Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Tregjet qetësohen pas zmbrapsjes së Trump mbi Groenlandën

Tregjet globale u ngritën lehtë të enjten, dollari qëndroi në vend dhe çmimi i arit u ul pas deklaratës së Presidentit amerikan Donald Trump, i cili hodhi poshtë idenë e marrjes me forcë të Groenlandës dhe hoqi kërcënimet e tarifave ndaj tetë vendeve europiane.

Reagimi pozitiv ndaj ndryshimit të qëndrimit të Trumpit çoi në rritje mbi 1% të indeksit pan-europian STOXX,  gjatë hapjes së tregjeve, pas një dite të mërkurë që kishte shënuar performancën më të mirë të Wall Street-it, në dy muaj.

“Unë nuk kam nevojë të përdor forcën, nuk dua ta përdor dhe nuk do ta përdor,” tha Trump në Davos, duke iu referuar një sulmi për të siguruar Groenlandën. Më pas, në platformën e tij Truth Social, ai shtoi se SHBA dhe NATO kishin një kuadër për një marrëveshje për Groenlandën dhe se nuk do të vendosë nga 1 shkurt tarifat 10% mbi importet nga tetë aleatët europianë.

Dollari pati një rritje fillestare pas këtyre deklaratave, por po binte sërish në Europë. Euroja u afrua sërish pranë 1.17 dollarëve, krona daneze qëndroi e qëndrueshme ndaj dollarit dhe euros, ndërsa ari u largua nga rekordi i tij prej 4.829 dollarë për onz.

Michael Metcalfe i State Street komentoi: “Mësimi i vitit të kaluar ishte se tregjet janë të afta të kapërcejnë këtë lloj paqëndrueshmërie të nxitur nga lajmet gjeopolitike,” duke shtuar se normat e interesit dhe fundamentet ekonomike amerikane duhet të kthehen në qendër të vëmendjes. Indeksi i frikës VIX ra ndjeshëm, ndërsa Bonot amerikane 10-vjeçare, të cilat ishin shitur duke rritur rendimentin në nivelin më të lartë që nga gushti, panë një kthim në kërkesë.

Rendimentet 10-vjeçare të Gjermanisë filluan pa ndryshime në 2.87%, ndërsa rendimentet 30-vjeçare të Japonisë, që kishin rritur shqetësime për financat e vendit dhe zgjedhjet e shpejta muajin tjetër, u ulën në 3.67%. Bonot ukrainase gjithashtu u rikuperuan fuqishëm pas deklaratave të dërguarit amerikan Steve Witkoff se kishte “shumë përparim” në bisedimet për paqen përpara takimit midis Trump dhe presidentit ukrainas Volodymyr Zelenskiy në Davos.

The post Tregjet qetësohen pas zmbrapsjes së Trump mbi Groenlandën appeared first on Gazeta Si.

Ngjyrat që do të dominojnë në shtëpi në 2026

Epoka e dizajnit të brendshëm me atë bezhën e trishë, ka mbaruar zyrtarisht. Në vitin 2026, do të përqafojmë një kaleidoskop ngjyrash tërheqëse, në shtëpi dhe jo vetëm. Një numër gjithnjë e më i madh njerëzish po zgjedhin kombinime shumëngjyrëshedhe shijojnë ngjyrat neon sa herë që mundet.

Nëse dëshironi të shtoni ngjyra në shtëpinë tuaj këtë vit, qoftë duke shtuar një qilim ose llambë të re, apo duke pikturuar guximshëm një mur të tërë, lexoni më poshtë për një përmbledhje të ngjyrave që dizajnerët e hapësirave të brendshme parashikojnë se do të jenë kudo muajt e ardhshëm.

David Flack i Flack Studio në Melbourne, pret të shohë më shumë ngjyra të bazuara në të kuqe të thellë dhe kafe toke këtë vit. “Ngjyrat e ngrohta dhe të baltosura ndihen si një përqafim i ngrohtë, mund të zënë një hapësirë më të madhe dhe krijojnë lidhje me ngjyrat përreth shtëpisë,” thotë ai. Mund të jetë një ton i thellë i tokës së kuqe, ose një kafe e errët e pasur. Flack ndjen se këto ngjyra më të errëta “thellojnë hapësirat” dhe “shtojnë peshë vizuale.”

Më natyrale dhe më tërheqëse se jeshilja trazovaçe e pistakios nuk gjen. Pistachio-chartreuse është një nga ngjyrat që Marie Trohman dhe Ashley Drost nga Proem Studio në Los Angeles, janë të entuziazmuara këtë vit. Kjo nuancë është e gjallë dhe argëtuese, dhe “tërheq syrin shumë shpejt,” thotë Trohman. Përdorimi i ngjyrave mund të duket frikësues, por mund ta integroni hapësirën tuaj me detaje të vogla që tërheqin vëmendjen, si një qilim ose jastëkë.

Bluja e zbutur e qiellit është një opsion qetësues që Trohman po përdor në renovimin e shtëpisë së saj. “Kjo ngjyrë është interesante sepse është e butë. Shkon me çdo neutral që njerëzit kanë përdorur gjatë katër viteve të fundit, ku bezha ishte mbizotëruese, dhe është shumë fleksibël. Për më tepër, shkon shumë mirë me tonet e drurit.”

Dizajnerja e brendshme nga Austin, Annie Downing, pajtohet se ngjyrat e tokës janë në trend. Një nuancë e veçantë që ajo pëlqen? Okra e verdhë-portokalli. “Shton një ndjesi të ngrohtë, të jetuar në një dhomë dhe shkon bukur me antikuarët dhe elementë modernë,” thotë Downing.

Dizajnerë të shumtë thanë se e kuqja dhe burgundia janë ngjyrat e tyre të preferuara, të cilat pritet të shfaqen në shumë brendësi këtë vit. Downing është adhurues i të kuqes të vërtetë dhe të ndezur: “Mendoj se këtë vit do të shohim më shumë guxim me ngjyrat: më pak zgjedhje të sigurta, më shumë personalitet.”

Ngjyra limoni-vanilje është një mënyrë për të përdorur të bardhën më butë dhe për të nxjerrë në pah ngjyrat më të forta dhe të errëta në kombinim. Flack thotë se i pëlqen një nuancë e verdhë e lehtë, e frymëzuar nga vitet 1950, për një efekt të befasishëm: “Më pëlqen një neutral me një nuancë të çuditshme të ngjyrës përmes tij, si rozë, e bardhë, limoni i bardhë, ose madje një e bardhë e baltosur.”

The post Ngjyrat që do të dominojnë në shtëpi në 2026 appeared first on Gazeta Si.

Mësymja e Tatimeve tek agjencitë imobiliare, Shoqata: Po na demonizojnë!

Nga Gazeta ‘SI’- Shoqata e Ndërmjetësve të Pasurive të Paluajtshme, NAREA, ka reaguar me shqetësim pas kontrolleve të fundit tatimore në agjencitë imobiliare. Në një njoftim për mediat, NAREA shprehet se po “demonizohet” një sektor me mijëra të punësuar, ndërsa po qarkullojnë informacione të pavërteta.

“Profesionistë, të cilët si rrjedhojë e kërkimit të lajmit të bujshëm artificial dhe të klikimeve me çdo kusht, sot vuajnë pasojat e kësaj fushate denigruese. Kjo ndikon negativisht në perceptimin e publikut mbi rolin dhe detyrat e agjentit, cënon imazhin e tij dhe frymën e bashkëpunimit,” tha drejtori i NAREA-s, Reinaldo Pipiria.

Ai thekson gjithashtu se tregu ka pësuar deformime nga hyrja e agjentëve informale dhe konkurrenca e padrejtë, për shkak të moszbatimit të ligjit për ndërmjetësimin imobiliar, duke kërkuar më shumë komunikim nga institucionet mbi planin e kontrolleve.

Administrata Tatimore ka nisur prej një jave kontrolle intensive në agjencitë imobiliare dhe sektorin e ndërtimit, duke raportuar disa abuzime. Në vetëm 9 agjenci të inspektuara janë evidentuar punonjës të padeklaruar, paga jo reale dhe raste evazioni fiskal.

The post Mësymja e Tatimeve tek agjencitë imobiliare, Shoqata: Po na demonizojnë! appeared first on Gazeta Si.

Anijet italiane në Shqipëri trazojnë ujërat e Turqisë

Nga Gazeta ‘SI’ – Një marrëveshje e re e Shqipërisë me Italinë për anijet ushtarake, ka trazuar ujërat e Turqisë.

Italianët, vitin e shkuar fituan të drejtën të rikonstruktojnë, modernizojnë dhe mirëmbajnë kantierin e Pashalimanit, aty ku forcat turke janë prezente që prej 1998-s.

Opozita turke, i ka kërkuar parlamentit atje të japin llogari për lëvizjet e Shqipërisë dhe nëse Turqia do të largohet nga baza detare që përdor për operacione.

Ministri turk i Mbrojtjes, Yaşar Güler, i është përgjigjur opozitës, se Shqipëria nuk ka bërë asnjë kërkesë zyrtare për të ndërprerë praninë e Turqisë në Pashaliman dhe se Ankaraja nuk ka ndërmarrë asnjë plan për të tërhequr personelin e saj.

“Aludimet në këtë drejtim janë krejtësisht të pabazuara,” tha ministri, duke iu përgjigjur spekulimeve se prania turke mund të rrezikohet pas një marrëveshjeje të fundit midis Shqipërisë dhe Italisë për modernizimin dhe zhvillimin e portit.”

Zyrtarët turq theksuan se aktivitetet e modernizimit në bazë, të nisura në vitin 1998, vazhdojnë dhe se personeli i Komandës së Forcave Detare turke vazhdon të shërbejë atje, duke ofruar këshillim dhe trajnim për Marinën Shqiptare. Ministria e përshkroi misionin si një shtyllë kryesore të partneritetit të mbrojtjes midis dy vendeve.

Mediat turke shkruajnë se përgjigja e qeverisë tenton të minimizojë rëndësinë e marrëveshjeve të fundit të sigurisë midis Shqipërisë dhe Italisë, duke argumentuar se ky bashkëpunim lind nga afërsia gjeografike dhe nga obligimet e përbashkëta nën NATO. Ministria theksoi se këto iniciativa janë “të pavarura në natyrë” nga roli i Turqisë në Pashaliman dhe nuk e dobësojnë pozicionin e Ankarasë.

Sipas marrëveshjeve dypalëshe ekzistuese, Marina turke ka të drejtën të përdorë objektin për operacionet e veta në Detin Jon dhe Adriatik. Turqia vazhdon të sigurojë mbështetje financiare dhe logjistike thelbësore për trajnimin e personelit dhe ristrukturimin e Forcave të Armatosura Shqiptare në përputhje me standardet e NATO-s.

Për të forcuar praninë e saj në Shqipëri, Turqia njoftoi në dhjetor 2025 se do të dhurojë një Airbus A319-115J, avion qeveritar i konfigurimit shtetëror me vlerë 11.9 milion dollarë, Forcave të Armatosura Shqiptare sipas një marrëveshjeje dypalëshe. Marrëveshja mban nënshkrimin e Ministrit të Mbrojtjes Shqiptare, Pirro Vengu, dhe është e datës 22 tetor 2025.

Sipas një marrëveshjeje të fundvitit 2025, gjiganti italian i ndërtimit të anijeve, Fincantieri, hyri në një bashkëpunim me kompaninë shtetërore shqiptare KAYO. Qëllimi është të rivitalizohet kantieri i Pashalimanit në një qendër moderne prodhimi, e aftë të ndërtojë dhe mirëmbajë anije lundruese deri në 80 metra për Marinën Shqiptare dhe tregun ndërkombëtar.

Pritet që marrëveshja të gjenerojë të ardhura vjetore prej 400 milion eurosh deri në vitin 2031, me fokus të menjëhershëm ndërtimin e shtatë anijeve patrullimi të reja për Shqipërinë.

Takimi i qeverisë shqiptare dhe asaj italiane në Pashaliman

The post Anijet italiane në Shqipëri trazojnë ujërat e Turqisë appeared first on Gazeta Si.

Rama darkon me Ivanka Trump në Vlorë

TIRANË, 21 janar/ATSH/ Kryeministri Edi Rama mbërriti mbrëmjen e sotme në Vlorë, ku darkoi me Ivanka Trump, vajzën e presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump dhe një grup arkitektësh ndërkombëtarë.

Sipas medieve, në fokus të bisedimeve besohet se janë projekte dhe ide të reja zhvillimi, të lidhura me investime strategjike dhe vizionin urbanistik në zonën e Vlorës.

Ivanka Trump dhe Jared Kushner kanë shfaqur interes më herët për projekte zhvillimore në qytet dhe zonat përreth, me theks të veçantë në Zvërnec dhe Ishullin e Sazanit, të konsideruara si zona me potencial të lartë strategjik dhe turistik.

Pas darkës, Rama dhe Ivanka Trump kanë qëndruar për disa momente jashtë ambienteve ku u zhvillua takimi, duke shkëmbyer bisedë të shkurtër, ndërsa gjithçka është shoqëruar nga masa të rrepta sigurie.

Më pas, mediet bëjnë të ditur se Ivanka Trump është larguar me automjet, së bashku me Kryeministrin Rama, në drejtim të Orikumit.

Sipas Euronews, dhëndri i presidentit Trump, Jared Kushner nuk ka qenë pjesë e darkës. Ai ka qenë në Vlorë disa orë gjatë paradites dhe më pas është larguar për në Davos.

Ivanka Trump mbërriti sot paradite në qytetin bregdetar të Vlorës, e shoqëruar nën masa të rrepta sigurie nga Policia, teksa mësohet se qëndroi në një nga hotelet në zonën e “Ujit të ftohtë”.

Siç raportojnë korrespodentët e medieve, Ivanka Trump vizitoi zonën e Novoselës dhe më pas edhe Zvërnecin. Gjithashtu, në itinerarin e saj ka qenë edhe zona bregdetare e njohur si Porto Novo.

Kjo nuk është hera e parë që vajza e presidentit amerikan Donald Trump, Ivanka Trump  viziton Vlorën. Së bashku me bashkëshortin e saj, Jared Kushner, Ivanka Trump kaloi disa ditë nga pushimet verore qershorin e kaluar në qytetin bregdetar.

1 nga 4

/m.m/j.p/

The post Rama darkon me Ivanka Trump në Vlorë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Mungoi në homazhet e “21 Janarit” nga mosha e thyer, Balla vizitë tek nëna e Hekuran Dedës

TIRANË, 21 janar/ATSH/ Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla vizitoi sot nënën e një prej viktimave të ngjarjeve të 21 Janarit në bulevard, Hekuran Dedës.

Për arsye shëndetësore, ajo sot për herë të parë në këto 15 vjet mungoi në ceremoninë përkujtimore me karafilë të kuq në vendin ku iu vra i biri.

“Sot, ndryshe nga çdo 21 Janar i këtyre 15 viteve, mungoi nëna e dëshmorit Hekuran Deda”, u shpreh Balla, duke theksuar se arsyeja e mungesës lidhet me moshën e saj të thyer.

Sipas tij, ajo mban mbi supe 87 vite jetë dhe një brengë të madhe që nuk është shuar as me kalimin e kohës.

Megjithatë, Balla tregon se e ka takuar në mbrëmje nënën e Hekuran Dedës dhe se ajo i është shfaqur e fortë me shpresën se drejtësia do të bëjë më në fund detyrën e saj.

“Son­te e gjeta të fortë në zemër dhe me shpresën se drejtësia do të arrijë t’i tregojë se me urdhër të kujt u vra djali i saj”, shprehet ai.

Balla riktheu në vëmendje plagën e hapur të 21 Janarit dhe pritjen e gjatë të familjarëve të viktimave për zbardhjen e plotë të përgjegjësive dhe vendosjen e drejtësisë.

/m.m/j.p/

The post Mungoi në homazhet e “21 Janarit” nga mosha e thyer, Balla vizitë tek nëna e Hekuran Dedës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Berisha: Sfida e demokratëve, mbrojtja e votës së lirë

TIRANË, 21 janar/ATSH/ Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u shpreh sot se sfida e demokratëve është mbrojtja e votës së lirë.

Në një bashkëbisedim me simpatizantët e degës 2 të PD-së në Tiranë, Berisha kujtoi se kur PD humbi zgjedhjet pranoi rotacionin dhe doli në opozitë duke u qëndruar vlerave dhe parimeve.

Ndërkohë, qeverisja e sotme, sipas Berishës, e shtyp pluralizmin me të gjitha mjetet dhe e shndërron në fasadë. “Edi Rama e realizon këtë nëpërmjet shndërrimit të zgjedhjeve në farsë, nëpërmjet propagandës së tij, se farsat janë votë dhe se farsat janë zgjedhje”, tha Berisha.

Kreu i PD-së u shpreh se “sot kjo forcë politike ndodhet në një moment jashtëzakonisht të vështirë, por përcaktues për fatin e Shqipërisë dhe shqiptarëve”.

Berisha u shpreh se interesi kombëtar i shqiptarëve kërkon që ne ta denoncojmë këtë farsë elektorale.

“Sot opozitarët janë njerëz të mërzitur, janë të lodhur, të keqtrajtuar dhe të dëshpëruar. Por çdo opozitari dhe opozitareje i them se jemi në kilometrin e fundit, për shkak të qëndresës sonë. Ne kemi përballë një armik të paligjshëm, që qëndron në kundërshtim me Kushtetutën, me ligjin dhe vullnetin e qytetarëve shqiptarë”, tha Berisha.

Berisha theksoi se zgjedhjet e kaluara ishin farsë, ndaj dhe “ne kemi të drejtën kombëtare, ndërkombëtare, morale, ligjore, ta rrëzojmë këtë qeveri një minutë e më parë”.

“Ne kemi çdo motiv. Dy gjëra i heqin çdo legjitimitet qeverisë: farsa zgjedhore dhe vjedhja e qytetarëve”, tha Berisha.

/m.m/j.p/

The post Berisha: Sfida e demokratëve, mbrojtja e votës së lirë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Berisha: Nuk kemi arritur të krijojmë zemërimin e madh të qytetarëve ndaj korrupsionit

TIRANË, 21 janar/ATSH/ Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi sot se edhe gjatë qeverisjes së djathtë ka pasur korrupsion, por kishte po ashtu edhe një luftë të hekurt kundër këtij fenomeni.

Në një bashkëbisedim me simpatizantët e degës 2 PD-së në Tiranë, Berisha u shpreh se “ne jemi forcë politike vendimesh të dhimbshme, por i kemi marrë ato në emër të një morali dhe një parimi”.

“Kemi një problem serioz, pasi për korrupsionin nuk kemi arritur që të krijojë zemërimin e madh të qytetarit. Nuk e pëlqejnë, por nuk është ai reagim që duhet të jetë. Dhe këtu është një defekt i yni, duhet ta pranojmë. Duhet të mos lodhemi së shpjeguari”, tha Berisha.

Sipas tij, PD në tetë vite administroi 30 miliardë euro. “Ne ishim parti e taksave të ulëta dhe do jemi gjithmonë. Kanë administruar në 12 vite, 67 miliardë euro. Dyfishuam rroga dhe pensione. Ndërtuam 11 mijë kilometra rrugë dhe mbi një mijë shkolla e kopshte”, tha Berisha.

Berisha theksoi se PD përfaqëson interesin e Shqipërisë dhe shqiptarëve dhe ky mision u shndërrua dhe në forcën jetike të kësaj force politike.

/m.m/

The post Berisha: Nuk kemi arritur të krijojmë zemërimin e madh të qytetarëve ndaj korrupsionit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Shqipëria në Bordin e Paqes, PS kërkon mbledhjen e Kuvendit nesër për ratifikimin e marrëveshjes

TIRANË, 21 janar/ATSH/ Partia Socialiste, përmes një shkrese zyrtare drejtuar kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi ka kërkuar mbledhjen e Kuvendit ditën e enjte për ratifikimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes për pranimin e Shqipërisë në Bordin e Paqes.

Në shkresën drejtuar Kuvendit, grupi parlamentar i Partisë Socialiste kërkon thirrjen e Kuvendit në 22 janar në orën 10:00 duke marrë në konsideratë rëndësinë strategjike të Bordit të Paqes.

Po ashtu PS thekson se kërkesa bazohet në Kushtetutë dhe në Rregulloren e Kuvendit dhe vjen pas vlerësimit të rëndësisë së projektligjit “Për ratifikimin e marrëveshjes së pranimit të Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Kryeministri Edi Rama, në Kartën e Bordit të Paqes” dhe në funksion të angazhimit të vazhdueshëm të Shqipërisë për promovimin e paqes, stabilitetit dhe bashkëpunimit ndërkombëtar.

Nga ana tjetër Partia Demokratike e pyetur nga mediet për pjesëmarrjen ose jo në një seancë plenare të supozuar për t’u zhvilluar nesër, shprehet se “deri në orën 16.40, grupi parlamentar i Partisë Demokratike nuk ka marrë asnjë njoftim nga Kryetari i Kuvendit për mbledhje të seancës plenare gjatë kësaj jave.

“Me vendim të njëanshëm të mazhorancës në seancën plenare të datës 19 janar 2026, në Kalendarin e Punimeve të Kuvendit, është përcaktuar që këtë javë nuk ka seancë plenare. Seanca plenare e radhës është planifikuar për t’u zhvilluar në datën 27 janar. Sipas Rregullores së Kuvendit, mbledhja e seancës plenare dhe rendi i ditës, i njoftohen deputetëve dhe publikut, si rregull 7 ditë përpara, por jo më vonë se 2 ditë përpara datës së caktuar për seancë plenare”, thuhet në njoftimin e PD-së.

Sipas PD-së, “transparenca dhe llogaridhënia ndaj qytetarëve i dikton Kuvendit  që për secilën çështje dhe vendimmarrje, të respektojë rregullat e parashikuara nga Kushtetuta dhe Rregullorja e Kuvendit, në respekt edhe të përgjegjshmërisë që duhet të tregojë secili deputet gjatë ushtrimit të funksionit të tij kushtetues”.

/m.m/j.p/

The post Shqipëria në Bordin e Paqes, PS kërkon mbledhjen e Kuvendit nesër për ratifikimin e marrëveshjes appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

“Paketa e Maleve”, shpallen zonat me përparësi zhvillimi në Dibër, Memaliaj dhe Tepelenë

TIRANË, 21 janar/ATSH/ Në kuadër të programit “Paketa e Maleve”, Këshilli i Ministrave shpalli sot disa zona me përparësi zhvillimi të ekonomisë malore në bashkitë Dibër, Memaliaj dhe Tepelenë.

Llojet e aktiviteteve që do të zhvillohen në këto zona kanë të bëjnë me zhvillimin ekonomik; zhvillimin industrial dhe zhvillimin turistik.

Në bashkinë Dibër zonë me përparësi zhvillimi të ekonomisë malore janë shpallur në Bjeshkët e Korabit, të Hinoskës, të Gramës dhe të Zimurit.

Po ashtu, zona zhvillimore janë përcaktuar në fshatin Brezhdan, fshatin Kallë, fshatin Lashkizë, fshatin Lugjej, në Lurë, në fshatin Qa (Prat), fshatin Sllatinë, në Lan – Lurë etj.

Zona zhvillimore në territorin e kësaj bashkie janë përcaktuar edhe në livadhet e Kallës – Vleshë, në luginën e lumit Drin, si dhe në fshatrat Selishtë, Luzni dhe Rabdisht.

Ndërsa në territorin e bashkisë Memaliaj janë shpallur zona zhvillimore në fshatrat Arrëz e Madhe, Maricaj dhe Vagalat, në njësinë administrative Buz, dhe në fshatin Rabie.

Në bashkinë Tepelenë janë shpallur zona me përparësi zhvillimi të ekonomisë malore sipërfaqe toke në njësinë administrative Kurvelesh, në njësinë administrative Lopës dhe në njësinë administrative Qendër-Tepelenë.

/m.m/j.p/

 

The post “Paketa e Maleve”, shpallen zonat me përparësi zhvillimi në Dibër, Memaliaj dhe Tepelenë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

1067 vende vakante në Shërbimin Civil, përcaktohen kriteret e rekrutimit

TIRANË, 21 janar/ATSH/ Këshilli i Ministrave miratoi sot 1067 vende vakante për vitin 2026 në institucionet e administratës shtetërore, pjesë e Shërbimit Civil.

Nga këto 11 vende do të jenë për Trupën e Nëpunësve Civilë të Nivelit të Lartë Drejtues, 99 për kategorinë e mesme drejtuese, 205 për kategorinë e ulët drejtuese dhe 752 për kategorinë ekzekutive 752.

Fondet buxhetore për vendet vakante të planifikuara për rekrutim për vitin 2026 janë pjesë të fondeve buxhetore të miratuara me ligjin e buxhetit për vitin 2026 për secilin institucion të administratës shtetërore.

Plotësimi i vendeve vakante në kategorinë ekzekutive, kategorinë e ulët drejtuese, apo në kategorinë e mesme drejtuese bëhet së pari, nëpërmjet procedurës së lëvizjes paralele, ku mund të konkurrojnë nëpunësit civilë të së njëjtës kategori në të njëjtin institucion apo në një institucion tjetër të shërbimit civil, që plotësojnë kushtet për lëvizjen paralele dhe kërkesat e posaçme për vendet e lira.

Vendet, që mbeten të lira në përfundim të procedurës së lëvizjes paralele për kategorinë ekzekutive, plotësohen nëpërmjet procedurës së pranimit në shërbimin civil, ku mund të konkurrojnë të gjithë ata kandidatë jashtë shërbimit civil.

Ndërsa për kategorinë e ulët dhe atë të mesme drejtuese, plotësohen nëpërmjet procedurës së ngritjes në detyrë, ku mund të konkurrojnë nëpunësit civilë të një kategorie paraardhëse, të punësuar në të njëjtin institucion apo në një institucion tjetër të shërbimit civil.

Po ashtu, Këshilli i Ministrave miratoi vendimin për hapjen e procedurës së pranimit të drejtpërdrejtë në TND edhe për kandidatë të tjerë jashtë shërbimit civil dhe për përdorimin e procedurës së pranimit të drejtpërdrejt në TND, për vitin 2026.

Pranimi në TND bëhet në mënyrë të drejtpërdrejtë, nëpërmjet një konkursi kombëtar.

Numri i pozicioneve, për të cilat do të përdoret procedura e pranimit të drejtpërdrejtë në TND, është 11.

/m.m/j.p/

The post 1067 vende vakante në Shërbimin Civil, përcaktohen kriteret e rekrutimit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Cilat shtete refuzuan të marrin pjesë në “Bordin e Paqes” të Trump

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump u ka dërguar mbi 50 shteteve ftesa për tu bashkuar në  formimin e një “Bordi Paqeje” si pjesë e Fazës së Dytë të planit të me 20 pika për t’i dhënë fund konfliktit në Gaza. Por Trump nuk ka marrë vetëm përgjigje pozitive pasi disa shtete e kanë refuzuar. Italia nuk […]

The post Cilat shtete refuzuan të marrin pjesë në “Bordin e Paqes” të Trump appeared first on BoldNews.al.

Ushtronte prost*tucion në një apartament të marrë me qira në Tiranë, arrestohet 51-vjeçarja

Policia ka arrestuar një vietnameze 51-vjeçare me iniciale Th. H., e cila akuzohet për ushtrim prostitucioni në një apartament të marrë me qira në rrugën “Mine Peza” në Tiranë. Ndërkohë, u proceduan penalisht dy shtetas të tjerë, të cilët dyshohet se kanë përfituar nga këtë veprimtari të paligjshme. “Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, […]

The post Ushtronte prost*tucion në një apartament të marrë me qira në Tiranë, arrestohet 51-vjeçarja appeared first on BoldNews.al.

Berisha: Rama ka përdorur AKSHI-n për të përgjuar të huajt në Shqipëri

Kreydemokrati Sali Berisha ka denoncuar kryeministrin Edi Rama, duke thënë se ai ka përgjuar dhe kontrolluar edhe të huajt në Shqipëri. Në konferencën me gazetarët, kryedemokrati tha se në kancelaritë evropiane nuk flitet për gjë tjetër veçse për AKSHI-n. Sipas Berishës, nga AKSHI janë eksportuar të gjithë të dhënat sekrete të Shqipërisë dhe ato të […]

The post Berisha: Rama ka përdorur AKSHI-n për të përgjuar të huajt në Shqipëri appeared first on BoldNews.al.

Vrasja e Santiago Malkos, GJKKO dënon me 30 vite burg Leonard Dukën

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka shpallur sot vendimin për vrasjen e ish-policit Santiago Malko, i njohur edhe si krahu i djathtë i Ervis Martinajt. GJKKO ka dënuar me 30 vite burg Leonard Dukën, i shpallur fajtor për përfshirjen në vrasjen e ndodhur në vitin 2019 në Tiranë. Nga ana tjetër […]

The post Vrasja e Santiago Malkos, GJKKO dënon me 30 vite burg Leonard Dukën appeared first on BoldNews.al.

Erion Braçe: Qeveria të kontrollojë investimet e huaja. Rrezikun rus e kemi në kufi…

Nga Gazeta ‘SI’ – Deputeti socialist Erion Braçe është rikthyer në komisionin e Ekonomisë duke ripërsëritur një kërkesë të vjetër të tij; kontrollin e investimeve të huaja në vend.

Braçe përmendi si shqetësim financimet nga Rusia, që sipas tij kanë prekur Italinë dhe Shqipëria është e radhës.

“Agresioni rus ka ardhur në kufijtë tanë. Ka një trefishim të kontrollit të ndërmarrjeve italiane, për gjashtë muajt e fundit të vitit që shkoi në Itali, në Itali, që ka një kontroll shumë efikas sesa ne që s’kemi asgjë në këtë rast. Kanë ardhur në Itali, por kontrollin e kompanisë italiane që pastaj ja ku e kam bregun përballë. Për të ushtruar aktivitetin e tyre edhe që ne jemi atraktiv për ta, vazhdojmë të jemi atraktiv për ta, do të thotë, kontroll, edhe mbi ekonominë tonë. Që do të thotë na duhet instrumenti që s’e kemi për kontrollin e fluksit të kapitaleve të huaja që hyjnë në territorin e Republikës së Shqipërisë, veçanërisht nga vende jo-mike. Besoj t’i kemi një kohë të dytë për të diskutuar pikërisht për këtë problematikë dhe patjetër, bashkë me qeverinë të hartojmë gjërat e duhura për t’i dhënë vëmendje”, tha Braçe.

Nisur nga operacioni i fundit në kryeqytet, ku zbulua një skemë gjigande e mashtrimit në platforma, e njohur si Forex, deputeti i PS-së ka kërkua më shumë vigjilencë dhe monitorim.

“Ka tre vite që ngremë shqetësimin e platformat mashtruese FOREX, po bëhemi gazi i botës, dhe një seri institucionesh që bëjnë pas nga AMF, tatimet, Inteligjenca financiare apo policia të bëjnë pas e të mos bëjnë asgjë. Duhet të zbulohen me 2 investigime të huaja e vendase. këta individë janë në zemër të Tiranës, në ambientet e luksit, në sy të të gjithëve. Janë këto palaço që kriminalizojë vendin dhe imazhin e financiar të këtij vendi”, kërkoi socilisti Braçe përballë deputetëve të tjerë në komision.

The post Erion Braçe: Qeveria të kontrollojë investimet e huaja. Rrezikun rus e kemi në kufi… appeared first on Gazeta Si.

Tatimet ‘ofensivë’ ndaj ndërtuesve: Ulin vlerën e pronës dhe shesin me para në dorë!

Nga Gazeta ‘SI’ – Administrata Tatimore ka shpallur një “ofensivë” ndaj sektorit të ndërtimit dhe ka vënë në shënjestër rreth 9 mijë biznese aktive (gjysma e të cilave operojnë në Tiranë), nga kontrollet e të cilëve zbuloi skemat më të zakonshme të evazionit fiskal.

Nëndeklarimi i pagave, ulja e vlerës reale të pronës, çmimet e referencës dhe shitjet në cash, i, këto janë vlerësuar si shkeljet më të zakonta në këtë sektor.

Shifrat e raportuara nga Tatimet flasin për një situatë alarmante ku nga 64 mijë punonjës që ka gjithsej ky sektor, rreth 55% e tyre rezultojnë me rroga të deklaruara deri në 50 mijë lekë, ndërsa pagën mesatare të vendit e kalojnë vetëm 10% e të punësuarve. Këto paga vlerësohen si të nëndeklaruara qëllimisht për të shmangur tatimin në burim prej 15% dhe sigurimet shoqërore.

Konflikti i interesit dhe shkeljet ligjore shtrihen edhe te marrëdhëniet e ndërlikuara me nënkontraktorët, ku plani zbulon skema të mirëfillta të fryrjes së shpenzimeve përmes përdorimit të faturave fiktive për materiale ndërtimi, me qëllim uljen artificiale të fitimit të tatueshëm.

Në këtë kuadër, Administrata Tatimore ka nisur një bashkëpunim të ngushtë me Inspektoratin e Punës dhe Institutin e Sigurimeve Shoqërore për të kryer kontrolle të befasishme në kantiere. Këto grupe të përbashkëta inspektimi do të krahasojnë në kohë reale numrin e punëtorëve që gjenden fizikisht në objekt me listëpagesat zyrtare të dorëzuara në sistem. Sipas kësaj logjike të re kontrolli, çdo metër kub beton i hedhur në kantier duhet të përputhet matematikisht me faturat e blerjes së lëndës së parë dhe me fuqinë punëtore të deklaruar për realizimin e atij volumi punimesh.

The post Tatimet ‘ofensivë’ ndaj ndërtuesve: Ulin vlerën e pronës dhe shesin me para në dorë! appeared first on Gazeta Si.

Ari arrin çmim rekord, ndërsa Trump arrin në Davos

Ari arriti një nivel rekord të mërkurën, ndërsa Donald Trump po udhëtonte për në Forumin Ekonomik Botëror në Davos për të biseduar rreth synimit të tij për Groenlandin, çështje që ka shkaktuar krizën më të madhe në dekada në aleancën transatlantike.

Çmimi i metalit kaloi 4.800 dollarë dhe po i afrohet vlerës 4.900.

Ari u rrit mbi 2%, teksa investitorët kërkonin një “strehë” nga tensionet gjeopolitike. Megjithatë, tregjet e gjera financiare stabilizuan situatën, dhe aksionet në Ëall Street pritet të rimarrin një pjesë të humbjeve të mëdha të së martës.

Tru,p pritet të mbajë fjalimin e tij më vonë gjatë ditës, por do të arrijë me vonesë pasi aeroplani i tij, Air Force One, u detyrua të kthehej në Uashington për shkak të problemeve teknike.

Trump deklaroi të martën se ai kishte “rënë dakord për një takim mes palëve të ndryshme” në Davos për të diskutuar tensionin rreth Groenlandës.

Para nisjes, ai gjithashtu tha se nuk mund të ketë kthim pas” në planin e tij për të marrë nën kontroll Groenlandën nga Danimarka. Kur u pyet se sa larg do të shkojë në përpjekjet e tij për ishullin Arktik, presidenti amerikan u përgjigj: “Do ta zbuloni vetë.”

Qeveritë europiane kanë hezituar të reagojnë ndaj kërcënimit të Trump për të vendosur tarifa prej 10% mbi tetë shtete europiane që së fundmi dërguan personel ushtarak në territorin Arktik./FT

The post Ari arrin çmim rekord, ndërsa Trump arrin në Davos appeared first on Gazeta Si.

Furnizonte Vlorën me kanabis, arrestohet 35-vjeçari

Një 35-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Vlorës, pasi akuzohet për shpërndarje droge. Pas hekurave ra shtetasi me inicialet F. C. Policia ka sekuestruar një sasi kanabisi, e gjetur gjatë kontrollit të automjetit dhe të banesës. “Në kuadër të kontrolleve të intensifikuara për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve dhe bazuar […]

The post Furnizonte Vlorën me kanabis, arrestohet 35-vjeçari appeared first on BoldNews.al.

Kush është “i forti” i Yzberishtit i arrestuar për trafik armësh në Tufinë! Rezulton vëllai i Xubit të Yzberishtit

Një prej tre të arrestuarve në Tufinë, pjesë e një grupi që shiste armë zjarri, është edhe Ilir Zyberi, i njohur edhe si “i forti” i Yzberishtit. Ai rezulton të jetë i dënuar më parë par vrasje, si dhe është vëllai i Xubit të Yzberishtit, i cili humbi jetën në vitin 2021 pasi u aksidentua […]

The post Kush është “i forti” i Yzberishtit i arrestuar për trafik armësh në Tufinë! Rezulton vëllai i Xubit të Yzberishtit appeared first on BoldNews.al.

❌