❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Votimi në përfaqësitë diplomatike, fotografi nga Ambasada e Republikës së Kosovës në Zagreb



Ambasada e Republikës së Kosovës në Republikën e Kroacisë ka njoftuar se që nga ora 07:00 ka nisur procesi i votimit për qytetarët e Republikës së Kosovës të regjistruar për votim pranë kësaj Ambasade.

Votimi zhvillohet nga ora 07:00 deri në ora 19:00, në përputhje me rregullat dhe procedurat e përcaktuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

“Ftohen tĂ« gjithĂ« votuesit e regjistruar qĂ« tĂ« shfrytĂ«zojnĂ« tĂ« drejtĂ«n e tyre qytetare dhe tĂ« marrin pjesĂ« nĂ« procesin zgjedhor”, thuhet nĂ« njoftim.

Për ushtrimin e së drejtës së votës, votuesit duhet të jenë të regjistruar për votim në Ambasadë dhe të posedojnë një nga dokumentet zyrtare të identifikimit të Republikës së Kosovës: letërnjoftim, pasaportë ose patentë shoferi, edhe në rast se dokumenti ka afat të skaduar. /Telegrafi/






Sadiku: Prishtinë, ti je nismëtarja e ndryshimit



Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për deputet, Ermal Sadiku një ditë para zgjedhjeve ka thënë se Prishtina nuk është veç kryeqendër, por është edhe nismëtare e ndryshimit.

Ai në një postim në Facebook shkruan se të dielën të zgjidhet shpresa.

“PrishtinĂ«, a jemi gati pĂ«r 28 dhjetor?

Prishtinë, ti s'je veç kryeqendra. Ti je nismëtarja e ndryshimit. Je sinjali i parë i shpresës.

Ti je dëshmia që arroganca nuk kalon. Ti je ajo që ia jep përgjigjen më së miri papërgjegjësisë. Ti nuk e duron stagnimin.

Prandaj, tĂ« dielĂ«n zgjedhim shpresĂ«n”, shkruan ai.

Votimi në përfaqësitë diplomatike të Kosovës, deri në orën 09:00 kanë votuar 8.64% e votuesve të regjistruar



Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës ka bërë të ditur se në përfaqësitë diplomatike të Republikës së Kosovës ka nisur në ora 07:00 procesi i votimit për qytetarët tanë që jetojnë jashtë vendit.

MPJD bën të ditur se deri në orën 09:00 kanë votuar 8.64% e votuesve të regjistruar.

“Procesi i votimit po zhvillohet nĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« rregullt, nĂ« pĂ«rputhje me procedurat e pĂ«rcaktuara, ndĂ«rsa nĂ« shumĂ« nga kĂ«to pĂ«rfaqĂ«si, po shĂ«nohet pjesĂ«marrje e lartĂ« e qytetarĂ«ve, e cila dĂ«shmon pĂ«r angazhimin qytetar dhe lidhjen e fortĂ« qĂ« mĂ«rgata jonĂ« ka me atdheun.

Ministria e PunĂ«ve tĂ« Jashtme dhe DiasporĂ«s, nĂ« koordinim tĂ« vazhdueshĂ«m me Komisionin Qendror tĂ« Zgjedhjeve dhe pĂ«rfaqĂ«sitĂ« diplomatike, po ndjek nga afĂ«r mbarĂ«vajtjen e procesit, duke siguruar kushte tĂ« pĂ«rshtatshme pĂ«r ushtrimin e sĂ« drejtĂ«s sĂ« votĂ«s pĂ«r tĂ« gjithĂ« qytetarĂ«t tanĂ« jashtĂ« vendit”, thuhet nĂ« njoftim.

Vendvotimet do të jenë të hapura deri në ora 19:00. /Telegrafi/

Presidentja e ALDE, Svenja Hahn për Bedri Hamzën dhe PDK-në: Kosovës i duhet lidership që bashkon dhe sjell stabilitet



Presidentja e Aleancës së Liberalëve dhe Demokratëve për Evropën (ALDE), ALDE, Svenja Hahn, ka shprehur mbështetjen e saj për Bedri Hamzën dhe Partinë Demokratike të Kosovës, duke theksuar se Kosova ndodhet në një moment vendimtar të rrugëtimit të saj demokratik.

NĂ« videomesazhin e saj, Hahn vlerĂ«son se çdo demokraci ka nevojĂ« pĂ«r stabilitet, unitet dhe miq tĂ« fortĂ« e tĂ« besueshĂ«m, duke nĂ«nvizuar se e ardhmja e KosovĂ«s varet nga njĂ« udhĂ«heqje qĂ« di t’i bashkojĂ« njerĂ«zit, tĂ« qeverisĂ« me pĂ«rgjegjĂ«si dhe tĂ« forcojĂ« partneritetet me EvropĂ«n dhe komunitetin ndĂ«rkombĂ«tar.

Ajo thekson se Bedri Hamza është një lider me përvojë, me dorë të sigurt dhe me bilanc të dëshmuar në shërbimin publik, i cili e kupton rëndësinë e stabilitetit ekonomik, forcimit institucional dhe vlerave demokratike. Sipas Hahn, PDK dhe Bedri Hamza janë të përkushtuar ndaj dialogut, bashkëpunimit dhe një të ardhmeje evropiane për Kosovën.

“Kosova meriton njĂ« udhĂ«heqje qĂ« bashkon dhe qĂ« sjell rezultate”, pĂ«rfundon presidentja e ALDE, duke konfirmuar mbĂ«shtetjen e familjes liberale evropiane pĂ«r vizionin dhe lidershipin e Bedri HamzĂ«s.


Përfshihet nga zjarri kulmi i një shtëpie në lagjen "Bregu i Diellit"



Kulmi i një shtëpie në lagjen "Bregu i Diellit" në Prishtinë është përfshirë nga zjarri mesditën e së shtunës.

Lexues të Telegrafit kanë sjell fotografi nga vendi i ngjarjes, gjersa shihet duke dal tym nga kulmi i shtëpisë.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe zjarrfikësit.





Telegrafi i ka shkruar Policisë dhe Zjarrfikësve dhe është në pritje të informacioneve zyrtare. /Telegrafi/






Bajra shpjegon luhatjet që goditën ekonominë globale gjatë vitit 2025



Viti 2025 është karakterizuar nga disa luhatje të forta në tregjet financiare globale, si pasojë e kombinimit të gjeopolitikës, tarifave amerikane dhe zhvillimeve në sektorin teknologjik.

KĂ«shtu deklaroi eksperti i tregjeve financiare ndĂ«rkombĂ«tare, Emanuel Bajra, nĂ« “PĂ«rballje Podcast”.

Sipas Bajrës, një nga goditjet kryesore lidhet me sektorin e teknologjisë, i cili zë një peshë të madhe në indeksin amerikan.

“Kemi pasur katĂ«r luhatje serioze nĂ« tregjet globale. Ato erdhĂ«n si kombinim i gjeopolitikĂ«s, tarifave amerikane dhe goditjes sĂ« sektorit tĂ« teknologjisĂ«â€, tha Bajra.



Ai shtoi se rënia e besimit te kompanitë e mëdha teknologjike, frika nga inteligjenca artificiale dhe reagimet emocionale të investitorëve krijuan pasiguri të theksuar, por pa kolaps sistemik.

“InvestitorĂ«t reagojnĂ« shumĂ« shpejt. Kur kapitali tĂ«rhiqet, bie konfidenca dhe krijohet panik, por tregjet kanĂ« treguar rikuperim gradual”, theksoi Bajra shkruan Telegrafi.

Eksperti i tregjeve financiare ndĂ«rkombĂ«tare, Emanuel Bajra, nĂ« “PĂ«rballje Podcast"

Ai ka shtuar se Viti 2025 ka shënuar një ndryshim të thellë në rendin gjeopolitik dhe ekonomik global, veçanërisht pas rikthimit të Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë si president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Eksperti i tregjeve financiare ndërkombëtare vlerësoi se nuk ka pasur vetëm ndryshim administrate, por edhe ndryshim doktrine politike dhe ekonomike. /Telegrafi/


Qytetari i la dy qese me bërllok jashtë kontejnerëve, shikoni si vepron Policia në Shkodër



Në Shkodër, një burrë i la dy qese me plehra poshtë kontejnerëve të bërllokut, ndonëse kontejnerët ishin bosh, duke mos i vendosur kështu në vendin e duhur.

E atypari rastësisht kaloi një makinë policie e bashkisë e cila e ndaloi.

Pas këshillimit, i njëjti edhe u gjobit, raporton Euronews.al.

Më poshtë mund ta shikoni videon.


Gjendet pa shenja jete një person në Mitrovicë



Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një person është gjetur pa shenja jete.

Rasti ka ndodhur nĂ« rrugĂ«n “Miran Hajra”, nĂ« jug tĂ« MitrovicĂ«s, mĂ« 26.12.2025

“Raportohet se Ă«shtĂ« gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar. NĂ« vendin e ngjarjes kanĂ« dalĂ« njĂ«sitet pĂ«rkatĂ«se, ndĂ«rsa ekipi mjekĂ«sor ka konstatuar vdekjen e viktimĂ«s”, thuhet nĂ« raport.

Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion. /Telegrafi/

Dosja e AKSHI, 4 kompani në 9 muaj siguruan tendera në vlerën 57 milionë euro



NĂ« 206 faqe “esencĂ« hetimi”, Prokuroria e Posaçme, SPAK, pĂ«rshkroi veprimtarinĂ« e AKSHI-t AgjencisĂ« KombĂ«tare tĂ« ShoqĂ«risĂ« sĂ« Informacionit, duke zbuluar njĂ« rrjet tĂ« mirĂ« organizuar kriminal nĂ« pĂ«rvetĂ«simin e qindra milionĂ« eurove tendera publike, mes shantazhit, pengmarrjes dhe implikimit tĂ« zyrtarĂ«ve tĂ« lartĂ« shtetĂ«ror dhe policor tĂ« vendit.

“Nga hetimet e kryera rezulton se shtetasit Ergys Agasi, Ermal Beqiri, Mirlinda Karçanaj, Hava Delibashi, Erion Ismaili, Andis Papa, GĂ«zim Hoxha, si dhe persona tĂ« tjerĂ«, nĂ« bashkĂ«punim me njĂ«ri-tjetrin nĂ« formĂ«n e grupit tĂ« strukturuar kriminal, kanĂ« organizuar dhe implementuar njĂ« skemĂ« pĂ«r paracaktimin e fituesve nĂ« procedurat e prokurimit, tĂ« kryera nĂ« AgjencinĂ« KombĂ«tare tĂ« ShoqĂ«risĂ« sĂ« informacionit (AKSHl), me qĂ«llim pĂ«rfitimin e paligjshĂ«m tĂ« fondeve publike qĂ« rrjedhin nga pagesat, lidhur me kontratat publike tĂ« prokuruara”, thuhet nĂ« dosjen e ProkurorisĂ« Speciale SPAK, tĂ« cilĂ«n Faktoje.al e disponon.

PĂ«r Agasin dhe Beqirin janĂ« lĂ«shuar urdhĂ«r-arreste pĂ«r akuzat: “Heqjes sĂ« paligjshme tĂ« lirisĂ«â€, “Konkurrenca e paligjshme nĂ«pĂ«rmjet dhunĂ«s”, nĂ« kuadĂ«r tĂ« njĂ« formacioni tĂ« posaçëm, “Grup i strukturuar kriminal” dhe kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, por nuk janĂ« ekzekutuar pasi dyshohet se janĂ« larguar jashtĂ« vendit. NĂ« arrest shtĂ«pie janĂ« drejtoresha e AKSHI-t Mirlinda Karçanj dhe zĂ«vendĂ«sja e saj Hava Delibashi, ndĂ«rsa ka masĂ« ndalim pĂ«r dalje jashtĂ« vendit pĂ«r biznesmenĂ«t Papa dhe Hoxha, ndĂ«rsa pezullim nga detyra dhe ndalim pĂ«r dalje jashtĂ« vendit pĂ«r numrin dy tĂ« policisĂ« sĂ« TiranĂ«s Erjon Ismaili.

Vetëm fillimi
!

Burime pranë grupit hetimor, thanë për Faktoje se dosja është ende nën hetim dhe aktualisht janë hapur tre fraksione të tjera, duke nisur nga emrat që dyshohet se janë përfshirë në një skemë të rëndë abuzimi me burim Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, shkruan faktoje.al

JanĂ« dhjetĂ«ra orĂ« filmime ku diskutohen afera me pĂ«rfshirjen e personave tĂ« ndryshĂ«m si nĂ«punĂ«s tĂ« lartĂ« tĂ« shtetit, drejtues policie dhe biznesmenĂ« tĂ« lidhur edhe me krimin e organizuar, duke kontrolluar tĂ« dhĂ«na tĂ« ndjeshme tĂ« sigurisĂ« nĂ« vend. NĂ« njĂ« takim tĂ« datĂ«s 16 mars 2024 mes Karçanajt, Beqirajt dhe Agasit ky i fundit thotĂ«: “Projekti bĂ«n 2 milion, ne do ta bĂ«jmĂ« 4”.

Bisedat pa limit etike, ku diskutohen shuma tĂ« mĂ«dha se kush do i marrĂ« dhe si do tĂ« ndahen, janĂ« nĂ« njĂ« pjesĂ« tĂ« madhe tĂ« filmuara (dyshohet nga vetĂ« Agasi). “Nga kĂ«qyrja e pamjeve filmike, arsyeshĂ«m krijohet bindja mbi lidhjet me interes qĂ« kanĂ« kĂ«ta shtetas me njĂ«ri-tjetrin, e cila, nga analizimi i pĂ«rmbajtjes sĂ« bisedave tĂ« transkriptuara, krijon dyshimin e arsyeshĂ«m mbi realizimin e njĂ« skeme kriminale nĂ« funksion tĂ« paracaktimit tĂ« procedurave tĂ« prokurimit, krijimit tĂ« avantazheve dhe pĂ«rfitimit tĂ« paligjshĂ«m prej tyre”, thotĂ« prokuroria.

Skema

Fillimisht gjendej “preja”, njĂ« shumĂ« e madhe prokurorimi nĂ«n logon e AKSHI-t. MĂ« pas, pĂ«rgatiteshin pĂ«r tĂ« rrĂ«mbyer çdo qindarkĂ« nĂ« fondin limit, ndĂ«rsa “financuesja” Mirlinda Karçanaj, me paratĂ« e buxhetit tĂ« shtetit, qe kthyer nĂ« dorĂ« firmĂ«tare pĂ«r çdo tender nĂ« vlera tĂ« mĂ«dha tĂ« shkonte pĂ«r kompanitĂ« e biznesmenĂ«ve kontroversĂ«, Ermal Beqiraj dhe Ergys Agasi. Diskutimet bĂ«heshin nĂ« zyrĂ«n e Agasit, ku pasi flitej pĂ«r shuma tĂ« mĂ«dha shoqĂ«roheshin me fjalor fyes, tallĂ«s dhe jo etik. Çdo gjĂ« e dokumentuar, ku vetĂ« Agasi kishte vendosur pajisje pĂ«rgjuese video-audio.

Paradoksalisht, numri një i Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), Mirlinda Karçanaj, drejtoresha më jetëgjatë e qeverisjes Rama, e cila presupozohet se ruan çdo të dhënë digjitale shtetërore, edhe të sigurisë dhe rëndësisë së veçantë, përfundoi në zyrën e Agasit me zë dhe figurë në kamerat përgjuese.

NjĂ« ndĂ«r tĂ« paktĂ«t qĂ« u bĂ« pengesĂ«, duke ankimuar procedurat tenderuese, biznesmeni Gerond Meçe drejtues i kompanisĂ« ABS”, u mor peng dhe nĂ«n kĂ«rcĂ«nim, shantazh dhe dhunĂ«, detyrohet qĂ« brenda pak orĂ«sh tĂ« tĂ«rhiqej nga 20 ankimimet. PjesĂ« e kĂ«rcĂ«nimit, sugjerimit dhe shantazhimit dyshohet sipas ProkurorisĂ« Speciale se Ă«shtĂ« edhe numri dy i PolicisĂ« sĂ« TiranĂ«s, Erion Ismaili, edhe ai njĂ« bujtĂ«s i rregullt nĂ« zyrĂ«n e Agasit.

Pengmarrja

Kushdo operator ekonomik qĂ« ankohej pĂ«r skualifikim tĂ« padrejtĂ« nga tenderat e AKSHI-t i “hapej luftĂ«â€ nga treshja Agasi, Beqiri dhe drejtoreshĂ« Karçanaj. “Ndaj operatorevĂ« ekonomik tĂ« skualifikuar, tĂ« cilĂ«t kanĂ« kĂ«rkuar tĂ« drejtĂ«n e tyre nĂ«pĂ«rmjet ankimimit zyrtar pranĂ« Autoritetit Kontraktor, por edhe nĂ« Komisionin e Prokurimit Publik, Ă«shtĂ« pĂ«rdorur dhuna, heqja e paligjshme e lirisĂ« pĂ«r t’i detyruar me forcĂ« qĂ« tĂ« tĂ«rhiqen nga ankimimet, por edhe nga çdo procedurĂ« ku kanĂ« marrĂ« pjesĂ« me qĂ«llim qĂ« tĂ« sigurohej vazhdueshmĂ«ria e kĂ«saj skeme”, thotĂ« SPAK. Provat janĂ« tashmĂ« mjaft tĂ« forta me pamje filmike, dĂ«shmi tĂ« tĂ« marrit peng dhe levizjeve tĂ« kryera qĂ« nĂ« fund shkuan nĂ« favor tĂ« kĂ«rcĂ«nuesve.

Denoncimi

MĂ« 12 gusht 2025, Gerond Meçe, aksioner i vetĂ«m nĂ« shoqĂ«rinĂ« “ABS” (njĂ« kompanie tĂ« teknologjisĂ«) u mor peng sapo doli nga banesa nĂ« drejtim tĂ« automjetit tĂ« tij. “Jemi SPAK, ejani me ne”, i thotĂ« njĂ« i ri, i cili mbante njĂ« jelek me mbishkrimin “BKH” dhe mĂ« pas tre tĂ« tjerĂ« me jelekĂ« me mbishkrimin “policia” (dyshohet tĂ« falsifikuara) e fusin nĂ« automjet dhe largohen.

Meçe nuk bën asnjë rezistencë por kupton se personat nuk ishin të policisë apo BKH-së pasi devijuan lëvizjen, duke marrë drejtimin nga Elbasani. Në një banesë të braktisur në fshatin Gracen të Elbasanit, Meçe prangoset dhe nis shantazhi, kërcënimet me armë dhe ultimatum për të tërhequr menjëherë ankimet që kishte bërë ndaj 20 procedurave tenderuese të AKSHI-it dhe në KPP (Komisionin e Prokurimit Publik).

Brenda pak orĂ«sh, Meçe udhĂ«zon administratorin e kompanisĂ« tĂ« tĂ«rhiqte ankimimet, ndĂ«rsa pasi sigurohen se gjithçka ishte nĂ« rregull dhe se kompania e Meçes e lenĂ« tĂ« lirĂ« nĂ«n kĂ«rcĂ«nimin fundor: “Nuk duam probleme nga ty, nuk dua denoncime nga ty, nĂ« tĂ« kundĂ«rt do tĂ« vrasim ty, grua, motĂ«r, nĂ«nĂ«, se babĂ« nuk ke ti..,”, citohet nĂ« dosjen e SPAK, sipas deklarimeve tĂ« Meçes.

Ku të ankohej?

Po ku mund tĂ« ankohej “i marri peng”? Biznesmeni Gerond Meçe kishte aplikuar nĂ« 20 prokurorime me kompaninĂ« e tij, por nĂ« çdo rast ishte skualifikuar dhe tenderat e AKSHI-t ishin fituar nĂ« seri nga kompanitĂ« e Ergys Agasit, Ermal Beqirajt dhe tĂ« tjerĂ«ve pranĂ« tyre.

Meçe nuk kryen denoncim nĂ« polici, nisur edhe nga fakti sipas tij se vetĂ« nĂ«ndrejtori i PolicisĂ« sĂ« TiranĂ«s i kishte sugjeruar mĂ« parĂ«: “Hiq dorĂ« nga AKSHI”. Po ashtu edhe institucioni tjetĂ«r i ankimit administrative KPP rezulton sipas SPAK se ka shkelur procedurat nĂ« rastin e ankimimeve tĂ« Meçajt dhe gjithashtu ka qenĂ« e gatshme qĂ« nĂ« njĂ« kohĂ« tĂ« shpejtĂ« tĂ« “pranojĂ«â€ tĂ«rheqjen nga ankimimi, qĂ« korrespondon me ditĂ«n e pengmarrjes sĂ« tij.

“Nga kjo veprimtari rezulton bindshĂ«m se dhe KPP ka nxituar tĂ« pranojĂ« ankimimet e OE(shĂ«nim: operatorĂ«ve ekonomikĂ«) “ABS” tĂ« cilat i kanĂ« marrĂ« forcĂ«risht nĂ« rrethanat e pĂ«rshkruara nĂ« kĂ«tĂ« kĂ«rkesĂ« çka do tĂ« thotĂ« qĂ« kjo kjo ka qenĂ« e koordinuar me veprimet e grupit tĂ« strukturuar kriminal”, thuhet nĂ« dosjen e SPAK.

57 milionë euro në pak muaj

Prokuroria ka krijuar bindje bazuar në prova (filmime, biseda audio të gërshetuera me dokumente), se kompanitë e Ermal Beqirit, Ergys Agasit dhe bisnesmenëve të tjerë Gezim Hoxha dhe Andis Papa, në një hark kohor prej 9 muajsh kanë siguruar tenderë në vlerën 57 milionë euro nga AKSHI, për llogari të disa institucioneve.

NĂ« njĂ«rĂ«n prej tenderĂ«ve e cila ka pĂ«rshkrimin: “PĂ«rmirĂ«simi i sistemeve pĂ«r ndihmĂ«n ekonomike” Ă«shtĂ« nĂ« vlerĂ«n 226,460,451 lekĂ« pa tvsh. Paradoksalisht, njĂ« familje me ndihmĂ« ekonomike nuk merr mĂ« shumĂ« se 8 mijĂ« lekĂ« nĂ« muaj, por pĂ«r “pĂ«rmirĂ«sim sistemi” janĂ« dhĂ«nĂ« mbi 226 milionĂ« lekĂ« tĂ« reja. NdĂ«r tenderat e tjerĂ« me “flamur tĂ« kuq” cilĂ«sohen edhe disa tĂ« zhvilluara pĂ«r institucione tĂ« tjera shtetĂ«rore, pĂ«rfshi edhe burgjet.

“Nga analiza e kĂ«tyre procedurave tĂ« prokurimit, nĂ« harmoni dhe me shpjegimet e punonjĂ«sve tĂ« shoqĂ«risĂ« “EA Solution”, krijohet bindja se kĂ«to procedura prokurimi, fitohen nga subjektet e kontrolluara nga shtetasi Ermal Beqiri, nĂ« bashkĂ«punim me shtetasin Andis Papa, fitimet e tĂ« cilĂ«ve, i kalohen nĂ« mĂ«nyrĂ« fiktive subjektit “EA Solution”, nĂ« pronĂ«si tĂ« shtetasit Ergys Agasi”, thekson prokuroria.

Po ashtu SPAK nĂ« gĂ«rshetim tĂ« provave arrin nĂ« pĂ«rfundimin se tenderĂ«t manipuloheshin pĂ«r t’u fituar nga kompania “Soft& Solution” e Beqirajt, kompania “Fastech” e Andis PapĂ«s dhe kompania First sh.p.k e GĂ«zim HoxhĂ«s.

Kurti nga Hasi: 1 miliard euro për prodhimtarinë



Kryeministri Albin Kurti ishte në Has bashkë me disa nga kandidatët për deputetë.

Një miliard euro për prodhimtarinë, përmes garantimit të kredive ishte zotimi i Kryeministrit nga Hasi.

Kurti rikujtoi edhe një herë, se gjatë mandatit aktual, 120 mijë fermerë nga Prizreni dhe gjithë Kosova, janë përkrahur me mbi 300 milionë euro.


Ai u zotua se mbështetja për bujqit dhe fermerët do të vazhdojë edhe për katër vitet e ardhshme.

Kurti i ftoi edhe për të votuar numrin 116, të dielën, më 28 dhjetor, për të vazhduar siç tha qeverisjen e mbarë të subjektit të Kurtit.







Në Qendrën për Strehim, Mbrojtje dhe Rehabilitimin e Viktimave në Lipjan përleshen dy gra



Policia e Kosovës ka njoftuar se në Qendrën për Strehim, Mbrojtje dhe Rehabilitimin e Viktimave, janë përleshur fizikisht dy gra.

Rasti ka ndodhur të premten, në ora 20:47.

“Lipjan 26.12.2025-20:47. Raportohet se nĂ« QendrĂ«n pĂ«r Strehim, Mbrojtje dhe Rehabilitimin e Viktimave, janĂ« pĂ«rleshur fizikisht dy tĂ« dyshuara femra kosovare”, thuhet nĂ« raport.

Të dyshuarat kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa pas intervistimit me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt. /Telegrafi/

Të dielën zgjedhjet parlamentare, qytetarët i drejtohen kutive të votimit për të katërtën herë brenda vitit



TĂ« dielĂ«n, mĂ« 28 dhjetor qytetarĂ«t e KosovĂ«s do tĂ« t’i drejtohen kutive tĂ« votimit pĂ«r zgjedhjet parlamentare.

Kjo do të jetë hera e katërt që brenda këtij viti qytetarët i drejtohen kutive të votimit, më 9 shkurt në zgjedhjet parlamentare, në zgjedhjet lokale më 12 tetor, balotazhi më pas dhe këtë herë sërish për zgjedhjet parlamentare, më 28 dhjetor.

E ditë më parë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka dalë me të dhëna zyrtare për procesin zgjedhor të 28 dhjetorit.

2,076,290 persona me të drejtë vote janë regjistruar për votim, ndërkaq brenda vendit votimi do të organizohet në 948 qendra votimi me 2,614 vendvotime.

Jashtë Kosovës, votimi fizik është parashikuar në 16 ambasada dhe 13 konsullata, ndërsa mbahen një ditë para zgjedhjeve në Kosovë, pra sot më 27 dhjetor.

MPJD tashmë ka njoftuar se janë hapur qendrat e votimit janë hapur në orën 07:00 dhe do të mbyllen në orën 19:00, sipas kohës lokale të çdo shteti.

Procesi i votimit do të zhvillohet në 40 vendvotime që u përkasin 16 ambasadave dhe 13 konsullatave të Kosovës në 18 shtete të ndryshme.

Ndryshe, për këto zgjedhje janë certifikuar gjithsej 22 subjekte politike, duke përfshirë 18 parti, 3 koalicione parazgjedhore, 2 iniciativa qytetare dhe një kandidat të pavarur. Komisioni gjithashtu ka akredituar rreth 860 vëzhgues vendorë dhe ndërkombëtarë për të monitoruar procesin.

Institucionet përgjegjëse kanë paraparë mekanizma mbikëqyrës dhe procedura standarde për të garantuar transparencë dhe integritet zgjedhor.

Procesi i votimit nis në orën 07:00 të mëngjesit me hapjen e vendvotimeve në të gjithë territorin e Kosovës. Qytetarët me të drejtë vote identifikohen përmes dokumenteve zyrtare dhe votojnë në mënyrë të fshehtë.

Mënyrat për të plotësuar formularin për votim janë këto: Sigurohuni që fletëvotimi është i vulosur në pjesën e pasme, në anën e majtë, shënjoni vetëm një subjekt politik, në anën e djathtë, shënjoni deri në dhjetë kandidatë të atij subjekti politik dhe paloseni fletëvotimin dhe vendoseni në kutinë e votimit. /Telegrafi/

Grabitje nĂ« ÇagllavicĂ«, njĂ« person raportoi se u kĂ«rcĂ«nua me armĂ« dhe iu morĂ«n paratĂ«




Policia e KosovĂ«s ka bĂ«rĂ« tĂ« ditur njĂ« rast tĂ« grabitjes nĂ« rrugĂ«n ÇagllavicĂ«-LlapnasellĂ«.

Në raportin 24 orësh bëhet e ditur se një person ka raportuar se derisa ka qenë duke punuar në vendin e tij të punës-recepsionist, ka shkuar një person i panjohur i maskuar dhe nën kërcënimin e armës i ka grabitur një shumë parash.

“Rr. ÇagllavicĂ«-LlapnasellĂ« 26.12.2025-05:10. Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se derisa ka qenĂ« duke punuar nĂ« vendin e tij tĂ« punĂ«s-recepsionist, ka shkuar njĂ« person i panjohur i maskuar dhe nĂ«n kĂ«rcĂ«nimin e armĂ«s i ka grabitur njĂ« shumĂ« parash”, thuhet nĂ« raport.

I dyshuari është larguar në drejtim të panjohur, ndërsa rasti është në hetim. /Telegrafi/

MPJD fton diasporën të dalin në votime: Vota juaj është e rëndësishme




Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës bën të ditur se në koordinim me Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) dhe përfaqësitë diplomatike të Republikës së Kosovës, ka bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme për mbarëvajtjen e procesit të votimit për qytetarët e Republikës së Kosovës që jetojnë jashtë vendit.

MPJD rikujton se votimi në përfaqësitë diplomatike organizohet një ditë para ditës së zgjedhjeve në Kosovë.

“Sot, duke filluar nga ora 07:00, pĂ«rfaqĂ«sitĂ« diplomatike tĂ« RepublikĂ«s sĂ« KosovĂ«s janĂ« tĂ« hapura dhe nĂ« dispozicion tĂ« qytetarĂ«ve tanĂ« tĂ« regjistruar pĂ«r tĂ« ushtruar tĂ« drejtĂ«n e tyre tĂ« votĂ«s”, thuhet nĂ« njoftim.

“Vota juaj Ă«shtĂ« e rĂ«ndĂ«sishme. Ju ftojmĂ« tĂ« merrni pjesĂ« nĂ« procesin e votimit”, thuhet tutje.

MPJD njofton diasporën me votimi mundësohet me letërnjoftim të Republikës së Kosovës, pasaportë të Republikës së Kosovës ose edhe me leje vozitje të Republikës së Kosovës.

Sipas vendimit të KQZ-së, lejohet votimi edhe me dokument të skaduar. /Telegrafi/


Moti në Shqipëri



Shqipëria të shtunën do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin e vranësira të pakta kalimtare në relievet malore në lindje, ndërkaq mjegull përgjatë zonave luginore në orët e mëngjesit dhe të mbrëmjes.

Po ashtu, do të ketë prezencë e ngricave përgjatë akseve rrugore kryesisht në relievet malore.

Era do të fryjë me drejtim kryesor verilindje - veri me shpejtësi mesatare 6 m/s, përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era me shpejtësi deri në 10 m/s.

Deti - Valëzimi forcës 1-3 ballë. /Telegrafi/




Zgjedhjet e parakohshme, sot votohet në përfaqësitë diplomatike të Kosovës



Sot në përfaqësitë diplomatike të Kosovës zhvillohet votimi për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit.

Qendrat e votimit hapen në orën 07:00 dhe do të mbyllen në orën 19:00, sipas kohës lokale të çdo shteti.

Vetëm 19.187 votuesit e regjistruar në 29 përfaqësi diplomatike mund të votojnë sot, pasi në listën votuese, e cila do të përdoret në këto përfaqësi diplomatike, janë vetëm emrat e shtetasve që kanë përzgjedhur këtë mënyrë votimi kur janë regjistruar si votues jashtë Kosovës gjatë periudhës së regjistrimit 26 nëntor-6 dhjetor.

Procesi i votimit do të zhvillohet në 40 vendvotime që u përkasin 16 ambasadave dhe 13 konsullatave të Kosovës në 18 shtete të ndryshme.

Verifikimi i statusit mund të bëhet në çdo kohë përmes platformës elektronike: https://diaspora.kqz-ks.org/sq/AbroadVoter/AbroadVoterStatuses

Ftohtë në fundjavë, në viset e larta shi dhe borë



Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se në fundjavë do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell, ndërkaq temperaturat do të jenë në minus.

IHK thekson se të shtunën do të mbajë vranësirat në viset e larta malore parashihen të sjellin riga dhe fjolla të dobëta bore.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -3 deri -1 grade Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 2-4 gradë Celsius.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i veriperëndimit.

Ndërkaq, edhe të dielën parashihet të mbajë mot kryesisht i ngjashëm por me temperatura më të ulëta, kryesisht ato minimalet.

Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet -2 deri -6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 0-3 gradë Celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi e lehtë deri mesatare. /Telegrafi/

Zgjedhjet parlamentare, çka nëse votojmë më shumë se 10 kandidatë për deputetë?



QytetarĂ«t e KosovĂ«s me tĂ« drejtĂ« vote, tĂ« dielĂ«n e 28 dhjetorit do t’i drejtohen kutive tĂ« votimit pĂ«r tĂ« zgjedhur pĂ«rfaqĂ«suesit e tyre pĂ«r katĂ«r vitet e ardhshme.

Ligji nr. 08/l-228 për Zgjedhjet e Përgjithshme në Republikën e Kosovës përcakton rregullat e organizimit të sistemit zgjedhor, duke përfshirë rregullat për përgatitjen, zhvillimin, administrimin, mbikëqyrjen dhe shpalljen e rezultatit të zgjedhjeve për Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Por, çfarĂ« duhet tĂ« dinĂ« qytetarĂ«t para se t’i drejtohen kutive tĂ« votimit?

Neni 110 i Ligjit bĂ«n tĂ« ditur se Kosova Ă«shtĂ« njĂ« zonĂ« e vetme zgjedhore dhe se secili subjekt politik i certifikuar paraqitet nĂ« votim me “listĂ« tĂ« hapur”.

Votuesi pajiset me një fletëvotim të vetëm për zgjedhje dhe në të shënjon: votën për një subjekt politik dhe votën për një deri në dhjetë kandidatë nga lista e subjektit politik për të cilin ka votuar votuesi.

Por, çka ndodh nëse në fletëvotim shënohen më shumë se 10 kandidatë?

Pika 5, në nenin 110 në Ligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme tregon qartë se nëse një fletëvotim shënohen më shumë se dhjetë kandidatë, atëherë numërohet vetëm vota për subjektin politik.



Cilat dokumente mund t’i keni me vete pĂ«r tĂ« votuar?

Shtetasi me të drejtë vote brenda vendit dhe në përfaqësi diplomatike, mund të votojë nëse ai ose ajo identifikohet saktësisht në Listën e Votuesve dhe ofron njërin prej dokumenteve të vlefshme të identifikimit, të lëshuara nga Republika e Kosovës: letërnjoftimin, pasaportën, lejen e vozitjes.


Ndërkaq, neni 89 i Ligjit përcakton po ashtu të drejtën e votës dhe siguron fshehtësinë.

Votuesi më të drejtë për të votuar ka të drejtë vote nëse ai/ajo është i regjistruar në Kosovë ose ka aplikuar suksesshëm për votim jashtë Kosovës siç përcaktohet në nenet 6 dhe 7 të këtij ligji.

Ligji garanton se askush nuk e parandalon ose orvatet të parandalojë një votues me të drejtë për të votuar nga ushtrimi i së drejtës së tij/saj për të votuar.

Po ashtu, askush nuk lejohet të votojë në emër të një votuesi tjetër, përveç përmbushjes së rrethanave nga paragrafi 5 i këtij neni.

Pika e 4-të e këtij neni përcakton se secili votues e plotëson fletëvotimin e vet në fshehtësi mbrapa kabinës së votimit, ndërkaq vetëm një person lejohet mbrapa kabinës së votimit gjatë një intervali të caktuar kohor përveç nëse votuesi ka kërkuar ndihmë nga personi tjetër, siç përcaktohet në paragrafin 5 të këtij neni.

Votuesi i cili Ă«shtĂ« me aftĂ«si tĂ« kufizuara nĂ« atĂ« mĂ«nyrĂ« qĂ« nuk Ă«shtĂ« nĂ« gjendje tĂ« shĂ«nojĂ« ose hedh fletĂ«votimin, mund tĂ« ndihmohet nga njĂ« person tjetĂ«r i zgjedhur nga votuesi, me kusht qĂ« personi qĂ« ndihmon Ă«shtĂ« votues nĂ« qendrĂ«n e njĂ«jtĂ« tĂ« votimit me votuesin. Personi i tillĂ« e ndihmon vetĂ«m njĂ« votues dhe nuk Ă«shtĂ« anĂ«tar i KVV-sĂ« ose vĂ«zhgues i akredituar, pĂ«rjashtimisht pĂ«r anĂ«tarĂ«t e ngushtĂ« tĂ« familjes. PĂ«r kĂ«tĂ« lloj tĂ« votimit, KQZ do t’i caktojĂ« kriteret me rregullĂ«n zgjedhore.

Kryesuesi i Këshillit të vendvotimit obligohet që të shënojë në librin e votimit, rastet e votimit me asistencë, duke përfshirë arsyet konkrete dhe të shënojë të dhënat personale të votuesit dhe të dhënat personale të personit që ka ndihmuar.

Personi i miratuar për të ndihmuar votuesin shkruan dhe nënshkruan emrin e tij/saj në Listën e duhur të Votuesve ose Zarfin për Fletëvotim me Kusht, afër emrit ose një hapësire tjetër të ofruar nga votuesi i cili është ndihmuar dhe arsyen e votimit me kusht.

Anëtarët e KVV-së nuk mund në asnjë mënyrë të ndikojnë në vendimin e votuesit, por anëtarët e Këshillit të Vendvotimit dhe/ose stafi i Vendvotimit shpjegojnë procedurën e votimit vetëm nëse u kërkohet nga zgjedhësi

Anëtarët e KVV-së kujdesen veçanërisht për të siguruar që zgjedhësi nuk shqetësohet nga askush përderisa shënjon fletën e tij të votimit, dhe se fshehtësia e votimit është plotësisht e siguruar.


Sa i përket orarit të votimit, kjo është e rregulluar me nenin 88.

Qendrat e votimit hapen në orën 7:00 dhe mbyllen në orën 19:00.

Në këtë theksohet qartë se askush nuk mund të votojë pas kohës së mbylljes së qendrave të votimit, përveç votuesve të cilët presin në radhë në VV në kohën e mbylljes. /Telegrafi/

Shqipëria, bum investimesh nga vende me kontroll të dobët financiar



Një studim i publikuar nga Fondacioni Friedrich Ebert në shtator 2025 hedh dritë mbi dimensionet shqetësuese të pastrimit të parave në sektorin e pasurive të paluajtshme në Shqipëri gjatë dekadës së fundit.

Analiza e kryer nga Prof. Asoc. Dr. Adriatik Kotorri dokumenton se një pjesë e konsiderueshme e boomit të ndërtimit në vend mund të jetë financuar nga burime me origjinë të dyshimtë, shkruan faktoje.al

Sipas të dhënave të analizuara në studim, gjatë periudhës 2015-2024 në Shqipëri janë dhënë leje ndërtimi për 11.48 milionë metra katrorë me vlerë tregu mesatarisht prej 16.238 miliardë Euro. Nga kjo shumë, vetëm 7.108 miliardë Euro janë identifikuar si të financuara nga burime të ligjshme, konkretisht 5.521 miliardë Euro nga kredia bankare dhe 1.587 miliardë Euro nga investime të huaja direkte.

Diferenca prej së paku 9.13 miliardë Euro ngre pyetje serioze mbi origjinën e fondeve. Ndonëse një pjesë e kësaj diference mund të përfaqësojë sipërfaqe të pashitura ose të financuara nga kursime legjitime, studiuesi Kotorri argumenton se treguesi më shqetësues lidhet me burime të paligjshme.

Investimet e huaja

Një ndër gjetjet më të rëndësishme të studimit lidhet me rritjen dramatike të investimeve të huaja nga vende që kanë qenë ose janë aktualisht në listën gri të Task Forcës për Veprim Financiar (FATF), organizata ndërkombëtare që monitoron pastrimin e parave dhe financimin e terrorizmit.

Rasti i Turqisë është i pari. Investimet nga ky vend janë rritur nga 86 milionë Euro në 2015 në 257 milionë Euro në 2024. Turqia ka qenë pjesë e listës gri të FATF deri në qershor 2024, periudhë që përkon me intensifikimin e investimeve të saj në sektorin shqiptar të pasurive të paluajtshme.

Bullgaria paraqet rastin e dytë në aspektin e rritjes relative. Nga praktikisht zero investime në 2015, ky vend arriti në 74 milionë Euro investime në 2019 dhe vazhdoi me 28 milionë Euro investime në 2024. Bullgaria gjithashtu ka qenë pjesë e listës gri të FATF deri kohët e fundit.

Studiuesi Kotorri thekson se edhe Emiratet e Bashkuara Arabe, një tjetër juridiksion me kontroll historikisht të dobët financiar, kanë rritur investimet nga zero me një kulm prej 19 milionë eurosh në 2023.

Raporti argumenton se “kĂ«to prurje investimesh, nga vende me kontroll tĂ« dobĂ«t financiar, ngrenĂ« pikĂ«pyetje mbi natyrĂ«n e vĂ«rtetĂ« tĂ« kĂ«tyre investimeve dhe rrezikun potencial qĂ« ato paraqesin pĂ«r pastrimin e parave nĂ« ShqipĂ«ri”

Mekanizmat e depërtimit

Studimi identifikon disa rrugë kryesore përmes të cilave paratë e paligjshme depërtojnë në sektorin e ndërtimit, siç janë:

Themelimi i kompanive me kapacitete të dyshimta: Nga 2015 në 2023, numri i kompanive të ndërtimit u rrit me 40%, duke arritur në 6,955 kompani. Shqetësuese është se 82% e kompanive të reja kanë vetëm 1-4 të punësuar dhe nuk disponojnë kapacitete reale për të realizuar projekte ndërtimi. Sipas raportit, për periudhën 2017-2019, rreth 59% e kompanive që morën leje për objekte mbi 6 kate nuk kishin kapacitete financiare të mjaftueshme.

Depozitimi i fondeve nĂ« vende tĂ« treta: Metoda pĂ«rfshin depozitimin e fondeve nĂ« banka tĂ« vendeve me kontroll tĂ« dobĂ«t (si Turqia, Bullgaria dhe EBA) dhe rikthimin e tyre nĂ« ShqipĂ«ri si “investime tĂ« huaja direkte”. Kjo skemĂ« mundĂ«son qĂ« paratĂ« me origjinĂ« tĂ« dyshimtĂ« tĂ« fitojnĂ« njĂ« “pamje legjitime” pĂ«rmes sistemit bankar ndĂ«rkombĂ«tar.

Pagesat cash dhe nënvlerësimi: Praktika e deklarimit të vlerave të ulëta në kontrata, ndërsa pjesa tjetër paguhet në dorë, mbetet e zakonshme. Megjithëse çmimet e referencës minimale u vendosën në 2018, diferenca mes çmimeve reale dhe atyre të deklaruara arrin deri në 100% në zonat elitare.

Depozitimi i fragmentuar: Shumat ndahen në depozitime të vogla për të shmangur alarmet automatike bankare (zakonisht nën 7,000 euro) dhe më pas përdoren për blerje pronash.

Deformimi i tregut

Një ndër gjetjet më alarmante të studimit lidhet me paradokset që ka krijuar ky fenomen në tregun shqiptar të pasurive të paluajtshme.

Paradoksi i sasisë: Gjatë periudhës 2011-2023, ndërsa popullsia ra me 478,590 banorë, numri i banesave u rrit me 74,286 njësi. Megjithatë, numri i familjeve të pastreha u rrit me 88%, nga 70,630 në 132,563 familje. Shqipëria sot ka më shumë banesa se familje, por më shumë njerëz pa strehë.

Paradoksi i çmimit: Çmimet janĂ« rritur me 139% (nga 862 euro/mÂČ nĂ« 2015 nĂ« 2,057 euro/mÂČ nĂ« 2024) ndĂ«rkohĂ« qĂ« oferta ka shĂ«nuar njĂ« rritje prej 46%. Kjo shkel logjikĂ«n bazĂ« ekonomike ku rritja e ofertĂ«s duhet tĂ« ulĂ« çmimet.

Ndikimi në aksesibilitetin e strehimit: Në 2015, një personi me pagë mesatare i duheshin 38 vite për të blerë një apartament në periferi. Në 2024, kjo kohë është rritur në 47 vite, një rritje prej 23%. Për një çift, koha është zgjatur nga 19 në 23 vite.

Evazioni

Studimi vlerëson se gjatë periudhës 2015-2024, korrupsioni dhe evazioni fiskal kanë gjeneruar të paktën 8.168 miliardë Euro të ardhura të paligjshme në Shqipëri. Këto shifra bazohen në të dhëna nga ALTAX, i cili shfrytëzon burime zyrtare përfshirë INSTAT, Ministrinë e Financave, SPAK, KLSH, FMN, Bankën Botërore dhe Transparency International.

NjĂ« pjesĂ« e konsiderueshme e kĂ«tyre fondeve besohet tĂ« ketĂ« gjetur rrugĂ« drejt sektorit tĂ« ndĂ«rtimit. Sipas raportit tĂ« “Global Initiative Against Transnational Organized Crime”, pastrimi i vlerĂ«suar i parave nĂ« ShqipĂ«ri vetĂ«m pĂ«r periudhĂ«n 2017-2019 arrin deri nĂ« 1.6 miliardĂ« Euro.

Paradoksalisht, ndërsa fenomeni ka rritur të ardhurat vendore përmes taksave dhe tarifave të ndërtimit (nga 12.9 miliardë lekë në 2015 në 30.5 miliardë lekë në 2022), ai ka krijuar një varësi të rrezikshme. Pesha e taksave të lidhura me pasuritë e paluajtshme në totalin e të ardhurave vendore është rritur nga 37% në 51%.

Performanca

Një ndër kritikuat më të forta të studimit i drejtohet Agjencisë së Inteligjencës Financiare (AIF). Analiza tregon se aktiviteti i AIF ka rënë dramatikisht gjatë 5-vjeçarit të fundit:

Rastet e dërguara në organet ligjzbatuese ranë nga 1,856 (2015-2019) në 1,204 (2020-2024).

Inspektimet në vend u reduktuan nga 806 në 550.

Pasuritë e bllokuara ranë nga 71.4 milionë euro (2015-2019) në vetëm 15.8 milionë euro (2020-2024), një rënie 4.5 herë

Veçanërisht shqetësuese është vëzhgimi se aktiviteti i AIF bie në vitet zgjedhore. Me përjashtim të 2019 (kur nuk pati garë elektorale për shkak të bojkotit), në të gjitha vitet zgjedhore (2013, 2015, 2017, 2021, 2023) u shënua rënie e pasurive të bllokuara krahasuar me vitin paraardhës.

Për mosdeklarimin e shumave në kufi, një metodë kyçe e sjelljes së parasë së paligjshme nga jashtë, AIF ka dërguar vetëm 26 raste gjatë dekadës, mesatarisht 2.6 raste në vit, me një rënie të theksuar vitet e fundit.

Dimensioni ndërkombëtar dhe lista gri

Shqipëria ka qenë pjesë e listës gri të FATF për një periudhë trevjeçare, duke u klasifikuar si vend me nivel të ulët të përpjekjeve për parandalimin e pastrimit të parave.

Raporti thekson se, zhvendosja progresive e ekonomisĂ« shqiptare drejt sektorit tĂ« pasurive tĂ« paluajtshme, e shoqĂ«ruar me tolerancĂ« institucionale ndaj fondeve me origjinĂ« tĂ« dyshimtĂ«, ka krijuar njĂ« “terren tĂ« favorshĂ«m” pĂ«r operatorĂ« qĂ« synojnĂ« tĂ« integrojnĂ« kapitale tĂ« paligjshme nĂ« ekonomi.

Vakuumi ligjor

Një gjetje tjetër e rëndësishme lidhet me vakuumin ligjor që karakterizon tregun shqiptar. Ndryshe nga shumica e vendeve evropiane që kanë mekanizma mbrojtës për blerësit e pronave të papërfunduara (si llogaritë Escrow ose garancitë bankare), Shqipëria ofron mbrojtje minimale.

Kontratat e “Premtimit tĂ« Shitjes” dhe “Kalimit tĂ« tĂ« Drejtave”, qĂ« dominojnĂ« tregun, nuk kanĂ« bazĂ« specifike ligjore dhe mbĂ«shteten nĂ« interpretim tĂ« pĂ«rgjithshĂ«m tĂ« Kodit Civil. Studiuesi Kotorri argumenton se “kontratat me tĂ« cilat shiten pjesa dĂ«rrmuese e pasurive tĂ« paluajtshme nĂ« ShqipĂ«ri janĂ« tĂ« pabazuara nĂ« ligj.”

IndikatorĂ«t e “Kartelit”

Raporti identifikon shenja të një tregu të kontrolluar në mënyrë joformale, me karakteristika të ngjashme me kartelet:

Mungesa e konkurrencës mes projekteve në të njëjtën zonë

Rritje e koordinuar e çmimeve në periudha të njëjta (pranverë dhe vjeshtë)

Çmim pothuajse identik pĂ«r parkingun nĂ« tĂ« gjitha projektet (sĂ« paku 15,000 Euro)

Rritje uniforme e sipërfaqes së përbashkët që i shtohet pronës (nga 7-12% në 17-35%)

Konkluzioni

Raporti arrin nĂ« konkluzionin se, “pastrimi i parave nĂ« sektorin e ndĂ«rtimit funksionon si njĂ« sistem pĂ«rfitimi tĂ« gjithanshĂ«m, ku tĂ« gjithĂ« aktorĂ«t e pĂ«rfshirĂ«, nga blerĂ«sit me fonde tĂ« dyshimta qĂ« legalizojnĂ« kapitalin, te ndĂ«rtuesit qĂ« sigurojnĂ« financim tĂ« shpejtĂ«, deri te agjentĂ«t imobiliarĂ« qĂ« marrin komisione dhe qeveria qĂ« rrit tĂ« ardhurat tatimore, pĂ«rfitojnĂ« nga ky fenomen”.

Studiuesi Kotorri argumenton se kjo strukturĂ« krijon njĂ« rezistencĂ« tĂ« fortĂ« ndaj reformave: sa mĂ« tĂ« mĂ«dha tĂ« jenĂ« pĂ«rfitimet, aq mĂ« e madhe Ă«shtĂ« kundĂ«rshtia pĂ«r ta luftuar fenomenin. Vakumi ligjor, mungesa e garancive pĂ«r blerĂ«sit dhe roli i agjentĂ«ve imobiliarĂ« si ndĂ«rmjetĂ«s kyç nĂ« negociatat pĂ«r pagesa “cash” janĂ« identifikuar si faktorĂ« qĂ« lehtĂ«sojnĂ« penetrimin e parave tĂ« paligjshme.

Analiza pĂ«rfundon se ndĂ«rtuesit, pĂ«rmes marrĂ«veshjeve tĂ« tipit “kartel”, kanĂ« arritur tĂ« diktojnĂ« tregun nĂ« vend qĂ« tĂ« diktohet nga blerĂ«sit, duke cenuar konkurrencĂ«n dhe rritur çmimet nĂ« mĂ«nyrĂ« artificiale.

BlerĂ«sit vendas dhe investitorĂ«t, nga ana tjetĂ«r, shfaqin atĂ« qĂ« raporti e quan “sjellje tufe” dhe frikĂ« se mos humbasin mundĂ«sinĂ« (FOMO), duke blerĂ« jo nga nevoja reale pĂ«r strehim, por nga perceptimi i njĂ« tregu nĂ« rritje tĂ« vazhdueshme.

Studiuesi Kotorri konkludon se nĂ« kĂ«tĂ« “vallĂ«zim” mes aktorĂ«ve tĂ« ndryshĂ«m tĂ« tregut, ku pĂ«rfitojnĂ« spekulantĂ«t, ndĂ«rtuesit dhe agjentĂ«t, e vetmja palĂ« qĂ« humbet janĂ« familjet dhe çiftet e reja me nevoja reale pĂ«r banesĂ«, tĂ« cilĂ«t e kanĂ« gjithnjĂ« e mĂ« tĂ« pamundur tĂ« sigurojnĂ« strehim, pavarĂ«sisht ekzistencĂ«s sĂ« njĂ« stoku tĂ« madh apartamentesh tĂ« pabanuara.

​KQZ gati pĂ«r zgjedhjet e 28 dhjetorit



Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në mbledhjen e sotme përcolli mesazhin për qytetarët dhe stafin që do të angazhohet në ditën e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit.

Në emër të KQZ-së, kryesuesi Kreshnik Radoniqi u bëri thirrje qytetarëve me të drejtë vote, që ta realizojnë të drejtën e tyre kushtetuese, raporton KosovaPress.

“NĂ« emĂ«r tĂ« Komisionit Qendror tĂ« Zgjedhjeve, ftojmĂ« tĂ« gjithĂ« qytetarĂ«t me tĂ« drejtĂ« vote qĂ« tĂ« ushtrojnĂ« tĂ« drejtĂ«n e tyre kushtetuese dhe demokratike: tĂ« votojnĂ« dhe tĂ« shprehin lirshĂ«m vullnetin e tyre pĂ«r tĂ« zgjedhur pĂ«rfaqĂ«suesit. PjesĂ«marrja juaj Ă«shtĂ« e njĂ« rĂ«ndĂ«sie tĂ« veçantĂ«, andaj ju bĂ«jmĂ« thirrje tĂ« bĂ«heni pjesĂ« e kĂ«tij procesi”, tha Radoniqi.

Ai u bëri apel të gjithë anëtarëve të Këshillave të Vendvotimit që të përkujdesen për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor.

“U bĂ«jmĂ« thirrje tĂ« gjithĂ« anĂ«tarĂ«ve tĂ« KĂ«shillave tĂ« Vendvotimeve qĂ« do tĂ« jenĂ« tĂ« angazhuar gjatĂ« ditĂ«s sĂ« zgjedhjeve, qĂ« tĂ« veprojnĂ« me pĂ«rgjegjĂ«si, profesionalizĂ«m dhe paanshmĂ«ri, duke respektuar nĂ« pĂ«rpikĂ«ri tĂ« gjitha procedurat ligjore dhe rregullat zgjedhore, nĂ« mĂ«nyrĂ« qĂ« vullneti i qytetarĂ«ve tĂ« garantohet dhe tĂ« mbrohet plotĂ«sisht”, tha Radoniqi.

Radoniqi tha se Policia e Kosovës dhe Prokuroria e Shtetit do të jenë të pranishme me ekipet e tyre në të gjitha komunat e vendit, për të siguruar një proces zgjedhor të qetë, të drejtë dhe të sigurt, si dhe kujtoi se KQZ është në kontakt me KEDS-in për qëllimin e furnizimit me energji të qendrave të votimit.

Ai u bëri thirrje shtetasve të Kosovës që janë regjistruar për votim fizik në përfaqësi diplomatike, që ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre kushtetuese, duke votuar në përfaqësinë ku janë regjistruar.

Zgjedhjet e 28 dhjetorit janë të dhjetat në historinë e pasluftës në Kosovës dhe ato mbahen pas dështimit të formimit të institucioneve të reja nga zgjedhjet e rregullat parlamentare të datës 9 shkurt.

Lista votuese e zgjedhjeve të parakohshme është certifikuar nga KQZ më 10 dhjetor 2025. Sipas të dhënave nga kjo listë, numri i shtetasve të Kosovës me të drejtë vote është 2,076,290.

Numri i qytetarëve me të drejtë vote në vendvotime në Kosovë është 1,999,204, ndërkaq numri i qytetarëve që janë regjistruar për të votuar jashtë Kosovës është 77,086. Kjo listë përmban 7,192 votues më shumë se në zgjedhjet lokale më 12 tetor 2025.

Procesi zgjedhor brenda vendit do të zhvillohet në 948 qendra të votimit, me gjithsej 2,614 vendvotime, prej të cilave 910 qendra me 2,557 vendvotime për votimin e rregullt dhe 38 qendra, nga një për çdo komunë, me 57 vendvotime për të mundësuar votimin me kusht.

Në zgjedhjet e parakohshme më 28 dhjetor marrin pjesë 24 subjekte politike me 1,180 kandidatë për deputetë.

❌