Shtëpia e Bardhë po planifikon të thërrasë takimin e parë të Këshillit të Paqes në Gaza më 19 shkurt.
Takimi i parë zyrtar i organit të krijuar së fundmi nga Presidenti i SHBA-së Donald Trump, sipas raportimeve nga mediat e huaja ka dy qëllime: së pari, të përshpejtojë zbatimin e fazës së dytë të marrëveshjes së armëpushimit në Gaza dhe së dyti, të mobilizojë burimet ndërkombëtare për rindërtimin e zonës.
“Do të jetë takimi i parë i Këshillit të Paqes dhe në të njëjtën kohë një konferencë ndërkombëtare për financimin e rindërtimit të Gazës”, tha një zyrtar amerikan.
Shtëpia e Bardhë po planifikon takimin e parë të liderëve të “Bordit të Paqes” të udhëhequr Trump, më 19 shkurt. Sipas mediave të huaja, planet për takimin fillimisht përfshijnë mbledhjen e fondeve për rindërtimin e Gazës , por ato janë në fazat e hershme dhe mund të ndryshojnë. “Do të jetë takimi i parë i […]
Shtëpia e Bardhë ka deklaruar të enjten se diplomacia është zgjedhja e parë e presidentit amerikan Donald Trump për përballjen me Iranin. Megjithatë, Trumpi paralajmëroi se Shtetet e Bashkuara kanë edhe opsionin ushtarak, nëse nuk arrihet një marrëveshje.
Bisedimet pritet të zhvillohen pavarësisht mosmarrëveshjeve mes dy palëve lidhur me agjendën, gjë që ka rritur dyshimet për arritjen e një marrëveshjeje. Trump ka kërcënuar më herët se SHBA-ja mund të ndërmarrë sulme ndaj Iranit nëse nuk arrihet një marrëveshje.
Shtetet e Bashkuara kanë deklaruar se duan që bisedimet të përfshijnë edhe programin raketor të Iranit dhe çështje të tjera, ndërsa Teherani këmbëngul që fokusi të jetë vetëm te programi bërthamor. Ende nuk është e qartë nëse kjo mosmarrëveshje është zgjidhur.
“Diplomacia është gjithmonë opsioni i parë i presidentit, qoftë ndaj aleatëve apo kundërshtarëve”, tha zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, duke folur për negociatat e ardhshme.
Ajo përsëriti qëndrimin e Trumpit se “zero kapacitete bërthamore” për Iranin është një kërkesë e panegociueshme.
“Presidenti dëshiron të shohë nëse mund të arrihet një marrëveshje”, tha Leavitt. “Por ndërkohë, i kujtojmë regjimit iranian se presidenti ka edhe shumë opsione të tjera, përveç diplomacisë, si komandant i forcës ushtarake më të fuqishme në historinë e botës”.
Shtëpia e Bardhë ka paralajmëruar Iranin se Trump ‘ka shumë opsione’ përveç diplomacisë. Sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë Karoline Leavitt, u shpreh se Trump ka qenë mjaft i qartë në kërkesat e tij ndaj Iranit, duke përfshirë zero aftësi bërthamore.
Mediat shkruajnë presidenti amerikan, Donald Trump po ndjek nga afër bisedimet mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit, të cilat pritet të zhvillohen të premten në Oman, për të parë nëse mund të arrihet një marrëveshje me Teheranin.
“Ai dëshiron të shohë nëse mund të arrihet një marrëveshje. Dhe ndërsa këto negociata po zhvillohen, unë do t’i kujtoja regjimit iranian se presidenti ka shumë opsione në dispozicion, përveç diplomacisë, si komandant i përgjithshëm i ushtrisë më të fuqishme në historinë e botës.” u tha Leavitt gazetarëve gjatë një konference në Uashington, DC.
Karoline Leavitt, sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë ka komentuar vrasjen e Alex Pretti dhe "skenën kaotike" në Minneapolis gjatë fundjavës.
"Askush në Shtëpinë e Bardhë, përfshirë presidentin Trump, nuk dëshiron të shohë njerëz të lëndohen ose të vriten në rrugët e Amerikës", tha ajo nga Shtëpia e Bardhë.
Ajo theksoi se kjo vlen për Pretti-n, Renee Good, gruan e vrarë në qytet nga një agjent i ICE më 7 janar, agjentët e zbatimit të ligjit dhe "shumë" viktima të dyshuara të krimeve të kryera nga kriminelë të huaj të paligjshëm.
Leavitt tha se FBI-ja, Departamenti i Sigurisë Kombëtare dhe zyrtarët kufitarë po hetojnë të shtënat, transmeton Telegrafi.
Leavitt vazhdoi të fajësojë "demokratët e zgjedhur", përfshirë guvernatorin e Minesotës, Tim Walz dhe kryetarin e bashkisë së Minneapolis, për incidentin, duke thënë: "Kjo tragjedi ndodhi si rezultat i një rezistence të qëllimshme dhe armiqësore nga udhëheqësit demokratë në Minesota".
Leavitt i akuzon ata se po pengojnë policinë lokale dhe shtetërore të bashkëpunojë me ICE-në dhe pretendon se ata i kanë inkurajuar "agjitatorët e krahut të majtë të ndjekin, regjistrojnë, përballen dhe pengojnë oficerët federalë që thjesht po përpiqen të kryejnë detyrat e tyre në mënyrë të ligjshme, gjë që ka krijuar situata të rrezikshme që kërcënojnë si këta oficerë, ashtu edhe opinionin e gjerë dhe banorët e Minesotës".
Ajo i nxit Walz dhe kryetarin e bashkisë, Jacob Frey, si dhe autoritetet lokale të bashkëpunojnë me agjentët federalë dhe agjendën e Donald Trump. /Telegrafi/
Shtëpia e Bardhë po përballet me presion në rritje për të nisur një hetim për vrasjen e dytë në Minneapolis nga agjentët federalë.
Këto thirrje nuk kufizohen vetëm tek Demokratët, pasi disa republikanë kanë filluar gjithashtu të bëjnë thirrje për një hetim për të shtënat fatale.
Senatorja Republikane e Alaskës, Lisa Murkowski, thotë se nevojitet një “hetim gjithëpërfshirës dhe i pavarur i të shtënave”, duke shtuar se kjo do të ndihmojë në “rindërtimin e besimit”.
“Agjentët e ICE nuk kanë liri veprimi në kryerjen e detyrave të tyre”, shton Murkowski.
Thirrje të ngjashme për një “hetim të plotë dhe të paanshëm” janë bërë nga Senatori Republikan i Karolinës së Veriut, Thom Tillis.
Ai thotë se vrasja e një qytetari amerikan nga agjentët e ICE “duhet të ngrejë pyetje brenda administratës në lidhje me përshtatshmërinë e trajnimit për zbatimin e ligjit për imigracionin dhe udhëzimet që u jepen oficerëve për kryerjen e misionit të tyre”.
Senatori për Pensilvani, Dave McCormick, i bën jehonë këtyre thirrjeve për një hetim të plotë. Megjithatë, ai thotë se mbështet ICE-në dhe “punën kritike që ata bëjnë”, duke shtuar se “retorika e papërgjegjshme dhe mungesa e bashkëpunimit nga politikanët e Minesotës po nxisin një situatë të rrezikshme”.
Ndërkohë, senatori i Nebraskës, Pete Ricketts, i përshkruan të shtënat si një “situatë të tmerrshme”, ndërsa bën thirrje për një “hetim transparent”./abcnews.al
TIRANË, 18 janar /ATSh/ Kryeministri Edi Rama ka marrë një ftesë zyrtare nga presidenti amerikan Donald Trump për t’iu bashkuar Bordit të Paqes, një plan i ideuar për zgjidhjen e konfliktit dhe rindërtimit të Gazës.
Shtëpia e Bardhë konfirmon për A2 CNN se nëse një vend do të bëhet anëtar i përhershëm duhet të kontribuojë me 1 miliard dollarë, në rast të kundërt mandatin do ta ketë trevjeçar.
“Nuk ekziston asnjë kërkesë për të kontribuar 1 miliard dollarë, apo ndonjë shumë fiinanciare për t’u bashkuar me BP. Dokumenti themeltar parashikon vetëm se, nëse një vend kontribuon 1 miliard dollarë, ai fiton statusin e anëtarit të përhershëm, në vend të anëtarësimit me afat trevjeçar”, iu përgjigj Shtëpia e Bardhë A2 CNN.
Gjithashtu, Shtëpia e Bardhë sqaron edhe nismën e presidentit Donald Trump, duke theksur se paratë do të shkojnë direkt për përmbushjen e përpjekjeve për rindërtimin e Gazës.
“Bordi i Paqes ka një mandat shumë ambicioz për rindërtimin e plotë të Gazës, dhe fondet e mbledhura do të përdoren drejtpërdrejt për realizimin e këtij qëllimi. Bordi i Paqes do të veprojë si një aktor udhëheqës në këtë fushë, duke garantuar që pothuajse çdo dollar i mbledhur të shpenzohet drejtpërdrejt për zbatimin e mandatit të tij. Nuk do të ketë paga të fryra apo barrë të rëndë administrative, siç ndodh me shumë organizata të tjera ndërkombëtare”, vijon përgjigjja e Shtëpisë së Bardhë.
Shtëpia e Bardhë konfirmon për A2 CNN se nëse një vend do të bëhet anëtar i përhershëm duhet të kontribuojë me 1 miliard dollarë, në rast të kundërt mandatin do ta ketë tre vjeçar.
“Nuk ekziston asnjë kërkesë për të kontribuar 1 miliard dollarë, apo ndonjë shumë financiare për t’u bashkuar me Bordin e Paqes (BOP)". Është kjo përgjigjja e Shtëpisë së Bardhë për gazetaren e A2 CNN Fjorela Beleshi, e cila kërkoi informacion në lidhje me ftesën për Shqipërinë.
Në reagimin e Shtëpisë së Bardhë thuhet se dokumenti themeltar parashikon vetëm se, nëse një vend kontribuon 1 miliard dollarë, ai fiton statusin e anëtarit të përhershëm, në vend të anëtarësimit me afat trevjeçar.
" BOP ka një mandat shumë ambicioz për rindërtimin e plotë të Gazës, dhe fondet e mbledhura nga BOP do të përdoren drejtpërdrejt për realizimin e këtij qëllimi.
BOP do të veprojë si një aktor udhëheqës në këtë fushë, duke garantuar që pothuajse çdo dollar i mbledhur të shpenzohet drejtpërdrejt për zbatimin e mandatit të tij. Nuk do të ketë paga të fryra apo barrë të rëndë administrative, siç ndodh me shumë organizata të tjera ndërkombëtare”, sqaron Shtëpia e Bardhë.
Përgjigjja e plotë e zyrtarit amerikan:
— Nuk ekziston asnjë kërkesë për të kontribuar 1 miliard dollarë — apo ndonjë shumë financiare — për t’u bashkuar me BOP. Dokumenti themeltar (charter) parashikon vetëm se, nëse një vend kontribuon 1 miliard dollarë, ai fiton statusin e anëtarit të përhershëm, në vend të anëtarësimit me afat trevjeçar.
— BOP ka një mandat shumë ambicioz për rindërtimin e plotë të Gazës, dhe fondet e mbledhura nga BOP do të përdoren drejtpërdrejt për realizimin e këtij qëllimi.
— BOP do të veprojë si një aktor udhëheqës në këtë fushë, duke garantuar që pothuajse çdo dollar i mbledhur të shpenzohet drejtpërdrejt për zbatimin e mandatit të tij. Nuk do të ketë paga të fryra apo barrë të rëndë administrative, siç ndodh me shumë organizata të tjera ndërkombëtare. /A2CNN/
Shtëpia e Bardhë ka deklaruar se Irani ka pezulluar 800 ekzekutime të protestuesve që ishin planifikuar të zhvilloheshin dje.
Midis tyre është edhe 26-vjeçari Erfan Soltani, i cili u dënua për pjesëmarrjen e tij në protesta dhe se u njoftua se do të ekzekutohej, vendim që më vonë u anulua.
Donald Trump ka paralajmëruar vazhdimisht Teheranin për “pasoja serioze” nëse vazhdon shtypja e protestave.
Shtëpia e Bardhë gjithashtu konfirmoi se presidenti amerikan pati një telefonatë me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu, i cili, siç raporton New York Times, i kërkoi atij të mos ndërhynte ushtarakisht në Iran.
Administrata e Presidentit amerikan Donald Trump ka bërë të ditur se dërgimi i trupave evropiane në Groenlandë nuk ndikon në ambicien e SHBA-së për të blerë territorin danez. Sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, u tha gazetarëve se prania ushtarake e aleatëve në ishull nuk ka asnjë ndikim në vendimmarrjen e presidentit. […]
Në lidhje direkte për ABC e Mëngjesit, Shaban Kilaj, ish-pjesëtar i NATO-s, ka rrëfyer një histori sa të pazakontë, aq edhe tronditëse. Prej pesë vitesh, ai ka ndërtuar në Kosovë një ambient që të lë pa fjalë: një “Zyrë Ovale” private, me kolltuqe elegante, flamuj amerikanë dhe stemë presidenciale, që krijon iluzionin e një hapësire zyrtare shtetërore amerikane.
Kilaj tregon se ka jetuar për disa kohë në SHBA për shkak të angazhimit me NATO-n dhe se kjo ishte mënyra e tij për t’i shlyer një “borxh moral Amerikës”. Ideja lindi prej tij, ndërsa realizimi u bë në konsultim me bashkëshorten. Ambienti përdoret për pritje dhe ka mahnitur çdo mysafir që ka hyrë në shtëpinë e tij.
Por jeta e Shaban Kilajt nuk është vetëm simbolikë dhe dekor. Ai rrëfen dramën e helmimit që e çoi pranë vdekjes, humbjen e 53 kilogramëve dhe shfaqjen e tre tumoreve agresive. Shpresën për jetë ia kthyen miqtë e NATO-s, që i gjetën një medikament shpëtimtar.
“Kam vizë amerikane, por nga Kosova nuk largohem kurrë,” thotë ai
Shtëpia e Bardhë ka hapur një debat të ri ndërkombëtar me një postim në rrjetet sociale, i cili shihet si nxitje ndaj Groenlandës për të orientuar të ardhmen e saj drejt Shteteve të Bashkuara. Postimi vjen pasi presidenti Donald Trump ka rikthyer deklaratat se ishulli me status autonom brenda Mbretërisë së Danimarkës mund të përfundojë […]
Donald Trump ka sulmuar ashpër Evropën, pasi postoi një imazh të tij duke parë nga dritarja e Shtëpisë së Bardhë një hartë të Grenlandës.
Faqja zyrtare e Shtëpisë së Bardhë hyri në Instagram të hënën në mbrëmje për të ngarkuar një imazh të redaktuar, të asaj që fillimisht ishte presidenti i SHBA-së duke parë vendin e ndërtimit të sallës së tij të ardhshme të vallëzimit.
Megjithatë, imazhi i rishikuar zëvendësoi punimet e ndërtimit me një hartë të Grenlandës së bashku me mbishkrimin "duke monitoruar situatën", vetëm disa orë pasi Trump këmbënguli se SHBA-të do të merrnin kontrollin e territorit "në një mënyrë ose në një tjetër", transmeton Telegrafi.
Kjo vjen pasi Trump konfirmoi se dëshiron të bëjë një marrëveshje me Grenlandën, pasi do të jetë "më e lehtë" sesa marrja e kontrollit të territorit të Arktikut përmes mjeteve ushtarake - duke paralajmëruar se nëse SHBA-të nuk bëjnë një lëvizje, Rusia ose Kina do ta bëjnë.
Më pas ai e dyfishoi kërkesën e tij për kontroll, duke pretenduar se marrja e kontrollit do të ndodhte, edhe nëse kjo do të tendosë marrëdhëniet me NATO-n dhe do të shqetësojë aleancën ushtarake.
"Nëse ndikon në NATO, atëherë ndikon në NATO", u tha Trump gazetarëve në bordin e Air Force One të hënën.
“Por, e dini, ata kanë nevojë për ne shumë më tepër sesa ne kemi nevojë për ta, do t'jua them këtë tani”, shtoi ai.
Presidenti tha se 'Grenlanda nuk dëshiron ta shohë Rusinë ose Kinën të marrë kontrollin', duke shtuar se territori do të përfitonte nga lidhje më të ngushta me SHBA-në, veçanërisht kur bëhet fjalë për mbrojtjen.
Udhëheqësja e opozitës venezuelase dhe fituesja e Çmimit Nobel për Paqen, María Corina Machado, do të takohet me presidentin amerikan Donald Trump të enjten, ka konfirmuar Shtëpia e Bardhë.
Vizita vjen vetëm disa javë pasi presidenti venezuelas Nicolás Maduro u kap në Karakas nga forcat amerikane.
Por Trump refuzoi të mbështeste Machadon, lëvizja e të cilës pretendoi fitoren në zgjedhjet e kontestuara gjerësisht të vitit 2024, si udhëheqësen e saj të re.
Në vend të kësaj, SHBA-të mbështetën Delcy Rodríguez, ish-nënkryetaren e Maduros, transmeton Telegrafi.
Machado tha javën e kaluar se shpresonte ta falënderonte personalisht Trumpin për veprimin kundër Maduros, dhe do të donte t'ia jepte Çmimin Nobel atij.
Trump e quajti atë "një nder të madh", por Komiteti i Nobelit më vonë sqaroi se nuk ishte i transferueshëm.
Më parë, Trump kishte shprehur pakënaqësi për vendimin e Machados për të pranuar Çmimin Nobel për Paqen, një nder që presidenti e ka lakmuar prej kohësh.
I pyetur të premten nëse marrja e çmimit të Machados mund të ndryshojë pikëpamjen e tij për rolin e saj në Venezuelë, presidenti tha: "Ajo mund të jetë e përfshirë në ndonjë aspekt të saj".
"Do të duhet të flas me të. Mendoj se është shumë mirë që ajo dëshiron të vijë. Dhe kjo është arsyeja që unë e kuptoj", tha ai.
Më parë këtë muaj, pas rrëzimit të Maduros, Trump kishte thënë se Machado "nuk ka mbështetjen brenda, ose respektin brenda, vendit".
"Ajo është një grua shumë e mirë, por nuk ka respekt," tha ai.
SHBA-të deri më tani e kanë mbështetur Delcy Rodríguez si presidente të përkohshme të Venezuelës.
Trump e përshkruan Rodríguez si një "aleate" dhe ajo nuk është akuzuar nga zyrtarët amerikanë për ndonjë krim.
"Delcy Rodríguez dhe ekipi i saj kanë qenë shumë bashkëpunues me Shtetet e Bashkuara," tha të hënën Sekretarja e Shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt.
Por Machado ka pohuar se koalicioni i saj duhet "absolutisht" të jetë në krye të vendit.
Machado ka thënë se askush nuk i besonte Rodríguez, duke i thënë CBS se udhëheqësja e përkohshme ishte "një nga arkitektët kryesorë të represionit për njerëzit e pafajshëm" në vendin e Amerikës së Jugut.
"Të gjithë në Venezuelë dhe jashtë saj e dinë në mënyrë të përsosur se kush është ajo dhe çfarë roli ka luajtur", tha Machado. /Telegrafi/
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka thënë se do të takohet me homologun e tij kolumbian Gustavo Petro në Shtëpinë e Bardhë në "të ardhmen e afërt", vetëm disa ditë pasi tha se një operacion që synon Kolumbinë "tingëllon mirë".
SHBA-të arrestuan presidentin e Venezuelës fqinje, Nicolás Maduro, në një bastisje në Karakas të shtunën në mbrëmje, transmeton Telegrafi.
Ministri i Brendshëm i Venezuelës, Diosdado Cabello, tha të mërkurën se numri i të vdekurve në bastisje ishte dukshëm më i lartë se sa u raportua fillimisht, me më shumë se 100 të vrarë.
Media lokale kishte raportuar më parë se 23 ushtarë venezuelas dhe 32 kubanë vdiqën kur forcat amerikane sulmuan kompleksin e Maduros.
Gjatë një telefonate me Trump, Petro shpjegoi "situatën e drogës dhe mosmarrëveshjeve të tjera", tha presidenti i SHBA-së, duke shtuar se e vlerësonte "tonin" e presidentit kolumbian.
Më herët këtë javë, Trump i kishte lëshuar një paralajmërim Petros, duke i thënë të "kishte kujdes".
Kolumbia është një qendër kyçe për tregtinë e drogës në rajon - veçanërisht kokainën - si dhe ka rezerva të konsiderueshme nafte. Është gjithashtu një prodhues i madh i arit, argjendit, smeraldeve, platinit dhe qymyrit.
SHBA-të kanë thënë se do të kontrollojnë shitjet e naftës venezuelase "për një kohë të pacaktuar", ndërsa përgatiten të heqin kufizimet për naftën bruto të vendit në tregjet globale, sipas Shtëpisë së Bardhë.
Duke folur në bordin e Air Force One pas operacionit në Venezuelë, Trump e përshkroi Petron si një "njeri të sëmurë që i pëlqen të bëjë kokainë dhe ta shesë atë në Shtetet e Bashkuara".
Trump shtoi: "Ai nuk do ta bëjë këtë për shumë gjatë".
Në përgjigje, Petro paralajmëroi se Kolumbia do të "merrte armët" nëse SHBA-të do të nisnin ndonjë veprim ushtarak kundër vendit të tij.
"Nëse arrestoni një president që shumë nga populli im e duan dhe e respektojnë, do të lironi jaguarin e popullit", shkroi Petro në X.
Por duke shkruar në platformën e tij Truth Social të mërkurën vonë, Trump e përshkroi bisedën e tij me Petron si një "nder të madh" dhe tha se Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio, dhe homologu i tij kolumbian do të bënin rregullime që Petro të udhëtonte në Uashington.
SHBA-të vendosën sanksione ndaj Petros në tetor, duke thënë se ai po dështonte të frenonte trafikun e drogës dhe po lejonte kartelet të "lulëzonin".
Në atë kohë, Sekretari i Thesarit të SHBA-së, Scott Bessent, tha se që kur Petro erdhi në pushtet në vitin 2022, prodhimi i kokainës në Kolumbi kishte "shpërthyer në shkallën më të lartë në dekada, duke përmbytur Shtetet e Bashkuara dhe duke helmuar amerikanët".
Petro u përgjigj se kishte luftuar trafikimin e drogës "për dekada" dhe se administrata e tij kishte ndaluar rritjen e të korrave të kokës.
Ashtu si Venezuela, Kolumbia është shtëpia e rezervave të konsiderueshme të naftës.
Ndërkohë, presidentja e përkohshme e Venezuelës, Delcy Rodríguez, tha se veprimi i SHBA-së për të rrëzuar Maduron ishte një "njollë në marrëdhëniet tona siç nuk kishte ndodhur kurrë në historinë tonë".
"Venezuela është e hapur për marrëdhënie energjetike ku përfitojnë të gjitha palët", shtoi ajo. /Telegrafi/
Shtetet e Bashkuara kanë “ndikim maksimal” mbi autoritetet e përkohshme të Venezuelës pas kapjes së Nicolas Maduros dhe do të diktojnë vendimet që ata marrin, tha Shtëpia e Bardhë të mërkurën.
Ndërkohë, presidenti Donald Trump do të takohet me drejtuesit e naftës amerikane të premten për të diskutuar planet për sektorin e naftës së Venezuelës, tha Sekretarja e Shtypit, Karoline Leavitt, disa ditë pas bastisjes që rrëzoi Maduron.
“Ne padyshim kemi ndikim maksimal mbi autoritetet e përkohshme në Venezuelë tani”, ka thënë Leavitt në një konferencë për shtyp, shkruajnë mediat e huaja.
“Ne po vazhdojmë të jemi në koordinim të ngushtë me autoritetet e përkohshme dhe vendimet e tyre do të vazhdojnë të diktohen nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës”.
Trump ka thënë vazhdimisht se Shtetet e Bashkuara do të “drejtojnë” Venezuelën pas kapjes së Maduros, pavarësisht se nuk kanë forca në terren atje.
Në realitet, Uashingtoni duket se mbështetet në një bllokadë detare të eksporteve të naftës venezueliane dhe kërcënimin e forcës së mëtejshme të mundshme, për të siguruar bashkëpunimin e presidentes së përkohshme Delcy Rodriguez.
Plani i SHBA-së deri më tani përfshin atë që Trump tha të martën se ishte një marrëveshje e pa konfirmuar nga Karakasi, që Venezuela t’i dorëzojë Shteteve të Bashkuara midis 30 dhe 50 milionë fuçi naftë.
Ai ka thënë gjithashtu se kompanitë amerikane të naftës do të investojnë në objektet që po shkatërrohen në Venezuelë, megjithëse asnjë kompani nuk ka bërë ende premtime të tilla.
“Takimi është të premten dhe është vetëm një takim për të diskutuar, padyshim, mundësinë e madhe që është para këtyre kompanive të naftës tani”, u tha Leavitt gazetarëve.
E Sekretari i Energjisë i SHBA-së, Chris Wright, tha më parë se Uashingtoni do të kontrollojë shitjet e naftës venezueliane “për një kohë të pacaktuar”.
Shtetet e Bashkuara po zbatojnë atë që e quajnë bllokadë ndaj Venezuelës për të ndaluar çdo eksport të paautorizuar të naftës, duke sekuestruar një anije cisternë nafte në Atlantikun e Veriut të mërkurën pasi e ndoqën atë nga brigjet e Venezuelës. Leavitt këmbënguli që anija-cisternë, e cila kishte pretenduar se lundronte me flamur rus, ishte “konsideruar pa shtetësi pasi kishte ngritur një flamur të rremë”.
“Kjo ishte një anije e flotës në hije të Venezuelës që ka transportuar naftë të sanksionuar”, tha ajo, duke shtuar se ekuipazhi do të “i nënshtrohej ndjekjes penale”.
Shtetet e Bashkuara kanë "ndikim maksimal" mbi autoritetet e përkohshme të Venezuelës pas kapjes së Nicolas Maduros dhe do të diktojnë vendimet që ata marrin, tha Shtëpia e Bardhë të mërkurën.
Ndërkohë, presidenti Donald Trump do të takohet me drejtuesit e naftës amerikane të premten për të diskutuar planet për sektorin e naftës së Venezuelës, tha Sekretarja e Shtypit, Karoline Leavitt, disa ditë pas bastisjes që rrëzoi Maduron.
"Ne padyshim kemi ndikim maksimal mbi autoritetet e përkohshme në Venezuelë tani", ka thënë Leavitt në një konferencë për shtyp, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.
"Ne po vazhdojmë të jemi në koordinim të ngushtë me autoritetet e përkohshme dhe vendimet e tyre do të vazhdojnë të diktohen nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës".
Trump ka thënë vazhdimisht se Shtetet e Bashkuara do të "drejtojnë" Venezuelën pas kapjes së Maduros, pavarësisht se nuk kanë forca në terren atje.
Në realitet, Uashingtoni duket se mbështetet në një bllokadë detare të eksporteve të naftës venezueliane dhe kërcënimin e forcës së mëtejshme të mundshme, për të siguruar bashkëpunimin e presidentes së përkohshme Delcy Rodriguez.
Plani i SHBA-së deri më tani përfshin atë që Trump tha të martën se ishte një marrëveshje – e pa konfirmuar nga Karakasi – që Venezuela t’i dorëzojë Shteteve të Bashkuara midis 30 dhe 50 milionë fuçi naftë.
Ai ka thënë gjithashtu se kompanitë amerikane të naftës do të investojnë në objektet që po shkatërrohen në Venezuelë, megjithëse asnjë kompani nuk ka bërë ende premtime të tilla.
“Takimi është të premten dhe është vetëm një takim për të diskutuar, padyshim, mundësinë e madhe që është para këtyre kompanive të naftës tani”, u tha Leavitt gazetarëve.
E Sekretari i Energjisë i SHBA-së, Chris Wright, tha më parë se Uashingtoni do të kontrollojë shitjet e naftës venezueliane “për një kohë të pacaktuar”.
Shtetet e Bashkuara po zbatojnë atë që e quajnë bllokadë ndaj Venezuelës për të ndaluar çdo eksport të paautorizuar të naftës, duke sekuestruar një anije cisternë nafte në Atlantikun e Veriut të mërkurën pasi e ndoqën atë nga brigjet e Venezuelës.
Leavitt këmbënguli që anija-cisternë, e cila kishte pretenduar se lundronte me flamur rus, ishte “konsideruar pa shtetësi pasi kishte ngritur një flamur të rremë”.
“Kjo ishte një anije e flotës në hije të Venezuelës që ka transportuar naftë të sanksionuar”, tha ajo, duke shtuar se ekuipazhi do të “i nënshtrohej ndjekjes penale”. /Telegrafi/
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka diskutuar "një sërë opsionesh" për të blerë Grenlandën, përfshirë përdorimin e ushtrisë, tha Shtëpia e Bardhë.
Në një deklaratë, Shtëpia e Bardhë i tha BBC-së të martën se blerja e Grenlandës ishte një "prioritet i sigurisë kombëtare", transmeton Telegrafi.
Kjo vjen pasi Trump përsëriti gjatë fundjavës se SHBA-të "kishin nevojë" për Grenlandën - një rajon gjysmë-autonom i Danimarkës, anëtares tjetër të NATO-s - për arsye sigurie.
Aleatët evropianë po mblidhen në mbështetje të Danimarkës pas këmbënguljes së ripërtërirë nga SHBA-të se ajo duhet të ketë kontroll mbi Grenlandën.
Kryeministrja daneze, Mette Frederiksen, paralajmëroi të hënën se çdo sulm nga SHBA-të do të shënonte fundin e NATO-s.
Shtëpia e Bardhë tha të martën: "Presidenti dhe ekipi i tij po diskutojnë një sërë opsionesh për të ndjekur këtë qëllim të rëndësishëm të politikës së jashtme dhe sigurisht, përdorimi i ushtrisë amerikane është gjithmonë një opsion në dispozicion të Komandantit të Përgjithshëm".
NATO është një grup ushtarak transatlantik ku aleatët pritet të ndihmojnë njëri-tjetrin në rast sulmesh të jashtme.
Të martën, gjashtë aleatë evropianë mbështetën Danimarkën në një deklaratë të përbashkët.
"Grenlanda i përket popullit të saj dhe vetëm Danimarka dhe Grenlanda mund të vendosin për çështjet që kanë të bëjnë me marrëdhëniet e tyre", thanë udhëheqësit e Mbretërisë së Bashkuar, Francës, Gjermanisë, Italisë, Polonisë, Spanjës dhe Danimarkës.
Duke theksuar se ishin po aq të përkushtuar sa SHBA-të për sigurinë në Arktik, nënshkruesit evropianë të deklaratës së përbashkët thanë se kjo duhet të arrihet nga aleatët e NATO-s, përfshirë SHBA-në "kolektivisht" - duke "mbrojtur parimet e Kartës së OKB-së, duke përfshirë sovranitetin, integritetin territorial dhe paprekshmërinë e kufijve". /Telegrafi/
Një ndihmës i lartë i Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, tha se asnjë vend nuk do të sfidonte ushtarakisht SHBA-në për të ardhmen e Grenlandës, një territor vetëqeverisës brenda Mbretërisë së Danimarkës.
Stephen Miller, zëvendës shefi i stafit të Shtëpisë së Bardhë, i bëri këto komente gjatë një interviste me CNN, ku hodhi poshtë idenë se interesi i SHBA-së në Grenlandë do të çonte në konflikt të armatosur.
Kur u pyet drejtpërdrejt nëse veprimi ushtarak kundër Grenlandës ishte jashtë diskutimit, Miller e riformuloi çështjen, duke argumentuar se pyetja nuk kishte të bënte me përballjen me vetë Grenlandën.
“Nuk do të ishte veprim ushtarak kundër Grenlandës. Grenlanda ka një popullsi prej 30.000 banorësh. Pyetja e vërtetë është se me çfarë të drejte Danimarka pohon kontrollin mbi Groenlandën? Cila është baza e pretendimit të tyre territorial? Cila është baza e tyre për ta pasur Grenlandën si koloni të Danimarkës?” tha ai.
Groenlanda është një territor autonom brenda Mbretërisë së Danimarkës, një aleat i SHBA-së në NATO. Miller e vuri në dyshim atë marrëveshje duke theksuar vlerën strategjike të Groenlandës për interesat e sigurisë së SHBA-së dhe NATO-s në Arktik.
“SHBA-të janë fuqia e NATO-s. Që SHBA-të të sigurojnë rajonin e Arktikut, të mbrojnë dhe të mbrojnë NATO-n dhe interesat e NATO-s, padyshim që Grenlanda duhet të jetë pjesë e SHBA-së, dhe kështu kjo është një bisedë që do ta zhvillojmë si vend”, tha ai.
I pyetur përsëri nëse mund të përjashtonte përdorimin e forcës ushtarake amerikane për të pushtuar Grenlandën, Miller nuk pranoi ta formulonte çështjen në terma ushtarakë, duke pohuar se konflikti i armatosur ishte jorealist.
“SHBA-të duhet ta kenë Grenlandën si pjesë të SHBA-së. Nuk ka nevojë as të mendohet ose të flitet për këtë në kontekstin që po kërkoni, për një operacion ushtarak. Askush nuk do të luftojë ushtarakisht SHBA-në për të ardhmen e Grenlandës”, tha ai.
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka shprehur vazhdimisht dëshirën e tij për të marrë kontrollin e Grenlandës dhe nuk e ka përjashtuar ta bëjë këtë me forcë ushtarake. /os/
Shtëpia e Bardhë ka ritheksuar se Groenlanda do të mbrohej më mirë nga Amerika, ndërsa udhëheqësit evropianë shprehën mbështetje të hapur për Danimarkën dhe territorin autonom danez. ”Presidenti Trump beson se Groenlanda është një vendndodhje strategjikisht e rëndësishme për sigurinë kombëtare. Ai është i bindur se banorët e Groenlandës do të shërbeheshin më mirë nëse do të mbroheshin nga…