❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Stamponin veshje të kontrabanduara në një magazinë në Kamëz, pranga shtetasit turk - një tjetër në kërkim



Policia e Shtetit ka bërë të ditur se në Kamëz, magazinoheshin veshje të kontrabanduara, të cilave iu viheshin logo false të markave të njohura ndërkombëtare.

Policia në një njoftim për media thekson se lidhur me këtë kanë arrestuar një shtetas turk, një tjetër është në kërkim, ndërkaq po ashtu kanë sekuestruar sasi të mëdha veshjesh, stampa/logo të markave të njohura ndërkombëtare.

Lexoni të plotë njoftimin e Policisë së Shqipërisë:

Finalizohet nga Sektori pĂ«r Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar nĂ« DrejtorinĂ« pĂ«r Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar nĂ« DPPSh, nĂ« drejtimin e ProkurorisĂ« pranĂ« GjykatĂ«s sĂ« ShkallĂ«s sĂ« ParĂ« tĂ« Juridiksionit tĂ« PĂ«rgjithshĂ«m TiranĂ«, operacioni policor i koduar “Brands 2”.

Zbulohet në Kamëz, 1 magazinë ku stampoheshin veshje të kontrabanduara, me logo false.

Arrestohet 1 shtetas turk, shpallet në kërkim 1 tjetër shtetas turk si dhe procedohen në gjendje të lirë 3 punonjëse.

Sekuestrohen sasi tĂ« mĂ«dha veshjesh/kĂ«pucĂ«sh, makineri lazeri, printimi ose stampimi, stampa/logo tĂ« markave tĂ« njohura ndĂ«rkombĂ«tare, 1 celular, si dhe sende/dokumente tĂ« tjera qĂ« do t’i shĂ«rbejnĂ« hetimit.

Si rezultat i administrimit tĂ« informacionit tĂ« siguruar se nĂ« KamĂ«z, magazinoheshin veshje tĂ« kontrabanduara, tĂ« cilave iu viheshin logo false tĂ« markave tĂ« njohura ndĂ«rkombĂ«tare, Sektori pĂ«r Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar, me mbĂ«shtetjen e Komisariatit tĂ« PolicisĂ« Nr. 5 dhe ForcĂ«s sĂ« Posaçme “Shqiponja”, organizoi dhe finalizoi operacionin “Brands 2”.

Gjatë operacionit u arrestua shtetasi turk O. S., 46 vjeç, u shpall në kërkim shtetasi turk M. K., 50 vjeç, si dhe u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë, për shtetaset L. M, Sh. M dhe Sh. B, punonjëse në këtë magazinë.

Gjatë ndërhyrjes, shërbimet e Policisë konstatuan se në magazinë kishte mallra që dyshohet se kishin shmangur detyrimin doganor, si dhe makineri për falsifikimin dhe stampimin e logove që vendoseshin në veshje dhe këpucë të ndryshme.

Punohet për lokalizimin dhe kapjen e 50-vjeçarit të shpallur në kërkim.

Materialet procedurale iu referuan ProkurorisĂ« sĂ« TiranĂ«s, pĂ«r veprime tĂ« mĂ«tejshme, pĂ«r veprat penale “Shkelja e tĂ« drejtave tĂ« pronĂ«sisĂ« industriale”, “PunĂ«simi i paligjshĂ«m”, “Kontrabanda me mallra tĂ« tjera”, “Tregtimi dhe transportimi i mallrave qĂ« janĂ« kontrabandĂ«â€, “Ruajtja ose depozitimi i mallrave kontrabandĂ«â€, “Fshehja e tĂ« ardhurave”, “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularĂ«ve”. /Telegrafi/


Mbi 3.5 milionë tonë mallra të përpunuara në Portin e Durrësit deri në nëntor

TIRANE, 24 dhjetor/ATSH/ Porti i Durrësit vijon të konsolidojë pozicionin e tij si nyja kryesore e transportit detar në Shqipëri, duke shënuar rezultate pozitive gjatë njëmbëdhjetë muajve të parë të vitit 2025.

Të dhënat statistikore tregojnë se volumi total i mallrave të përpunuara ka tejkaluar 3.5 milionë tonët, me një rritje prej 6.1% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Kjo përkthehet në rreth 203 mijë tonë mallra më shumë të trajtuara në katër terminalet portuale të Durrësit.

Gjatë kësaj periudhe janë regjistruar 2,664,265 tonë importe dhe 861,370 tonë eksporte, duke konfirmuar rolin e portit si një qendër strategjike për furnizimin e tregut vendas dhe njëkohësisht si korridor i rëndësishëm për eksportin e produkteve shqiptare drejt tregjeve ndërkombëtare.

Një ndikim të veçantë në rritje ka dhënë intensifikimi i importeve, të cilat janë rritur me 23.7%, duke reflektuar gjallërim të aktivitetit ekonomik dhe rritje të besueshmërisë së Portit të Durrësit si qendër logjistike e rëndësishme në rajon.

Edhe sektori i konteinerĂ«ve ka shĂ«nuar performancĂ« pozitive. GjatĂ« janar–nĂ«ntorit 2025 janĂ« pĂ«rpunuar 207,655 TEU, me njĂ« rritje prej 14% krahasuar me tĂ« njĂ«jtĂ«n periudhĂ« tĂ« vitit tĂ« kaluar.

Në terma tonazhi, në Terminalin e Konteinerëve janë trajtuar mbi 1.92 milionë tonë mallra, që përfaqëson një rritje prej 2.9%, duke dëshmuar rritje të qëndrueshme të flukseve të mallrave të konteinerizuara.

/m.m/

The post Mbi 3.5 milionë tonë mallra të përpunuara në Portin e Durrësit deri në nëntor appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Transportonin mallra kontrabandë, procedohen 3 persona në Korçë

Policia e Korçës ka nisur procedimin penal pĂ«r tre persona në Korçë. GjatĂ« kontrollit fizik nĂ« automjetin tip kamioncinĂ« me drejtues një 38-vjeçar, polica gjeti njĂ« sasi dru zjarri pa dokumentacionin pĂ«rkatĂ«s. Sasia e druve sĂ« bashku me automjetin u sekuestruan nĂ« cilĂ«sinĂ« e provĂ«s materiale. Polica ka ndaluar gjithashtu një 57-vjeçar, ku pas kontrollit fizik nga blut u gjet një viç [
]

The post Transportonin mallra kontrabandë, procedohen 3 persona në Korçë appeared first on BoldNews.al.

Tentoi të fuste mbi 4 mijë mallra të dyshuara si të falsifikuar - ndalohet një person në Han të Elezit



Në pikën kufitare Han i Elezit, gjatë kryerjes së kontrolleve të rregullta kufitare, zyrtarët doganorë kanë ndaluar një udhëtar për kontroll të detajuar.

Sipas njoftimit për media bëhet e ditur se pas verifikimit të bagazhit të tij, është zbuluar një sasi e konsiderueshme mallrash të ndryshme, përfshirë veshje, etiketa dhe aksesorë metalikë, në sasi prej rreth 4.500 copë, të cilat mbajnë shenja dalluese të markave të njohura tregtare, nën dyshimin se shkelin të drejtën e pronësisë intelektuale.

“Etiketat dhe aksesorĂ«t me shenja tĂ« mbrojtura tregtare ndalohen pasi ato mund tĂ« pĂ«rdoren pĂ«r t’u vendosur nĂ« produkte jo origjinale, duke i paraqitur ato nĂ« treg si mallra tĂ« markave tĂ« njohura. Ky veprim dĂ«mton drejtpĂ«rdrejt tĂ« drejtat e mbajtĂ«sve tĂ« markave, mashtron konsumatorĂ«t dhe cenon konkurrencĂ«n e ndershme nĂ« treg. Edhe nĂ« rastet kur etiketat importohen veçmas nga produktet, ato konsiderohen rrezik pĂ«r keqpĂ«rdorim dhe pĂ«rfshirje nĂ« zinxhirin e falsifikimit”, thuhet nĂ« njoftim.

Tutje në njoftim thuhet se mallrat janë ndaluar përkohësisht deri në përfundimin e procedurave përkatëse, ndërsa ndaj personit është iniciuar procedurë kundërvajtëse, në përputhje me legjislacionin në fuqi.

Dogana e Kosovës mbetet e përkushtuar në mbrojtjen e të drejtave të pronësisë intelektuale dhe në parandalimin e importit dhe qarkullimit të mallrave të paligjshme. /Telegrafi/


Konfiskohen mbi 250 kg duhan dhe 1200 kg mjaltë në Prishtinë



Dogana e Kosovës ka bërë të ditur se të enjten në Njësitet Antikontrabandë të Doganës së Kosovës, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës - Sektori i Hetimeve të Policisë Kufitare në nivel të Drejtorisë së Përgjithshme - ka kryer një kontroll operativ në një objekt pa mbishkrim pranë tregut të gjelbër në Prishtinë.

Në njoftim bëhet e ditur se gjatë kontrollit është gjetur mall pa dokumentacion të origjinës dhe, mbi dyshimin e bazuar për kontrabandë është konfiskuar duhan i grirë, mjaltë e filtera cigaresh.

“GjatĂ« kontrollit Ă«shtĂ« gjetur mall pa dokumentacion tĂ« origjinĂ«s dhe, mbi dyshimin e bazuar pĂ«r kontrabandĂ«, Ă«shtĂ« konfiskuar si mĂ« poshtĂ«: duhan i grirĂ« (refuz) - 511 pako x 500 gr = 255.5 kg pa banderola; mjaltĂ« - 100 pako x 12 copĂ« = 1,200 kg pa asnjĂ« mbishkrim; filtera cigaresh - 21 pako x 10,000 copĂ« = 210,000 copĂ«â€, thuhet nĂ« njoftim.

Malli është ndalur përkohësisht dhe Prokuroria Themelore në Prishtinë është njoftuar për gjetjet, për të udhëzuar hapat e mëtejshëm proceduralë. /Telegrafi/







Sekuestrohet tekstil i padeklaruar në Vërmicë, dyshohet për shkelje të të drejtave të pronësisë



Gjatë kontrollit rutinë në pikëkalimin kufitar në Vërmicë, zyrtarët doganorë kanë ndaluar një automjet për kontroll të detajuar në vijë të dytë.

Sipas një postimi në rrjetin social në Facebook bëhet e ditur se gjatë kontrollit, në bagazh janë zbuluar mallra të padeklaruara të llojit tekstil, për të cilat dyshohet se shkelin të drejtat e pronësisë intelektuale.

“Pas konfirmimit, mallrat janĂ« ndaluar deri nĂ« pĂ«rfundimin e procedurave pĂ«rkatĂ«se ligjore, ndĂ«rsa ndaj palĂ«s Ă«shtĂ« iniciuar procedurĂ« pĂ«r kundĂ«rvajtje doganore, nĂ« pĂ«rputhje me legjislacionin nĂ« fuqi. Dogana e KosovĂ«s vazhdon angazhimin e saj pĂ«r tĂ« parandaluar hyrjen e produkteve qĂ« cenojnĂ« pronĂ«sinĂ« intelektuale, me qĂ«llim mbrojtjen e konsumatorĂ«ve dhe tregut tĂ« ligjshĂ«m”, thuhet nĂ« postim. /Telegrafi/


Sekuestrohen bizhuteri floriri dhe ora dore në vlerë rreth 50 mijë euro, arrestohet i dyshuari në pikën kufitare në Morinë



Policia e Shtetit ka bërë të ditur se ka sekuestruar bizhuteri floriri dhe ora dore në vlerë rreth 50 mijë euro, ndërkaq lidhur me këtë është arrestuar 33-vjeçari Q.S.

NĂ« njoftimin pĂ«r media thuhet se ShĂ«rbimet e PolicisĂ« Kufitare MorinĂ«, nĂ« vijim tĂ« kontrolleve pĂ«r goditjen e krimeve ndĂ«rkufitare, bazuar nĂ« analizĂ«n e riskut dhe nĂ« kontrollet me pĂ«rzgjedhje, nĂ« hyrje tĂ« RSh-sĂ«, kanĂ« kaluar nĂ« vijĂ«n e dytĂ«, pĂ«r kontroll mĂ« tĂ« detajuar, automjetin tip "Audi”, me drejtues shtetasin Q. S..

“GjatĂ« kontrollit nĂ« automjet, shĂ«rbimet e PolicisĂ« gjetĂ«n bizhuteri floriri dhe ora dore, tĂ« cilat ai nuk i kishte deklaruar sipas ligjit. BizhuteritĂ« u sekuestruan nĂ« cilĂ«sinĂ« e provĂ«s materiale, sĂ« bashku me automjetin”, thuhet nĂ« njoftim.

NĂ« pĂ«rfundim tĂ« veprimeve procedurale, specialistĂ«t pĂ«r Hetimin e Krimeve tĂ« DVKM KukĂ«s arrestuan nĂ« flagrancĂ« shtetasin Q. S., 33 vjeç, banues nĂ« Gjermani, pĂ«r veprat penale "Kontrabanda mĂ« mallra tĂ« tjera" dhe “Mosdeklarimi nĂ« kufi, i tĂ« hollave dhe i sendeve me vlerĂ«â€.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme. /Telegrafi/





Kapet automjeti me mallra të padeklaruara në Vërmicë



Gjatë kontrolleve rutinë në Pikëkalimin Kufitar në Vërmicë, zyrtarët doganorë kanë selektuar një automjet për kontroll të detajuar.

Edhe pse drejtuesi i mjetit kishte deklaruar se nuk posedonte mallra për deklarim, gjatë kontrollës së automjetit janë zbuluar mallra të padeklaruara, përfshirë këpucë për meshkuj dhe femra, çanta dhe aksesorë të ndryshëm.

"Mallrat e zbuluara janë ndaluar përkohësisht deri në përfundimin e procedurave të parapara ligjore, ndërsa ndaj personit përgjegjës është iniciuar procedurë për kundërvajtje doganore, në përputhje me dispozitat e legjislacionit në fuqi", thuhet në njoftimin e Doganës.

Dogana e Kosovës rikujton qytetarët se çdo mall që hyn ose del nga territori i Republikës së Kosovës duhet të deklarohet, dhe mosdeklarimi i tij paraqet shkelje ligjore që sanksionohet sipas rregullave doganore. /Telegrafi/




Trenat transportojnë kryesisht naftën dhe mineralet

TIRANË, 1 nĂ«ntor/ATSH/ Transporti hekurudhor nĂ« vend regjistroi rritje nĂ« volumin e mallrave tĂ« transportuara gjatĂ« tremujorit tĂ« tretĂ« tĂ« vitit 2025, krahasuar me tĂ« njĂ«jtĂ«n periudhĂ« tĂ« vitit tĂ« kaluar.

Sipas të dhënave zyrtare të Institutit të Statistikave (INSTAT), volumi i mallrave të transportuara me hekurudhë arriti në 156,2 mijë tonë, duke u rritur me 13,7% në krahasim me tremujorin e tretë 2024.

NĂ« strukturĂ«n e mallrave tĂ« transportuara me hekurudhĂ«, grupet kryesore janĂ« “qymyr dhe linjit, naftĂ« bruto dhe gaz natyror” me 75,8% tĂ« totalit, “lĂ«ndĂ« tĂ« para tĂ« ricikluara, mbetje tĂ« ngurta bashkiake dhe mbeturina tĂ« tjera” me 23,2%, “metale bazĂ« dhe produkte metalike tĂ« fabrikuara” me 1%.

Ndërkohë, transporti i pasagjerëve me hekurudhë vijon të mbetet në nivele të ulëta. Gjatë tremujorit të tretë 2025 udhëtuan me tren 782 pasagjerë, duke shënuar një ulje prej 62,9 % krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024.

Aktualisht, rrjeti hekurudhor nĂ« shfrytĂ«zim nĂ« vend ka njĂ« gjatĂ«si prej 253 kilometrash, qĂ« pĂ«rfshin linjat Kufi–Gjorm (93 km), DurrĂ«s–Elbasan (76 km), Rrogozhinë–Fier (49 km) dhe Fier–VlorĂ« (35 km). Transporti i mallrave kryhet kryesisht nĂ« distancat 0–49 km.

1 nga 3

/r.e/

The post Trenat transportojnë kryesisht naftën dhe mineralet appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Cigare dhe pije energjike të padeklaruara kapen në kufirin Kosovë-Shqipëri



Dogana e Kosovës ka njoftuar se gjatë një kontrolli të detajuar në pikëkalimin kufitar Vermicë, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, ka zbuluar dhe konfiskuar mallra të padeklaruara, nën dyshimin se shkelin të Drejtën e Pronësisë Intelektuale.

Sipas njoftimit, gjatĂ« kontrollit janĂ« gjetur mallra tĂ« padeklaruara si: 2,000 copĂ« cigare tĂ« markĂ«s “Marlboro Gold” dhe 240 copĂ« pije energjike tĂ« markĂ«s “Red Bull”

Pala e përfshirë nuk kishte deklaruar mallin në momentin e paraqitjes në kufi, duke kryer kështu një kundërvajtje doganore, e sanksionuar në bazë të nenit 251 dhe nenit 244 të Kodit Doganor dhe të Akcizave të Kosovës (KDAK).

Duke qenë se bëhet fjalë për mallra akcizore, autoritetet kanë ndërmarrë masën e konfiskimit të mallit dhe mjetit transportues, në përputhje me dispozitat ligjore përkatëse, deri në përfundimin e procedurave zyrtare.

Dogana e Kosovës ka theksuar se mbetet e përkushtuar në zbatimin e ligjit, parandalimin e kontrabandës dhe luftimin e tregtisë së paligjshme, me qëllim të mbrojtjes së tregut dhe konsumatorëve në Republikën e Kosovës. /Telegrafi/


Zbulohen mallra të kontrabanduara në kufirin me Maqedoninë e Veriut



Policia e Kosovës ka njoftuar se ka parandaluar një rast të kontrabandimit me mallra në zonën kufitare të Hanit të Elezit.

Operacioni është zhvilluar nga njësitë patrulluese të Drejtorisë Rajonale Kufitare - Lindje, përkatësisht nga Stacioni Policor për Mbikëqyrje Kufitare - Hani i Elezit.

Sipas njoftimit, rasti ka ndodhur mbrëmjen e djeshme rreth orës 19:00 kur njësia policore ka vërejtur një automjet të tipit kombi-furgon pa targa regjistrimi, i cili kishte hyrë në territorin e Republikës së Kosovës nga Maqedonia e Veriut, duke përdorur një rrugë ilegale.

Pavarësisht përpjekjeve të policisë për ta ndaluar, automjeti nuk është ndalur dhe ka dalë nga rruga, duke përfunduar në një hendek.

Dy personat e dyshuar që ndodheshin në automjet e kanë braktisur mjetin dhe janë larguar në drejtim të kufirit me Maqedoninë e Veriut.

Gjatë kontrollit të automjetit, policia ka gjetur një sasi të konsiderueshme mallrash që dyshohet se ishin kontrabanduar, përfshirë: këpucë për meshkuj dhe femra të markave të ndryshme, mjete pune, kasaforta dhe veshje të ndryshme.

“Me urdhĂ«r tĂ« prokurorit kompetent, automjeti dhe mallrat janĂ« konfiskuar dhe janĂ« dĂ«rguar nĂ« Stacionin Policor pĂ«r MbikĂ«qyrje Kufitare – Hani i Elezit. Mallrat do t’i dorĂ«zohen DoganĂ«s sĂ« KosovĂ«s pĂ«r procedurat e mĂ«tejme ligjore”, thuhet nĂ« njoftim.

Në fund të njoftimit, Policia e Kosovës ka theksuar përkushtimin e saj në parandalimin dhe luftimin e veprimtarive ilegale me qëllim të ruajtjes së rendit sigurisë dhe integritetit kufitar të vendit, në bashkëpunim të ngushtë me agjencitë e tjera ligjzbatuese. /Telegrafi/



Porti i Durrësit, java nis me përpunimin e pesë anijeve me rreth 5500 tonë mallra

TIRANË, 13 tetor /ATSH/ NĂ« portin e DurrĂ«sit java nisi me pĂ«rpunimin e 5 anijeve tregtare me rreth 5550 tonĂ« mallra dhe 1222 njĂ«si kontejnerike nĂ« kalatat portuale.

Sipas Autoritetit Portual Durrës në përpunim janë 3 anije me 5537 tonë mallra dhe 436  kontejnerë.

Ndërsa në radën portuale 2 anije me 786 kontejnerë janë në pritje për përpunim në orët në vijim.

Porti i Durrësit vijon trendin pozitiv të volumit të përpunimit të mallrave, vetëm në janar-gusht u përpunuan mbi 2,6 milionë tonë mallra. Gjithashtu gjatë muajve janar-gusht janë përpunuar 150.237 kontejnerë, 9% më shumë e njëjta periudhë e vitit 2024.

/k.s/r.e/a.f/

The post Porti i Durrësit, java nis me përpunimin e pesë anijeve me rreth 5500 tonë mallra appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Çanta "Louis Vuitton", kĂ«puca, e parfuma konifksohen nĂ« VĂ«rmicĂ« nga Dogana



Gjatë kontrolleve rutinore në Pikëkalimin Kufitar në Vërmicë, zyrtarët doganorë kanë identifikuar dy raste të kundërvajtjeve doganore.

Pas selektimit të dy automjeteve për kontroll të detajuar në vijën e dytë, janë zbuluar mallra të ndryshme të padeklaruara.

Dogana njofton se në të dyja rastet, palët kishin mohuar posedimin e ndonjë malli për deklarim, por gjatë kontrollit janë gjetur mallra si: pjesë të përdorura për automjete, drita të përparme, parfum, çantë dore si dhe një pako me këpucë të llojeve të ndryshme (mall stoku).

Përveç çantës së dorës, për të gjitha mallrat tjera nuk është paraqitur faturë apo dokument përcjellës.

"Të gjitha mallrat janë ndaluar përkohësisht, deri në përfundimin e procedurave të mëtejshme, ndërsa ndaj palëve janë inicuar procedura për kundërvajtje doganore, në përputhje me ligjin në fuqi", thuhet në njoftim.

Dogana e Kosovës apelon tek të gjithë qytetarët dhe udhëtarët që të respektojnë obligimet ligjore dhe të bëjnë deklarim të saktë të mallrave gjatë kalimeve kufitare, duke shmangur pasojat ligjore dhe ndihmuar në mbrojtjen e tregut të brendshëm./Telegrafi/






Importi arrin mbi 5 miliardë euro për nëntë muaj, OEK dhe DhTIK: Kosova po importon inflacion bashkë me mallrat



Kosova po vazhdon të thellojë varësinë nga mallrat e importuara, duke e çuar deficitin tregtar në një nivel të lartë shqetësues.

Shteti ynë ka importuar mallra në vlerë mbi pesë miliardë euro, vetëm nga muaj janar deri në fund të shtatorit të këtij viti.

Vlera e importit në Kosovë është rritur me rreth gjysmë miliardi euro në periudhën janar-shtator të këtij viti, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Krahas importit në vlerë 5 miliardë e 66 milionë euro, gjatë nëntëmujorit të vitit 2025, sasia e mallrave të importuara është rritur për rreth 350 milionë kilogramë në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2024.

Ani se sasia e përgjithshme e mallrave për këtë periudhë mbetët më e ulët se vlera e tyre.

Sa i përket sasisë së mallrave të importuara, në këtë periudhë të vitit 2025, Kosova importoi mallra mbi 4.2 miliardë kg, 3.9 miliardë kg gjatë periudhës së njëjtë 2024, 3.7 miliardë kg në janar - shtator 2023 dhe 3.5 miliardë kg mallra në janar-shtator 2022.

Përveç kësaj, sfidë tjetër për vendin tonë është edhe ulja e nivelit të vlerës së mallrave të eksportuara. Sipas të dhënave të Doganës së Kosovës, vlera e eksportit ka shënuar rënie me rreth 30 milionë euro gjatë nëntëmujorit të vitit 2025, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Nga Dogana e Kosovës bëjnë të ditur se mbi 630 milionë euro është vlera e mallrave të eksportuara nga Kosova nga muaji janar deri në fund të shtatorit të këtij viti, krahasuar me 658 milionë euro në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Kështu deficiti tregtar ka arrit mbi 4.4 miliardë euro në këtë periudhë të këtij viti, sa ka qenë mbi 3.9 miliardë në periudhën e njëjtë të vitit 2024.

Ndërkaq, Gjermania, Turqia, Kina, Shqipëria dhe Italia janë ndër shtetet kryesore importuese në periudhën e parë të vitit 2025.

Rritja e vlerës së mallrave të importuara dhe rënia e vlerës së atyre të eksportuara po konsiderohen shqetësuese nga Oda Ekonomike e Kosovës (OEK) dhe Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë (DhTIK).

Kryetari i OEK-ut, Lulzim Rafuna, thekson për KosovaPress, se sasia e mallrave të importuara është më e vogël se vlera e tyre, për shkak se, siç shpjegon ai, bashkë me mallrat e importuara, Kosova importon edhe inflacionin nga vendet e tjera.

Krahas kësaj, Rafuna thotë se është shqetësues fakti i rënies së vlerës së eksportit në Kosovë.

"Dyjat janĂ« rritur. ËshtĂ« rritur sasia dhe vlera. Sasia Ă«shtĂ« mĂ« e vogĂ«l sesa vlera. PĂ«r arsye se dihet qĂ« ne edhe e importojmĂ« inflacionin dhe çmimet e ndikojnĂ« sepse gjithmonĂ« kur thuhet qĂ« janĂ« rritur tĂ« hyrat nĂ« buxhet tĂ« shtetit, asnjĂ«herĂ« nuk tregohet qĂ« Ă«shtĂ« rritur edhe vlera e mallit tĂ« importuar. E kemi pasur 13 pĂ«r qind krahasuar me periudhĂ«n e njĂ«jtĂ« tĂ« vitit tĂ« kaluar. Kjo e dĂ«shmon qĂ« Ă«shtĂ« rritur vlera e mallrave tĂ« cilat i importojmĂ«. BashkĂ« me kĂ«tĂ« e kemi importuar edhe inflacionin. Inflacioni nĂ« KosovĂ« Ă«shtĂ« rritur me 4.5 pĂ«r qind dhe sipas ASK-sĂ«, faktori i pari qĂ« ka ndikuar ka qenĂ« rritja e çmimit tĂ« energjisĂ« elektrike. Por, po ashtu edhe çmimet e produktit bazĂ« , qĂ« tĂ« gjitha kĂ«to ne i importojmĂ«. Kur i importojmĂ«, i bĂ«jmĂ« me çmim mĂ« tĂ« lartĂ«. NdĂ«rsa, si sasi Ă«shtĂ« me vogĂ«l rreth 6 pĂ«r qind. Por, Ă«shtĂ« shqetĂ«suese sepse eksporti Ă«shtĂ« duke na rĂ«nĂ«. Eksporti nĂ« tĂ« dhĂ«nat e fundit tĂ« pjesĂ«s sĂ« parĂ« tĂ« kĂ«tij, ne e shohim qĂ« e kemi pasur njĂ« rĂ«nie prej 1.5 pĂ«r qind. NdĂ«rsa, nĂ«se e shohim historikisht, eksporti shkon rreth 800 milionĂ«. Ende nuk e kemi pasur 1 miliardĂ«shin", thotĂ« Rafuna.

Drejtori ekzekutiv i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Kosovë, Kushtrim Ahmeti, thekson se kur Kosova importon produkte, ajo nuk merr vetëm sasinë e mallrave, por gjithashtu importon çmimet dhe inflacionin nga vendet e origjinës të këtyre produkteve.

Ahmeti nënvizon se ka disa produkte që vijnë në sasi më të vogla, por që kanë një vlerë shumë më të lartë për shkak të rritjes së çmimit në vendet e origjinës.

Ky faktor, sipas tij, ka një ndikim të drejtpërdrejtë në çmimet që arrijnë në tregun kosovar, duke i bërë ato më të shtrenjta për konsumatorët.

Ahmeti potencon se rënia e vazhdueshme e eksporteve ka qenë gjithmonë një shqetësim, pasi që sipas tij kjo pasqyron situatën e vështirë të bizneseve vendore.

"Për një pjesë të madhe të produkteve që vijnë prej importit, pa dyshim është edhe çmimi. Në import, përveç që e merr sasinë, ti e importon edhe çmimin e inflacionin e atij vendi prej ku është importuar...Ka disa produkte që vijnë me sasi shumë më të vogël, por vlerën e kanë shumë më të madhe, për shkak se në ato vende ka pasur rritje të madhe të çmimit. Pastaj, kjo automatikisht ndikon në çmimet që vijnë në Kosovë...Gjithmonë ka qenë shqetësuese rënie e vazhdueshme e eksporteve, sepse kjo tregon situatën që e kanë bizneset tona në këtë rast. Po të kishte një situatë më të mirë, bizneset tona do të kishin rritje të vazhdueshme të eksporteve. Kur je i varur shumë nga importi dhe sidomos kur e kemi këtë rritje të vazhdueshme nga importi, biznesi vendor gjithmonë është i rrezikuar për mbijetesën e tij. Ne po vazhdojmë të mbesim një vend importues jashtëzakonisht shumë i madh", potencon Ahmeti.

Drejtori i DhTIK-ut, Kushtrim Ahmeti thotë se bizneset në përgjithësi nuk kanë marrë mbështetje të mjaftueshme nga institucionet për t'u rritur dhe fuqizuar në treg.

Shumë prej bizneseve, sipas tij, kanë ndaluar investimet që kishin planifikuar ose janë të detyruara të shesin prodhimin e tyre jashtë vendit.

Ahmeti nënvizon se shumë kompani po transferojnë prodhimin jashtë Kosovës, pastaj të njëjtin produkt po e importojmë në vendit tonë.

"Bizneset në përgjithësi nuk e kanë pas një mbështetje nga institucionet për tu rritur dhe për tu fuqizuar në treg, por më shumë me këto veprime sidomos dhe me heshtjen e vazhdueshme ndaj këtyre veprimeve nga institucionet e kanë pasur një goditje të vazhdueshme ndaj bizneseve të tyre që e kanë rrezikuar shumë. Shumë prej tyre tashmë ose i kanë ndërprerë investime që i kanë pasur për t'i bërë, e të tjerat po i shikojnë mundësinë për të ikur me gjithë prodhimin nga vendi jonë. Ne po e përzëmë produktin tonë ose biznesin tonë. Po e qesim në Maqedoni dhe në Shqipëri dhe ata prapë i njëjti produkt po vije në formë importi", potencon Ahmeti.

Bazuar në të dhënat që kë dërguar Dogana e Kosovës për KosovaPress, vlera e mallrave të importuara gjatë nëntëmujorittë këtij viti, ka qenë mbi 845 milionë euro më e lartë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023.

Ndërkaq, Kosova ka regjistruar një rritje prej mbi 947 milionë euro në vlerën e mallrave të importuara gjatë periudhës janar-shtator të këtij viti, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2022.

Megjithatë, gjatë kësaj periudhe, vlera e eksportit ka pësuar një rënie prej 16 milionë eurosh në vitin 2025, në krahasim me vitin 2022.

Sa i përket sasisë së mallrave të eksportuara, në këtë periudhë të vitit 2025, Kosova eksportoi mallra mbi 563 milionë kg, 567 milionë kg gjatë periudhës së njëjtë 2024, 670 milionë kg në janar - shtator 2023 dhe 657 milionë kg mallra në janar-shtator 2022.

Sipas të dhënave nga Dogana e Kosovës, pesë vendet kryesore nga të cilat Kosova ka importuar më së shumti gjatë viteve 2023 dhe 2024 janë: Turqia, Gjermania, Kina, Shqipëria dhe Greqia.

Ndërkaq, sa i përket eksporteve, shtetet kryesore në të cilat Kosova ka eksportuar mallra gjatë vitit 2024 janë : Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Gjermania, Zvicra dhe shtetet e tjera të Bashkimit Evropian.

Dogana ndalon mallra të falsifikuara me logo të markave të famshme

TIRANË, 25 shtator/ATSH/ Dogana nĂ« KapshticĂ« ka kapur dhe ndaluar njĂ« sasi tĂ« madhe mallrash tĂ« dyshuar si falsifikime tĂ« markave tĂ« njohura ndĂ«rkombĂ«tare.

Kontrolli u bë gjatë inspektimit të një automjeti që po kalonte në këtë pikë kufitare, ku u zbuluan veshje dhe aksesorë që mbanin logo të markave të tilla si Nike, Lacoste, Prada, Hugo Boss, dhe shumë të tjera.

Këto mallra dyshohet se shkelin pronësinë intelektuale, pasi nuk janë produkte origjinale dhe mund të dëmtojnë konsumatorët dhe bizneset që operojnë në mënyrë të ndershme.

Ky operacion vjen pas dy ndalimeve të ngjashme gjatë ditëve të fundit në të njëjtën pikë doganore, ku u sekuestruan edhe mallra me logo të markave si Adidas, Vans, dhe Massimo Dutti.

Dogana shqiptare thekson se do të vazhdojë me kontrolle të tilla për të mbrojtur tregun dhe për të siguruar që konsumatorët të mos bien pre e produkteve të falsifikuara. /j.p/

The post Dogana ndalon mallra të falsifikuara me logo të markave të famshme appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Argjend të padeklaruar e produkte qumështi, Dogana parandalon dy raste kontrabande në pikën kufitare Jarinjë




Dogana e Kosovës, përmes njësive të saj në pikën kufitare Jarinjë, ka parandaluar dy raste kontrabande në hyrje të territorit të Republikës së Kosovës.

Dogana njofton se në rastin e parë gjatë një kontrolli të detajuar mbi një automjet të udhëtarëve, i drejtuar nga një shtetas i Serbisë, zyrtarët doganorë zbuluan dhe sekuestruan rreth 300 gram argjend të padeklaruar.

“Malli ishte fshehur me qĂ«llim tĂ« shmangies sĂ« detyrimeve doganore dhe futjes ilegale nĂ« tregun e KosovĂ«s”, thuhet nĂ« njoftim.

Ndërkaq, në një rast tjetër, gjatë kontrollit të një automjeti tjetër, zyrtarët doganorë zbuluan sasi të konsiderueshme produktesh të qumështit.

Dogana njofton se produktet e qumështit po tentonin t'i kontrabandonin pa dokumentacionin e nevojshëm shoqërues dhe pa respektuar rregullat e importit të produkteve me prejardhje shtazore.

Në njoftim thuhet se mallrat janë sekuestruar dhe procedurat ligjore janë duke u ndjekur në bashkëpunim me institucionet kompetente. /Telegrafi/

Dogana sekuestron 431 adapterë të markave Samsung dhe Apple me origjinë nga Kina

Dogana e Kosovës ka ndaluar një sasi mallrash të padeklaruara gjatë një kontrolli rutinor në pikën kufitare të Hanit të Elezit.

Rasti ka ndodhur më 5 shtator 2025, rreth orës 22:00. Sipas njoftimit për media, automjeti që vinte nga Maqedonia e Veriut ishte ndalur për kontroll, ndërsa drejtuesi i tij kishte deklaruar se nuk kishte mall për të raportuar.

“MegjithatĂ«, pas njĂ« kontrolli tĂ« detajuar, zyrtarĂ«t doganorĂ« kanĂ« zbuluar mallra tĂ« padeklaruara tĂ« llojeve tĂ« ndryshme, kryesisht adapterĂ« me origjinĂ« nga Kina,” thuhet nĂ« njoftimin zyrtar.

Në total janë sekuestruar 431 copë adapterë të markave të mbrojtura si Samsung dhe Apple, të cilat janë dërguar për verifikim në Sektorin për Pronësi Industriale (DPI).

Dogana bëri të ditur se mallrat janë ndaluar përkohësisht dhe se procedurat përkatëse ligjore janë duke u ndjekur.

“Dogana e KosovĂ«s mbetet e pĂ«rkushtuar nĂ« parandalimin e tregtisĂ« sĂ« mallrave tĂ« padeklaruara dhe mbrojtjen e tĂ« drejtave tĂ« pronĂ«sisĂ« intelektuale,” pĂ«rfundon njoftimi. /Telegrafi/

The post Dogana sekuestron 431 adapterë të markave Samsung dhe Apple me origjinë nga Kina appeared first on Telegrafi.

EMRAT/ Tentuan të fusnin mallra kontrabandë, dy të arrestuar në doganë e Kapshticës

Policia kufitare e doganĂ«s sĂ« KapshticĂ« ka arrestuar dy persona, tĂ« cilĂ«t kanĂ« tentuar tĂ« futin kontrabandĂ« nĂ« ShqipĂ«ri produkte ushqimore, medikamente, produkte medicinale pĂ«r bimĂ«t, ikona kulti dhe disa aparate celularĂ« NĂ« pranga janĂ« vĂ«nĂ« shtetasit Denis Çela, 37 vjeç, banues nĂ« fshatin PapĂ«r, Elbasan dhe Ardian Kondili, 58 vjeç, banues nĂ« fshatin DrenovĂ«, [
]

The post EMRAT/ Tentuan të fusnin mallra kontrabandë, dy të arrestuar në doganë e Kapshticës appeared first on BoldNews.al.

Transporti detar në rritje, Durrësi kryeson për mallra, Saranda për pasagjerë

TIRANË, 31 korrik/ATSH/ Transporti detar shĂ«noi rritje edhe gjatĂ« tremujorit tĂ« dytĂ« tĂ« kĂ«tij viti, si nĂ« volumin e mallrave tĂ« pĂ«rpunuara ashtu edhe nĂ« numrin e pasagjerĂ«ve qĂ« kanĂ« udhĂ«tuar nĂ«pĂ«rmjet porteve detare tĂ« vendit.

Aktualisht, në vend operojnë katër porte për transportin e mallrave: porti i Durrësit, i Vlorës, i Shëngjinit dhe porti i Limjonit në Sarandë.

Ndër to, porti i Durrësit mbetet nyja kryesore e trafikut tregtar detar, duke përpunuar 93,6% të totalit të mallrave të transportuar me det, ose 2063 mijë tonë mallra gjatë tremujorit të dytë të këtij viti. Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, ky port ka regjistruar një rritje prej 1,4% në volumin e mallrave.

Sa i përket strukturës së mallrave të transportuara, referuar raportit të publikuar nga Instituti i Statistikave (INSTAT), grupi i metaleve bazë dhe produkteve metalike të fabrikuara përbën 17% të mallrave të lëvizura përmes rrugëve detare, ndërsa koks dhe produktet e rafinuara të naftës zënë 16,9%. Mallrat me përbërje minerale jometalike përbëjnë 16,2% të totalit, ndërsa qymyri, linjiti, nafta bruto dhe gazi natyror përfaqësojnë 5% të volumit të përgjithshëm të transportuar.

Në të njëjtën periudhë është regjistruar edhe një rritje në qarkullimin e anijeve që hyjnë dhe dalin nga portet shqiptare. Gjatë tremujorit të dytë janë regjistruar gjithsej 276 anije, prej të cilave 253 ishin të huaja dhe vetëm 23 vendase. Të dhënat flasin për një rritje prej 10% të qarkullimit total të anijeve, ndërsa anijet e huaja janë shtuar me 16,1% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024.

Edhe transporti i pasagjerëve ka pasur një dinamikë të lartë gjatë kësaj periudhe, veçanërisht për shkak të sezonit turistik. Lëvizja e pasagjerëve është kryer përmes porteve të Durrësit, Vlorës dhe Sarandës, ndërsa porti i Shëngjinit nuk ka pasur aktivitet pasagjerësh.

Numri total i udhëtarëve të regjistruar është për këtë periudhë arrin 330 630. Porti i Sarandës regjistroi edhe fluksin më të lartë, duke përpunuar 54% të pasagjerëve, i ndjekur nga porti i Durrësit me 40,3% dhe më pas ai i Vlorës me 5,7%.

1 nga 2

/r.e/

The post Transporti detar në rritje, Durrësi kryeson për mallra, Saranda për pasagjerë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Shtetasi i Maqedonisë kapet në Han të Elezit me afro 4 mijë çorapë të markave Nike dhe Adidas dhe 47 thika gjahu

Policia e Kosovës ka parandaluar një rast të shmangies nga taksat doganore në pikën kufitare në Han të Elezit.

Policia njofton se më 29.07.2025, njësitet patrulluese kufitare nga DRPK-Lindje (Stacioni Policor për Mbikëqyrje të Kufirit Kaçanik) në Han të Elezit kanë ndaluar një automjet të dyshuar me targa të Republikës së Maqedonisë së Veriut të drejtuar nga një shtetas i Maqedonisë së Veriut, i cili përkundër pohimit se nuk ka asgjë për të deklaruar tek zyrtarët doganorë i janë gjetur afro 4 mijë çorapë.

“
NjĂ«sitĂ« patrulluese kufitare nga DRPK-Lindje (Stacioni Policor pĂ«r MbikĂ«qyrje tĂ« Kufirit Kaçanik) nĂ« Han tĂ« Elezit kanĂ« ndaluar njĂ« automjet tĂ« dyshuar me targa tĂ« RepublikĂ«s sĂ« MaqedonisĂ« sĂ« Veriut tĂ« drejtuar nga njĂ« shtetas i MaqedonisĂ« sĂ« Veriut, i cili pĂ«rkundĂ«r pohimit se nuk ka asgjĂ« pĂ«r tĂ« deklaruar tek zyrtarĂ«t doganorĂ«, pas ndaljes nĂ« pikĂ«n e kontrollit, gjatĂ« kontrollit tĂ« detajuar nĂ« bagazh janĂ« gjetur njĂ« sasi prej gjithsej 3,780 copĂ« – çorapĂ«sh tĂ« markave tĂ« mbrojtura tregtare si Nike dhe Adidas, si dhe nĂ« pjesĂ«n e pĂ«rparme tĂ« automjetit (nĂ« sirtarin e pasagjerit) janĂ« zbuluar edhe 47 thika gjahu me kĂ«llĂ«fĂ« pĂ«r tĂ« cilat nuk Ă«shtĂ« paraqitur asnjĂ« dokumentacion shoqĂ«rues”, thuhet nĂ« njoftim.

Lidhur me rastin Ă«shtĂ« njoftuar prokurori kujdestar nga Prokuroria Themelore nĂ« Ferizaj, i cili ka urdhĂ«ruar qĂ« rasti tĂ« trajtohet si “Shmangie nga taksat doganore”.

Tutje bëhet e ditur se mallrat e dyshuara janë konfiskuar përkohësisht dhe i dorëzohen Doganës se Kosovës. Automjeti është liruar, ndërsa personi i dyshuar është liruar në procedurë të rregullt. /Telegrafi/

The post Shtetasi i Maqedonisë kapet në Han të Elezit me afro 4 mijë çorapë të markave Nike dhe Adidas dhe 47 thika gjahu appeared first on Telegrafi.

❌