❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

METEO – Jugu i FrancĂ«s goditet nga reshje tĂ« dendura shiu dhe pĂ«rmbytje

PARIS, 19 janar /ATSH-DPA/- Reshjet e dendura të shiut në jug të Francës kanë çuar në përmbytje në shkallë të gjerë dhe mbylljen e rrugëve dhe shkollave.

ShĂ«rbimi meteorologjik “MĂ©tĂ©o France” lĂ«shoi ​​paralajmĂ«rimin e dytĂ« mĂ« tĂ« lartĂ« pĂ«r stuhi pĂ«r tre rajone dhe KorsikĂ«n.

“Gjithashtu, nga mbrĂ«mja e sotme dhe deri nesĂ«r priten reshje tĂ« dendura shiu nĂ« ishullin mesdhetar”, paralajmĂ«roi “MĂ©tĂ©o France” duke lĂ«shuar kodin e alarmit portokalli.

Kjo mund të çojë në një rritje të shpejtë të nivelit të ujit të lumenjve dhe përmbytjeve.

Banorët në dy rajone në Narbonne u detyruan të kalonin natën e së dielës në strehim emergjence si një masë paraprake.

Prefektura më vonë i lejoi banorët të ktheheshin në shtëpitë e tyre.

MĂ« shumĂ« se 40 rrugĂ« mbetĂ«n tĂ« bllokuara dhe shkolla ​​nĂ« 109 vende nuk do tĂ« qendrojnĂ« mbyllur deri nesĂ«r.

Megjithatë, reshjet e dendura të shiut lehtësuan mungesën e vazhdueshme të ujit në rajon. Departamenti i Pyrenees-Orientales hoqi kufizimet e ujit që kishin qenë në fuqi për njëfarë kohe.

Autoritetet në Perpignan thanë se nivelet e ujit në shumë lumenj ishin kthyer në normalitet dhe se rezervat e ujit nëntokësor ishin rimbushur. //a.i/

The post METEO – Jugu i FrancĂ«s goditet nga reshje tĂ« dendura shiu dhe pĂ«rmbytje appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

JAPONI – Kryeministrja Takaichi shpall zgjedhje tĂ« parakohshme mĂ« 8 shkurt

TOKIO, 19 janar /ATSH-DPA/- Japonia do të zhvillojë zgjedhje të parakohshme më 8 shkurt, njoftoi sot kryeministrja Sanae Takaichi, pas vetëm tre muaj në detyrë.

“Parlamenti do tĂ« shpĂ«rbĂ«het tĂ« premten”, tha politikania konservatore 64-vjeçare nĂ« njĂ« njoftim, tĂ« pritur gjerĂ«sisht.

Takaichi ka pasur njĂ« pozicion tĂ« lartĂ« nĂ« sondazhet e opinionit dhe po kĂ«rkon tĂ« rrisĂ« shumicĂ«n e vogĂ«l qĂ« mbahet nga Partia e saj Liberal Demokratike (LDP) dhe partia neoliberale “Ishin” (Partia e Inovacionit tĂ« JaponisĂ«), nĂ« Parlamentin KombĂ«tar.

Bursa e Tokios ka arritur nivele rekord nĂ« pritje tĂ« zgjedhjeve, pasi njĂ« shumicĂ« mĂ« e madhe qeverisĂ«se do t’i lejojĂ« koalicionit tĂ« Takaichi tĂ« zbatonte plane tĂ« rritjes ekonomike bazuar nĂ« rritjen e shpenzimeve shtetĂ«rore.

Takaichi, e cila u zgjodh kryeministrja e parë (grua) e Japonisë në fund të tetorit, tha se stabiliteti politik ishte i nevojshëm për reformën.

Vendimi i saj pĂ«r tĂ« shpallur zgjedhje tĂ« parakohshme nuk Ă«shtĂ« pa rrezik dhe mbetet pĂ«r t’u parĂ« nĂ«se popullariteti i saj do tĂ« ndikojĂ« nĂ« partinĂ« e saj.

Partia, e cila ka qenë në qeveri pothuajse vazhdimisht që nga viti 1955, kohët e fundit humbi shumicën e saj në të dy dhomat e parlamentit.

Partia mĂ« e madhe e opozitĂ«s, Partia Kushtetuese Demokratike e JaponisĂ«, e udhĂ«hequr nga ish-kryeministri Yoshihiko Noda, dhe “Komeito” kanĂ« njoftuar se do tĂ« bashkojnĂ« forcat nĂ« njĂ« parti tĂ« re reformiste tĂ« qendrĂ«s – qĂ« e sheh veten si njĂ« alternativĂ« liberale ndaj koalicionit konservator tĂ« Takaichi. //a.i/

 

The post JAPONI – Kryeministrja Takaichi shpall zgjedhje tĂ« parakohshme mĂ« 8 shkurt appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

“Fox News”: Irani akuzohet pĂ«r vrasjen e 16 500 personave nĂ« njĂ« goditje tĂ« gjerĂ« kundĂ«r “gjenocidit”

TEHERAN, 19 janar /ATSH/- Protestuesit iranianĂ« po pĂ«rballen me ditĂ«t e tyre mĂ« vdekjeprurĂ«se deri mĂ« tani, ndĂ«rsa forcat e sigurisĂ« kryejnĂ« vrasje masive dhe ekzekutime nĂ« njĂ« goditje tĂ« gjerĂ«, qĂ« vĂ«zhguesit e kanĂ« quajtur “gjenocid”, thanĂ« raportet e reja, sipas “Fox News”.

Sipas njĂ« raporti tĂ« “The Sunday Times”, i pĂ«rpiluar nga mjekĂ« tĂ« vendosur nĂ« rajon dhe i shqyrtuar nga media vlerĂ«son se forcat e sigurisĂ« kanĂ« vrarĂ« tĂ« paktĂ«n 16 500 protestues dhe kanĂ« plagosur mĂ« shumĂ« se 330 000 tĂ« tjerĂ«.

Raporti gjithashtu e pĂ«rshkroi dhunĂ«n si njĂ« “masakĂ«r tĂ« plotĂ«â€, duke paralajmĂ«ruar se numri i vĂ«rtetĂ« mund tĂ« jetĂ« edhe mĂ« i lartĂ« pĂ«r shkak tĂ« aksesit tĂ« kufizuar nĂ« spitale dhe mbylljes pothuajse totale tĂ« komunikimeve.

“Shumica e viktimave, besohet tĂ« jenĂ« nĂ«n moshĂ«n 30 vjeç, duke nĂ«nvizuar numrin e madh tĂ« viktimave mbi brezin e ri tĂ« Iranit, ndĂ«rsa regjimi intensifikon pĂ«rpjekjet e tij pĂ«r tĂ« shtypur disidentĂ«t”, sipas raportit.

UdhĂ«heqĂ«si suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, pranoi tĂ« dielĂ«n se “disa mijĂ«ra” persona ishin vrarĂ« qĂ« nga shpĂ«rthimi i protestave mĂ« 28 dhjetor.

NĂ« njĂ« fjalim televiziv, ai fajĂ«soi demonstruesit, duke i quajtur ata “ushtarĂ« kĂ«mbĂ«sorĂ« tĂ« SHBA-sĂ«â€ dhe duke pretenduar nĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« rreme se protestuesit ishin tĂ« armatosur me municion tĂ« vĂ«rtetĂ« tĂ« importuar.

Ndërkohë, Agjencia e Lajmeve të Aktivistëve të të Drejtave të Njeriut (HRANA) raportoi se që nga dita e 22-të e protestave, shifrat e verifikuara tregojnë 3 919 persona të vrarë, me 8 949 vdekje shtesë nën hetim, 2 109 të plagosur rëndë dhe 24 669 të ndaluar.

HRANA vuri në dukje se numri i vërtetë ka të ngjarë të jetë shumë më i lartë për shkak të mbylljes së internetit.

“Krahas vrasjeve nĂ« rrugĂ«, ekzekutimet janĂ« rritur ndjeshĂ«m”, sipas Ali Safavi, njĂ« zyrtar i lartĂ« nĂ« KĂ«shillin KombĂ«tar tĂ« RezistencĂ«s sĂ« Iranit (NCRI).

“Fox News Digital” se 2 200 persona u ekzekutuan nĂ« vitin 2025, ndĂ«rsa 153 janĂ« varur tashmĂ« nĂ« 18 ditĂ«t e para tĂ« janarit 2026, duke arritur mesatarisht nĂ« mĂ« shumĂ« se tetĂ« ekzekutime nĂ« ditĂ«.

“Ali Khamenei po vazhdon ekzekutimet masive paralelisht me vrasjen e protestuesve tĂ« rinj”, tha Safavi.

“Tre ekzekutime nĂ« formĂ«n e varjes po ndodhin tani çdo orĂ« sipas tĂ« dhĂ«nave tona”, shtoi ai.

Ministri i JashtĂ«m iranian, Abbas Araghchi kundĂ«rshtoi numrin e lartĂ« tĂ« vdekjeve tĂ« raportuara nĂ« njĂ« intervistĂ« pĂ«r “Fox News”, duke pretenduar se viktimat kishin arritur nĂ« qindra dhe duke i hedhur poshtĂ« shifrat mĂ« tĂ« larta si “dezinformim”.

Presidenti amerikan, Donald Trump e dĂ«noi ashpĂ«r Khamenei gjatĂ« fundjavĂ«s, duke e quajtur atĂ« njĂ« “njeri tĂ« sĂ«murĂ«â€ dhe duke kĂ«rkuar udhĂ«heqje tĂ« re nĂ« Iran.

NĂ« njĂ« intervistĂ« pĂ«r “Politico”, Trump akuzoi Khamenei pĂ«r mbikĂ«qyrjen e “shkatĂ«rrimit tĂ« plotĂ« tĂ« vendit” dhe pĂ«rdorimin e “dhunĂ«s nĂ« nivele tĂ« papara mĂ« parĂ«â€, duke shtuar se udhĂ«heqja e Iranit duhej tĂ« ndalonte vrasjen e njerĂ«zve. //a.i/

The post “Fox News”: Irani akuzohet pĂ«r vrasjen e 16 500 personave nĂ« njĂ« goditje tĂ« gjerĂ« kundĂ«r “gjenocidit” appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Paracetamoli gjatë shtatzënisë nuk lidhet me rrezikun e autizmit ose ADHD-së tek foshnjat

LONDËR, 17 janar /ATSH/- Provat aktuale nuk e lidhin pĂ«rdorimin e paracetamolit gjatĂ« shtatzĂ«nisĂ« me autizmin, thanĂ« ekspertĂ«t pas njĂ« shqyrtimi tĂ« ri tĂ« studimeve mbi kĂ«tĂ« hipotezĂ«, sipas “Lancet”.

Presidenti i SHBA-sĂ«, Donald Trump tha nĂ« shtator se kishte pasur njĂ« “rritje meteorike” tĂ« rasteve tĂ« autizmit dhe se “Tylenol” – i cili quhet paracetamol nĂ« BritaninĂ« e Madhe – ishte njĂ« shkak i mundshĂ«m.

Ai tha se qetësuesi i dhimbjeve nuk duhej të merrej gjatë shtatzënisë. Deklarata e Trump u kritikua nga aktivistët e autizmit dhe shkencëtarët në Britaninë e Madhe dhe në mbarë botën.

EkspertĂ«t thanĂ« se shpresonin qĂ« studimi i fundit do ta “zgjidhte çështjen”.

Hulumtuesit kryen njĂ« shqyrtim tĂ« gjerĂ« mbi çështjen, i cili u botua nĂ« revistĂ«n “The Lancet Obstetrics, Gynaecology and Women’s Health”.

Një ekip ndërkombëtar akademikësh, përfshirë ekspertë nga Britania e Madhe kontrolluan në bazat e të dhënave kërkimore të të gjitha studimeve, që raportonin vlerësime të rrezikut për autizmin, çrregullimin e hiperaktivitetit të mungesës së vëmendjes (ADHD) dhe aftësitë e kufizuara intelektuale.

Studimet e përshtatshme për shqyrtim krahasuan shtatzënitë me dhe pa ekspozim ndaj paracetamolit, si dhe shqyrtuan pyetësorë të validuar ose të dhëna mjekësore mbi rezultatet mjekësore.

Ata gjithashtu shqyrtuan sëmundje të tjera që kishin nënat dhe trajtimet e tjera që ato kishin marrë.

Rreth 43 studime u pĂ«rfshinĂ« nĂ« njĂ« shqyrtim sistematik – njĂ« shqyrtim gjithĂ«pĂ«rfshirĂ«s i tĂ« dhĂ«nave – dhe 17 studime nĂ« meta-analizĂ« – njĂ« metodĂ« kĂ«rkimore pĂ«r kombinimin sistematik tĂ« gjetjeve nga studime tĂ« shumta.

U pĂ«rfshinĂ« gjithashtu njĂ« numĂ«r i tĂ« ashtuquajturave “studime krahasimi tĂ« vĂ«llezĂ«rve dhe motrave”.

Këto studime krahasojnë fëmijët e lindur nga e njëjta nënë, në një shtatzëni ku ajo ka marrë paracetamol dhe në një shtatzëni tjetër ku nuk ka marrë paracetamol.

Autorët arritën në përfundimin se ekspozimi ndaj paracetamolit gjatë shtatzënisë nuk ishte i lidhur me rrezikun e çrregullimit të spektrit të autizmit, ADHD-së ose aftësive të kufizuara intelektuale. //a.i/

 

The post Paracetamoli gjatë shtatzënisë nuk lidhet me rrezikun e autizmit ose ADHD-së tek foshnjat appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

FOKUS – IAEA: Ukraina dhe Rusia bien dakord pĂ«r “armĂ«pushim tĂ« lokalizuar” nĂ« centralin bĂ«rthamor tĂ« Zaporizhias

VJENË, 17 janar /ATSH-DPA/- Ukraina dhe Rusia kanĂ« rĂ«nĂ« dakord tĂ« zbatojnĂ« njĂ« “armĂ«pushim tĂ« lokalizuar” nĂ« centralin bĂ«rthamor tĂ« Zaporizhias, pĂ«r tĂ« mundĂ«suar riparimet nĂ« linjĂ«n e fundit rezervĂ« tĂ« energjisĂ« elektrike tĂ« vendit, tha dje nĂ« mbrĂ«mje Agjencia NdĂ«rkombĂ«tare e EnergjisĂ« Atomike (IAEA).

“TeknikĂ«t nga operatori i rrjetit elektrik tĂ« UkrainĂ«s pritet tĂ« fillojnĂ«, nĂ« ditĂ«t nĂ« vijim, punimet e riparimit nĂ« linjĂ«n 330 kV – tĂ« dĂ«mtuar dhe tĂ« shkĂ«putur si rezultat i aktivitetit ushtarak mĂ« 2 janar”, tha agjencia nĂ« njĂ« deklaratĂ«.

IAEA tha se kishte dërguar një ekip për të mbikëqyrur punën.

“Centrali i Zaporizhias, centrali mĂ« i madh bĂ«rthamor nĂ« EvropĂ«, i cili Ă«shtĂ« mbyllur pĂ«r shkak tĂ« pushtimit tĂ« UkrainĂ«s nga Rusia, aktualisht mbĂ«shtetet vetĂ«m nĂ« linjĂ«n e tij kryesore tĂ« energjisĂ« 750 kV”, tha agjencia.

Kjo Ă«shtĂ« hera e katĂ«rt qĂ« Ukraina dhe Rusia bien dakord pĂ«r njĂ« “armĂ«pushim tĂ« lokalizuar” nĂ« centralin qĂ« ndodhet nĂ« jug tĂ« UkrainĂ«s, qĂ« kur forcat ruse pushtuan vendin pas fillimit tĂ« luftĂ«s, nĂ« shkurt tĂ« vitit 2022.

Ndërsa të gjithë reaktorët janë mbyllur që atëherë, energjia elektrike është ende e nevojshme për ftohjen e centralit dhe furnizohet nëpërmjet dy linjave të energjisë që janë dëmtuar vazhdimisht nga bombardimet.

Ekspertët e IAEA-s të pranishëm në vend, kanë raportuar shpërthime të rregullta pranë centralit. //a.i/

The post FOKUS – IAEA: Ukraina dhe Rusia bien dakord pĂ«r “armĂ«pushim tĂ« lokalizuar” nĂ« centralin bĂ«rthamor tĂ« Zaporizhias appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

BM – Protesta tĂ« dhunshme para ambasadĂ«s iraniane nĂ« LondĂ«r

LONDËR, 17 janar /ATSH-DPA/- NjĂ« numĂ«r personash janĂ« arrestuar gjatĂ« njĂ« proteste dje nĂ« mbrĂ«mje, jashtĂ« ambasadĂ«s iraniane nĂ« LondĂ«r.

Policia Metropolitane e Londrës (Met) konfirmoi se, ne terren ishin dislokuar oficerë shtesë dhe ishte vendosur një urdhër i Seksionit 35 për të ndihmuar në shpërndarjen e turmave.

Pamjet e shpërndara në media sociale duket se tregojnë protestues të arrestuar dhe persona të tjerë të plagosur.

Një nga të arrestuarit ishte ngjitur në ndërtesën në Kensington dhe kishte hequr flamurin iranian.

“GjatĂ« protestĂ«s sĂ« vazhdueshme nĂ« ambasadĂ«n iraniane kĂ«tĂ« mbrĂ«mje, njĂ« protestues hyri ilegalisht nĂ« pronĂ«n private diplomatike dhe u ngjit nĂ«pĂ«r ballkone tĂ« shumta nĂ« çatinĂ« e ambasadĂ«s dhe hoqi njĂ« flamur”, tha Policia Metropolitane tha nĂ« njĂ« postim nĂ« X.

“Personi u arrestua nga oficerĂ«t me dyshimin pĂ«r dĂ«mtim kriminal, shkelje tĂ« pronĂ«s diplomatike dhe sulm ndaj policisĂ«. NjĂ« urdhĂ«r i seksionit 35 Ă«shtĂ« vendosur si rezultat i çrregullimeve tĂ« vazhdueshme, duke pĂ«rfshirĂ« hedhjen e raketave ndaj oficerĂ«ve. Disa oficerĂ« janĂ« plagosur”, tha “Met”.

NĂ« njĂ« pĂ«rditĂ«sim tĂ« mĂ«vonshĂ«m, “Met” shtoi se njĂ« numĂ«r personash ishin arrestuar me dyshimin pĂ«r protesta tĂ« dhunshme.

“NjĂ« prani e konsiderueshme policore mbetet nĂ« vend, pĂ«rfshirĂ« oficerĂ«t shtesĂ« qĂ« kanĂ« qĂ«nĂ« nĂ« terren gjatĂ« mbrĂ«mjes pĂ«r tĂ« parandaluar trazira tĂ« mĂ«tejshme”, shtoi policia.

Protesta u nxit nga represioni i regjimit iranian, që ka shkaktuar vdekjen e disa mijëra personave, duke shtypur demonstratat në Iran, të cilat filluan më 28 dhjetor për shkak të ekonomisë së dobët të vendit.

Protestat në mbarë vendin, u shndërruan në kryengritje që sfidojnë drejtpërdrejt teokracinë e Iranit.

Nuk ka pasur shenja protestash ditët e fundit në Teheran, ku blerjet dhe jeta në rrugë janë rikthyer në normalitet, megjithëse ndërprerja e internetit prej një jave vazhdoi.

Autoritetet nuk kanë raportuar ndonjë trazirë diku tjetër në vend. //a.i/

The post BM – Protesta tĂ« dhunshme para ambasadĂ«s iraniane nĂ« LondĂ«r appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

SHBA – Trump zgjedh Tony Blair si pjesĂ« tĂ« “Bordit tĂ« Paqes” nĂ« Gaza

LONDËR, 17 janar /ATSH-DPA/- ShtĂ«pia e BardhĂ« ka njoftuar se ish-kryeministri i BritanisĂ« sĂ« Madhe, Tony Blair do tĂ« jetĂ« pjesĂ« e “Bordit tĂ« Paqes” tĂ« presidentit tĂ« SHBA-sĂ« Donald Trump pĂ«r GazĂ«n, qĂ« synon parandalimin e konflikteve tĂ« ardhshme nĂ« territor.

Emri i Blair u rendit sĂ« bashku me zyrtarĂ« tĂ« profilit tĂ« lartĂ« tĂ« administratĂ«s Trump si pjesĂ« e njĂ« “bordi ekzekutiv themelues” pĂ«r tĂ« udhĂ«hequr pĂ«rpjekjet afatgjata tĂ« paqes nĂ« Lindjen e Mesme, tĂ« publikuar nga ShtĂ«pia e BardhĂ«.

Lista përfshinte gjithashtu sekretarin amerikan të shtetit, Marco Rubio, të dërguarin special për Lindjen e Mesme, Steve Witkoff dhe dhëndrin e Trump, Jared Kushner, ndër të tjerë.

“Bordi themelues do tĂ« ndihmojĂ« nĂ« operacionalizimin e vizionit tĂ« Bordit tĂ« Paqes”, tha sot ShtĂ«pia e BardhĂ«, duke sugjeruar se anĂ«tarĂ«t e kĂ«tij grupi do tĂ« mbanin secili portofole tĂ« specializuara pĂ«r tĂ« ndihmuar nĂ« pĂ«rpjekjet e “stabilizimit” nĂ« Gaza.

Emri i ish-kryeministrit laburist u shfaq gjithashtu nĂ« njĂ« listĂ« mĂ« tĂ« gjatĂ« emrash si pjesĂ« e njĂ« “Bordi Ekzekutiv tĂ« GazĂ«s” nĂ« njoftimin e ShtĂ«pisĂ« sĂ« BardhĂ«, i cili duket se synon qeverisjen e GazĂ«s. //a.i/

The post SHBA – Trump zgjedh Tony Blair si pjesĂ« tĂ« “Bordit tĂ« Paqes” nĂ« Gaza appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

FOKUS – BE-ja dhe “Mercosur” nĂ«nshkruajnĂ« sot marrĂ«veshjen e tregtisĂ« sĂ« lirĂ«

BRUKSEL, 17 janar /ATSH-DPA/- Bashkimi Evropian dhe blloku tregtar i Amerikës Latine Mercosur pritet të nënshkruajnë sot një marrëveshje të tregtisë së lirë, e cila u hartua 25 vjet më parë.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, dhe presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, do të vizitojnë kryeqytetin e Paraguait, Asuncion, për ceremoninë e nënshkrimit me shpresën për të kthyer më në fund faqen e parë në sagën tregtare transatlantike.

“MarrĂ«veshja do tĂ« sjellĂ« pĂ«rfitime reale pĂ«r qytetarĂ«t dhe bizneset evropiane, do tĂ« rrisĂ« sovranitetin dhe autonominĂ« strategjike tĂ« BE-sĂ« dhe do tĂ« formĂ«sojĂ« ekonominĂ« globale nĂ« pĂ«rputhje me vlerat tona tĂ« pĂ«rbashkĂ«ta”, tha Costa pĂ«rpara udhĂ«timit tĂ« tij.

“MĂ« shumĂ« se 700 milionĂ« njerĂ«z do tĂ« pĂ«rfitojnĂ« nga marrĂ«veshja BE-Mercosur”, tha Costa.

BE-ja arriti marrëveshjen përtej kufijve pavarësisht kundërshtimit të disa vendeve në bllok, në një përpjekje për të diversifikuar lidhjet e saj tregtare, ndërsa marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kinën po tensionohen.

“Evropa Ă«shtĂ« e hapur pĂ«r biznes dhe po ndĂ«rton ura drejt prosperitetit tĂ« pĂ«rbashkĂ«t me partnerĂ«t tanĂ« globalĂ«â€, tha Costa.

MarrĂ«veshja tregtare midis 27 vendeve anĂ«tare tĂ« BE-sĂ« dhe vendeve tĂ« “Mercosur”, Brazilit, ArgjentinĂ«s, Uruguait dhe Paraguait, synon tĂ« rrisĂ« tregtinĂ« midis blloqeve ekonomike.

Negociatat, të cilat filluan në vitin 1999, ngecën vazhdimisht, përfshirë shqetësimet e fermerëve evropianë, të cilët paralajmëruan se do të duhej të përmbushnin standarde të ndryshme.

Ceremonia e nënshkrimit, e cila fillimisht ishte planifikuar në dhjetor, u vonua pasi mbështetja për marrëveshjen midis vendeve të BE-së, nuk arriti shumicën e kërkuar.

Lëshimet e minutës së fundit nga Komisioni Evropian në fillim të këtij muaji nxitën mbështetjen vendimtare nga Italia, për arritjen e marrëveshjes.

Parlamenti Evropian ende duhet ta miratojë marrëveshjen përpara se ajo të hyjë në fuqi.

Zona e re e tregtisë së lirë është menduar gjithashtu si një sinjal që kompenson politikën tregtare proteksioniste të presidentit të SHBA-së Donald Trump.

QĂ«llimi Ă«shtĂ« tĂ« hiqen sa mĂ« shumĂ« qĂ« tĂ« jetĂ« e mundur barrierat tregtare dhe tarifore midis BE-sĂ« dhe shteteve tĂ« “Mercosur”.

Industria gjermane ka bërë presion për vite me radhë që marrëveshja të përfundonte.

Kancelari gjerman, Friedrich Merz e mirĂ«priti atĂ« si njĂ« “moment historik” nĂ« politikĂ«n tregtare evropiane dhe njĂ« sinjal tĂ« rĂ«ndĂ«sishĂ«m tĂ« sovranitetit dhe aftĂ«sisĂ« strategjike pĂ«r tĂ« vepruar.

Komisioni vlerĂ«son se marrĂ«veshja mund tĂ« rrisĂ« eksportet vjetore tĂ« BE-sĂ« nĂ« AmerikĂ«n e Jugut deri nĂ« 39%, ose rreth 49 miliardĂ« euro – duke mbĂ«shtetur mĂ« shumĂ« se 440,000 vende pune nĂ« tĂ« gjithĂ« EvropĂ«n.

Në veçanti, industria e automobilave, inxhinieria mekanike dhe sektori farmaceutik do të përfitojnë. //a.i/

 

The post FOKUS – BE-ja dhe “Mercosur” nĂ«nshkruajnĂ« sot marrĂ«veshjen e tregtisĂ« sĂ« lirĂ« appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Truri i burrave arrin kulmin e mirëqenies mendore midis moshës 55 dhe 60 vjeç

TIRANË, 17 janar /ATSH/- NjĂ« studim i ri australian i botuar nĂ« revistĂ«n “Intelligence” ka zbuluar se funksionimi i pĂ«rgjithshĂ«m shĂ«ndetit mendor nĂ« fakt, arrin kulmin midis moshĂ«s 55 dhe 60 vjeç.

Hulumtimet shkencore tregojnë se aftësi të ndryshme njohëse arrijnë kulmin në faza të ndryshme të jetës, dhe nuk ka një moshë të vetme ku të gjitha funksionet mendore janë në maksimumin e tyre.

Truri ndryshon dhe zhvillohet vazhdimisht në përgjigje të përvojave të reja.

Aftësia për të përpunuar informacionin shpejt dhe për të zgjidhur probleme të reja, abstrakte (inteligjenca fluide) përgjithësisht arrin kulmin rreth moshës 19 vjeç ose në fillim të të 20-tave, pastaj fillon një rënie graduale.

Kujtesa afatshkurtër është më e fortë rreth moshës 25 vjeç dhe mbetet e qëndrueshme deri rreth moshës 35 vjeç.

Aftësia për të kujtuar arrin kulmin rreth moshës 30 vjeç.

Njohuritë e akumuluara përmes përvojës jetësore dhe arsimit (inteligjenca e kristalizuar) rriten dhe arrijnë kulmin më vonë në jetë, shpesh në të 60-tat ose 70-tat e një personi.

Aftësi si rregullimi emocional, empatia dhe vendimmarrja e matur shpesh arrijnë kulmin në moshën e mesme, zakonisht në të 40-tat ose 50-tat.

Sugjerimi se truri i burrave nuk e arrin kulmin e mirëqenies mendore deri në fund të të 30-tave është pjesërisht i saktë.

Ndërsa disa aftësi arrijnë kulmin më herët, shumë funksione të rëndësishme njohëse, të tilla si të gjykuarit dhe njohuritë e akumuluara, përmirësohen në moshën e mesme dhe të vjetër.

Një studim gjithëpërfshirës që kombinoi 16 tipare të ndryshme njohëse dhe të personalitetit zbuloi se funksionimi i përgjithshëm mendor arrin kulmin më vonë në jetë, konkretisht midis moshës 55 dhe 60 vjeç.

Ky kulm i mëvonshëm nxitet nga njohuritë në dije, në të gjykuar dhe stabilitet emocional që kompensojnë rënien e shpejtësisë së përpunimit të të dhënave.

Studime tĂ« tjera mbi strukturĂ«n e trurit sugjerojnĂ« se faza e trurit “adoleshent”, qĂ« pĂ«rfshin rilidhje tĂ« konsiderueshme nervore, vazhdon deri rreth moshĂ«s 32 vjeç, kur hyn nĂ« fazĂ«n mĂ« tĂ« qĂ«ndrueshme tĂ« “pjekurisĂ«â€.

Hulumtimet e përqendruara në pjekurinë emocionale tek burrat gjithashtu sugjerojnë se kjo mund të mos arrihet deri rreth moshës 43 vjeç.

Truri vazhdon të piqet dhe të fitojë aftësi të vlefshm përtej të 30-ave, veçanërisht në lidhje me vendimmarrjen komplekse dhe inteligjencën emocionale. //a.i/

The post Truri i burrave arrin kulmin e mirëqenies mendore midis moshës 55 dhe 60 vjeç appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Marrëdhënia njeri-mace filloi rreth 9500 vjet më parë

TIRANË, 17 janar /ATSH/- Ideja qĂ« macet “u zbutĂ«n” duke u zhvendosur me njerĂ«zit pĂ«r gjueti tĂ« brejtĂ«sve Ă«shtĂ« njĂ« teori e pranuar gjerĂ«sisht, sipas “Science”.

Kjo, pasi macet e egra tĂ« lashta tĂ«rhiqeshin nga rezervat e grurit nĂ« vendbanimet bujqĂ«sore, tĂ« cilat tĂ«rhiqnin brejtĂ«sit, duke krijuar njĂ« marrĂ«dhĂ«nie tĂ« dobishme reciprokisht – ku macet merrnin ushqim dhe njerĂ«zit kishin kontrollin ndaj brejtĂ«sve.

Me kalimin e kohës, kjo tolerancë evoluoi në mace shtëpiake (Felis catus), një proces ku macet më miqësore dhe më pak të frikësuara jetonin dhe riprodhoheshin pranë njerëzve pa ndërhyrjen e drejtpërdrejtë të njeriut.

Macet e egra afrikane (Felis lybica) ndiqnin brejtësit në këto vendbanime për një burim të lehtë ushqimi.

Macet siguruan ushqim, njerëzit morën kontrollin e dëmtuesve, duke zvogëluar humbjen e të korrave.

Macet qĂ« ishin natyrshĂ«m mĂ« tolerante ndaj njerĂ«zve mbijetuan dhe u riprodhuan, duke transmetuar gjenet e tyre “zbutĂ«se”.

Gjatë mijëra viteve, ky avantazh selektiv çoi në macen e veçantë shtëpiake, një specie që është gjenetikisht e ndryshme nga paraardhësit e saj të egër.

Ky partneritet unik dhe i qetë, ku macet në thelb zgjedhin të jetojnë pranë njerëzve për të patur akses më të lehtë në ushqim, është arsyeja pse ato konsiderohen një rast i vetë-zbutjes.

ArkeologĂ«t besojnĂ« se macet dhe njerĂ«zit kanĂ« pasur njĂ« marrĂ«dhĂ«nie tĂ« ngushtĂ« pĂ«r mijĂ«ra vjet, duke filluar qĂ« nga periudha kur kultivimi i tĂ« korrave u bĂ« njĂ« normĂ« – midis Detit Mesdhe modern dhe Gjirit Persik.

Brejtësit e vegjël të rrumbullakët që fshiheshin në fusha ishin shënjestra të lehta për macet e egra që jetonin në zonë.

Kështu që, në vend që të luftonin në shkretëtirë, macet u zhvendosën me njerëzit rreth vitit 7500 p.e.s.

Marrëdhënia e saktë midis maceve të hershme, gjysmë të zbutura dhe njerëzve nuk është ende e qartë.

Ekzistojnë prova të shumta se njerëzit kanë patur lidhje me macet.

Një vend varrimi kafshësh shtëpiake në Qipro dëshmon marrëdhënien njeri-mace, që daton 9500 vjet më parë.

Kur njerëzit filluan të shkonin në veri drejt Evropës, duke u marrë me bujqësi, me sa duket u ndoqën nga macet.

Një studim i ri zbuloi kocka njerëzish dhe macesh që datojnë që nga viti 4200 deri në vitin 2300 p.e.s. në një shpellë në Poloni, që përkon me një periudhë vendbanimi të shpejtë në periudhën e vonë neolitike. //a.i/

The post Marrëdhënia njeri-mace filloi rreth 9500 vjet më parë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

PEKIN – Kanadaja dhe Kina ulin tarifat mes pĂ«rpjekjeve pĂ«r tĂ« rivendosur marrĂ«dhĂ«niet e tensionuara

PEKIN, 16 janar /ATSH-DPA/- Kanadaja do të ulë tarifat për automjetet elektrike kineze në këmbim të uljes së taksave nga Kina ndaj produkteve bujqësore kanadeze, tha sot kryeministri Mark Carney, në Pekin.

Njoftimi erdhi ndërsa Carney zhvilloi vizitën e parë si kryeministër i Kanadasë në Kinë në tetë vjet, me të dyja palët që kërkojnë të rivendosin marrëdhëniet e tendosura mes tensioneve destabilizuese tregtare me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Kanadaja do tĂ« lejojĂ« deri nĂ« 49,000 automjete elektrike kineze nĂ« tregun e saj sipas njĂ« tarife preferenciale prej 6,1%, shumĂ« mĂ« poshtĂ« se taksa 100% e vendosur nĂ« vitin 2024 nĂ« bashkĂ«punim me Uashingtonin”, tha Carney nĂ« njĂ« deklaratĂ«.

NĂ« kĂ«mbim, Kina do tĂ« ulĂ« tarifat pĂ«r farĂ«n kanadeze “kanola” nĂ« rreth 15% nga 85% deri mĂ« 1 mars.

PĂ«r mĂ« tepĂ«r, karavidhet, gaforret dhe bizelet nuk do t’i nĂ«nshtrohen tarifave anti-diskriminim.

“Ne duhet tĂ« kuptojmĂ« ndryshimet midis KanadasĂ« dhe vendeve tĂ« tjera dhe tĂ« pĂ«rqendrojmĂ« pĂ«rpjekjet tona nĂ« bashkĂ«punim aty ku jemi tĂ« njĂ«suar”, tha Carney.

Kina është vendi i dytë më i madh i eksportit të Kanadasë pas Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Ndërsa masat e njoftuara sot janë të kufizuara në fushëveprim, ato mund të shënojnë një pikë kthese në marrëdhëniet dypalëshe, ndërsa Carney pranon se lidhjet Kanada-Kinë kanë qenë të largëta dhe të pasigurta.

MarrĂ«dhĂ«niet kanĂ« qenĂ« tĂ« ftohta qĂ« nga arrestimi i drejtueses ekzekutive tĂ« “Huawei”, Meng Wanzhou, nĂ« Kanada nĂ« vitin 2018 – i kryer me kĂ«rkesĂ« tĂ« Shteteve tĂ« Bashkuara tĂ« AmerikĂ«s.

Kina reagoi në atë kohë duke arrestuar dy shtetas kanadezë.

Që nga rikthimi në detyrë i presidentit të SHBA-së, Donald Trump, Kanadaja është përballur me presion të ri nga Uashingtoni.

Trump ka tërhequr jo vetëm Kinën, por edhe Kanadanë fqinje në mosmarrëveshje tregtare, një faktor kyç i afrimit te Pekinit me Otavën. //a.i/

The post PEKIN – Kanadaja dhe Kina ulin tarifat mes pĂ«rpjekjeve pĂ«r tĂ« rivendosur marrĂ«dhĂ«niet e tensionuara appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

SHBA – Witkoff telefonon ministrin e JashtĂ«m egjiptian: Intensifikoni pĂ«rpjekjet pĂ«r uljen e tensioneve nĂ« LM

KAJRO, 16 janar /ATSH/- Ministri i JashtĂ«m egjiptian, Badr Abdelatty mori njĂ« telefonatĂ« nga Steve Wittkoff, i dĂ«rguari special i SHBA-sĂ« pĂ«r Lindjen e Mesme, pĂ«r tĂ« vlerĂ«suar krizat e vazhdueshme nĂ« Gaza dhe Iran, sipas “Il Sole 24 Ore”.

GjatĂ« bisedĂ«s, raporton ministria egjiptiane, palĂ«t rikonfirmuan angazhimin e tyre tĂ« pĂ«rbashkĂ«t pĂ«r tĂ« forcuar bashkĂ«punimin nĂ« sfera tĂ« ndryshme politike, tĂ« sigurisĂ« dhe ekonomike – pĂ«r t’i shĂ«rbyer interesave tĂ« tyre tĂ« pĂ«rbashkĂ«ta dhe pĂ«r tĂ« mbĂ«shtetur pĂ«rpjekjet pĂ«r tĂ« vendosur sigurinĂ« dhe stabilitetin nĂ« rajon.

Lidhur me Iranin, u rikonfirmua nevoja për të punuar për uljen e tensioneve, për të rivendosur qetësinë dhe për të parandaluar që rajoni të bjerë në paqëndrueshmëri dhe kaos.

Në lidhje me Gazën, u theksua nevoja për të vazhduar me zbatimin e kërkesave të fazës së dytë të armëpushimit, me fillimin e punës së komitetit teknik palestinez, vendosjen e një force ndërkombëtare stabilizimi për të monitoruar armëpushimin, tërheqjen e plotë të trupave izraelite nga Rripi i Gazës dhe fillimin e fazës së rimëkëmbjes dhe rindërtimit. //a.i/

The post SHBA – Witkoff telefonon ministrin e JashtĂ«m egjiptian: Intensifikoni pĂ«rpjekjet pĂ«r uljen e tensioneve nĂ« LM appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

BRUKSEL – BE bĂ«n thirrje pĂ«r ndalimin e ekzekutimeve tĂ« protestuesve nĂ« Iran

BRUKSEL, 16 janar /ATSH/- Bashkimi Evropian i bĂ«n thirrje Iranit tĂ« ndalojĂ« ekzekutimet e protestuesve dhe dĂ«non pĂ«rdorimin e dĂ«nimit me vdekje si mjet pĂ«r shtypjen e protestave, tha sot zĂ«dhĂ«nĂ«si i BE-sĂ« pĂ«r PunĂ«t e Jashtme dhe PolitikĂ«n e SigurisĂ«, Anouar El Anouni, sipas “Il Sole 24 Ore”.

“Ne kundĂ«rshtojmĂ« pĂ«rdorimin e dĂ«nimit me vdekje nĂ« çdo kohĂ« dhe nĂ« veçanti pĂ«rdorimin e tij pĂ«r tĂ« shtypur disidentĂ«t”, tha El Anouni, gjatĂ« njĂ« konference pĂ«r shtyp nĂ« Bruksel.

Zëdhënësi i BE-së theksoi se Brukseli po ndiqte nga afër raportet për ekzekutime të mundshme të afërta të protestuesve.

Brukseli, gjithashtu i bëri thirrje Teheranit të ndiqte një politikë të qëndrueshme drejt heqjes së dënimit me vdekje.

El Anouni përsëriti se ndryshimi i regjimit nuk ishte pjesë e politikës së BE-së.

“NĂ« terren ekziston njĂ« lĂ«vizje e protestave legjitime dhe e vĂ«rtetĂ« e popullit iranian, me aspirata legjitime pĂ«r njĂ« jetĂ«, liri dhe dinjitet mĂ« tĂ« mirĂ«â€, tha ai.

“Ne qĂ«ndrojmĂ« pranĂ« tyre ndĂ«rsa ata luftojnĂ« pĂ«r kĂ«to vlera”, shtoi El Anouni. //a.i/

The post BRUKSEL – BE bĂ«n thirrje pĂ«r ndalimin e ekzekutimeve tĂ« protestuesve nĂ« Iran appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

TEL AVIV – Forcat izraelite sulmojnĂ« objektiva nĂ« Liban

TEL AVIV/BEJRUT, 16 janar /ATSH-DPA/- Ushtria izraelite tha dje në mbrëmje se kishte sulmuar disa objektiva në Liban, duke përfshirë objektet e Hezbollahut në jug të vendit.

Sipas ushtrisë, objektivat përfshinin objekte të magazinimit të armëve të grupit të mbështetur nga Irani, si dhe infrastrukturë shtesë terroriste të përdorur për sulmet terroriste kundër trupave të IDF-së dhe Shtetit të Izraelit.

Gjatë një sulmi tjetër izraelit, u godit edhe një depo nëntokësore armësh.

“Aktivitetet e Hezbollahut nĂ« vendet e pĂ«rmendura pĂ«rbĂ«nin njĂ« shkelje tĂ« armĂ«pushimit tĂ« rĂ«nĂ« dakord midis Izraelit dhe Libanit”, thuhet nĂ« deklaratĂ«.

Banorët e zonave fqinje raportuan shpërthime të forta që tronditën shtëpitë e tyre.

Burimet libaneze të sigurisë thanë se Forcat Ajrore Izraelite kishin kryer të paktën dy sulme ajrore. Nuk pati raportime fillestare për viktima të mundshme.

NĂ« kuadĂ«r tĂ« armĂ«pushimit midis Izraelit dhe Hezbollahut – qĂ« ka qenĂ« nĂ« fuqi qĂ« nga fundi i nĂ«ntorit 2024 – milicia shiite e mbĂ«shtetur nga Irani duhej tĂ« çarmatosej.

Afati kyç për çarmatimin e Hezbollahut, të cilin qeveria libaneze ia ngarkoi ushtrisë, përfundoi në fund të dhjetorit.

Izraeli akuzon Hezbollahun për riorganizim dhe riarmatosje në shkelje të marrëveshjes.

Si rezultat, ushtria ka vazhduar të sulmojë fqinjin e saj, pothuajse çdo ditë.

Sipas shifrave të qeverisë, më shumë se 300 njerëz janë vrarë në Liban që kur armëpushimi hyri në fuqi.

Kombet e Bashkuara thonë se më shumë se 100 prej tyre ishin civilë. //a.i/

 

The post TEL AVIV – Forcat izraelite sulmojnĂ« objektiva nĂ« Liban appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

FOKUS – Çmimi i gazit natyror rritet me 20%, pĂ«r shkak tĂ« motit tĂ« ftohtĂ« nĂ« EvropĂ«

AMSTERDAM, 16 janar /ATSH-DPA/- Çmimi i gazit natyror Ă«shtĂ« ende nĂ« rritje pĂ«r shkak tĂ« motit jashtĂ«zakonisht tĂ« ftohtĂ« nĂ« disa vende tĂ« EvropĂ«s, duke arritur nivelin mĂ« tĂ« lartĂ« nĂ« pothuajse gjashtĂ« muaj.

Gjatë javës së tregtimit, çmimi i gazit natyror u rrit me rreth 20%. Në bursën e Amsterdamit, kontrata e ardhshme TTF për gazin natyror evropian për dorëzim brenda një muaji tregtohej me 34,30 euro për megavat orë (MWh) në mëngjes, çmimi më i lartë që nga gushti.

Rritja e çmimit gjatë javës së tregtimit, është rritja më e mprehtë që nga tetori 2023.

Rezervat evropiane të gazit janë aktualisht në 52%, shumë nën mesataren sezonale prej 67%.

Temperaturat e akullta që priten në fund të muajit, mund të çojnë në tërheqje të mëtejshme të gazit nga vendet e magazinimit.

Situata e tensionuar në Iran, i cili është një furnizues i rëndësishëm i gazit për Turqinë, ka pasur gjithashtu një ndikim në çmime.

Kërcënimet e fundit nga qeveria amerikane kundër vendeve që bëjnë biznes me Iranin kanë rritur shqetësimet për furnizimin.

SHBA-ja i ka kërcënuar partnerët tregtarë të Iranit me tarifa të reja ndëshkuese prej 25%.

Tregu po merr parasysh gjithashtu kërkesën më të fortë në Kinë, blerësen më të madhe në botë të gazit natyror të lëngshëm.

The post FOKUS – Çmimi i gazit natyror rritet me 20%, pĂ«r shkak tĂ« motit tĂ« ftohtĂ« nĂ« EvropĂ« appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Planet pĂ«r njĂ« BE me dy nivele, Rama pĂ«r “Politico”: Ide e mirĂ«

TIRANË, 16 janar /ATSH/- Propozimet e reja do tĂ« ofrojnĂ« mundĂ«sinĂ« pĂ«r t’u bĂ«rĂ« anĂ«tar i BE-sĂ«, duke kufizuar disa tĂ« drejta vendimmarrjeje –  ndĂ«rsa anĂ«tarĂ«t e ardhshĂ«m janĂ« tĂ« ndarĂ« rreth kĂ«tyre planeve, thuhet nĂ« njĂ« shkrim tĂ« publikuar nga “Politico”.

Vendet qĂ« kanĂ« pritur me vite pĂ«r t’u bashkuar me BE-nĂ«, janĂ« tĂ« ndara rreth planeve qĂ« po hartohen nĂ« Bruksel, pĂ«r t’i lejuar ata tĂ« bĂ«hen anĂ«tarĂ« pa tĂ« drejtat e zakonshme tĂ« votimit tĂ« plotĂ«.

Mes disa kombeve nĂ« EvropĂ«n Lindore dhe Ballkanin PerĂ«ndimor, qĂ« janĂ« nĂ« radhĂ« pĂ«r t’u bashkuar me bllokun, po shfaqet njĂ« pĂ«rçarje rreth kushteve tĂ« bashkangjitura me aplikimet e tyre.

Disa kĂ«mbĂ«ngulin se ata duhet tĂ« marrin pĂ«rfitimet e plota tĂ« bllokut – ndĂ«rsa tĂ« tjerĂ« janĂ« tĂ« kĂ«naqur, vetĂ«m qĂ« janĂ« rreth tryezĂ«s.

Për të ulur shqetësimet e anëtarëve ekzistues, se një BE më e madhe do ta bënte më të vështirë marrjen e vendimeve unanime, Komisioni Evropian po shqyrton mundësinë e dhënies së të drejtave të plota të votës për anëtarët e rinj, vetëm pasi BE-ja të ketë rishikuar mënyrën e funksionimit të saj.

Kjo lëvizje do ta bënte më të vështirë për vendet individuale të ushtronin veton e tyre dhe do të ndalonte devijimin e politikave.

Aktualisht, anëtarët e rinj marrin menjëherë, të drejta të plota vote, siç ndodhi kur vendi më i fundit, Kroacia iu bashkua BE-së, në vitin 2013.

Ndër fuqitë që, fillimisht mund të kufizohen, përfshin të drejtën e anëtarëve të rinj për të bllokuar sanksionet, ndër çështje të tjera, që aktualisht kërkojnë që çdo vend i BE-së të jetë dakord.

Lundrimi rreth kërcënimeve të vetos nga qeveritë populiste në Hungari dhe Sllovaki ka rezultuar kohëhumbëse për udhëheqësit.

Perspektiva e bllokut pa të drejta të plota vote po shkakton reagime të ndryshme nga vendet kandidate.

Edi Rama, kryeministri i ShqipĂ«risĂ« – qĂ« tani ka hapur tĂ« gjitha tĂ« ashtuquajturat “grupe negociuese” pĂ«rmes tĂ« cilave do tĂ« duhet tĂ« punojĂ« – tha se masat ishin njĂ« “ide e mirĂ«â€ dhe se vendi i tij do tĂ« pranonte madje, pĂ«r njĂ« periudhĂ« kohore, tĂ« mos kishte njĂ« komisioner tĂ« vetin nĂ« Bruksel.

Ai tha se Shqipëria nuk donte të sfidonte vullnetin e anëtarëve të mëdhenj themelues si Franca dhe Gjermania.

“NĂ« fund tĂ« fundit, janĂ« tĂ« rriturit nĂ« familje qĂ« marrin vendimet e rĂ«ndĂ«sishme”, tha Rama.

“Avantazhi i anĂ«tarĂ«ve mĂ« tĂ« vegjĂ«l tĂ« BE-sĂ« Ă«shtĂ« se, nĂ«se vendet mĂ« tĂ« mĂ«dha “gabojnĂ«â€, nuk Ă«shtĂ« faji i anĂ«tarĂ«ve tĂ« rinj”, shtoi ai.

Salome Zourabichvili, ish-presidentja e zgjedhur drejtpërdrejt e Gjeorgjisë, tha se ajo e kishte mbështetur prej kohësh një veprim të tillë në diskutimet me zyrtarët e BE-së.

Roli i saj u shfuqizua nga partia nĂ« pushtet “Ëndrra Gjeorgjiane” nĂ« njĂ« veprim tĂ« kritikuar nga Brukseli, dhe bisedimet e pranimit tani kanĂ« ngecur mes paralajmĂ«rimeve pĂ«r prapambetje demokratike.

“Si njĂ« vend i vogĂ«l, Ă«shtĂ« e qartĂ« se interesi ynĂ« Ă«shtĂ« tĂ« jemi pjesĂ« e njĂ« komuniteti, e njĂ« familjeje dhe tĂ« jemi pjesĂ« e programeve qĂ« pĂ«rbĂ«jnĂ« BE-nĂ«, dhe aspak tĂ« jemi vendimmarrĂ«s tĂ« barabartĂ« si vendet qĂ« kanĂ« qenĂ« nĂ« origjinĂ«n e kĂ«saj organizate dhe janĂ« shumĂ« mĂ« tĂ« fuqishme”, tha Zourabichvili.

“Mendoj se Ă«shtĂ« shumĂ« logjike nĂ«se doni tĂ« keni njĂ« organizatĂ« qĂ« mund tĂ« marrĂ« vendime nĂ« mĂ«nyrĂ« efikase”, shtoi ajo.

Moldavia, kërkesa e së cilës për anëtarësim është binjake me atë të Ukrainës, tha se kërkonte të shihte detajet e propozimeve.

“Ne jemi tĂ« gatshĂ«m tĂ« marrim pĂ«rgjegjĂ«si nĂ« njĂ« fazĂ« tĂ« hershme dhe do tĂ« mirĂ«presim mundĂ«sinĂ« pĂ«r tĂ« marrĂ« pjesĂ« dhe pĂ«r tĂ« ndihmuar nĂ« formĂ«simin e kĂ«tyre diskutimeve”, tha njĂ« zyrtar i lartĂ« moldav.

“NĂ« tĂ« njĂ«jtĂ«n kohĂ«, anĂ«tarĂ«simi i plotĂ« – me tĂ« drejta tĂ« barabarta dhe pjesĂ«marrje tĂ« plotĂ« nĂ« vendimmarrjen e BE-sĂ« – duhet tĂ« mbetet objektivi i qartĂ« dhe pĂ«rfundimtar”, shtoi ai.

Ukraina, e cila ka kryer reforma të gjera, si pjesë e procesit të pranimit edhe pse përballet me agresionin e Rusisë, ka hezituar ta mbështesë idenë.

“NĂ«se flasim pĂ«r anĂ«tarĂ«sim nĂ« BE, ai duhet tĂ« jetĂ« i plotĂ«â€, tha presidenti Volodymyr Zelensky nĂ« nĂ«ntor.

Mali i Zi, vendi kandidat mĂ« i pĂ«rparuar nĂ« rrugĂ«n e tij tĂ« pranimit nĂ« BE, gjithashtu kĂ«mbĂ«ngul se nuk ka nevojĂ« tĂ« rishikohen kushtet – sipas tĂ« cilave i Ă«shtĂ« dhĂ«nĂ« anĂ«tarĂ«simi dhe pret tĂ« pĂ«rfundojĂ« procesin e verifikimit kĂ«tĂ« vit.

“Fakti Ă«shtĂ« se BE-ja tashmĂ« pĂ«rbĂ«hej nga 28 shtete anĂ«tare”, tha presidenti malazez, Jakov Milatović .

“Dhe aktualisht, kemi 27 pĂ«r shkak tĂ« Brexit-it. NĂ« kĂ«tĂ« drejtim, nĂ«se Mali i Zi bĂ«het shteti i 28-tĂ« anĂ«tar i BE-sĂ« deri nĂ« vitin 2028, padyshim, pĂ«rgjigjja nĂ«se ka nevojĂ« pĂ«r reforma apo jo, varet nga udhĂ«heqĂ«sit e BE-sĂ«â€, shtoi ai.

Plani nĂ« lidhje me tĂ« drejtat e reduktuara tĂ« votĂ«s u propozua nĂ« fund tĂ« vitit tĂ« kaluar nga zyrtarĂ«t dhe qeveritĂ« pro-BE-sĂ« – pĂ«r t’i dhĂ«nĂ« jetĂ« njĂ« procesi zgjerimi qĂ« po bllokohet gjithashtu nga Hungaria dhe disa vende tĂ« tjera – nga frika se mund tĂ« sillte konkurrencĂ« tĂ« padĂ«shiruar pĂ«r tregjet lokale ose tĂ« kompromentonte interesat e sigurisĂ«.

Hungaria ka kërcënuar vazhdimisht të vërë veton ndaj anëtarësimit të Ukrainës në BE.

Komisionerja e BE-së për zgjerimin, Marta Kos tha se propozimet konkrete do të paraqiteshin në shkurt ose mars.

Ajo shtoi se një element krejtësisht i ri po nxiste një ndjenjë të re urgjence.

“Kemi forca tĂ« jashtme shkatĂ«rruese qĂ« do tĂ« donin tĂ« na shihnin duke dĂ«shtuar – ato po punojnĂ« kundĂ«r vendeve tona kandidate, ne jemi objektivi kryesor”, tha ajo.

Plani do tĂ« duhet tĂ« zhvillohet nĂ« detaje nga Komisioni Evropian, pĂ«rpara se t’u paraqitet udhĂ«heqĂ«sve kombĂ«tarĂ« dhe ka tĂ« ngjarĂ« tĂ« diskutohet nĂ« samitet e ardhshme tĂ« KĂ«shillit, si dhe tĂ« vlerĂ«sohet nga juristĂ«t pĂ«r – tĂ« parĂ« se si pĂ«rshtatet me traktatet themelore tĂ« BE-sĂ«.

NdĂ«rsa kandidatĂ«t po zbatojnĂ« reformat e nevojshme pĂ«r t’u bĂ«rĂ« anĂ«tarĂ« tĂ« bllokut, Kos tha se kishte ende nevojĂ« pĂ«r punĂ« –  pĂ«r tĂ« bindur anĂ«tarĂ«t ekzistues pĂ«r mbĂ«shtetje tĂ« mjaftueshme.

“Negociatat janĂ« njĂ« pjesĂ« teknike, ne duhet tĂ« marrim nĂ« konsideratĂ« pjesĂ«n politike, qĂ« janĂ« vendet anĂ«tare”, tha ajo. //a.i/

The post Planet pĂ«r njĂ« BE me dy nivele, Rama pĂ«r “Politico”: Ide e mirĂ« appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

REPUBLIKA ÇEKE – Qeveria e kryeministrit Babis fiton votĂ«besimin

PRAGË, 16 janar /ATSH-DPA/- Kryeministri çek, Andrej BabiĆĄ dhe qeveria e tij e re fituan dje njĂ« votĂ«besim tĂ« detyrueshĂ«m nĂ« parlament, njĂ« muaj pasi morĂ«n detyrĂ«n.

Ligjvënësit miratuan kabinetin e ri të djathtë me 108 vota pro dhe 91 kundër.

Koalicioni qeverisës përfshin partinë populiste të krahut të djathtë ANO të Babis, Partinë e Motoristëve dhe Partinë e Lirisë dhe Demokracisë së Drejtpërdrejtë (SPD) të ekstremit të djathtë.

Sipas kushtetutës çeke, çdo qeveri e sapoemëruar duhet të kërkojë një votëbesim brenda 30 ditëve.

Vota pasoi një diskutim më shumë se 25-orësh në Dhomën e Ulët, gjatë të cilit opozita akuzoi koalicionin për mbrojtjen e anëtarëve të saj nga ndjekja penale.

Babis përballet me hetime për mashtrim të dyshuar me subvencione, ndërsa themeluesi i SPD-së dhe kryetari i parlamentit Tomio Okamura është nën hetim për nxitje të gjuhës së urrejtjes. Të dy gëzojnë imunitet parlamentar.

Një pikë tjetër polemike ishte largimi i qeverisë nga mbështetja e fortë për Ukrainën që karakterizonte administratën e mëparshme.

Babis theksoi se Republika Çeke dhe qytetarĂ«t e saj ishin pĂ«rparĂ«sia e tij kryesore.

Ai premtoi deportim më të shpejtë të shtetasve të huaj kriminelë dhe hodhi poshtë miratimin e euros. Ai gjithashtu kritikoi politikat e BE-së për klimën si të dëmshme për industrinë.

Lidhur me politikën e jashtme, Babis përjashtoi pjesëmarrjen çeke në çdo mision të mundshëm paqeruajtës në Ukrainë, duke thënë se iniciativa e municioneve me bazë në Pragë për të mbështetur Ukrainën do të vazhdonte vetëm në një rol koordinues, pa përdorur paratë e taksapaguesve çekë.

Programi ka furnizuar Kievin me më shumë se 4 milionë fishekë deri më sot. //a.i/

The post REPUBLIKA ÇEKE – Qeveria e kryeministrit Babis fiton votĂ«besimin appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

FOKUS – SHBA-ja pĂ«rforcon ushtrinĂ« nĂ« Lindjen e Mesme mes tensioneve nĂ« Iran

UASHINGTON, 16 janar /ATSH-DPA/- Pas kërcënimeve kundër Iranit, Shtetet e Bashkuara të Amerikës po përforcojnë praninë e tyre ushtarake në Lindjen e Mesme.

“New York Times”, duke cituar dy zyrtarĂ« amerikanĂ«, raportoi se aeroplanmbajtĂ«sja “USS Abraham Lincoln” dhe disa anije shoqĂ«ruese po lĂ«vizin nga Deti i KinĂ«s Jugore nĂ« rajon dhe pritet tĂ« mbĂ«rrijnĂ« brenda rreth njĂ« jave.

Gjithashtu, po vendosen armë dhe pajisje shtesë mbrojtëse, që do të pasohen nga avionë luftarakë.

Media amerikane “Axios” raportoi nĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« ngjashme se “USS Abraham Lincoln” po shkon drejt rajonit. Pentagoni ende nuk e ka konfirmuar dislokimin.

“Fox News”, duke cituar burime ushtarake, raportoi se tĂ« paktĂ«n njĂ« aeroplanmbajtĂ«se amerikane po dĂ«rgohej nĂ« Lindjen e Mesme, megjithĂ«se nuk specifikoi se cila ishte.

Që nga fillimi i protestave masive kundër qeverisë autoritare të Iranit, më shumë se dy javë më parë, presidenti i SHBA-së Donald Trump e ka kërcënuar vazhdimisht vendin me ndërhyrjen e SHBA-së.

Protestat u shkaktuan, ndër të tjera, nga një krizë e rëndë ekonomike, inflacion i lartë dhe pakënaqësi e përhapur me udhëheqjen në Teheran.

Forcat e sigurisë së Iranit i kanë shtypur brutalisht protestat, me raportime për mijëra të vdekur.

The post FOKUS – SHBA-ja pĂ«rforcon ushtrinĂ« nĂ« Lindjen e Mesme mes tensioneve nĂ« Iran appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

BRUKSEL – BE-ja i ofron Egjiptit 1 miliard euro mbĂ«shtetje financiare

BRUKSEL, 15 janar /ATSH-DPA/- Komisioni Evropian i ofroi sot Egjiptit 1 miliard euro mbështetje buxhetore, si pjesë e një marrëveshjeje partneriteti të nënshkruar në vitin 2024.

“Ky financim do t’i shĂ«rbejĂ« stabilitetit ekonomik, demokracisĂ« dhe qĂ«ndrueshmĂ«risĂ« dhe shtetit tĂ« sĂ« drejtĂ«s”, tha presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

“Financimi Ă«shtĂ« paketa e dytĂ« e mbĂ«shtetjes me njĂ« total prej 5 miliardĂ« eurosh dhe i nĂ«nshtrohet disa kushteve”, tha komisioni.

“Egjipti ka zbatuar reforma pĂ«r tĂ« forcuar stabilitetin ekonomik, ka ndĂ«rmarrĂ« hapa konkretĂ« dhe tĂ« besueshĂ«m drejt respektimit tĂ« mekanizmave efektivĂ« demokratikĂ« dhe ka qĂ«ndruar nĂ« rrugĂ«n e duhur me reformat e kĂ«rkuara nga Fondi Monetar NdĂ«rkombĂ«tar (FMN)”, sipas njĂ« njoftimi pĂ«r shtyp.

BE synon të zgjerojë bashkëpunimin e bllokut me Egjiptin në luftën kundër emigracionit të padëshiruar, pavarësisht kritikave nga organizatat e të drejtave të njeriut.

Aktivistët thonë se shtypja e zërave kritikë në Egjipt ka vazhduar që nga fillimi i bashkëpunimit me Brukselin.

Kritikët vazhdojnë të arrestohen në mënyrë arbitrare dhe të dënohen me burgim në gjyqe të padrejta.

Praktika e ekzekutimeve jashtëgjyqësore vazhdon gjithashtu me pandëshkueshmëri pothuajse të plotë. //a.i/

The post BRUKSEL – BE-ja i ofron Egjiptit 1 miliard euro mbĂ«shtetje financiare appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Katër astronautë të NASA-s kthehen në Tokë, evakuimi i parë mjekësor kryhet me sukses

UASHINGTON, 15 janar /ATSH/- NASA kreu sot nĂ« mĂ«ngjes evakuimin e parĂ« mjekĂ«sor nga hapĂ«sira sot nĂ« mĂ«ngjes, duke kthyer katĂ«r astronautĂ« sĂ«rish nĂ« TokĂ«, mĂ« shumĂ« se njĂ« muaj mĂ« herĂ«t, pasi njĂ« anĂ«tar i ekuipazhit raportoi probleme shĂ«ndetĂ«sore nĂ« bordin e Stacionit NdĂ«rkombĂ«tar HapĂ«sinor, sipas “Fox News”.

“SpaceX” e drejtoi anijen kozmike “Dragon” drejt Oqeanit PaqĂ«sor pranĂ« brigjeve tĂ« San Diegos, duke pĂ«rfunduar kthimin nĂ« mĂ« pak se 11 orĂ« pasi ekuipazhi u largua nga laboratori orbital.

“Kthimi i “Dragon” Ă«shtĂ« konfirmuar – mirĂ« se vini sĂ«rish nĂ« TokĂ«â€, tha “SpaceX” nĂ« njĂ« postim nĂ« X.

NASA tha se astronauti ishte në gjendje të qëndrueshme gjatë kohës që ishte në orbitë, por menaxherët e misionit vendosën që, një kthim i hershëm ishte rruga më e sigurt për të lejuar vlerësimin e duhur mjekësor dhe testimin diagnostik në Tokë.

Zyrtarët theksuan se kthimi nuk kërkonte ndonjë procedurë të veçantë dhe se ekipet standarde mjekësore ishin në dispozicion gjatë rikuperimit.

PĂ«rfundimi i hershĂ«m i misionit e la stacionin hapĂ«sinor tĂ« pĂ«rkohshĂ«m me vetĂ«m tre astronautĂ« – njĂ« amerikan dhe dy rusĂ« – njĂ« konfigurim qĂ« NASA tha se Ă«shtĂ« i menaxhueshĂ«m, por kufizon disa operacione.

Zyrtarët e agjencisë thanë se nuk mund të kryhen shëtitje në hapësirë, përfshirë riparimet emergjente, deri në mbërritjen e ekuipazhit tjetër.

NASA theksoi se vendimi ishte paraprak dhe jo rezultat i një emergjence.

Problemi shĂ«ndetĂ«sor i astronautit u shfaq mĂ« 7 janar, duke shkaktuar anulimin e njĂ« shĂ«titjeje nĂ« hapĂ«sirĂ« ​​tĂ« planifikuar tĂ« nesĂ«rmen dhe duke çuar nĂ« fundin e misionit.

Kjo shënon herën e parë që NASA ndërpret një fluturim hapësinor për arsye mjekësore, megjithëse vendime të ngjashme u morën nga programet hapësinore ruse disa dekada më parë.

NASA dhe “SpaceX” thanĂ« se po punojnĂ« pĂ«r tĂ« pĂ«rshpejtuar nisjen e njĂ« ekuipazhi zĂ«vendĂ«sues prej katĂ«r personash, aktualisht i planifikuar pĂ«r mesin e shkurtit. //a.i/

 

The post Katër astronautë të NASA-s kthehen në Tokë, evakuimi i parë mjekësor kryhet me sukses appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌