❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

​Agron Demi: Kosova rrezikon tĂ« humbĂ« qindra miliona euro nga fondet e BE-sĂ«




Ekonomia e Kosovës, sipas analistit të politikave Agron Demi, nuk përballet vetëm me sfidën e miratimit të buxhetit, por edhe me bllokimin e marrëveshjeve të rëndësishme ndërkombëtare, të cilat kanë ndikim të drejtpërdrejtë në zhvillimin ekonomik të vendit.

Duke folur nĂ« “PĂ«rballje Podcast”, Demi theksoi se njĂ« nga rastet mĂ« domethĂ«nĂ«se Ă«shtĂ« Plani i Rritjes i Bashkimit Evropian.

Sipas tij, Kosova nuk ka arritur të përfitojë asnjë euro nga fondet në vlerë prej 882 milionë eurosh, të garantuara nga Bashkimi Evropian për vendet e rajonit, me fokus fillestar zbatimin e agjendës së gjelbër dhe më pas projekte të tjera zhvillimore.

“Kosova Ă«shtĂ« njĂ« ndĂ«r vendet e vetme nĂ« rajon, pas BosnjĂ«s, qĂ« nuk ka arritur tĂ« marrĂ« asnjĂ« milion nga kĂ«to fonde”, u shpreh Demi shkruan Telegrafi.

Ai paralajmëroi se një pjesë e këtyre mjeteve tashmë mund të konsiderohen të humbura.

“VetĂ« kryeministri Kurti ka deklaruar se rreth dhjetĂ« pĂ«r qind e kĂ«tyre fondeve vetĂ«m se janĂ« humbur, ndĂ«rsa ato mjete shpĂ«rndahen mĂ« pas te vendet e tjera tĂ« rajonit”, tha Demi, duke theksuar se rikthimi i plotĂ« i shumĂ«s prej 882 milionĂ« eurosh tashmĂ« Ă«shtĂ« i vĂ«shtirĂ«.

- YouTube www.youtube.com

Demi shtoi se mbetet e paqartĂ« nĂ«se, edhe nĂ« rast tĂ« miratimit tĂ« buxhetit nĂ« fillim tĂ« vitit, Kosova do tĂ« arrijĂ« t’i rikthejĂ« kĂ«to mjete.

“Nuk dihet nĂ«se nĂ« janar, edhe nĂ«se aprovohet buxheti, do tĂ« ketĂ« ende hapĂ«sirĂ« qĂ« kĂ«to fonde tĂ« kthehen”, theksoi ai.

Sipas analistit, kjo situatë tregon se sfidat ekonomike të vitit 2026 nuk lidhen vetëm me politikat e brendshme fiskale, por edhe me aftësinë institucionale të Kosovës për të përmbushur obligimet dhe për të shfrytëzuar mekanizmat financiarë ndërkombëtarë, të cilët mund të ndikojnë drejtpërdrejt në zhvillimin ekonomik dhe tranzicionin e gjelbër të vendit./Telegrafi/

Hamza pas përmbylljes së procesit zgjedhor: Besimin e qytetarëve e marrim me përgjegjësi të madhe




Numërimi i votave ka përfunduar, ndërsa Partia Demokratike e Kosovës (PDK) është renditur e dyta me 192,407 vota.

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka reaguar pas përmbylljes së procesit zgjedhor, duke theksuar se ky rezultat përfaqëson një përgjegjësi të madhe për partinë.

“KĂ«tĂ« besim e marrim me pĂ«rgjegjĂ«si tĂ« madhe”, ka shkruar Hamza, duke vlerĂ«suar ruajtjen e votĂ«s sĂ« PDK-sĂ« si dĂ«shmi tĂ« mbĂ«shtetjes sĂ« qytetarĂ«ve pĂ«r punĂ«n dhe vlerat qĂ« partia pĂ«rfaqĂ«son.

Ai ka theksuar se gara ka qenë e vështirë dhe e pabarabartë, ndërsa ka nënvizuar se rezultati i obligon strukturat e partisë për angazhim edhe më të madh.

“Ky besim na obligon mĂ« shumĂ« se kurrĂ« qĂ« tĂ« riorganizohemi, t’i konsolidojmĂ« radhĂ«t tona dhe ta intensifikojmĂ« veprimin politik”, ka shkruar ai transmeton Telegrafi.

Hamza ka bërë të ditur se PDK do të vazhdojë angazhimin për qytetarët pa dallim.

“PDK do tĂ« vazhdojĂ« tĂ« punojĂ« pĂ«r çdo qytetar, pa dallim, nĂ« çdo platformĂ« ku jemi tĂ« pranishĂ«m, me kĂ«mbĂ«ngulje dhe me bindjen se Kosova meriton mĂ« shumĂ« dhe mĂ« mirĂ«â€, ka pĂ«rfunduar ai, duke falĂ«nderuar qytetarĂ«t pĂ«r besimin e dhĂ«nĂ«./Telegrafi/.

Demi paralajmëron: Nëse deri në shkurt nuk ka Qeveri, rrezikohet buxheti dhe ekonomia e Kosovës




Kosova hyn në vitin 2026 me pritje për institucione të reja dhe me pritshmëri të larta për stabilitet politik dhe zhvillim ekonomik.

NĂ« “PĂ«rballje Podcast”, analisti i politikave Agron Demi ka folur pĂ«r gjendjen ekonomike tĂ« vendit, prioritetet qĂ« e presin QeverinĂ« e re dhe rreziqet qĂ« mund ta shoqĂ«rojnĂ« vitin 2026 nĂ«se nuk ka ndryshim qasjeje.

Demi vlerëson se proceset zgjedhore tashmë kanë përfunduar, por sfida kryesore mbetet faza paszgjedhore dhe funksionalizimi i institucioneve.

- YouTube www.youtube.com

Sipas tij, formimi i shpejtë i Kuvendit dhe Qeverisë është parakusht për stabilitet ekonomik.

“NĂ«se tejkalohet shkurti pa u konstituuar Kuvendi dhe Qeveria, mund tĂ« rrezikohen linjat buxhetore dhe tĂ« krijohen pengesa serioze financiare”, tha ai nĂ« “PĂ«rballje Podcast” me kryeredaktorin e Telegrafit Muhamet Hajrullahu.

Fokusi kryesor për vitin 2026, sipas Demit, duhet të jetë zhvillimi ekonomik.

Ai theksoi se vitet e fundit janë karakterizuar nga vendime të përkohshme dhe mungesë e projekteve zhvillimore afatgjata.

“Ka pasur shumĂ« vendime ad-hoc dhe shpĂ«rndarje tĂ« mjeteve buxhetore, por investimet kapitale, qĂ« dikur ishin shtylla kryesore e zhvillimit ekonomik, kanĂ« rĂ«nĂ« nĂ« plan tĂ« tretĂ«â€, u shpreh Demi shkruan Telegrafi.

Agron Demi dhe Muhamet Hajrullahu n\u00eb "P\u00ebrballje Podcast" Foto: Ridvan Slivova

Në këtë kontekst, ai vlerëson se buxheti i vitit 2026 duhet të ketë karakter më zhvillimor.

Sipas tij, rritja e shpenzimeve për paga dhe skema sociale nuk mjafton për të nxitur rritje ekonomike afatgjatë.

“NĂ«se nuk rikthehet fokusi te investimet kapitale dhe projektet infrastrukturore, do tĂ« jetĂ« e vĂ«shtirĂ« tĂ« flasim pĂ«r zhvillim real ekonomik”, theksoi ai.

Demi foli edhe për marrëveshjet dhe fondet ndërkombëtare, duke përmendur Planin e Rritjes së Bashkimit Evropian.

“Kosova nuk ka arritur tĂ« pĂ«rfitojĂ« nga fondet e garantuara prej BE-sĂ«, ndĂ«rsa njĂ« pjesĂ« e tyre rrezikon tĂ« humbet nĂ«se nuk ka veprime tĂ« shpejta institucionale”, tha ai, duke e cilĂ«suar kĂ«tĂ« si njĂ« mundĂ«si tĂ« rĂ«ndĂ«sishme pĂ«r zhvillim ekonomik dhe pĂ«r zbatimin e agjendĂ«s sĂ« gjelbĂ«r.

Sa i përket gjendjes sociale, Demi theksoi se inflacioni dhe rritja e çmimeve kanë ndikuar drejtpërdrejt në standardin e jetesës.

“Rritja e çmimeve, deficiti tregtar dhe varĂ«sia nga importet vazhdojnĂ« tĂ« jenĂ« sfida serioze pĂ«r ekonominĂ« e KosovĂ«s”, u shpreh ai, duke shtuar se mungesa e matjeve tĂ« rregullta tĂ« varfĂ«risĂ« e bĂ«n mĂ« tĂ« vĂ«shtirĂ« adresimin e problemeve reale.

Foto: Ridvan Slivova

Në fund, Demi vlerësoi se viti 2026 duhet të shënojë një orientim më të qartë drejt reformave strukturore, digjitalizimit dhe tranzicionit të gjelbër.

“DhjetĂ«vjeçari i ardhshĂ«m do tĂ« jetĂ« periudhĂ« e tranzicionit digjital dhe energjetik. Kosova nuk e ka luksin tĂ« vazhdojĂ« me politika tĂ« vjetra nĂ« njĂ« realitet qĂ« po ndryshon shpejt”, pĂ«rfundoi ai.

Sipas Demit, mënyra se si Qeveria e re do ta adresojë buxhetin, investimet kapitale dhe fondet ndërkombëtare do të përcaktojë në masë të madhe nëse viti 2026 do të jetë vit stabilizimi apo vit i humbur për zhvillimin ekonomik të Kosovës./Telegrafi/.

I kërkuari me urdhërarrest ndërkombëtar ekstradohet nga Kosova në Turqi



Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, në koordinim dhebashkëpunim me njësitet e tjera relevante të Policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë, më datë 05.01.2026 ka bërë ekstradimin nga Kosova në Turqi të një shtetasi turk.

Në njoftimin nga Policia e Kosovës bëhet e ditur se i dyshuari ishte arrestuar nga njësitet e Policisë së Kosovës pasi që i njëjti kërkohej me urdhërarrest ndërkombëtar të lëshuar nga institucionet e drejtësisë së Turqisë nën dyshimin e përfshirjes në veprapenale.

“ShfrytĂ«zimi seksual i fĂ«mijĂ«s’’ dhe ‘’Privimi i lirisĂ« sĂ« fĂ«mijĂ«s’’, tĂ« sanksionuar sipas kodit penaltĂ« shtetit turk.Ekstradimi u realizua falĂ« bashkĂ«punimit mes institucioneve tĂ« RepublikĂ«s sĂ« KosovĂ«s dhe atyre turke, shkruan nĂ« komunikatĂ« transmeton Telegrafi.

Policia e Kosovës, respektivisht Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, do të vazhdojëbashkëpunimin me shtetet dhe organizatat ndërkombëtare me qëllim të parandalimit, hetimit dhe zbulimittë aktiviteteve kriminale që ndërlidhen me hetimin e kryerësve të veprave penale, si dhe aktivitete tjera tëjashtëligjshme./Telegrafi/.

Pesë sfida që do ta përcaktojnë Kosovën në 2026




Për qytetarët, viti 2026 nuk është debat politik, por një pyetje e drejtpërdrejtë, a do të ketë punë, mirëqenie, shërbime më të mira dhe stabilitet institucional?

Pas një bllokade njëvjeçare, Kosova po hyn më në fund në një fazë të re politike. Zgjedhjet u përmbyllën pa incidente dhe me publikim rekord të rezultateve preliminare nga KQZ-ja, një tregues i funksionimit demokratik dhe stabilitetit institucional.

Sipas rezultateve, qytetarët i dhanë Albin Kurtit edhe një mandat tjetër. Me 56 deputetë të siguruar nga LVV dhe partnerët e saj, formimi i Qeverisë Kurti 3 duket çështje kohe. Por fitorja në zgjedhje nuk e zëvendëson përgjegjësinë e qeverisjes. Përkundrazi, viti 2026 do të jetë test politik dhe institucional.

Pesë sfida do ta përcaktojnë jo vetëm punën e Qeverisë Kurti 3, por edhe besimin e qytetarëve në politikë dhe qeverisje.

Buxheti 2026 dhe ekonomia

Sfida kryesore mbetet ekonomia. Miratimi i Buxhetit 2026 duhet të jetë urgjent, i qëndrueshëm dhe zhvillimor. Pa investime kapitale, mbështetje për sektorin privat dhe menaxhim të kujdesshëm fiskal, çdo reformë tjetër mbetet e kufizuar.

Përveç menaxhimit fiskal, qeveria duhet të adresojë çmimet e larta të energjisë, inflacionin dhe presionin mbi buxhetin e familjeve. Nevojitet mbështetje institucionale e qëndrueshme për bizneset dhe qytetarët, për të shmangur rritje të mëtejshme të çmimeve dhe pasoja të thella sociale.

Zgjedhja e Presidentit – testi real

Në pranverën e vitit 2026 pritet zgjedhja e Presidentit/es. Ky proces nuk duhet ta fusë vendin në krizë politike apo ta çojë drejt zgjedhjeve të reja. Kërkohet kompromis dhe pjekuri institucionale.

Deri tash, presidentja Vjosa Osmani ka shprehur gatishmërinë e saj për një mandat të dytë. A do të ndodhë kjo apo do të kemi një figurë tjetër në krye të institucionit, do ta tregojë koha e afërt.

Kjo situatĂ« do tĂ« jetĂ« testi real pĂ«r QeverinĂ« Kurti 3 dhe pĂ«r qĂ«ndrimet qĂ« do tĂ« mbajnĂ« subjektet kryesore politike – PDK, LDK dhe AAK nĂ« Kuvendin e KosovĂ«s.

Kuvendi dhe agjenda legjislative

Pas bllokadave të gjata, Kuvendi duhet të funksionojë. Para deputetëve janë ligje dhe marrëveshje kyçe, përfshirë marrëveshjet financiare me Bankën Botërore, projektet për shëndetësi dhe arsim, si dhe shqyrtimi i parë i Buxhetit 2026.

A do mbetet k\u00ebshtu Kuvendi edhe n\u00eb 2026? Foto: Ridvan Slivova

KĂ«to vendime pĂ«rcaktojnĂ« zhvillimin ekonomik dhe raportet ndĂ«rkombĂ«tare tĂ« KosovĂ«s. Çdo bllokadĂ« e re do tĂ« ishte jo vetĂ«m dĂ«shtim politik, por edhe kosto direkte pĂ«r qytetarĂ«t.

Politika e jashtme dhe partnerët

Raportet me Bashkimin Evropian dhe ruajtja e aleancës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten sfida serioze. Kosova ka nevojë për diplomaci më proaktive dhe më pak konfrontim që çon në izolim.

Izolimi diplomatik nuk është veprim i mençur, por rrezik strategjik për një shtet të vogël. Njohjet e reja dhe anëtarësimi në organizata dhe institucione ndërkombëtare mbeten prioritet kyç. Dialogu me Serbinë do të jetë në fokus, por edhe në varësi të situatës politike në Serbi.

Qeverisja e brendshme

Arsimi, shëndetësia dhe administrata publike mbeten test për çdo qeveri, e sidomos për një qeveri me mandat të dytë apo të tretë. Qytetarët presin rezultate konkrete, jo justifikime politike.

Zgjedhjet përfunduan. Tani nuk ka më arsyetime, as fajësime. Viti 2026 do të tregojë nëse mandati i ri do të mbahet mend për qeverisje, apo për një tjetër shans të humbur./Telegrafi/.

Bajra: Inteligjenca artificiale po trondit themelet e ekonomisë dhe tregjeve globale




Zhvillimi i shpejtĂ« i inteligjencĂ«s artificiale ka krijuar njĂ« tronditje tĂ« thellĂ« nĂ« ekonominĂ« amerikane dhe nĂ« tregjet financiare globale, duke vĂ«nĂ« nĂ« pikĂ«pyetje epĂ«rsinĂ« tradicionale teknologjike tĂ« Shteteve tĂ« Bashkuara. KĂ«shtu ka deklaruar eksperti i tregjeve financiare ndĂ«rkombĂ«tare, Emanuel Bajra, nĂ« “PĂ«rballje Podcast”.

Sipas Bajrës, për herë të parë pas dekadash, tregu amerikan është përballur me ndjenjën se dominimi teknologjik nuk është më i garantuar, gjë që ka reflektuar drejtpërdrejt në sjelljen e investitorëve dhe në luhatjet e forta të tregjeve gjatë vitit 2025.

“Kjo ishte njĂ« tronditje e madhe pĂ«r tregun amerikan. U kuptua se epĂ«rsia teknologjike nuk Ă«shtĂ« mĂ« e sigurt”, tha Bajra.

- YouTube www.youtube.com

Ai shpjegoi se frika nga përhapja e shpejtë e inteligjencës artificiale dhe nga humbja e avantazhit teknologjik ka ndikuar drejtpërdrejt në rënien e besimit te kompanitë e mëdha teknologjike dhe në tërheqjen e shpejtë të kapitalit.

“Kur kapitali fillon tĂ« tĂ«rhiqet, bie konfidenca dhe krijohet panik. Reagimi i investitorĂ«ve ka qenĂ« i menjĂ«hershĂ«m”, theksoi ai.

Bajra theksoi se inteligjenca artificiale nuk është vetëm zhvillim teknologjik, por tashmë është shndërruar në faktor kyç ekonomik dhe gjeopolitik, që po ndikon mënyrën se si alokohet kapitali dhe si ndërtohen strategjitë ekonomike globale.

“Inteligjenca artificiale sot Ă«shtĂ« faktor ekonomik dhe gjeopolitik. Ajo po e ndryshon mĂ«nyrĂ«n se si funksionojnĂ« tregjet dhe si mendohet pĂ«r tĂ« ardhmen”, u shpreh Bajra shkruan Telegrafi.

Sipas tij, këto zhvillime do të vazhdojnë të ndikojnë në tregjet financiare edhe në vitet në vijim, duke e bërë inteligjencën artificiale një nga faktorët më të rëndësishëm në ekonominë globale./Telegrafi/.

Zgjedhjet përfunduan, koha për punë është tani



Pas një bllokade totale njëvjeçare, më në fund vendi po duket se po shkon drejt një zgjidhjeje.

Zgjedhjet përfunduan, qytetarët votuan dhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve publikoi në kohë rekord rezultatet e para preliminare.

VetĂ«m 2–3 orĂ« pas pĂ«rfundimit tĂ« votimit, Kosova kishte tashmĂ« rezultatet fillestare, çka pĂ«rbĂ«n njĂ« shembull tĂ« organizimit tĂ« mirĂ«, procesit demokratik dhe njĂ« dite zgjedhore pa incidente serioze qĂ« do ta cenonin integritetin e procesit.

Por, çfarë sollën rezultatet e djeshme dhe cila është situata politike?

Qytetarët ia dhanë Albin Kurtit dhe Lëvizjes Vetëvendosje edhe një mandat për të qeverisur.

Me 56 deputetë nga LVV, GUXO, Alternativa dhe PShDK, Kurtit i duhen vetëm edhe 5 vota nga komunitetet jo-shumicë për të formuar qeverinë. Nëse këto vota sigurohen pa Duda Baljen dhe Adem Hoxhën, si në të kaluarën, Kurti mund të arrijë deri në 64 vota, duke krijuar qeverinë pa partitë opozitare të deritashme, PDK, LDK dhe AAK.

Në muajin shkurt, Kurti kishte 42% dhe 48 deputetë, ndërsa sipas rezultateve të së dielës, që ende nuk janë finale, ai del me 56 deputetë, pra 6 më shumë.

Partia Demokratike e Kosovës, e cila në shkurt kishte 24 deputetë, tani pritet të ketë 23, me Bedri Hamzën në krye të partisë.

LDK-ja, nën drejtimin e Lumir Abdixhikut, shënon një rënie të konsiderueshme nga 20 deputetë në shkurt, tani pritet të ketë 15.

Ndërkohë, AAK, e cila në shkurt kishte 8 deputetë së bashku me NISMA-n e Fatmir Limajt, tani pritet të ketë 6 deputetë, dy më pak, dhe pa NISMA-n në Kuvend.

Tani, pas një bllokade njëvjeçare, çfarë na pret?

ËshtĂ« koha pĂ«r pĂ«rgjegjĂ«si, punĂ« dhe pĂ«rkushtim. KosovĂ«n e presin shumĂ« tema tĂ« rĂ«ndĂ«sishme, por fokusi kryesor nĂ« vitin 2026 duhet tĂ« jetĂ« ekonomia – ekonomia dhe ekonomia.

Kur flasim për ekonomi, flasim për Buxhetin 2026, i cili duhet të miratohet urgjentisht; për ligjet e reja që e presin Kuvendin e Kosovës; dhe për marrëveshjet ndërkombëtare që presin miratim dhe zbatim praktik.

Një tjetër test real për Qeverinë Kurti 3 do të jetë zgjedhja e Presidentit të ri të Kosovës në pranverë. Ky proces nuk duhet ta çojë vendin në zgjedhje të reja. Kërkohen marrëveshje, kompromis dhe pjekuri politike.

Kosova nuk ka mĂ« nevojĂ« pĂ«r “sallta politike”. ËshtĂ« koha pĂ«r pĂ«rgjegjĂ«si dhe pjekuri politike.

Koha për qeverisje të mirë në arsim, shëndetësi, ekonomi, politikë të jashtme, e jo për ankesa dhe bllokada.

Emanuel Bajra: Fondi në Trustin pensional prej gati 4 miliardë eurosh mbetet stabil



Pavarësisht pasigurive dhe luhatjeve në tregjet financiare globale, Trusti Pensional i Kosovës pritet ta mbyllë vitin 2025 në pozitivisht.

KĂ«shtu ka deklaruar Emanuel Bajra, kryesues i Bordit tĂ« Trustit, nĂ« “PĂ«rballje Podcast”, duke theksuar se fondi Ă«shtĂ« ndĂ«rtuar pĂ«r t’i pĂ«rballuar pikĂ«risht periudhat e paqĂ«ndrueshme nĂ« tregje.

Bajra sqaroi se fondi pensional nuk duhet parë si investim afatshkurtër dhe se rëniet ditore apo mujore nuk e përcaktojnë të ardhmen financiare të kontribuuesve.



“Fondi pensional nuk Ă«shtĂ« investim pĂ«r sot e nesĂ«r. ËshtĂ« investim pĂ«r pensionimin. Luhatjet e sotme nuk e rrezikojnĂ« tĂ« ardhmen e kontribuuesve”, tha ai shkruan Telegrafi.

Sipas BajrĂ«s, gjatĂ« vitit 2025 Trusti Ă«shtĂ« pĂ«rballur me disa luhatje nĂ« tregje, por falĂ« menaxhimit aktiv dhe diversifikimit tĂ« investimeve ka arritur t’i absorbojĂ« goditjet pa rrezikuar stabilitetin e fondit.

“Ne i kemi pĂ«rballuar luhatjet shumĂ« mirĂ«. Kemi alokuar dhe rialokuar kapitalin aty ku kemi parĂ« rĂ«nie dhe aty ku kemi parĂ« mundĂ«si pĂ«r kthim”, theksoi Bajra.

- YouTube www.youtube.com

Ai shtoi se strategjia e investimeve është ndërtuar mbi parimin e sigurisë maksimale për kontribuuesit, duke mos e ekspozuar fondin ndaj rrezikut të panevojshëm, por duke shfrytëzuar mundësitë që krijohen në tregjet globale.

“Natyra e fondeve pensionale nuk Ă«shtĂ« si e investitorĂ«ve privatĂ«. Ajo kĂ«rkon durim dhe planifikim afatgjatĂ«â€, u shpreh ai.

Bajra theksoi se Trusti ka investuar në mënyrë të diversifikuar, përfshirë edhe në sektorin e mbrojtjes, me qëllim të ruajtjes së vlerës dhe rritjes graduale të kthimit.

Në fund, Bajra e cilësoi fondin pensional të Kosovës si një arritje institucionale, duke vënë në pah disiplinën e kontribuuesve dhe menaxhimin profesional ndër vite.

“Kosova sot ka njĂ« fond pensional gati katĂ«r miliardĂ« eurosh. Kjo Ă«shtĂ« storie suksesi dhe meritĂ« e kontribuuesve dhe e menaxhimit institucional”, pĂ«rfundoi Bajra./Telegrafi/.

Bajra: Rikthimi i Trumpit shënoi një kthesë gjeopolitike dhe tronditi tregjet globale, 2026-ta pritet të jetë edhe më 'i nxehtë'



Viti 2025 ka shĂ«nuar njĂ« ndryshim tĂ« thellĂ« nĂ« rendin gjeopolitik dhe ekonomik global, veçanĂ«risht pas rikthimit tĂ« Donald Trump nĂ« ShtĂ«pinĂ« e BardhĂ« si president i Shteteve tĂ« Bashkuara tĂ« AmerikĂ«s. KĂ«shtu tha nĂ« “PĂ«rballje Podcast”, eksperti i tregjeve financiare ndĂ«rkombĂ«tare, Emanuel Bajra, i cili vlerĂ«son se nuk ka pasur vetĂ«m ndryshim administrate, por edhe ndryshim doktrine politike dhe ekonomike.

“Me ardhjen e presidentit Trump, u ndryshua doktrina politike dhe ekonomike e Shteteve tĂ« Bashkuara. Brenda njĂ« kohe shumĂ« tĂ« shkurtĂ«r u nĂ«nshkruan qindra urdhra ekzekutivĂ« qĂ« krijuan perceptimin e njĂ« Amerike qĂ« po ndryshon rrĂ«njĂ«sisht”, tha Bajra, shkruan Telegrafi.

- YouTube www.youtube.com

Sipas tij, këto zhvillime janë reflektuar drejtpërdrejt në marrëdhëniet transatlantike dhe në fragmentimin e tregut evropian, i cili mbetet tregu më i madh dhe më i lakmueshëm konsumator në botë.

“AmerikĂ«s nuk i konvenon njĂ« EvropĂ« e bashkuar si njĂ«si e vetme tregtare. Kostoja e rikthimit tĂ« AmerikĂ«s si superfuqi e vetme po paguhet kryesisht nga Evropa”, theksoi ai.

Katër luhatjet kryesore në tregjet globale financiare gjatë 2025-së

Bajra thotë se kanë ndodhur katër luhatje të mëdha që kanë goditur tregjet financiare globale gjatë vitit 2025, me theks të veçantë në sektorin teknologjik dhe politikat tarifore amerikane.

“Kemi pasur katĂ«r luhatje serioze nĂ« tregjet globale. Ato erdhĂ«n si kombinim i gjeopolitikĂ«s, tarifave amerikane dhe goditjes sĂ« sektorit tĂ« teknologjisĂ«â€, shpjegoi ai.

Emanuel Bajra me kryredaktorin e Telegrafit Muhamet Hajrullahu n\u00eb "Perballje Podcast" Foto: Floriana Alija

Sipas tij, rënia e besimit në kompanitë e mëdha teknologjike, frika nga inteligjenca artificiale dhe reagimet emocionale të investitorëve krijuan pasiguri të theksuar, por pa shkaktuar kolaps sistemik.

“InvestitorĂ«t reagojnĂ« shumĂ« shpejt. Kur kapitali tĂ«rhiqet, bie konfidenca dhe krijohet panik, por tregjet kanĂ« treguar rikuperim gradual”, tha Bajra nĂ« “PĂ«rballje Podcast” me kryeredaktorin e Telegrafit, Muhamet Hajrullahu.

2026- vit më i nxehtë dhe pritjet për Trustin Pensional të Kosovës

Duke folur për vitin 2026, Bajra paralajmëron se pritet të jetë edhe më i tensionuar, si në aspektin gjeopolitik ashtu edhe në tregjet financiare, për shkak të konsolidimit të pushtetit të Trumpit dhe vendimeve ekonomike që priten nga administrata amerikane.

“Viti 2026 do tĂ« jetĂ« edhe mĂ« i nxehtĂ«. Amerika Ă«shtĂ« superfuqi dhe çdo vendim i saj reflektohet globalisht”, tha ai.

Sa i përket Trustit Pensional të Kosovës, ku Bajra është kryesues i bordit, thotë se pavarësisht luhatjeve të tregut, fondi mbetet stabil dhe me kthim pozitiv.

“Fondi pensional nuk Ă«shtĂ« investim pĂ«r sot e nesĂ«r. ËshtĂ« investim pĂ«r pensionimin. Luhatjet afatshkurtra nuk e rrezikojnĂ« tĂ« ardhmen e kontribuuesve”, theksoi ai.

Sipas Bajrës, viti 2025 pritet të mbyllet pozitivisht për fondin, ndërsa diversifikimi i investimeve dhe menaxhimi profesional kanë garantuar siguri dhe rritje afatgjatë.

“Kosova ka njĂ« fond pensional gati katĂ«r miliardĂ« eurosh. Kjo Ă«shtĂ« storie suksesi dhe meritĂ« e kontribuuesve dhe e menaxhimit institucional”, pĂ«rfundoi Bajra. /Telegrafi/

Mulliqi dhe Rizanaj: Edukimi medial dhe verifikimi janë çelësi kundër dezinformimit në zgjedhje




Dezinformimi gjatë fushatave zgjedhore në Kosovë po bëhet gjithnjë e më i sofistikuar, ndërsa rrjetet sociale dhe inteligjenca artificiale po e vështirësojnë dallimin mes lajmit të verifikuar dhe përmbajtjeve të rreme.

KĂ«shtu u tha nĂ« episodin e pestĂ« tĂ« “PĂ«rballje Podcast”, ku GetoarbĂ« Mulliqi nga Asociacioni i GazetarĂ«ve tĂ« KosovĂ«s dhe Festim Rizanaj nga HIBRID.info folĂ«n pĂ«r rreziqet qĂ« dezinformimi paraqet pĂ«r integritetin medial dhe proceset demokratike.

Mulliqi theksoi se, pavarësisht përgatitjes së gazetarëve, qytetarët mbeten të cenueshëm për shkak të mungesës së edukimit medial.

“GazetarĂ«t dinĂ« t’i demantojnĂ« dezinformatat, por qytetarĂ«t mbesin tĂ« pambrojtur pa edukim medial,” tha ajo shkruan Telegrafi.

Ndërkaq, Rizanaj paralajmëroi se rrjetet sociale kanë krijuar një ambient ku dezinformatat qarkullojnë me shpejtësi.

“Rrjetet sociale kanĂ« krijuar njĂ« mjegull informativ ku dezinformatat shpĂ«rndahen mĂ« shpejt se lajmet e verifikuara,” u shpreh ai.

- YouTube www.youtube.com

Të dy panelistët bënë thirrje për orientim drejt mediave kredibile, verifikim të informatave dhe institucionalizim të edukimit medial si zgjidhje afatgjate kundër dezinformimit./Telegrafi/.





Rizanaj: Mediat sociale kanĂ« krijuar “mjegull informativ”, ndĂ«rsa narrativat ruse amplifikohen pĂ«rmes mediave serbe



Mediat sociale po e dĂ«mtojnĂ« autoritetin e medias profesionale dhe kanĂ« krijuar njĂ« “mjegull informativ”, ku qytetarĂ«t pĂ«rballen çdo ditĂ« me pĂ«rmbajtje tĂ« pakontrolluara, pĂ«rfshirĂ« dezinformata qĂ« intensifikohen sidomos gjatĂ« fushatave zgjedhore.

KĂ«shtu u shpreh Festim Rizanaj, hulumtues nĂ« platformĂ«n HIBRID.info, nĂ« episodin e pestĂ« tĂ« “PĂ«rballje Podcast”, duke folur pĂ«r gjetjet nga monitorimi i dezinformimit nĂ« periudha zgjedhore.

Sipas Rizanajt, me shfaqjen e mediave sociale, secili ka mundĂ«si tĂ« hapĂ« faqe apo llogari dhe tĂ« shpĂ«rndajĂ« informacione, shpesh tĂ« emĂ«rtuara me prapashtesa si “info” apo “gazeta”, duke krijuar pĂ«rshtypjen e rreme tĂ« burimeve mediatike.

- YouTube www.youtube.com

“Kjo ia ka marrĂ« autoritetin medias kredibile dhe gazetarisĂ« profesionale, duke krijuar mjegull informativ nĂ« rrjete sociale,” tha Rizanaj shkruan Telegrafi.

Ai theksoi se sot shumica e qytetarëve informohen kryesisht përmes mediave sociale, ku qarkullojnë lloj-lloj informacionesh, përfshirë edhe dezinformata, gjë që e ka rritur nevojën për platforma të verifikimit të fakteve dhe për media profesionale e kredibile.

Dezinformimi gjatë fushatave dhe përdorimi i AI

Rizanaj tha se gjatë fushatave zgjedhore hapen qindra faqe, kanale dhe llogari të reja që shpërndajnë përmbajtje manipuluese, duke filluar nga deklarata të vjetra të ripublikuara, imazhe të edituara e video të prera, deri te përmbajtje të gjeneruara me inteligjencë artificiale.

“SĂ« fundmi kemi identifikuar video tĂ« gjeneruara me inteligjencĂ« artificiale, tĂ« cilat improvizohen si intervista tĂ« mediave kosovare pĂ«r t’i dhĂ«nĂ« legjitimitet pĂ«rmbajtjes sĂ« rreme", tha ai, transmeton Telegrafi.

Foto: Ridvan Slivova

Sipas Rizanajt, këto përmbajtje synojnë të ndikojnë drejtpërdrejt në perceptimin e audiencës dhe të votuesve, duke e bërë verifikimin e informacionit edhe më të domosdoshëm.

Duke folur për gjetjet e raportit të fundit të HIBRID.info, Rizanaj tha se mediat ruse, si Russia Today dhe Sputnik, operojnë në Ballkanin Perëndimor kryesisht në gjuhën serbe, me synim arritjen e një audience sa më të gjerë.

“Narrativat e kĂ«tyre mediave amplifikohen nga tabloidet dhe mediat e afĂ«rta me pushtetin nĂ« Serbi dhe mĂ« pas arrijnĂ« te komuniteti serb nĂ« KosovĂ«â€, tha ai.

Sipas Rizanajt, target audienca e këtyre mediave mbetet komuniteti serb, i cili vazhdon të informohet kryesisht nga tabloidet serbe, duke mos pasur alternativa të tjera të besueshme.

“KĂ«to narrativa riciklohen vazhdimisht dhe shpĂ«rndahen si informacione tĂ« besueshme, ndonĂ«se kanĂ« agjendĂ« tĂ« qartĂ« politike,” theksoi ai. /Telegrafi/


Mulliqi: Pa edukim medial, qytetarët mbeten të pambrojtur ndaj dezinformimit gjatë zgjedhjeve




Mungesa e edukimit medial dhe ndryshimi i shpejtë i mënyrës se si qytetarët informohen po e bëjnë shoqërinë kosovare gjithnjë e më të cenueshme ndaj dezinformimit, veçanërisht gjatë fushatave zgjedhore.

KĂ«shtu u tha nĂ« episodin e pestĂ« tĂ« “PĂ«rballje Podcast”( Integriteti Medial dhe Demokracia nĂ« KosovĂ«) ku GetoarbĂ« Mulliqi, drejtoreshĂ« e Asociacionit tĂ« GazetarĂ«ve tĂ« KosovĂ«s (AGK), foli pĂ«r rolin e organizatĂ«s, sfidat aktuale tĂ« mjedisit informativ dhe nevojĂ«n pĂ«r edukim medial tĂ« qĂ«ndrueshĂ«m.

Mulliqi theksoi se roli i AGK-së është zgjeruar përtej mbrojtjes së gazetarëve, duke përfshirë edhe mbrojtjen e lirisë së shprehjes dhe integritetit të informacionit.

“AGK-ja Ă«shtĂ« themeluar si organizatĂ« qĂ« i mbron tĂ« drejtat e gazetarĂ«ve, por roli ynĂ« Ă«shtĂ« zgjeruar edhe nĂ« mbrojtjen e lirisĂ« sĂ« shprehjes dhe luftimin e fenomeneve qĂ« e dĂ«mtojnĂ« integritetin e profesionit,” tha Mulliqi shkruan Telegrafi.



Ajo përmendi trajnime, akademi, punëtori dhe vizita studimore si pjesë të aktiviteteve të vazhdueshme të AGK-së për ngritjen e kapaciteteve profesionale të gazetarëve.

Foto: Ridvan Slivova

Ajo shtoi se ciklet e shpeshta zgjedhore e kanë bërë dezinformimin një fenomen të vazhdueshëm në diskursin publik.

Drejtoresha e AGK-së vlerësoi se gazetarët, falë trajnimeve, janë më të përgatitur për të demantuar dezinformatat, por problemi kryesor mbetet mungesa e edukimit medial te publiku.

“GazetarĂ«t kanĂ« ditur si t’i pĂ«rgĂ«njeshtrojnĂ« dezinformatat, por kur pĂ«rballen me qytetarĂ«t, shihet qartĂ« mungesa e edukimit mediatik,” tha Mulliqi.

Sipas saj, qytetarët shpesh nuk arrijnë të dallojnë mes një lajmi të verifikuar dhe përmbajtjeve mashtruese që qarkullojnë në rrjete sociale.

Mulliqi theksoi se lufta kundër dezinformimit nuk mund të fitohet pa e bërë edukimin medial pjesë të sistemit arsimor.

“Ne nuk kemi shkop magjik pĂ«r ta zgjidhur kĂ«tĂ« problem. Edukimi medial duhet tĂ« institucionalizohet dhe tĂ« fillojĂ« qĂ« nĂ« moshĂ« tĂ« hershme,” tha ajo.

Ajo theksoi se zhvillimi i të menduarit kritik është mburoja më e fortë ndaj dezinformimit, sidomos në një kohë kur inteligjenca artificiale e ka vështirësuar edhe më shumë dallimin mes të vërtetës dhe të pavërtetës./Telegrafi/


telegrafi.com





A po e ndryshojnë rrjetet sociale dhe AI mënyrën e dezinformimit gjatë zgjedhjeve? Flasin Mulliqi dhe Rizanaj



Dezinformimi gjatë fushatave zgjedhore në Kosovë mbetet një rrezik serioz për integritetin medial dhe proceset demokratike, ndërsa format e tij po bëhen gjithnjë e më të sofistikuara, veçanërisht përmes mediave sociale dhe përdorimit të inteligjencës artificiale.

KĂ«shtu u tha nĂ« episodin e pestĂ« tĂ« serisĂ« “PĂ«rballje Podcast” ( Integriteti Medial dhe Demokracia nĂ« KosovĂ«), ku u diskutua roli i organizatave tĂ« shoqĂ«risĂ« civile nĂ« luftĂ«n kundĂ«r dezinformimit, me fokus tĂ« veçantĂ« periudhĂ«n zgjedhore.

- YouTube www.youtube.com

Në këtë episod të ftuar ishin Getoarbë Mulliqi, drejtoreshë e Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës (AGK), dhe Festim Rizanaj, hulumtues në platformën HIBRID.

Ajo nënvizoi se AGK-ja, përveç mbrojtjes së gazetarëve, ka zgjeruar rolin e saj edhe në mbrojtjen e lirisë së shprehjes dhe integritetit të informacionit, përmes trajnimeve, akademive dhe bashkëpunimit me platforma të verifikimit të fakteve.

Foto: Ridvan Slivova

“GazetarĂ«t kanĂ« qenĂ« tĂ« pĂ«rgatitur pĂ«r t’i demantuar dezinformatat, por problemi kryesor Ă«shtĂ« mungesa e edukimit mediatik te qytetarĂ«t,” theksoi ajo.

Sipas Mulliqit, mungesa e edukimit medial në sistemin arsimor dhe shfaqja e portaleve të përkohshme gjatë fushatave e bëjnë mjedisin informativ edhe më të brishtë.

NdĂ«rsa hulumtuesi nga HIBRID, Festim Rizanaj, tha se mediat sociale kanĂ« ulur autoritetin e medias profesionale dhe kanĂ« krijuar njĂ« “mjegull informativ”.

“Sot shumica e njerĂ«zve informohen pĂ«rmes mediave sociale, ku qarkullojnĂ« lloj-lloj informacionesh, pĂ«rfshirĂ« edhe dezinformata,” tha Rizanaj nĂ« “PĂ«rballje Podcast” me kreyredaktorin e Telegrafit Muhamet Hajrullahu.

Ai paralajmëroi se gjatë fushatave zgjedhore hapen qindra faqe dhe llogari që shpërndajnë përmbajtje të rreme, përfshirë deklarata të vjetra, imazhe të manipuluara dhe video të gjeneruara me inteligjencë artificiale.

“SĂ« fundmi kemi edhe video tĂ« krijuara me inteligjencĂ« artificiale, tĂ« cilat imitojnĂ« intervista tĂ« mediave kosovare pĂ«r t’i dhĂ«nĂ« legjitimitet pĂ«rmbajtjes sĂ« rreme,” shtoi ai.

Narrativa nga mediat ruse dhe serbe

Rizanaj prezantoi edhe gjetjet e hulumtimeve të fundit të HIBRID.info, duke theksuar ndikimin e mediave ruse dhe serbe në hapësirën informative të Ballkanit Perëndimor.

“Narrativat e Russia Today dhe Sputnik nĂ« gjuhĂ«n serbe amplifikohen nga tabloidet nĂ« Serbi dhe arrijnĂ« te komuniteti serb nĂ« KosovĂ«,” tha ai.

Sipas tij, këto narrativa shpesh e paraqesin Listën Serbe si të vetmen alternativë politike për serbët në Kosovë, ndërsa institucionet e Kosovës dhe kryeministrin në detyrë si kërcënim për mbijetesën e tyre.

Foto: Ridvan Slivova

Thirrje për edukim medial

Të dy panelistët u pajtuan se zgjidhja afatgjate nuk qëndron vetëm te demantimi i dezinformatave, por te edukimi medial i qytetarëve.

“Ne nuk kemi shkop magjik pĂ«r ta zgjidhur problemin, por edukimi medial duhet tĂ« institucionalizohet,” tha Mulliqi.

Ndërsa Rizanaj theksoi rëndësinë e orientimit të publikut drejt mediave kredibile.

“Media serioze kanĂ« ekipe, burime dhe verifikim. Faqet nĂ« rrjete sociale me prapashtesa ‘info’ apo ‘gazeta’ nuk janĂ« domosdoshmĂ«rish media,” tha ai.

Diskutimi u mbyll me thirrje për bashkëpunim më të madh ndërmjet mediave tradicionale, organizatave të shoqërisë civile dhe platformave të fakt-checking-ut, për të mbrojtur integritetin e informacionit dhe proceset demokratike në Kosovë./Telegrafi/.

Ky Ă«shtĂ« episodi i pestĂ« i serisĂ« “PĂ«rballje Podcast” ( Integriteti Medial dhe Demokracia nĂ« KosovĂ«), qĂ« synon tĂ« nxisĂ« debat pĂ«r rolin e mediave, sfidat e besueshmĂ«risĂ« dhe ndikimin e dezinformimit gjatĂ« fushatave zgjedhore nĂ« KosovĂ«. /Telegrafi/


Kamberi: Sistemet digjitale për pyjet rrisin transparencën dhe monitorimin në Kosovë




NĂ« kuadĂ«r tĂ« programit “MbĂ«shtetje pĂ«r fuqizimin e menaxhimit tĂ« qĂ«ndrueshĂ«m dhe shumĂ«qĂ«llimor tĂ« pyjeve pĂ«r tĂ« pĂ«rmirĂ«suar jetesĂ«n nĂ« vendet rurale dhe pĂ«r tĂ« adresuar ndryshimin klimatik nĂ« KosovĂ«â€, tĂ« zbatuar nga Organizata e Kombeve tĂ« Bashkuara pĂ«r Ushqim dhe BujqĂ«si - FAO me mbĂ«shtetje nga Bashkimi Evropian dhe Suedia, Ă«shtĂ« publikuar episodi i pestĂ« i serisĂ« sĂ« podcasteve “Duaj e Ruaj Pyjet”.

Përdorimi i sistemeve digjitale për menaxhimin e pyjeve ka ndikuar drejtpërdrejt në rritjen e transparencës, përmirësimin e monitorimit dhe forcimin e qeverisjes mjedisore në Kosovë.

- YouTube www.youtube.com

Nexhmije Kamberi, Zyrtare për biodiversitet në Agjencinë për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës, tha se këto sisteme mundësojnë monitorim në kohë reale përmes imazheve satelitore dhe GIS-it.

“Sistemet digjitale lehtĂ«sojnĂ« koordinimin institucional, rrisin transparencĂ«n dhe mundĂ«sojnĂ« qasje nĂ« tĂ« dhĂ«na tĂ« verifikuara,” tha Kamberi shkruan Telegrafi.

Ajo theksoi se digjitalizimi ndihmon edhe në harmonizimin e legjislacionit pyjor me standardet evropiane dhe në forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional.

Ajo theksoi se teknologjia mundëson monitorim më efikas të gjendjes së pyjeve.

“Monitorimi pĂ«rmes imazheve satelitore dhe GIS-it mundĂ«son analiza nĂ« kohĂ« reale mbi ndryshimet e mbulesĂ«s pyjore,” u shpreh ajo.

Ky podcast Ă«shtĂ« pjesĂ« e serisĂ« sĂ« podcasteve tĂ« programit “MbĂ«shtetje pĂ«r fuqizimin e menaxhimit tĂ« qĂ«ndrueshĂ«m dhe shumĂ«qĂ«llimor tĂ« pyjeve pĂ«r tĂ« pĂ«rmirĂ«suar jetesĂ«n nĂ« vendet rurale dhe pĂ«r tĂ« adresuar ndryshimin klimatik nĂ« KosovĂ«â€, tĂ« zbatuar nga Organizata e Kombeve tĂ« Bashkuara pĂ«r Ushqim dhe BujqĂ«si – FAO. Video Ă«shtĂ« prodhuar me mbĂ«shtetjen financiare tĂ« Bashkimit Evropian dhe SuedisĂ«. PĂ«rmbajtja e saj nuk pasqyron domosdoshmĂ«rish pikĂ«pamjet e Bashkimit Evropian dhe SuedisĂ«./Telegrafi/.

Kamberi: Pyjet në zonat e mbrojtura kanë biodiversitet të pasur, por gjendja e tyre mbetet sfiduese




Pyjet e Kosovës përbëjnë rreth 45 për qind të territorit të vendit, ndërsa një pjesë e konsiderueshme e tyre ndodhet brenda zonave të mbrojtura, përfshirë rezervatet strikte, parqet kombëtare dhe peizazhet e mbrojtura.

KĂ«shtu u tha nĂ« kuadĂ«r tĂ« serisĂ« sĂ« podcasteve qĂ« pasqyrojnĂ« rezultatet e programit “MbĂ«shtetje pĂ«r fuqizimin e menaxhimit tĂ« qĂ«ndrueshĂ«m dhe shumĂ«qĂ«llimor tĂ« pyjeve pĂ«r tĂ« pĂ«rmirĂ«suar jetesĂ«n nĂ« vendet rurale dhe pĂ«r tĂ« adresuar ndryshimin klimatik nĂ« KosovĂ«â€, tĂ« zbatuar nga Organizata e Kombeve tĂ« Bashkuara pĂ«r Ushqim dhe BujqĂ«si - FAO me mbĂ«shtetje nga Bashkimi Evropian dhe Suedia.

NĂ« episodin e pestĂ« tĂ« serisĂ« sĂ« podcasteve “Duaj e Ruaj Pyjet” mysafire ishte Nexhmije Kamberi, zyrtare pĂ«r biodiversitet nĂ« AgjencinĂ« pĂ«r Mbrojtjen e Mjedisit tĂ« KosovĂ«s, e cila tha se pyjet nĂ« zonat e mbrojtura kanĂ« rĂ«ndĂ«si tĂ« veçantĂ« pĂ«r ekosistemin.

“Pyjet brenda kĂ«tyre zonave karakterizohen me biodiversitet shumĂ« tĂ« pasur dhe kanĂ« rol tĂ« rĂ«ndĂ«sishĂ«m nĂ« ruajtjen e stabilitetit ekologjik, mbrojnĂ« burimet ujore dhe ndikojnĂ« nĂ« mikroklimĂ«,” u shpreh Kamberi shkruan Telegrafi.

- YouTube www.youtube.com

Sipas Kamberit, pavarësisht statusit ligjor, gjendja e pyjeve në zonat e mbrojtura vazhdon të jetë problematike.

“Sa i pĂ«rket gjendjes sĂ« pyjeve nĂ« zonat e mbrojtura, gjendja Ă«shtĂ« ende sfiduese,” tha ajo.

Ajo theksoi se kërcënimet kryesore lidhen me aktivitetet ilegale dhe faktorët klimatikë.

“NĂ« radhĂ« tĂ« parĂ«, prerjet e pakontrolluara mbesin shqetĂ«sim kryesor, sepse shkaktojnĂ« reduktimin e biodiversitetit,” theksoi Kamberi transmeton Telegrafi.

“Zjarret janĂ« gjithashtu problematikĂ«, ndĂ«rsa ndryshimet klimatike ndikojnĂ« negativisht pĂ«rmes rritjes sĂ« temperaturave dhe paraqitjes sĂ« thatĂ«sisĂ«, qĂ« mundĂ«son shfaqjen e parazitĂ«ve dhe dĂ«mtuesve,” shtoi ajo.

Kamberi vuri në pah edhe ndikimin e ndërtimeve infrastrukturore.

“NdĂ«rtimet infrastrukturore qĂ« po ndodhin nĂ« zonat e mbrojtura ndikojnĂ« nĂ« defragmentimin e habitateve dhe zvogĂ«lojnĂ« sipĂ«rfaqet pyjore,” tha ajo.

Duke folur për menaxhimin e qëndrueshëm të pyjeve, Kamberi theksoi rëndësinë e bashkëpunimit ndërinstitucional.

“BashkĂ«punimi Ă«shtĂ« jashtĂ«zakonisht i rĂ«ndĂ«sishĂ«m, sepse mundĂ«son shkĂ«mbimin e njohurive dhe pĂ«rmirĂ«simin e gjendjes nĂ« terren,” u shpreh ajo.

Ajo vlerësoi edhe sistemet digjitale të të dhënave për pyje të prezantuara nga programi i FAO-s.

“Sistemet digjitale lehtĂ«sojnĂ« koordinimin institucional dhe rrisin transparencĂ«n, duke bĂ«rĂ« tĂ« mundur qasjen e publikut dhe institucioneve nĂ« tĂ« dhĂ«na tĂ« verifikuara,” tha Kamberi.

“Ato pĂ«rmirĂ«sojnĂ« monitorimin e pyjeve pĂ«rmes analizave nĂ« kohĂ« reale, duke pĂ«rdorur imazhe satelitore dhe GIS,” shtoi ajo.

Kamberi përmendi edhe shembuj konkretë të bashkëpunimit ndërinstitucional dhe ndërkombëtar.

“NjĂ« shembull konkret Ă«shtĂ« ripyllĂ«zimi nĂ« KomunĂ«n e Dragashit, i mbĂ«shtetur nga FAO, i cili ka ndikuar pozitivisht nĂ« gjendjen e ekosistemeve pyjore,” tha ajo.

“Po ashtu, falĂ« bashkĂ«punimit institucional dhe angazhimit tĂ« vullnetarĂ«ve, Ă«shtĂ« arritur tĂ« parandalohet dhe menaxhohet zjarri nĂ« rajonin e PrevallĂ«s,” shtoi Kamberi.

Në mesazhin përmbyllës, Kamberi theksoi rëndësinë e pyjeve për jetën dhe shëndetin publik.

“Mjedisi natyror, biodiversiteti dhe pyjet janĂ« pasuri e jashtĂ«zakonshme e vendit tonĂ« dhe ruajtja e tyre Ă«shtĂ« pĂ«rgjegjĂ«si e pĂ«rbashkĂ«t e tĂ« gjithĂ« neve. Pyjet janĂ« tĂ« rĂ«ndĂ«sishme pĂ«r stabilitetin ekologjik, pĂ«r shĂ«ndetin publik dhe pĂ«r zhvillimin ekonomik tĂ« qĂ«ndrueshĂ«m. Prandaj, pyjet duhet t’i ruajmĂ« bashkĂ«risht,” pĂ«rfundoi Kamberi.

Ky podcast Ă«shtĂ« pjesĂ« e serisĂ« sĂ« podcasteve tĂ« programit “MbĂ«shtetje pĂ«r fuqizimin e menaxhimit tĂ« qĂ«ndrueshĂ«m dhe shumĂ«qĂ«llimor tĂ« pyjeve pĂ«r tĂ« pĂ«rmirĂ«suar jetesĂ«n nĂ« vendet rurale dhe pĂ«r tĂ« adresuar ndryshimin klimatik nĂ« KosovĂ«â€, tĂ« zbatuar nga Organizata e Kombeve tĂ« Bashkuara pĂ«r Ushqim dhe BujqĂ«si – FAO. Video Ă«shtĂ« prodhuar me mbĂ«shtetjen financiare tĂ« Bashkimit Evropian dhe SuedisĂ«. PĂ«rmbajtja e saj nuk pasqyron domosdoshmĂ«rish pikĂ«pamjet e Bashkimit Evropian dhe SuedisĂ«./Telegrafi/

Nga Prishtina në gjithë Kosovën- ku po rritet më së shumti ndërtimi?



Ndërtimi në Kosovë nuk është më i përqendruar vetëm në kryeqytet, por po shtrihet me intensitet të lartë edhe në komunat dhe regjionet tjera të vendit, ku po zhvillohen projekte të reja banesore dhe urbane dhe jo vetëm.

KĂ«shtu u tha nĂ« “PĂ«rballje Podcast” nga Faton Hoxha, i cili theksoi se “boom” ndĂ«rtimi po vĂ«rehet nĂ« tĂ« gjitha regjionet e KosovĂ«s.

“NĂ« secilin prej regjioneve tĂ« KosovĂ«s ka boom ndĂ«rtimi – PrishtinĂ«, MitrovicĂ«, PejĂ«, GjakovĂ«, Prizren, Gjilan dhe Ferizaj”, u shpreh Hoxha.

- YouTube www.youtube.com

Sipas tij, Ferizaji është ndër komunat me zhvillimin më të shpejtë ekonomik dhe ndërtimor pas Prishtinës, ndërsa Prizreni po shënon zgjerim të madh drejt zonave përreth.

“Prizreni praktikisht po bashkohet me zonat pĂ«rreth pĂ«rmes projekteve tĂ« mĂ«dha ndĂ«rtimore”, tha Hoxha shkruan Telergafi.

Ai theksoi se edhe Gjakova po përjeton rritje të ndjeshme të ndërtimeve të reja, pavarësisht madhësisë së qytetit, ndërsa zhvillim të vazhdueshëm po shënojnë edhe Peja, Gjilani dhe Mitrovica.

Foto: Ridvan Slivova

Hoxha shtoi se dhënia e lejeve të reja ndërtimore dhe vazhdimi i projekteve të mëdha tregojnë qartë se kërkesa për banesa ekziston edhe jashtë kryeqytetit.

“PĂ«rderisa po jepen leje tĂ« reja ndĂ«rtimi, kjo tregon se ka kĂ«rkesĂ«. NĂ« momentin qĂ« nuk ka kĂ«rkesĂ«, nuk ka as ndĂ«rtim”, theksoi ai.

Në përmbyllje, Hoxha tha se ndërtimi do të vazhdojë në të gjitha këto komuna për aq kohë sa ekziston interes real për blerje.

“Derisa ka blerĂ«s dhe kĂ«rkesĂ« reale, ndĂ«rtimi nuk do tĂ« ndalet”, pĂ«rfundoi ai./Telegrafi/.

“NdĂ«rtimtaria Ă«shtĂ« infuzioni i ekonomisĂ«â€, Faton Hoxha tregon pse kĂ«rkesa pĂ«r blerje banesash nuk po bie nĂ« KosovĂ«



Sektori i ndërtimtarisë vazhdon të jetë një nga shtyllat kryesore të ekonomisë së Kosovës, ku rreth 12 për qind e të punësuarve janë në këtë sektor.

KĂ«shtu tha nĂ« “PĂ«rballje Podcast”, Faton Hoxha, kryetar i ShoqatĂ«s sĂ« NdĂ«rtuesve tĂ« KosovĂ«s, duke folur pĂ«r rolin e ndĂ«rtimtarisĂ« nĂ« zhvillimin ekonomik tĂ« vendit dhe trendet e vazhdueshme tĂ« ndĂ«rtimit.

Ai tha se ndërtimi nuk pritet të ndalet për aq kohë sa ekziston kërkesë reale për banesa.

- YouTube www.youtube.com

“NdĂ«rtimi ka qenĂ« dhe mbetet infuzioni i ekonomisĂ« sonĂ«. Ende Ă«shtĂ« diku te njĂ« e gjashta e GDP-sĂ« sĂ« KosovĂ«s dhe rreth 12 pĂ«r qind e tĂ« punĂ«suarve janĂ« nĂ« kĂ«tĂ« sektor”, tha Hoxha.

Ai theksoi se zhvillimi i ndërtimtarisë pas luftës ka qenë i domosdoshëm për shkak të rritjes së popullsisë dhe mungesës së infrastrukturës bazë, duke përfshirë jo vetëm objektet banesore, por edhe rrugët, shkollat, spitalet dhe infrastrukturën publike në përgjithësi.

Sipas Hoxhës, ndërtimi sot nuk është i përqendruar vetëm në Prishtinë, por është shtrirë në të gjitha regjionet e Kosovës.

“NĂ« secilin prej regjioneve tĂ« KosovĂ«s ka boom ndĂ«rtimi – PrishtinĂ«, MitrovicĂ«, PejĂ«, GjakovĂ«, Prizren, Gjilan dhe Ferizaj”, u shpreh ai.

Duke komentuar debatet për një ndalim apo ngadalësim të ndërtimit për shkak të numrit të lartë të banesave të pabanueshme, Hoxha tha se këto interpretime nuk pasqyrojnë realitetin e tregut.

“NĂ« momentin qĂ« nuk ka shitje, nuk ka as ndĂ«rtim. PĂ«rderisa ka blerĂ«s dhe kĂ«rkesĂ« reale, ndĂ«rtimi nuk do tĂ« ndalet”, theksoi ai nĂ« “PĂ«rballje Podcast” me kryeredaktorin e Telegrafit, Muhamet Hajrullahu.

Faton Hoxha/Telegrafi.com Foto: Ridvan Slivova

Ai shtoi se dhënia e lejeve të reja ndërtimore dhe vazhdimi i projekteve të mëdha tregojnë se kërkesa për banesa vazhdon edhe përtej qendrës së kryeqytetit.

Në përmbyllje, Hoxha vlerësoi se ndërtimtaria do të vazhdojë të mbetet faktor kyç i zhvillimit ekonomik të Kosovës, pavarësisht sfidave me planifikimin urban, infrastrukturën dhe kostot e ndërtimit.

Në këtë podcast ai ka folur edhe për legalizimet, cilësinë e ndërtimit të banesave dhe tema të tjera. /Telegrafi/

❌