radhës.

Pritet ndërhyrja e strukturave përkatëse për pastrimin e rrugës dhe normalizimin e qarkullimit, ndërkohë që situata po monitorohet për shkak të rrezikut nga rrëshqitje të tjera

Policia rrugore u bën apel drejtuesve të mjeteve të tregojnë kujdes të shtuar, sidomos gjatë orëve të natës dhe në kushte të pafavorshme atmosferike.

The post Sërish probleme në aksin Qukës–Qafë Plloçë, rruga bllokohet sërish pas rrëshqitjes së dherave dhe gurëve appeared first on Albeu.com.

Luiz Ejlli futet në shtëpinë “Big Brother”, banor i vetëm me një tjetër konkurrent?

✇Albeu
By: V K

Luiz Ejlli futet sërish në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, aty ku ai rrëmbeu çmimin e madh në edicionin e dytë.

Ai do të qëndrojë disa ditë në shtëpi, por banorëve do t’u thuhet se është banor i vetëm me Artanin.

Për ta bërë më të besueshme për banorët, Artani është thirrur “për të hapur kutinë e Pandorës”, nga ku i është thënë se do të jetë një banor i vetëm me Luizin.

Nga kutia i është thënë se Artani ka të drejtë që të bashkojë dy banorë të shtëpisë në një, dhe ai zgjodhi Mirin dhe Brikenin.

Duke e vazhduar me tej lojën, Ledioni u tha se dy çiftet që luajnë si një banorë shkojnë në televotim. Por kjo ishte pjesë e lojës dhe nuk është hapur asnjë televotim.

The post Luiz Ejlli futet në shtëpinë “Big Brother”, banor i vetëm me një tjetër konkurrent? appeared first on Albeu.com.

“Big Brother Vip”/ Tetë banorë në televotim, ja cilët janë ata

✇Albeu
By: V K

Mbrëmjen e djeshme, në spektaklin “Big Brother Vip”, Miri, Brikena, Greta, Juela, Kristi, Krusita, Stenaldo dhe Rogerti që është në nominim të përhershëm, do të shkojnë në televotim për të martën.

Pyetja për publikun është: “Kë doni të shpëtoni”?

Ndërkohë, banorët nuk do ta dinë këtë televotim dhe do të njihen vetëm me Prime-n e të martës.

The post “Big Brother Vip”/ Tetë banorë në televotim, ja cilët janë ata appeared first on Albeu.com.

Këmbimi valutor/ Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

✇Albeu
By: V K

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan, do të blihet sot me 81.2 lekë dhe do shitet me 82.2 lekë.

Ndërkohë monedha evropiane euro, do blihet me 96.2 lekë dhe do shitet me 96.9 lekë.

Franga zvicerane, sot në tregun shqiptar do blihet me 104.5 lekë dhe do shitet me 105.6 lekë.

Ndërsa paundi britanik, do blihet me 110.4 lekë dhe do shitet me 111.4 lekë.

Më poshtë, po sjellim të dhënat e këmbimin valutor, për të gjitha monedhat e huaja:

 

The post Këmbimi valutor/ Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro appeared first on Albeu.com.

Parashikimi i motit 8 Shkurt 2026/ Vranësira, kthjellime dhe reshje shiu

✇Albeu
By: V K

Ditën e sotme vendi ynë, do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura, megjithatë nuk do të mungojnë kthjellime të herëpashershme kryesisht përgjatë vijës bregdetare e lokalisht në jug gjatë orëve të pasdites.

 

 

Nga orët e para të 24-orëshit deri në orët e mëngjesit në pjesën më të madhe të vendit, do kemi reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët e lokalisht mesatar në formë shtrëngatash afatshkurtra.

Gjatë ditës reshjet do të vijojnë me intensitet të ulët e lokalisht shtrëngata në Veri deri në orët e pasdites.

Në zonën e Alpeve dhe relievet e larta malore Verilindje-Juglindje të vendit, reshje dëbore me intensitet kryesisht të ulët.

Era do të fryjë Verilindje-Veriperëndim me shpejtësi mesatare 4 m/s, përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore era me shpejtësi deri në 9 m/s.

Deti-Valëzimi forcës 1-2 ballë

The post Parashikimi i motit 8 Shkurt 2026/ Vranësira, kthjellime dhe reshje shiu appeared first on Albeu.com.

Zbardhet relacioni për projektligjin e Amnistisë Penale: Lirohen menjëherë 380 persona, për rreth 900 ulet dënimi, ja kategoritë që përfitojnë

✇Albeu
By: V K

Zbardhet relacioni i projektligjit të Amnistisë Penale që u miratua ditën e sotme nga Këshilli i Ministrave dhe pritet që të depozitohet në Kuvend.

Në relacion, thuhet se nëpërmjet këtij projektligji synohet të aplikohet një politikë lehtësuese penale për t’ju dhënë mundësi personave të dënuar të vijojnë me rehabilitimin dhe riintegrimin në shoqëri.

Po ashtu, përmes kësaj nisme, synohet që të ulet mbipopullimi në burgje.

“Nëpërmjet instrumentit të amnistisë u jepet mundësia personave që kanë kryer vepra penale të ri integrohen në shoqëri në liri, duke shmangur aplikimin e masave represive. Bazuar në standardet ndërkombëtare është vlerësuar se kufizimi i lirisë dhe zbatimi i dënimeve penale ndëshkuese duhet parë si masë e fundit e cila duhet të jetë në proporcion me shkeljen e kryer dhe rrezikshmërinë e personit. Në rastet e veprave penale të lehta konsiderohet se dënimi me burgim mund të shmanget bazuar në parimin e humanizmit duke i krijuar personit rrethanat të provojë në liri se është rehabilituar/korrigjuar dhe do të parandalohet kryerja e veprave penale në të ardhmen.”, thuhet në relacion.

Nga amnistia përjashtohen të dënuarit që paraqesin rrezikshmëri të theksuar dhe kanë të bëjnë me vepra penale kundër njerëzimit si vrasja, plagosja, dhuna në familje, kundër mjedisit, terrorizmit, korrupsioni etj.

Gjithashtu, përjashtohen nga amnistia personat e dënuar me burg përjetë apo ata që janë gjykuar nga GJKKO, si edhe ata që i janë shmangur drejtësisë.

“Konkretisht, nga kjo amnisti përfitojnë:

Të dënuar burra me vendim gjyqësor të formës së prerë, me burgim deri në 3 vjet dhe personave të dënuar me mbi 3 vjet, por u që u ka mbetur pa vuajtur nga ky dënim një periudhë deri në 3 vjet

Të dënuara gra, dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë, me burgim deri në 4 vjet, dhe grave që janë dënuar me venim të formës së prerë mbi 4 vjet, që u ka mbetur pa vuajtur nga ky dënim një periudhë deri në 4 vjet

Personat e dënuar gra, të cilat, në datën e hyrjes në fuqi të këtij ligji, janë baraz ose mbi moshën 50 vjeç

Personat e dënuar burra, të cilët, në datën e hyrjes në fuqi të këtij ligji, janë baraz ose mbi moshën 60 vjeç.

Personat e dënuar me burgim, të cilët, në kohën e kryerjes së veprës penale, kanë qenë baras ose nën moshën 18 vjeç”, thuhet në relacion.

Përfituesit

Rreth 380 persona përfitojnë lirim të menjëhershëm, nga të cilët 4 janë të mitur, 5 femra dhe 7 shtetas të huaj. Ulje dënimi përfitojnë rreth 900 persona, nga të cilët 10 janë gra, 3 të mitur dhe 12 të huaj.

Po ashtu, nëpërmjet shuarjes së ndjekjes penale, shteti heq dorë nga hetimi apo dënimi i disa veprave penale të cilat konsiderohen se nuk paraqesin rrezikshmëri shoqërore dhe nuk shfaqen si fenomene shqetësuese.

Konkretisht, projektligji parashikon edhe pushimin e ndjekjes penale për të gjitha çështjet penale në hetim, çështjet e pashqyrtuara ose në proces shqyrtimi nga gjykatat, si dhe kallëzimet që ndodhen në këto organe, pavarësisht nga data e regjistrimit të tyre, për veprat penale të kryera deri në datën 31.12.2025, për të cilat Kodi Penal dhe Kodi Penal Ushtarak parashikojnë një dënim me burgim në maksimum deri në 3 vjet ose çdo lloj dënimi tjetër më të butë, me përjashtim të një kategorie veprash penale të cilat edhe pse dënohen deri në 3 vite burgim, paraqesin një rrezikshmëri të caktuar shoqërore.

The post Zbardhet relacioni për projektligjin e Amnistisë Penale: Lirohen menjëherë 380 persona, për rreth 900 ulet dënimi, ja kategoritë që përfitojnë appeared first on Albeu.com.

Grabitet banesa e këngëtares Leonora Jakupi

✇Albeu
By: V K

Këngëtarja e njohur dhe opinionistja aktuale e Big Brother VIP Kosova 4, Leonora Jakupi, ka përjetuar një situatë të pakëndshme dhe shokuese, pasi banesa e saj u plaçkit nga hajdutët. Sipas burimeve të sigurta të Prive By Liberta Spahiu, ngjarja ka shkaktuar dëme materiale dhe një periudhë stresi të konsiderueshme për këngëtaren.

Incidenti ka ndodhur disa javë më parë, ndërsa tashmë organet e rendit po hetojnë intensivisht për të gjetur autorët.

Ky rast, e vendos Leonorën në një listë të opinionistëve dhe personazheve publikë që janë bërë “pre e hajdutëve” gjatë periudhës së pjesëmarrjes së tyre në program, pas një ngjarjeje të ngjashme që kishte përjetuar Afërdita Paqarada në sezonin e parë të Big Brother VIP Kosova.

Burime pranë Leonorës bëjnë të ditur se këngëtarja është thellësisht e tronditur nga kjo situatë, megjithëse fatmirësisht nuk ndodhej në shtëpi gjatë plaçkitjes.

Hajdutët kanë marrë disa sende me vlerë, ndërsa dëmet materiale janë të konsiderueshme. Për arsye hetimore, detajet e sakta mbi objektet e vjedhura nuk janë bërë publike.

Leonora ka zgjedhur të mos reagojë publikisht, duke i lënë hetimet në dorë autoriteteve, por burimet bëjnë me dije se ajo po bashkëpunon plotësisht me policinë.

The post Grabitet banesa e këngëtares Leonora Jakupi appeared first on Albeu.com.

Orët e fundit të merkatos, Myrto Uzuni kërkohet në Europë nga trajneri që “rilindi” yllin e Kombëtares

✇Albeu
By: V K

Myrto Uzuni, është shfaqur si prioritet i Trabzonsporit në orët e fundit të merkatos. Lajmi është raportuar sot nga mediat në Turqi, ndërsa klubi po kërkon për një alternativë tjetër në sulm.

Uzuni shfaqet si vetë dëshirë e trajnerit Fatih Teke. Ky i fundit është pikërisht ai me të cilin Ernest Muçi është rikthyer dhe po kalon formën më të mirë.

Merkato e dimrit në Turqi mbyllet sot. Mbetet për t’u parë nëse Austin do të japë dritën jeshile dhe cilat do të jenë detajet e transferimit.

Klubi i MLS paguante 12 milionë euro, që ishte edhe klauzola për lirimin e tij nga Granada. Kontrata ndërkohë është e vlefshme deri në vitin 2027.

Uzunin ndërkohë do e ndihmonte një rikthim në Europë, duke qenë se aktualisht është pa aktivitet. 30-vjeçari ka kaluar pjesën më të madhe të karrierës në krahun e majtë të sulmit, megjithatë mund të bëjë mjaft mirë edhe sulmuesin në qendër.

Vetë Turqia ndërkohë mbetet destinacioni më i preferuar nga futbollistët e Kombëtares.

The post Orët e fundit të merkatos, Myrto Uzuni kërkohet në Europë nga trajneri që “rilindi” yllin e Kombëtares appeared first on Albeu.com.

Reshjet e dendura të shiut/ Rrëshqitje dherash në Currila të Durrësit, bllokohet një sens i rrugës

✇Albeu
By: V K

Ditën e sotme, një rrëshkitje dherash ka ndodhur në zonën e Currilave, duke bllokuar një sens të rrugës dhe duke vështirësuar qarkullimin e automjeteve.

Autoritetet lokale dhe shërbimet e emergjencës, po punojnë për pastrimin e rrugës dhe rivendosjen e qarkullimit normal, ndërsa qytetarët këshillohen të tregojnë kujdes dhe të shmangin kalimin nga zona e prekur.

The post Reshjet e dendura të shiut/ Rrëshqitje dherash në Currila të Durrësit, bllokohet një sens i rrugës appeared first on Albeu.com.

Qeveria miraton amnistinë penale, ministri i Lamallari: 447 persona lirohen menjëherë nga burgu, ulje dënimi për 853 të dënuar

✇Albeu
By: V K

Këtë të premte, qeveria miratoi Amnistinë Penale. Lajmin e konfirmon Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari, përmes një deklarate pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave.

Ai thotë se 447 persona përfitojnë lirim të menjëhershëm nga burgu dhe 853 të tjerë ulje dënimi. Mes tyre ka gra, të mitur dhe shtetas të huaj.

Numri real i përfituesve nga pushimi i ndjekjes penale është shumë më i lartë.

“Në mbledhjen e sotme të Qeverisë miratuam Amnistinë Penale, nismën që prezantuam rreth një muaj më parë dhe nga sot ky vendim depozitohet në Kuvend. Nga të dhënat më të fundit të rakorduara me Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve, Shërbimin e Provës si dhe Prokurorinë e Përgjithshme, rezulton se plot 447 persona përfitojnë lirim të menjëhershëm dhe 853 të tjerë ulje dënimi, ndërkohë nga Shërbimi i Provës amnistohen 5077 të dënuar me masa alternative. Për më tepër, duke filluar nga viti 2024 pushohet ndjekja penale për plot 14 mijë procedime për vepra të lehta.

Përveçse një akt i qartë human dhe një mundësi e dytë për rehabilitim dhe ri-integrim, ky është një hap konkret që ul presionin e popullimit të burgjeve dhe për të fokusuar drejtësinë aty ku rreziku shoqëror është real. Nuk bëhet fjalë për tolerancë ndaj krimit, por për një qasje të matur që synon riintegimin dhe përdorimin më efikas të drejtësisë penale teksa ne po punojmë për të ulur përdorimin e panevojshëm të paraburgimit, në përputhje me shqetësimet e drejta të ngritura nga Këshilli i Evropës si dhe standardet evropiane”, shprehet ministri Lamallari.

Ministri i Drejtësisë, thotë më tej në deklaratën e tij se pret që Parlamenti ta shqyrtojë projektligjin pa vonesa në mënyrë që amnistia të fillojë efektet e saj.

“Objektivi ynë ambicioz është të kemi një sistem që di të ndëshkojë fort kur duhet, por edhe të japë një shans për t’u rikthyer në shoqëri. Drejtësia nuk është vetëm ndëshkim, por edhe një mundësi e dytë e drejtuar nga humanizmi dhe rehabilitimi. Falënderoj të gjitha institucionet që kontribuuan në këtë proces dhe pres që Parlamenti ta shqyrtojë projektligjin sa më parë, në mënyrë që efektet pozitive të amnistisë të ndihen nga mijëra familje shqiptare”, deklaron Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari.

Nga kjo amnisi nuk përfitojnë subjektet e Prokurorisë dhe Gjykatës së Posacme për Korrupsionit dhe Krimit e Organizuar.

Projektligji i amnistisë do të depozitohet në Kuvend, ku do të nisë shqyrtimi në komisionet parlamentare dhe më pas kalon për miratim në seancë plenare.

The post Qeveria miraton amnistinë penale, ministri i Lamallari: 447 persona lirohen menjëherë nga burgu, ulje dënimi për 853 të dënuar appeared first on Albeu.com.

Monika Kryemadhi: Burgosja e Metës është marrëveshje e dy partive të mëdha

✇Albeu
By: V K

Monika Kryemadhi, teksa ishte ee ftuar  në emisionin “Breaking” në Top News, deklaroi se i vjen keq që Partia e Lirisë po shkon drejt shuarjes, duke theksuar se kjo situatë është pasojë e një procesi të qëllimshëm kriminalizimi të forcës politike që ajo ka ndërtuar prej vitesh.

Sipas saj, problemet që po përjeton sot politika shqiptare nuk ekzistonin më parë, ndërsa theksoi se një pjesë e madhe e të burgosurve ndodhen në paraburgim.

“Sot kemi 80% të të burgosurve në paraburgim. Sot jemi Republika e SPAK-ut”, deklaroi ajo.

E pyetur nëse opozita mund të kthehet në një alternativë qeverisëse, Kryemadhi tha se problemi kryesor qëndron te metodologjia dhe mungesa e konsistencës.

Kryemadhi hodhi akuza të forta edhe për arrestimin e Ilir Metës, duke e cilësuar si rezultat të një marrëveshjeje mes dy partive të mëdha.

“Burgosja e Metës është marrëveshje e dy partive të mëdha për të vazhduar aferat”, deklaroi ajo.

Ajo pranoi se si ajo ashtu edhe Ilir Meta kanë bërë gabime, por theksoi se këto gabime lidhen me tejkalimin e kufijve në ndihmë të njerëzve.

“Meta dhe unë kemi gabimet tona. Kemi bërë më shumë sesa duhet për njerëzit. Nëse merr një doktor urgjence dhe i thua ‘kam filanin’, sot SPAK ta quan shpërdorim detyre. Ky ka qenë gabimi ynë”, u shpreh Kryemadhi.

Monika Kryemadhi, foli dhe për një rikthim të mundshëm në politikë, duke thënë “Nuk mendoj se politika më ka lodhur, njerëzit mendojnë se kam fituar shumë nga politika. Mendoja se kam eksperiencën për të njohur njerëz. Një nga zhgënjimet në politikë janë zgjedhjet e 11 majit. Ne s’po kërkonim votën për Metën për ta bërë president.

Një nga zhgënjimet e mia më të mëdha është mënyra se si u komentua nga njerëz që drejtonin fushatën e Metës. Ka pasur dhe tronditje që kur shkonin njerëz të koalicionit shohin ‘pse e voton; ai është në burg’. I vetmi që e ka mbrojtur është Sali Berisha”.

The post Monika Kryemadhi: Burgosja e Metës është marrëveshje e dy partive të mëdha appeared first on Albeu.com.

Reshjet e dendura të shiut shkaktojnë probleme në Durrës, disa rrugë të përmbytura

✇Albeu
By: V K

Këtë të premte, reshjet e shiut gjatë ditës kanë shkaktuar përmbytje në disa akse kryesisht në periferi të Durrësit.

Sipas raportimeve, problemi vihet re sidomos në zonën përreth stadiumit dhe në disa kryqëzime, ku prezenca e ujit po vështirëson qarkullimin e automjeteve.

Autoritetet lokale këshillojnë shoferët të tregojnë kujdes dhe të shmangin zonat e përmbytura, duke u përpjekur të shmangin rrugët ku grumbullohet uji.

 

The post Reshjet e dendura të shiut shkaktojnë probleme në Durrës, disa rrugë të përmbytura appeared first on Albeu.com.

❌