❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Rama reagon për vdekjen e Shemit: Gjurma që la në historinë e muzikës shqiptare do të mbetet e pashlyeshme



Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka shprehur ngushëllime pas vdekjes së Shemit të grupit "Ilirët".

I njëjti ishte 64-vjeçar, teksa siç u tha ndërroi jetë nga sulmi në zemër.

Një reagim për të e ka bërë edhe Rama, i cili thekson se kjo është një humbje e madhe dhe se gjurma që la në historinë e muzikës shqiptare do të mbetet e pashlyeshme.

Postimi i plotë i Ramës (pa ndërhyrje):

"Me dhimbje morëm lajmin për ndarjen nga jeta të Shemsi Krasniqit, zërit të paharruar të grupit legjendar Ilirët.

Shemi ishte artist që nuk i përkiste vetëm skenës, por edhe shpirtit të një kohe, një brezi dhe një qyteti të tërë.

Ishte imazh i gjallë i kryeqytetit në vitet kur muzika rock ishte zë rebelimi, shprese dhe lirie.

Ngushëllime të sinqerta familjes, miqve dhe gjithë adhuruesve të muzikës së tij.

Humbja është e madhe, por gjurma që la në historinë e muzikës shqiptare dhe në kujtesën e kryeqytetit do të mbetet e pashlyeshme". /Telegrafi/

Komuna e PrishtinĂ«s mbĂ«shtet tĂ« moshuarit pĂ«rmes donacioneve nĂ« bashkĂ«punim me BIK-un dhe shoqatĂ«n “Bereqeti”



Kryetari i Kryeqytetit ka bĂ«rĂ« tĂ« ditur se Komuna e PrishtinĂ«s po vazhdon bashkĂ«punimin me BashkĂ«sinĂ« Islame tĂ« PrishtinĂ«s dhe ShoqatĂ«n BamirĂ«se “Bereqeti”, nĂ« kuadĂ«r tĂ« pĂ«rkujdesjes sociale pĂ«r qytetarĂ«t, veçanĂ«risht pĂ«r tĂ« moshuarit.

Sipas tij, përmes një donacioni që përfshin mbështetje materiale për personat e moshuar, institucionet dhe organizatat partnere po dëshmojnë rëndësinë e solidaritetit dhe ndihmës reciproke, sidomos gjatë kësaj periudhe.

Kryetari ka falënderuar edhe Shtëpinë e të Moshuarve për bashkëpunimin dhe energjinë pozitive, duke theksuar se angazhimi i përbashkët e bën këtë partneritet edhe më të fuqishëm në shërbim të qytetarëve. /Telegrafi/


Prishtina inauguron “Deep Space 8K”, hapĂ«sirĂ« pĂ«r teknologji dhe krijimtari



Kryeqyteti i KosovĂ«s ka inauguruar “Deep Space 8K”, njĂ« hapĂ«sirĂ« inovative qĂ« sjell pĂ«r herĂ« tĂ« parĂ« nĂ« PrishtinĂ« njĂ« pĂ«rvojĂ« tĂ« avancuar teknologjike dhe kreative. Lajmi Ă«shtĂ« bĂ«rĂ« i ditur nga kryetari i PrishtinĂ«s, PĂ«rparim Rama, pĂ«rmes njĂ« postimi nĂ« rrjetet sociale.

Sipas RamĂ«s, “Deep Space 8K” pĂ«rfaqĂ«son njĂ« dimension tĂ« ri pĂ«r kryeqytetin, jo vetĂ«m si platformĂ« pĂ«r tĂ« parĂ« tĂ« ardhmen, por si hapĂ«sirĂ« ku ajo pĂ«rjetohet, krijohet dhe ndĂ«rtohet nĂ« tĂ« tashmen. Ai theksoi se kjo nismĂ« dĂ«shmon ambicien e PrishtinĂ«s pĂ«r tĂ« mos ndjekur trendet globale, por pĂ«r t’i krijuar ato.

Kjo hapĂ«sirĂ« synon ta shndĂ«rrojĂ« dijen nĂ« pĂ«rvojĂ« konkrete, duke e afruar teknologjinĂ« me njerĂ«zit dhe duke u dhĂ«nĂ« formĂ« reale ideve dhe imagjinatĂ«s. “Deep Space 8K” pritet tĂ« shĂ«rbejĂ« si ambient frymĂ«zues pĂ«r tĂ« rinjtĂ«, krijuesit dhe inovatorĂ«t, duke nxitur zhvillimin e ideve qĂ« e pozicionojnĂ« PrishtinĂ«n pĂ«rtej kufijve tradicionalĂ«.

Realizimi i këtij projekti është bërë i mundur përmes bashkëpunimit me Programin e Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) dhe organizatën ndërkombëtare Ars Electronica.

Kryetari Rama theksoi se ky partneritet është dëshmi e përkushtimit për ta zhvilluar kryeqytetin përmes dijes, teknologjisë dhe krijimtarisë. /Telegrafi/


Rritja e efiçiencës energjetike në kryeqytet, Rama nënshkruan investimin prej 6 milionë euro



Kryetari i Prishtinës, Perparim Rama, njoftoi sot nënshkrimin e kontratës për një investim prej 6 milionë eurosh, që synon rritjen e efiçiencës energjetike në 20 ndërtesa publike në kryeqytet.

Sipas Ramës, me mbështetjen e BERZH-it dhe Bashkimit Evropian, investimi do të përfshijë shkolla, çerdhe dhe Qendra të Mjekësisë Familjare, duke siguruar kushte më të mira, kursim energjie dhe standarde evropiane.

“Ky Ă«shtĂ« njĂ« hap i rĂ«ndĂ«sishĂ«m drejt njĂ« Kryeqyteti mĂ« tĂ« qĂ«ndrueshĂ«m dhe mĂ« tĂ« mirĂ« pĂ«r qytetarĂ«t tanĂ«â€, ka shkruar Rama.

Projekti synon përmirësimin e infrastrukturës publike dhe promovimin e qëndrueshmërisë energjetike në qytet, duke e afruar Prishtinën me standardet moderne europiane. /Telegrafi/

Rama: Prishtina pjesë aktive e dialogut evropian për të ardhmen urbane



Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka bërë të ditur se Kryeqyteti po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në forume ndërkombëtare ku diskutohen politikat urbane dhe vizioni për qytetet e së ardhmes.

PĂ«rmes njĂ« postimi nĂ« Facebook, Rama njoftoi se javĂ«n e kaluar i Ă«shtĂ« drejtuar asamblesĂ« sĂ« ShoqatĂ«s sĂ« PolitikĂ«s sĂ« Jashtme dhe ShoqatĂ«s sĂ« Kombeve tĂ« Bashkuara tĂ« AustrisĂ«, nĂ« njĂ« takim tĂ« nivelit tĂ« lartĂ« kushtuar pĂ«rgjegjĂ«sisĂ« dhe zhvillimit urban. Diskutimi, sipas tij, Ă«shtĂ« moderuar nga ish-kancelari i AustrisĂ«, Wolfgang SchĂŒssel.

Ai theksoi se para një audience të përbërë nga diplomatë dhe vendimmarrës të lartë ndërkombëtarë, përfshirë edhe ish-zëvendëssekretaren e përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, Angela Kane, ka prezantuar rrugëtimin e transformimit urban të Prishtinës, duke e cilësuar Kryeqytetin si shembull të një qyteti që po ndryshon me vizion, guxim dhe përgjegjësi publike.

Sipas Ramës, pjesëmarrja e Prishtinës në këto forume nuk është simbolike, por dëshmi se Kryeqyteti është shndërruar në një pjesë aktive të dialogut evropian mbi zhvillimin, përfshirjen dhe qëndrueshmërinë urbane, ndërsa përvoja e tij po trajtohet si model diskutimi për qytetet që synojnë avancimin.

Në fund, kryetari i Prishtinës shprehu mirënjohje për organizatorët e ngjarjes, në veçanti për Sekretarin e Përgjithshëm të UNA-Austria, Bernd Hermann, për ftesën dhe mundësinë e krijimit të një dialogu të nivelit të lartë që, sipas tij, e vendos Kryeqytetin në qendër të diskutimeve për të ardhmen e qyteteve. /Telegrafi/


Stadium i ri, 24 sporte dhe pĂ«rgatitje intensive – PĂ«rparim Rama jep detajet kyçe pĂ«r “Prishtina 2030”



Kryetari i Komunës së Prishtinës Përparim Rama, në një intervistë për KosovaPress, ka theksuar rëndësinë monumentale të organizimit të Lojërave Mesdhetare në vitin 2030, duke detajuar punën e vazhdueshme, projektet infrastrukturore dhe sfidat e përgatitjeve.

Takimi i fundit me Komitetin Ndërkombëtar të Lojërave Mesdhetare (ICMG) shënon një hap kyç në finalizimin e planifikimit për këtë ngjarje historike.

I pari i Komunës së Prishtinës ka shtuar se Lojërat Mesdhetare 2030, të cilat do të mbahen në Prishtinë, përfaqësojnë një ngjarje madhore që tejkalon rëndësinë lokale dhe paraqesin një mundësi të artë për t'u shfaqur para botës.

“E dini qĂ« jemi duke bĂ«rĂ« punĂ« tĂ« njĂ«pasnjĂ«shme pĂ«r pĂ«rgatitje pĂ«r LojĂ«rat Mesdhetare tĂ« vitit 2030, pra “Prishtina 2030”, njĂ« event monumental faktikisht jo vetĂ«m pĂ«r kryeqytetin, por pĂ«r tĂ« gjithĂ« KosovĂ«n, ku kemi mundĂ«sinĂ« me i tregu krejt botĂ«s çfarĂ« nikoqir tĂ« mrekullueshĂ«m jemi, edhe pĂ«r kĂ«tĂ« arsye Ă«shtĂ« me rĂ«ndĂ«si qĂ« tĂ« pĂ«rgatitemi pĂ«r kĂ«to lojĂ«ra", theksoi Rama.

- YouTube www.youtube.com

Tutje, Rama ka folur edhe për përfundimet e punës së fundit të konsultimit, duke detajuar numrin e lojërave të ndryshme që do të inkuadrohen dhe rëndësinë e bashkëpunimit me Shqipërinë për disiplinat specifike.

"Po i diskutojmë mundësitë e inkuadrimit të lojërave të ndryshme, pra flitet këtu diku rreth 22 deri 24 lojëra të ndryshme, të cilat do të ndodhin në kryeqytet dhe në pjesë të ndryshme të Kosovës, e po ashtu e dimë që për sailing, pra për lundrim, e kemi edhe Durrësin si pjesë të propozimeve për Lojërat Mesdhetare në kryeqytet në vitin 2030. Pra janë të gjitha këto diskutimet, prezantimet edhe vendimmarrjet për përgatitje për Lojërat Mesdhetare të vitit 2030", deklaroi ai.

I pari i Komunës së Prishtinës ka shtuar se, megjithëse fillimisht pati një periudhë më të ngadaltë të punës, tashmë proceset po ecin me hapa të shpejtë dhe ai shpreh bindjen e plotë se nuk do të ketë asnjë problem në përgatitjen e eventit në afatin e caktuar.

"Po them kemi pasur ndoshta pak ashtu një proces pak të zbehur gjatë dy viteve të para, por tash i kemi të gjitha frontet e hapura, po ecim me hapa të shpejtë edhe jam shumë optimist që nuk do të kemi asnjë problem për përgatitje për Lojërat Mesdhetare të vitit 2030", bëri të ditur Rama.

Tutje, kryetari ka folur edhe për planet infrastrukturore, veçanërisht për stadiumin e ri që do të ndërtohet në kuadër të Fshatit Olimpik. Ai thekson se ky stadium plotëson kushtet për të qenë edhe stadiumi kombëtar i vendit.

"Unë mund të flas për stadiumin e ri të Prishtinës, të cilin e kemi pjesë të masterplanit në Fshatin Olimpik edhe këtë jemi duke e shtyrë përpara. Ky normal që mundet të jetë edhe stadiumi kombëtar i vendit sepse po e kemi planifikuar me një kapacitet prej 25 mijë ulëseve, edhe këtë po e shtyjmë përpara. Ky i duhet kryeqytetit dhe normal që mund të përdoret edhe si stadium kombëtar, nëse po them qeveria edhe pajtohet edhe vendosë që të bashkëpunojnë me ne dhe ta shtyjmë këtë proces përpara...Nëse vendosin që stadiumi kombëtar të jetë diku tjetër, normalisht edhe ajo është e mirëseardhur sepse sa më shumë që të zhvillojmë kapacitet infrastrukturor për të gjithë Kosovën, aq më mirë për secilin qytetar, për secilin qytet dhe për vendin tonë", deklaroi në fund Rama.

Lojërat Mesdhetare 2030 përbëjnë ngjarjen më të madhe sportive që ka marrë ndonjëherë Kosova përsipër, një provë e rëndësishme e kapacitetit organizativ të shtetit dhe një mundësi unike për të investuar në infrastrukturë moderne, zhvillim sportiv dhe promovim ndërkombëtar.

Zëvendës-Shefja e Misionit të SHBA-së i konfirmon Ramës mbështetjen për zhvillimin e Prishtinës



Kryetari i Prishtinës, Perparim Rama, ka pritur sot në takim Anu Prattipati, Zëvendës-Shefe e Misionit në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë.

Gjatë vizitës, Prattipati përcolli urimet për mandatin e ri të kryetarit dhe riafirmoi mbështetjen e vazhdueshme të SHBA-së për zhvillimin e kryeqytetit.

Në postimin e tij në Facebook, Rama theksoi se bashkëpunimi me SHBA-në mbetet një nga shtyllat më të rëndësishme të zhvillimit, stabilitetit dhe vizionit afatgjatë të Prishtinës.

“Ky partneritet pĂ«rfaqĂ«son shumĂ« mĂ« tepĂ«r sesa bashkĂ«punim institucional, ai Ă«shtĂ« njĂ« aleancĂ« vlerash, e ndĂ«rtuar mbi demokracinĂ«, besimin reciprok dhe vizionin e pĂ«rbashkĂ«t pĂ«r tĂ« ardhmen”, shkroi Rama.

Takimi u zhvillua në Odën e Kryeqytetit dhe u fokusua në forcimin e marrëdhënieve ndërinstitucionale dhe bashkëpunimin për projekte të zhvillimit të gjithanshëm të Prishtinës. /Telegrafi/


Ashensori i ri në Breg të Diellit, Rama premton vazhdim të instalimeve në kryeqytet



Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se në lagjen Bregu i Diellit është instaluar një ashensor i ri, si pjesë e projekteve të infrastrukturës urbane të kryeqytetit.

Në postimin e tij në Facebook, Rama theksoi se ky është vetëm një nga instalimet që po realizohen, ndërsa projektet do të vazhdojnë edhe në lagje të tjera.

“NĂ« Breg tĂ« Diellit instaluam ashensorin e ri. Sipas planit do tĂ« vazhdojmĂ« edhe me lagjet tjera tĂ« kryeqytetit”, ka shkruar kryetari Rama.

Komuna paralajmëron se investimet në infrastrukturë do të vijojnë me qëllim të rritjes së qasjes dhe lehtësimit të lëvizjes për qytetarët. /Telegrafi/


Përparim Rama betohet për mandatin e dytë si kryetar i Prishtinës



Kryetari i ri i Prishtinës, Përparim Rama, u betua të martën para asamblistëve të rinj gjatë mbledhjes inauguruese të Kuvendit Komunal.

Në ceremoninë solemne, Rama premtoi se do të ushtrojë detyrat e tij në krye të kryeqytetit me ndershmëri, besnikëri, në mënyrë të paanshme dhe në përputhje me ligjin.

“Bazuar nĂ« nenin 57 tĂ« Ligjit pĂ«r Qeverisje Lokale, me rastin e zgjedhjes si kryetar i komunĂ«s, bĂ«j betimin para anĂ«tarĂ«ve tĂ« Kuvendit tĂ« KomunĂ«s si mĂ« poshtĂ«: UnĂ«, PĂ«rparim Rama, betohem se do t’i kryej detyrat dhe do t’i ushtroj kompetencat si Kryetar i KomunĂ«s sĂ« PrishtinĂ«s me nder dhe besnikĂ«ri, nĂ« pĂ«rputhje me ligjin, pĂ«r njĂ« jetĂ« tĂ« qetĂ« dhe tĂ« dinjitetshme pĂ«r tĂ« gjithĂ«â€, deklaroi Rama, raporton Telegrafi.

Ky është mandati i tij i dytë si kryetar i Prishtinës.

Kuvendi Komunal i PrishtinĂ«s pĂ«rbĂ«het nga 51 asamblistĂ«. Sipas rezultateve tĂ« raundit tĂ« parĂ« tĂ« zgjedhjeve lokale mĂ« 12 tetor, LDK-ja ka 15 pĂ«rfaqĂ«sues, PDK-ja dhe LVV-ja nga 12, AAK-ja 5, “Lidhja pĂ«r PrishtinĂ«n” 4, ndĂ«rsa Lista GUXO, PSD-ja dhe Nisma kanĂ« nga njĂ« asamblist. /Telegrafi/

Vazhdon rinovimi i Pallatit të Rinisë në Prishtinë, pas përfundimit të punimeve në kulm



Rikonstruksioni i Pallatit të Rinisë në Prishtinë po ecën me ritëm të mirë, ndërsa komuna ka njoftuar se pas sanimit të plotë të kulmit, punimet kanë hyrë në fazën e re të rinovimit të fasadës dhe zëvendësimit të xhamave.

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka bërë të ditur se ekipi punues është duke vazhduar me intensitet të shtuar në këtë projekt, i cili synon të rikthejë funksionalitetin dhe pamjen moderne të një prej objekteve ikonike të kryeqytetit.

Rama ka uruar punë të mbarë për ekipet që po e realizojnë projektin, duke theksuar rëndësinë e rinovimit të Pallatit të Rinisë si hapësirë kulturore, sportive dhe shoqërore për të gjithë qytetarët.

Punimet pritet të përmirësojnë dukshëm sigurinë dhe estetikën e objektit, ndërsa fazat e tjera të projektit pritet të zhvillohen në vazhdimësi. /Telegrafi/


Rama takime në Washington: Prishtina e gatshme për investime amerikane, sfidë mbetet bllokimi i buxhetit



Kryetari i PrishtinĂ«s, PĂ«rparim Rama, ka zhvilluar sot njĂ« takim tĂ« rĂ«ndĂ«sishĂ«m me Jeremy Long, zĂ«vendĂ«sdrejtor nĂ« ZyrĂ«n pĂ«r Çështjet e EvropĂ«s Qendrore nĂ« Departamentin Amerikan tĂ« Shtetit.

Rama bëri të ditur se në takim ka prezantuar vizionin e Prishtinës për katër vitet e ardhshme, duke vënë theksin te sfidat aktuale që, sipas tij, po shkakton Qeveria e Kosovës përmes bllokimit të vazhdueshëm të buxhetit të kryeqytetit.

Ai tha se bisedimet u fokusuan edhe te mundësitë për tërheqjen e investimeve amerikane, veçanërisht në kuadër të përgatitjeve për Lojërat Mesdhetare 2030.

Sipas Ramës, energjetika alternative dhe projektet e mëdha zhvillimore përbëjnë fusha ku bashkëpunimi me investitorët amerikanë mund të sjellë përfitime konkrete.

Rama njoftoi gjithashtu se së shpejti komuna do të organizojë një konferencë të posaçme për të prezantuar mundësitë e reja të investimeve në Prishtinë, me synimin për të krijuar partneritete të reja ndërkombëtare.

Rama pret në takim nënkampionin e botës në karate, Islam Selmani



Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka pritur në Odën e Kryeqytetit karateistin kosovar Islam Selmani, i cili u shpall nënkampion bote në Kampionatin Botëror të Karatesë që po mbahet në Kajro.

Rama u shpreh “super krenar” pĂ«r arritjen historike tĂ« sportistit, duke e pĂ«rgĂ«zuar pĂ«r suksesin dhe pĂ«rfaqĂ«simin dinjitoz tĂ« KosovĂ«s nĂ« arenĂ«n ndĂ«rkombĂ«tare.

Islam Selmani arriti medaljen e argjendtë në kategorinë deri në 60 kilogramë, pasi në finalen e madhe u përball me turkun Eray Samdan, një prej karateistëve më të suksesshëm në botë.



Pas një dueli të fortë, Selmani u rendit i dyti, duke shënuar një rezultat që hyn në historinë e sportit kosovar.

Ditë më parë, ai kishte siguruar kualifikimin në finale pas një fitoreje bindëse 9:1 ndaj sportistit uzbek, Mekhriddin Turakhonov.

Me këtë arritje, Selmani bëhet karateisti i parë nga Kosova që fiton medalje të argjendtë në një Kampionat Botëror, duke e ngritur lart emrin e vendit dhe duke dëshmuar potencialin e jashtëzakonshëm të sportistëve të rinj.

Kryetari Rama theksoi se të rinj të tillë po e bëjnë Kosovën krenare çdo ditë. /Telegrafi/

Ministria alokon mjetet financiare për Trafikun Urban, Murati akuzon Ramën për shpërndarje të dezinformatave



Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka bërë të ditur se janë alokuar mjetet financiare në vlerë prej 2.7 milionë eurosh për kategorinë e mallrave dhe shërbimeve, fond që i dedikohet pagesës së operatorëve të transportit publik në Prishtinë.

Sipas tij, kjo shumë është proceduar veçmas nga pjesa tjetër e projektit prej 25.9 milionë eurosh për investime kapitale, pasi këto të fundit kërkojnë kohë më të gjatë për finalizim.

Murati ka sqaruar se vendimi i KomunĂ«s sĂ« PrishtinĂ«s, i marrĂ« tĂ« enjten mbrĂ«ma pĂ«r pĂ«rdorimin e tĂ« hyrave vetanake, duhej tĂ« kalonte mĂ« parĂ« verifikimin e ligjshmĂ«risĂ« nga Ministria e Administrimit tĂ« Pushtetit Lokal (MAPL), si dhe nga Ministria e Financave, duke qenĂ« se bĂ«het fjalĂ« pĂ«r çështje buxhetore. Ai theksoi se ky proces Ă«shtĂ« kryer dje “nĂ« afat rekord”, ashtu siç u ishte premtuar pĂ«rfaqĂ«suesve tĂ« sindikatave tĂ« transportit publik.

Ministri rikujtoi se procedurat nuk kanĂ« mundur tĂ« zhvillohen mĂ« herĂ«t pĂ«r shkak se e premtja dhe fundjava nuk kanĂ« qenĂ« ditĂ« pune, ndĂ«rsa sot Departamenti i Buxhetit ka qĂ«ndruar nĂ« komunikim tĂ« vazhdueshĂ«m me zyrtarĂ«t financiarĂ« tĂ« KomunĂ«s sĂ« PrishtinĂ«s, tĂ« cilĂ«t – sipas tij – kanĂ« qenĂ« tĂ« informuar pĂ«r çdo hap tĂ« procesit.

Murati kritikoi deklaratat e KomunĂ«s sĂ« PrishtinĂ«s, tĂ« cilat ai i cilĂ«soi “tĂ« pavĂ«rteta”, duke shtuar se pretendimet pĂ«r bllokim tĂ« mjeteve nga ana e ministrisĂ« nuk qĂ«ndrojnĂ«.

Ai ka shprehur pritjen qĂ« Komuna t’i ketĂ« vlerĂ«suar saktĂ« obligimet financiare ndaj operatorĂ«ve tĂ« transportit publik, meqĂ« ka ndarĂ« vetĂ«m 2.7 milionĂ« euro pĂ«r kĂ«tĂ« kategori, dhe qĂ« kĂ«to mjete tĂ« shfrytĂ«zohen pĂ«r tĂ« shlyer borxhet dhe pĂ«r ta pĂ«rmbyllur, siç tha, “farsĂ«n e bllokadĂ«s sĂ« pretenduar”. /Telegrafi/


Kriza në Trafikun Urban, Rama: Pse nuk po i qet paret, Hekuran?



Kryetari i PrishtinĂ«s, PĂ«rparim Rama, ka reaguar ashpĂ«r ndaj MinistrisĂ« sĂ« Financave dhe ministrit nĂ« detyrĂ«, Hekuran Murati, duke e akuzuar pĂ«r bllokim tĂ« qĂ«llimshĂ«m tĂ« mjeteve financiare qĂ«, sipas tij, po pengojnĂ« pagesĂ«n e punĂ«torĂ«ve tĂ« “Trafikut Urban” dhe operatorĂ«ve privatĂ« tĂ« transportit publik.

Rama tha se shĂ«rbimet nĂ« kryeqytet janĂ« ndĂ«rprerĂ« dhe punĂ«torĂ«t kanĂ« mbetur pa paga, ndĂ«rsa komuna, sipas tij, Ă«shtĂ« nĂ« pritje tĂ« transferimit tĂ« fondeve nga ministria. Ai rikujtoi se javĂ«n e kaluar Asambleja komunale votoi bartjen e mjeteve, ndonĂ«se kĂ«to obligime – siç theksoi ai – kanĂ« mundur tĂ« mbulohen nga tĂ« hyrat vetanake prej 35 milionĂ« eurosh dhe nga grantet qeveritare tĂ« cilat, sipas tij, nuk kĂ«rkojnĂ« votim, por vetĂ«m miratim nga ministri, pĂ«rcjell Telegrafi.

Kryetari pĂ«rmendi se komuna ka qenĂ« e detyruar tĂ« pĂ«rdorĂ« gjithçka tĂ« mundshme pĂ«r tĂ« siguruar pagat e punĂ«torĂ«ve, pĂ«rfshirĂ« edhe thirrjen e njĂ« seance tĂ« jashtĂ«zakonshme, ku u votuan 25 milionĂ« euro nga tĂ« hyrat e vitit 2024. Ai kujtoi se kĂ«to mjete ishin bllokuar tri herĂ« radhazi nga asamblistĂ«t e VetĂ«vendosjes, tĂ« cilĂ«t mĂ« pas – siç tha – dolĂ«n publikisht duke pretenduar se “e shpĂ«tuan kryeqytetin”.

“QytetarĂ«t e dinĂ« se, nĂ«se buxheti nuk do tĂ« ishte bllokuar mĂ« herĂ«t, nuk do tĂ« kishte nevojĂ« pĂ«r ‘çbllokim’,” tha Rama, duke shtuar se nĂ« fund i falĂ«nderon tĂ« gjithĂ« ata qĂ« votuan nĂ« interes publik.

Ai i drejtoi ministrit Murati njĂ« sĂ«rĂ« pyetjesh, duke kĂ«rkuar sqarime pse mjetet ende nuk janĂ« lĂ«shuar, nĂ«se po krijohet qĂ«llimisht njĂ« krizĂ« tjetĂ«r pĂ«r pĂ«rfitime politike, apo nĂ«se – siç u shpreh – po praktikohet “mbajtja peng e mjeteve publike pĂ«r interesa ditore”.

Reagimi i Ramës vjen në kohën kur kryeqyteti po përballet me ndërprerje të shërbimeve të transportit publik dhe me paralajmërime për radikalizim të veprimeve nga punëtorët. /Telegrafi/


Hap historik për Kosovën: Jepet drita jeshile për fazën e radhës të Lojërave Mesdhetare

PRISHTINË, 29 nĂ«ntor /ATSH/ Prishtina ka marrĂ« sot njĂ« konfirmim tĂ« rĂ«ndĂ«sishĂ«m nĂ« rrugĂ«timin drejt organizimit tĂ« LojĂ«rave Mesdhetare 2030.

Në Asamblenë e Jashtëzakonshme të ICMG-së u miratua prezantimi i propozimit dhe vazhdimi i përgatitjeve, duke shënuar një hap të madh për kryeqytetin dhe gjithë Kosovën.

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, u shpreh se qyteti po ecën me siguri drejt 2030-ës me vizion të qartë, plan konkret dhe energjinë e një gjenerate që beson se mund të bëjë histori.

Përmes një reagimi në Facebook, ai theksoi se Lojërat Mesdhetare nuk janë vetëm sport, por një projekt i madh zhvillimor që sjell urbanizim modern, infrastrukturë të re, mundësi për të rinjtë dhe një dritare të gjerë për ta prezantuar Prishtinën para botës.

Rama falënderoi Komitetin Olimpik të Kosovës, Administratën e Kryeqytetit dhe Qeverinë e Kosovës për përkushtimin e tyre, si dhe Qeverinë e Shqipërisë dhe Komitetin Olimpik të Shqipërisë për bashkëpunimin që i siguron Prishtinës qasje në det, duke e forcuar dimensionin mesdhetar të projektit. Ai përfundoi se puna e madhe sapo ka nisur dhe se vetëm së bashku mund të arrihen rezultatet që i duhen Prishtinës dhe vendit. /KosovaPress/

The post Hap historik për Kosovën: Jepet drita jeshile për fazën e radhës të Lojërave Mesdhetare appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Lojërat Mesdhetare 2030: Kryetari Rama njofton se ICMG ka miratuar hapat e ardhshëm



Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se në Asamblenë e Jashtëzakonshme të Komitetit Ndërkombëtar të Lojërave Mesdhetare (ICMG) është miratuar prezantimi i propozimit dhe vazhdimi i procedurave për organizimin e Lojërave Mesdhetare Prishtina 2030.

Rama e ka pĂ«rshkruar kĂ«tĂ« vendim si njĂ« arritje tĂ« rĂ«ndĂ«sishme pĂ«r kryeqytetin dhe mbarĂ« KosovĂ«n, duke theksuar se Prishtina “po ecĂ«n e sigurt drejt vitit 2030, me vizion tĂ« qartĂ«, plan tĂ« strukturuar dhe energjinĂ« e njĂ« gjenerate qĂ« beson se mund tĂ« shkruaj histori”.

Sipas tij, LojĂ«rat Mesdhetare shkojnĂ« pĂ«rtej sportit – ato nĂ«nkuptojnĂ« zhvillim urban, infrastrukturĂ« moderne, mundĂ«si tĂ« reja pĂ«r rininĂ« dhe njĂ« platformĂ« tĂ« rĂ«ndĂ«sishme pĂ«r ta prezantuar PrishtinĂ«n nĂ« arenĂ«n ndĂ«rkombĂ«tare.

Rama shprehu falënderim për Komitetin Olimpik të Kosovës, administratën e kryeqytetit dhe Qeverinë e Kosovës për mbështetjen dhe bashkëpunimin në këtë proces.

Ai gjithashtu falënderoi Qeverinë e Shqipërisë dhe Komitetin Olimpik të Shqipërisë për mundësimin e qasjes në det, duke e cilësuar këtë si një shembull bashkëpunimi që e forcon dimensionin mesdhetar të projektit.

“SĂ« bashku gjithmonĂ« mund tĂ« bĂ«jmĂ« mĂ« shumĂ« dhe mĂ« mirĂ«. Puna e madhe sapo ka nisur dhe ne do ta bĂ«jmĂ« bashkĂ«â€, ka deklaruar Rama./Telegrafi/

Kryeqyteti kuq e zi, pamje nga festa e 28 Nëntorit



Kryeqyteti i Kosovës mbrëmë është mbushur me qindra qytetarë që kanë festuar Ditën e Flamurit dhe 28 Nëntorin, një nga datat më të rëndësishme të historisë shqiptare.

Festimet pĂ«rfshinĂ« edhe pĂ«rkujtimin e ditĂ«lindjes sĂ« heroit legjendar Adem Jashari si dhe daljen publike tĂ« UshtrisĂ« Çlirimtare tĂ« KosovĂ«s.

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar pamje nga festa, transmeton Telegrafi.

"Kryeqyteti mbrĂ«mĂ« kuq e zi đŸ‡ŠđŸ‡± Festuam sĂ« bashku 28 NĂ«ntorin festĂ«n e madhe tĂ« shqiptarĂ«ve, ditĂ«lindjen e heroit legjendar Adem Jashari dhe daljen publike tĂ« UÇK-sĂ«! NĂ«n tingujt e bendit Jericho festuan qytetarĂ« nga e gjithĂ« Kosova nĂ« sheshin SkĂ«nderbeu", ka shkruar Rama./Telegrafi/



Kurti e Rama shijojnë darkën gala të kuzhinës italiane



Nga data 24- 30 nĂ«ntor nĂ« KosovĂ« po mbahet edicioni i dhjetĂ« i “JavĂ«s sĂ« kuzhinĂ«s italiane nĂ« botĂ«â€ me temĂ« “Kuzhina italiane mes shĂ«ndetit, kulturĂ«s dhe inovacionit”.

Ky aktivitet i përvitshëm organizohet nga Ambasada e Italisë në Prishtinë në bashkëpunim me Agjencinë ICE në Tiranë, kompetente edhe për Kosovën.

Qëllimi i këtij edicioni është të vërë në pah mënyrat e shumta përmes të cilave mund të qaseni kuzhinës italiane, si një mozaik dijesh dhe vlerash, duke vënë në qendër rolin e saj si një model ushqyerjeje të shëndetshme, të ekuilibruar dhe të qëndrueshme, si dhe aspektet e inovacionit dhe kërkimit që e karakterizojnë

Ambasada e Italisë në Kosovë ka të ftuar të posaçëm këtë edicion shefin ekzekutiv të një restoranti në Milano, Emin Haziri, së fundmi i nderuar me yllin e tij të parë Michelin.

Haziri, falë historisë së tij prekëse, në moshën shtatëvjeçare mbërriti në Itali me familjen e tij në këmbë duke lënë Kosovën gjatë luftës, përfaqëson simbolin e bukurisë së marrëdhënieve mes Italisë dhe Kosovës.

Me këtë rast, shefi Haziri ka përgatitur një meny ekskluzive për SCIM25 për darkën gala e organizuar nga Ambasada italiane në Prishtinë, ku në mesin e të ftuarve ishin kryeministri në detyrë Albin Kurti dhe kryetari i Prishtinës Përparim Rama. Aty është parë edhe ambasadori i Italisë në Kosovë, Maurizio Antonini.

Gjatë darkës, të ftuarit patën mundësinë të degustojnë verëra italiane të përzgjedhura dhe kombinuara profesionalisht me çdo pjatë të menysë nga Shoqata Italiane e Somelierëve Klubi Albania falë mbështetjes së Agjencisë ICE në Tiranë.

KujtojmĂ«, si pjesĂ« e javĂ«s sĂ« kuzhinĂ«s italiane, sot nĂ« PrishtinĂ« u mbajt eventi “Taste the future: HoReCa & Slow food connections”, qĂ« synon tĂ« trajnojĂ« tĂ« rinjtĂ« dhe tĂ« krijojĂ« mundĂ«si punĂ«simi nĂ« turizĂ«m dhe hoteleri.

Java e kuzhinës italiane përmbyllet më 28 nëntor me një show cooking të hapur për publikun në qendrën tregtare Albi Mall.

"Ministri në detyrë ta mbajë fjalën", Rama kërkon zhbllokimin e 35 milionë eurove nga Murati



Asambleja e Kryeqytetit ka miratuar të hyrat komunale për vitin 2024, të cilat kapin vlerën prej 28 milionë euro.

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, e ka vlerësuar këtë vendim si të rëndësishëm për stabilitetin financiar të komunës, por njëkohësisht ka bërë thirrje që Ministria e Financave të zhbllokojë fondet që ende nuk janë alokuar.

Rama tha se ministri nĂ« detyrĂ« duhet ta mbajĂ« premtimin pĂ«r alokimin e mjeteve tĂ« votuara, ndĂ«rsa theksoi se 35 milionĂ« euro shtesĂ« – 25 milionĂ« nga tĂ« hyrat vetanake dhe 10 milionĂ« nga njĂ« grant qeveritar – vazhdojnĂ« tĂ« mbesin tĂ« bllokuara pa asnjĂ« pengesĂ« procedurale.

“Uroj qĂ« ministri nĂ« detyrĂ« ta mbajĂ« fjalĂ«n pĂ«r alokimin e mjeteve tĂ« votuara sot. NdĂ«rsa 25 milionĂ« tĂ« hyrat vetanake dhe 10 milionĂ« grant qeveritar, gjithsej 35 milionĂ« euro, ende mbahen tĂ« bllokuara dhe nuk kĂ«rkojnĂ« asnjĂ« procedurĂ« nĂ« Asamble, por vetĂ«m vullnetin e ministrit pĂ«r miratim”, deklaroi ai.

Sipas Ramës, zhbllokimi i këtyre fondeve është i domosdoshëm për zbatimin e projekteve kapitale dhe vazhdimin e shërbimeve esenciale për qytetarët.

Pas deklaratës së kryetarit Rama, ka reaguar ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati.

Ai tha se asamblistët e Lëvizjes Vetëvendosje kanë mundësuar bartjen e të hyrave vetanake në Kuvendin Komunal, duke bërë, sipas tij, atë që nuk u realizua në Kuvendin e Kosovës nga Lumir Abdixhiku dhe LDK-ja.

“Sot, asamblistĂ«t e LĂ«vizjes VetĂ«vendosje e votuan bartjen e tĂ« hyrave vetanake nĂ« Kuvendin Komunal tĂ« PrishtinĂ«s. Pra, atĂ« qĂ« nuk e bĂ«ri Lumir Abdixhiku dhe LDK-ja nĂ« Kuvendin e RepublikĂ«s sĂ« KosovĂ«s, e bĂ«ri LĂ«vizja VetĂ«vendosje nĂ« Kuvendin Komunal, pĂ«r tĂ« zhbllokuar pagesat pĂ«r shĂ«rbimet esenciale publike,” shkroi Murati.

Ai shtoi se për Lëvizjen Vetëvendosje, interesat e qytetarëve mbesin prioritet i padiskutueshëm.

“Siç Ă«shtĂ« vĂ«rtetuar tash e sa herĂ«, pĂ«r LĂ«vizjen VetĂ«vendosje interesat e qytetarĂ«ve çdoherĂ« kanĂ« prioritet,” theksoi Murati./Telegrafi/

Akuza dhe kundërakuza mes Ramës dhe Sveçlës në mbledhjen e jashtëzakonshme të Kuvendit të Prishtinës



Kuvendi i Prishtinës po mban sot (27 nëntor) mbledhje të jashtëzakonshme për bartjen e mjeteve vetjake nga viti 2024 në vitin 2025 dhe miratimin e buxhetit për vitin 2026.

Kryeqyteti po përballet me një krizë të jashtëzakonshme financiare, derisa autoritetet komunale po hedhin akuza mbi Qeverinë në detyrë të drejtuar nga Albin Kurti se nuk u kanë alokuar të paktën mjetet vetanake.

“KĂ«rkoj publikisht qĂ« 35 milionĂ« euro, ku 25 (milionĂ«) janĂ« mjete vetanake, dhe 10 milionĂ« grand qeveritar, tĂ« cilat nuk kĂ«rkojnĂ« procedura nĂ« asamble, por qĂ« Ministria e Financave t’i alokojĂ«â€, tha Rama, raporton Telegrafi.

Shefi i grupit nga LVV në asamblenë e Prishtinës, Gëzim Sveçla, akuzoi Ramën për keqmenaxhim, duke thënë se në atë mbledhje gjenden shkaku i vajtimeve që ka bërë kryetari i kryeqytetit nëpër studio televizive.

“Kjo mbledhja ka mundur tĂ« thirret para njĂ« muaji, dy apo tre muajve, por Rama e pĂ«rdori kĂ«tĂ« situatĂ« pĂ«r Zgjedhjet Lokale, ndĂ«rsa shefi i tij (i drejtohet Lumir Abdixhikut) do ta pĂ«rdor nĂ« zgjedhjet parlamentare”, ka thĂ«nĂ« Sveçla.

Komisioni Qendror Zgjedhor me certifikimin e rezultateve përfundimtare për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale, duke hapur rrugë për betimin e kryetarit Përparim Rama në mandatin e dytë, që bëhet 15 ditë nga ky konfirmim.

Po, ashtu, u betuan edhe asamblistët e rinj në Kuvendin Komunal të Prishtinës, ndërsa mbetet një punë e madhe deri në miratimin e buxhetit për vitin 2026, pasi vendi ka shkuar në zgjedhje të jashtëzakonshme që do të mbahen më 28 dhjetor 2025. /Telegrafi/

- YouTube www.youtube.com

❌