Emisioni âNĂ« ShĂ«njestĂ«râ me autore Klodiana LalĂ«n, solli kĂ«tĂ« tĂ« martĂ« tĂ« reja nga dosja hetimore pĂ«r Altin Ndocin, i cili u arratis nĂ« mĂ«nyrĂ« spektakolare mĂ« 13 janar, nga spitali rajonal i DurrĂ«sit.
Sipas dosjes hetimore, evidentohen një sërë shkeljesh të kryera nga Institucioni i Paraburgimit në Durrës ndaj këtij të burgosuri, duke nisur nga daljet e tij që nuk janë pasqyruar në asnjë komunikatë të aktivitetit ditor të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.
Dhe po kështu në asnjë rast nuk është informuar për këto dalje, Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm në Sistemin e Burgjeve.
âMĂ« datĂ« 13 Janar 2026, rreth orĂ«s 08:30 infermieri Aulon Ăuku, i ka kĂ«rkuar pĂ«rgjegjĂ«ses sĂ« Sektorit ShĂ«ndetĂ«sor nĂ« IEVP DurrĂ«s, mjekes Ylfete Sema, qĂ« tĂ« hartonte njĂ« rekomandim pĂ«r 4 tĂ« burgosur, qĂ« sipas tij kishin shqetĂ«sime shĂ«ndetĂ«sore me qĂ«llim pĂ«r tĂ« kryer ekzaminime tĂ« specializuara nĂ« Spitalin Rajonal DurrĂ«s.
Por kjo shtetase nuk e ka vizituar Altin Ndocin, nĂ« lidhje me shqetĂ«simet e tij shĂ«ndetĂ«sore, por Ă«shtĂ« mjaftuar vetĂ«m me vĂ«nien nĂ« dijeni nga infermieri Aulon Ăuku i cili i ka bĂ«rĂ« me dije se i burgosuri Altin Ndoci ka dhimbje veshkash dhe pĂ«r kĂ«tĂ« arsye Ă«shtĂ« planifikuar pĂ«r vizitĂ« me kirurgun nĂ« spitalin e DurrĂ«sitâ, thuhet nĂ« dosjen hetimore.
Por çfarë ndodhi ditën e arratisjes së Altin Ndocit 38 -vjeç, që ndodhej në paraburgim dhe i akomoduar në burgun e Durrësit që nga data 20 Maj 2020 pasi ndaj tij në bazë të disa vendimeve ishte përcaktuar masa e arrestit me burg nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin Organizuar për disa vrasje të kryera në rrethana cilësuese kundër dy ose më shumë personave si dhe grup i struktuar kriminal.
Cilët ishin orët që i paraprinë kësaj arratisje?
Përse mjekja e cila duhet të bënte fillimisht konstatimin paraprak të gjendjes shëndetësore të Altin Ndocit, nuk e bëri një gjë të tillë?
Apo u anashkalua qĂ«llimisht nga Kryeinfermieri Aulon Ăuku.
Altin Ndoci që gjatë kësaj dite do të shoqërohej në spitalin e Durrësit për vizita mjekësore bashkë me katër të burgosur të tjerë.
Por nga ajo që kuptohet është se mjekja e Burgut të Durrësit nuk i ka bërë asnjë vizitë paraprake Altin Ndocit, për të vlerësuar gjendjen e tij fillestare.
Sipas të dhënave hetimore, mjekja e burgut të Durrësit, Ylfete Sema, është mjaftuar vetëm me plotësimin e protokollit shëndetësor duke anashkaluar vizitën te pacientët që kishin shqetësime shëndetësore, midis tyre edhe Altin Ndoci.
Kjo është shkelja e parë që i ka mundësuar këtij të fundit vënien në jetë të planit për arratisjen nga burgu, që do të pasonte në orët në vazhdim, gjatë vizitës që ai presupozohej të bënte në Spitalin e Durrësit.
âMjekja Ylfete Sema, pasi ka plotĂ«suar kĂ«rkesĂ«n pĂ«r vizitĂ« mjeksore me tĂ« dhĂ«nat e tĂ« burgosurve, ia ka dhĂ«nĂ« atĂ« kryeinfermierit Aulon Ăuku, ku i paraburgosuri Altin Ndoci, Ă«shtĂ« rekomanduar pĂ«r konsultĂ« me mjekun kirurg. Ky urdhĂ«r i Ă«shtĂ« dĂ«rguar Shefit tĂ« komanduar PolicisĂ« Destemon Pazaj.
Por para dorĂ«zimit tĂ« urdhĂ«rit tek shefi i policisĂ«, Kryeinfermieri Aulon Ăuku ia ka dĂ«rguar kĂ«tĂ« kĂ«rkesĂ« drejtorit tĂ« burgut, i cili pasi e ka miratuar, ka ngarkuar si grup shoqĂ«rimi punonjĂ«sit e policisĂ« Destemon Pazaj, Dorian Saraçi, Sali Ferrollari, Preg Marvataj dhe Fatjon Baci, me shofer Idajet Ăalamaâ, thuhet nĂ« dosjen hetimore.
Edhe pse deri këtu në pamje të parë çdo gjë duket brenda normalitetit të rutinës së rregullores së një institucioni, në këtë rast atij të një burgu, grupi hetues ka vërejtur disa shkelje.
Ose disa tolerime që i kanë dhënë shkas më tej përgatitjes së skenarit të largimit nga burgu të Altin Ndocit.
Siç është edhe fakti që ky i burgosur është vlerësuar me risk standard arratisje.
Që do të thotë që ai nuk është vlerësuar për rrezikshmërinë e tij shoqërore, duke ulur kështu edhe parametrat e sigurisë së tij gjatë shoqërimit nga ambientet e burgut, në rastin konkret drejt Spitalit të Durrësit.
Ku Altin Ndoci kishte qenĂ« disa herĂ« nĂ« muajt e fundit dhe tashmĂ« kishte njĂ« ide mĂ« tĂ« qartĂ« se si duhet tĂ« vepronte nĂ« planin e tij pĂ«r tâu arratisur.
âPolicia e Burgut ka hartuar edhe planin e masave, duke caktuar si grup shoqĂ«rimi katĂ«r persona, si dhe ka kĂ«rkuar tĂ« bĂ«het kontrolli i automjetit, rruga e lĂ«vizjes, si dhe bashkĂ«veprimi me komisariatin e policisĂ« DurrĂ«s.
Ku në dosje gjendet dhe listë kontrolli i treguesve të riskut më datë 4 Dhjetor 2025 për të paraburgosurin Altin Ndoci, ku në përfundim është vlerësuar me risk standard nga komisioni i vlerësimit në IEVP Durrës, konkretisht nga shefi i policisë, punonjësi social, juristi, mjeku dhe drejtori i burgut, Indrit Cerloj.
Pikërisht pasi kanë kryer këto procedura, në thelb burokratike, por që kanë të bëjnë më atë që ndodhi më pas, strukturat e burgut të Durrësit në bashkërendim me njëra-tjetrën, konkretisht shërbimi shëndetësor, policia e burgjeve, sektori social dhe ai ligjor, kanë bërë edhe planifikimin e shoqërimit për vizitë mjekësore në Spitalin Rajonal Durrës, të Altin Ndocit.
Vizitë e cila do kryhej brenda ditës ku automjeti që do të shoqëronte të paraburgosurin do të ndiqte të njëjtin itinerar si në vajtje ashtu edhe në kthim.
Lëvizje drejt Spitalit të Durrësit që do bëhej me autoambulancë.
Ku nuk dihet për çfarë arsye një nga efektivët e togës së shoqërimit, në këtë rast shefi i komanduar i policisë së burgut, Destemon Pazaj, është zëvendësuar në momentin e fundit.
Ku i pari ndër katër të parabugosurit që ishin planifikuar gjatë kësaj dite për vizitë mjekësore në Spitalin e Durrësit, ishte Altin Ndoci.
Dosja Hetimore
Pasi janĂ« kryer tĂ« gjithĂ« kĂ«to veprime, kryeinfermieri Aulon Ăuku ka komunikuar me Spitalin Rajonal DurrĂ«s, me qĂ«llim realizimin e vizitave ose konsultave.
Ku pĂ«r shoqĂ«rimin e tĂ« paraburgosurve Altin Ndoci dhe G.K. kanĂ« qenĂ« tĂ« planizuar pĂ«r tâi shoqĂ«ruar nĂ« Spitalin e DurrĂ«sit punonjĂ«sit e policisĂ« Destemon Pazaj, i cili mĂ« tej Ă«shtĂ« zĂ«vendĂ«suar nga punonjĂ«si Aranit Ăela, si dhe pesĂ« tĂ« tjerĂ«. LĂ«vizje e cila Ă«shtĂ« kryer me furgonin autoambulancĂ« tĂ« IEVP DurrĂ«s i modelit Fiat me targa AB 141 OU.
Pra i pari që u transpotua drejt Spitalit të Durrësit, ishte Altin Ndoci.
I cili kishte shfaqur probleme akute të shëndetit, në këtë rast të veshkave.
Probleme të cilat ai i ka shprehur edhe gjatë transportimit me autoambulancë.
Dosja Hetimore
I pari që u transportua për në ambientet e pavionit të Infektivit në Spitalin e Durrësit, ishte i paraburgosuri Altin Ndoci. i cili edhe gjatë kohës që po transportohej kishte shfaqur ankesa për dhimbje.
Por me të zbritur nga autoambulanca, ajo që grupi hetues ka evidentuar është se grupi shoqërues i ka hequr prangat Altin Ndocit.
Duke e shoqëruar atë pa pranga drejt ambienteve të brendshme të spitalit.
Urdhër i cili nuk dihet se nga kush është dhënë dhe përse u dha pikërisht në këtë moment. Ndërkohë që grupi shoqërues dhe Altin Ndoci kanë vazhduar rrugën në këmbë drejt hyrjes së spitalit.
Altin Ndoci i cili në vazhdim sikurse shikohet edhe nga konstatimet e grupit hetues, është lënë në momentin e fundit në shoqërinë e vetëm dy punonjësve të sigurisë.
Nga 5 të tillë që ishin planifikuar në fillim për të bërë shoqërimin e tij.
Dosja Hetimore
Pas daljes nga furgoni, të paraburgosurit Altin Ndoci, i janë hequr prangat dhe është bërë shoqërimi i tij në këmbë për në dhomën e izolimit Nr. 7, në katin e tretë të Spitalit Rajonal. Dhomë e cila është e përshtatur me zgarë hekuri për të burgosurit.
Shoqërimi i tij fillimisht është bërë nga grupi i sigurisë i përbërë nga; Dorjan Saraçi, Sali Ferrollari dhe Fatjon Baci.
Dorian Saraçi i cili më pas është larguar për në drejtim të urgjencës tek grupi tjetër dhe më tej është kthyer në IEVP Durrës, duke e lënë të paraburgosurin Altin Ndoci, me punonjësit e policisë Sali Ferrollari dhe Fatjon Baci.
ĂshtĂ« ky pikĂ«risht momenti, kur Altin Ndoci, tashmĂ« i mbetur nĂ« shoqĂ«rinĂ« e vetĂ«m dy prej punonjĂ«sve tĂ« sigurisĂ« sĂ« burgut, vendos tĂ« arratiset.
Fillimisht sipas planit, duke u shtirur vazhdimisht për dhimbje të vazhdueshme në zonën e veshkave.
Dhe duke kërkuar herë pas here të shkojë në tualet.
Gjë që i është miratuar.
Por pasi ka parĂ« se janĂ« pjekur kushtet pĂ«r tâu arratisur, ai ka ndĂ«rrmarrĂ« hapin final tĂ« realizimit tĂ« skenarit.
Atë të largimit, duke goditur fillimisht një nga efektivët që po e ruanin.
Dosja Hetimore
Kryeinfermieri i IEVP-sĂ« Aulon Ăuku ka komunikuar me doktorin, ndĂ«rkohĂ« qĂ« mjeku kardiolog nĂ« Spitalin Rajonal DurrĂ«s, ka rekomanduar fillimisht mjekim dhe rikontroll pas 2 orĂ«sh.
Por gjatë kohës që Altin Ndoci ka qenë duke pritur për të marrë trajtimin mjekësor, ai ka vazhduar të ankohet shpeshherë për dhimbje të veshkave dhe për këtë arsye ai u ka kërkuar punonjësve të policisë ta shoqëronin në tualet.
Gjë të cilën ata e kanë bërë 4 herë. Por në një moment sapo i kanë hapur zgarën e hekurt për në tualet, Altin Ndoci ka goditur me grusht në mes të kraharorit punonjësin e policisë Fatjon Baci, i cili ka rënë mbi kolegun e tij Sali Ferrollari dhe të dy janë rrëzuar përtokë.
Ădo gjĂ« tjetĂ«r mĂ« pas Ă«shtĂ« njĂ« skenar filmi.
Një ndjekje e cila rezulton e pasuksesshme nga ana e dy efektivëve të policisë të cilët shikojnë Altin Ndocin të vrapojë nëpër koridoret e spitalit, drejt lirisë.
Me një përgatitje atletike të admirueshme, ndërkohë që një nga policët përpiqet më kot ta trembë duke qëlluar me pistoletë në tokë, pasi Altin Ndoci që duket se i ka harruar tashmë dhimbjet në veshka, është i bindur për të mos u ndalur në turravrapin e tij drejt lirisë.
Gjë që e bën duke parakaluar atë që duhet të ishte kordoni i sigurisë, por që në këtë rast mungoi.
Dosja Hetimore
Pasi i paraburgosuri Altin Ndoci, goditi me grusht në kraharor, efektivin Fatjon Baci, ai shihet teksa ikën me vrap nëpër korridor. Kohë gjatë të cilës dy punonjësit e policisë janë ngritur në këmbë dhe kanë filluar të vrapojnë pas tij.
Por në një moment efektivi Fatjon Baci ka rrëshqitur nëpër shkallë, dhe pasi është ngritur përsëri, ka vazhduar ndjekjen deri tek dalja. Aty, sapo ka dalë tek dera kryesore ai ka nxjerrë armën e shërbimit dhe ka gjuajtur një herë në tokë për ta trembur të arratisurin dhe për ta bërë të dorëzohet, por Altin Ndoci ka vazhduar të largohet me vrap.
Sipas dëshmisë të dhënë nga dy policët që ishin pjesa e mbetur e togës së shoqërimit, pasi kanë dalë në rrugën kryesore ata kanë mësuar nga banorë të zonës se Altin Ndoci kishte ikur në drejtim të kodrës dhe se aty e kishte pritur një makinë e zezë me targë AA 700 RS.
Ndërsa Fatjon Baci, një nga efektivët e angazhuar për ruajtjen e Altin Ndocit, tha se ai u përpoq të telefonojë numrin 129, por askush nuk iu përgjigj.
Ndërsa efektivi tjetër Sali Ferrollari tha se menjëherë pas ngjarjes ai kontaktoi me Specialisten e Informacionit ne IEVP Durrës shtetasen Violeta Uka.
âUnĂ« kam 21 vite qĂ« punoj nĂ« burgje dhe aktualisht mbaj detyrĂ«n e shefit tĂ« sigurisĂ« dhe tĂ« shoqĂ«rimeve, ku vetĂ«m njĂ« javĂ« mĂ« parĂ« jam komanduar si shef policie, pasi shefi i policisĂ« Afrim Zeqiraj Ă«shtĂ« me leje tĂ« zakonshme. Detyra ime si shef i shoqĂ«rimit dhe ndĂ«rhyrjes Ă«shtĂ« tĂ« ndjekĂ« dinamikĂ«n e lĂ«vizjes sĂ« tĂ« burgosurve sipas dokumentacionit dhe destinacionit tĂ« tĂ« burgosurve tĂ« paracaktuara nĂ« urdhrat e udhĂ«zimit tĂ« DrejtorisĂ« sĂ« PĂ«rgjithshme dhe tĂ« IEVP-sĂ«.
Altin Ndocin e njoh si tĂ« dĂ«nuar dhe nĂ« dijeninĂ« time Ă«shtĂ« shoqĂ«ruar dhe mĂ« parĂ« pĂ«r vizita mjekĂ«sore ku Ă«shtĂ« ndjekur e njĂ«jta procedurĂ«â, mĂ«sohet tĂ« ketĂ« thĂ«nĂ« Destemon Pazaj, polici i burgjeve qĂ« u zĂ«vendĂ«sua ditĂ«n e arratisjes sĂ« 38-vjeçarit nga spitali rajonal i DurrĂ«sit./BalkanWeb
The post â38-vjeçarit ia hoqĂ«n prangat pasi zbriti nga ambulancaâ/ Zbardhen detaje nga arratisja e Altin Ndocit: Pse u zĂ«vendĂ«sua shefi i sigurisĂ« nĂ« moment tĂ« fundit? appeared first on Albeu.com.