Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Përmbytjet në Durrës/ Pronarja e një rrobaqepësie: Bashkia tha se s’do më kompensonte

Përmbytjet e ditëve të fundit në Durrës kanë goditur rëndë edhe bizneset e vogla, mes tyre një rrobaqepësi në zonën e Plazhit që u shkatërrua plotësisht nga uji. Pronarja, nënë e vetme e tre fëmijëve, tregon se mbeti pa asnjë mjet pune dhe pa asnjë burim të ardhurash. Makineritë e qepjes, pajisjet dhe çdo material […]

The post Përmbytjet në Durrës/ Pronarja e një rrobaqepësie: Bashkia tha se s’do më kompensonte appeared first on BoldNews.al.

Ekstradohet nga Gjermania 51-vjeçari i dënuar për trafik emigrantësh/ EMRI

Një 51-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar është ekstraduar nga Gjermania drejt Shqipërisë, ku e pret një dënim prej 6 vitesh burg. Bëhet fjalë për Sokol Ndrekën, i cili ishte dënuar nga Gjykata e Tiranës në vitin 2024 për dy vepra penale: “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” “Largimi i të burgosurit nga vendi […]

The post Ekstradohet nga Gjermania 51-vjeçari i dënuar për trafik emigrantësh/ EMRI appeared first on BoldNews.al.

Zjarri te ‘5 Maji’, Berisha: Bizneset i dogji mafia, duan të ndërtojnë kulla!

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar pas zjarrit masiv që shkrumboi dhjetëra magazina dhe biznese në zonën e “5 Majit”, duke akuzuar ashpër atë që e quajti “mafia e drogës dhe kokainës”. Sipas tij, zjarri nuk ishte rastësi apo aksident, por një skenar për të zhvendosur tregtarët dhe për t’i hapur rrugë ndërtimit […]

The post Zjarri te ‘5 Maji’, Berisha: Bizneset i dogji mafia, duan të ndërtojnë kulla! appeared first on BoldNews.al.

Theu ‘arrestin shtëpiak’ për t’i djegur makinën ish-partnerit, arrestohet ish-drejtoresha e Ministrisë së Brendshme

Alma Bime, ish-drejtoreshë në Ministrinë e Brendshme dhe më herët në strukturat e Antitrafikut, është arrestuar sërish nga Policia e Tiranës, pasi dyshohet se ka thyer masën e sigurisë “arrest në shtëpi” dhe ka tentuar t’i vërë flakën automjetit të ish-bashkëjetuesit të saj. 43-vjeçarja, e cila ndodhej nën masë sigurie për një çështje të mëparshme […]

The post Theu ‘arrestin shtëpiak’ për t’i djegur makinën ish-partnerit, arrestohet ish-drejtoresha e Ministrisë së Brendshme appeared first on BoldNews.al.

Zjarri tek magazinat e tregut të “5 Majit”, dyshohet se u shkaktua nga një shkëndijë elektrike

Janë zbardhur detaje të reja nga zjarri që dy ditë më parë shkatërroi magazinat pranë tregut të “5 Majit”, në zonën e njohur si ish-uzina “Dinamo”. Sipas Prokurorisë së Tiranës, nga hetimet paraprake dyshohet se zjarri ka ardhur si pasojë e një shkëndije elektrike, e cila përfshiu me shpejtësi kapanonet ku tregtarët mbanin mallra e […]

The post Zjarri tek magazinat e tregut të “5 Majit”, dyshohet se u shkaktua nga një shkëndijë elektrike appeared first on BoldNews.al.

Mirditë/ Prurjet e lumenjve gërryejnë tokat dhe rrezikojnë furnizimet me ujë e energji

Prurjet e mëdha të lumenjve Fan i Vogël dhe Zmeja po shkaktojnë dëme të vazhdueshme në territorin e Mirditës, ndërsa rrezikojnë seriozisht tokat bujqësore dhe infrastrukturën jetike të zonës. Lumi Fan i Vogël ka marrë sipërfaqe të konsiderueshme toke bujqësore dhe i është afruar rrugës kryesore, duke krijuar frikë për shembje të mëtejshme. Në disa […]

The post Mirditë/ Prurjet e lumenjve gërryejnë tokat dhe rrezikojnë furnizimet me ujë e energji appeared first on BoldNews.al.

U mbyt në Durrës, familjarët e Astrit Hysenajt: Vdiq në punë, po pastronte kanalin

Pesë ditë pas vdekjes tragjike të Astrit Hysenajt në përmbytjet e Durrësit, familjarët e tij rrëzojnë zyrtarisht pretendimin e Bashkisë se ai kishte ndërprerë punën për shkak të motit dhe po kthehej në shtëpi në momentin fatkeq. Sipas familjes, 54-vjeçari ishte në detyrë deri në minutat e fundit të jetës. Të afërmit tregojnë se Hysenaj […]

The post U mbyt në Durrës, familjarët e Astrit Hysenajt: Vdiq në punë, po pastronte kanalin appeared first on BoldNews.al.

Gjirokastër/ Del përroi nga shtrati në Kordhocë, izolohen 25 familje

Rreth 25 familje në Kordhocë të Gjirokastrës janë izoluar pasi përroi i Bezos ka dalë nga shtrati, duke shkatërruar rrugën që lidh zonën me pjesën tjetër të fshatit. Përroi ka shembur dy prita mbrojtëse dhe ka çarë aksin kryesor të lagjes, duke ndërprerë lëvizjen e automjeteve dhe këmbësorëve. Izolimi i papritur ka lënë familjet të […]

The post Gjirokastër/ Del përroi nga shtrati në Kordhocë, izolohen 25 familje appeared first on BoldNews.al.

Fiton Rama 3-0, një gol popullit, një opozitës, një medias!

 Nga Boldnews.al A e patë Ramën në mbledhjen me emër të gjatë dhe mendësi të shkurtër? I zi, sterr në veshje, përhumbur në qëndrime personale dhe përshfaqje e një “pritje vakie” nga kushdo që e merrte fjalën nga ministrat e tij, ca syresh një hap larg prangave e të tjerë kandidatë potencialë për bujtës qelie. […]

The post Fiton Rama 3-0, një gol popullit, një opozitës, një medias! appeared first on BoldNews.al.

U kap me kanabis në Belgjikë, shqiptari: Më paguan 5 mijë euro për ta sjellë nga Tajlanda

Një 25-vjeçar shqiptar rrezikon të dënohet me 3 vite burg nga drejtësia belge, pasi u kap me 21.5 kilogramë kanabis të fshehur në valixhe. Droga u gjet në aeroport, sapo i riu mbërriti me fluturim nga Bangkoku, kryeqyteti i Tajlandës, më 30 shtator. Gjatë kontrollit doganor, autoritetet belgë zbuluan sasinë e madhe të kanabisit dhe […]

The post U kap me kanabis në Belgjikë, shqiptari: Më paguan 5 mijë euro për ta sjellë nga Tajlanda appeared first on BoldNews.al.

Rrëshqitje dherash në aksin Elbasan–Gjinar, bllokohet qarkullimi

Rruga Elbasan–Gjinar është bllokuar paraditen e sotme për rreth një orë, si pasojë e rrëshqitjeve të dherave të shkaktuara nga reshjet e shumta të shiut që kanë goditur vendin në ditët e fundit. Ngjarja ndodhi rreth orës 10:00, në afërsi të fshatit Lleshan, duke ndërprerë përkohësisht lëvizjen e automjeteve dhe shkaktuar vështirësi për banorët e […]

The post Rrëshqitje dherash në aksin Elbasan–Gjinar, bllokohet qarkullimi appeared first on BoldNews.al.

Zbulohet një magazinë me rroba të kontrabanduara dhe logo false në Kamëz, arrestohet 46-vjeçari turk

Një magazinë në Kamëz, e kthyer në qendër të prodhimit të rrobave të falsifikuara, është zbuluar nga Policia e Tiranës. Sipas hetimeve, në këtë magazinë futeshin mallra të dyshuara si kontrabandë, të cilat nuk kishin kaluar proceset doganore. Më pas, mbi to vendoseshin logo të falsifikuara me makineri lazeri, printerë dhe pajisje stampimi, duke i […]

The post Zbulohet një magazinë me rroba të kontrabanduara dhe logo false në Kamëz, arrestohet 46-vjeçari turk appeared first on BoldNews.al.

Rrëshqet toka në fshatin Cërravë të Pogradecit, rrezikohet jeta e banorëve

Rrëshqitja e një masivi dherash ka vënë në rrezik një banesë në fshatin Çërravë të Pogradecit, ku jetojnë dy familje. Sipas banorëve, toka ka rrëshqitur vetëm disa metra larg shtëpisë dhe çdo shtim i lagështisë mund ta çojë dheun drejt godinës. Ndërhyrja e natyrshme nga vreshtat dhe pemët rreth zonës ka ndaluar deri tani përplasjen […]

The post Rrëshqet toka në fshatin Cërravë të Pogradecit, rrezikohet jeta e banorëve appeared first on BoldNews.al.

FOTO/ Ky është 30-vjeçari që e mori rrjedha e ujit në Klos, pasi makina ra në përrua

Ky është 30-vjeçari Jurgen Karaj, personi që rezulton i zhdukur pasi makina ku ndodhej si pasagjer ra në një përrua në fshatin Dars të Klosit. Ngjarja ndodhi në orët e para të mëngjesit, kur mjeti tip “Audi” me targa angleze humbi kontrollin dhe përfundoi në ujë. Së bashku me Karajn në makinë ishte edhe 24-vjeçari […]

The post FOTO/ Ky është 30-vjeçari që e mori rrjedha e ujit në Klos, pasi makina ra në përrua appeared first on BoldNews.al.

Rreth 1800 familje pa energji në Korçë, rrugë të dëmtuara dhe argjinatura të çara nga shirat

Shirat e dendur dhe moti i keq vijojnë të shkaktojnë probleme serioze në qarkun e Korçës. Rreth 1800 abonentë kanë mbetur pa energji elektrike në disa zona të bashkive Korçë, Maliq, Pogradec dhe Kolonjë, ndërsa defektet po ndikojnë si në zonat urbane, ashtu edhe në ato rurale. Në Maliq, situata paraqitet më e rënduar për […]

The post Rreth 1800 familje pa energji në Korçë, rrugë të dëmtuara dhe argjinatura të çara nga shirat appeared first on BoldNews.al.

Zbulohet një “shtëpi bari” në Shkodër, arrestohet 49-vjeçari, në kërkim një tjetër

Policia ka arrestuar një 49-vjeçar në Shkodër, pasi banesa e tij ishte përshtatur për kultivim të kanabisit në ambiente të mbyllura. Hetimet tregojnë se ai kishte bashkëpunuar me një 35-vjeçar, i cili është shpallur në kërkim. Dy personat dyshohet se kishin kthyer një shtëpi në lagjen “Ndoc Mazi” në një laborator të vogël droge, duke […]

The post Zbulohet një “shtëpi bari” në Shkodër, arrestohet 49-vjeçari, në kërkim një tjetër appeared first on BoldNews.al.

Propaganda e Ramës dhe Shqipëria e vërtetë, si paraqitet gjendja nga moti i keq në vend

Teksa prej katër ditësh vendi po përballet me mot të egër, shira të pandërprerë dhe përmbytje nga jugu në veri, kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën me buzëqeshje virtuale. Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai ndau disa pamje të borëpastrueseve në punë dhe u uroi qytetarëve një fundjavë të mbarë. “Mirëmëngjes dhe me […]

The post Propaganda e Ramës dhe Shqipëria e vërtetë, si paraqitet gjendja nga moti i keq në vend appeared first on BoldNews.al.

Përfshihet nga flakët traileri me karburant në Rrugën e Kombit

Një trailer-autobot që transportonte karburant është përfshirë nga zjarri mbrëmjen e djeshme në Rrugën e Kombit, në kilometrin e 34-të të autostradës. Flakët shpërthyen në pjesën e pasme të mjetit dhe situata u konsiderua me rrezik të lartë, për shkak të sasisë së madhe të karburantit që ndodhej në depozitë. Zjarri u lokalizua dhe u […]

The post Përfshihet nga flakët traileri me karburant në Rrugën e Kombit appeared first on BoldNews.al.

Nga plagosja te droga, arrestohen 5 persona në Tiranë e Krujë

Pesë shtetas të shpallur në kërkim prej muajsh janë arrestuar në Tiranë dhe Krujë. Mes të arrestuarve është edhe një 32-vjeçar nga Tirana, i dyshuar për tentativë vrasjeje. Ai akuzohet se më 12 shkurt 2024 goditi me thikë një person pas një konflikti për motive të dobëta, dhe prej asaj kohe ishte në arrati. Në […]

The post Nga plagosja te droga, arrestohen 5 persona në Tiranë e Krujë appeared first on BoldNews.al.

Fier/ Tokat bujqësore ende nën ujë, prurjet në Seman dhe Shkumbin drejt rritjes

Situata e krijuar nga reshjet e ditëve të fundit vijon të sjellë probleme në qarkun e Fierit, ku një pjesë e tokave bujqësore mbeten ende të përmbytura. Ndërkohë, niveli i ujit në lumenjtë kryesorë të zonës ndryshon nga orë në orë, duke mbajtur banorët dhe autoritetet në gatishmëri. Gjatë natës ka pasur reshje me intensitet […]

The post Fier/ Tokat bujqësore ende nën ujë, prurjet në Seman dhe Shkumbin drejt rritjes appeared first on BoldNews.al.

❌