❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Reagon zyrtarja që u përfshi në skandalin seksual në Mal të Zi: Presidenti ka dështuar të veprojë



Mirjana Pajkoviq, ish-sekretareshë në Ministrinë e të Drejtave të Njeriut dhe Minoriteteve në Mal të Zi, foli në një intervistë për televizionin online të portalit Dan rreth skandalit seksual që ka shpërthyer në këtë vend, ku ajo është protagonistja kryesore.

Ajo foli për kërcënimet dhe shantazhet ndaj saj, të cilave pretendon se i është nënshtruar nga Dejan Vukshiq, ish-këshilltar i presidentit dhe ish-drejtor i Agjencisë për Sigurinë Kombëtare.

Pajkoviq u shpreh se shteti ka reaguar në mënyrë jo adekuate ndaj trajtimit të dhunës ndaj saj gjatë një periudhe të gjatë kohore, përfshirë kërcënime serioze që nuk kanë rezultuar në arrestime.

Ajo shtoi se edhe "presidenti i shtetit ka dështuar të veprojë" ndaj ankesave të saj.

Ish-zyrtarja theksoi se rasti i saj tregon se ligji nuk zbatohet njësoj për të gjithë dhe se në Mal të Zi mungon barazia gjinore dhe mbrojtja e të drejtave themelore, raportojnë mediat.

NĂ« intervistĂ« Pajkoviq apeloi veçanĂ«risht tek gratĂ« "qĂ« tĂ« mos heshtin pĂ«rballĂ« sulmeve apo abuzimeve", duke thĂ«nĂ« se ajo vetĂ« e konsideron heshtjen e saj fillestare si njĂ« “gabim”.

Ajo ka treguar se "Vukshiq ka qenë i durueshëm dhe e ka kërcënuar në mënyrë të përsëritur se nuk do të ketë jetë në Mal të Zi për të", për shkak të një materiali komprometues, pasi ajo refuzoi të vepronte sipas kërkesave të tij.

Pajkoviq ka ngritur disa kallëzime penale kundër Vukshiqit dhe si juriste vlerëson se ligjet aktuale nuk janë të mjaftueshme për të adresuar krimet e sotme, përfshirë shantazhet dhe kërcënimet me pasoja të gjerë personale dhe profesionale.

Në mbështetje të grave të cilat përballen me diskriminim, fyerje ose forma të tjera të trajtimit jo të duhur dhe veprave jo ligjore, Institucioni i Mbrojtësit të të Drejtave dhe Lirive ka bërë thirrje për ndalimin e fushatave stigmatizuese dhe frikësuese ndaj Pajkoviq.

Sipas këtij institucioni, askush - pavarësisht funksionit publik që mban apo ka mbajtur - nuk e humb të drejtën për privatësi, dinjitet dhe mbrojtje kundër dhunës.

Prokuroria Themelore në Podgoricë ka formuar dy raste në lidhje me kallëzimet e Pajkoviqit, ndërsa Vukshiq ka deklaruar se nuk ka asnjë lidhje me krijimin apo shpërndarjen e materialeve komprometuese që janë shfaqur në publik. /Telegrafi/

Mesazh i drejtpërdrejtë nga Ankara për Uashingtonin: Gaboni nëse e sulmoni Iranin



Ministri i Jashtëm i Turqisë, Hakan Fidan, ka dërguar një mesazh të qartë ndaj Shteteve të Bashkuara, duke paralajmëruar se çdo sulm ndaj Iranit do të ishte i gabuar dhe se rifillimi i një konflikti do të ishte i rrezikshëm.

Ai theksoi se Irani është i gatshëm të ulet përsëri në tryezën e bisedimeve për çështjen bërthamore, duke ofruar mundësi për një zgjidhje diplomatike.

Kryediplomati turk deklaroi se negociatat duhet të zhvillohen çështje për çështje, dhe jo si një paketë e vetme.

“KĂ«shilla ime pĂ«r miqtĂ« amerikanĂ« Ă«shtĂ« qĂ« tĂ« mbyllin çështjet me iranianĂ«t njĂ« nga njĂ«. Filloni me dosjen bĂ«rthamore, mbylleni atĂ«, dhe mos e trajtoni si njĂ« paketĂ«â€, tha ai.

— (@)

Sipas ministrit turk, trajtimi i të gjitha çështjeve njëkohësisht mund të jetë i vështirë për palën iraniane dhe mund të duket poshtëruese për udhëheqësinë e tyre.

“NĂ«se mund t’i bĂ«jmĂ« gjĂ«rat mĂ« tĂ« pranueshme dhe mĂ« tĂ« lehta pĂ«r t’u toleruar, kjo do tĂ« ndihmonte shumĂ« nĂ« procesin e negociatave”, shtoi Fidan.

Ky qëndrim i Turqisë vjen në një moment kur tensionet ndërkombëtare mbi programin bërthamor të Iranit janë rritur dhe bisedimet e rrethit bërthamor janë në ngërç.

Analistët vënë në dukje se qasja e Turqisë, si një vend fqinj me ndikim në rajon, mund të luajë një rol kyç në lehtësimin e tensioneve dhe promovimin e një zgjidhjeje diplomatike pa konflikte. /Telegrafi/

Digjet resorti i famshëm i skijimit në alpet franceze



Disa persona u evakuuan pasi një zjarr goditi të mërkurën një hotel pesë yjëshe në qendrën e skijimit Courchevel në Alpet franceze.

Asnjë nuk u lëndua në zjarrin që shpërtheu në tavanin e hotelit Hotel des Grandes Alpes, njoftoi prefektura e rajonit Savoie në faqen e saj zyrtare.

Disa persona u evakuuan pasi një zjarr goditi të mërkurën një hotel pesë yjëshe në qendrën e skijimit Courchevel në Alpet franceze.

đŸ”„ Courchevel : incendie en cours dans un hĂŽtel de luxe

▶ Le feu serait parti des combles. 261 personnes ont dĂ» ĂȘtre Ă©vacuĂ©es, aucune n’a Ă©tĂ© blessĂ©e

🚒 Les pompiers, toujours sur place, font face à un risque important de propagation pic.twitter.com/BoeIJcDjnQ
— LCI (@LCI) January 28, 2026

Asnjë nuk u lëndua në zjarrin që shpërtheu në tavanin e hotelit Hotel des Grandes Alpes, njoftoi prefektura e rajonit Savoie në faqen e saj zyrtare.

Mbrëmë u evakuuan mbi 90 persona, ndërsa hoteli i afërt Le Lana, me rreth 200 mysafirë, u evakuua gjithashtu këtë mëngjes për shkak të rrezikut, pasi zjarri ende nuk është shuar.

Stafi dhe mysafirët u zhvendosën në hotele të tjera, shkruajnë mediat e huaja. Në vendngjarje u dërguan 131 zjarrfikës, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet.

Masat e sigurisë në rajon janë nën vëzhgim të shtuar pas zjarrit në një bar në qendrën zvicerane të pushimeve Crans-Montana në Vitin e Ri, ku humbën jetën 40 persona dhe u plagosën më shumë se 100 të tjerë, shumica adoleshentë. /Telegrafi/

ÇfarĂ« informacionesh mbledhin hakerĂ«t shtetĂ«rorĂ« rusĂ« nĂ« Serbi?



Mesazh në aplikacionin Signal... dhe hapja e një linku për një të ashtuquajtur video-thirrje.

Në këtë mënyrë, Qendra e Beogradit për Politika të Sigurisë u bë viktimë e grupeve të hakerëve rusë, konstatoi një analizë e kryer nga një prej kompanive më të mëdha IT në botë, për këtë organizatë joqeveritare serbe.

Bëhet fjalë për grupe hakerësh, të cilat qeveritë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Britanisë së Madhe i kanë lidhur më herët me strukturat inteligjente dhe të sigurisë në Rusi.

Gjatë sulmit, hakerët kanë pasur qasje në një pjesë të arkivit dhe kanë lexuar më shumë se 28 mijë emaile të organizatës serbe, e cila, për gati 25 vjet, ndjek reformat në sektorin e sigurisë dhe është e përfshirë në komunikime me shumë institucione evropiane.

“Lista jonĂ« e partnerĂ«ve ndĂ«rkombĂ«tarĂ« dhe tĂ« huaj Ă«shtĂ« shumĂ« e madhe”, thotĂ« pĂ«r Radion Evropa e LirĂ« drejtori i QendrĂ«s sĂ« Beogradit pĂ«r Politika tĂ« SigurisĂ« (BCBP), Igor Bandoviq.

Ai shton se llogaritë e punonjësve të BCBP-së u përdorën për të zgjeruar më tej operacionin e hakerimit nga dy grupet ruse.

Sipas raportit të kompanisë amerikane teknologjike, Microsoft, njëri prej tyre lidhet me Shërbimin e Inteligjencës së Jashtme të Rusisë (SVR), ndërsa tjetri me Shërbimin Ushtarak të Inteligjencës (GRU) të Rusisë.

Të dyja grupet, sipas faqes zyrtare të Microsoft-it, kanë në shënjestër qeveritë, institucionet diplomatike, organizatat joqeveritare dhe kompanitë IT në mbarë botën.

“Sulmuesit pĂ«rdorin çdo metodĂ« tĂ« mundshme pĂ«r tĂ« fituar qasje nĂ« emaile, skedarĂ« dhe mesazhe tĂ« ndjeshme”, thotĂ« pĂ«r Radion Evropa e LirĂ« drejtori i kompanisĂ« amerikane pĂ«r siguri kibernetike Volexity, Steven Adair, i cili Ă«shtĂ« marrĂ« edhe me sulmin ndaj BCBP-sĂ«.

Ai shton se organizatat e shoqĂ«risĂ« civile nĂ« Serbi, me siguri, “do tĂ« vazhdojnĂ« tĂ« jenĂ« caqe, pĂ«r shkak tĂ« punĂ«s dhe ekspertizĂ«s sĂ« tyre nĂ« fusha qĂ« lidhen me RusinĂ«, UkrainĂ«n dhe sigurinĂ« nĂ« EvropĂ«â€.

Si ndodhi sulmi kibernetik ndaj BCBP-së?


“Mesazhi qĂ« mora nuk dukej aspak i dyshimtĂ«â€, thotĂ« pĂ«r Radion Evropa e LirĂ« Bandoviq.

Në korrik të vitit të kaluar, një person i prezantuar si politikani opozitar bjellorus, Sergej Tihanovski - bashkëshorti i politikanes opozitares në mërgim, Svetlana Tihanovska - i dërgoi Bandoviqit mesazh, duke i kërkuar një video-thirrje për të diskutuar për situatën politike në Ballkanin Juglindor.

Më vonë, analiza forenzike tregoi se ky mesazh ishte një nga pikat fillestare të sulmit të hakerëve rusë, që synonin të merrnin kontrollin mbi infrastrukturën e BCBP-së dhe të zgjeronin aktivitetet e tyre më tej.

Bandoviq pyeti se nga e kishte marrë kontaktin e tij personi që i drejtohej. Kur iu tha se përmes një kolegu nga Rumunia, ai nuk kishte arsye të dyshonte në autenticitetin e bisedës.

Komunikimi u zhvillua përmes aplikacionit Signal, i njohur për privatësinë dhe transmetimin e enkriptuar të të dhënave, ku përdoruesit lidhen përmes numrave të telefonit ose emrave.

Mesazhit i ishte bashkëngjitur edhe një link për video-thirrje.

Në kohën e caktuar të takimit, Bandoviq kopjoi linkun në shfletuesin e internetit.

Video-thirrja nuk u aktivizua, por hakerëve ua hapi derën drejt pothuajse gjithë komunikimit të punonjësve të BCBP-së.

Ky Ă«shtĂ« njĂ« shembull i “spear phishing”, ose sulmit tĂ« shĂ«njestruar, nĂ« tĂ« cilin sulmuesi bĂ«n qĂ« mesazhi tĂ« duket sikur vjen nga njĂ« person ose organizatĂ« e besueshme - shpesh duke pĂ«rdorur tĂ« dhĂ«na personale tĂ« viktimĂ«s.

Qëllimi është që viktima të zbulojë informacion konfidencial, të hapë një skedar të dëmshëm ose të mundësojë qasje në sistemet kompjuterike.

Katër muaj më vonë, në nëntor, Microsoft Threat Intelligence Center, një ekip i specializuar i kompanisë Microsoft për sigurinë digjitale, e informoi BCBP-në se kishte qenë viktimë e një sulmi kibernetik.

NjĂ« nga kompanitĂ« mĂ« tĂ« mĂ«dha tĂ« teknologjisĂ« informative nĂ« botĂ«, qĂ« kĂ«rkoi tĂ« mbetej anonime, por identiteti i sĂ« cilĂ«s Ă«shtĂ« i njohur pĂ«r REL-in, realizoi njĂ« analizĂ« forenzike dhe identifikoi dy grupe hakerĂ«sh - “Midnight Blizzard” (Stuhia e MesnatĂ«s) dhe “Forest Blizzard” (Stuhia e Pyllit) - si autorĂ« tĂ« kĂ«tyre sulmeve.

Kush janë hakerët rusë që qëndrojnë pas sulmeve në Serbi?

Grupi “Midnight Blizzard” njihet nga kompania Microsoft dhe Ă«shtĂ« aktiv sĂ« paku qĂ« nga viti 2018.

Sipas Microsoft-it, ky grup operon nga Rusia.

Qeveritë e SHBA-së dhe Britanisë së Madhe e lidhin atë me Shërbimin e Jashtëm Inteligjent të Rusisë (SVR).

Grupi njihet për sulmet ndaj qeverive, institucioneve diplomatike, organizatave joqeveritare dhe kompanive të IT-së, kryesisht në SHBA dhe Evropë.

QĂ«llimi i tij, sipas Microsoft-it, Ă«shtĂ« “mbledhja e informacionit inteligjent pĂ«rmes spiunazhit”.

Grupi tjetĂ«r, “Forest Blizzard”, lidhet me ShĂ«rbimin Ushtarak Inteligjent tĂ« RusisĂ«, GRU.

Disa anëtarë të tij janë identifikuar drejtpërdrejt si oficerë të GRU-së në aktakuzën që Departamenti amerikan i Drejtësisë ka ngritur në vitin 2018 ndaj 12 anëtarëve të GRU-së, për hakimin e Komitetit Kombëtar Demokrat, komitetit të Kongresit Demokrat dhe fushatës së kandidates për presidente të SHBA-së, Hillary Clinton.

QĂ«llimi i tij ishte “ndikimi nĂ« zgjedhjet presidenciale tĂ« SHBA-sĂ« nĂ« vitin 2016”.

Sipas aktakuzĂ«s, GRU kryente sulme masive “spear phishing” ndaj anĂ«tarĂ«ve tĂ« fushatĂ«s sĂ« Clintonit, duke siguruar qasje nĂ« dhjetĂ«ra mijĂ«ra emaile.

Pas sulmeve të suksesshme, ata hakuan kompjuterët e institucioneve që drejtonin fushatën, vodhën dokumente dhe fjalëkalime dhe monitoruan në fshehtësi punën e punonjësve.

Ky rast nuk përfundoi në gjykim, pasi të gjithë të akuzuarit nuk ishin të disponueshëm për autoritetet amerikane.

Një njoftim i FBI-së për 12 oficerët e GRU-së që kërkohen për hakim të sistemeve amerikane.Një njoftim i FBI-së për 12 oficerët e GRU-së që kërkohen për hakim të sistemeve amerikane.

Sipas Microsoft-it, shënjestra të sulmeve të këtij grupi rus janë qeveritë, organizatat joqeveritare, kompanitë e IT-së dhe universitetet.

Sulme të ngjashme janë regjistruar në SHBA, Australi, Kanada, Indi, Ukrainë, Izrael dhe Japoni.

Disa prej sulmeve, që përfshijnë paraqitjen e rreme si individë të besueshëm dhe komprometimin e llogarive, janë analizuar nga kompania amerikane për siguri kibernetike, Volexity, nga Uashingtoni.

“Jemi tĂ« bindur se kĂ«to sulme, qĂ« targetojnĂ« individĂ« dhe organizata tĂ« angazhuara nĂ« çështje qĂ« lidhen me RusinĂ«, UkrainĂ«n dhe sigurinĂ« evropiane, janĂ« vepĂ«r e kĂ«rcĂ«nimeve kibernetike ruse”, thotĂ« pĂ«r Radion Evropa e LirĂ« Steven Adair, themelues dhe drejtues i kompanisĂ« Volexity.

Ai shton se aktorĂ«t rusĂ« pĂ«rdorin teknika tĂ« avancuara pĂ«r t’i komprometuar pĂ«rdoruesit, duke evoluar nga paraqitja e rreme si ambasadorĂ« dhe diplomatĂ« deri te krijimi i faqeve tĂ« rreme tĂ« konferencave, pĂ«r tĂ« “vjedhur” kredencialet e pjesĂ«marrĂ«sve tĂ« mundshĂ«m.

Faqe e rreme për Konferencën e Sigurisë në Beograd

Një analizë forenzike, e kryer nga një kompani e madhe ndërkombëtare e IT-së për BCBP-në serbe, tregoi se gjatë monitorimit vetëm për një muaj - nga fillimi i nëntorit deri në fillim të dhjetorit 2025 - u regjistruan më shumë se 28 mijë qasje në emailet e punonjësve të BCBP-së.

Kjo përfshinte hapjen e mesazheve dhe dokumenteve të dërguara si bashkëngjitje, si dhe qasjen në arkivin dhe korrespondencën e mëparshme me partnerë vendorë dhe ndërkombëtarë, shpjegojnë nga BCBP-ja.

“U regjistruan pĂ«rpjekje pĂ«r komunikim shtesĂ« me punonjĂ«sit tanĂ«, nga tĂ« cilat dukej qartĂ« se, pas hyrjes nĂ« sistem, hakerĂ«t kishin njĂ« pamje praktike tĂ« komunikimeve nĂ« kohĂ«n kur po zhvilloheshin”, thotĂ« Bandoviq.

Operacioni u zgjerua më tej kur grupi i hakerëve krijoi edhe një faqe të rreme, e cila u reklamua si platforma zyrtare për regjistrimin e pjesëmarrësve në Konferencën e Sigurisë në Beograd.

Konferenca, e organizuar nga BCBP-ja, u mbajt nga data 17 deri më 19 nëntor në Beograd.

Ky ishte edicioni i katërt i këtij takimi, që konsiderohet një nga ngjarjet më të mëdha rajonale për çështjet e politikës së jashtme dhe sigurisë, dhe mbledh mbi 500 pjesëmarrës nga Serbia dhe jashtë.

Ngjarja ishte pjesërisht e mbyllur, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve politikë, diplomatëve, ekspertëve dhe përfaqësuesve të organizatave ndërkombëtare.

Ueb-faqja e vërtetë he e rremë e Konferencës së Sigurisë në Beograd. Fotografia që gjendet poshtë u krijua nga hakerët me qëllim vjedhjen e llogarive elektronike të pjesëmarrësve të mundshëm.Ueb-faqja e vërtetë he e rremë e Konferencës së Sigurisë në Beograd. Fotografia që gjendet poshtë u krijua nga hakerët me qëllim vjedhjen e llogarive elektronike të pjesëmarrësve të mundshëm.

NjĂ« analizĂ« tjetĂ«r forenzike nga kompania amerikane, Volexity, tregoi se mysafirĂ«t dhe pjesĂ«marrĂ«sit u orientuan me email drejt faqes sĂ« rreme, me qĂ«llim qĂ« “infiltrimi tĂ« pĂ«rhapej te pjesĂ«marrĂ«sit ndĂ«rkombĂ«tarĂ«, pĂ«rfaqĂ«suesit e qeverive, organizatave ndĂ«rkombĂ«tare, komunitetit akademik dhe shoqĂ«risĂ« civile”.

“Para konferencĂ«s, institucionet e Bashkimit Evropian dĂ«rguan njĂ« paralajmĂ«rim pĂ«r njĂ« fushatĂ« ‘spear phishing’ qĂ« pĂ«rhapej nga llogaritĂ« e rreme tĂ« KonferencĂ«s sĂ« Beogradit dhe shĂ«njestronte partnerĂ«t tanĂ« nĂ« BE dhe AmerikĂ«n e Veriut”, tregon Bandoviq.

Ai shton se një nga qëllimet ishte që të huajt të mos vinin në Beograd, ndërsa qëllim tjetër spiunazhi.

Cilat ishin përmasat e sulmit?

Në BCBP thonë se, edhe gjashtë muaj pas sulmit, është e vështirë të vlerësohet dëmi i shkaktuar.

“Na kontaktuan partnerĂ« nga dy organizata - njĂ« nga Evropa dhe njĂ« nga Shtetet e Bashkuara - qĂ« thanĂ« se kishin marrĂ« emaile ‘phishing’ nga adresat tona. Por, kjo do tĂ« thotĂ« se ata i njohĂ«n ato. Se sa organizata dhe individĂ« nuk e kuptuan kĂ«tĂ« aktivitet hakerĂ«sh, nuk mund ta dimĂ« ende”, thotĂ« Bandoviq.

Paralajmërim që është shpërndarë nëpër institucionet evropiane lidhur me një fushatë "phishing" përmes imitimit të Qendrës së Beogradit për Politikë të Sigurisë.Paralajmërim që është shpërndarë nëpër institucionet evropiane lidhur me një fushatë "phishing" përmes imitimit të Qendrës së Beogradit për Politikë të Sigurisë.

Adair thotĂ« pĂ«r Radion Evropa e LirĂ« se “pĂ«rmasat e kĂ«tyre sulmeve duken mjaft tĂ« mĂ«dha”.

“AktorĂ«t rusĂ« krijuan njĂ« faqe tĂ«rĂ«sisht tĂ« rreme, qĂ« imitonte KonferencĂ«n e SigurisĂ« nĂ« Beograd, dhe sulmonin drejtpĂ«rdrejt njerĂ«z qĂ« mund tĂ« merrnin pjesĂ« ose tĂ« ishin tĂ« interesuar tĂ« flisnin aty. Kjo jep informacion tĂ« rĂ«ndĂ«sishĂ«m mbi aktivitetin nĂ« Serbi, qĂ« tĂ«rheq vĂ«mendjen e sulmuesve”, thotĂ« Adair.

Analiza forenzike tregoi se kjo organizatë joqeveritare ishte cak i hakimeve ruse që nga vera e vitit 2024.

Që nga shtatori i atij viti, sipas analizës, ishte komprometuar llogaria e administratorit përmes VPN-it, duke u dhënë sulmuesve qasje në serverët e BCBP-së që përdoren për punë nga distanca.

ÇfarĂ« thonĂ« institucionet nĂ« Serbi?

Bandoviq thotĂ« se sulmet nuk janĂ« raportuar nĂ« ProkurorinĂ« pĂ«r Krimet Teknologjike nĂ« Serbi, sepse “nuk kanĂ« besim nĂ« njĂ« hetim tĂ« paanshĂ«m”.

Organizata doli publikisht me tĂ« gjitha tĂ« dhĂ«nat pĂ«r t’i paralajmĂ«ruar viktimat potenciale, thotĂ« Bandoviq, dhe nĂ« fillim tĂ« dhjetorit largoi tĂ« gjitha kĂ«rcĂ«nimet nga sistemi i saj.

Shenjat e bashkëpunimit të inteligjencës serbe dhe ruse

NĂ« vitin 2019, Departamenti amerikan i Shtetit e pĂ«rshkroi SerbinĂ«, e cila synon tĂ« anĂ«tarĂ«sohet nĂ« BE, si njĂ« vend me “mjedisin mĂ« tĂ« depĂ«rtueshĂ«m” pĂ«r ndikimin rus nĂ« Ballkanin PerĂ«ndimor.

Beogradi - edhe pas pushtimit rus të Ukrainës dhe sanksioneve perëndimore ndaj Moskës - mbeti një nga partnerët e paktë evropianë të Kremlinit.

Të dyja shtetet kanë vazhduar edhe bashkëpunimin në fushën e inteligjencës.

Në shtator të vitit 2025 u zbulua se shërbimet ruse në perëndim të Serbisë, kishin organizuar kampe stërvitore, ku shtetas moldavianë dhe rumunë, sipas autoriteteve në Kishinjev, përgatiteshin për të shkaktuar trazira gjatë zgjedhjeve në Moldavi.

Autoritetet nĂ« Serbi thirrĂ«n ShĂ«rbimin Federal tĂ« SigurisĂ« sĂ« RusisĂ« (FSB) pĂ«r t’i hetuar pretendimet se, gjatĂ« njĂ« proteste antiqeveritare mĂ« 15 mars nĂ« Beograd, ishte pĂ«rdorur njĂ« top zanor kundĂ«r demonstruesve.

Moska dhe Beogradi, pa ofruar prova, akuzojnë shërbimet perëndimore se qëndrojnë pas protestave masive në Serbi, përmes të cilave kërkohet llogaridhënie për vdekjen e 16 personave në një aksident në Novi Sad.

BashkĂ«punimi kundĂ«r “revolucioneve me ngjyra” - term i pĂ«rdorur nga Moska pĂ«r tĂ« pĂ«rshkruar rrĂ«zimin e regjimeve autoritare nĂ« ish-republikat sovjetike - u shpall nga Beogradi dhe Kremlini qĂ« nĂ« vitin 2021.

Me kreun e atëhershëm të shërbimit inteligjent rus, Nikolaj Patrushev, bisedonte Aleksandar Vulinin, zyrtar prorus në Qeverinë e Serbisë, i cili është në listën e zezë të Shteteve të Bashkuara për bashkëpunim me Rusinë.

Opozitarët rusë e akuzuan Vulinin se i kishte përgjuar në Beograd dhe se informacionet ia kishte transmetuar Kremlinit - gjë që u pasua me arrestimin e tyre në Moskë.

Serbia, gjithashtu, ishte në qendër të akuzave se kishte ofruar strehë për diplomatët rusë, të cilët u dëbuan nga disa vende të BE-së nën dyshimet për spiunazh. /evropaelire/

Humbje shkatërruese të Rusisë në Ukrainë - shifrat më të larta që nga Lufta e Dytë Botërore



Qendra amerikane analitike, Center for Strategic and International Studies (CSIS) ka publikuar vlerĂ«sime tĂ« reja mbi humbjet nĂ« luftĂ«n e RusisĂ« kundĂ«r UkrainĂ«s, duke nxjerrĂ« nĂ« pah shifra qĂ« ekspertĂ«t i pĂ«rshkruajnĂ« si “tĂ« jashtĂ«zakonshme”.

Sipas raportit, humbjet totale të Ukrainës që nga fillimi i pushtimit të gjerë arrijnë midis 500 mijë dhe 600 mijë persona, duke përfshirë të vrarë, të plagosur dhe të zhdukur.

Nga këta, 100 mijë deri 140 mijë besohet se janë vrarë në luftime.

Humbjet e Rusisë janë edhe më të mëdha, me deri në 1.2 milion njerëz të prekur, prej të cilëve rreth 325 mijë janë vrarë.

Analistët nënvizojnë se këto shifra përputhen me investigime të gazetarëve dhe grupeve vullnetare që bazohen në të dhëna të hapura.

MegjithatĂ«, numri i tĂ« plagosurve Ă«shtĂ« i vĂ«shtirĂ« pĂ«r t’u pĂ«rcaktuar, pasi shumĂ« kthehen nĂ« front pas trajtimit dhe disa tĂ« dhĂ«na mbeten tĂ« fshehura.

Raporti thekson se që nga Lufta e Dytë Botërore, asnjë fuqi e madhe botërore nuk ka pësuar humbje në këtë shkallë në asnjë konflikt. /Telegrafi/

Detaje të reja të skandalit seksual që tronditi Malin e Zi - publikohen mesazhet në WhatsApp



Një skandal seksual ka tronditur skenën politike në Malin e Zi, pasi në rrjetet sociale janë shpërndarë video dhe foto me përmbajtje intime, të cilat pretendohet se përfshijnë dy ish-zyrtarë të lartë shtetërorë - Mirjana Pajkoviq, ish-sekretare shtetit, dhe Dejan Vukshiq, ish-drejtor i Agjencisë për Siguri Kombëtare.

Pas publikimit të materialeve, të dy kanë dhënë dorëheqje nga postet që mbanin, duke shkaktuar debate të gjera publike dhe reagime politike, shkruajnë mediat.

Tashmë janë publikuar edhe mesazhet mes dyshes së përfolur të zhvilluar në aplikacionin Whatsapp.

Pajkoviq ka bërë kallëzime penale për shpërndarje të paautorizuar të përmbajtjes intime, ndërsa ka publikuar edhe pjesë të bisedave dhe audiopërgjime, sipas saj, ku Vukshiq i kishte bërë kërcënime për ekspozimin e materialit.

Nga ana tjetër, Vukshiq mohon përfshirjen e tij dhe pretendon se videoja është shpërndarë pa dijeninë e tij.

Ai gjithashtu ka bërë kallëzim penal kundër Pajkoviqit për tentativë shantazhi.

Skandali ka nxitur një debat të gjerë për mbrojtjen e privatësisë dhe përgjegjësinë ligjore për shpërndarjen e përmbajtjes intime.

Sipas ligjit malazez, shpërndarja e paautorizuar e materialeve intime mund të dënohet deri në pesë vjet burg. /Telegrafi/






Jaguar mbetet plotësisht elektrik



Kompania Jaguar Land Rover (JLR) ka mohuar raportet nĂ« media se modeli i ri GT elektrik mund tĂ« ketĂ« edhe njĂ« version me motor me benzinĂ«. NjĂ« burim i lartĂ« brenda kompanisĂ« e pĂ«rshkroi idenĂ« si “absurde” dhe konfirmoi se marka do tĂ« vazhdojĂ« tĂ« jetĂ« ekskluzivisht elektrike nĂ« tĂ« ardhmen.

Gjatë fundjavës u publikua një artikull në The Sunday Times, sipas të cilit Jaguar kishte kërkuar që inxhinierët të zhvillonin një sistem me motor me djegie të brendshme për modelin e ri GT, i cili pritet të prezantohet më vonë këtë vit.

Artikulli tha se kjo do të ofrohej bashkë me versionin elektrik për shkak të shqetësimeve mbi rënien e shitjeve të automjeteve elektrike, sidomos në segmentin premium.

MegjithatĂ«, njĂ« burim i lartĂ« tha pĂ«r Autocar se raporti Ă«shtĂ« “absurd” dhe se Jaguar do tĂ« rilansohet vetĂ«m si markĂ« elektrike, sipas planit. JLR filloi tĂ« njoftojĂ« planet pĂ«r njĂ« Jaguar plotĂ«sisht elektrik qĂ« nĂ« fund tĂ« vitit 2024, dhe shitja e modeleve me motor me djegie, si SUV-i i famshĂ«m F‑Pace, pĂ«rfundoi nĂ« fillim tĂ« vitit 2025.

ZĂ«dhĂ«nĂ«si i kompanisĂ« tha se “planet tona pĂ«r tĂ« ripĂ«rkufizuar Jaguar si njĂ« markĂ« luksoze vetĂ«m me automjete elektrike mbeten tĂ« pandryshuara. Mezi presim prezantimin e Jaguarit tĂ« ri elektrik mĂ« vonĂ« kĂ«tĂ« vit”.

Modeli i parë në këtë epokë të re do të jetë GT, i njohur brenda kompanisë si Type 00. Gazetarët e Autocar e përshkruan atë si një makinë me performancë të lartë dhe një nga përvojat më të mira të vozitjes.

Deri nĂ« fund tĂ« vitit 2027, pritet qĂ« kĂ«tij GT‑i t’i bashkĂ«ngjiten njĂ« limuzinĂ« luksoze dhe njĂ« SUV, duke formuar gamĂ«n e re tĂ« automjeteve elektrike Jaguar. /Telegrafi/

ÇfarĂ« fati - amerikani fiton dy milionĂ« dollarĂ« me njĂ« biletĂ« tĂ« rastĂ«sishme lotarie



NjĂ« burrĂ« nga Michigan qĂ« po blinte njĂ« biletĂ« lotarie me gĂ«rvishtje nĂ« njĂ« stacion karburanti zgjodhi njĂ« “zgjedhje tĂ« rastĂ«sishme” dhe fitoi çmimin kryesor prej dy milionĂ« dollarĂ«sh.

Burri 53-vjeçar nga Qarku Wayne i tha zyrtarëve të Loterisë së Michiganit se kishte vizituar dyqanin Jefferson Fuels në East Jefferson Avenue në Detroit në kërkim të një bilete lotarie me gërvishtje.

“HerĂ« pas here blej njĂ« biletĂ« lotarie dhe loja Legendary Wild Time ishte thjesht njĂ« zgjedhje e rastĂ«sishme atĂ« ditĂ«â€, tha lojtari.

Bileta prej 20 dollarësh i solli burrit një çmim prej dy milionë dollarësh.

“E gĂ«rvishta biletĂ«n menjĂ«herĂ« pasi e bleva dhe nuk besoja se ishte e vĂ«rtetĂ« kur pashĂ« qĂ« kisha fituar 2 milionĂ« dollarĂ«. Nuk ishte deri sa thirra lotarinĂ« dhe verifikova çmimin qĂ« fillova ta kuptoj se kjo po ndodhte me tĂ« vĂ«rtetĂ«â€, tha burri.

Fituesi tha se paratë e çmimit do të përdoren për udhëtime dhe për të rritur kursimet e tij. /Telegrafi/

GTA 6 do të jetë më i madh se kurrë, Rockstar zbulon detaje të reja



Lojtarët e video-lojërave po përgatiten për një përvojë të jashtëzakonshme, pasi Rockstar Games ka zbuluar detaje të reja për Grand Theft Auto 6 (GTA 6), që pritet të jetë më i madh dhe më ambicioz se çdo lojë tjetër e serisë.

Sipas informacioneve të fundit, Vice City do të jetë qyteti kryesor, por harta e lojës do të përfshijë zona shumë më të mëdha se më parë, duke krijuar një botë virtuale tepër të pasur dhe të larmishme.

Rockstar ka konfirmuar gjithashtu se loja përfshin një vend të quajtur Shteti i Leonidës, që shtrihet përtej kufijve të Vice City-t, duke ofruar eksplorim të pafund për lojtarët.

Pavarësisht nga emocionet, prezantimi i video-lojës është shtyrë dhe pritet të ndodhë më 19 nëntor të këtij viti, për të siguruar një produkt të përfunduar dhe të rafinuar.

Fansat nĂ« rrjetet sociale kanĂ« shprehur entuziazmin e tyre, duke e quajtur GTA 6 njĂ« “lojĂ« e shekullit” pĂ«r shkak tĂ« madhĂ«sisĂ« dhe detajeve tĂ« jashtĂ«zakonshme tĂ« botĂ«s sĂ« saj.

Me më pak se një vit deri te dalja, pritshmëritë janë të larta, dhe Rockstar duket se nuk do të zhgënjejë. /Telegrafi/

— (@)

Izraelitja befasohet pasi fotoja i shfaqet në televizionet izraelite si viktimë e protestave në Iran



Një grua e re izraelite, e quajtur Noya Zion, u befasua të hënën kur pa fotografinë personale në televizion së bashku me pretendimet se ajo ishte një prej viktimave të protestave të fundit në Iran - një informacion që rezultoi të ishte i rremë.

Zion, e cila kurrĂ« nuk ka qenĂ« nĂ« Iran, po qĂ«ndronte nĂ« shtĂ«pi kur ndezi televizorin dhe pa imazhin e saj tĂ« shfaqur nĂ« Channel 12 News tĂ« Izraelit nĂ«n titullin “KatĂ«r hebrenj tĂ« vrarĂ« nĂ« protestat nĂ« Iran”.

Raporti identifikonte gabimisht foton e saj si Sanaz Javaherian, një person i pretenduar si demonstrues që, sipas kanalit, ishte arrestuar dhe rrahur deri në vdekje nga forcat iraniane të sigurisë - diçka që Zion e mohoi menjëherë.

— (@)

Në një video që e publikoi menjëherë në rrjetet sociale, ajo tha se ishte e gjallë dhe në shtëpi, duke shpjeguar se brenda gjysmë ore do të shkonte në trajnim dhe se kurrë nuk kishte qenë në Iran në jetën e saj.

Ngjarja shkaktoi reagime në mediat sociale, ku disa komentues e përshkruan si shembull të përhapjes së informacionit të pasaktë nga mediat.

Channel 12 ende nuk ka dhënë ndonjë deklaratë apo korrigjim zyrtar lidhur me këtë raport. /Telegrafi/

Destinacionet mĂ« tĂ« kĂ«rkuara tĂ« amerikanĂ«ve - ShqipĂ«ria nĂ« Top‑5 tĂ« vendeve mĂ« tĂ« preferuara



Sipas të dhënave nga kërkimet e fluturimeve në platformën e njohur Kayak, udhëtimet për vitin 2026 po shënojnë një rritje të ndjeshme interesi. Shqipëria duket se do të jetë një nga destinacionet më të kërkuara gjatë këtij viti.

Analiza e Kayak tregon se interesimi për destinacionet ndërkombëtare jashtë Shteteve të Bashkuara është rritur ndjeshëm krahasuar me vitin e kaluar, me theks të veçantë te Evropa dhe rajoni i Ballkanit.

Ajo që gëzon veçanërisht është fakti se interesimi për Shqipërinë është rritur me plot 66 për qind, raporton axios.

Shqipëria renditet në vendin e katërt në listën e destinacioneve për të cilat interesimi i turistëve po shënon rritjen më të madhe.

NĂ« vendin e parĂ« renditet Republika Çeke, ku interesi u rrit me 179 pĂ«r qind nĂ« janar 2026 krahasuar me vitin 2025, e ndjekur nga Bullgaria me 136 pĂ«r qind dhe Hungaria me 86 pĂ«r qind.

MĂ« pas vijnĂ« Rumania dhe Bosnja e Hercegovina, me njĂ« rritje prej 61 pĂ«r qind secila. Kroacia renditet nĂ« vendin e 15-tĂ«, pasi interesi Ă«shtĂ« rritur “vetĂ«m” me 29 pĂ«r qind.

Këto të dhëna janë një tregues i qartë se udhëtarët po e shohin gjithnjë e më shumë rajonin tonë si një destinacion tërheqës dhe të përballueshëm.

Kayak Ă«shtĂ« njĂ« platformĂ« globale online pĂ«r kĂ«rkimin e udhĂ«timeve, e pĂ«rshkruar shpesh si “Google pĂ«r udhĂ«timet”.

Ajo nuk shet drejtpërdrejt bileta avioni apo paketa hoteliere, por krahason çmimet nga qindra faqe të tjera dhe u tregon përdoruesve se ku mund të gjejnë ofertat më të favorshme. /Telegrafi/

Të punosh ndërkohë që studion - cilat vende të BE-së kanë përqindjet më të larta dhe pse?



Të punosh ndërkohë që studion nuk është zakon për shumicën e punonjësve në Bashkimin Evropian.

Megjithatë, nevoja financiare dhe ambicia për karrierë i motivojnë disa të veprojnë kështu, sipas raportit të Euronews.

Sipas tĂ« dhĂ«nave mĂ« tĂ« fundit tĂ« Eurostat, mĂ« shumĂ« se njĂ« nĂ« katĂ«r tĂ« rinj evropianĂ« tĂ« moshĂ«s 15–29 vjeç punonin dhe studionin njĂ«kohĂ«sisht nĂ« vitin 2024.

Kjo praktikë ishte më e përhapur në Holandë (74.3 për qind), Danimarkë (56.4 për qind) dhe Gjermani (45.8 për qind).

Ndërkohë, Rumania (2.4 për qind), Greqia (6 për qind) dhe Kroacia (6.4 për qind) raportuan përqindjet më të ulëta të të rinjve që punojnë dhe studiojnë njëkohësisht midis vendeve të BE-së, transmeton Telegrafi.

Shkaku kryesor për të punuar paralelisht me studimet mbetet nevoja financiare, por ekspertët vënë në dukje se motivimet e studentëve ndryshojnë në varësi të vendit dhe sektorit ku ata ndodhen.

“Disa studentĂ« janĂ« tĂ« motivuar kryesisht nga konsideratat financiare, ndĂ«rsa tĂ« tjerĂ«t zgjedhin punĂ«simin ose praktikat pa pagesĂ« pĂ«r tĂ« fituar pĂ«rvojĂ« pune dhe pĂ«r tĂ« rritur shanset e tyre pĂ«r punĂ«sim”, tha Madeline Nightingale, udhĂ«heqĂ«se kĂ«rkimore nĂ« organizatĂ«n jofitimprurĂ«se RAND Europe, pĂ«r Europe in Motion.

Sipas Nightingale, ndĂ«rsa nevoja financiare “ka tĂ« ngjarĂ« tĂ« ndryshojĂ« nga njĂ« shtet anĂ«tar i BE-sĂ« tek tjetri, nĂ« varĂ«si tĂ« rregullimeve pĂ«r financimin e studentĂ«ve, motivimi pĂ«r tĂ« fituar pĂ«rvojĂ« pune Ă«shtĂ« mĂ« i zakonshĂ«m nĂ« disa sektorĂ«, si ligji, financa dhe industritĂ« kreative”.

“Gjithashtu, kjo ka tĂ« ngjarĂ« tĂ« ndryshojĂ« sipas sfondit socio-ekonomik, pasi pĂ«r disa studentĂ« puna e paguar Ă«shtĂ« njĂ« domosdoshmĂ«ri ekonomike,” shtoi ajo.

Për më tepër, angazhimi i studentëve në punë të paguar ndikohet edhe nga trendet më të gjera të tregut të punës.

Shembull, një studim holandez sugjeronte se rritja e punës së paguar për studentët në Holandë lidhet me zgjerimin e praktikave të punës fleksibël.

Megjithatë, shumica e të rinjve evropianë nuk punojnë ndërkohë që studiojnë.

Më shumë se shtatë në 10 të rinj mbeten jashtë forcës punëtore gjatë ndjekjes së arsimit të lartë, sipas të dhënave të Eurostat. Vetëm 3.2 për qind e tyre ishin të papunë, por kërkonin aktivisht një punë.

PĂ«rqindjet mĂ« tĂ« larta tĂ« tĂ« rinjve tĂ« papunĂ« qĂ« ndjekin arsimin formal u regjistruan nĂ« Suedi (14.1 pĂ«r qind), FinlandĂ« (10 pĂ«r qind) dhe DanimarkĂ« (9.6 pĂ«r qind), ndĂ«rsa nĂ« Rumani (0.6 pĂ«r qind), Kroaci, Çeki dhe Hungari (secila 0.8 pĂ«r qind), mĂ« pak se 1 pĂ«r qind e tĂ« rinjve kĂ«rkonin punĂ«.

Pse ka përqindje të ndryshme midis burrave dhe grave?

Tek gratĂ« e moshĂ«s 15–19 vjeç, 74.4 pĂ«r qind ishin jashtĂ« tregut tĂ« punĂ«s, krahasuar me 70.4 pĂ«r qind tĂ« burrave tĂ« sĂ« njĂ«jtĂ«s moshĂ«.

NdĂ«rsa plakĂ«n dhe arrijnĂ« grupmoshĂ«n 20–24 vjeç, pĂ«rqindja e atyre jashtĂ« forcĂ«s punĂ«tore u ul nĂ« 30.9 pĂ«r qind pĂ«r gratĂ« dhe 24.8 pĂ«r qind pĂ«r burrat.

Kjo tregon një integrim më të madh të të rinjve në tregun e punës paralelisht me aktivitetet arsimore, vëren Eurostat.

Në këtë grupmoshë, përqindja e të rinjve të punësuar ndërkohë që studiojnë ishte 19.6 për qind për gratë dhe 17 për qind për burrat.

Tek tĂ« rinjtĂ« e moshĂ«s 25–29 vjeç, punĂ«simi arriti nĂ« 62 pĂ«r qind pĂ«r gratĂ« dhe 71.9 pĂ«r qind pĂ«r burrat.

Në këtë grupmoshë, përqindja e grave jashtë forcës punëtore dhe jo në arsimin formal (16.2 për qind) ishte më e lartë se ajo e burrave (6.9 për qind), gjë që mund të sugjerojë se ato preferojnë të fokusohen në edukimin e tyre gjatë viteve të reja.

Të dhënat tregojnë gjithashtu se gratë zakonisht regjistrohen më shumë në arsimin formal sesa burrat.

Megjithatë, kur nuk janë në arsim, ato kanë më pak gjasa të jenë të punësuara ose të kërkojnë punë, siç reflektohet nga normat më të ulëta të punësimit dhe nivelet më të larta të pasivitetit krahasuar me burrat. /Telegrafi/

Pas 843 ditësh, ora simbolike e robërve ndalet në Tel Aviv



Ora që çdo sekondë numëronte kohën që robërit izraelitë kanë kaluar në duart e Hamasit që nga sulmi i grupit më 7 tetor 2023, u ndal mbrëmë.

Një masë e madhe njerëzish u mblodh për këtë rast në Sheshin e Robërve në Tel Aviv, ku Forumi i Familjeve të Robërve dhe të Zhdukurve organizoi një ceremoni për ndalimin simbolik të orës.

Në orën 17:35, ora, e cila kishte numëruar 843 ditë dhe 12 orë që nga momenti kur 251 persona u rrëmbyen dhe u dërguan në Gaza, u ndal simbolikisht, pas gjetjes së robit të fundit që ishte i mbajtur në Rripin e Gazës, Ran Gvili.

Midis folësve në ngjarje ishin motra e Gvilit, Shira, ish-robëri Segev Kalfon, si dhe anëtarë të familjeve të robërve të tjerë dhe viktimave të luftës, raporton ap.

Trupat e robërit të fundit izraelit në Gaza janë identifikuar, njoftoi ushtria izraelite të hënën, duke hapur rrugën për fazën e dytë të armëpushimit në Rripin e Gazës, të shkatërruar nga lufta.

Viktimat izraelite përfshirë sulmin fillestar të Hamasit më 7 tetor 2023 dhe pasojat e tij raportohet të jenë rreth 1,200 persona të vrarë nga autoritetet izraelite dhe burime të lajmeve perëndimore.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gaza, numri i të vdekurve si pasojë e ofensivës izraelite që nga 7 tetori 2023 ka tejkaluar rreth 71,600 palestinezë. Në këtë total përfshihen civilë dhe luftëtarë, me shumë të dhëna që tregojnë se shumica janë civilë. /Telegrafi/

Buletini i Shkencëtarëve Atomikë: "Ora e Kijametit" është tani 85 sekonda para mesnatës



“Bulletin of the Atomic Scientists” ka vendosur simbolikisht "OrĂ«n e Kijametit" nĂ« 85 sekonda para mesnatĂ«s, duke shĂ«nuar pikĂ«n mĂ« afĂ«r “mesnatĂ«s” nĂ« historinĂ« e saj.

Ky simbol i frikës ekzistenciale tregon sa afër është njerëzimi ndaj një katastrofe globale, raporton euronews.

Organizata ka identifikuar disa faktorë kryesorë që kanë çuar në këtë vendim: tensionet bërthamore midis fuqive globale, ndryshimet klimatike që po shkaktojnë katastrofa natyrore gjithnjë e më të shpeshta dhe të rënda, si dhe rreziqet e teknologjive të avancuara, përfshirë inteligjencën artificiale dhe bioteknologjinë.

— (@)

“BashkĂ«punimi ndĂ«rkombĂ«tar po dobĂ«sohet, ndĂ«rsa konkurrenca dhe nacionalizmi rrisin rreziqet pĂ«r luftĂ« dhe katastrofa globale,” thekson organizata nĂ« njoftimin e saj zyrtar.

“Ora e Kijametit” nuk Ă«shtĂ« njĂ« orĂ« reale, por njĂ« simbol qĂ« synon tĂ« tĂ«rheqĂ« vĂ«mendjen e botĂ«s ndaj kĂ«rcĂ«nimeve ekzistenciale dhe tĂ« nxisĂ« veprime urgjente pĂ«r t’i parandaluar ato.

Ekspertët paralajmërojnë se, pa ndërhyrje dhe bashkëpunim global, shanset për një krizë katastrofike rriten çdo vit. /Telegrafi/

BMW ka vendosur për fatin e motorëve V8 dhe V12



Shumë flitet për të ardhmen e motorëve të mëdhenj, por tani ka ardhur një mesazh i qartë nga BMW.

Kjo e fundit do të vazhdojë të ndërtojë motorë V8 dhe V12 për të përmbushur rregulloret e rrepta për emetimet Euro 7, duke siguruar mbijetesën e tyre edhe në dekadën e ardhshme.

Ndërsa konkurrentët po zvogëlojnë madhësinë e motorëve, motorët e performancës së lartë të gjeneratës së ardhshme të BMW-së do të vazhdojnë të prodhohen, me V12 të rezervuar për Rolls-Royce, ndërsa V8 do të fuqizojë modelet M.

ËshtĂ« konfirmuar se V12 me 6,75 litra do tĂ« vazhdojĂ« tĂ« pĂ«rdoret nĂ« modelet e Rolls-Royce (Phantom, Ghost, Cullinan), me mundĂ«si pĂ«rdorimi edhe nĂ« modelet e fuqishme BMW Alpina.

V8 me dy turbo mbetet pjesa qendrore e linjës së performancës së lartë të BMW-së. Drejtori teknik i BMW-së, Joachim Post, ka konfirmuar se motorët e rinj janë dizajnuar që nga fillimi për të përmbushur standardin Euro 7 përmes sistemeve të avancuara të shkarkimit dhe katalizatorëve.

Pavarësisht elektrifikimit, BMW mban motorë më të mëdhenj dhe më të fuqishëm për të ruajtur performancën e lartë dhe tërheqjen emocionale.

Në disa tregje, si SHBA-ja, që janë të rëndësishme për BMW-në, motorët e fuqishëm dhe të mëdhenj do të ndihmojnë në shitjen e modeleve luksoze dhe të shtrenjta, ku fitimet janë më të larta.

Me administratĂ«n e re tĂ« presidentit amerikan, Donald Trump, elektrifikimi i flotĂ«s Ă«shtĂ« nĂ« pritje, dhe nafta Ă«shtĂ« pĂ«rsĂ«ri – popullore. /Telegrafi/

Trump: Gjëra shumë të mira po ndodhin në Ukrainë dhe Rusi



Presidenti amerikan, Donald Trump iu është përgjigjur shkurt disa gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë para se të niset për Iowa.

Ai ka folur edhe për luftën në Ukrainë pas bisedimeve trepalëshe që u zhvilluan javën e kaluar.

“Po ndodhin gjĂ«ra shumĂ« tĂ« mira nĂ« UkrainĂ« dhe Rusi”, ka pohuar lideri amerikan duke mos dhĂ«nĂ« mĂ« shumĂ« detaje.

— (@)

TheksojmĂ« se nĂ« Abu Dhabi tĂ« Emirateve tĂ« Bashkuara Arabe, Shtetet e Bashkuara, Ukraina dhe Rusia zhvilluan bisedime trilaterale tĂ« paqes – njĂ« format i rrallĂ« prej nisjes sĂ« luftĂ«s nĂ« 2022, qĂ« u quajt takimi i parĂ« trepalĂ«sh direkt pĂ«r pĂ«rfundimin e konfliktit tĂ« gjatĂ«.

Takimi u pĂ«rshkrua si “konstruktiv”, por nuk prodhoi njĂ« marrĂ«veshje pĂ«rfundimtare apo armĂ«pushim tĂ« menjĂ«hershĂ«m.

Territori mbetet çështje kryesore - Rusia kërkon të kontrollojë pjesë të mëdha të Donbasit, ndërsa Ukraina refuzon të dorëzojë toka të mbrojtura me luftë dhe kërkon të ruajë integritetin territorial. /Telegrafi/

Suedia do ta ulë kufirin e përgjegjësisë penale në 13 vjeç



Qeveria e Suedisë ka paralajmëruar uljen e moshës së përgjegjësisë penale në 13 vjet për disa nga krimet më të rënda, gjë që do të mundësojë që një trinjak i dënuar për vrasje të kalojë një ose dy vjet në burg për të mitur.

Sipas planit të propozuar, përveç uljes së moshës për përgjegjësinë penale, qeveria ka prezantuar edhe masa më të rrepta për shkelësit e ligjit nën moshën 18 vjeç.

Ministri i Drejtësisë, Gunnar Strommer, tha në një konferencë për shtyp se Suedia po përballet me një situatë emergjente të kriminalitetit dhe se masat duhet të reflektojnë këtë gjendje. Sipas tij, vitin e kaluar në Suedi 52 persona nën moshën 15 vjeç ishin përfshirë në procedura gjyqësore për vrasje dhe planifikim vrasjesh, raportojnë mediat.

Plani është që ulja e moshës së përgjegjësisë penale të hyjë në fuqi në fillim të muajit korrik dhe të jetë e vlefshme për pesë vjet, pas të cilave do të diskutohet në parlament nëse kjo masë duhet të zgjatet apo të kthehet në kufirin e mëparshëm prej 15 vjetësh.

PĂ«rveç kĂ«saj, dĂ«nimet pĂ«r tĂ« miturit 13–14 vjeç pritet tĂ« jenĂ« relativisht mĂ« tĂ« ulĂ«ta se pĂ«r tĂ« rriturit - p.sh. nga njĂ« deri nĂ« dy vjet burg pĂ«r 13-vjeçarĂ«t dhe tre deri nĂ« katĂ«r vjet pĂ«r 14-vjeçarĂ«t - ndĂ«rsa gjykatat gjithashtu mund tĂ« zgjedhin masa tĂ« tjera ligjore si mbikĂ«qyrje sociale, nĂ«se dĂ«nimi do tĂ« ishte mĂ« pak se njĂ« vit pas uljes sĂ« moshĂ«s.

Aktualisht në Suedi, fëmijët nën 15 vjeç që kryejnë vepra penale nuk mund të dënohen me burg, por janë nën kujdesin e shërbimeve sociale.

Disa media ndërkombëtare bëjnë të ditur se kjo reformë vjen si pasojë e rritjes së dhunës dhe përfshirjes së të miturve në aktivitetet kriminale, përfshirë përfshirjen e tyre nga banda kriminale në vepra të rënda dhe dhunë të organizuar. /Telegrafi/

Agjenti kufitar plagosi një civil pranë kufirit me Meksikën



Një person është qëlluar me armë zjarri dhe ndodhet në gjendje kritike pas një shkëmbimi zjarri ku ishin të përfshirë pjesëtarë të Patrullës Kufitare amerikane, pranë kufirit mes SHBA-së dhe Meksikës, njoftuan të martën autoritetet në Arizona.


Zyra e sherifit të qarkut Pima bëri të ditur se po bashkëpunon me FBI-në dhe Shërbimin Doganor dhe të Mbrojtjes Kufitare të SHBA-së (U.S. Customs and Border Protection) në hetimin e të shtënave në Arivaca, Arizona, një vendbanim rreth 16 kilometra larg kufirit.

Sipas zyrës së sherifit, për gazetën Arizona Daily Star, në shkëmbimin e zjarrit ishin të përfshirë një agjent i Patrullës Kufitare dhe një i dyshuar, shkruan cnn.

@cnn

One person is in critical condition after a shooting involving a US Border Patrol agent in Arivaca, Arizona, near the US-Mexico border, officials said.

Distrikti i zjarrfikësve Santa Rita njoftoi se ka ndërhyrë në vendin e ngjarjes dhe se personi i plagosur ndodhet nën mbikëqyrje policore.

“Kujdesi pĂ«r pacientin iu dorĂ«zua njĂ« helikopteri mjekĂ«sor lokal pĂ«r transport urgjent drejt njĂ« qendre rajonale tĂ« traumĂ«s”, thuhet nĂ« njoftimin e distriktit tĂ« zjarrfikĂ«sve.

Ndryshe, një rast i tillë ka ndodhur edhe në Minneapolis, ku pas vrasjes së një personi, ka shkaktuar protesta të dhunshme. /Telegrafi/

Amerikanët luajtën hokej në një rrugë të ngrirë



Një pamje magjike dimri u pa së fundmi në disa pjesë të SHBA-së, ku banorët e New Orleans vendosën të shfrytëzojnë kushtet e akullta për një lojë të veçantë.

Në vend që të shkonin në një fushë të zakonshme hokeji, ata morën shkopat dhe topin dhe filluan të luanin direkt mbi një rrugë të ngrirë, e cila dukej si një shtresë kristali nën dritën e diellit.

Ngjarja duket si një skenë nga një përrallë dimri: ajri i ftohtë, kripa e akullit që shkëlqen në diell, dhe zhurma e skajit të shkopave mbi akull krijuan atmosferë festive dhe plot gëzim.

Banorët e zonës shprehën se kjo mënyrë e veçantë për të kaluar kohën sjell bashkim dhe argëtim, duke rikthyer nostalgjinë e fëmijërisë dhe gëzimin e lojërave dimërore jashtë shtëpisë.

Ky aktivitet Ă«shtĂ« gjithashtu njĂ« kujtesĂ« se dimri mund tĂ« sjellĂ« mundĂ«si pĂ«r kreativitet dhe argĂ«tim, dhe se ndonjĂ«herĂ«, gjĂ«rat mĂ« tĂ« thjeshta — si njĂ« rrugĂ« e ngrirĂ« dhe disa shkopinj hokeji — mund tĂ« kthehen nĂ« momente tĂ« paharrueshme pĂ«r komunitetin. /Telegrafi/


— (@)

Instagram, Facebook dhe WhatsApp më nuk janë të njëjta



Kompania Meta po përgatit një ndryshim të madh në mënyrën se si përdoruesit ndërveprojnë me aplikacionet e saj më të njohura: Instagram, Facebook dhe WhatsApp.

Sipas njoftimeve të fundit, kompania do të ofrojë abonime premium, duke ofruar veçori shtesë që nuk do të jenë të disponueshme në versionet falas.

KĂ«to abonime nuk kanĂ« lidhje me shenjĂ«n “Meta Verified” qĂ« pĂ«rdoret pĂ«r verifikimin e identitetit, por do tĂ« fokusohen tek funksionalitete tĂ« avancuara, si mjetet e inteligjencĂ«s artificiale, modaliteti “incognito”, dhe mundĂ«sia pĂ«r tĂ« ndjekur aktivitete tĂ« caktuara nĂ« rrjete sociale pa e bĂ«rĂ« publike.

PĂ«r shembull, pĂ«rdoruesit e Instagramit mund tĂ« shikojnĂ« "Story" pa u zbuluar, tĂ« monitorojnĂ« kush i ka ç’fyer profilin e tyre dhe tĂ« krijojnĂ« pĂ«rmbajtje me ndihmĂ«n e inteligjencĂ«s artificiale.

Edhe WhatsApp pritet të marrë veçori shtesë, duke përfshirë mbrojtje më të lartë të privatësisë dhe asistencë për menaxhimin e bisedave.

Meta synon që me këtë lëvizje të fitojë më shumë direkt nga përdoruesit, dhe jo vetëm nga reklamat, duke investuar në teknologjitë e inteligjencës artificiale. Për momentin, versionet bazë të aplikacioneve do të mbeten falas, ndërsa abonimet premium do të jenë një opsion për ata që dëshirojnë funksionalitete të avancuara.

Eksperimentimi do të nisë së pari në disa tregje të përzgjedhura, ndërsa çmimi i abonimeve ende nuk është zbuluar. /Telegrafi/

❌