Peja shënon vitin e parë pa vrasje pas 26 vjetësh

Pas 26 vjetësh, rajoni i Pejës ka shënuar për herë të parë një vit pa asnjë vrasje.
Lajmi u bë i ditur në një konferencë për media nga Kryeprokurorja e Prokurorisë Themelore në Pejë, Lumturije Vuçetaj, e cila prezantoi rezultatet e punës për vitin 2025.
Ajo theksoi se rajoni i Pejës ka qenë ndër më të ndjeshmit në aspektin e veprave penale të rënda, veçanërisht të vrasjeve, por se përmes një koordinimi të ngushtë institucional është arritur ky rezultat historik.
âSot kam nderin dhe kĂ«naqĂ«sinĂ« tĂ« prezantoj faktin se pas 26 vjetĂ«sh nga lufta, viti 2025 evidentohet si viti i vetĂ«m pa asnjĂ« vrasje nĂ« rajonin e PejĂ«s. Ky sukses Ă«shtĂ« rezultat i bashkĂ«punimit tĂ« ngushtĂ« me PolicinĂ« e KosovĂ«s, institucionet tjera dhe qytetarĂ«tâ, u shpreh ajo.
Vuçetaj e cilësoi vitin 2025 si një nga më sfiduesit, por edhe ndër më të suksesshmit për institucionin që ajo drejton, duke theksuar se siguria e qytetarëve ka qenë prioritet kryesor.
Sipas saj, për 25 vjet në rajonin e Pejës janë shënuar 203 vrasje me gjithsej 227 viktima.
âKam pasur si prioritet sigurinĂ« e qytetarĂ«ve, tĂ« pasurisĂ« sĂ« tyre dhe luftimin e veprave penale. Jemi tĂ« vetĂ«dijshĂ«m se luftimi i kĂ«tyre veprave kĂ«rkon polici aktive, hetime tĂ« shpejta dhe gjykim tĂ« drejtĂ« e tĂ« paanshĂ«mâ, tha Vuçetaj.
Sipas kryeprokurores, ky rezultat e rendit Pejën si rajonin më të qetë në vend.
âViti 2025 Ă«shtĂ« zero vrasje dhe zero viktima. Nga njĂ« rajon me rastet mĂ« tĂ« ndjeshme dhe komplekse, kemi arritur qĂ« Peja tĂ« cilĂ«sohet si rajoni mĂ« i qetĂ« dhe prokuroria e vetme nĂ« sistemin prokurorial pa asnjĂ« rast vrasjejeâ, pĂ«rfundoi Vuçetaj.
Në këtë konferencë, Vuçetaj ka treguar se kjo prokurori ka pasur si synim edhe luftimin e korrupsionit.
Ajo ka thënë se Prokuroria e Pejës, ka ngritur aktakuza ndaj dhjetëra zyrtarëve publikë dhe janë arrestuar zyrtarë policorë.
Në vitin 2025, sipas Kryeprokurores Vuçetaj, janë 1766 aktgjykimeve dënuese, që vijnë si rezultat i aktakuzave të bazuara, që i ka ngritur kjo prokurori. /Telegrafi/






































