❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Zbardhet relacioni për projektligjin e Amnistisë Penale: Lirohen menjëherë 380 persona, për rreth 900 ulet dënimi, ja kategoritë që përfitojnë

✇Albeu
By: V K

Zbardhet relacioni i projektligjit të Amnistisë Penale që u miratua ditën e sotme nga Këshilli i Ministrave dhe pritet që të depozitohet në Kuvend.

NĂ« relacion, thuhet se nĂ«pĂ«rmjet kĂ«tij projektligji synohet tĂ« aplikohet njĂ« politikĂ« lehtĂ«suese penale pĂ«r t’ju dhĂ«nĂ« mundĂ«si personave tĂ« dĂ«nuar tĂ« vijojnĂ« me rehabilitimin dhe riintegrimin nĂ« shoqĂ«ri.

Po ashtu, përmes kësaj nisme, synohet që të ulet mbipopullimi në burgje.

“NĂ«pĂ«rmjet instrumentit tĂ« amnistisĂ« u jepet mundĂ«sia personave qĂ« kanĂ« kryer vepra penale tĂ« ri integrohen nĂ« shoqĂ«ri nĂ« liri, duke shmangur aplikimin e masave represive. Bazuar nĂ« standardet ndĂ«rkombĂ«tare Ă«shtĂ« vlerĂ«suar se kufizimi i lirisĂ« dhe zbatimi i dĂ«nimeve penale ndĂ«shkuese duhet parĂ« si masĂ« e fundit e cila duhet tĂ« jetĂ« nĂ« proporcion me shkeljen e kryer dhe rrezikshmĂ«rinĂ« e personit. NĂ« rastet e veprave penale tĂ« lehta konsiderohet se dĂ«nimi me burgim mund tĂ« shmanget bazuar nĂ« parimin e humanizmit duke i krijuar personit rrethanat tĂ« provojĂ« nĂ« liri se Ă«shtĂ« rehabilituar/korrigjuar dhe do tĂ« parandalohet kryerja e veprave penale nĂ« tĂ« ardhmen.”, thuhet nĂ« relacion.

Nga amnistia përjashtohen të dënuarit që paraqesin rrezikshmëri të theksuar dhe kanë të bëjnë me vepra penale kundër njerëzimit si vrasja, plagosja, dhuna në familje, kundër mjedisit, terrorizmit, korrupsioni etj.

Gjithashtu, përjashtohen nga amnistia personat e dënuar me burg përjetë apo ata që janë gjykuar nga GJKKO, si edhe ata që i janë shmangur drejtësisë.

“Konkretisht, nga kjo amnisti pĂ«rfitojnĂ«:

Të dënuar burra me vendim gjyqësor të formës së prerë, me burgim deri në 3 vjet dhe personave të dënuar me mbi 3 vjet, por u që u ka mbetur pa vuajtur nga ky dënim një periudhë deri në 3 vjet

Të dënuara gra, dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë, me burgim deri në 4 vjet, dhe grave që janë dënuar me venim të formës së prerë mbi 4 vjet, që u ka mbetur pa vuajtur nga ky dënim një periudhë deri në 4 vjet

Personat e dënuar gra, të cilat, në datën e hyrjes në fuqi të këtij ligji, janë baraz ose mbi moshën 50 vjeç

Personat e dënuar burra, të cilët, në datën e hyrjes në fuqi të këtij ligji, janë baraz ose mbi moshën 60 vjeç.

Personat e dĂ«nuar me burgim, tĂ« cilĂ«t, nĂ« kohĂ«n e kryerjes sĂ« veprĂ«s penale, kanĂ« qenĂ« baras ose nĂ«n moshĂ«n 18 vjeç”, thuhet nĂ« relacion.

Përfituesit

Rreth 380 persona përfitojnë lirim të menjëhershëm, nga të cilët 4 janë të mitur, 5 femra dhe 7 shtetas të huaj. Ulje dënimi përfitojnë rreth 900 persona, nga të cilët 10 janë gra, 3 të mitur dhe 12 të huaj.

Po ashtu, nëpërmjet shuarjes së ndjekjes penale, shteti heq dorë nga hetimi apo dënimi i disa veprave penale të cilat konsiderohen se nuk paraqesin rrezikshmëri shoqërore dhe nuk shfaqen si fenomene shqetësuese.

Konkretisht, projektligji parashikon edhe pushimin e ndjekjes penale për të gjitha çështjet penale në hetim, çështjet e pashqyrtuara ose në proces shqyrtimi nga gjykatat, si dhe kallëzimet që ndodhen në këto organe, pavarësisht nga data e regjistrimit të tyre, për veprat penale të kryera deri në datën 31.12.2025, për të cilat Kodi Penal dhe Kodi Penal Ushtarak parashikojnë një dënim me burgim në maksimum deri në 3 vjet ose çdo lloj dënimi tjetër më të butë, me përjashtim të një kategorie veprash penale të cilat edhe pse dënohen deri në 3 vite burgim, paraqesin një rrezikshmëri të caktuar shoqërore.

The post Zbardhet relacioni për projektligjin e Amnistisë Penale: Lirohen menjëherë 380 persona, për rreth 900 ulet dënimi, ja kategoritë që përfitojnë appeared first on Albeu.com.

Grabitet banesa e këngëtares Leonora Jakupi

✇Albeu
By: V K

Këngëtarja e njohur dhe opinionistja aktuale e Big Brother VIP Kosova 4, Leonora Jakupi, ka përjetuar një situatë të pakëndshme dhe shokuese, pasi banesa e saj u plaçkit nga hajdutët. Sipas burimeve të sigurta të Prive By Liberta Spahiu, ngjarja ka shkaktuar dëme materiale dhe një periudhë stresi të konsiderueshme për këngëtaren.

Incidenti ka ndodhur disa javë më parë, ndërsa tashmë organet e rendit po hetojnë intensivisht për të gjetur autorët.

Ky rast, e vendos LeonorĂ«n nĂ« njĂ« listĂ« tĂ« opinionistĂ«ve dhe personazheve publikĂ« qĂ« janĂ« bĂ«rĂ« “pre e hajdutĂ«ve” gjatĂ« periudhĂ«s sĂ« pjesĂ«marrjes sĂ« tyre nĂ« program, pas njĂ« ngjarjeje tĂ« ngjashme qĂ« kishte pĂ«rjetuar AfĂ«rdita Paqarada nĂ« sezonin e parĂ« tĂ« Big Brother VIP Kosova.

Burime pranë Leonorës bëjnë të ditur se këngëtarja është thellësisht e tronditur nga kjo situatë, megjithëse fatmirësisht nuk ndodhej në shtëpi gjatë plaçkitjes.

Hajdutët kanë marrë disa sende me vlerë, ndërsa dëmet materiale janë të konsiderueshme. Për arsye hetimore, detajet e sakta mbi objektet e vjedhura nuk janë bërë publike.

Leonora ka zgjedhur të mos reagojë publikisht, duke i lënë hetimet në dorë autoriteteve, por burimet bëjnë me dije se ajo po bashkëpunon plotësisht me policinë.

The post Grabitet banesa e këngëtares Leonora Jakupi appeared first on Albeu.com.

OrĂ«t e fundit tĂ« merkatos, Myrto Uzuni kĂ«rkohet nĂ« EuropĂ« nga trajneri qĂ« “rilindi” yllin e KombĂ«tares

✇Albeu
By: V K

Myrto Uzuni, është shfaqur si prioritet i Trabzonsporit në orët e fundit të merkatos. Lajmi është raportuar sot nga mediat në Turqi, ndërsa klubi po kërkon për një alternativë tjetër në sulm.

Uzuni shfaqet si vetë dëshirë e trajnerit Fatih Teke. Ky i fundit është pikërisht ai me të cilin Ernest Muçi është rikthyer dhe po kalon formën më të mirë.

Merkato e dimrit nĂ« Turqi mbyllet sot. Mbetet pĂ«r t’u parĂ« nĂ«se Austin do tĂ« japĂ« dritĂ«n jeshile dhe cilat do tĂ« jenĂ« detajet e transferimit.

Klubi i MLS paguante 12 milionë euro, që ishte edhe klauzola për lirimin e tij nga Granada. Kontrata ndërkohë është e vlefshme deri në vitin 2027.

Uzunin ndërkohë do e ndihmonte një rikthim në Europë, duke qenë se aktualisht është pa aktivitet. 30-vjeçari ka kaluar pjesën më të madhe të karrierës në krahun e majtë të sulmit, megjithatë mund të bëjë mjaft mirë edhe sulmuesin në qendër.

Vetë Turqia ndërkohë mbetet destinacioni më i preferuar nga futbollistët e Kombëtares.

The post OrĂ«t e fundit tĂ« merkatos, Myrto Uzuni kĂ«rkohet nĂ« EuropĂ« nga trajneri qĂ« “rilindi” yllin e KombĂ«tares appeared first on Albeu.com.

Reshjet e dendura të shiut/ Rrëshqitje dherash në Currila të Durrësit, bllokohet një sens i rrugës

✇Albeu
By: V K

Ditën e sotme, një rrëshkitje dherash ka ndodhur në zonën e Currilave, duke bllokuar një sens të rrugës dhe duke vështirësuar qarkullimin e automjeteve.

Autoritetet lokale dhe shërbimet e emergjencës, po punojnë për pastrimin e rrugës dhe rivendosjen e qarkullimit normal, ndërsa qytetarët këshillohen të tregojnë kujdes dhe të shmangin kalimin nga zona e prekur.

The post Reshjet e dendura të shiut/ Rrëshqitje dherash në Currila të Durrësit, bllokohet një sens i rrugës appeared first on Albeu.com.

Qeveria miraton amnistinë penale, ministri i Lamallari: 447 persona lirohen menjëherë nga burgu, ulje dënimi për 853 të dënuar

✇Albeu
By: V K

Këtë të premte, qeveria miratoi Amnistinë Penale. Lajmin e konfirmon Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari, përmes një deklarate pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave.

Ai thotë se 447 persona përfitojnë lirim të menjëhershëm nga burgu dhe 853 të tjerë ulje dënimi. Mes tyre ka gra, të mitur dhe shtetas të huaj.

Numri real i përfituesve nga pushimi i ndjekjes penale është shumë më i lartë.

“NĂ« mbledhjen e sotme tĂ« QeverisĂ« miratuam AmnistinĂ« Penale, nismĂ«n qĂ« prezantuam rreth njĂ« muaj mĂ« parĂ« dhe nga sot ky vendim depozitohet nĂ« Kuvend. Nga tĂ« dhĂ«nat mĂ« tĂ« fundit tĂ« rakorduara me DrejtorinĂ« e PĂ«rgjithshme tĂ« Burgjeve, ShĂ«rbimin e ProvĂ«s si dhe ProkurorinĂ« e PĂ«rgjithshme, rezulton se plot 447 persona pĂ«rfitojnĂ« lirim tĂ« menjĂ«hershĂ«m dhe 853 tĂ« tjerĂ« ulje dĂ«nimi, ndĂ«rkohĂ« nga ShĂ«rbimi i ProvĂ«s amnistohen 5077 tĂ« dĂ«nuar me masa alternative. PĂ«r mĂ« tepĂ«r, duke filluar nga viti 2024 pushohet ndjekja penale pĂ«r plot 14 mijĂ« procedime pĂ«r vepra tĂ« lehta.

PĂ«rveçse njĂ« akt i qartĂ« human dhe njĂ« mundĂ«si e dytĂ« pĂ«r rehabilitim dhe ri-integrim, ky Ă«shtĂ« njĂ« hap konkret qĂ« ul presionin e popullimit tĂ« burgjeve dhe pĂ«r tĂ« fokusuar drejtĂ«sinĂ« aty ku rreziku shoqĂ«ror Ă«shtĂ« real. Nuk bĂ«het fjalĂ« pĂ«r tolerancĂ« ndaj krimit, por pĂ«r njĂ« qasje tĂ« matur qĂ« synon riintegimin dhe pĂ«rdorimin mĂ« efikas tĂ« drejtĂ«sisĂ« penale teksa ne po punojmĂ« pĂ«r tĂ« ulur pĂ«rdorimin e panevojshĂ«m tĂ« paraburgimit, nĂ« pĂ«rputhje me shqetĂ«simet e drejta tĂ« ngritura nga KĂ«shilli i EvropĂ«s si dhe standardet evropiane”, shprehet ministri Lamallari.

Ministri i Drejtësisë, thotë më tej në deklaratën e tij se pret që Parlamenti ta shqyrtojë projektligjin pa vonesa në mënyrë që amnistia të fillojë efektet e saj.

“Objektivi ynĂ« ambicioz Ă«shtĂ« tĂ« kemi njĂ« sistem qĂ« di tĂ« ndĂ«shkojĂ« fort kur duhet, por edhe tĂ« japĂ« njĂ« shans pĂ«r t’u rikthyer nĂ« shoqĂ«ri. DrejtĂ«sia nuk Ă«shtĂ« vetĂ«m ndĂ«shkim, por edhe njĂ« mundĂ«si e dytĂ« e drejtuar nga humanizmi dhe rehabilitimi. FalĂ«nderoj tĂ« gjitha institucionet qĂ« kontribuuan nĂ« kĂ«tĂ« proces dhe pres qĂ« Parlamenti ta shqyrtojĂ« projektligjin sa mĂ« parĂ«, nĂ« mĂ«nyrĂ« qĂ« efektet pozitive tĂ« amnistisĂ« tĂ« ndihen nga mijĂ«ra familje shqiptare”, deklaron Ministri i DrejtĂ«sisĂ«, Besfort Lamallari.

Nga kjo amnisi nuk përfitojnë subjektet e Prokurorisë dhe Gjykatës së Posacme për Korrupsionit dhe Krimit e Organizuar.

Projektligji i amnistisë do të depozitohet në Kuvend, ku do të nisë shqyrtimi në komisionet parlamentare dhe më pas kalon për miratim në seancë plenare.

The post Qeveria miraton amnistinë penale, ministri i Lamallari: 447 persona lirohen menjëherë nga burgu, ulje dënimi për 853 të dënuar appeared first on Albeu.com.

Monika Kryemadhi: Burgosja e Metës është marrëveshje e dy partive të mëdha

✇Albeu
By: V K

Monika Kryemadhi, teksa ishte ee ftuar  nĂ« emisionin “Breaking” nĂ« Top News, deklaroi se i vjen keq qĂ« Partia e LirisĂ« po shkon drejt shuarjes, duke theksuar se kjo situatĂ« Ă«shtĂ« pasojĂ« e njĂ« procesi tĂ« qĂ«llimshĂ«m kriminalizimi tĂ« forcĂ«s politike qĂ« ajo ka ndĂ«rtuar prej vitesh.

Sipas saj, problemet që po përjeton sot politika shqiptare nuk ekzistonin më parë, ndërsa theksoi se një pjesë e madhe e të burgosurve ndodhen në paraburgim.

“Sot kemi 80% tĂ« tĂ« burgosurve nĂ« paraburgim. Sot jemi Republika e SPAK-ut”, deklaroi ajo.

E pyetur nëse opozita mund të kthehet në një alternativë qeverisëse, Kryemadhi tha se problemi kryesor qëndron te metodologjia dhe mungesa e konsistencës.

Kryemadhi hodhi akuza të forta edhe për arrestimin e Ilir Metës, duke e cilësuar si rezultat të një marrëveshjeje mes dy partive të mëdha.

“Burgosja e MetĂ«s Ă«shtĂ« marrĂ«veshje e dy partive tĂ« mĂ«dha pĂ«r tĂ« vazhduar aferat”, deklaroi ajo.

Ajo pranoi se si ajo ashtu edhe Ilir Meta kanë bërë gabime, por theksoi se këto gabime lidhen me tejkalimin e kufijve në ndihmë të njerëzve.

“Meta dhe unĂ« kemi gabimet tona. Kemi bĂ«rĂ« mĂ« shumĂ« sesa duhet pĂ«r njerĂ«zit. NĂ«se merr njĂ« doktor urgjence dhe i thua ‘kam filanin’, sot SPAK ta quan shpĂ«rdorim detyre. Ky ka qenĂ« gabimi ynĂ«â€, u shpreh Kryemadhi.

Monika Kryemadhi, foli dhe pĂ«r njĂ« rikthim tĂ« mundshĂ«m nĂ« politikĂ«, duke thĂ«nĂ« “Nuk mendoj se politika mĂ« ka lodhur, njerĂ«zit mendojnĂ« se kam fituar shumĂ« nga politika. Mendoja se kam eksperiencĂ«n pĂ«r tĂ« njohur njerĂ«z. NjĂ« nga zhgĂ«njimet nĂ« politikĂ« janĂ« zgjedhjet e 11 majit. Ne s’po kĂ«rkonim votĂ«n pĂ«r MetĂ«n pĂ«r ta bĂ«rĂ« president.

NjĂ« nga zhgĂ«njimet e mia mĂ« tĂ« mĂ«dha Ă«shtĂ« mĂ«nyra se si u komentua nga njerĂ«z qĂ« drejtonin fushatĂ«n e MetĂ«s. Ka pasur dhe tronditje qĂ« kur shkonin njerĂ«z tĂ« koalicionit shohin ‘pse e voton; ai Ă«shtĂ« nĂ« burg’. I vetmi qĂ« e ka mbrojtur Ă«shtĂ« Sali Berisha”.

The post Monika Kryemadhi: Burgosja e Metës është marrëveshje e dy partive të mëdha appeared first on Albeu.com.

Reshjet e dendura të shiut shkaktojnë probleme në Durrës, disa rrugë të përmbytura

✇Albeu
By: V K

Këtë të premte, reshjet e shiut gjatë ditës kanë shkaktuar përmbytje në disa akse kryesisht në periferi të Durrësit.

Sipas raportimeve, problemi vihet re sidomos në zonën përreth stadiumit dhe në disa kryqëzime, ku prezenca e ujit po vështirëson qarkullimin e automjeteve.

Autoritetet lokale këshillojnë shoferët të tregojnë kujdes dhe të shmangin zonat e përmbytura, duke u përpjekur të shmangin rrugët ku grumbullohet uji.

 

The post Reshjet e dendura të shiut shkaktojnë probleme në Durrës, disa rrugë të përmbytura appeared first on Albeu.com.

SPAK mesazh në rrjete sociale: Veprojmë në mënyrë të pavarur dhe hetojmë bazuar në prova

✇Albeu
By: V K

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka publikuar këtë të premte një mesazh në rrjetet sociale.

SPAK thekson se prokurorët e kësaj prokurorie veprojnë në mënyrë të pavarur dhe hetimet e tyre bazohen gjithmonë në prova.

“SPAK vepron nĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« pavarur dhe heton çështje bazuar nĂ« prova”, thuhet nĂ« mesazhin e tyre.

 

 

Kujtojmë se Prokuroria e Posaçme është vënë shpesh herë në qendër të sulmeve nga aktorë të ndryshëm politikë, të krimit dhe jo vetëm, të marrë nën hetim nga prokurorët e posaçëm, duke i cilësuar akuzat ndaj tyre si të pabaza.

The post SPAK mesazh në rrjete sociale: Veprojmë në mënyrë të pavarur dhe hetojmë bazuar në prova appeared first on Albeu.com.

Aksident i frikshëm në rrugën e Arbrit/ Makina ndahet në dy pjesë pas përplasjes, plagosen tre persona (VIDEO)

✇Albeu
By: V K

Këtë të premte, një aksident i rëndë është shënuar në afërsi të tunelit të Murrizit, ku janë përplasur dy automjete.

Pamje të shihni tregojnë pasojat e aksidentit të frikshëm në tunelin e Murrizit, ku janë përfshirë dy automjete.

Nuk dihet nëse ka viktima.

Pritet që të zbardhen detaje nga aksidenti në fjalë.

Tiranë/Informacion paraprak

Në rrugën e Arbërit, kamioni me drejtues shtetasin Xh. H., është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin A. D. Si pasojë janë dëmtuar 2 drejtuesit e automjeteve dhe 1 pasagjer, të cilët janë në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit

 

The post Aksident i frikshëm në rrugën e Arbrit/ Makina ndahet në dy pjesë pas përplasjes, plagosen tre persona (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

FORMULA 1/ Hamilton “shkund” Ferrarin, ndyshon gjithçka pĂ«r 2026-Ă«n

✇Albeu
By: V K

Luis Hamilton, po ndërmerr ndryshime të mëdha përpara nisjes së Botërorit 2026 në Formula 1. Kampioni britanik e di mirë se sezoni i dytë me Ferrarin është vendimtar për të.

NĂ« moshĂ«n 41-vjeçare, piloti nga Stevenage nuk mund t’i lejojĂ« vetes edhe njĂ« vit tjetĂ«r me rezultate mesatare.

Në sezonin e tij të parë me fanellën e kuqe, Hamilton nuk arriti të ngjitej asnjëherë në podium. Shoku i skuadrës, Sharl Lëklerk, e mundi bindshëm, ndërsa e vetmja ditë me sukses ishte triumfi garën Sprint të Kinës.

Në prag të një sezoni të veçantë, për shkak të ndryshimeve revolucionare në rregullore, Hamilton ka vendosur të ndahet nga Riçardo Adami, i cili nuk do të jetë më inxhinieri i tij i pistës.

Gjatë testeve të Barcelonës, Hamilton punoi me Brajan Bozin, inxhinierin që zakonisht bashkëpunon me Lëklerkun.

Sipas disa burimeve, Ferrari ka afruar gjithashtu ish-inxhinierin e MekLaren, Cedrik Mishel-Groszho, për ta bërë partnerin teknik të Hamiltonit në vitin 2026.

NDARJA E TRETË Por ndryshimet nuk ndalen kĂ«tu. Sipas The “Independent”, Hamilton Ă«shtĂ« gjithashtu pranĂ« ndarjes nga pĂ«rgjegjĂ«sja e tij pĂ«r shtypin, Gabriela Kuaku Jeboah, e njohur si Ela. NdĂ«rkohĂ«, njĂ« tjetĂ«r shkĂ«putje e konfirmuar Ă«shtĂ« ajo me menaxherin Mark Hajns. TĂ« gjithĂ« kĂ«ta kanĂ« qenĂ« pjesĂ« e rrethit mĂ« tĂ« ngushtĂ« tĂ« pilotit qĂ« ka fituar 105 Çmime tĂ« MĂ«dha nĂ« karrierĂ«. BĂ«het fjalĂ« pĂ«r njĂ« revolucion tĂ« plotĂ«, njĂ« “reset” tĂ« domosdoshĂ«m pĂ«r t’i rikthyer shkĂ«lqimin nĂ« skuderinĂ« mĂ« ikonike tĂ« FormulĂ«s 1. Nga ana tjetĂ«r, ish-pĂ«rfaqĂ«suesi i Hamiltonit ka marrĂ« njĂ« rol tĂ« ri te Kadillak, sipas “Daily Mail Sport”, çka e bĂ«n tĂ« pamundur vazhdimin paralel tĂ« punĂ«s sĂ« tij si menaxher i pilotit britanik.

SHPRESA E LUISIT MegjithatĂ«, nĂ« kĂ«tĂ« transformim tĂ« thellĂ«, Hamilton ka vendosur tĂ« ruajĂ« ende nĂ« ekipin e tij tĂ« besuar fizioterapisten Angela Kulum. TĂ« gjitha kĂ«to lĂ«vizje synojnĂ« qĂ« ai tĂ« paraqesĂ« versionin e tij mĂ« tĂ« mirĂ« nĂ« timonin e SF-26. “NĂ« fabrikĂ« Ă«shtĂ« bĂ«rĂ« njĂ« punĂ« e shkĂ«lqyer pĂ«r t’u siguruar qĂ« makina tĂ« jetĂ« vĂ«rtet e besueshme. Vitin e kaluar nisĂ«m testet shumĂ« mĂ« keq. Tani dukemi nĂ« njĂ« gjendje mĂ« tĂ« mirĂ«. Kam shumĂ« shpresĂ« se do tĂ« vazhdojmĂ« kĂ«shtu”, deklaroi Hamilton pas testeve tĂ« zhvilluara nĂ« BarcelonĂ«.

The post FORMULA 1/ Hamilton “shkund” Ferrarin, ndyshon gjithçka pĂ«r 2026-Ă«n appeared first on Albeu.com.

Tragjedia e familjes Kola në Itali/ Xhaxhai tregon momentet e fundit të ngjarjes

✇Albeu
By: V K

“Nuk arrita t’i shpĂ«toja”. KĂ«to janĂ« fjalĂ«t e vetme qĂ« arrin tĂ« thotĂ« Durim Kola, 42-vjeç, xhaxhai i familjes Kola, e cila humbi jetĂ«n nga helmimi me monoksid karboni nĂ« banesĂ«n e saj nĂ« Porcari, nĂ« provincĂ«n e Luccas, Itali.

Durim Kola, është i vetmi i mbijetuar nga ngjarja. Në përpjekje për të ndihmuar vëllanë Arti Kola dhe familjen e tij, ai humbi ndjenjat brenda banesës dhe, duke u rrëzuar, pësoi një goditje në kokë.

Sipas mediave të huaja, ai u transportua në repartin e urgjencës (OBI) të spitalit Cisanello, ku qëndroi nën vëzhgim gjatë natës dhe u lirua mëngjesin e së nesërmes.

Gjendja e tij shëndetësore është jashtë rrezikut.

Pasi u kthye nĂ« banesĂ«n e tij nĂ« Porcari, pak metra larg shtĂ«pisĂ« ku ndodhi tragjedia, Durim Kola, u detyrua t’i komunikojĂ« nĂ«nĂ«s sĂ« moshuar humbjen e djalit dhe nipĂ«rve.

Pas marrjes së lajmit, gruaja pësoi një përkeqësim të gjendjes shëndetësore dhe iu dha ndihma mjekësore në shtëpi, pa qenë e nevojshme shtrimi në spital.

Sipas rindërtimit të ngjarjes, alarmi u dha rreth orës 21:30, kur Durim Kola, i shqetësuar sepse nuk po arrinte të kontaktonte familjarët, mbërriti në rrugën Galgani së bashku me karabinierët.

Pas thyerjes së derës së banesës, në katin e dytë u gjetën të shtrirë në tokë bashkëshortët Kola dhe dy fëmijët e tyre, pa ndjenja.

Në ato momente, ndërsa po kërkohej ndihma e urgjencës, Durim Kola humbi ndjenjat. Prania e monoksidit të karbonit u kuptua menjëherë dhe të gjithë personat e pranishëm dolën nga banesa për arsye sigurie.

Zjarrfikësit, të pajisur me maska dhe detektorë, konstatuan përqendrime të larta gazi dhe nxorën nga banesa pesë persona.

Shërbimi i urgjencës 118 mundi të ndërhynte vetëm për Durim Kolën, ndërsa për katër anëtarët e familjes Kola u konstatua vdekja.

Hetimet për shkaqet e sakta të rrjedhjes së monoksidit të karbonit janë në vijim. Familja Kola njihej në zonë si e integruar dhe e respektuar në komunitetin lokal.

The post Tragjedia e familjes Kola në Itali/ Xhaxhai tregon momentet e fundit të ngjarjes appeared first on Albeu.com.

Shkëlqim Hajdari emërohet Prefekt i Tiranës

✇Albeu
By: V K

Shkëlqim Hajdari, është emëruar prefekt i Tiranës, duke zëvendësuar Afrim Qendron. Vendimi është marrë ditën e sotme, ndërkohë kjo lëvizje vjen pak ditë pasi Hajdari u largua nga posti i Kryeinspektorit të Përgjithshëm.

Shkëlqim Hajdari, është emëruar ditën e sotme në postin e prefektit të Tiranës.

Hajdari dha dorëheqjen nga posti i Kryeinspektorit të Përgjithshëm disa kohë më parë, ndërsa sot u zbulua se ai do të pasohet në detyrë nga ish-deputeti Dashnor Sula.

Ai ka një përvojë prej më shumë se 20 vitesh në sistemin e drejtësisë, pasi disa vite më parë ka ushtruar detyrën e prokurorit pranë Prokurorisë së Shkodrës.

The post Shkëlqim Hajdari emërohet Prefekt i Tiranës appeared first on Albeu.com.

Ish-deputeti i PD, Dashnor Sula emërohet Kryeinspektor i Përgjithshëm

✇Albeu
By: V K

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula, është emëruar kryeinspektor i përgjithshëm. Për pozicionin në fjalë ishte bërë shpallja e vendit vakant, ndërkohë që pas aplikimit të Sulës, ai pas konkurrimit, ka rezultuar kandidati i parë mes rivalëve të tjerë.

Emri i Sulës në këtë pozicion ishte përfolur më herët, ndërkohë që pas konkursit, ish-deputeti demokrat ka dalë i pari në renditje.

Sula ka një karrierë të gjatë politike dhe përfaqësuese në Kuvend, ndërkohë më herët në detyrën e Kryeinspektorit ishte Shkëlqim Hajdarin.

The post Ish-deputeti i PD, Dashnor Sula emërohet Kryeinspektor i Përgjithshëm appeared first on Albeu.com.

Vdekja e 3-vjeçarit Brian Spahiu/ Prokuroria dërgon në gjyq 7 persona

✇Albeu
By: V K

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë, ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar në gjyq shtatë persona në lidhje me humbjen e jetës së të miturit Brian Spahiu, 3 vjeç, pas një ndërhyrjeje dentare të kryer në një klinikë private në kryeqytet.

Në kuadër të procedimit penal nr. 6477 të vitit 2023, Prokuroria ka ngritur akuza ndaj:

Ronald Xhaxho dhe Marta Gina, pĂ«r veprat penale “Vrasje nga pakujdesia” dhe “Mashtrim”, kryer nĂ« bashkĂ«punim;

Ina Xhaxho, pĂ«r “Vrasje nga pakujdesia”, “Mashtrim” nĂ« bashkĂ«punim dhe “Ushtrim i aktivitetit tĂ« paligjshĂ«m”;

Elton Serani dhe Erindo Allo, pĂ«r veprĂ«n penale “ShpĂ«rdorim detyre”;

D.A. dhe V.H., pĂ«r veprĂ«n penale “Neglizhenca nĂ« trajtimin mjekĂ«sor”.

Ngjarja ka ndodhur mĂ« 28 shtator 2023, kur i mituri iu nĂ«nshtrua njĂ« ndĂ«rhyrjeje dentare nĂ« 14 dhĂ«mbĂ« nĂ« klinikĂ«n “Splendent”, e drejtuar nga mjekĂ«t R.Xh. dhe I.Xh. Pas ndĂ«rhyrjes, fĂ«mija Ă«shtĂ« kthyer nĂ« banesĂ«, por brenda pak orĂ«sh Ă«shtĂ« dĂ«rguar nĂ« gjendje tĂ« rĂ«ndĂ« shĂ«ndetĂ«sore, nĂ« gjendje kome dhe me insuficiencĂ« respiratore akute, nĂ« Spitalin e PediatrisĂ« nĂ« QendrĂ«n Spitalore Universitare “NĂ«nĂ« Tereza”. I mituri ka ndĂ«rruar jetĂ« mĂ« 1 tetor 2023.

Sipas aktit të riekspertimit dhe ekspertimit mjekoligjor shtesë, të kryer nga një grup ekspertësh italianë, shkaku kryesor i vdekjes ka qenë shoku septik i rëndë, i cili ka sjellë insuficiencë progresive shumëorganore. Ekspertët kanë konstatuar se gjatë ndërhyrjes dentare dhe procedurës së anestezisë janë kryer shkelje të rënda të protokolleve mjekësore ndërkombëtare, të cilat kanë pasur lidhje shkakësore të drejtpërdrejtë me vdekjen e të miturit.

Sipas Prokurorisë, shkeljet përfshijnë mungesën e vlerësimit të plotë klinik para ndërhyrjes, moskryerjen e analizave të detyrueshme, mosformulimin e një diagnoze të saktë, kryerjen e një ndërhyrjeje më të gjerë se sa lejohet për moshën e fëmijës, përdorimin e anestezisë së përgjithshme për rreth 5 orë, si dhe largimin e papërshtatshëm të fëmijës nga klinika pas ndërhyrjes.

Hetimi ka provuar gjithashtu se stomatologët I.Xh. dhe M.G. kanë mashtruar prindërit e të miturit, duke marrë pagesë për mbushjen e 14 dhëmbëve, ndërkohë që nga autopsia rezultoi se 6 dhëmbë nuk ishin mbushur, por vetëm ishin hapur. Për këtë fakt është ngritur akuza për mashtrim. Po ashtu, rezultoi se stomatologia I.Xh. ka vijuar ushtrimin e aktivitetit pa rinovuar licencën përkatëse.

Gjatë hetimeve u konstatuan shkelje edhe nga ekspertë të Institutit të Mjekësisë Ligjore, si dhe nga mjekët e pediatrisë që kanë trajtuar fëmijën pas paraqitjes në spital. Sipas aktit të riekspertimit, megjithëse janë evidentuar mangësi në trajtimin mjekësor, vdekja e të miturit nuk erdhi si pasojë e veprimeve të tyre, por nga veprimet dhe mosveprimet e mjekëve që kryen ndërhyrjen dentare dhe anestezinë.

The post Vdekja e 3-vjeçarit Brian Spahiu/ Prokuroria dërgon në gjyq 7 persona appeared first on Albeu.com.

Atentat i dështuar në Sarandë/ Shoferi pikas eksplozivin në makinë dhe njofton policinë

✇Albeu
By: V K

Mbrëmjen e djeshme, një shpërthim i telekomanduar me lëndë eksplozive në një automjet, është parandaluar në Vrinë të Bashkisë Konispol.

Mirash Gjikola, 57-vjeç, ka njoftuar Komisariatin e PolicisĂ« SarandĂ« se, nĂ« vendin e quajtur “Kthesa e VrinĂ«s”, nĂ« aksin ShĂ«ndĂ«lli-VrinĂ«, ka dĂ«gjuar zhurmĂ« tĂ« pazakontĂ« nĂ« mjetin e tij dhe, pasi ka ndaluar, ka konstatuar njĂ« lĂ«ndĂ« tĂ« dyshuar eksplozive.

Menjëherë drejt vendit të ngjarjes janë nisur forca të shumta policie, ndërsa më pas kanë mbërritur edhe ekspertë të krimeve të rënda nga Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë, si dhe reparti anti-eksploziv i RENEA-s.

Nga informacionet paraprake, mĂ«sohet se nĂ« automjetin tip “Nissan”, me targa AA 725 LG, Ă«shtĂ« konstatuar njĂ« sasi lĂ«nde eksplozive, e vendosur nĂ« sediljen e pasme tĂ« mjetit.

The post Atentat i dështuar në Sarandë/ Shoferi pikas eksplozivin në makinë dhe njofton policinë appeared first on Albeu.com.

Princ Leka pritet të bëhet sërish baba, zbulohet gjinia

✇Albeu
By: V K

Princ Leka dhe Blerta Celibashi, pritet të mirëpresin fëmijën e tyre të parë së bashku pas disa muajsh. Burime pranë çiftit kanë konfirmuar për PopArt.al lajmin e shtatzënisë, duke zbuluar gjithashtu se Blerta pret një djalë.

Për Princ Lekën, ky do të jetë përjetimi i dytë i atësisë, pasi ai është tashmë baba i një vajze nga martesa e mëparshme me aktoren Elia Zaharia, me të cilën u nda kohë më parë.

Sipas të njëjtave burime, shtatzënia po shkon mirë dhe çifti ka zgjedhur ta jetojë këtë periudhë me qetësi dhe larg vëmendjes së tepërt mediatike.

Megjithëse zërat për një pritje të ëmbël kanë qarkulluar prej kohësh, tashmë lajmi konsiderohet i konfirmuar nga persona të afërt me ta.

Deri në këtë moment, as Princ Leka dhe as Blerta Celibashi, nuk kanë bërë një reagim publik, por mësohet se përgatitjet për ardhjen e foshnjës kanë nisur prej pak kohësh, duke shtuar emocionin për kapitullin e ri që i pret. Perpos këtij lajmi, në rrjet po aludohet se çifti ka nisur edhe përgatitjet për dasëm.

The post Princ Leka pritet të bëhet sërish baba, zbulohet gjinia appeared first on Albeu.com.

Nisin sot Lojërat Olimpike Milano-Cortina 2026, kush e përfaqëson Shqipërinë

✇Albeu
By: V K

Ditën e sotme, nisin Lojërat Olimpike Dimërore Milano-Cortina 2026, të cilat do të mbahen deri më datën 22 shkurt.

Shqipëria përfaqësohet në këto Lojëra Olimpike nga 4 skiatorë: Lara Colturi, Denni Xhepa, Lisa Brunga dhe Semire Dauti.

Në fokus të garave do të jetë Lara Colturi, e cila renditet e pesta në botë dhe ka pretendime të mëdha për të fituar medalje olimpike.

Gara kryesore e saj do të zhvillohet më 15 dhe 18 shkurt, ku ajo do të garojë për të sjellë një medalje për Shqipërinë.

Në kuadër të përurimit të Lojërave Olimpike, do të organizohen tre ceremoni: një në Milano, një tjetër në Kortina, ku Lara Colturi do të mbajë flamurin shqiptar, dhe një e tretë në Borno.

The post Nisin sot Lojërat Olimpike Milano-Cortina 2026, kush e përfaqëson Shqipërinë appeared first on Albeu.com.

VIDEO/ Goditet grupi kriminal nĂ« TiranĂ«, zbulohet ‘punishtja’ e lĂ«ndĂ«ve narkotike, arrestohen dy persona (EMRAT)

✇Albeu
By: V K

Policia e TiranĂ«s, ka arrestuar nĂ« flagrancĂ« dy persona, banues nĂ« TiranĂ«. Ata kishin pĂ«rshtatur njĂ« ambient nĂ« banesĂ«n e tyre, nĂ« rrugĂ«n “Ali Demi”, pĂ«r pĂ«rgatitjen e tabletave tĂ« lĂ«ndĂ«s narkotike ekstazi (MDMA), me qĂ«llim shitjen, kryesisht nĂ« lokalet e natĂ«s.

Nga kontrolli i ushtruar në banesë, u sekuestruan 2200 tableta me lëndë të dyshuar narkotike ekstazi (MDMA), si dhe 2 aparate celularë, në cilësinë e provës materiale.

Sipas PolicisĂ«, nĂ« kuadĂ«r tĂ« operacionit, “Blue Punisher”, u arrestuan nĂ« flagrancĂ« dy shtetas tĂ« afĂ«rm mes tyre, Elvis Lezo, 42-vjeç dhe Bujar Lezo, 59-vjeç, banues nĂ« TiranĂ«.

GjatĂ« ndĂ«rhyrjes nĂ« banesĂ«n e tyre, nĂ« rrugĂ«n “Ali Demi”, shĂ«rbimet e PolicisĂ« konstatuan se dy tĂ« arrestuarit kishin pĂ«rshtatur njĂ« ambient pĂ«r pĂ«rgatitjen e tabletave tĂ« lĂ«ndĂ«s narkotike ekstazi (MDMA), me qĂ«llim shpĂ«rndarjen dhe shitjen nĂ« lokalet e natĂ«s.

Nga kontrolli i ushtruar në këtë ambient u sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, 2200 tableta me lëndë të dyshuar narkotike ekstazi (MDMA), si dhe dy aparate celularë, që dyshohet se përdoreshin për aktivitetin kriminal.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë, për vijimin e veprimeve të mëtejshme ligjore.

 

The post VIDEO/ Goditet grupi kriminal nĂ« TiranĂ«, zbulohet ‘punishtja’ e lĂ«ndĂ«ve narkotike, arrestohen dy persona (EMRAT) appeared first on Albeu.com.

Ekonomia dominon shqetësimet në Shqipëri: 58% e të rriturve e rendisin si problemin kryesor

✇Albeu
By: V K

Shqipëria bën pjesë në grupin e vendeve ku mbi gjysma e popullsisë e sheh ekonominë si problemin kryesor kombëtar, me 58% të të rriturve që përmendin çmimet e larta, pagat e ulëta dhe standardin e jetesës si shqetësimin dominant.

Këto të dhëna vijnë nga një studim i ri global i Gallup, i prezantuar në World Governments Summit, i cili bazohet në përgjigjet e të rriturve në 107 vende, të cilëve u është kërkuar të shprehin me fjalët e tyre se cili është problemi më i rëndësishëm me të cilin përballet vendi i tyre.

Në nivel global, mesatarisht 23% e të rriturve e përmendin ekonominë si çështjen më të rëndësishme kombëtare.

Banorët e vendeve me të ardhura më të ulëta kanë më shumë gjasa sesa ata të vendeve me të ardhura të larta ta identifikojnë ekonominë si problemin kryesor.

Tri vendet e para në këtë listë i përkasin rajoneve dhe konteksteve të ndryshme ekonomike, nga pasiguria e lartë ushqimore në Malawi, te kolapsi ekonomik i Venezuelës në kushtet e krizës politike dhe vështirësitë e Bolivisë me inflacionin, por të gjitha kanë të përbashkët një popullsi që i vendos shqetësimet ekonomike mbi çdo problem tjetër.

Sipas nivelit të të ardhurave, në vendet me të ardhura të larta, mesatarisht 21% e qytetarëve përmendin ekonominë ose pamundësinë për të përballuar nevojat bazë, si ushqimi dhe strehimi.

Kjo pĂ«rqindje rritet nĂ« 31% nĂ« vendet me tĂ« ardhura mesatare tĂ« larta, nĂ« 36% nĂ« vendet me tĂ« ardhura mesatare tĂ« ulĂ«ta dhe nĂ« 38% nĂ« vendet me tĂ« ardhura tĂ« ulĂ«ta, ku 14% pĂ«rmendin konkretisht nevojat bazĂ« pĂ«r ushqim dhe strehim — shumĂ« mĂ« tepĂ«r se nĂ« çdo grup tjetĂ«r sipas nivelit tĂ« tĂ« ardhurave.

 

Raporti: 12 kategoritë kryesore të problemeve

Në tërësi, qytetarët në mbarë botën i grupojnë shqetësimet e tyre në 12 kategori kryesore. Vetëm 1% deklarojnë se vendi i tyre nuk ka probleme, ndërsa 4% refuzojnë të përgjigjen ose thonë se nuk e dinë.

KatĂ«r tema dominojnĂ« nĂ« nivel global. Çështjet ekonomike renditen nĂ« krye, me njĂ« mesatare globale prej 23%, tĂ« ndjekura nga puna dhe punĂ«simi (10%), politika dhe qeverisja (8%) si dhe siguria dhe rendi (7%). SĂ« bashku, kĂ«to pĂ«rbĂ«jnĂ« rreth gjysmĂ«n e tĂ« gjitha pĂ«rgjigjeve.

Në nivelin pasues renditen ushqimi dhe strehimi (3%), çështjet sociale (3%), mjedisi dhe ndryshimet klimatike (3%) si dhe shëndetësia (3%).

Një tjetër 2% përmendin arsimin, 1% secili përmendin emigracionin dhe infrastrukturën, ndërsa më pak se 1% e identifikojnë median si problemin kryesor.

Sipas rajoneve, ekonomia renditet në vendin e parë kudo, përveç Amerikës së Veriut (SHBA dhe Kanada), ku politika është shqetësimi kryesor.

Në Azi-Paqësor dhe Europë, pakënaqësia politike renditet e dyta, ndërsa në Afrikën Sub-Sahariane, vendet e ish-Bashkimit Sovjetik dhe në Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut, më të theksuara janë problemet që lidhen me punësimin.

Në Amerikën Latine dhe Karaibe, siguria dhe rendi renditen në vendin e dytë, por bien në vendin e tretë në shumicën e rajoneve të tjera.

NĂ« thelb, raporti tregon se njerĂ«zit i gjykojnĂ« problemet kombĂ«tare pĂ«rmes pĂ«rvojĂ«s personale: nĂ«se arrijnĂ« tĂ« pĂ«rballojnĂ« jetesĂ«n, tĂ« gjejnĂ« punĂ« tĂ« qĂ«ndrueshme, t’u besojnĂ« institucioneve dhe tĂ« ndihen tĂ« sigurt, mĂ« shumĂ« sesa pĂ«rmes treguesve makroekonomikĂ«./ Monitor

 

 

The post Ekonomia dominon shqetësimet në Shqipëri: 58% e të rriturve e rendisin si problemin kryesor appeared first on Albeu.com.

E rëndë/ Influencuesja 24-vjeçare gjendet e pa jetë në banesën e saj

✇Albeu
By: V K

Një influencuese 24-vjeçare nga Uganda, Diana Namulinde, u gjet e mbytur në apartamentin e saj në qytetin e Kampalës të mërkurën.

Trupi i 24-vjeçares, e cila njihej në internet si Diana Skys, u gjet nga miqtë kur shkuan për të kontrolluar shtëpinë e saj dhe zbuluan se dera e apartamentit të saj ishte e hapur.

Sipas mediave lokale, Namulinde u gjet me shenja që përputhen me mbytje.

Deri më tani, autoritetet kanë identifikuar tre të dyshuar, ndërsa dy persona janë aktualisht në paraburgim.

Një nga të arrestuarit thuhet se është një roje sigurie, të cilit iu gjetën sende që besohet se janë vjedhur nga shtëpia e 24-vjeçares.

Namulinde kishte më shumë se 200,000 ndjekës në Instagram dhe TikTok, ku ndante përmbajtje rreth bukurisë, modës, stilit të jetës dhe udhëtimeve.

NĂ« postimin e saj tĂ« fundit nĂ« Instagram, mĂ« 3 shkurt, njĂ« ditĂ« para se tĂ« gjendej trupi i saj, 24-vjeçarja tregoi njĂ« pamje moderne tĂ« shoqĂ«ruar me mbishkrimin: “Dianah do tĂ« thotĂ« dritĂ« e pĂ«rsosur. PerĂ«ndesha e zjarrit”.

 

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Diana Skys (@ka_richwife)

The post E rëndë/ Influencuesja 24-vjeçare gjendet e pa jetë në banesën e saj appeared first on Albeu.com.

❌