Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

DOHA – Hamas: Nuk i dorëzojmë armët dhe as nuk pranojmë një qeveri të huaj

DOHA, 8 shkurt /ATSH-ANA/ – Duke folur në një konferencë në Doha, udhëheqësi i Hamasit Khaled Mashaal deklaroi se organizata terroriste nuk do të heqë dorë nga armët e saj dhe as nuk do të pranojë ndërhyrjen e huaj në Gaza, duke hedhur poshtë kërkesat e Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit.

“Kriminalizimi i rezistencës, i armëve të saj dhe i atyre që e kryen atë është diçka që nuk mund ta pranojmë”, tha Mashaal.

Ai i bëri thirrje Bordit të Paqes të miratojë një ”qasje të ekuilibruar” që lejon rindërtimin e Gazës dhe rrjedhën e ndihmës, duke paralajmëruar se Hamasi “nuk do të pranojë sundimin e huaj”. /os/

The post DOHA – Hamas: Nuk i dorëzojmë armët dhe as nuk pranojmë një qeveri të huaj appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

BM – Jep dorëheqjen shefi i kabinetit të kryeministrit Starmer

LONDER, 8 shkurt /ATSH-ANSA/ – Shefi i kabinetit të kryeministrit britanik Keir Starmer, Morgan McSweeney, ka dhënë dorëheqjen pas presionit për çështjen Mandelson.

McSweeney është identifikuar gjerësisht si personi që shtyu përpara emërimin e Peter Mandelson si ambasador i SHBA-së.

Pas zhvillimeve të fundit në lidhje me dosjet Epstein, kritikat janë shtuar ndaj Starmer dhe gjykimit të tij në lidhje me emërimin e Mandelson në postin më të lartë diplomatik.

Sipas thashethemeve dhe raporteve të shtypit në Mbretërinë e Bashkuar, McSweeney, një mik i Mandelson, duket se ka shtyrë përpara që ai të merrte punën. /os/

The post BM – Jep dorëheqjen shefi i kabinetit të kryeministrit Starmer appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

KIEV – Zelensky: SHBA po propozon që Rusia dhe Ukraina ta përfundojnë luftën “deri në fillim të kësaj vere”

KIEV, 8 shkurt /ATSH-AA/ – Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka deklaruar se SHBA-ja po propozon që Moska dhe Kievi t’i japin fund luftës gati 4-vjeçare mes Rusisë dhe Ukrainës “deri në fillim të kësaj vere.

“Amerikanët po propozojnë që palët ta përfundojnë luftën deri në fillim të kësaj vere dhe me gjasë do të ushtrojnë presion ndaj palëve sipas këtij afati”, tha Zelenskyy për gazetarët.

Sipas mediave ukrainase, Zelensky tha se pala ukrainase e kupton se “çështjet e brendshme” në SHBA kanë ndikim në këtë afat dhe se beson se ky afat lidhet me fillimin e fushatës zgjedhore për zgjedhjet e ndërmjetme në SHBA më vonë gjatë këtij viti.

Ai shtoi se SHBA ka propozuar të presë për herë të parë një takim mes ekipeve negociuese ruse dhe ukrainase, duke shtuar se ky takim pritet të mbahet “ndoshta në Miami, brenda një jave”.

Më tej, presidenti ukrainas tha se SHBA-ja ka sugjeruar që Rusia dhe Ukraina të mbështesin sërish nismën e presidentit amerikan Donald Trump për ndalimin e sulmeve ndaj infrastrukturës energjetike, duke shtuar se Kievi e ka konfirmuar mbështetjen e tij, ndërsa Moska ende jo.

Deklaratat e presidentit ukrainas pasojnë negociatat dyditore mes Moskës, Kievit dhe Washingtonit në Abu Dabi të Emirateve të Bashkuara Arabe, më 4 dhe5 shkurt, pas të cilave Rusia dhe Ukraina realizuan shkëmbimin e parë të të burgosurve pas pesë muajsh.

Para këtyre negociatave të zhvilluara këtë javë, një raund fillestar bisedimesh trepalëshe u mbajt më 23 dhe 24 janar, gjithashtu në kryeqytetin e Emirateve të Bashkuara Arabe.   /os/

The post KIEV – Zelensky: SHBA po propozon që Rusia dhe Ukraina ta përfundojnë luftën “deri në fillim të kësaj vere” appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

FOKUS – Metoda daneze që ndihmon fëmijët të shkëputen nga telefonat celularë

KOPENHAGE, 8 shkurt /ATSH/ – Fëmijët kalojnë orë të tëra të lidhur me telefonat e tyre celularë dhe rrezikojnë të bëhen të varur nga kjo teknologji, shkruan corriere.it.

Ka gjithnjë e më pak hapësirë ​​në jetët e tyre për lojëra në natyrë, dhe tastiera e telefonit inteligjent duket se është bërë forma e vetme e argëtimit.

Si mund ta përmbysim këtë trend?

Sipas Jessica Alexander, psikologe, eksperte arsimore, ku sipas saj “metoda daneze për rritjen e fëmijëve të lumtur mbetet metoda më e mirë për ti larguar ata nga kjo vatësi”.

Metoda daneze për t’i shkëputur fëmijët nga smartfoni quhet shpesh “kutia e telefonave” dhe bazohet te rregullat e përbashkëta + shembulli i prindërve.

Është shumë e thjeshtë dhe funksionon sepse bëhet normë familjare, jo ndëshkim.

Si funksionon metoda daneze

Në shtëpi vendoset një kuti ose vend i përbashkët. Në orare të caktuara të gjithë (edhe prindërit) i lënë telefonat aty zakonisht: gjatë vakteve, pas shkollës për 1–2 orë dhe në mbrëmje pas një ore të caktuar

Rregulli kryesor: Prindërit japin shembullin

Nëse telefoni ndalohet për fëmijën, ndalohet edhe për të rriturit.

Çfarë bëjnë fëmijët në vend të telefonit

  • lojëra tavoline
  • sport ose shëtitje
  • lexim
  • biseda familjare
  • aktivitete kreative (vizatim, ndërtim, muzikë)
  • Pse funksionon në Danimarkë
  • Nuk përdoret ndalim i ashpër
  • Fëmija ndihet pjesë e vendimit
  • Nuk krijon stres apo rebelim
  • Forcon lidhjen familjare    /os/

The post FOKUS – Metoda daneze që ndihmon fëmijët të shkëputen nga telefonat celularë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

FOKUS – SHBA paralajmëron për kërcënime ruse dhe kineze në hapësirë

KALIFORNI, 8 shkurt /ATSH/ – Kur sateliti rus që mund të lëshojë satelitë të tjerë në orbitë manovroi në afërsi të një sateliti amerikan qershorin e vitit të kaluar, ishte lëvizja e fundit e një loje të rrezikshme sikur “e maces me miun” në hapësirë.

Cosmos 2558 është parë duke e ndjekur satelit USA 326 që kur sateliti rus u lansua në hapësirë më 2022. Por, tani ai doli me një befasi, duke lëshuar një modul më të vogël që nisi të lëvizte edhe më afër satelitit amerikan.

“Kjo është hera e dytë që kemi parë një veprim të tillë nga pala ruse”, tha DeAnna Burt, e cila në kohën e incidentit ishte drejtoreshë për operacione në Forcën Hapësinore të Shteteve të Bashkuara.

“Keni një satelit që ka brenda tij një satelit tjetër, për të cilin ne besojmë se është një mjet KK apo Kinetic Kill, i cili do të mund të lëvizë dhe të takohet me një satelit tjetër dhe potencialisht mund ta dëmtojë atë ose ta fotografojë apo të kryejë veprime të ndryshme”, shtoi ajo.

Burt doli në pension në tetor të vitit 2025 dhe foli për Radion Evropa e Lirë gjatë një vizite në Pragë, të organizuar nga Instituti Aspen. Në një intervistë më 30 janar, ajo diskutoi për kërcënimet ndaj satelitëve nga Rusia, Kina, Irani dhe Koreja e Veriut, si dhe për një konflikt ‘në hije’ që tashmë po zhvillohet që nga fillimi i pushtimit në shkallë të plotë të Ukrainës, që Rusia nisi më 2022.

Takimet e rrezikshme në hapësirë

“Kemi parë atë që ne do ta quanim operacione afrimi dhe takimi, që do të thotë… fluturim rreth e rrotull dhe vëzhgim i satelitit tjetër”, tha Burt, kur u pyet për incidentin e qershorit të vitit të kaluar.

Shqetësimi, shtoi ajo, ishte nëse “do të lëshonin një mjet shkatërrues” apo nëse bëhej fjalë “thjesht për mbikëqyrje dhe zbulim”. Rezultoi se ishte kjo e fundit. Megjithatë, situata mbeti alarmante, jo vetëm për shkak të rrezikut të përplasjes.

“Ajo që po shihni në këtë zhvillim, të gjitha këto janë teste që ndërtojnë gradualisht një kapacitet… hipotetikisht, nëse do të synoja të zhvilloja një aftësi në hapësirë, fillimisht do të doja që të sigurohesha se mund t’i identifikojë objektivat, përpara se të mund t’i godasë”.

Kjo nuk hera e parë që Burt paralajmëron për kërcënime të tilla ruse.

Incidenti i mëparshëm u përmend shkurtimisht nga shefi i atëhershëm i operacioneve hapësinore të Forcës Hapësinore të SHBA-së, gjenerali John Raymond, në një deklaratë për revistën Time në vitin 2020.

“Mënyra se si e imagjinoj unë këtë në mendjen time është si kukullat ruse matryoshka”, tha ai. “Sateliti i dytë doli nga sateliti i parë”.

Në vitin 2024, pasardhësi i Raymondit, gjenerali Chance Saltzman, paralajmëroi për një “Ditë Zero” nëse Rusia do të vendoste një armë bërthamore në hapësirë, e aftë të shkatërrojë kapacitetet e satelitëve.

Po atë vit, një pretendim i Pentagonit se Rusia “me gjasë” kishte vendosur një armë antisatelitore në hapësirë u hodh poshtë nga Kremlini.

Më 21 janar, ndërkaq, një raport i Këshillit të Atlantikut tha se SHBA-ja është “në mënyrë të papranueshme e cenueshme” ndaj kërcënimeve të tilla dhe bëri thirrje që vendi të kalojë drejt “arkitekturave satelitore më të qëndrueshme”.

Burt tha se ky është tashmë është një prioritet kryesor për SHBA-në: “Të kesh aftësinë të përballosh një goditje dhe të jesh në gjendje të rikuperohesh… me satelitë në depo që janë gati për t’u lëshuar”.

Një stërvitje e kryer më 2023, me emrin e koduar Victus Know, vendosi një rekord të ri për lëshimin e një sateliti “nga depoja në kapacitet operacional në orbitë brenda një jave”, sipas një njoftimi të Forcës Hapësinore. Por, për Burtin, kjo nuk mjafton.

“Si ta bëni këtë në një shkallë të gjerë? Ne e kemi bërë këtë në mënyrë të izoluar, vetëm një herë. Si të arrijmë ta bëjmë këtë në përmasa të mëdha, në mënyrë që të ndërtojmë qëndrueshmëri”, tha ajo.

Por, ky është skenari më i keq, që Burt e kishte përshkruar dikur në një ligjëratë si “një [v.j. sulmi i befasishëm që Japonia kreu ndaj SHBA-së në Havaji më 1941] Pearl Harbor në hapësirë”. Çdo sulm i tillë në shkallë të gjerë do të ishte gjithashtu një vetëdëmtim, pasi do të shkaktonte dëme pa dallim, duke shkatërruar ose duke i bërë të paaftë satelitët që u përkasin Rusisë, Kinës apo shteteve të tjera.

Bllokimi i sinjaleve, laserët dhe krahët robotikë

Ka edhe shumë mënyra të tjera, më të sofistikuara, për t’i nxjerrë satelitët jashtë funksionit sesa vetëm t’i shkatërrosh në stilin e Star Wars.

“Kemi parë në Ukrainë që një nga sulmet e para ishte një sulm kibernetik ndaj një rrjeti komunikimi satelitor… Dhe, kemi vazhduar të shohim bllokim të GPS‑së dhe ndërhyrje në komunikimet satelitore gjatë gjithë këtij konflikti”, theksoi Burt.

Këto janë sulme direkte ruse ndaj kapaciteteve satelitore të SHBA-së.

“Këto sulme kanë pasur efekt shumë të lokalizuar, jokinetik, që nënkupton se bëhet fjalë për ndërhyrje në sinjale, duke e nxjerrë një satelit jashtë funksionit për një periudhë kohore dhe më pas ai rikthehet në funksion sapo të dalë nga zona ku ka ndërhyrje në sinjale. Pra, është shumë e qartë se synimi është të ketë një efekt rajonal dhe të bëhet vetëm për shfaqje, jo efekt global. Kjo është diçka që e shohim mjaft shpesh”, tha Burt.

“Armiqtë tanë e kuptojnë rëndësinë e hapësirës, dominimin gjithmonë më të madh, siç e quajmë ne ‘semper supra’”, shtoi ajo.

Implikimet në Tokë

Siguria e satelitëve ka implikime për jetën në Tokë. Nga satelitët varen shumë gjëra duke nisur GPS-i civil dhe parashikimet e motit e deri te bankat dhe komunikimet.

Implikimet ushtarake në rast të pengesave në aktivitetin e satelitëve mund të jenë nga pamundësia e ushtarëve për të komunikuar, mungesa e imazheve satelitore dhe informacioneve të tjera të inteligjencës, e deri te sistemet e mbrojtjes antiraketore që mbeten krejtësisht të paaftë për të reaguar ndaj sulmeve.

“Të gjithë janë të cenueshëm” nga kjo, paralajmëroi Burt.

“Nuk them domosdoshmërish se është Thembra jonë e Akilit. Por, mendoj se të gjithë varen nga kjo. Dhe po, do ta bënte luftimin më të vështirë. Por, gjithashtu do të thosha se luftëtarët tanë do të vazhdonin të luftonin, dhe pjesa tjetër e forcave do të vazhdonte gjithashtu luftën… Por, padyshim do ta bënte më të vështirë, dhe mendoj se do të humbnim më shumë jetë njerëzish nëse hapësira nuk do të ishte e qasshme për luftën e përbashkët”, theksoi aI shkruan REL.   /os/

The post FOKUS – SHBA paralajmëron për kërcënime ruse dhe kineze në hapësirë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

SHBA – Jep dorëheqjen kreu i ”Washington Post”

UASHINGTON, 8 shkurt /ATSH-ANSA/ – Drejtori ekzekutiv i Washington Post, Will Lewis, ka dhënë dorëheqjen pas polemikave rreth shkurtimeve të rreth 300 vendeve të punës në gazetën prestigjioze të Jeff Bezos.

Lewis tha se e mori këtë vendim të vështirë “për të siguruar një të ardhme të qëndrueshme për The Washington Post”.

Ai u punësua nga Bezos në fillim të vitit 2024 me qëllim transformimin e gazetës dhe përfundimin e viteve të humbjeve financiare dhe rënies së lexueshmërisë.

Ai dha dorëheqjen vetëm disa ditë pasi kompania uli stafin e saj me 30%, duke shkaktuar kritika nga punonjësit aktualë dhe ish-punonjësit e Post.

Marty Baron, ish-redaktori i njohur i Post, e quajti atë një nga “ditët më të errëta në historinë e një prej gazetave më të mëdha në botë”.

Lewis do të zëvendësohet nga Jeff D’Onofrio, ish-drejtori financiar i gazetës. /os/

The post SHBA – Jep dorëheqjen kreu i ”Washington Post” appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

LONDËR, 8 shkurt /ATSH/ – Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e medaljeve olimpike dimërore e Shqipërisë, sipas BBC.

“Është një jetë e vështirë, por e dua,” thotë adoleshentja, e cila ka punuar jashtëzakonisht shumë që kur ishte fëmijë.

“Shkoja në shkollë, pastaj shkoja për patinazh në akull për dy orë dhe pastaj ski pasdite dhe pastaj në shtëpi, pastaj detyrat e shtëpisë dhe pastaj haja dhe pastaj përsëri!” thotë ajo.

“Dhe dua të them, isha vetëm 10 vjeçe”, shton Colturi.

Por, skijimi ka qenë gjithmonë diçka që ajo e do, para së gjithash.

“Për mua ishte shumë qesharake ta bëja, sepse nëse nuk bëja diçka, mërzitesha”, thotë ajo.

Që në moshë të vogël, Lara thotë se është përqendruar në të pasurit një mentalitet fitues duke praktikuar ushtrime frymëmarrjeje për të qëndruar e pranishme – dhe tani ajo është një nga skiatoret më të mira të sllallomit në botë.

Duke u nisur drejt Lojërave Olimpike Dimërore në Milano Cortina të Italisë, ajo ka mundësinë të bëjë histori për Shqipërinë, e cila fitoi medaljet e para olimpike verore vetëm në Paris 2024.

“Udhëtimi i Larës ka qenë fenomenal për vendin me tre milionë banorë, thotë Alesia Burnazi e RTSH-së.

“Ajo jo vetëm që po i bën vajzat e reja të ëndërrojnë, por edhe po e bën të gjithë popullsinë të mbështesë atë dhe të dijë më shumë rreth sporteve të skijimit”, shton ajo.
Alesia thotë se arritja e Larës është e madhe për një vend të vogël që as nuk ka vendpushime skijimi.

Sa i përket Larës, ajo është e kënaqur që e ka vënë skijimin në hartë për Shqipërinë – dhe është pak e hutuar…

“Shqipëria nuk e dinte se çfarë ishte skijimi alpin deri më tani. Dhe tani unë jam si një personazh i famshëm atje, dhe është e mrekullueshme. Unë jam thjesht një skiatore alpine”, thotë Lara.

Falë suksesit të Larës, skijimi në Shqipëri po fillon të marrë hov.

“Nuk po bëj gjëra të mëdha, por për ta është thjesht mahnitëse. Dhe ata kanë disa kodra të vogla… po argëtohen shumë tani që shkojnë të bëjnë pak ski. Pra, po, është thjesht mahnitëse”, thotë Lara.

Laura po e bën Shqipërinë krenare./ /os/

The post MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

FOKUS – Netanyahu takohet me Trump për të diskutuar negociatat me Iranin

UASHINGTON, 8 shkurt /ATSH-AA/ – Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, pritet të takohet të mërkurën në Washington me presidentin amerikan, Donald Trump, për të diskutuar negociatat me Iranin.

“Kryeministri beson se çdo negociatë duhet të përfshijë kufizime për raketat balistike dhe ndalimin e mbështetjes për boshtin iranian,” tha zyra e Netanyahut në rrjetin social amerikan X.

Irani dhe SHBA-ja rifilluan diplomacinë bërthamore indirekte të premten, pas javësh tensionesh të shtuara, të nxitura nga kërcënimi i presidentit Trump për veprime ushtarake kundër vendit.

Ministri iranian i Punëve të JAshtme, Abbas Araghchi, i përshkroi bisedimet si një “fillim të mirë”, duke deklaruar se ato mund të vazhdojnë nëse kapërcehet atmosfera e mosbesimit. Ai tha se është rënë dakord që procesi të vazhdojë dhe se palët mund të mblidhen sërish në Muskat të Omanit në një datë të mëvonshme.

Sipas Araghchit, programi raketor i Iranit nuk është subjekt i negociatave, as tani dhe as në të ardhmen, duke e përshkruar atë si një “çështje mbrojtëse”.   /os/

The post FOKUS – Netanyahu takohet me Trump për të diskutuar negociatat me Iranin appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

OSLO – Princesha e Kurorës e Norvegjisë kërkon falje për “miqësinë” me Epsteinin

OSLO, 6 shkurt /ATSH-AA/ – Princesha e Kurorës e Norvegjisë, Mette-Marit, ka kërkuar falje për “miqësinë” e saj të mëparshme me shkelësin seksual të dënuar Jeffrey Epstein, pasi dosjet e çështjes të publikuara së fundmi zbuluan kontakte të shumta mes tyre.

“Dëshiroj të ofroj një falje të thellë për miqësinë time me Jeffrey Epstein. Është e rëndësishme për mua t’u kërkoj falje të gjithëve juve që ju kam zhgënjyer”, tha ajo në një deklaratë me shkrim të lëshuar nga Shtëpia Mbretërore.

“Disa nga përmbajtjet e mesazheve mes Epsteinit dhe meje nuk përfaqësojnë personin që dua të jem”, shtoi princesha e kurorës.

Shtëpia Mbretërore tha se Mette-Marit “dënon fuqishëm” abuzimet dhe veprimet kriminale të Epsteinit dhe shprehet “thellësisht e penduar” që nuk e kuptoi më herët se çfarë lloj personi ishte ai.

“Ajo gjithashtu dëshiron të flasë për atë që ndodhi dhe të shpjegohet më plotësisht. Ajo nuk është në gjendje ta bëjë këtë në këtë moment”, thuhet më tej.

“Princesha e Kurorës ndodhet në një situatë shumë të vështirë. Ajo shpreson për mirëkuptim se i duhet kohë për t’u mbledhur dhe reflektuar”, shtoi deklarata.

Të martën, transmetuesi publik norvegjez NRK raportoi se email-et e publikuara tregojnë se princesha e kurorës ishte ftuar të paktën dy herë për të vizituar ishullin privat të Epsteinit, megjithëse nuk ka prova që konfirmojnë se ajo ka qëndruar ndonjëherë atje.

Email-et treguan gjithashtu se Mette-Marit kishte vizituar vilën e Epsteinit në Florida dhe se të dy kishin shkëmbyer ftesa për vakte, duke sugjeruar kontakte të përsëritura.

Së fundmi, Departamenti Amerikan i Drejtësisë publikoi më shumë se 3 milionë faqe, 2 mijë video dhe 180 mijë imazhe të lidhura me Epsteinin, në kuadër të Aktit për Transparencën e Dosjeve Epstein, të nënshkruar në ligj nga presidenti amerikan, Donald Trump në nëntor.

Materialet përfshijnë fotografi, transkripte të jurisë së madhe dhe dosje hetimore, megjithëse shumë faqe mbeten të redaktuara rëndë.   /os/

The post OSLO – Princesha e Kurorës e Norvegjisë kërkon falje për “miqësinë” me Epsteinin appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

MOSKË – Gjendet i vdekur ish-zëvendësministri i Drejtësisë

MOSKE, 6 shkurt /ATSH-AA/ – Trupi i ish-zëvendësministrit rus të Drejtësisë, Sergei Tropin, u gjet në një apartament në pjesën perëndimore të Moskës, pa shenja dhune, njoftuan shërbimet e emergjencës.

Sipas agjencisë shtetërore ruse të lajmeve TASS, zyrtarët e emergjencës thanë se trupi i Tropinit u zbulua në banjën e apartamentit.

“Nuk ka shenja të krimit. Shkaku i vdekjes po përcaktohet”, tha një burim për agjencinë Tass.

Tropin shërbeu si zëvendësministër i Drejtësisë i Rusisë gjatë viteve 1996-1997.   /os/

The post MOSKË – Gjendet i vdekur ish-zëvendësministri i Drejtësisë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

MOSKË – Peskov: Nuk ka bisedime në SHBA për luftën në Ukrainë

MOSKË, 6 shkurt /ATSH-ANSA/  – Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se presidenti Putin nuk kishte planifikuar bisedime në Shtetet e Bashkuara mbi konfliktin ruso-ukrainas.

“Jo, nuk mendoj kështu. Ky opsion nuk është diskutuar”, u tha Peskov gazetarëve kur u pyet nëse bisedimet mund të mbahen në Shtetet e Bashkuara.

Dje, pesidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se ‘’bisedimet e ardhshme ndoshta do të zhvillohen në Shtetet e Bashkuara”.  /os/

 

The post MOSKË – Peskov: Nuk ka bisedime në SHBA për luftën në Ukrainë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

FOKUS – Lituania: BE duhet ta ndihmojë Moldavinë t’i rezistojë kërcënimeve hibride të Moskës

KISHINAU, 6 shkurt /ATSH-ANSA/  – Ne të gjithë e shohim se Kremlini synon të minojë aspiratat evropiane të popullit moldav dhe të dobësojë mbështetjen publike për procesin e integrimit të vendit në BE,  theksoi ministri i Jashtëm lituanez Kestutis Budrys gjatë një takimi dypalësh me presidenten moldave Maia Sandu.

‘’Nuk mund të lejojmë që narrativat e Kremlinit të mbizotërojnë”, shtoi ai.

“BE duhet të bashkojë forcat dhe të ndihmojë Moldavinë të zbatojë të gjitha reformat e nevojshme strukturore dhe të parandalojë ndikimin rus”, shtoi Budrys, duke theksuar nevojën për një angazhim më të madh evropian për të rritur qëndrueshmërinë e Moldavisë ndaj kërcënimeve hibride të Moskës.   /os/

The post FOKUS – Lituania: BE duhet ta ndihmojë Moldavinë t’i rezistojë kërcënimeve hibride të Moskës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

MADRID – Stuhia godet Spanjën jugore, mijëra të evakuuar dhe ndërprerje të transportit

MADRID, 6 shkurt /ATSH-AA/ – Rreth 7.500 njerëz janë detyruar të evakuojnë shtëpitë e tyre në rajonin jugor të Andaluzisë në Spanjë, pasi ditë të tëra reshjesh të rrëmbyeshme shkaktuan përmbytje të gjera, me autoritetet që paralajmërojnë se situata mund të përkeqësohet ndërsa afrohet një tjetër stuhi e fuqishme.

Një lum atmosferik ka përmbytur rajonin ditët e fundit, duke përkeqësuar ndikimin e disa stuhive që kanë goditur tashmë Spanjën jugore gjatë javëve të fundit. Ndërsa reshjet u pakësuan pak të premten, meteorologët paralajmëruan se një sistem i ri stuhish parashikohet të mbërrijë të shtunën.

Lumenjtë dhe rezervuarët në të gjithë Andaluzinë mbeten në nivele të rrezikshme, duke shkaktuar evakuime të vazhdueshme në zona të shumta.

“Toka nuk mund ta thithë më ujin. Po e nxjerr në mënyrë efektive shiun. Shtratët e lumenjve janë në kapacitet dhe rezervuarët janë në nivelet e tyre maksimale të sigurisë”, tha të premten presidenti rajonal i Andaluzisë, Juan Manuel Moreno, për transmetuesin spanjoll RNE.

Një nga situatat më kritike është përgjatë lumit Guadalquivir në qytetin e Kordobës, ku autoritetet kanë evakuuar rreth 700 familje në periferi të qytetit, veçanërisht pranë aeroportit, i cili është mbyllur deri në njoftim të mëtejshëm.

Në të gjithë rajonin, transporti është ndërprerë rëndë, me të gjitha trenat e operuara nga operatori kombëtar Renfe të anuluara të premten dhe 84 autostrada të bllokuara.

Një situatë tjetër e rrezikshme ndodhi në qytetin piktoresk malor të Grazalemës. Të gjithë 1.500 banorët u evakuan të enjten pasi banorët raportuan tinguj të fortë kërcitjeje gjatë gjithë natës.

Moreno tha se banorët nuk ka gjasa të kthehen në shtëpi për të paktën gjashtë ditë.

Diku tjetër, lumenj të tillë si Guadalete tashmë kanë dalë nga shtrati, duke përmbytur qytetet e afërta, përfshirë Arcos de la Frontera, ku rreth 800 njerëz u evakuuan.  /os/

The post MADRID – Stuhia godet Spanjën jugore, mijëra të evakuuar dhe ndërprerje të transportit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

FOKUS – SHBA njofton sanksione të reja mbi naftën e Iranit

UASHINGTON, 6 shkurt /ATSH-ANSA/  – Shtetet e Bashkuara të Amerikës njoftuan sanksione të reja kundër naftës së Iranit dhe flotës së saj ‘’hije” ditën e bisedimeve në Oman.

“Departamenti i Shtetit po sanksionon 15 subjekte, dy individë dhe 14 anije nga flota në hije e përfshirë në tregtinë e paligjshme të naftës, produkteve të naftës dhe petrokimikateve iraniane”, tha zëdhënësi në një deklaratë.

Negociatorët iranianë dhe amerikanë po sot u kthyen në vendet e tyre të origjinës për konsultime, pas bisedimeve në Muscat të ndërmjetësuara nga Omani, raportoi sot media shtetërore iraniane.

“Ishte një fillim i mirë”, tha ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi për televizionin shtetëror. “Ne jemi në procesin e ndërtimit të besimit”, shtoi ai.

Kur u pyet nëse dhe kur do të vazhdonin bisedimet, Araghchi nuk dha një përgjigje.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme Esmail Baghaei shkroi në X se vendimi për raundet e mëtejshme të negociatave do të merrej në konsultim me kryeqytetet përkatëse.   /os/

 

The post FOKUS – SHBA njofton sanksione të reja mbi naftën e Iranit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

SHBA – Epstein ndihmoi Woody Allen të vizitonte Shtëpinë e Bardhë

NJU JORK, 6 shkurt /ATSH/ – Në vitin 2015, regjizori Woody Allen dhe gruaja e tij, Soon-Yi Previn, shkuan në një udhëtim në Uashington me ndihmën e mikut të tyre Jeffrey Epstein, ku ata arritën të vizitonin Shtëpinë e Bardhë, shkruan BBC.

Miqësia e Allen me Epstein është e njohur prej vitesh, por emailet e publikuara nga Departamenti i Drejtësisë ditët e fundit e ilustrojnë këtë marrëdhënie në një thellësi të re.

Regjisori, gruaja e tij dhe Epstein ishin fqinjë në New York City, dhe të tre darkonin shpesh së bashku, tregojnë të dhënat.

Ata i ofruan njëri-tjetrit mbështetje emocionale gjatë periudhave kur kritikoheshin në media. Ata shprehën keqardhje për akuzat për sjellje të pahijshme seksuale mdaj mikut të tyre.

Në vitin 2015, Epstein përdori lidhjet e tij me një mik tjetër në administratën e presidentit Barack Obama për të ndihmuar çiftin të bënte një turne në Shtëpinë e Bardhë.

“A mund t’ju tregoni së shpejti atyre Shtëpinë e Bardhë. Supozoj se Woody do të ishte shumë i ndjeshëm politikisht?”, shkroi Epstein në një email në maj 2015 drejtuar ish-këshilltares së Shtëpisë së Bardhë Kathy Ruemmler.

‘’Jam e sigurt se mund t’ua tregoj të dyve Shtëpinë e Bardhë», u përgjigj Ruemmler, megjithëse dyshonte nëse Epstein, i cili në vitin 2008 kishte pranuar fajësinë për nxitje prostitucioni nga një vajzë e mitur, do të lejohej të hynte.

Të dhënat e Shtëpisë së Bardhë tregojnë se Allen, Previn dhe Ruemmler e vizituan më 27 dhjetor, një të diel, ndërsa presidenti Obama ishte në Hawaii në atë kohë.

Ruemmler dhe Allen ishin midis një liste të gjatë njerëzish të shquar që ruajtën miqësi me Epstein për vite me radhë, edhe pse ai ishte një shkelës seksual i regjistruar i akuzuar për abuzim me fëmijë dhe problemet ligjore të të cilit ishin mbuluar gjerësisht në gazeta.

Disa nga të ftuarit që shoqëruan Allen dhe Previn në darka me Epstein përfshinin prezantuesin e talk show-t Dick Cavett, gjuhëtarin Noam Chomsky dhe komedianin e ndjerë David Brenner.

Epstein gjithashtu mori pjesë në shfaqjet e filmave të Allen dhe, sipas emaileve, do të vizitonte Allen në mënyrë që të mund ta shihte atë duke redaktuar filmin e tij të fundit.

“Një larmi e gjerë njerëzish interesantë në çdo darkë”, kështu i përshkroi Allen disa nga takimet e tyre për një festë ditëlindjeje të Epstein në vitin 2016.    /os/

 

The post SHBA – Epstein ndihmoi Woody Allen të vizitonte Shtëpinë e Bardhë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

KIEV – Zelensky: Raundi i ardhshëm i bisedimeve Rusi-Ukrainë me gjasa në SHBA

KIEV, 6 shkurt /ATSH-AA/ – Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka deklaruar se raundi i ardhshëm i bisedimeve të paqes me Rusinë mund të mbahet në SHBA.

Zelensky në platformën Telegram tha se “takime të mëtejshme janë planifikuar për të ardhmen e afërt, me gjasë në Amerikë”.

“Sot mora një raport nga ekipi ynë negociator pas dy ditësh takimesh dhe bisedimesh në Emirate me palën amerikane dhe atë ruse. E pres ekipin në Kiev për një raport të plotë. Shumë aspekte nuk mund të diskutohen në telefon. Nga ajo që tashmë mund të thuhet, takime të mëtejshme janë planifikuar për të ardhmen e afërt, me gjasë në Amerikë”, shkroi ai.

Zelensky rikonfirmoi gatishmërinë e Ukrainës për t’u angazhuar në formate “që realisht e afrojnë paqen dhe e bëjnë atë të besueshme dhe afatgjatë, duke ia hequr Rusisë çdo oreks për të vazhduar luftën”.

“Është e rëndësishme që kjo luftë të përfundojë në një mënyrë që Rusia të mos shpërblehet për agresionin e saj. Ky është një nga parimet kyçe që rikthen dhe garanton siguri të vërtetë. I falënderoj të gjithë partnerët tanë që na mbështesin në këtë”, tha ai.

Dje dhe sot, Rusia, Ukraina dhe SHBA-ja zhvilluan një takim dyditor për zgjidhjen e çështjes ukrainase në kryeqytetin Abu Dhabi të Emirateve të Bashkuara Arabe. Në përfundim, palët ranë dakord të kryejnë shkëmbimin e parë të robërve të luftës pas pesë muajsh, i cili u realizua menjëherë.

Një komunikatë e përbashkët mbi rezultatet e takimit i përshkroi diskutimet si “konstruktive” dhe “të përqendruara në mënyra për të krijuar kushtet për arritjen e një paqeje të qëndrueshme”.   /os/

The post KIEV – Zelensky: Raundi i ardhshëm i bisedimeve Rusi-Ukrainë me gjasa në SHBA appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

SHBA -Trump: Irani nuk do që SHBA-ja ta godasë

TEHERAN, 5 shkurt /ATSH-AA/ – Irani nuk dëshiron që SHBA-ja ta sulmojë vendin, tha sot presidenti Donald Trump.

“Ata nuk duan që ne t’i godasim”, tha Trump gjatë mëngjesit kombëtar të lutjeve, që u mbajt për herë të 74-të.

“Ata janë duke negociuar”, shtoi ai.

Duke folur për grumbullimin e forcave ushtarake amerikane në rajon, Trump tha: “E dini, ne kemi një flotë të madhe që po shkon drejt Iranit”.

Komentet e Trumpit erdhën përpara bisedimeve indirekte mbi programin bërthamor që pritet të mbahen të premten mes Iranit dhe SHBA-së në kryeqytetin e Omanit, Maskat.  /os/

The post SHBA -Trump: Irani nuk do që SHBA-ja ta godasë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

INDI – Raste të reja të virusit Nipah, sa janë rreziqet e kontaminismit në Evropë?

NJU DELHI, 5 shkurt /ATSH/ – Dy raste të reja të virusit Nipah në Indi kanë vënë shumë vende aziatike në gatishmëri të lartë, duke pasur parasysh se shkalla e vdekshmërisë njerëzore mund të shkojë midis 40% dhe 75%., shkruan salute.eu.

Pacientët e infektuar në Bengalin Perëndimor janë punonjës të kujdesit shëndetësor dhe janë të shtruar në kujdes intensiv.

Ndërkohë, disa vende, përfshirë Tajlandën, Singaporin, Hong Kongun dhe Malajzinë, kanë rritur tashmë kontrollin kufitar dhe kanë riaktivizuar protokollet e mbikëqyrjes.

Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC) beson se rreziqet për Evropën janë shumë të ulëta.

“Për momentin, nuk ka rrezik për Italinë”, qetëson Federico Gobbi, drejtor i Departamentit të Sëmundjeve Infektive dhe Tropikale në Spitalin Sacro Cuore Don Calabria në Verona.

“Rreziku që kjo epidemi të na arrijë është shumë i largët”, shton ai.   /os/

 

The post INDI – Raste të reja të virusit Nipah, sa janë rreziqet e kontaminismit në Evropë? appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

MOSKË – Rusia dëbon një zyrtar të ambasadës gjermane

MOSKË, 5 shkurt /ATSH-AA/ – Rusia tha se dëboi një punonjës të ambasadës gjermane në Moskë në përgjigje të një vendimi të mëparshëm të Berlinit për të dëbuar një punonjës të ambasadës ruse për shkak të akuzave për spiunazh.

Ministria e Jashtme tha se e përcolli vendimin ndërsa thirri ambasadorin gjerman Alexander Lambsdorff, dhe gjithashtu paraqiti një protestë.

“U theksua se akuzat e pabazuara për aktivitet inteligjence të ngritura kundër tij nga zyrtarët e Berlinit janë të pabaza dhe të sajuara në frymën e “manisë së spiunazhit” që po promovohet në Gjermani me nxitjen e autoriteteve gjermane”, tha një deklaratë.

Duke theksuar se pala ruse “i hedh poshtë kategorikisht” pretendimet, deklarata tha se Moska e shihte hapin si “një provokim të ulët që synonte diskreditimin e misionit diplomatik rus në Gjermani”.

“Kreut të misionit diplomatik gjerman iu dha një shënim që shpallte një punonjës diplomatik të Ambasadës Gjermane në Moskë “person non grata” si një përgjigje ndaj vendimit të lartpërmendur të qeverisë gjermane, e cila mban përgjegjësi të plotë për përshkallëzimin e ri në marrëdhëniet dypalëshe”, shtoi ministria.

Më 22 janar, Ministria e Jashtme Federale Gjermane tha se kishte dëbuar një anëtar të stafit të ambasadës ruse të akuzuar për spiunazh mes tensioneve dypalëshe në rritje.

“Ne e kemi thirrur sot ambasadorin rus në Ministrinë e Jashtme dhe e kemi informuar atë se individi që spiunoi në emër të Rusisë do të dëbohet”, tha ministria, pa ofruar detaje të mëtejshme mbi incidentin.

Dëbimi vjen pas një arrestimi të mëparshëm të një gruaje gjermano-ukrainase në Berlin, për të cilën prokurorët pretenduan se kishte mbledhur informacione të ndjeshme mbi dërgesat e armëve në Ukrainë.

Prokurorët federalë thanë se Ilona W. dyshohej se vepronte në emër të një shërbimi të inteligjencës së huaj, duke mbajtur kontakt me një operativ të inteligjencës në Ambasadën Ruse në Berlin të paktën që nga nëntori 2023.   /os/

The post MOSKË – Rusia dëbon një zyrtar të ambasadës gjermane appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌