Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

PD kërkon mbledhje të Këshillit të Mandateve për imunitetin e Ballukut, Peleshi: Do presim vendimin e Kushtetueses

Grupi parlamentar i PD-së bëri sërish thirrjen e mbledhjes së Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin, për zv.kryeministren Belinda Balluku, situatë që solli edhe një përgjigje nga Kuvendi. Kryeparlamentari Peleshi argumenton se kërkesa e 5 deputetëve demokratë që janë pjesë e Këshillit të Mandateve nuk pranohet pasi ende nuk është ezauruar koha e nevojshme që i duhet palës mbrojtëse…

Source

Vijon numërimi i votave në Kosovë, 10 kandidatët më të votuar në LDK

Komisioni Qendror Zgjedhor po vijon me numërimin e votave për kandidatët për deputetë të Kuvendit të Kosovës. Nga 2 mijë e 557 kuti, KQZ ka numëruar 328 sosh ose 12,83 për qind deri në orën 19:10. Numërimi i votave të kandidatëve për deputetë sipas rezultateve preliminare për dhjetë kandidatët më të votuar të LDK-së janë këto: Lumir Abdixhiku me 9,694 vota Hykmete Bajrami me 6,092 vota Ukë…

Source

Infantino shpall revolucionin e pozicionit jashtë loje

Kreu i FIFA-s, Infantino flet rreth asaj se si mund të ndryshojë pozicioni jashtë loje. ”Po shqyrtojmë rregullat për ta bërë lojën më tërheqëse”. Ndryshimi i rregullit të pozicionit jashtë loje, favorizimi i sulmuesve. Gianni Infantino përsëriti vizionin e FIFA-s në Samitin Botëror të Sportit në Dubai. ”Vite më parë, ne prezantuam VAR-in për ta bërë futbollin më të drejtë, për t’i dhënë…

Source

FIFA flet me shifra: Mbi 150 milionë aplikime për biletat e Botërorit

FIFA informon se ka marrë mbi 150 milionë aplikime për biletat e Botërorit të vitit të ardhshëm, në gjysmën e fazës së fundit të shitjes së tyre. Faza e fundit e shitjes filloi më 11 dhjetor dhe do të zgjasë deri më 13 janar, pas së cilës biletat do të vendosen me short. Kjo është hera e parë që shumica e ndeshjeve të grupeve janë të njohura që nga shorti i 5 dhjetorit. Ka më shumë bileta në…

Source

Pas përgjigjes së Gjykatës Kushtetuese, Bardhi: Duam argumentet ligjore mbi të cilat ktheu Ballukun në detyrë

Gjykata Kushtetuese rrëzoi këtë të hënë pretendimet e kreut të grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, se vendimi për rikthimin në detyrë të zëvendëskryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku u imponua nga kryeministri Edi Rama. Më pas erdhi edhe një reagim nga vetë Bardhi, ku kërkon që të tregohen argumentet ligjore me të cilat Balluku u…

Source

”Ne e mbyllim sot protestën për ta nisur vitin me protesta”, Berisha: Ky regjim po shkërmoqet

Këtë mbrëmje Partia Demokratika zhvilloi Foltoren e radhës para godinës së Kryeministrisë, e cila është edhe e fundit për këtë vit. Berisha tha se e mbyllin me protesta për ta nisur 2026 me protesta dhe mbështetësit e pakët përmes thirrjeve në kor dhe parullave, kërkuan rrëzimin e qeverisë së kryeministrit Edi Rama. ”Ne e mbyllim sot protestën për ta nisur vitin me protesta. Kudo që shkoj gjej…

Source

Dinamo fiton Superkupën e Shqipërisë, ekipi poston fotot: Një tjetër trofe blu

Dinamo fitoi të dielën Superkupën e Shqipërisë për herë të tretë në histori duke mundur në finale Egnatian. Përmes një postimi në Facebook, ekipi ka ndarë foto nga momentet më të bukura. Veç spektaklit në fushë, kishte edhe momente interesante në tribuna, megjithëse pak tifozë. Në “Air Albania” ishin pak tifozë në fillim të ndeshjes por me kalimin e minutave numri u rrit dhe kishte rreth 4-5…

Source

Gjykata Kushtetuese përgënjeshtron PD për Ballukun: Pretendime tërësisht të pavërteta

Gjykata Kushtetuese ka reaguar ndaj deklaratave të fundit publike të bëra nga subjekte të ndryshme, që lidhen me procedurën dhe rezultatin e votimit për pezullimin e zbatimit të disa vendimeve të Gjykatës së Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, në lidhje me masën “pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” ndaj shtetases Belinda Balluku. Njoftimi i plotë i Gjykatës…

Source

Foltorja përpara Kryeministrisë, Berisha i bashkohet demokratëve

Demokratë dhe mbështetës të opozitës janë mbledhur para Kryeministrisë për të vijuar ritualin e Foltores çdo të hënë. Në mes të pjesëmarrësve është kreu i PD Sali Berisha dhe eksponentë të tjerë të Partisë Demokratike, por edhe Partisë së Lirisë. Kjo është foltorja e gjashtë radhazi e opozitës, ndërsa një javë më parë PD organizoi protestën e saj kombëtare të parë pas zgjedhjeve të 11 majit.

Source

Fitoi zgjedhjet në Kosovë, Albin Kurti: Do t’i krijojmë institucionet e reja

Liderit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, i cili në zgjedhjet e 28 dhjetorit fitoi 49.3% të votave, nuk i duhet bashkëpunim me partitë shqiptare për ta bërë qeverinë. Së shpejti institucinet e reja. Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, partia e të cilit i fitoi zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të 28 dhjetorit në Kosovë dhe i cili pritet të jetë kryeministër edhe për një…

Source

Blushi: Vlora pa ujë, Rama lahet me verë 33 mijë euro

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, deputeti Tedi Blushi thotë se ndërprerja totale e furnizimit me ujë për qytetarët e Vlorës prej 4 ditësh nuk është as “defekt tenik”, por dëshmi e dështimit të kryeministrit Rama që erdhi në pushtet me premtimin për ujë të pijshëm 24 orë. Deklarata e plotë Lënia pa ujë për më shumë se 4 ditë e qytetarëve të Vlorës, nuk është as “defekt tenik” dhe…

Source

Vlora 4 ditë pa ujë, Këlliçi për mesazhin e Ramës: Përtej qesharakes, faji hidhet te opozita

Deputeti i PD-së, Belind Këlliçi ka reaguar ndaj deklaratës së kryeministrit Edi Rama, i cili fajësoi tubacionet e vitit 2009 për defektin në ujësjellësin e Vlorës. Këlliçi e cilëson deklaratën e Ramës si “përtej qesharakes”, duke theksuar se përgjegjësia për gjendjen e infrastrukturës bie mbi qeverisjen aktuale, e cila sipas tij menaxhon buxhetin e vendit prej 13 vitesh dhe ka nën administrim…

Source

BE pret formim të shpejtë të institucioneve të reja të Kosovës

Bashkimi Evropian pret konstituimin e shpejtë të Kuvendit dhe formimin e Qeverisë së re të Kosovës për të vazhduar angazhimin me autoritetet kosovare pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit. Kështu thuhet në një deklaratë të përfaqësueses së lartë të BE-së, Kaja Kallas, dhe komisionares për Zgjerim, Marta Kos, një ditë pasi Kosova mbajti zgjedhje të parakohshme, të cilat i fitoi bindshëm Lëvizja…

Source

Ministrja Koçiu: Kthimi i pasurive të konfiskuara në shërbim të komunitetit, prioritet i institucioneve

Kthimi i pasurive të konfiskuara nga krimi në mundësi reale për një të ardhme më të sigurt për viktimat e dhunës dhe trafikimit mbetet një nga prioritetet kryesore të institucioneve shqiptare. Ministrja e Punëve të Brendshme, Albana Koçiu së bashku me ekipin e Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara, vizitoi një nga shembujt më domethënës të kësaj nisme: një…

Source

Nigeri, boksieri Anthony Joshua i shpëton vdekjes

Ish-kampioni i botës në peshat e rënda, Anthony Joshua i ka shpëtuar një aksidenti të rëndë në Nigeri që i mori jetën 2 miqve të tij. Aksidenti ndodhi këtë të hënë në autostradën Lagos–Ibadan, në verilindje të Lagos-it, kur mjeti tip Lexus Jeep me të cilin udhëtonte Joshua u përplas me një kamion të ndalur në anë të rrugës. Sipas Federal Road Safety Corps të Nigerisë, në makinë ndodheshin pesë…

Source

Vjosa Osmani synon një mandat të dytë si Presidente e Kosovës

Vjosa Osmani ka bërë të ditur se synon të kandidojë sërish për postin e presidentes së vendit. Ajo e ka konfirmuar këtë në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, duke theksuar se pret fillimisht formimin e institucioneve të reja pas zgjedhjeve. Osmani ka paralajmëruar se në periudhën në vijim do të zhvillojë bisedime me akterë të ndryshëm politikë për të siguruar mbështetjen e nevojshme për…

Source

Rama zhvillon nesër konferencën e fundvitit me gazetarët

Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë nesër ( 30 dhjetor) konferencën e fundvitit me gazetarët. Rama do të bëjë një pasqyrë të zhvillimeve kryesore të vitit 2025 dhe prioriteteve të qeverisë për periudhën në vijim. Në fokus të konferencës për shtyp pritet të jenë çështje të rëndësishme si rritja ekonomike, zhvillimi i turizmit dhe investimet infrastrukturore. Po ashtu…

Source

Mbi 14 mijë dosje në Gjykatën e Lartë, kryetari Sadushi: Një gjyqtar jep 429 vendime në vit

Gjykata e Lartë ka dhënë gjatë këtij viti afro 19 vendime në ditë, duke përfshirë ditët e pushimit. Kryetari Sokol Sadushi, thotë se këto shifra nuk janë normalitet dhe as ofrojnë zgjidhje në kohë për qytetarin. “Ulja e backlog në 61%, duke e reduktuar në 14 081 çështje. Vetëm gjatë vitit 2025 janë dhënë 6876 vendime. Çdo gjyqtar ka dhënë mesatarisht 429 vendime në vit. Këto shifra nuk janë…

Source

Gjesti thyen heshtjen pas tragjedisë, ka një lajm të gëzueshëm për fansat

Fituesi i ”Big Brother Albania Vip 4”, artisti Gjesti ka folur për herë të parë pas tragjedisë familjare që pësoi me humbjen e vëllait, Eldionit në muajin shtator. Me disa mesazhe mjaft emocionale, Gjesti ka shprehur mirënjohjen e tij të thellë për mbështetjen e madhe që ka marrë gjatë kësaj kohe të errët. Ai falënderoi secilin prej tyre për mesazhet motivuese, dashurinë e pakursyer dhe dhuratat…

Source

U vra sapo hyri në pallat pas shpërthimit të fuqishëm, historia me fisin Çekorja

67-vjeçari Hysni Ymeri, i cili vdiq pas shpërthimit në Shkodër, është vëllai i një personi të dënuar me burg për një vrasje të ndodhur shumë vite më parë në Shkodër. Në vitin 1995 në Kiras është vrarë Shefqet Çekorja nga vëllai i Hysni Ymerit. Pas asaj ngjarje autori është arrestuar nga policia e cila e zbardhi atë vrasje dhe është dënuar nga gjykata. Ndërkohë disa vite më pas sipas burimeve dy…

Source

❌