Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

260 euro bonus mujor për mjekët specialistë që transferohen në spitalet rajonale të Shqipërisë

Në shërbimin spitalor në Shqipëri ka 12 300 punonjës shëndetësie, por sërish ka mungesë të mjekëve specialistë në spitalet rajonale.

Për këtë arsye është caktuar që mjekët specialistë, të cilët do të transferohen në spitalet rajonale, do të përfitojnë edhe një bonus prej 250 000 lekësh (rreth 260 euro).

Po ashtu është caktuar që, në mungesë të mjekëve të urgjencës, do të transferohen mjekë të QSH-së të sistemit parësor Tv Klan.

Vendimi është marrë në mbledhjen e qeverisë, ku është përcaktuar se mjekët specialistë, përveç pagës, do të trajtohen edhe financiarisht me një bonus mujor.

Ndërsa për spitalet rajonale dhe bashkiake, që nuk plotësojnë nevojat me personel mjekësor të strukturës në shërbimin e urgjencës, ministri i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale do të urdhërojë kontraktimin e mjekëve të përgjithshëm dhe kryerjen e shërbimit nga mjekë të qendrave shëndetësore të shërbimit parësor.

Prej vitesh mjeku i urgjencës po refuzohet nga të rinjtë, duke sjellë edhe mungesa të shumta në këtë shërbim jetik për pacientin.

Çdo vit janë afro 1 000 vende vakante për punonjës shëndetësie në vend, kryesisht në zonat e thella malore.

Ministria e Shëndetësisë ka ngritur një grup pune për të bërë rikonceptimin e plotë të të gjithë spitaleve rajonale në vend, për largësinë e tyre nga qendrat e banuara, shfrytëzimin e shtretërve dhe riorganizimin e shërbimeve që kryhen në këto spitale.

Kjo reformë, që do të prekë spitalet rajonale, do të bëjë të mundur riorganizimin e tyre sipas nevojave që ka popullata dhe profilizimin e institucioneve shëndetësore në shërbime të caktuara.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post 260 euro bonus mujor për mjekët specialistë që transferohen në spitalet rajonale të Shqipërisë appeared first on Sinjali.

Aplikacionet e fitnesit mbledhin më shumë të dhëna nga sa mendoni

Një studim i fundit nga Surfshark zbulon se aplikacionet e njohura të fitnesit, si Fitbit dhe Strava, mbledhin sasi të mëdha të dhënash personale, edhe kur përdoruesit nuk janë duke ushtruar.

Fitbit rezulton më “etur” për të dhëna, duke mbledhur deri në 24 lloje të dhënash, nga të cilat shumica nuk janë të nevojshme për funksionimin e aplikacionit.

Shumica e këtyre aplikacioneve i ndajnë të dhënat me palë të treta për reklama dhe analiza.

Studimi paralajmëron përdoruesit të kontrollojnë opsionet e privatësisë dhe të lexojnë termat e përdorimit para instalimit.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Aplikacionet e fitnesit mbledhin më shumë të dhëna nga sa mendoni appeared first on Sinjali.

Kosovari dënohet me 3 vjet e gjysmë për grabitjen e një banke në Austri – mbi 90 mijë euro të vjedhura

Një kosovar, ideatori i grabitjeve të stacioneve të zjarrfikësve dhe një banke në Austri, ku u vodhën mbi 90 mijë euro, është dënuar me tre vjet e gjysmë burg.

Ai dhe tre bashkëpunëtorët kishin vjedhur mjete për të hapur një bankomat në Draßburg, duke marrë 91,000 euro, nga të cilat policia rikuperoi 33,960 euro pas një ndjekjeje me 180 km/orë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Kosovari dënohet me 3 vjet e gjysmë për grabitjen e një banke në Austri – mbi 90 mijë euro të vjedhura appeared first on Sinjali.

Aksident në Podujevë: Përplasen dy vetura pranë shkollës

Një aksident trafiku mes dy veturave ka ndodhur para pak çastesh në Podujevë, në afërsi të Shkollës Ekonomike.

Ende nuk dihet nëse ka persona të lënduar apo vetëm dëme materiale.

Gazeta Sinjali ka kontaktuar Policinë e Kosovës për më shumë detaje, mirëpo deri në momentin e publikimit të këtij lajmi nuk ka marrë përgjigje.

Për zhvillimet e reja Sinjali do t’ju mbajmë të informuar.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Aksident në Podujevë: Përplasen dy vetura pranë shkollës appeared first on Sinjali.

Drejtoria e Arsimit paralajmëron masa për ligjëratën e Speciales: Llogaridhënia mbetet parim i panegociueshëm

Drejtoria e Arsimit e Komunës së Prishtinës ka njoftuar se do të marrë masa ndaj personave përgjegjës për ligjëratën mbi Gjykatën Speciale, e organizuar nga Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut pa autorizimin e saj.

Sipas Drejtorisë, do të shqyrtohet edhe roli i organizatës në këtë aktivitet, duke theksuar rëndësinë e transparencës dhe përgjegjësisë institucionale në shkolla.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/



The post Drejtoria e Arsimit paralajmëron masa për ligjëratën e Speciales: Llogaridhënia mbetet parim i panegociueshëm appeared first on Sinjali.

Lladrovci: Kur të do Amerika, të do edhe Zoti

Ramiz Lladrovci ka vlerësuar pjesëmarrjen e Kosovës si shtet themelues në “Bordin e Paqes” pas nënshkrimit të Presidentes Osmani-Sadriu, duke e cilësuar këtë si një dëshmi të suksesit të vendit dhe përkrahjes amerikane.

Ai shtoi: “Kur të do Amerika, të do edhe Zoti”.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/



The post Lladrovci: Kur të do Amerika, të do edhe Zoti appeared first on Sinjali.

OVL-UÇK për ligjeratën e Gjykatës Speciale: Po bën ‘kontroll të dëmit’ ndaj imazhit të saj

Organizata e veteranëve OVL-UÇK ka reaguar ndaj ligjëratave të zhvilluara nga Gjykata Speciale me nxënës të gjimnazit “Xhevdet Doda” në Prishtinë, duke i cilësuar si fushata propagandistike që synojnë menaxhimin e imazhit të saj.

Sipas OVL UÇK-së, veprimet e Speciales cenojnë besueshmërinë e institucioneve, ndërhyjnë në arsimin pa autorizim dhe nuk i respektojnë standardet ligjore dhe të drejtave të njeriut.

“Kjo që nuk duket është ligjëruese, por e dukshme është Dhoma e Specializuar për “kontroll të dëmit” ndaj imazhit të tire të rënduar, pas shkeljeve të njëpasnjëshme që kanë bërë ndaj të njëjtave të akuzave të Kosovës. Në vend që të merret me fushata propagandistike dhe menaxhim të imazhit publik, Gjykata Speciale duhet të komunikojë besueshmërinë e saj Kushtetutën, ligjet e Republikës së Kosovës dhe standardet e tjera të veçanta. Këto skena na përkujtojnë se, në mënyra të ngjashme, dikur kanë veprime edhe organet e pushtetit në ish-Jugosllavi, të lidhura me Lidhja Komuniste dhe Li Socialiste, të cilat pas demonstratave të popullit studentor të vitit 1981 organizojnë mbledhjen nëpër fshatra dhe kolektive pune, me qëllim të keqit të organizatorëve që janë të mirëfilltë. pushteti i atëhershëm po përgatitej t’ia shqiptonte rinisë shqiptare shqiptare. Kjo është njohur e propagandës dhe presionit në institucional nuk i shërben shërbimeve, por imponimit të një narrative të parapërgatitur”, thuhet në komunikatë.

Tutje, organizata ka renditur një varg shkelje qe sipas tyre, Gjykata Speciale ka bërë ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

“Shkelja e barazisë para ligjit, duke ndjekur penalisht një palë, luftën çlirimtare të UÇK-së, pasi që krimet mbi të gjitha parimet e pandëshkuara. Mohimi i vazhdon dhe lirimit të përkohshëm, edhe në këtë gjendje humanitare, në lidhje me njohuritë evropiane dhe parimin e proporcional. Zgjatja e pajustifikueshme e paraburgimit, pa vendim përfundimtare, duke u shndërruar në paraburgimin e njerëzve paraprak. Cenimi i dinjitetit njerëzor të paraburgosurve, përmes kushteve kufizuese dhe që nuk i përgjigjen standardeve të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut. Mungesa e transparencës dhe llogarive publike, përfshijnë adresimin e adresave të kompanive të tyre të veteranëve. Ndërhyrje indirekte në sfera të ndjeshme shoqërore, si arsimi, pa autorizim institucional dhe pa debat, gjë që nuk ka dyshime serioze për ndikim dhe propagandë”, thuhet tutje.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post OVL-UÇK për ligjeratën e Gjykatës Speciale: Po bën ‘kontroll të dëmit’ ndaj imazhit të saj appeared first on Sinjali.

Aeroplani nga Prishtina xhiro 20 minuta mbi Zurich për shkak të ngarkesës së aeroportit

Një fluturim nga Prishtina për në Zurich ka bërë më shumë se 20 minuta “xhiro” në ajër për shkak të ngarkesës së madhe në aeroportin zviceran gjatë Forumit Ekonomik Botëror në Davos.

Aeroporti po përballet me mijëra fluturime shtesë dhe kjo është java më e ngarkuar e vitit.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Aeroplani nga Prishtina xhiro 20 minuta mbi Zurich për shkak të ngarkesës së aeroportit appeared first on Sinjali.

Rinumërimi i votave vazhdon, rreth 45% e tyre janë përfunduar

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve po vazhdon rinumërimi i fletëvotimeve për disa vendvotime, ku deri tani janë rinumëruar 44.66%.

Sipas rezultateve të përditësuara, LVV ka 48%, PDK 23.84%, LDK 10.11% dhe AAK 2.99%. Procesi është përfunduar plotësisht në 9 komuna.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Rinumërimi i votave vazhdon, rreth 45% e tyre janë përfunduar appeared first on Sinjali.

Diplomohen 21 kadetët e trajnimit profesional për zjarrfikës

21 kadetë përfunduan me sukses trajnimin profesional për zjarrfikës, i ndarë në 9 module gjatë 20 javëve, duke fituar njohuri dhe aftësi për reagim në emergjenca, parandalimin e zjarreve dhe mbrojtjen e jetës, pronës dhe mjedisit.

Sipas njoftimit të komunikatës, ky trajnim ka qenë i ndarë në 9 module për 20 javë.

“Qëllimi kryesor i këtij trajnimi ka qenë ngritja e kapaciteteve profesionale të zjarrfikësve, duke i pajisur ata me kompetencat e nevojshme për t’u përballur me sfidat bashkëkohore të sigurisë, të cilat po bëhen gjithnjë e më komplekse”, thuhet në komunikatë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Diplomohen 21 kadetët e trajnimit profesional për zjarrfikës appeared first on Sinjali.

Monika Kryemadhi për ndarjen nga Ilir Meta: E kam dashur më shumë se ai mua

E drejtpërdrejtë dhe pa hezitim në deklarata, Monika Kryemadhi po shfaqet para publikut edhe në rolin e opinionistes në Big Brother VIP Albania, ku komentet e saj kanë tërhequr vëmendje për sinqeritetin dhe mungesën e filtrave.

Në një intervistë për emisionin Ftesë në 5, Kryemadhi ka theksuar se gjithmonë ka qenë e tillë, edhe në jetën personale. “Unë edhe kur kam qenë e martuar, nuk kam pasur filtra për deklaratat. Nuk kam mentalitetin se çfarë do të thonë të tjerët. Tani aq më pak”, u shpreh ajo, duke qeshur.

E pyetur nga moderatorja Bieta Sulo nëse beson ende te dashuria pas divorcit, Kryemadhi u përgjigj pa ekuivok: “Besoj te dashuria, është kryesore, ngroh shpirtin”.

Megjithatë, ajo la të kuptohet se emocionalisht mbetet e lidhur me ish-bashkëshortin e saj, Ilir Meta, duke e cilësuar atë si dashurinë e saj të parë dhe të fundit. Sipas Kryemadhit, edhe pse një marrëdhënie mund të përfundojë, ndjenjat jo domosdoshmërisht zhduken nga të dyja palët në të njëjtën kohë.

“Nuk mendoj se jam në një fazë për të dashuruar dikë tjetër. Unë e kam dashurinë time. Ajo ka kaluar në shumë sfida dhe, edhe kur vjen momenti që mbaron, nuk do të thotë që mbaron nga ana tjetër”, tha ajo në Tch.

Kryemadhi shtoi se politika ka qenë faktori që i ka bashkuar dhe ndarë njëkohësisht. “E gjithë jeta ime politike ka filluar me Metën në krahë. Politika na bashkoi dhe politika na ndau”, u shpreh ajo, duke nënvizuar se nuk e ka parë kurrë marrëdhënien e tyre si një barrë për karrierën politike.

Rrëfimi i saj është pritur me interes nga publiku, duke nxitur diskutime rreth ndarjes, dashurisë afatgjatë dhe mënyrës se si emocionet personale ndërthuren me jetën publike dhe politike.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/ 

The post Monika Kryemadhi për ndarjen nga Ilir Meta: E kam dashur më shumë se ai mua appeared first on Sinjali.

Kurseni karburant duke çaktivizuar kondicionerin e makinës

Ekspertët këshillojnë që shoferët të çaktivizojnë sistemin e kondicionimit të ajrit për të kursyer deri në 10% karburant.

Edhe pse kondicioneri ndihmon në largimin e kondensimit gjatë muajve të ftohtë, përdorimi i tij gjatë vozitjes rrit konsumimin e benzinës ose naftës, ndaj çaktivizimi mund të përmirësojë efikasitetin e karburantit.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Kurseni karburant duke çaktivizuar kondicionerin e makinës appeared first on Sinjali.

Trepça dhe Bora kalojnë në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës

Trepça mposhti Golden Eagle Yllin 88:76 dhe përmbysi humbjen e parë 99:102, duke siguruar vendin në gjysmëfinale të Final 4 të Kupës së Kosovës.

Në anën tjetër, Bora arriti gjithashtu kalimin në gjysmëfinale pas fitores 71:62 ndaj Rahovecit, me nëntë pikë dallim, duke kompletuar çiftin tjetër finalist të fazës gjysmëfinale.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Trepça dhe Bora kalojnë në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës appeared first on Sinjali.

Familja e Dajana Kalos falënderon për mbështetjen gjatë sëmundjes

Familja e Dajanës Kalo ka publikuar një mesazh mirënjohjeje për të gjithë ata që dhanë mbështetje, donacione dhe lutje gjatë periudhës së vështirë shëndetësore të saj, duke theksuar se do të vazhdojnë të japin përditësime rreth gjendjes së saj.

“Çdo donacion, shpërndarje dhe lutje na ka kujtuar se jemi të rrethuar nga dhembshuria dhe shpresa. Jemi thellësisht mirënjohës për secilin dhe secilën prej jush”, shkruan familja.

Ata gjithashtu njoftojnë se do të vijojnë të japin përditësime rreth gjendjes shëndetësore të Dajanës.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Familja e Dajana Kalos falënderon për mbështetjen gjatë sëmundjes appeared first on Sinjali.

Ndalohen në Rahovec dy persona pasi kundërshtuan Policinë dhe sulmuan një zyrtar gjatë një ndalese në trafik

Një incident është regjistruar mbrëmë në Rahovec, ku dy persona dyshohet se kanë kundërshtuar zyrtarët policorë gjatë një ndalese në komunikacion, duke eskaluar situatën deri në sulm ndaj një zyrtari policor, raporton ekskluzivisht Gazeta Sinjali.

Sipas informatave, rasti ka ndodhur më 20 janar 2026, rreth orës 23:00, në rrugën “Sheh Mihedini”.

Burimet bëjnë të ditur se patrulla policore gjatë patrullimit ka hasur në një kundërvajtje në trafikun rrugor, por i dyshuari i parë, Qendrim Basha, dyshohet se ka refuzuar të ndalet dhe të prezantojë dokumentet personale dhe ato të automjetit, sipas urdhrit të zyrtarit policor.

Në vend të bashkëpunimit, ai dyshohet se ka vazhduar me kundërshtime të ashpra, fyerje dhe mosbindje ndaj urdhrave të zyrtarëve policorë.

Në një moment, nga vetura ka zbritur edhe e dyshuara e dytë, Xh. B, nënë e të dyshuarit, e cila dyshohet se ka filluar ta shtyjë zyrtarin policor.

Situata më pas është tensionuar edhe më shumë, kur i dyshuari kryesor, gjatë tentativës së policisë për arrestim, dyshohet se ka rezistuar dhe ka sulmuar zyrtarin policor, duke i shkaktuar lëndim të lehtë në dorë (gërvishtje).

Pas intervistimit të të dyshuarve dhe konsultimit me Prokurorin e Shtetit, rasti është iniciuar si “Sulm ndaj personit zyrtar”.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ndalohen në Rahovec dy persona pasi kundërshtuan Policinë dhe sulmuan një zyrtar gjatë një ndalese në trafik appeared first on Sinjali.

Trump e tall Macronin, Franca i kundërpërgjigjet: Pohimet për çmimet e barnave janë lajm i rremë

Franca e quajti “lajm të rremë” deklaratën e presidentit amerikan Donald Trump, sipas të cilit ai i kishte bërë presion homologut Emmanuel Macron për të rritur çmimet e barnave, pas kërcënimeve për taksa ndaj importeve franceze.

Presidenca franceze theksoi se çmimet e ilaçeve nuk caktohen nga Macron, por nga sistemi i sigurisë sociale dhe mbeten të qëndrueshme, duke përdorur edhe një GIF për të demaskuar pohimet e Trumpit.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Trump e tall Macronin, Franca i kundërpërgjigjet: Pohimet për çmimet e barnave janë lajm i rremë appeared first on Sinjali.

Gjermani: Sekuestrohet autotransportuesi i kosovarit me 56 defekte të rënda sigurie

Policia e qarkut Mettmann në Gjermani sekuestroi një transportues makinash pasi u konstatuan 56 defekte të rënda sigurie gjatë një kontrolli në autostradën A3.

Automjeti, i drejtuar nga një 26-vjeçar nga Kosova, kishte probleme serioze si frena që nuk funksiononin, drita të dëmtuara, mungesë amortizatorësh dhe dëmtime të shumta teknike.

Transportuesi u shpall i pasigurt për qarkullim dhe u konfiskua, ndërsa shoferi u gjobit me 700 euro dhe do të paguajë edhe rreth 600 euro për shpenzimet e ekspertizës.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Gjermani: Sekuestrohet autotransportuesi i kosovarit me 56 defekte të rënda sigurie appeared first on Sinjali.

“I do meshkujt për para” – reagon ashpër menxhmenti i Benitës

Menaxheri i Benita Zenës, përmes një deklarate, dënoi publikisht veprimet dhe fjalët e Klodit dhe Eljonës, të cilat i konsideron si bullizëm dhe kalim të kufijve të lojës.

Ai u replikoi tek deklarata e Klodit, “Ti i do meshkujt veç për pare”, që sipas tij tejkalon çdo limit dhe cenon moralin e Benitës, duke prekur edhe familjen e saj.

Akuza përfshin edhe Eljonën për përfshirjen e personave jashtë formatit dhe shfrytëzimin e historive të së kaluarës.

Menaxheri theksoi se, megjithëse Big Brother është një lojë nervash, ajo nuk duhet të prekë dinjitetin e një gruaje, dhe bëri thirrje zyrtare ndaj produksionit të Big Brother VIP Kosova për të marrë masa urgjente ndaj dy konkurrentëve për deklaratat e tyre skandaloze.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post “I do meshkujt për para” – reagon ashpër menxhmenti i Benitës appeared first on Sinjali.

“Ofertë vetëm për ju”, paralajmërohet për rritjen e mashtrimeve online

Shoqata e Bankave ka ngritur shqetësimin për një rritje të mashtrimeve në internet, ku përdoruesit mashtrohen përmes përdorimit të të dhënave personale dhe bankare.

Spiro Brumbulli, Sekretar i Përgjithshëm i Shoqatës, tha se mashtruesit shpesh krijojnë faqe të rreme që duken si të vërteta dhe kërkojnë të dhëna personale, PIN-e ose kode sigurie, duke e bërë transaksionin të shkojë në llogaritë e tyre.

Ai tregon se qytetarët mashtrohen edhe me mesazhe që informojnë për pakot e supozuara, ku për të marrë dërgesën kërkohet të dhënat personale.

Brumbulli bën thirrje për kujdes: “Fshini çdo mesazh ose email nga burime të panjohura që kërkojnë veprime urgjente, dhe mos jepni kurrë të dhënat e llogarisë bankare. Bankat nuk do t’ju kërkojnë kurrë numrin e kartës, PIN, kode sekrete ose fjalëkalime.” shpjegon për A2CNN.

Tre format kryesore të mashtrimeve online janë: oferta joshëse duke përdorur emra dhe marka të njohura, oferta të rreme nga dyqane të supozuara, dhe njoftime për pako që kërkojnë pagesë online me kartë.

Shoqata e Bankave apelon qytetarët të jenë vigjilentë dhe të shmangin çdo veprim të nxituar në internet, për të mbrojtur të dhënat dhe fondet e tyre.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post “Ofertë vetëm për ju”, paralajmërohet për rritjen e mashtrimeve online appeared first on Sinjali.

Ekskluzive | Kapet me marihuanë në Gjakovë, të dyshuarit i gjendet drogë edhe në shtëpi

Një rast i posedimit të paautorizuar të narkotikëve është evidentuar mbrëmjen e së martës në Gjakovë, ku një person është ndaluar nga hetuesit e Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit të Narkotikëve (DHTN), pasi te i njëjti është gjetur substancë e dyshuar narkotike.

Ngjarja ka ndodhur më 20 janar 2026, rreth orës 20:30, në rrugën “Bajram Curri” në Gjakovë.

Burime të besueshme nga strukturat e afërta me hetimin bëjnë të ditur se gjatë kontrollit ndaj të dyshuarit Dardan Dushi 35 vjeçar, policia ka gjetur një qese najloni të mbushur me substancë të dyshuar të llojit marihuanë.

Pas kësaj, i dyshuari është shoqëruar në zyrat e DHTN-së në Gjakovë për intervistim, ndërsa substanca është sekuestruar si provë materiale.

Sipas të njëjtave burime, gjatë procedurës, i dyshuari ka deklaruar se në dhomën e tij kishte edhe një sasi tjetër të substancës narkotike, çka ka bërë që policia, në koordinim me të, të shkojë në shtëpinë e tij.

Aty, në dhomën e deklaruar, është gjetur edhe një qese e vogël me substancë të dyshuar narkotike, e cila po ashtu është sekuestruar si provë materiale.

Substanca e sekuestruar është peshuar dhe ka rezultuar me peshë totale 2.15 gramë.

Në konsultim me Prokurorin kujdestar nga PTH-Gjakovë, rasti është iniciuar si: “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

The post Ekskluzive | Kapet me marihuanë në Gjakovë, të dyshuarit i gjendet drogë edhe në shtëpi appeared first on Sinjali.

❌