❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Kallas: Moska synon të pengojë përparimin drejt paqes

Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, ka refuzuar me vendosmëri pretendimet e fundit të Rusisë, që akuzonte Ukrainën për një sulm të supozuar me dron ndaj rezidencës së Presidentit Vladimir Putin në rajonin e Novgorodit.

Ajo theksoi se Moska po përpiqet të pengojë përparimin drejt paqes nga Ukraina dhe partnerët e saj perëndimorë.

Në një deklaratë në platformën e mediave sociale X, Kallas argumentoi se pretendimet ruse janë të pabaza dhe kanë për qëllim shpërqendrimin nga sulmet e drejtuara ndaj infrastrukturës dhe civilëve ukrainas.

Ky qëndrim përforcon qëndrimin e vazhdueshëm të Bashkimit Evropian për të mbështetur sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës, si dhe për të trajtuar narrativat ruse me skepticizëm.

“Pretendimi i RusisĂ« se Ukraina kohĂ«t e fundit ka shĂ«njestruar objekte kyçe qeveritare nĂ« Rusi Ă«shtĂ« njĂ« shpĂ«rqendrim i qĂ«llimshĂ«m. Moska synon tĂ« pengojĂ« pĂ«rparimin e vĂ«rtetĂ« drejt paqes nga Ukraina dhe partnerĂ«t e saj perĂ«ndimorĂ«. Askush nuk duhet tĂ« pranojĂ« pretendime tĂ« pabaza nga agresori i cili ka shĂ«njestruar pa dallim infrastrukturĂ«n dhe civilĂ«t e UkrainĂ«s qĂ« nga fillimi i luftĂ«s”, shkruan Kallas.

Deklarata e saj vjen pas njoftimit të Ministrisë së Mbrojtjes së Rusisë, e cila publikoi imazhe të një droni të rrëzuar, duke pretenduar se objekti ishte përdorur në një sulm ndaj rezidencës zyrtare të Presidentit Putin.

Megjithatë, Moska nuk ofroi prova konkrete për origjinën e dronit apo detaje operacionale. Ngjarje të tilla janë të shpeshta në luftën e informacionit, ku dezinformimi përdoret si një mjet i zakonshëm në konfliktet hibride.

Ekspertët ndërkombëtarë nënvizojnë rëndësinë e bazimit të negociatave në informacione të verifikuara dhe të sakta, si një hap i domosdoshëm për arritjen e një paqeje të qëndrueshme, duke theksuar rolin e vendeve që mbajnë komunikim me të dyja palët, si Turqia, në promovimin e diplomacisë së bazuar në fakte.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Kallas: Moska synon të pengojë përparimin drejt paqes appeared first on Sinjali.

24-orëshi tragjik: Pesë persona humbin jetën në prag të fundvitit në Kosovë

Kosova u trondit dje nga një seri ngjarjesh tragjike, ku pesë persona humbën jetën brenda 24-orëve të fundit.

Dita e martë filloi me një aksident të rëndë në Bresje të Fushë Kosovës, ku humbi jetën një këmbësor. Viktima ishte Ekrem Gashi, rreth 67-vjeçar, ndërsa shofer i automjetit ishte Rrahim Rama, rreth 33-vjeçar.

Ngjarja ndodhi rreth orës 05:00.

Pak orë më vonë, një tragjedi tjetër ndodhi në Prizren, ku një zjarri i madh i mori jetën një fëmije rreth një vjeç, ndërsa tronditi thellë familjen. Flakët përfshinë shtëpinë ku nëna flinte me katër fëmijët e saj.

Ajo arriti të shpëtojë me tre prej tyre, të moshave 4, 6 dhe 10 vjeç, që janë në gjendje stabile pas mjekimit në spital. Ndërkohë, një fëmijë i vogël, nuk ia doli të shpëtonte nga zjarri, që ende nuk dihen shkaqet e tij.

Në një tjetër rast tragjik ndodhi në Pejë, ku dy të rinj, një mashkull dhe një femër të moshave janë gjetur të pajetë në një vilë në orën 15:00.

Siç raportoi Sinjali, bëhet fjalë për Endrit Laiqin dhe Makfirete Bytyqi.

Në një ngjarje tjetër, një burrë rreth 70 vjeçar është gjetur i pajetë në bjeshkët e fshatit Restelicë, ndërsa ishte duke ruajtur bagëtinë.

Viktima ishte Rahim Severi, i cili u gjet i shtrirë pranë një zjarri ku dyshohet se po ngrohej.

VĂ«llai i tij njoftoi autoritetet rreth orĂ«s 16:40. NjĂ«sitĂ« policore, hetuesia dhe forenzika u nisĂ«n nĂ« vendngjarje, ndĂ«rsa Prokurori i Shtetit ka inicuar rastin si “Hetim i vdekjes” dhe trupi u dĂ«rgua nĂ« Institutin e MjekĂ«sisĂ« Ligjore pĂ«r obduksion.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post 24-orëshi tragjik: Pesë persona humbin jetën në prag të fundvitit në Kosovë appeared first on Sinjali.

SMS mashtruese në emër të Postës së Kosovës, Policia u bën thirrje qytetarëve për kujdes: Përmbajnë linqe mashtruese

Policia e Kosovës ka dalë me një njoftim për qytetarët, duke paralajmëruar për një fushatë mashtruese (phishing) që po qarkullon aktualisht përmes mesazheve SMS.

Sipas Policisë, qytetarët po pranojnë mesazhe të rreme që pretendojnë se janë dërguar nga Posta e Kosovës dhe që përmbajnë linqe mashtruese.

Qëllimi i këtyre mesazheve është mashtrimi i qytetarëve për të siguruar të dhëna personale dhe informacione të kartelave bankare, me synim keqpërdorimin financiar.

“Policia e KosovĂ«s thekson se Posta e KosovĂ«s nuk ka dĂ«rguar mesazhe tĂ« tilla dhe se faqet e pĂ«rfshira nĂ« kĂ«to SMS nuk janĂ« domene zyrtare.”, thuhet nĂ« njoftimin e PK-sĂ«.

Në këtë drejtim, Policia u bën thirrje qytetarëve:

të mos klikojnë në asnjë link të dyshimtë;

të mos japin të dhëna personale apo të kartelave bankare;

të mos kryejnë pagesa përmes këtyre linqeve;

të fshijnë menjëherë mesazhet mashtruese;

dhe, në rast se kanë kryer ndonjë pagesë përmes këtyre linqeve, të raportojnë menjëherë rastin në bankën ku janë klientë dhe të kërkojnë anulimin e pagesës, si dhe ta paraqesin rastin në stacionin policor më të afërt.

Policia e Kosovës thekson se mbetet e përkushtuar në parandalimin dhe luftimin e mashtrimeve dhe fton qytetarët për bashkëpunim dhe vigjilencë të shtuar.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post SMS mashtruese në emër të Postës së Kosovës, Policia u bën thirrje qytetarëve për kujdes: Përmbajnë linqe mashtruese appeared first on Sinjali.

Franca i frikĂ«sohet ‘epokĂ«s sĂ« Trumpizmit’, ndĂ«rsa transmetuesi publik nĂ« shĂ«njestĂ«r nga e djathta

Transmetuesi publik francez ndodhet nĂ« qendĂ«r tĂ« njĂ« pĂ«rplasjeje politike, teksa njĂ« hetim parlamentar po shqyrton “neutralitetin, funksionimin dhe financimin” e televizionit dhe radios shtetĂ«rore, nĂ« njĂ« kohĂ« kur mediat pritet tĂ« luajnĂ« rol kyç pĂ«rpara zgjedhjeve presidenciale tĂ« vitit 2027.

Partia e djathtë UDR, aleate e Tubimit Kombëtar (RN) të ekstremit të djathtë të Marine Le Pen, e ka ngritur këtë hetim mes pretendimeve të së djathtës ekstreme se televizioni dhe radioja publike kanë paragjykim ndaj tyre.

Le Pen, partia e sĂ« cilĂ«s pritet tĂ« arrijĂ« nĂ« raundin final tĂ« garĂ«s presidenciale, ka deklaruar se “ekziston njĂ« problem i qartĂ« me neutralitetin e transmetimit publik” dhe ka thĂ«nĂ« se do tĂ« dĂ«shironte privatizimin e tij, raporton theguardian, transmeton Sinjali.

Hetimi parlamentar francez, i cili do tĂ« zgjasĂ« deri nĂ« mars, zhvillohet nĂ« njĂ« klimĂ« tensioni mĂ« tĂ« gjerĂ« rreth transmetimit publik nĂ« EvropĂ« – me Donald Trump qĂ« ka paditur BBC-nĂ« pĂ«r deri nĂ« 10 miliardĂ« dollarĂ« lidhur me shkurtime tĂ« njĂ« fjalimi tĂ« 6 janarit, dhe sindikatat nĂ« transmetuesin publik italian qĂ« thonĂ« se qeveria e djathtĂ« e Giorgia Melonit ka shumĂ« kontroll mbi tĂ«.

Sfondi i këtij hetimi është dominimi gjithnjë e më i madh në Francë i perandorisë mediatike private në pronësi të industrialistit katolik konservator Vincent Bolloré, për të cilën kritikët thonë se po u jep hapësirë zërave reaksionarë dhe po nxit rritjen e së djathtës ekstreme. CNews e Bolloré-së është kanali më i ndjekur informativ në televizion dhe është shumë kritik ndaj transmetuesit shtetëror.

Komisioni parlamentar u ngrit pasi dy gazetarë u filmuan fshehurazi duke pirë kafe me zyrtarë të Partisë Socialiste. Videoja u publikua në shtator nga një revistë e djathtë dhe u transmetua në kanalet e Bolloré-së, mes akuzave se gazetarët po bashkëpunonin me të majtën për të dëmtuar të djathtën.

GazetarĂ«t – Patrick Cohen, i cili transmeton programe politike nĂ« radion dhe televizionin publik, dhe Thomas Legrand, ish-gazetar radiofonik dhe tani kolumnist politik i pĂ«rditshmes “LibĂ©ration” – thanĂ« se takimet me politikanĂ« janĂ« pjesĂ« e punĂ«s sĂ« tyre dhe se videoja ishte montuar nĂ« mĂ«nyrĂ« mashtruese. Ata kanĂ« paraqitur padi pĂ«r shkelje tĂ« privatĂ«sisĂ«.

I pyetur nĂ« kuadĂ«r tĂ« hetimit, Cohen tha se videoja ishte pĂ«rmendur nĂ« 853 kronika lajmesh nĂ« CNews brenda njĂ« periudhe dyjavore dhe ishte “amplifikuar nga njĂ« operacion propagandistik pa kufij, qĂ« synonte denigrimin dhe shkatĂ«rrimin e shĂ«rbimit publik qĂ« unĂ« pĂ«rfaqĂ«soj”.

Legrand i tha komisionit hetimor: “Franca ka hyrĂ« nĂ« njĂ« epokĂ« tĂ« trumpizmit”.

Seancat parlamentare kanĂ« qenĂ« tĂ« tensionuara. Deputetja socialiste Ayda Hadizadeh, anĂ«tare e panelit hetimor, tha se procesi po shndĂ«rrohej nĂ« njĂ« “gjyq” nga politikanĂ« qĂ« duan “ta vrasin transmetimin publik”. Deputetja e RN-sĂ«, Anne Sicard, tha se partia e saj trajtohej “si armiku” nga transmetuesi shtetĂ«ror.

JĂ©rĂ©mie Patrier-Leitus, nga partia qendrore e djathtĂ« Horizons, i cili kryeson procedurat, tha se hetimi nuk Ă«shtĂ« “kundĂ«r” televizionit dhe radios shtetĂ«rore.

Transmetuesi publik France Télévisions, që përfshin katër kanale kombëtare televizive dhe 24 kanale rajonale, është një financues kyç i filmave, dramave dhe dokumentarëve dhe është institucioni më i madh mediatik në Francë. Radio France ka disa stacione kombëtare dhe lokale dhe dominon fushën e podkasteve.

Presidenti francez Emmanuel Macron ka qenĂ« kritik ndaj transmetuesit publik nĂ« tĂ« kaluarĂ«n dhe e ka hequr tarifĂ«n e licencĂ«s televizive, ndĂ«rsa ende nuk Ă«shtĂ« pĂ«rcaktuar njĂ« model afatgjatĂ« financimi. NĂ« dhjetor, Macron nisi tĂ« distancohej nga CNews e BollorĂ©-sĂ«. Pallati ÉlysĂ©e publikoi njĂ« video nĂ« rrjetet sociale duke kritikuar kanalin pĂ«r atĂ« qĂ« e quajti “dezinformim” lidhur me mbĂ«shtetjen e Macronit pĂ«r certifikimin e mediave.

Alexis LĂ©vrier, historian i medias nĂ« Universitetin e Reims-it, tha: “NĂ« EvropĂ«, transmetimi publik po sulmohet nĂ« njĂ« mĂ«nyrĂ« qĂ« synon ta dobĂ«sojĂ« atĂ« si kundĂ«rpeshĂ« 
 Veçantia nĂ« FrancĂ« Ă«shtĂ« se tani kemi njĂ« perandori politike-mediale [nĂ« pronĂ«si tĂ« BollorĂ©-sĂ«] me fuqi tĂ« paprecedentĂ« 
 ky grup tani Ă«shtĂ« nĂ« zemĂ«r tĂ« hapĂ«sirĂ«s mediatike dhe ka njĂ« agjendĂ«. NĂ« kĂ«tĂ« agjendĂ«, transmetuesi publik Ă«shtĂ« objektiv.”

Bolloré, në një seancë dëgjimore në senat në vitin 2022, mohoi ndërhyrjet politike apo ideologjike.

AdĂšle Van Reeth, drejtoreshĂ« e radios shtetĂ«rore France Inter, i tha hetimit parlamentar: “Ruajtja e transmetimit publik francez Ă«shtĂ« shenjĂ« e njĂ« demokracie nĂ« gjendje tĂ« shĂ«ndoshĂ«.”

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Franca i frikĂ«sohet ‘epokĂ«s sĂ« Trumpizmit’, ndĂ«rsa transmetuesi publik nĂ« shĂ«njestĂ«r nga e djathta appeared first on Sinjali.

KQZ: Aktivitetet e numërimit janë përmbyllur në 27 komuna, numërimi vazhdon më 1 janar në 11 komuna

Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka bërë të ditur se procesi i numërimit të votave në Qendrat Komunale të Numërimit po vazhdon me intensitet të shtuar dhe se deri më tani janë procesuar mbi 74 për qind e vendvotimeve në nivel vendi.

Në një konferencë për media, Elezi tha se aktivitetet e numërimit janë përmbyllur tashmë në 27 komuna.

“NjoftojmĂ« se deri mĂ« sot, aktivitetet e numĂ«rimit janĂ« pĂ«rmbyllur nĂ« 27 komuna, pĂ«rkatĂ«sisht nĂ« MamushĂ«, ShtĂ«rpcĂ«, Junik, Hani i Elezit, Kllokot, Partesh, MitrovicĂ« e Veriut, NovobĂ«rdĂ«, Zveçan, Viti, Zubin Potok, Ranillug, Dragash, Istog, Obiliq, Gllogoc, Deçan, Shtime, KlinĂ«, KamenicĂ«, FushĂ« KosovĂ«, Leposaviq, GraçanicĂ«, Vushtrri, Rahovec, SkĂ«nderaj dhe Kaçanik”, tha Elezi.

Ai sqaroi se procesi i numërimit do të vazhdojë pas një ndërprerjeje të përkohshme, duke bërë të ditur se rifillimi do të ndodhë më 1 janar 2026, nga ora 16:00, në 11 Qendra Komunale të Numërimit.

“Procesi i numĂ«rimit do tĂ« vazhdojĂ« tĂ« martĂ«n, mĂ« 1 janar 2026, nĂ« orĂ«n 16:00, nĂ« QKN-tĂ« e komunave: PrishtinĂ«, PejĂ«, Prizren, PodujevĂ«, MitrovicĂ« e Jugut, GjakovĂ«, MalishevĂ«, Lipjan, Gjilan, Ferizaj dhe SuharekĂ«â€, deklaroi Elezi.

Sipas tij, deri të mërkurën, më 31 dhjetor 2025, në orën 12:00, janë procesuar mbi 1,900 vendvotime nga gjithsej 2,557.

“Deri mĂ« tani, numri i pĂ«rgjithshĂ«m i vendvotimeve tĂ« procesuara nga tĂ« gjitha Qendrat Komunale tĂ« NumĂ«rimit Ă«shtĂ« mbi 1,900 nga 2,557 vendvotime, apo mĂ« shumĂ« se 74 pĂ«r qind. Pas pĂ«rfundimit tĂ« numĂ«rimit tĂ« çdo vendvotimi, tĂ« dhĂ«nat transmetohen nĂ« platformĂ«n e KQZ-sĂ« pĂ«r rezultate”, u shpreh ai.

Elezi njoftoi se sot në mesditë procesi i numërimit do të ndërpritet përkohësisht, pas përfundimit të procedimit të kutive të hapura.

“Sot nĂ« mesditĂ«, sapo tĂ« pĂ«rfundojĂ« procedimi i kutive qĂ« janĂ« tĂ« hapura, do tĂ« ndĂ«rpresim procesin e numĂ«rimit tĂ« fletĂ«votimeve dhe do tĂ« rikthehemi sĂ«rish mĂ« 1 janar nĂ« orĂ«n 16:00”, tha zĂ«dhĂ«nĂ«si i KQZ-sĂ«.

Sa i përket votimit jashtë Kosovës, Elezi bëri të ditur se në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve po vazhdon vlerësimi i pakove me fletëvotime nga votimi përmes postës.

“Nga votimi me postĂ«, numri i shtetasve tĂ« regjistruar ka qenĂ« rreth 58 mijĂ«. Ende nuk Ă«shtĂ« pĂ«rmbyllur procesi i tĂ«rheqjes sĂ« fletĂ«votimeve nga kutitĂ« postare, andaj nĂ« kĂ«tĂ« fazĂ« nuk e dijmĂ« se sa prej kĂ«tyre votuesve kanĂ« ushtruar tĂ« drejtĂ«n e votĂ«s”, theksoi ai.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post KQZ: Aktivitetet e numërimit janë përmbyllur në 27 komuna, numërimi vazhdon më 1 janar në 11 komuna appeared first on Sinjali.

Ish-sulmuesi italian vlerĂ«son ZhegrovĂ«n: ËshtĂ« vlerĂ« e shtuar kur Juventusi duhet tĂ« ndizet

Emri i Edon Zhegrovës po bëhet gjithnjë e më i përmendur në Itali, veçanërisht te Juventusi, ku po fiton gjithnjë më shumë rëndësi.

Së fundi, ai u vlerësua edhe nga Fabio Bazzani, ish-sulmues i njohur i futbollit italian, i cili komentoi performancën e Zhegrovës dhe rolin e tij në skuadër.

“Ai Ă«shtĂ« lojtar qĂ« ofron energji. NĂ« fakt, ai tani po merr mĂ« shumĂ« minuta, kryesisht pĂ«r shkak se cilĂ«sia qĂ« shfaq gjatĂ« javĂ«s ka filluar ta vĂ« atĂ« nĂ« shĂ«rbim tĂ« skuadrĂ«s. Spalletti e ka parĂ« duke bĂ«rĂ« disa paraqitje vendimtare, me intensitet, dhe duke marrĂ« vendime tĂ« duhura”, tha Bazzani pĂ«r “DAZN”.

Megjithatë, ish-lojtari italian thekson se Zhegrova ende nuk është gati për të startuar te Juventusi.

“Mendoj se Ă«shtĂ« herĂ«t ta shohim si startues pĂ«r arsyen e thjeshtĂ« qĂ« Spalletti vetĂ«m dy javĂ« mĂ« parĂ« tha se atij i mungon ana defenzive. Zhegrova Ă«shtĂ« vlerĂ« e shtuar pĂ«r momentet kur Juventusi duhet tĂ« ndizet, pasi ka cilĂ«si mbi mesatare dhe talent mbi mesatar”, shtoi Bazzani.

Karriera e Zhegrovës përfshin skuadra si Venezia, Perugia, Sampdoria dhe Lazio, ndërsa për Italinë, Bazzani luajti tri ndeshje, duke i dhënë një perspektivë të gjerë mbi futbollin italian dhe pritshmëritë për talentet e rinj.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ish-sulmuesi italian vlerĂ«son ZhegrovĂ«n: ËshtĂ« vlerĂ« e shtuar kur Juventusi duhet tĂ« ndizet appeared first on Sinjali.

Kurti thotë se punëtorët e sektorit publik do ta marrin pagën e 13-të në fillim të vitit

Punëtorët e administratës publike në Kosovë do të marrin pagën e 13-të në fillim të vitit 2026, ka konfirmuar Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, gjatë një vizite në Telekomin e Kosovës.

Ai ka sqaruar se vendimi për buxhetin e vitit të ardhshëm, që përfshin edhe këtë pagesë, do të dërgohet për miratim në mbledhjen e parë të Qeverisë së re.

“PĂ«r tĂ« gjithĂ« punĂ«torĂ«t e administratĂ«s publike me ligjin e buxhetit pĂ«r vitin 2026-tĂ«, tĂ« cilin e kaluam njĂ«herĂ« nĂ« mbledhjen e QeverisĂ« mĂ« 31 tetor sivjet, pra tĂ« cilin tash nĂ« legjislaturĂ«n e 10 kur tĂ« konstituohet Kuvendi do ta kalojmĂ« nĂ« dy lexime,” tha Kurti.

Ai shtoi se paga e 13-të nuk do të ndahet në fund të vitit, por në fillim të vitit të ardhshëm:

“Kam thĂ«nĂ« qĂ« me kĂ«tĂ« ligj tĂ« buxhetit parashihet paga e 13-tĂ«; kush punon 12 muaj nĂ« administratĂ«n shtetĂ«rore i ka 13 paga, por paga e 13-tĂ« nuk merret nĂ« fund tĂ« vitit, nĂ« dhjetorin e vitit 2026, por nĂ« vitin qĂ« do tĂ« nisĂ« nesĂ«r”.

Kurti bëri të ditur gjithashtu se shpërndarja e saj do të bëhet menjëherë pas formimit të Qeverisë së re:

“Do tĂ« merret nĂ« fillim tĂ« vitit, varĂ«sisht kur konstituohet Kuvendi dhe sa shpejt e formojmĂ« QeverinĂ«. Pra nĂ« mbledhjen e parĂ«, pĂ«rveç vendimit pĂ«r ligjin pĂ«r buxhetin 2026, gjithashtu do ta kemi edhe vendimin qĂ« pagĂ«n e 13-tĂ« e jep nĂ« fillim tĂ« vitit, do t’i kemi edhe tri tĂ« tjera”.

Duke iu pĂ«rgjigjur pyetjeve tĂ« gazetarĂ«ve pĂ«r lidhjen me fushatĂ«n zgjedhore, Kurti theksoi: “Por, mos ta pĂ«rsĂ«ris veten nga fushata pra zgjedhjeve sepse ato pĂ«rfunduan tĂ« dielĂ«n”.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Kurti thotë se punëtorët e sektorit publik do ta marrin pagën e 13-të në fillim të vitit appeared first on Sinjali.

Aktakuzë për krime lufte ndaj një ish-gardiani të Burgut të Prishtinës, kishte rrahur të burgosurit shqiptarë

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj B.T., i akuzuar për krime lufte kundër popullsisë civile gjatë viteve 1998-1999.

Sipas aktakuzës, B.T., në cilësinë e gardianit në Burgun e Prishtinës dhe në një institucion paralel në Lipjan, së bashku me gardianë të tjerë, ka maltretuar sistematikisht të burgosurit shqiptarë.

Ata dyshohet se kanë përdorur mjete të ndryshme për të torturuar të burgosurit, duke përfshirë shkopinj gome, shufra metalike, shqelma dhe grushte, çka ka shkaktuar lëndime trupore dhe dhunë psikike.

Gjithashtu, i pandehuri dhe bashkëpunëtorët e tij dyshohet se i kanë lënë të burgosurit pa ushqim për ditë të tëra dhe i kanë kërcënuar me jetë, duke i krijuar një gjendje ankthi dhe frike të vazhdueshme.

Prokuroria Speciale thekson se veprimet e tyre shkelin ligjet vendore, zakonet e luftës, Konventat Ndërkombëtare të Gjenevës dhe protokollet shtesë që mbrojnë popullatën civile gjatë konfliktit të armatosur.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Aktakuzë për krime lufte ndaj një ish-gardiani të Burgut të Prishtinës, kishte rrahur të burgosurit shqiptarë appeared first on Sinjali.

Kiribati bëhet vendi i parë që mirëpret vitin 2026

Ishulli i vogël i Kiritimati, u bë vendi i parë në Tokë që priti Vitin e Ri 2026. Ishulli është pjesë e shtetit të Kiribatit, që ndodhet ne Oqeanin Paqësor. Mikroshteti përbëhet nga disa ishuj të vegjël që ndodhen në jug të Havait dhe në verilindje të Australisë.

Mbërrin 2026! Festohet Viti i Ri në ishullin e vogël në

Kiribati shpalli pavarësinë nga Mbretëria e Bashkuar në vitin 1979. Sot shumë prej ishujve, që janë të pabanuar, janë në rrezik zhdukjeje, nga rritja e nivelit të detit.

Arkipelagu ka një popullsi prej rreth 116 mijë banorësh. Edhe pse ndodhet shumë pranë Havait, Kiribati e feston Vitin e Ri thuajse një ditë më përpara se shteti amerikan.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Kiribati bëhet vendi i parë që mirëpret vitin 2026 appeared first on Sinjali.

Mbi 2 mijĂ« gjoba dhe 85 aksidente nĂ« 24 orĂ«t e fundit nĂ« KosovĂ« – njĂ« me fatalitet

Mos respektimi i rregullave të komunikacionit është një ndër arsyet e aksidenteve të shumta që po ndodhin çdo ditë. E një prej mënyrave të zakonshme për parandalimin e këtyre aksidenteve, është gjobitja e atyre që shkelin rregullat në trafik, shkruan Gazeta Sinjali.

Statistikat tregojnë se mijëra gjoba shqiptohen çdo ditë në vendin tonë.

Policia ka bërë të ditur se 2 mijë e 81 gjoba janë shqiptuar vetëm gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë.

Gjatë këtyre 24-orëve, ka ndodhur një aksident trafiku me fatalitet, ndërsa janë regjistruar 24 aksidente me të lënduar dhe 60 të tjera me dëme materiale.

Në 24 orët e fundit policia ka arrestuar 11 persona, prej të cilëve 9 i ka dërguar në mbajtje.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Mbi 2 mijĂ« gjoba dhe 85 aksidente nĂ« 24 orĂ«t e fundit nĂ« KosovĂ« – njĂ« me fatalitet appeared first on Sinjali.

Ukraina s’gjen qetĂ«si as sot, sulme tĂ« reja ruse godasin OdesĂ«n

Edhe në ditët e fundit të vitit, presidenti rus Vladimir Putin nuk i ka kursyer sulmet në Ukrainë, këtë herë duke goditur rajonin e Odesës.

Rusia ka sulmuar ndërtesa banimi në Odesë, dhe Shërbimi Shtetëror i Emergjencave të Ukrainës ka publikuar pamje ku shfaqen ndërtesa në flakë dhe të shkatërruara si pasojë e sulmeve me dronë rusë.

Guvernatori rajonal i Odesës, Oleh Kiper, bëri të ditur se zjarrfikësit punuan gjatë gjithë natës për të shuar zjarret, ndërsa disa banorë u strehuan në tenda emergjence. Autoritetet rajonale raportojnë se katër persona u plagosën, përfshirë një foshnjë 7-muajshe.

Odesa ka qenë shënjestra e vazhdueshme e raketave dhe dronëve rusë gjatë gati katër viteve të luftës, me sulme që shpesh godasin infrastrukturën e energjisë, transportit dhe portit, si dhe zonat e banuara.

Ndërkohë, Ukraina është në diskutime me presidentin amerikan, Donald Trump, për praninë e mundshme të trupave amerikane si pjesë e garancive të sigurisë.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka deklaruar se Ukraina mbetet e përkushtuar për të vazhduar bisedimet që synojnë dhënien e fundi të luftës. Ai gjithashtu shprehu gatishmërinë që të takohet me presidentin rus, Vladimir Putin.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ukraina s’gjen qetĂ«si as sot, sulme tĂ« reja ruse godasin OdesĂ«n appeared first on Sinjali.

Limaj reagon pĂ«r herĂ« tĂ« parĂ« pasi s’e kaloi pragun: S’kemi arsye ta ulim kokĂ«n

Kryetari i NismĂ«s, Fatmir Limaj, ka falĂ«nderuar votuesit e tij pĂ«r mbĂ«shtetjen, duke theksuar se rruga qĂ« ka ndjekur ka qenĂ« “e drejtĂ«â€.

Sipas rezultateve aktuale, Nisma e Limajt nuk arriti tĂ« kalojĂ« pragun pĂ«r t’u bĂ«rĂ« pjesĂ« e Parlamentit.

Limaj ka vlerĂ«suar garĂ«n si njĂ« proces tĂ« zhvilluar “nĂ« rrethana tĂ« veçanta dhe me njĂ« mobilizim tĂ« jashtĂ«zakonshĂ«m”, duke shtuar se viti i ardhshĂ«m do tĂ« sjellĂ« mĂ« shumĂ« punĂ« pĂ«r partinĂ« e tij.

“Çdo votĂ« Ă«shtĂ« amanet. Çdo pĂ«rkrahĂ«s Ă«shtĂ« forcĂ«. Kjo Ă«shtĂ« njĂ« etapĂ« qĂ« na obligon tĂ« jemi edhe mĂ« tĂ« pĂ«rgatitur. Ajo qĂ« kemi ndĂ«rtuar deri kĂ«tu nuk ndalet, por forcohet”, ka deklaruar Limaj.

Postimi i plotë:

Të dashur qytetarë të Kosovës, miq, përkrahës dhe bashkëudhëtarë të kësaj rruge,

Në këtë fundvit, ju falënderoj nga zemra për çdo votë, për çdo mbështetje dhe për çdo rreshtim të ndershëm në këtë rrugë që e bëmë bashkë.

Kjo nuk ka qenë një rrugë e lehtë.

Por ka qenë e drejtë.

Dhe ajo që ka më shumë vlerë se çdo rezultat është fakti se kemi qëndruar drejt, me kokën lart dhe me besim në atë që përfaqësojmë.

Kjo garë u zhvillua në rrethana të veçanta dhe me një mobilizim të jashtëzakonshëm.

Por përtej çdo shifre, ajo që mbetet është mbështetja juaj dhe bindja jonë se kjo rrugë ka kuptim dhe vazhdimësi.

Teksa mbyllim një vit të vështirë dhe hyjmë në një vit të ri, dua ta them qartë: viti që vjen na pret me punë, me organizim dhe me përgjegjësi edhe më të madhe.

Na pret me përkushtim dhe me ecje të sigurt drejt qëllimeve tona.

Ne mbetemi të bindur se Kosova ecën përpara vetëm me bashkim, me pjekuri dhe me një vizion të qartë për të ardhmen.

Prandaj, nuk kemi asnjë arsye të ulim kokën.

Çdo votĂ« Ă«shtĂ« amanet.

Çdo pĂ«rkrahĂ«s Ă«shtĂ« forcĂ«.

Kjo është një etapë që na obligon të jemi edhe më të përgatitur.

Ajo që kemi ndërtuar deri këtu nuk ndalet, por forcohet.

Ju uroj shëndet, paqe dhe mbarësi në familjet tuaja.

Ju uroj një Vit të Ri me shpresë, energji të re dhe besim në Kosovën tonë.

Ne vazhdojmë. Bashkë.

Me vendosmëri!

Gëzuar Vitin e Ri!

F.L

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Limaj reagon pĂ«r herĂ« tĂ« parĂ« pasi s’e kaloi pragun: S’kemi arsye ta ulim kokĂ«n appeared first on Sinjali.

Vetaksident në Pejë, lëndohet një person

NjĂ« vetaksident ka ndodhur mĂ«ngjesin e sotĂ«m nĂ« rrugĂ«n “Agim Binak Qelaj” nĂ« PejĂ«.

Si pasojë, një person ka mbetur i lënduar.

“Si pasojĂ« e kĂ«tij vetaksidenti njĂ« person ka pĂ«suar lĂ«ndime trupore, i njĂ«jti Ă«shtĂ« dĂ«rguar nĂ« spitalin rajonal nĂ« PejĂ«, pĂ«r tretman mjekĂ«sor”, bĂ«ri tĂ« ditur, Driton Rugova, zĂ«dhĂ«nĂ«s i PolicisĂ« pĂ«r rajonin e PejĂ«s.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Vetaksident në Pejë, lëndohet një person appeared first on Sinjali.

Dhunë në familje në Obiliq: Bashkëshorti arrestohet pas kërcënimeve me mesazhe, ndalohet për 48 orë

Numri i rasteve tĂ« dhunĂ«s nĂ« familje nĂ« vendin tonĂ« ka marrĂ« pĂ«rmasa shqetĂ«suese. Çdo ditĂ« raportohen ngjarje tĂ« tilla ku viktima zakonisht janĂ« gratĂ« dhe vajzat qĂ« pĂ«rjetojnĂ« dhunĂ« psikike e fizike kryesisht nga bashkĂ«shortĂ«t e tyre, raporton Gazeta Sinjali.

Një rast i rëndë i tillë është raportuar në Obiliq, ku një grua ka deklaruar se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj, A.T., pas një mosmarrëveshjeje verbale.

Sipas informacioneve, ngjarja kishte ndodhur mĂ« 28 dhjetor 2025, rreth orĂ«s 15:35, nĂ« rrugĂ«n “LajthishtĂ«â€ nĂ« Obiliq. Viktima, S.T., kishte kĂ«rkuar ndihmĂ« mjekĂ«sore nĂ« QMF-Obiliq, ndĂ«rsa rasti Ă«shtĂ« raportuar zyrtarisht nĂ« Polici mĂ« 29 dhjetor.

Pas intervistimit të palëve, fillimisht rasti ishte proceduar në procedurë të rregullt, ndërsa viktima, së bashku me tre fëmijët e saj, ishte larguar nga banesa dhe ishte strehuar tek prindërit e saj në Gjilan.

Mirëpo, rasti ka marrë kthesë tjetër një ditë më vonë.

MĂ« 30 dhjetor 2025, viktima ka raportuar sĂ«rish nĂ« Stacionin Policor nĂ« Gjilan, duke deklaruar se bashkĂ«shorti i saj kishte vazhduar t’i dĂ«rgonte mesazhe shqetĂ«suese dhe kĂ«rcĂ«nuese, pavarĂ«sisht se rasti tashmĂ« ishte nĂ« trajtim nga Policia.

Pas kësaj, i dyshuari është intervistuar përsëri në prani të avokatit mbrojtës dhe, me vendim të Prokurorit kujdestar, është ndaluar për 48 orë. Ai është dërguar në Qendrën e Mbajtjes në SP Lipjan.

Rasti po trajtohet si “DhunĂ« nĂ« familje”, ndĂ«rsa hetimet janĂ« nĂ« vazhdim.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Dhunë në familje në Obiliq: Bashkëshorti arrestohet pas kërcënimeve me mesazhe, ndalohet për 48 orë appeared first on Sinjali.

Ekskluzive | Babai sulmon djalin dhe i kanoset me armë në Shtime, arrestohet për 48 orë

Numri i rasteve tĂ« dhunĂ«s nĂ« familje ka marrĂ« pĂ«rmasa shqetĂ«suese nĂ« vendin tonĂ«. Çdo ditĂ« raportohen raste tĂ« ndryshme, ku pĂ«rfshihen burra e gra, prindĂ«rit e fĂ«mijĂ«t. KĂ«shtu ndodhi pasditen e sĂ« martĂ«s nĂ« fshatin PetrovĂ« tĂ« Shtimes, ku njĂ« konflikt mes babait dhe djalit ka pĂ«rfunduar me lĂ«ndime trupore dhe sekuestrim arme.

Ngjarja ka ndodhur dje, rreth orës 15:30, kur viktima, B.K., është paraqitur në Stacionin Policor në Shtime duke deklaruar se ishte sulmuar dhe kanosur nga babai i tij, T.K. Sipas deklarimit, i dyshuari kishte përdorur dhunë fizike dhe kërcënime, duke shkaktuar lëndime të lehta trupore ndaj djalit.

Viktimës i është ofruar trajtim mjekësor, ndërsa rasti është trajtuar në prani të punëtorit të Qendrës për Punë Sociale. Pas kësaj, njësia e hetimeve ka kontaktuar të dyshuarin, nga i cili është konfiskuar një pushkë gjuetie me katër fishekë.

I dyshuari është shoqëruar në Stacionin Policor Shtime dhe është intervistuar, ndërsa me vendim të Prokurorit Kujdestar të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, S.T., ndaj tij është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

Rasti Ă«shtĂ« iniciuar pĂ«r veprat penale “LĂ«ndim i lehtĂ« trupor” dhe “Mbajtje nĂ« pronĂ«si, kontroll ose posedim tĂ« paautorizuar tĂ« armĂ«ve”, ndĂ«rsa hetimet po vazhdojnĂ« nga Sektori i Hetimeve nĂ« Shtime.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ekskluzive | Babai sulmon djalin dhe i kanoset me armë në Shtime, arrestohet për 48 orë appeared first on Sinjali.

Dhunë në familje në Malishevë: Burri dyshohet se e rrahu dhe e rrëzoi bashkëshorten në dysheme, përfundon në ndalim 48-orësh

Një rast i rëndë i dhunës në familje është raportuar sot në Malishevë, ku një grua ka përfunduar me lëndime trupore pas sulmit të dyshuar nga bashkëshorti i saj.

Ngjarja ka ndodhur mĂ« 30 dhjetor 2025, rreth orĂ«s 11:00, nĂ« rrugĂ«n “Mulla Sejdia”, nĂ« lagjen Pallanka–Dragobil. Sipas burimeve tĂ« sigurta, D.P., ka raportuar nĂ« polici se bashkĂ«shorti i saj, G.P., nĂ« vazhdimĂ«si ushtron dhunĂ« fizike dhe psikike ndaj saj.

Sipas deklarimit të viktimës, i dyshuari e ka goditur dhe shtyrë, duke e rrëzuar në dysheme dhe duke i shkaktuar lëndime të lehta trupore. Viktima posedon edhe raport mjekësor që dëshmon lëndimet e marra.

MenjĂ«herĂ« pas raportimit, njĂ«sitet policore nga Stacioni Policor MalishevĂ«, pĂ«rfshirĂ« zyrtarĂ«t pĂ«r dhunĂ« nĂ« familje, kanĂ« dalĂ« nĂ« vendin e ngjarjes. JanĂ« marrĂ« deklaratat e palĂ«ve dhe, nĂ« konsultim me Prokurorin kujdestar, rasti Ă«shtĂ« iniciuar si “DhunĂ« nĂ« familje”.

Policia ka kryer edhe kontroll në shtëpinë e të dyshuarit, por nuk ka gjetur asgjë të kundërligjshme. Me vendim të Prokurorit, G.P., është ndaluar për 48 orë, ndërsa viktima, me pëlqimin e saj, është dërguar së bashku me fëmijët në shtëpi të sigurt.

Hetimet lidhur me këtë rast janë duke vazhduar.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Dhunë në familje në Malishevë: Burri dyshohet se e rrahu dhe e rrëzoi bashkëshorten në dysheme, përfundon në ndalim 48-orësh appeared first on Sinjali.

Ekskluzive | Ky është personi që u gjet pa shenja jete në bjeshkën e Restelicës

Një ngjarje e rëndë është shënuar dje në bjeshkët e fshatit Restelicë, ku një burrë është gjetur pa shenja jete teksa ruante bagëtinë, raporton Gazeta Sinjali.

Burime nga terreni bëjnë të ditur se rreth orës 16:40 është pranuar informacion se Rahim Severi, rreth 70-vjeçar, ishte gjetur i pajetë nga vëllai i tij, S.S., në zonën malore të fshatit Restelicë.

Sipas deklarimeve fillestare, viktima ishte gjetur i shtrirë pranë një zjarri ku dyshohet se ishte duke u ngrohur. Pas konstatimit të gjendjes pa shenja jete, familjarët janë njoftuar dhe trupi i pajetë është bartur në shtëpinë e familjes.

NĂ« vend kanĂ« dalĂ« njĂ«sitĂ« policore, hetuesia, forenzika si dhe mjeku kujdestar, i cili ka konstatuar vdekjen. Pas veprimeve tĂ« para hetimore, Prokurori i Shtetit ka urdhĂ«ruar qĂ« rasti tĂ« iniciohet si “Hetim i vdekjes”, ndĂ«rsa trupi i pajetĂ« i viktimĂ«s Ă«shtĂ« dĂ«rguar nĂ« Institutin e MjekĂ«sisĂ« Ligjore pĂ«r obduksion.

Rrethanat e sakta tĂ« vdekjes mbeten ende tĂ« paqarta, ndĂ«rsa hetimet po vazhdojnĂ«. Gazeta Sinjali do t’ju mbajĂ« tĂ« informuar pĂ«r çdo zhvillim tĂ« ri lidhur me kĂ«tĂ« rast.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ekskluzive | Ky është personi që u gjet pa shenja jete në bjeshkën e Restelicës appeared first on Sinjali.

AMG, targa zvicerane dhe TT pa leje: Arrestim në mes të Gjilanit

NjĂ« veturĂ« luksoze, targa zvicerane dhe njĂ« armĂ« pa leje – kĂ«to janĂ« elementet e njĂ« rasti qĂ« ka pĂ«rfunduar me ndĂ«rhyrje policore nĂ« Gjilan, mĂ«son Sinjali.

Ngjarja ka ndodhur mbrĂ«mjen e djeshme, rreth orĂ«s 21:55, nĂ« rrugĂ«n “Avdulla Tahiri”, ku njĂ«siti patrullues i PolicisĂ« sĂ« KosovĂ«s ka ndaluar njĂ« Mercedes-Benz AMG G63 me targa zvicerane, tĂ« cilin po e drejtonte Mirsan Ajeti, rreth 26-vjeçar.

Gjatë kontrollit të përkohshëm për siguri, zyrtarët policorë kanë gjetur në automjet një pistoletë TT, kalibër 7.62 mm, modeli M57, së bashku me pesë fishekë, të cilat i dyshuari i posedonte pa leje.

Arma Ă«shtĂ« sekuestruar dhe do t’i nĂ«nshtrohet ekzaminimit balistik, ndĂ«rsa lidhur me rastin Ă«shtĂ« njoftuar Prokurori i Shtetit, i cili ka urdhĂ«ruar qĂ« procedura tĂ« vazhdojĂ« nĂ« rrugĂ« tĂ« rregullt.

Rasti Ă«shtĂ« iniciuar pĂ«r veprĂ«n penale “Mbajtje nĂ« pronĂ«si, kontroll ose posedim tĂ« paautorizuar tĂ« armĂ«ve”, ndĂ«rsa hetimet janĂ« nĂ« vazhdim.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post AMG, targa zvicerane dhe TT pa leje: Arrestim në mes të Gjilanit appeared first on Sinjali.

Kanosje dhe dhunĂ« psikike nĂ« familje nĂ« PejĂ« – burri dyshohet se po e kĂ«rcĂ«non bashkĂ«shorten prej javĂ«sh

NjĂ« rast i kanosjes dhe dhunĂ«s nĂ« familje Ă«shtĂ« raportuar mĂ« 30.12.2025 rreth orĂ«s 16:30 nĂ« rrugĂ«n “Xhevdet Hoti” nĂ« PejĂ«.

Sipas informatave, ankuesja Z.D., rreth 56-vjeçare është paraqitur në stacion policor duke deklaruar se para rreth tri javësh kishte pasur një mosmarrëveshje verbale me bashkëshortin e saj, M.Sh., rreth 60-vjeçar, i cili dyshohet se e kishte ofenduar me fjalë fyese.

Që nga ajo kohë, ankuesja ka deklaruar se po qëndron tek vëllai i saj.

Tutje, ajo ka raportuar se gjatë këtyre tri javëve, i dyshuari e ka telefonuar vazhdimisht, duke e ofenduar dhe kërcënuar atë dhe vëllain e saj, duke ushtruar dhunë psikike.

I dyshuari është ftuar dhe intervistuar nga njësiti i hetimeve për dhunë në familje, ku ka mohuar pretendimet, duke deklaruar se nuk i është drejtuar bashkëshortes me fjalë ofenduese dhe se nuk ka pasur probleme me vëllain e saj.

Ai ka shtuar se është i gatshëm të presë zgjidhjen e çështjes në gjykatë.

Lidhur me rastin Ă«shtĂ« njoftuar Prokurori kujdestar, i cili ka udhĂ«zuar qĂ« rasti tĂ« iniciohet si “Kanosje” nĂ« kuadĂ«r tĂ« veprĂ«s penale “Dhuna nĂ« familje”. Hetimet pĂ«r rastin janĂ« duke vazhduar.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Kanosje dhe dhunĂ« psikike nĂ« familje nĂ« PejĂ« – burri dyshohet se po e kĂ«rcĂ«non bashkĂ«shorten prej javĂ«sh appeared first on Sinjali.

Spalletti drejt rinovimit afatgjatë me klubin bardhezi

Trajneri i Juventusit, Luciano Spalletti, aktualisht ka kontratë deri në fund të sezonit, me mundësi zgjatjeje automatike në rast të kualifikimit në Ligën e Kampionëve. Megjithatë, klubi bardhezi po shqyrton mundësinë për të siguruar një marrëveshje të re afatgjatë më herët.

Pas vetĂ«m dy muajsh nĂ«n drejtimin e Spallettit, te Juventusi janĂ« vĂ«rejtur ndryshime tĂ« dukshme – madje mĂ« tĂ« mĂ«dha sesa pritej. Qendra e transformimit ka qenĂ« e qartĂ«: vetĂ«besimi dhe rezultatet, dy faktorĂ« qĂ« kanĂ« rritur besimin e skuadrĂ«s dhe kanĂ« forcuar ambiciet pĂ«r tĂ« ardhmen.

Pakti fillestar 8-mujor pritet së shpejti të zëvendësohet me një akord të ri, i cili do ta mbante trajnerin toskan në Torino deri në qershor të vitit 2028. Juventusi ka nevojë, më shumë se kurrë në historinë e tij të fundit, për një drejtim të qëndrueshëm, ekspert, autoritar dhe të besueshëm.

Spalletti është integruar menjëherë në realitetin bardhezi, duke kuptuar se çdo detaj brenda klubit punon në funksion të tij. Rinovimi i kontratës shihet si i sigurt nëse arrihet objektivi i Ligës së Kampionëve për sezonin e ardhshëm, edhe pse sfidat nuk mungojnë. Trajneri ka treguar aftësinë për të përballuar presionin dhe vështirësitë.

Empatia në Continassa është totale, mes trajnerit, skuadrës dhe drejtuesve. Personaliteti i fortë dhe e kaluara e suksesshme e ish-trajnerit të Italisë e kanë vendosur atë në qendër të projektit sportiv të Juventusit, duke krijuar kushtet ideale për një marrëveshje të re, shumë përpara skadimit të kontratës së firmosur në fund të tetorit.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Spalletti drejt rinovimit afatgjatë me klubin bardhezi appeared first on Sinjali.

❌