❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Tragjike në Restelicë të Dragashit: Djali privon nga jeta nënën e tij

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Restelicë të Dragashit, ku një grua rreth 60 vjeç ka humbur jetën në rrethana të dyshimta.

Lajmin e konfirmoi për Sinjalin, zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, i cili bëri të ditur se ngjarja ka ndodhur më 21 janar 2025 rreth orës 01:06, kur Policia është njoftuar për rastin.

Dyshohet se një mashkull, rreth 30 vjeç, i ka privuar jetën nënës së tij. Sipas informatave paraprake, i dyshuari ka pasur probleme me shëndetin mendor.

Nga ekzaminimi fillestar në vendin e ngjarjes, viktima kishte pësuar lëndime në kokë, ndërsa nuk është gjetur mjeti me të cilin dyshohet se është kryer vepra penale.

I dyshuari është arrestuar dhe ndalohet për procedura të mëtejme ligjore.

Policia ka njoftuar se Sektori Rajonal i Hetimeve, në bashkëpunim me Prokurorinë e Shtetit, po ndërmerr të gjitha veprimet e nevojshme hetimore për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Tragjike në Restelicë të Dragashit: Djali privon nga jeta nënën e tij appeared first on Sinjali.

Trumpi e fton Osmanin të jetë pjesë e Bordit të Paqes

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka njoftuar se ka marrë ftesë nga presidenti i SHBA-së, Donald Trump, për të përfaqësuar Kosovën në Bordin e Paqes për Gazën si anëtare themeluese.

Lajmin Osmani e bëri të ditur përmes një postimi në Facebook, ku publikoi edhe letrën e Trumpit.

NĂ« postimin e saj, ajo shkroi: “Jam thellĂ«sisht e nderuar nga ftesa personale e Presidentit Trump pĂ«r tĂ« pĂ«rfaqĂ«suar RepublikĂ«n e KosovĂ«s nĂ« Bordin e Paqes, si anĂ«tare themeluese, krah pĂ«r krah me SHBA-tĂ« nĂ« misionin pĂ«r njĂ« botĂ« mĂ« tĂ« sigurt. Lidershipi i guximshĂ«m nuk flet thjesht pĂ«r paqe, ai e ndĂ«rton atĂ«. PikĂ«risht kĂ«tĂ« po e bĂ«n Presidenti Trump nĂ«pĂ«rmjet kĂ«saj iniciative historike. Ashtu si Amerika qĂ« solli paqe nĂ« KosovĂ«, sot Kosova qĂ«ndron si aleat i palĂ«kundur i saj pĂ«r ta çuar paqen mĂ« tej. Historia i mban mend ata qĂ« bĂ«jnĂ« hapa tĂ« guximshĂ«m nĂ« ndĂ«rtimin e paqes – dhe ne jemi gati.”, shkruan Osmani nĂ« ‘Facebook’.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Trumpi e fton Osmanin të jetë pjesë e Bordit të Paqes appeared first on Sinjali.

Franca kërkon stërvitje të NATO-s në Grenlandë

Franca ka kërkuar organizimin e një ushtrimi të NATO-s në Greenland dhe është e gatshme të kontribuojë në të, ka bërë të ditur zyrtarisht zyra e Emmanuel Macron këtë mëngjes.

Ky zhvillim vjen ndërsa aleatët evropianë po përpiqen të tregojnë përkushtimin e tyre ndaj sigurisë në Arktik ndaj SHBA-së, pas shqetësimeve të përsëritura të Donald Trump, njofton skynews.

Sipas raportimeve tĂ« gazetĂ«s i paper kĂ«tĂ« mĂ«ngjes, njĂ«sitĂ« e mbikĂ«qyrjes nga MbretĂ«ria e Bashkuar, tĂ« Forcave Ajrore dhe MarinĂ«s, janĂ« duke negociuar pĂ«r t’iu bashkuar njĂ« “linje tĂ« re mbrojtjeje” me trupa tĂ« vendosur nĂ« Greenland.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, premtoi njĂ« “rritje masive tĂ« investimeve evropiane” nĂ« Greenland dhe pĂ«r sigurinĂ« nĂ« Arktik gjatĂ« fjalimit tĂ« saj nĂ« Davos dje.

Javën e kaluar, delegacione ushtarake nga tetë vende evropiane fluturuan drejt ishullit për një mision të rekonesancës, i cili shkaktoi një përplasje me Trump, i cili e interpretoi këtë si një gjest kërcënues.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Franca kërkon stërvitje të NATO-s në Grenlandë appeared first on Sinjali.

Mateo zgjidhet i preferuari i publikut, shpëtoi në zinxhir Brikenën: Kush janë pesë banorët që shkuan në nominim?

Mbrëmë, Mateo u zgjodh banori më i votuar nga publiku si më i pëlqyeri në Big Brother.

Ai mori një avantazh të veçantë, duke nisur zinxhirin e parë të shpëtimit, dhe banorja që shpëtoi e para ishte pikërisht Brikena.

Pas kësaj, zinxhiri i shpëtimit vazhdoi në këtë rend:

Mateo → Brikena → Juela → Stenaldo → Artan → Greta → Kristi → Angelo → Stelina → Selin → Miri → Ina → Keijsi → Lorna

Si rezultat, pesĂ« banorĂ«t e fundit nĂ« kĂ«tĂ« zinxhir – Selin, Miri, Ina, Keijsi dhe Lorna – janĂ« ata qĂ« do tĂ« shkojnĂ« nĂ« televotim.

Njëri prej tyre do të largohet nga shtëpia të shtunën.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Mateo zgjidhet i preferuari i publikut, shpëtoi në zinxhir Brikenën: Kush janë pesë banorët që shkuan në nominim? appeared first on Sinjali.

Avioni i Trump pëson defekt, kthehet në bazë pak para nisjes për Davos

Avioni presidencial amerikan Air Force One, me në bord presidentin Donald Trump dhe i nisur drejt Davosit, ka ndryshuar kurs mbi Oqeanin Atlantik dhe është kthyer pas për shkak të një problemi të vogël elektrik.

Lajmi është raportuar nga mediat amerikane, të cilat bëjnë me dije se Trump do të udhëtojë drejt Davosit me një avion tjetër.

ZĂ«dhĂ«nĂ«sja e ShtĂ«pisĂ« sĂ« BardhĂ«, Karoline Leavitt, konfirmoi se “presidenti dhe ekipi i tij do tĂ« hipin nĂ« njĂ« avion tjetĂ«r dhe do tĂ« vazhdojnĂ« udhĂ«timin drejt ZvicrĂ«s”.

Sipas informacioneve, avioni presidencial ishte nisur nga baza ajrore Andrews në orën 09:46. Rreth një orë më vonë u raportua se Air Force One kishte ndryshuar drejtim dhe po kthehej pas. Vonesa pritet të ketë ndikim në axhendën e Trump në Zvicër, ku ai pritet të marrë pjesë në Forumin Ekonomik Botëror në Davos.

“Pas ngritjes, ekuipazhi identifikoi njĂ« problem tĂ« vogĂ«l elektrik. PĂ«r arsye sigurie, Air Force One po kthehet nĂ« bazĂ«n Andrews. Presidenti dhe ekipi i tij do tĂ« vazhdojnĂ« udhĂ«timin me njĂ« avion tjetĂ«r drejt ZvicrĂ«s”, deklaroi Leavitt.

Më vonë, Shtëpia e Bardhë bëri të ditur se Donald Trump është nisur sërish drejt Davosit, pasi është hipur në një avion tjetër, duke vijuar udhëtimin pas incidentit teknik me Air Force One.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Avioni i Trump pëson defekt, kthehet në bazë pak para nisjes për Davos appeared first on Sinjali.

Dy qytetarë nga Podujeva dorëzojnë në polici një portofol të gjetur me para e dokumente, i kthehet pronarit

Policia e Kosovës ka njoftuar se vazhdon të jetë adresa e parë e besimit për qytetarët, duke vlerësuar bashkëpunimin dhe gjestet humane të qytetarëve.

Sipas njoftimit zyrtar, mbrëmë rreth orës 22:00, në stacionin policor të Podujevës, dy qytetarë, S.B. dhe L.B., kanë dorëzuar një portofol që përmbante para dhe dokumente, të cilat më pas i janë kthyer pronarit.

Policia ka falënderuar qytetarët për bashkëpunimin me institucionin dhe për veprimin e tyre human, duke theksuar rëndësinë e besimit dhe përgjegjësisë qytetare në raste të tilla.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Dy qytetarë nga Podujeva dorëzojnë në polici një portofol të gjetur me para e dokumente, i kthehet pronarit appeared first on Sinjali.

Rihapja e kutive të 28 dhjetorit, deri tani janë rinumëruar 832 vendvotime

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve po vazhdon procesi i rinumërimit të fletëvotimeve të zgjedhjeve të 28 dhjetorit, për të cilat Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka marrë vendim që të rinumërohen në të gjithë territorin e Kosovës.

Sipas përditësimit të fundit të KQZ-së, deri më tani janë rinumëruar 832 vendvotime, që përbëjnë 32,54 për qind të totalit të votave.

Dallime të dukshme në numrin e votave po vazhdojnë të evidentohen brenda të gjitha subjekteve politike. Procesi i rinumërimit nxori në pah parregullsi të theksuara fillimisht në Komunën e Prizrenit. Para një jave, KQZ-ja mori vendim që të dërgojë në rinumërim të gjitha vendvotimet e rregullta në këtë komunë, pasi gjatë një procesi verifikues të dy kutive me fletëvotime u konstatua një dallim prej 714 votash.

Si rezultat i rinumërimit në Prizren, është konstatuar se gjatë numërimit fillestar kandidatëve u janë shtuar ose hequr gjithsej 45 mijë e 709 vota vetëm në këtë komunë. Devijimet më të mëdha janë vërejtur brenda PDK-së, ku kandidati për deputet Fetah Paçarizi ka rezultuar me mbi 6 mijë vota më pak pas rinumërimit.

Për shkak të këtyre gjetjeve, ditën e hënë KQZ-ja mori vendim që të zgjerojë procesin e rinumërimit në të gjitha vendvotimet e 28 komunave, përfshirë: Deçan, Gjakovë, Gllogoc, Gjilan, Istog, Klinë, Fushë Kosovë, Kamenicë, Mitrovicë e Jugut, Lipjan, Novobërdë, Obiliq, Rahovec, Pejë, Podujevë, Prishtinë, Shtërpcë, Suharekë, Viti, Zubin Potok, Zveçan, Malishevë, Junik, Hani i Elezit, Graçanicë, Partesh, Kllokot dhe Mitrovicë e Veriut.

Ndërkohë, sipas një vendimi të mëhershëm të KQZ-së, të datës 13 janar 2026, ishte paraparë rinumërimi edhe në 10 komuna të tjera, përkatësisht: Dragash, Kaçanik, Leposaviq, Prizren, Skënderaj, Shtime, Ferizaj, Vushtrri, Mamushë dhe Ranillug.

Vendimi për përfshirjen e të gjitha vendvotimeve në rinumërim erdhi pas një raporti të bazuar në rinumërimin e më shumë se 500 vendvotimeve, sipas të cilit ndryshimet te votat e subjekteve politike janë vlerësuar si të papërfillshme, ndërsa te votat për kandidatët për deputetë janë identifikuar pasaktësi të theksuara në procesin e numërimit.

Gjatë rinumërimit, raste të vjedhjes së votave të kandidatëve për deputetë janë evidentuar edhe në Komunën e Podujevës, kësaj radhe brenda Lëvizjes Vetëvendosje.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Rihapja e kutive të 28 dhjetorit, deri tani janë rinumëruar 832 vendvotime appeared first on Sinjali.

Horoskopi 21 janar, parashikimi i yjeve për shenjën tuaj

Dashi: Energjia jote është e lartë dhe të shtyn të marrësh iniciativa të reja. Në punë mund të dalë një sfidë që kërkon vendosmëri. Në dashuri, sinqeriteti do të sjellë qartësi. Kujdes me nxitimin në vendime financiare.

Demi: Dita të fton të ecësh me hapa të sigurt dhe praktikë. Një çështje materiale mund të stabilizohet më në fund. Në marrëdhënie, durimi do të vlerësohet shumë. Mos e neglizho pushimin dhe komoditetin personal.

Binjakët: Komunikimi është pika jote e fortë sot. Mund të marrësh lajme interesante ose ftesa të papritura. Në dashuri, bisedat e hapura forcojnë lidhjet. Përqendrohu që të mos shpërndahesh në shumë drejtime.

Gaforrja: Emocionet janë më të thella se zakonisht. Familja ose shtëpia kërkojnë vëmendjen tënde. Në punë, ndiq intuitën për vendime të rëndësishme. Kujdesu për veten emocionalisht.

Luani: Dita sjell mundĂ«si pĂ«r tĂ« shkĂ«lqyer dhe pĂ«r t’u vĂ«nĂ« re. NjĂ« projekt kreativ mund tĂ« ecĂ« pĂ«rpara me sukses. NĂ« dashuri, pasioni rritet nĂ«se shpreh ndjenjat hapur. Shmang konfliktet e panevojshme me autoritetet.

Virgjëresha: Detajet kanë rëndësi të veçantë sot. Organizimi do të të ndihmojë të shmangësh stresin. Në marrëdhënie, gjestet e vogla bëjnë diferencën. Mos u trego shumë kritik ndaj vetes.

Peshorja: Kërkon ekuilibër mes detyrave dhe jetës personale. Një bashkëpunim mund të rezultojë i dobishëm. Në dashuri, harmonia vjen përmes kompromisit. Merr kohë për artin ose bukurinë që të frymëzon.

Akrepi: Intensiteti yt është i fortë dhe të ndihmon të depërtosh në thelb të gjërave. Një e vërtetë mund të dalë në dritë. Në dashuri, thellësia emocionale forcon lidhjen. Kujdes me xhelozinë ose kontrollin e tepruar.

Shigjetari: Optimizmi yt hap dyer të reja. Mund të planifikosh një udhëtim ose një projekt afatgjatë. Në marrëdhënie, sinqeriteti sjell afrim. Mos e shpërfill përgjegjësinë për hir të lirisë.

Bricjapi: Përgjegjësitë janë të shumta, por ti i përballon me maturi. Një arritje profesionale të motivon më tej. Në dashuri, stabiliteti është prioritet. Mos harro të festosh sukseset e vogla.

Ujori: Ide të reja dhe origjinale të vijnë natyrshëm. Dita është e mirë për ndryshime dhe inovacion. Në marrëdhënie, nevoja për hapësirë duhet komunikuar qartë. Shoqëria luan rol të rëndësishëm sot.

Peshqit: Ndjeshmëria dhe imagjinata janë të theksuara. Mund të ndihesh më i lidhur me anën shpirtërore. Në dashuri, empatia forcon lidhjen. Kujdes të mos humbasësh në ëndrra dhe të harrosh realitetin.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Horoskopi 21 janar, parashikimi i yjeve për shenjën tuaj appeared first on Sinjali.

20 vjet nga vdekja e presidentit historik, Ibrahim Rugova

Sot bëhen 20 vjet nga ndarja nga jeta e presidentit historik të Kosovës, Ibrahim Rugova.

Kështu, nën organizimin e presidentes së vendit, Vjosa Osmani, do të mbahen një sërë aktivitetesh.

Sipas njoftimit të Presidencës, në orën 10:00, Osmani, organizohen homazhe tek varri i Presidentit Rugova, në Velani.

Në orën 12:00, nën patronatin e presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në amfiteatrin e Bibliotekës Qendrore Universitare, mbahet  Akademi Përkujtimore me rastin e 20-vjetorit të ndarjes nga jeta të presidentit historik të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova.

Gjithashtu, nĂ«n pĂ«rkujdesjen e kryetarit Lumir Abdixhiku, Lidhja Demokratike e KosovĂ«s, ka njoftuar se, organizon “Akademi PĂ«rkujtimore nĂ« 20 vjetorin e ndarjes nga jeta tĂ« Atit Themeltar tĂ« RepublikĂ«s sĂ« KosovĂ«s, Presidentit Historik dr. Ibrahim Rugova”.

Akademia PĂ«rkujtimore do tĂ« mbahet sot (e mĂ«rkurĂ«), nĂ« ora 11:00, nĂ« SallĂ«n e Kuqe – Pallati i RinisĂ«, nĂ« PrishtinĂ«.

Rugova ka ndërruar jetë më 21 janar të vitit 2006 dhe është varrosur me nderime të larta shtetërore e ushtarake.

Ka lindur më 2 dhjetor 1944 në fshatin Cercë të komunës së Istogut. Shkollën fillore e ka kryer në Istog, të mesmen në qytetin e Pejës më 1967. Ndërsa, ka studiuar në Fakultetin Filozofik- Dega Gjuhë e Letërsi Shqipe në Prishtinë. Ka doktoruar në fushën e letërsisë në UP më 1984.

Më 1996, Ibrahim Rugova u zgjodh anëtar korrespondent i Akademisë së Arteve dhe të Shkencave të Kosovës.

Po në këtë vit ai u shpall doktor nderi i Universitetit të Parisit VIII në Paris.

Autor i dhjetĂ« librave, presidenti historik, Ibrahim Rugova ishte nĂ« nismĂ« redaktor nĂ« gazetĂ«n e studentĂ«ve “Bota e re” dhe nĂ« revistĂ«n shkencore “Dituria” (1971-72), qĂ« botoheshin nĂ« PrishtinĂ«. Pastaj pĂ«r afro dy dekada, ai punoi nĂ« Institutin Albanologjik tĂ« PrishtinĂ«s si hulumtues i letĂ«rsisĂ«. PĂ«r njĂ« kohĂ« ka qenĂ« kryeredaktor i revistĂ«s “Gjurmime albanologjike”, qĂ« e nxirrte ky Institut.

Rugova është zgjedhur kryetar i Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës më 1988, e cila u bë bërthamë e fuqishme e lëvizjes shqiptare që po kundërshtonte sundimin komunist serb/jugosllav në Kosovë.

Si intelektual me nam që i jepte zë kësaj lëvizjeje intelektuale e politike, Rugova u zgjodh më 23 dhjetor 1989 kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), partisë së parë politike në Kosovë që e sfidoi drejtpërdrejt regjimin komunist në fuqi.

LDK-ja u bë shpejt forca politike prijëse në Kosovë, duke mbledhur shumicën e popullit, edhe pse në ndërkohë u shfaqën në skenë dhe parti e grupe të tjera.

Nën udhëheqjen e Ibrahim Rugovës, LDK-ja, në bashkëpunim me forcat e tjera politike shqiptare në Kosovë dhe me Kuvendin e atëhershëm të Kosovës, përmbylli kornizën ligjore për institucionalizimin e pavarësisë së Kosovës.

Deklarata e Pavarësisë (2 korrik 1990), shpallja e Kosovës Republikë dhe miratimi i kushtetutës së saj (7 shtator 1990), referendumi popullor për pavarësinë dhe sovranitetin e Kosovës mbajtur në fund të shtatorit të vitit 1991, qenë prelud për zgjedhjet e para shumëpartiake për Kuvendin e Kosovës dhe zgjedhjet presidenciale në Republikën e Kosovës më 24 maj 1992.

LDK-ja fitoi shumicën dërrmuese të deputetëve në Kuvend, në të cilin përfaqësoheshin edhe tri parti të tjera, ndërsa Ibrahim Rugova u zgjodh kryetar i Republikës së Kosovës me shumicë dërrmuese të votës.

Ai u rizgjodh kryetar i Republikës së Kosovës në zgjedhjet e mbajtura në mars të vitit 1998. Partia e tij, LDK, fitoi shumicën e vendeve në Kuvendin e Republikës së Kosovës në atë vit.

Nën udhëheqjen e Rugovës, LDK-ja fitoi 58% të votave të elektoratit në zgjedhjet lokale, të sponsorizuara ndërkombëtarisht, në Kosovën e pasluftës, në tetor të vitit 2000.

Çmimet dhe titujt ndĂ«rkombĂ«tarĂ« qĂ« mori ish-presidenti, Ibrahim Rugova:

– MĂ« 1995, iu dha Çmimi pĂ«r paqe i Fondacionit Paul Litzer nĂ« DanimarkĂ«.

– MĂ« 1996, u shpall Doktor Nderi (Honoris Causa) i Universitetit tĂ« Parisit VIII SorbonĂ«, FrancĂ«.

– MĂ« 1998, iu nda Çmimi Saharov i Parlamentit Evropian.

– NĂ« vitin 1999, mori Çmimin pĂ«r paqe tĂ« qytetit Mynster (MĂŒnster), Gjermani, ndĂ«rsa u shpall qytetar nderi i qyteteve italiane: Venedikut, Milanos dhe Breshias (Brecscia).

– NĂ« vitin 2000, mori Çmimin pĂ«r paqe tĂ« Unionit Demokratik tĂ« KatalonisĂ« “Manuel Carrasco i Formiguera”, nĂ« BarcelonĂ«, SpanjĂ«.

– NĂ« vitin 2004, Fondacioni panevropian Coudenhove-Kalergi i ka ndarĂ« Çmimin e EvropĂ«s pĂ«r vitin 2004. BartĂ«s tĂ« mĂ«hershĂ«m tĂ« Çmimit tĂ« EvropĂ«s janĂ«:

– Mbreti i SpanjĂ«s Huan Karlos, – Helmut Kol, – Ronald Regan-i, – Oto fon Habsburg dhe – Emil Konstantinesku.

– NĂ« vitin 2004, Gjenerali Xheri Bek, komandant i BrigadĂ«s Multinacionale tĂ« KFOR-it Lindja, i cili ishte pĂ«r njĂ« vizitĂ« lamtumirĂ«se te presidenti i KosovĂ«s ditĂ«n e hĂ«nĂ« mĂ« 16 shkurt 2004, ia dorĂ«zoi RugovĂ«s fletĂ«lavdĂ«rimin e nĂ«nshkruar nga zĂ«vendĂ«sguvernatorja e PensilvanisĂ«, znj. KethrinĂ« BejkĂ«r Noll (Catherine Baker Knoll).

“
NĂ« emĂ«r tĂ« 12 milionĂ« qytetarĂ«ve tĂ« PensilvanisĂ«, dua t’ju shpreh lavdatĂ« pĂ«r arritjet tuaja tĂ« jashtĂ«zakonshme dhe t’ju falĂ«nderoj pĂ«r miqĂ«sinĂ« tuaj ndaj Shteteve tĂ« Bashkuara.” (znj. KethrinĂ« BejkĂ«r Noll)

– NĂ« vitin 2004, presidenti i KosovĂ«s Ibrahim Rugova, nĂ« njĂ« ceremoni solemne tĂ« zhvilluar tĂ« hĂ«nĂ«n mĂ« 2 shkurt 2004, pasdite nĂ« qytetin e BelgjikĂ«s Atverpen (Anvers), Ă«shtĂ« shpallur Senator Nderi i EvropĂ«s nga Senati i EvropĂ«s. Ky Ă«shtĂ« grupacion i figurave mĂ« eminente tĂ« skenĂ«s politike evropiane nga i cili nderohen personalitete mĂ« nĂ« zĂ« tĂ« botĂ«s sĂ« politikĂ«s, gazetarisĂ«, tĂ« shkencave ekzakte apo humane tĂ« cilĂ«t ka dhĂ«nĂ« kontributin e tyre pĂ«r demokracinĂ« paqen, zhvillimin apo stabilitetin nĂ« EvropĂ«.

“Edhe me kundĂ«rshtimet e kĂ«tyre viteve qĂ« i kanĂ« bĂ«rĂ« nĂ« skenĂ«n politike Ibrahim RugovĂ«s, presidenti i KosovĂ«s ka patur kurajĂ«n qĂ« tĂ« vazhdojĂ« tĂ« pĂ«rpiqet pĂ«r idealin e tij nĂ« njĂ« nga zonat mĂ« tĂ« vĂ«shtira tĂ« Ballkanit”.

“ËshtĂ« shumĂ« e vĂ«shtirĂ« qĂ« tĂ« luftosh pĂ«r vetĂ«vendosjen dhe vullnetin e lirĂ« tĂ« njĂ« populli tĂ« vogĂ«l, kur kjo nuk korrespondon me dĂ«shirĂ«n e popujve tĂ« mĂ«dhenj. Rugova vazhdoi qĂ« tĂ« luftojĂ« vetĂ«m, ndonjĂ«herĂ« pa hasur nĂ« mirĂ«kuptim pĂ«r njĂ« ideal qĂ« do tĂ« mund t’i japĂ« EvropĂ«s atĂ« paqe pĂ«r tĂ« cilĂ«n ne kemi nevojĂ«. ËshtĂ« pikĂ«risht kjo gjĂ« qĂ« do ta nderojĂ« sot me titullin Senator Evropian qĂ« tĂ« mos dekurajohet”. (Z. Oto fon Habsburg)

– MĂ« 9 shtator 2004, Ibrahim Rugova u shpall Doktor Nderi (Honoris Causa) i Universitetit tĂ« TiranĂ«s.

– MĂ« 20 nĂ«ntor 2005, KĂ«shilli i Qytetit tĂ« Nju Jorkut e ka nderuar presidentin e KosovĂ«s, Ibrahim Rugova, me njĂ« mirĂ«njohje tĂ« veçantĂ« pĂ«r pĂ«rkushtimin e tij nĂ« afirmimin e parimeve tĂ« demokracisĂ« dhe pĂ«r udhĂ«heqjen e tij politike frymĂ«zuese.

– MĂ« 21 janar 2006, pushon sĂ« rrahuri zemra e presidentit tĂ« ParĂ« tĂ« KosovĂ«s, Ibrahim Rugova.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post 20 vjet nga vdekja e presidentit historik, Ibrahim Rugova appeared first on Sinjali.

Zhduket një helikopter turistik pranë një vullkani në Japoni

Një helikopter turistik me tre persona në bord është zhdukur pranë malit Aso, një nga vullkanet më aktive të Japonisë.

Sipas raportimeve lokale që citojnë policinë, helikopteri u nis nga një kopsht zoologjik në qytetin Aso të martën në orën 10:52 sipas kohës lokale (01:52 GMT) për një tur 10-minutësh, por nuk u kthye më.

Rreth orës 16:00, një helikopter i policisë ka vërejtur një objekt që i ngjan një mjeti ajror brenda kraterit të Nakadakes, një nga pesë majat e malit Aso. Autoritetet ende nuk e kanë konfirmuar nëse bëhet fjalë për helikopterin e zhdukur, raporton BBC, transmeton Sinjali.

Sipas mediave lokale, piloti 64-vjeçar ishte një profesionist me përvojë 40-vjeçare. Pasagjerët ishin një burrë dhe një grua, të dy nga Tajvani.

Helikopteri, një Robinson R44 i prodhimit amerikan, ishte në fluturimin e tretë turistik të ditës kur u zhduk. Sipas operatorit të fluturimeve, kompanisë Takumi Enterprise, dy fluturimet e mëparshme kishin përfunduar pa asnjë problem.

Të martën ishte raportuar mot me vranësira në zonën e Nakadakes, ndërsa operacionet e kërkimit u pezulluan mbrëmjen e së martës dhe rifilluan të mërkurën në mëngjes.

Sipas agjencisë së lajmeve Jiji, Takumi Enterprise ka pezulluar të gjitha fluturimet me helikopterë pas incidentit.

Turët me helikopter mbi peizazhet vullkanike të malit Aso janë ndër atraksionet kryesore turistike të prefekturës Kumamoto, në jugperëndim të Japonisë.

Në vitin 2024, një helikopter turistik i së njëjtës kompani që fluturonte mbi malin Aso ishte detyruar të bënte një ulje emergjente, ku mbetën të lënduar tre personat që ndodheshin në bord.

Mali Aso ka shpërthyer për herë të fundit në tetor të vitit 2021, duke lëshuar një re të madhe tymi në qiell.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Zhduket një helikopter turistik pranë një vullkani në Japoni appeared first on Sinjali.

Digjet një shtëpi në Malishevë, humb jetën një grua



Një grua rreth moshës 53 vjeçare ka humbur jetën si pasojë e një zjarri që ka kapluar një shtëpi në fshatin Goriq të Malishevës.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar drejtori rajonal i Policisë në Gjakovë, Lumni Graishta.

Sipas tij, viktima ka jetuar me babain e saj dhe ka qenë e palëvizshme.

“NjĂ« shtĂ«pi nĂ« fshatin Goriq tĂ« MalishevĂ«s Ă«shtĂ« pĂ«rfshirĂ« nga flakĂ«t, ku pĂ«r pasojĂ« ka mbetur pa shenja jete njĂ« grua rreth moshĂ«s 53 vjeçare e cila ka qenĂ« duke jetu veç me babĂ«n dhe ka qenĂ« e palĂ«vizshme. Ende nuk dihen rrethanat e zjarrit dhe policia Ă«shtĂ« duke u marr me rastin”, ka thĂ«nĂ« Graishta. /Telegrafi/

Trump flet për sukseset në njëvjetorin e presidencës së dytë - sërish thotë se ndali luftën mes Kosovës dhe Serbisë



Presidenti i Shteteve tĂ« Bashkuara, Donald Trump, deklaroi se administrata e tij “ka pĂ«rfunduar tetĂ« luftĂ«ra brenda 10 muajsh” dhe nĂ« kĂ«tĂ« kontekst pĂ«rmendi edhe KosovĂ«n dhe SerbinĂ«.

Ai foli për këto suksese gjatë njëvjetorit të presidencës së tij të dytë, ku përsëri përmendi Kosovën dhe Serbinë.

Sipas mediave tĂ« huaja, Trump gjithashtu ka renditur luftĂ«rat qĂ«, sipas tij, ka arritur t’i pĂ«rfundojĂ«.

- YouTube www.youtube.com

“Nuk ka parĂ« askush njĂ« operacion si ai qĂ« realizuam nĂ« VenezuelĂ«. Kemi pĂ«rfunduar tetĂ« luftĂ«ra tĂ« pazgjidhura brenda 10 muajsh – Kamboxhia dhe Tajlanda qĂ« kanĂ« qenĂ« nĂ« luftĂ« pĂ«r vite me radhĂ«, Kosova dhe Serbia, Kongo dhe Ruanda, Pakistani dhe India – qĂ« mund tĂ« kishin pĂ«rdorur edhe armĂ« bĂ«rthamore, sipas mendimit tim. Kryeministri i Pakistanit ishte kĂ«tu dhe tha se presidenti Trump ka shpĂ«tuar 10 milionĂ« njerĂ«z, ndoshta edhe mĂ« shumĂ«. Pastaj janĂ« edhe Izraeli dhe Irani, Egjipti dhe Etiopia
 dhe unĂ« i kam ndalur”, tha ai gjatĂ« njĂ« konference pĂ«r media.

Lideri amerikan gjithashtu tha se ka pĂ«rfunduar edhe luftĂ«n midis ArmenisĂ« dhe Azerbajxhanit, dhe nĂ« kĂ«tĂ« kontekst presidenti i RusisĂ«, Vladimir Putin, i kishte thĂ«nĂ« se “nuk mund tĂ« besoj qĂ« e pĂ«rfundove kĂ«tĂ« luftĂ«, unĂ« kam provuar ta zgjidh pĂ«r dhjetĂ« vjet”.

“Kam shpĂ«tuar miliona e miliona njerĂ«z”, pohoi 79-vjeçari.

Ndryshe, kjo nuk është hera e parë që Trump përmend Kosovën dhe Serbinë në kontekstin e luftërave që thotë se i ka përfunduar. /Telegrafi/

Trump kërcënon Danimarkën për Grenlandën, por ajo mban një mjet të fuqishëm - SHBA-ja varet nga ilaçi i saj jetik



SHBA-ja e varur nga insulina daneze mund të shndërrohet në një pikë presioni të papritur në përplasje lidhur me Grenlandën.

Ndërsa kriza për Grenlandën thellohet, në Danimarkë po diskutohet nëse qeveria duhet të përdorë si mjet presioni dominimin e kompanisë farmaceutike Novo Nordisk si furnizues kryesor të insulinës dhe ilaçeve GLP-1 për tregun amerikan.

Shtetet e Bashkuara rrezikojnë mungesa të insulinës dhe ilaçeve GLP-1 nëse Danimarka ndalon ose kufizon eksportet, sepse rreth 30-50 për qind e insulinës që përdoret në SHBA vjen nga Danimarka - një furnizim që Uashingtoni nuk mund ta zëvendësojë lehtë.

Miliona amerikanë kanë nevojë për insulinë çdo ditë, dhe ndërprerjet mund të shkaktojnë dëme për pacientët dhe një krizë politike në SHBA, raportojnë mediat.

Qeveria amerikane kërcënon me tarifa deri në 25 për qind për të ushtruar presion ndaj Danimarkës që të pranojë shitjen e Grenlandës, dhe kjo ka nxitur diskutime ndërkombëtare, protesta në Nuuk dhe Kopenhagen dhe reagime të forta nga Bashkimi Evropian.

Prodhues të tjerë si Eli Lilly, Sanofi dhe Biocon i Indisë mund të ndihmojnë paksa, por askush prej tyre nuk mund të zëvendësojë menjëherë prodhimin danez në shkallë të gjerë. /Telegrafi/

Defekti në aeroplanin presidencial shfaqet një orë pas ngritjes - Trump kthehet në Uashington, niset për Davos me aeroplan tjetër



Aeroplani i presidentit amerikan Donald Trump, Air Force One, u kthye në Joint Base Andrews rreth një ore pas ngritjes drejt Zvicrës të martën në mbrëmje.

Kjo u bĂ« sepse ekuipazhi i aeroplanit vuri re njĂ« “problem tĂ« vogĂ«l elektrik” menjĂ«herĂ« pas ngritjes dhe, nga masa paraprake, vendosi tĂ« kthehej.

Një gazetar që ishte në aeroplan tha se dritat në kabinën e medias u fikën për pak çast, por nuk u dha ndonjë shpjegim tjetër në atë moment.

Pas rreth gjysmë ore fluturim, gazetarët u njoftuan se aeroplani do të kthehej, shkruan cnn.

🚹BREAKING: Trump’s plane broke down on the way to Davos. 'Minor electrical issue' is identified

Air Force One spent less than an hour in the air before being turned back to the air base.

Journalists reported that the lights briefly went out in the press cabin, and the White
 pic.twitter.com/qCAEqDtowD
— NEXTA (@nexta_tv) January 21, 2026

Trump më pas u zhvendos në një aeroplan tjetër, Air Force C-32, një Boeing 757 i modifikuar që ai zakonisht e përdor për udhëtime brenda vendit, dhe rreth mesnatës nisi sërish udhëtimin drejt Davosit, ku po mbahet Forumi Ekonomik Botëror.

Aeroplanët aktualë që përdoren si Air Force One janë në shërbim prej afërsisht katër dekadash, dhe Boeing po punon për aeroplanë zëvendësues, por programi është hasur me sërë vonesash.

Aeroplanët janë modifikuar shumë për sigurinë presidenciale dhe janë të pajisur me sisteme të ndryshme komunikimi që i lejojnë presidentit të qëndrojë në kontakt me ushtrinë dhe të japë urdhëra kudo në botë.

ZĂ«dhĂ«nĂ«sja e ShtĂ«pisĂ« sĂ« BardhĂ« theksoi gjithashtu, me shaka, se aeroplani i dhuruar nga familja sunduese e Katarit duket “shumĂ« mĂ« mirĂ«â€ pĂ«r momentin. /Telegrafi/

Moti sot kryesisht i vranët, priten edhe reshje bore

Sot parashikohet mot kryesisht i vranët dhe, në periudha të caktuara, lokalisht me reshje të pakta bore.

Era do të fryjë kryesisht nga juglindja, e cila herë pas here pritet të jetë e fuqishme, me shpejtësi prej 15-49 km/h.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej -5 deri në -2°C, ndërsa ato maksimale prej 0 deri në 3°C.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Moti sot kryesisht i vranët, priten edhe reshje bore appeared first on Sinjali.

Horoskopi ditor për nesër, e Mërkurë 21 Janar 2026

DASHI  Nuk mund tĂ« pretendosh mĂ« sikur nuk po ndodh asgjĂ«: nĂ«se njĂ« situatĂ« nuk tĂ« pĂ«rfaqĂ«son mĂ«, ajo duhet tĂ« ndryshojĂ«. Ke energji, ide dhe guxim, por rrezikon t’i shpĂ«rdorosh ato nĂ«se vazhdon tĂ« luftosh beteja qĂ« nuk janĂ« tĂ« tuat. NĂ« dashuri, ke nevojĂ« pĂ«r qartĂ«si: jo mĂ« gjysmĂ«fjalĂ«, jo mĂ« heshtje strategjike. [
]

The post Horoskopi ditor për nesër, e Mërkurë 21 Janar 2026 appeared first on BoldNews.al.

52 udhëheqës të ftuar në Bordin e Paqes, deri më tani 7 kanë pranuar mes tyre edhe Shqipëria

Media italiane ANSA raporton se deri më tani 52 vende nga e gjithë bota janë ftuar për të marrë pjesë në Bordin e Paqes, por vetëm shtatë prej tyre kanë konfirmuar zyrtarisht pranimin e ftesës. Sipas ANSA-s, vendet që kanë dhënë përgjigje pozitive janë Argjentina, Hungaria, Kazakistani, Uzbekistani, Shqipëria dhe Vietnami. Shumica e qeverive që [
]

The post 52 udhëheqës të ftuar në Bordin e Paqes, deri më tani 7 kanë pranuar mes tyre edhe Shqipëria appeared first on BoldNews.al.

Viti i parë i presidencës së dytë - Trump me pushtetin "që thyen normat dhe shtyn kufijtë"



Nuk është vetëm Krahu Lindor i Shtëpisë së Bardhë ai që është shkatërruar nga presidenti amerikan Donald Trump.

NĂ« vitin e tij tĂ« parĂ« pas rikthimit nĂ« detyrĂ«, ai ka cenuar institucione dhe norma amerikane qĂ« kanĂ« ekzistuar pĂ«r breza dhe qĂ« kanĂ« formĂ«suar funksionimin e qeverisĂ« federale. Ritmi i kĂ«tyre ndryshimeve ka qenĂ« aq i shpejtĂ«, saqĂ« edhe vĂ«zhguesit mĂ« tĂ« pĂ«rvojĂ« tĂ« Uashingtonit kanĂ« pasur vĂ«shtirĂ«si t’i ndjekin zhvillimet.

Që nga inaugurimi i tij një vit më parë, presidenti 79-vjeçar ka shpërbërë në mënyrë të njëanshme agjenci federale, ka vënë në shënjestër kundërshtarë politikë, ka pezulluar financime federale dhe ka përmbysur marrëdhëniet e tregtisë globale.

Ai ka dhënë gjithashtu falje të përgjithshme për kryengritësit e 6 janarit, të cilët sulmuan Kongresin amerikan në përpjekje për të kundërshtuar rezultatet e zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020.

Për më tepër, ka dërguar Gardën Kombëtare dhe dhjetëra agjentë të Agjencisë së Imigracionit dhe Zbatimit të Doganave (ICE) në rrugët e qyteteve amerikane, si dhe ka ndërmarrë veprime ushtarake në disa vende.

Sipas ekspertëve, të marra së bashku, këto veprime tregojnë një prirje të qartë dhe të qëndrueshme: përpjekjen për të konsoliduar dhe zgjeruar pushtetin presidencial.

— (@)

Kritikuesit e shohin këtë si një goditje të drejtpërdrejtë ndaj sistemit kushtetues të kontrolleve dhe balancave.

Norman Ornstein, studiues nĂ« Institutin Amerikan tĂ« NdĂ«rmarrjeve, i tha The Independent se viti i kaluar pĂ«rfaqĂ«sonte “njĂ« sprint drejt njĂ« autokracie”.

Nga ana tjetër, mbështetësit kundërshtojnë këto akuza, duke argumentuar se presidenti po rimerr me të drejtë kontrollin nga një klasë burokratësh të pazgjedhur dhe të rrënjosur në sistem.

“Trump do tĂ« hyjĂ« nĂ« histori si presidenti mĂ« i suksesshĂ«m dhe mĂ« i rĂ«ndĂ«sishĂ«m nĂ« jetĂ«n tonĂ«â€, u shpreh Drejtori i Komunikimit i ShtĂ«pisĂ« sĂ« BardhĂ«, Steven Cheung, kur u pyet nga The Independent.

“Arritjet e tij nĂ« shĂ«rbim tĂ« popullit amerikan do tĂ« nguliten nĂ« strukturĂ«n e AmerikĂ«s dhe do tĂ« ndihen nga çdo administratĂ« e ardhshme e ShtĂ«pisĂ« sĂ« BardhĂ«â€, shtoi ai.

Më poshtë paraqitet një pasqyrë e disa prej veprimeve të Trump që, sipas kritikëve, kanë tejkaluar kufijtë institucionalë.

Shkatërrimi i agjencive, ngrirja e fondeve

Në frontin e brendshëm, shenjat e para të qasjes së zgjeruar të Trumpit ndaj autoritetit ekzekutiv u shfaqën menjëherë pas inaugurimit të tij. Ai krijoi Departamentin e Efiçiencës së Qeverisë, një strukturë e fokusuar në shkurtimin e kostove.

Ky grup i dha kompetenca të gjera mega-donatorit Elon Musk, njeriut më të pasur në botë, duke e autorizuar të mbyllte agjenci të tëra, përfshirë USAID-in. Si pasojë, rreth 300 mijë punonjës u detyruan të largoheshin nga qeveria federale.

Trump ngriti gjithashtu miliarda dollarë fonde të miratuara nga Kongresi për universitete, kërkime mjekësore dhe ndihmë të huaj. Shumica e këtyre fondeve ishin të destinuara për shtete të udhëhequra nga demokratët.

“Pushteti mĂ« qendror dhe mĂ« i palĂ«kundur i Kongresit Ă«shtĂ« pushteti i portofolit. Dhe Donald Trump ka refuzuar tĂ« shpenzojĂ« paratĂ« qĂ« janĂ« miratuar”, tha pĂ«r The Independent, Larry Jacobs, drejtor i QendrĂ«s pĂ«r Studimin e PolitikĂ«s dhe Qeverisjes nĂ« Universitetin e MinesotĂ«s.

Shumë vëzhgues argumentojnë se veprimet gjithëpërfshirëse të Trumpit përfaqësojnë një ndryshim të thellë krahasuar me mandatin e tij të parë. Sipas tyre, arsyeja kryesore lidhet me ndryshimet në personel.

GjatĂ« administratĂ«s sĂ« parĂ«, ai ishte i rrethuar nga njerĂ«z “qĂ« punuan pĂ«r tĂ« zbutur impulset e tij mĂ« tĂ« egra”, tha pĂ«r The Independent profesoresha e Fakultetit tĂ« DrejtĂ«sisĂ« nĂ« Yale, Oona Hathaway. “KĂ«tĂ« herĂ«, ai e ka lĂ«nĂ« mĂ«njanĂ« pjesĂ«n mĂ« tĂ« madhe tĂ« establishmentit dhe e ka mbushur ShtĂ«pinĂ« e BardhĂ« me besnikĂ«â€, shtoi ajo.

Një mori urdhrash ekzekutivë dhe faljesh

Gjatë 100 ditëve të tij të para, Trump lëshoi një numër rekord prej 124 urdhrash ekzekutivë. Disa prej tyre u konsideruan jokushtetues nga kritikët dhe gjykatat.

Mes tyre ishte një urdhër që synonte të hiqte shtetësinë bazuar në të drejtën e lindjes dhe një tjetër që kërkonte vërtetim të shtetësisë për regjistrimin e votuesve.

“KĂ«to urdhra janĂ« tĂ« jashtĂ«zakonshĂ«m, jo vetĂ«m pĂ«r numrin e tyre, por edhe pĂ«r gjerĂ«sinĂ« e ndikimit”, tha nĂ« prill Rory Little, profesor i drejtĂ«sisĂ« nĂ« Universitetin e KalifornisĂ«, San Francisko.

Në mandatin e dytë, Trump ka përdorur në mënyrë agresive fuqinë e tij të faljes.

Ai i ka dhënë mëshirë mijëra njerëzve, përfshirë pothuajse të gjithë 1600 personat e akuzuar për trazirat e 6 janarit në Kapitol, si dhe figura të shumta të dënuara për mashtrim, ryshfet dhe evazion fiskal.

Shumë nga ata që përfituan nga faljet kanë lidhje politike me presidentin.

Përveç kësaj, ai ka përdorur fuqinë e tij për të armatosur Departamentin e Drejtësisë kundër armiqve politikë.

Duke e armatosur Departamentin e Drejtësisë kundër armiqve politikë

Në një tjetër shkelje të dukshme të normave presidenciale, Trump ka ushtruar publikisht presion mbi Departamentin e Drejtësisë për të hetuar kundërshtarët e tij politikë.

NĂ« shtator, ai kritikoi ashpĂ«r Prokuroren e PĂ«rgjithshme, Pam Bondi, pĂ«r mungesĂ«n e akuzave kundĂ«r ish-drejtorit tĂ« FBI-sĂ«, James Comey, tĂ« cilin e quajti “fajtor tĂ« tmerrshĂ«m”. Ai sulmoi gjithashtu Prokurores e PĂ«rgjithshme tĂ« Nju Jorkut, Letitia James, dhe Senatorin Adam Schiff, duke shkruar nĂ« Truth Social: “DREJTËSIA DUHET TË VENDOSET.”

Menjëherë pas këtyre deklaratave, si Comey ashtu edhe James u përballën me padi nga juritë e mëdha federale, me akuza për dhënie deklaratash të rreme dhe vepra të tjera penale.

Vendosja e Gardës Kombëtare dhe bastisjet e gjera të imigracionit

Vitin e kaluar, presidenti 79‑vjeçar vendosi GardĂ«n KombĂ«tare nĂ« disa qytete tĂ« SHBA‑s si pjesĂ« tĂ« njĂ« pĂ«rpjekjeje pĂ«r tĂ« goditur kriminalitetin. KĂ«to masa, shpesh tĂ« ndĂ«rmarra pa mbĂ«shtetjen e zyrtarĂ«ve shtetĂ«rorĂ« ose lokalĂ«, kanĂ« pak precedent historik, sipas The New York Times.

Ai gjithashtu ka rritur ndjeshĂ«m operacionet e ICE‑s, veçanĂ«risht nĂ« shtetet e udhĂ«hequra nga demokratĂ«t. TĂ« enjten, ai kĂ«rcĂ«noi tĂ« pĂ«rdorĂ« Aktin e Kryengritjes – njĂ« fuqi emergjente qĂ« nuk Ă«shtĂ« pĂ«rdorur pĂ«r mĂ« shumĂ« se 30 vjet – pĂ«r tĂ« vendosur ushtrinĂ« nĂ« Minesota pas protestave kundĂ«r veprimeve tĂ« ICE‑s atje.

Duke pĂ«rmbledhur kĂ«tĂ« seri veprimesh qĂ« tejkalojnĂ« kufijtĂ« tradicionalĂ«, Larry Jacobs tha se “presidenca perandorake Ă«shtĂ« zhvendosur me vendosmĂ«ri dhe plotĂ«sisht nĂ« sferĂ«n e politikĂ«s sĂ« brendshme.”

MegjithatĂ«, pĂ«r mbĂ«shtetĂ«sit e tij, centralizimi i pushtetit nga Trump nuk shihet si njĂ« defekt, por si njĂ« tipar pozitiv. Russ Vought, drejtori i ZyrĂ«s sĂ« Menaxhimit dhe Buxhetit, ka argumentuar se liberalĂ«t “e shtrembĂ«ruan rrĂ«njĂ«sisht” strukturĂ«n e qeverisĂ«, duke fuqizuar “ekspertĂ«t e karrierĂ«s” tĂ« pazgjedhur nĂ« agjencitĂ« federale.

Sipas tij, zgjidhja është përqendrimi i më shumë pushtetit në ekzekutiv, në përputhje me teorinë e ekzekutivit unitar.

John Bolton, njĂ« mbĂ«shtetĂ«s i njĂ« ekzekutivi mĂ« tĂ« fuqishĂ«m, tha se ai beson se shumĂ« nga veprimet e Trump kanĂ« qenĂ« “legjitime”. Por ai shtoi se “pĂ«rpjekja pĂ«r tĂ« zgjeruar pushtetin mbi jetĂ«n e pĂ«rditshme — si pĂ«rmes asaj qĂ« ai po bĂ«n me ICE dhe kĂ«shtu me radhĂ« — Ă«shtĂ« diçka shumĂ« e ndryshme”.

Nga ana tjetĂ«r, Yuval Levin, bashkĂ«punĂ«tor i lartĂ« nĂ« American Enterprise Institute (AEI), mori njĂ« qĂ«ndrim mĂ« nuancues. Ai i tha The New York Times se administrata ka ndĂ«rmarrĂ« “shumĂ« veprime”, por ka prodhuar pak “ndryshim tĂ« qĂ«ndrueshĂ«m nĂ« politikat publike”.

Duke nënkuptuar një mandat të tretë jokushtetues

Edhe pse nuk Ă«shtĂ« njĂ« veprim zyrtar, Trump ka lĂ«nĂ« tĂ« kuptohet vazhdimisht se mund tĂ« pĂ«rpiqet pĂ«r njĂ« mandat tĂ« tretĂ« nĂ« detyrĂ« — diçka qĂ« Kushtetuta e Shteteve tĂ« Bashkuara e ndalon qartĂ«.

“ShumĂ« njerĂ«z duan qĂ« unĂ« ta bĂ«j kĂ«tĂ«,” tha presidenti nĂ« mars. NĂ« dhjetor, ai deklaroi se njĂ« prej donatorĂ«ve tĂ« tij i kishte ofruar 250 milionĂ« dollarĂ« pĂ«r tĂ« nisur njĂ« garĂ« pĂ«r vitin 2028.

NĂ« njĂ« intervistĂ« nĂ« janar, teksa fliste pĂ«r arritjet e tij, Trump tha se “kur e mendon, nuk duhet tĂ« kemi as zgjedhje.” ShtĂ«pia e BardhĂ« mĂ« vonĂ« sqaroi se ai po e shprehte kĂ«tĂ« nĂ« humor.

Konflikte të huaja

Disa vëzhgues thonë se Donald Trump ka shtyrë gjithashtu kufijtë e pushtetit presidencial në politikën e jashtme, duke ndërmarrë veprime ushtarake dhe kërcënuese pa miratimin e Kongresit ose pa konsensus të gjerë ndërkombëtar.

Presidentët amerikanë historikisht kanë ushtruar një liri të konsiderueshme në veprimet ushtarake jashtë vendit, veçanërisht pa një deklaratë zyrtare lufte, dhe shpesh kanë nisur sulme pa autorizim formal nga Kongresi. Megjithatë, kritikët e veprimeve të Trump thonë se ai ka tejkaluar edhe këto precedentë, duke përfshirë ndërhyrjen ushtarake të shkallës së madhe në Venezuelë, transmeton Telegrafi.

NĂ« fillim tĂ« janarit 2026, Shtetet e Bashkuara njoftuan se forcat e tyre ushtarake kishin kryer njĂ« operacion nĂ« VenezuelĂ«, ku presidenti NicolĂĄs Maduro dhe bashkĂ«shortja e tij, Cilia Flores, u kapĂ«n dhe u dĂ«rguan nĂ« New York pĂ«r t’u gjykuar pĂ«r akuza federale, pĂ«rfshirĂ« lidhje me narkotikĂ« dhe terrorizĂ«m.

Kjo ndërhyrje, e koduar si Operacioni Absolute Resolve, përfshiu sulme ajrore dhe operacione tokësore brenda territorit venezuelian dhe përbën një ndërhyrje ushtarake direkte shumë të diskutueshme nga ana e U.S. Presidentit Trump. Kritikët brenda dhe jashtë SHBA-së kanë argumentuar se ky veprim përbën një shkelje të së drejtës ndërkombëtare dhe se ai është kryer pa autorizim të qartë të Kongresit, gjë që ka nxitur debate serioze për kufijtë e pushtetit presidencial në politikën e jashtme.

Administrata gjithashtu ka kryer veprime ushtarake dhe ndërhyrje në Detin Karaibe, duke përfshirë goditje kundër anijeve që SHBA i konsideron të lidhura me trafikun e drogës dhe sekuestrimin e cisternave të naftës përkatëse. Këto masa janë kritikuar si shkelje të së drejtës ndërkombëtare dhe si përdorim të njëanshëm të forcës.

PĂ«rveç VenezuelĂ«s, Trump ka kĂ«rcĂ«nuar me veprime tĂ« ashpra ndaj Iranit, duke paralajmĂ«ruar pĂ«r “veprime shumĂ« tĂ« forta” nĂ«se Teherani ndĂ«rmerr veprime represive ndaj protestuesve, dhe duke lĂ«nĂ« tĂ« kuptohet se SHBA mund tĂ« ndĂ«rmarrĂ« masa mĂ« tĂ« gjera kundĂ«r regjimit iranian.

NjĂ« tjetĂ«r çështje qĂ« ka ngjallur debat Ă«shtĂ« interesimi i Trump pĂ«r GrenlandĂ«n, tĂ« cilĂ«n e ka pĂ«rmendur si objektiv strategjik dhe nuk ka pĂ«rjashtuar pĂ«rdorimin e forcĂ«s pĂ«r tĂ« siguruar kontrollin e ishullit. Kjo ka shkaktuar shqetĂ«sime se njĂ« veprim i tillĂ« mund tĂ« dĂ«mtonte aleancat historike, pĂ«rfshirĂ« marrĂ«dhĂ«niet brenda NATO‑s.

Tarifa gjithëpërfshirëse

NjĂ« nga lĂ«vizjet mĂ« tĂ« jashtĂ«zakonshme tĂ« politikĂ«s sĂ« jashtme tĂ« Trump ka qenĂ« vendosja e tarifave “reciproke” pĂ«r dhjetĂ«ra vende, duke aplikuar njĂ« normĂ« bazĂ« prej 10 pĂ«r qind pĂ«r tĂ« gjitha importet.

Që nga hyrja e tyre në prill, këto tarifa janë ndaluar, anuluar dhe rivendosur vazhdimisht, duke krijuar një situatë të paparashikueshme në tregjet globale.

Ky vendim përfaqëson një ndryshim të rëndësishëm krahasuar me epokën pas Luftës së Dytë Botërore, kur tarifat zakonisht synonin industri ose vende të veçanta, dhe jo të gjitha importet në përgjithësi.

Michael Kazin, historian në Universitetin Georgetown, tha për The Independent se Trump madje nuk ka përpjekur të fitojë miratimin e Kongresit për shumë nga aktet e tij më të rëndësishme, përfshirë rritjen e tarifave, të cilat zakonisht kërkojnë miratimin e legjislativit.

VetĂ« Trump e ka bĂ«rĂ« tĂ« qartĂ« se nuk sheh kufizime tĂ« jashtme pĂ«r pushtetin e tij nĂ« arenĂ«n ndĂ«rkombĂ«tare. Kur u pyet nga The New York Times se me çfarĂ« kufizimesh pĂ«rballet, ai u pĂ«rgjigj se “morali im. Mendja ime. ËshtĂ« e vetmja gjĂ« qĂ« mund tĂ« mĂ« ndalojĂ«â€.

Publiku duket i kujdesshëm ndaj kësaj agjende të guximshme: një sondazh i fundit i Quinnipiac tregon se 54 për qind e të anketuarve besojnë se Trump ka tejkaluar autoritetin e tij.

Veprimet e administratës Trump në politikën e jashtme kanë nxitur kritika të forta edhe jashtë SHBA-së. Zyrtarë dhe udhëheqës ndërkombëtarë, përfshirë ministrin e Jashtëm rus, Sergey Lavrov kanë akuzuar Shtetet e Bashkuara për shkatërrim të rendit ndërkombëtar dhe për veprime që dëmtojnë besueshmërinë dhe sigurinë globale.

Po ashtu, figura të larta fetare në SHBA kanë shprehur shqetësime morale lidhur me përqendrimin e politikës së jashtme në përdorim të forcës, duke vënë në dukje se diplomacia po merr më pak hapësirë, dhe paralajmëruar për pasoja negative globale.

Në përgjithësi, kritikët paralajmërojnë se këto veprime mund të çojnë vendin drejt një pozicionimi më të ashpër dhe të paqëndrueshëm në arenën ndërkombëtare, ndërsa mbështetësit zakonisht i arsyetojnë ato me nevoja të sigurisë kombëtare dhe mbrojtjes së interesave amerikane.

Përgjigje e heshtur nga Kongresi dhe Gjykata Supreme

Deri më tani, shumë prej këtyre masave dramatike kanë hasur pak kundërshtime - ose madje janë mbështetur - nga Kongresi i kontrolluar nga republikanët, dega e qeverisë që themeluesit e kombit kishin synuar të luante rolin më të fuqishëm të kontrollit dhe balancës.

“Kongresi Republikan nuk ka mbajtur asnjĂ« seancĂ« dĂ«gjimore mbikĂ«qyrĂ«se pĂ«r asnjĂ« nga mizoritĂ« qĂ« kanĂ« ndodhur, dhe kjo pĂ«rfshin kĂ«rcĂ«nimet pĂ«r tĂ« pushtuar aleatĂ«t tanĂ« tĂ« NATO‑s, krimet e qarta tĂ« luftĂ«s qĂ« po ndodhin me sulmet ndaj VenezuelĂ«s ose abuzimet e ICE‑s”, tha Norman Ornstein, njĂ« vĂ«zhgues i njohur i jetĂ«s politike amerikane.

“Ideja se ekziston njĂ« Kongres qĂ« mundĂ«son gjithçka Ă«shtĂ« e dukshme”, tha Barbara Comstock, ish‑kongresiste republikane. “Ka njĂ« frikĂ« tĂ« dukshme brenda Kongresit Republikan - veçanĂ«risht nĂ« DhomĂ«n e PĂ«rfaqĂ«suesve - nga baza e tyre MAGA”, shtoi ajo.

Si shembuj tĂ« mosveprimit tĂ« Kongresit, ekspertĂ«t kanĂ« pĂ«rmendur disa rezoluta tĂ« dĂ«shtuara lidhur me fuqitĂ« e luftĂ«s, tĂ« cilat synonin tĂ« rivendosnin kontrollin e Capitolit mbi presidentin nĂ« politika si ajo ndaj VenezuelĂ«s dhe Iranit, por qĂ« nuk morĂ«n mbĂ«shtetje tĂ« mjaftueshme pĂ«r t’u miratuar.

Megjithatë, shumë analistë vënë në dukje se një ndryshim mund të vijë pas zgjedhjeve të mesit të mandatit, të cilat historikisht kanë rezultuar në humbjen e vendeve në Kongres nga partia e presidentit.

Gjykata e Lartë ka vepruar gjithashtu me kujdes mes fluksit të veprimeve të profilit të lartë të Trumpit. Në raste të shumta, ajo ka vendosur në favor të administratës, përfshirë lejimin e një ngrirjeje të përkohshme të ndihmës së huaj.

“Gjykata Supreme nĂ« thelb i dha atij njĂ« leje tĂ« lirĂ«,” tha Norman Ornstein.

John Bolton vuri në dukje se procesi gjyqësor ka qenë gjithmonë i ngadaltë:

“Gjykatat janĂ« ende shumĂ« prapa Trumpit, por nĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« pashmangshme, ato fillojnĂ« tĂ« arrijnĂ« ritmin.”

Në muajt e ardhshëm, gjykata e lartë pritet të marrë një sërë vendimesh të profilit të lartë, duke përfshirë çështje mbi fuqitë tarifore të Trump dhe urdhrin ekzekutiv mbi shtetësinë në lindje.

Megjithatë, duke marrë parasysh pasigurinë që rrethon këto vendime dhe rezultatin e zgjedhjeve të mesit të mandatit, mbetet e paqartë nëse gjykata dhe Kongresi do të vendosin kufizime domethënëse mbi presidentin. Në fund të fundit, mbeten edhe tre vjet të mandatit të tij. /Telegrafi/

Pse vendet duan t'i bashkohen BE-së dhe jo SHBA-së, tregon kryeministri belg



Kryeministri belg, Bart De Wever ka komentuar rreth tërheqjes së vendeve drejt Bashkimit Evropian, duke theksuar dallimin mes BE-së dhe fuqive të tjera globale.

“Populli dĂ«shiron tĂ« bashkohet me Bashkimin Evropian. Askush nuk dĂ«shiron tĂ« bashkohet me KinĂ«n. AsnjĂ« fqinj i Shteteve tĂ« Bashkuara nuk thotĂ«: ‘DĂ«shirojmĂ« tĂ« bashkohemi me Shtetet e Bashkuara.’ Askush nuk e dĂ«shiron”, deklaroi De Wever.

Ai shtoi se arsyeja kryesore pse vendet aspiruese synojnë BE-në është respekti që kjo bashkësi ka fituar ndërkombëtarisht.

“Ata duan tĂ« bashkohen me Bashkimin Evropian thjesht sepse ne kemi respekt. Ne kemi sundimin e ligjit. Ne flasim butĂ«â€, tha Kryeministri belg.

Komentet vijnë në një kohë kur integrimi evropian dhe marrëdhëniet me fuqitë globale janë në qendër të debatit politik në kontinent.

Ndryshe, SHBA-ja kërkon me këmbëngulje që një ishulli danez i Grenlandës të jetë pjesë e shtetit amerikan. /Telegrafi/

— (@)

AKSHI sfidon SPAK-un, i jep tender 2 milionĂ« euro Armand SharĂ«s sĂ« aferĂ«s “Durana”

NjĂ« nga themeluesit e parkut fiktiv DURANA ka arritur qĂ« tĂ« fitojĂ« njĂ« tender tĂ« majmĂ« nga Agjencia KombĂ«tare e ShoqĂ«risĂ« sĂ« Informacionit, nĂ« njĂ« kohĂ« qĂ« Prokuroria e Posaçme ka nĂ«n hetim tenderĂ«t e AKSHI-t dhe vetĂ« parkun nĂ« Xhafzotaj tĂ« Shijakut. BĂ«het fjalĂ« pĂ«r Armand Sharan, qĂ« konsiderohet si “truri” i DURANA-s, i [
]

The post AKSHI sfidon SPAK-un, i jep tender 2 milionĂ« euro Armand SharĂ«s sĂ« aferĂ«s “Durana” appeared first on BoldNews.al.

❌