❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

“RezistencĂ« deri nĂ« largimin e RamĂ«s!” - kĂ«ta janĂ« dy emrat qĂ« propozon Lapaj pĂ«r qeverinĂ« tranzitore



Kreu i lĂ«vizjes “ShqipĂ«ria BĂ«het”, Adriatik Lapaj, deklaroi se nuk pret reflektim nga kryeministri Edi Rama, por synon ndĂ«rgjegjĂ«simin e qytetarĂ«ve pĂ«rmes protestĂ«s si formĂ« rezistence deri nĂ« realizimin e sĂ« drejtĂ«s. NĂ« njĂ« deklaratĂ« pĂ«r A2 CNN me gazetaren Fjorela Beleshi, Lapaj tha se protesta duhet tĂ« vazhdojĂ« me dinjitet, duke kritikuar autoritetet pĂ«r moslejimin e ngritjes sĂ« çadrave dhe duke e cilĂ«suar kĂ«tĂ« si mungesĂ« njerĂ«zillĂ«ku.

“Nuk pres asnjĂ« reflektim nga Rama. Ajo qĂ« pres Ă«shtĂ« tĂ« ndĂ«rgjegjĂ«sojmĂ« njerĂ«z duke u bĂ«rĂ« shembull qĂ« protesta Ă«shtĂ« rezistencĂ« derisa realizohet e drejta. duhet tĂ« vendosen çadra se i merr era. Mua mĂ« vjen rĂ«ndĂ« qĂ« na lĂ«nĂ« me plastmas dhe jo me çadĂ«r. Kjo Ă«shtĂ« mungesĂ« e theksuar njerĂ«zillĂ«ku”, u shpreh Lapaj pĂ«r A2 CNN.

I pyetur sesi mund ta rrëzojnë kryeministrin Rama i cili ka 83 mandate, Lapaj u përgjigj se mandatet kanë vlerë vetëm kur mbështeten mbi moralin dhe besimin qytetar, ndërsa argumenti i shumicës parlamentare është i pavlefshëm nëse pushteti kapet në shkelje dhe korrupsion.

“Mandatet kanĂ« vlerĂ« kur kanĂ« moral. Dyshoj se janĂ« marrĂ« nĂ«n mĂ«nyrĂ« tĂ« drejtĂ« nĂ«se nuk justifikohen moralisht nuk kanĂ« vlerĂ« mandatet. KanĂ« fuqi sa qĂ«ndron morali. Faktet tregojnĂ« qĂ« nuk ka moral se Ă«shtĂ« kapur nĂ« flagrancĂ« duke vjedhur nĂ« tĂ« gjitha nivelet. Argumenti i 83 mandatave Ă«shtĂ« i pavlefshĂ«m. BĂ«j njĂ« qeveri tranzitore, ngri tĂ« gjithĂ« drejtorĂ«t qĂ« tĂ« mos japin lekĂ« nga administrata pĂ«r zgjedhjet”, vijoi Lapaj pĂ«r A2 CNN.

Ai theksoi se prej vitit 2022 ka pasur përkeqësim të të drejtave të qytetarëve dhe se frika është e instaluar në shoqëri, ndaj protestat me thelb politik janë të domosdoshme.

“Nga 2022 ka njĂ« pĂ«rkeqĂ«sim tĂ« tĂ« drejtave tĂ« qytetarĂ«ve dhe njerĂ«zit tremben. Protesta qĂ« kanĂ« thelb politik janĂ« protesta qĂ« i trembin se lidhen me ekzistencĂ«n e pushtetit. Kjo Ă«shtĂ« dĂ«shmi e frikĂ«s sĂ« shoqĂ«risĂ« dhe numrat tanĂ« kanĂ« ardhur duke u rritur. Por edhe sikur njĂ« njeri tĂ« protestojĂ«â€, tha Lapaj, pĂ«r A2 CNN.

Sipas tij, zgjidhja është krijimi i një qeverie tranzitore, ndalimi i presionit mbi administratën dhe bashkimi i qytetarëve përtej flamujve partiakë. Ai përmendi emrat e Përparim Kabos dhe Tritan Kalo për krijimin e qeverisë tranzitore.

“Nuk Ă«shtĂ« koha tĂ« ngremĂ« flamurin e partisĂ« por tĂ« bashkohemi pĂ«r flamurin e ShqipĂ«risĂ«. AsnjĂ« parti politike nuk mund dot regjimin e RamĂ«s. Duke qĂ«ndruar dhe ndĂ«rgjegjĂ«suar qytetarĂ«t. Na bashkon sheshi pĂ«r kĂ«do qĂ« vjen me flamurin kombĂ«tar. Berisha tĂ« hyjĂ« nĂ« stinĂ«n e jetĂ«s dhe sheshet t’ia lĂ«rĂ« djemve e vajzave tĂ« PD-sĂ«. AsnjĂ« politikan nuk duhet tĂ« jetĂ« nĂ« qeveri tranzitore. PĂ«rparim Kabo e Tritan Kalo tĂ« merrnin pĂ«rgjegjĂ«sinĂ« kombĂ«tare nĂ« kĂ«tĂ« fazĂ« tĂ« rĂ«ndĂ«sishme”.

PZAP: 66 ankesa të paraqitura për zgjedhjet e 28 dhjetorit, Vetëvendosje dhe LDK me numrin më të madh



Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka njoftuar se për Zgjedhjet e Parakohshme për Kuvend të Republikës së Kosovës, të mbajtura më 28 dhjetor 2025, janë paraqitur 66 ankesa gjatë gjithë procesit zgjedhor.

Në një përgjigje për Telegrafin, PZAP ka bërë të ditur se subjektet politike që kanë paraqitur numrin më të madh të ankesave përfshijnë: Lëvizjen Vetëvendosje, Lidhjen Demokratike të Kosovës, Listën Serbe, Kosovski Savez, Za Slobodu Pravdu i Opstanak dhe Lëvizjen Përparimtare të Romëve të Kosovës.

Sa i përket natyrës së ankesave, Paneli sqaron se ato lidhen kryesisht me çështje të ndryshme gjatë procesit zgjedhor.

“Sa i pĂ«rket natyrĂ«s sĂ« ankesave, kanĂ« tĂ« bĂ«jnĂ« kryesisht me vendosjen e materialit promovues nĂ« hapĂ«sirĂ« publike, shfrytĂ«zimin e resurseve publike tĂ« institucioneve, ndikimin nĂ« votues, si dhe kundĂ«rshtimin e vendimeve tĂ« Komisionit Qendror tĂ« Zgjedhjeve (KQZ),” thuhet nĂ« pĂ«rgjigjen e tyre.

PZAP ka theksuar se çdo ankesë trajtohet sipas rregullave dhe afateve të parapara me ligj, ndërsa vendimet e panelit synojnë të sigurojnë një proces zgjedhor të drejtë dhe transparent për të gjitha subjektet dhe qytetarët. /Telegrafi/

​NjĂ« person theret me thikĂ« nĂ« Leposaviq, dy tĂ« dyshuar nĂ« arrati



Një incident i rëndë ka ndodhur dje në Leposaviq, ku një person ka mbetur i lënduar si pasojë e therjes me thikë.

Sipas informacioneve nga Policia e Kosovës, viktima, ka kërkuar ndihmë mjekësore pasi dyshohet se është therur me thikë nga dy persona të dyshuar, gjithashtu meshkuj kosovarë.

Mjekët kanë bërë të ditur se viktima ndodhet jashtë rrezikut për jetë.

Të dyshuarit janë larguar nga vendi i ngjarjes dhe aktualisht gjenden në arrati, ndërsa rasti është duke u hetuar nga njësitë kompetente policore për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe identifikimin e të dyshuarve./Telegrafi/

Protestuesit përplasen me policinë para Kryeministrisë, shtohen përforcimet në radhët e efektivëve



ËshtĂ« pĂ«rfshirĂ« nga tensionet protesta e “ShqipĂ«ria BĂ«het”, teksa efektivĂ«t e policisĂ« sĂ« shtetit janĂ« pĂ«rleshur me protestuesit.

Ende nuk dihen arsyet e dhunĂ«s, por forca tĂ« shumta policia kanĂ« shtyrĂ« fizikisht protestuesit duke u pĂ«rpjekur t’i largojnĂ«.

NdĂ«rkohĂ« kreu i lĂ«vizjes, Adriatik Lapaj Ă«shtĂ« shprehur se efektivĂ« tĂ« veshur civilĂ« u kanĂ« bĂ«rĂ« foto protestuesve qĂ« mĂ« pas t’i arrestojnĂ«.

“Ka civilĂ« me xhup ‘Louis Vuitton’ qĂ« po u bĂ«jnĂ« foto qytetarĂ«ve pĂ«r t’i arrestuar. Turp tĂ« keni, hajdutĂ«. “Arrestoni mua, ja ku jam. Pse u bĂ«ni foto qytetarĂ«ve? Pse i frikĂ«soni njerĂ«zit?” tha Lapaj, pĂ«rcjell A2 CNN.

Ndërkaq protestuesit kanë ngritur çadra në bulevard, përballë godinës së qeverisë.

- YouTube www.youtube.com

23 vjetori i vrasjes së Kolonelit Tahir Zemaj, Abdixhiku: Kujtesa e tij mbetet e gjallë në LDK



Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, së bashku me familjen Zemaj dhe bashkëpunëtorë, ka bërë homazhe me rastin e 23-vjetorit të vrasjes së Kolonelit Tahir Zemaj, të birit të tij Enisit dhe të Hasan Zemajt, kryetar i Forumit të Rinisë së LDK-së në Deçan.

Në një përvjetor të cilin e përshkruan si të dhimbshëm, Abdixhiku ka kujtuar me respekt jetën dhe sakrificën e tre figurave të shquara që, siç tha ai, ia kushtuan jetën Kosovës dhe idealit të lirisë.

“NĂ« kĂ«tĂ« pĂ«rvjetor tĂ« dhimbshĂ«m, kujtojmĂ« me respekt tĂ« thellĂ« dhe dhimbje tĂ« madhe tre burra qĂ« ia kushtuan jetĂ«n KosovĂ«s dhe idealit tĂ« lirisĂ«,” ka thĂ«nĂ« Abdixhiku.

Kolonel Tahir Zemaj Ă«shtĂ« pĂ«rshkruar si njĂ« patriot i rrallĂ«, ushtarak vizionar dhe strateg i luftĂ«s, i cili me guxim e mençuri udhĂ«hoqi beteja vendimtare tĂ« UshtrisĂ« Çlirimtare tĂ« KosovĂ«s nĂ« Dukagjin kundĂ«r regjimit serb, duke lĂ«nĂ« gjurmĂ« tĂ« pashlyeshme nĂ« historinĂ« e rezistencĂ«s.

Dhimbja për vrasjen e tyre mbetet e thellë edhe pas më shumë se dy dekadash, për shkak se autorët e këtij krimi ende nuk janë ndëshkuar.

“Ishte janari i acartĂ« i vitit 2003, kur Kosova u trondit nga lajmi i kobshĂ«m pĂ«r ekzekutimin e Kolonelit Tahir Zemaj, tĂ« birit tĂ« tij Enisit dhe tĂ« kushĂ«ririt Hasan Zemaj
 Ata u vranĂ« pabesisht, vetĂ«m sepse besuan dhe punuan pĂ«r njĂ« KosovĂ« tĂ« lirĂ«, demokratike dhe me institucione tĂ« forta”, ka theksuar Abdixhiku.

Në nderim të kujtimit të tyre, kryetari i LDK-së e ka përshkruar Kolonelin Tahir Zemaj si një figurë kyçe jo vetëm për çështjen kombëtare, por edhe për historinë e Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe bashkëpunimin me Presidentin historik Dr. Ibrahim Rugova.

“Kolonel Tahir Zemaj, veprimtar i shquar i çështjes kombĂ«tare, aktivist i orĂ«ve tĂ« para tĂ« LDK-sĂ« dhe bashkĂ«punĂ«tor i afĂ«rt i Presidentit historik Dr. Ibrahim Rugova, mbetet simbol i sakrificĂ«s, i dinjitetit dhe i pĂ«rkushtimit ndaj atdheut.”

Abdixhiku ka theksuar se dhimbja për këtë humbje vazhdon të jetë e hapur, ndërsa padrejtësia bëhet edhe më e rëndë për familjen dhe gjithë LDK-në, duke kërkuar drejtësi për viktimat.

Në fund të mesazhit, ai ka nderuar jetën dhe veprën e Kolonelit Tahir Zemaj, Enisit dhe Hasan Zemaj, duke shprehur lavdi për kontributin e tyre në lirinë dhe të ardhmen e Kosovës. /Telegrafi/

Osmani ngushëllon familjen Ramabaja dhe komunitetin kulturor pas vdekjes së Rushit Ramabajës



Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka shprehur ngushëllimet e saj më të thella për familjen Ramabaja, miqtë, kolegët dhe të gjithë komunitetin kulturor pas ndarjes nga jeta të Rushit Ramabajës, shkrimtar, gazetar dhe intelektual i shquar.

Në një reagim publik, Presidentja Osmani thekson se lajmi për vdekjen e Ramabajës e ka pikëlluar thellë dhe e cilëson atë një emër të veçantë të kulturës dhe gazetarisë shqiptare në Kosovë.

“Me pikĂ«llim tĂ« thellĂ« mora lajmin pĂ«r ndarjen nga jeta tĂ« Rushit RamabajĂ«s, shkrimtar, gazetar dhe intelektual i angazhuar, njĂ« emĂ«r i veçantĂ« i kulturĂ«s dhe gazetarisĂ« shqiptare nĂ« KosovĂ«,” ka thĂ«nĂ« Presidentja.

Osmani vlerĂ«son jetĂ«n dhe veprĂ«n e tij, duke theksuar kontributin e tij tĂ« madh pĂ«rmes punĂ«s afatgjatĂ« nĂ« media dhe letĂ«rsi. Ramabaja kishte njĂ« karrierĂ« tĂ« dalluar nĂ« redaksitĂ« e “Rilindjes” dhe Radio Kosova, si dhe njĂ« trashĂ«gimi tĂ« pasur letrare me mbi 20 vepra.

“PĂ«r dekada me radhĂ«, pĂ«rmes punĂ«s sĂ« tij nĂ« ‘Rilindja’, Radio Kosova dhe pĂ«rmes njĂ« trashĂ«gimie tĂ« pasur letrare me mbi 20 vepra, ai i dha zĂ« mendimit kritik, fjalĂ«s sĂ« lirĂ« dhe shpirtit krijues. Vepra dhe pĂ«rkushtimi i tij do tĂ« jetojnĂ« gjatĂ« nĂ« kujtesĂ«n kulturore tĂ« vendit tonĂ«,” ka thĂ«nĂ« Osmani.

Presidentja ka dërguar ngushëllimet e saj më të sinqerta për familjen, miqtë dhe kolegët e Ramabajës, duke theksuar se kujtimi i tij do të mbetet i përhershëm.

“NgushĂ«llimet mĂ« tĂ« sinqerta familjes Ramabaja, miqve, kolegĂ«ve dhe gjithĂ« komunitetit kulturor. I pĂ«rhershĂ«m qoftĂ« kujtimi pĂ«r Rushit RamabajĂ«n!”/Telegrafi/


Djali i Jakup Krasniqit mbetet jashtë Kuvendit, falënderon mbështetësit



Kandidati për deputet, Altin Krasniqi, djali i ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës Jakup Krasniqi, ka reaguar pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit, duke falënderuar qytetarët për mbështetjen e dhënë, edhe pse ajo nuk ishte e mjaftueshme për të siguruar një mandat të ri.

Në një postim, Krasniqi ka thënë se vota dhe mbështetja e qytetarëve për të përfaqësojnë një besim të madh.

“Ju falĂ«nderoj nga zemra secilin qytetar pĂ«r votĂ«n dhe mbĂ«shtetjen qĂ« ma keni dhĂ«nĂ« mĂ« 28 dhjetor. Kjo mbĂ«shtetje, edhe pse nuk ishte e mjaftueshme pĂ«r ta arritur qĂ«llimin, pĂ«r mua pĂ«rfaqĂ«son njĂ« besim tĂ« madh”, ka shkruar ai.

Krasniqi ka theksuar se gjatë fushatës ka ndier pritje për ndryshim në çdo vend ku është takuar me qytetarët.

“NĂ« çdo shtĂ«pi, nĂ« çdo fshat e nĂ« çdo qytet ku jam pritur me respekt dhe dinjitet, kam ndier nga afĂ«r besimin tuaj dhe pritjen pĂ«r ndryshim”, ka deklaruar ai.

Ai ka shtuar se angazhimi i tij politik nuk ka qenë asnjëherë personal, por gjithmonë në shërbim të interesit të përgjithshëm.

“Ky besim Ă«shtĂ« arsyeja pse angazhimi im publik nuk ka qenĂ« dhe nuk do tĂ« jetĂ« kurrĂ« personal, por gjithmonĂ« nĂ« shĂ«rbim tĂ« qytetarĂ«ve dhe interesit tĂ« pĂ«rgjithshĂ«m”, ka theksuar Krasniqi.

Duke folur për mandatin e tij të parë, të cilin e cilëson si të shkurtër, Krasniqi ka thënë se është përpjekur të japë maksimumin për vendin dhe për partinë.

“Edhe pse mandati im i parĂ« ishte i shkurtĂ«r, jam pĂ«rpjekur vazhdimisht ta jap maksimumin pĂ«r vendin dhe pĂ«r partinĂ«, duke vepruar me pĂ«rgjegjĂ«si dhe bindje politike”, ka shkruar ai.

Ai ka pranuar se ka mbështetur vendime partiake edhe kur ato nuk kanë qenë të lehta apo të favorshme për të personalisht.

“Edhe nĂ« momente tĂ« vĂ«shtira, kur vendimet e partisĂ« nuk kanĂ« qenĂ« tĂ« lehta e as gjithmonĂ« tĂ« mirĂ«pritura, kam zgjedhur t’i respektoj ato”, ka shtuar Krasniqi.

Në fund, Krasniqi ka bërë thirrje që qeverisja e ardhshme të fokusohet në përmirësimin e jetës së qytetarëve dhe kthimin e Kosovës drejt normalitetit dhe zhvillimit.

“Vendi ka nevojĂ« pĂ«r qeverisje me vizion dhe pĂ«rgjegjĂ«si, jo pĂ«r stagnim, pĂ«rçarje dhe gjuhĂ« urrejtjeje”, ka pĂ«rfunduar ai. /Telegrafi/

Kapja e Maduros, reagon Vuçiq: Rendi botëror ka rënë - bashk me të edhe rezolutua 1244



Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, iu drejtua mediave pas një mbledhjeje të Këshillit për Siguri Kombëtare, ku u trajtuan tre çështje kryesore: siguria politike dhe ushtarake në rajon dhe botë, siguria energjetike dhe siguria e Serbisë, si dhe veprimet e fundit ushtarake amerikane në Venezuelë.

Vuçiq vlerësoi se rendi i vjetër botëror është duke u shembur, dhe se ligjet ndërkombëtare dhe Kartat e Kombeve të Bashkuara nuk funksionojnë në praktikë, pavarësisht se ekzistojnë në letër.

Ai tha se pas veprimeve në Venezuelë kjo është bërë më se e qartë, dhe se Serbia duhet të jetë e vetëdijshme për këtë realitet.

Sipas mediave serbe, Vuçiq gjithashtu shprehu shqetĂ«sim pĂ«r armatosjen e vazhdueshme tĂ« PrishtinĂ«s, duke e cilĂ«suar si njĂ« shkelje tĂ« RezolutĂ«s 1244 tĂ« OKB-sĂ«, e cila sipas tij Ă«shtĂ« “nĂ« praktikĂ« pezulluar” nga fuqitĂ« e mĂ«dha perĂ«ndimore dhe disa akter rajonalĂ«.

Ai përmendi edhe një aleancë të re mes Kosovës, Shqipërisë dhe Kroacisë, të cilën e konsideron një kërcënim specifik ndaj sovranitetit të Serbisë.

“Pra, ju e shihni qĂ« nuk ka parime. Kjo Ă«shtĂ« arsyeja pse ne jemi veçanĂ«risht tĂ« shqetĂ«suar pĂ«r armatimin e mĂ«tejshĂ«m tĂ« PrishtinĂ«s, nĂ« kundĂ«rshtim me KartĂ«n e Kombeve tĂ« Bashkuara dhe RezolutĂ«n 1244, e cila Ă«shtĂ« pezulluar de facto, por jo de jure, nga fuqitĂ« e mĂ«dha, siç Ă«shtĂ« Turqia. Ato po e armatosin me shpejtĂ«si PrishtinĂ«n. NjĂ« kĂ«rcĂ«nim i veçantĂ« pĂ«r sigurinĂ« e SerbisĂ« Ă«shtĂ« aleanca ose bashkimi i sapokrijuar i PrishtinĂ«s, TiranĂ«s dhe Zagrebit, i cili po zhvillohet nĂ« njĂ« fushĂ« tĂ« gjerĂ« qĂ« pĂ«rfshin zhvillimin e pĂ«rbashkĂ«t tĂ« sistemeve komplekse luftarake nga automjetet katĂ«r me katĂ«r deri te armĂ«t dhe mjetet mĂ« tĂ« fuqishme”, tha Vuçiq.

Duke folur për ushtrinë, Vuçiq tha se Serbia do të përgatitet për mbrojtje nga ata që nuk fshehin më kërcënimet e tyre, duke njoftuar se brenda një viti e gjysmë synon të dyfishojë kapacitetet ushtarake, duke përfshirë edhe forcimin e njësive speciale.

Ai theksoi gjithashtu se Serbia duhet të mbështetet te vetja dhe të jetë e gatshme, sepse nuk pret ndihmë nga askush tjetër në rast të kërcënimeve të ardhshme. /Telegrafi/

Reshjet e shiut në Shkodër, probleme me energjinë elektrike në disa fshatra



Moti i keq ka “pushtuar” vendin ndĂ«rsa Ă«shtĂ« shoqĂ«ruar me disa problematika nĂ« disa zona. MĂ«sohet se nĂ« territorin e bashkisĂ« ShkodĂ«r ka probleme me furnizimin me energji elektrike nĂ« fidrat ZagorĂ«, VrakĂ« dhe Kelmend.

Ekipet janë në terren dhe po punojnë për riparimin e defekteve. Në aksin Koplik-Bogë dhe Dedaj-Razëm qarkullimi kryhet normalisht, pa problematika. Mjetet duhet të jenë të pajisura me goma dimërore.

Aksi Bogë-Theth, kryesisht në zonën e Qafë Thores gjatë natës janë regjistruar reshje të lehta dëbore. Qarkullimi kryhet me goma dimërore.

Aksi Tamarë-Vermosh, rruga është e kalueshme pa probleme. Ka prezencë gurësh në disa segmente, ndërsa borëpastrueset dhe punonjësit janë në terren dhe po vijojnë pastrimin.

Nivelet e lumenjve Buna, Drin, Kir, Gjadër, Rezervuari i Shkodrës dhe prurjet në përrenjt kryesorë janë nën kuotat e rrezikut për përmbytje. Ndërsa hidrovorët e Velipojës janë në gatishmëri për punë me kapacitet të plotë./euronews/

​27 vjet nga fillimi i punĂ«s sĂ« KosovaPress-it



27-vjetori i themelimit e gjen KosovaPress-in në objekt të ri Agjencia e Lajmeve KosovaPress sot shënon 27-vjetorin e themelimit dhe fillimit të punës. Kjo ditëlindje e gjen Agjencinë në objekt të ri, modern dhe funksional, i cili përmbush të gjitha kushtet për veprimtarinë e një mediumi bashkëkohor.

Ky zhvillim përfaqëson një hap të rëndësishëm përpara në misionin e KosovaPress-it për informim të saktë, të shpejtë dhe objektiv, si dhe një investim në cilësinë e gazetarisë dhe komunikimit medial në Kosovë.

Objekti i ri i KosovaPress-it është i pajisur me studio televizive, sallë konferencash, hapësira redaksionale dhe infrastrukturë teknike bashkëkohore, duke krijuar kushte optimale për prodhim dhe shpërndarje të informacionit profesional dhe të besueshëm.

Me 27 vjet përvojë në shërbim të publikut, KosovaPress vazhdon të mbetet një nga shtyllat kryesore të informimit, duke u përshtatur me trendet moderne dhe nevojat e kohës.

KosovaPress u themelua më 4 janar 1999, duke dhënë kontribut të madh në informimin e opinionit vendor dhe ndërkombëtar për luftën çlirimtare.

Gjatë periudhës së luftës, KosovaPress publikoi lajme në gjuhën shqipe, angleze, gjermane dhe frënge.

Me shuarjen e Qeverisë së Përkohshme, në janar të vitit 2000 dhe krijimin e Këshillit të Përkohshëm Administrativ, në shtator të po këtij viti, KosovaPress nisi rrugëtimin e saj si Agjenci e Pavarur e Lajmeve.

Fillimi ishte i vështirë dhe luftohej për mbijetesë (në shkurt 2002 mediat dëbohen nga ish-ndërtesa e Rilindjes), ndërsa më pas, falë punës dhe këmbënguljes, nisi edhe periudha e zhvillimit dhe, vit pas viti, edhe zgjerimit të produkteve.

Një kronologji e shkurtër:

Në vitin 2002, KosovaPress kaloi në sistemin me parapagim, fillimisht në gjuhën shqipe, e prej vitit 2005 rifilloi publikimet edhe në gjuhën angleze, ndërsa, në 2007 edhe në gjuhën serbe dhe turke.

Në dhjetëvjetorin e themelimit (2009), KosovaPress solli në tregun medial të vendit, produktet më të reja: video-lajmin dhe audio-lajmin.

KosovaPress, në përvjetorin e 17 të punës (2016), prezantoi produktin e vet më të ri e që ishte transmetimi i drejtpërdrejt i ngjarjeve. Transmetimet e drejtpërdrejta u realizuan me teknologjinë më të re, përmes kamerave 4K.

Investimi i vazhdueshĂ«m nĂ« teknologji i lejon sot KosovaPress-it tĂ« bĂ«jĂ« deri nĂ« 10 transmetime “live” nĂ« tĂ« njĂ«jtĂ«n kohĂ«, si dhe me regji.

Kur KosovaPress kremtoi dy dekada punë, u prezantua edhe Departamenti i Produksionit, i cili kujdeset për realizimin e emisioneve edukativo-argëtuese, siç është emisioni.

Në vitin 2017, KosovaPress, pas nje lobimi disavjeçarë anëtarësohet me të drejta të plota në rrjetin e Agjencive të Lajmeve të Vendeve të Ballkanit dhe të Evropës Juglindore (ABNA-SE www.abnase.com). KosovaPress, që prej anëtarësimit, është duke dhënë një kontribut të vlefshëm në promovimin e vlerave nacionale në rrjetin e lajmeve që editohen në platformat e ABNA-SE.

Në shtator të 2021, KosovaPress pasi organizoi suksesshëm Asamblenë e Përgjithshme të ABNA-SE, mori presidencën për një vit.

Pas presidencës 2021-2022, KosovaPress vazhdon të jetë për tri vjet radhazi, pjesë e bordit të ABNA-SE (https://abnase.com/contacts/).

Lobimi dhe përpjekjet për të qenë pjesë edhe e rrjeteve tjera të agjencive të lajmeve nuk u ndalën.

Në shtator të 2022-ës, në Asamblenë Gjenerale, KosovaPress pranohet zyrtarisht si anëtare me të drejta të plota në Aleancën Evropiane të Agjencive të Lajmeve (EANA), dhe me ketë anëtarësim KosovaPress-it iu hapën edhe më shumë rrugët për të bashkëpunuar me të gjitha agjencitë e lajmeve të Evropës duke sjell produktet që i ofrojnë këto agjenci .

Me këtë KosovaPress-it iu hapën edhe me shumë dyert e bashkëpunimit me të gjitha këto agjenci dhe rritjes së lajmeve nga këto vende dhe në këto vende për klientët e ndërsjellët.

Ne shkurt tĂ« vitit 2024 nĂ« PrishtinĂ«, KosovaPress organizoi konferencĂ«n ndĂ«rkombĂ«tare “KufijtĂ« e LirisĂ« sĂ« FjalĂ«s”, pĂ«r nder tĂ« 25-vjetorit tĂ« themelimit. NĂ« PrishtinĂ« u bashkuan mĂ« shumĂ« se 20 agjenci botĂ«rore tĂ« lajmeve nga e gjithĂ« Evropa dhe Ballkani.

Falë përkushtimit, përgjegjësisë dhe saktësisë, mediumet më të mëdha e më të rëndësishme në Kosovë, Shqipëri, Maqedoninë e Veriut si dhe vende të tjera të rajonit e me gjerë i besojnë Agjencisë së Lajmeve KosovaPress, duke bashkëpunuar ngushtë çdo ditë, tashmë për vite me radhë.

Agjencia e Lajmeve KosovaPress vijon të sjellë për lexuesin dhe klientin gjithë çfarë ndodhë në jetën e përditshme politike, ekonomike e sociale të Kosovës, regjionit, Evropës dhe botës, por edhe duke ngritur çështje të rëndësishme përmes gjinive të tjera gazetareske si intervista, dokumentarë, reportazhe e të tjera.

KosovaPress është një burim i besuar i lajmit si dhe një kontribuues i madh i rritjes së lirisë së të shprehurit.

Vitin e kaluar i është bashkuar Clive Marshall, ish-shef ekzekutiv i Agjencisë së Lajmeve PA Media Group në Mbretërinë e Bashkuar, si President jo-ekzekutiv i KosovaPress-it.

Mot i përkeqësuar në Vlorë, era e fortë dhe dallgët e mëdha paralizojnë lundrimin



Mëngjesin e kësaj të diele moti në qytetin e Vlorës nuk ka qenë në favor të aktivitetit detar.

Sipas raportimeve, erërat e forta dhe dallgët e mëdha në det kanë krijuar vështirësi serioze për lundrimin.

Si pasojë e kushteve të rënda atmosferike, trageti është detyruar të dalë në radë, për të shmangur rrezikun e përplasjes në kalatë e portit./euronews/

Nga pasdita e së shtunës deri në mesantë u numëruan 19 kuti të votave me postë



Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) vazhdon procesi i numërimit të votave me postë nga zgjedhjet e 28 dhjetorit.

Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) bëri të ditur për Telegrafin se nga pasdita e së shtunës deri në mesnatë janë numëruar 19 kuti votimi që përmbajnë pakot me fletëvotime të dërguara deri tani në Kosovë.

Fletëvotimet e numëruara deri më tani përfaqësojnë komunat: Deçan (4 kuti), Gjakovë (6 kuti), Gllogoc (2 kuti), Gjilan (7 kuti) dhe Mitrovicë e Jugut (2 kuti nga 5 gjithsej).

Procesi i numërimit vazhdon sipas komunave në QNR, ndërsa autoritetet e zgjedhjeve presin që numërimi i votave me postë të përfundojë shumë shpejt. /Telegrafi/

Numërohen 30% e votave me postë, Vetëvendosje kryeson me shumicë të qartë



Procesi i numërimit të votave me postë nga zgjedhjet parlamentare të datës 28 dhjetor 2025 në Kosovë ka arritur të përpunojë deri tani rreth 30.43% të totalit të tyre, përkatësisht 28 nga 92 vota me postë që janë pranuar dhe verifikuar deri më tani.

Në fazën e tanishme të numërimit, Lëvizja Vetëvendosje mbetet fuqimisht në krye me 70.69% të votave të numëruara, duke ruajtur një avantazh të konsiderueshëm ndaj subjekteve të tjera politike.

Pas Vetëvendosjes renditet Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) me 10.59% të votave, ndërsa Partia Demokratike e Kosovës (PDK) dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) kanë marrë përkatësisht 8.83% dhe 8.27% të votave me postë të numëruara deri më tani.

Partitë e tjera, përfshirë Partinë Liberale Egjiptiane dhe Iniciativën e Re Demokratike të Kosovës, kanë përqindje më të vogla të votave në këtë kategori.

Autoritetet zgjedhore kanë njoftuar se numërimi do të vazhdojë dhe pritet të përfundojë së shpejti duke ofruar një pamje më të plotë të rezultatit përfundimtar.

Zgjedhjet e 28 dhjetorit kanë sjellë një garë të ngushtë mes subjekteve kryesore politike, ndërsa numërimi përfundimtar do të përcaktojë përbërjen e Kuvendit të Republikës së Kosovës për legjislaturën e ardhshme. /Telegrafi/

Suksese të pjesshme dhe sfida të mëdha, bilanci i arsimit në Kosovë për vitin 2025



Viti 2025 ka qenë një vit sfidues dhe kompleks për sektorin e arsimit në Kosovë, me rezultate të dukshme në disa fusha, por edhe me probleme të theksuara që prekin nxënësit, mësimdhënësit dhe komunat.

Drejtuesit e drejtorive komunale të arsimit dhe ekspertët shprehen se sfidat janë të shumta, duke filluar nga bllokada buxhetore dhe mungesa e fondeve, deri te cilësia e teksteve shkollore dhe mbyllja e disa shkollave fillor, raporton KosovaPress.

NĂ« PrishtinĂ«, drejtori i DrejtorisĂ« Komunale tĂ« Arsimit, Samir Shahini, ka pĂ«rshkruar vitin 2025 si njĂ« ndĂ«r vitet mĂ« sfiduese pĂ«r arsimin. Sipas tij, pĂ«r herĂ« tĂ« parĂ« ka pasur njĂ« mungesĂ« buxheti tĂ« paparĂ« mĂ« herĂ«t dhe njĂ« “bllokadĂ« buxhetore” nga Ministria e Financave qĂ« ka penguar realizimin e projekteve pĂ«r arsim.

Shahini për KosovaPress ka theksuar zgjerimin e mësimit tërëditor nga pesë në shtatë shkolla, duke përfshirë edhe pesë fshatra rurale, ku numri i nxënësve ka kaluar nga 3 mijë e 100 në mbi 5 mijë, ndërsa pritet të shtohen edhe 10 shkolla të tjera në vitin 2026.

Ai ka nënvizuar nevojën urgjente për trajtim të arsimit si prioritet kombëtar.

“Viti 2025 ka qenĂ« njĂ« vit shumĂ« kompleks, nĂ« fushĂ«n e arsimit ka shĂ«nuar disa rezultate tĂ« prekshme dhe shumĂ« tĂ« rĂ«ndĂ«sishme pĂ«r zhvillimin edhe tĂ« cilĂ«sisĂ« por edhe tĂ« infrastrukturĂ«s nĂ« shkolla. NĂ« anĂ«n tjetĂ«r ka qenĂ« viti mĂ« sfidues i mundshĂ«m pĂ«r tĂ« udhĂ«hequr drejtorinĂ« e arsimit por edhe pĂ«r mĂ«simdhĂ«nĂ«sit dhe nxĂ«nĂ«sit prindĂ«rit, duke qenĂ« se si vit Ă«shtĂ« shoqĂ«ruar pĂ«r herĂ« tĂ« parĂ« me njĂ« mungesĂ« buxheti tĂ« paparĂ« mĂ« herĂ«t dhe nĂ« njĂ« injorim tĂ« thellĂ« tĂ« komunĂ«s sĂ« PrishtinĂ«s nĂ« shtrirjen e mĂ«simit tĂ«rĂ«ditorĂ«... Zgjerimi i mĂ«simit tĂ«rĂ«ditorĂ« nga pesĂ« nĂ« shtatĂ« shkolla duke pĂ«rfshi edhe prej tyre nĂ« zona rurale nĂ« pesĂ« fshatra, nĂ« total nga 3 mijĂ« e 100 nxĂ«nĂ«s sot kemi mbi 5 mijĂ« nxĂ«nĂ«s. Do tĂ« shtojmĂ« edhe 10 shkolla tĂ« tjera nĂ« shtatorin qĂ« vjen.. 20:08 Buxheti i vitit 2025 nuk ka arrit tĂ« shfrytĂ«zohet nĂ« formĂ«n qĂ« Ă«shtĂ« aprovuar qĂ« ka qenĂ« rreth 37 milionĂ« euro duke pĂ«rfshirĂ« pagat dhe mĂ«ditje, as ky buxhet nuk ka qenĂ« i qasshĂ«m gjatĂ« gjithĂ« kohĂ«s..21:58 Si shtet duhet tĂ« ulemi dhe rishikojmĂ« urgjentisht se çka po shkon keq me arsimin. ËshtĂ« momenti i fundit qĂ« arsimi tĂ« trajtohet si njĂ« urgjencĂ« kombĂ«tare dhe nĂ« aspektin e seriozitetit”, ka thĂ«nĂ« Shahini.

Në Prizren, drejtuesja e DKA-së, Luljeta Gutaj, ka theksuar realizimin e projekteve të planifikuara dhe investimet në zhvillimin profesional të mësimdhënësve. Sidoqoftë, ajo ka kritikuar Ministrinë e Arsimit për shpërndarjen e dobët të teksteve shkollore, veçanërisht për shkollat me tri gjuhë mësimore (shqip, turqisht dhe boshnjakisht), duke dëmtuar komunitetin prindëror dhe nxënësit. Tekstet kanë pasur gjithashtu gabime dhe nuk përkojnë me metodologjitë moderne të mësimdhënies.

“TĂ« gjitha projektet tona, tĂ« planifikuara edhe nĂ« planin zhvillimor tĂ« arsimit nĂ« komunĂ«, janĂ« realizuar plotĂ«sisht, pĂ«rjashto projektet qĂ« i kemi pasur nĂ« partneritet me ministrinĂ« e arsimit, si psh funksionalizimi i institucioneve tĂ« edukimit tĂ« hershĂ«m. BashkĂ«punimi ka qenĂ« deri diku i mirĂ«, pĂ«rveç nĂ« rastet e furnizimit me tekstet shkollore. Prizreni ka tri gjuhĂ« mĂ«simore, qĂ« nĂ«nkupton furnizimin edhe me tekste shkollore nĂ« tĂ« tria gjuhĂ«t mĂ«simore, turqisht dhe boshnjakisht. Konsideroj se me mĂ«nyrĂ«n e shpĂ«rndarjes sĂ« teksteve shkollore Ă«shtĂ« dĂ«mtuar komuniteti prindĂ«ror, sidomos nĂ« zvogĂ«limin e buxhetit familjar tĂ« tyre. Shpesh jemi detyruar tĂ« kompensojmĂ« mĂ«simdhĂ«nĂ«sit nga buxheti i komunĂ«s, planifikimi i dobĂ«t buxhetor i ministrisĂ« sĂ« arsimit na ka sjellĂ« para sfidave tĂ« mĂ«dha, tĂ« cilat megjithatĂ« i kemi tejkaluar me ndihmĂ«n e komunĂ«s. Sa pĂ«r tekstet shkollore, mĂ«simdhĂ«nĂ«sit tanĂ« kanĂ« gjetur mjaft gabime dhe ata konsiderojnĂ« se nuk pĂ«rkojnĂ« me zhvillimin e nxĂ«nĂ«sve duke pasur parasysh arritjet e reja dhe metodologjitĂ« qĂ« zhvillojnĂ« mendim kritik tek nxĂ«nĂ«sit”, ka thĂ«nĂ« Gutaj.

Ndërsa, në Kamenicë, drejtori Afrim Dervishi ka raportuar se vitin 2025 e konsideron të suksesshëm për shkak të përmbushjes së projekteve të planifikuara dhe si projekt kryesor për 2026 realizimin e mësimit tërëditor. Ai ka shtuar se punimet për ushqimin e shëndetshëm për nxënësit janë në zhvillim dhe po rishikohen tekstet shkollore për të përmirësuar rezultatet e nxënësve.

“Viti 2025 ka qenĂ« njĂ« vit i suksesshĂ«m pĂ«r ne, kemi arritur t’i pĂ«rmbyllim tĂ« gjitha projektet qĂ« kemi planifikuar t’i realizojmĂ«. Jeta nĂ« sistemin arsimor nĂ« shkolla Ă«shtĂ« shumĂ« dinamike dhe ne kemi arritur t’i dalim ballĂ«, t’i realizojmĂ« sukses dhe tĂ« pĂ«rmbushim tĂ« gjitha kĂ«rkesat e shkollave pĂ«r suksese mĂ« tĂ« larta.. Buxheti pĂ«r drejtorinĂ« e arsimit pĂ«r 2025 ka qenĂ« 1 milion e 200 mijĂ« euro, pĂ«r 2026 1 milion e 100 mijĂ« euro.. Realizimi i planit tĂ«rĂ«ditor nĂ« shkollat e komunĂ«s, kemi bĂ«rĂ« tĂ« gjitha pĂ«rgatitjet pĂ«rveç ushqimit, po punojmĂ« nĂ« realizimin edhe tĂ« ushqimit tĂ« shĂ«ndetshĂ«m pĂ«r tĂ« gjithĂ« fĂ«mijĂ«t, ky Ă«shtĂ« projekti mĂ« i madh qĂ« do tĂ« na marrĂ« kohĂ« ta realizojmĂ«.. Rishikimi i teksteve ka filluar, do vazhdoj, Ă«shtĂ« kompetencĂ« e ministrisĂ«, po pĂ«rmirĂ«sohet, evidentojmĂ« çdo vit pĂ«rmirĂ«sim tĂ« tyre, ka me ndikuar nĂ« avancimin e rezultateve shkollore tĂ« nxĂ«nĂ«sve”, ka shtuar ai.

Sipas Sekretarit të Këshillit të Prindërve, Enver Balaj, arsimi ka përparuar në disa fusha, por mbyllja e disa shkollave fillore (1-5) dhe mungesa e vendeve të punës për mësimdhënësit mbetet shqetësuese. Ai ka kritikuar gjithashtu ngarkesën e lëndëve në tekstet shkollore dhe mungesën e përkujdesit qeveritar për rishikimin e tyre.

“Ne e kemi parĂ« arsimin kosovarĂ« pĂ«r vitin 2025 qĂ« Ă«shtĂ« bĂ«rĂ« punĂ« e madhe, pĂ«r rritjen e cilĂ«sisĂ« nĂ« procesin arsimorĂ« dhe krijimin e mundĂ«sive dhe kushteve tĂ« mira, pĂ«r tĂ« nxjerrĂ« student sa mĂ« tĂ« mirĂ« pĂ«r tĂ« vazhduar tutje. Kemi njĂ« problem qĂ« dominon vitet e fundit nĂ« KosovĂ«, disa shkolla fillore 1-5 janĂ« duke u mbyllur dhe mendoj se Ă«shtĂ« shumĂ« alarmante dhe shumĂ« shqetĂ«suese pĂ«r sistemin arsimor. ShumĂ« mĂ«simdhĂ«nĂ«s tĂ« sistemit para universitar kanĂ« mbetur pa vende pune pĂ«r shkak tĂ« mbylljes sĂ« shkollave..4:26 Nuk do tĂ« ishte e arsyeshme me diskutua pjesĂ«n e teksteve shkollore e cila po krijon shumĂ« probleme. Ne si prind kemi shqetĂ«sim te sistemi arsimor qĂ« do tĂ« duhej mĂ« tepĂ«r qeveria.. Ne duhet tĂ« rishikojmĂ« shumĂ« nĂ« tekste shkollore se 1-5 Ă«shtĂ« shumĂ« e ngarkuar nĂ« lĂ«ndĂ« tĂ« ndryshme”, Ă«shtĂ« shprehur Balaj.

Eksperti i arsimit, Rinor Qehaja, ka theksuar se gjatë vitit 2025 nuk ka pasur ndryshime substanciale në sistem, përkundër debatit publik mbi temat kryesore. Ai ka nënvizuar sfidat e vazhdueshme: tekstet shkollore jo të përshtatura, mungesa e llogaridhënies në rekrutimin e mësimdhënësve, dështimi në digjitalizim dhe mungesa e shkathtësive praktike tek nxënësit, duke u bërë një alarm për institucionet për ndryshime të domosdoshme.

“Sistemi arsimor nuk ka pasur njĂ« ndryshim substancial pĂ«rgjatĂ« kĂ«tij viti, ka pasur shumĂ« debat publik pĂ«r plotĂ« tema, mirĂ«po shumĂ« pak nga kĂ«to tema janĂ« konvertuar nĂ« njĂ« ndryshim tĂ« prekshĂ«m pĂ«rbrenda arsimit. Ne vazhdojmĂ« tĂ« ballafaqohemi me probleme tĂ« ngjashme, ato tĂ« teksteve shkollore, tĂ« mungesĂ«s sĂ« llogaridhĂ«nies brenda sistemeve arsimore tĂ« rekrutimeve tĂ« mĂ«simdhĂ«nĂ«sve, tĂ« dĂ«shtimit nĂ« digjitalizim, tĂ« gjitha kĂ«to tĂ« pĂ«rmbledhura na rikthehen dhe barten tutje si probleme nga viti nĂ« vit.. 3:14 Pisa na tregon sa shumĂ« nxĂ«nĂ«sit tanĂ« mungojnĂ« nĂ« shkathtĂ«si tĂ« vĂ«rteta pĂ«r jetĂ« qĂ« ata do tĂ« mund tĂ« ktheheshin mĂ«simet nĂ« pĂ«rfitim pĂ«r ta pĂ«r gjenerim tĂ« vendeve tĂ« punĂ«s. Edhe kĂ«tĂ« vit na rikujtoj se kush Ă«shtĂ« rezultati, por mbi tĂ« gjitha Ă«shtĂ« njĂ« alarm pĂ«r institucionet tona pĂ«r ndryshimet e domosdoshme”, ka thĂ«nĂ« Qehaja.

Në këtë kontekst, viti 2025 shënoi një kombinim të përparimeve në disa fusha dhe sfidave strukturore që kërkojnë ndërhyrje urgjente për të garantuar një arsim cilësor dhe të barabartë për të gjithë nxënësit. /KP/

NPOST paralajmëron qytetarët për mesazhe mashtruese në emër të kompanisë



Kohëve të fundit po qarkullojnë mesazhe të shumta mashtruese që po dërgohen në emër të kompanive të ndryshme, e kryesisht atyre që kryejnë shërbime postare.

Një rast i tillë po ndodh edhe me kompaninë NPOST, e cila ka njoftuar qytetarët se kanë filluar të qarkullojnë mesazhe phishing (mashtruese) që dërgohen në emër të kompanisë.

Kompania u bënë thirrje qytetarëve të jenë të kujdesshëm, pasi NPOST dërgon njoftime vetëm përmes SMS, jo përmes email-it ose iMessage.

“Domain-i i vetĂ«m zyrtar i NPOST Ă«shtĂ« NPO.ST, dhe çdo link tjetĂ«r, si .work, .com, .net, etj., nuk i pĂ«rket kompanisĂ«. Mesazhet mashtruese shpesh kĂ«rkojnĂ« pĂ«rditĂ«sim adrese, pagesa shtesĂ« ose konfirmim tĂ« tĂ« dhĂ«nave personale, duke u prezantuar si komunikime zyrtare”, thuhet nĂ« njoftim.

Disa ditë më parë, edhe Policia e Kosovës paralajmëroi qytetarët për fushata të ngjashme mashtruese përmes SMS-ve, duke u bërë thirrje qytetarëve që të mos klikojnë në link-e të dyshimta dhe të kontaktojnë direkt shërbimin ndaj klientit për verifikim.

“Mesazhet mashtruese duhet tĂ« fshihen menjĂ«herĂ«, ndĂ«rsa çdo pagesĂ« e kryer gabimisht duhet tĂ« raportohet menjĂ«herĂ« nĂ« bankĂ«n pĂ«rkatĂ«se dhe nĂ« stacionin policor mĂ« tĂ« afĂ«rt.

Policia e KosovĂ«s thekson se mbetet e pĂ«rkushtuar nĂ« parandalimin dhe luftimin e mashtrimeve, duke ftuar qytetarĂ«t pĂ«r bashkĂ«punim dhe vigjilencĂ« tĂ« shtuar pĂ«r tĂ« mbrojtur vetveten nga aktivitetet kriminale online”, ka njoftuar policia. /Telegrafi/


2026-ta nis me reforma në Këshillin Prokurorial, kush mbetet e kush shkon



Në janar të këtij viti nis zbatimi i Ligjit për plotësim ndryshimin e ligjit për Këshillin Prokurorial të Kosovës (KPK) përmes të cilit parashihet që KPK të ketë 7 anëtarë, nga 13 anëtarë që kishte me ligjin e vjetër.

KPK deri nĂ« fund tĂ« 2025, nga 13 anĂ«tarĂ« qĂ« e pĂ«rcaktonte ligji, kishte dhjetĂ« anĂ«tarĂ« tĂ« emĂ«ruar. Ky kĂ«shill udhĂ«hiqej nga kryesuesi, Ardian Hajdaraj, zĂ«vendeskryesuesja, Jehona Grantolli, Jetish Maloku, Ariana Shajkovci, Dardan Vuniqi, Veton Shabani, Visar Krasniqi, Arian Gashi, Milot Krasniqi dhe ushtruesi detyrĂ«s, Agron Qalaj, raporton “Betimi pĂ«r DrejtĂ«si”

Dhe anëtari që kishte ofruar dorëheqjen Jovo Radovic.

Çka pĂ«rcakton ligji pĂ«r plotĂ«sim ndryshim tĂ« ligjit pĂ«r KPK-nĂ«? NĂ« nenin 9 tĂ« kĂ«tij ligji pĂ«rcaktohet se KPK ka 7 anĂ«tar dhe atĂ« si nĂ« vijim:

  1. Kryeprokurori shtetit;
  2. Tre anëtarë prokurorë të zgjedhur brenda për brenda sistemit prokurorial ku këta një prokuror që vjen prej Prokurorisë Speciale, Apelit apo Zyrës së Kryeprokurorit dhe dy nga radhët e prokurorive themelore;
  3. Tre anëtarë joprokurorë të zgjedhur nga Kuvendi

Po ashtu, në ligj, neni 37/A, paragrafi 2 siç është thënë më lartë anëtarëve të zgjedhur paraprakisht u është dhënë mundësia që të ushtrojnë mandatin e tyre deri në fund.

“AnĂ«tarĂ«t e zgjedhur tĂ« KĂ«shillit, pĂ«rfshirĂ« ata qĂ« ushtrojnĂ« pozitĂ«n e Kryesuesit dhe zĂ«vendĂ«s kryesuesit tĂ« KĂ«shillit, tĂ« cilĂ«t ushtrojnĂ« kĂ«to funksione nĂ« kohĂ«n e hyrjes nĂ« fuqi tĂ« kĂ«tij ligji, mund tĂ« qĂ«ndrojnĂ« nĂ« kĂ«tĂ« detyrĂ« deri nĂ« pĂ«rfundim tĂ« mandatit tĂ« tyre aktual”, pĂ«rcaktohet nĂ« kĂ«tĂ« nen.

Këtë mundësi ligjore deri në fund të 2025 e shfrytëzuan, kryesuesi, Ardian Hajdaraj, zëvendes kryesuesja, Jehona Grantolli, Jetish Maloku, Ariana Shajkovci dhe Veton Shabani.

Përbërja e KPK nga viti 2026

Bazuar në përcaktimet ligjore të cituara del se anëtarë të KPK mbeten, Visar Krasniqi, Dardan Vuniqi, Milot Krasniqi, Arian Gashi dhe ushtruesi detyrës së kryeprokurorit, Agron Qalaj.

Ndërsa Bajrami-Kastrati përmes rrugëve ligjore pranë gjykatës pret që të konfirmohet si anëtare e KPK, ne bazë të mandatit të fituar me 1 nëntor 2025 në Konferencën e Përgjithshme të Prokurorëve të shtetit kishte marr 74 vota kundrejt kandidates, Merita Gaka që kishte marr 58.

Në rast se Bajrami-Kastrati konfirmon mandatin edhe me vendim gjykate KPK në përbërje do të ketë 6 anëtarë, duke mbetur që 1 pozitë të plotësohet prej Kuvendi.

Së fundmi gjykata caktoi masë të sigurisë ndaj vendimit të KPK-së përmes të cilit ishte refuzuar certifikimi i rezultateve zgjedhore dhe në vendim të gjykatë ndër të tjera thuhej se masa sigurisë caktohet për të mos vijuar me shkaktimin e dëmeve ndaj Bajrami-Kastrati.

Ligji përcakton se kuorumi me përbërjen e re të KPK formohet me prezencën e 4 anëtarëve.

“PĂ«rjashtimisht nga dispozitat tjera tĂ« Ligjit, kuorumi i KĂ«shillit nĂ« kĂ«to raste dhe rastet tjera nĂ« vijim tĂ« mos pjesĂ«marrjes sĂ« vazhdueshme tĂ« disa anĂ«tarĂ«ve tĂ« KĂ«shillit, formohet me sĂ« paku katĂ«r (4) anĂ«tarĂ« tĂ« KĂ«shillit, dhe vendimet merren me votat e tĂ« gjithĂ« kĂ«tyre katĂ«r (4) anĂ«tarĂ«ve tĂ« KĂ«shillit”. /BetimipĂ«rDrejtĂ«si/

Aksident trafiku në Slivovë të Graçanicës, lëndohen tre persona



Tre persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur pasditen e së premtes në fshatin Slivovë të Graçanicës.

Sipas njoftimit të Policisë, rasti ka ndodhur më 03 janar 2026, rreth orës 14:33, kur një vozitëse, duke drejtuar veturën nga pakujdesia, ka shkaktuar vetëaksident.

Si pasojë e aksidentit, lëndime trupore ka pësuar vozitësja, si dhe dy pasagjerë të mitur, një mashkull dhe një femër, të dy shtetas të Kosovës. Të lënduarit kanë pranuar trajtim mjekësor.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe rasti është duke u hetuar nga njësitet kompetente për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit. /Telegrafi/

Rritja e vazhdueshme e çmimeve, kĂ«rkohet nga Qeveria t’i vĂ«zhgojnĂ« bizneset



Kryetari i shoqatĂ«s “Konsumatori”, Selatin Kaçaniku, Ă«shtĂ« shprehur se qytetari konsumator nuk Ă«shtĂ« njohur si sovran, taksapagues dhe faktor i rĂ«ndĂ«sishĂ«m nĂ« vendimmarrje, por i diskriminuar dhe i anashkaluar. Krahas rritjes sĂ« çmimit nĂ« produktet esenciale, qytetarĂ«t kĂ«rkojnĂ« edhe rrijte tĂ« pagĂ«s.

“Edhe ky vit ka qenĂ« shumĂ« i vĂ«shtirĂ« pĂ«r arsye se ka pasur shumĂ« lĂ«vizje tĂ« çmimeve. PĂ«r fat tĂ« keq, shumica e çmimeve kanĂ« lĂ«vizur nga lart dhe fati edhe mĂ« i keq Ă«shtĂ« se as sivjet, as kjo legjislaturĂ« qeveritare nuk e ka njohur konsumatorin e KosovĂ«s, nuk e ka njohur as si sovran, as si elektoral, as si konsumator, as si taksapagues ligjĂ«rues tĂ« buxhetit tĂ« RepublikĂ«s sĂ« KosovĂ«s. TĂ« gjitha kĂ«to mosnjohje dĂ«shmojnĂ« se qytetari konsumator nuk Ă«shtĂ« njohur dhe nuk i njihet e drejta demokratike e njeriut, as e njeriut qytetar konsumator dhe kĂ«to janĂ« elemente shumĂ« indinjuese dhe qytetari konsumator po ndihet shumĂ« i shkelur, shumĂ« i diskriminuar dhe i indinjuar", tha Kaçaniku nĂ« njĂ« intervistĂ« pĂ«r Ekonomia Online.

Sipas tij, pandemia, luftërat dhe mungesa e kapaciteteve qeverisëse kanë ndikuar në rritjen e çmimeve dhe në mosbashkëpunim me shoqërinë civile.

“Mendoj qĂ« pesĂ« vjeçari ka shumĂ« pak dallim, sepse me fillimin e pandemisĂ« kanĂ« filluar tĂ« shtohen telashet, sepse COVID-i ka ardhur si problem kombĂ«tar, si problem i tregut global. Pastaj filluan edhe luftĂ«rat, duke filluar nga Ukraina dhe tĂ« tjerat. TĂ« gjitha kĂ«to ngjarje sikur e hoqĂ«n nga takti edhe menaxhmentin diplomatik e politik dhe ne, nĂ« njĂ« klasĂ« politike dhe qeverisĂ«se tĂ« njomĂ«, si shtet i njomĂ«, si duket nuk patĂ«m kapacitet tĂ« mjaftueshĂ«m dhe jemi kĂ«tu ku jemi, tĂ« mosnjohur dhe pak tĂ« interesuar qĂ« nĂ« bashkĂ«punim me qeverinĂ« ta japim kontributin tonĂ«â€, u shpreh ai.

Qytetarët kërkojnë që rritja e çmimeve të shoqërohet me rritje të pagave dhe pensioneve, ndërsa shprehin shqetësim për rritjen e energjisë elektrike dhe barrën që, sipas tyre, po bie mbi shtresat e varfra.

Qytetari që nuk deshi të prononcohet me emër tha se me rritjen e çmimeve duhet të rriten edhe pagat dhe pensionet.

“Si janĂ« rritur çmimet, t’i rrisin edhe pagat edhe pensionet dhe tĂ« gjitha. Si shkojnĂ« çmimet, shkojnĂ« pagat. Energjia elektrike nuk bĂ«n me u ngrit, sepse mĂ« shumĂ« e prodhon Kosova. Dikush nga ata qĂ« kanĂ« mundĂ«si e paguajnĂ«, ndĂ«rsa kĂ«ta milionerĂ«t paguajnĂ« si tĂ« dojnĂ«, ka gjasa qĂ« nuk paguajnĂ« fare, e paguajnĂ« tĂ« varfrit.”

Kurse Ilir Binaka kërkon më shumë reflektim dhe ndërhyrje nga qeveria për të ndalur rritjen e çmimeve.

Ai tregon raste të abuzimit, ku produktet shiten më lirë për shkak se janë të skaduara, duke dëmtuar drejtpërdrejt konsumatorin.

“Duhet mĂ« shumĂ« me reflektuar edhe qeveria, edhe pse konsiderohet centralizim qeveria pĂ«r ta ndaluar rritjen e çmimeve. Shkova e mora njĂ« produkt i cili kishte rĂ«nĂ« prej 15 euro nĂ« gjashtĂ« euro, por shkova nĂ« banesĂ« e pashĂ« qĂ« i kishte skaduar afati. U interesova te ai produkt dhe e pashĂ« pĂ«rsĂ«ri produktin e skaduar dhe kĂ«tu e pĂ«son konsumatori. Nuk Ă«shtĂ« vetĂ«m ky rast dhe kĂ«tu duhet me pasur dorĂ« shteti dhe jo me u arsyetuar. Ka rritje tĂ« çmimeve, ka lojĂ«ra tĂ« çmimeve”, shprehet Binaka.

Ndërsa qytetari Izet Zhitia theksoi se kjo rritje po e ul mirëqenien familjare dhe çmimet mund të bien vetëm në kushte stabiliteti global.

“Ne nuk mundemi me u nda prej botĂ«s, po e shihni se çka po bĂ«het, luftĂ«ra gjithandej. Çmimet janĂ« tĂ« parat qĂ« reagojnĂ«, edhe biznesi edhe njerĂ«zit. Biznesi reagon duke i rritur çmimet, konsumatorĂ«t janĂ« tĂ« pakĂ«naqur sepse rritja e çmimeve ia zvogĂ«lon buxhetin, mirĂ«qenien sociale nĂ« familjen e vet. Çmimet vetĂ«m nĂ« situatĂ«n kur Ă«shtĂ« qetĂ«sia botĂ«rore mund tĂ« ulen”, pĂ«rfundoi Zhitia.

Raportohet për zhdukjen e një të mituri në Gjilan



Një i mitur është raportuar i zhdukur në qytetin e Gjilanit, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Sipas raportit policor, rasti ka ndodhur mĂ« 02 janar 2026, rreth orĂ«s 14:40, nĂ« rrugĂ«n “Lufta e Gjilanit”, ku njĂ« mashkull kosovar ka paraqitur ankesĂ« se djali i tij i mitur Ă«shtĂ« larguar nga shtĂ«pia dhe qĂ« nga ajo kohĂ« nuk dihet vendndodhja e tij.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rastit dhe lokalizimin e të miturit, ndërsa po ndërmerren të gjitha veprimet e nevojshme hetimore./Telegrafi/

Kolona të gjata në Merdar, pritje afro 2 orë për të dalë nga Kosova



Pritje të gjata për të dalë nga Kosova janë shënuar mëngjesin e sotëm në disa prej pikave kufitare.

Sipas përditësimit të fundit nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, pritjet më të gjata janë në Merdar.

Bashkatdhetarët po presin mesatarisht rreth 1 orë e 30 minuta deri në 1 orë e 50 minuta për të kaluar kufirin. Kjo është e shoqëruar me një kolonë pritjeje prej rreth 800 metrash, duke treguar një fluks të shtuar të trafikut në këtë pikë.

Ndërkaq për të hyrë në Kosovës përmes kësaj pike, pritjet janë dukshëm më të shkurt prej vetëm 5 deri në 10 minuta, dhe nuk raportohet për kolona të gjata.

Pikat e tjera kufitare në Kosovë, si Dheu i Bardhë gjithashtu pritjet për të dalë janë afro 1 orë me kolonë të automjeteve që arrin 400 metra.

Pikat tjera po përballen gjithashtu me pritje të ndryshme, por nuk janë shumë të gjata.

Në përgjithësi, rekomandohet që udhëtarët të kontrollojnë përditësimet në lidhje me trafikun në pikat kufitare përpara nisjes, dhe të jenë të përgatitur për pritje të mundshme, sidomos në dalje të vendit./Telegrafi/

❌