Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Zelensky “ngrin” vizitën në Davos, mund të shkojë nëse caktohet një takim me Trump

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky mund të mos marrë pjesë në Forumin Ekonomik në Davos, raportojnë mediat ndërkombëtare.

Megjithatë theksohet se mundësia që presidenti ukrainas të shkojë në qytetin zviceran mbetet e hapur vetëm nëse është planifikuar një takim dypalësh me Presidentin e Shteteve të Bashkuara Donald Trump. Kjo me synimin për të  nënshkruar një marrëveshjeje mbi Ukrainën e pasluftës.

Deri më tani Shtëpia e Bardhë nuk ka planifikuar një takim dypalësh midis Trump dhe Zelensky në Davos ku do të jenë të pranishëm udhëheqës dhe zyrtarë të lartë nga e gjithë bota.

Forumi Ekonomik në Davos/ Vuçiç: Von der Leyen po vulos ‘divorcin’ politik mes SHBA dhe BE

Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Europian, Ursula von der Layen po vulos divorcin politik mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Europian.

Kështu deklaron nga Forumi Ekonomik Botëror në Davos presidenti serb Aleksandër Vuçiç, i cili nuk i ka të parat sulmet ndaj Brukselit.

“Ursula von der Leyen në fjalën e saj këtu në Davos theksoi ‘divorcin politik’ midis Amerikës dhe Brukselit. Ajo përdori tre fjalë kur foli për sanksionet, të cilat i quajti një gabim të madh. Ajo tha se përgjigja do të ishte proporcionale, e palëkundur dhe e bashkuar. Nesër do të dëgjojmë përgjigjen e Donald Trump”, tha Vuçiç.

Ai thotë se pret një fjalim shumë të fortë nga Trump, në drejtim të kundërt me atë që u dëgjua sot nga udhëheqësit evropianë.

“Kjo lojë e tarifave dhe vendimmarrjes në baza ditore nuk është e mirë, siç e përmendi edhe zëvendëskryeministri kinez. Ne po hyjmë ngadalë por me siguri në vendimmarrjen e përditshme dhe nuk mund të planifikosh asgjë. Bota po shkon në një drejtim të çmendur”, shtoi ai.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, deklaroi se Bashkimi Evropian është i përkushtuar ndaj sigurisë së rajonit të Arktikut.

Ajo përmendi si shembull faktin se Finlanda, e cila është anëtare si e BE-së ashtu edhe e NATO-s, po i shet SHBA-së anijet e saj të para akullthyese, gjë që na tregon se Evropa ka kapacitetin për tu mbrojtur, duke kundërshtuar kështu qëndrimin e presidentit amerikan se Groenlandën e do për ta ruajtur nga kërcënimi kinez dhe rus.

Komentet e Vuçiç vijnë në kohën kur Brukseli e ka quajtur ritmin e saj të integrimit në BE të ngadaltë dhe pa reforma serioze si në sistemin e drejtësisë, në lirinë e medias, të drejtat e njeriut dhe mbi të gjitha mosfunifikimin e saj me politikat e jashtme të bllokut.

/abcnews.al/

“PS sot, më shumë mandate se në 11 maj”, Zaloshnja: PD në vendnumëro. Humbin pikë të rejat

E mërkura shënon 21 janarin e 15-të me 4 viktima, por pa drejtësi.

Në sondazhin e ABC News, 63.2% e të anketuarve u përgjigjën se ka pasur mungesë vullneti nga drejtësia për të zbardhur ngjarjen plotësisht dhe vendosur autoret para përgjegjësisë.

Në një intervistë në “News Line” në ABC News, sondazhisti Eduard Zaloshnja tha se vendimi i Gjykatës së Strasburgut ka pasur një ndikim të jashtëzakonshëm në opinionin e gjerë publik.

Ai theksoi se shumica dërrmuese e popullsisë së rritur janë të mendimit se “ose drejtësia e re nuk ka vullnet për ta zbardhur këtë çështje ose është e paaftë”.

“Bëmë një sondazh për një ngjarje me rëndësi politike. Nuk ka ndodhur ndonjëherë që para zyrës së Kryeministrisë të vriten katër qytetarë. Linkun e sondazhit e shpërndamë dhe lamë 2 ditë kohë që të anketuarit të plotësonin pyetësorin. Të interesuarit ishin shumë”, tha ai, duke shtuar: “Kur vjen puna tek mosha mbi 34 vjeç ndarja është e qartë dhe mendojnë se ajo protestë duhet të përfundonte me rrëzimin e qeverisë Berisha”.

Gjithashtu gjatë intervistës, Zaloshnja shpjegoi se qytetarëve iu dha më shumë kohë për këtë sondazh.

Më tej theksoi se sot Partia Socialiste ka dyfishin e votave të PD duke nënvizuar se PS fiton 3 pikë.

“Sot PS ka pothuasje dyfishin e votave të PD. Kjo tregon që rrjedhja e votave nga zgjedhjet e fundit kanë ndodhur nga opozita, pasi PS ka ruajtur votat. PD ka një rënie dramatike. Në këtë mënyrë rënia e PS është shumë e vogël, ndërsa rënia e votave të PD është më shumë se çerekut, pra është thelluar edhe më shumë hendeku. PS mori 83 mandate. Pra nëse kishim 83 me 50 në maj sot mund të shkojë 88 me 48”, shtoi ai.

 

“BE do të punojë me Danimarkën dhe Groenlandën”/ Ursula von der Leyen: Tarifat amerikane janë një vendim i gabuar

Ursula von der Leyen ka kritikuar kërcënimin e Donald Trump për të vendosur tarifa ndaj tetë vendeve evropiane që kundërshtuan përpjekjet e tij për të blerë Groenlandën.

Ajo nënvizoi se e BE- do të punojë “krah për krah” me Danimarkën dhe Groenlandën dhe se nuk do të mungojë mbështetja ekonomike dhe infrastrukturore ndaj tyre.

“Siguria në Arktik mund të arrihet vetëm duke u koordinuar së bashku dhe kjo është arsyeja pse tarifat shtesë të propozuara janë një gabim”, tha presidentja e Komisionit

Von der Leyen gjithashtu solli në vëmendje strategjinë e Komisionit të BE për këtë çështje duke shpjeguar edhe pikët kryesore që përmban kjo strategji.

-Solidaritet i plotë me Groenlandën dhe Danimarkën në mbështetje të sovranitetit të territorit;

-“Një rritje masive e investimeve evropiane në Groenlandë” për të mbështetur infrastrukturën dhe biznesin lokal;

-Investime në sigurinë e Arktikut me SHBA-në dhe partnerë të tjerë si Mbretëria e Bashkuar, Kanadaja, Norvegjia dhe Islanda;

-Një strategji e re sigurie e BE-së, duke përfshirë një përmirësim të strategjisë së sigurisë së Arktikut.

Kosovë/ LDK thërret Kuvendin e partisë, kryetari Abdixhiku pritet të kërkojë votëbesim

Lidhja Demokratike e Kosovës do të mbledhë kuvendin e përgjithshëm më 31 janar, ku kryetari Lumir Abdixhiku pritet të kërkojë votëbesim para 355 delegatëve, pas rezultatit të dobët në zgjedhjet e 28 dhjetorit, edhe pse pritshmëritë ishin që kjo parti të merrte një vendim për fatin e Abdixhikut më shpejt.

Pas mbledhjes së kryesisë së LDK-së, e cila zgjati katër orë të hënën, zëdhënësi i LDK-së, Besian Mustafa, tha se statuti i kësaj partie e njeh të drejtën e kryetarit për të kërkuar votëbesim.

“Natyrisht, duke filluar nga një analizë e rezultateve të zgjedhjeve të fundit dhe duke kulmuar, sipas kërkesës së vet kryetarit Abdixhiku, do të ftohet kuvendi si organi më i lartë vendimmarrës i LDK-së më 31 janar. Në këtë kuvend, siç e ka deklaruar vetë kryetari Abdixhiku, ai do të ofrojë dorëheqjen e tij duke i lënë Kuvendit të vendosë edhe për këtë çështje dhe për diskutime të tjera që mund të fliten në atë Kuvend”, u shpreh zëdhënësi i LDK, Besian Mustafa.

Sipas tij, vetëm pas kësaj procedure dhe varësisht prej rezultatit të votimit mund të shkohet te procesi zgjedhor i LDK-së, ku mund të ketë edhe shpallje të kandidaturave për kryetar të partisë më të vjetër në Kosovë.

“Kryetari Abdixhiku në këtë kuvend do të kërkojë votëbesim. Kuvendi i LDK-së, që i ka 355 delegatë, do të vendosë në këtë kërkesë nëse vazhdon të këtë besim të kryetari i partisë apo jo. Statuti i LDK-së e njeh të drejtën e kryetarit të partisë për të kërkuar votëbesim, andaj një gjë të tillë do ta kërkojë më 31 janar”, shtoi ai.

Po ashtu, Mustafa foli edhe për keqpërdorimet dhe vjedhjet e votave brenda subjekteve politike. Ai tha se për të gjithë ata zyrtarë të LDK-së që rezulton se kanë pasur dorë në manipulimin me vota, do të ketë pasoja edhe politike.

“Këto shkelje janë të rënda të demokracisë dhe duhet ndjekur penalisht dhe secili duhet të japë përgjegjësi ligjore dhe penale. Por, siç ka thënë edhe vetë kryetari Abdixhiku, do të ketë edhe pasoja politike për të gjithë anëtarët e LDK-së, pavarësisht nivelit të tyre të përgjegjësisë që e mbajnë, nëse rezulton nga procesi hetues ligjor që kanë marrë pjesë në këto procese të jashtëligjshme”, tha ai.

Lidhja Demokratike e Kosovës ka marrë 13.24 për qind të votave nga zgjedhjet e 28 dhjetorit, që i sigurojnë 15 deputet në Kuvend, rezultati i dytë më i ulët ën historinë e kësaj partie që nga themelimi i saj.

Rritet numri i viktimave në Spanjë/ Të paktën 41 të vdekur nga përplasja e trenave, dëshmia tronditëse e së mbijetuarës

Numri i viktimave nga përplasja e trenave në Spanjë ka shkuar të paktën 41.

Një tjetër trup u gjend brenda rrënojave të trenit të parë të dalë nga shinat ndërsa trupa të tjerë janë ende të bllokuar.

Megjithatë numri përfundimtar nuk mund të konfirmohet derisa ekipet e shpëtimit të heqin vagonët nga shinat.

Përplasja ndodhi në një fshat kodrinor me ullinj, në rrëzë të një vargmali në Adamuz të Andaluzisë. Vendi është i arritshëm vetëm nga një rrugë me një korsi, duke e bërë të vështirë për ekipet e shpëtimit të hyjnë me makineri të rënda.

Ekspertët thonë se një defekt në nyjen hekurudhore mund të jetë çelësi për të përcaktuar shkakun e daljes nga shinat që çoi në përplasjen midis dy trenave.

Vagonët e Trenit që shkonte në Madrid dyshohet se kanë dalë nga Shinat pikërisht nga kjo nyje e thyer duke u përplasur me trenin që vinte përballe në Aamuz, pranë qytetit të Kordobes.

Ndërkohë rrëfimet e të mbijetuarve të tragjedisë janë tronditëse. Një prej tyre tha për televizionin shtetëror të Spanjës se ishte ulur në një nga vagonët që pësoi goditjen më të rëndë.

Bashkë me një koleg, asaj iu desh të thyente xhamat për të dalë jashtë, ku u përballën me skena kaosi dhe britmash.

Kryeministri spanjoll Pedro Sanchez vizitoi vendin e tragjedisë, ndërsa tre ditë zie kombëtare janë shpallur në kujtim të personave që humbën jetën.

Ngarkohet sistemi, vijnë reduktimet e energjisë elektrike në Kosovë

Kosova nuk po e zgjidh dot problemin me furnizimin e vendit me energji elektrike. Edhe këtë të martë autoritetet kanë paralajmëruar se në të gjithë Kosovën do të ketë ndërprerje të herëpashershme të dritave.

Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të Energjisë Elektrike ka njoftuar se po përballet me vështirësi të jashtëzakonshme në balancimin e sistemit elektroenergjetik në kohë reale, si pasojë e raportit të prishur mes energjisë në dispozicion dhe kërkesës reale për konsum.

Sipas njoftimit zyrtar, të martën e 20 janarit, KESCO ka grumbulluar rreth 26.17 për qind më pak energji sesa kërkesa reale e konsumatorëve.

Për shkak të gjendjes së krijuar, KOSTT ka njoftuar se është detyruar të ndërpresë furnizimin me energji elektrike në disa fasha orare, si masë e fundit për garantimin e operimit të sigurt të sistemit, deri në stabilizimin dhe përmirësimin e situatës.

Megjithatë, rreth një javë më parë KOSTT-i njoftoi për normalizim dhe stabilizim të gjendjes në sistemin elektroenergjetik, duke thënë se është rritur prodhimi vendor i energjisë dhe se janë implementuar masa të koordinuara për balancimin e ngarkesës, edhe pse problematikat u shfaqën përsëri.

Ministrja e ekonomisë në detyrë Artane Rizvanolli, nuk parashtron asnjë masë për ti dhënë zgjidhje situatës, por bënë thirrje për “pak kursim të energjisë elektrike”.

/abcnews.al/

Faza e re e negociatave për anëtarësim/ Toni Gogu: Transparencë në platformat televizive. Drejtësia sociale në fokus!

Në Kryeministri është mbajtur konferenca e radhës, ku u diskutua, faza e re e negociatave me Bashkimin Europian dhe angazhimi politik e qytetar.

Gjatë fjalës së tij Toni Gogu ministër Shteti për Marrëdhëniet me Parlamentin, tha se do të ketë një fokus i veçantë do të jetë për platformat televizive , dezinformimit, si edhe drejtësisë sociale.

“Do të ketë ritëm të integrimit të vendit, zakonet ligjore, zakonet parlamentare duhet të mbizotërojnë në jetën shoqërore dhe shtetërore të vendit. Një pjesë e rëndësishme ka të bëjë edhe me rolin e medias, rritja e transparencës gjatë vitit do të ketë platformë për median, propozime konkrete për nisma ligjore. Përmirësimet që bëhen në ligjin për median audiovizive ka të bëjë me transparencën, publiku është i interesuar se cili qëndron pas medias. Një punë e madhe është edhe për dezinformimit, por me rëndësi është edhe mbrojtja e gazetarëve. Një aspekt me rëndësi ka të bëjë me drejtësinë sociale. Familja shqiptare është duke u përleshur me përbindëshin e dhunës. Ndryshimet ligjore qoftë në ligjin për mbrojtjen e familjes nga dhuna, kemi ndryshime në Kodin Penal edhe për të miturit. Një pjesë e ndryshimeve ka të bëjë më dhunë që ushtrohet ndaj më të dobëtëve në shoqërinë tonë në botën digjitale. Një tjetër çështje me rëndësi është lufta ndaj korrupsionit, por për këtë do flasë ministrja. Janë dy ligje që forcojnë luftën kundër narkotikëve. Por unë doja të veçoja punën për rolin e medias dhe drejtësinë sociale. Kemi ligjet e tjera që kanë të bëjnë me rolin e komisioneve hetimore”, tha ai.

“Marrëveshja për t’i rikthyer sovranitetin ishujve Chagos, dobësi”/ Britania i përgjigjet Trump: Nuk do bëjmë kurrë kompromis për sigurinë kombëtare

Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar ka bërë reagim zyrtar duke iu përgjigjur kritikave të Donald Trump për marrëveshjen e saj për Ishujt Chagos.

“Mbretëria e Bashkuar nuk do të bëjë kurrë kompromis për sigurinë tonë kombëtare. Ne vepruam sepse baza në Diego Garcia ishte nën kërcënim pasi vendimet e gjykatës minuan pozicionin tonë.”, tha një zëdhënës i qeverisë.

Gjithashtu theksohet se marrëveshja “siguron operacionet e bazës së përbashkët SHBA-Britani e Madhe në Diego Garcia për breza me radhë”.

“Është mirëpritur publikisht nga SHBA-të, Australia dhe të gjithë aleatët e tjerë të Five Eyes, si dhe nga partnerët kryesorë ndërkombëtarë, përfshirë Indinë, Japoninë dhe Korenë e Jugut.”, thuhet më tej në deklaratë.

Nga ana e tij Trump tha se plani i Britanisë për t’i rikthyer sovranitetin e Ishujve Chagos Mauritiusit ishte një “akt dobësie absolute”.

/abcnews.al/

Gjykatësit duan rritje rroge/ Kushtetuesja shqyrton sot kërkesën e Unionit të gjyqtarëve

“Kushtetuesja” do të shqyrtojë këtë të martë kërkesën e Unionit të gjyqtarëve që ka të bëjë me rritjen e pagave.

Kjo është kërkesa e dytë që gjyqtarët kanë për rritje rrogë.

Mbetet për t’u parë se si do të jetë qëndrimi i përfaqësuesve të Këshillit të Ministrave.

Shpërdorim detyre dhe lojëra fati/ AMP ekzekuton masa sigurie për 6 efektivë dhe 1 person

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore në Elbasan ka ekzekutuar masat e sigurisë ndaj 6 punonjësve dhe 1 qytetari.

Mësohet se 7 personat janë dënuar për organizim të lojërave të fatit dhe shpërdorim detyre.

Ndërsa dy efektivë dhe një qytetar janë vendosur nën arrest shtëpie, kurse 4 prej tyre janë nën masën e ndalimit të daljes jashtë shtetit dhe detyrimit të paraqitjes.

Njoftimi i plotë:

Në kuadër të operacionit “Last Bet” zhvilluar nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Elbasan – Korçë), nën drejtimin e Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, u ekzekutua vendimi penal i Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, e cila ka caktuar:

Masën e sigurimit personal me karakter shtrëngues “Arrest në shtëpi” parashikuar nga neni 237 i Kodit të Pr. Penale, ndaj;

Nënkomisar R.T., me detyrë Specialist për krimet, pranë Stacionit të Policisë Manëz, në Komisariatin e Policisë Durrës.

Inspektor E.K., me detyrë Ndihmës Specialist / Kontrollor pranë Stacionit të Policisë Kufitare Morinë, në Drejtorinë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Kukës.

Shtetasi I.T., banues në Tiranë

Masat e sigurimit personal me karakter ndalues “Ndalim i daljes jashtë shtetit” dhe “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, parashikuar nga neni 233 dhe 234 i Kodit të Pr. Penale, ndaj;

Komisar D.S., me detyrë Shef i Seksionit për hetimin e krimeve në volum në Komisariatin e Policisë Devoll.

Nënkomisar A.M., me detyrë Përgjegjës turni pranë Stacionit të Policisë Kufitare Morinë, në Drejtorinë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Kukës.

Inspektor G.B., me detyrë Ndihmës Specialist / Kontrollor pranë Stacionit të Policisë Kufitare Morinë, në Drejtorinë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Kukës.

Inspektor E.D., me detyrë Trupë shërbimi operacional pranë Seksionit Special të Ndërhyrjes Taktike, në njësinë speciale “Renea”.

Caktimi i masave të sigurisë u bë i mundur në kuadër të procedimit penal të vitit 2025, ku nga veprimet e thelluara hetimore, rezultoi se shtetasit e mësipërm duke shfrytëzuar atributet e funksionit, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë organizuar dhe favorizuar ushtrimin e llotarive të palejuara / basteve sportive, duke konsumuar elementët e veprave penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarisë së lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin” dhe “Shpërdorim i detyrës”, parashikuar nga neni 197/25 dhe 248 i Kodit Penal.

Në funksion të veprimeve procedurale u sekuestruan 7 telefona celularë, të cilët dyshohet të jenë përdorur për kryerjen e aktivitetit kriminal.

Trump nuk heq dorë: Do të vendos 100% tarifa për vendet evropiane nëse nuk pranojnë kontrollin e Groenlandës

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka përsëritur qëllimin e tij për të vendosur tarifa “100%” ndaj vendeve evropiane që kundërshtojnë kërkesat e tij për të marrë kontrollin e Groenlandës.

Kjo ka shkaktuar reagime të forta nga qeveritë evropiane dhe Bashkimi Evropian , të cilat thonë se sovraniteti i ishullit është i panegociueshëm. 

Në një intervistë me NBC News, Trump tha se do të vendoste një tarifë prej 10% për “të gjitha produktet” e importuara në Shtetet e Bashkuara nga Britania e Madhe nga 1 shkurti, e cila do të rritej në 25% nga 1 qershori, nëse nuk arrihet një marrëveshje për të blerë Groenlandën nga Danimarka.

 

VIDEO/ Rama: Ambientet e reja sportive dhe këndi i lojërave për fëmijë në parkun e liqenit të Paskuqanit, drejt përfundimit

Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga ambientet e reja sportive dhe këndin e lojërave për fëmijë në Parkun e Liqenit të Paskuqanit.

Rama shprehet se tashmë punimet janë drejt përfundimit dhe se kjo zonë do të ketë ambiente bashkëkohore sportive.

“MIRËMËNGJES dhe me ambientet e reja sportive e këndin e lojërave për fëmijë në Parkun e Liqenit të Paskuqanit, tanimë drejt përfundimit, ju uroj një ditë të mbarë”, shprehet Rama.

EMRI/ Ishte shtruar në QSUT pas një ndërhyrjeje kirurgjikale, ndërron jetë i dënuari

Ka ndërruar jetë i dënuari i sigurisë së Lartë Mihal Mërkuri. Mësohet se ai ishte shtruar në reanimacionin qendror në pavijonin e kirurgjisë, pasi i ishte nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale për shkak të hemoragjisë së brendshme.

Raportohet se Mërkuri ka ndërruar jetë si pasojë e një arresti kardiak dhe hemoragjisë në kokë.

Mihal Mërkuri ishte i dënuar me 10 vjet burg për veprat penale “vrasje me dashje e mbetur në tentativë” dhe “prodhim e mbajtje pa leje të armëve luftarake dhe municionit”.

Ai është ekstraduar nga Greqia më datë 20.06.2023 dhe është transferuar në IEVP Burrel më datë 15.02.2025, nga IEVP Korçë.

Sherr mes dy drejtuesve të mjeteve, ndërron jetë 60-vjeçari në Fushë Mamurras

Rreth orës 00:40, në aksin rrugor Mamurras–Fushë Krujë, pranë fshatit Bushnesh për motive të dobëta ka ndodhur një konflikt midis dy drejtuesve të mjeteve, ku si pasojë ka gjetur vdekjen shtetasi Petrit Ndou rreth 60 vjeç.

Autor i dyshuar i ngjarjes është shtetasi Andi Vokri, 28 vjeç, banues në Thumanë, Mamurras, i cili u arrestua në flagrancë nga policia menjëherë pas ngjarjes.

Për hetimin e plotë të kësaj ngjarjeje janë administruar disa dëshmi dhe deklarata. Sipas burimeve, janë pyetur nëna dhe bashkëshortja e autorit, Dhurata Ndreka dhe Gentjana Vokri.

Po ashtu, është pyetur edhe Kleo Ndou, 30 vjeç, banues në Thumanë.

Deklaratat e Trump për të vendosur forca amerikane, ushtarët danezë zbarkojnë në Groenlandë

Ushtarët danezë kanë zbarkuar në aeroportin e Nuuk.

Kjo lëvizje vjen pas qëndrimit të presidentit amerikan Donald Trump se do të urdhëronte ushtrisë amerikane të aneksonte Groenlandën.

Vendimi i Trump për të blerë Groenlandën ka shkaktuar tensione, ndërsa pritet që në Forumin Ekonomik në Davos të diskutohet për këtë çështje.

Trump: Evropianët nuk do t’i rezistojnë planit për të blerë Groenlandën

“Nuk mendoj se do të bëjnë shumë rezistencë. Duhet ta arrijmë këtë objektiv”, tha Presidenti amerikan Donald Trump gjatë një interviste për gazetarët në Florida.

Ai tha se Shtetet e Bashkuara do të flasin për planin e blerjes së Groenlandës në Forumin Ekonomik Botëror (WEF) në Davos që do të mbahet këtë javë dhe argumentoi edhe një herë se Danimarka “nuk mund ta mbrojë” Groenlandën.

“I njoh udhëheqësit e Danimarkës, janë njerëz të mrekullueshëm, janë njerëz shumë të mirë, por as nuk shkojnë atje. Duhet ta marrim sepse ata nuk mund ta mbrojnë”, u shpreh Trump.

Presidenti amerikan konfirmoi gjithashtu të hënën në mbrëmje se kishte ftuar homologun e tij rus Vladimir Putin të bashkohej me “Këshillin e Paqes”, një iniciativë që synon zgjidhjen e konflikteve ndërkombëtare. “Ai është ftuar”, u tha zoti Trump gazetarëve.

Lufta në Ukrainë/ Kievi pa energji dhe pa ujë pas sulmeve me raketa nga forcat ruse

Forcat ruse nisën një sulm me raketa dhe dronëKiev gjatë natës. Si pasojë janë shkaktuar ndërprerje të energjisë elektrike dhe ujit në disa pjesë të qytetit, tha kryebashkiaku i Kievit, Vitali Klitschko.

Klitschko nëpërmjet një reagimi në platforma sociale, sqaroi se sulmi ndodhi në bregun lindor të lumit Dniepër. Gjithashtu nga bombardimet një ndërtesë u godit dhe një person u plagos.

Timur Tkachenko , kreu i komandës ushtarake të kryeqytetit ukrainas, vuri në dukje se gjithashtu depot ishin dëmtuar dhe se makinat ishin në flakë.

❌