❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Kaja Kallas: Lirimi i të burgosurve politikë të BE në Venezuelë, një hap pozitiv

“Lirimi i qytetarĂ«ve evropianĂ« nga burgu nĂ« VenezuelĂ« pĂ«rfaqĂ«son njĂ« hap pozitiv dhe njĂ« lehtĂ«sim pĂ«r familjet e tyre”, kĂ«shtu u shpreh nĂ« njĂ« deklaratĂ«, shefja e diplomacisĂ« evropiane, Kaja Kallas.

Nëpërmjet një postimi në llogarinë e saj në platformën X se ajo falënderoi edhe ambasadën e BE në Venezuelë dhe shërbimin diplomatik të BE për arritjen e këtij bashkëpunimi dhe realizimi të qytetarëve evropianë nga burgu.

“Lirimet janĂ« rezultat i diplomacisĂ« sĂ« vazhdueshme tĂ« BE-sĂ« nĂ« bashkĂ«punim tĂ« ngushtĂ« me vendet anĂ«tare. FalĂ«nderoj veçanĂ«risht ambasadĂ«n e BE-sĂ« nĂ« VenezuelĂ« dhe ShĂ«rbimin Diplomatik tĂ« BE-sĂ«â€, shkroi ajo.

Bjellorusia miraton rregulloren e “bankĂ«s sĂ« kriptomonedhave”

Presidenti i Bjellorusisë, Alexander Lukashenko nënshkroi një dekret për të miratuar krijimin dhe funksionimin e bankave të kriptomonedhave në vend.

Vendimi synon të forcojë reputacionin e vendit në fushën e teknologjisë së informacionit.

NĂ« Bjellorusi “bankat e kriptomonedhave” do tĂ« duhet tĂ« kombinojnĂ« aktivitetet tradicionale bankare me transaksionet kriptomonedha, sipas dekretit.

Bankat e kriptomonedhave do të duhet të regjistrohen në Parkun e Teknologjisë së Lartë të Bjellorusisë (HTP) dhe të përmbushin rregulloren e dyfishtë të Bankës Kombëtare të vendit dhe HTP.

Mes sanksioneve perëndimore kundër Rusisë, ka pasur një kërkesë në rritje për transaksione kriptomonedhash në rajon.

DW: Viti zgjedhor që teston politikën gjermane

Pesë lande gjermane votojnë këtë vit. AfD fiton terren, CDU synon rikthime të rëndësishme dhe SPD kërkon të mbajë pozicionet. Zgjedhjet pritet të ndikojnë balancat politike, shkruan Auron Dodi.

Një supervit elektoral ka nisur për Gjermaninë: do të ketë zgjedhje rajonale në pesë lande, në shtetet rajonale autonome të Gjermanisë.

Në mars mbahen zgjedhje në jugperëndim të Gjermanisë, në landet Baden-Vyrttemberg dhe Rajnland-Pfalc. Në shtator pasojnë zgjedhjet në lindje, në landet Saksoni-Anhalt dhe Meklenburg-Pomerani Perëndimore si dhe në landin e Berlinit.

NjĂ« zhvillim, i cili mund t‘i ndryshojĂ« konstelacionet e zakonshme politike Ă«shtĂ« se partia ultra e djathtĂ« AfD (Alternativa pĂ«r GjermaninĂ«) po forcohet, edhe nĂ« perĂ«ndim tĂ« GjermanisĂ«.

Ndërkohë, partitë e tjera në qeveritë e landeve po humbasin terren. Kjo mund ta vështirësojë formimin e qeverive. Në tërësi, disa ekspertë presin që të forcohen ekstremet, veçanërisht AfD-ja.

PĂ«rsa i pĂ«rket lindjes sĂ« GjermanisĂ«: perspektiva e fitores atje tĂ« AfD-së mund tĂ« nxisĂ« krijimin e njĂ« aleance tĂ« tĂ« gjitha partive kundĂ«r AfD-sĂ«. Dhe mund tĂ« kemi edhe qeveri pakice, d.m.th. tĂ« toleruara nga partitĂ« e tjera. Ka edhe zĂ«ra qĂ« kĂ«rkojnĂ« qĂ« tĂ« rimendohet “kordoni sanitar”pĂ«r mosbashkĂ«punim nĂ« qeverisje me AfD-nĂ«.

Gjermania mbetet një vend më stabël se të tjerët, megjithë debatet në qeverinë qendrore në Berlin. Por edhe një sondazh i fundit, i gazetës Bild am Sonntag, nxorri se 71% e gjermanëve janë të pakënaqur me qeverinë.

Sondazhet i japin shanse më të mëdha CDU-së, partisë së qendrës së djathtë të kancelarit Merz. Ato shohin gjithashtu thuajse kudo në Gjermani forcimin e ultra të djathtës AfD; socialdemokratët, në tërësi, kanë rezultate jo të forta në sondazhe.

NĂ« fillim tĂ« marsit, nĂ« landin e Baden-Vyrttembergut (Baden-WĂŒrttemberg) me mbi 11 milionĂ« banorĂ«, CDU-ja mund tĂ« vijĂ« nĂ« krye tĂ« qeverisĂ« sĂ« landit, nga partnere e dytĂ« qĂ« Ă«shtĂ« aktualisht. Baden-Vyrttembergu, njĂ« nga landet mĂ« tĂ« pasura nĂ« jugperĂ«ndim tĂ« GjermanisĂ«, ka peshĂ« tĂ« madhe politike. BashkĂ« me BavarinĂ«, ai Ă«shtĂ« njĂ« nga kontribuesit kryesorĂ« financiarĂ« pĂ«r federatĂ«n.

Një fitore në Baden-Vyrttemberg mund të ketë edhe vlerë simbolike për CDU-në, pasi ky land ka 15 vjet që qeveriset nga një kryeministër i Gjelbër, Winfried Kretschmann.

Në fund të marsit ka zgjedhje po në jugperëndim, në landin e Rajnland-Pfalcit (Rheinland-Pfalz) me më shumë se 4 milionë banorë. Si parti, në sondazhe CDU-ja atje është përpara socialdemokratëve (SPD). Kjo në një kohë kur kryeministri aktual socialdemokrat, Alexander Schweizer mbetet shumë popullor.

Kujtoj se landi Rajnland-Pfalc ishte bastioni ku nisi karrierën kancelari i ribashkimit të Gjermanisë, Helmut Kohl. Por ka 35 vjet që atë e qeverisin socialdemokratët. Ndaj rimarrja nga CDU-ja do të ishte sukses historik për partinë e Friedrich Merz-it.

Në fund të shtatorit janë zgjedhjet në landin e Berlinit, me 3,9 milionë banorë. Mbetet e hapur nëse CDU-ja do ta ruajë kryesimin, edhe një aleancë e majtë tripartiake nën partinë E Majta duket e mundur për momentin.

Gjithsesi, vëmendje të madhe tërheqin zgjedhjet e shtatorit në një land lindor: në Saksoni-Anhalt (Sachsen-Anhalt), me mbi 2 milionë banorë, landi më të ardhurat më modeste për frymë në Gjermani.

Saksoni-Anhalt është landi ku AfD-ja ultra e djathtë mund të fitojë, për herë të parë, një shumicë absolute. Në një sondazh disa javë më parë në këtë land, AfD-ja arriti 40%. Në dallim nga vende të tjera evropiane, në Gjermani, që nga Lufta e Dytë Botërore, asnjë parti e ekstremit të djathtë nuk ka qeverisur në nivel rajonal ose federal.

AfD-ja shpreson që jehona e një fitoreje të saj të nxisë një riorganizim të të gjithë politikës në Gjermani. Ajo dëshiron që qeveria qendrore në Berlin të shpërbëhet që këtë vit, nëse fillon bashkëpunimi i partive të tjera me të dhe thellohen debatet mes partnerëve CDU/CSU e SPD. Në krye të qeverisë qendrore pastaj mund të vijë vetë AfD-ja.

NĂ« landin Saksoni-Anhalt, pas 20 vjetĂ«sh qeverisjeje tĂ« pandĂ«rprerĂ« me partnerĂ« tĂ« ndryshĂ«m, CDU-ja mund tĂ« dalĂ« e dyta. SĂ«rish do t’i duhen parti tĂ« tjera pĂ«r tĂ« formuar njĂ« qeveri. Por disa parti, sidomos tĂ« voglat, janĂ« dobĂ«suar dhe mund tĂ« mos futen dot nĂ« parlamentet rajonale. ShumĂ« vĂ«zhgues flasin pĂ«r njĂ« “pikĂ« kthese” tĂ« mundshme, pasi AfD-ja mund tĂ« dalĂ« nga izolimi i deritashĂ«m.

A hapet dera për AfD-në?

AfD-ja klasifikohet si parti “ekstremiste e djathtĂ«â€ nga shĂ«rbimi i fshehtĂ« i brendshĂ«m i GjermanisĂ«, Zyra pĂ«r Mbrojtjen e KushtetutĂ«s. NĂ« argumentimin pĂ«r klasifikimin, ky shĂ«rbim citon edhe se kjo parti e pĂ«rcakton popullin gjerman etnikisht dhe nuk pĂ«rfshin nĂ« tĂ« si tĂ« barabartĂ« shtetas gjermanĂ«, qĂ« kanĂ« migruar nĂ« Gjermani nga vende myslimane. AfD-ja tani Ă«shtĂ« nĂ« sondazhe po aq e preferuar sa CDU-ja, herĂ« merr njĂ«ra parti 25% apo 26%, herĂ« tjetra.

NĂ«se nĂ« shtator, nĂ« landin Saksoni- Anhalt AfD-ja del e para, por nuk arrin shumicĂ« absolute, edhe asaj do t’i duhen parti tĂ« tjera pĂ«r qeverisje. PartitĂ« e tjera do tĂ« ndodhen para pyetjes sĂ« vĂ«shtirĂ«, a ta ndĂ«rpresin „kordonin sanitar” pĂ«r mosbashkĂ«punim me tĂ«.

Në të kaluarën, situata si kjo zakonisht i kanë mobilizuar fort forcat politike. Kështu ndodhi në landin e Saksonisë, që konsiderohej gati i humbur te AfD-ja dhe në Tyringen. Ndaj edhe në landin Saksoni-Anhalt, një qeveri pakice, e udhëhequr nga CDU-ja, e toleruar nga partia E Majta dhe ndoshta edhe nga Aleanca Sahra Wagenknecht, konsiderohet opsion realist.

Kurse në landin tjetër lindor, Meklenburg-Pommerani Perëndimore (Mecklenburg-Vorpommern), sipas disa vëzhguesve gjasat janë që qeveria të udhëhiqet edhe më tej nga socialdemokratët, nën kryeministren Manuela Schwesig.

Ekonomia dhe reformat: sa e brishtë është atmosfera?

Nëse ky do të jetë vit i vështirë për Gjermaninë, kjo varet nga disa faktorë. Njerëzit e shohin të ardhmen e vendit me optimizëm, kur situata ekonomike e përgjithshme është e mirë. Po aq e rëndësishme është edhe ndjenja se ata vetë mund të ndikojnë në të ardhmen e vendit, me hapa konkretë.

NĂ«se Gjermania arrin tĂ« dalĂ« nga stanjacioni dhe tĂ« rikthehet te rritja ekonomike —qoftĂ« edhe me njĂ« pĂ«rqind, qĂ« Ă«shtĂ« e mundur, — pritet tĂ« ndryshojĂ« edhe klima e pĂ«rgjithshme nĂ« vend.

KĂ«tĂ« vit hyjnĂ« nĂ« fuqi disa masa lehtĂ«suese pĂ«r qytetarĂ«t si ngritja e pagĂ«s minimale pĂ«r orĂ« (nga 12.82 € nĂ« 13.90 €), ulja e TVSH pĂ«r ushqimet (nga 19% nĂ« 7%) etj. Nga janari, reforma e shĂ«rbimit ushtarak u ofron 18-vjeçarĂ«ve mundĂ«sinĂ« tĂ« kryejnĂ« tĂ« paktĂ«n gjashtĂ« muaj shĂ«rbim ushtarak. Kjo masĂ« ka potencialin tĂ« ulĂ« edhe frikĂ«rat e krijuara nga lufta./DW/

Ursula von der Leyen premton një strategji të re sigurie të BE-së në lidhje me Groenlandën

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, premtoi një strategji të re sigurie për Evropën, pasi Shtetet e Bashkuara kërcënuan të aneksonin Groenlandën.

Në të njëjtën kohë, Von der Leyen theksoi se BE po dyfishon mbështetjen e saj ekonomike për Groenlandën.

“ËshtĂ« e qartĂ« se Groenlanda mund tĂ« mbĂ«shtetet tek ne nĂ« kuptimin politik, ekonomik dhe financiar. Dhe kur bĂ«het fjalĂ« pĂ«r sigurinĂ« e saj, diskutimet mbi sigurinĂ« e Arktikut janĂ« para sĂ« gjithash njĂ« çështje kyçe pĂ«r NATO-n”, tha ajo.

Sipas saj, Arktiku dhe siguria e asaj zone janë tema kyçe për BE-në.

Zelensky: Rusia po përgatit sulme të reja masive ndaj Ukrainës

“Rusia po pĂ«rgatit sulme tĂ« reja masive ndaj UkrainĂ«s”, kĂ«shtu deklaroi presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky.

Ai theksoi se sipas të dhënave të fundit të inteligjencës ukrainase, sulmet nga Moska nuk do të mungojnë.

“Po flasim sinqerisht me partnerĂ«t tanĂ« pĂ«r raketat dhe sistemet e mbrojtjes ajrore qĂ« na nevojiten kaq shumĂ«.” Furnizimi nuk Ă«shtĂ« i mjaftueshĂ«m. Po pĂ«rpiqemi tĂ« pĂ«rshpejtojmĂ« dhe Ă«shtĂ« e rĂ«ndĂ«sishme qĂ« partnerĂ«t tanĂ« tĂ« na dĂ«gjojnĂ«. ShumĂ« gjĂ«ra po bĂ«hen tani nĂ« nivelin e MinistrisĂ« sĂ« Mbrojtjes sĂ« UkrainĂ«s”, tha Zelensky.

Zelensky gjithashtu u bëri thirrje qytetarëve të Ukrainës që të jenë të vëmendshëm dhe të dëgjojnë paralajmërimet për sulme ajrore.

Treni përplas autobusin, të paktën një viktimë dhe dhjetëra të plagosur në Hamburg

Një person ka humbur jetën pasi një tren ka përplasur një autobus. Ngjarja ka ndodhur në një zonë në Portin e Hamburgut. Si pasojë e aksidentit 10 persona mbetën të plagosur.

Të lënduarit janë transportuar në spital ku edhe po marrin ndihmë mjekësore.

Ekipet e emergjencĂ«s janĂ« angazhuar menjĂ«herĂ« pĂ«r t’u ardhur nĂ« ndihmĂ« pasagjerĂ«, ndĂ«rsa hetimet vijojnĂ« pĂ«r zbardhjen e plotĂ« tĂ« ngjarjes.

Më shumë se një në pesë vizitorë gjatë muajit nëntor, ishte italian

Shqipëria tërhoqi në nëntor të vitit që lamë pas një numër të madh vizitorësh nga jashtë, me pjesën më të madhe që vinte nga Italia, Kosova dhe Gjermania.

Më shumë se një në pesë vizitorë ishte italian. Turistët nga Kosova përbënin thuajse një të katërtën e totalit dhe gjermanët rreth 9%. Vizitorët nga Franca dhe Mbretëria e Bashkuar kishin gjithashtu rritje.

Kjo rritje e dukshme pasqyrohet edhe në aktivitetin e strukturave akomoduese, ku numri i vizitorëve gjithsej u rrit me 30% krahasuar me nëntorin e vitit të kaluar.

Vizitorët jorezidentë shënuan një rritje prej 31%, ndërsa vizitorët vendas u rritën me 28%.
Netqëndrimet gjithashtu u rritën me 29,8%, duke reflektuar interes në turizmin shqiptar.

Vizitorët jorezidentë qëndruan më shumë në hotele dhe akomodime të tjera, me një rritje prej 29,8%, ndërsa në zonat jobregdetare rritja ishte 21,6%.

Norma e shfrytëzimit të dhomave në hotele arriti në 22,2%, nga 19,5% në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, duke treguar se sektori po përfiton nga interesimi i shtuar i vizitorëve të huaj dhe vendas.

Siguria në rrugë/ Eduard Zaloshnja: Përmirësim i ndjeshëm. Policia Rrugore ndikon tek njerëzit që janë të arsyeshëm

Barometri i sigurisë për vitin 2025 tregon një përmirësim të ndjeshëm të sigurisë publike në vendin tonë, si në rrugë ashtu edhe në luftën kundër krimit.

Në raport, perceptimi për Policinë e Shtetit mbetet kryesisht pozitiv, ku 70.1% e qytetarëve kanë vlerësim pozitiv.

Eduard Zaloshnja nĂ« njĂ« intervistĂ« nĂ« “Tirana Live” nĂ« ABC News foli pĂ«r situatĂ«n e aksidenteve nĂ« vend, duke u ndalur edhe tek siguria nĂ« rrugĂ«.

Gjatë intervistës, Zaloshnja tha se vdekjet rrugore janë ulur dhe se gjithashtu ka patur reduktim të vrasjeve të qëllimshme.

“ËshtĂ« rritur pĂ«rdorimi i rripit tĂ« sigurisĂ«. Rripi i sigurisĂ« pĂ«rgjysmon probabilitetin e vdekjes. KĂ«tu kam bĂ«rĂ« njĂ« pĂ«rmbledhje tĂ« vdekjeve rrugore dhe nga krimi pĂ«r 15 vitet e fundit, dhe shifrat flasin vetĂ«. KĂ«tĂ« vit qĂ« mbyllĂ«m kemi patur 153 vdekje rrugore mĂ« pak se sa nĂ« vitin 2010. NĂ« vitin ’90 kĂ«tu kanĂ« ndodhur gjithsej katĂ«r vdekje rrugore sepse nuk kishte automobila”, tha ai.

Më tej Zaloshnja ndërsa analizoi të dhënat e sondazhit, duke nënvizuar se Policia Rrugore ndikon tek njerëzit që janë të arsyeshëm.

Sipas Barometrit të Sigurisë së Jetës dhe Punës së Policisë për vitin 2025, të hartuar nga Eduard Zaloshnja, vdekjet rrugore janë ulur me 43.5%, si dhe ka patur reduktim të vrasjeve të qëllimshme.

“Ministria e Jashtme, institucion i dĂ«shtuar”/ Rama: Reforma zgjedhore, me apo pa ata (PD)

Kryeministri Edi Rama u shpreh kritik sa i përket Ministrisë së Jashtme duke thënë se është një dështim, sipas tij dhe se është shumë e rëndësishme që të ketë një ndryshim rrënjësor.

“Ministria e Jashtme Ă«shtĂ« i Televizioni Shqiptar njĂ« tjetĂ«r dĂ«shtim i madh i yni. Nuk Ă«shtĂ« reformuar asnjĂ«herĂ« edhe njĂ« ligj qĂ« u bĂ« si reformĂ« ishte tualet. Ligji duhet tĂ« jetĂ« i tillĂ« pĂ«r tĂ« futur njerĂ«z tĂ« rinj. Mos harroni se ShqipĂ«ria ka edhe njerĂ«z jashtĂ« nĂ« DiasporĂ«â€, tha ai.

Më tej Rama nënvizoi se në aspektin e diplomacisë duhet të angazhohen dhe përfshihen në takime me shqiptarët të gjithë deputetët që shkojnë jashtë.

“Samitin e DiasporĂ«s do ta kemi nĂ« pranverĂ« por na duhet njĂ« kontakt i vazhdueshĂ«m me DiasporĂ«n”, tha Rama.

Gjithashtu kryeministri nënvizoi se reformën zgjedhore dhe atë territoriale nuk asnjë forcë që e ndal.

“Nuk jemi kurrkund me mbikĂ«qyrjen parlamentare dhe Ă«shtĂ« me rĂ«ndĂ«si qĂ« nĂ« kĂ«tĂ« pikĂ« tĂ« ketĂ« koordinim. PĂ«r reformĂ«n zgjedhore dhe territoriale fjala ime Ă«shtĂ« ajo qĂ« thashĂ«, rĂ«ndĂ«si ka tĂ« bĂ«het puna. AsnjĂ« forcĂ« nuk ka imponon dot ne qĂ« me vetĂ«dije tĂ« bĂ«jmĂ« pengun”, tha kryeministri.

I burgosur prej më shumë se një viti në Venezuelë/ Ministria e Jashtme: Shtetasi Jozef Ndoci, në gjendje të sigurt

Ministria pĂ«r EvropĂ«n dhe PunĂ«t e Jashtme informon opinionin publik se shtetasi shqiptar z. Jozef Ndoci, i cili mbahej i burgosur nĂ« VenezuelĂ« pĂ«r mĂ« shumĂ« se njĂ« vit (tetor 2024 – janar 2026), Ă«shtĂ« liruar dhe ndodhet tashmĂ« nĂ« gjendje tĂ« sigurt.

Z. Ndoci mbahej në burgun e sigurisë së lartë El Rodeo, në shtetin Miranda dhe lirimi i tij u realizua pas një procesi të zhvilluar gjatë ditëve të fundit, në kuadër të lirimit të një numri të të burgosurve të huaj në Venezuelë. Pas transferimit të përkohshëm në ambientet e DGCIM, ai u lirua dhe aktualisht ndodhet nën kujdesin e Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq (ICRC) në Karakas.

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, përmes Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Brazil, ka ndjekur çështjen në mënyrë të vazhdueshme dhe në disa rrafshe, në bashkëpunim me partnerë ndërkombëtarë dhe përfaqësi diplomatike mike, duke patur në fokus mbrojtjen e të drejtave dhe interesave të shtetasit shqiptar.

Autoritetet shqiptare kanë qenë në kontakt të vazhdueshëm me familjarët e z. Ndoci dhe do të vijojnë të ofrojnë mbështetjen e nevojshme deri në kthimin e tij të sigurt në Shqipëri.

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme shpreh mirënjohjen për kontributin e Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq dhe për bashkëpunimin e përfaqësive diplomatike partnere në Karakas.

MEPJ rikonfirmon angazhimin e saj për mbrojtjen e shtetasve shqiptarë kudo që ata ndodhen.

“Kemi filluar punĂ«n pĂ«r dronĂ« inteligjentĂ« nĂ« ShqipĂ«ri”/ Rama: Do prodhojmĂ« makina ushtarake, gjithçka qĂ« mund tĂ« prodhohet nĂ« vend

Kryeministri Edi Rama deklaroi se në Shqipëri do të prodhohet në vend gjithçka që mund të prodhohet, duke krijuar industrinë ushtarake.

Gjithashtu ai foli edhe pĂ«r projekte tĂ« rĂ«ndĂ«sishme, duke thĂ«nĂ« se do tĂ« krijohet linjĂ« prodhimi pĂ«r anijet. Rama u shpreh se gjithashtu do tĂ« ketĂ« uniforma ushtarake “Made in Albania”.

“ËshtĂ« mirĂ« qĂ« tĂ« krijojmĂ« mĂ« tepĂ«r hapĂ«sirĂ« si grup parlamentar pĂ«r tĂ« pasur dĂ«shmi tĂ« ministrave apo tĂ« tĂ« tjerĂ«ve lidhur me çështje qĂ« kanĂ« interes pĂ«r publikun. Pra dĂ«gjesa tĂ« parlamentit sepse nga ana tjetĂ«r kemi njĂ« çetĂ« qĂ« njeh komisionin hetimor ose e thĂ«nĂ« ndryshe ftesĂ« pĂ«r teatĂ«r balte. DĂ«gjesat na duhen edhe pĂ«r tĂ« trajtuar çështje qĂ« janĂ« tĂ« njĂ« rĂ«ndĂ«sie tĂ« dorĂ«s sĂ« parĂ« pĂ«r vendin por qĂ« degradojnĂ« me trillime pĂ«r tĂ« helmuar publikun. NĂ« ShqipĂ«ri ‘shteti po merr pjesĂ« nĂ« sipĂ«rmarrje’, krejt e kundĂ«rta e rrugĂ«s qĂ« çon nĂ« abuzim me asetet publike, fondet publike. Dhe sot, zhvillohej seanca e fundit e negociatave me njĂ« nga ekselencat mĂ« tĂ« mĂ«dha tĂ« botĂ«s. FalĂ« kompanisĂ« tonĂ« publike qĂ« kemi ngritur, KYAO, kemi hyrĂ« nĂ« bashkĂ«punim tĂ« pĂ«rbashkĂ«t
Aktiviteti i kompanisĂ« nĂ« Portin e PashĂ« Alimanit do tĂ« bĂ«jĂ« qĂ« nga njĂ«ra anĂ« ushtria shqiptare tĂ« vazhdojĂ« tĂ« ngrejĂ« forcĂ«n e vet detare, duke i prodhuar nĂ« vend anijet nĂ« dispozicion tĂ« saj, do bĂ«jĂ« mirĂ«mbajtjen e tyre me njĂ« kompani ku shteti shqiptar Ă«shtĂ« aksioner. Dhe nga ana tjetĂ«r kjo kompani do marrĂ« porosi nga vende tĂ« tjera. NdĂ«rkohĂ« ju dĂ«gjoni qĂ« Ă«shtĂ« krijuar njĂ« kompani KAYO pĂ«r t’i hapur rrugĂ« kontrabandĂ«s sĂ« armĂ«ve. Kjo Ă«shtĂ« kompani e shtetit shqiptar. Ne nuk prodhojmĂ« dot helikopter, por makinat e ushtrisĂ« do t’i prodhojmĂ« vetĂ«, edhe pĂ«r eksport. NĂ«se ne do ishim njĂ« forcĂ« qĂ« punon pĂ«r tĂ« marrĂ« lekĂ« nuk do ngrinim njĂ« sistem tĂ« tĂ«rĂ« prokurimesh. Do kemi industri ushtarake qĂ« do prodhojĂ« nĂ« vend gjithçka qĂ« mund tĂ« prodhohet nĂ« vend”, tha ai.

Tring njofton ndryshime në disponueshmërinë e kanaleve të platformës në Kosovë

Platforma Tring, platforma televizive më e madhe në Shqipëri, ka njoftuar të gjithë abonentët dhe shikuesit se, si pasojë e përfundimit të afatit të kontratës së partneritetit, ka ndryshuar disponueshmërinë e kanaleve të platformës në Kosovë.

Sipas njoftimit zyrtar, duke filluar nga kjo periudhë, të gjitha kanalet tematike Tring në territorin e Republikës së Kosovës do të transmetohen ekskluzivisht dhe vetëm përmes platformave Artmotion, Ipko, Kujtesa dhe Telekomi i Kosovës, partneriteti me të cilat vazhdon tanimë prej disa vitesh, duke bërë të mundur transmetimin e paketës së larmishme dhe shumëdimensionale të kanaleve Tring, aq të dashura dhe të ndjekura nga shqiptarët e Kosovës.

“Ky ndryshim vjen si rezultat i riorganizimit tĂ« marrĂ«dhĂ«nieve kontraktuale ndĂ«rmjet palĂ«ve.”

Nga Tring theksojnë se ky ndryshim nuk ndikon në cilësinë e përmbajtjes dhe se shikuesit do të vazhdojnë të kenë qasje të plotë në programet dhe kontentin e kanaleve Tring përmes platformave të lartpërmendura.

Kompania falënderon abonentët për mirëkuptimin dhe besimin e vazhdueshëm, duke ritheksuar përkushtimin e saj për të ofruar shërbime dhe përmbajtje cilësore për publikun në Shqipëri, Kosovë dhe kudo në botë./Klankosova.tv

Arratisja e Altin Ndocit/ Pas shkarkimit, arrestohet ish-drejtori i burgut të Durrësit

Ish-drejtori i burgut të Durrësit, Indrit Cërloi është arrestuar nga policia.

ABC News mëson se arrestimi i tij është bërë në kuadër të hetimeve që po zhvillohen për arratisjen e të burgosurit Altin Ndoci.

Indrit Cërloi më herët ishte shkarkuar nga detyra, pas arratisë së të burgosurit Ndoci.

Gjithashtu nĂ« pranga ka rĂ«nĂ« edhe Ylfete Sema, doktoreshĂ« nĂ« burgun e DurrĂ«sit, tĂ« cilĂ«n Gjykata e ka lĂ«nĂ« nĂ« masĂ«n e sigurisĂ« “arrest shtĂ«pie”/abcnews.al/

Lufta në Ukrainë/ Zelensky: Nëse arrihet një marrëveshje, jemi gati ta nënshkruajmë edhe javën tjetër

“Kievi Ă«shtĂ« gati tĂ« nĂ«nshkruajĂ« njĂ« marrĂ«veshje paqeje me Shtetet e Bashkuara dhe RusinĂ«, kĂ«shtu ka deklaruar presidenti i UkrainĂ«s, Volodymyr Zelensky.

Ai gjithashtu tha se dokumentet për një marrëveshje midis Ukrainës dhe Shteteve të Bashkuara mund të nënshkruhen javën e ardhshme.

Sipas Zelenskyt bĂ«het fjalĂ« pĂ«r njĂ« marrĂ«veshje qĂ« do t’i jepte fund luftimeve nĂ« Ukrainë dhe qĂ« mund tĂ« ratifikohet nĂ« qytetin zviceran tĂ« Davosit, ku liderĂ«t botĂ«rorĂ«, pĂ«rfshirë Donald Trump, do tĂ« mblidhen pĂ«r Forumin Ekonomik BotĂ«ror (19-23 janar).

Alarm i kuq pĂ«r stuhinĂ« “Goretti”, po i afrohet BritanisĂ« sĂ« Madhe

NjĂ« paralajmĂ«rim i rrallĂ« i nivelit tĂ« kuq pĂ«r erĂ«ra tĂ« rrezikshme dhe tĂ« stuhishme Ă«shtĂ« lĂ«shuar nga Met Office pĂ«r jugperĂ«ndimin e AnglisĂ«, ndĂ«rsa stuhia ”Goretti” pritet tĂ« sjellĂ« shpejtĂ«si ere deri nĂ« 160 km/h.

Paralajmërimi prek veçanërisht Cornwallin dhe Ishujt Scilly.

Sipas parashikimeve, pjesĂ« tĂ« kĂ«tyre zonave do tĂ« goditen nga erĂ«ra tĂ« fuqishme qĂ« zgjasin dy deri nĂ« tre orĂ«, ndĂ«rsa nĂ« zona tĂ« ekspozuara priten erĂ«ra maksimale prej 130–160 km/h ose edhe mĂ« shumĂ«.

Autoritetet paralajmërojnë për dëmtime të ndërtesave, dallgë shumë të mëdha, mbetje që fluturojnë në ajër duke rrezikuar jetën, ndërprerje të energjisë elektrike dhe anulime të transportit publik.

Një paralajmërim i kuq nënkupton se pritet mot jashtëzakonisht i rrezikshëm dhe se qytetarët duhet të ndërmarrin masa për të mbrojtur veten.

Met Office thekson se ekziston rrezik serioz për jetën, me ndërprerje të mëdha në udhëtime, furnizim me energji dhe dëme të gjera në prona dhe infrastrukturë, duke këshilluar shmangien e udhëtimeve.

Stuhia, e emërtuar nga shërbimi meteorologjik francez Meteo France, është përshkruar si një ngjarje me shumë rreziqe.

Përveç erërave ekstreme, parashikohet edhe reshje intensive bore, me deri në 30 centimetra në disa pjesë të Britanisë së Madhe.

Reçaku sot, dhimbja që bashkoi shqiptarët

Me qindra qytetarë nga gjitha trevat shqiptare edhe sot bën homazhe në Kompleksin Memorial në Reçak. Në 27 vjetorin e masakrës, ku u vranë mizorisht gra e burra të këtij fshati, qytetarët kanë kujtuar 15 janarin e vitit 1999.

Habib Veseli nga Reçaku, tregon se si i kishte parë të gjitha kufomat në xhaminë e fshatit, pas vrasjes dhe masakrimit të tyre.

Hajredin Haziri i cili jeton nga Zvicra, thotë se gjitha familjet në Reçak të cilët kanë humbur më të dashurit e tyre duhet të gëzojnë respekt të veçantë nga institucionet.

Edhe Mexhide Luboshtani e cila ka shumë familjarë nga fshati Reçak, kujton ditën e 15 janarit të vitit 1999. Në 27 vjetorin e kësaj masakre, në Kompleksin Memorail në Reçak kanë bërë homazhe krerët e shtetit, krerë të partive politike e diplomatë të huaj.

Edhe këtë vit, në Reçak erdhi ai që i tha botës se aty ishte kryer krim kundër njerëzimit -ish shefi i atëhershmen i Misionit Verifikues të OSBE-së, William Walker.

Më 15 janar të vitit 1999 forcat serbe vranë mizorisht 45 civilë shqiptarë në fshatin Reçak të komunës së Shtimes. Ngjarja e rëndë në Reçak nxiti reagimin e ndërkombëtarëve ku NATO vendosi të sulmoi caqet ushtarake policore serbe./Kosovapress/

Aksidentohet autobusi që transportonte nxënës, një viktimë dhe dhjetëra të plagosur në Chicago

NjĂ« autobus qĂ« transportonte nxĂ«nĂ«s Ă«shtĂ« aksidentuar ‘kokĂ« mĂ« kokë’ me njĂ« makinĂ« nĂ« periferi tĂ« Chicagos.

Si pasojë një person ka humbur jetën, ndërsa të paktën 11 të tjerë u plagosën.

Nxënësit e lënduar u transportuan menjëherë në spital, njoftuan mediat amerikane.

Autoritet kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit të rëndë.

Italia/ Zjarri përfshiu spitalin në Milano, evakuohen të gjithë pacientët dhe personeli

Zjarri ka përfshirë një spital në Milano. Sipas mediave të huaja Spitali Saco në Milano u evakuua pas përfshirjes nga flakët.

Mediat italiane raportuan se nuk pati të lënduar. Një total prej 130 personash u evakuuan, nga të cilët 98 ishin pacientë.

Zjarri shpërtheu në bodrumin e pavijonit numër 16, dhe më pas u përhap shpejt në ambientet e arkivit të diagnostikimit.

Përshkallëzimi i tensioneve dhe rëndësia territoriale/ Tafani: Groenlanda pa rëndësi strategjike, thjesht fiksim i Trump!

“Groenlanda Ă«shtĂ« mĂ« tepĂ«r fiksim i Trump se çështje e sigurisĂ« sĂ« AmerikĂ«s”, kĂ«shtu Ă«shtĂ« shprehur Endri Tafani ekspert i marrĂ«dhĂ«nieve ndĂ«rkombĂ«tare, nĂ« emisionin “War Report” nĂ« ABC News, ndĂ«rsa foli pĂ«r pĂ«rshkallĂ«zimin e tensioneve mes SHBA dhe GroenlandĂ«s.

“Groenlanda Ă«shtĂ« njĂ« vend me mot tĂ« vĂ«shtirĂ«, dhe çdo furnizim mund tĂ« bĂ«het nga ajri ose nga deti. Sa i pĂ«rket mineraleve tĂ« rralla Ă«shtĂ« vĂ«rtet e pasur. Por nĂ« vend tĂ« parĂ« Ă«shtĂ« Kina, mĂ« pas Ă«shtĂ« Brazili, apo vende si Australia. Pra nuk Ă«shtĂ« se Ă«shtĂ« vendi me burime tĂ« jashtĂ«zakonshme, ka minerale por jo nĂ« sasi tĂ« jashtĂ«zakonshme siç i kanĂ« vendet e tjera, pĂ«r mĂ« tepĂ«r qĂ« kostot janĂ« shumĂ« tĂ« larta qĂ« futesh dhe tĂ« nxjerrĂ«sh ato minerale. Pra po shohĂ«sh nga çdo pikĂ«pamje nuk bĂ«n sens”, tha ai.

Më tej gjatë intervistës tha është një sfidë e madhe që të mbahet një bazë në Groenlandë dhe sipas tij ajo që po bën presidenti Trump nuk ka vlerë.

“ËshtĂ« sfidĂ« e madhe tĂ« mbash bazĂ« nĂ« GroenlandĂ« dhe nga ana e sigurisĂ« nuk ja vlen. Dhe sa i pĂ«rket sulmit nga ana e RusisĂ«, Rusia e di qĂ« nĂ«se do donte tĂ« sulmonte do merrte pĂ«rgjigje tĂ« menjĂ«hershme nga SHBA.  Pra Ă«shtĂ« me tepĂ«r njĂ« politike qĂ« nuk bĂ«n sens nga ana strategjike”, tha ai.

/abcnews.al/

❌