Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Hapësirat publike në Tiranë, zaptim dhe gjysmë lirim

Sebi Alla Një muaj pasi kishte marrë detyrën e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj u la afat një javë të gjithë subjekteve që kishin bllokuar hapësirat publike, veçanërisht lokaleve nga tavolinat dhe çadrat në trotuare. “Të gjithë ata që kanë okupuar hapësirat publike kanë një javë afat për t’i liruar këto hapësira. Në fund të javës tjetër do të nxjerrim urdhër ekzekutiv që ata që shesin në rrugë, lokalet që kanë nxjerrë karrige dhe tavolina në mes të rrugës, ata që kanë zënë parkingjet, çdo gjë do të sekuestrohet”, deklaroi Veliaj në gusht të vitit 2015.

Më pas në dy fushatat zgjedhore lokale, 2019 dhe 2023, Veliaj ripremtonte lirimin e hapësirave publike në kryeqytet dhe relativisht ajo ndodhi, plot dhjetë vite më pas.

Në muajin gusht 2025 nisi akioni masiv për lirimin e hapësirave publike, por me urdhër të kryeministrit Rama, ndërsa Veliaj që nga 10 shkurti i këtij viti ndodhet në burg, me 9 akuza në 13 raste të dyshuara.

Aksioni

“Sot është 1 gusht, ka skaduar afati për heqjen e rraqeve buzë rrugëve kombëtare dhe nga sot do fillojë hap pas hapi ndërhyrja e forcave përkatëse të kontrollit me territorin. Ambicia jonë është që të jemi kampionë të Ballkanit në turizëm. Forcat përkatëse do duhet të angazhohen shumë më tepër tash e mbrapa sepse na duhet të jetojmë dhe të bashkëjetojmë më idenë që të gjithë së bashku duhet t’i japim një cilësi të re vendit tonë si një destinacion turistik, por edhe si një shtet i së drejtës për tu bërë anëtarë të BE”, tha Rama.

Duke iu referuar Tiranës ai tha se do të shkonte deri në 20 mijë metra katrorë lirim të hapësirave publike.

Çlirim, por edhe devijim

Në Tiranë aksioni për lirimin e hapësirave publike përfshiu strukturat e Policisë Bashkiake, asaj të rendit dhe Inspektoriatin e Mbrojtjes së Territorit, Tiranë.

Në një përgjigje zyrtare për Faktoje, IMT tha se “ishin liruar në total 1483 hapësira publike nga të cilat 1,214 çmontime vullnetare dhe 269 ekzekutime vendimesh, 56,421 m2 sipërfaqe e liruar në total, ndërkohë 1791 subjekte ishin njoftuar për të kryer lirimin vullnetar”.

Në disa zona të Tiranës lirimi i hapësirave publike, nga vetë subjektet, apo me ndërhyrjen e IMT-së ka ndodhur duke liruar kryesisht trotuaret, por edhe hapësirat e përbashkëta ndërmjet apartamenteve. Pavarësisht aksionit masiv disa subjekte tregtare vijojnë të zhvillojnë aktivitet

Përfundimi

Premtimi për lirimin e hapësirave publike në Tiranë do e konsiderojmë gjysmë të mbajtur, pasi në kryeqytet ka ende hapësira publike të zëna nga subjekte private. Premtimet e njëpasnjëshme u vunë në zbatim në fund të verës së këtij viti. 

Faktoje, e mbështetur nga National Endowment Democracy (NED) po monitoron 10 bashki në vend dhe po verifikon nëse janë mbajtur ose jo premtimet e dhëna nga kryebashkiakët.

The post Hapësirat publike në Tiranë, zaptim dhe gjysmë lirim appeared first on Faktoje.al.

Gjithçka që dimë për planet e reja të Donald Trump për Hënën



Shtetet e Bashkuara duan të dërgojnë njerëz në Hënë, të dërgojnë reaktorë bërthamorë në hapësirë dhe të zhvillojnë teknologji raketash që mund të lëshohen në hapësirë para fundit të dekadës.

Në një urdhër të ri ekzekutiv gjithëpërfshirës, presidenti i SHBA-së, Donald Trump, përcaktoi një plan pesëvjeçar për atë që administrata e tij do të arrijë në hapësirë, përcjell Telegrafi.

Më poshtë hedhim një vështrim më të afërt në atë që përfshihet në direktivën e re të politikave:

Kthimi në Hënë

I pari në listë është një kthim në Hënë deri në vitin 2028 me krijimin e një "pike të përhershme hënore" deri në vitin 2030.

Administrata Kombëtare e Aeronautikës dhe Hapësirës (NASA) e SHBA-së dhe partnerë si Agjencia Evropiane e Hapësirës (ESA) po përgatiten për nisjen e misioneve Artemis, të cilat do të shohin njerëzit të kthehen në sipërfaqen e Hënës.

Artemis II, e planifikuar të orbitojë rreth Hënës në shkurt të vitit 2026, ka tre astronautë amerikanë dhe një kanadez në bord.

Ndërkohë, ende nuk ka një listë ekuipazhi për misionin e mëvonshëm Artemis III, ku astronautët do të ecin në sipërfaqen e Hënës.

Ekspertët i thanë më parë Euronews Next se misioni, i planifikuar për vitin 2027, ka të ngjarë të vonohet për shkak të testimit të vazhdueshëm të Starship të SpaceX, pajisjes që supozohet të përdorë misioni.

Urdhri ekzekutiv i Trump tha gjithashtu se administrata e tij do të rrisë "efektivitetin e kostos së arkitekturave të lëshimit dhe eksplorimit", siç është krijimi i shërbimeve komerciale të lëshimit, për të sjellë eksplorimin hënor.

SHBA-të do të jenë "kombi i parë që do të zbresë" në Mars

NASA po punon në një të ashtuquajtur “tubacion misioni nga ‘Hëna-në-Mars’”, ku shkencëtarët do të përdorin mësimet nga sipërfaqja e Hënës, si dhe një bazë atje, për të punuar drejt një misioni përfundimtar në Mars.

Megjithatë, Trump ka thënë në të kaluarën se agjencia duhet të përqendrohet vetëm në arritjen e Planetit të Kuq.

Planeti i Kuq u përmend në urdhrin ekzekutiv se Shtetet e Bashkuara "do të jenë kombi i parë që do të zbarkojë një astronaut në Mars".

Trump citohet nga Washington Post gjatë mandatit të tij të parë në vitin 2017 të ketë thënë se do të donte të shihte amerikanët të shkelnin në Mars gjatë mandatit të tij të dytë, por që atëherë nuk janë ndarë afate kohore të azhurnuara.

Raketa të reja hapësinore deri në vitin 2028

Administrata Trump dëshiron të mbrojë "sigurinë jetësore kombëtare dhe ekonomike të Amerikës" në hapësirë duke ndërtuar teknologji të mbrojtjes nga raketat.

Urdhri thotë se teknologjia e raketave të gjeneratës së ardhshme do të përmirësojë projektin e Kupolës së Artë të Trump: një sistem mbrojtës i shtresuar që do të mbrojë vendin nga lloje të ndryshme raketash, duke përfshirë raketat balistike, hipersonike dhe ato të lundrimit.

Ai gjithashtu do të jetë në gjendje të “pushtojë” dronët dhe kërcënimet ajrore të përparuara.

Në maj, Trump njoftoi se Kupola e Artë do të kushtonte rreth 175 miliardë dollarë (mbi 150 miliardë euro) dhe mund të ndërtohej para përfundimit të mandatit të tij të dytë në vitin 2028.

Sistemi mbrojtës hapësinor që do të krijohet përfundimisht do të jetë në gjendje të "zbulojë, karakterizojë dhe kundërshtojë kërcënimet ndaj Shteteve të Bashkuara" nga orbita shumë e ulët e Tokës, duke përfshirë çdo armë bërthamore të vendosur në hapësirë.

Urdhri ekzekutiv i jep gjithashtu qeverisë amerikane gjashtë muaj për të zbatuar një strategji të sigurisë hapësinore.

Zhvillimi i një ekonomie hapësinore komerciale

Urdhri ekzekutiv i Trump thotë se ai “do të lërë mënjanë” gjithashtu të paktën 50 miliardë dollarë (43.15 miliardë euro) për të krijuar një "ekonomi të gjallë hapësinore komerciale" deri në vitin 2028.

Fokusi i administratës do të jetë në krijimin e vendeve të punës me paga të larta në “prodhimin hapësinor, duke rritur numrin e testimeve të lëshimit dhe rihyrjes dhe reformat e politikave”.

Kjo vjen pas një urdhri tjetër ekzekutiv në gusht, ku ai udhëzoi agjenci të shumta federale të thjeshtonin rregulloret, të përshpejtonin lëshimet dhe të mbështesnin infrastrukturën hapësinore për një ekonomi të re në orbitë.

Urdhri ekzekutiv i gushtit eliminoi gjithashtu rishikimet mjedisore për lëshimet dhe rihyrjet në hapësirë.

Një ekonomi komerciale hapësinore siguron që "Shtetet e Bashkuara të ruajnë rolin e tyre udhëheqës në përdorimin komercial të hapësirës", thuhet në urdhrin e gushtit.

Një pjesë tjetër e urdhrit ekzekutiv të dhjetorit është gjithashtu një thirrje për veprim për kompanitë private për të përmirësuar infrastrukturën e tyre të lëshimit, në mënyrë që Stacioni Ndërkombëtar Hapësinor (ISS) të mund të zëvendësohet deri në vitin 2030. /Telegrafi/

Rama: Çlirim hapësirave të uzurpuara në mënyrë të paligjshme, vend e pa vend

TIRANË, 7 dhjetor/ATSH/ Aksioni për lirimin e hapësirave publike të zaptuara nga subjektet private po vijon në të gjithë vendin.

Kryeministri Edi Rama publikoi sot pamje nga një ndërhyrje në terren, duke theksuar se vijon puna për çlirimin e hapësirave të uzurpuara në mënyrë të paligjshme, vend e pa vend.

Nisma është pjesë e programit “Rilindja Urbane 2.0” dhe synon rritjen e cilësisë së shërbimeve, funksionalitetit urban dhe respektimin e standardeve të mikpritjes në çdo qytet të Shqipërisë.

E nisur në muajin korrik, ajo është konceptuar si ndërhyrje e përhershme dhe mbetet prioritet i pushtetit vendor dhe qendror.

Qeveria ka forcuar kontrollet mbi territorin dhe ka ashpërsuar masat në Kodin e ri Penal për goditjen e ndërtimeve pa leje. Gjithashtu, pritet miratimi i Rregullores së re Kombëtare, e cila do të përcaktojë qartë hapësirat që bizneset mund të përdorin ligjërisht.

Përmes portalit “Hapësira ime publike”, qytetarët kanë raportuar deri tani 16 510 raste shkeljesh. Nga këto, 12 610 janë zgjidhur, ndërsa 3 900 raste janë në proces shqyrtimi.

/k.s/r.e/

The post Rama: Çlirim hapësirave të uzurpuara në mënyrë të paligjshme, vend e pa vend appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rama: Mbi 100 mijë metra katrorë hapësirë publike e çliruar në Tiranë

TIRANË, 7 dhjetor/ATSH/ Kryeministri Edi Rama në episodin e 9-të të podkastit “Flasim”, u ndal edhe tek nisma për lirimin e hapësirave publike duke theksuar se puna për çlirimin e tyre nuk do të ndalet.

“Duke e rikthyer sërish vëmendjen tek hapësirat publike, edhe gjatë kësaj jave, puna për çlirimin e tyre vazhdon. Shtesat vend e pa vend, uzurpimet e pajustifikueshme dhe të patolerueshme vazhdojmë t’i përballim, pa u ndalur për asnjë moment”, tha Rama.

Ndërkohë që, vijoi Kryeministri, në Tiranë ka ecur më tej puna dhe sasia e hapësirave të çliruara ka kapërcyer mbi 100 mijë metra katrorë.

“Në Vlorë, ku problematika është jo e lehtë, puna ka ecur me çlirimin e një segmenti kyç, jo vetëm për Vlorën, por edhe për industrinë tonë kombëtare të turizmit, që është rruga Transballkanike, një zonë e rëndësishme, ku qytetarëve iu janë rikthyer sërish ambientet e tyre të përbashkëta, natyrisht kanë nevojë të rikualifikohen, por njëkohësisht edhe të gjithë atyre që masivisht kalojnë nga ajo rrugë, do t’ju çelen sytë, kur i thonë fjalës”, tha Rama.

Nisma për lirimin e hapësirave publike i paraprin zbatimit të programit “Rilindja Urbane 2.0”, i cili synon të kthejë ligjshmërinë në territor, duke sjellë zhvillim për komunitetet.

Në këtë kuadër, kryeministri Rama ka paralajmëruar se po hartohet edhe Rregullorja Kombëtare në të cilën do të përcaktohen me ligj hapësirat që mund të shfrytëzojë biznesi.

/k.s/r.e/

The post Rama: Mbi 100 mijë metra katrorë hapësirë publike e çliruar në Tiranë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Lirohen hapësirat publike në segmentin e rrugës Transballkanike në Vlorë

TIRANË, 4 dhjetor/ATSH/ Nisma për lirimin e hapësirave publike vijon edhe në qytetin e Vlorës ashtu si në qytetet e tjera të vendit.

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale pamje nga puna për lirimin e këtyre hapësirave që i rikthehen banorëve.

“Lirohen hapësirat publike edhe në segmentin e rrugës Transballkanike në Vlorë, një nga zonat më të rëndësishme urbane dhe zhvillimore të qytetit turistik, duke i rikthyer kështu qytetarëve ambientet e përbashkëta të tyre”, theksoi Rama.

Qeveria shqiptare ka ashpërsuar masat për forcimin e kontrollit mbi territorin, mbrojtjen e hapësirave publike, zbatimin cilësor të lejeve të ndërtimit dhe ndëshkimin e ndërtuesve që i shkelin ato.

Shumë raste shkeljesh raportohen nga vetë qytetarët në portalin e dedikuar për këtë qëllim “Hapësira ime publike”, ku deri tani rezultojnë 16 413 raste të denoncuara, nga të cilat janë zgjidhur 12 563 raste, ndërsa 3 850 të tjera janë aktualisht në proces shqyrtimi.

Lirimi i hapësirave publike është i domosdoshëm për rritjen e cilësisë së shërbimeve, por edhe funksionalitetit të çdo biznesi dhe sipërmarrjeje në përputhje me standardet kombëtare të mikpritjes dhe shërbimit jo vetëm në zonat turistike, por në çdo cep të Shqipërisë.

/k.s/j.p/

The post Lirohen hapësirat publike në segmentin e rrugës Transballkanike në Vlorë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

“Ajo po militarizohet”, Gjermania do të ndajë 35 miliardë euro për të siguruar satelitët dhe teknologjinë e komunikimit në hapësirë



Qeveria gjermane të mërkurën mbështeti planet për të siguruar satelitët dhe teknologjinë e komunikimit në hapësirë, duke përfshirë ndërtimin e aftësive sulmuese për të siguruar mbrojtje.

"Detyra jonë kryesore është të ruajmë dhe zgjerojmë aftësitë tona të mbrojtjes dhe mbrojtjes në hapësirë", ka thënë ministri i Mbrojtjes, Boris Pistorius në Berlin pasi Kabineti mbështeti strategjinë e re të sigurisë në hapësirë. "Dhe parandalimi duhet të jetë i besueshëm edhe atje".

Pistorius njoftoi në shtator se qeveria do të ndajë 35 miliardë euro (40 miliardë dollarë) për projekte hapësinore dhe një arkitekturë sigurie në hapësirë brenda pesë viteve, përcjell Telegrafi.

Ministri paralajmëroi se hapësira po militarizohet, duke treguar kërcënimin që paraqesin Rusia dhe Kina.

"Ne nuk po veprojmë në mënyrë agresive në hapësirë", tha Pistorius. "Ne nuk do të sulmojmë ose lejojmë sulmin e satelitëve të ndonjë kombi tjetër, as tani as në të ardhmen".

Megjithatë, Gjermania duhet të jetë në gjendje të mbrohet në formën e një kundërsulmi për të siguruar mbrojtjen e satelitëve të saj, argumentoi ai.

Strategjia e re përfshin tre fusha strategjike veprimi, duke përfshirë identifikimin e rreziqeve dhe kërcënimeve, promovimin e bashkëpunimit ndërkombëtar në hapësirë dhe ndërtimin e mbrojtjes.

Strategjia e sigurisë hapësinore përcakton "një kornizë se si mund ta mbrojmë dhe mbrojmë më mirë veten në hapësirë dhe ta bëjmë të gjithë vendin tonë më elastik", tha Pistorius.

Ndërsa ministri i Jashtëm, Johann Wadephul tha: "Nga komunikimi te kontrolli i raketave ose dronëve dhe shfrytëzimi i lëndëve të para strategjikisht të rëndësishme, gara për supremaci në hapësirë është në kulmin e saj. Kjo e bën edhe më të rëndësishme që Gjermania të mbrojë interesat e saj në hapësirë". /Telegrafi/

Lirimi i hapësirave publike, Rama: Vijojmë punën

TIRANË, 16 nëntor/ATSH/ Puna për lirimin e hapësirave publike nga ndërtimet e paligjshme po vijon pa pushim në të gjithë vendin.

Kjo nismë i paraprin zbatimit të programit “Rilindja Urbane 2.0”, i cili synon të kthejë ligjshmërinë në territor, duke sjellë zhvillim për komunitetet.

“Vijojmë punën”, shkroi Kryeministri Edi Rama në rrjetet sociale, teksa ndau sot pamje nga shembja e lavazheve dhe disa ndërtimeve pa leje që kishin zënë hapësira publike.

Qeveria shqiptare ka ashpërsuar masat për forcimin e kontrollit mbi territorin, mbrojtjen e hapësirave publike, zbatimin cilësor të lejeve të ndërtimit dhe ndëshkimin e ndërtuesve që i shkelin ato.

Shumë raste shkeljesh raportohen nga vetë qytetarët në portalin e dedikuar për këtë qëllim “Hapësira ime publike”, ku deri tani rezultojnë 15 731 raste të denoncuara, nga të cilat janë zgjidhur 12 006 raste, ndërsa 3 725 të tjera janë aktualisht në proces shqyrtimi.

Lirimi i hapësirave publike është i domosdoshëm për rritjen e cilësisë së shërbimeve, por edhe funksionalitetit të çdo biznesi dhe sipërmarrjeje në përputhje me standardet kombëtare të mikpritjes dhe shërbimit jo vetëm në zonat turistike, por në çdo cep të Shqipërisë.

Në këtë kuadër, kryeministri Rama ka paralajmëruar se po hartohet edhe Rregullorja Kombëtare në të cilën do të përcaktohen me ligj hapësirat që mund të shfrytëzojë biznesi.

E konceptuar si një ndërhyrje sistematike në terren dhe jo një aksion i përkohshëm, kjo nismë, e cila ka nisur nga zbatimi në muajin korrik, po vijon me prioritet në gjithë territorin e vendit.

/k.s/r.e/

The post Lirimi i hapësirave publike, Rama: Vijojmë punën appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rama: Rregullorja e re do të përcaktojë qartë kufijtë e hapësirave publike

TIRANË, 12 nëntor/ATSH/ Kryeministri Edi Rama në dëgjesën me banorët e Njësinë nr. 5 në Tiranë u ndal edhe tek lirimi i hapësirave publike, ndërsa theksoi se bashkia e Tiranës po përfundon rregulloren e përgjithshme për hapësirën publike, që do të përcaktojë qartë kufijtë deri ku shkon njësia e shërbimit dhe çfarë i takon qytetarit.

“Po e shikoni që ajo që kemi nisur vazhdon përditë, e përditë, e përditë dhe do vazhdojë deri në fund, edhe sikur diçka të ngelet pa bërë, do kthehemi prapë, e do kthehemi prapë, e do kthehemi prapë deri kur të bëhet. Ndërkohë që e kam thënë që ditën e parë dhe përsëris dhe nuk është qëllimi i askujt ndër ne, që ta kthejmë Tiranën në një territor ku s’ka njerëz që ulen jashtë. S’është ky qëllimi, gjithë bota mesdhetare e ka këtë pjesë të kulturës së vet, të jetës së vet të përditshme”, theksoi Rama.

Kryeministri Rama u shpreh se Tirana është një qytet turistik, Shqipëria është një vend turistik, kështu që është e pamendueshme.

Por ama, sipas tij, kishte ardhur në pikën ku nuk mbante më. “Pas zgjedhjeve të gjithë deputetët e Tiranës bënë një xhiro në të gjithë lagjet dhe ne kemi marrë një bllok me rreth 2000 e ca shënime të bëra që ishin ankesa njerëzish, – “Ky ka zënë këtë”, “ky ka zënë atë”, të gjithë zënë, zënë, zënë dhe kjo ishte dominante, përveç atyre që nuk diskutohet, qendra shëndetësore shkolla, çerdhe”, informoi Rama.

Për këtë arsye, vijoi Rama, ne kemi angazhuar të gjithë arkitektët që punojnë sot në Shqipëri dhe nuk janë pak, arkitektë ndërkombëtar dhe arkitektë lokal që punojnë me ta dhe po bëjnë pa pagesë projekte të vogla për të gjithë cepat, të gjitha këndet etj.

“Natyrisht që në të gjitha rastet, prioriteti është qytetari që ecën, është nëna që ecën me fëmijën, është familja që del dhe që këtu erdhi puna, u vu në rresht për një, babai përpara, gruaja mbrapa, dy kalamajtë më mbrapa, edhe po të ishte dhe ndonjë tjetër më mbrapa. Gjithë si rresht për një, se nuk kaloni dot dyshe më dhe kjo do të bëhet me rregulloren e përgjithshme dhe me projektin. Por, natyrisht kjo është dhe një çështje kulture është një çështje imponimi në vazhdim, është një çështje edhe vigjilence në kuptimin e mirë të fjalës, sepse gjatë gjithë kohës, kjo do të jetë një përpjekje, “shtyu njëri, shtyu tjetri”, “dil më këtej, dil më andej”, nënvizoi Rama.

Implementimi, vijoi Kryeministrim  do të duhet të ndiqet në vijim, sepse nuk do jetë kaq e thjeshtë që e shkruajtëm ne, i dhamë ne projektet, edhe u zbatua vizë në vizë.

“Por ama, gjëja hap pas hapi do të përmirësohet, do të ndryshojë edhe do të bëhet pozitive për komunitetin”, tha Rama.

/k.s/j.p/

The post Rama: Rregullorja e re do të përcaktojë qartë kufijtë e hapësirave publike appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Lirimi i hapësirave publike, Rama: S’ka pushim

TIRANË, 8 nëntor/ATSH/ Në të gjithë territorin e vendit vijon puna për lirimin e hapësirave publike nga ndërtimet e paligjshme.

Kjo nismë i paraprin zbatimit të programit “Rilindja Urbane 2.0”, i cili synon të kthejë ligjshmërinë në territor, duke sjellë zhvillim për komunitetet.

“S’ka pushim”, shkroi Kryeministri Edi Rama në rrjetet sociale, teksa ndau sot pamje nga shembja e disa ndërtimeve pa leje në Shkodër dhe disa opinione të qytetarëve.

Qytetarët e vlerësuan këtë ndërhyrje si pozitive, teksa shprehen se shembja e tyre është e drejtë, ia ka vlejtur, pasi kishin bllokuar rrugët e qytetit.

Qeveria shqiptare ka ashpërsuar masat për forcimin e kontrollit mbi territorin, mbrojtjen e hapësirave publike, zbatimin cilësor të lejeve të ndërtimit dhe ndëshkimin e ndërtuesve që i shkelin ato.

Shumë raste shkeljesh raportohen nga vetë qytetarët në portalin e dedikuar për këtë qëllim “Hapësira ime publike”, ku deri tani rezultojnë 15 357 raste të denoncuara, nga të cilat janë zgjidhur 11 690 raste, ndërsa 3 667 të tjera janë aktualisht në proces shqyrtimi.

E konceptuar si një ndërhyrje sistematike në terren dhe jo një aksion i përkohshëm, kjo nismë, e cila ka nisur nga zbatimi në muajin korrik, po vijon me prioritet në gjithë territorin e vendit.

/k.s/

The post Lirimi i hapësirave publike, Rama: S’ka pushim appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Google planifikon të vendosë qendra të dhënash në hapësirë për të përmbushur kërkesën për IA



Google po harton plane për të vendosur qendra të dhënash të Inteligjencës Artificiale në hapësirë, me pajisjet e saj të para provë të dërguara në orbitë në fillim të vitit 2027.

Shkencëtarët dhe inxhinierët e saj besojnë se konstelacione të dendura prej rreth 80 satelitësh me energji diellore mund të vendosen në orbitë rreth 400 milje mbi sipërfaqen e Tokës, të pajisura me procesorë të fuqishëm të nevojshëm për të përmbushur kërkesën në rritje për IA.

Çmimet e lëshimeve në hapësirë po bien aq shpejt sa deri në mesin e viteve 2030, kostot operative të një qendre të dhënash me bazë në hapësirë mund të jenë të krahasueshme me një në Tokë, sipas një hulumtimi të Google të publikuar të martën.

Përdorimi i satelitëve gjithashtu mund të minimizojë ndikimin në burimet tokësore dhe ujore të nevojshme për të ftohur qendrat ekzistuese të të dhënave.

Sapo të jenë në orbitë, qendrat e të dhënave do të furnizohen me energji nga panele diellore që mund të jenë deri në tetë herë më produktive se ato në Tokë. Megjithatë, lëshimi i një rakete të vetme në hapësirë lëshon qindra ton CO2.

Kompanitë e mëdha të teknologjisë që ndjekin përparime të shpejta në IA parashikohet të shpenzojnë 3 trilionë dollarë (rreth 2.6 trilionë euro) në qendra të të dhënave tokësore nga India në Teksas dhe nga Lincolnshire në Brazil.

Megjithatë, shpenzimet kanë nxitur shqetësim në rritje në lidhje me ndikimin në emetimet e karbonit nëse nuk gjendet energji e pastër për të furnizuar me energji vendet.

Edhe Elon Musk, i cili drejton ofruesin e internetit satelitor Starlink dhe programin e raketave SpaceX, javën e kaluar tha se kompanitë e tij do të fillojnë të zgjerohen për të krijuar qendra të dhënash në hapësirë. /Telegrafi/

Rama: Vijojmë punën për të liruar hapësirat publike të zaptuara

Lirimi i hapësirave publike nga ndërtimet e paligjshme vijon në të gjithë vendin.

Ky operacion i paraprin zbatimit të programit “Rilindja Urbane 2.0”, i cili synon të kthejë ligjshmërinë në territor, duke sjellë zhvillim për komunitetet.

“Vijojmë punën për të liruar trotuaret, rrugët dhe hapësirat publike të zaptuara”, shkroi kryeministri Edi Rama në rrjetet sociale, teksa ndau sot pamje nga prishja e disa ndërtimeve pa leje në Rinas.

E konceptuar si një ndërhyrje sistematike në terren dhe jo një aksion i përkohshëm, kjo nismë, e cila ka nisur nga zbatimi në muajin korrik, po vijon me prioritet në gjithë territorin e vendit.

Në dispozicion të qytetarëve të cilët duan të denoncojnë rastet abuzive është vënë në dispozicion portali “Hapësiraimepublike.gov.al”.

Deri sot në këtë portal janë raportuar 14 899 raste, nga të cilat janë zgjidhur 11 275 raste, ndërsa 3 624 të tjera janë aktualisht në proces shqyrtimi.

Vijon pa pushim lirimi i hapësirave publike

TIRANË, 31 tetor/ATSH/ Puna për për prishjen e ndërtimeve pa leje vijon pa ndërprerje, duke krijuar më shumë hapësira publike në dispozicion të qytetarëve.

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale pamje nga puna për shembjen e ndërtimeve pa leje, të cilat kishin zënë hapësirat në shumë lagje të qyteteve, por edhe në shumë prej rrugëve kombëtare apo në qytete të ndryshme të vendit.

Një punë e mirë vijon të bëhet edhe për heqjen e inerteve, që shkaktohen nga shembja e tyre, duke i kthyer hapësirat në funksion të qytetarëve.

Qeveria shqiptare ka ashpërsuar masat për forcimin e kontrollit mbi territorin, mbrojtjen e hapësirave publike, zbatimin cilësor të lejeve të ndërtimit dhe ndëshkimin e ndërtuesve që i shkelin ato.

Në zbatim të programit “Rilindja Urbane 2.0”, qeveria ka ndërmarrë që prej muajit korrik operacionin për lirimin e hapësirave publike nga ndërtimet e paligjshme në të gjithë vendin.

Në dispozicion të qytetarëve të cilët duan të denoncojnë rastet abuzive është vënë në dispozicion portali “Hapësiraimepublike.gov.al”.

Deri sot në këtë portal janë raportuar 14 838 raste, nga të cilat janë zgjidhur 11 226 raste, ndërsa 3 612 të tjera janë aktualisht në proces shqyrtimi.

/k.s/a.f/r.e/

The post Vijon pa pushim lirimi i hapësirave publike appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rama: Hapësirat publike do të çlirohen të tëra pa ndalim

Kryeministri Edi Rama siguroi sot se “hapësirat publike do të çlirohen të tëra pa ndalim dhe pa përjashtim”. Rama ndau në rrjetet sociale foto të çmontimit të strukturave pa leje të pozicionuara në hapësirat publike.

Lirimi i hapësirave publike nga ndërtimet e paligjshme vijon në të gjithë vendin duke i paraprirë zbatimit të programit “Rilindja Urbane 2.0”.

“Hapësirat publike do të çlirohen të tëra pa ndalim dhe pa përjashtim” shkruan Rama.

Firmat evropiane bashkohen për të rivalizuar SpaceX - kompania e re do të ketë një xhiro vjetore prej 6.5 miliardë eurosh



Kompanitë kryesore evropiane të hapësirës ajrore kanë rënë dakord të bashkojnë operacionet e tyre hapësinore në një biznes të vetëm, në një përpjekje për të konkurruar në industrinë hapësinore në zhvillim të shpejtë kundër rivalëve, përfshirë SpaceX.

E paraqitur si 'Kampione Evropiane e Hapësirës', kompania e re do të ketë selinë qendrore në Toulouse, do të punësojë rreth 25,000 njerëz dhe do të ketë një xhiro vjetore prej 6.5 miliardë eurosh (7.5 miliardë dollarë), shkruan BBC, përcjell Telegrafi.

Të tre kompanitë, Airbus, Leonardo dhe Thales, do të bashkojnë interesat e tyre në fusha të tilla si eksplorimi i hapësirës, vëzhgimi i tokës, kërcënimet hapësinore dhe navigimi satelitor.

Sipas burimeve të Airbus, ndërsa qëllimi i sipërmarrjes së re është rritja afatgjatë në një treg në zgjerim, "mosveprimi do të ishte rreziku më i madh në këtë fazë".

Biznesi i ri po krijohet në përgjigje të zhvillimit të shpejtë të industrisë hapësinore, duke përfshirë shfaqjen e SpaceX si një lojtar i madh, si dhe një rritje të konsiderueshme të shpenzimeve në këtë sektor nga Shtetet e Bashkuara dhe Kina.

Guillaume Faury, drejtor ekzekutiv i Airbus, Roberto Cingolani, drejtor ekzekutiv i Leonardo dhe Patrice Caine, drejtor ekzekutiv i Thales, thanë në një deklaratë të përbashkët se kompania e re "shënon një moment historik për industrinë hapësinore të Evropës".

Për të mbrojtur interesat kombëtare aty ku është e nevojshme, biznesi i ri do të përfshijë pesë kompani të reja kombëtare, në Mbretërinë e Bashkuar, Francë, Itali, Gjermani dhe Spanjë.

Ai do të përdorë një strukturë të ngjashme me gjigantin e mbrojtjes MBDA, i cili u formua gjithashtu nga bashkimi i një numri operacionesh kombëtare.

"Nuk ka asnjë mënyrë që Mbretëria e Bashkuar të mund të konkurrojë e vetme", shpjegoi një zëdhënës i Airbus UK.

"Ne e shohim bashkëpunimin evropian si të vetmen mënyrë për të siguruar vende pune këtu në planin afatgjatë".

Nga tre firmat hapësinore, Airbus ka operacionet më të rëndësishme hapësinore në Mbretërinë e Bashkuar.

Rreth 3,100 njerëz punojnë aktualisht në divizionet e saj aktuale të Mbrojtjes dhe Hapësirës në këtë vend, me pjesën më të madhe të punonjësve në sektorin hapësinor që operojnë nga qendrat në Portsmouth dhe Stevenage.

SpaceX u themelua nga miliarderi Elon Musk në vitin 2002, fillimisht me qëllim që të ishte një alternativë me kosto efektive ndaj NASA-s.

Kompania e raketave është rritur për të udhëhequr përparime serioze në teknologjinë hapësinore, duke përfshirë zhvillimin e “anijeve kozmike” më të mëdha dhe më të fuqishme të ndërtuara deri më sot, Starship.

Që atëherë, ajo ka nënshkruar një marrëveshje me NASA-n për të furnizuar ato raketa Starship për programin Artemis për të dërguar njerëz në Hënë në vitin 2027. /Telegrafi/

Lirimi i hapësirave publike, Rama: Hap pas hapi, lagje më lagje

TIRANË, 15 tetor/ATSH/ Lirimi i hapësirave publike nga ndërtimet e paligjshme vijon në të gjithë vendin.

Kjo nismë i paraprin zbatimit të programit “Rilindja Urbane 2.0”, i cili synon të kthejë ligjshmërinë në territor, duke sjellë zhvillim për komunitetet.

“Ecim, hap pas hapi, lagje më lagje”, shkroi Kryeministri Edi Rama në rrjetet sociale, teksa ndau sot pamje nga shembja e ndërtimeve pa leje.

E konceptuar si një ndërhyrje sistematike në terren dhe jo një aksion i përkohshëm, kjo nismë, e cila ka nisur nga zbatimi në muajin korrik, po vijon me prioritet në gjithë territorin e vendit.

Në dispozicion të qytetarëve të cilët duan të denoncojnë rastet abuzive është vënë në dispozicion portali “Hapësiraimepublike.gov.al”.

Deri sot në këtë portal janë raportuar 13 712 raste, nga të cilat janë zgjidhur 10176 raste, ndërsa 3 536 të tjera janë aktualisht në proces shqyrtimi.

/k.s/j.p/

The post Lirimi i hapësirave publike, Rama: Hap pas hapi, lagje më lagje appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

IKMT dhe ARRSH prishin ndërtimet pa leje në aksin Elbasan–Rrogozhinë

TIRANË, 15 tetor /ATSH/ Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT), në bashkëpunim me Autoritetin Rrugor Shqiptar (ARRSH) vijojnë me intensitet të lartë aksionin për prishjen e ndërtimeve të paligjshme përgjatë akseve rrugore kombëtare, të cilat janë ngritur në shkelje të distancave të sigurisë.

Aktualisht, ndërhyrja po zhvillohet në aksin Elbasan–Rrogozhinë, ku grupet operacionale të IKMT-së dhe ARRSH-së po largojnë objektet që pengojnë sigurinë dhe qarkullimin normal në rrugë.

IKMT ndau në rrjete sociale aspekte nga puna që po kryhet për lirimin e hapësirës publike, teksa theksoi se këto ndërtime përbëjnë jo vetëm shkelje ligjore, por edhe rrezik për jetën e përdoruesve të rrugës, duke cenuar infrastrukturën dhe penguar zhvillimin e investimeve publike në transport.

Qëllimi i aksionit është rikthimi i hapësirave të zëna në mënyrë të paligjshme, garantimi i standardeve të sigurisë rrugore, krijimi i kushteve më të mira për qarkullim dhe mirëmbajtja e rrugëve kombëtare.

IKMT bën thirrje për bashkëpunim nga qytetarët dhe operatorët privatë, duke theksuar se veprimet e paligjshme nuk do të tolerohen, ndërsa paralajmërohen aksione të ngjashme në akse të tjera në vijim.

Kjo nismë është pjesë e një plani kombëtar për sistemimin e hapësirave publike dhe rritjen e sigurisë në infrastrukturën rrugore, në përputhje me standardet europiane.

/r.e/a.f/

The post IKMT dhe ARRSH prishin ndërtimet pa leje në aksin Elbasan–Rrogozhinë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Vijon lirimi i hapësirave publike në të gjithë vendin


TIRANË, 10 tetor/ATSH/ Në të gjithë vendin vijon puna për lirimin e hapësirave publike, si nga strukturat shtetërore ashtu edhe me angazhimin e vetë qytetarëve.

Kryeministri Edi Rama publikoi sot pamje nga terreni, ku po ndërhyhet për të rikthyer hapësirat publike të zëna në mënyrë të paligjshme.

“Non stop”, u shpreh Rama.

Krahas ndërtimeve strukturat e IKMT-së dhe pushtetit lokal po punojnë edhe për pastrimin e akseve rrugore nga ndërtimet në shkelje me distancat e përcaktuara.

Qeveria shqiptare ka paralajmëruar ashpërsimin e masave për forcimin e kontrollit mbi territorin, mbrojtjen e hapësirave publike, zbatimin cilësor të lejeve të ndërtimit dhe ndëshkimin e ndërtuesve.

Masat e reja të paralajmëruara parashikojnë konfiskim i plotë i objektit nëse nuk zbatohet projekti për fasadat, konfiskim i objektit në rast se tejkalohet mbi 10% e lejes së ndërtimit, ndjekje penale për inspektorët që tolerojnë ndërtimet pa leje, ndalim punësimi në administratën shtetërore për 7 vite për çdo punonjës që kryen ndërtim pa leje, leje të detyrueshme edhe për ndërtimin e mureve rrethuese.

Në funksion të transparencës dhe bashkëpunimit me qytetarët, është vënë në dispozicion portali “hapësiraimepublike.gov.al”, ku çdo qytetar mund të raportojë rastet abuzive me ndërtimet apo uzurpimin e hapësirave publike.

/a.f/

The post Vijon lirimi i hapësirave publike në të gjithë vendin appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Gjermania do të shpenzojë 35 miliardë euro për sigurinë hapësinore deri në vitin 2030



Gjermania do të shpenzojë një total prej 35 miliardë eurosh (41 miliardë dollarë) për arkitekturën e sigurisë hapësinore deri në vitin 2030, tha të enjten Ministri i Mbrojtjes Boris Pistorius.

Qëllimi është të krijohet një sistem i qëndrueshëm i përbërë nga satelitë, stacione tokësore, aftësi të sigurta lëshimi dhe shërbime të lidhura, tha ai, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Plani është që investimet të garantojnë "si mbrojtjen ashtu edhe efektivitetin".

"Ne po forcojmë sistemet tona kundër ndërprerjeve dhe sulmeve", tha Pistorius, duke treguar në mënyrë të qartë "sigurinë kibernetike për të gjitha sistemet hapësinore".

Ndërgjegjësimi për situatën në orbitë do të përmirësohet nga radarët, teleskopët dhe përdorimi i ardhshëm i satelitëve roje, sipas ministrit.

Pistorius theksoi se duhet të diskutohen edhe aftësitë sulmuese.

Gjermania "duhet të jetë gjithashtu në gjendje të parandalojë në hapësirë" në mënyrë që të mbrohet, tha Pistorius. /Telegrafi/

56,421 m2 sipërfaqe publike e liruar në Tiranë

Më 19 Korrik, dy javë pas nisjes së aksionit për lirimin e hapësirave publike, kryeministri Edi Rama njoftoi se në Tiranë do të çliroheshin  rreth 20 mijë metra katrorë hapësirë publike, ndërsa puna do të vijonte edhe në qytetet e tjera, bregdet dhe zonat e mbrojtura. “Sipas planit të punës vetëm në Tiranë arrin deri nesër në rreth 20 mijë metra katrorë sipërfaqja e hapësirave publike të çliruara”, njoftoi Rama.  

Herë pas here, Kryeministri Rama publikon video të aksioneve të lirimit, si pjesë e një plani më të gjerë për administrimin e hapësirave publike kësaj here në mënyrë të ligjshme.

Kërkesat

Faktoje.al, paralelisht me shifrat e deklaruara publikisht nga kryeministri Edi Rama, i dërgoi dy kërkesa për informacion bashkisë së Tiranës konkretisht Policisë Bashkiake dhe IMT se kryeqytetit në thelb për sa sipërfaqe ishte liruar, por duke kërkuar informacione të ndryshme.

Policisë Bashkiake iu kërkua sa metër katror sipërfaqe publike ishte liruar, sa subjekte ishin gjobitur brenda katër viteve për zaptim të hapësirave publike? A ka evidenca zyrtare për shkelësit dhe a kishte pasur paralajmërime më herët ? Dhe cilat struktura brenda bashkisë ishin  përgjegjëse për situatën e evidentuar pas aksionit të filluar në Tiranë?   

IMT-së Tiranë iu kërkua në cilat lloje subjektesh ishin zhvilluar aksionet, pra sa bar-restorante, parkingje, apo subjekte të tjera? Sa subjekte ishin njoftuar paraprakisht dhe sa çmontime vullnetare ishin kryer?

E shkuar e harruar

“Në përgjigje të kërkesës suaj, ju sqarojmë se, duke marrë në konsideratë se marrja e detyrës si Drejtoreshë e Policisë Bashkiake ka ndodhur në muajin maj 2025, periudha në dispozicion për marrjen në dorëzim të përgjegjësive dhe organizimin e punës ka qenë e kufizuar.

Megjithatë, gjatë kësaj kohe, Policia Bashkiake ka ndërmarrë një aksion të gjerë në shkallë qyteti për lirimin e hapësirave publike të zëna në mënyrë të paligjshme, si pjesë e angazhimit të saj për rivendosjen e rendit urban dhe garantimin e aksesit të qytetarëve në mjediset e përbashkëta…”, thotë ndër të tjera Policia Bashkiake e Tiranës në një përgjigje të saj për Faktoje në datën 25 korrik, duke mos vënë në dispozicion evidenca për katër vitet e fundit

IMT, në anën tjetër, pas një përgjigje të vonuar për Faktoje thekson se, “për shkak të ngarkesës e ka të pamundur përpilimin e një informacioni të detajuar”.

Por vuri në dispozicion të dhëna të përgjithshme se si ishte situata aktuale në Tiranë lidhur me lirimin e hapësirave publike   

Fakt  

Inspektoriati i Mbrojtjes së Territorit Bashkia Tiranë njoftoi për Faktoje se deri me datë 4 shtator në kryeqytet “ishin liruar në total 1483 hapësira publike nga të cilat 1,214 çmontime vullnetare dhe 269 ekzekutime vendimesh, 56,421 m2 sipërfaqe e liruar në total, ndërkohë 1791 subjekte ishin njoftuar për të kryer lirimin vullnetar”.

Sipërfaqja e liruar (deri më tani) referuar të dhënave zyrtare të IMT Tiranë tejkaloi shifrën parashikuese të kryeministrit Edi Rama të muajit korrik ndaj dhe deklaratën e tij për 20 mijë metër katror të liruar do ta kategorizojmë të vërtetë.

The post 56,421 m2 sipërfaqe publike e liruar në Tiranë appeared first on Faktoje.al.

Vijojnë operacionet për lirimin e hapësirave publike, Rama: S’ka pushim


TIRANË, 5 shtator/ATSH/ Puna për prishjen e ndërtimeve pa leje që kanë zënë hapësirat publike po vijon në të gjithë vendin.

Kryeministri Edi Rama ndau këtë të premte pamje nga operacionet në terren, duke theksuar se asnjë objekt i ndërtuar për qëllim fitimi në hapësira të përbashkëta nuk do të tolerohet.

“S’ka pushim”, shkroi kreu i qeverisë, krahas pamjeve nga prishja e një objekti.

Autoritetet në vend kanë bërë të ditur se sipërfaqja e çliruar e hapësirës publike sidomos në kryeqytet po rritet dita-ditës, ndërkohë që po punohet paralelisht për fazën tjetër, me projektet e shumta të sistemimit.

/r.e/

The post Vijojnë operacionet për lirimin e hapësirave publike, Rama: S’ka pushim appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌