❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Gripi sezonal mund të shkaktojë komplikime te fëmijët dhe të moshuarit, IKSHPK jep disa këshilla se si të mbrohemi



Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka bërë të ditur se gripi sezonal është sëmundje akute infektive e cila te një numër i konsideruar i rasteve shkakton komplikime serioze shëndetësore, veçanërisht te fëmijët, te të moshuarit dhe ata me sëmundje kronike.

IKSHPK rikujton se vaksina kundër gripit është mënyra më e mirë për të reduktuar rrezikun e infektimit dhe përhapjen e virusit.

Instituti tutje ka dhënë disa këshilla se si të mbrohemi nga gripi sezonal.

Lani duart shpesh me ujë dhe sapun

Mbuloni gojën dhe hundën kur kolliteni ose teshtini

Shmangni kontaktin e ngushtë me persona të sëmurë

Qëndroni në shtëpi nëse jeni të sëmurë

Ushqehuni shëndetshëm dhe pini shumë lëngje

Vaksinohuni çdo vit kundër gripit sezonal. /Telegrafi/


Përfundon numërimi në 6 QKN, vazhdon në 32 komuna të tjera



Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se deri të hënën në mesnatë, është përmbyllur numërimi i votave të kandidatëve për deputetë dhe verifikimi i rezultateve të subjekteve politike nga formularët e plotësuar në vendvotime pas numërimit të fletëvotimeve në 6 Qendra Komunale të Numërimit.

Numri i përgjithshëm i vendvotimeve të procesuara është 70 dhe u takojnë këtyre komunave: Mamushë (6), Shtërpcë (17), Junik (6), Hani i Elezit (11), Kllokot (8) dhe Mitrovicë e Veriut (22).

Procesi i numërimit dhe verifikimit është duke vazhduar në 32 QKN-të tjera.

Pas përfundimit të numërimit të çdo vendvotimi, të dhënat janë duke u transmetuar në platformën e KQZ-së për rezultate: https://resultsparliamentary2025.kqz-ks.org/

Arrestohet një person i dyshuar për vjedhje të rëndë në Prishtinë



Sektori i Hetimeve tĂ« Kryeqytetit, gjatĂ« ditĂ«s sĂ« sotme, ka realizuar njĂ« operacion policor, i cili ka rezultuar me arrestimin e njĂ« personi tĂ« dyshuar pĂ«r veprĂ«n penale “Vjedhje e rĂ«ndĂ«â€.

Në njoftimin e Policisë thuhet se operacioni policor ndërlidhet me një rast të vjedhjes së rëndë që kishte ndodhur më 28.12.2025 në Prishtinë.

Personi i dyshuar, G.P., mashkull, 42 vjeç, në koordinim me Prokurorin e Shtetit, është intervistuar dhe është dërguar në mbajtje për 48 orë. /Telegrafi/

Hodhi mbeturina në rrugë nga vetura, gjobitet një person në Prishtinë



Njësiti i Trafikut të Kryeqytetit ka shqiptuar gjobë ndaj një personi, pasi i njëjti është hasur duke hedhur mbeturina nga vetura në rrugë.

Pas identifikimit të personit, ndaj tij janë ndërmarrë masat përkatëse në përputhje me legjislacionin në fuqi.

Policia e Kosovës apelon te të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të respektojnë rregullat dhe të kontribuojnë në ruajtjen e pastërtisë dhe mjedisit, duke shmangur veprime të tilla. /Telegrafi/

Komuna e PrishtinĂ«s vendos t’i japĂ« nĂ« shfrytĂ«zim 5288 prona pĂ«r vitin 2026



Me 31 vota për, 14 kundër dhe asnjë abstenim ka kaluar në kuvendin komunal të Prishtinës në një seancë të jashtëzakonshme, lista e veçantë për pronat e paluajtshme të dhëna në shfrytëzim për 2026, ani pse kishte diskutime të shumta rreth saj si mangësi si dokumentacion.

Drejtori i Pronës në komunën e Prishtinës, Brahim Mehmetaj tha se ky dokument është i rëndësishëm për zhvillim ekonomik, social dhe urban të komunës së Prishtinës, i cili sipas tij është hartuar në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe parimin e transparencës së interesit publik dhe menaxhimit të pronës së kryeqytetit.

“NjĂ« dokument i rĂ«ndĂ«sisĂ« sĂ« veçantĂ« pĂ«r zhvillim ekonomik, social dhe urban tĂ« komunĂ«s sonĂ«. Kjo listĂ« Ă«shtĂ« hartuar nĂ« pĂ«rputhje me legjislacionin nĂ« fuqi si dhe me parimin e transparencĂ«s, interesit publik dhe menaxhimit tĂ« pronĂ«s sĂ« kryeqytetit. QĂ«llimi kryesor Ă«shtĂ« qĂ« pronat komunale tĂ« mos mbesin tĂ« pashfrytĂ«zuara, por tĂ« vie nĂ« funksion tĂ« zhvillimit, krijimit tĂ« vendeve tĂ« reja tĂ« punĂ«s dhe rritjes sĂ« tĂ« hyrave pĂ«r kryeqytetin. Pronat e pĂ«rfshira nĂ« kĂ«tĂ« listĂ« janĂ« analizuar me kujdes nĂ« aspektin juridik, urbanistik dhe ekonomik. ShfrytĂ«zimi i tyre do tĂ« bĂ«het pĂ«rmes procedurave tĂ« hapura, konkurruese dhe transparente duke garantuar ruajtjen e pronĂ«sisĂ« dhe interesit publik”, tha Mehmetaj, raporton Kp.

Asamblistja nga Lëvizja Vetëvendosje, Nora Kelmendi kishte kritika për listën e veçantë e cila sipas saj është e mangët dhe gjithashtu ka nene të gabuara.

Në dokumentacionin e dërguar Kelmendi tha se mungon lista e përgjithshme e pronave të paluajtshme të komunës, e cila sipas ligjit duhet të dërgohet nga kryetari për miratim paraprak nga Kuvendi komunal.

“Kemi njĂ« listĂ« siç po shihet problemi nuk Ă«shtĂ« ideja e shfrytĂ«zimit, por tek mĂ«nyra, procedura dhe mungesa e dokumentacionit tĂ« domosdoshĂ«m ligjor. NĂ« dokumentacionin e dĂ«rguar nga ekzekutivi pĂ«rmes postĂ«s elektronike mungon lista e pĂ«rgjithshme e pronave tĂ« paluajtshme tĂ« komunĂ«s, e cila sipas ligjit duhet tĂ« dĂ«rgohet nga kryetari pĂ«r miratim paraprak nga kuvendi komunal. Para vetĂ«s kemi vetĂ«m njĂ« listĂ« tĂ« veçantĂ«, e cila nĂ« vetvete Ă«shtĂ« e mangĂ«t. Keni pĂ«rshkruar edhe nene tĂ« gabuara qĂ« nuk po çuditem fare sepse edhe pas katĂ«r viteve ju ende bĂ«ni gabime tĂ« tilla amatereske”, tha Kelmendi.

Shefja e grupit të asamblistëve të PSD-së, Besa Shahini kishte pesë kërkesa për kryetarin e komunës, Përparim Rama si parakusht për të votuar listën e dërguar.

“PesĂ« kĂ«rkesa konkrete tĂ« cilat janĂ« parakusht pĂ«r tĂ« votuar kĂ«tĂ« listĂ« qĂ« e keni dĂ«rguar. E para Ă«shtĂ« dhĂ«nia nĂ« qira ose shfrytĂ«zimin e pronave publike, njĂ« arsyetim pĂ«r ekonominĂ« dhe qĂ«llimin pse po i jepni kĂ«to prona. Kryetari Ă«shtĂ« i obliguar tĂ« raportoj çdo gjashtĂ« muaj pĂ«r pronat qĂ« janĂ« dhĂ«nĂ« nĂ« shfrytĂ«zim. E treta komuna e PrishtinĂ«s nuk e ka rregulloren qĂ« i kĂ«rkohet pĂ«r dhĂ«nien nĂ« shfrytĂ«zim nĂ« periudhĂ« mĂ« pak se njĂ« vit. E katĂ«rta plani i veprimit pĂ«r tĂ« adresuar komentet e auditorit dhe e pesta Prishtina e ka njĂ« problem shumĂ« serioz me mbrojtjen e pronĂ«s publike çdo ditĂ« zaptohen dhe Ă«shtĂ« e pamundur pĂ«r ta mbrojtur nĂ«se refuzoni pĂ«r ta ndĂ«rtuar regjistrin e pĂ«rgjithshĂ«m pĂ«r tĂ« ditur se ku janĂ« pronat publike tĂ« komunĂ«s”, shtoi Shahini.

Edhe Gëzim Sveçla nga LVV-ja tha se në një listë me 5 mijë e 288 prona pa kompletim të dokumentacionit, nuk dihet se kush është pronari, kush i shfrytëzon e as destinimi i tyre.

“Na sjell njĂ« listĂ« me 5 mijĂ« e 288 prona, nĂ« njĂ« seancĂ« tĂ« jashtĂ«zakonshme dhe me kĂ«rkua me votu tĂ« njĂ«jtin pa kompletim tĂ« dokumentacionit paraprak nuk Ă«shtĂ« nĂ« rregull. AsamblistĂ«t nuk janĂ« makineri votash, nuk mundem me votu prona qĂ« nuk dihet kush Ă«shtĂ« pronari, kush i shfrytĂ«zon as cili Ă«shtĂ« destinimi i tyre. Kjo mund tĂ« shĂ«rbej pastaj pĂ«r shumĂ« veprime tjera tĂ« jashtĂ«ligjshme, mund tĂ« ketĂ« qytetarĂ« qe kĂ«to prona tashmĂ« i kanĂ« nĂ« shfrytĂ«zim dhe miratimi i njĂ« liste tĂ« tillĂ« Ă«shtĂ« njĂ« lloj shantazhi ndaj tyre”, tha Sveçla.

Jeta Rafuna nga LDK-ja ka kërkuar që ta votojnë këtë listë sepse sipas saj krijon mundësi për ekonomi, mbështetje e iniciativa lokale si dhe për rritjen e të hyrave vetanake të komunës.

“Lista qĂ« po shqyrtojmĂ« sot janĂ« rezultat i procesit funksional, me qĂ«llim qĂ« kĂ«to prona tĂ« bien nĂ« funksion tĂ« interesit publik qĂ« tĂ« mos mbesin tĂ« pashfrytĂ«zuara. Krijon mundĂ«si pĂ«r qĂ«llim ekonomik, pĂ«r mbĂ«shtetjen e iniciativa lokale si dhe pĂ«r rritjen e tĂ« hyrave vetanake tĂ« komunĂ«s, tĂ« cilat mĂ« pas kthehen nĂ« shĂ«rbime pĂ«r qytetarĂ«t tanĂ«. Miratimi i kĂ«tij vendimi sot i hap rrugĂ« planifikimit me kohĂ« pĂ«r 2026 dhe siguron njĂ« proces tĂ« rregullt tĂ« barabartĂ« dhe transparent”, shtoi Rafuna.

Dita e Veteranit, Kurti: Ju lumtĂ« pushka luftĂ«tarĂ«, ju zgjatĂ« jeta veteranĂ« tĂ« UÇK-sĂ«



Kryeministri në detyrë, Albin Kurti në Ditën e Veteranit ka thënë se veteranët me veprën dhe luftën e tyre kanë bërë historinë e çlirimit të Kosovës.

Kurti në një postim në Facebook ka uruar luftëtarët e lirisë për Ditën e Veteranit, ndërkaq ka kujtuar rezistencën e familjes Jashari.

Lexoni të plotë postimin e tij:

Urime Dita e Veteranëve të gjithë luftëtarëve të lirisë, atyre që me armë në duar dhe me guxim në shpirt, vullnetin për çlirimin e Kosovës e jetësuan në realitet historik.

Dita e VeteranĂ«ve tĂ« UshtrisĂ« Çlirimtare tĂ« KosovĂ«s, zuri vend nĂ« ditĂ«n e parafundit tĂ« vitit kalendarik, sepse nĂ« njĂ« ditĂ« si kjo, mĂ« 30 dhjetor 1991, forcat policore serbe e kryen aksionin e parĂ« ndaj familjes Jashari nĂ« Prekaz. Kishin kaluar vetĂ«m tre javĂ« prej kur Adem Jashari dhe gjysma e grupit tĂ« dytĂ« tĂ« vullnetarĂ«ve qĂ« ishin stĂ«rvitur nĂ« ShqipĂ«ri, ishin kthyer nĂ«pĂ«r shtĂ«pitĂ« e tyre. TĂ« dekonspiruar ndĂ«rkohĂ«, policia shkoi ta arrestonte komandantin e togut tĂ« dytĂ« tĂ« atij grupi vullnetarĂ«sh, Adem Jasharin, atĂ« kohĂ« 36 vjeçar.

Por policia nuk e kishte parashikuar që do të haste në rezistencë të armatosur nga tre bijtë e Shaban Jasharit, Rifati, Hamza dhe Ademi, të cilëve iu bashkuan në luftime kushërinjë e bashkëfshatarë, si dhe miq, shokë e luftëtarë të tjerë të organizuar bashkë me ta. Gjatë ditës së hënë të 30 dhjetorit 1991, Prekazi u shndërrua në arenë të përballjeve të shumëfishta dhe presioneve mes policisë serbe dhe mbi 200 personave nga Prekazi e fshatrat përreth që u mobilizuan ta ndihmonin familjen Jashari. Dy persona u plagosën, 14 familje u bastisën, 50 persona u ndaluan gjithë ditën kurse 27 prej tyre u arrestuan, mes të cilëve edhe Shaban Jashari.

Rifati, Hamza dhe Ademi arritën të dilnin nga rrethimi policor, duke e nxjerrë jashtë tij edhe projektin e kahmotshëm kombëtar për çlirimin e Kosovës. Shpirti lëvizës i familjes Jashari, baci Rifat, arriti të kthehej në Gjermani, kurse Hamza dhe Ademi kaluan në ilegalitet duke jetuar mes aksionesh e organizimesh luftarake gjatë gjashtë viteve të ardhshme. Familja Jashari do të vihej sërish para një sprove të këtillë mëngjesin e 22 janarit 1998, kur u sulmua sërish nga policia serbe dhe kur rezistoi sërish me luftë të armatosur. Kjo ngjau vetëm gjashtë javë para aktit final të 5, 6 dhe 7 marsit të vitit 1998, kur pas një rezistence të paepur bashkë me dhjetëra të tjerë, Ademi dhe Hamza ranë dëshmorë për lirinë e Kosovës.

VeteranĂ«t e luftĂ«s çlirimtare, janĂ« shokĂ«t bashkudhĂ«tarĂ« dhe luftĂ«tarĂ«t dĂ«shmitarĂ« tĂ« dĂ«shmorĂ«ve tĂ« rĂ«nĂ« pĂ«r lirinĂ« e KosovĂ«s. Ju lumtĂ« pushka luftĂ«tarĂ«, ju zgjatĂ« jeta veteranĂ« tĂ« UshtrisĂ« Çlirimtare tĂ« KosovĂ«s! Me veprĂ«n dhe luftĂ«n tuaj, ju e keni bĂ«rĂ« historinĂ« e çlirimit tĂ« KosovĂ«s, rrugĂ« kjo nĂ« tĂ« cilĂ«n udhĂ«tojnĂ« tĂ« gjithĂ« ata qĂ« angazhohen pĂ«r shtetndĂ«rtimin e RepublikĂ«s sĂ« KosovĂ«s dhe faktorizimin e kombit tonĂ«. /Telegrafi/


Pezullimi i Ballukut, Rama: Kërkesë skandaloze e pandodhur në historinë e botës



Kryeministri Edi Rama në konferencën e fundvitit ka folur edhe lidhur me kërkesën e pezullimit të ministres, Belinda Balluku. Rama shprehet se kërkesa është skandaloze dhe se nuk ka ndodhur kurrë një rast i tillë në botë ku kërkohet pezullimi i një ministreje.

Ai shtoi se morën një vendim institucional duke e dërguar çështjen në Gjykatën Kushtetuese, raporton euronews.al.

“16 mijĂ« faqe janĂ« njĂ« vandak me dokumente zyrtare. S’ka nevoje tĂ« shohĂ«sh. USB-ja e sjellĂ« nga Prokuroria nuk e ka tĂ«rhequr asnjĂ« deputeti i PS, as ministrja, as avokati. Mos tĂ« krijojmĂ« asnjĂ« shteg se kĂ«to i kanĂ« nxjerrĂ« ato.

Nuk kemi të bëjmë me ndryshim qëndrimi, kemi të bëjmë me një qëndrim të duhur sepse rasti vjen ne Parlament. Përpara se të vinte në Parlament erdhi u fut në territorin e pushtetit ekzekutiv brutalisht me një kërkesë skandaloze për pezullim e pandodhur në historinë e botës. E kemi kërkuar gjithandej nëse ka një të dytë, nuk ka.

Nuk ka ndodhur në asnjë vend të votës që të mblidhen bashkë një prokurori dhe një gjykatës që të pezullohet një ministër se duam ne. Ne mbajtëm një vendim institucional, shkuam në Gjykatën Kushtetuese dhe në Parlament do të bënim një qëndrim.

Shqipëria ka shumë gjera të tjera që ndodhin dhe bëhen, ndërkohë po ju them disa gjera që nuk i gjen në asnjë nga tenxhere mediatike dhe politike që njerëzit nuk i dëgjojnë. Po u them se Shqipëria është vendi me skandaloz i gjithë komunitetit të Këshillit te Evropës.

E thonĂ« shifrat tĂ« cilat kanĂ« alarmuar Komisionin pĂ«r parandalimin e torturĂ«s nĂ« KĂ«shillin e EvropĂ«s, dhe flasim pĂ«r drejtĂ«sinĂ« tonĂ«. Jemi nĂ« fund tĂ« listĂ«s me njĂ« diferencĂ« nga tĂ« tjerĂ«t pĂ«r paraburgimin, burgosjen e njerĂ«zve pa gjyq”, tha ai.

Aktakuzë për krime lufte ndaj S.A, dyshohet për vrasjen e 13 civilëve në komunën e Gjilanit



Prokuroria Speciale e RepublikĂ«s sĂ« KosovĂ«s ka ngritur aktakuzĂ« ndaj S.A. pĂ«r veprĂ«n penale “Krim i luftĂ«s kundĂ«r popullsisĂ« civile”.

I pandehuri S.A., akuzohet se gjatë periudhës 1998-1999, në fshatin Llashticë, komuna e Gjilanit, në bashkëkryerje me pjesëtarë tjerë të forcave policore, paramilitare dhe ushtarake serbe, ka kryer krime lufte ndaj popullsisë civile të nacionalitetit shqiptar.

Sipas aktakuzës, më 30.04.1999, rreth orës 13:00, S.A, ka marrë pjesë në vrasjen e 13 civilëve dhe në plagosjen e katër personave të tjerë.

“Ekziston dyshimi i bazuar mirĂ« se i pandehuri e ka ekzekutuar viktimĂ«n H.H duke e qĂ«lluar me armĂ« zjarri nĂ« kokĂ«, e mĂ« pas e ka urdhĂ«ruar njĂ« person tjetĂ«r qĂ« tĂ« shtinte me armĂ« zjarri nĂ« drejtim tĂ« civilĂ«ve tĂ« tjerĂ«, duke i ekzekutuar ata njĂ« nga njĂ«â€, thuhet nĂ« njoftim.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, në bazë të neneve 234 dhe 303 të Kodit të Procedurës Penale, i ka propozuar Gjykatës Themelore në Prishtinë mbajtjen e gjykimit në mungesë, meqenëse i pandehuri S.A është i paarritshëm për organet e drejtësisë. /Telegrafi/

“Kemi raketa Javelin dhe tre anije patrulluese”, Rama: Kemi ushtrinĂ« mĂ« tĂ« mirĂ«paguar nĂ« rajon, pĂ«rfshirĂ« edhe SerbinĂ«



Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama gjatë konferencës vjetore me gazetarë foli edhe për ushtrinë dhe sistemin mbrojtës.

Ai u shpreh se Shqipëria ka raketa Javelin dhe tre anije patrulluese, raporton Top Channel.

Ndër të tjera kreu i qeverisë deklaroi se Shqipëria ka sot ushtrinë më të mirë-paguar në rajon.

“Kemi ushtrinĂ« mĂ« tĂ« mirĂ« paguar nĂ« rajon, pĂ«rfshi edhe SerbinĂ«. Ambicia jonĂ« Ă«shtĂ« qĂ« ushtria jonĂ« tĂ« arrijĂ« nĂ« mesataren e vendeve tĂ« NATO-s sa i pĂ«rket anĂ«s financiare. Ky vit na gjen me njĂ« sistem raketor Javelin, na gjen me tre anije patrulluese qĂ« I kemi dhuratĂ« nga Italia, na gjen me radarĂ« falĂ« bashkĂ«punimit me FrancĂ«n. Ajo qĂ« mbetet ambicia kryesore Ă«shtĂ« ShqipĂ«ria njĂ« vend prodhues i industrisĂ« ushtarake.

Do prodhojmĂ« dronĂ«t luftarakĂ« dhe sistemet antidron. NĂ« 2026 do tĂ« shihni edhe produktet e para. Ne vazhdojmĂ« punĂ«n pĂ«r tĂ« bĂ«rĂ« kontrata tĂ« tjera pĂ«r industrinĂ« detare dhe ajrore”, u shpreh kryeministri Rama.

Dita e Veteranit, Bekim Jashari: Nga 30 dhjetori 1991, Adem Jashari me shokë vepruan pa u ndalur deri në rënien e tyre heroike



Bekim Hamëz Jashari sot në Ditën e Veteranit ka kujtuar se 34 vjet më parë, në ora 05:15, në një mëngjes të ftohtë dhe me borë, forcat serbe kishin filluar sulmet drejtë kullave, brenda të cilave gjendej Kryekomandanti Adem Jashari, Hamëza Jashari e Rifat Jashari dhe që të gjithë bashkë pas shumë orë luftimesh arritën të zmbrapsnin forcat serbe.

Jashari në një postim në Facebook shkruan se nga 30 dhjetori i vitit 1991 kryekomandanti Legjendar Adem Jashari dhe shokët e tij vepruan e punuan pa u ndalur në male e fusha deri në rënien e tyre heroike.

Lexoni të plotë postimin:

30 DHJETOR 1991

NĂ« kĂ«tĂ« ditĂ« tĂ« shĂ«nuar pĂ«r vendin kujtojmĂ« e nderojmĂ« luftĂ«n tonĂ« shekullore, sakrificĂ«n e popullit tonĂ« pĂ«r Liri, luftĂ«n e Kryekomandantit Legjendar Adem Jashari dhe tĂ« gjithĂ« ushtarĂ«ve tĂ« UÇK-sĂ«.

34 vite me parë, në ora 05:15, në një mëngjes të ftohtë dhe me borë, forcat serbe kishin filluar sulmet drejtë kullave, brenda të cilave gjendej Kryekomandanti Adem Jashari, babushi Hamëza, mixha Rifat dhe që të gjithë bashkë pas shumë orë luftimesh arritën të zmbrapsnin forcat serbe.

Nga kjo datë Kryekomandanti Legjendar Adem Jashari dhe shokët e tij vepruan e punuan pa u ndalur në male e fusha deri në rënien e tyre heroike.

Urime Dita e Veteranit!. /Telegrafi/



​Gucati: Dita e Veteranit Ă«shtĂ« e mangĂ«t pa ata qĂ« e kanĂ« udhĂ«hequr luftĂ«n



Organizata e VeteranĂ«ve tĂ« LuftĂ«s sĂ« UshtrisĂ« Çlirimtare tĂ« KosovĂ«s ka bĂ«rĂ« homazhe nĂ« kompleksin memorial “Adem Jashari” nĂ« Prekaz.

NĂ« DitĂ«n e Veteranit tĂ« UÇK-sĂ«, kryetari i kĂ«saj organizate, Hysni Gucati ka pĂ«rmendur ish-krerĂ«t e UshtrisĂ« Çlirimtare tĂ« KosovĂ«s tĂ« cilĂ«t ndodhĂ«n nĂ« paraburgim nĂ« HagĂ«, pa tĂ« cilĂ«t tha se “kjo festĂ« Ă«shtĂ« e mangĂ«t pa njerĂ«zit qĂ« luftuan pĂ«r vendin tonĂ«â€.

Gucati pas homazheve ka kritikuar edhe institucionet sa i përket legjislacionit.

“Mu nĂ« kĂ«tĂ« vend ku jemi sot para 34 viteve kanĂ« qenĂ« shkĂ«ndijat e para tĂ« lirisĂ«, tĂ« luftĂ«s sĂ« parĂ« frontale tĂ« bacĂ«s Shaban me dy djemtĂ«, me HamzĂ«n dhe Ademin dhe rrethi i tij i gjerĂ«, Jasharit, u pĂ«rballĂ«n me forcat çetnike paramilitare serbe qĂ« luftuan pĂ«r ditĂ«n e sodit.

Dhe, ne sot si veteranĂ« nuk e ndjejmĂ« vetĂ«n aq tĂ« lirĂ« pĂ«r arsye se ende kemi problem me institucionet tona ku Ligji pĂ«r Vlerat e LuftĂ«s nuk Ă«shtĂ« bĂ«rĂ« ende dhe ne kĂ«tĂ« festĂ« qĂ« e festojmĂ« sot e kemi tĂ« mangĂ«t pĂ«r arsye se ne i kemi njerĂ«zit, tĂ« cilĂ«t e kanĂ« udhĂ«hequr luftĂ«n qĂ« janĂ« nĂ« qendrĂ«n tĂ« paraburgimit nĂ« HagĂ«. Kjo festĂ« sot Ă«shtĂ« e mangĂ«t pa ata njerĂ«z tĂ« cilĂ«t luftuan pĂ«r vendin tonĂ«, kĂ«shtu qĂ« unĂ« nĂ« emrin tim dhe nĂ« emrin e tĂ« gjithĂ« kĂ«tyre shokĂ«ve kĂ«tu do t’ua uroj DitĂ«n e Veteranit, familjen e dĂ«shmorĂ«ve, invalidĂ«ve dhe veteranĂ«ve tĂ« UshtrisĂ« Çlirimtare tĂ« KosovĂ«s”, ka thĂ«nĂ« Gucati, raporton KP.

Dita e Veteranit shënohet më 30 dhjetor, për të përkujtuar sakrificën, angazhimin dhe kontributin e veteranëve për sjelljen e lirisë dhe pavarësisë për popullin e Kosovës.

MĂ« 30 dhjetor 1991 filloi pĂ«rballja e familjes Jashari me forcat ushtarake serbe nĂ« Prekaz, ku nga kjo filloi edhe rezistenca ushtarake e UÇK-sĂ«. ShĂ«nimi i kĂ«saj dite Ă«shtĂ« rregulluar sipas Ligjit pĂ«r veteranĂ«t e luftĂ«s sĂ« UÇK-sĂ«.

Ekzaminimi i telefonave në procedurë penale, IKD: Kompetenca për autorizimin e ekzaminimit i takon Prokurorit të Shtetit



Instituti i KosovĂ«s pĂ«r DrejtĂ«si (IKD) ka publikuar raportin “Ekzaminimi i telefonave nĂ« procedurĂ« penale”, i cili analizon bazĂ«n ligjore, kushtetuese nĂ« RepublikĂ«n e KosovĂ«s dhe standardet e GjykatĂ«s Evropiane pĂ«r tĂ« Drejtat e Njeriut (GjEDNj) lidhur me sekuestrimin dhe ekzaminimin e pajisjeve telefonike nĂ« procedurĂ«n penale nĂ« KosovĂ«.

Në njoftim thuhet se raporti i përgjigjet debatit publik dhe profesional të hapur së fundmi lidhur me pyetjen nëse për ekzaminimin e të dhënave në telefonat e sekuestruar kërkohet vendim i posaçëm gjyqësor, apo nëse mjafton autorizimi i Prokurorit të Shtetit pas sekuestrimit të ligjshëm të pajisjes me vendim të gjykatës.

“NĂ« kĂ«tĂ« analizĂ«, IKD shqyrton nĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« detajuar dispozitat e Kodit tĂ« ProcedurĂ«s Penale tĂ« RepublikĂ«s sĂ« KosovĂ«s (KPPRK), veçanĂ«risht dallimin ndĂ«rmjet pĂ«rgjimit si masĂ« e veçantĂ« hetimore dhe ekzaminimit tĂ« provave tĂ« marra nga pajisjet e sekuestruara, si dhe pĂ«rputhshmĂ«rinĂ« e kĂ«tyre dispozitave me nenin 36 tĂ« KushtetutĂ«s sĂ« RepublikĂ«s sĂ« KosovĂ«s dhe me jurisprudencĂ«n relevante tĂ« GjEDNj-sĂ«.

Gjetjet kryesore tĂ« raportit tregojnĂ« se, sipas KPPRK-sĂ«, kompetenca pĂ«r autorizimin e ekzaminimit tĂ« pajisjeve telefonike tĂ« sekuestruara i takon ekskluzivisht Prokurorit tĂ« Shtetit, ndĂ«rsa gjykata ka kompetencĂ« vetĂ«m pĂ«r sekuestrimin e pajisjeve dhe jo pĂ«r ekzaminimin e tyre, pasi pĂ«r kĂ«tĂ« tĂ« fundit nuk ekziston bazĂ« ligjore pĂ«r nxjerrjen e njĂ« vendimi gjyqĂ«sor”, thuhet nĂ« njoftimin e IKD-sĂ«.

Raporti po ashtu konstaton se tĂ« dhĂ«nat e nxjerra nga njĂ« pajisje telefonike e sekuestruar ligjĂ«risht nuk pĂ«rbĂ«jnĂ« “pĂ«rgjime”, pasi pĂ«rgjimi lidhet me mbikĂ«qyrjen e komunikimeve nĂ« kohĂ« reale dhe rregullohet si masĂ« e veçantĂ« hetimore, e cila kĂ«rkon çdoherĂ« vendim gjyqĂ«sor.

Në të kundërtën, IKD thekson se ekzaminimi i provave të sekuestruara rregullohet me dispozita të tjera ligjore dhe me standarde të ndryshme kushtetuese dhe ndërkombëtare.

IKD vlerëson se ndryshimi i praktikës gjyqësore mbi bazën e të njëjtit ligj krijon pasoja serioze në praktikë, duke rrezikuar dështimin e rasteve penale ku provat kyçe janë siguruar përmes ekzaminimit të pajisjeve kompjuterike dhe duke krijuar pasiguri juridike për të kaluarën, të tashmen dhe të ardhmen e ndjekjes penale.

“NĂ« raport theksohet se, nĂ« rast dileme pĂ«r kushtetutshmĂ«rinĂ« e dispozitave tĂ« KPPRK-sĂ«, gjykatat duhet t’i drejtohen GjykatĂ«s Kushtetuese, dhe jo tĂ« shmangin zbatimin e ligjit pĂ«rmes interpretimeve tĂ« drejtpĂ«rdrejta kushtetuese.

Raporti pĂ«rfundon me rekomandime tĂ« qarta pĂ«r gjyqĂ«sorin, duke kĂ«rkuar zbatim konsekuent tĂ« ligjit, dallim tĂ« qartĂ« ndĂ«rmjet pĂ«rgjimeve dhe ekzaminimit tĂ« provave digjitale, si dhe interpretim tĂ« dispozitave ligjore nĂ« harmoni me KushtetutĂ«n dhe jurisprudencĂ«n e GjEDNj-sĂ«â€, thuhet nĂ« njoftim. /Telegrafi/

Dita e Veteranit, Osmani: Përulemi me respekt para burrave dhe grave që u ngritën kur liria ishte vetëm një ëndërr



Presidentja e vendit, Vjosa Osmani nĂ« DitĂ«n e Veteranit theksoi se veteranĂ«t e UshtrisĂ« Çlirimtare tĂ« KosovĂ«s janĂ« dĂ«shmia se liria nuk dhurohet, por fitohet me guxim dhe sakrificĂ«.

E para e shtetit theksoi se nĂ« DitĂ«n e Veteranit tĂ« UÇK-sĂ«, pĂ«rulen me respekt tĂ« thellĂ« para burrave dhe grave qĂ« u ngritĂ«n kur liria ishte vetĂ«m njĂ« Ă«ndĂ«rr.

“Sot, nĂ« DitĂ«n e VeteranĂ«ve tĂ« UÇK-sĂ«, pĂ«rulemi me respekt tĂ« thellĂ« para burrave dhe grave qĂ« u ngritĂ«n kur liria ishte vetĂ«m njĂ« Ă«ndĂ«rr. Ata u bĂ«nĂ« mburojĂ« e popullit, zĂ« i atdheut dhe shpresĂ« nĂ« kohĂ«n mĂ« tĂ« errĂ«t.

VeteranĂ«t e UÇK-sĂ« janĂ« dĂ«shmia se liria nuk dhurohet, por fitohet me guxim dhe sakrificĂ«. RrugĂ«timi i tyre drejt lirisĂ« u kurorĂ«zua me dinjitet dhe fitore. Lavdi e pĂ«rjetshme dĂ«shmorĂ«ve tĂ« kombit. Nderim i pĂ«rhershĂ«m veteranĂ«ve tĂ« UÇK-sĂ«!”, shkruan ajo. /Telegrafi/

Aksident me fatalitet në Bresje të Fushë Kosovës, këmbësori goditet për vdekje



Një aksident me fatalitet ka ndodhur mëngjesin e së martës në Bresje të Fushë Kosovës, ku një këmbësor është goditur për vdekje.

Lajmin e konfirmoi për Telegrafin, zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orĂ«s 05:00, kemi pranuar informatĂ«n se nĂ« Bresje tĂ« FushĂ« KosovĂ«s, ka ndodhur njĂ« aksident trafiku me pasoja fatale. NĂ« kĂ«tĂ« aksident ka qenĂ« i pĂ«rfshirĂ« njĂ« automjet dhe njĂ« kĂ«mbĂ«sor. Si pasojĂ« e aksidentit kĂ«mbĂ«sori ka mbetur i vdekur”, tha ajo.

Vdekja e viktimës (mashkull) është konstatuar nga ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.

Me rastin po merret Njësiti i trafikut rajonal. /Telegrafi/

Riparohet defekti i tubacionit, Vlora nis furnizimin me ujë pas pesë ditësh ndërprerje



Pas pesë ditësh pa ujë të pijshëm, defekti në tubacionin kryesor të furnizimit me ujë në qytetin e Vlorës është riparuar pas mesnate.

Rregullimi i tubit përfundoi rreth orës 04:00 të mëngjesit, moment kur nisi edhe furnizimi i depove të qytetit, raporton euronews.al

Aktualisht, një pjesë e zonave të Vlorës po furnizohen me ujë, ndërsa pjesa tjetër e qytetit pritet të marrë furnizim në mënyrë graduale gjatë orëve në vijim. Autoritetet bëjnë me dije se furnizimi nuk po realizohet ende me kapacitet të plotë, pasi pajisja e re e montuar ndodhet në fazë testimi, për të garantuar funksionim të sigurt dhe të qëndrueshëm të sistemit.

Sipas burimeve zyrtare, pritet që gjatë pasdites furnizimi me ujë të normalizohet në të gjithë qytetin. Aktualisht po mbushen depot kryesore, proces që kërkon edhe disa orë kohë, ndërsa linja 24-orëshe që mbulon zonën e Lungomares ka nisur funksionimin.

Moti në Shqipëri, reshje shiu, bore e ngrica



Shqipëria të martën do të ndikohet nga masa ajrore të thata dhe relativisht të ftohta.

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se moti parashikohet i kthjellët dhe alternime vranësirash mesatare deri të dendura përqendruar në relievet malore kryesisht lindje të territorit, pas orëve të mesditës.

SHMU njofton tutje se do të ketë reshje të dobëta e lokale shiu në lindje dhe përgjatë vijës bregdetare pas orëve të mesditës.

Në relievet malore verilindje - lindje e juglindje reshje bore me intensitet kryesisht të ulët, në formën e flokëve të borës, ndërkaq prezencë e ngricave në akset rrugore kryesisht në zonat malore.

Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare 4 m/s, përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore era me shpejtësi deri në 10 m/s.

Deti - Valëzimi forcës 1 ballë. /Telegrafi/





Mëngjesi dhe nata me acar



Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se kjo javë në Kosovë do të karakterizohet me mot kryesisht të vranët, me intervale të herëpashershme me diell.

IHK njofton se vranësirat vende-vende do të shoqërohen me fjolla të dobëta bore.

Temperaturat do të shënojnë rënie të ndjeshme, duke sjellë net dhe mëngjese me acar, ndërsa era do të fryjë nga drejtime të ndryshme.

Për të martën, IHK ka bërë të ditur se temperaturat minimale do të jenë -8 deri -4 gradë Celsius, ndërkaq ato maksimale nga 1-3°C.

Era do të fryjë nga verilindja me shpejtësi 1-8m/s. /Telegrafi/

22:58 Agron Shehaj bën bilancin e punës së SPAK në 2025: Më e rëndësishmja, ajo që ndodhi me Berishën

Kryetari i partisĂ« MundĂ«sia, Agron Shehaj, i ftuar nĂ« emisionin “TĂ« Paekspozuarit” nĂ« MCN TV, e vlerĂ«soi punĂ«n e SPAK nĂ« vitin 2025, duke renditur tĂ« gjitha ngjarjet qĂ« kanĂ« ndodhur kĂ«tĂ« vit. Por ai veçoi edhe akuzĂ«n ndaj ish-kryeministrit Berisha, duke e vĂ«nĂ« nĂ« krye tĂ« ngjarjeve tĂ« rĂ«ndĂ«sishme.

“Sa u pĂ«rket ngjarjeve mĂ« tĂ« rĂ«ndĂ«sishme tĂ« vitit 2025 tĂ« SPAK, ajo qĂ« Ă«shtĂ« mĂ« e rĂ«ndĂ«sishme Ă«shtĂ« qĂ« njĂ« kryetar bashkie hiqet zvarrĂ« dhe ccohet nĂ« burg. Ka ndodhur edhe me Arben Ahmetajn qĂ« Ă«shtĂ« tani nĂ« ZvicĂ«r dhe me Belinda Ballukun. PĂ«r nga rĂ«ndĂ«sia ajo qĂ« ka ndodhur nĂ« 2025 e qĂ« ka nisur nga 2024 Ă«shtĂ« ajo qĂ« ndodhi me ish-kryeministrin Sali Berisha. Edi Rama Ă«shtĂ« kryeministri mĂ« i korruptuar, por antikorrupsioni duhet tĂ« veprojĂ« ndaj tĂ« gjithĂ«ve.

Ky Ă«shtĂ« moment historik direkt pas atyre ngjarjeve tĂ« vitit 1991. Rreziku mĂ« i madh Ă«shtĂ« se tĂ« pandehurit e sotĂ«m po pĂ«rdorin mediat dhe analistĂ«t kundĂ«r drejtĂ«sisĂ«. Ne kemi nisur njĂ« fushatĂ« me çadra pĂ«r drejtĂ«sinĂ« nĂ« tĂ« gjithĂ« ShqipĂ«rinĂ« pĂ«r tĂ« mbledhur firma nĂ« mbĂ«shtetje tĂ« drejtĂ«sisĂ« duam tĂ« mbledhim 100 mijĂ« firma nga qytetarĂ«t se janĂ« me drejtĂ«sinĂ«â€- tha Shehaj./mxh

22:46 Zgjedhjet në Kosovë/ Diplomati: Proces korrekt, por triumfalizëm i tepruar pas rezultatit

Diplomati i karrierës, Roland Bimo komentoi sot rezultatin e zgjedhjeve në Kosovë.

Bimo vlerësoi procesin zgjedhor si korrekt dhe në respekt të standardeve ndërkombëtare, por kritikoi triumfalizmin e tepruar pas rezultatit.

“ËshtĂ« njĂ« fitore pĂ«r popullin e KosovĂ«s pĂ«r mĂ«nyrĂ«n se si u zhvilluan zgjedhjet dhe pĂ«r plotĂ«simin e standardeve demokratike. Por tĂ« gĂ«zohemi vetĂ«m pse dimĂ« tĂ« votojmĂ« do tĂ« thotĂ« ta vendosim stekĂ«n shumĂ« ulĂ«t. Pas mĂ« shumĂ« se tri dekadash demokraci, Kosova nuk duhet tĂ« kĂ«naqet vetĂ«m me zhvillimin korrekt tĂ« zgjedhjeve, ndĂ«rsa pĂ«rdorimi i termave si “historike” e zhvlerĂ«son procesin. Kjo ndjenjĂ« triumfalizmi dhe pĂ«rdorimi i fjalĂ«s historike vend e pa vend. Ishte elektorati ai qĂ« zgjidhi ngĂ«rçin, pasi politika kosovare nuk ishte nĂ« gjendje tĂ« binte dakord pĂ«r asgjĂ«. Rezultati dhe standardi zgjedhor mund tĂ« maskojnĂ« problemin kryesor tĂ« politikĂ«s shqiptare: mungesĂ«n e kompromisit”,-tha Bimo./mxh

❌