❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Protesta përpara Kryeministrisë në Tiranë përfundon me dy policë të lënduar, qytetari merr flakë



Protestuesit e PD e nisën me qetësi demonstratën e tyre, por që mbyllja nuk ishte e tillë.

Pas përfundimit të fjalimit të Sali Berishës, u hodhën bomba molotov drejt kordonit të policisë dhe hyrjes së Kryeministrisë, por janë shuar shpejt.

20:31 VIDEO/ Protestuesit i shpërthen molotovi tek këmbët, merr flakë përpara Kryeministrisë

Një protestues ka marrë flakë gjatë protestës që u zhvillua sot nga opozita. Ai i është afruar një molotovi të hedhur përpara Kryeministrisë, i cili më pas ka shpërthyer. Pas kësaj ngjarjeje ai është ndihmuar nga të tjerë të pranishëm në protestë.

19:58 Pas hedhjes së bombave molotov te Kryeministria, protestuesit marshojnë drejt Ministrisë së Brendshme

Protestuesit e PD kanë nisur të shpërndahen. Pas mbylljes së fjalimit të Sali Berishës, u hodhën bomba molotov drejt kordonit të policisë dhe hyrjes së Kryeministrisë, por janë shuar shpejt.Ndërkohë protestuesit janë përplasur edhe fizikisht me efektivët në tentativë për të thyer kordonët e sigurisë, por çdo gjë është mbajtur në kontroll nga policia.Pak çaste më pas, protestuesit kanë nisur të shpërndahen nga kryeministria, duke marshuar drejt Ministrisë së Brendshme.

19:46 Molotov drejt policisë, dy efektivë të lënduar nga protestuesit e opozitës

Përfundimi i fjalimit të kryetarit të PD-së, Sali Berisha, u shoqërua me tensione. Molotov drejt policisë, dy efektiv i lënduar

19:44 Berisha mbyll fjalimin, hidhet molotov te Kryeministria, flakë dhe tym

Berisha mbyll fjalimin, hidhet molotov te Kryeministria, flakë dhe tym.

19:43 “Do tĂ« marshojmĂ« drejt Surrelit”, Berisha kĂ«rkon qĂ«ndresĂ« nga demokratĂ«t: Ja do vdesim, ja do rrojmĂ« pĂ«r liri

“Na pyesin, çfarĂ« do bĂ«jnĂ« kĂ«ta? Jua them, ja do vdesim ja do rrojmĂ« pĂ«r liri. Dijeni mirĂ« qĂ« kurrĂ« nuk kemi humbur, kemi fituar, kemi fituar, do fitojmĂ«. Po tĂ« japim fjalĂ«n qĂ« s’tĂ« ndahemi as nĂ« Surrel, marshim drejt Surrelit”, tha Berisha.

19:37 “Prokuror i guximshĂ«m”, Berisha lavdĂ«ron SPAK, sulmon Kushtetuesen: GjykatĂ« turpi, e blerĂ« nga Rama

TĂ« guximshĂ«m e ka quajtur Sali Berisha prokurorin e SPAK qĂ« kĂ«rkoi pezullimin nga detyra tĂ« Belinda Ballukut, institucion qĂ« mĂ« herĂ«t e ka sulmuar. NdĂ«rkohĂ« GjykatĂ«n Kushtetuese e ka quajtur tĂ« blerĂ« dhe njĂ« ‘GjykatĂ« turpi’, qĂ« vendosi tĂ« rikthejĂ« nĂ« detyrĂ« Ballukun.

“NjĂ« prokuror guximtar pezulloi nga detyra zv. kryeministren, njĂ« gjykatĂ« turpi u ble, njĂ« gjykatĂ« supreme kryesore e Kombit i hoqi jashtĂ« çdo rregulli masĂ«n e pezullimit dhe e ktheu nĂ« detyrĂ« qĂ« tĂ« prishĂ« çdo provĂ«. KĂ«rkesĂ«n pĂ«r arrestimin e zv. kryeministres, Rama mori pushtetin e Parlamentit, kreu grusht shteti pĂ«r tĂ« shpĂ«tuar lĂ«kurĂ«n e tij”, tha Berisha.

19:26 “Edi Rama, nga sot s’do njihesh mĂ« si kryeministĂ«r”, Berisha nĂ« protestĂ« para KryeministrisĂ«: Jemi mbledh nĂ« moment kritik

Sali Berisha ka dalĂ« para protestuesve tĂ« mbledhur nĂ« shesh, dhe u ka bĂ«rĂ« thirrje qĂ« kjo protestĂ« tĂ« vazhdojĂ« deri nĂ« rrĂ«zimin e Edi RamĂ«s. “NĂ« 10 vitet e fundit tĂ« kĂ«tij regjimi, shqiptarĂ«t janĂ« pakĂ«suar mĂ« shumĂ« se nga çdo epidemi, nga çdo zi buke dhe çdo gjĂ« tjetĂ«r. ShqiptarĂ«t nĂ« 10 vitet e kĂ«tij regjimi kanĂ« shkuar 100 vite pas pĂ«r lindshmĂ«rinĂ« e tyre. Sot ata kanĂ« humbur mbi gjysmĂ«n e rinisĂ« sĂ« vet, kanĂ« humbur tĂ« ardhmen dhe çdo vit bĂ«hen gjithnjĂ« e mĂ« pak”, tha Berisha.

19:09 “S’do ketĂ« vrimĂ« ku tĂ« fshiheni”, Balliu: Le t’i japim fjalĂ«n njĂ«ri-tjetrit, tĂ« mos tĂ«rhiqemi deri sa ta rrĂ«zojmĂ« RamĂ«n

Deputeti i PD Klevis Balliu ka mbajtur njĂ« fjalim nga podiumi i ngritur para KryeministrisĂ« ku po mbahet protesta kombĂ«tare e thirrur nga PD. “Kemi denoncuar pĂ«r 12 vite sesi njĂ« narkoshtet ka vjedhur dhe i ka varfĂ«ruar shqiptarĂ«t. Sot nuk ka ilaçe nĂ«pĂ«r spitale”, tha ai.

19:01 “Ne do tĂ« qĂ«ndrojmĂ« nĂ« sheshe”/ Bardhi nga protesta e PD-sĂ«: KĂ«tij pushteti i janĂ« lĂ«kundur themelet

“Forca juaj Ă«shtĂ« kthyer nĂ« shpresĂ«n tonĂ« tĂ« pĂ«rbashkĂ«t, nĂ« shpresĂ«n e ShqipĂ«risĂ«. Prania juaj nĂ« kĂ«tĂ« shesh madhĂ«shtor do tĂ« thotĂ«, qĂ« kjo shoqĂ«ri ka ende njĂ« zemĂ«r, guxim e çdo ndryshimi. Kam takuar shumĂ« prej jush dhe revoltĂ«n tuaj pĂ«r gjĂ«rat qĂ« po shkojnĂ« keq, po nĂ« çdo takim qĂ« kam pasur me ju, kam marrĂ« prej jush njĂ« mesazh, ju nuk dorĂ«zoheni. Kam mĂ«suar leksionin tim mĂ« tĂ« madh. Besimi dhe sakrifica do tĂ« na çojnĂ« pĂ«rpara, nĂ« largimin e Edi RamĂ«s”, tha Gazment Bardhi.

18:54 “Institucione tĂ« kalbura”, Elda Hoti nĂ« protestĂ«n e demokratĂ«ve: Sot nuk kemi njĂ« qeveri

“Institucionet qĂ« duhet tĂ« na mbrojnĂ« janĂ« kthyer nĂ« institucione tĂ« kalbura. TĂ« dashur qytetarĂ« ne sot nuk kemi njĂ« qeveri. Sot Ă«shtĂ« dita pĂ«r qĂ«ndresĂ«, tĂ« ngrihemi f[pĂ«r fĂ«mijĂ«t dhe prindĂ«rit tanĂ«â€, tha Elda Hoti.

18:43 Protesta kombëtare e PD-së, Këlliçi: Rama të japë dorëheqjen tani, si emergjencë kombëtare

“QytetarĂ«ve qĂ« nuk e shitĂ«n dinjitetin, ju qĂ« denoncuat dhe qĂ«ndruat e folĂ«t atĂ«here kur ishte e rrezikshme, ja ku jemi dhe sa shumĂ« qĂ« jemi. Mandati nuk Ă«shtĂ« pronĂ«, nuk Ă«shtĂ« licencĂ« pĂ«r tĂ« vjedhur. NĂ«se e trajton vendin si plaçkĂ« do tĂ« pĂ«rgjigjet. AtĂ« qĂ« do tĂ« vendosim sot do tĂ« jetĂ« precedentĂ« tĂ« ardhmen. Edi Rama duhet tĂ« japĂ« dorĂ«heqjen. Ai ka kohĂ« qĂ« nuk Ă«shtĂ« mĂ« kryeministĂ«r. Kur reziston dhe nuk i nĂ«nshtrohet asnjĂ« pazari, ja kur vjen pĂ«rmbysja, mĂ« e paimagjinueshmja. Ata qĂ« na shantazhonin sot shantazhohen mes tyre. DorĂ«heqje Edi Rama, dorĂ«heqje dorĂ«heqje”, tha Belind KĂ«lliçi.

18:24 Berisha me deputetët e PD dhe mbështetës drejt Kryeministrisë, hidhen shashka

Sali Berisha ka dalë nga selia dhe është drejtuar për të Kryeministria aty ku do të mbahet protesta kombëtare. Berisha ka dalë i shoqëruar nga deputetët e PD, duke përshkuar rrugën në këmbë, ndërsa ndiqen edhe nga mbështetës. Gjatë kohës që Berisha ecën drejt Kryeministrisë, dëgjohen edhe zhurma nga hedhja e kapsollave ose shashkave.

18:12 Protesta para Kryeministrisë, në shesh Argita Berisha dhe Jamarbër Malltezi

Ndërsa do duhej të kishte nisur protesta kombëtare e thirrur nga PD në ora 18:00, ende po grumbullohen qytetarë. Lideri i PD ndodhet në seli, por në shesh është parë vajza e tij dhe dhëndri, Argita Berisha dhe Jamarbër Malltezi.

17:40 Pak para protestës kombëtare, Berisha mbërrin në selinë e PD

Pak para protestĂ«s kombĂ«tare, e cila do tĂ« nisĂ« nĂ« ora 18:00, Sali Berisha ka mbĂ«rritur nĂ« selinĂ« e PD. NĂ« shkallĂ«t e selisĂ« ai Ă«shtĂ« pritur nga mbĂ«shtetĂ«sit e tij, qĂ« ndodhen nĂ« seli, pĂ«r t’u drejtuar mĂ« pas para KryeministrisĂ« aty ku do tĂ« mbahet protesta.Kjo Ă«shtĂ« protesta kombĂ«tare e thirrur nga Berisha, pas disa foltoreve qĂ« mbajtura nĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« pĂ«rjavshme jashtĂ« zyrĂ«s sĂ« Edi RamĂ«s.KĂ«rkesat e tyre janĂ« largimi i qeverisĂ« nga pushteti./TCH.

Kidnapimi i Milan Vukashinoviqit, një muaj paraburgim për ish-pjesëtarin e MPB-së serbe



Gjykata Themelore në Mitrovicë ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji për ish-pjesëtarin e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë, i dyshuar për lidhje me kidnapimin e shtetasit të Kosovës, Milan Vukashinoviq, më 1 nëntor 2025.

Sipas njoftimit të gjykatës, të pandehurit V.M. i është caktuar paraburgimi në kohëzgjatje prej një muaji, i cili do të llogaritet nga data 20 dhjetor 2025 deri më 19 janar 2026.

I dyshuari është arrestuar më 20 dhjetor 2025 në Leshak, në një operacion të përbashkët të Policisë së Kosovës dhe Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë.

Lajmin e kishte konfirmuar ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, i cili tha se arrestimi lidhet me rrëmbimin e Vukashinoviqit brenda territorit të Kosovës nga strukturat e sigurisë së Serbisë.

Sveçla bëri të ditur se i arrestuari kishte qenë i integruar në Policinë e Kosovës sipas marrëveshjes së vitit 2013, por më pas kishte dhënë dorëheqje.

Sipas dyshimeve, ai ka bashkëpunuar dhe ka mbështetur vazhdimisht strukturat e sigurisë së Serbisë, përfshirë edhe rastin e kidnapimit të Vukashinoviqit, i cili gjatë rrëmbimit u plagos rëndë dhe aktualisht po trajtohet në një spital në Serbi.

Ministri në detyrë ka deklaruar se ekzistojnë dyshime se i dyshuari ka qenë në kontakt me strukturat e inteligjencës dhe ushtrisë serbe, ka përgatitur të rinj serbë për trajnime ushtarake dhe ka pasur njohuri për përgatitjet e sulmit terrorist në Banjskë.

Pas urdhëresës së gjykatës, Policia e Kosovës ka bastisur shtëpinë dhe objektet përcjellëse të të dyshuarit, ku janë sekuestruar nëntë telefona mobilë, një laptop, tre dokumente, një pushkë gjuetie me 39 fishekë, një jelek për fishekë dhe një tytë arme.

Milan Vukashinoviq, shtetas i Kosovës me nacionalitet serb, dyshohet se është plagosur dhe rrëmbyer më 1 nëntor 2025 në afërsi të Leposaviqit nga xhandarmëria serbe.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se Prokuroria e Mitrovicës ka intervistuar anëtarë të familjes së tij lidhur me rastin.

Sveçla ka theksuar se ky rast dëshmon veprimet destabilizuese të Serbisë ndaj Republikës së Kosovës dhe ka kërkuar nga bashkësia ndërkombëtare të rrisë presionin dhe të ndërmarrë masa ndëshkuese ndaj Beogradit, në mënyrë që të parandalohen raste të ngjashme dhe tensione të reja në rajon./Telegrafi.

Ismaili: Me Bedri Hamzën në këto zgjedhje, PDK-ja synon rezultatin më të mirë në historikun e saj



Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës dhe i dyti në listën zgjedhore të kësaj partie, Uran Ismaili, i ftuar në emisionin Debat Plus në TV Dukagjini, ka folur për pritjet e PDK-së në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit.

Ismaili tha se Prishtina historikisht Ă«shtĂ« konsideruar territor i vĂ«shtirĂ« pĂ«r PDK-nĂ«, duke u perceptuar se partia kishte njĂ« “tavan” tĂ« votave nĂ« kryeqytet. Sipas tij, ky perceptim Ă«shtĂ« rrĂ«zuar nĂ« zgjedhjet e fundit komunale, ku PDK-ja shĂ«noi rritje tĂ« ndjeshme me kandidaturĂ«n e tij pĂ«r kryetar tĂ« PrishtinĂ«s.

Ai theksoi se rezultati i zgjedhjeve komunale në kryeqytet dëshmoi se PDK-ja nuk ka më kufizime në Prishtinë dhe se rritja e arritur aty është tregues se një trend i tillë është i mundur edhe në nivel nacional.

Duke folur për pritjet nga zgjedhjet e 28 dhjetorit, Ismaili u shpreh se kjo rritje i jep besim dhe shpresë se rezultati i PDK-së do të jetë edhe më i mirë në zgjedhjet parlamentare.

“Me Bedri HamzĂ«n si kandidat pĂ«r kryeministĂ«r, konsideroj qĂ« do tĂ« jetĂ« numri mĂ« i madh i votave qĂ« PDK-ja ka marrĂ« ndonjĂ«herĂ« nĂ« nivel nacional,” tha Ismaili.

Kurti: PĂ«r PejĂ«n pesĂ« çerdhe tĂ« reja dhe inkubatorin e biznesit pranĂ« Universitetit “Haxhi Zeka”



Kandidati i LVV-sĂ« pĂ«r kryeministĂ«r, Albin Kurti, qĂ«ndroi nĂ« PejĂ«, ku nĂ« njĂ« tubim me qytetarĂ«, ka rikonfirmuar mbĂ«shtetjen e tyre pĂ«r LĂ«vizjen VETËVENDOSJE!.

Ai theksoi se angazhimi i QeverisĂ« Kurti pĂ«r komunĂ«n e PejĂ«s nuk ka munguar, duke renditur projektet nĂ« proces si ndĂ«rtimi i QendrĂ«s Nacionale tĂ« Xhudos, Stadiumit, projekti i ngrohjes qendrore, rruga e Dukagjinit qĂ« lidh Prizrenin, Rahovecin, GjakovĂ«n e Deçanin me PejĂ«n dhe Istogun, si dhe rruga Pejë–KuçishtĂ«, pĂ«rkrah rehabilitimit tĂ« rrugĂ«ve rajonale.

Dëshmi e vëmendjes së pandërprerë të Qeverisë për qytetin e Pejës, janë edhe zotimet e mandatit të ardhshëm, tha Kurti.

Ai renditi prioritetet kryesore si: zgjidhjen e problemeve tĂ« kanalizimit dhe trajtimit tĂ« ujĂ«rave, hapjen e pesĂ« çerdheve nĂ« Baran, Raushiq, Leshan, NabĂ«rgjan dhe NovosellĂ«, si dhe mbĂ«shtetjen e Inkubatorit tĂ« Biznesit pranĂ« Universitetit “Haxhi Zeka”.

Më tej tha se forcimi i lidhjeve mes universitetit, sipërmarrësve dhe sektorit privat, si dhe prioritetizimin e ICT-së, turizmit dhe shërbimeve digjitale, ka për synim që të shndërrojë Pejën në qendër të inovacionit në rajon.

​Abdixhiku me premtim pĂ«r mjekĂ«t e diplomuar: Do ua sigurojmĂ« specializimin dhe punĂ«simin



Kandidati për Kryeministër nga LDK, Lumir Abdixhiku në qytetin e Prizrenit, ka folur për programin politik rreth shëndetësisë.

Ai ka premtuar QKUK të re, digjitalizim të sistemit si dhe sigurimin e specializimit dhe punësimit për mjekët e diplomuar.

“NĂ« shĂ«ndetĂ«si e kemi spitalin e ri tĂ« KosovĂ«s. QKUK tĂ« re dhe njĂ« operimi njĂ« modeli tĂ« njĂ« ndĂ«rmarrje publike e cila jep shĂ«rbime dhe merr pagesĂ« prej fondit tĂ« sigurimeve shĂ«ndetĂ«sore. MjekĂ«ve tĂ« diplomuar duhet t’i sigurohet specializimi menjĂ«herĂ«â€, tha Abdixhiku.

Sipas tij, nuk ka tmerr mĂ« tĂ« madh se ‘’me kry mjekĂ«sinĂ« edhe mos me arritĂ« me pasĂ« specializim’’.

Shqiptarja në grevë urie për Palestinën: Historia e Teuta Hoxhës, prej 13 muajsh në burg pasi protestoi për Gazën



Pas 13 muajsh nĂ« gjendje paraburgimi nĂ« njĂ« burg anglez dhe pas afro 43 ditĂ«sh nĂ« grevĂ« urie gjendja shĂ«ndetĂ«sore e njĂ« shqiptare tĂ« arrestuar si aktiviste e grupimit kontravers “Palestine Action”, Ă«shtĂ« mjaft e pĂ«rkeqĂ«suar dhe sipas motrĂ«s sĂ« saj ajo mund tĂ« ndĂ«rrojĂ« jetĂ«, nĂ«se qeveria britanikĂ« nuk ndĂ«rhynĂ«.

Teuta Hoxha e lindur në Britani, këtë të hënë mbush 30 vjeç, dhe sipas motrës së saj 17 vjeçare, Rahma, në një deklaratë dhënë medias britanike vuan për shkak të grevës së urisë nga dhimbje të vazhdueshme koke, çështje të lëvizshmërisë dhe nuk mund të ngrihet dot për të bërë lutjet fetare si myslimane.

Teuta Hoxha ndodhet në paraburgim prej 13 muajsh dhe procesi kundër saj dhe tetë aktivistëve pro-grupimit Palestine Action, nuk pritet të ndodh deri në prill të vitit të ardhshëm. Ata ndodhen nëpër burgje të ndryshme të Anglisë për vepra panale që variojnë nga hyrje me forcë të supozuara apo dëmtime kriminale ndaj një ambienti në Britani ku prodhoheshin pajisje ushtarake për Izraelin.

Ata i mohojnĂ« tĂ« gjitha akuzat e ngritura kundĂ«r tyre. Greva e urisĂ« kĂ«rkon dhĂ«nien fund tĂ« ofrimit nga Britania tĂ« ambienteve Izraelit pĂ«r prodhimin e armĂ«ve qĂ« furnizojnĂ« Izraelin dhe heqjen nga lista e organizatave tĂ« ndaluar zyrtarisht nga Britani tĂ« “Palestine Action”, si dhe dhĂ«nien fund tĂ« keqtrajtimit tĂ« tĂ« burgosurve dhe lirimin e menjĂ«hershĂ«m me kusht tĂ« tĂ« ndaluarve.

Ministri britanik i Burgjeve Lordi Timpson , thotë se ministrat nuk do takohen me këta te burgosur dhe Britania ka një sistem drejtësie që bazohet në ndarjen e kompetencave dhe një drejtësi të pavarur që është gur themeli i sistemit tone. Do të ishte tërësisht jo kushtetuese dhe një veprim jo i duhur që ministrat të ndërhynin në proceset ligjore që janë të pa përfunduara.

Ironia është se Teuta Hoxha sot mbush 30 vjeç dhe nuk do të ketë tortë për të festuar nga burgu ditëlindjen e saj në një ditë si kjo, kur ajo është në grevë urie. Për disa ajo nuk është terroriste, por humaniste, ndërsa për disa të tjerë asocjimi i një shqiptare me rrethana të tilla do shtonte më shumë njollosjen e shqiptarëve të Britanisë përveç mëkateve të supozuara në median dhe opinion publik britanik për komunitetin shqiptar.

ATK shënon rekord historik: Mbi 1 miliard euro të hyra të mbledhura nga tatimet



Administrata Tatimore e Kosovës ka shënuar rezultatin më të lartë historik në mbledhjen e të hyrave tatimore, duke tejkaluar shifrën prej 1 miliard eurosh gjatë këtij viti.

Ky sukses u prezantua në Konferencën Vjetore për Media të ATK-së, ku Drejtori i Përgjithshëm, Mentor Hyseni, bëri të ditur se ky është niveli më i lartë i të hyrave të mbledhura ndonjëherë nga tatimet në Republikën e Kosovës.

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, tha se rekordi është rezultat i një qasjeje të qartë politike për forcimin e shtetit dhe institucioneve, si dhe sigurimin e barazisë për të gjithë tatimpaguesit.

Sipas tij, politikat fiskale kanë krijuar kushtet që ATK-ja të veprojë me profesionalizëm, integritet dhe pavarësi, ndërsa Qeveria ka ofruar dhe do të vazhdojë të ofrojë mbështetje për modernizimin dhe digjitalizimin e administratës tatimore.

Gjatë prezantimit të tij, drejtori Hyseni theksoi se tejkalimi i pragut prej një miliard eurosh nuk është rastësi, por rezultat i disiplinës institucionale, punës së vazhdueshme në terren dhe rritjes së përmbushjes vullnetare tatimore.

Ai shtoi se ATK ka ndjekur një qasje të drejtë, duke mbështetur bizneset që respektojnë ligjin dhe duke vepruar me vendosmëri ndaj atyre me rrezik të lartë dhe sjellje të parregullta, bazuar në analiza të sakta të riskut.

Sipas ATK-së, ky rezultat pasqyron forcimin e administrimit tatimor, efektet pozitive të reformave institucionale dhe rritjen e besimit të tatimpaguesve në sistemin fiskal.

Në përmbyllje të konferencës, Hyseni shprehu mirënjohje për tatimpaguesit për përgjegjësinë qytetare në përmbushjen e obligimeve tatimore, si dhe për stafin e ATK-së për profesionalizmin dhe angazhimin e vazhdueshëm.

Ai falënderoi gjithashtu mediat për bashkëpunimin dhe informimin e vazhdueshëm të qytetarëve dhe bizneseve mbi punën dhe rezultatet e administratës tatimore./Telegrafi.

Zyra për Mbrojtje dhe Ndihmë të Viktimave trajtoi 38 raste brenda një jave



Zyra pĂ«r Mbrojtje dhe NdihmĂ« tĂ« Viktimave, qĂ« funksionon nĂ« kuadĂ«r tĂ« ZyrĂ«s sĂ« Kryeprokurorit tĂ« Shtetit, ka trajtuar gjithsej 38 raste tĂ« reja gjatĂ« periudhĂ«s 12–19 dhjetor 2025.

Sipas njoftimit zyrtar, pjesa dërrmuese e rasteve ka të bëjë me dhunën në familje, gjithsej 31 raste. Po ashtu janë trajtuar edhe raste të rënda penale, përfshirë një rast trafikimi, dy raste dhunimi, një rast sulmi seksual, një rast vrasjeje në tentativë, një rast vrasjeje si dhe një rast të bashkëjetesës nën moshën 16-vjeçare.

Gjatë kësaj periudhe janë paraqitur edhe 6 kërkesa për Urdhër Mbrojtjeje Emergjente (KUME) dhe një kërkesë për vazhdim të urdhrit të mbrojtjes. Institucionet kompetente kanë nxjerrë 13 aktvendime të aprovuara dhe dy aktvendime të ndërprera.

Mbrojtësit e viktimave kanë marrë pjesë në 87 seanca gjyqësore dhe 14 seanca në prokurori, ndërsa janë ofruar 41 këshilla juridike. Po ashtu janë regjistruar 18 aktgjykime dënuese, një aktgjykim lirues dhe dy aktgjykime refuzuese.

Në kuadër të mbështetjes për viktimat, janë realizuar edhe referime dhe përfaqësime të ndryshme, përfshirë një referim në Agjencinë për Ndihmë Juridike Falas, gjashtë referime në Qendrat për Punë Sociale, dy përfaqësime në polici, dy në strehimore si dhe një kërkesë për kompensim nga fondi për viktima.

Zyra për Mbrojtje dhe Ndihmë të Viktimave ka theksuar se mbetet e përkushtuar në ofrimin e mbështetjes ligjore dhe institucionale për viktimat e veprave penale në gjithë territorin e Republikës së Kosovës./Telegrafi/

Tubimi i Listës Serbe në Ranillug me mesazhe nacionaliste dhe jokushtetuese



Tubimi parazgjedhor i mbajtur te dielën me 21 dhjetor në Ranillug, në të cilin morën pjesë përfaqësues të Listës Serbe, kandidatë për deputetë, si dhe simpatizantë të partisë, nisi me intonimin e himnit të Serbisë.

Të pranishmëve iu drejtua kryetarja e komunës së Ranillugut, Tanja Antiq, e cila me fjalim nacionalist dhe kundërkushtetues theksoi se Serbia është mbështetja kryesore e serbëve në Kosovë, duke iu drejtuar Kosovës me termin antikushtetues "Kosova dhe M...", shkruan KosovaPress.

Duke aluduar nĂ« institucionet e KosovĂ«s ajo ka pretenduar se “kur shumĂ«kush pĂ«rpiqet t’i dĂ«mtojĂ« serbĂ«t”, tĂ« njĂ«jtit “i kthehen shtetit tĂ« vet, SerbisĂ«â€.

“TĂ« dashur vĂ«llezĂ«r dhe motra, tĂ« nderuar mysafirĂ«, pĂ«rfaqĂ«sues tĂ« ListĂ«s Serbe, ‘Kosova dhe Metohija’ ka qenĂ« gjithmonĂ« tokĂ« vuajtjeje, por edhe tokĂ« shprese. ËshtĂ« vendi ku u ngritĂ«n shenjtĂ«roret dhe manastiret mĂ« tĂ« bukura serbe, vendi ku janĂ« zhvilluar, por edhe sot zhvillohen, betejat mĂ« tĂ« mĂ«dha pĂ«r liri tĂ« popullit".

"NĂ« kĂ«to kohĂ« tĂ« vĂ«shtira, kur shumĂ«kush pĂ«rpiqet tĂ« na dĂ«mtojĂ«, tĂ« na thyejĂ« dhe tĂ« na ndajĂ«, ne i kthehemi shtetit tonĂ«, duke e ditur se nuk jemi vetĂ«m, se jemi pjesĂ« e njĂ« populli, e njĂ« shpirti, e njĂ« Serbie”, ka pretenduar ajo.

Grabitje e armatosur në një barnatore në Pejë, detajet e para



Një grabitje e armatosur ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në një barnatore në Pejë.

Dy persona të maskuar dhe të armatosur me thika kanë arritur të marrin para të gatshme.

Rastin e ka bërë të ditur, zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

"Të dyshuarit janë futur në barnatore dhe, nën kërcënimin e thikave, kanë grabitur të hollat, përpara se të largoheshin nga vendi i ngjarjes", u shpreh Gashi.

Sipas Policisë, nga ky rast nuk raportohet për persona të lënduar.

Njësitet policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur hetimet për identifikimin dhe arrestimin e të dyshuarve.

Policia po vazhdon punën për zbardhjen e plotë të rastit./Telegrafi.

Arrestohet personi që dyshohet se i vuri flakën autoambulancës në Ratkoc të Rahovecit



Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për zjarrvënie në autoambulancën e Qendrës së Mjekësisë Familjare (QMF) në fshatin Ratkoc, në komunën e Rahovecit.

Sipas njoftimit zyrtar, rreth orës 02:40, Stacioni Policor në Rahovec ka pranuar informacion për një incident zjarri. Njësitë policore, në bashkëpunim me zjarrfikësit, kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku është konstatuar se zjarri kishte përfshirë dhe djegur një autoambulancë të QMF-së, duke shkaktuar gjithashtu dëme materiale edhe në objektin e kësaj qendre shëndetësore.

Zjarri Ă«shtĂ« lokalizuar nĂ« kohĂ« dhe nuk Ă«shtĂ« raportuar pĂ«r tĂ« lĂ«nduar. Me autorizim tĂ« Prokurorit tĂ« Shtetit, rasti Ă«shtĂ« iniciuar si “ZjarrvĂ«nie”.

Pas veprimeve të menjëhershme hetimore dhe sigurimit të provave në vendin e ngjarjes, policia ka identifikuar një person të dyshuar, i cili dyshohet se për motive ende të panjohura i ka vënë flakën autoambulancës.

Më vonë, rreth orës 18:50, falë veprimeve operative të zyrtarëve policorë nga Stacioni Policor në Gjakovë, është arrestuar i dyshuari me inicialet H.H., mashkull i moshës madhore.

GjatĂ« arrestimit, ai ka tentuar t’u ikĂ« zyrtarĂ«ve policorĂ«, por Ă«shtĂ« ndaluar pas njĂ« ndjekjeje nĂ« njĂ« zonĂ« malore, nĂ« afĂ«rsi tĂ« pikĂ«s kufitare “QafĂ« Prush”.

Me vendim të Prokurorit të Shtetit, i dyshuari është dërguar në mbajtje për procedura të mëtejme ligjore.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se mbetet e përkushtuar në zbardhjen e plotë të rasteve penale dhe në garantimin e rendit dhe sigurisë publike./Telegrafi.

Arben Gega: Përkrahje masive në Suharekë për PDK-në



Në Suharekë është mbajtur sot tubimi qendror i Partisë Demokratike të Kosovës, ku ishte prezent kandidati për kryeministër Bedri Hamza.

Me një masë të madhe të përkrahësve suharekas, Bedri Hamza shpalosi premtimet e tij dhe vizionin e PDK-së.

Përpos kësaj, pati një përkrahje të madhe për kandidatin për deputet Arben Gega, i cili është në garë për herë të parë dhe si njeri i komunitetit u vërejt në përkrahjen që pati kur emri i tij u thirr në sallë.

Arben Gega mban numrin 68 në listën e PDK-së, duke qenë kandidati i dytë nga kjo komunë përkrah Enver Hoxhajt që më shumë është figurë qëndrore.

Kurti: Kaçaniku i dëshmorëve e martirëve në përkrahje të 116



Kryeninistri në detyrë, Albin Kurti, njëherit kandidat për kryeministër në zgjedhjet e 28 dhjetorit, ishte dje në Elezaj të Kaçanikut, e pastaj në njërën nga kafiteritë e qytetit.

BanorĂ«t e mĂ«rgimtarĂ«t nga Kaçaniku, tĂ« cilĂ«t e priten ngrohtĂ« Kryeministrin, i rikonfirmuan edhe njĂ« herĂ« mbĂ«shtetjen e tyre tĂ« fuqishme pĂ«r LĂ«vizjen VETËVENDOSJE!

Kryeministri mĂ« pas vizitoi kryetarin e parĂ« tĂ« komunĂ«s sĂ« Kaçanikut pas çlirimit tĂ« vendit, Tahir ÇakĂ«n.

Kurti kujtoi se familja Çaka ka dhĂ«nĂ« dy dĂ«shmorĂ«, vĂ«llezĂ«rit e Tahirit, si dhe prindĂ«rit martirĂ« tĂ« vrarĂ« nga forcat armike serbe.

Ai e cilësoi si shtyllë të qëndresës, përkushtimit e rezistencës, e Kaçanikun simbol të kujtesës dhe sakrificës kombëtare.

Xhavit Haliti – Nr. 14 i PDK-sĂ«: BashkĂ«, pĂ«r UÇK-nĂ«, pĂ«r nder tĂ« dĂ«shmorĂ«ve



Kandidati pĂ«r deputet nga PDK-ja, Xhavit Haliti, ka ndarĂ« njĂ« foto ku shihet me ish-komandantin e pĂ«rgjithshĂ«m tĂ« UÇK-sĂ«, Azem Syla, veprimtarin e shquar Nait Hasanin dhe kryetarin e komunĂ«s sĂ« Drenasit, Ramiz Lladrovci.

"Me DajĂ«n, Ramizin dhe Naitin, emra qĂ« mishĂ«rojnĂ« UÇK-nĂ«, lirinĂ« dhe atdhedashurinĂ«.

Bashkë, për vlerat e luftës, për nderin e dëshmorëve dhe për të ardhmen e brezave tanë", ka shkruar Haliti në llogarinë e vet në Facebook.

Xhavit Haliti mban numrin 14 në listën e PDK-së.

PDK vazhdon serinë e videove 10-sekondëshe me AI: Tingulli i rritjes së çmimeve - keq, Albin!



Partia Demokratike e Kosovës ka vazhduar publikimin e një serie të veçantë videosh, përmes së cilës adreson tema të rëndësishme politike dhe ekonomike.

Përmes këtyre videove, PDK jo vetëm që shpalos arsyet pse Bedri Hamza duhet të votohet për Kryeministër të Republikës së Kosovës, por edhe kritikon Albin Kurti dhe qeverinë e tij për dështimet gjatë mandatit.

Veçantia e kĂ«saj serie qĂ«ndron nĂ« vazhdimin e pĂ«rdorimit tĂ« InteligjencĂ«s Artificiale nĂ« komunikimin e fushatĂ«s, njĂ« qasje qĂ« PDK e ka shfrytĂ«zuar edhe mĂ« herĂ«t, pĂ«rfshirĂ« edhe nĂ« krijimin e kĂ«ngĂ«s sĂ« fushatĂ«s Ëe Rise Together.

Videot janë shumë të shkurtra, me kohëzgjatje prej rreth 10 sekondash, me pothuajse vetëm një pamje dhe të shoqëruara me dy fjali të qarta, duke përcjellë mesazhe direkte dhe lehtësisht të kuptueshme për qytetarët.

Videoja e katërt, e publikuar sot nga PDK, i referohet kritikës ndaj rritjes së çmimeve si pasojë e keqqeverisjes nga Qeveria Kurti.

NĂ« video shfaqet njĂ« burrĂ« teksa kthen njĂ« produkt si pasojĂ« e shtrenjtimit tĂ« cmimeve, ndĂ«rsa mesazhi shoqĂ«rues thotĂ«: “Tingulli i rritjes sĂ« çmimeve. Keq, Albin!”.

Më poshtë gjeni videon e publikuar nga PDK.

Musliu: SHBA paralajmëron Serbinë, koha e pandëshkueshmërisë ka përfunduar



Eksperti i sigurisë, Agim Musliu, ka deklaruar se Kongresi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka dërguar një mesazh të qartë lidhur me mundësinë e vendosjes së sanksioneve ndaj zyrtarëve serbë, për shkak të përkeqësimit të gjendjes demokratike dhe veprimeve destabilizuese të Serbisë në rajon.

Musliu ka theksuar se vlerësimet e institucioneve amerikane tregojnë se demokracia në Serbi është në gjendje shqetësuese, se zgjedhjet janë zhvilluar në kushte të padrejta dhe se niveli i dezinformimit është alarmant.

Sipas tij, sanksionet e mundshme nuk duhet të kufizohen vetëm në çështjet demokratike, por duhet të lidhen edhe me përgjegjësinë e Serbisë për terrorizëm dhe sabotazh.

Ai ka përmendur sulmin terrorist në Banjskë, ku, sipas Musliut, Milan Radoiçiq ka pranuar publikisht rolin e tij, ndërsa Serbia vazhdon të injorojë kërkesat ndërkombëtare për drejtësi.

Po ashtu, Musliu ka përmendur edhe sulmin ndaj infrastrukturës kritike në Ibër-Lepenc, për të cilin Prokuroria e Kosovës ka ngritur aktakuzë me akuza të rënda për terrorizëm dhe spiunazh, si dhe dyshime serioze për lidhje me struktura kriminale nga Serbia.

“Serbia nuk i dorĂ«zon tĂ« dyshuarit, nuk bashkĂ«punon me organet e drejtĂ«sisĂ«, dezinformon kundĂ«r KosovĂ«s dhe NATO-s”, ka theksuar Musliu, duke shtuar se kĂ«to veprime e bĂ«jnĂ« tĂ« pashmangshĂ«m hapin e radhĂ«s – vendosjen e sanksioneve ndaj SerbisĂ«.

Sipas tij, sanksionet duhet të lidhen drejtpërdrejt me përfshirjen e konfirmuar të Serbisë në sulmet terroriste në Banjskë dhe Ibër-Lepenc, si dhe me mosdorëzimin e terroristit Milan Radoiçiq./Telegrafi/

Kurti: Hekurudha Prizren-Ferizaj dhe 1miliard euro për prodhim e industri



LĂ«vizja VETËVENDOSJE! mbajti tubimin e saj tĂ« radhĂ«s ne Ferizaj.

Kryeministri Albin Kurti tha se Ferizaji ka dëshmuar vendosmëri dhe angazhim të vazhdueshëm, duke theksuar se as qeveria nuk ka lëshuar pe në mbështetjen ndaj këtij qyteti.

Për QKMF, stadiumin e qytetit, spitalin, teatrin, Qendrën Multifunksionale, çerdhe dhe shkolla, si dhe energji efikase në objekte publike, qeverisja e Kurtit është përkujdesur që të investojë financiarisht për Ferizajn.

Kurti tha se në mandatin e ardhshëm synohet rritja e mëtejme e investimeve për Ferizajn, me qëllim shndërrimin e qytetit në një qendër të rëndësishme biznesore.

Sipas tij, projektet strategjike pĂ«rfshijnĂ« fillimin e ndĂ«rtimit tĂ« hekurudhĂ«s Prizren–Ferizaj deri drejt Bujanocit, ndarjen e 1 miliard eurove pĂ«r prodhim dhe industri, si dhe investimin e 500 milionĂ« eurove pĂ«r BrezovicĂ«n, investime kĂ«to qĂ« pritet tĂ« ndikojnĂ« drejtpĂ«rdrejt nĂ« punĂ«sim dhe zhvillim ekonomik edhe pĂ«r Ferizajn.



Investimet e Kosovës në mbrojtje dhe armatim, jehonë në mediat serbe



Deklaratat dhe raportimet e fundit nga analistë serbë dhe media pro-regjim në Serbi e kanë kthyer në temë kryesore publike blerjen e sistemeve amerikane dhe investimet e Kosovës në mbrojtje dhe armatim, duke i paraqitur këto zhvillime përmes një narrative alarmuese dhe paniku.

Shkaku kryesor i këtyre reagimeve lidhet me marrëveshjen e nënshkruar në muajin dhjetor ndërmjet Kosovës dhe kompanisë amerikane AM General për blerjen e sistemeve moderne të artilerisë së lëvizshme HUMVEE Hawkeye 105 mm.

Marrëveshja u bë publike më 17 dhjetor nga ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Ejup Maqedonci, dhe u pasua menjëherë nga reagime të ashpra në mediat dhe diskursin publik serb.

Edhe vetë analistë serbë të sigurisë kanë pranuar rëndësinë e kësaj blerjeje.

Eksperti serb i sigurisĂ« Goran Janiqeviq, duke folur nĂ« Televizionin Publik tĂ« SerbisĂ« (RTS), theksoi se bĂ«het fjalĂ« pĂ«r njĂ« blerje me peshĂ« tĂ« veçantĂ«, duke deklaruar se “kjo Ă«shtĂ« hera e parĂ« qĂ« dikush, si subjekt juridik, blen kĂ«tĂ« lloj sistemi”.

Megjithatë, Janiqeviq e paraqiti modernizimin e pajisjeve ushtarake të Kosovës si kërcënim për Serbinë.

“Prishtina po blen nga Amerika helikopterĂ« Black Hawk dhe automjete tĂ« blinduara Humvee. Sipas paralajmĂ«rimeve, nga viti i ardhshĂ«m do tĂ« ketĂ« nĂ« dispozicion edhe tĂ« parat nga 246 raketa amerikane kundĂ«rtanke Javelin. Deri nĂ« fund tĂ« vitit 2026 planifikohet tĂ« pĂ«rfundojĂ« edhe fabrika e municionit nĂ« GjakovĂ«, si dhe objekti prodhues pĂ«r dronĂ« nĂ« Gjilan, dronĂ«t e parĂ« tĂ« tĂ« cilit Albin Kurti i prezantoi muajin e kaluar”.

“
NĂ« katĂ«r vitet e fundit, autoritetet e PrishtinĂ«s kanĂ« investuar 430 milionĂ« euro nĂ« forcimin e njĂ«sive tĂ« tyre tĂ« armatosura. QĂ«llimi i tyre, siç ka deklaruar Kurti, Ă«shtĂ« qĂ« nĂ« katĂ«r vitet e ardhshme tĂ« shpenzojnĂ« dyfish mĂ« shumĂ« –1 miliard euro,” tha Janiqeviq.

Narrativa e panikut u amplifikua më tej nga portale dhe media serbe me orientim pro-qeveritar dhe pro-presidentit Aleksandar Vuçiq.

Portali BLIC shkroi se “Prishtina po armatoset: blen sisteme amerikane tĂ« artilerisĂ« qĂ« kombinojnĂ« obuzin 105 mm me njĂ« automjet tĂ« lehtĂ« ushtarak”, duke e paraqitur marrĂ«veshjen si zhvillim kĂ«rcĂ«nues pĂ«r sigurinĂ« rajonale.

NĂ« tĂ« njĂ«jtĂ«n linjĂ« raportuan edhe mediat B92 dhe Telegraf RS, tĂ« njohura pĂ«r afĂ«rsinĂ« e tyre me pushtetin nĂ« Beograd, tĂ« cilat pĂ«rdorĂ«n tone alarmiste nĂ« titujt e tyre: “Prishtina po armatoset! Po blen obuzĂ« amerikanĂ« Hawkeye: ÇfarĂ« janĂ« ato dhe pse konsiderohen tĂ« rrezikshme?”

Aktorët politikë dhe mediatikë në Serbi e kanë paraqitur si arsye për shqetësim edhe faktin se Qeveria e Kosovës, në vitet e fundit, ka rritur ndjeshëm buxhetin për sektorin e mbrojtjes.

PĂ«r vitin aktual, buxheti i ndarĂ« pĂ«r kĂ«tĂ« sektor arrin nĂ« 207.8 milionĂ« euro, njĂ« shifĂ«r qĂ« nĂ« diskursin publik serb interpretohet si tregues i “militarizimit” tĂ« KosovĂ«s.

Këto raportime dhe deklarata janë një përpjekje e vazhdueshme për të ndërtuar një narrativë frike rreth forcimit të kapaciteteve mbrojtëse të Kosovës, pavarësisht faktit se investimet në fjalë janë bërë në bashkëpunim me Shtetet e Bashkuara dhe në përputhje me procesin e transformimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës në një forcë moderne dhe profesionale, të orientuar drejt standardeve euroatlantike.


Ismaili: Programi i Bedri HamzĂ«s e trajton problemin kryesor tĂ« qytetarĂ«ve, do t’i ulim çmimet me masa konkrete



Nënkryetari i PDK-së dhe i dyti në listën zgjedhore të kësaj partie për zgjedhjet e 28 dhjetorit, Uran Ismaili, ka mbajtur një takim me fermerë, ku ka shpalosur programin garues të Partisë Demokratike të Kosovës, me theks te ulja e kostos së jetesës.

Ismaili theksoi se qytetarët dhe fermerët po përballen me rritje të vazhdueshme të çmimeve, ndërsa presionet ekonomike pritet të rriten edhe më shumë në vitet e ardhshme, përfshirë inflacionin, faturat e energjisë elektrike dhe tatimin në pronë.

Ai tha se kjo gjendje kĂ«rkon ndryshim tĂ« menjĂ«hershĂ«m dhe masa konkrete, duke theksuar se programi i kandidatit pĂ«r kryeministĂ«r Bedri Hamza Ă«shtĂ« ndĂ«rtuar pikĂ«risht pĂ«r t’i trajtuar kĂ«to problem nĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« drejtpĂ«rdrejtĂ«.

“NĂ« programin tonĂ« parashihen masa tĂ« qarta pĂ«r uljen e kostos sĂ« jetesĂ«s. Do ta heqim TVSH-nĂ« nga energjia elektrike dhe nga produktet esenciale, nĂ« mĂ«nyrĂ« qĂ« qytetarĂ«t dhe fermerĂ«t tĂ« kenĂ« lehtĂ«sim real ekonomik,” ka theksuar Ismaili.

Ai shtoi se Bedri Hamza është një kandidat për kryeministër që përfaqëson të gjithë qytetarët pa dallim dhe se bëhet fjalë për një ekonomist të dëshmuar, i cili synon ta bashkojë shoqërinë dhe të punojë për mirëqenie të qëndrueshme.

“Me 28 dhjetor, qytetarĂ«t kanĂ« njĂ« mundĂ«si reale pĂ«r ndryshim. Programi ynĂ« nuk Ă«shtĂ« premtim bosh, por plan konkret pĂ«r ta ulur koston e jetĂ«s dhe pĂ«r ta pĂ«rmirĂ«suar mirĂ«qenien e çdo familjeje,” ka shkruar Ismaili.

“Serbia Ă«shtĂ« anija kryesore e RusisĂ« nĂ« Ballkan”, Joseph: Kosova nĂ« NATO, loja mbyllet



Eksperti i njohur amerikan i diplomacisë dhe menaxhimit të konflikteve, Edward P. Joseph, ka paraqitur një propozim që po ngjall debat serioz në qarqet politike të Uashingtonit dhe Evropës: futjen e Kosovës dhe Serbisë në NATO.

Po ashtu edhe aplikimin e elementeve të modelit të Kosovës në rajonin e Donbasit të Ukrainës, si pjesë e një strategjie më të gjerë për të dobësuar ndikimin rus në Evropë.

Joseph, aktualisht lektor nĂ« Johns Hopkins University – SAIS, tha se Ballkani nuk Ă«shtĂ« njĂ« rajon periferik, por njĂ« nyje kyçe e luftĂ«s hibride tĂ« RusisĂ« kundĂ«r PerĂ«ndimit.

“Ukraina Ă«shtĂ« dimensioni kinetik i luftĂ«s. Ballkani Ă«shtĂ« dimensioni hibrid. Dhe Serbia Ă«shtĂ« platforma pĂ«rmes sĂ« cilĂ«s Rusia ushtron ndikimin e saj nĂ« rajon,” deklaroi Joseph.

Sipas Joseph, largimi i Serbisë nga orbita e Moskës do të kishte një efekt shkatërrues për strategjinë ruse në Evropën Juglindore.

“Futja e SerbisĂ« nĂ« NATO do tĂ« ishte si fundosja e anijes ‘Moskva’ pĂ«r RusinĂ« nĂ« Ballkan,” tha ai, duke e krahasuar ndikimin strategjik tĂ« kĂ«tij hapi me humbjen simbolike dhe ushtarake tĂ« flotĂ«s ruse nĂ« Detin e Zi.

Ai theksoi se 96 për qind e investimeve kineze në Ballkan janë të përqendruara në Serbi, ndërsa Rusia e përdor Beogradin për të bllokuar Kosovën dhe për të ushqyer narrativën kundër NATO-s.

Joseph argumenton se ideja nuk është teorike, por e ndërtuar mbi realitete aktuale politike.

“Serbia tashmĂ« Ă«shtĂ« nĂ«n presion pĂ«r shkak tĂ« kontrollit rus mbi kompaninĂ« NIS. Ky presion duhet tĂ« pĂ«rshpejtohet. Beogradi po detyrohet tĂ« shkĂ«putet nga Moska,” u shpreh ai.

Ai shtoi se Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ndodhet në një krizë të brendshme politike dhe se një ofertë e tillë nga Presidenti Donald Trump, i cili gëzon popullaritet në Serbi, do të kishte peshë të jashtëzakonshme.

“NjĂ« rrugĂ« drejt NATO-s e propozuar nga Trump nuk do tĂ« mund tĂ« injorohej nga Vuçiq,” tha Joseph.

Kosova dhe NATO: loja mbyllet

NjĂ« element kyç i propozimit Ă«shtĂ« se KosovĂ«s do t’i ofrohej rruga drejt NATO-s, pavarĂ«sisht qĂ«ndrimit tĂ« SerbisĂ«.

“NĂ« momentin qĂ« Kosova ka njĂ« rrugĂ« drejt NATO-s, strategjia serbe e bllokimit diplomatik bie. Loja praktikisht mbaron,” theksoi Joseph.

Ai shtoi se anëtarësimi në NATO është shumë më i rëndësishëm për Kosovën sesa anëtarësimi në OKB, duke e krahasuar situatën me përvojën e Ukrainës.

Në lidhje me Ukrainën, Joseph propozon përdorimin e modelit të Rezolutës 1244 të OKB-së, e cila la qëllimisht të hapur çështjen e statusit të Kosovës.

“Modeli i KosovĂ«s e heq sovranitetin nga tryeza e menjĂ«hershme dhe krijon hapĂ«sirĂ« pĂ«r negociata reale,” shpjegoi ai.

Sipas tij, kjo do t’i lejonte Presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky tĂ« mos “dorĂ«zojĂ« territor”, por ta vendosĂ« Donbasin nĂ«n administrim ndĂ«rkombĂ«tar, me trupa paqeruajtĂ«se dhe referendum final.

“Ironia Ă«shtĂ« se vetĂ« Putini kĂ«mbĂ«ngul se Kosova dhe Ukraina janĂ« absolutisht tĂ« njĂ«jta. PikĂ«risht kĂ«tĂ« argument mund ta pĂ«rdorĂ« PerĂ«ndimi kundĂ«r tij,” tha Joseph.

Joseph paralajmëroi se nëse Ballkani nuk stabilizohet, Evropa do të mbetet e cenueshme ndaj ndërhyrjeve autoritare.

“NĂ«se e hiqni partneritetin strategjik Rusi–Serbi, arkitektura e luftĂ«s hibride ruse shembet,” theksoi ai.

Ai bëri thirrje për masa të menjëhershme, përfshirë sanksione ndaj RT dhe Sputnik, mbylljen e qendrave ruse të inteligjencës dhe përshpejtimin e integrimit euroatlantik të rajonit./TheGeoPost.

❌