KĂ«shilli i Mediave tĂ« Shkruara tĂ« KosovĂ«s (KMShK) ka reaguar lidhur me raportimet e publikuara nĂ« disa media pĂ«r njĂ« tĂ« ashtuquajtur âfantazmĂ«â qĂ« pretendohet se po shĂ«titet nĂ«pĂ«r rrugĂ«t e KosovĂ«s, duke i cilĂ«suar ato si tĂ« pasakta dhe jo tĂ« verifikuara.
Sipas KMShK-së, përmbajtjet në fjalë janë të gjeneruara përmes Inteligjencës Artificiale (AI) dhe nuk bazohen në fakte reale. Institucioni ka bërë të ditur se ka pranuar shqetësime nga qytetarët lidhur me këto publikime, të cilat kanë shkaktuar konfuzion dhe shqetësim në opinion.
KMShK u bën thirrje mediave që të tregojnë kujdes të shtuar në raportim dhe të verifikojnë çdo përmbajtje para publikimit, veçanërisht ato që mund të shkaktojnë panik ose dezinformim te publiku.
Në reagimin e tij, Këshilli thekson se raportimet duhet të jenë të sakta, profesionale dhe në përputhje me Kodin e Etikës së Gazetarisë, duke shmangur shpërndarjen e materialeve të pavërtetuara apo të manipuluara nga teknologjitë e reja.
âPĂ«rgjegjĂ«sia mediatike Ă«shtĂ« thelbĂ«sore pĂ«r informimin korrekt tĂ« qytetarĂ«ve dhe ruajtjen e besimit tĂ« publikutâ, thuhet nĂ« reagimin e KMShK-sĂ«./Telegrafi/
Komuna e Gjakovës ka njoftuar se ka hapur procesin e pranimit të kërkesave për vlerësim të dëmeve për familjet që janë prekur nga vërshimet e fundit.
Sipas njoftimit zyrtar, të gjithë qytetarët që kanë pësuar dëme materiale ftohen që të dorëzojnë kërkesat e tyre në arkivin e komunës, duke specifikuar llojin e dëmit të pësuar.
Dokumentet e nevojshme për aplikim përfshijnë kërkesën me shkrim, kopjen e letërnjoftimit, foto-dëshmi të dëmeve të shkaktuara si dhe numrin e telefonit për kontakt.
Komuna ka bërë të ditur se afati i fundit për dorëzimin e kërkesave është data 23 janar 2026. Pas përfundimit të afatit, komisioni përkatës do të bëjë vlerësimin e të gjitha rasteve të paraqitura.
Nga Komuna e GjakovĂ«s u bĂ«het thirrje qytetarĂ«ve tĂ« prekur qĂ« tâi pĂ«rmbahen afatit tĂ« pĂ«rcaktuar, nĂ« mĂ«nyrĂ« qĂ« procesi i vlerĂ«simit tĂ« zhvillohet nĂ« kohĂ« dhe nĂ« mĂ«nyrĂ« sa mĂ« efikase. /Telegrafi/
Pas 26 vjetësh, rajoni i Pejës ka shënuar për herë të parë një vit pa asnjë vrasje.
Lajmi u bë i ditur në një konferencë për media nga Kryeprokurorja e Prokurorisë Themelore në Pejë, Lumturije Vuçetaj, e cila prezantoi rezultatet e punës për vitin 2025.
Ajo theksoi se rajoni i Pejës ka qenë ndër më të ndjeshmit në aspektin e veprave penale të rënda, veçanërisht të vrasjeve, por se përmes një koordinimi të ngushtë institucional është arritur ky rezultat historik.
âSot kam nderin dhe kĂ«naqĂ«sinĂ« tĂ« prezantoj faktin se pas 26 vjetĂ«sh nga lufta, viti 2025 evidentohet si viti i vetĂ«m pa asnjĂ« vrasje nĂ« rajonin e PejĂ«s. Ky sukses Ă«shtĂ« rezultat i bashkĂ«punimit tĂ« ngushtĂ« me PolicinĂ« e KosovĂ«s, institucionet tjera dhe qytetarĂ«tâ, u shpreh ajo.
Vuçetaj e cilësoi vitin 2025 si një nga më sfiduesit, por edhe ndër më të suksesshmit për institucionin që ajo drejton, duke theksuar se siguria e qytetarëve ka qenë prioritet kryesor.
Sipas saj, për 25 vjet në rajonin e Pejës janë shënuar 203 vrasje me gjithsej 227 viktima.
âKam pasur si prioritet sigurinĂ« e qytetarĂ«ve, tĂ« pasurisĂ« sĂ« tyre dhe luftimin e veprave penale. Jemi tĂ« vetĂ«dijshĂ«m se luftimi i kĂ«tyre veprave kĂ«rkon polici aktive, hetime tĂ« shpejta dhe gjykim tĂ« drejtĂ« e tĂ« paanshĂ«mâ, tha Vuçetaj.
Sipas kryeprokurores, ky rezultat e rendit Pejën si rajonin më të qetë në vend.
âViti 2025 Ă«shtĂ« zero vrasje dhe zero viktima. Nga njĂ« rajon me rastet mĂ« tĂ« ndjeshme dhe komplekse, kemi arritur qĂ« Peja tĂ« cilĂ«sohet si rajoni mĂ« i qetĂ« dhe prokuroria e vetme nĂ« sistemin prokurorial pa asnjĂ« rast vrasjejeâ, pĂ«rfundoi Vuçetaj.
Në këtë konferencë, Vuçetaj ka treguar se kjo prokurori ka pasur si synim edhe luftimin e korrupsionit.
Ajo ka thënë se Prokuroria e Pejës, ka ngritur aktakuza ndaj dhjetëra zyrtarëve publikë dhe janë arrestuar zyrtarë policorë.
Në vitin 2025, sipas Kryeprokurores Vuçetaj, janë 1766 aktgjykimeve dënuese, që vijnë si rezultat i aktakuzave të bazuara, që i ka ngritur kjo prokurori. /Telegrafi/
Seanca gjyqĂ«sore ndaj ish-kryeshefit ekzekutiv tĂ« KorporatĂ«s Energjetike tĂ« KosovĂ«s (KEK1), Nagip Krasniqi, i cili po akuzohet pĂ«r veprĂ«n penale âKeqpĂ«rdorim i pozitĂ«s apo autoritetit zyrtarâ e cila ishte paraparĂ« pĂ«r sot nga ora 09:30 Ă«shtĂ« anuluar.
Kjo pasi kryetari i trupit gjykues, Arben Hoti është avancuar në Gjykatën e Apelit.
Anulimin e kësaj seance e ka konfirmuar për Kosovapress, zyrtarja për informim në Gjykatën Themelore të Prishtinës, Mirlinda Gashi e cila tha se për këtë lëndë gjyqësore së shpejti do të caktohet gjyqtari i ri.
âReferuar kĂ«rkesĂ«s tuaj pĂ«r informata, ju njoftojmĂ« se gjykata ka anuluar seancĂ«n e caktuar me datĂ« 12.01.2026 nĂ« çështjen penale kundĂ«r tĂ« pandehurit N.K., pĂ«r shkak tĂ« avancimit tĂ« kryetarit tĂ« trupit gjykues â gjyqtarit Arben Hoti nĂ« GjykatĂ«n e Apelit tĂ« KosovĂ«s. Lidhur me kĂ«tĂ«, lĂ«nda nĂ« fjalĂ« do tĂ« caktohet sĂ« shpejti tek gjyqtari bartĂ«s, pas sĂ« cilĂ«s do tĂ« procedohet me caktimin e seancĂ«s gjyqĂ«sore, pĂ«r çka do tĂ« njoftoheni me kohĂ«â, thuhet nĂ« pĂ«rgjigjen e Gashit pĂ«r KosovaPress.
Sipas aktakuzĂ«s Krasniqi nĂ« cilĂ«sinĂ« e kryeshefit tĂ« KEK-ut, duke filluar nga 15 tetori 2021 e nĂ« vazhdimĂ«si me qĂ«llim qĂ« operatorit ekonomik âHolding Slovenske Elektraneâ SE nga Sllovenia tâia mundĂ«sojĂ« tregtimin e energjisĂ« elektrike nĂ« RepublikĂ«n e KosovĂ«s nĂ« kundĂ«rshtim me Ligjin pĂ«r EnergjinĂ« Elektrike dhe Ligjit pĂ«r Rregullatorin e EnergjisĂ« me dashje aprovon blerjet, nĂ«nshkruan kontrata dhe autorizon nĂ«nshkrimin e tyre si dhe konfirmon vazhdimin e tregtimit me operatorin nĂ« fjalĂ«, ani pse ishte nĂ« dijeni se nuk mund tĂ« tregtohej energji elektrike me kĂ«tĂ« operator derisa ai nuk licencohej apo nuk i njihej licenca nga Zyra e Rregullatorit pĂ«r Energji (ZRrE).
Në aktakuzë thuhet se, operatorit i ishte mundësuar përfitimi pasuror si dhe shmangia nga pagesat tatimore në Republikën e Kosovës dhe për pasojë dëmtimin në shkallë të madhe të buxhetit të Kosovës apo në vlerë prej 531.920.79 euro. Gjithashtu, thuhet se kjo kishte dëmtuar dhe diskriminuar operatorët tjerë ekonomikë konkurrentë që operonin në tregun e Kosovës që ishin të licencuar dhe i nënshtroheshin obligimeve tatimore.
Ndërsa, dëmi material ndaj KEK-ut, thuhet se është në shkallë të madhe, përkatësisht 3.229.905.00 euro.
Për këtë rast, Prokuroria Speciale kishte ngritur aktakuzën më 19.08.2024 ndaj ish-kryeshefit të Korporatës Energjetike të Kosovës, Nagip Krasniqi për veprën penale të keqpërdorimit të pozitës apo autoritetit zyrtar.
Krasniqi ishte arrestuar më 19.04.2023 nën dyshimet për keqpërdorim të pozitës zyrtare, ushtrim të ndikimit dhe konflikt të interesit.
Krasniqi kishte qëndruar nën masën e paraburgimit që nga 20.04.2023, por ishte liruar pesë muaj më pas, me 15.09.2023.
Arrestimi i Krasniqit ishte bërë me urdhër të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës.
NdĂ«rsa, ndaj ish-kryeshefit tĂ« KEK-ut, Nagip Krasniqi Prokuroria Speciale mĂ« 30 dhjetor 2024 ngriti edhe aktakuzĂ«n tjetĂ«r pĂ«r âZbulim tĂ« fshehtĂ«sisĂ« zyrtareâ, dhe âKeqpĂ«rdorim tĂ« detyrĂ«s zyrtareâ. /KP/
Zëvendësambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Christian Bottcher, takoi Komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), Rrahman Jashari, për të diskutuar mbi procesin e transformimit dhe të ardhmen e institucionit.
Sipas njoftimit, komandanti Jashari shprehu mirënjohje për mbështetjen e gjatë të Gjermanisë në zhvillimin e FSK-së.
NdĂ«rsa zĂ«vendĂ«sambasadori Botcher theksoi se Gjermania do tĂ« vazhdojĂ« tĂ« qĂ«ndrojĂ« pranĂ« KosovĂ«s dhe i riafirmoi angazhimin e saj pĂ«r tâi parĂ« institucionet e sigurisĂ« sĂ« KosovĂ«s si pjesĂ« tĂ« njĂ« arkitekture tĂ« pĂ«rbashkĂ«t dhe tĂ« integruar tĂ« sigurisĂ« europiane.
Ai gjithashtu shprehu vlerësimin për bashkëpunimin e fortë dhe konstruktiv me FSK-në. /Telegrafi/
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) është teknikisht i gatshëm për shpalljen e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve, por ky hap do të ndërmerret vetëm pas përfundimit të plotë të procesit të të ankesave.
Kështu ka bërë të ditur zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, në një deklaratë për Telegrafin.
Sipas Elezit, KQZ aktualisht është në pritje të përfundimit të shqyrtimit të ankesave që kanë të bëjnë me administrimin e numërimit në Qendrat e Numërimit të Rezultateve (QNR), si dhe të plotfuqishmërisë së vendimeve dhe zbatimit të tyre.
âKomisioni Qendror i Zgjedhjeve Ă«shtĂ« nĂ« pritje tĂ« pĂ«rfundimit tĂ« shqyrtimit tĂ« ankesave pĂ«r administrimin e numĂ«rimit nĂ« QNR, tĂ« plotfuqishmĂ«risĂ« sĂ« vendimeve dhe tĂ« zbatimit tĂ« tyre, nĂ«se kĂ«to vendime e detyrojnĂ« ndonjĂ« gjĂ« KQZ-nĂ«. VetĂ«m pas kĂ«saj, KQZ do tĂ« procedojĂ« me shpalljen e rezultatit pĂ«rfundimtarâ, ka deklaruar Elezi.
Ai ka sqaruar po ashtu se shpallja e rezultateve përfundimtare nuk nënkupton përmbylljen e plotë të procesit zgjedhor, pasi ligji u jep të drejtë subjekteve politike dhe kandidatëve që të parashtrojnë ankesa edhe ndaj vetë rezultatit.
âSubjektet politike dhe kandidatĂ«t kanĂ« tĂ« drejtĂ« ankese ndaj rezultatit, fillimisht nĂ« Panelin Zgjedhor pĂ«r Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), e mĂ« pas çështja mund tĂ« procedohet deri nĂ« GjykatĂ«n Supreme. KQZ Ă«shtĂ« e obliguar tĂ« presĂ« kĂ«to vendime, tâi zbatojĂ« ato dhe vetĂ«m pas kĂ«saj tĂ« procedojĂ« me certifikimin e rezultateveâ, ka theksuar zĂ«dhĂ«nĂ«si i KQZ-sĂ«.
Ndërkohë, Gjykata Supreme e Kosovës ka konfirmuar për Telegrafin se aktualisht nuk ka asnjë ankesë të paraqitur në këtë institucion lidhur me zgjedhjet.
âLidhur me kĂ«rkesĂ«n tuaj, bazuar nĂ« informacionet nga Zyra pĂ«r Menaxhimin e LĂ«ndĂ«ve, aktualisht nuk ka ndonjĂ« ankesĂ« lidhur me Zgjedhjet, tĂ« paraqitur nĂ« GjykatĂ« Supremeâ, ka deklaruar Antigona Uka-Lutfiu, udhĂ«heqĂ«se e ZyrĂ«s pĂ«r Informim dhe Komunikim me Media. MegjithatĂ«, Uka-Lutfiu ka theksuar se nga Gjykata Supreme gjatĂ« kĂ«tij viti Ă«shtĂ« shqyrtuar njĂ« ankesĂ« lidhur me zgjedhjet, e cila Ă«shtĂ« refuzuar si e pabazuar.
Ndërsa deri në fund të vitit 2025, Gjykata Supreme ka pranuar gjithsej tri ankesa: dy prej tyre janë refuzuar si të pabazuara, ndërsa një ankesë është hedhur poshtë si e paraqitur jashtë afatit ligjor.
Procesi zgjedhor pritet të vazhdojë në përputhje me afatet ligjore, ndërsa KQZ ka theksuar se do të veprojë vetëm pasi të përmbyllen të gjitha procedurat ankimore dhe vendimet përkatëse të bëhen të plotfuqishme.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të premten më 9 janar, ka përfunduar numërimin e të gjitha votave për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit./Telegrafi/
NĂ« GjykatĂ«n Themelore nĂ« PrishtinĂ« Ă«shtĂ« anuluar seanca e sĂ« hĂ«nĂ«s nĂ« rigjykimin ndaj Pal Lekajt, Eset BerishĂ«s, Nebih Shatrit dhe Besim Tahirit, tĂ« akuzuar pĂ«r keqpĂ«rdorim tĂ« detyrĂ«s lidhur me autostradĂ«n âArbĂ«n Xhaferiâ.
Shkak për anulimin e seancës është mospërfundimi i ekspertizës financiare.
NĂ« kĂ«tĂ« rast, Pal Lekaj, nĂ« cilĂ«sinĂ« e ministrit tĂ« MinistrisĂ« sĂ« InfrastrukturĂ«s (MI), Eset Berisha, nĂ« cilĂ«sinĂ« e kĂ«shilltarit tĂ« lartĂ« politik i tij, Nebih Shatri, si sekretar i PĂ«rgjithshĂ«m nĂ« kĂ«tĂ« ministri dhe Besim Tahiri, si drejtor i Prokurimit Publik nĂ« MI, ngarkohen nga Prokuroria pĂ«r keqpĂ«rdorim tĂ« detyrĂ«s zyrtare nĂ« bashkĂ«kryerje, raporton âBetimi pĂ«r DrejtĂ«siâ.
Nga zyra e gjykatëses Violeta Namani-Hajra konfirmuan se seanca e planifikuar për sot nuk mbahet për shkak se nuk është kryer ende ekspertiza financiare, ndërkaq e radhës caktohet pas pranimit të ekspertizës.
Ndryshe, kryetarja e GjykatĂ«s Themelore nĂ« PrishtinĂ«, Albina Shabani-Rama ka refuzuar kĂ«rkesĂ«n pĂ«r pĂ«rjashtimin e kryetares sĂ« trupit gjykues, Violeta Namani-Hajra nga gjykimi i rastit tĂ« njohur si â53-milionĂ«shiâ, kĂ«rkesĂ« kjo e parashtruar nga i akuzuari Eset Berisha.
Gjykata Themelore nĂ« PrishtinĂ« mĂ« 31 janar 2024 i shpalli fajtorĂ« dhe i dĂ«noi me 10 vjet e 3 muaj burigm (sĂ« bashku): Pal Lekajn, Eset BerishĂ«n, Nebih Shatrin dhe Besim Tahirin pĂ«r rastin e njohur si â53-milionĂ«shiâ.
Sipas aktgjykimit të Themelores, Pal Lekaj u dënua me 3 vite e 8 muaj burgim efektiv. Ndaj tij, gjykata shpalli edhe dënim plotësues, ndalimi i ushtrimit të funksionit publik në administratë publike ose në shërbimin publik në kohëzgjatje prej 3 vite e 6 muaj.
Nebih Shatri u dënua me 1 vit e 8 muaj burgim, kurse Besim Tahiri u dënua me 1 vit e 8 muaj burgim. Ndaj tyre u shpall edhe dënim plotësues, ndalim i ushtrimit të funksionit publik në administratë publike ose në shërbimin publik në kohëzgjatje prej 2 vitesh. Ndërsa, Eset Berisha u dënua me 3 vjet e 3 muaj burgim.
Po ashtu, ndaj Berishës u shpall edhe dënimi plotësues ndalimi i ushtrimit të funksionit publik në administratë publike ose në shërbimin publik në kohëzgjatje prej tre vjetësh.
Por, Gjykata e Apelit e ka kthyer në rigjykim rastin ndaj Pal Lekajt, Eset Berishës, Nebih Shatrit dhe Besim Tahirit.
Sipas aktakuzĂ«s sĂ« ngritur mĂ« 4 shkurt 2022 nga Prokuroria Speciale e RepublikĂ«s sĂ« KosovĂ«s, Pal Lekaj, nĂ« cilĂ«sinĂ« e ministrit tĂ« MinistrisĂ« sĂ« InfrastrukturĂ«s (MI), Eset Berisha, kĂ«shilltar i lartĂ« politik i tij, Nebih Shatri, si sekretar i PĂ«rgjithshĂ«m nĂ« kĂ«tĂ« ministri, nĂ« bashkĂ«veprim dhe me dashje edhe me tĂ« pandehurin Besim Tahiri, drejtor i Prokurimit Publik nĂ« MI, akuzohen pĂ«r keqpĂ«rdorim tĂ« detyrĂ«s zyrtare me rastin e ndarjes sĂ« 53 milionĂ« eurove pĂ«r konsorciumin âBechtel &Enkaâ, pĂ«r ndĂ«rtimin e autostradĂ«s PrishtinĂ« â Hani i Elezit apo e njohur ndryshe si autostrada âArbĂ«n Xhaferiâ. /BetimipĂ«rDrejtĂ«si/
Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë ka bërë apel ndaj qytetarëve për kujdes dhe përgjegjësi të shtuar gjatë këtyre ditëve të acarta, duke shmangur çdo veprim që mund të rrezikojë sigurinë në rrugë dhe hapësira publike, përfshirë trotuaret dhe rrugët.
Policia ka theksuar rëndësinë e kujdesit të veçantë për pronarët e autolarjeve që bëjnë pastrimin e veturave, duke i paralajmëruar ata për pasojat e derdhjes së ujërave në trotuare dhe rrugë, të cilat shkaktojnë ngrica.
Këto ngrica mund të jenë një rrezik serioz për sigurinë e trafikut rrugor dhe këmbësorëve, duke rritur mundësinë e aksidenteve.
âPolicia, nĂ« bashkĂ«punim me organet komunale, do tĂ« ndĂ«rmarrĂ« masa tĂ« shtuara kontrolli dhe do tĂ« zbatojĂ« masat ligjore ndaj atyre qĂ« shkelin kĂ«to rregulla,â thuhet nĂ« njoftim.
Autoritetet bëjnë thirrje që qytetarët të respektojnë rregullat dhe të tregojnë kujdes, ndërsa Policia mbetet e përkushtuar për garantimin e sigurisë për të gjithë qytetarët. /Telegrafi/
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të premten më 9 janar, ka përfunduar numërimin e të gjitha votave për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit.
Lidhur me këto zgjedhje Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka konfirmuar se aktualisht janë katër ankesa në shqyrtim
Në një përgjigje për Telegrafin, PZAP ka bërë të ditur se këto ankesa janë duke u trajtuar në përputhje me kompetencat ligjore të institucionit, ndërsa vendimet për to do të merren brenda afateve të përcaktuara me Ligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme (LZP) dhe Rregulloren e PZAP-së.
Ndryshe, të premten vonë PZAP e hodhi poshtë si të pa afatshme kërkesën e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për shfuqizimin e rreth 20.000 votave të dërguara në vend përmes postës nga mërgata.
PDK kishte kĂ«rkuar nga PZAP-ja tĂ« enjten tâi shpallĂ« tĂ« pavlefshme votat nĂ« fjalĂ«, duke thĂ«nĂ« se ato ishin dĂ«rguar me postĂ« nga jashtĂ« vendit me vonesĂ«, pas afatit tĂ« lejuar ligjor.
Sipas rezultateve preliminare, këto zgjedhje i fitoi Lëvizja Vetëvendosje me 51.11 për qind të votave që i japin 57 ulëse në Kuvend.
Partia e dytë doli Partia Demokratike e Kosovës me 20.19 për qind të votave apo 22 ulëse në Kuvend.
Lidhja Demokratike e Kosovës ka fituar 13.23 për qind të votave, që i sigurojnë asaj 15 ulëse në organin ligjvënës.
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka fituar 5.50 për qind të votave dhe kjo parti do të ketë gjashtë deputetë.
Në zgjedhjet e 28 dhjetorit morën pjesë 45 për qind e trupit votues.
Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit ishin rezultat i mospajtimeve dhe përplasjeve ndërmjet partive politike, të cilat pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, nuk arritën ta konstituonin Kuvendin deri më 10 tetor. /Telegrafi/
Drejtori i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, ka firmosur disa ndryshime të drejtuesve në strukturat vendore të policisë.
Sipas burime për Euronews, Vilson Bala është emëruar Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë.
Islor Islami është caktuar përkohësisht Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë dhe Afrim Tafa është caktuar përkohësisht Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës.
Drejtorit të DVP Elbasan, Drejtues Fatmir Hoxha, për rezultatet e larta të arritura gjatë fundvitit 2025 në DVP Elbasan, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Ilir Proda, i ka revokuar dorëheqjen e tij, dhe për këtë fakt do të vijojë në detyrën e Drejtorit të Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka shpërndarë në rrjetet sociale videon e fjalimit të saj të mbajtur në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara në prill të vitit 2024, duke theksuar angazhimin e saj të pandërprerë për mbrojtjen e Kosovës dhe kundërshtimin e propagandës së Serbisë.
âDrejtĂ«si dhe fakte! 5 vite pa ndalĂ« nĂ« mbrojtje tĂ« KosovĂ«s dhe kundĂ«r propagandĂ«s sĂ« SerbisĂ«!â, ka shkruar Osmani krahas videos sĂ« publikuar.
Në këtë seancë të rëndësishme të Këshillit të Sigurimit, presidentja Osmani ishte e shoqëruar nga katër gra, viktima të luftës në Kosovë: Elhame Muqolli, Fahrije Hoti, Vasfije Krasniqi dhe Shyhrete Tahiri, të cilat përfaqësonin zërin e mijëra viktimave të krimeve të luftës dhe dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë.
Gjatë fjalimit të saj, Osmani hodhi poshtë deklaratat e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, duke i cilësuar ato si të pavërteta dhe propagandistike.
Ajo u kishte bërë thirrje anëtarëve të Këshillit të Sigurimit që ta vizitojnë Kosovën dhe të shohin nga afër përparimin e saj demokratik.
âAjo çka deklaroi Vuçiç nuk Ă«shtĂ« e vĂ«rtetĂ«. Ju ftoj tĂ« gjithĂ«ve tĂ« vizitoni KosovĂ«n, tĂ« shihni vetĂ« pĂ«rparimin qĂ« kemi bĂ«rĂ« dhe demokracinĂ« qĂ« Ă«shtĂ« nĂ« zhvillim e sipĂ«r. Mund tĂ« vendosni vetĂ« nĂ«se doni tâu besoni syve tuaj apo gĂ«njeshtrave tĂ« tijâ, kishte deklaruar Osmani.
Presidentja kishte theksuar se Kosova e sotme është ndërtuar mbi dhimbjen e së kaluarës për shkak të mungesës së drejtësisë, duke nënvizuar se paqja nuk mund të arrihet pa u përballur me të kaluarën. Ajo i bëri thirrje Vuçiqit që, në vend të përhapjes së propagandës, të reflektojë mbi rolin e regjimit të kaluar dhe të kërkojë falje për krimet e kryera.
âViktimat e atij regjimi janĂ« kĂ«tu. Merr pak kohĂ«, kĂ«rko falje. Tregoju tĂ« gjithĂ«ve nĂ«se ke ende njĂ« shenjĂ« humanitetiâ, kishte thĂ«nĂ« Osmani nĂ« fjalimin e saj tĂ« fuqishĂ«m nĂ« OKB./Telegrafi/
Për shkak të kushteve të vështira atmosferike dhe dëmeve nga përmbytjet e reshjet e fundit, disa komuna në vend kanë vendosur të shtyjnë rifillimin e procesit mësimor për gjysmëvjetorin e dytë të vitit shkollor 2025/2026.
Komuna e Malishevës, ajo e Drenasit dhe e Fushë Kosovës janë komunat që kanë marrë vendim për shtyrje të nisjes së procesit mësimorë.
Komuna e Malishevës ka vendosur që procesi mësimor të shtyhet deri më 14 janar 2026 për shkak të reshjeve dhe përmbytjeve që kanë krijuar vështirësi në terren dhe kanë dëmtuar infrastrukturën e rrugëve.
Edhe ajo e Drenasit ka shtyrë fillimin e mësimit deri të mërkurën, duke qenë një nga komunat që po përballet me pasojat e motit të keq dhe dëmtime të infrastrukturës së shkollave dhe rrugëve.
Kurse komuna e Fushë Kosovës ka njoftuar që fillimi i gjysmëvjetorit të dytë në të gjitha shkollat do të jetë më 19 janar 2026, pasi kushtet aktuale përfshirë vështirësitë në qarkullim dhe problemet me ngrohjen nuk lejojnë zhvillimin normal të procesit mësimor.
E për dallim nga këto komuna në komunat tjera procesi mësimor do të nis sot.
Komuna e Prishtinës bëri të ditur se nga nesër mësimi do të mbahet në të gjitha shkollat, pasi janë krijuar kushtet e nevojshme për sigurinë e nxënësve dhe stafit arsimor.
Në anën tjetër, kryetari i SBASHK-ut, Rrhaman Jasharaj ka kërkuar që fillimi i gjysmëvjetorit të dytë të shtyhet edhe për disa ditë në nivel vendi, duke theksuar se temperaturat e ulëta dhe kushtet jo të përshtatshme në disa shkolla paraqesin rrezik për shëndetin e nxënësve dhe stafit arsimor.
Gjysmëvjetori i dytë i mësimit ishte planifikuar të fillonte më 8 janar.
Por, pas vërshimeve në fillimjavë, Ministria e Arsimit e shtyu nisjen për 12 janar.
Kosova ka një javë që po përballet me vërshime të mëdha, sidomos në disa komuna, ku lumenjtë kanë dalë nga shtretërit. /Telegrafi/
Pas reshjeve rekorde që kanë përfshirë pothuajse të gjithë territorin e vendit ditët e fundit, situata meteorologjike është stabilizuar sa i përket reshjeve, por java e re do të karakterizohet nga depërtimi i masave të ftohta ajrore në gjithë Kosovën.
Për ditën e hënë, parashihet mot kryesisht i vranët me intervale me diell.
Temperaturat minimale do të lëvizin nga -11 deri në -8 gradë Celsius, ndërsa maksimalet nga -5 deri në -1 gradë Celsius.
Era do të fryjë kryesisht nga veriperëndimi me shpejtësi 1 deri në 5 metra për sekondë.
Agjencia e Menaxhimit Emergjent (AME) ka publikuar raportin e pĂ«rditĂ«suar pĂ«r situatĂ«n nga reshjet atmosferike gjatĂ« orĂ«ve 22:00 â 08:00 tĂ« datĂ«s 11.01.2026, duke bĂ«rĂ« tĂ« ditur gjendjen e rrugĂ«ve, lumenjve dhe ndĂ«rhyrjet emergjente nĂ« tĂ« gjithĂ« territorin e KosovĂ«s.
Sipas raportit, Prishtina ka pasur vërshime në rrugën e Qagllavicës dhe në nënkalimet për Obiliq, kryesisht si pasojë e kanalizimeve të bllokuara.
NĂ« FushĂ« KosovĂ«, u raportuan vĂ«rshime nĂ« fshatrat Lismir, Kuzmin dhe SllatinĂ« e Madhe. NdĂ«rkohĂ«, rajoni i MitrovicĂ«s kishte situatĂ« kritike nĂ« lagjen â2 Korrikuâ, ku rreziku i daljes sĂ« lumit Sitnica nga shtrati ishte i mesĂ«m.
Operacioni parandalues për këtë zonë përfundoi me sukses, duke vendosur rreth 200 metra mur mbrojtës me thasë zalli, me pjesëmarrjen e AME, NJPZSH Mitrovicë Jugore dhe Shoqatës së Kërkim-Shpëtimit të Kosovës.
Në rajonin e Ferizajt, u raportuan pesë raste vërshimesh në fshatrat Prelez, Mohoc, Tërrnë dhe Balaj, ku dy të moshuar u evakuuan nga zona e rrezikut.
Pompat janë aktive për të parandaluar përhapjen e ujit. Në rajonet e tjera, si Lipjan, Podujevë, Shtime, Prizren, Suharekë, Malishevë, Rahovec dhe Dragash, situata mbetet stabile dhe rrugët janë të kalueshme.
Raporti nënvizon gjithashtu se reshjet e borës që kanë filluar në shumicën e komunave kanë zbutur rrezikun nga vërshimet, ndërsa kujdesi për të evakuarit vazhdon.
Autoritetet theksuan se Qendra Operative e AME-së mbetet në gatishmëri të plotë për ndërhyrje emergjente, duke përfshirë aktivizimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës për mbështetje parandaluese.
AME apelon tek qytetarët që të respektojnë sinjalizimin dhe të tregojnë kujdes maksimal gjatë qarkullimit, sidomos në zonat e përmbytura dhe pranë lumenjve. /Telegrafi/
Rruga rajonale Ferizaj-Gjilan, tek fshati Sojevë e cila më parë ishte e bllokuar për shkak të grumbullimit të ujit, është liruar për qarkullim nga ora 15:30.
Kështu ka bërë të ditur për Telegrafin, zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.
Ai ka shtuar se sipas informatave nga njësitë në terren, të gjitha rrugët në rajonin e Ferizajt, përfshirë qytetet Ferizaj, Kaçanik, Shtime, Shtërpcë dhe Hani i Elezit, janë aktualisht të kalueshme dhe qarkullimi zhvillohet normalisht.
Autoritetet rrugore dhe njësitë në terren apelojnë tek qytetarët që të respektojnë sinjalizimin dhe të udhëtojnë me kujdes, duke pasur parasysh kushtet e ndryshueshme atmosferike dhe mundësinë e grumbullimit të ujit në disa zona. /Telegrafi/
Kërkimet për gjetjen e të riut që dyshohet se është marrë nga rrjedha e lumit Mat, pas një aksidenti me makinë në zonën e Klosit, po vazhdojnë pa ndërprerje.
Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Pirro Vengu, ka bërë të ditur se operacioni i kërkimit po zhvillohet me përkushtim maksimal, duke përfshirë polumbarët e Regjimentit të Operacioneve Speciale si dhe 22 efektivë të Forcave të Armatosura.
Sipas njoftimit, në operacion po përdoren edhe dronë dhe pajisje të specializuara, ndërsa çdo metër i terrenit po kontrollohet në detaje, nga ura e Darsës në Klos e deri në territorin e bashkisë së Matit.
Autoritetet shprehen se po bëjnë përpjekje maksimale për gjetjen e të riut, ndërsa shpresojnë në një përfundim sa më të shpejtë të operacionit. /Telegrafi/
Prokuroria e Tiranës do të marrë në pyetje Emiliano Shullazin, për llogari të hetimit të atentatit pranë aeroportit të Rinasit në nëntor 2025, ku mbeti i vrarë Gilmando Dani. Në ngjarje u plagos rëndë edhe Muçi Shaljani, i cili ndërroi jetë më vonë në spital.
Shullazi, aktualisht në burg si i dënuar për "gjobëvëbie" dhe "grup kriminal", por edhe si i dyshuar në një tjetër hetim të SPAK do të pyetet nëse ka dyshime për personat që kanë organizuar atentatit ndaj mikut të tij të ngushtë, Dani, shkruan A2 CNN.
Gjatë ditëve të fundit janë marrë dëshmitë e disa personave që janë gjendur në Rinas, pasi ka dyshime se grupi kriminal ka patur informatorë në aeroport, që i kanë përditësuar çast pas çasti për lëvizjet e viktimave.
Gildmando Dani ishte lidhje e afërt e Shullazit. Si pjesë grupit kriminal të drejtuar prej tij Dani vuajti një dënim me burg për "gjobëvënie", nga ku u lirua në tetor 2024.
Dani u qëllua me breshëri automatike nga disa persona në një pritë në rrethrrotullimin pranë aeroportit të Rinasit, teksa udhëtonte në një mjet të drejtuar nga Shaljani, pak minuta pasi ishin kthyer të dy nga Spanja.
Rruga nacionale Prishtinë-Ferizaj dhe anasjelltas që nga dje por edhe sot po vazhdon të jetë e mbyllur si pasojë e ujit në rrugë.
KosovaPress dje dhe sot ka qëndruar në këtë pjesë për të parë nga afër situatë.
Aty veturat po detyrohen të kthehen. Ndërkohë, deri tash nuk janë parë ndonjë ekipë të ketë intervenuar për ta larguar këtë pengesë.
Ushtruesi i detyrës së ministrit të infrastrukturës, Hysen Durmishi ka shkruar dje se në rrugën Prishtinë - Ferizaj, ende kemi bllokim si pasojë e sasisë së madhe të ujit të grumbulluar në rrugë, e shkaktuar nga kyçjet ilegale në kanalet e ujërave atmosferike. /KP/
Personi i cili u plagos e armë zjarri sot në Pejë, aktualisht ndodhet në Qendrën Emergjente në reanimacion ku po vazhdon trajtimi mjekësor dhe po kryhen ekzaminime shtesë.
Doktoresha Vlora Podvorica ka bërë të ditur për Telegrafin se pacienti është nën mbikëqyrje të vazhdueshme nga stafi mjekësor dhe se po zhvillohen konsulta të nevojshme mjekësore për vlerësimin e mëtejmë të gjendjes shëndetësore.
âPacienti ndodhet nĂ« QendrĂ«n Emergjente, nĂ« Reanimacion, duke bĂ«rĂ« ekzaminimet shtesĂ« dhe konsultat e nevojshme. Gjendja e pĂ«rgjithshme pĂ«r momentin Ă«shtĂ« stabileâ, ka deklaruar doktoresha Podvorica.
Ajo ka shtuar se ekipi mjekësor po vepron sipas protokolleve dhe se pacienti po monitorohet nga afër për çdo ndryshim eventual të gjendjes shëndetësore.
Lidhur me rastin policia ka njoftuar se të dyshuarit janë larguar nga vendi i ngjarjes.
Hetimet janë duke vazhduar në koordinim me Prokurorinë, me qëllim të identifikimit dhe arrestimit të personave të përfshirë në këtë incident. /Telegrafi/
Si pasojë e reshjeve gjatë ditëve të vikendit, Komuna e Malishevës ka marrë vendim që sërish të shtyjë nisjen e gjysmëvjetorit të dytë.
Në vendimin e marrë nga Drejtoria e Arsimit në këtë komunë theksohet se si pasojë e reshjeve situata në terren është rënduar.
Procesi i mësimit pritet të nis më 14 janar.
âDuke u bazuar nĂ« reshjet e fundit gjatĂ« vikendit, tĂ« cilat kanĂ« rĂ«nduar situatĂ«n nĂ« terren pĂ«rgjatĂ« gjithĂ« komunĂ«s sonĂ« dhe kanĂ« dĂ«mtuar shumĂ« rrugĂ« dhe infrastrukturĂ«n rrugore, ju njoftojmĂ« se fillimi i gjysmĂ«vjetorit tĂ« dytĂ« tĂ« vitit shkollor 2025/2026 do tĂ« bĂ«het me datĂ«n 14 janar 2026â, thuhet nĂ« vendim.
NjĂ«herĂ«sh, shtyrja e mĂ«simit Ă«shtĂ« bĂ«rĂ« edhe nĂ« SHFMU-nĂ« âMihal Gramenoâ nĂ« FushĂ« KosovĂ«. /Telegrafi/