❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Rregulla të reja për hyrjen në Kosovë, në fuqi nga 15 marsi

PRISHTINË, 16 janar /ATSH/ Ministria e PunĂ«ve tĂ« Brendshme ka njoftuar se ka publikuar njĂ« dokument udhĂ«zues pĂ«r shtetasit e huaj qĂ« hyjnĂ« nĂ« RepublikĂ«n e KosovĂ«s, me qĂ«llim informimin e tyre pĂ«r detyrimet ligjore gjatĂ« hyrjes, qĂ«ndrimit dhe punĂ«simit nĂ« vend.

Sipas njoftimit, çdo shtetas i huaj, me rastin e hyrjes në Kosovë, detyrohet të zotërojë dokument të vlefshëm udhëtimi, vizë ose leje qëndrimi kur kërkohet, të respektojë qëllimin dhe afatin e qëndrimit, si dhe të lajmërojë adresën e qëndrimit brenda tri ditësh nga hyrja në vend. Po ashtu, kërkohet respektimi i ligjeve të Republikës së Kosovës dhe mospërbërja e kërcënimit për sigurinë dhe shëndetin publik.

Ministria ka bĂ«rĂ« tĂ« ditur se qĂ«ndrimi afatshkurtĂ«r lejohet deri nĂ« 90 ditĂ« brenda njĂ« periudhe prej 180 ditĂ«sh, pa tĂ« drejtĂ« punĂ«simi pa leje pune. Çdo qĂ«ndrim mbi kĂ«tĂ« afat kĂ«rkon aplikim pĂ«r lejeqĂ«ndrim. PĂ«r qĂ«llime punĂ«simi, shtetasit e huaj duhet tĂ« pajisen me leje qĂ«ndrimi tĂ« pĂ«rkohshme dhe leje pune, ndĂ«rsa puna pa leje Ă«shtĂ« e ndaluar.

Gjithashtu, për qëndrime për studime, ribashkim familjar, arsye humanitare apo kërkime shkencore, kërkohet pajisja me lejeqëndrim të përkohshëm dhe plotësimi i kritereve ligjore përkatëse. Aplikimet mund të bëhen në misionet diplomatike ose në Departamentin për Shtetësi, Azil dhe Migracion, në rastet kur nuk kërkohet vizë hyrëse.

Ministria paralajmëron se mosrespektimi i këtyre rregullave mund të rezultojë me masa ligjore, përfshirë anulimin e lejeqëndrimit, gjoba, urdhër largimi apo ndalim të hyrjes në Republikën e Kosovës.

Sipas njoftimit, zbatimi i plotë i këtyre rregullave fillon më 15 mars 2026, ndërsa çdo hyrje pas kësaj date që nuk është në përputhje me udhëzuesin do të rezultojë me ndalim hyrjeje në Kosovë.

/KosovaPress//r.e/

The post Rregulla të reja për hyrjen në Kosovë, në fuqi nga 15 marsi appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Zgjatet me dy muaj paraburgimi për Veselin, Selimin e Krasniqin

PRISHTINË, 16 janar /ATSh/ Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi, do tĂ« qĂ«ndrojnĂ« nĂ« paraburgim edhe pĂ«r dy muaj tĂ« tjerĂ«, tĂ« paktĂ«n.

Vendimin pĂ«r zgjatjen e kĂ«saj mase ndaj tre ish-eporĂ«ve tĂ« UshtrisĂ« Çlirimtare tĂ« KosovĂ«s qĂ« gjykohen bashkĂ« me Hashim Thaçin, e mori Trupi Gjykues i GjykatĂ«s Speciale nĂ« çështjen Thaçi.

PĂ«rmes njĂ« njoftimi kjo gjykatĂ« bĂ«n me dije se nĂ« rastin nĂ« fjalĂ« trupi gjykues ”konstatoi se vazhdojnĂ« tĂ« ekzistojnĂ« rreziqet qĂ« tĂ« akuzuarit mund ta pengojnĂ« ecurinĂ« e procesit ose tĂ« kryejnĂ« krime tĂ« tjera”.

Gjithashtu, bëhet me dije se vendimi i fundit i rishikimit të paraburgimit të Thaçit u lëshua në dhjetor 2025, dhe rishikimi i ardhshëm pritet në shkurt..

Ky vendim erdhi njĂ« ditĂ« pasi, Specialja njoftoi se nga 9 deri mĂ« 18 shkurt do tĂ« zhvillohen deklaratat pĂ«rmbyllĂ«se nĂ« procesin gjyqĂ«sor ndaj ish-katĂ«rshes sĂ« UÇK-sĂ«, tĂ« cilĂ«t ndodhen nĂ« paraburgim pĂ«r mĂ« shumĂ« se pesĂ« vjet.

/KosovaPress//r.e/

The post Zgjatet me dy muaj paraburgimi për Veselin, Selimin e Krasniqin appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Kosova bllokon ushqimin për fëmijë me origjinë nga Holanda

PRISHTINË, 16 janar /ATSH/ Agjencia e Ushqimit dhe VeterinarisĂ« (AUV) KosovĂ« ka njoftuar se ka bllokuar njĂ« produkt ushqimor pĂ«r fĂ«mijĂ« pas konstatimit tĂ« substancĂ«s Cereulide nĂ« formulĂ«n e tij.

Lajmi ka ardhur pas njoftimit të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit të Shqipërisë, përmes Sistemit të Paralajmërimit të Shpejtë për Ushqimin dhe Ushqimin për Kafshë (RASFF), referencë 2025.9963.

Sipas AUV-sĂ«, subjekti “Rossmann & LALA SH.P.K.” nĂ« ShqipĂ«ri ka eksportuar 462 copĂ« tĂ« kĂ«tij produkti nĂ« KosovĂ« pĂ«r kompaninĂ« “Rossmann Kosova”. NĂ« bashkĂ«punim me kompaninĂ«, produkti Ă«shtĂ« bllokuar dhe sĂ« shpejti do tĂ« nisĂ« procesi i asgjĂ«simit, nĂ« pĂ«rputhje me legjislacionin nĂ« fuqi.

Agjencia thekson se pavarësisht mungesës së inspektorëve, mbetet e përkushtuar në monitorimin e tregut dhe të zinxhirit ushqimor, për të garantuar që konsumatorët në Kosovë të kenë ushqim të sigurt dhe të shëndetshëm.

/KosovaPress//r.e/

The post Kosova bllokon ushqimin për fëmijë me origjinë nga Holanda appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Nis nga zbatimi ligji për automjetet, serbët hyjnë pa probleme në Jarinjë

PRISHTINË, 16 janar /ATSH/ Edhe pas hyrjes nĂ« fuqi tĂ« ligjit pĂ«r automjete, qytetarĂ«t kanĂ« hyrĂ« pa “telashe” nĂ« PikĂ«n e Kalimii KufitaĂ« JarinjĂ«.

Ishin kryesisht serbë ata që hynin në Kosovë, edhe pse prapa kamerave nuk thanë se janë njoftuar me rregullat e reja të ligjit për automjete, i cili ka nisur së zbatuari sot në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës.

Qeveria ka njoftuar se kjo është faza e parë e zbatimit, ku vizitorët që hyjnë në vendkalimet kufitare do të pajisen me materiale informuese lidhur me procedurat dhe rregullat specifike që parashihen me këto ligje.

Kjo periudhë e zbatimit njohës do të zgjasë deri më 15 mars. Pas kësaj date, do të nisë zbatimi i plotë i të gjitha procedurave dhe rregullave të përcaktuara me ligj.

Ky ligj parashikon që automjetet me targa të huaja nuk mund të qarkullojnë në vend më shumë se tre muaj ose mbi bazën e autorizimit.

Këto masa do të prekin kryesisht pjesëtarët e komunitetit serb që jetojnë në Kosovë dhe që deri më tani kanë drejtuar automjete me targa të qyteteve në Serbi mbi bazën e autorizimit, ose nuk kanë pasur dokumente të Kosovës.

Zbatimi pa përjashtime i këtij ligji ishte parashikuar të fillonte më 1 nëntor të vitit të kaluar, por Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës e shtyu këtë afat deri në mesnatën e 15 janarit 2026, për të mundësuar zhvillimin e një fushate informuese.

Sipas ushtruesit të detyrës së drejtorit të policisë për veri, Veton Elshani ka thënë se ligji do të zbatohet vetëm për ata që vijnë në Kosovë për turizëm, punë ose studime.

Nga Policia e Kosovës thanë se drejtimi i automjeteve me targa të huaja mbi bazën e autorizimit është në kundërshtim me Ligjin për komunikacionin.

MegjithatĂ«, deri mĂ« tani, kjo praktikĂ« Ă«shtĂ« toleruar pĂ«r t’u dhĂ«nĂ« qytetarĂ«ve kohĂ« t’i ndĂ«rrojnĂ« targat.

Veton Elshani theksoi se, nga 15 janari në mesnatë, policia do ta zbatojë ligjin në terren. Ai shtoi se drejtimi i automjeteve mbi bazën e autorizimit do të lejohet vetëm në raste emergjente, por me paralajmërim.

“PĂ«r shembull, nĂ«se dikush shkon nĂ« spital, nuk do ta ndalojmĂ« dhe nuk do ta konfiskojmĂ« menjĂ«herĂ« automjetin. Por, nĂ«se i njĂ«jti person ndalohet pĂ«rsĂ«ri nĂ« ditĂ«t nĂ« vazhdim, mund t’i vendoset gjobĂ« deri nĂ« 200 euro”, shpjegoi ai.

Kosova ndaloi në fund të vitit 2022 qarkullimin e automjeteve me targa me akronimet e qyteteve të Serbisë.

Kjo masë shkaktoi daljen e disa serbëve nga institucionet e Kosovës dhe rriti tensionet në terren.

Disa nga pjesëtarët e komunitetit serb që jetojnë në Kosovë, i regjistruan më pas automjetet e tyre me targa të Serbisë dhe i përdornin ato mbi bazën e autorizimit.

Në këtë autorizim përfshihen të dhënat e kartës së identitetit të drejtuesit të automjetit, e cila lëshohet nga autoritetet serbe për qytetet në Kosovë, por që Prishtina zyrtare nuk e njeh.

/KosovaPress//r.e/

The post Nis nga zbatimi ligji për automjetet, serbët hyjnë pa probleme në Jarinjë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Pas heqjes së masave, Kosova kërkon avancim në integrimin evropian

PRISHTINË, 16 janar /ATSH/ ParalajmĂ«rimi i Bashkimit Evropian pĂ«r largimin e tĂ«rĂ«sishĂ«m tĂ« masave ndĂ«shkuese ndaj KosovĂ«s Ă«shtĂ« mirĂ«pritur nga qeveria nĂ« detyrĂ«.

Sipas tyre, lirimi i fondeve për Kosovën dhe mbështetja financiare që nga ky fillimvit është një vendim i duhur i BE-së, sado që, siç thonë ata, është i vonuar. Po ashtu, në ekzekutiv presin që këtë vit të ketë edhe hapa të tjerë të rëndësishëm përpara në integrimin evropian dhe avancimin në procese, siç është marrja e statusit të vendit kandidat për anëtarësim në BE.

Bashkimi Evropian të enjten për KosovaPress, konfirmoi se ka nisur heqjen e masave ndaj Kosovës, duke hapur rrugën për lirimin e mbi 400 milionë eurove këtë fillimviti, në mbështetje financiare për vendin.

Bashkimi Evropian (BE) vendosi masa ndëshkuese ndaj Kosovës më 2023. Masat u vendosën si përgjigje për shkak të tensioneve në veriun e Kosovës, të banuar me shumicë serbe, pasi kryetarët shqiptarë të katër komunave në veri morën mandatin.

Klisman Kadiu, këshilltar i zëvendëskryeministrit në detyrë për Integrime Evropiane, Besnik Bislimi, thotë për KosovaPress, se lirimi i mjeteve financiare për Kosovën nga ky fillimviti, është pozitiv për vendin.

Madje, thekson nevojën që BE-ja të ndërmarrë edhe hapa të tjerë të rëndësishëm përpara në integrimin evropian.

Zëdhënësja e Komisionit Evropian, Anitta Hipper, në një përgjigje për KosovaPress, thotë se krahas 216 milionë eurove që janë liruar në dhjetor të vitit 2025, synojnë që shumë shpejt të lirojnë edhe 205 milionë euro në fillim të këtij viti.

Ajo tha se ky vendim është marrë pas transferimit të qetë dhe të rregullt të qeverisjes lokale në veri të Kosovës, pas zgjedhjeve të fundit lokale. Derisa tregoi në detaje edhe se në cilat projekte do të përfitojë Kosova.

Në anën tjetër, hulumtuesja në Grupin për Studime Juridike dhe Politike (GLPS), Arbëreshë Loxha, thotë për KosovaPress, se largimi i masave karshi përfitimit të mjeteve financiare është i rëndësishëm edhe në imazhin e Kosovës në aspektin ndërkombëtar.

Sipas saj, posa të formohen institucionet e reja në vend, duhet të punohet shumë në sanimin e çdo dëmi eventual që masat i kanë bërë Kosovës.

Gjatë së enjtes, edhe Komisioni Evropian (KE) ka konfirmuar se pret heqjen e plotë të masave ndaj Kosovës në javët e ardhshme.

Jan Gert Koopman, drejtor i Drejtorisë për Zgjerim në KE, theksoi se bëhet fjalë për lirimin e më shumë se 400 milionë eurove, përfshirë edhe masat që KE-ja i kishte hequr fillimisht në dhjetor të vitit të kaluar.

Ai shpjegoi se institucionet po punojnë paralelisht në programimin e mjeteve dhe në kontraktimin e projekteve që do të financohen.

/KosovaPress//r.e/

The post Pas heqjes së masave, Kosova kërkon avancim në integrimin evropian appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Berisha: Angazhim maksimal të strukturave për protestën e 24 janarit

TIRANË, 16 janar/ATSh/ Kryetari i PartisĂ« Demokratike, Sali Berisha kĂ«rkoi sot angazhim maksimal tĂ« strukturave tĂ« PD pĂ«r protestĂ«n e 24 janarit.

Gjatë mbledhjes me kryetarët e degëve, Berisha e përkufizoi vitin 2026 si vitin më vendimtar për opozitën dhe për Shqipërinë, duke theksuar se përballja me qeverinë aktuale nuk është më një betejë e zakonshme politike, por një mision historik për rrëzimin e asaj që ai e cilëson si një narko-diktaturë.

Berisha tha se duhet angazhim i çdo strukture pĂ«r protestĂ«n e datĂ«s 24 janar. “Ne nisim kĂ«tĂ« vit pasi nĂ« njĂ« betejĂ« tĂ« pabarabartĂ«, nĂ« njĂ« betejĂ« tĂ« vĂ«shtirĂ«, ne ja kemi dalur tĂ« paraqesim me sukses para shqiptarĂ«ve dhe komunitetit ndĂ«rkombĂ«tar tĂ« vĂ«rtetat dramatike tĂ« narkoshtetit, tĂ« diktaturĂ«s autoritare apo autokracisĂ« elektorale tĂ« Edi RamĂ«s.”

Berisha tha se, “nuk vjen kush nga jashtĂ« pĂ«r ta hequr. AtĂ« duhet ta heqim ne. Ne shqiptarĂ«t na kanĂ« votuar pĂ«r tĂ« pĂ«rmbushur misionin tonĂ«, largimin e tij nga pushteti”.

“Ndaj dhe duhet njĂ« dialog intensiv me anĂ«tarĂ«t tanĂ«, pasi kjo protestĂ« ka rĂ«ndĂ«si tĂ« madhe. ShqiptarĂ«t e presin nga ne me kohĂ« kĂ«tĂ« protestĂ«, sikundĂ«r presin zĂ«rin tonĂ« tĂ« revoltuar, kryengritjen tonĂ« paqĂ«sore tĂ« pĂ«rditshme deri nĂ« rrĂ«zimin e tij”, tha Berisha.

Ai tha se beteja do bazohet tek guximtarĂ«t. “Po tĂ« shohĂ«sh nĂ« aparencĂ«, ne jemi njĂ« parti e madhe. Jemi me njĂ« elektorat tĂ« madh. Por, natyrisht beteja krijon dhe problemet e veta. Ndaj dhe ne do e bazojmĂ« kĂ«tĂ« betejĂ« nĂ« guximtarĂ«, se vetĂ«m ata do mund tĂ« shpĂ«tojnĂ« ShqipĂ«rinĂ«. Nuk mundet asnjĂ« nga ne tĂ« mendojĂ« asgjĂ« tjetĂ«r pĂ«rveç pĂ«rmbushjes sĂ« misionit tonĂ«, largimit njĂ« minutĂ« mĂ« parĂ« nga pushteti tĂ« kĂ«saj organizate kriminale”, tha Berisha.

/a.f/r.e/

The post Berisha: Angazhim maksimal të strukturave për protestën e 24 janarit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rama: Shteti shqiptar aksionar 49% në kompaninë për prodhimin e anijeve në Pashaliman

TIRANË, 16 janar/ATSH/ Kryeministri, njĂ«herazi kryetari i PartisĂ« Socialiste, Edi Rama tha sot se pĂ«r herĂ« tĂ« parĂ« ndodh qĂ« shteti po merr pjesĂ« nĂ« sipĂ«rmarrje dhe pĂ«r kĂ«tĂ« solli nĂ« vĂ«mendje bashkĂ«punimin me kompaninĂ« italiane tĂ« prodhimit tĂ« anijeve, “Fincantieri”.

Kryeministri Edi Rama mblodhi kĂ«tĂ« tĂ« premte nĂ« TiranĂ« grupin parlamentar socialist. NĂ« fjalĂ«n e tij nĂ« fund tĂ« punimeve njoftoi dhe marrĂ«veshjen me “Ficantieri”-n, kompaninĂ« italiane tĂ« prodhimit tĂ« anijeve. Rama tha se shteti shqiptar Ă«shtĂ« aksionar nĂ« nivelin 49% me kompaninĂ« qĂ« do tĂ« prodhojĂ« anije nĂ« bazĂ«n e Pashalimanit.

“Shteti po merr pjesĂ« nĂ« sipĂ«rmarrje, krejt e kundĂ«rta e rrugĂ«s qĂ« çon nĂ« abuzim me asetet publike, nĂ« abuzim me fondet publike. Kur them abuzim, nuk kam parasysh vetĂ«m atĂ« pĂ«r qĂ«llime pĂ«rfitime, por dhe pĂ«r njĂ« qasje largpamĂ«se dhe sot, jo mĂ« larg se sot, nĂ« ndĂ«rkohĂ« qĂ« ne flisnim kĂ«tu, zhvillohej seanca e fundit e negociatave me njĂ« nga ekselencat mĂ« tĂ« mĂ«dha tĂ« botĂ«s, “Fincantieri”, kompania e madhe publike italiane qĂ« Ă«shtĂ« lider nĂ« prodhimin e anijeve tĂ« tĂ« gjitha pĂ«rmasave dhe falĂ« KAYO-s, ne kem hyrĂ« nĂ« njĂ« marrĂ«veshje me “Fincantieri”-n pĂ«r njĂ« kompani tĂ« pĂ«rbashkĂ«t, ku 51% do t’i kenĂ« italianĂ«t dhe 49% shteti shqiptar”.

Rama tha se “aktiviteti i kompanisĂ« nĂ« portin e Pashalimanit do tĂ« bĂ«jĂ« qĂ«, nga njĂ«ra anĂ«, ushtria shqiptare tĂ« vazhdojĂ« tĂ« ngrejĂ« forcĂ«n e vet detare, duke i prodhuar nĂ« vend anijet nĂ« dispozicion tĂ« saj dhe nga ana tjetĂ«r, do tĂ« realizohet mirĂ«mbajtja e tyre me njĂ« kompani ku shtetit shqiptar Ă«shtĂ« aksionar, dhe patjetĂ«r qĂ« do tĂ« krijojĂ« punĂ«sim tĂ« specializuar me paga tĂ« larta”, tha Rama.

“Nga ana tjetĂ«r, kjo kompani do tĂ« marrĂ« porosi nga vende tĂ« tjera, duke ndĂ«rtuar anije tĂ« kalibrave tĂ« ndryshĂ«m nga ato qĂ« ndĂ«rton “Ficantieri” nĂ« kantierin e vet, qĂ« do t’i shesĂ«, dhe nga shitja shteti shqiptar, FA do tĂ« pĂ«rfitojnĂ« 49%. Do tĂ« bĂ«jĂ« mirĂ«mbajtjen e anijeve tĂ« rojave bregdetare tĂ« NATO-s nĂ« ShqipĂ«ri, 49% i merr shteti shqiptar. Kjo linjĂ« do tĂ« thotĂ« transferim teknologjie e shumĂ« tĂ« tjera mĂ« pas. Ky Ă«shtĂ« vetĂ«m njĂ« shembull”, u shpreh Rama.

/a.f/r.e/

The post Rama: Shteti shqiptar aksionar 49% në kompaninë për prodhimin e anijeve në Pashaliman appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rama: Më shumë dëgjesa në Kuvend nga ministrat për çështjet me interes publik

TIRANË, 16 janar/ATSH/ Kryeministri Edi Rama, njĂ«herazi kryetar i PartisĂ« Socialiste, u kĂ«rkoi ministrave tĂ« kenĂ« mĂ« shumĂ« dĂ«gjesa nĂ« Kuvend, me qĂ«llim informimin e publikut, pĂ«rkundĂ«r “baltĂ«s sĂ« hedhur nga opozita”, siç i cilĂ«soi ai akuzat e opozitĂ«s.

Kryeministri Edi Rama mblodhi këtë të premte në Tiranë grupin parlamentar socialist, në prag të nisjes së sesionit të ri parlamentar, ndërsa kërkoi më shumë angazhim nga ana e të gjithëve.

“ËshtĂ« mirĂ« qĂ« kĂ«tĂ« temĂ« ta trajtojmĂ« dhe tĂ« krijojmĂ« mĂ« tepĂ«r hapĂ«sirĂ« si grup parlamentar pĂ«r tĂ« pasur dĂ«shmi tĂ« ministrave dhe tĂ« tjerĂ«ve pĂ«r çështje qĂ« kanĂ« interes pĂ«r publikun, pra dĂ«gjesa tĂ« parlamentit”, tha Rama.

Sipas tij, numri i dĂ«gjesave Ă«shtĂ« shumĂ« i vogĂ«l dhe kjo pĂ«r shkak se opozita nuk i njeh kĂ«to si instrument parlamentar, por kĂ«rkon vetĂ«m “teatĂ«r” pĂ«rmes komisioneve parlamentare.

“Ka shumĂ« pak dĂ«gjesa, pasi kemi njĂ« çetĂ« qĂ« nuk e njeh dĂ«gjesĂ«n, por komisionin hetimor, qĂ« e thĂ«nĂ« ndryshe Ă«shtĂ« ftesĂ« pĂ«r njĂ« teatĂ«r balte. DĂ«gjesat janĂ« njĂ« praktikĂ« e konsoliduar parlamentare nĂ« vendet normale dhe ne s’mund tĂ« presim, se zakonisht i ka pĂ«r detyrĂ« opozita t’i thĂ«rrasĂ« ato, por mund t’i organizojĂ« edhe mazhoranca”, theksoi Rama.

“Na duhen dĂ«gjesat dhe si njĂ« instrument institucional pĂ«r tĂ« trajtuar çështjet tĂ« njĂ« rĂ«ndĂ«sie tĂ« parĂ« pĂ«r vendin, por qĂ« degradojnĂ« nĂ« copĂ«za trillimesh dhe historish qĂ« hidhen pĂ«r tĂ« helmuar publikun”, u shpreh kryeministri Rama.

/a.f/r.e/

The post Rama: Më shumë dëgjesa në Kuvend nga ministrat për çështjet me interes publik appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

KPA konfirmon shkarkimin nga detyra të prokurores Ornela Rrumbullaku

TIRANË, 15 janar /ATSh/ Kolegji i Posaçëm i Apelimit, vendosi sot tĂ« konfirmoi vendimin pĂ«r shkarkimin nga detyra tĂ« prokurores sĂ« TiranĂ«s, Ornela Rrumbullaku.

Vendimi u mor nĂ« mĂ«nyrĂ« unanime nga trupi gjykues i Kolegjit, i kryesuar nga Albana Shtylla, me relatore Natasha Mulaj dhe anĂ«tarĂ«, Sokol Çomo, Ina Rama e Rezarta Schuetz, pas shqyrtimit nĂ« dhomĂ« kĂ«shillimi tĂ« ankimit tĂ« Rrumbullakut kundĂ« vendimarrjes sĂ« Komisionit.

‘Trupi gjykues i Kolegjit tĂ« Posaçëm tĂ« Apelimit, i pĂ«rbĂ«rĂ« nga Albana Shtylla kryesuese, Natasha Mulaj relatore, Ina Rama, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo anĂ«tarĂ«, shpalli vendimin pĂ«r çështjen nr. 51/2024, datĂ« 11.12.2024, qĂ« i pĂ«rket ankimit tĂ« subjektit tĂ« rivlerĂ«simit Ornela Rrumbullaku kundĂ«r vendimit tĂ« Komisionit tĂ« Pavarur tĂ« Kualifikimit nr. 792, datĂ« 04.09.2024.

NĂ« pĂ«rfundim tĂ« gjykimit nĂ« dhomĂ« kĂ«shillimi, trupi gjykues, bazuar nĂ« nenin 66, pika 1, shkronja “a” e ligjit nr. 84/2016, “PĂ«r rivlerĂ«simin kalimtar tĂ« gjyqtarĂ«ve dhe prokurorĂ«ve nĂ« RepublikĂ«n e ShqipĂ«risĂ«â€, nĂ« mĂ«nyrĂ« unanime, vendosi: LĂ«nien nĂ« fuqi tĂ« vendimit nr. 792, datĂ« 04.09.2024 tĂ« Komisionit tĂ« Pavarur tĂ« Kualifikimit, qĂ« i pĂ«rket subjektit tĂ« rivlerĂ«simit Ornela Rrumbullaku. Ky vendim Ă«shtĂ« pĂ«rfundimtar dhe ka efekt tĂ« menjĂ«hershĂ«m”, thuhet nĂ« vendim.

Ornela Rrumbullaku përfundoi studimet e Magjistraturës në vitin 2006 dhe pas një periudhe stazhi në Prokurorinë e Tiranës, u emërua në Prokurorinë e Rrethit Kavajë. Në vitin 2019, Rrumbullaku u komandua si këshilltare pranë Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Deri në momentin e shkarkimit nga detyra ajo e ushtronte funksionin në Prokurorinë e Juridiksionit të Përgjithshëm në Tiranë.

/a.f/r.e/

The post KPA konfirmon shkarkimin nga detyra të prokurores Ornela Rrumbullaku appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Nis heqja e masave nga BE, mbi 400 milionë euro mbështetje për Kosovën

PRISHTINË, 15 janar /ATSh/ Bashkimi Evropian ka nisur heqjen e masave ndaj KosovĂ«s, duke hapur rrugĂ«n pĂ«r lirimin e mbi 400 milionĂ« eurove nĂ« mbĂ«shtetje financiare pĂ«r vendin.

Zëdhënësja e Komisionit Evropian, Anitta Hipper, në një përgjigje për KosovaPress, thotë se krahas 216 milionë eurove që janë liruar në dhjetor të vitit 2025, synojnë që shumë shpejt të lirojmë edhe 205 milionë euro në fillim të këtij viti.

Ajo tha se ky vendim është marrë pas ndryshimit të qetë dhe të rregullt të qeverisjes lokale në veri të Kosovës, pas zgjedhjeve të fundit lokale.

Hipper tregoi në detaje edhe se në cilat projekte do të përfitojë Kosova.

“Pas transferimit tĂ« qetĂ« dhe tĂ« rregullt tĂ« qeverisjes lokale nĂ« veri pas zgjedhjeve tĂ« fundit lokale, ne po heqim masat pĂ«r KosovĂ«n. Prandaj, kemi liruar afĂ«rsisht 50% tĂ« ndihmĂ«s financiare qĂ« arrin nĂ« rreth 216 milionĂ« euro. Kjo do tĂ« lejojĂ« nĂ«nshkrimin e kontratave pĂ«r katĂ«r projekte (qĂ« pĂ«rfaqĂ«sojnĂ« gjithsej 34,6 milionĂ« euro kontribut tĂ« BE-sĂ«) dhe fillimin e zbatimit; pĂ«r tĂ« pĂ«rfunduar programimin e tĂ« gjitha fondeve tĂ« mbetura IPA III tĂ« destinuara pĂ«r KosovĂ«n (181 milionĂ« euro; miratimi i planifikuar i vendimit tĂ« financimit tĂ« Komisionit nĂ« pranverĂ«n e vitit 2026 qĂ« do tĂ« lejonte qĂ« projektet e para tĂ« fillonin nĂ« gjysmĂ«n e dytĂ« tĂ« vitit 2026). PĂ«r mĂ« tepĂ«r, Komisioni synon tĂ« lirojĂ« shumĂ«n e mbetur prej 205 milionĂ« eurosh nĂ« fillim tĂ« kĂ«tij viti, nĂ« pĂ«rputhje me PĂ«rfundimet e PresidencĂ«s pĂ«r Zgjerimin tĂ« miratuara mĂ« 16 dhjetor”, thuhet nĂ« pĂ«rgjigjen e zĂ«dhĂ«nĂ«ses sĂ« BE-sĂ« pĂ«r KosovaPress.

Gjatë së enjtes, edhe Komisioni Evropian (KE) ka konfirmuar se pret heqjen e plotë të masave ndaj Kosovës në javët e ardhshme.

Jan Gert Koopman, drejtor i Drejtorisë për Zgjerim në KE, theksoi se bëhet fjalë për lirimin e më shumë se 400 milionë eurove, përfshirë edhe masat që KE-ja i kishte hequr fillimisht në dhjetor të vitit të kaluar.

Ai shpjegoi se institucionet po punojnë paralelisht në programimin e mjeteve dhe në kontraktimin e projekteve që do të financohen.

Bashkimi Evropian (BE) vendosi masa ndëshkuese ndaj Kosovës më 2023. Masat u vendosën si përgjigje për shkak të tensioneve në veriun e Kosovës, të banuar me shumicë serbe, pasi kryetarët shqiptarë të katër komunave në veri morën mandatin.

/KosovaPress//r.e/

The post Nis heqja e masave nga BE, mbi 400 milionë euro mbështetje për Kosovën appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Manaj drejt klubit kinez Sharjah FC

TIRANË, 15 janar/ATSh/ Sulmuesi i KombĂ«tares, Rey Manaj pritet tĂ« firmosĂ« me klubin e SuperligĂ«s sĂ« KinĂ«s, Zhejiang.

Futbollisti 28-vjeçar, sipas medieve, i ka thënë po ofertës së skuadrës nga Kina, e cila i ka ofruar një pagë prej 4 milionë eurosh në sezon, si dhe bonuse për dy sezonet e ardhshme.

Manaj mbyll kështu aventurën e tij te Sharjah FC, në Emiratet e Bashkuara Arabe, ku skuadra renditet në vendin e 11-të. Këtë sezon, Manaj ka shënuar dy gola në 11 ndeshje të luajtura, çka ka mjaftuar për të tërhequr vëmendjen e klubit kinez.

Manaj ka pasur oferta edhe nga Turqia, por skuadra kineze duket se ka bindur ambiciet e sulmuesit kuqezi.

/a.f/r.e/

The post Manaj drejt klubit kinez Sharjah FC appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Osmani dekoron Hasan Arat me Medaljen Presidenciale të Meritave

TIRANË, 15 janar /ATSh/ Presidentja e KosovĂ«s, Vjosa Osmani ka dekoruar sot Hasan Arat me Medaljen Presidenciale tĂ« Meritave.

Në një njoftim për medien, zyra e shtypit e presidentes së Kosovës informon se Hasan Arat u dekorua nga presidentja Osmani me Medaljen Presidenciale të Meritave, në shenjë mirënjohjeje institucionale për kontributin e tij të jashtëzakonshëm në zhvillimin dhe promovimin e sportit, si dhe për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Republikës së Kosovës.

Gjatë ceremonisë solemne, vijon njoftimi, Presidentja Osmani theksoi se Arat është një personalitet i shquar i sportit dhe jetës publike ndërkombëtare, i cili me vizion, përkushtim dhe integritet ka dhënë një kontribut të çmuar edhe për shtetin e Kosovës. Ajo veçoi angazhimin e tij të rëndësishëm në mbështetjen e sportit kosovar në arenën ndërkombëtare.

Një vlerësim i veçantë iu kushtua rolit vendimtar të Arat në procesin e kandidaturës së Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare Prishtina 2030, një ngjarje historike për sportin kosovar dhe për afirmimin ndërkombëtar të shtetit të Kosovës.

Pas dekorimit nga Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, Arat ka theksuar se ky organizim përfaqëson jo vetëm një ngjarje madhore sportive, por edhe një moment të rëndësishëm për diplomacinë sportive dhe afirmimin ndërkombëtar të shtetit të Kosovës.

Duke folur për vlerën simbolike dhe praktike të Lojërave Mesdhetare, Arat ka theksuar se Kosova tashmë ka dëshmuar se është një vend me potencial të jashtëzakonshëm sportiv.

“ËshtĂ« njĂ« nder i madh pĂ«r mua tĂ« marr kĂ«tĂ« medalje nga Presidentja e RepublikĂ«s sĂ« KosovĂ«s. Dhe u uroj gjithĂ« tĂ« mirat popullit tĂ« KosovĂ«s qĂ« tĂ« kenĂ« lojĂ«ra tĂ« shkĂ«lqyera tĂ« Mesdheut 2030 nĂ« PrishtinĂ«. Kosova Ă«shtĂ« njĂ« vend i madh nĂ« sport dhe kĂ«to LojĂ«ra Mesdhetare do tĂ« sjellin njĂ« trashĂ«gimi tĂ« madhe pĂ«r vendin dhe do tĂ« frymĂ«zojnĂ« brezat e rinj qĂ« t’i ndjekin ato. ËshtĂ« njĂ« ditĂ« e madhe pĂ«r diplomacinĂ« sportive qĂ« lidh vendet, sjell paqe, solidaritet dhe frymĂ«zon brezat e rinj. Kosova ka njĂ« potencial tĂ« madh dhe kjo e vĂ«rtetoi, LojĂ«rat Mesdhetare 2030 nĂ« PrishtinĂ« vĂ«rtetojnĂ« se do tĂ« jenĂ« lojĂ«ra fantastike dhe njĂ« njohje e madhe pĂ«r shtetin e KosovĂ«s”, theksoi Arat.

Në vijim, ai u ndal te dashuria e popullit të Kosovës për sportin, duke e cilësuar atë si një element kyç që lidh shoqëritë dhe shtetet mes vete. Ai thekson se sporti shërben si një gjuhë universale e dialogut dhe solidaritetit, e cila historikisht ka ndihmuar edhe në njohjen dhe afirmimin e Kosovës në arenën botërore.

“E dini, populli i KosovĂ«s e do shumĂ« sportin dhe sporti Ă«shtĂ« njĂ« dialog ndĂ«rkombĂ«tar qĂ« lidh vendet dhe njerĂ«zit me njĂ«ri-tjetrin. Ju e keni parĂ« kur morĂ«t medaljen e artĂ« nĂ« vitin 2016, njohja e KosovĂ«s ishte njĂ« nga mĂ« tĂ« mirat nĂ« atĂ« kohĂ«. Pra, ne patĂ«m tĂ« njĂ«jtĂ«n pĂ«rvojĂ« pĂ«r TurqinĂ« dhe sporti Ă«shtĂ« gjithmonĂ« njĂ« lidhje e madhe diplomatike dhe solidariteti i mbarĂ« botĂ«s. Prandaj mendoj se Ă«shtĂ« shumĂ« e rĂ«ndĂ«sishme pĂ«r brezat qĂ« do tĂ« vijnĂ«. Kjo trashĂ«gimi do tĂ« sjellĂ« njĂ« frymĂ«zim fantastik te tĂ« rinjtĂ«. PĂ«r tĂ« rinjtĂ«, kjo Ă«shtĂ« shumĂ« e rĂ«ndĂ«sishme”, deklaroi Arat.

Ai ka theksuar se Lojërat Mesdhetare janë ndër organizimet më të mëdha sportive dhe kërkojnë përgatitje të kujdesshme dhe profesionale. Sipas tij, mënyra se si do të organizohen këto lojëra do të përcaktojë trashëgiminë që do të mbetet për dekada, ndaj kujdesi, planifikimi dhe standardet e larta janë thelbësore për suksesin e tyre.

Arat është biznismen dhe adminsitrator sportiv nga Turqia, por me prejardhje shqiptare. Në karrierën e tij sportive ka qenë basketbollist, ndërsa si udhëheqës është anëtar i Komitetit Olimpik të Evropës, ish-nënpresident i Komitetit Olimpik të Turqisë,  kryetar i komisionit koordinues për Lojërat Evropiane Krakoë 2023, udhëheqës i kandidaturës së Stambollit për organizimin e LO 2020, ish-anëtar i komisioneve të ndryshme në IOC e ANOC, anëtar i Komitetit Ekzekutiv në Federatën Botërore të Atletikës, etj. Së fundi (2023-2024), për më shumë se një vit ishte president i klubit të madh turk të futbollit, Beshiktash.

/a.f/r.e/

The post Osmani dekoron Hasan Arat me Medaljen Presidenciale të Meritave appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Riparohet ura e Xhyrës në Librazhd, Vengu: Sigurojmë infrastrukturën kritike pas reshjeve intensive

TIRANË, 15 janar/ATSh/ Reparti i Xhenios i Forcave tĂ« Armatosura ka riparuar urĂ«n e XhyrĂ«s nĂ« Librazhd, duke rikthyer nĂ« normalitet qarkullimin pĂ«r rreth 2 000 banorĂ« tĂ« kĂ«saj zone.

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, gjatë një inspektimi të urës së rivënë në funksion pas dëmtimeve të shkaktuara nga reshjet, bëri të ditur se puna është realizuar në kohë rekord.

Vengu nënvizoi se të gjitha strukturat e emergjencave, Forcat e Armatosura dhe bashkitë janë të angazhuara në rehabilitimin e zonave të dëmtuara nga rrëshqitjet e dherave, si edhe të infrastrukturës kritike që lidh zonat me njëra-tjetrën.

Ai theksoi se zona e XhyrĂ«s ka njĂ« rĂ«ndĂ«si tĂ« veçantĂ« edhe pĂ«r turizmin. “KĂ«tu ka bujtina, verĂ«, kulinari dhe Ă«shtĂ« njĂ« zonĂ« mjaft atraktive pĂ«r turizmin”, u shpreh Vengu.

Ministri bĂ«ri tĂ« ditur se puna po zhvillohet paralelisht nĂ« disa qarqe, si nĂ« SelenicĂ« tĂ« VlorĂ«s, GjirokastĂ«r dhe DelvinĂ«. NdĂ«rkohĂ«, ndĂ«rhyrjet kanĂ« pĂ«rfunduar nĂ« Laç dhe ShkodĂ«r, ndĂ«rsa mbeten pĂ«r t’u realizuar dy ura nĂ« TiranĂ«, nĂ« zonĂ«n e Baldushkut, si dhe nĂ« Elbasan e Librazhd, ndĂ«r tĂ« tjera.

Vengu kujtoi gjithashtu se nĂ« buxhetin e vitit 2026 Ministria e Mbrojtjes ka çelur thirrjen pĂ«r infrastrukturĂ«n parandaluese, ku pĂ«rfshihen edhe urat, jo vetĂ«m ato tĂ« tipit “bailey”, por edhe ura klasike me betonarme, me qĂ«llim pĂ«rballimin e kushteve tĂ« vĂ«shtira.

Vendi ynë u përfshi ditët e fundit nga reshje intensive shiu dhe bore, të cilat shkaktuan problematika në qarkullim, si edhe rrëshqitje dheu në disa akse rrugore, duke bllokuar ose kufizuar lëvizjen e automjeteve.

/a.f/r.e/

The post Riparohet ura e Xhyrës në Librazhd, Vengu: Sigurojmë infrastrukturën kritike pas reshjeve intensive appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Gjyqi ndaj ish-krerĂ«ve tĂ« UÇK-sĂ« nĂ« HagĂ«, datat e deklaratave pĂ«rmbyllĂ«se

PRISHTINË, 15 janar /ATSh/ Dhoma e Specializuar nĂ« HagĂ« ka njoftuar se nga data 9 deri mĂ« 13 shkurt dhe mĂ« 16 dhe 18 shkurt, do tĂ« paraqiten para gjykatĂ«s deklaratat pĂ«rmbyllĂ«se nĂ« gjykimin e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Seancat janë planifikuar të mbahen nga ora 09:00 deri në orën 16:30.

“Rendi i ditĂ«s mĂ« poshtĂ« buron nga Njoftimi i Trupit Gjykues nĂ« lidhje me Mbylljen e ProcedurĂ«s sĂ« Paraqitjes sĂ« Provave tĂ« datĂ«s 18 dhjetor 2025. Ky rend dite bazohet nĂ« vlerĂ«simet aktuale dhe mund tĂ« ndryshojĂ«, pĂ«r shembull nĂ«se njĂ« palĂ« ka nevojĂ« pĂ«r mĂ« pak kohĂ« seç mendohej. E hĂ«nĂ«, 9 shkurt: Deklarata PĂ«rmbyllĂ«se e ProkurorisĂ«. E martĂ«, 10 shkurt: Deklarata PĂ«rmbyllĂ«se e ProkurorisĂ«; Deklarata PĂ«rmbyllĂ«se e Mbrojtjes sĂ« Viktimave. E mĂ«rkurĂ«, 11 shkurt: Deklarata PĂ«rmbyllĂ«se e Mbrojtjes sĂ« Thaçit; Deklarata PĂ«rmbyllĂ«se e Mbrojtjes sĂ« Veselit. E enjte, 12 shkurt: Deklarata PĂ«rmbyllĂ«se e Mbrojtjes sĂ« Veselit; Deklarata PĂ«rmbyllĂ«se e Mbrojtjes sĂ« Selimit. E premte: 13 shkurt: Deklarata PĂ«rmbyllĂ«se e Mbrojtjes sĂ« Selimit; Deklarata PĂ«rmbyllĂ«se e Mbrojtjes sĂ« Krasniqit. E hĂ«nĂ«, 16 shkurt: Deklarata PĂ«rmbyllĂ«se e Mbrojtjes sĂ« Krasniqit; pyetje tĂ« mundshme nga Trupi Gjykues. E mĂ«rkurĂ«, 18 shkurt: PĂ«rgjigje nga palĂ«t dhe deklarata nga tĂ« akuzuarit”, thuhet nĂ« njoftim.

Historiku i çështjes

Aktakuza fillestare kundër katër të akuzuarve u konfirmua më 26 tetor 2020, dhe u ndryshua më 3 shtator 2021, 29 prill 2022, dhe 30 shtator 2022. Versioni me më pak redaktime i aktakuzës u dorëzua më 27 shkurt 2023. Kjo është aktakuza në fuqi në këtë çështje.

Secili prej të akuzuarve akuzohet mbi bazën e përgjegjësisë penale individuale për gjashtë akuza që lidhen me krime lufte.

Në aktakuzë thuhet se krimet për të cilat janë ngritur akuza janë kryer nga të paktën marsi deri në shtator 1999 dhe kanë ndodhur në disa vende në Kosovë dhe në Kukës dhe Cahan, në veri të Shqipërisë.

Pas arrestimit të tyre nga Prokurori i Specializuar, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi u transferuan në objektin e paraburgimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë më 4 dhe 5 nëntor 2020.

Gjykimi filloi më 3 prill 2023 me deklaratën hyrëse të Zyrës së Prokurorit të Specializuar (ZPS). ZPS-ja përfundoi paraqitjen e provave të saj më 15 prill 2025. Mbrojtja e Viktimave që përfaqëson 155 viktima pjesëmarrëse, paraqiti provat e saj në korrik 2025, dhe Mbrojtja e Thaçit dhe Mbrojtja e Krasniqit paraqitën provat e tyre nga shtatori deri në dhjetor 2025. Trupi Gjykues mbylli procedurën e paraqitjes së provave më 19 dhjetor 2025. Në këtë çështje, 134 dëshmitarë kanë dhanë dëshmi në gjykatë, 125 të thirrur nga Prokuroria, dy të thirrur nga Mbrojtja e Viktimave dhe shtatë të thirrur nga Mbrojtja. Gjithashtu, 164 deklarata dëshmitarësh u pranuan vetëm në formë të shkruar.

Pas deklaratave përmbyllëse, Trupi Gjykues do të vijojë me kuvendimet për nxjerrjen e aktgjykimit. Aktgjykimi duhet të shpallet brenda 90 ditësh nga mbyllja e paraqitjes së provave. Në rast se për shkak të rrethanave kërkohet kohë shtesë, ky afat mund të zgjatet me 60 ditë të tjera.

Data dhe ora e gjithë seancave publike të planifikuara mund të gjendet në kalendarin e gjykatës në faqen e internetit të DhSK-së. Ndryshimet e mundshme të seancave të planifikuara të përshkruara në këtë informim do të pasqyrohen në kalendar.

/KosovaPress//r.e/

The post Gjyqi ndaj ish-krerĂ«ve tĂ« UÇK-sĂ« nĂ« HagĂ«, datat e deklaratave pĂ«rmbyllĂ«se appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Vendimi për vizat, VanHorn: Siguria ekonomike është siguri kombëtare

TIRANË, 15 janar/ATSH/ E ngarkuara me punĂ« e AmbasadĂ«s sĂ« Shteteve tĂ« Bashkuara tĂ« AmerikĂ«s nĂ« TiranĂ«, Nancy VanHorn gjatĂ« njĂ« aktiviteti pĂ«r promovimin e teknologjisĂ« amerikane tĂ« komunikimit, citoi fjalĂ«t e presidentit tĂ« ShBA-sĂ«, Donald Trump, duke theksuar se “siguria ekonomike Ă«shtĂ« siguri kombĂ«tare”.

Ambasada e ShBA-sĂ« nĂ« TiranĂ«, nĂ« njĂ« postim nĂ« rrjetet sociale ndau citimin e VanHorn: gjatĂ« aktivitetit. “Siç ka thĂ«nĂ« Presidenti Trump, ‘siguria ekonomike Ă«shtĂ« siguri kombĂ«tare’. Ky parim Ă«shtĂ« veçanĂ«risht i rĂ«ndĂ«sishĂ«m pĂ«r sigurinĂ« publike dhe infrastrukturĂ«n kritike, ku teknologjia qĂ« zgjedhin vendet ndikon drejtpĂ«rdrejt nĂ« qĂ«ndrueshmĂ«rinĂ«, sovranitetin dhe sigurinĂ« e qytetarĂ«ve”, u shpreh e ngarkuara me punĂ«, Nancy VanHorn, gjatĂ« aktivitetit pĂ«r promovimin e teknologjisĂ« amerikane tĂ« komunikimit.

Deklarata e VanHorn vjen pas vendimit të ShBA-ve për pezullimin e dhënies së vizave për 75 vende, mes të cilave përfshihen Shqipëria dhe Kosova.

Ambasada e ShBA-së në Tiranë ka sqaruar se cilët qytetarë shqiptarë mund të vijojnë të udhëtojnë drejt ShBA-së dhe cilat kategori janë të ndaluara.

Sipas njoftimit të ambasadës amerikane, shtetasit shqiptarë që disponojnë vizë amerikane lejohen të udhëtojnë drejt ShBA-së vetëm për qëllime turizmi, pushimesh, blerjesh, takimesh biznesi ose vizitash te miqtë dhe të afërmit.

Ambasada thekson se nuk lejohet udhëtimi drejt ShBA-së me qëllim lindjen e fëmijës, studimin për një diplomë apo punësimin.

Departamenti Amerikan i Shtetit ka marrë vendim për pezullimin e vizave të emigrantëve për 75 vende, ku përfshihen edhe Shqipëria dhe Kosova.

“ËshtĂ« pĂ«rgjegjĂ«sia juaj ta pĂ«rdorni vizĂ«n tuaj nĂ« mĂ«nyrĂ« korrekte”, deklaron Ambasada e ShBA-sĂ« nĂ« reagimin e saj nĂ« rrjetet sociale.

Aktiviteti për teknologjinë e konunikimit - Foto të publikuara nga Ambasada e ShBA në Tiranë
1 nga 9
E ngarkuara me punë e ShBA në Tiranë, Nancy VanHorn

/a.f/r.e/

The post Vendimi për vizat, VanHorn: Siguria ekonomike është siguri kombëtare appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Moti sot i qëndrueshëm, pasdite priten vranësira

TIRANË, 15 janar/ATSh/ ShĂ«rbimi Meteorologjik Ushtarak (SHMU) njofton se vendi ynĂ« do tĂ« ndikohet sot nga kushte tĂ« qĂ«ndrueshme atmosferike.

Moti parashikohet i kthjellët me vranësira të pakta kalimtare deri në orët e mesditës. Pas mesditës pritet shtim gradual i vranësirave mesatare deri të dendura në pjesën më të madhe të territorit.

Era do tĂ« fryjĂ« nga verilindja nĂ« juglindje me shpejtĂ«si mesatare rreth 6 m/s, ndĂ«rsa pĂ«rgjatĂ« vijĂ«s bregdetare dhe zonave luginore pritet tĂ« arrijĂ« deri nĂ« 9 m/s. Deti do tĂ« ketĂ« valĂ«zim 1–2 ballĂ«.

/a.f/

 

The post Moti sot i qëndrueshëm, pasdite priten vranësira appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Osmani pas takimit me SÞrensen: Kosova gati për statusin e vendit kandidat për anëtarësim në BE

TIRANË, 14 janar/ATSh/ Presidentja e KosovĂ«s, Vjosa Osmani ka reaguar pas takimit me pĂ«rfaqĂ«suesin e posaçëm tĂ« Bashkimit Evropian pĂ«r dialogun KosovĂ«-Serbi, Peter SĂžrensen, duke theksuar se Kosova Ă«shtĂ« e gatshme pĂ«r kapitullin e radhĂ«s nĂ« rrugĂ«n evropiane, atĂ« tĂ« statusit tĂ« vendit kandidat pĂ«r anĂ«tarĂ«sim nĂ« BE.

Në një reagim pas takimit, Osmani u shpreh se dialogu duhet të jetë i përqendruar në njohjen reciproke dhe në trajtimin e barabartë të palëve, duke nënvizuar njëkohësisht shkeljet e vazhdueshme të marrëveshjeve nga ana e Serbisë.

“Tani qĂ« janĂ« hequr masat e padrejta, do tĂ« vazhdojmĂ« tĂ« punojmĂ« ngushtĂ« me partnerĂ«t tanĂ« evropianĂ« pĂ«r tĂ« ecur me vendosmĂ«ri drejt statusit tĂ« vendit kandidat pĂ«r anĂ«tarĂ«sim nĂ« Bashkimin Evropian”, deklaroi Osmani.
Pas takimeve në Prishtinë, SÞrensen do të udhëtojë drejt Beogradit për takime me udhëheqës të Serbisë.

Vizita e tij nĂ« KosovĂ« vjen nĂ« njĂ« kohĂ« kur vendi Ă«shtĂ« nĂ« pritje tĂ« themelimit tĂ« institucioneve tĂ« reja shtetĂ«rore pas zgjedhjeve tĂ« parakohshme parlamentare tĂ« 28 dhjetorit – tĂ« cilat i fitoi bindshĂ«m LĂ«vizja VetĂ«vendosje e Kurtit.

/a.f/r.e/

The post Osmani pas takimit me SÞrensen: Kosova gati për statusin e vendit kandidat për anëtarësim në BE appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Lumir Abdixhiku jep dorëheqjen si kryetar i LDK-së

PRISHTINË, 14 janar /ATSh/ Kryetari i Lidhjes Demokratike tĂ« KosovĂ«s, Lumir Abdixhiku, ka dhĂ«nĂ« dorĂ«heqjen nga posti i tij pas humbjes nĂ« zgjedhjet e KosovĂ«s. Vendimin e ka bĂ«rĂ« publik pĂ«rmes njĂ« statusi tĂ« gjatĂ«, ku thekson se ky Ă«shtĂ« akti mĂ« moral dhe mĂ« i pĂ«rgjegjshĂ«m qĂ« njĂ« kryetar partie mund tĂ« marrĂ«.

Ai bĂ«ri tĂ« ditur se pas njĂ« diskutimi prej 5 orĂ« e gjysmĂ« me anĂ«tarĂ« dhe struktura tĂ« partisĂ«, Ă«shtĂ« arritur njĂ« qĂ«ndrim i pĂ«rbashkĂ«t, qĂ« sipas tij pasqyron vullnetin e “shumicĂ«s dĂ«rmuese”.

Abdixhiku tha se nuk i shmanget përgjegjësisë dhe reflektimit, duke theksuar se vendimi tashmë nuk është më i tij, por i LDK-së.

“Kam marrĂ« hapin mĂ« moral qĂ« njĂ« kryetar mund ta marrĂ«: kam ofruar dorĂ«heqjen time. Kam hapur rrugĂ«n pĂ«r secilin qĂ« ka pretendime. Jeni tĂ« lirĂ« tĂ« garoni; nĂ« Kuvend e keni mundĂ«sinĂ«. Tani vendimi nuk Ă«shtĂ« mĂ« i imi, Ă«shtĂ« i LDK-sĂ«â€, shkruan Abdixhiku.

Ai njoftoi se Ă«shtĂ« thirrur Kuvendi i LDK-sĂ«, ku pritet tĂ« zhvillohet debat dhe tĂ« merren vendime “hapur”, duke shtuar se do ta respektojĂ« çdo vendim qĂ« del nga Kuvendi.

“Dua ta them qartĂ«; nuk jam i lidhur pas pozitĂ«s. Jam i lidhur pas shtĂ«pisĂ«. Dhe shtĂ«pia ruhet me rregull, me dinjitet dhe me besim nĂ« anĂ«tarĂ«sinĂ« e saj dhe nĂ« secilĂ«n kĂ«rkesĂ« tĂ« tyre. MĂ« shumĂ« se dorĂ«heqja nuk ka çfarĂ« tĂ« ofrojĂ« njĂ« politikan. Eliminimet politike mund tĂ« jenĂ« legjitime si aspiratĂ«, por edhe pĂ«r to vendos anĂ«tarĂ«sia si tĂ«rĂ«si, jo ne individualisht”, deklaroi Abdixhiku.

Pak mĂ« parĂ«, Hykmete Bajrami deklaron se ka ofruar dorĂ«heqje tĂ« parevokueshme nga pozita e nĂ«nkryetares sĂ« LDK-sĂ«, mbi parimin se kush merr rezultate tĂ« rĂ«nda zgjedhore pĂ«r LDK-nĂ« duhet marrĂ« pĂ«rgjegjĂ«si dhe t’i hapĂ« rrugĂ« zgjedhjeve tĂ« brendshme, raporton KosovaPress.

Ajo po ashtu ka bĂ«rĂ« tĂ« ditur se dje nĂ« mbledhjen e KryesisĂ« sĂ« LDK-sĂ« ka kĂ«rkuar dhe dorĂ«heqje tĂ« parevokushme dhe pĂ«r Lumir Abdixhikun nga pozita e kryetarit tĂ« LDK-sĂ«, siç shprehet ajo “si standard i vendosur vetĂ« nga LDK-ja”.


/KosovaPress/

The post Lumir Abdixhiku jep dorëheqjen si kryetar i LDK-së appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Ernest Muçi e nis vitin me dy gola, Trabzonspor mposht Istanbulspor

TIRANË, 14 janar/ATSh/ Futbollisti i KombĂ«tares, Ernest Muçi shĂ«noi sot njĂ« dygolĂ«sh dhe dhuroi njĂ« asist nĂ« fitoren 6-1 tĂ« arritur nga Trabzonspor ndaj Istanbulspor AS.

Muçi ka treguar edhe njëherë se po kalon një formë të mirë këtë sezon, duke nisur vitin sportiv me dy gola, të cilët i hapën rrugën fitores së Trabzonspor në sfidën e javës së 2-të të Kupës së Turqisë, Grupi A.

Muçi gjeti golin nĂ« minutĂ«n e 41-tĂ« pĂ«r tĂ« barazuar rezultatin 1-1. NĂ« pjesĂ«n e dytĂ« tĂ« sfidĂ«s, Muçi dhuroi njĂ« asist nĂ« minutĂ«n e 57-tĂ« dhe shĂ«noi sĂ«rish nĂ« minutĂ«n e 61â€Č, duke vendosur rezultatin 3-1 pĂ«r Trabzonin. MĂ« pas, ekipi shĂ«noi edhe tri gola tĂ« tjerĂ«, duke çuar rezultatin pĂ«rfundimtar nĂ« 6-1.

/a.f/r.e/

The post Ernest Muçi e nis vitin me dy gola, Trabzonspor mposht Istanbulspor appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Osmani pranon letrat kredenciale të ambasadores së re të Estonisë në Kosovë

PRISHTINË, 14 janar /ATSh/ Presidentja e RepublikĂ«s sĂ« KosovĂ«s, Vjosa Osmani pranoi sot letrat kredenciale tĂ« ambasadores sĂ« re tĂ« EstonisĂ« nĂ« KosovĂ«, Karin Anna Maandi.

Me këtë rast, presidentja Osmani i uroi mirëseardhje ambasadores Maandi dhe e përgëzoi për emërimin, duke shprehur bindjen se mandati i saj do të kontribuojë në forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Estonisë.

Presidentja Osmani shprehu mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme, parimore dhe të zëshme të Estonisë ndaj pavarësisë, sovranitetit dhe fuqizimit të pozitës së Kosovës në arenën ndërkombëtare, duke theksuar se Kosova është e linjëzuar në mënyrë të vazhdueshme me politikat e Bashkimit Evropian.

Gjatë takimit u diskutua edhe për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve në fusha si mbrojtja, digjitalizimi, shërbimet publike elektronike, siguria kibernetike, integrimi euroatlantik, si dhe në fusha të tjera me interes të ndërsjellë.

Sa i përket sigurisë dhe stabilitetit rajonal, presidentja Osmani riafirmoi përkushtimin e Kosovës ndaj paqes, sigurisë dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor, duke falënderuar Estoninë për kontributin e saj në sigurinë evropiane.

Në këtë kuadër, ajo vlerësoi gjithashtu mbështetjen e vazhdueshme të Estonisë për aspiratat evropiane të Kosovës, veçanërisht për statusin e vendit kandidat për Bashkimin Evropian dhe për anëtarësimin në Këshillin e Evropës.

/KosovaPress//r.e/

The post Osmani pranon letrat kredenciale të ambasadores së re të Estonisë në Kosovë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌