Legjenda e futbollit holandez, Marco van Basten ka mbushur me lavde yllin e Barcelonës dhe Spanjës, Lamine Yamal duke e cilësuar adoleshentin si lojtarin më të mirë në botë në këtë moment.
Duke folur për ndikimin dhe nivelin e 18-vjeçarit, Van Basten ka qenë i prerë në vlerësimin e tij për statusin e Yamalit në futbollin botëror, pavarësisht moshës së re.
Ish-sulmuesi legjendar ka theksuar gjithashtu rëndësinë e mbrojtjes dhe menaxhimit të kujdesshëm të një talenti kaq të jashtëzakonshëm, në mënyrë që ai të ketë një karrierë sa më të gjatë në nivelin më të lartë.
âShpresoj vetĂ«m ta shijojmĂ« nĂ« fushĂ« pĂ«r sa mĂ« gjatĂ« tĂ« jetĂ« e mundurâ.
Këto komente forcojnë edhe më shumë bindjen në rritje në botën e futbollit se Lamine Yamal është një talent i rrallë, i aftë të përcaktojë një epokë të re në futbollin ndërkombëtar.
Yamal përndryshe ishte afër edhe ta fitonte Topin e Artë për vitin 2025, duke u renditur vetëm pas Ousmane Dembele./Telegrafi
NĂ« praninĂ« e Presidentes sĂ« RepublikĂ«s sĂ« KosovĂ«s, Vjosa Osmani Sadriu, Federata e Hendbollit e KosovĂ«s (FHK) tĂ« premten, nĂ« SallĂ«n e Kuqe tĂ« Pallatit tĂ« RinisĂ« nĂ« PrishtinĂ«, ka mbajtur ceremoninĂ« tradicionale âLaureatĂ«t 2025â.
Ămimet kryesore tĂ« mbrĂ«mjes u fituan nga Egzon Gjuka dhe Tina Hetemi.
Gjuka u shpall për herë të pestë radhazi hendbollisti më i mirë i vitit në Kosovë. Ai udhëhoqi Rahovecin drejt titullit të kampionit dhe u dallua gjithashtu me paraqitje të shkëlqyera edhe në Kombëtaren e Kosovës.
Ndërkohë, Tina Hetemi u shpall hendbollistja më e mirë e vitit për herë të parë. Ajo pati paraqitje shumë të mira gjatë gjithë vitit me Samadrexhën, ndërsa kontribuoi me sukses edhe në ndeshjet e Kombëtares.
Ceremonia nisi me fjalimin përshëndetës të Presidentes Osmani, e cila foli për sfidat e sportit kosovar dhe sukseset e sportistëve, me theks të veçantë te hendbollistët. Më pas, Presidenti i FHK-së, Edin Kolgeci, prezantoi të arriturat e federatës gjatë vitit 2025, si dhe jubile të rëndësishme institucionale.
Si zakonisht, u ndanë edhe çmime dhe shpërblime të shumta individuale e kolektive. Lojtarët më të mirë të Kombëtares u shpallën Leonard Gegaj dhe Mirjeta Bytyqi.
Në shtatëshen më të mirë te hendbollistët, përveç Egzon Gjukës, u përzgjodhën edhe: portieri Olt Kabashi (Besa Famgas), aloja e majtë Lulzim Shabani (Rahoveci), fundori i majtë Deniz Terziqi (Besa Famgas), lojtari i vijës Jeton Bislimi (Kastrioti), fundori i djathtë Arbios Mushkolaj (Rahoveci) dhe aloja e djathtë Enis Kuleta (Prishtina).
Ardit Tafilaj nga Rahoveci u shpall lojtari më i mirë i mbrojtjes, ndërsa Jon Vokshi i Besa Famgas fitoi çmimin e golashënuesit më të mirë me plot 255 gola.
Te hendbollistet, shtatĂ«shja mĂ« e mirĂ« pĂ«rbĂ«het nga: Marisa Berisha (portiere â Shqiponja), Arjeta Imeraj (alo e majtĂ« â Tereza), Amanda Toledo Abreu (fundore e majtĂ« â Samadrexha), Tina Hetemi (qendĂ«r â Samadrexha), Suzana Ujkiq (lojtare e vijĂ«s â Istogu), Sevdanur Ozkan (fundore e djathtĂ« â Ferizaj) dhe Dijana Ujkiq (alo e djathtĂ« â Istogu).
Fetane Uzunlar e Ferizajt u shpall lojtarja më e mirë e mbrojtjes, ndërsa Alma Nivokazi e Shqiponjës fitoi çmimin e golashënueses më të mirë të vitit me 175 gola.
Klubet më të mira të vitit u shpallën Rahoveci në konkurrencën e meshkujve dhe Istogu te femrat. Ndërkohë, klube të tjera të vlerësuara ishin: Besa Famgas (juniorë, kadetë), Deçani (pionierë), Prizreni (fatosë); Samadrexha (kadete), Vushtrria (pioniere) dhe Besa (fatose).
Faruk Shala i Istogut u shpall trajneri më i mirë i vitit në konkurrencën e femrave. Genc dhe Getoar Bujupi u vlerësuan si dyshja më e mirë e vitit te gjyqtarët, ndërsa Fisnik Jashari i Kastriotit u shpall Punëtori Sportiv i Vitit 2025.
FHK-ja ndau gjithashtu mirënjohje për Shpresat e Vitit, si dhe mirënjohje Post Mortem për personalitete të shumta që kanë dhënë kontribut të çmuar në hendbollin kosovar, duke nderuar trashëgiminë dhe punën e tyre ndër vite./Telegrafi
Kapiteni i Sunderlandit, Granit Xhaka, ka bërë një koment që ka prekur zemrat e shumë njerëzve në rrjetet sociale, duke treguar edhe një herë anën e tij njerëzore jashtë fushës së blertë.
Mesfushori shqiptar i ka dhënë mbështetje morale një tifozi të Sunderlandit, të cilit i ka ndërruar jetë babai, duke lënë një mesazh që u shpërnda me shpejtësi në platforma të ndryshme sociale.
Në muajin prill, Ross Appleby, një përkrahës ikonë i Sunderlandit, vdiq pas një sëmundjeje të rëndë. Djali i tij, Ray, kishte shprehur dhimbjen për humbjen e babait përmes një postimi në TikTok, duke përmendur edhe rikthimin e Sunderlandit në Liga Premier dhe paraqitjet e shkëlqyera të skuadrës këtë sezon.
Megjithatë, ai nuk e kishte pritur reagimin e kapitenit të ekipit. Në postimin e Rayt, Granit Xhaka la një koment të fuqishëm dhe emocionues:
âNe do tĂ« luftojmĂ« pĂ«r tĂ« nĂ« çdo ndeshjeâ.
Ky mesazh u prit me shumë emocione nga djali i tifozit të ndjerë, i cili falënderoi publikisht Xhakën për gjestin e tij, duke vlerësuar mbështetjen dhe respektin e treguar.
NdĂ«rkohĂ«, Xhaka pritet tâu japĂ« njĂ« motivim tĂ« madh edhe bashkĂ«lojtarĂ«ve tĂ« tij pĂ«r ndeshjen e radhĂ«s ndaj Leedsit, e vlefshme pĂ«r xhiron e 18-tĂ« tĂ« Liga Premier.
Përndryshe, Xhaka është shndërruar në një nga transferimet më të suksesshme të verës në futbollin anglez, pasi iu bashkua Sunderlandit nga Bayer Leverkuseni. Më herët, ai kishte kaluar shtatë vite te Arsenali, ndërsa për katër sezone kishte veshur fanellën e Borussia Monchengladbachut./Telegrafi
Sulmuesi i Barcelonës Robert Lewandowski ka zbuluar një prapaskenë të çmendur, duke mos i mohuar spekulime se klubi katalunas i ka kërkuar të mos shënojë gola shkaku i bonusit në marrëveshje me Bayern Munich.
Barcelona ishte në gjendje të rëndë financiare kur nënshkroi me polakun, ndërsa ishte i përfshirë në marrëveshje ku katalunasit duhet të paguajnë ekstra në rast që ky i fundit e arrin një numër të caktuar të golave.
Lewa në intervistën e fundit e konfirmoi se shpesh herë mendonte se nëse duhet të shënonte, pasi Barcelona i shihte secilën euro.
âKa disa gjĂ«ra qĂ« nuk dua tĂ« flasĂ«. E respektoj BarcelonĂ«n dhe tĂ« gjithĂ« qĂ« punojnĂ« kĂ«tuâ.
âIsha nĂ« dijeni tĂ« situatĂ«s sĂ« klubit. ShumĂ« gjĂ«ra duhet tĂ« rizgjidhen pĂ«r tĂ« mirĂ«n e klubit. NĂ« pĂ«rgjithĂ«si, ishte bonusiâ.
âNĂ« njĂ« moment, Barcelona po shikonte secilĂ«n euro. Nuk ishte gjĂ« e vogĂ«l. PĂ«r mua nuk kishte ndryshim, nuk e kisha problem por pyesja vetĂ«n nĂ«se duhet tĂ« shĂ«noja ose joâ, deklaroi ai.
NdĂ«rkohĂ«, thuhet se Barcelona dĂ«shiron tĂ« mos ia vazhdojĂ« kontratĂ«n Lewas, por ky i fundit Ă«shtĂ« i etur pĂ«r tĂ« qĂ«ndruar nĂ« âCamp Nouâ./Telegrafi
Juventusi ka publikuar pamje të sulmuesit Edon Zhegrova, kur ky i fundit festonte, kur kontribuoi në golin ndaj Romës.
Zhegrova kundër Romës zhvilloi një paraqitje solide pavarësisht që u kritikua nga Luciano Spalleti për punën në aspektin defansiv, ndërsa edhe harkoi te goli i fitores.
Juventusi ka publikuar një video në Facebook të Zhegrovës, kur ky i fundit nis festën pasi pa që topi hyri brenda rrjetës.
âPasionâ, ndĂ«r tĂ« tjera ishte e shkruar nĂ« mbishkrim tĂ« skuadrĂ«s italiane.
NdĂ«rkohĂ«, Zhegrova Ă«shtĂ« rikthyer nĂ« stĂ«rvitje me ekipin tĂ« premten dhe Ă«shtĂ« nĂ« dispozicion tĂ« Spallettit, nĂ«se ky i fundit vendosĂ« tâi jep minutazhĂ« nĂ« vikend kundĂ«r Pisa./Telegrafi/
Real Madridi po shqyrton opsionet nĂ« repartin defensiv dhe sipas gazetarit Mario Cortegana tĂ« âThe Athleticâ, klubi madrilen dĂ«shiron qĂ« Ferland Mendy tĂ« largohet nga âSantiago Bernabeuâ.
Mbrojtësi i majtë nuk shihet më si pjesë e planeve afatgjata të klubit dhe është konsideruar si i tepërt në projektin e ardhshëm sportiv.
Megjithatë, qëndrimi i klubit nuk përputhet me dëshirën e lojtarit. Ferland Mendy ka kontratë të vlefshme deri në vitin 2028 dhe është i vendosur të qëndrojë te Real Madridi, duke synuar të provojë vlerën dhe të kontribuojë për skuadrën sa herë që të jetë në gjendje fizike të mirë.
Problemet e vazhdueshme me lëndimet kanë ndikuar ndjeshëm në aventurën e Mendyt në Madrid. Këtë sezon, mbrojtësi francez ka zhvilluar vetëm një paraqitje, ndërsa vështirësitë fizike i kanë pamundësuar krijimin e vazhdimësisë dhe rikthimin në formën më të mirë.
Situata aktuale nxjerr në pah një përplasje të mundshme mes strategjisë së klubit dhe synimeve personale të lojtarit. Real Madridi po mendon për riorganizimin e mbrojtjes për të ardhmen, ndërsa Mendy nuk dëshiron të largohet dhe kërkon kohë për të dëshmuar se ende mund të jetë i dobishëm.
Muajt e ardhshëm pritet të jenë vendimtarë për të ardhmen e Ferland Mendyt, me të dyja palët që do të duhet ta menaxhojnë me kujdes këtë situatë delikate./Telegrafi
Trajneri i Aston Villa, Unai Emery, ka folur para udhĂ«timit tĂ« skuadrĂ«s nĂ« âStamford Bridgeâ, duke e cilĂ«suar pĂ«rballjen ndaj Chelseat si njĂ« nga testet mĂ« tĂ« vĂ«shtira tĂ« sezonit nĂ« LigĂ«n Premier.
Tekniku spanjoll ka theksuar respektin maksimal për rivalin londinez, duke vlerësuar cilësinë e lojtarëve, stafin teknik dhe formën në rritje të skuadrës së Enzo Marescas.
âNe e respektojmĂ« shumĂ« vĂ«shtirĂ«sinĂ« e LigĂ«s Premier dhe faktin se po luajmĂ« kundĂ«r Chelseat. Ata janĂ« favoritĂ« pĂ«r tĂ« qenĂ« nĂ« top katĂ«r dhe favoritĂ« pĂ«r tĂ« luftuar pĂ«r titullin nĂ« LigĂ«n Premier, sepse kanĂ« lojtarĂ« shumĂ« tĂ« mirĂ«, njĂ« trajner shumĂ« tĂ« mirĂ« dhe janĂ« duke u pĂ«rmirĂ«suar vazhdimishtâ.
âAta janĂ« kampionĂ«t e BotĂ«rorit tĂ« Klubeve dhe kjo do tĂ« thotĂ« shumĂ«. Tani janĂ« pas nesh nĂ« renditje, por ndihen shumĂ« tĂ« fortĂ« dhe po luajnĂ« me vetĂ«besim. Po konkurrojnĂ« shumĂ« mirĂ« ndaj skuadrave mĂ« tĂ« miraâ.
âAta e kanĂ« mposhtur Liverpoolin nĂ« shtĂ«pi, kanĂ« konkurruar nĂ« mĂ«nyrĂ« fantastike kundĂ«r Arsenalit duke barazuar, e kanĂ« mposhtur BarcelonĂ«n nĂ« LigĂ«n e KampionĂ«ve dhe fituan edhe ndeshjen e fundit nĂ« shtĂ«pi kundĂ«r Evertonitâ.
âAta ndihen shumĂ« tĂ« fortĂ« nĂ« shtĂ«pi. Ajo qĂ« ka shumĂ« rĂ«ndĂ«si Ă«shtĂ« se si ndihemi ne tani, me momentumin qĂ« kemi. NesĂ«r Ă«shtĂ« njĂ« test shumĂ« i madh pĂ«r ne. NjĂ« test i madh nĂ« Chelsea, njĂ« test i madh si mysafir, njĂ« test i madh pĂ«r mĂ«nyrĂ«n se si do tĂ« reagojmĂ« jashtĂ« fushe kundĂ«r njĂ« skuadre si Chelseaâ.
âJemi shumĂ« tĂ« motivuar dhe tĂ« emocionuar pĂ«r mĂ«nyrĂ«n se si do tâi pĂ«rballim nesĂ«r. Jemi tĂ« fokusuar maksimalisht nĂ« kĂ«tĂ« ndeshje pĂ«r tĂ« provuar tĂ« japim mĂ« tĂ« mirĂ«n tonĂ«â, deklaroi ai.
Përballja mes Chelseas dhe Villas do të zhvillohet të shtunën prej orës 18:30./Telegrafi
Napoli është një nga klubet që po shfaq interes konkret për mesfushorin e Bayern Munich, Leon Goretzka, në afatin kalimtar të janarit. Gjigantët italianë po kërkojnë përforcime në mesfushë dhe gjermani është shndërruar në objektivin kryesor.
30-vjeçari iu bashkua Bayernit nga Schalke në verën e vitit 2018 dhe deri më tani ka regjistruar mbi 285 paraqitje me bavarezët, duke shënuar 46 gola në të gjitha garat. Kontrata e tij me Bayernin skadon në fund të këtij sezoni, ndërsa interesim për të kanë shfaqur edhe klube të tjera, përfshirë Atletico Madridin.
Sipas raportimeve tĂ« âTuttomercatoWebâ, Napoli e ka vendosur Goretzkan nĂ« krye tĂ« listĂ«s sĂ« dĂ«shirave pĂ«r janarin. KampionĂ«t e Serie A aktualisht renditen nĂ« vendin e tretĂ« nĂ« tabelĂ« pas 15 xhirove, me 31 pikĂ«, njĂ« mĂ« pak se Milani i vendit tĂ« dytĂ« dhe dy mĂ« pak se lideri Inter.
Skuadra e Antonio Contes po vuan mungesat e disa lojtarëve kyç në mesfushë, si Kevin De Bruyne, Billy Gilmour dhe Frank Anguissa, kryesisht për shkak të lëndimeve, duke e lënë ekipin me pak alternativa në këtë repart. Për të mbajtur gjallë garën për Scudetton, Napoli ka nevojë për cilësi dhe eksperiencë në mesfushë, ndërsa Goretzka shihet si një profil ideal.
Te Bayerni, Goretzka ndodhet pas Joshua Kimmich dhe Aleksandar Pavlovic në hierarkinë e mesfushës, por ai vazhdon të konsiderohet një lojtar i rëndësishëm në skuadrën e Vincent Kompanyt. Këtë sezon, mesfushori ka zhvilluar 14 ndeshje në Bundesliga, 12 prej tyre si titullar, ndërsa në Ligën e Kampionëve ka regjistruar vetëm pesë paraqitje si zëvendësues.
Bayern Munich nuk është i prirur ta humbasë Goretzkan në janar dhe vetëm një ofertë bindëse nga Napoli apo ndonjë klub tjetër mund ta ndryshojë këtë qëndrim. Në të kundërt, gjermani pritet të qëndrojë në Mynih deri në fund të sezonit dhe të largohet si lojtar i lirë në verë./Telegrafi
Trajneri Pep Guardiola po sheh me optimizëm rikthimin e disa lojtarëve kyç nga lëndimet, teksa Manchester City synon të shtyjë fort drejt fitimit të disa trofeve madhorë këtë sezon, përfshirë edhe Ligën Premier.
Guardiola ka pranuar se do të preferonte që City të ishte në krye të tabelës në Ligën Premier, por është i kënaqur që skuadra ndodhet shumë pranë liderëve të Arsenalit. Kampionët në fuqi janë vetëm dy pikë prapa londinezëve, përpara ndeshjes së fundjavës ndaj Nottingham Forest.
Në Ligën e Kampionëve, Manchester City renditet në vendin e katërt dhe është pesë pikë prapa Arsenalit, por mbetet në pozicion të favorshëm për një kualifikim direkt në fazën e 1/8 së finales, nëse përfundon mes tetë skuadrave më të mira.
âDo tĂ« preferoja tĂ« ishim 10 pikĂ« para tĂ« gjithĂ«ve, por realiteti Ă«shtĂ« ky. Arsenali po bĂ«n shumĂ« mirĂ«, por ne jemi aty⊠jemi ende nĂ« fund tĂ« dhjetoritâ.
âNĂ« LigĂ«n e KampionĂ«ve jemi lart, nĂ« LigĂ«n Premier po ashtu. Jemi nĂ« gjysmĂ«finale tĂ« KupĂ«s sĂ« LigĂ«s dhe sĂ« shpejti nis edhe FA Cupâ.
âDisa lojtarĂ« shumĂ« tĂ« rĂ«ndĂ«sishĂ«m po kthehen, kĂ«shtu qĂ« do ta shohim hap pas hapi, ndeshje pas ndeshjeje, çfarĂ« do tĂ« ndodhĂ«â.
Një nga lajmet më të mira për Guardiolën është gjendja e Rodrit. Mesfushori spanjoll nuk ka luajtur që nga fillimi i nëntorit për shkak të një lëndimi në kofshë, por tani është shumë pranë rikthimit dhe mund të jetë i gatshëm për përballjen me Nottingham Forest.
âRodri Ă«shtĂ« shumĂ«, shumĂ« mĂ« mirĂ«. NĂ«se do tĂ« jetĂ« i gatshĂ«m apo jo, do ta vendosim sotâ.
âJeremy Doku dhe John Stones ende nuk janĂ« gati, por shumĂ« shpejt do tĂ« kthehenâ./Telegrafi
Robert Lewandowski nuk ka asnjĂ« plan pĂ«r tâu larguar nga Barcelona, pavarĂ«sisht pasigurisĂ« nĂ« rritje lidhur me rolin e tij nĂ« skuadĂ«r dhe situatĂ«n kontraktuale.
Sipas âSportâ, sulmuesi 37-vjeçar dĂ«shiron tĂ« qĂ«ndrojĂ« nĂ« âCamp Nouâ dhe tĂ« rikthejĂ« rĂ«ndĂ«sinĂ« e tij nĂ« ekip, pasi ka humbur vendin e titullarit si numĂ«r 9, me Ferran Torres qĂ« ka fituar mĂ« shumĂ« hapĂ«sira.
Lewandowski po hyn nĂ« gjashtĂ«mujorin e fundit tĂ« kontratĂ«s, e cila skadon mĂ« 30 qershor dhe duhet tĂ« bindĂ« klubin qĂ« tâi ofrojĂ« njĂ« rinovim. Nga 1 janari, ai Ă«shtĂ« i lirĂ« tĂ« negociojĂ« me klube tĂ« tjera, me interes konkret qĂ« vjen nga MLS dhe Arabia Saudite.
Këtë sezon, polaku ka shënuar tetë gola në La Liga, por ka kaluar një muaj pa gjetur rrugën e rrjetës, ndërsa problemet fizike janë bërë më të shpeshta. Kjo ka shtuar dilemat brenda klubit për vazhdimësinë e tij si lider i repartit ofensiv.
Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, po e menaxhon me kujdes ngarkesën e tij, duke shpresuar që Lewandowski të jetë vendimtar në pjesën e dytë të sezonit. Strategjia është që përvoja dhe instinkti të shfrytëzohen maksimalisht në momentet kyçe.
Nëse Lewandowski nuk arrin të rikthejë ndikimin dhe të riafirmohet si titullar i padiskutueshëm, largimi do të bëhej një opsion realist, duke detyruar Barcelonën të rishikojë planet për pozicionin e sulmuesit qendror./Telegrafi
Trajneri i Juventusit Luciano Spalletti ka marrë një lajm pozitiv pasi sulmuesi Edon Zhegrova, së bashku me disa bashkëlojtarë do të jenë gati për ndeshjen e të shtunës ndaj Pisa.
Anësori kosovar ka munguar në stërvitje në ditët e fundit shkaku se ka qenë i sëmurë, megjithatë në stërvitjen e të premtes ka qenë në fushë me bashkëlojtarët.
âSportmediasetâ raporton se Zhegrova, Weston McKennie dhe Gleison Bremer stĂ«rviten me grupin dhe do tĂ« jenĂ« gati edhe pĂ«r tĂ« nisur titullarĂ« nĂ«se Spalletti vendos tâiu jep hapĂ«sirĂ«.
Lajmi edhe më i mirë për yllin e Kosovës është se sulmuesi portugez Francesco Conceicao ka stërvitur i vetëm dhe nuk do të jetë në gjendje të udhëtojë me skuadrën të shtunën.
KĂ«sisoj, Spallettit do tâi duhet tĂ« vendosĂ« mes ZhegrovĂ«s, Fabio Miretti ose Vasilije Adzic pĂ«r vendin nĂ« formacionin bazĂ«.
Përballja mes Pisas dhe Juventusit do të zhvillohet të shtunën me fillim nga ora 20:45./Telegrafi
Real Madridi nuk e ka ndryshuar planin sa i pĂ«rket Vinicius Jr, sipas asaj qĂ« raporton âSER Deportesâ, por tashmĂ« ka krijuar njĂ« plan tĂ« dytĂ«.
âLos Blancosâ dĂ«shirojnĂ« ta mbajnĂ« brazilianin nĂ« klub, megjithatĂ« besimi ndaj tij nuk Ă«shtĂ« mĂ« i plotĂ« si nĂ« sezonin e kaluar, pĂ«r shkak tĂ« formĂ«s sĂ« dobĂ«t qĂ« po kalon sulmuesi.
Vinicius po kalon një periudhë të vështirë, duke mos arritur të shënojë gol në 14 ndeshje radhazi, çka ka ngritur pikëpyetje të mëdha brenda klubit për ndikimin aktual në skuadër.
Sipas raportit, nëse Vinicius vazhdon me paraqitje zhgënjyese, Real Madridi ka një plan alternativ: Transferimin e një organizatori loje si Vitinha nga PSG.
Mesfushori portugez është vlerësuar si një nga tre lojtarët më të mirë në botë dhe konsiderohet si një nga krijuesit më të mirë të lojës në futbollin aktual, falë vizionit, qarkullimit të topit dhe aftësisë për të kontrolluar ritmin e ndeshjes.
Real Madridi ka hasur vështirësi këtë sezon në krijimin e rasteve nga mesfusha, pavarësisht paraqitjeve mbresëlënëse të Arda Guler dhe Jude Bellingham, të cilët nuk kanë mundur gjithmonë ta mbulojnë mungesën e kreativitetit të vazhdueshëm në fazën ofensive.
Situata e Vinicius Jr pritet të monitorohet nga afër në javët në vijim, ndërsa drejtuesit e klubit madrilen po përgatisin skenarë të ndryshëm për të ardhmen e skuadrës.
Ndërkohë, ende nuk dihet nëse PSG-ja do ta pranojë shitjen e Vitinhas pasi mbetet lojtar kyç në formacionin e Luis Enriques./Telegrafi/
Arsenali ka ndryshuar qëndrim sa i përket të ardhmes së sulmuesit Gabriel Jesus, duke mos qenë më i gatshëm ta lejojë largimin e tij në afatin kalimtar të janarit, pavarësisht se më herët kishte qenë i hapur për një shitje të mundshme.
Trajneri Mikel Arteta e konsideron rikthimin në formë të brazilianit dhe rolin e tij në skuadër si elemente kyçe për pjesën e mbetur të sezonit.
Sulmuesi 27-vjeçar ka rikonfirmuar rĂ«ndĂ«sinĂ« e tij pĂ«r ekipin, pavarĂ«sisht problemeve tĂ« shpeshta me lĂ«ndimet. Pas rikuperimit nga shqetĂ«simet nĂ« muskujt e kofshĂ«s, Jesus ka nisur tĂ« aktivizohet rregullisht, duke sjellĂ« intensitet nĂ« presion, lĂ«vizje pa top dhe lojĂ« lidhĂ«se â elemente thelbĂ«sore nĂ« sistemin e ArtetĂ«s.
âGabriel Ă«shtĂ« shumĂ« nĂ« formĂ«. Ne kemi rritur gradualisht minutat e tijâ.
âPĂ«rderisa ishte nĂ« rregull fizikisht, tĂ« gjithĂ« ishim tĂ« kĂ«naqur ta linim nĂ« fushĂ«. Kur filluam tĂ« shihnim shenja lodhjeje, e zĂ«vendĂ«suam, por jemi shumĂ« tĂ« kĂ«naqur me tĂ«â.
NĂ« mesin e vitit 2025, Arsenali kishte konsideruar seriozisht njĂ« shitje tĂ« mundshme tĂ« Gabriel Jesus nĂ« janar, veçanĂ«risht pĂ«r shkak tĂ« interesimit nga klubet saudite. MegjithatĂ«, paraqitjet e fundit kanĂ« ndryshuar llogaritjet nĂ« âEmiratesâ, pasi braziliani nuk shihet mĂ« si lojtar i tepĂ«rt nĂ« skuadĂ«r.
Sezonin e kaluar, Gabriel Jesus regjistroi shtatë gola dhe dy asistime në 27 paraqitje për Arsenalin në të gjitha garat, duke treguar se edhe mes lëndimeve, ai mbetet një hallkë e rëndësishme në projektin e Artetës./Telegrafi
Komiteti Ekzekutiv i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK) ka vendosur që më 5 shkurt 2026 të mbahet Kuvendi Zgjedhor 2026.
KE konstatoi se përgatitjet për kuvendet zgjedhore kanë shkuar sipas dinamakës së paraparë, andaj më 5 shkurt 2026 do të jetë gjithçka e kompletuar.
âNĂ« lidhje me procesin zgjedhor, KE i FFK-sĂ« konstatoi se pĂ«rgatitjet pĂ«r kuvendet zgjedhore nĂ« regjione janĂ« duke u zhvilluar sipas dinamikĂ«s sĂ« paraparĂ«. NĂ« kĂ«tĂ« kuadĂ«r, Komiteti Ekzekutiv vendosi qĂ« Kuvendi Zgjedhor i FFK-sĂ« tĂ« mbahet mĂ« 5 shkurt 2026â.
Ndërkohë, KE e FFK-së vendosi edhe për ndarjen e një fondi simbolik për dhurata të Vitit të Ri për fëmijët e Luginës së Preshevës, si shenjë solidariteti dhe përkrahje.
Komunikata e plotë më poshtë:
Komiteti Ekzekutiv i Federatës së Futbollit të Kosovës ka mbajtur mbledhjen e fundit për këtë vit nën drejtimin e presidentit Agim Ademi. Rendi i ditës i kësaj mbledhje ishte aprovimi i procesverbalit të mbledhjes së kaluar, përmbyllja e vitit 2025, përgatitjet për procesin zgjedhor, si dhe pika të ndryshme.
Në fillim, Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi unanimisht procesverbalin e mbledhjes së kaluar.
Duke folur për vitin 2025, presidenti Agim Ademi, theksoi se ky vit ka qenë jashtëzakonisht i suksesshëm në të gjitha segmentet, me arritje historike për futbollin e Kosovës. Ai vlerësoi se viti është përmbyllur shumë mirë, si në aspektin organizativ të Federatës, ashtu edhe me rezultatet e arritura nga Kombëtarja A dhe klubet kosovare në arenën evropiane.
Presidenti Ademi potencoi rĂ«ndĂ«sinĂ« e dy ndeshjeve tĂ« ardhshme tĂ« âplay-offâ-it tĂ« KombĂ«tares, duke theksuar se pĂ«rqendrimi i plotĂ« duhet tĂ« jetĂ« nĂ« ndeshjen e parĂ« ndaj SllovakisĂ«, me shpresĂ«n qĂ« KombĂ«tarja do tĂ« jetĂ« nĂ« formĂ«n optimale nĂ« muajin mars dhe do tâi kalojĂ« me sukses edhe kĂ«ta dy hapa pĂ«r tĂ« realizuar Ă«ndrrĂ«n e shumĂ« gjeneratave pĂ«r paraqitjen e parĂ« historike nĂ« KupĂ«n e BotĂ«s.
Po ashtu, u vlerësua pozitivisht edhe paraqitja e deritashme kualifikuese nga Kombëtarja U21, derisa u konsiderua si objektiv shumë i rëndësishëm kualifikimi në Kampionatin Evropian U21 në vitin 2027. U vlerësuan edhe sukseset e Kombëtares U17 të vajzave, si dhe paraqitjet e mira të FC Drita në Ligën e Konferencës dhe FC Prishtina 01 Ligën e Kampionëve në futsall.
Sa i përket grupmoshave U15, U17 dhe U19, Komiteti Ekzekutiv i FFK-së vlerësoi se ka hapësirë për përmirësim dhe se në këtë drejtim do të ketë rifreskim të stafeve teknike. U theksua rëndësia e zhvillimit që nis nga grupmosha U15, si dhe nevoja për reformë në nivel të regjioneve, me qëllim që përzgjedhja e talenteve të bëhet në mënyrë sa më meritore dhe profesionale. Në këtë kuadër, KE vendosi krijimin e një ekipi për zhvillimin e grupmoshave, të cilin nga KE do ta mbikqyrë Samir Ujkani.
KE i FFK-së konstatoi se garat në të gjitha ligat gjatë këtij viti kanë shkuar shumë mirë. U vlerësua fakti që Kosova vazhdon të mbajë pozitë shumë të mirë në renditjen e UEFA-s për klube, duke u renditur në vendin e 36-të me 13.989 pikë, ndërsa në ranglistën e FIFA-s, Kombëtarja e Kosovës e ka mbyllur vitin me rekord historik, si kombëtarja me përparimin më të madh brenda një viti prej 19 vendesh, duke u pozicionuar në vendin e 80-të. Gjithashtu, u vlerësua rritja e vlerës së Superligës dhe klubeve kosovare në treg, çka dëshmon për një ngritje të gjithmbarshme të futbollit në vend.
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së e vlerësoi shumë të rëndësishëm edhe faktin e rritjes së numrit të investitorëve seriozë në klube, duke theksuar se kjo po ndikon drejtpërdrejt në rritjen e cilësisë së futbollit. KE u zotua se do të vazhdojë të punojë për krijimin e kushteve sa më të favorshme për investime në futboll.
Në lidhje me procesin zgjedhor, KE i FFK-së konstatoi se përgatitjet për kuvendet zgjedhore në regjione janë duke u zhvilluar sipas dinamikës së paraparë. Në këtë kuadër, Komiteti Ekzekutiv vendosi që Kuvendi Zgjedhor i FFK-së të mbahet më 5 shkurt 2026.
Në fund të mbledhjes, KE i FFK-së miratoi propozimin e presidentit Agim Ademi për ndarjen e një fondi simbolik për dhurata të Vitit të Ri për fëmijët e Luginës së Preshevës, si shenjë solidariteti dhe përkrahjeje./Telegrafi
Legjenda e Liverpoolit Jamie Carragher ka deklaruar se mungesa e mundshme e Alexander Isak pĂ«rbĂ«n njĂ« âgoditje shumĂ« tĂ« madheâ pĂ«r klubin anglez, por njĂ«kohĂ«sisht ka shprehur mirĂ«kuptim pĂ«r Micky van de Ven pas ndĂ«rhyrjes qĂ« çoi nĂ« lĂ«ndimin e sulmuesit suedez.
Isak ka pasur vështirësi për të lënë gjurmë te skuadra e Arne Slot që nga transferimi i tij me shifrën rekord nga Newcastle United, duke realizuar vetëm tre gola në 16 paraqitje në të gjitha garat.
Reprezentuesi suedez shënoi si zëvendësues në pushim të pjesës së parë gjatë fitores 2-1 ndaj Tottenhamit të shtunën, por u lëndua pikërisht në momentin e golit, pas një ndërhyrjeje të fortë nga Van de Ven.
Edhe pse shkalla e lëndimit të Isakut ende nuk është konfirmuar zyrtarisht, raportimet sugjerojnë se Liverpooli druhet se bëhet fjalë për një problem serioz, që mund ta mbajë jashtë fushave për një periudhë të konsiderueshme.
Carragher u shpreh i zhgënjyer për situatën, por ish-mbrojtësi i Liverpoolit doli në mbrojtje të ndërhyrjes së Van de Ven.
âKjo Ă«shtĂ« njĂ« goditje shumĂ« e madhe, sepse mendoj se Liverpooli gjithsesi ishte njĂ« sulmues mĂ« pakâ.
âĂshtĂ« thjesht shumĂ« fat i keq pĂ«r Isakun. Ndoshta ky ishte njĂ« nga momentet e para ku pamĂ« vĂ«rtet cilĂ«sinĂ« e tij reale me fanellĂ«n e Liverpoolitâ.
âĂshtĂ« folur shumĂ« pĂ«r ndĂ«rhyrjet e lojtarĂ«ve tĂ« Tottenhamit dhe shumĂ« prej tyre nuk ishin tĂ« zgjuara. Por, nĂ«se e vendos veten nĂ« pozicionin e Van de Ven, kjo Ă«shtĂ« njĂ« ndĂ«rhyrje qĂ« ndoshta do ta bĂ«ja edhe unĂ«â.
âAi po pĂ«rpiqet ta bllokojĂ« goditjen, problemi Ă«shtĂ« vetĂ«m vazhdimi i lĂ«vizjes. Nuk e di se ku tjetĂ«r mendojnĂ« njerĂ«zit se do tĂ« shkonte kĂ«mba e tij. Ai duhej ta bĂ«nte atĂ« ndĂ«rhyrje. Nuk mund ta lejosh sulmuesin tĂ« gjuajĂ« lirshĂ«m nĂ« atĂ« situatĂ«â, deklaroi ai pĂ«r âSky Sportsâ./Telegrafi
Presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis, ka ironizuar tĂ« gjithĂ« ata qĂ« âkanĂ« dyshuar ndonjĂ«herĂ«â te Antonio Conte, pas triumfit tĂ« âNapolitanĂ«veâ nĂ« SuperkupĂ«n e ItalisĂ«.
Partenopejt fituan Superkupën e Italisë për herë të tretë në histori, pas edicioneve 1990-91 dhe 2014-15, ndonëse vetëm në epokën Diego Armando Maradona kanë arritur ta kombinojnë këtë trofe edhe me Scudetton.
David Neres, pasi kishte shënuar në fitoren 2-0 ndaj AC Milan në gjysmëfinale, realizoi sërish dy gola në finale ndaj Bolognas, duke u shpallur ylli i mbrëmjes.
âA kishit dyshime pĂ«r Conten? HumbĂ«m 2-0 nĂ« Bologna nĂ« Serie A, ndĂ«rsa kĂ«tu e barazuam situatĂ«n, me dallimin se, siç thotĂ« miku im Joey Saputo, ky Ă«shtĂ« njĂ« turne tjetĂ«r dhe kishte njĂ« trofe nĂ« lojĂ«â, deklaroi De Laurentiis pĂ«r âSport Mediasetâ, duke iu referuar presidentit tĂ« Bolognas.
âMĂ« vjen keq pĂ«r tĂ«, por tani Ă«shtĂ« 1-1, kĂ«shtu qĂ« i presim nĂ« Napoli pĂ«r ndeshjen vendimtare nga tri pĂ«rballjeâ.
Një nga përfituesit më të mëdhenj të krizës së lëndimeve në mesfushë ka qenë pikërisht Neres, i cili më parë kishte shumë pak minuta në dispozicion, por ka shpërthyer në skemën e re 3-4-2-1.
Braziliani ka shënuar tre nga katër golat e Napolit, ndërsa këtë sezon numëron gjashtë gola dhe katër asistime në 22 ndeshje.
âFansave tĂ« Napolit mund tâu them vetĂ«m se sezonin e kaluar kishim vetĂ«m Serie A-nĂ« dhe KupĂ«n e ItalisĂ«, por edhe atĂ«herĂ« u pĂ«rballĂ«m me shumĂ« lĂ«ndime dhe ishim vazhdimisht nĂ« fije tĂ« peritâ, theksoi De Laurentiis.
âE njĂ«jta gjĂ« ndodhi edhe kĂ«tĂ« sezon, por ndryshimi Ă«shtĂ« se tani kemi shumĂ« mĂ« tepĂ«r lojtarĂ«, sepse investuam shumĂ« nĂ« afatin kalimtar tĂ« verĂ«s. KĂ«shtu, nĂ« fatkeqĂ«si patĂ«m edhe fatin e mirĂ« qĂ« u detyruam tâi aktivizonim dhe tâi zbulonim afrimet e rejaâ.
âMegjithatĂ«, duhet tĂ« qĂ«ndrojmĂ« tĂ« qetĂ«, sepse njĂ« pengesĂ« Ă«shtĂ« gjithmonĂ« pas qoshes. MĂ« 28 dhjetor kemi ndeshje tjetĂ«r nĂ« Serie A ndaj Cremoneses dhe duhet tĂ« jemi tĂ« kujdesshĂ«m, pa u shpĂ«rqendruarâ.
âSonte u kĂ«naqĂ«m, sepse qĂ« nga epoka Maradona nuk kishim fituar dy trofe brenda njĂ« viti kalendarik, dhe kjo Ă«shtĂ« shumĂ« e rĂ«ndĂ«sishme. Fansave u them: Ă«ndĂ«rroni pa u ndalur dhe gjithmonĂ« Ă«ndĂ«rroni âForza Napoli!â, deklaroi ai./Telegrafi
Redaksia e Sportit në Telegrafi, portalit lider në vend, ka shpallur fituesit e çmimeve për lojtarët më të mirë të Superligës së Kosovës në futboll për vitin 2025.
Gjatë vitit 2025, futbolli ynë shënoi periudha të mbushura me rivalitete dhe garë të fortë mes ekipeve, ku futbolli kosovar vazhdoi të tregojë zhvillim dhe përmirësim të qëndrueshëm.
Përveç sukseseve të mëdha ekipore, lojtarët e Superligës treguan rritje individuale dhe performanca të larta, ku veçohet suksesi i ekipit kampion, Drita, që fitoi titullin e tretë me radhë si dhe siguroi play-offin e Ligës së Konferencës.
Më të mirët për vitin 2025 së bashku me redaksinë e sportit të Telegrafi
Telegrafi, që mbetet burim i besueshëm dhe i përkushtuar ndaj ndjekjes nga afër të futbollit vendor, ka zgjedhur të ndajë sërish çmimet për lojtarët më të dalluar të vitit 2025 në ligën elitare të Kosovës, por edhe atë të femrave.
Arb Manaj, sulmuesi i DritĂ«s Ă«shtĂ« emĂ«ruar futbollisti mĂ« i mirĂ« i vitit nga redaksia e Telegrafit, si dhe e ka fituar çmimin âLojtari i preferuar i lexuesveâ.
Pas paraqitjeve të mrekullueshme, Telegrafi ndau çmime edhe për portierin, mbrojtësin, mesfushorin, sulmuesin dhe trajnerin më të mirë të vitit.
Faton Maloku (Drita), Egzon Bejtullai (Drita), Albert Dabiqaj (Drita) dhe Sead Jarovic (Gjilani) morën këto çmime. Ndërsa, Zekirija Ramadani e fitoi çmimin trajneri më i mirë i vitit.
Më të mirët e vitit në futbollin e Kosovës për vitin 2025
Arb Manaj â Futbollisti i vitit 2025 dhe I preferuari i lexuesve tĂ« Telegrafi Sport
Qendërsulmuesi Manaj ka fituar dy çmime gjatë eventit të Telegrafi Sport pas edicionit mahnitës që kaloi te skuadra e Dritës.
Duke zhvilluar plot 47 ndeshje, ku shënoi 15 gola dhe 8 asistime, Manaj arriti edhe një rekord fantastik për të realizuar gol në çdo kompeticion që ka luajtur Drita, pra në Ligën e Kampionëve, Ligën e Evropës, Ligën e Konferencës dhe Superligë.
PĂ«rpos kĂ«saj, Manaj e fitoi edhe çmimin âI preferuari i lexuesveâ, pasi mori plot 13 mijĂ« e 582 vota nga 30 mijĂ« gjithsej. GarĂ« tâi ashpĂ«r i bĂ«ri vetĂ«m braziliani i Ballkanit, me plot 11 mijĂ« vota.
Arb Manaj dhe Lavdim Pireva Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi
Faton Maloku â Portieri mĂ« i mirĂ« i vitit
Portieri i Dritës Faton Maloku në vitin 2025 ishte ndër lojtarët kyç për suksesin e jashtëzakonshëm që kaloi skuadra gjilanase.
Me prite vendimtare, ai ndihmoi klubin ta fitojë titullin si dhe ta sigurojë pjesëmarrjen në Ligën e Konferencës.
Maloku në vitin 2025 zhvilloi 47 ndeshje, ku ruajti 17 herë portën e paprekur si dhe ishte vendimtar për Dritën edhe kur siguruan play-offin e Ligës së Konferencës për herë të parë në histori.
Faton Maloku dhe gazetari Romak Zeqiri Foto: Ridvan Slivova/ Telegrafi
Egzon Bejtullai â MbrojtĂ«si mĂ« i mirĂ« i vitit
Qendërmbrojtësi Egzon Bejtullai është shpallur mbrojtësi më i mirë i vitit 2025. Ylli i Dritës ishte i jashtëzakonshëm këtë vit, për ta ndihmuar klubin gjilanas që ta fitojë titullin kampion.
Bejtullai ka qenĂ« njĂ« âMur i pakalueshĂ«mâ, ku zhvilloi 49 paraqitje nĂ« tĂ« gjitha garat si dhe dhuroi dy gola e pesĂ« asistime.
Gazetari Bardh Maxhuni dhe Egzon Bejtullai Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi
Albert Dabiqaj â Mesfushori mĂ« i mirĂ« i vitit
Mesfushori i Dritës Albert Dabiqaj mbetet një nga lojtarët më të mirë në futbollin kosovar, ku zhvilloi një tjetër sezon fantastik.
KĂ«tĂ« edicion pĂ«r âIntelektualĂ«tâ, âDabiâ zhvilloi plot 51 paraqitje, ku kontribuoi me shtatĂ« gola e dy asistime nĂ« proces.
Menaxherja e shitjes ne Telegrafi, Vlorentina Hasanaj dhe Albert Dabiqaj Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi
Senad Jarovic â Sulmuesi mĂ« i mirĂ« i vitit 2025
Pas njĂ« âshpĂ«rthimiâ te Gjilani, Senad Jarovic e ka fituar çmimin e sulmuesit mĂ« tĂ« mirĂ« tĂ« vitit 2025.
Në Superligën e Kosovës përgjatë vitit 2025, Jarovic shënoi plot 14 gola dhe dhuroi 10 asistime gjatë 37 paraqitjeve.
Pergjegjese per PR dhe Evente, Alisa Buzhala dhe Senad Jarovic Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi/
KF Drita â Klubi mĂ« i mirĂ« i vitit 2025
Siç pritej, kampioni Drita e ka fituar titullin âKlubi mĂ« i mirĂ« i vitit 2025â, pasi e fitoi titullin kampion.
Përpos titullit, Drita e bëri të gjithë Kosovën krenar duke siguruar një vend edhe në play-offin e Ligës së Konferencës.
KF Drita, "Klubi më i mirë i vitit 2025" nga Telegrafi Sport telegrafi.com
Arianit Hasani â Talenti i vitit 2025
Mesfushori Arianit Hasani ka fituar çmimin âTalenti i vitit 2025â pasi zhvilloi paraqitje tĂ« vazhdueshme pozitive pĂ«r Llapin si dhe KosovĂ«n U21.
Pavarësisht se vetëm 21 vjeçar, Hasani zhvilloi 31 paraqitje si dhe shënoi pesë gola e dhuroi shtatë asistime.
Arianit Hasani, "Talenti i vitit 2025" dhe Producenti i podcastit "Arena e Yjeve, Pjetër Monreca Foto: Ridvan Slivova
Aurona Racaj â Futbollistja e Vitit 2025
Futbollistja Aurona Racaj zhvilloi një tjetër vit të shkëlqyer, ku ndihmoi KFF Dukagjinin ta fitojë Kupën e Kosovës.
Me plot 30 gola dhe tetĂ« asistime nĂ« vetĂ«m 22 paraqitje, Racaj e dĂ«shmoi se ka qenĂ« âylli i Dukagjinitâ.
Futbollistja Aurona Racaj dhe gazetarja Lavdije Rexhepi telegrafi.com
Zekirija Ramadani â Trajneri i vitit
âAriktektiâ i suksesit tĂ« DritĂ«s, Zekirija Ramadani Ă«shtĂ« shpallur trajneri mĂ« i mirĂ« i vitit.
Ai drejtoi skuadrën për ta rikthyer titullin në Gjilan pas katër vitesh, ndërsa ishte edhe pikërisht titulli i katërt personal për të.
Zekirija Ramadani, "Trajneri i vitit 2025" Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi
Përpos suksesit në Kosovë, Ramadani gjithashtu udhëhoqi me sukses ekipin drejt kualifikimit në Ligën e Konferencës, ku edhe siguruan play-offin./Telegrafi
Redaksia e Sportit në portalin më të madh vendor Telegrafi, ka ndarë çmimet për futbollistët më të mirë të vitit 2025 në Superligën e Kosovës në futboll.
Redaksia e Sportit nĂ« portalin mĂ« tĂ« madh vendor Telegrafi, duke qenĂ« gjithmonĂ« pranĂ« ndeshjeve dhe raportimit tĂ« pĂ«rditshĂ«m tĂ« ndeshjeve tĂ« futbollit vendor â ka vendosur tâi ndajĂ« pĂ«rsĂ«ri çmimet pĂ«r futbollistĂ«t mĂ« tĂ« mirĂ« tĂ« vitit 2025 nĂ« SuperligĂ«n e KosovĂ«s nĂ« futboll.
Arb Manaj â Futbollisti i vitit 2025 dhe I preferuari i lexuesve tĂ« Telegrafi Sport
Qendërsulmuesi Manaj ka fituar dy çmime gjatë eventit të Telegrafi Sport pas edicionit mahnitës që kaloi te skuadra e Dritës.
Arb Manaj, âFutbollisti i vitit 2025âFoto: Ridvan Slivova/Telegrafi
Duke zhvilluar plot 47 ndeshje, ku shënoi 15 gola dhe 8 asistime, Manaj arriti edhe një rekord fantastik për të realizuar gol në çdo kompeticion që ka luajtur Drita, pra në Ligën e Kampionëve, Ligën e Evropës, Ligën e Konferencës dhe Superligë.
Arb Manaj dhe Lavdim PirevaFoto: Ridvan Slivova/Telegrafi
PĂ«rpos kĂ«saj, Manaj e fitoi edhe çmimin âI preferuari i lexuesveâ, pasi mori plot 13 mijĂ« e 582 vota nga 30 mijĂ« gjithsej. GarĂ« tâi ashpĂ«r i bĂ«ri vetĂ«m braziliani i Ballkanit, me plot 11 mijĂ« vota./Telegrafi
Redaksia e Sportit në portalin më të madh vendor Telegrafi, ka ndarë çmimet për futbollistët më të mirë të vitit 2025 në Superligën e Kosovës në futboll.
Redaksia e Sportit nĂ« portalin mĂ« tĂ« madh vendor Telegrafi, duke qenĂ« gjithmonĂ« pranĂ« ndeshjeve dhe raportimit tĂ« pĂ«rditshĂ«m tĂ« ndeshjeve tĂ« futbollit vendor â ka vendosur tâi ndajĂ« pĂ«rsĂ«ri çmimet pĂ«r futbollistĂ«t mĂ« tĂ« mirĂ« tĂ« vitit 2025 nĂ« SuperligĂ«n e KosovĂ«s nĂ« futboll.
Zekirija Ramadani â Trajneri i vitit
âAriktektiâ i suksesit tĂ« DritĂ«s, Zekirija Ramadani Ă«shtĂ« shpallur trajneri mĂ« i mirĂ« i vitit.
Zekirija Ramadani, "Trajneri i vitit 2025" Foto: Ridvan Slivova.Telegrafi
Ai drejtoi skuadrën për ta rikthyer titullin në Gjilan pas katër vitesh, ndërsa ishte edhe pikërisht titulli i katërt personal për të.
Përpos suksesit në Kosovë, Ramadani gjithashtu udhëhoqi me sukses ekipin drejt kualifikimit në Ligën e Konferencës, ku edhe siguruan play-offin.