Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

“Kush je ti, dil përjashta…”/Prishet marrëdhënia mes Selin dhe Mirit: Mos më fol më!

✇Albeu
By: V K

Miri i ka shprehur Selin se ajo është bërë pjesë e një komploti për t’i rënë atij e për ta dobësuar në lojë.

Miri: Ti u bëre pjesë e një komploti që e shfrytëzuat kur unë ika nga krevati. Prandaj doje ti që të ikja unë nga krevati që t’i binit Mirit?

Selin: Po, prandaj doja.

Miri: Epo unë me atë që dua e dua deri në fund, nuk jam si puna jote që shkon njëherë këtej njëherë andej. Kush je ti? Ti çfarë do nga mua? Ke ndonjë interes te unë? Përjashtë, pozicionim. Jashtë edhe mos më fol më me gojë. Shtëpia sot është e pozicionuar dhe këtu ti tregon që unë atë djalin e kam në krah. Krevati iku por unë e kam në krah atë sepse më ka mbrojtur atëherë kur duhet.

The post “Kush je ti, dil përjashta…”/Prishet marrëdhënia mes Selin dhe Mirit: Mos më fol më! appeared first on Albeu.com.

Rama: Nuk do falet askush, ushqimet mund të bllokohen nëse nuk përmbushin kriteret e sigurisë

✇Albeu
By: V K

Kryeministri Edi Rama, në takimin me grupin parlamentar dhe drejtuesit e komisioneve, ka folur ndër të tjera për sigurinë ushqimore në vend, duke e cilësuar si një kriter thelbësor për anëtarësimin e Shqipërisë në BE.

Rama paralajmëroi se ashtu si në BE, dhe në Shqipëri ushqimet mund të bllokohen sepse nuk përmbushin kriteret e sigurisë.

Ai theksoi se duhet punë edhe vendosmëri nga e tyre si vendimmarrës, për të mos falur asnjë dhe askënd në emër të nevojës që të vazhdojë të punojë.

“Gjithsekush duhet të vendoset në pozita përgjegjshmërie dhe pune”, theksoi Rama.

Rama: Edhe në Shqipëri do të funksionojnë kriteret e njëjta që do të thotë që edhe në Shqipëri ushqimet mund të bllokohen sepse nuk përmbushin kriteret e sigurisë.

Pastaj, në skenarin më pesimist, do të thotë që gjithçka që haet të importohet, po shkoj në ekstrem, për ketë arsye duhet një super punë, por edhe një super vendosmëri nga ana jone si vendimmarrës për të mos falur asnjë dhe askënd në emër të nevojës që të vazhdojë të punojë.

Gjithsekush duhet të vendoset në pozita përgjegjshmërie dhe pune, sepse në rastin më të mire janë vetëm 10 vite përpara, nëse do llogarisim 2030 që vitin që jemi ulur në tryezën e BE, dhe 5 vite që urojmë të negociojmë. Puna për tu bërë është shumë e madhe.

The post Rama: Nuk do falet askush, ushqimet mund të bllokohen nëse nuk përmbushin kriteret e sigurisë appeared first on Albeu.com.

Tërmet në Shqipëri, magnituda dhe epiqendra

✇Albeu
By: V K

Paraditen e sotme, lëkundje tërmeti, të magnitudës 3,7, janë ndjerë në Pogradec.

Tërmeti ka rënë rreth orës 11:30, dhe sipas EMSC epiqendra ka pasur një thellësi prej 5 kilometrash.

Sipas raportimeve të njerëzve në EMSC, lëkundjet janë ndjerë edhe në Korçë, Strugë, Ohër e deri në Elbasan.

 

The post Tërmet në Shqipëri, magnituda dhe epiqendra appeared first on Albeu.com.

Në kushtet e sotme jemi të paintegrueshëm në BE/ Rama mbledh Grupin Parlamentar: Shqipëria në Union, një pikë ujë në oqean

✇Albeu
By: V K

Këtë të premte, kryeministri Edi Rama, ka mbledhur Grupin Parlamentar të PS, e para për vitin 2026.

Në fjalën e tij, kreu i qeverisë u ndal tek integrimi i Shqipërisë në Bashkimin Evropian, ku siç tha ai “Shqipëria e integruar do të jetë një pikë ujë në oqean”.

Gjithashtu, Rama tha se është sfidë përmbushja e detyrimeve për të dalë me sukses nga procesi i negociatave.

“Akoma sot edhe brenda nesh, brenda grupit parlamentar, lerë më brenda partisë e pastaj opinionit, nuk ka një kuptim të qartë se çfarë do të thotë në kuptimin e sfidës dhe barrës së detyrimeve përmbushja me kusht për të dalë me sukses nga procesi i negociatave dhe më pas përfshirje në një realitet të ri siç është tregu prej 450 mln njerëzish, ku Shqipëria e integruar do të jetë një pikë ujë në oqean.Jemi duke negociuar periudhat e ndërmjetme pas momentit të anëtarësimit që ti japim mundësinë vendit të jetë i gatshëm të përmbushë kriteret e të qenit bashkë në një familje evropiane”, u shpreh kryeministri.

Kreu i qeverisë tha se beteja kryesore është për sektorin e prodhimit ushqimor, që sipas Ramës në kushtet e sotme Shqipëria është e paintegrueshëm në BE, për shkak të nivelit të pamjaftueshëm të sigurisë ushqimore sipas kritereve të BE.

“Beteja kryesore është për sektorin e prodhimit ushqimor, për prodhuesit në fshat, për sipërmarrjen që prodhon prodhimet ushqimore. Në kushtet e sotme jemi të paintegrueshëm në BE për shkak të nivelit të pamjaftueshëm të sigurisë ushqimore sipas kritereve të BE”, tha Rama.

The post Në kushtet e sotme jemi të paintegrueshëm në BE/ Rama mbledh Grupin Parlamentar: Shqipëria në Union, një pikë ujë në oqean appeared first on Albeu.com.

Strakosha e pëson pa patur faj, gjobë marramendëse nga pronari i AEK-ut në Greqi

✇Albeu
By: V K

Ditën e djeshme, AEK i Athinës u trondit nga OFI Kreta në Greqi. Këto të fundit fituan 0 me 1 duke i eliminuar në çerekfinalen e Kupës.

Në Greqi raportohet se pronari i AEK-ut, ka vendosur për gjobën marramendëse 400 mijë euro, pas eliminimit surprizë.

Kjo gjobë nuk do të aplikohet, nëse AEK fiton tri ndeshjet e radhës me Panathinaikos, Asteras dhe Olimpiakos.

Mision që duket mjaft i vështirë, për shkak të emrave. Në rast se fitoret nuk vijnë, një pjesë e gjobës do shkojë për amatorët e AEK dhe pjesa tjetër për bamirësi.

Strakosha e pëson kështu pa pasur faj mund të thuhet. Kjo pasi ishte lënë pushim nga trajneri i AEK, kështu e pa ndeshjen me OFI Kretën nga stoli. Marios Iliopoulos njihet për premiot në rast fitoresh të rëndësishme, por po ashtu nga ana e tij nuk mungojnë as gjobat.

The post Strakosha e pëson pa patur faj, gjobë marramendëse nga pronari i AEK-ut në Greqi appeared first on Albeu.com.

Vidhte xhirot ditore në subjekte të ndryshme, arrestohet 30-vjeçari në Tiranë

✇Albeu
By: V K

Një 30-vjeçar është arrestuar nga Policia e Tiranës, pasi ka rezultuar autor i disa grabitjeve. Siç shihet edhe nga pamjet e publikuara, autori shihet me thikë në dorë ndërsa vidhte xhirot ditore në subjekte të ndryshme

Nga policia u sekuestruan shuma e vjedhur e parave, thika si edhe telefoni i autorit.

Nga verifikimet e mëtejshme dyshohet se ky shtetas, me të njëjtën metodë, kishte vjedhur xhirot ditore, në 2 subjekte, gjatë muajit dhjetor, 2025. Punohet për zbardhjen e vjedhjeve e tjera që mund të ketë kryer ky shtetas.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

 

 

Njoftimi:

Tiranë/Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 4, operacioni i koduar “Metoda”, për zbardhjen e 3 vjedhjeve me mjet prerës.

Duke kanosur me mjet prerës (thikë), punonjëset, vodhi xhirot ditore, në 3 subjekte (2 njësi të një kompanie telefonike dhe 1 dyqan), kapet pak orë pas kryerjes së vjedhjes së mbrëmshëm, 30-vjeçari.

Sekuestrohen shuma e parave të vjedhura, mjeti prerës dhe celulari i të arrestuarit.

Menjëherë pas kallëzimit të punonjëses në një njësi të një kompanie telefonike, në Rrugën e Dibrës, se mbrëmë, 1 shtetas kishte vjedhur xhiron ditore, pasi e kishte kanosur me mjet prerës (thikë), shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4 organizuan punën për të identifikuar dhe nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, autorin.

Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe operacionale, të kryera në kuadër të operacionit “Metoda”, u kap pak orë pas kryerjes së këtij krimi, autori i dyshuar, shtetasi I. B., 30 vjeç, banues në Tiranë, të cilit iu gjetën me vete, shuma e parave të vjedhura dhe mjeti prerës.

Nga verifikimet e mëtejshme dyshohet se ky shtetas, me të njëjtën metodë, kishte vjedhur xhirot ditore, në 2 subjekte, gjatë muajit dhjetor, 2025.

Punohet për zbardhjen e vjedhjeve e tjera që mund të ketë kryer ky shtetas.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

The post Vidhte xhirot ditore në subjekte të ndryshme, arrestohet 30-vjeçari në Tiranë appeared first on Albeu.com.

Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja, xhaxhai i Elvis Shkambit kërkon lirimin nga burgu

✇Albeu
By: V K

Gjon Shkambi, ka kërkuar ndryshim të masës së sigurimit në gjykatën penale të Tiranës. Shkambi akuzohet si i përfshirë në vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja në 6 tetor të vitit 2025.

Ndërkohë seanca ende nuk ka nisur në gjykatën penale të Tiranës. Raportohet se Shkambi prentendon se nuk ekzistojnë kushtet dhe kriteret ligjore për ta mbajtur në paraburgim.

Si ndodhi vrasja?

Gjyqtari Astrit Kalaja u ekzekutua me armë në sallën e gjyqit.

Ai u qëllua me armë zjarri nga 30-vjeçari, Elvis Shkambi teksa po shpallte një vendim gjyqësor për një çështje pronësie ku ishin të përfshirë familjarët e autorit.

Kalaja u transportua me urgjencë drejt spitalit të Traumës, por pavarësisht përpjekjeve të mjekëve ai nuk mundi të mbijetojë.

Policia arrestoi autorin në ambientet e gjykatës. Para hetuesve ai pranoi krimin duke deklaruar se shkak për të ishte bërë çështja e një prone në Shkodër.

The post Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja, xhaxhai i Elvis Shkambit kërkon lirimin nga burgu appeared first on Albeu.com.

Automjete, shoqëri dhe llogari bankare/ Përfitoi rreth 30 mln euro duke krijuar kompani fiktive, Prokuroria e Tiranës sekuestron bizneset dhe pasuritë e shtetasit spanjoll (EMRAT)

✇Albeu
By: V K

Prokuroria e Tiranës, ka sekuestruar pasuritë e një shtetasi spanjoll, të dyshuara se janë produkt i veprës penale ‘Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale’.

Pasuritë e sekuestruara përfshijnë shoqëri tregtare, mbi 33 ha tokë në Dhërmi, automjete e llogari bankare.

Nga hetimet rezultoi se shtetasi Alvaro Romillo Castillo, i ati shtetasi Domingo Romillo Iriarte dhe partnerja e tij, shtetasja Mihaela Munteanu Manole, rezultuan të përfshirë në një skemë mashtrimi duke krijuar kompani një shtete të ndryshme si Spanjë, Portugali, Shqipëri, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Republika Dominikane dhe Estonia. Vlera e përfituar përmes kësaj skeme arrin shumën 30 milionë Euro.

Njoftimi:

Me kërkesë të Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë, u sekuestruan pasuritë: shoqëri tregtare, mbi 33 ha tokë në Dhërmi, automjete e llogari bankare të shtetasit spanjoll A.C. në Shqipëri, të dyshuara se janë produkt i veprës penale ‘Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale’ parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal.

Nga hetimet mbi procedimin penal nr.6905 të vitit 2025, rezultoi se shtetasit A.C., i ati shtetasi D.I. dhe partnerja e tij, shtetasja M.M., rezultuan të përfshirë në një skemë mashtrimi duke krijuar kompani një shtete të ndryshme si Spanjë, Portugali, Shqipëri, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Republika Dominikane dhe Estonia. Vlera e përfituar përmes kësaj skeme arrin shumën 30 milionë Euro.

Në territorin e shtetit shqiptar, shtetasit e mësipërmn, vepruan nëpërmjet shoqërisë “Wingwort” sh.p.k dhe 2 (dy) shoqërive të tjera të regjistruara në Regjistrin Tregtar, me të njëjtin objekt veprimtarie “Aktivitet në fushën e turizmit, hapja e menaxhimi i hoteleve, godinave etj”, “Menaxhim i pasurive të paluajishme, shërbime agjenci turisitike”, nëpërmjet shoqërive të krijuara të përfshirë në kontrata, transferta dhe shkëmbime tregtare me shoqëri të huaja me vendndodhje në Bullgari, Sllovaki, Malajzi, (Labuan vend offshore). Këto shoqëri ka nënshkruar kontratë shitblerje pasuri e paluajtshme dhe ka blerë pasuri të paluajtshme në Dhërmi me vlera dukshëm më të ulëta se sa vlera e tregut.

Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se këto subjekte ushtrojnë të njëjtin aktivitet dhe kanë të njëjtën adresë, me administratorë këta shtetas. Subjektet rezultojnë me status “pezulluar”, çka rrit dyshimet për ekzistencën e një aktiviteti të përbashkët ekonomik të mundshëm dhe përdorim formal të subjekteve për qëllime të fshehjes apo transferimit të të ardhurave me origjinë të dyshimtë, veprime që mund të përbëjnë elementë të veprës penale të “Pastrimit të produkteve të veprës penale”, parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal.

Shtetasi D.I., është subjekt i një hetimi nga Audiencia Nacional në Spanjë për mashtrim piramidal dhe pastrim parash, lidhur me veprimtarinë e tij financiare ndërkombëtare. Hetimi lidhet kryesisht me aktivitetet e tij në kompaninë Madeira Invest Club dhe shoqëri të tjera të tij financiare. Në qëndër të skemës qëndron A.C., i njohur në rrjetet e koduara si “Luis” apo “Cryptospain”. Ai komunikonte me klientët në platformën Telegram, duke i bindur të investonin shuma që nisnin nga 1.5 milionë euro, pa pasur detyrimin të identifikoheshin. Kjo e bënte të pamundur gjurmimin e transaksioneve financiare. Sipas hetimeve, rrjeti kriminal kishte ngritur kompani fiktive në Portugali, SHBA, Estoni, Republikën Dominikane dhe Shqipëri, për të fshehur qarkullimin e parave. Dy prej këtyre kompanive, “Wortned” dhe “Wortonova”, u regjistruan në Qëndrën Kombëtare të Biznesit në Tiranë në qershor 2024, me adresë në rrugën “Teodor Keko”. Të dyja kompanitë kishin si objekt aktivitetin turistik dhe menaxhimin e hoteleve, por sipas dokumenteve, ato nuk zhvilluan ndonjë veprimtari të vërtetë. Pronari i “Wortned” ishte vetë A C., ndërsa “Wortonova” figuron në pronësi të shtetases rumune M.M. me administrator të përbashkët D. I. babai i tij.

Bazuar në veprimet hetimore të kryera dhe provat e mbledhura, rezulton se është kryer vepra penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal. Në përputhje me ligjin, duke pasur parasysh seriozitetin e veprës, dëmin e shkaktuar dhe mundësinë e fshehjes ose shfrytëzimit të pasurive të fituara në mënyrë të paligjshme, sugjerojmë dërgimin e çështjes në gjykatë për gjykim për veprën penale të sipërpërmëndur si dhe vendosjen e masës së sekuestros mbi pasuirtë e identifikuara gjatë hetimit, si më poshtë:

1. Pasuria e ndodhur në Zonën Kadastrale nr. 1481, me sipërfaqe 13.66 Hektarë, në adresën Dhërmi, Vlorë, në vendin e quajtur Kolia, “Tokë Kullotë”;

2. Pasuria në Zonën Kadastrale nr. 1481, me sipërfaqe 9.5 Hektarë, në adresën Dhërmi, Vlorë, në vendin e quajtur Megali-Langadhea, “Tokë Kullotë”;

3. Shoqëria ‘Wortend’;

4. Shoqëria ‘Wingwort’;

5. Shoqëria ‘Wortnova’;

6. Automjeti, Toyota, Land Cruiser;

7. Automjeti Mercedez Benz, AMG G 63; dhe

8. Llogaritë bankare në të gjitha bankat e nivelit të dytë ku mund të ketë llogari aktive bankare.

The post Automjete, shoqëri dhe llogari bankare/ Përfitoi rreth 30 mln euro duke krijuar kompani fiktive, Prokuroria e Tiranës sekuestron bizneset dhe pasuritë e shtetasit spanjoll (EMRAT) appeared first on Albeu.com.

Apeli i GJKKO rrëzon Argita dhe Jamarbër Malltezi, lë në fuqi sekuestron e pasurive

✇Albeu
By: V K

Apeli i GJKKO, ka rrëzuar kërkesën e Argita dhe Jamarbër Malltezi, për heqjen e sekuestros së pasurive. Në këtë mënyrë Apeli I GJKKO ka lënë në fuqi vendimin

“Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtari Engert Pëllumbi, sot më 16.01.2026, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 13, datë 07.01.2026 regjistrimi, regjistruar mbi ankimin e ankuesve A.M. dhe J.M., me objekt: “Ankim ndaj vendimit nr. 662 akti, datë 27.10.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për heqjen e sekuestros preventive”, dhe vendosi: Miratimin e vendimit nr. 662 Akti, datë 27.10.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin e Krimin e Organizuar”, thuhet në njoftimin zyrtar.

Pasuritë janë sekuestruar në kuadër të hetimeve për aferën “Partizani”.

The post Apeli i GJKKO rrëzon Argita dhe Jamarbër Malltezi, lë në fuqi sekuestron e pasurive appeared first on Albeu.com.

Identifikohen viktima dhe drejtuesi i mjetit në aksidentin tragjik në Durrës (EMRAT)

✇Albeu
By: V K

Mbrëmjen e djeshme rreth orës 22:15, një aksident tragjik rrugor ka ndodhur në qytetin e Durrësit, ku ka humbur jetën një vajzë 18-vjeçare.

Sipas informacionit zyrtar nga policia, rreth orës 22:15 të datës 15 janar 2026, në zonën e urës së Dajlanit, në lagjen nr. 4, një automjet ka dalë nga rruga dhe ka rënë nga mbikalimi.

Mjeti drejtohej nga shtetasi Arbër Xhaxhaj, 26-vjeç, banues në Fier.

Burime policore bëjnë me dije se drejtuesi i automjetit, ka qenë në gjendje të dehur dhe po lëvizte me shpejtësi shumë të lartë në aksin Tiranë-Durrës.

Si pasojë e aksidentit, ka humbur jetën pasagjerja Vikena Greku, 18-vjeçe, e cila ndodhej në automjet së bashku me drejtuesin e mjetit.

 

 

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit, ndërsa 26-vjeçari është shoqëruar për veprime të mëtejshme procedurale.

The post Identifikohen viktima dhe drejtuesi i mjetit në aksidentin tragjik në Durrës (EMRAT) appeared first on Albeu.com.

Aksidenti i rëndë në Durrës/ Me shpejtësi skëterrë, shoferi mori para barrierat anësore dhe “fluturoi” për 300 metra

✇Albeu
By: V K

Mbrëmjen e djeshme rreth orës 22:15, një automjet u përplas me barrierat anësore tek Ura e Dajlanit në Durrës,  duke i “marrë përpara” dhe ka “fluturuar” 300 metra në ajër duke rënë në një dyqan luesh.

Si pasojë  e aksidentit humbi jetën një 18-vjeçare dhe u plagosën tre persona, përfshirë shoferin i cili ndodhet në gjendje kritike për jeten, si dhe plagosën dy këmbësorë, të cilët ndodhen në spital për të marrë ndihmën mjekësore.

 

 

 

Dyshohet që automjeti ishte duke lëvizur me një shpejtësi prej 300 kilometrash në orë dhe shoferi nuk ka mundur të kthejë timonin, duke shkaktuar dhe aksidentin e tmerrshëm.

Njoftimi:

Rreth orës 22:15, të datës 15.01.2026, te ura e Dajlanit, në lagjen nr. 4, automjeti me drejtues shtetasin A. Xh., 26-vjeç, banues në Fier, ka rënë nga mbikalimi.

Si pasojë e aksidentit, ka ndërruar jetë pasagjerja, shtetasja V. G., 18-vjeçe, ndërsa janë dëmtuar drejtuesi i automjetit, shtetasi A. Xh., si dhe dy këmbësorë, shtetasit T. T., 33-vjeç, dhe A. M., 35-vjeç, të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve.

The post Aksidenti i rëndë në Durrës/ Me shpejtësi skëterrë, shoferi mori para barrierat anësore dhe “fluturoi” për 300 metra appeared first on Albeu.com.

Fabregasit nuk i del e keqja pas Milanit: Si t’ua shpjegoj djemve që humbëm? Bëmë 700 pasime dhe ata 200, humbëm tre topa dhe na shënuan 3

✇Albeu
By: V K

Çesk Fabregas, ka qenë i dëshpëruar pas humbjes së Komos së tij përballë Milanit. Ekipi i spanjollit kaloi në avantazh, por pastaj u përmbys nga kuqezinjtë të cilët triumfuan me shifrat 3-1, duke lënë dukshëm të dëshpëruar trajnerin i cili nuk kishte shpjegime teksa fliste për “Sky” pas ndeshjes.

Më pëlqen të flas me qetësi pas ndeshjeve, por sot është e vështirë. Si t’ua shpjegoj djemve që humbëm një ndeshje si kjo? Do ta mendoj sonte dhe do të flas me ta nesër në mëngjes. Ekipi luajti një ndeshje të mirë, provuam shumë gjëra të mira, por në fund humbëm 3-1. Do të thotë që duhet të përmirësojmë shumë gjëra.

Ndonjëherë kur flas, keqkuptohem. E përsëris, sot është e vështirë për mua të analizoj, preferoj t’i lejoj të tjerët ta bëjnë. Sot është shumë e vështirë për mua, normalisht do të kishte qenë një ndeshje që duhet ta kishim fituar sepse dominuam. Bëmë 700 pasime dhe Milani 200… Menja bëri shumë pritje, pastaj Rabio fitoi ndeshjen. Ata janë lojtarë shumë të fortë, individualiteti të bën të fitosh. Por ekipi im luajti një ndeshje të shkëlqyer.

Ne u përgatitëm për një ndeshje duke e ditur se mund të humbnim për shkak të dy gjërave: lojës së tyre individuale, ku ne bëmë presing mjaft mirë, dhe kundërsulmit. Herën e parë që humbëm topin, ata morën një penallti. Mbaj mend vetëm një ndeshje aq dominuese sa kjo nga Lacio, dhe ajo ishte kundër Milanit, një ekip që e ndiqja në TV kur isha fëmijë. Po shkoj në shtëpi i zemëruar, por duhet të jem i kthjellët kur të flas me djemtë sepse janë të rinj. Mund të ndodhë që të humbasësh tre ose katër topa kur bën 750 pasime, por dhemb nëse ata shënojnë tre gola… Nëse do të kishim shënuar golin e dytë, mund të kishim fituar, por Milani, me një portier dhe një lojtar të shkëlqyer, e fitoi ndeshjen”, ishin fjalët e Fabregas pas sfidës.

The post Fabregasit nuk i del e keqja pas Milanit: Si t’ua shpjegoj djemve që humbëm? Bëmë 700 pasime dhe ata 200, humbëm tre topa dhe na shënuan 3 appeared first on Albeu.com.

Nga Talo Çela tek Ibrahim Lici e Arben Ndoka, kush janë të fortët në kërkim/ BIRN: Arratisja e Altin Ndocit risjell në vëmendje numrin e lartë të bosëve të krimit në arrati

✇Albeu
By: V K

Altin Ndoci, personi i akuzuar si vrasës me pagesë, për të cilin prokurorët thonë se kanë prova për dy vrasje me katër viktima dhe një mori krimesh të tjera, i është shtuar listës së gjatë të personave në kërkim.

Krahas Ndocit, një numër i lartë të akuzuarish si bosë të krimit vijojnë të jenë në arrati, vite pasi janë shpallur në kërkim.

Altin Ndoci, 38-vjeç, i arrestuar fillimisht në vitin 2020, mbi të cilin rëndojnë tetë akuza, u arratis nga Spitali i Durrësit të martën më 13 janar, në një skenë të denjë për filma, ku dukshëm organizimi ishte i lartë me një automjet që e priste dhe, siç duken punët, me polici të paaftë për të ndjekur gjurmët e ofruara nga kamerat e panumërta që gjenden kudo nëpër Shqipëri, për të zbuluar vendndodhjen e tij.

Ndoci akuzohet se ishte “gjuajtësi” më 29 dhjetor 2018, kur një atentat i organizuar nga grupi kriminal i vëllezërve Çopja në Elbasan arriti të vrasë Endrit Alibejn, Arben Dylgjerin dhe shtetasit turk Erdal Duranay në një atentat në Bradashesh.

Ai akuzohet të kishte të njëjtin rol më 1 korrik 2019, kur në fshatin Broshkë u vra Klevin Baho dhe u plagos Aldo Baho.

Më 16 janar 2020, ai akuzohet se qëlloi për të vrarë Kei Pikun në Elbasan, por ky i fundit arriti të shpëtojë i plagosur.

Ai bashkëpunoi me anëtarë të tjerë të grupit në organizimin e dy atentateve të tjera ndaj rivalëve në periudhën nëntor 2019-janar 2020, ndërsa më herët kishte qenë pjesë e grupit që vodhi furgonin e transportimit të parave në Aeroportin Ndërkombëtar të Rinasit.

Arsyeja se pse dimë kaq shumë gjëra për Ndocin dhe bandën në fjalë lidhet me faktin që autoritetet franceze kanë sekuestruar serverin e komunikimeve të enkriptuara të kompanisë Sky ECC, ku shumë personazhe të botës së krimit kanë komunikuar me supozimin se ishin të mbrojtur nga përgjimi.

Përdorimi me efikasitet nga Prokuroria e Posaçme e provave të siguruara nga autoritetet franceze ka sjellë zbulimin e një numri të lartë krimesh të rënda, nga vrasjet te trafiku i drogës apo korruptimi i strukturave të tëra të shtetit, si dhe goditje të shumta ndaj grupeve të ndryshme kriminale.

Por ndërsa prokurorët kanë ngritur akuza në gjykatë dhe gjykata ka firmosur urdhërarreste, shumë prej personazheve të dosjeve të Sky ECC mbeten të lirë, të pakapshëm nga drejtësia shqiptare, dhe, siç duken punët, të aftë për të vijuar operacionet e tyre komplekse.

Hajdar Bako alias Hajdar Çopja, konsiderohet si një nga dy krerët e bandës Çopja, nga të cilat, gjashtë janë për porositje vrasjesh. Ai është në arrrati nga drejtësia dhe vendndodhja e tij nuk dihet.

Talo Çela, 54-vjeç, organizatori kryesor i vrasjeve të kryera për llogari të vëllezërve Çopja, njeriu që kryente si ekzekutimin ashtu edhe koordinimin mes grupit luftarak që u përfshi në konfliktin e përgjakshëm me bandën rivale të vëllezërve Alibej, ku në një hark kohor prej 3 vitesh, një dyzinë me njerëz nga të dyja palët u vranë.

Ai është në arrati ndërsa të dhëna indirekte sugjerojnë se një rrjet i gjerë apartamentesh të blera nga banda duke përdorur emra të rremë, duket se shërbejnë si baza të sigurta për të.

Suel Çela, 37 vjeç, drejtues i një bande tjetër të dyshuar kriminale me bazë në Elbasan, është gjithashtu në arrati, pasi u shpall në kërkim për vrasje fillimisht në vitin 2020. Ai përballet me nëntë akuza, përfshirë vrasje të mbetur në tentativë dhe dy episode të trafikut ndërkombëtar të drogës me sasi totale 1376 kilogramë, me vlerë tregtare 110 milionë euro.

Grupi Çela njihet gjithashtu për kontrollin e territorit në qytetin e Elbasanit përmes një rrjeti kamerash dhe monitorim të rregullt të kamerave të vendosura në pika të ndryshme, supozohet për t’u mbrojtur nga rivalët dhe për t’i paraprirë veprimeve të mundshme të policisë.

Pak më në veri, Altin Hajri, i kërkuar gjithashtu për vrasje, është në arrati që nga viti 2020. Ai akuzohet gjithashtu se ka korruptuar ish-deputetin socialist Jurgis Çyrbja duke i siguruar atij vota.

Në shkëmbim, Çyrbja i ka transferuar atij informacion sekret policor, gjë që duket se ka ndihmuar që Hajri të mbetet i paarrestuar.

Ish-deputeti socialist Arben Ndoka me gjasa është figura më e lartë e qarqeve kriminale shqiptare në arrati nga drejtësia.

Ndoka, 51-vjeç, akuzohet për vrasje të mbetur në tentativë në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal. Ai u shpall në kërkim në korrik 2024, si pjesë dosjes voluminoze me shtatë banda.

Durim Bami, i akuzuar për vrasje të mbetur në tentativë, është ndaluar në Dubai, por mbetet e paqartë nëse do të mund të ekstradohet për në Shqipëri.

Ibrahim Lici, i dyshuar për vrasje, është në kërkim që nga viti 2019. Ai njihet si drejtues i një grupi kriminal të madh në Shkodër.

Numri i lartë i bosëve të krimit nuk duket se ka nxitur sadopak Policinë e Shtetit të ndërmarrë veprime për arrestimin e tyre, siç mund të jetë, shpallja e shpërblimit për personat që raportojnë vendndodhjen e tyre. Seksioni përkatës në faqen zyrtare të Policisë së Shtetit për personat në kërkim duket se aktualisht është jashtë funksioni.

Për Talo Çelën, ekziston njoftimi i vitit 2020 për shpërblim në masën 10 mijë euro, njoftim që deri më sot nuk ka sjellë rezultat.

Për Arben Ndokën, nuk ka njoftim dhe po kështu as për Suel Çelën. Nga kërkimi në këtë faqe nuk rezulton të jetë shpallur shpërblim as për Altin Hajrin./ BIRN

The post Nga Talo Çela tek Ibrahim Lici e Arben Ndoka, kush janë të fortët në kërkim/ BIRN: Arratisja e Altin Ndocit risjell në vëmendje numrin e lartë të bosëve të krimit në arrati appeared first on Albeu.com.

INSTAT: Kërkesat për azil nga shqiptarët në BE rriten sërish në tetor, niveli më i lartë nga janari

✇Albeu
By: V K

Kërkesat e shtetasve shqiptarë për azil në një nga vendet e Bashkimit Europian, kanë shënuar tendencë rritëse në fundin e vitit të kaluar, pasi kishin qene në rënie gjatë periudhës së verës.

Sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT, në tetor 2025 u regjistruan gjithsej 505 kërkesa për azil, që është niveli më i lartë që nga muaji janar. Në gusht numri i kërkesave ishte rënë në 315.

Pavarësisht rritjes së tetorit, për 10 mujorin 2025, aplikimet për mbrojtje ndërkombëtare kanë qenë në rënie.

Për periudhën janar-tetor ishin gjithsej 4345 persona që kërkuan azil, me një rënie prej 29.5% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Në raport me vitin 2022, kur u shënua një kulm i ri emigracioni, pas pandemisë, me 11 mijë aplikime për 10 mujorin, tashmë ato mëse janë përgjysmuar.

Franca vijon të mbetet vendi më i preferuar për të kërkuar azil për shkak të politika sociale, e ndjekur nga Gjermania.

Ndërsa kërkesat për azil për 10 mujorin janë në rënie, të dhënat e tjera të Eurostat bënë të ditur se forma më e preferuar për të ikur janë lejet e punës.

Eurostat raportoi se vetëm në 2022-2024 janë dhënë mesatarisht 20 mijë leje pune në vit, kryesisht në Itali, Greqi e Gjermani, nga rreth 3-4 mijë që jepeshin një dekadë më parë.

Që nga viti 2021, Bashkimi Europian ka dhënë rreth 72 mijë leje qëndrimi për herë të parë për arsye punësimi për shtetasit shqiptarë.

Numri i atyre që po ikin me leje pune, është tashmë gati dy herë më i lartë se ata që kërkojnë të largohen përmes azilit.

Të dhënat e tjera të Eurostat, bëjnë të ditur se në vitin 2022 kishte 15 mijë kërkesa për azil nga shtetasit shqiptarë në vendet e BE-së, në 2023 numri i tyre zbriti në 11 mijë dhe në 2024-n ishte 9.3 mijë.

Europa

Në tetor 2025, 62 010 aplikantë për herë të parë për azil (shtetas jo të BE-së) aplikuan për mbrojtje ndërkombëtare në vendet e Bashkimit Europian, duke shënuar një rënie prej 28% krahasuar me tetorin 2024 (86 470) dhe një rritje prej 6% krahasuar me shtatorin 2025 (58 495).

Ndërkohë, u regjistruan edhe 14 495 aplikantë të përsëritur, që përfaqësojnë një rritje prej 80% krahasuar me tetorin 2024 (8 075) dhe një ulje prej 10% krahasuar me shtatorin 2025 (16 185).

Grupi më i madh i azilkërkuesve nga Venezuela

Në tetor 2025, venezuelianët ishin grupi më i madh i personave që kërkuan azil (8 140 aplikantë për herë të parë), të ndjekur nga afganët (5 920), bangladeshasit (3 400) dhe sirianët (2 915).

Spanja, Italia, Franca dhe Gjermania morën 74% të aplikantëve për herë të parë

Spanja (12 885), Italia (12 650), Franca (11 245) dhe Gjermania (8 815) regjistruan numrin më të lartë të aplikantëve për azil për herë të parë, duke përfaqësuar 74% të të gjithë aplikantëve për herë të parë në BE.

Në tetor 2025, kishte 13,8 aplikantë për herë të parë për azil për çdo 100 mijë banorë në BE. Krahasuar me popullsinë e secilit vend të BE-së (më 1 janar 2025), normat më të larta të aplikantëve për herë të parë u regjistruan në Greqi (58,1), e ndjekur nga Qiproja (33,9) dhe Spanja (26,3).

1 710 të mitur të pashoqëruar aplikuan për azil

Në tetor 2025, gjithsej 1 710 të mitur të pashoqëruar aplikuan për herë të parë për azil në BE. Numri më i lartë i të miturve të pashoqëruar vinte nga Somalia (245), Egjipti (215), Eritrea (200), Afganistani (190) dhe Venezuela (180).

Vendet e Bashkimit Europian që morën numrin më të lartë të aplikimeve për azil nga të mitur të pashoqëruar ishin Holanda (350), Greqia (325), Gjermania (245) dhe Spanja (215).

Vendet e Bashkimit Europian që morën numrin më të lartë të aplikimeve për azil nga të mitur të pashoqëruar ishin Holanda (350), Greqia (325), Gjermania (245) dhe Spanja (215)./Monitor

The post INSTAT: Kërkesat për azil nga shqiptarët në BE rriten sërish në tetor, niveli më i lartë nga janari appeared first on Albeu.com.

Këmbimi valutor/ Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

✇Albeu
By: V K

Sot, 16 janar 2026, dollari amerikan, blihet me 82.7 lekë dhe shitet me 83.7 lekë.

Euro, blihet me 96.2 lekë dhe shitet 96.9 lekë.

Franga zvicerane, këmbehet në blerje me 102.9 lekë, ndërsa në shitje me 104 lekë.

Dollari kanadez, sot në blerje këmbehet me 59.3 lekë, ndërsa në shitje me 60.5 lekë

Më poshtë, po sjellim të dhënat e këmbimin valutor, për të gjitha monedhat e huaja:

 

The post Këmbimi valutor/ Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro appeared first on Albeu.com.

Njihuni me parashikimin e motit, 16 Janar 2026

✇Albeu
By: V K

Këtë të premte vendi ynë, do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme. Moti parashikohet alternime vranësirash mesatare dhe hera-herës deri të dendura në pjesën më të madhe të territorit, pas orëve të mesditës mot me kthjellime dhe vranësira kalimtare.

Në Veriperëndim-Perëndim, pjesërisht në qendër dhe në ekstremin jugor në orët e mëngjesit deri në orët e mesditës, do kemi reshje shiu tëherëpashershme me intensitet të ulët të karakterit lokal.

Mjegull /mjegullinë përgjatë zonave luginore në orët e mëngjesit e të mbrëmjes.

Era do të fryjë me drejtim Verilindje-Juglindje, me shpejtësi mesatare 5 m/s, përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era me shpejtësi deri në 9 m/s..

Deti-Valëzimi forcës 1-2 ballë.

The post Njihuni me parashikimin e motit, 16 Janar 2026 appeared first on Albeu.com.

Aksidenti me një viktimë në Durrës/ Policia jep detaje: 18-vjeçarja ndërroi jetë në vendngjarje, 3 të plagosur, mes tyre dhe dy këmbësorë

✇Albeu
By: V K

Policia ka dhënë detaje mbi aksidentin e frikshëm të ndodhur mbrëmjen e djeshme, në zonën e njohur si Ura e Daljanit.

Uniformat Blu, bëjnë me dije se veç 18-vjeçares që ndërroi jetë në vend dhe shoferit që u plagos, si pasojë e përplasjes janë lënduar edhe dy këmbêsorë.

Durrës / Informacion paraprak

Rreth orës 22:15, të datës 15.01.2026, te ura e Dajlanit, në lagjen nr. 4, automjeti me drejtues shtetasin A. Xh., 26 vjeç, banues në Fier, ka rënë nga mbikalimi.

Si pasojë e aksidentit, ka ndërruar jetë pasagjerja, shtetasja V. G., 18-vjeçe, ndërsa janë dëmtuar drejtuesi i automjetit, shtetasi A. Xh., si dhe dy këmbësorë, shtetasit T. T., 33-vjeç, dhe A. M., 35-vjeç, të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.

The post Aksidenti me një viktimë në Durrës/ Policia jep detaje: 18-vjeçarja ndërroi jetë në vendngjarje, 3 të plagosur, mes tyre dhe dy këmbësorë appeared first on Albeu.com.

Aksident tragjik në Durrës/ Makina “fluturon” nga Ura e Dajlanit, humb jetën 18-vjeçarja, shoferi në gjendje kritike (VIDEO)

✇Albeu
By: V K

Mbrëmjen e djeshme rreth orës 22:15, një aksident i rëndë ka ndodhur te Ura e Dajlanit në Durrës, ku një automjet tip BMW X5 ka dalë nga rruga dhe ka rënë nga ura në një lartësi rreth 30 metra, duke përfunduar poshtë saj.

Sipas informacioneve paraprake, një vajzë ka humbur jetën në vend, ndërsa shoferi, ndërsa një i ri  ndodhet në gjendje kritike dhe është transportuar me ambulancë drejt spitalit, duke qenë ende me shenja jete.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse, të cilat kanë ndërhyrë për të nxjerrë të aksidentuarin nga mjeti i shkatërruar plotësisht.

Poshtë urës ndodhet një dyqan lulesh, por fatmirësisht nuk raportohet për persona të tjerë të lënduar.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e aksidentit. Identiteti i viktimës dhe i të plagosurit ende nuk dihet.

Paraprakisht, dyshohet se aksidenti mund të ketë lidhje me punimet e fundit në Urën e Dajlanit, ku një korsi ka qenë e bllokuar, duke shkaktuar trafik të rënduar në zonë, deri në hyrje të Portit të Durrësit.

Durrës / Informacion paraprak

Rreth orës 22:15, të datës 15.01.2026, te ura e Dajlanit, në lagjen nr. 4, automjeti me drejtues shtetasin A. Xh., 26 vjeç, banues në Fier, ka rënë nga mbikalimi.

Si pasojë e aksidentit, ka ndërruar jetë pasagjerja, shtetasja V. G., 18-vjeçe, ndërsa janë dëmtuar drejtuesi i automjetit, shtetasi A. Xh., si dhe dy këmbësorë, shtetasit T. T., 33-vjeç, dhe A. M., 35-vjeç, të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.

The post Aksident tragjik në Durrës/ Makina “fluturon” nga Ura e Dajlanit, humb jetën 18-vjeçarja, shoferi në gjendje kritike (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

Arratisja e Altin Ndocit/ Gazetarja Klodiana Lala: Ka një përplasje të ashpër në këtë proces, u ndihmua nga brenda burgut…

✇Albeu
By: V K

Këtë të enjte, gazetarja e njohur Klodiana Lala, ka komentuar arratisjen e Altin Ndocit nga spitali rajonal i Durrësit, duke ngritur dyshime serioze se ngjarja nuk ka qenë e rastësishme, por e planifikuar prej kohësh.

Lala kritikoi ashpër mënyrën se si institucionet reaguan pas arratisjes, duke thënë se në një vend normal me polici funksionale do të ishin vënë në lëvizje menjëherë të gjitha kapacitetet e sigurisë.

Sipas saj, do të duhej të ishin nxjerrë në terren qentë e specializuar, të ngriheshin dronë dhe helikopterë për gjurmim ajror dhe të informohej komuniteti për personin e rrezikshëm që ishte në arrati.

Gjithashtu, Lala shpjegoi tensionet në seancën e radhës të dosjes së bujshme “Plumbi i artë” në GJKKO, ku dështoi për shkak të mungesës së një prej të pandehurve, Altin Ndocit, që u arratis dy ditë më parë nga spitali i Durrësit, ku ishte dërguar për mjekim.

Aktualisht, avokatët kanë kërkuar ndërprerjen, sepse klienti nuk mund të përfaqësohej pa qenë prezent dhe përplasjet kanë qenë të forta, deri edhe në ironi.

Sipas saj, Ndoci e kishte menduar arratisjen që në momentin kur u vendos në paraburgimin e Durrësit, një strukturë ku, sipas Lalës, ai nuk duhej të ishte futur për shkak të rrezikshmërisë së lartë.

“Mendoj se ka pasur bashkëpunëtorë jashtë që e kanë ndihmuar në lëvizjen e tij dhe kam dyshime edhe për bashkëpunëtorë ose informatorë brenda sistemit”, u shpreh ajo.

GJKKO ka vendosur në këtë situatë që t’i dërgojë shkresë Policisë së Shtetit për të sqaruar statusin e Altin Ndocit, për arratisjen dhe nëse ëhstë në kërkim.

“Altin Ndoci duhet të paraqitej sot në Gjykatën e Posaçme për proces për përballje me drejtësinë, por nuk u paraqit për shkak të arratisjes. Në dosjen “Plumbi i artë” ai akuzohet për vrasje dhe plagosje në 2019. Viktimat ishin armiq të organizatës së Çopjave, kryesisht në aktivitetin e trafikut të narkotikëve në Amerikën latine, por edhe në kuadër të ngjarjeve kriminale në Elbasan dhe më gjerë”, tha Lala.

Mes te tjerash, , gazetarja shpjegoi edhe dinamikën e seancës dhe pozitën juridike të Ndocit në dosje.

“Por Ndoci nuk u paraqit sepse u arratis, avokati shpjegoi disa detaje. Gjykata do i drejtohet Policisë së Shtetit për informacion, nëse ky person është zyrtarisht në arrati dhe i kërkuar. GJKKO do presë shkresën e Policisë për Ndocin. Avokatët kanë bërë ironi në proces për rastin për shkak të situatës së dosjes, sepse ata po përpiqen të rrëzojnë dëshminë e të penduarit Nuredin Dumani. Ka një përplasje të ashpër në këtë proces. Nga hetimet e deritanishme për rastet e para Ndoci nuk doli i përfshirë në dy ngjarjet, por u hetua për të paktën 4 vrasje të tjera në lidhje me dosjen “Plumbi i artë”. Sipas dëshmisë së Dumanit ai kishte kryer vrasjen e Andi Zylyfit dhe të paktën 4 vrasje të tjera që janë nën hetim, por tani ndodhi arratisja”, u shpreh ajo.

Më tej, Lala shpjegoi se Ndoci nuk është i dënuar, por i paraburgosur.

The post Arratisja e Altin Ndocit/ Gazetarja Klodiana Lala: Ka një përplasje të ashpër në këtë proces, u ndihmua nga brenda burgut… appeared first on Albeu.com.

Qiratë e shtrenjta në Tiranë/ Studentët e kryeqytetit do të strehohen në Durrës”- Rama njofton ngritjen e kampusit të ri universitar: Do ta kenë më të thjeshtë

✇Albeu
By: V K

Në një takim me rektorët e Universiteteve, kreu i qeverisë Edi Rama, njoftoi se përveç kampusit universitar të Tiranës do të ndërtohet edhe një kampus në Durrës, ku siç u shpreh kryeministri do të strehohen edhe studentët e Tiranës.

Ai tha se kjo do të zgjidhe edhe një nga problemet që kanë studentët, sic janë qiratë e shtrenjta në kryeqytet.

Kryeministri deklaroi se studentët do ta kenë edhe më të thjeshtë, pasi shumë shpejt do të jetë në funksion edhe treni që lidh Tiranën me Durrësin.

Kemi dy kampuse, kampusi i Tiranës, kemi hapur procesin për kompusin e Universitetit Aleksandër Moisiu. Ka një potencial për të krijuar infrastrukturë qëndrimi rezidence të studenteve, duke pasur parasysh trenin që dot ë jetë në funksion së shpejti, do të jetë e thjeshtë që studentë në Tiranë të kenë mundësi te strehohen në Durrës. Do të ndërtojmë një kompleks studentor shumë të mirë në mënyrë që të ndihmojmë zgjidhjen e një problemi të madh që kanë studentët për shkak të çmimeve të larta që kanë qiratë në Tiranë. Jemi të bindur që jemi në një moment të ri ndryshimi për arsimin e lartë, por ndryshe nga ndryshimi i parë tani kemi një bazë, eksperiencë. Ka shumë më tepër qartësi brenda universitetit”, theksoi Rama.

The post Qiratë e shtrenjta në Tiranë/ Studentët e kryeqytetit do të strehohen në Durrës”- Rama njofton ngritjen e kampusit të ri universitar: Do ta kenë më të thjeshtë appeared first on Albeu.com.

❌