NJU JORK â Venezuela akuzon SHBA-nĂ« pĂ«r âzhvatjeâ pas sekuestrimit tĂ« cisternave tĂ« naftĂ«s
NJU JORK, 24 dhjetor /ATSH/- Venezuela ka akuzuar Shtetet e Bashkuara tĂ« AmerikĂ«s pĂ«r âzhvatjeâ nĂ« njĂ« seancĂ« emergjente tĂ« KĂ«shillit tĂ« Sigurimit tĂ« OKB-sĂ« nĂ« Nju Jork, sipas BBC.
âKapja e dy cisternave tĂ« naftĂ«s venezueliane nga Uashingtoni ishte âmĂ« e keqe se pirateriaâ, tha ambasadori venezuelan nĂ« OKB.
Mbledhja emergjente e Këshillit të Sigurimit u thirr për të diskutuar sekuestrimin e anijeve cisternë, i cili u zhvillua në brigjet e Venezuelës në fillim të këtij muaji.
SHBA-ja ka thënë gjithashtu se po ndiqte një anije cisternë të tretë venezueliane.
Presidenti amerikan, Donald Trump ka akuzuar presidentin e Venezuelës, Nicolas Maduro, se drejton një kartel droge dhe se bandat kishin vepruar pa u ndëshkuar për një kohë shumë të gjatë.
Më 16 dhjetor, Trump urdhëroi një bllokadë detare të të gjitha cisternave të naftës të sanksionuara që hyjnë dhe dalin nga Venezuela.
Presidenti amerikan tha se SHBA-ja do ta mbante ose do ta shiste naftën bruto që ishte sekuestruar, si dhe vetë anijet.
SHBA-ja ka rritur praninë ushtarake në Detin Paqësor dhe Karaibe në muajt e fundit, duke dërguar 15 000 trupa dhe një sërë transportuesish aeroplanësh dhe anijesh luftarake në zonë.
Ky është dislokimi më i madh në rajon që kur SHBA-ja pushtoi Panamanë në vitin 1989, dhe qëllimi i deklaruar ishte të ndalonte rrjedhën e fentanilit dhe kokainës në SHBA.
SHBA-ja ka kryer sulme ndaj atyre që i quajnë anije venezueliane për kontrabandën e drogës, duke synuar më shumë se 20 anije dhe duke vrarë të paktën 100 persona.
Disa ekspertë thonë se sulmet mund të shkelin ligjet që rregullojnë konfliktin e armatosur.
I dĂ«rguari i VenezuelĂ«s nĂ« OKB tha se SHBA-ja po e nĂ«nshtron vendin e tij ndaj âshantazhit mĂ« tĂ« madhâ nĂ« historinĂ« e saj.
âJemi nĂ« prani tĂ« njĂ« fuqie qĂ« vepron jashtĂ« ligjit ndĂ«rkombĂ«tarâ, tha Samuel Moncada duke folur nĂ« takimin e KĂ«shillit tĂ« Sigurimit tĂ« OKB-sĂ«.
Lidhur me sekuestrimin e naftës venezueliane nga SHBA-ja, ai e quajti atë një plaçkitje, grabitje dhe rikolonizim të Venezuelës.
âQeveria e Shteteve tĂ« Bashkuara tĂ« AmerikĂ«s nuk ka juridiksion nĂ« Karaibeâ, shtoi ai.
âĂfarĂ« lidhje ka kjo me drogĂ«n?â, tha Moncada duke iu referuar industrisĂ« sĂ« naftĂ«s venezueliane.
Në përgjigje, ambasadori i SHBA-së në OKB, Michael Waltz, i tha Këshillit të Sigurimit se SHBA-ja nuk e njihte Maduro si udhëheqësin legjitim të Venezuelës.
âAftĂ«sia e Maduro pĂ«r tĂ« shitur naftĂ«n e VenezuelĂ«s i mundĂ«son pretendimet e tij mashtruese pĂ«r pushtet dhe aktivitetet e tij narko-terroristeâ, tha Waltz.
Gjatë një vizite në një panair tregtar në Karakas, presidenti Maduro tha se Këshilli i Sigurimit po i jepte mbështetje të madhe Venezuelës.
Rusia dhe Kina akuzuan SHBA-në për intimidim dhe agresion.
âSHBA-ja po shkatĂ«rron nĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« paligjshme anijet civile nĂ« Detin e Karaibeveâ, tha ambasadori rus nĂ« OKB, Vassily Nebenzia, nĂ« takimin e OKB-sĂ«.
âVeprimet e SHBA-sĂ« kundĂ«r anijeve venezueliane, janĂ« njĂ« model pĂ«r akte tĂ« ardhshme force kundĂ«r shteteve tĂ« AmerikĂ«s Latineâ, shtoi ai.
Ndërkohë, i dërguari i Kinës në OKB, Sun Lei, i bëri thirrje SHBA-së që të ndalonte menjëherë veprimet dhe të shmangte përshkallëzimin e mëtejshëm të tensioneve. //a.i/
The post NJU JORK â Venezuela akuzon SHBA-nĂ« pĂ«r âzhvatjeâ pas sekuestrimit tĂ« cisternave tĂ« naftĂ«s appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

