❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Zgjedhjet në veri pa incidente, Policia ndalon hyrjet ilegale nga Serbia



Procesi i votimit në komunat veriore deri në këto momente ka kaluar pa incidente, derisa janë ndaluar hyrjet ilegale nga Serbia për të votuar.

Veton Elshani, zëvendësdrejtor i rajonit të veriut i ka thënë KosovaPress-it, se që nga orët e hershme të mëngjesit, kur është bërë hapja e vendvotimeve në veri të vendit, nuk kemi iniciuar asnjë rast për hetim deri në këtë moment.

“Kemi pasur disa raste tĂ« verifikimeve tĂ« ndryshme qĂ« i kemi bĂ«rĂ«, si nĂ« Zubin Potok, Leposaviq, SoçanicĂ« dhe nĂ« qytete tĂ« tjera, mirĂ«po nuk kemi ndonjĂ« rast pĂ«r ta theksuar. Jemi nĂ« kontakt tĂ« vazhdueshĂ«m me KQZ-nĂ« dhe me ProkurorinĂ« e Shtetit”, tha ai, derisa ka treguar pĂ«r masat qĂ« kanĂ« marrĂ« pĂ«r tĂ« mos hyrĂ« ilegalisht nga Serbia pĂ«r tĂ« votuar.

“MĂ« herĂ«t, gjatĂ« zgjedhjeve tĂ« kaluara, kemi pasur informacione se njerĂ«zit po vinin pĂ«rmes rrugĂ«ve ilegale, konkretisht nga ura e BĂ«rnjakut, kalonin tek ne dhe mĂ« pas vazhdonin nĂ« veri tĂ« vendit. KĂ«tĂ« e kemi ndaluar edhe atĂ«herĂ«, por e kemi ndaluar edhe tani paraprakisht. Kjo ka qenĂ« arsyeja pse janĂ« marrĂ« kĂ«to masa. Po ashtu, kemi pasur koordinim me PolicinĂ« Kufitare, pasi aty janĂ« edhe barkat, si dhe me KFOR-in. Nuk kemi pasur raste pĂ«r tĂ« ndaluar dikĂ«, pasi ata persona janĂ« kthyer nga ajo rrugĂ«â€, tha ai.

Elshani komentoi edhe votimin e organizuar të Listës Serbe.

“NĂ« orĂ«t e mĂ«ngjesit kemi pasur edhe njĂ« votim tĂ« organizuar, tĂ« ashtuquajtur, nga sheshi “Car Lazari” e mĂ« pas drejt qendrave tĂ« votimit. Kjo ka ndodhur edhe nĂ« komunat e tjera tĂ« veriut tĂ« vendit dhe ka qenĂ« njĂ« praktikĂ« e pĂ«rsĂ«ritur edhe herĂ«ve tĂ« kaluara. PĂ«r kĂ«tĂ« e kemi njoftuar KQZ-nĂ« dhe ProkurorinĂ« e Shtetit, por nuk kemi pasur rast pĂ«r tĂ« hapur”, tha ai.

Ai shtoi se ekziston një plan i përgjithshëm në nivel të Kosovës lidhur me zgjedhjet që po mbahen sot dhe se ata janë pjesë e atij plani, por me disa specifika për shkak se janë zonë kufitare me Serbinë.

Ai shtoi se në veri ka shumë rrugë ilegale dhe të gjitha janë të mbuluara nga ana e Policisë Kufitare, ndërsa dje edhe nga njësitë e KFOR-it, në kuadër të bashkëpunimit të përbashkët që kemi.

Sipas tij, deri tani nuk ka ndodhur asnjë incident në veri. /kp/

Një orë para mbylljes së vendvotimeve, mbi 770 mijë qytetarë kanë votuar



Në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës 2025, pjesëmarrja e votuesve deri në orën 18:00 ka arritur në 38.52%.

Nga gjithsej 1,999,204 votues të regjistruar në listën e votuesve, kanë votuar 770,079 qytetarë.

Vendvotimet e përpunuara deri tani janë 2,526 nga gjithsej 2,557, që përbën 98.79% të totalit, duke treguar se procesi i numërimit po ecën me shpejtësi.

Kjo shifër e pjesëmarrjes tregon një interes të shtuar të qytetarëve për të marrë pjesë në zgjedhje dhe për të përcaktuar të ardhmen politike të vendit.

Vlen të theksohet se këto të dhëna përfshijnë vetëm votimet e rregullta dhe nuk përfshijnë votimet me kusht, votimin e personave me nevoja të veçanta, apo votimin jashtë Kosovës.

Zgjedhjet po zhvillohen në kushte të qeta dhe procesi po monitorohet nga autoritetet përkatëse për të garantuar transparencën dhe legjitimitetin e tyre.

Vendvotimet do të mbyllen në orën 19:00. /Telegrafi/

LDK i bën thirrje qytetarëve: Mos humbni mundësinë për të votuar



Zëdhënësi i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Besian Mustafa, ka falënderuar qytetarët që deri tani kanë shfrytëzuar të drejtën për të votuar dhe ka bërë apel që ata që nuk e kanë ushtruar ende këtë të drejtë ta bëjnë sa më shpejt.

“FalĂ«nderoj qytetarĂ«t qĂ« deri tani kanĂ« shfrytĂ«zuar tĂ« drejtĂ«n pĂ«r tĂ« votuar. Nga kĂ«tu nĂ« kĂ«to pak orĂ« qĂ« kanĂ« mbetur, t’i ftoj tĂ« gjithĂ« ata qĂ« kanĂ« tĂ« drejtĂ« vote ta shfrytĂ«zojnĂ« kĂ«tĂ« tĂ« drejtĂ«", tha Mustafa.

Ai gjithashtu theksoi se procesi i votimit po zhvillohet mirë në të gjitha komunat e vendit.

“Nga gjitha informatat nga terreni, procesi po ecĂ«n shumĂ« mirĂ« nĂ« tĂ« gjitha komunat", tha ai.

Besian Mustafa u bëri thirrje edhe atyre që janë pjesë e monitorimit të zgjedhjeve që të vazhdojnë punën e tyre pa dallim partie.

“I bĂ«jmĂ« thirrje atyre qĂ« janĂ« nĂ« proces tĂ« monitorimit tĂ« vazhdojnĂ« tĂ« kryejnĂ« punĂ«n e tyre pa dallim partie”, u shpreh Mustafa. /Telegrafi/

Kurti thirrje qytetarëve: Sot secili prej nesh përcakton katër vitet e ardhshme



Të paktën dy orë e gjysmë para mbylljes së vendvotimeve, kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë një thirrje të hapur për qytetarët që të marrin pjesë masivisht në zgjedhje.

NĂ« njĂ« postim tĂ« tij nĂ« rrjetet sociale, Kurti tha “JanĂ« mĂ« pak se dy orĂ« e gjysmĂ« nga koha kur do tĂ« mbyllĂ«n vendvotimet. Sa mĂ« e gjerĂ« pjesĂ«marrja nĂ« zgjedhje aq mĂ« i madh legjitimiteti i institucioneve tĂ« ardhshme tĂ« vendit”.

Ai nënvizoi rëndësinë e çdo votuesi për të përcaktuar të ardhmen e vendit.

“Sot Ă«shtĂ« dita kur secili prej nesh mund tĂ« jemi pĂ«rcaktues pĂ«r katĂ«r vitet e ardhshme. Prandaj, dilni dhe votoni, ftoni tĂ« gjithĂ« miqtĂ«, familjarĂ«t tĂ« dalin e tĂ« votojnĂ« dhe nĂ« kĂ«tĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« bĂ«hen pjesĂ« e demokracisĂ« dhe vendimmarrĂ«s”, u shpreh Kurti.

Kurti përfundoi mesazhin e tij me një thirrje.

“Dil dhe voto. Mos e le pa dalĂ«. Mos e le pĂ«r moment tĂ« fundit. Ju dua", ka shkruar Kurti. /Telegrafi/

Vlora prej tre ditësh pa ujë të pijshëm



Një defekt në rrjetin e ujit të pijshëm ka lënë qytetin e Vlorës pa furnizim prej tre ditësh.

Situata ka krijuar shqetĂ«sim tĂ« madh te banorĂ«t, tĂ« cilĂ«t janĂ« detyruar t’u drejtohen burimeve publike tĂ« ujit pĂ«r tĂ« siguruar nevojat minimale ditore.

“Nga dita e djeshme realizuam njĂ« zgjidhje e cila dha sĂ«risht problem. Pati njĂ« furnizim tĂ« shkurtĂ«r pĂ«r zonĂ«n e Lungomares dhe zonĂ«n e bregdetit. Qyteti sĂ«risht vuan furnizimin me ujĂ«, avaria Ă«shtĂ« shumĂ« serioze, shumĂ« e rĂ«ndĂ«, e cila do kohĂ«n e vetĂ«. Mendojm se nĂ« orĂ«n 5-6 mbazdite do filloj furnizimi, duke ardhur sĂ«risht nga stacionet e prodhimit drejt Lungomares dhe mĂ« pas ti japim njĂ« zgjidhje depos sĂ« qytetit”, Ă«shtĂ« shprehur njĂ« punonjĂ«s i UjĂ«sjellĂ«sit tĂ« Kanalizimeve nĂ« VlorĂ«.

Me dhjetëra qytetarë shihen çdo ditë në radhë, duke pritur njëri pas tjetrit për të mbushur bidonë dhe enë me ujë, pasi në banesat e tyre mungon furnizimi. Sipas tyre, mungesa e ujit po vështirëson jetesën e përditshme, sidomos për familjet me fëmijë dhe të moshuar.

“Vlora ka njĂ« javĂ« pa ujĂ«, e meriton. PĂ«r njĂ« popull qĂ« nuk reagon qĂ« Ă«shtĂ« “dele” kĂ«shtu do vejĂ«. NjĂ« popull qĂ« s’ështĂ« opozitar pĂ«r qeverinĂ«, ka mbaruar”, Ă«shtĂ« shprehur njĂ« qytetar i VlorĂ«s pĂ«r kĂ«tĂ« situatĂ«.

Ende nuk ka një njoftim zyrtar për afatin e riparimit të defektit, ndërsa qytetarët kërkojnë zgjidhje të shpejtë dhe furnizim të rregullt me ujë të pijshëm. Situata mbetet problematike dhe kërkon ndërhyrje urgjente nga institucionet përgjegjëse.

“Kemi tre ditĂ« pa ujĂ«. Taksat i paguajmĂ«, ujin s’na i bjenĂ«. Tre ditĂ« skemi pikĂ« ujĂ«, taksat i paguajmĂ«, çdo gjĂ« i paguajmĂ«, por ujĂ« skemi”, Ă«shtĂ« shprehur njĂ« qytetar tjetĂ«r. /euronews/

Haradinaj thirrje KEDS-it: Mos të ndërpritet energjia gjatë votimit dhe numërimit



Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, gjatë një konference për media ka deklaruar se procesi zgjedhor po shkon shumë mirë dhe dalja e qytetarëve është e kënaqshme.

“KanĂ« mbetur mĂ« pak se tre orĂ«. I ftoj tĂ« gjithĂ« ata qĂ« nuk kanĂ« votuar ende ta shfrytĂ«zojnĂ« tĂ« drejtĂ«n e tyre,” tha Haradinaj.

Ai shtoi se deri tani nuk ka pasur parregullsi të lajmëruara, por theksoi shqetësimin për ndërprerjet e energjisë.

“E dimĂ« qĂ« ka pasur ndĂ«rprerje tĂ« energjisĂ«, gjĂ« qĂ« na shqetĂ«son nĂ«se ndodh tani kur tĂ« errĂ«sohet. I bĂ«j thirrje KEDS-it dhe tĂ« gjitha institucioneve qĂ« tĂ« kenĂ« kujdes qĂ« tĂ« mos ndĂ«rpritet rryma deri tĂ« mbyllet procesi i votimit, e po ashtu edhe gjatĂ« numĂ«rimit, qĂ« tĂ« mos prishet ky proces zgjedhor", tha Haradinaj.

Haradinaj pĂ«rfundoi duke uruar qytetarĂ«t dhe shtetin “I uroj KosovĂ«s kĂ«to zgjedhje kaq tĂ« mira”, tha ai. /Telegrafi/

​Rasti nĂ« ZhegĂ«r, jep detaje policia nĂ« rajonin e Gjilanit



Zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani ka thënë se procesi zgjedhor në shtatë komunat e këtij rajoni po vijon pa incidente.

Hashani ka treguar për rastin e raportuar në një qendër votimi ne Zhegër, për çka tha se nuk ka rast policor, raporton KosovaPress.

"Një rast që është raportuar në Zhegër, po këtu nuk ka rast policor. Ku një person paska dashur të asistojë një familjar të vetin dhe ka pasur fjalosje verbale me personelin e pikës por nuk ka rast policor. Hetuesit dhe prokurorët kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe gjithçka është në rregull....nuk ka impakt në zgjedhje dhe është gjithçka në rregull", ka thënë ai.

Hashani tha se procesi zgjedhor po shkon qetë, teksa i ka ftuar qytetarët që të votojnë pa shkaktuar incidente.

"Që nga orët e hershme të mëngjesit janë hapur të gjitha pikat e votimit në shtatë komunat e rajonit të Gjilanit dhe në të gjitha këto pika, në të gjitha këto vendvotime në ofrojmë asistencë policore në mënyrë që të përcillet mbarëvajtja dhe rregulli në këto zgjedhje. Numri i policëve është i mjaftueshëm për t'i mbuluar të gjitha këto pika... Zgjedhjet janë duke shkuar në një proces shumë të rregullt dhe një proces shumë i mirë", tha ai.

Në Gjilan të drejtë vote kanë mbi 104 mijë qytetarë brenda Kosovës. Ndërkaq, mbi 5500 qytetarë janë të regjistruar jashtë Kosovës. Në Gjilan janë 37 qendra të votimit, në 130 vendvotime të rregullta. /kp/

Stavileci: Ka mbështetje të fuqishme për ndryshim, kjo ditë po shkon drejt një rezultati historik për PDK-në



Anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, Blerand Stavileci ka deklaruar sot se dita e zgjedhjeve është e veçantë për demokracinë dhe të ardhmen e vendit, duke theksuar se deri në orët e fundit të procesit zgjedhor, të dhënat nga terreni janë pozitive për partinë e tij.

“Sot Ă«shtĂ« njĂ« ditĂ« e veçantĂ« pĂ«r demokracinĂ« dhe pĂ«r tĂ« ardhmen e vendit tonĂ«. QytetarĂ«t po vendosin me votĂ« pĂ«r drejtimin qĂ« duan t’i japin shtetit,” ka thĂ«nĂ« Stavileci gjatĂ« njĂ« konference pĂ«r media.

Ai theksoi se më pak se katër orë para mbylljes së qendrave të votimit, pjesëmarrja dhe mbështetja për PDK-në po tregojnë trend pozitiv.

“Deri nĂ« kĂ«to momente, mĂ« pak se katĂ«r orĂ« para mbylljes sĂ« qendrave tĂ« votimit, tĂ« dhĂ«nat nga terreni janĂ« pozitive. Ka mbĂ«shtetje tĂ« fuqishme pĂ«r ndryshim,” u shpreh ai.

Sipas Stavilecit, rezultatet preliminare po e çojnë këtë ditë drejt një suksesi të rëndësishëm për Partinë Demokratike të Kosovës.

“Sipas tĂ« dhĂ«nave tĂ« deritanishme, kjo ditĂ« po shkon drejt njĂ« rezultati tĂ« rĂ«ndĂ«sishĂ«m pĂ«r PDK-nĂ«, drejt njĂ« niveli mbĂ«shtetjeje dhe numri votash qĂ« pĂ«r ne janĂ« historike,” tha Stavileci.

Në fund, ai u bëri thirrje qytetarëve që ende nuk kanë votuar, ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre.

“NĂ«se ende nuk keni votuar, mos e lini votĂ«n nĂ« shtĂ«pi. Secila votĂ« ka peshĂ«, ju jeni ata qĂ« vendosni pĂ«r veten dhe pĂ«r tĂ« ardhmen tuaj,” pĂ«rfundoi ai. /Telegrafi/

Northern Apartments by Dukagjini Resort, projekti më i pëlqyer i vitit 2025 nga Architecture Hunter



Projekti Northern Apartments by Dukagjini Resort është renditur si postimi më i pëlqyer i vitit 2025 nga platforma globale e arkitekturës Architecture Hunter, duke e vendosur këtë zhvillim rezidencial mes projekteve më të spikatura ndërkombëtare të vitit. Vlerësimi e konfirmon Northern Apartments si një referencë të re arkitekturore për bregdetin shqiptar, ku dizajni bashkëkohor ndërthuret me natyrën e paprekur.

I pozicionuar në zonën e mbrojtur të Ranës së Hedhun në Shëngjin, Northern Apartments është pjesë e zhvillimit të Dukagjini Resort dhe shtrihet mbi një shpat shkëmbor me orientim të drejtpërdrejtë nga Adriatiku. Projekti është konceptuar për të ruajtur karakterin natyror të terrenit dhe për të krijuar një prani arkitektonike që integrohet me peizazhin përreth.

Arkitektura e projektit mban firmën e Studio Precht, e njohur për qasjen e saj të orientuar drejt natyrës dhe qëndrueshmërisë. Forma e ndërtesës ndjek pjerrësinë natyrore të shpatit, ndërsa materialet dhe paleta e ngjyrave pasqyrojnë ambientin shkëmbor dhe gjelbërimin karakteristik të zonës.



Northern Apartments përfshin 43 apartamente rezidenciale, të gjitha me pamje të drejtpërdrejtë nga deti Adriatik, të organizuara në tipologji 1+1, 1+2, 1+3, si dhe penthouses.

Në momentin e këtij vlerësimi ndërkombëtar, 28 nga këto njësi rezultonin ende të disponueshme, brenda një zhvillimi të konceptuar si komunitet i mbyllur me recepsion, privatësi dhe standarde të larta banimi.

Komoditetet e projektit përfshijnë pishinë panoramike në rooftop, ballkone të gjera, parkim nëntokësor dhe qasje të lehtë, me distancë vetëm disa minuta nga vija bregdetare.

HapĂ«sirat e brendshme variojnĂ« nga rreth 80 mÂČ deri nĂ« 160 mÂČ, duke ofruar njĂ« balancĂ« mes funksionalitetit, qetĂ«sisĂ« dhe jetesĂ«s buzĂ« detit.

Renditja e Northern Apartments by Dukagjini Resort si postimi më i pëlqyer i vitit nga Architecture Hunter e pozicionon projektin si një shembull të zhvillimeve të reja rezidenciale që po i japin Shqipërisë një profil të ri në arkitekturën bashkëkohore ndërkombëtare, duke e kthyer bregdetin verior në një pikë reference për dizajnin dhe cilësinë e jetesës. /Telegrafi/

Në moshën 71-vjeçare voton për herë të parë qytetari nga Vrella e Istogut



NĂ« qendrĂ«n e votimit nĂ« shkollĂ«n “Hysni Zajmi” nĂ« VrellĂ« tĂ« Istogut, qytetari Hasan Demaj ka ushtruar sot pĂ«r herĂ« tĂ« parĂ« tĂ« drejtĂ«n e tij tĂ« votĂ«s, nĂ« moshĂ«n 71-vjeçare.

Demaj ka deklaruar se gjatë një periudhe të gjatë ka jetuar jashtë vendit, ndërsa tash e pesë vite është kthyer në Kosovë, ku jeton në Vrellë pas daljes në pension.

“Nuk kam votuar kurrĂ« mĂ« parĂ«. Kjo Ă«shtĂ« hera e parĂ« qĂ« votoj, nĂ« moshĂ«n 71-vjeçare. Kam jetuar jashtĂ«, tash jam nĂ« pension dhe prej pesĂ« vitesh jam kthyer nĂ« VrellĂ«. Pres fitoren e personit qĂ« dua dhe pĂ«r tĂ« cilin kam dalĂ« tĂ« votoj,” ka thĂ«nĂ« Demaj.

Ai ka theksuar rëndësinë e pjesëmarrjes në procesin zgjedhor dhe ka shprehur shpresën që vota e tij të kontribuojë në një të ardhme më të mirë. /Telegrafi/

S’i lejohet ta ndihmojĂ« bashkĂ«shorten, qytetari nĂ« Prizren shqyen fletĂ«votimin



NjĂ« incident Ă«shtĂ« shĂ«nuar sot nĂ« qendrĂ«n e votimit nĂ« shkollĂ«n “Mustafa Bakija” nĂ« Prizren, ku njĂ« qytetar i moshuar ka shqyer fletĂ«votimin gjatĂ« procesit tĂ« votimit.

Sipas Policisë, qytetari ka reaguar në shenjë revolte pasi komisioni zgjedhor nuk e ka lejuar ta ndihmojë bashkëshorten e tij gjatë votimit.

Rastin e ka konfirmuar për Telegrafin zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, i cili bëri të ditur se Policia ka ndërhyrë menjëherë në vendin e ngjarjes.

“Policia ka shoqĂ«ruar qytetarin nĂ« stacion policor, ku Ă«shtĂ« duke u intervistuar. NĂ« konsultim me prokurorin e shtetit do tĂ« ndĂ«rmerren veprimet e nevojshme ligjore,” ka deklaruar Bytyqi pĂ«r Telegrafin.

Policia ka bërë të ditur se situata në qendrën e votimit është qetësuar dhe procesi zgjedhor po vazhdon normalisht. /Telegrafi/

Prokuroria e Shtetit monitoron procesin zgjedhor përmes dhomës operative



Ushtruesi i Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Agron Qalaj, vizitoi sot dhomën operative për monitorimin e procesit zgjedhor, e cila funksionon në kuadër të Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit.

Gjatë vizitës, ai u prit nga Koordinatorja Nacionale për Zgjedhje, prokurorja Laura Pula e cila e informoi për nga afër lidhur me funksionimin, angazhimet dhe rolin e dhomës operative në mbikëqyrjen e procesit zgjedhor.

U.D. Kryeprokurori Qalaj u njoh me punën që po zhvillohet në këtë dhomë, e cila ka për qëllim mbrojtjen e votës së lirë të qytetarëve dhe garantimin e integritetit të procesit zgjedhor.

"Ai falënderoi dhe inkurajoi koordinatoren Pula dhe të gjithë stafin për përkushtimin dhe angazhimin e tyre profesional gjatë këtij procesi të rëndësishëm demokratik", thuhet në njoftim.

Në fund të vizitës, Qalaj theksoi rëndësinë e bashkëpunimit institucional dhe reagimit të shpejtë ndaj çdo parregullsie të mundshme, me qëllim të sigurimit të zgjedhjeve të lira, të ndershme dhe transparente. /Telegrafi/

Leku: Çështjet pronĂ«sore vazhdojnĂ« tĂ« jenĂ« ndĂ«r mĂ« tĂ« ndĂ«rlikuarat, mungesa e tĂ« dhĂ«nave kadastrale mbetet problem kyç



Çështjet pronĂ«sore dhe trashĂ«gimore vazhdojnĂ« tĂ« mbeten ndĂ«r temat mĂ« tĂ« ndjeshme dhe mĂ« komplekse pĂ«r sistemin gjyqĂ«sor tĂ« KosovĂ«s, ndĂ«rsa mungesa e dokumentacionit kadastral dhe rrethanat historike vazhdojnĂ« tĂ« ndikojnĂ« drejtpĂ«rdrejt nĂ« zvarritjen e proceseve gjyqĂ«sore.

Kështu ka deklaruar gjyqtari i Gjykatës Supreme të Kosovës, Zenel Leku, në podcastin për të drejtat pronësore në Telegrafi me redaktoren Jehona Hulaj, ku ka theksuar se këto raste kërkojnë trajtim të veçantë dhe profesionalizëm të lartë.

â€œĂ‡Ă«shtjet pronĂ«sore janĂ« çështje tĂ« ndĂ«rlikuara. Vendimmarrja shpeshherĂ« komplikohet pĂ«r shkak tĂ« mungesĂ«s sĂ« tĂ« dhĂ«nave kadastrale, pasi dihet qĂ« gjatĂ« luftĂ«s ato janĂ« marrĂ« dhe janĂ« dĂ«rguar nĂ« Serbi, gjĂ« qĂ« edhe sot paraqet problem serioz nĂ« vendimmarrje”, ka thĂ«nĂ« Leku.

Sipas tij, përkundër përpjekjeve për trajtim më efikas, gjykatat përballen me ngarkesë të madhe të lëndëve, sidomos në vitet e fundit për shkak të kontesteve të natyrës tjetër, siç janë ato të punës.

Gjyqtari Zenel Leku gjatë podcastit në Telegrafi.com /Foto:Ridvan Slivova

“VĂ«rehet njĂ« qasje mĂ« pozitive dhe trajtim mĂ« i shpejtĂ« i kĂ«tyre rasteve, por ngarkesa e madhe me lĂ«ndĂ« tĂ« tjera, sidomos kontestet e punĂ«s, ndikon drejtpĂ«rdrejt edhe nĂ« zvarritjen e çështjeve pronĂ«sore”, ka shtuar ai.

Gjyqtari i Gjykatës Supreme ka bërë të ditur se mesatarja e trajtimit të çështjeve pronësore në Kosovë sillet rreth pesë vjet, duke theksuar se po punohet që kjo kohë të zvogëlohet dhe të përputhet me standardet evropiane.

“Sipas studimeve, çështjet pronĂ«sore zgjasin mesatarisht rreth pesĂ« vjet. Po punohet qĂ« kjo kohĂ« tĂ« zvogĂ«lohet dhe tĂ« jetĂ« brenda standardeve qĂ« kĂ«rkohen edhe nga Gjykata Evropiane pĂ«r tĂ« Drejtat e Njeriut”, ka theksuar Leku.

Ai ka përmendur gjithashtu se mungesa e komunikimit procedural me Serbinë mbetet një nga faktorët kryesorë që pamundëson trajtimin e disa rasteve.



“Ligji pĂ«rcakton mĂ«nyrĂ«n e komunikimit me palĂ«t nĂ« procedurĂ«. Kur komunikimi Ă«shtĂ« i pamundur, gjykata detyrohet tĂ« ndĂ«rpresĂ« ose tĂ« pushojĂ« gjykimin”, ka sqaruar ai.

Duke folur për të drejtat e grave në trashëgimi, Leku ka vlerësuar se ka një trend pozitiv sa i përket vetëdijesimit dhe paraqitjes së rasteve nga gratë në gjykatë, megjithatë sfidat mbeten të pranishme.

“VĂ«rehet njĂ« trend pozitiv i paraqitjes sĂ« rasteve nga gratĂ« qĂ« kĂ«rkojnĂ« realizimin e tĂ« drejtave tĂ« tyre nga trashĂ«gimia ose pasuria e pĂ«rbashkĂ«t e bashkĂ«shortĂ«ve”, ka thĂ«nĂ« ai.

Ai ka theksuar se përjashtimi nga trashëgimia përbën shkelje serioze dhe në disa raste edhe vepër penale.

“Ka raste kur trashĂ«gimia hapet pa u njoftuar trashĂ«gimtarĂ«t, kryesisht gratĂ«, dhe kjo pĂ«rbĂ«n shkelje serioze. TrashĂ«gimtari nuk mbetet pa pjesĂ«n e tij dhe ka tĂ« drejtĂ« t’i drejtohet gjykatĂ«s”, ka deklaruar Leku.

Gjyqtari Zenel Leku gjatë podcastit në Telegrafi.com /Foto:Ridvan Slivova

Leku ka nënvizuar rëndësinë e ndërtimit të praktikës unike gjyqësore, duke përmendur mendimet juridike të Gjykatës Supreme si instrument kyç për sigurinë juridike të qytetarëve.

“NdĂ«rtimi i praktikĂ«s unike Ă«shtĂ« shumĂ« i rĂ«ndĂ«sishĂ«m pĂ«r sigurinĂ« juridike tĂ« qytetarĂ«ve. Vendimmarrje tĂ« ndryshme pĂ«r rrethana tĂ« njĂ«jta krijojnĂ« pabarazi dhe pasiguri”, ka thĂ«nĂ« ai.

Në fund, gjyqtari i Gjykatës Supreme u ka bërë thirrje qytetarëve që të besojnë në sistemin gjyqësor.

“Mesazhi im Ă«shtĂ« qĂ« qytetarĂ«t tĂ« besojnĂ« nĂ« sistemin gjyqĂ«sor. Ne jemi kĂ«tu pĂ«r tĂ« bĂ«rĂ« tĂ« gjitha pĂ«rpjekjet qĂ« tĂ« realizohen tĂ« drejtat e tyre”, ka pĂ«rfunduar Leku. /Telegrafi/

Ky publikim Ă«shtĂ« prodhuar nga Telegrafi nĂ« kuadĂ«r tĂ« projektit PIAKOS, zbatuar nga ATRC dhe financuar nga Banka BotĂ«rore – Fondi pĂ«r Paqe dhe Shtet-NdĂ«rtim. PĂ«rmbajtja e kĂ«tij publikimi Ă«shtĂ« pĂ«rgjegjĂ«si e vetme e ATRC-sĂ« dhe nuk pasqyron domosdoshmĂ«rish pikĂ«pamjet e BankĂ«s BotĂ«rore, Fondit pĂ«r Paqe dhe Shtet-NdĂ«rtimin, apo Telegrafit.

Telegrafi shënon 19 vjet - rritje, inovacion dhe transformim digjital në median shqiptare



Ashtu si çdo 19-vjeçar që ka kaluar fazën e ëndrrave dhe tashmë vepron me vizion, përgjegjësi dhe ambicie të qarta për të ardhmen, edhe Telegrafi hyn në vitin e ri më i pjekur, më inovativ dhe më i vendosur se kurrë për të udhëhequr transformimin e medias digjitale në Kosovë dhe më gjerë.

Nga një ide ambicioze e nisur 19 vite më parë, Telegrafi është shndërruar në një ekosistem të plotë digjital, ku përmbajtja, teknologjia dhe audienca ndërthuren në mënyrë organike. Sot, ky ekosistem përfshin lajme kombëtare dhe lokale, video, podcaste, aplikacione mobile dhe produkte të avancuara digjitale, të ndërtuara për të informuar, edukuar dhe angazhuar publikun në çdo platformë dhe në çdo moment.

Viti i zhvillimeve dhe transformimit digjital

Gjatë këtij viti, Telegrafi ka realizuar disa nga zhvillimet më të rëndësishme teknologjike dhe editoriale.

Faqja e re e Telegrafit ka sjellë një përvojë më të shpejtë, më të pastër vizualisht për përdoruesit, duke reflektuar standardet moderne të konsumimit të lajmit.

Një hap i rëndësishëm është shënuar edhe me aplikacionin e ri të Telegrafi Sport, i ndërtuar posaçërisht për audiencën sportive, me fokus te rezultatet live, njoftimet në kohë reale dhe përvoja mobile e personalizuar për tifozët.

Podcastet, zëri i Telegrafit në epokën digjitale

Një nga shtyllat kryesore të suksesit të Telegrafit gjatë viteve të fundit ka qenë zhvillimi i platformës së podcasteve, e cila është konsoliduar edhe më tej gjatë këtij viti.

NĂ« qendĂ«r tĂ« saj qĂ«ndrojnĂ« formatet tashmĂ« tĂ« njohura dhe me ndikim tĂ« gjerĂ« si “PĂ«rballje Podcast”, qĂ« trajton temat kryesore politike, ekonomike dhe shoqĂ«rore; “Arena e Yjeve”, e fokusuar te sporti dhe figurat qĂ« kanĂ« lĂ«nĂ« gjurmĂ«; “ShĂ«ndeti nĂ« rend tĂ« parĂ«â€, qĂ« sjell diskutime profesionale dhe edukative nĂ« fushĂ«n e shĂ«ndetĂ«sisĂ«; si dhe “PodGo”, format qĂ« sjell diskutime mbi jetĂ«n shoqĂ«rore nĂ« MaqedoninĂ« e Veriut, pĂ«rmes zyrĂ«s sĂ« Telegrafit atje.

Këto podcaste janë shndërruar në platforma të besueshme diskutimi dhe informimi, duke krijuar forma të reja dëgjuesish e shikuesish dhe duke rritur ndikimin e Telegrafit përtej formatit tradicional të lajmit.

Telegrafi po punon gjithashtu në formate të reja podcastesh, të cilat pritet të lansohen së shpejti, duke zgjeruar tematikat dhe duke iu drejtuar audiencave të reja me përmbajtje origjinale dhe bashkëkohore.

Video dhe përmbajtje për rrjetet sociale

Paralelisht me podcastet, Telegrafi ka vazhduar investimet nĂ« video-formate tĂ« shkurtra dhe dinamike, tĂ« dizajnuara posaçërisht pĂ«r rrjetet sociale, duke iu pĂ«rshtatur mĂ«nyrĂ«s se si audienca sot informohet – shpejt, qartĂ« dhe nĂ« kohĂ« reale.

Këto zhvillime e kanë pozicionuar Telegrafin si një nga platformat më aktive dhe më të ndjekura në hapësirën digjitale shqiptare.

Redaksia në epokën e Inteligjencës Artificiale

Në vitin e 19-të të ekzistencës së tij, Telegrafi ka vazhduar integrimin e Inteligjencës Artificiale në proceset editoriale dhe operative, me synimin për të rritur efikasitetin, për të përmirësuar përvojën e përdoruesit dhe për të personalizuar përmbajtjen.

Teknologjia po shërben si mbështetje për gazetarinë profesionale, duke e fuqizuar atë dhe jo duke e zëvendësuar.

Përveç rolit të tij informues, Telegrafi është shndërruar ndër vite në një partner të besueshëm të marketingut digjital për brende, kompani dhe organizata, duke ofruar zgjidhje të avancuara për promovim si: Pr Artikuj, reklama digjitale banners/native ads /outstream, BiZz Video - Video story dhe shëtitje virtuale 360° me shpërndarje të integruar në web dhe aplikacione mobile.

Me fokus të veçantë në brand safety, transparencë dhe performancë të matshme, Telegrafi u mundëson partnerëve të komunikojnë në një mjedis editorial të sigurt dhe profesional, duke ndërtuar marrëdhënie afatgjata të bazuara në besim, teknologji dhe ndikim real te audienca

19 vite besim dhe vizion përpara

Pas 19 vitesh rrugëtim, Telegrafi mbetet i përkushtuar ndaj informimit të besueshëm, inovacionit dhe zhvillimit të vazhdueshëm.

Sot, Telegrafi nuk është vetëm një portal lajmesh, por një platformë që formëson diskursin publik dhe ndërton të ardhmen e medias digjitale.

Ndërsa hyjmë në vitin e 20-të të historisë sonë, falënderojmë të gjithë lexuesit, shikuesit, dëgjuesit dhe partnerët për besimin dhe mbështetjen e vazhdueshme.

Telegrafi nuk po feston vetĂ«m vitet – po ndĂ«rton tĂ« ardhmen.

Urime 19-vjetori, AI shoku yt – Telegrafi.

​Turqia i dhuron ShqipĂ«risĂ« avion qeveritar



Kompania ajrore turke, Turkish Airlines, do t’i transferojĂ« qeverisĂ« shqiptare pronĂ«sinĂ« e njĂ« Airbus A319‑115J, njĂ« avion i konfiguruar nga qeveria me vlerĂ« 11.9 milionĂ« dollarĂ«, sipas njĂ« marrĂ«veshjeje dypalĂ«she granti, si pjesĂ« e pĂ«rpjekjeve pĂ«r tĂ« forcuar lidhjet diplomatike dhe ekonomike midis dy vendeve.

Turkiye Today shkruan se sipas marrëveshjes së publikuar në Gazetën Zyrtare të enjten, avioni, i regjistruar si TC-GVC me numër serik 1002 dhe i prodhuar në shkurt të vitit 2000, mbetet i certifikuar për operacione fluturimi, raporton TCH.

MarrĂ«veshja dypalĂ«she thotĂ« se donacioni synon tĂ« forcojĂ« “marrĂ«dhĂ«niet miqĂ«sore dhe bashkĂ«punimin e ngushtĂ«â€ midis TurqisĂ« dhe ShqipĂ«risĂ«, tĂ« vendosura fillimisht sipas Traktatit tĂ« MiqĂ«sisĂ«, FqinjĂ«sisĂ« sĂ« MirĂ« dhe BashkĂ«punimit tĂ« vitit 1992, ku tĂ« dyja palĂ«t shprehin dĂ«shirĂ«n pĂ«r tĂ« forcuar mĂ« tej kĂ«to lidhje pĂ«rmes bashkĂ«punimit tĂ« ndĂ«rsjellĂ« teknik dhe mbrojtĂ«s.

Avioni do të dorëzohet pa asnjë detyrim financiar nga ana e marrësit dhe Turqia do të mbulojë kostot e transferimit./tch/

Ekspertja gjermane: Nuk mund të përjashtohet bllokim i ri në Kosovë



Kosova voton për herë të dytë këtë vit. Ekspertja gjermane për Ballkanin, Frauke Seebass kërkon dialog mes partive dhe kujton, se Kosova ka humbur shumë nga reputacioni i saj ndërkombëtar këtë vit.

DW: Për herë të dytë brenda një viti kemi zgjedhje të reja në Kosovë. Mendoni, se këto votime do të sjellin zhbllokimin e situatës në vend? Gjatë fushatës partitë e tjera sërish shprehen, se nuk do të hyjnë në koalicion me partinë "Vetëvendosje" të Albin Kurtit...

Fraue Seebass: Gjithçka do të varet nga rezultati i zgjedhjeve. Vetëvendosje shpreson për një shumicë kaq të madhe sa të mund të qeverisë e vetme ose "vetëm" me mbështetjen e pakicave, të cilave Kushtetuta u garanton një numër të caktuar vendesh. Kjo taktikë dështoi pas zgjedhjeve në shkurt.

VV mund të përpiqet në rast të një rezultati zgjedhor të ngushtë, të bindë politikanë individualë nga partitë e tjera që të mbështesin koalicionin. Aleanca me PSHDK-në e vogël para zgjedhjeve (përveç Guxo dhe Alternativës), partnerë tradicionalë të LDK-së, është një tregues i kësaj. Por është gjithashtu e mundur që partitë opozitare të mund të mobilizojnë mbështetje të mjaftueshme për të formuar një qeveri pa VV-në, megjithëse shanset për këtë janë të pakta. Nëse kemi një rezultat të ngjashëm si në shkurt, një bllokim i ri nuk është i pamundur.

DW: Pse ky qëndrim kaq refuzues ndaj Albin Kurtit?

Para së gjithash ky lidhet kryesisht me qëndrimin e tij pa kompromis, me të cilin ai i shpalli luftë "elitave të korruptuara" dhe, në fakt, të gjitha partive të tjera. Para zgjedhjeve të shkurtit, VV synonte të rifitonte një shumicë konstituuese, ndërsa partitë e tjera të mëdha e pozicionuan veten para së gjithash në opozitë me Albin Kurtin, kjo çoi në një atmosferë të helmuar mes tyre. Pas farsës që shoqëroi zgjedhjen e Kryetares së Kuvendit, të cilën Kurti e interpretoi si një pengesë të qëllimshme, nuk mbeti më ndonjë hapësirë për kompromis. Nëse Kurti nuk ia del të angazhohet në dialog me partitë e tjera, pritet një bllokim i mëtejshëm.

DW: Po, mungesa e vullnetit politik të partive në Kosovë solli këtë situatë të zgjedhjeve të jashtëzakonshme, por Kosova nuk e kishte një traditë të një mungese të tillë kaq të madhe të kompromisit. Si e shpjegoni këtë polarizim politik të një shkalle të tillë në vend?

Zgjedhjet e Vetëvendosjes në vitin 2021 ishte një votë proteste, pas rënies së koalicionit me LDK-në me ndihmën e SHBA-së. Ndërsa VV ishte detyruar të bënte kompromis në atë koalicion, tani ishte në gjendje të qeveriste praktikisht e pakontestueshme për katër vjet. Fushata zgjedhore që çoi në zgjedhjet e shkurtit dhe muajt e bllokimit helmuan atmosferën në parlament dhe në të gjithë vendin. Mbetet të shpresohet që partitë t'i rikthehen e të kujtojnë përgjegjësinë që kanë ndaj qytetar:ëve, pavarësisht rezultatit të zgjedhjeve.

DW: Albin Kurti është përballur gjithashtu me mjaft kritika edhe nga partnerët ndërkombëtarë të Kosovës - nën një qeveri të mundshme Kurti si mund të sigurohet progres në dialogun me Serbinë, një kusht për integrimin e mëtejshëm të Kosovës në BE?

Për BE-në, zbatimi i Marrëveshjes së Ohrit të vitit 2023 mbetet thelbësor, dhe Kosova duhet të tregojë përparim në krijimin e një Asociacionit të Komunave Serbe. Kjo është në thelb e lidhur me të gjithë progresin e Kosovës në integrimin transatlantik, që nga anëtarësimi në Këshillin e Evropës deri tek trajtimi i kërkesës për anëtarësim. Për shkak të situatës politike në Serbi, afrimi me BE aktualisht është shumë vështirë, veçanërisht nën Kurtin, por Kosova mund të bëjë përparim të konsiderueshëm si në nivel vendas ashtu edhe në politikën e jashtme me zbatimin e Asociacionit.

DW: Deri tani, Asociacioni duket i largët. A mund të quhet ai arsye kryesore pse Kosova aktualisht ka ngecur në integrimin drejt BE? Deri tani BE kishte edhe sanksione në fuqi. SHBA pezulloi dialogun strategjik.

Masat dhe bllokadat drejtohen kundër Kurtit dhe politikave të tij të njëanshme, veçanërisht mungesës së konsultimeve dhe përshkallëzimeve në komunat veriore. Në vend që të denoncojë trajtimin e pabarabartë krahasuar me Serbinë, qeveria duhet të kuptojë se është në pozicion defensiv dhe se nuk ka konsensus brenda BE-së. Masat janë ligjërisht në një zonë gri, kërkohet unanimitet për shfuqizimin e tyre, por shumë vende duan të shohin që Kosova të bëjë lëshime e para. Mund të supozohet se partnerët ndërkombëtarë do të ishin më të hapur ndaj një qeverie nën dikë tjetër përveç Kurtit.

DW: Por Kosova ka frikë se Asociacioni do të rrezikojë funksionalitetin e shtetit më të ri të Evropës. Sa real është ky rrezik, duke pasur parasysh se komunat serbe duan të arrijnë një lloj vetëqeverisjeje brenda Kosovës përmes Asociacionit?

Nuk e shoh më këtë rrezik pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese dhe propozimeve aktuale sipas Marrëveshjes së Ohrit. Përkundrazi, besoj se Asociacioni i Komunave është një parakusht për integrimin e serbëve të Kosovës dhe demokratizimin e mëtejshëm, veçanërisht nëse edhe komunat jugore janë pjesë e tij, dhe ky integrim më i thellë mund të parandalojë gjithashtu propozime të reja për ndryshime territoriale (shkëmbim territoresh). Asociacioni i Komunave - i mbrojtur nga kushtetuta dhe e drejta e vetëmenaxhimit e sanksionuar në të - do të administronte vetë fusha të tilla si arsimi dhe planifikimi urban, por nuk mund të bllokojë vendimet kombëtare, siç është rasti, për shembull, në Republikën Srpska. Ideja e Vetëvendosjes për të detyruar integrimin përmes reciprocitetit, nga ana tjetër, ka dështuar.

DW: NdĂ«rkohĂ« Serbia dhe Kosova akuzojnĂ« njĂ«ra-tjetrĂ«n pĂ«r shkelje tĂ« marrĂ«veshjeve tĂ« Brukselit tĂ« arritura pĂ«r normalizimin e marrĂ«dhĂ«nieve. ÇfarĂ« mund tĂ« bĂ«jĂ« BE-ja pĂ«r tĂ« siguruar qĂ« njĂ« marrĂ«veshje, pasi tĂ« nĂ«nshkruhet edhe tĂ« zbatohet vĂ«rtet?

BE-ja në fakt ka shumë leva për të sjellë progres në zbatimin e marrëveshjeve, por mungojnë vullneti politik dhe, mbi të gjitha, uniteti. Prandaj, shoh më shumë potencial veprimi në një koalicion shtetesh që marrin drejtimin këtu dhe ofrojnë stimuj pozitivë dhe negativë. Megjithatë, duke pasur parasysh situatën aktuale në Serbi, kjo strategji do të vinte vite me vonesë, nuk shoh që Serbia do të zbatojë marrëveshjet në vitet e ardhshme.

DW: Kosova mbetet vendi më i varfër në Evropë, i vetmi shtet ballkanik pa statusin kandidat për anëtarësim në BE. A ka qenë BE shumë e ashpër me Kosovën, apo arsyet duhen kërkuar brenda politikave të qeverisë aktuale?

Kjo është komplekse, por thënë përmbledhtazi, ka një të vërtetë tek të dyja. Për mua, pika e kthesës ishte viti 2018, kur shtetet anëtare të BE-së refuzuan liberalizimin e vizave për arsye politike të brendshme. Perceptimi në Kosovë ishte se ishin bërë kaq shumë kompromise pa rezultate konkrete, dhe VV e shfrytëzoi këtë atmosferë të krijuar. Nga ana tjetër, veprimet e njëanshme të Kurtit dhe bllokimi i muajve të fundit kanë luajtur një rol të madh në atë që edhe partnerë tradicionalë të Kosovës ndihen të ofenduar, reputacioni ndërkombëtar i Kosovës ka pësuar dëme të konsiderueshme.

Ekspertja për Ballkanin, Frauke Seebass aktualisht është studiuese e ftuar në Zyrën e Brukselit në Fondacionin e njohur gjerman "Shkenca dhe Politika", fokusi i punës së saj është Ballkani dhe zgjerimi i BE-së, studimet për paqen dhe konfliktet.

​Zgjedhjet e 28 dhjetorit, ndalohet votimi familjar



Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka bërë të ditur se votimi familjar në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit është i ndaluar, raporton KosovaPress.

Në një njoftim bëhet e ditur se votimi familjar ndalohet me Ligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme dhe se Kodi Penal e cilëson votimin familjar si vepër penale.

Vota është personale dhe e fshehtë. Respekto ligjin, respekto demokracinë, njofton KQZ-ja përmes një postimi në Facebook. /Telegrafi/


​Guerot: Na duhet njĂ« qeveri me kompetenca tĂ« plota nĂ« KosovĂ«



Na duhet një qeveri me kompetenca të plota, thotë ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guerot.

Tri ditë para zgjedhjeve të 28 dhjetorit, ai deklaron për KosovaPress se ndërkombëtarëve iu duhet një partner në Kosovë, për të punuar për Planin e Rritjes së BE-së, normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë dhe për zhvillimin e Kosovës. Diplomati francez mirëpret largimin e 50 për qind të masave ndëshkuese ndaj Kosovës, derisa është më i rezervuar në pyetjet se a do të hiqen të njëjtat në tërësi në fillim të vitit të ardhshëm.

“Mesazhi Ă«shtĂ« se na duhet njĂ« partner. Ne sĂ« bashku jemi mbĂ«shtetĂ«sit tuaj tĂ« huaj, miqtĂ« tuaj tĂ« huaj. Na duhet njĂ« qeveri, njĂ« qeveri e plotĂ«, me tĂ« cilĂ«n do tĂ« mund tĂ« punonim pĂ«r Planin e Rritjes, natyrisht, por edhe pĂ«r shumĂ« çështje tĂ« tjera, qoftĂ« pĂ«r normalizimin e marrĂ«dhĂ«nieve me SerbinĂ«, por edhe pĂ«r zhvillimin e KosovĂ«s, legjislacionin e KosovĂ«s”, thekson ai.

Kosova nuk arriti të formojë institucionet e reja pas zgjedhjeve të kaluara të 9 shkurtit.

Duke folur për krizën politike dhe mosformimin e institucioneve, diplomati francez thotë se një vit pa një qeveri me mandat të plotë ka qenë i vështirë për Kosovën.

“Ky vit pa njĂ« qeveri tĂ« plotĂ« ka qenĂ« pak i vĂ«shtirĂ«, duhet ta them. Jo se nuk kemi qenĂ« nĂ« gjendje tĂ« punonim, siç thashĂ«, nĂ« projektin e impiantit tĂ« trajtimit tĂ« ujĂ«rave tĂ« zeza. Ne kemi mundur tĂ« punojmĂ« nĂ« nivel teknik. Kishte edhe iniciativa tĂ« tjera qĂ« mund t’i bĂ«nim nĂ« nivel teknik, por Kosova Ă«shtĂ« njĂ« demokraci. Si demokraci, Ă«shtĂ« nevoja pĂ«r njĂ« qeveri tĂ« pĂ«rgjegjshme para parlamentit”, thekson ai.

Bashkimi Evropian ditë më parë vendosi të heqë 50 për qind të masave, derisa u zotua për heqjen e të gjitha masave ndëshkuese ndaj Kosovës deri në fund të muajit janar 2026.

Ky zhvillim, sipas ambasadorit Guérot, është lajm i mirë për Kosovën, pasi do të ecin përpara shumë projekte të rëndësishme për vendin, të cilat ishin bllokuar vitet e fundit.

“Kemi njĂ« projekt shumĂ« tĂ« rĂ«ndĂ«sishĂ«m, qĂ« Ă«shtĂ« ngadalĂ«suar nga masat, pĂ«r ndĂ«rtimin e njĂ« impianti tĂ« trajtimit tĂ« ujĂ«rave tĂ« zeza, i cili do tĂ« mbulonte PrishtinĂ«n, Obiliqin, FushĂ« KosovĂ«n dhe GraçanicĂ«n. Ky Ă«shtĂ« njĂ« projekt i pĂ«rbashkĂ«t me GjermaninĂ«, nĂ« fakt. Pra, po pres me padurim qĂ« tĂ« pĂ«rshpejtojmĂ« kĂ«tĂ« projekt, pĂ«r tĂ« cilin nuk jemi ndalur sĂ« punuari kurrĂ« nĂ« nivelin teknik. ËshtĂ« vetĂ«m njĂ« nga projektet qĂ« kemi. Kemi projekte tĂ« zhvillimit me AgjencinĂ« Franceze tĂ« Zhvillimit, sidomos pĂ«r tĂ« ndihmuar KosovĂ«n me LojĂ«rat Mesdhetare 2030 dhe gjithashtu pĂ«r ta ndihmuar atĂ« nĂ« tranzicionin drejt njĂ« energjie mĂ« tĂ« pastĂ«r. NĂ« PrishtinĂ« kĂ«tu po shohim mjegullĂ«n, qĂ« Ă«shtĂ« bĂ«rĂ« si shkak i njĂ« energjie tĂ« papastĂ«r dhe agjencia po punon”, shton ai.

Sa i përket zotimit se deri në janar të vitit 2026 do të hiqen masat, ambasadori francez thotë për KosovaPress se vendimi politik tashmë është marrë nga Këshilli Evropian dhe se tani i takon Komisionit Evropian ta zbatojë.

“Detajet nuk i di. Nuk mund t’jua tregoj. Vendimi politik Ă«shtĂ« marrĂ« nga KĂ«shilli i Ministrave dhe nga KĂ«shilli Evropian dhe tani Komisioni do ta zbatojĂ« atĂ«. Prandaj nuk mund tĂ« hyj nĂ« detaje”, thotĂ« ai.

Masat ndaj Kosovës ishin vendosur në vitin 2023, si përgjigje ndaj përshkallëzimit të situatës së sigurisë në veri të Kosovës, kur kryetarët shqiptarë, të dalë nga zgjedhjet që u bojkotuan nga serbët lokalë, nisën detyrën e tyre në komunat në veri. /KP/

​Aksident i rĂ«ndĂ« nĂ« rrugĂ«n e Arbrit



NjĂ« person ka pĂ«suar lĂ«ndime serioze si pasojĂ« e njĂ« aksidenti nĂ« rrugĂ«n e Arbrit nĂ« vendin e quajtur “Ura e Vocit”.

Në këtë aksident janë përfshirë dy vetura, raporton Topchannel.

Aksidenti është pikasur nga drejtuesit e mjeteve të tjera të cilët udhëtojnë në këtë aks rrugor ku dhe kanë njoftuar policinë dhe ambulancën.

Policia dhe ambulanca kanë dalë në vendngjarje dhe kanë bërë të mundur dërgimin e të plagosurit në spital. /KP/

Si zhvillohet procesi zgjedhor më 28 dhjetor në Kosovë, nga votimi te certifikimi i rezultateve



Kosova do të mbajë Zgjedhjet Parlamentare më 28 dhjetor, me një proces të rregulluar në disa faza të qarta ligjore, nga hapja e vendvotimeve deri te certifikimi final i rezultateve.

Këto zgjedhje po mbahen pasi Kuvendi i Kosovës u shpërbë si rrjedhojë e moskrijimit të institucioneve pas zgjedhjeve të mbajtura më 9 shkurt. Presidentja Vjosa Osmani vendosi datën pas dështimit të negociatave për qeveri, një lëvizje që pasoi muaj bllokadë politike në institucionet e vendit.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka dalë me të dhëna zyrtare për procesin zgjedhor.

2,076,290 persona me të drejtë vote janë regjistruar për votim. Brenda vendit votimi do të organizohet në 948 qendra votimi me 2,614 vendvotime.

Jashtë Kosovës, votimi fizik është parashikuar në 16 ambasada dhe 13 konsullata. Mbi 76,000 aplikime janë miratuar tashmë për votim nga diaspora (përfshirë edhe votim me postë).


Për këto zgjedhje janë certifikuar gjithsej 22 subjekte politike, duke përfshirë 18 parti, 3 koalicione parazgjedhore, 2 iniciativa qytetare dhe një kandidat të pavarur. Komisioni gjithashtu ka akredituar rreth 860 vëzhgues vendorë dhe ndërkombëtarë për të monitoruar procesin.

Institucionet përgjegjëse kanë paraparë mekanizma mbikëqyrës dhe procedura standarde për të garantuar transparencë dhe integritet zgjedhor.

Procesi i votimit nis në orën 07:00 të mëngjesit me hapjen e vendvotimeve në të gjithë territorin e Kosovës. Qytetarët me të drejtë vote identifikohen përmes dokumenteve zyrtare dhe votojnë në mënyrë të fshehtë.

Mënyrat për të plotësuar formularin për votim janë këto: Sigurohuni që fletëvotimi është i vulosur në pjesën e pasme, në anën e majtë, shënjoni vetëm një subjekt politik, në anën e djathtë, shënjoni deri në dhjetë kandidatë të atij subjekti politik dhe paloseni fletëvotimin dhe vendoseni në kutinë e votimit.

Pas mbylljes së vendvotimeve, fillon numërimi i votave në vendvotim. Fillimisht numërohen votat për subjektet politike, pastaj ato për kandidatë për deputetë, ndërsa rezultatet regjistrohen në formularë zyrtarë dhe dërgohen në Qendrat Komunale të Numërimit. Ky proces monitorohet nga vëzhgues vendorë dhe ndërkombëtarë, si dhe nga përfaqësues të subjekteve politike.

Rezultatet e para të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve konsiderohen preliminare.

Ato pasohen nga faza e ankesave dhe verifikimeve, përfshirë rinumërime eventuale dhe shqyrtimin e votave me kusht, votave nga diaspora dhe atyre me postë. Vetëm pas përfundimit të këtyre procedurave, KQZ shpall rezultatet përfundimtare.

Certifikimi final i rezultateve shënon përmbylljen e procesit zgjedhor dhe hap rrugën për formimin e institucioneve të reja.

Sipas afateve ligjore, ky hap realizohet vetëm pasi të jenë trajtuar të gjitha ankesat dhe të jenë verifikuar të dhënat zgjedhore.

Zgjedhjet e 28 dhjetorit konsiderohen test për funksionimin institucional dhe besimin publik në procesin demokratik, ndërsa institucionet përgjegjëse kanë deklaruar se janë të përgatitura për mbarëvajtje të rregullt dhe transparente të procesit. /Telegrafi/

❌