Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Hoxha-Suma diskutuan mbi menaxhimin e të dhënave gjeohapësinore për zonat e mbrojtura dhe mjedisin



Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Muhamet Hoxha realizoi një takim pune me drejtorin e Shërbimit për Sistemin Informativ, Jeton Suma, me ç'rast në fokus të takimit ishte menaxhimi i të dhënave gjeohapësinore për zonat e mbrojtura dhe mjedisin.

Gjatë diskutimeve, u ritheksua se mbrojtja e mjedisit përfaqëson një prioritet thelbësor institucional dhe se hartimi dhe zbatimi i politikave publike në këtë fushë duhet të realizohet në mënyrë rigoroze, në përputhje të plotë me ligjin.

“Në këtë kontekst, roli i drejtorisë së Shërbimit është thelbësor dhe strategjik, sepse kjo drejtori është përgjegjëse për mbledhjen, përpunimin dhe shkëmbimin e të dhënave gjeohapësinore, si dhe për forcimin e bashkëpunimit institucional me strukturat përkatëse brenda dhe jashtë Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, duke e bërë këtë një prioritet të qartë institucional”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.

Hoxha: Nga grupi që kreu sulmin në Ibër-Lepenc janë zbuluar edhe dy raste të tjera të rënda kriminale



Drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, ka deklaruar se nga hetimet ndaj grupit kriminal që kreu sulmin terrorist në kanalin Ibër-Lepenc janë zbuluar edhe dy raste të tjera të rënda kriminale, të cilat aktualisht janë në proces hetimi.

Në një intervistë për KosovaPress, Hoxha ka thënë se ky grup ka vepruar për një kohë të gjatë në Kosovë dhe se bëhet fjalë për një ndërmarrje të mirëorganizuar nga shërbimet sekrete të Serbisë, me qëllim destabilizimin e vendit.

Ai ka konfirmuar se ka edhe persona të tjerë të dyshuar për sulmin e mbrëmjes së 29 nëntorit të vitit të kaluar në kanalin e Varagës në Zubin Potok, duke shtuar se Policia e Kosovës po ndjek pista të tjera hetimore.

Hoxha ka prezantuar dëshmi që, sipas tij, vërtetojnë lidhjen direkte të të arrestuarve me institucionet e sigurisë së Serbisë. Ai ka theksuar se njëri nga të arrestuarit posedonte libreze ushtarake që dëshmon se ka qenë pjesë e shërbimit inteligjent të Ushtrisë së Serbisë, me gradën e togerit.

Sipas tij, armatimi, pajisjet dhe mënyra e veprimit të këtij grupi lidhen edhe me dy vepra të tjera të rënda kriminale të ndodhura në Kosovën e pasluftës. Megjithatë, Hoxha ka bërë të ditur se detajet nuk mund të publikohen për momentin, për shkak se rastet janë ende në hetim dhe në koordinim me Prokurorinë Speciale.

Drejtori i Policisë ka theksuar se mënyra e përzgjedhjes së cakut, vendosja e eksplozivit, sasia e tij dhe mënyra e tërheqjes pas sulmit dëshmojnë se nuk bëhet fjalë për një akt të rastësishëm, por për një operacion të planifikuar dhe të organizuar mirë nga shërbimet sekrete të shtetit fqinj.

Hoxha ka folur edhe për bashkëpunimin me Byronë Federale të Hetimeve (FBI), duke thënë se Policia e Kosovës ka kërkuar zyrtarisht mbështetjen e tyre për të rritur kredibilitetin e hetimit. Ai ka bërë të ditur se ekspertë të FBI-së kanë ardhur në Kosovë dhe kanë ndihmuar në monitorimin dhe analizimin e provave.

Sipas tij, gjatë bastisjeve të kryera një ditë pas sulmit, janë gjetur dëshmi materiale që ndërlidhen drejtpërdrejt me shpërthimin në Ibër-Lepenc. Ai ka theksuar se analizat forenzike kanë konfirmuar se ADN-ja e gjetur në fitilin e përdorur për shpërthimin përputhet me ADN-në e personave të arrestuar, ndërsa disa prova janë ekzaminuar edhe në laboratorët e FBI-së.

Hoxha ka deklaruar se sulmi në Ibër-Lepenc është një nga rastet më të rënda me të cilat është përballur Policia e Kosovës, pas sulmit në Banjskë. Sipas tij, qëllimi i sulmit ka qenë futja e Kosovës në kolaps ekonomik dhe energjetik, si dhe krijimi i pasigurisë totale, veçanërisht në veri të vendit.

Ai ka shtuar se hetimet për këtë rast kanë zgjatur me muaj dhe se reagimi i institucioneve të Kosovës ka qenë i shpejtë dhe profesional, duke bërë që prodhimi i energjisë elektrike të mos ndërpritet asnjë orë pas sulmit.

Një vit pas sulmit, Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj tre personave: Jovan Viçentijeviq, Dragisha Viçentijeviq dhe Igor Dimiviq.

Ata akuzohen për rrezikim të rendit kushtetues, kryerje të veprës terroriste, armëmbajtje pa leje dhe spiunazh, lidhur me sulmin ndaj infrastrukturës kritike të kanalit Ibër-Lepenc.

U ekstradua nga Britania e Madhe, gjykata e Elbasanit i jep pafajësinë Donald Hoxhës

✇Albeu
By: V K

Gjykata e Elbasanit, rrëzoi kërkesën e Prokurorisë për shpalljen fajtor dhe burgosjen e një prej autorëve të dyshuar të vrasjes së Roland Rexhepit (foto poshtë), agjentit të Antidrogës “Doda”, në vitin 2009.

Në përfundim të procesit, gjykata shpalli të pafajshëm Donald Hoxhën (foto poshtë), i cili ishte kapur në Angli dhe ekstraduar nga Londra, teksa në shkurt të këtij viti organi i akuzës mbylli hetimet dhe dërgoi dosjen për proces në Gjykatën e Elbasanit.

Ai ka qenë i dyshuar për veprën penale të vrasjes me paramendim, ndërsa në pretencë seancën e kaluar, Prokuroria kërkoi dënimin me 16 vite burgim. Hoxha akuzohej se kishte pasur rolin e ndihmësit në krim.

Më herët për vrasjen e Dodës, janë dënuar Florind Shabani, Armand Llakaj, Marjus Tafaj, ndërsa Gëzim Balla vijon të jetë në kërkim.

Çfarë deklaroi Prokuroria:

“Prokuroria e Elbasanit përfundon hetimet dhe dërgon në gjyq shtetasin Donald Hoxha për veprën penale ‘Vrasje me paramendim’ të ish-efektivit të policisë Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Elbasan përfundoi hetimet dhe dërgon në gjyq shtetasin Donald Hoxha, i akuzuar për veprën penale “Vrasja me paramendim” kryer në bashkëpunim.

Në kuadër të hetimeve mbi procedimin penal nr.833/3 të vitit 2009, prokuroria arriti në përfundimin se shtetasi në fjalë ka kryer veprën penale “Vrasja me paramendim” e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 78/a dhe 25 i Kodit Penal ndaj viktimës R.R. ish-efektiv i policisë i vrarë në vitin 2009. Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Elbasan vijon hetimet në lidhje me zbulimin dhe identifikimin e bashkëpunëtorëve të tjerë të mundshëm në lidhje me këtë ngjarje”, njofton Prokuroria.

 

 

Për ekzekutimit e ish-efektivit të antidrogës, deri tani janë arrestuar 4 autorë, Marjus Tafa dhe Armando Llakaj, të dy të dënuar me 24 dhe 23 vite burg, Florind Shabani, i ekstraduar në fillim të janarit 2022 nga Gjermania, si dhe Donald Hoxha. Ndërkohë në kërkim rezulton Gëzim Ballën. Të pestë dyshohet se në bashkëpunim kanë ekzekurtuar ish-oficerin e krimeve.

Si u vra ish-agjenti Roland Rexhepi, me nofkën “Doda”

Ekzekutimi i ish-oficerit të Policisë, Roland Rexhepi u realizua mëngjesin e 23 korrikut të vitit 2009. Ai ka mbetur i vdekur në vend, pasi ndaj tij është qëlluar me breshëri nga dy armë zjarri të llojit automatik, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Autorët ishin të maskuar, por ekspertët e kriminalistikës kanë mundur të sigurojnë provat e ADN-së të gjetura në një motor, në bishta cigaresh apo në një kapuç të gjetur më vonë.

Krahasimi i tyre ka bërë të mundur zbardhjen e identiteteve të autorëve, edhe pse dy të dënuarit nuk e kanë pranuar asnjëherë krimin. Në rastin e Florind Shabanit kanë qenë autoritetet hetimore nga Gjermania ato që kanë sjellë provat e ADN-së së tij pasi rezulton i dënuar në shtetin gjerman për lëndë narkotike. Autoritetet shqiptare kanë krahasuar ADN-në e tij me atë të babait, Ismail Shabani.

Ndërkohë që Policia e Shtetit nuk kishte zbardhur ende vrasjen e ish-efektivit, në një atentat me armë zjarri dy vite më vonë vritet në qendër të Elbasanit biznesmeni Ilir Rexhepi, vëllai i ish-efektivit të antikrimit në Policinë e Elbasanit.

Rexhepi u ekzekutua më 30 dhjetor të vitit 2011. Në pamjet e kamerave të sigurisë duket një person që largohet duke çaluar, pasi ndaj atentatorit u kundërpërgjigj me armë biznesmeni, i cili humbi jetën pak momente më vonë.

The post U ekstradua nga Britania e Madhe, gjykata e Elbasanit i jep pafajësinë Donald Hoxhës appeared first on Albeu.com.

Arbër Hoxha pjesë e formacionit të gjysmë sezonit nga mediumi i njohur në Kroaci



Media prestigjioze kroate Telesport ka publikuar 11-shen më të mirë të gjysmës së sezonit në HNL, ku një vend të veçantë zë edhe Arbër Hoxha, i përzgjedhur si anësori i majtë ideal i kampionatit.

Fillimi i sezonit për reprezentuesin shqiptar nuk ishte aspak i lehtë. Në hierarkinë e Dinamos, Hoxha ishte fillimisht opsioni i tretë apo i katërt, pas emrave si Gabriel Vidović, Cardoso Varela dhe Luka Stojković. Megjithatë, me punë, këmbëngulje dhe paraqitje vendimtare, ai arriti ta ndryshojë plotësisht statusin e tij dhe të shndërrohet në një nga figurat kryesore të skuadrës.

Sipas analizës së Telesport, forca fizike, vendosmëria dhe gjuajtja e fuqishme janë armët kryesore që e dallojnë Arbër Hoxhën nga të gjithë anësorët e tjerë në ligë. Ai jo vetëm që u bë titullar i rregullt te Dinamo, por në një pjesë të sezonit ishte faktori kryesor që e “tërhoqi” skuadrën, duke kombinuar paraqitje të forta në kampionat me ndikim të dukshëm edhe në arenën evropiane.

Momentet kulmore erdhën pikërisht në derbit kundër Hajdukut. Në ndeshjen e parë, Hoxha ishte titullar në fitoren për tri pikë, ndërsa në përballjen e dytë shënoi në minutat shtesë për të ruajtur epërsinë dhe pozicionin e Dinamos në krye. Në një kampionat ku diferencat mes ekipeve janë minimale, këto gola dhe paraqitje kishin peshë të jashtëzakonshme.

Edhe pse ka ende hapësirë për përmirësim, Telesport thekson se ndikimi i Arbër Hoxhës në lojën sulmuese të Dinamos është i pakontestueshëm. Pikërisht për këtë arsye, ai është zgjedhur pa dilemë si anësori i majtë i formacionit të vitit, përpara emrave si Iurii Tavares, Ante Rebić apo Salim Fag Lawal.

Një vlerësim i madh për futbollistin shqiptar dhe një tjetër dëshmi se Arbër Hoxha po e fiton vendin e tij mes emrave më të spikatur të futbollit kroat. /Telegrafi/

Ëndrra e Shqipërisë, trajneri i pretendentëve në Angli: Ky sulmues mund t’i dërgojë në Botëror, nuk do të më habisë

✇Albeu
By: V K

Arbër Hoxha është përmendur shpesh si dëshirë e Sergej Jakiroviç, që e kërkoi për te Hull Siti në Angli. Trajneri boshnjak kishte punuar me Hoxhën te Dinamo e Zagrebit, ndërsa transferimi nuk u realizua për shkak se merkato e Hull Sitit u bllokua nga FIFA.

Tashmë që Hoxha është kthyer në titullar të rëndësishëm te Dinamo Zagreb, Jakiroviç ka folur sërish. Këtë herë duke treguar për besimin te anësori, që të çojë Shqipërinë në Botëror.

“Nuk është sekret që e kam dashur Arbërin dhe se nga ana e tij kishte interes të madh për të ardhur në Angli. Megjithatë, te Dinamo ai nuk ishte opsioni i parë gjatë verës dhe përmendeshin edhe disa klube të tjera. Pastaj na goditi ai pezullimi i merkatos, Arbëri luftoi për vendin e tij dhe gjithçka po shkon shumë mirë për të gjithë.

Përndryshe, ai është një karakter i madh dhe një djalë i ri fisnik. Pikërisht për këtë arsye, përveç cilësive të tij futbollistike që po dalin gjithnjë e më shumë në pah, kam këmbëngulur aq shumë në transferimin e tij. Ai mund të luajë në liga të mëdha dhe është shtyllë e përfaqësueses së tij. Sinqerisht, nuk do të më habiste aspak nëse ai e çon Shqipërinë në Botërorin e Amerikës, pasi në play-off kanë një short të favorshëm për një arritje të tillë”, u shpreh trajneri boshnjak që synon të ngjitet në Premier Ligë me Hull Sitin.

The post Ëndrra e Shqipërisë, trajneri i pretendentëve në Angli: Ky sulmues mund t’i dërgojë në Botëror, nuk do të më habisë appeared first on Albeu.com.

Muhamed Hoxha: Lufta kundër ndotjes së ajrit është prioriteti im, nuk do të ketë tolerancë ndaj ndotësve



Në ambientet e Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor u zhvillua një takim urgjent koordinues, në të cilin morën pjesë zëvendësministrja e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor-Ane Lashkoska, drejtoresha e Inspektoratit Shtetëror për Mjedisin Jetësor-Ivana Ginovska, si dhe personat përgjegjës për cilësinë e ajrit në ministri.

Siç njoftojnë nga MMJPH, ministri Hoxha kërkoi nga drejtoresha Ginovska informacione lidhur me mbikëqyrjen e veprimtarisë së “Usje”-s, si dhe të kryhet mbikëqyrje ndaj veprimtarisë së të gjithë subjekteve të tjera juridike që posedojnë leje A të integruara, për të cilat është kompetente ministria.

"Qëllimi i kësaj procedure është që, së bashku me mbikëqyrje të jashtëzakonshme inspektuese, të shqyrtohet gjendja në terren lidhur me detyrimet që rrjedhin nga posedimi i këtyre lejeve mjedisore".

"Njëkohësisht, nga personat përgjegjës është kërkuar raportim mbi zbatimin e masave aktuale për trajtimin e ndotjes së ajrit, si dhe janë dhënë detyra për të kontrolluar nivelin e zbatimit të tyre".

"Ministri Hoxha theksoi në takim se ky është vetëm hapi i parë në një serë hapash që, si ministër, do t’i ndërmarrë për të adresuar këtë problem kompleks shumëdekadësh, për zgjidhjen e të cilit bëri thirrje për bashkëpunim dhe partneritet nga të gjithë ata që duan të ndihmojnë në reduktimin e ndotjes dhe sigurimin e një mjedisit më të pastër jetësor", thuhet në njoftim.

“Pamjet treguan se AKSHI është kopshti privat i Ramës”/ Hoxha: Janë shumë foldera por vetëm 1 është hapur

Gazetari Artan Hoxha, ka komentuar zhvillimet e fundit lidhur me hetimet për skandalin e AKSHI-t, duke theksuar se pamjet e regjistruara nga kamera në zyrën e Ergys Agasit kanë nxjerrë në dritë mënyrën reale se si ka funksionuar një strukturë e errët pushteti. Sipas tij, fakti që AKSHI është kopshti privat i Edi Ramës, ishte […]

The post “Pamjet treguan se AKSHI është kopshti privat i Ramës”/ Hoxha: Janë shumë foldera por vetëm 1 është hapur appeared first on BoldNews.al.

Artan Hoxha: Filmimet në zyrën e Agasit vërtetuan se AKSHI ishte ‘kopshti personal’ i Edi Ramës

✇Albeu
By: M C

Gazetari Artan Hoxha ka komentuar zhvillimet e fundit lidhur me hetimet për skandalin e AKSHI-t, duke theksuar se pamjet e regjistruara nga kamera në zyrën e Ergys Agasit kanë nxjerrë në dritë mënyrën reale se si ka funksionuar një strukturë e errët pushteti.

I ftuar në emisionin ‘Çim Peka LIVE’ në SYRI TV, Hoxha theksoi se ajo që më parë ishte artikuluar si akuzë politike, tashmë është vërtetuar me prova konkrete. Ai theksoi se autoritetet dhe publiku kanë parë vetëm një pjesë minimale të materialeve të sekuestruara.

“Ata nuk i kanë dashur të dhënat nga kureshtja për jetën e dikujt. I kanë dashur për të bërë pikërisht atë që kanë bërë.’ Sipas tij, patronazhimi nuk ka nisur në vitin 2013, por në momentin kur u ndërtua infrastruktura e e-Albania-s. ‘Patronazhimi filloi kur nisi e-Albania, kur u morën të dhënat e rrogës, të shëndetit, të lidhjeve telefonike. Nuk ngeli gjë pa u referuar aty.’ Në këtë kontekst, ai përmendi edhe problematikat e rënda me mbivendosjet e pronave pas kalimit të të dhënave të kadastrës në sistemin elektronik. ‘Kush kishte akses të fuste hundët atje? Pikërisht këta.

Pavarësisht çfarë thuhet lart e poshtë, po të mos ishte kamera e Gys Agasit, ne nuk do ta shikonim çfarë ndodhte atje brenda. Pra, ajo kamerë na ka bërë një shërbim shumë të madh. Atë ta kishim porositur për ta futur atje dhe ata s’do ta lejonin. Jo që e kishin vetë, dhe unë po them është hapur vetëm një folder.

Është hapur, janë hapur shumë foldera, por një na kanë treguar neve. Pra, po të mos ishte ajo kamerë, çfarë do të ndodhte? Po të mos ishte ai koleksioni, çfarë do të ndodhte? Pra, ai na ka dhënë një, një volum kaq të madh elementësh, detajesh, provash, që na ka bërë çdo gjë që është artikuluar deri tani, na e ka bërë, na e ka vërtetuar. Dhe na ka treguar se deri ku është i kapur ky, ëh, ky pushtet dhe ky sistem.

Pra, që ti të kesh në zyrë gjithë kohës drejtoreshën më jetëgjatë të kryeministrit Rama, pra ka qenë nga 2013-ta, sa ç’ka Rama ka dhe zonja Karçanaj. Ti ta kesh aty nën kontroll, të kesh atë që quhet arritja më e madhe e Ramës, qeveria virtuale, pa të kesh informacion për çdo gjë që ndodh në këtë vend. Dhe për më tepër, e di çfarë kanë bërë ata me…

Diella në këtë rast ka ikur. Unë po them, a di çfarë ka ndodhur aty? Ore në momentin kur të dhënat e kadastrës kaluan në e-Albania, a di çfarë probleme ka ndodhur me mbivendosjet? Po kush i bënte mbivendosjet? Kush kishte akses të fuste hundët atje?

Pikërisht këta, se për çfarë e donin këtë? Për këtë gjë pra e kanë dashur. Ata nuk e kanë dashur të dhënat se ishin kuriozë për jetën e X-it apo Y-it. Ata i kanë dashur të dhënat për të bërë pikërisht atë që kanë bërë. Dhe mos harro, kur filloi patronazhimi? Në 2013-ën? Jo. Patronazhimi filloi kur nisi e-Albania, ku u mor dhe të dhënat të rrogës, të gjakut, të operacioneve që kemi bërë, të gjithë lidhjeve të numrave të telefonit. Pra nuk ngeli gjë pa u referuar aty. Dhe nga ai moment patronazhistët u bënë kaq të fuqishëm, dhe me kaq impakt dhe me kaq ndikim.

Them dhe njëherë te pjesa e pyetjes që bëre ti, problemi me, me, domethënë, ky rast është kaq i madhe ëh, si të them, ajo që ka shpërthyer, pra, plaga që ka shpërthyer atje dhe qelbi që ka shpërthyer, sa nuk kanë ç’t’i bëjnë mediat, nuk kanë mundësi që të mbulojnë një gjë që s’ka diell dhe hënë që të mbulohet. Dhe thashë dhe njëherë, është vetëm, ne kemi parë deri tani vetëm një vendim gjykate për masën e sigurimit. Kaq. Pra, nuk është dosja.

Është vendim për masën e sigurisë. Si të them unë është gjëja më e vogël në të gjithë atë histori. Pra, ne nuk e dimë akoma me saktësi çfarë ka ndodhur aty brenda. Sigurisht ne e dimë çfarë ka ndodhur nga jashtë, flas për vete, por çfarë kanë kapur këta atje brenda, me saktësi ende se ne nuk e kemi parë.

Por sot është provuar ajo që të paktën, nuk po them te mediat e tjera, kam kohë që e them, që kemi të bëjmë me një strukturë që punon në këtë formë, që organizohet në këtë formë. Prandaj është kaq i rëndësishëm ky Ergys Agasi, se ai s’është një gangster, është një njeri që rrinte me pistoletë në brez. Pra nuk ishte ky niveli i Gys Agasit. Ergys Agasi u bë i fuqishëm dhe unë mendoj që ne duhet ta përdorim si indicie Ergys Agasin për të shkuar tek i madhi.

Ergys Agasi pa hyqymetin, pra, pa lejen e të madhit do ishte askushi. Pa lejen e kryeministrit, ai u bë i rëndësishëm sepse ishte kontakti direkt i kryeministrit.

Pra, nëse kishe një hall që nuk shkoje dot te kryeministri, po të shkoje te Gysi dhe Gysi ta mbaronte punën. Dhe kjo linjë, ëh, kjo fuqi e bëri atë të ishte një njeri me kaq ndikim dhe kaq i rëndësishëm. Në pamjen e parë, ajo që tha avokati i tij, ‘Ore ai s’ka konkurruar për asnjë tender’, tha, ‘s’ka garuar’. Po është e vërtetë, se ai s’hynte te tenderi, s’kishte pse të hynte.

Dhe detyra e tij nuk ishte që të hynte te tenderi. Po ai ishte njeriu që bënte lidhjen mes atij që do fitonte tenderin dhe atij që do t’ia jepte tenderin. Dhe pastaj bënte atë xhirimin e parave se si ato kalonin nëpërmjet atij rrjeti labirinth që të humbnin gjurmën. Pra, në vetvete ne aty kemi parë, në qoftë se, mos gaboj, zëvendës, ish-zëvendëskryeministri Petrit Meta e quajti ëh, oborri, kopshti personal.

Bahçe po them unë në term më, personal. Pra, Gys Agasi me atë që ka bërë na ka dhënë të gjitha provat që aty vërtetë është kopshti personal. Pra, në qoftë se te këto të tjerat edhe mund të mendohej ajo se kërkonte pak stil, aty s’kishte nevojë, zgjaste dorën, merrte çfarë donte dhe bënte çfarë donte. Sot ne ndodhemi para këtij fakti të kryer.

Pra, pa dashur na ka ardhur në dorë një gjë kaq e madhe, sa edhe ta kërkonin me qiri, domethënë e kishin vështirë ta gjenin. Na e kanë dhënë pa dashur këtë gjë. Këto videot janë kapur, pra provat janë kapur që në qershor, kemi folur herë tjetër. Pra në operacionin për sepse edhe zyra ku kanë shkuar ata, kompania, në Bllok. Ajo është EA Tabako. Pra Ergys Agasi Tabako. Kanë shkuar për fabrikën e cigareve në Librazhd.

Pra, kjo histori ka filluar në kontrollin e datës 18 dhe 19 qershor. Që aty u kontrollua shumë pak nga objektet që ai kishte. Pra, banesa ku ai jetonte, tek ajo rezidenca mbas qendrës tregtare që ndodhet në Teg, pra nuk u kontrollua në atë kohë.

Ai e boshatisi, e braktisi atë mbrapa, largoi gjithë çfarë kishte, ajo nuk u kontrollua. U kontrollua vetëm zyrat që kishte tek ish-Panto Resort, ambienti që ka patur në Durrës, banesa në Durrës dhe lokali në, në bllok, ose zyra në bllok. Pra, vetëm kaq u kontrolluan. Nuk pati mundësi që do të ndodhte kjo gjë tjetër. Kanë patur siguri që do ta mbyllnin këtë histori, sepse në ato, po e ke parë, edhe në ato pak rreshta që na kanë lënë ne të shohim, pra, edhe aty flitet që ai ka mbështetje dhe ai ka ndikim edhe në Prokurorinë e Posaçme. Prandaj kjo gjë mbase e ka lënë atë më… të qetë. Më, si të them, i ka dhënë pak më shumë siguri që mund t’ia hidhte. Por ai ka harruar një diçka tjetër, që besoj ka qenë determinuese. Personat që kanë folur për të nuk kanë folur vetëm për autoritetet shqiptare.

Pra, kanë folur për autoritetet gjermane, për autoritetet britanike, për autoritetet zvicerane. Pra, gjurmët janë lënë shumë nga jashtë dhe brenda, s’kishin çfarë t’i bënin më. I dhanë kohë sa mundën, por më shumë nuk mund t’ia jepnin dot më. Janë disa, për shembull, edhe, edhe masa e sigurisë, vendimi i SPAK-ut ka shkuar në datën 8. Ka ndenjur një javë në gjykatë, në datën 15 është bërë veprimi. Pra dhe operacioni është bërë shpejt pastaj, brenda një dite. Por si kohë ka ndenjur. Mbase gjyqtarit s’i është dashur të shkruajë vendimin, se është vendim shumë i gjatë, plot 260 faqe për masën e sigurisë, por ka ndenjur një javë aty.

Pra gjatë asaj jave… ose ka pasur frikë… ka lëvizur shumë gjëra. E lehtë s’është se thashë, është një çështje shumë e madhe, është një çështje që edhe vetë zotëria që ka bërë regjistrimet sot nuk e mban mend me saktësi se deri ku ka regjistruar dhe çfarë ka regjistruar. Por ato pamje që dolën, unë do doja për shembull të mos dilnin ato fotot, sepse ato kanë, kanë vënë në alarm çdo njeri që ka qenë brenda në atë zyrë. Dhe çdo njeri që ka qenë brenda atje do ndërrojë orën, xhupin, bluzën, kanatieren, ku di unë çfarë ka pasur aty. Aty nuk janë vetëm biseda. Prandaj po them që kushdo që i ka parë ambientet e asaj zyre është kujtuar që ka qenë atje brenda. Jo që merret kryesisht, heton thellësisht”, tha Artan Hoxha.

The post Artan Hoxha: Filmimet në zyrën e Agasit vërtetuan se AKSHI ishte ‘kopshti personal’ i Edi Ramës appeared first on Albeu.com.

Punonjësja e UKT-së Tiranë shkarkohet me urdhër të fabrikuar/ Inskenim për ta kapur në faj

Në Tiranë, Marjeta Hoxha punonjëse e Ujësjellës-Kanalizimeve Tiranë prej 5 vjetësh, në pozicionin manovruese/klorinuese, denoncon largimin nga puna si të padrejtë. Ajo thotë se është ndëshkuar me tre masa disiplinore, të cilat sipas saj, nuk qëndrojnë një për ndryshimin e orarit të hapjes së depos, një tjetër për moszbatim urdhri, që nuk lidhej me detyrën e saj, dhe e […]

The post Punonjësja e UKT-së Tiranë shkarkohet me urdhër të fabrikuar/ Inskenim për ta kapur në faj appeared first on BoldNews.al.

Krishtlindjet në një vend ku Zoti ishte i ndaluar

Në oborrin e Katedrales së Shën Palit në Tiranë, mbrëmjen e së hënës në prag të Krishtlindjes, pak besimtarë katolikë mblidhen për meshën e pasdites. Pranë hyrjes, një instalacion i thjeshtë me dru dhe kashtë rikrijon në miniaturë skenën e lindjes së Krishtit, një kujtesë e qetë e një historie të përsëritur brez pas brezi. […]

The post Krishtlindjet në një vend ku Zoti ishte i ndaluar appeared first on Reporter.al.

Kuvendi zgjedh për ministra Muhamet Hoxhën dhe Bekim Salin



Kuvendi i Maqedonisë së Veriut sot, në kuadër të seancës së 75-të plenare, zgjodhi Muhamet Hoxhën si Ministër të Mjedisit dhe Bekim Sali si Ministër për Integrime Evropiane. Menjëherë pas zgjedhjes, Hoxha dhe Saliu dhanë deklarata solemne para deputetëve.

Kryeministri Hristijan Mickoski në Kuvend shpjegoi propozimet për emërimin e Muhamet Hoxhës si Ministër të Mjedisit dhe Bekim Saliut si Ministër për Integrime.

Sot po ju paraqes propozimin për zgjedhjen e dy ministrave me qëllim pajisjen e plotë dhe funksionale të Qeverisë dhe sigurimin e vazhdimësisë në punë, në departamentet kryesore të pushtetit ekzekutiv, tha Mickoski.

Ai për Hoxhën tha se kandidati ka shumë vite përvojë në administratën shtetërore dhe në pushtetin ekzekutiv, se ka qenë i angazhuar në disa institucione me pozicione drejtuese që nënkuptojnë përgjegjësi, koordinim dhe punë në një mjedis kompleks administrativ dhe institucional.

Për Bekimi Sali tha se ai kishte përvojë të mëparshme si ministër, si dhe angazhim të vazhdueshëm në degën legjislative, gjë që i jep atij një kuptim të qartë të marrëdhënieve midis degëve ekzekutive dhe legjislative, si dhe të mënyrës se si funksionojnë institucionet shtetërore.

Kuvendi sot gjithashtu sot ka shkarkuar nga posti i ministrit për Integrime Evropiane, Orhan Murtezanin./Telegrafi/

Dosja e SPAK: Fitimet marramendëse të kontraktorëve të AKSHI

Në 15 shtator 2023, Ergys Agasi, 36 vjeç, themeloi një kompani me kapital 1 mijë lek (10 euro) me aktivitet në fushën e teknologjisë së informacionit. Nën emrin EA Solutions, kompania pati një aktivitet të vrullshëm. Në bilancin e depozituar në Qendrën Kombëtare të Biznesit, kompania në fjalë deklaroi të ardhura në masën 242.4 milionë […]

The post Dosja e SPAK: Fitimet marramendëse të kontraktorëve të AKSHI appeared first on Reporter.al.

Detaji që zbulon se Ledion Liço dhe Sara Hoxha janë ndarë?



Prej kohësh në media dhe rrjete sociale po përflitet për një krisje në marrëdhënien mes Ledion Liços dhe drejtueses së Top Channel, Sara Hoxha.

Edhe pse çifti nuk ka reaguar publikisht, disa detaje kanë shtuar dyshimet për një ndarje të mundshme.

Së fundmi, vëmendja e publikut është përqendruar te një element i vogël, por domethënës: unaza e martesës.

Foto: YouTube

Në edicionet e kaluara të Big Brother VIP, Liço është shfaqur me unazë në dorë, ndërsa këtë sezon ajo mungon, gjë që ka nxitur reagime dhe spekulime të shumta.

Dyshja kanë tre fëmijë së bashku dhe prej muajsh janë vënë re edhe mungesa e postimeve të përbashkëta apo paraqitjeve publike si çift.

Foto: YouTube

Megjithatë, as Ledioni dhe as Sara Hoxha nuk kanë konfirmuar apo mohuar zërat për ndarje.

Ndërkohë, Ledioni po vijon normalisht angazhimin e tij si moderator i Big Brother VIP, duke ruajtur diskrecion të plotë për jetën personale. /Telegrafi/

Foto: YouTube

Ledioni dhe Sara

Manipulime, zhvatje dhe pengmarrje: Grupi kriminal pas ‘Shqipërisë digjitale’

Paraditen e 12 gushtit 2025, Gerond Meçe, aksioner i një kompanie të teknologjisë në Tiranë, zbriti si zakonisht nga apartamenti i tij me një çantë të zezë në dorë dhe një çantë të dytë në shpinë. Pasi bëri pak hapa në drejtim të makinës së tij të parkuar, ai hapi bagazhin dhe po sistemonte çantat, […]

The post Manipulime, zhvatje dhe pengmarrje: Grupi kriminal pas ‘Shqipërisë digjitale’ appeared first on Reporter.al.

❌