Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

18:58 Fluks fëmijësh në Pediatri/ Spitali i Fierit shpërndan dhurata për pacientët e vegjël

Gjatë ditëve të fundit të vitit 2025, Pediatria e Fierit po përballet me një rritje të ndjeshme të pacientëve të vegjël.

Sipas mjekëve, shkak për këtë situatë është përhapja e virozave përmes kontakteve në mjedise të hapura, pavarësisht pushimeve shkollore. Baftiar Hysenaj, pediatër, shpjegon se rastet që paraqiten në urgjencë arrijnë deri në 120 vizita në 24 orë, ndërsa aktualisht në repartin e pediatrisë janë të shtruar 25 fëmijë, disa prej të cilëve duket se do ta kalojnë edhe ndërrimin e viteve në spital.

Përveç gatishmërisë së stafit mjekësor, drejtoria e spitalit të Fierit ka organizuar gjatë këtyre ditëve dhurata dhe aktivitete për fëmijët e shtruar, për t’u sjellë pak gëzim gjatë festave./e.t

18:46 WhatsApp publikon stickera për Vitin e Ri 2026, efekte për videothirrje dhe më shumë

Për të festuar Vitin e Ri 2026, WhatsApp ka publikuar ‘stickersa’ të reja, efekte të videothirrjeve, reagime të animuara dhe më shumë veçori festive.

WhatsApp ka shtuar një paketë të re ‘stickersa’ për vitin 2026 që përfshin ‘stickersa’ me temë feste për t’ua dërguar miqve dhe familjes suaj.

Gjatë videothirrjeve janë të disponueshme efekte të reja të animuara, duke përfshirë fishekzjarrë, yje dhe konfeti, të cilat shfaqen si një mbivendosje.

Përdoruesit gjithashtu do të shohin reagime të veçanta kur reagojnë ndaj një mesazhi me emoji konfeti, transmeton Telegrafi.

Dhe së fundmi, ‘stickersa’ të animuara janë gjithashtu të disponueshme në përditësimet e statusit.

Ekziston gjithashtu një paraqitje e veçantë e vitit 2026 që mund të përdoret për përditësimet e statusit. /e.t

18:33 Tërmeti me magnitudë 6 ballë godet vendin, banorët presin natën e Vitit të Ri në rrugë

Një tërmet me magnitudë 6 Rihter u regjistrua pranë provincës Nonda, në lindje të Japonisë, duke shkaktuar alarm tek autoritetet. Sipas Institutit Amerikan të Studimeve Gjeologjike (USGS), tërmeti kishte thellësi 19.3 km.

Lekundjet panikosen qytetarët, të cilët kanë lënë banesat e tyre dhe kanë dalë në rrugë, ndërsa festonin ardhjen e Vitit të Ri.

[🚨] Earthquake Final Data: A magnitude 5.7 #earthquake #地震 with an intensity of 4 has occured 岩手県沖 (Off the coast of Iwate Prefecture) with a depth of 50km at 12/31 23:26 JST. #japan pic.twitter.com/owafwzKUAk

— Rapid Earthquake Alerts – Japan (@RapidQuakeAlert) December 31, 2025

18:20 Gjermania dhe Franca ‘ngrijnë’ projektin e luftarakut evropian

Gjermania dhe Franca e kanë shtyrë për një kohë të pacaktuar vendimin për programin multi-miliardësh të avionëve luftarakë FCAS, tha të mërkurën një zëdhënës i kancelarisë gjermane.

“Në kundërshtim me planin fillestar, një vendim përfundimtar për vazhdimin e projektit FCAS nuk është marrë ende në fund të vitit”, tha një zëdhënës i paidentifikuar i qeverisë për faqen e internetit të mbrojtjes hartpunkt.

“Arsyeja për këtë ishte agjenda gjithëpërfshirëse gjermano-franceze mbi çështjet e politikës së jashtme dhe të sigurisë, e cila ende nuk e ka bërë të mundur adresimin e çështjes së një avioni të përbashkët luftarak në nivelin e presidentit dhe kancelarit. Ne nuk jemi në gjendje të japim një datë të re për një vendim në këtë kohë”, shtoi ai.

FCAS nënkupton “Sistemi i Ardhshëm i Luftimit Ajror” dhe, nëse realizohet, do të jetë projekti më i madh dhe më i shtrenjtë evropian i mbrojtjes.

Përveç Gjermanisë dhe Francës, edhe Spanja dëshiron të marrë pjesë në këtë program.

Sistemi i luftimit ajror është për të fluturuar në bashkëpunim me dronë të paarmatosur dhe të armatosur dhe për këtë arsye është më shumë sesa thjesht një avion luftarak.

Plani është që ai të zëvendësojë Eurofighter duke filluar nga viti 2040.

Vendimi për zbatimin e projektit fillimisht duhej të merrej deri në fund të gushtit, por më pas u shty deri në fund të vitit, kryesisht për shkak të mosmarrëveshjeve mbi pjesën e projektit që mbahej nga kompanitë Dassault, Airbus dhe Indra./e.t

18:10 Si të dekorojmë tavolinën për Vitin e Ri, truket e veçanta (Lifestyle)

Last Updated on 31/12/2025 by EL

Në mënyrë që festat e fundvitit të jenë momente gëzimi pranë familjes, nuk mjaftojnë vetëm gatimet e shijshme, por një rol të rëndësishëm ka edhe dekorimi i tavolinës.

Mund të jesh edhe natyrë minimaliste, por në tavolinën Vitit të Ri ia vlen që të vendosësh të gjitha sendet dekorative që ke ruajtur në shtëpi nga tradita e familjes. Enë porcelani, gota kristali, enë argjendi të vjetëruara apo të reja.

Hijeshi dhe harmoni ngjyrash
Ngjyra e mbulesës së tavolinës varet gjithmonë nga shija personale, por nëse do vërtet të tregosh atmosferë festash, atëherë mbulesën duhet ta zgjedhësh të kuqe. Viti i Ri nuk ka vetëm ngjyrën e kuqe dhe atë të florinjtë. Do të krijosh efekte elegante? Përdor një mbulesë të veçantë që ta mbulojë tryezën deri në fund, mundësisht të jetë antike. Një komplet pecetash shumëngjyrëshe, mbajtëse qirinjsh me fron të lartë.
Nëse në drekat apo darkat e festave ka edhe fëmijë, ata hutohen gjithmonë nga ngjyrat e pjatave apo gotave. Megjithatë, ki kujdes që tryeza të mos ketë më shumë se 3-4 ngjyra.

Mbush tryezën me lule
Me lulet, gjithmonë mund të ndërtosh ҫdo lloj dekori. Mund të realizosh një dekor që të zhvillohet përgjatë gjithë gjatësisë së tryezës, duke alternuar me vazo të llojeve të ndryshme. Baza janë gjethet jeshile. Ndonëse dimri ofron shumëllojshmëri lulesh, e mira është të qëndrosh brenda pak ngjyrave që janë në harmoni edhe me ngjyrat e shtëpisë. Përdor trëndafila, por edhe tulipanë sipas shijes dhe ngjyrave që dëshiron.

 

Mos harro qirinjtë
Qirinjtë nuk duhet të mungojnë në një tryezë feste, aq më tepër në Krishtlindje. Drita e qirinjve e bën gjithnjë atmosferën më të ngrohtë e të bukur. E mira është që qirinjtë t’i zgjedhësh në një ngjyrë, duke i përshtatur edhe me pjesën tjetër të dekorit të shtëpisë. Përdor qirinjtë e vegjël, brenda në gotë, ose në mbajtëse argjendi./e.t

18:08 Japonia, Koreja dhe Kina mirëpresin Vitin e Ri 2026, disa evente anulohen për arsye sigurie

Last Updated on 31/12/2025 by EL

Japonia, Koreja e Jugut dhe Koreja e Veriut u bashkuan me vendet e para që festojnë vitin e ri 2026.

Në Tokio, qytetarët mund të ndjekin festimet live, megjithatë eventi tradicional i numërimit mbrapsht në stacionin kryesor hekurudhor të Shibuya-s është anuluar për herën e gjashtë radhazi për arsye sigurie.

Në të njëjtën kohë, në Seul dhe në pjesën tjetër të Azisë Lindore dhe Juglindore, njerëzit po përgatiten edhe për festimet e Vitit Hënor që do të zhvillohen në shkurt 2026.

 

Po ashtu edhe Kina, me popullsi rreth 1.4 miliardë banorë, ka mirëpritur vitin e ri së bashku me Filipinet, Malajzinë dhe disa pjesë të Indonezisë.

Festimet po ndiqen gjithashtu nga vende të tjera si Mongolia, Tajvani, Brunei, Irkutski në Rusi, Perth në Australinë Perëndimore, Hong Kong, Singapori, Makao dhe disa zona të Antarktidës.

Për shumë qytetarë në Kinë dhe Azinë Lindore, Viti Hënor mbetet festa kryesore e vitit./e.t

17:51 Emocione për fundvit! 6 bebe lindin në Elbasan në orët e fundit të 2025

Last Updated on 31/12/2025 by EL

Dy prej gjashtë foshnjave kanë ardhur në jetë në Spitalin Rajonal të Elbasanit, ndërsa katër bebe të tjera kanë lumturuar çifte të reja në bashkitë Gramsh, Librazhd, Belsh dhe Cërrik, duke përhapur gëzim, emocione dhe shpresë në të gjithë qarkun.

Lajmin e bukur e ka ndarë edhe drejtoresha e Spitalit Rajonal të Elbasanit, Zheni Gjergji, e cila në një postim në rrjetin social Facebook shkruan:

“ Mirëseardhja më e bukur e fundvitit

 

Në prag të festave, drita e shpresës ndizet më fort në Spitalin Rajonal Elbasan.  Dy bebe të porsalindura, Darla dhe Riguel, engjëj të vegjël me buzëqeshjen e jetës që sapo ka nisur, sjellin gëzim, dashuri dhe besim për të ardhmen.

Mes duarve të kujdesshme të personelit shëndetësor dhe ngrohtësisë së festave, këto jetë të reja janë dhurata më e çmuar e fundvitit”, shkruan drejtoresha e spitalit rajonal në një postim në Facebook./e.t

17:45 Ambasada e SHBA në Tiranë uron shqiptarët për Vitin e Ri: Partneriteti ynë vazhdon të forcohet

Last Updated on 31/12/2025 by EL

Ambasada e SHBA në Tiranë ka uruar shqiptarët me rastin e festave të fundvitit.

Përmes një njoftimi në rrjetet sociale, ambasada shprehet se këtë fundvit, festohen arritjet e mëdha, por dhe për entuziamin që do vijë në 2026.

Ndër të tjera, ambasada thotë se partneriteti SHBA-Shqipëri vazhdon të forcohet.

“Ndërsa viti po i afrohet fundit, duam të festojmë arritjet tona më të mëdha dhe gjithë entuziazmin për atë që do të vijë në vitin 2026! Nga vizita historike e USS Mount Whitney në brigjet e Shqipërisë, te Shtetet e Bashkuara që do të presin ngjarjet më të mëdha sportive ndërkombëtare në botë, partneriteti ynë vazhdon të forcohet përmes qëllimeve dhe vlerave të përbashkëta. Gëzuar Vitin e Ri nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë”, thuhet në njoftim.

17:39 Dhjetë ngjarjet më të rëndësishme botërore të vitit 2025

Last Updated on 31/12/2025 by EL

Viti 2025 u mbyll pa sjellë lehtësimin që shumëkush shpresonte pas një 2024 të lodhshëm në skenën ndërkombëtare.

Përkundrazi, këto dymbëdhjetë muaj shënuan përkeqësim të bashkëpunimit global, rritje të konflikteve dhe një zbehje më të dukshme të rendit botëror të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara.

Ndryshe nga viti i kaluar, kur Lojërat Olimpike në Paris shërbyen si simbol i bashkëpunimit ndërkombëtar, 2025 ofroi pak arsye për optimizëm.

Shumë nga këto zhvillime pritet të vazhdojnë të ndikojnë politikën globale edhe në vitin 2026.

Përplasja mes Kamboxhias dhe Tajlandës

Në korrik shpërtheu konflikti më i rëndë mes Kamboxhias dhe Tajlandës në dekada, i lidhur me një mosmarrëveshje shekullore kufitare për tempullin Prasat Ta Muen Thom.

Dhjetëra persona u vranë dhe mijëra u zhvendosën. Ndërhyrja e presidentit amerikan Donald Trump çoi në një armëpushim, por marrëveshja u shkel disa herë, duke rritur rrezikun e një konflikti të zgjatur.

Kardinali Robert Prevost zgjidhet Papa Leoni i XIV

Në maj, për herë të parë në histori, Kisha Katolike zgjodhi një papë nga Shtetet e Bashkuara.

Kardinali Robert Prevost, me origjinë nga Chicago dhe me përvojë të gjatë misionare në Peru, mori emrin Leoni i XIV, duke sinjalizuar vëmendje ndaj çështjeve sociale dhe drejtësisë ekonomike.

Përplasja mes Indisë dhe Pakistanit

Tensionet në Kashmir shpërthyen në maj pas një sulmi terrorist vdekjeprurës.

India dhe Pakistani shkëmbyen sulme ajrore dhe raketore për disa ditë, duke sjellë përplasjen më të ashpër në gjysmë shekulli.

Edhe pse u arrit armëpushim, mosmarrëveshjet thelbësore mbeten të pazgjidhura.

Intensifikimi i garës për Inteligjencën Artificiale

SHBA-të dhe Kina forcuan rivalitetin për dominimin në inteligjencën artificiale.

Kina shfaqi kapacitete të avancuara pa u mbështetur në çipat amerikanë, ndërsa Washingtoni luhati mes kufizimeve dhe lehtësimeve në eksportin e teknologjisë, duke ngritur shqetësime për sigurinë kombëtare dhe ekonominë globale.

Lufta civile shkatërruese në Sudan

Konflikti mes forcave të armatosura sudaneze dhe Forcave të Mbështetjes së Shpejtë vazhdoi me pasoja katastrofike: qindra mijëra viktima, mbi 12 milionë të zhvendosur dhe rrezik urie në shkallë kombëtare.

Perspektivat për paqe mbeten të zymta.

SHBA-të ndërmjetësojnë një plan paqeje për Gazën

Pas dy vitesh luftimesh, Izraeli dhe Hamasi ranë dakord për një armëpushim dhe një plan paqeje me tre faza.

Megjithatë, çarmatimi i Hamasit dhe rindërtimi i Gazës mbeten pika të nxehta, ndërsa paqja afatgjatë duket ende e largët.

Lufta në Ukrainë vazhdon

Në vitin e katërt të luftës, Rusia intensifikoi sulmet ajrore, ndërsa përfitimet territoriale mbetën minimale dhe me kosto të lartë njerëzore.

Ukraina mori mbështetje të konsiderueshme nga Evropa, por presioni për një armëpushim të favorshëm për Moskën u rrit.

Izraeli dhe SHBA-të sulmojnë objektet bërthamore të Iranit

Në qershor shpërtheu konflikti 12-ditor mes Izraelit dhe Iranit, kulmuar me sulme ajrore amerikane mbi objektet bërthamore iraniane.

Edhe pse u arrit armëpushim, tensionet strategjike mbetën të pazgjidhura.

Kina përdor mineralet e rralla si armë gjeopolitike

Pekini shfrytëzoi dominimin e tij në mineralet e rralla për të ushtruar presion ekonomik ndaj SHBA-ve, duke sinjalizuar një ndryshim të rëndësishëm në balancën e fuqisë globale.

Donald Trump trondit politikën e jashtme amerikane

Presidenti Trump ndryshoi rrënjësisht kursin e politikës së jashtme të SHBA-ve: tërheqje nga marrëveshje ndërkombëtare, tarifa të gjera tregtare dhe riorientim strategjik.

Kritikët thonë se këto veprime shënuan fundin e epokës së “Pax Americana”./e.t

17:37 Qytetarët bëjnë blerjet e fundit, ankesa për rritjen e çmimeve

Last Updated on 31/12/2025 by EL

Po bëjnë blerjet e fundit për darkën festive të ndërrimit të viteve. Pensionistët shprehen se do të kenë një tryezë më të mbushur për Vitin e Ri, por të sforcuar nga çmimet e larta.

Një pjesë e qytetarëve ankohen se në këto ditë festive tregtarët po abuzojnë. Nga ana tjetër, tregtarët thonë se ka fluks të shtuar blerjesh dhe se ditët e fundit të vitit janë ndër më të ngarkuarat për ta.

Viti i Ri i gjen qytetarët mes dëshirës për festë dhe përballjes me realitetin ekonomik, ndërsa tryeza festive mbetet simbol i bashkimit familjar./e.t

Arrestohet i dyshuari i kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar

Policia e Kosovës ka arrestuar një shtetas kosovar të kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar nga autoritetet gjermane.

Arrestimi është realizuar nga njësiti FAST i Drejtorisë për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, rreth orës 14:00 të ditës së sotme.

Sipas njoftimit të Policisë, i arrestuari dyshohet për përfshirje në disa vepra penale të sanksionuara nga ligjet gjermane. Pas arrestimit, me aktvendim nga prokurori kujdestar, ai është dërguar në ndalim policor për 48 orë, për t’u ndjekur më pas me procedurat ligjore përkatëse.

Ky arrestim është pjesë e vazhdimit të bashkëpunimit ndërkombëtar të Policisë së Kosovës në luftën kundër krimit të organizuar dhe veprave penale ndërkombëtare.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/



The post Arrestohet i dyshuari i kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar appeared first on Sinjali.

Ambasada e SHBA-së uron qytetarët e Kosovës për Vitin e Ri

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë ka uruar qytetarët për Vitin e Ri, duke përkujtuar bashkëpunimet e zhvilluara gjatë vitit 2025 mes dy vendeve.

Lindsay Jagla nga ambasada tha se gjatë vitit ata panë bashkëpunim dhe përkushtim për një të ardhme më të begatë. “Në mbarë vendin pamë bashkëpunim, përkushtim dhe dëshirë të përbashkët për një të ardhme më të sigurt”, u shpreh ajo.

Micah Savige, zyrtar për çështje ekonomike, theksoi bashkëpunimin me bizneset kosovare, duke përmendur pjesëmarrjen në Samitin SelectUSA dhe suksesin e markave amerikane si RcCola, Popeyes dhe Apple Pay. Ai shtoi se partneritetet ekonomike kontribuojnë në forcimin e sektorit privat dhe rritjen e mundësive në vend.

Kevin Miles, drejtor i INL, foli për bashkëpunimin në siguri, duke përfshirë operacione ekstradimi, siguri kibernetike dhe luftimin e krimit të organizuar. David Venez nga grupi ushtarak i SHBA-së theksoi pjesëmarrjen e Kosovës në ushtrimin Defender 25 dhe trajnimet e përbashkëta me Gardën Kombëtare të Iowas.

Në fund, Anu Prattipati, e ngarkuara me punë e SHBA-së, uroi qytetarët për një vit të qetë dhe të begatë: “Gëzuar Festat dhe Gëzuar Vitin e Ri!”.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/


The post Ambasada e SHBA-së uron qytetarët e Kosovës për Vitin e Ri appeared first on Sinjali.

Ku na la viti 2025, sipas statistikave?

Edhe pse gjatë vitit 2025 politikanët promovuan statistika që e nxirrnin Kosovën si vend që kryesonte matjet globale për përmirësim të mirëqenies dhe si një nga vendet më të sigurta në Evropë, të dhëna të tjera nxjerrin në pah një realitet krejt tjetër.

Për shembull, sipas statistikave të mbledhura nga platforma Coverge2EU, e cila ndjek gjendjen në vendet e Ballkanit Perëndimor që synojnë integrimin në Bashkimin Evropian, Kosova vazhdon të mbetet prapa shumicës së vendeve të rajonit në shumë fusha.

Përveç ekonomisë, Kosova renditet e fundit ndër të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, në krahasim me mesataren e Bashkimit Evropian, edhe në fushat e arsimit dhe të shëndetësisë. Dhe jo vetëm kaq.

Por, është një kategori ku Kosova lë prapa jo vetëm shtetet e rajonit, por edhe mesataren e Bashkimit Evropian: qasja në internet.

Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, 99 për qind e ekonomive familjare në Kosovë kanë qasje në internet.

Përdoruesit më të shpeshtë të internetit janë të rinjtë e grup-moshës 16 deri në 24 vjeç, shkruan REL.

Të dhënat e publikuara nga zyra e organizatës Friedrich-Ebert-Stiftung në Prishtinë këtë vit, tregojnë se pikërisht fushat e shkencave kompjuterike dhe matematikore, shihen si me më së shumti perspektivë nga të rinjtë e Kosovës.

Megjithatë, kjo nuk e ndalon shumicën e të rinjve që ende të synojë një jetesë jashtë Kosovës.

E, çka tjetër mendojnë të rinjtë?

Në Kosovë, mbi gjysma (52.8%) e popullsisë 15 vjeç e sipër flasin vetëm gjuhën shqipe. Në anën tjetër, më pak se 4% flasin tri gjuhë të huaja ose më shumë.

Agjencia e Statistikave të Kosovës ka vazhduar edhe gjatë vitit 2025 të publikojë të dhëna nga regjistrimi i popullsisë, i realizuar rreth një vit më parë.

Ky regjistrim – ku nuk morën pjesë shumë serbë të Kosovës – ka zbuluar shumëçka tjetër përtej të dhënave të thjeshta demografike.

Për shembull, ai ka treguar se rreth 75% e banorëve të Kosovës janë të lidhur me sistemin publik të furnizimit me ujë.

Por, çdo i katërti banor ende detyrohet të gjejë vetë zgjidhje për t’u furnizuar me ujë.

Pak mbi 85 për qind e banorëve të Kosovës janë të lidhur me sistemin publik të kanalizimit për shkarkimin e ujërave të zeza.

Por, një numër i konsiderueshëm ende detyrohen të gjejnë forma të tjera, si lidhja në sisteme private apo hapja e gropave septike.

Vetëm rreth 39% e banorëve të Kosovës ngrohen përmes sistemit të ngrohjes publike, i cili funksionon vetëm në Prishtinë dhe në Gjakovë.

Pjesa më e madhe e qytetarëve përdor sisteme të instaluara individualisht, si ngrohje qendrore private, stufa dhe oxhakë.

Lëndët kryesore për ngrohje mbeten druri, peleti dhe pajisjet që funksionojnë me energji elektrike, ndërsa energjia diellore përdoret nga vetëm 326 shtëpi në të gjithë vendin.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ku na la viti 2025, sipas statistikave? appeared first on Sinjali.

Xhaka udhëheq Sunderlandin në sfidën ndaj Manchester Cityt

Sunderland, i udhëhequr nga kapiteni Granit Xhaka, do të përballet me një test të vështirë në ditën e parë të Vitit të Ri.

Të enjten, më 1 janar, Sunderland pret Manchester Cityn në “Stadium of Light” në kuadër të xhiros së 19-të të Premier Leagues, me fillim nga ora 21:00.

Skuadra e Xhakës nuk ka regjistruar humbje në shtëpi këtë edicion dhe aktualisht zë vendin e shtatë me 28 pikë, ndërsa City renditet i dyti me 40 pikë, pesë pikë prapa liderit Arsenal.

Wilson Isidor është golashënuesi më i mirë i Sunderlandit me katër gola, ndërsa Granit Xhaka udhëheq ekipin në asistime, duke regjistruar pesë pasime kyçe këtë sezon.

Përveç ndeshjes Sunderland – Manchester City, programi i xhiros së 19-të të Premier League të enjten përfshin edhe duelët: Liverpool – Leeds United, Crystal Palace – Fulham dhe Brentford – Tottenham.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Xhaka udhëheq Sunderlandin në sfidën ndaj Manchester Cityt appeared first on Sinjali.

Osmani uron pjesëtarët e FSK-së për suksese në vitin 2026

Në ditën e fundit të vitit, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka vizituar Shtabin e Përgjithshëm të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Ajo është pritur nga zëvendëskomandanti i FSK-së, gjeneralmajor Enver Cikaqi, si dhe stafi i Shtabit të Përgjithshëm.

Sipas njoftimit të FSK-së, presidentja është informuar për aktivitetet dhe angazhimet që kjo forcë po i realizon në të gjitha fushat e veprimit dhe kapacitetet e saj.

Me këtë rast, Osmani uroi të gjithë pjesëtarët e FSK-së për përkushtimin dhe shërbimin ndaj vendit, duke shprehur urimin që viti 2026 të jetë një vit i sukseseve dhe arritjeve të reja në të gjitha fushat e zhvillimit të FSK-së.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/


The post Osmani uron pjesëtarët e FSK-së për suksese në vitin 2026 appeared first on Sinjali.

Abdixhiku pas humbjes së zgjedhjeve: Besimi ynë në Kosovë dhe demokraci nuk shuhet kurrë

Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka reaguar pas rezultateve të zgjedhjeve të fundit, duke thënë se verdikti i qytetarëve respektohet, edhe pse humbja ishte e dhimbshme për të dhe mbështetësit e partisë.

Në një mesazh në fundvit, Abdixhiku falënderoi të gjithë ata që punuan dhe sakrifikuan kohë, energji dhe zemër për LDK-në. Ai tha se, pavarësisht zhgënjimit, besimi në Kosovë, demokraci dhe të ardhmen nuk duhet të shuhet kurrë.

“Kjo është edhe një kohë reflektimi personal. Kam bërë gjithçka me ndershmëri dhe përkushtim. Ndonjëherë, edhe kur japim maksimumin, nuk mjafton; këtë e pranoj me dinjitet”, shkruan Abdixhiku, duke paralajmëruar se me kohë do të shpalosë planet e tij politike.

Ai gjithashtu foli për jetën familjare, duke thënë se dëshiron të kalojë më shumë kohë me vajzat e tij. Abdixhiku uroi qytetarët për Vitin e Ri 2026, duke dëshiruar një vit më të butë, më njerëzor dhe më të drejtë për Kosovën, me shëndet, paqe dhe besim te e mira që gjithmonë vjen.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Abdixhiku pas humbjes së zgjedhjeve: Besimi ynë në Kosovë dhe demokraci nuk shuhet kurrë appeared first on Sinjali.

Begaj uron shqiptarët për ndërrimin e moteve: Të kthejmë standardin evropian në realitet

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka uruar sot shqiptarët me rastin e ndërrimit të viteve, duke shprehur shpresën që viti 2026 të jetë një vit i përpjekjeve të përbashkëta për ta kthyer standardin evropian në një realitet të prekshëm në jetën e çdo familjeje shqiptare.

Në mesazhin e tij, Begaj theksoi se nata e ndërrimit të viteve është koha për reflektim, për të parë çfarë lamë pas dhe për të vendosur shpresat dhe qëllimet për vitin e ri.

“Ky është mbi të gjitha një moment i familjes. Vlerat që rriten brenda saj janë ato që i japin forcë dhe qëndrueshmëri shoqërisë tonë. Kujdesi për brezin e ri nuk është thjesht një ndjenjë, por një zgjedhje e mençur për të ardhmen. Investimi te fëmijët dhe të rinjtë tanë është gurthemeli i Shqipërisë evropiane që aspirojmë”, tha Begaj.

Presidenti theksoi se dija, përkushtimi dhe puna e ndershme e shqiptarëve janë forca më e madhe e vendit. Ai nënvizoi se pas çdo suksesi fshihet puna dhe sakrificat familjare, dhe se e ardhmja ndërtohet me angazhim të përditshëm, jo me fjalë të mëdha.

Viti 2025, sipas Begajt, ishte një vit sfidash dhe përpjekjesh, ku Shqipëria dëshmoi vullnetin për të ecur përpara, duke shënuar progres në forcimin e shtetit të së drejtës, luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, si dhe pavarësinë e sistemit të drejtësisë.

“Viti 2026 duhet të jetë një vit i përpjekjes së përbashkët për ta kthyer standardin evropian në një realitet të prekshëm në jetën e çdo familjeje shqiptare. Interesi kombëtar dhe dialogu duhet të udhëheqin veprimet tona për të ndërtuar një shoqëri më të drejtë dhe më të begatë,” tha ai.

Begaj uroi shqiptarët kudo që ndodhen, përfshirë Kosovën, Maqedoninë e Veriut, Malin e Zi, Luginën e Preshevës, arbëreshët dhe diasporën, duke theksuar se ata janë pjesë e pandarë e kombit dhe energji vitale për të ardhmen e përbashkët.

Një urim i veçantë u drejtua edhe për mjekët, infermierët, pjesëtarët e Forcave të Armatosura, punonjësit e rendit, zjarrfikësit dhe gazetarët që janë larg familjeve të tyre, si dhe për ata që e kalojnë natën në spitale apo në kushte të vështira.

Më tej, Begaj uroi që viti 2026 të sjellë më shumë besim, mirëkuptim dhe bashkëpunim mes shqiptarëve, duke përmbyllur mesazhin me fjalët:

“Shqipëria është shtëpia jonë e përbashkët, përgjegjësia jonë e përditshme dhe e nesërmja që ndërtojmë bashkërisht! Me besim te vlerat e punës, solidaritetit dhe përgjegjësisë qytetare, ju uroj nga zemra: Gëzuar Vitin e Ri 2026! Zoti e bekoftë Shqipërinë dhe të gjithë shqiptarët!”

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Begaj uron shqiptarët për ndërrimin e moteve: Të kthejmë standardin evropian në realitet appeared first on Sinjali.

Euro mbyll vitin 2025 me rritje në ditën e fundit, por bilanci vjetor mbetet negativ

Euro e mbyll vitin 2025 me një rritje të lehtë ndaj lekut, duke u këmbyer në ditën e fundit të dhjetorit në nivelin e 96.77 lekëve, sipas kursit zyrtar të publikuar nga Banka e Shqipërisë. Krahasuar me ditët e fundit të vitit, monedha europiane shënon një forcim modest, por ky zhvillim nuk mjafton për të […]

The post Euro mbyll vitin 2025 me rritje në ditën e fundit, por bilanci vjetor mbetet negativ appeared first on BoldNews.al.

Darka e Vitit të Ri/ Zbuloni ushqimet fatsjellëse që nuk duhet të mungojnë në tryezën tuaj

Nëse ëndërron të fitosh llotarinë, të të rritet rroga apo të gjesh dashurinë e jetës bën mirë të mos i anashkaloni fasulet, rrushin apo mishin e gicit në natën e ndërrimit të viteve. Viti i Ri është koha kur ne i vemë kapakun disa gjërave dhe hapim dyert për të renë. Në shumë vende të […]

The post Darka e Vitit të Ri/ Zbuloni ushqimet fatsjellëse që nuk duhet të mungojnë në tryezën tuaj appeared first on BoldNews.al.

Lajme të mira për klimën për ta mbyllur vitin

Viti 2025 solli pengesa të mëdha në veprimin klimatik: emetimet që ngrohin planetin vazhduan të rriten dhe angazhimet e vendeve janë ende larg nivelit të nevojshëm për të shmangur ndryshimet katastrofike të klimës. Megjithatë, përkundër këtij realiteti, pati edhe zhvillime pozitive që tregojnë se tranzicioni energjetik po ecën më shpejt nga sa pritej një dekadë […]

The post Lajme të mira për klimën për ta mbyllur vitin appeared first on BoldNews.al.

❌