❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Osmani: Pas njohjes, Bahamas heq vizat për Kosovën



Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, pas takimit me zëvendëssekretarin amerikan të Shtetit, Christopher Landau, bëri të ditur se shumë shpejt në Washington do ta nënshkruajnë edhe heqjen reciproke të vizave me Bahamas, shtetin që së fundmi e njohu shtetësinë e Kosovës.

“Vazhduam nĂ« Bahamas ku morĂ«m njohjen nga ky shtet. Lidhjen e marrĂ«dhĂ«nieve diplomatike dhe po ashtu kemi arritur dakordim me kryeministrin e Bahamas pĂ«r heqjen reciproke tĂ« vizave qĂ« Ă«shtĂ« njĂ« lajm shumĂ« i mirĂ« dhe kjo marrĂ«veshje do tĂ« nĂ«nshkruhet sĂ« shpejti kĂ«tu nĂ« Washington D.C”, deklaroi Osmani pas takimit me zĂ«vendĂ«ssekretarin amerikan tĂ« Shtetit.

Bahamas është bërë shteti i 121-të që e njeh Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran, ka njoftuar presidentja Vjosa Osmani të premten e 19 dhjetorit.

Ajo ka bërë të ditur se në kryeqytetin e Bahamas ka nënshkruar marrëveshjen dypalëshe për njohje dhe vendosje të marrëdhënieve diplomatike me ishullin që gjendet në Karaibe.


Njohja nga Bahamas sinjal pozitiv për Kosovën, ish-diplomatët kërkojnë fokus te pesë shtetet e BE-së



Bahamet u bĂ«nĂ« shteti i 121-tĂ« qe njeh RepublikĂ«n e KosovĂ«s dhe i katĂ«rti vetĂ«m sivjet. Viti 2025 vlerĂ«sohet i suksesshĂ«m nĂ« aspektin e njohjeve ndĂ«rkombĂ«tare, pas njĂ« periudhe afĂ«r pesĂ«-vjeçare pa rezultate. Ish-ambasadori Avni Saphiu theksoi se kĂ«to njohje janĂ« tejet tĂ« rĂ«ndĂ«sishme, pasi Kosova ka numĂ«r tĂ« mjaftueshĂ«m njohjesh qĂ« do t’i mundĂ«sonin anĂ«tarĂ«simin nĂ« OKB, po tĂ« mos ishte vetoja ruse.

Bahamet u bënë shteti i katërt që njeh Kosovën vetëm brenda vitit 2025, duke shënuar një ringjallje të këtij procesi pas një periudhe shterpe prej afër pesë vjetësh.

Ky shtet ishullor në kontinentin e Amerikës Veriore ka një popullsi prej më shumë se 400 mijë banorësh dhe ka sipërfaqe rreth 13 mijë e 900 kilometrash katror.

Duke e vlerësuar vit të suksesshëm në aspektin e njohjeve ndërkombëtare, ish ambasadori Avni Spahiu theksoi se, edhe pse nuk bëhet fjalë për një shtet të madh, lidhja e marrëdhënieve diplomatike me Bahamet është e rëndësishme.

“E konsideroj si lajm shumĂ« tĂ« mirĂ« diplomacinĂ« e KosovĂ«s, pĂ«r shtetin e KosovĂ«s, tani kemi 121 vende qĂ« kanĂ« njohur RepublikĂ«n e KosovĂ«s dhe ky Ă«shtĂ« njĂ« numĂ«r optimal, i cili do tĂ« mjaftonte edhe pĂ«r anĂ«tarĂ«sim nĂ« Kombet e Bashkuara po tĂ« mos ishte vetoja Ruse”, ka thĂ«nĂ« Avni Spahiu, ish-ambasador.

Pasi përmendi rëndësinë e njohjeve të këtij viti, veçmas në raport me ndikimin që mund të kenë në rajonet dhe kontinentet përkatëse, ish-ambasadori theksoi nevojën e përqendrimit në Evropë me zhbllokimin e proceseve integruese.

“Mendoj se tani do tĂ« duhej qĂ« diplomacia jonĂ« tĂ« ri-fokusohej nĂ« pesĂ« shtetet jo-njohĂ«se tĂ« BE-sĂ«, qĂ« paraqesin sot njĂ« bosht mjaft tĂ« rĂ«ndĂ«sishĂ«m, i cili me çdo kusht duhet tĂ« thyhet, duhet tĂ« thyhet nĂ« mĂ«nyrĂ« qĂ« nga kĂ«to vende tĂ« kemi tĂ« paktĂ«n dy qĂ« njohin KosovĂ«n”, ka thĂ«nĂ« Avni Spahiu, ish-ambasador.

Paraprakisht këtë vit, Kosova pati edhe tri njohje të tjera: në Mars nga Kenia, në Prill nga Sudani dhe në Tetor nga Siria.

Para këtyre njohjeve, e fundit ishte ajo nga Izraeli bazuar në marrëveshjen e 4 Shtatorit 2020, në Shtëpinë e Bardhë./Tv Dukagjini/

- YouTube youtu.be

Osmani: Kosova ecën përpara duke fituar miq

PRISHTINË, 20 dhjetor/ATSH/ Presidentja e KosovĂ«s, Vjosa Osmani ka thĂ«nĂ« se pĂ«rveç aktit tĂ« njohjes, dje nĂ« Nassau, kryeqytetin e Komonuelthit tĂ« Bahamas, sĂ« bashku me kryeministrin Philip Davis, nĂ«nshkruan edhe marrĂ«veshjen pĂ«r vendosjen e marrĂ«dhĂ«nieve diplomatike.

Presidentja Osmani thekson se “Kosova ecĂ«n pĂ«rpara duke fituar miq!”

“PĂ«rveç aktit tĂ« njohjes, dje nĂ« Nassau, kryeqytetin e Komonuelthit tĂ« Bahamas, sĂ« bashku me Kryeministrin Philip Davis, nĂ«nshkruam edhe MarrĂ«veshjen pĂ«r vendosjen e marrĂ«dhĂ«nieve diplomatike.

Ky akt forcon subjektivitetin ndërkombëtar të Kosovës dhe zgjeron rrethin e shteteve tona mike që besojnë në vlerat e lirisë, sovranitetit dhe bashkëpunimit.

Kosova mbetet e pĂ«rkushtuar ndaj partneriteteve tĂ« sinqerta, nĂ« shĂ«rbim tĂ« paqes dhe stabilitetit ndĂ«rkombĂ«tar”, pĂ«rfundon Osmani.

/Kosovapress/

The post Osmani: Kosova ecën përpara duke fituar miq appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Osmani: Kosova ecën përpara duke fituar miq



Presidentja e vendit, Vjosa Osmani theksoi sot se përveç aktit të njohjes, të premten në Nassau, kryeqytetin e Komonuelthit të Bahamas, së bashku me kryeministrin Philip Davis, nënshkruan edhe Marrëveshjen për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike.

Presidentja në një postim në rrjetin social Facebook shkruan se Kosova ecën përpara duke fituar miq.

“Ky akt forcon subjektivitetin ndĂ«rkombĂ«tar tĂ« KosovĂ«s dhe zgjeron rrethin e shteteve tona mike qĂ« besojnĂ« nĂ« vlerat e lirisĂ«, sovranitetit dhe bashkĂ«punimit. Kosova mbetet e pĂ«rkushtuar ndaj partneriteteve tĂ« sinqerta, nĂ« shĂ«rbim tĂ« paqes dhe stabilitetit ndĂ«rkombĂ«tar”, shkruan ajo. /Telegrafi/


Osmani lajmërohet nga Bahamas pas njohjes: Ishte punë e gjatë dhe angazhim intensiv diplomatik



Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka cilësuar moment historik për vendin njohjen nga Bahamet. Ajo ka theksuar se kjo njohje ka ardhur pas një pune të gjatë dhe angazhimi të madh të Presidencës.

“Ky Ă«shtĂ« njĂ« moment historik i jashtĂ«zakonshĂ«m pĂ«r tĂ« arriturat e vendit tonĂ«. Jemi jashtĂ«zakonisht tĂ« lumtur qĂ«, pas njĂ« pune tĂ« gjatĂ« dhe angazhimi tĂ« madh e intensiv tĂ« presidencĂ«s, sot kemi nĂ«nshkruar marrĂ«veshjen pĂ«r njohje sĂ« bashku me kryeministrin Davis dhe gjithashtu marrĂ«veshjen pĂ«r vendosje tĂ« marrĂ«dhĂ«nieve diplomatike”, ka deklaruar presidentja Osmani.

Më tej, ajo ka shtuar se gjatë takimeve janë diskutuar mënyrat për të thelluar bashkëpunimin mes dy vendeve në fusha të ndryshme:

“Kemi pasur po ashtu njĂ« takim tĂ« jashtĂ«zakonishĂ«m, ku kemi diskutuar si mund t'i thellojmĂ« raportet tona nĂ« fusha tĂ« ndryshme tĂ« interesit dypalĂ«sh. Ka vĂ«rtet potencial tĂ« madh qĂ« shtetet tona tĂ« afrohen edhe mĂ« shumĂ« e ta pĂ«rkrahin njĂ«ra-tjetrĂ«n edhe mĂ« shumĂ«. Jemi shumĂ« mirĂ«njohĂ«s pĂ«r angazhimin e kryeministrit dhe ministrit tĂ« PunĂ«ve tĂ« Jashtme tĂ« Bahamas, tĂ« cilĂ«t i kemi takuar edhe nĂ« New York. PĂ«rmes bashkĂ«punimit tĂ« vazhdueshĂ«m dhe komunikimit tĂ« pĂ«rditshĂ«m kemi arritur tĂ« organizojmĂ« kĂ«tĂ« vizitĂ«, e cila rezultoi me nĂ«nshkrimin e marrĂ«veshjeve tĂ« rĂ«ndĂ«sishme dhe do tĂ« sjellĂ« shumĂ« tĂ« mira tĂ« tjera nĂ« raportet tona”, ka thĂ«nĂ« Osmani.

Presidentja tutje e ka falënderuar popullin e Bahamas, teksa ka theksuar se shumë shpejt do të mirëpres kryeministrin Davis në Kosovë.

“E falĂ«nderoj edhe njĂ«herĂ« shtetin dhe popullin e Bahamas, njĂ« popull tĂ« mrekullueshĂ«m. ShumĂ« shpejt do tĂ« mirĂ«presim kryeministrin Davis nĂ« RepublikĂ«n tonĂ«. Lajmet e mira pĂ«r vendin tonĂ« nuk do tĂ« ndalen”, ka deklaruar Osmani.


Davis pas njohjes: Kosova mund të mbështetet tek Bahamas si një partner i besueshëm



Bahamas është bërë shteti i 121-të që e njeh Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran.

Një lajm të tillë e ka bërë të ditur presidentja Vjosa Osmani të premten.

Presidentja Osmani e ka konsideruar këtë njohje vendim historik.

“Edhe njĂ« vendim historik pĂ«r vendin tonĂ«. Bahamas bĂ«het shteti i 121-tĂ« qĂ« njeh KosovĂ«n si shtet tĂ« pavarur e sovran. Urime tĂ« gjithĂ« qytetarĂ«ve tĂ« RepublikĂ«s sonĂ«! Sapo kemi nĂ«nshkruar, kĂ«tu nĂ« kryeqytetin e Bahamas, marrĂ«veshjen dypalĂ«she pĂ«r njohje dhe vendosje tĂ« marrĂ«dhĂ«nieve diplomatike me Kryeministrin e Bahamas, mikun tonĂ« tĂ« mirĂ« Philip Davis”.

Në një konferencë për shtyp bashkë me Osmanin, kryeministri Davis tha se Kosova mund të mbështetet tek Bahamas si një partner i besueshëm dhe i qëndrueshëm.

“Ky Ă«shtĂ«, pa asnjĂ« dyshim, njĂ« moment historik pĂ«r tĂ« dyja vendet tona dhe popujt tanĂ«â€, tha Davis.

“Nuk ka dyshim se ky Ă«shtĂ« fillimi i njĂ« marrĂ«dhĂ«nie qĂ« ne do tĂ« synojmĂ« ta forcojmĂ«. Ka shumĂ« fusha ku ne mund tĂ« zhvillojmĂ« bashkĂ«punim, posaçërisht nĂ« njĂ« botĂ« ku ka sfida gjeopolitike, tĂ« cilat nĂ« prekin qĂ« tĂ« gjithĂ«ve”, shtoi ai./Telegrafi/


Kurti reagon pas njohjes nga Bahamas: 2025 viti i njohjeve të reja



Kryeministri në detyrë Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas njohjes së Kosovës nga Bahamas, duke e cilësuar vitin 2025 si vitin e njohjeve të reja, pas një periudhe të gjatë stagnimi në këtë proces.

Në një postim në Facebook, Kurti ka theksuar se Bahamas është shteti i katërt që e ka njohur Kosovën gjatë këtij viti dhe i 121-ti në total që e njeh Republikën e Kosovës si shtet të pavarur dhe sovran.

Ai ka bërë një krahasim simbolik mes dy viteve të fundit, duke theksuar rëndësinë e arritjeve ndërkombëtare.

“Viti 2024 ishte viti i pasaportĂ«s sonĂ«. Viti 2025 Ă«shtĂ« viti i njohjeve tĂ« reja, pas njĂ« kohe tĂ« gjatĂ«â€, ka shkruar Kurti.

Kryeministri ka uruar qytetarët e Kosovës për këtë zhvillim dhe ka shprehur mirënjohje të veçantë për presidenten Vjosa Osmani, zyrtarët shtetërorë dhe partnerët ndërkombëtarë, duke i vlerësuar për kontributin e tyre në forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës.

Ai ka theksuar se Kosovës po i shtohen miqësi të reja, të cilat hapin mundësi për partneritete të reja në fusha të ndryshme.

“Mezi presim qĂ« njohjen e ndĂ«rsjellĂ« ta kthejmĂ« nĂ« partneritet tĂ« sinqertĂ« me shtetin dhe popullin e Bahamas”, ka pĂ«rfunduar Kurti.


Bahamas njeh Kosovën

TIRANË, 19 dhjetor/ATSH/ Shteti i KosovĂ«s njihet tashmĂ« zyrtarisht edhe nga Bahamas.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministri i Bahamasit, Philip Davis firmosën marrëveshjen dypalëshe për njohje dhe vendosje të marrëdhënieve diplomatike.

“Edhe njĂ« vendim historik pĂ«r vendin tonĂ«â€, shkruan Osmani nĂ« rrjetet sociale.

“Bahamas bĂ«het shteti i 121-tĂ« qĂ« njeh KosovĂ«n si shtet tĂ« pavarur e sovran. Urime tĂ« gjithĂ« qytetarĂ«ve tĂ« RepublikĂ«s sonĂ«!

Sapo kemi nĂ«nshkruar, kĂ«tu nĂ« kryeqytetin e Bahamas, marrĂ«veshjen dypalĂ«she pĂ«r njohje dhe vendosje tĂ« marrĂ«dhĂ«nieve diplomatike me Kryeministrin e Bahamas, mikun tonĂ« tĂ« mirĂ« Philip Davis”, vijon Osmani reagimin e saj.

Më poshtë deklarata e plotë:

Deklaratë e përbashkët e Komonuelthit të Bahamas dhe Republikës së Kosovës për njohje dhe vendosje të marrëdhënieve diplomatike

Komonuelthi i Bahamas dhe Republika së Kosovës njoftojnë se Komonuelthi i Bahamas e ka njohur Republikën e Kosovës si shtet të pavarur dhe sovran.

Të dyja shtetet njoftojnë gjithashtu vendosjen e marrëdhënieve diplomatike ndërmjet Komonuelthit të Bahamas dhe Republikës së Kosovës, me efekt nga data e nënshkrimit të Marrëveshjes së Përbashkët për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike, në përputhje me të drejtën ndërkombëtare dhe Konventën e Vjenës për Marrëdhëniet Diplomatike të vitit 1961.

Të dyja shtetet riafirmojnë përkushtimin e tyre ndaj qëllimeve dhe parimeve të Kartës së Kombeve të Bashkuara, përfshirë respektimin e sovranitetit, barazisë së shteteve dhe zgjidhjen paqësore të mosmarrëveshjeve. Ato bien dakord ta zhvillojnë marrëdhënien e tyre mbi bazën e respektit të ndërsjellë, reciprocitetit dhe angazhimit konstruktiv.
Bahamas dhe Kosova shprehin synimin e tyre për të thelluar bashkëpunimin në fusha me interes të përbashkët, përfshirë konsultimet politike, tregtinë dhe investimet, turizmin, arsimin dhe kulturën, teknologjinë dhe inovacionin, bashkëpunimin në sektorin publik, si dhe shkëmbimet ndërmjet njerëzve, në përputhje me ligjet dhe procedurat e secilit shtet respektiv.

Komonuelthi i Bahamas dhe Republika e Kosovës mirëpresin ndërtimin e një partneriteti të ngrohtë dhe produktiv, i cili u shërben interesave të të dy popujve dhe kontribuon në paqen dhe bashkëpunimin ndërkombëtar.

/r.e/

The post Bahamas njeh Kosovën appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Presidentja Osmani: Bahamas njeh Kosovën si shtet të pavarur e sovran

Bahamas është bërë shteti i 121-të që ka njohur Kosovën si shtet të pavarur e sovran. Presidentja Vjosa Osmani bën me dije se sapo kanë nënshkruar marrëveshjen për njohje reciproke dhe vendosje të marrëdhënieve diplomatike. Të dyja shtetet kanë riafirmuar përkushtimin e tyre ndaj qëllimeve dhe parimeve të Kartës së Kombeve të Bashkuara, përfshirë respektimin e sovranitetit


Source

Vjosa Osmani ndan lajmin e mirë, Bahamas njeh Kosovën si shtet!

✇Albeu
By: M C

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka bërë të ditur se Komonuelthi i Bahamas ka njohur Kosovën si shtet të pavarur dhe Sovran, duke u bërë vendi i 121-të që e njeh.

“Edhe njĂ« vendim historik pĂ«r vendin tonĂ«. Urime tĂ« gjithĂ« qytetarĂ«ve tĂ« RepublikĂ«s sonĂ«! Sapo kemi nĂ«nshkruar kĂ«tu, nĂ« kryeqytetin e Bahamas, marrĂ«veshjen dypalĂ«she pĂ«r njohje dhe vendosje tĂ« marrĂ«dhĂ«nieve diplomatike me Kryeministrin e Bahamas, mikun tonĂ« tĂ« mirĂ«, Philip Davis,” ka shkruar Osmani nĂ« postimin e saj.

Teksa ka bashkëngjitur edhe deklaratën e përbashkët mes Komonuelthit të Bahamas dhe Republikës së Kosovës.

Ku edhe është njoftuar vendosja e marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve, si edhe përkushtimin e tyre ndaj qëllimeve dhe parimeve të Kartës së Kombeve të Bashkuara.

Postimi i plotë:

Bahamas njeh Kosovën!

Edhe një vendim historik për vendin tonë.

Bahamas bëhet shteti i 121-të që njeh Kosovën si shtet të pavarur e sovran. Urime të gjithë qytetarëve të Republikës sonë!

Sapo kemi nënshkruar, këtu në kryeqytetin e Bahamas, marrëveshjen dypalëshe për njohje dhe vendosje të marrëdhënieve diplomatike me Kryeministrin e Bahamas, mikun tonë të mirë Philip Davis.

Më poshtë Deklarata e plotë:

Deklaratë e përbashkët e Komonuelthit të Bahamas dhe Republikës së Kosovës për njohje dhe vendosje të marrëdhënieve diplomatike

Komonuelthi i Bahamas dhe Republika së Kosovës njoftojnë se Komonuelthi i Bahamas e ka njohur Republikën e Kosovës si shtet të pavarur dhe sovran.

Të dyja shtetet njoftojnë gjithashtu vendosjen e marrëdhënieve diplomatike ndërmjet Komonuelthit të Bahamas dhe Republikës së Kosovës, me efekt nga data e nënshkrimit të Marrëveshjes së Përbashkët për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike, në përputhje me të drejtën ndërkombëtare dhe Konventën e Vjenës për Marrëdhëniet Diplomatike të vitit 1961.

Të dyja shtetet riafirmojnë përkushtimin e tyre ndaj qëllimeve dhe parimeve të Kartës së Kombeve të Bashkuara, përfshirë respektimin e sovranitetit, barazisë së shteteve dhe zgjidhjen paqësore të mosmarrëveshjeve. Ato bien dakord ta zhvillojnë marrëdhënien e tyre mbi bazën e respektit të ndërsjellë, reciprocitetit dhe angazhimit konstruktiv.

Bahamas dhe Kosova shprehin synimin e tyre për të thelluar bashkëpunimin në fusha me interes të përbashkët, përfshirë konsultimet politike, tregtinë dhe investimet, turizmin, arsimin dhe kulturën, teknologjinë dhe inovacionin, bashkëpunimin në sektorin publik, si dhe shkëmbimet ndërmjet njerëzve, në përputhje me ligjet dhe procedurat e secilit shtet respektiv.

Komonuelthi i Bahamas dhe Republika e Kosovës mirëpresin ndërtimin e një partneriteti të ngrohtë dhe produktiv, i cili u shërben interesave të të dy popujve dhe kontribuon në paqen dhe bashkëpunimin ndërkombëtar.

The post Vjosa Osmani ndan lajmin e mirë, Bahamas njeh Kosovën si shtet! appeared first on Albeu.com.

GAZA – Hamasi konfirmon vrasjen e njĂ« zyrtari tĂ« lartĂ« ushtarak

GAZA, 14 dhjetor /ATSH-AFP/ –  Kreu i i Hamasit nĂ« Rripin e GazĂ«s, Khalil al-Hayya, konfirmoi sot se shefi i prodhimit tĂ« armĂ«ve tĂ« grupit ishte vrarĂ« njĂ« ditĂ« mĂ« parĂ« nĂ« njĂ« sulm ajror izraelit nĂ« territorin palestinez, siç kishte njoftuar Izraeli.

“Populli palestinez aktualisht po kalon njĂ« periudhĂ« tĂ« vĂ«shtirĂ« dhe po vuan jashtĂ«zakonisht (
) me martirizimin e mĂ« shumĂ« se 70 000 personave, ku i fundit Ă«shtĂ« komandanti Raed Saad dhe shoqĂ«ruesit e tij”, deklaroi Hayya nĂ« televizionin ”Al-Aqsa”, kanal i lĂ«vizjes islamikte palestineze.

Izraeli njoftoi dje se kishte vrarĂ« Raed Saad, duke e pĂ«rshkruar atĂ« si “njĂ« nga arkitektĂ«t” e sulmit tĂ« Hamasit mĂ« 7 tetor 2023 nĂ« Izrael qĂ« shkaktoi luftĂ«n nĂ« Gaza, dhe duke specifikuar se ai drejtonte selinĂ« e prodhimit tĂ« armĂ«ve tĂ« krahut ushtarak tĂ« Hamasit. /Ad.Ab./

The post GAZA – Hamasi konfirmon vrasjen e njĂ« zyrtari tĂ« lartĂ« ushtarak appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Elementët që mungojnë për paqen në Palestinë

Pas dy vitesh vrasjesh masive nga Izraeli në një nga fushatat ushtarake më të pamëshirshme në historinë e kohëve të fundit, armëpushimi në Gazë i arritur në tetor ishte padyshim një hap i mirëpritur. Por edhe nëse vazhdon, shkaqet rrënjësore të problemit duhet të adresohen në mënyrë që të arrihet një paqe e drejtë dhe [
]

The post Elementët që mungojnë për paqen në Palestinë appeared first on Reporter.al.

“Do ta godasim Hamasin dhe Hezbollahun sa herĂ« qĂ« thyejnĂ« armĂ«pushimin”, Netanyahu: Nuk marrim leje tek askush pĂ«r veprimet tona

✇Albeu
By: M C

Izraeli do të vazhdojë të sulmojë Hamasin dhe Hezbollahun për shkeljet e tyre të armëpushimit, tha Benjamin Netanyahu në fillim të mbledhjes së tij javore të kabinetit, duke theksuar se IDF do të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për të parandaluar kërcënimet e reja.

Netanyahu theksoi se Izraeli vazhdon tĂ« kryejĂ« operacione “nĂ« shumĂ« fronte”.

“KĂ«tĂ« fundjavĂ«, IDF goditi objektiva nĂ« Liban dhe ne do tĂ« vazhdojmĂ« tĂ« bĂ«jmĂ« gjithçka qĂ« Ă«shtĂ« e nevojshme nĂ« mĂ«nyrĂ« qĂ« Hezbollahu tĂ« mos rifitojĂ« aftĂ«sinĂ« pĂ«r tĂ« na kĂ«rcĂ«nuar”, tha ai.

Të shtunën, Forcat Ajrore Izraelite nisën një seri sulmesh ajrore kundër pozicioneve të Hezbollahut në të gjithë Libanin, ndërsa në operacione të ndara njoftoi se dy anëtarë të organizatës u vranë në sulme me dronë në jug të vendit.

Kryeministri izraelit tha se një strategji e ngjashme po zbatohet në Rripin e Gazës.

“QĂ« kur u vendos armĂ«pushimi, Hamasi nuk ka ndaluar sĂ« shkeluri atĂ« dhe ne po veprojmĂ« nĂ« pĂ«rputhje me rrethanat. Ka pasur shumĂ« pĂ«rpjekje pĂ«r tĂ« depĂ«rtuar nĂ« territorin tonĂ«, pĂ«rtej VijĂ«s sĂ« VerdhĂ«, me qĂ«llim goditjen e ushtarĂ«ve tanĂ«. Ne i kemi parandaluar me vendosmĂ«ri dhe i kemi pĂ«rgjigjur duke vendosur njĂ« çmim shumĂ« tĂ« lartĂ«. ShumĂ« terroristĂ« janĂ« neutralizuar, ndĂ«rsa tĂ« tjerĂ« janĂ« kapur pĂ«rmes tuneleve nĂ« Rafah”, tha ai.

Të shtunën, IDF kreu sulme ajrore në Gaza, pas një incidenti në të cilin një person i armatosur palestinez hapi zjarr ndaj ushtarëve izraelitë në pjesën jugore të Rripit. Sipas zyrës së Netanyahut, pesë figura të larta të Hamasit u vranë në sulme.

Netanyahu iu përgjigj gjithashtu kritikave se vendimet e mëdha për Gazën merren në konsultim me Uashingtonin.

“TĂ« gjitha bisedat pĂ«r ‘miratimin’ nga ky apo ai Ă«shtĂ« thjesht njĂ« gĂ«njeshtĂ«r absolute”, theksoi ai.

“Ne veprojmĂ« pa u mbĂ«shtetur te askush. Veprimet e menjĂ«hershme pĂ«r tĂ« parandaluar sulmet kryhen automatikisht nga IDF. Sa i pĂ«rket pĂ«rgjigjeve, ato kalojnĂ« pĂ«rmes Ministrit tĂ« Mbrojtjes dhe nĂ« fund vijnĂ« tek unĂ«, dhe ne vendosim nĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« pavarur nga çdo faktor i jashtĂ«m, siç duhet tĂ« jetĂ«â€, shtoi kryeministri izraelit.

NĂ« pĂ«rfundim, ai vuri nĂ« dukje se “Izraeli Ă«shtĂ« pĂ«rgjegjĂ«s pĂ«r sigurinĂ« e vet”.

The post “Do ta godasim Hamasin dhe Hezbollahun sa herĂ« qĂ« thyejnĂ« armĂ«pushimin”, Netanyahu: Nuk marrim leje tek askush pĂ«r veprimet tona appeared first on Albeu.com.

TEL AVIV – Netanyahu: Izraeli do tĂ« vazhdojĂ« sulmet ndaj Hamasit dhe Hezbollahut

TEL AVIV, 23 nĂ«ntor /ATSH/- Izraeli do tĂ« vazhdojĂ« tĂ« sulmojĂ« Hezbollahun dhe Hamasin pĂ«r shkak tĂ« shkeljes sĂ« armĂ«pushimit, tha kryeministri Benjamin Netanyahu nĂ« fillim tĂ« mbledhjes javore tĂ« kabinetit, sipas “The Times of Israel”.

“Ne vazhdojmĂ« tĂ« sulmojmĂ« terrorizmin nĂ« disa fronte. KĂ«tĂ« fundjavĂ« IDF goditi nĂ« Liban dhe ne do tĂ« vazhdojmĂ« tĂ« bĂ«jmĂ« gjithçka qĂ« Ă«shtĂ« e nevojshme pĂ«r tĂ« parandaluar Hezbollahun tĂ« rivendosĂ« kapacitetin e tij pĂ«r tĂ« na kĂ«rcĂ«nuar”, tha ai.

Forcat Ajrore Izraelite nisën një valë sulmesh ajrore kundër objektivave të Hezbollahut në të gjithë Libanin dje pasdite dhe thanë se kishin vrarë dy anëtarë të grupit terrorist në sulmet me dronë në jug të vendit.

Netanyahu tha se Izraeli po ndiqte një strategji të ngjashme në Rripin e Gazës.

“QĂ« nga armĂ«pushimi, Hamasi nuk ka ndaluar sĂ« shkeluri atĂ« dhe ne po veprojmĂ« nĂ« pĂ«rputhje me rrethanat. Ka patur disa pĂ«rpjekje nga ana e tyre pĂ«r tĂ« depĂ«rtuar nĂ« territorin tonĂ« pĂ«rtej VijĂ«s sĂ« VerdhĂ« dhe pĂ«r tĂ« dĂ«mtuar ushtarĂ«t tanĂ«. Ne i penguam kĂ«to me forcĂ«. ShumĂ« terroristĂ« u eliminuan dhe terroristĂ«t u kapĂ«n gjithashtu nga tunelet nĂ« Rafah”, tha ai.

Izraeli kreu dje sulme ajrore në Gaza, pasi një person i armatosur palestinez hapi zjarr ndaj trupave izraelite në jug të Rripit.

Sipas zyrës së Netanyahut, pesë zyrtarë të lartë të Hamasit u vranë gjatë sulmeve.

Netanyahu gjithashtu ka kundërshtuar kritikat se vendimet e rëndësishme për Gazën po merreshin nëpërmjet Uashingtonit.

“Ne veprojmĂ« pa u mbĂ«shtetur te askush. Veprimet e menjĂ«hershme pĂ«r tĂ« penguar sulmet kryhen automatikisht nga IDF-ja”, theksoi kryeministri izraelit.

“Izraeli Ă«shtĂ« pĂ«rgjegjĂ«s pĂ«r sigurinĂ« e vet”, shtoi ai. //a.i/

The post TEL AVIV – Netanyahu: Izraeli do tĂ« vazhdojĂ« sulmet ndaj Hamasit dhe Hezbollahut appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

EGJIPT – Delegacioni i Hamasit mbĂ«rrin nĂ« Kajro pĂ«r bisedime mes pĂ«rshkallĂ«zimit tĂ« situatĂ«s

KAJRO, 23 nëntor /ATSH-DPA/- Një delegacion nga grupi islamist palestinez Hamas ka mbërritur në Kajro për bisedime pas një përshkallëzimi të dhunës në Rripin e Gazës, sipas burimeve egjiptiane.

Khalil al-Haya, zyrtari më i lartë i Hamasit jashtë vendit, thuhet se po kryeson delegacionin. Bisedimet janë planifikuar me ndërmjetësues, përfshirë Egjiptin, Katarin dhe SHBA-në në konfliktin midis Izraelit dhe Hamasit.

Diskutimet thuhet se do të përqendrohen në përshkallëzimin e fundit pavarësisht armëpushimit që hyri në fuqi më 10 tetor, si dhe në kalimin në fazën e dytë të planit të paqes në Gaza nga presidenti i SHBA-së Donald Trump.

Këshilli i Sigurimit i OKB-së gjithashtu votoi së fundmi në favor të një rezolute të paraqitur nga SHBA-të për të siguruar planin.

Incidentet e dhunshme të përsëritura në Rripin e Gazës kanë ngritur shqetësime në lidhje me vazhdimin e armëpushimit.

“TĂ« paktĂ«n 22 persona u vranĂ« dje nĂ« sulmet izraelite”, sipas autoritetit shĂ«ndetĂ«sor nĂ« Gaza, tĂ« cilin e kontrollon Hamasi.

Ushtria izraelite deklaroi se këto ishin përgjigje ndaj shkeljeve palestineze të armëpushimit dhe sulmeve ndaj trupave të saj që ende kontrollojnë më shumë se gjysmën e Gazës.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha gjatë mbledhjes javore të kabinetit në Jerusalem se Izraeli do të bënte gjithçka për të parandaluar një rikthim të Hamasit dhe milicisë Hezbollah të mbështetur nga Irani.//a.i/

The post EGJIPT – Delegacioni i Hamasit mbĂ«rrin nĂ« Kajro pĂ«r bisedime mes pĂ«rshkallĂ«zimit tĂ« situatĂ«s appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

GAZA – NjĂ«zet e dy tĂ« vdekur pas sulmeve izraelite kundĂ«r Hamasit

TEL AVIV, 19 nĂ«ntor /ATSH-AFP/ – Mbrojtja Civile e Rripit tĂ« GazĂ«s njoftoi sot se 22 persona kanĂ« vdekur nga bombardimet izraelite nĂ« tĂ« gjithĂ« territorin, ku Izraeli tha se po kryente sulme kundĂ«r Hamasit, tĂ« prezantuara si njĂ« hakmarrje ndaj sulmeve kundĂ«r ushtarĂ«ve tĂ« tij, nĂ« shkelje tĂ« armĂ«pushimit.

”Sulmet izraelite shkaktuan 12 tĂ« vdekur nĂ« qytetin e GazĂ«s, pĂ«rfshirĂ« njĂ« çift me tre fĂ«mijĂ«t e tyre”, sipas Mbrojtjes Civile, njĂ« organizatĂ« e ndihmĂ«s sĂ« parĂ« qĂ« operon nĂ«n autoritetin e Hamasit.

Zëdhënësi i saj, Mahmoud Bassal, u shfaq në një video duke treguar trupat e tre fëmijëve të vegjël të mbuluar me çarçaf.

U njoftuan gjithashtu  për 10 të vdekur në rajonin e Khan Younes (jug i Rripit të Gazës), përfshirë dy të mitur, të cilëve nuk iu bë e ditur mosha.

Forcat izraelite kishin akuzuar mĂ« parĂ« se “disa terroristĂ« hapĂ«n zjarr tĂ« mĂ«rkurĂ«n nĂ« drejtim tĂ« zonĂ«s ku ushtarĂ«t tanĂ« po operonin nĂ« Khan Younes”.

Një armëpushim i brishtë, i shoqëruar tashmë nga disa shpërthime dhune, është në fuqi në Gaza që nga 10  tetori, në bazë  të një marrëveshje të negociuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës./  /Ad.Ab./

The post GAZA – NjĂ«zet e dy tĂ« vdekur pas sulmeve izraelite kundĂ«r Hamasit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Izraeli pranon krijimin e një shteti palestinez? Netanyahu përshendet miratimin e rezolutës amerikane në OKB

Vetëm një ditë pasi tha se nuk do të pranonte kurrësesi një Shtet Palestinez, Kryeministri Izraelit Benjamin Netanyahu ka përshëndetur miratimin e një rezolute Amerikane nga Këshilli I Siguritimit të OKB-së ku parashikohet vendosja e një force ndërkombëtare për të drejtuar ceshtjet e Sigurisë në Gaza.
Rezoluta , përmbajtja e cilla fillimisht ishte kundërshtuar nga Izraeli parashikon mundësinë e vetëvendosjes brenda territorit Palestinez në të ardhmen dhe krijimin e një Shteti me integritet territorial e të pavarur.

Zyra e Kryeministrit Izraelit lëshoi një deklaratë në rrjetin social X ku shkruhej se plani I Presidentit Amerikan do të sjellë paqe dhe prosperitet për Gazën duke u fokusuar në demilitarizimin e këtij territori dhe në bashkëpunimin e Izraelit me fqinjët e tij.

Rezoluta e propozuar nga Shtetet e Bashkuara te Amerikes dhe e Miratuar nga Keshilli I Sigurimit me 13 vota pro dhe me abstenimin e Kines dhe Rusise parashikon vendosjen e nje Force Nderkombetare te Stabilizimit ne Gaza me mandat 2 vjecar. Kombesia e Trupave qe do te vendosen ne terren nuk eshte zbuluar publikisht por Presidenti Amerikan ka deklaruar se nje sere shtetesh kane shprehur gaitshmerine tyre per te ndihmuar.

Nga ana tjeter Rezoluta e miratuar parashikon gjithashtu krijimin e një organi tranzitor qeverisës, të quajtur Bordi i Paqes që do të mbikëqyrë një komitet teknokrat palestinez, apolitik, si dhe rindërtimin e Gazës dhe shpërndarjen e ndihmave humanitare. Financimi do të sigurohet përmes një fondi të administruar nga Banka Botërore. Ne krye te ketij Bordi do te jete vete Presidenti Amerikan Donald Trump.

Presidenti Trump e quajti votimin ne Keshillin e Sigurimit  “historik”, duke thĂ«nĂ« se rezoluta “pranon dhe miraton” Bordin e Paqes. Nga Ana tjeter Hamas e kundershtoi Rezoluten e Keshillit te Sigurimit nen pretendimin se forcat nderkombetare te sigurise do te legjetimojne betejen e tyre per pushtet brenda territorit palestinez duke carmatosur grupet etnike.

. Faza e parĂ« e planit te armĂ«pushimi mes Izraelit dhe Hamasit dhe dorĂ«zimi i pengjeve dhe tĂ« te burgosurve –hyri nĂ« fuqi mĂ« 10 tetor.

Plani i Presidentit Amerikan ka ndalur përkohësisht luftimet e nisura pas sulmit të 7 tetorit 2023, ku rreth 1,200 persona u vranë dhe 251 u morën peng nga Hamas. Ndërkohë, mbi 69,483 palestinezë janë vrarë nga operacionet izraelite në Gaza, sipas Ministrisë së Shëndetësisë të drejtuar nga Hamas.

“ËshtĂ« njĂ« pĂ«rpjekje pĂ«r tutoracion ndĂ«rkombĂ«tar”, Hamasi hedh poshtĂ« planin amerikan pĂ«r GazĂ«n

✇Albeu
By: M C

Grupi islamist palestinez Hamas ka kritikuar njĂ« projektrezolutĂ« tĂ« KĂ«shillit tĂ« Sigurimit tĂ« mbĂ«shtetur nga SHBA- tĂ« mbi tĂ« ardhmen e GazĂ«s, duke e quajtur atĂ« njĂ« “pĂ«rpjekje pĂ«r tĂ« imponuar tutelĂ«n ndĂ«rkombĂ«tare” nĂ« territor. Hamasi dhe grupe tĂ« tjera palestineze thonĂ« se shohin “rreziqe” nĂ« projektrezolutĂ«n, e cila bĂ«n thirrje pĂ«r vendosjen e njĂ« Force NdĂ«rkombĂ«tare Stabilizimi.

“MarrĂ«veshja e propozuar hap rrugĂ«n pĂ«r dominim tĂ« jashtĂ«m nĂ« vendimmarrjen kombĂ«tare palestineze, duke transferuar administrimin e GazĂ«s dhe projektet e rindĂ«rtimit nĂ« njĂ« entitet ndĂ«rkombĂ«tar mbikombĂ«tar me kompetenca tĂ« gjera — duke i hequr nĂ« mĂ«nyrĂ« efektive palestinezĂ«ve tĂ« drejtĂ«n pĂ«r tĂ« menaxhuar punĂ«t e tyre”, tha grupi nĂ« njĂ« deklaratĂ«.

Sipas Hamasit, pĂ«rpjekjet humanitare duhet tĂ« “kryhen pĂ«rmes institucioneve tĂ« pĂ«rshtatshme palestineze nĂ«n mbikĂ«qyrjen e Kombeve tĂ« Bashkuara” dhe “tĂ« bazuara nĂ« respektin pĂ«r sovranitetin palestinez dhe nevojat e popullsisĂ«â€.

Ndihma nuk duhet tĂ« pĂ«rdoret pĂ«r tĂ« margjinalizuar institucionet palestineze, tha grupi. Ai gjithashtu konfirmoi se hedh poshtĂ« “çdo kusht qĂ« lidhet me çarmatimin e GazĂ«s”.

Këshilli i Sigurimit i OKB-së po diskuton sot situatën në Lindjen e Mesme, një muaj pasi hyri në fuqi një armëpushim pas më shumë se dy vitesh lufte në Gaza. Projektrezoluta e administratës amerikane pritet gjithashtu të jetë në axhendë.

Ajo mbështetet nga aktorë rajonalë, përfshirë Egjiptin, Katarin, Emiratet e Bashkuara Arabe, Pakistanin, Arabinë Saudite, Jordaninë dhe Turqinë, ndër të tjera.

Vendet perëndimore kanë bërë thirrje që plani i paqes në Gaza të sigurohet përmes një mandati të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Përveç çarmatosjes së Hamasit, ky plan parashikon një fazë të dytë me përfshirjen e ushtarëve të huaj për të stabilizuar enklavën bregdetare dhe një qeveri kalimtare të përbërë nga teknokratë palestinezë.

The post “ËshtĂ« njĂ« pĂ«rpjekje pĂ«r tutoracion ndĂ«rkombĂ«tar”, Hamasi hedh poshtĂ« planin amerikan pĂ«r GazĂ«n appeared first on Albeu.com.

IZRAEL – Netanyahu: Nuk do tĂ« ketĂ« shtet palestinez nĂ« perĂ«ndim tĂ« lumit Jordan

TEL AVIV, 17 nĂ«ntor /ATSH/- QĂ«ndrimi ynĂ« pĂ«r tĂ« kundĂ«rshtuar njohjen e shtetit palestinez nĂ« çdo territor nĂ« perĂ«ndim tĂ« lumit Jordan mbetet i vendosur dhe i pandryshuar, i tha dje kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu kabinetit tĂ« tij, sipas “The Jerusalem Post”.

Netanyahu theksoi kundërshtimin e Izraelit ndaj një shteti palestinez dhe angazhimin për të çmilitarizuar Hamasin, gjatë fjalës së tij hapëse në mbledhjen e qeverisë.

Takimi përfshiu diskutime me ministrat mbi çështjen e një shteti palestinez.

Ron Dermer, kreu i negociatave pĂ«r lirimin e pengjeve izraelite nĂ« Gaza, mori pjesĂ« nĂ« takim, pavarĂ«sisht dorĂ«heqjes sĂ« tij nga roli si ministĂ«r i Çështjeve Strategjike javĂ«n e kaluar.

Deklarata e tij erdhi pas një sërë kritikash nga politikanë dhe ligjvënës të ekstremit të djathtë, të cilët i bënë thirrje kryeministrit Netanyahu të sqaronte qëndrimin e Izraelit në lidhje me krijimin e një shteti palestinez.

“QĂ«ndrimi ynĂ« pĂ«r tĂ« kundĂ«rshtuar njohjen e shtetit palestinez nĂ« çdo territor nĂ« perĂ«ndim tĂ« lumit Jordan mbetet i vendosur dhe i pandryshuar”, tha Netanyahu nĂ« takim.

“UnĂ« i kam kundĂ«rshtuar kĂ«to pĂ«rpjekje pĂ«r dekada me rradhĂ«, duke u pĂ«rballur me presionin nga jashtĂ« dhe brenda. KĂ«shtu qĂ« nuk kam nevojĂ« pĂ«r pĂ«rforcime apo leksione nga askush”, shtoi ai.

Netanyahu gjithashtu shprehu se Gaza do të çmilitarizohej dhe se Hamasi do të eliminohej.

“NĂ« planin 20-pikĂ«sh te SHBA-se dhe nĂ« çdo kornizĂ« tjetĂ«r, zona e GazĂ«s qĂ« Ă«shtĂ« nĂ«n kontrollin e Hamasit do tĂ« çmilitarizohet dhe do tĂ« shpĂ«rbĂ«het, qoftĂ« nĂ« mĂ«nyrĂ«n e lehtĂ« apo tĂ« vĂ«shtirĂ«â€, tha Netanyahu, duke shtuar se presidenti amerikan, Donald Trump kishte shprehur tĂ« njĂ«jtin qĂ«ndrim.

Të premten, SHBA-ja, Katari, Egjipti, Emiratet e Bashkuara Arabe, Arabia Saudite, Indonezia, Pakistani, Jordania dhe Turqia lëshuan një deklaratë të përbashkët duke shprehur mbështetje për një rezolutë të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të hartuar nga SHBA-ja, e cila është në shqyrtim dhe që do të ofronte një rrugë drejt vetëvendosjes dhe shtetësisë palestineze. //a.i/

 

The post IZRAEL – Netanyahu: Nuk do tĂ« ketĂ« shtet palestinez nĂ« perĂ«ndim tĂ« lumit Jordan appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

GJERMANI – Arrestohet njĂ« anĂ«tar i dyshuar i Hamasit

KARLSRUHE, 12 nëntor /ATSH-DPA/- Prokurorët gjermanë thanë sot se kanë arrestuar një anëtar të dyshuar të Hamasit, të akuzuar për sigurimin e armëve që supozojnë se ishin të destinuara për sulme ndaj institucioneve izraelite ose hebraike.

“I dyshuari u arrestua nĂ« autostradĂ« ndĂ«rsa hynte nĂ« Gjermani nga Republika Çeke”, tha zyra e prokurorit publik federal nĂ« Karlsruhe.

Ai do të çohet para një gjyqtari hetues në Karlsruhe, i cili do të vendosë nëse ai do të mbahet në paraburgim.

Prokurorët akuzojnë të dyshuarin me origjinë libaneze për anëtarësim në një organizatë terroriste të huaj.

NĂ« gusht, ai dyshohet se siguroi njĂ« pushkĂ« plotĂ«sisht automatike, tetĂ« pistoleta dhe mbi 600 fishekĂ« nĂ« Gjermani. MĂ« pas besohet se i ka transportuar ato nĂ« Berlin pĂ«r t’ia kaluar njĂ« anĂ«tari tjetĂ«r tĂ« dyshuar tĂ« Hamasit, i cili ishte tashmĂ« nĂ« paraburgim.

Armët dhe municioni u sekuestruan në kohën e arrestimit.

Muajin e kaluar, prokurorët gjermanë arrestuan tre anëtarë të dyshuar të Hamasit në Berlin, të cilët ndodhen në paraburgim.

TĂ« tre tĂ« dyshuarit, akuzohen se kanĂ« siguruar armĂ« zjarri dhe municione – tĂ« paktĂ«n qĂ« nga vera e vitit 2025.

 

The post GJERMANI – Arrestohet njĂ« anĂ«tar i dyshuar i Hamasit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌