❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Abdixhiku pĂ«r Kurtin: Ai nuk kupton çka flet, ndoshta telin din me lidh mĂ« mirĂ« ama pĂ«r ekonomi s’merr vesh



Kandidati për Kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka thënë se kryeministri në detyrë, Albin Kurti, nuk e kupton çka flet.

Kreu i LDK-së në emisionin Pressing në T7 ka thënë se Kurti nuk merr vesh fare për ekonomi, por as për politikë.

“Ai nuk e kupton as çka flet. Ai mĂ« sĂ« paku kupton, jo vetĂ«m nĂ« ekonomi, s’dua ta bĂ«j kĂ«tĂ« garĂ« tĂ« padrejtĂ« tĂ« flas pĂ«r ekonomi kur kam njĂ« edukim shumĂ« mĂ« superior nĂ« kĂ«tĂ« fushĂ«â€, ka thĂ«nĂ« Abdixhiku.

“Me siguri ai pĂ«r tela dhe bakĂ«r din ma mirĂ«. Ndoshta ai din me lidh telin mĂ« mirĂ« se unĂ«, pĂ«r ekonomi s’merr vesh ai”, ka thĂ«nĂ« kryetari i LDK-sĂ«.

Prindon Sadriu fton Jared Kushnerin të realizojë projektin e Hotelit Trump në Prishtinë



Zotëria i Parë i Kosovës, Prindon Sadriu, ka ftuar Jared Kushnerin, dhëndrin e ish-presidentit amerikan Donald Trump, që të vijë në Prishtinë dhe të realizojë projektin për ndërtimin e Hotelit Trump, të cilin ai kishte planifikuar fillimisht të ndërtonte në Beograd.

NĂ« postimin e tij nĂ« platformĂ«n X, Sadriu ka theksuar se “tĂ«rheqja nga projekti i Hotelit Trump nĂ« Beograd pĂ«rforcon njĂ« tĂ« vĂ«rtetĂ« tĂ« rĂ«ndĂ«sishme: projektet kuptimplotĂ« janĂ« pĂ«r tĂ« bashkuar, jo pĂ«r tĂ« pĂ«rçarĂ«.

Zhvendosja e kĂ«tij vizioni nĂ« PrishtinĂ« – dhe transformimi i Hotelit Grand nĂ« Hotelin Trump do tĂ« rivitalizonte njĂ« vendndodhje ideale dhe do bashkonte njerĂ«zit.”

Kompania e Kushnerit, Affinity Partners, ka njoftuar kohët e fundit tërheqjen nga ndërtimi i komplekseve luksoze në qendër të Beogradit, në ish-ndërtesën e Shtabit të Përgjithshëm të Serbisë.

Reagimet e Serbisë kanë qenë të ndara: Presidenti Aleksandar Vuçiq ka akuzuar kundërshtarët e projektit se kanë shkatërruar një investim të vlefshëm, ndërsa demonstruesit dhe aktivistët antiqeveritarë kanë premtuar të vazhdojnë protestat kundër ndërtimit.

Ekspertët lokalë kanë sugjeruar se në vend të shembjes duhet të bëhet rindërtimi i kompleksit historik, ndërkohë që Prokuroria për Krim të Organizuar në Serbi ka njoftuar se do të vazhdojë hetimet, pas ngritjes së aktakuzës ndaj ministrit serb të Kulturës, Nikola Selakoviq, për falsifikim dokumentesh që çoi në humbjen e statusit të trashëgimisë kulturore për Shtabin e Përgjithshëm./Telegrafi.

Withdrawing from the Belgrade Trump Hotel project reinforces an important truth: meaningful projects are meant to unite, not divide. Relocating this vision to Prishtina—and transforming the Grand Hotel into a Trump Hotel—would revitalize a prime location and unite people. pic.twitter.com/T3Qq5AD3xt
— Prindon Sadriu đŸ‡œđŸ‡° (@PrindonSadriu) December 22, 2025

Policia regjistron dy raste të kontrabandës në veri, konfiskohen mbi 20 mijë euro dhe pije alkoolike



Në orët e pasditës të së martës, Policia e Kosovës ka regjistruar dy raste të kontrabandës në komunën e Leposaviqit, konkretisht në fshatrat Zernovshek dhe Gnjezhdane.

Lajmin e konfirmoi Veton Elshani, zëvëndësdrejtor i Drejtorisë Rajonale Mitrovicë-Veri të Policisë së Kosovës.

Ai bĂ«ri tĂ« ditur se gjatĂ« aksioneve janĂ« identifikuar pije alkoolike dhe joalkoolike, si dhe mbi 20 mijĂ« euro ‘cash’.

Sipas Elshanit, rasti i parë është trajtuar nga Policia Kufitare, ndërsa i dyti nga Policia e Rendit.

“Pijet alkoolike dhe tri automjete janĂ« konfiskuar, ndĂ«rsa tek rasti i PolicisĂ« sĂ« Rendit Publik njĂ« person pas intervistimit Ă«shtĂ« liruar nĂ« procedurĂ« tĂ« rregullt,” tha ai.

Policia vazhdon hetimet për zbardhjen e plotë të të dy rasteve dhe theksuan rëndësinë e bashkëpunimit të qytetarëve për parandalimin e kontrabandës në zonat e veriut./Telegrafi.

Aksion i policisë me AKI-në, arrestohen dy të huaj për kontrabandim me migrantë



Policia e KosovĂ«s, pĂ«rmes Sektorit tĂ« Hetimeve tĂ« Departamentit pĂ«r Kufi dhe nĂ« bashkĂ«punim me AgjencinĂ« e KosovĂ«s pĂ«r InteligjencĂ« (AKI), ka arrestuar njĂ« shtetas jordanez dhe njĂ« shtetase turke, tĂ« dyshuar pĂ«r kryerjen e veprĂ«s penale “Kontrabandim me migrantĂ«â€.

Hetimet tregojnë se i dyshuari kryesor dyshohet se ka organizuar hyrjen e shtetasve të huaj, kryesisht nga Lindja e Mesme dhe Azia, në Republikën e Kosovës, me qëllim më pas kontrabandimin e tyre drejt vendeve të Bashkimit Evropian.

Ai dyshohet gjithashtu të ketë udhëhequr një grup të mirëorganizuar kriminal, i cili përfitonte përmes kësaj veprimtarie të paligjshme.

Gjatë kontrollit të kryer ndaj të dyshuarit, Policia konfiskoi gjithsej 53 pasaporta të shtetasve jordanezë.

Pas konsultimeve me prokurorinë kompetente, të dy të dyshuarit janë dërguar në ndalim për 48 orë./Telegrafi.



Kurti nga Kodra e Trimave: Pesë diga të reja për ujë të pijshëm dhe 10 profile të reja në mësimin dual



Kandidati për kryeministër nga LVV, Albin Kurti, ishte në Kodrën e Trimave në Prishtinë, me pëkrahësit e banorët e lagjes.

PĂ«rkrahja e tyre e vazhdueshme pĂ«r LĂ«vizjen VETËVENDOSJE!, sipas Kurtit Ă«shtĂ« konfirmim i qartĂ« i besimit tĂ« tyre nĂ« kĂ«tĂ« force politike.

Ai theksoi se për herë të parë janë ndarë shtesa për fëmijë dhe për nënat lehona, të cilat do të vazhdojnë të rriten edhe gjatë mandatit të ardhshëm.

Nga 26% në më pak se 11% është ulur papunësia, e janë shtuar 85 mijë vende të reja pune.

Kurti bëri të ditur se pas 28 dhjetorit planifikohet ndërtimi i pesë digave të reja në Firajë, Pollatë, Kuçicë, Dragaçinë dhe Desivojcë, me qëllim sigurimin e ujit të pijes dhe përmirësimin e kushteve të jetesës.

Ndërsa me 10 profile të reja do të zgjerohet mësimi dual, e 20 stadiume të reja do të ndërtohen në 18 komuna, të cilat arrijnë vlerën prej 250 milionë eurosh.

Prandaj, sipas tij, numri 116 është zgjedhja e duhur për qytetarët më 28 dhjetor.

Festat boshatisin Shqipërinë, nëntori shënon rekord daljesh jashtë vendit



Ritmi i daljes së shqiptarëve jashtë ka qenë më i lartë se ai i hyrjes ë të huajve në vend gjatë nëntorit.

Shifrat e publikuara nga Instituti i Statistikave për Lëvizjen e Shtetasve konfirmojnë së gjatë nëntorit kur janë edhe një seri festash kombëtare dhe ditësh pushimi, vendasit kanë preferuar të udhëtojnë jashtë.

Konkretisht sipas INSTAT gjatë muajit nëntor 2025, rezultojnë të kenë hyrë, në territorin e Republikës s Shqipërisë, 1.282.118 shtetas shqiptarë dhe të huaj. Ky tregues ka pësuar një rritje me 1,4%, krahasuar me nëntorin 2024, 1 322 499 shtetas shqiptarë dhe të huaj rezultojnë të kenë dalë nga territori i Republikës së Shqipërisë, duke shënuar një rritje me 3,7%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Turoperatorët thanë se vjeshta ka shënuar një ecuri më të mirë të turistëve në raport me atë të kaluar dhe se shtatori e tetori ishin në nivele të kënaqshme teksa nëntori kishte një ngadalësim edhe si efekt i motit jo shumë të qëndrueshëm.

“NĂ« nĂ«ntor 2025, numri i shtetasve shqiptarĂ« qĂ« kanĂ« hyrĂ« nĂ« territorin shqiptar Ă«shtĂ« 652.150, duke pĂ«suar njĂ« rĂ«nie me 1,3%, krahasuar me nĂ«ntor 2024. Numri i shtetasve tĂ« huaj qĂ« kanĂ« hyrĂ« nĂ« territorin shqiptar Ă«shtĂ« 629.968. Ky numĂ«r Ă«shtĂ« rritur me 4,2%, krahasuar me tĂ« njĂ«jtĂ«n periudhĂ« tĂ« vitit 2024”, thuhet nĂ« njoftimin e INSTAT.

Ndërkohë sa takon daljeve në muajin nëntor 2025, 677 065 shtetas shqiptarë numërohen të kenë dalë nga territori i Shqipërisë, duke shënuar rritje me 7,5%, krahasuar me nëntor 2024.

“Daljet e shtetasve tĂ« huaj nga territori i ShqipĂ«risĂ« gjatĂ« muajit nĂ«ntor 2025 janĂ« 645.434. Krahasuar me tĂ« njĂ«jtĂ«n periudhĂ« tĂ« njĂ« viti mĂ« parĂ«, ky tregues paraqitet pothuajse i pandryshuar, me njĂ« rĂ«nie shumĂ« tĂ« lehtĂ« prej 0,01%”, vlerĂ«son INSTAT.

Sipas njoftimit në nëntor 2025, 96% e hyrjeve të shtetasve të huaj në Shqipëri janë nga rajoni i Evropës. Evropa Jugore zë 86% të hyrjeve të shtetasve të huaj nga kontinenti Evropian, ndjekur nga Evropa Perëndimore me 5%, Evropa Qëndrore / Lindore dhe Evropa Veriore secili me 4%.

Turoperatorët nënvizojnë se vizitorët nga Europa Perëndimore por edhe më gjerë po vizitojnë Shqipërinë sidomos gjatë vjeshtës dhe pranverës në një interes për turizmin kulturor. Përveç italianëve që mbeten grupi më i rëndësishëm pas Kosovës edhe Gjermania apo Franca po rrisin dukshëm peshën e tyre.

Sipas INSTAT, qëllimi i hyrjes në territorin shqiptar i shtetasve të huaj, në 97% të rasteve është për qëllime personale. Në nëntor 2025, ky tregues ka shënuar një rritje me 4,5 % krahasuar me nëntor 2024. Hyrjet e shtetasve të huaj për qëllime biznesi dhe profesionale kanë rënë me 3,6%.

Abdixhiku në Llap: Herët e keni kuptuar se shteti nuk ndërtohet me sharje por me mençuri



Nga tubimi i Podujevës kandidati për Kryeministër Lumir Abdixhiku, tha se Llapi është vet historia e popullit të Kosovës.

Sipas tij, Llapi e ka kuptuar herĂ«t se shteti nuk ndĂ«rtohet me sharje por me mençuri. “Llapi ka nxjerrĂ« breza mĂ«suesish, intelektualĂ«sh dhe profesionistĂ«sh qĂ« i kanĂ« shĂ«rbyer gjithĂ« vendit.

Llapi e ka kuptuar herĂ«t se liria dhe shteti nuk ndĂ«rtohen me ankesa e sharje, por me mençuri, me organizim dhe me pĂ«rgjegjĂ«si. Diku me mend, diku me pushkĂ«, Llapi Ă«shtĂ« vet historia e popullit tĂ« KosovĂ«s”, tha Abdixhiku.

Tutje ai shtoi se Llapi Ă«shtĂ« trevĂ« e punĂ«s, e sakrificĂ«s dhe e qĂ«ndrueshmĂ«risĂ«, vlera qĂ« janĂ« nĂ« thelb tĂ« LDK-sĂ«â€.

PDK dhe LDK bëjnë thirrje për debat politik, ftojnë Kurtin të përballet publikisht



Pak para nisjes së debatit politik, përfaqësuesi i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri, ka deklaruar se kjo parti po krijon hapësirë që kryeministri Albin Kurti të shprehë qëndrimet e tij në një debat të hapur politik.

Haziri tha se fillimisht nuk e kishte planifikuar të ishte pjesë e debatit, por kishte vendosur të bashkohej për të diskutuar dallimet politike mes partive.

“UnĂ« nuk kam pasur qĂ«llim tĂ« jem pjesĂ« e debatit, por vendosa tĂ« bashkĂ«ngjitem pĂ«r tĂ« diskutuar dallimet dhe pĂ«r tĂ« debatuar mbi to,” deklaroi Haziri.

Qëndrim të ngjashëm ka shprehur edhe Partia Demokratike e Kosovës (PDK).

NĂ«nkryetarja e kĂ«saj partie, Vlora Çitaku, ishte mysafirja e parĂ« qĂ« mbĂ«rriti nĂ« emisionin politik Politiko, pak para nisjes sĂ« debatit mes pĂ«rfaqĂ«suesve tĂ« partive politike.

Duke folur pĂ«r rĂ«ndĂ«sinĂ« e pĂ«rballjes politike, Çitaku theksoi se PDK-ja nuk i Ă«shtĂ« shmangur asnjĂ«herĂ« debateve dhe se ato janĂ« thelbĂ«sore pĂ«r funksionimin e demokracisĂ«.

“Debati nĂ« demokraci Ă«shtĂ« i domosdoshĂ«m dhe PDK nuk i ikĂ«n debateve,” tha Çitaku, duke shtuar se shpreson qĂ« edhe kryeministri Albin Kurti tĂ« tregojĂ« gatishmĂ«ri dhe t’i pĂ«rgjigjet ftesĂ«s pĂ«r njĂ« debat tĂ« hapur politik.

Thirrjet nga LDK dhe PDK vijnë në kohën kur debati publik mes partive opozitare dhe kryeministrit Kurti ka munguar, ndërsa kërkesat për transparencë dhe përballje politike po shtohen./Telegrafi.

Rukiqi: 90 milionë euro import energjie në tre muaj, rritje e re e çmimit pritet në prill 2026



Kandidati i LDK-së për deputet, Berat Rukiqi, ka paralajmëruar pasoja të reja për qytetarët dhe bizneset nga sektori i energjisë, duke thënë se situata është më e rëndë sesa rritja aktuale prej 15 për qind e çmimit të energjisë elektrike.

Sipas Rukiqit, vetĂ«m nĂ« periudhĂ«n janar–mars tĂ« kĂ«tij viti janĂ« importuar rreth 90 milionĂ« euro energji elektrike, import qĂ«, siç thotĂ« ai, ka qenĂ« jashtĂ« planifikimeve dhe pritet tĂ« reflektohet me njĂ« rritje tĂ« re tĂ« çmimit tĂ« energjisĂ« nĂ« prill tĂ« vitit 2026.

Ai ka theksuar se ky import i paplanifikuar vjen si pasojë e keqmenaxhimit në KEK, për të cilin mban përgjegjësi Qeveria.

Rukiqi ka përmendur si arsye kryesore mosprodhimin e mjaftueshëm të energjisë elektrike, rënien e blloqeve të Termocentralit Kosova B dhe qëndrimin e tyre të zgjatur jashtë funksionit për shkak të remonteve që, sipas tij, kanë tejkaluar të gjitha afatet.

Sipas kandidatit të LDK-së, rritjet e vazhdueshme të çmimit të energjisë po e shndërrojnë këtë sektor në emergjencë kombëtare, duke paralajmëruar se rritje të tilla vjetore janë të papërballueshme për qytetarët dhe ekonominë.

Ai ka vlerĂ«suar se kjo situatĂ« pĂ«rbĂ«n njĂ« rrezik serioz pĂ«r varfĂ«rimin e qytetarĂ«ve dhe falimentimin e bizneseve, duke kĂ«rkuar ndaljen e asaj qĂ« e quan paaftĂ«si institucionale dhe “mafi energjetike”.

Një qytetare gjen para dhe i dorëzon në polici



Një qytetare, M. Thaqi (45 vjeçe) nga Ferizaj, dje në parkingun e Qendrës Village Shopping & Fun në Ferizaj, ka gjetur në tokë një shumë prej 470 (katërqind e shtatëdhjetë) euro.

Sipas njoftimit, ajo menjëherë i ka dorëzuar paratë në polici.

“Fillimisht, nuk dihej se kujt i pĂ«rkisnin paratĂ«. Po atĂ« ditĂ«, rreth orĂ«s 20:30, nĂ« stacionin policor Ă«shtĂ« paraqitur ankuesja D. F. nga Kaçaniku, e cila ka raportuar humbjen e njĂ« shume parash. Pas verifikimeve tĂ« nevojshme Ă«shtĂ« konstatuar se bĂ«hej fjalĂ« pĂ«r tĂ« njĂ«jtĂ«n shumĂ« parash. ParatĂ« i janĂ« kthyer pronarit legjitim sot, mĂ« datĂ« 23.12.2025”, njofton policia.

Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj falënderon qytetaren M. Thaqi për gjestin e saj human dhe shembullor, e cila dëshmon nivel të lartë përgjegjësie qytetare dhe bashkëpunim të ngushtë me policinë.

Nëse e shihni këtë person lajmëroni menjëherë policinë



Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, ka lëshuar kërkesë për bashkëpunim me qytetarët për lokalizimin dhe arrestimin e një personi të dyshuar, me autorizim të Prokurorisë Themelore në Pejë.

Personi i kërkuar është Brendon (Hamdi) Ajazaj, i lindur më 19 tetor 2005 në Gjermani. Ai dyshohet për veprën penale vrasje e mbetur në tentativë.

Policia u bën thirrje qytetarëve nëse kanë çfarëdo informacioni lidhur me vendndodhjen e personit të dyshuar që paraqitet në fotografinë e publikuar, ta njoftojnë menjëherë Policinë e Kosovës ose të paraqiten në stacionin më të afërt policor.

Për informacione, qytetarët mund të kontaktojnë Policinë e Kosovës përmes numrave dhe adresave në vijim:

192 dhe 0800 19 999 (pa pagesë)

039 432 327 – Drejtoria Rajonale e PolicisĂ« nĂ« PejĂ«

info@kosovopolice.com

Policia garanton konfidencialitet për të gjithë ata që ofrojnë informacione të dobishme./Telegrafi.

Gjendja në pikat kufitare për hyrje - dalje nga Kosova



Fluksi në pikat e kalimit kufitar të Kosovës paraqitet kryesisht i qetë, me pritje minimale si për automjetet ashtu edhe për kamionët, sipas të dhënave të përditësuara në orën 19:32.

Në shumicën e pikave kufitare, koha e pritjes për automjetet sillet nga 1 deri në 5 minuta, ndërsa nuk raportohet për kolona të gjata.

Situata më e ngarkuar vërehet në pikën kufitare Dheu i Bardhë, ku pritja për dalje arrin deri në 45 minuta dhe kolona shënon rreth 200 metra, ndërsa në hyrje pritja është rreth 20 minuta me kolonë 150 metra.

Në pikat e tjera si Bërnjak, Glloboçicë, Hani i Elezit, Kullë, Merdarë, Mutivodë, Qafë e Morinës, Qafë e Prushit, Stançiq dhe Vërmicë, raportohen pritje të shkurtra prej 1 deri në 5 minuta dhe pa kolona të konsiderueshme.

Sa i përket kamionëve, në të gjitha pikat kufitare koha e pritjes është rreth 3 deri në 5 minuta, pa krijim kolonash, duke treguar një qarkullim normal të mallrave.

Autoritetet u rekomandojnë qytetarëve që para nisjes të informohen rregullisht për gjendjen në kufi, veçanërisht gjatë ditëve të festave kur fluksi mund të ndryshojë./Telegrafi.

Uran Ismaili: Kështu do t'i ul çmimet programi i Bedri Hamzës (VIDEO)



Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës dhe i dyti në listën zgjedhore të kësaj partie për zgjedhjet e 28 dhjetorit, Uran Ismaili, ka vazhduar serinë e videove përmes të cilave u drejtohet qytetarëve, duke shpjeguar pikat kryesore të programit zgjedhor të PDK-së.

Në videon e publikua sot, Ismaili flet për masat konkrete që, sipas tij, do të ndikojnë drejtpërdrejt në uljen e çmimeve dhe në përmirësimin e mirëqenies së qytetarëve, në kuadër të programit të kandidatit për kryeministër, Bedri Hamza.

“Kemi paraparĂ« uljen e TVSH-sĂ« nĂ« produktet esenciale, ndĂ«rsa pĂ«r shumĂ« prej tyre TVSH-ja do tĂ« jetĂ« zero. Po ashtu, do tĂ« hiqet TVSH-ja nga faturat e energjisĂ« elektrike. Kjo do tĂ« thotĂ« se nĂ« fund tĂ« muajit qytetarĂ«t do tĂ« paguajnĂ« mĂ« pak pĂ«r energjinĂ« elektrike”, thotĂ« Ismaili nĂ« video.

Ai shton se efektet e kĂ«tyre masave nuk do tĂ« ndjehen vetĂ«m nĂ« faturat familjare, por edhe nĂ« çmimet e produkteve dhe shĂ«rbimeve nĂ« treg. “Kur faturat e energjisĂ« elektrike janĂ« mĂ« tĂ« ulĂ«ta pĂ«r bizneset tona, atĂ«herĂ« edhe çmimet e produkteve qĂ« i blejmĂ« nga ato biznese, apo tĂ« shĂ«rbimeve qĂ« marrim, do tĂ« jenĂ« mĂ« tĂ« ulĂ«ta”, thekson ai.

Në fund të videos, Ismaili fton qytetarët që në zgjedhjet e 28 dhjetorit të mbështesin programin e PDK-së dhe Bedri Hamzën për kryeministër.

“MĂ« 28 dhjetor, mbĂ«shteteni kandidatin qĂ« e ka planin, dijen dhe aftĂ«sitĂ« pĂ«r ta ndryshuar jetĂ«n tuaj. Votoni PDK 130, Bedri Hamza 1 dhe Uran Ismaili 2. BashkĂ«. PĂ«rpara!”, pĂ«rfundon Ismaili.


Vuçiq: Asociacioni do ta vendoste policinë në veri në duart e serbëve



Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar se situata aktuale në veri të Kosovës është rezultat i mungesës së formimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe, duke theksuar se kjo është arsyeja pse, sipas tij, kryeministri i Kosovës Albin Kurti nuk dëshiron krijimin e tij.

NĂ« njĂ« emision televiziv, Vuçiq u shpreh se ndodhet nĂ« njĂ« “pozicion tĂ« papĂ«rshtatshĂ«m”, duke kritikuar retorikĂ«n e atyre qĂ«, siç tha ai, flasin lehtĂ« pĂ«r luftĂ« dhe ndĂ«rhyrje ushtarake.

Ai veçoi atĂ« qĂ« i quajti “patriotĂ« tĂ« rremĂ«â€ dhe tĂ« djathtĂ« qĂ«, sipas tij, diskutojnĂ« nga kafeteritĂ« pa e kuptuar çmimin real tĂ« njĂ« pĂ«rshkallĂ«zimi tĂ« situatĂ«s.

“Duhet dikush ta drejtojĂ« vendin dhe tĂ« vlerĂ«sojĂ« se deri ku mund tĂ« durohet, deri ku shkojnĂ« kĂ«rkesat tona. Duhet tĂ« pĂ«rpiqemi t’i zgjidhim gjĂ«rat pĂ«rmes dialogut”, deklaroi Vuçiq.

Sipas tij, formimi i Asociacionit do të sillte kontrollin e plotë të policisë në veri të Kosovës nga serbët lokalë, duke theksuar se kjo është arsyeja kryesore pse Kurti e kundërshton këtë mekanizëm.

“Kur ta kemi Asociacionin, e gjithĂ« policia nĂ« veri tĂ« KosovĂ«s do tĂ« jetĂ« nĂ« duart e serbĂ«ve, nĂ« duart e policĂ«ve serbĂ«. Kjo Ă«shtĂ« arsyeja pse Kurti nuk e dĂ«shiron Asociacionin”, tha Vuçiq.

Presidenti serb po ashtu pretendoi se ekzistojnë njerëz që, sipas tij, i gëzohen situatës së krijuar dhe tensioneve aktuale, duke shtuar se është i vetëdijshëm për këto qëndrime./Telegrafi.

Gjykimi ndaj të akuzuarit për krime lufte Dragutin Naskoviq, dosja se si u vranë 29 civilë shqiptarë



Në Gjykatën e Prishtinës sot më 23.12.2025 është mbajtur seanca fillestare ndaj Dragutin Naskoviç i akuzuar për krime lufte.

I pandehuri Dragutin Naskoviç po akuzohet se gjatë periudhës mars-prill të vitit 1999, në cilësinë e komandantit të nënstacionit në Zhegër të komunës së Gjilanit, nuk ka ndërmarrë asnjë veprim për të parandaluar plaçkitjet, dëbimin dhe vrasjet e 29 e civilëve shqiptarë.

I akuzuari Dragutin Naskoviç deklaroi se nuk e pranon fajsinë për veprën penale i cila i vihet në barrë. Këtë deklarim i akuzuari e bëri pas leximit të aktakuzës nga prokurorja Ajshe Ferati.

“Nuk ndihem fajtor pĂ«r asnjĂ« vepĂ«r e cila mĂ« vihet nĂ« barrĂ« mua”- deklaroi i akuzuari.

Më tej i akuzuari tha se kur ka ndodhë kjo vepër penale nuk ka qenë në vendngjarje dhe as komandant në fshatin Zhegër.

“Kur ka ndodhur kjo vepĂ«r penale unĂ« nuk kam qenĂ« nĂ« vendngjarje as komandant nĂ« fshatin ZhegĂ«r. Kam qenĂ« i zhvendosur nĂ« NovobĂ«rdĂ«â€- tha i akuzuari.

Në fund gjyqtari Lutfi Shala njoftoi të akuzuarin dhe mbrojtësin e tij se në afat prej 30 ditësh mund të paraqesin kundërshtim të provave dhe kërkesë për hedhje të aktakuzës.

Në aktakuzën e Prokurorisë Speciale thuhet se i pandehuri Dragutin Naskoviç nga data 15.09.2025 e deri me datë 15.10.2025 ka qenë në masën e paraburgimit, kurse me datë 13.10.2025 masa e paraburgimit i është zëvendësuar me masën e dorëzanisë, e cila masë ende është në zbatim.

DOSJA E PROKURORISË

Sipas aktakuzĂ«s sĂ« ProkurorisĂ« Speciale e cila mban datĂ«n 24.11.2025 tĂ« ngritur ndaj Dragutin Naskoviç, thuhet se nĂ« periudhĂ«n kohore 1998 – 1999, gjatĂ« kohĂ«s sĂ« luftĂ«s nĂ« KosovĂ«, ne fshatin LlashticĂ«, Komuna e Gjilanit, i pandehuri Dragutin Naskoviç, nĂ« cilĂ«sinĂ« e Komandantit tĂ« NĂ«n-Stacionit Policor nĂ« ZhegĂ«r, nuk ushtroi kontroll efektiv mbi forcat policore qĂ« ishin nĂ«n komandĂ«n e tij pĂ«r t’i penguar apo pĂ«r t’i ndĂ«shkuar autorĂ«t ose pĂ«r tĂ« raportuar aktet e kundĂ«rligjishme tek autoritetet pĂ«rkatĂ«se, nĂ« lidhje me vrasjet, shkatĂ«rrimin e pasurisĂ« sĂ« paluajshme dhe dĂ«bimin e popullsisĂ« civile, e nĂ« kĂ«tĂ« mĂ«nyrĂ« Ă«shtĂ« pajtuar me shkaktimin e pasojĂ«s, gjegjĂ«sisht krimeve tĂ« kryera nga forcat serbe.

NĂ« aktakuzĂ« thuhet se mĂ« datĂ« 30.03.1999, forcat serbe, njĂ« pjesĂ« e tyre nĂ«n komandĂ«n e te pandehurit Naskoviç, hynĂ« nĂ« fshatin ZhegĂ«r dhe rrethuan tĂ«rĂ« fshatin. PĂ«r pasojĂ«, nga frika e krijuar banorĂ«t e fshatit, mes tyre edhe familja e Shaqir Ukshinit, filluan tĂ« largohen nga shtĂ«pia dhe tĂ« strehohen nĂ« njĂ« shtĂ«pi tjetĂ«r mĂ« tĂ« sigurt dhe derisa po priste qĂ« ndĂ«rkohĂ« t’i bashkoheshin edhe prindĂ«rit e tij, viktimat U. U., dhe M. U., ndĂ«rkohĂ« Milazim Ukshini, qĂ« Ă«shtĂ« djali i viktimave, shkoi tek shtĂ«pia pĂ«r tĂ« parĂ« nĂ«se janĂ« aty prindĂ«rit (viktimat) dhe nĂ« momentin qĂ« hyn nĂ« shtĂ«pi e sheh babain e tij U. U., tĂ« vrarĂ«, nĂ« mes tĂ« dyshemesĂ« sĂ« shtĂ«pisĂ«, kurse nĂ«nĂ«n nuk e gjen nĂ« shtĂ«pi, i stresuar dhe traumatizuar, menjĂ«herĂ«, shkon nĂ« Stacionin Policor nĂ« ZhegĂ«r pĂ«r ta lajmĂ«ruar rastin dhe me tĂ« arritur aty takon tĂ« pandehurin i cili ishte komandant i atij stacioni, dhe tĂ« njĂ«jtit i tregon pĂ«r vrasjen e babait si dhe i kĂ«rkon ndihmĂ« pĂ«r ta gjetur nĂ«nĂ«n e tij, tani viktimĂ«n M. U.

NĂ« aktakuzĂ« thuhet se i pandehuri Naskoviç nĂ« vend qĂ« t’i ndihmonte Milazim Ukshinit pĂ«r ta gjetur viktimĂ«n, i pandehuri i drejtohet me fjalĂ«t: “Hajt se edhe ajo Ă«shtĂ« e vdekur”, nĂ« kĂ«to rrethana, Milazim Ukshini duke e pa qĂ« nuk kishte ndihmĂ«, menjĂ«herĂ« largohet nga stacioni dhe shkon nĂ« fshat pĂ«r ta kĂ«rkuar nĂ«nĂ«n e tij, tĂ« cilĂ«n sipas aktakuzĂ«s e ka gjetur tĂ« vrarĂ« – tĂ« prerĂ« nĂ« fyt me thikĂ«, e i cili menjĂ«herĂ« njofton familjarĂ«t e tij ku tĂ« gjithĂ« sĂ« bashku i varrosĂ«n viktimat nĂ« fshatin NasalcĂ«.

Më tej në aktakuzë thuhet se po të njëjtën ditë të cekur si në pikën e parë, viktimat Q. H., Q. H., dhe M. I., së bashku me familjen e tyre, u detyruan të largohen nga shtëpia e tyre dhe të strehohen në shtëpinë e kusheririt të tyre dhe pas disa ditë qëndrimi aty, në mëngjesin e datës 30.03.1999, viktimat Q. H., dhe M. I., shkojnë në shtëpinë e tyre për të marr gjëra ushqimore dhe meqenëse u vonuan, viktima Q. H., shkon që të shoh se pse u vonuan, mirëpo edhe Q. H., vonohet.

NĂ« aktakuzĂ« pĂ«rshkruhet se nĂ« atĂ« moment dĂ«shmitarja Drita Selimi dyshonte se çka kishte ndodhĂ« me fatin e tyre dhe sĂ« bashku me njĂ« kusheri shkojnĂ« deri te shtĂ«pia, dhe me tĂ« hyrĂ« nĂ« oborrin e shtĂ«pisĂ« sĂ« viktimave shohin tĂ« vrarĂ« viktimĂ«n Q. Q., kurse brenda nĂ« shtĂ«pi i gjetĂ«n tĂ« vrarĂ« viktimat Q. H., dhe M. I., menjĂ«herĂ« njoftoi familjen dhe shkuan nĂ« Stacion Policor nĂ« ZhegĂ«r pĂ«r tĂ« kĂ«rkuar ndihmĂ« dhe siguri pĂ«r varrosjen e viktimave, aty takojnĂ« tĂ« pandehurin Naskoviç i cili me tĂ« marrĂ« informacionin, sĂ« bashku me familjarĂ«t kishte shkuar nĂ« vendin e ngjarjes dhe pastaj u kishte ofruar siguri qĂ« t’i varrosnin viktimat nĂ« varrezat e fshatit.

GjithnjĂ« sipas dojses sĂ« ProkurorisĂ«, thuhet se nga data 27.03.1999 deri mĂ« datĂ« 13.04.1999, i gjithĂ« fshati LlashticĂ« u sulmua me armĂ« zjarri nga forcat serbe tĂ« cilat ishin tĂ« stacionuara nĂ« fshatin Pasjan. Si pasojĂ« e sulmit, popullata civile nga frika se do vriteshin, u detyrua qe NatĂ«n e Bajramit t’i lĂ«shonte shtĂ«pitĂ« dhe u strehua nĂ« mal, nĂ« tenda tĂ« improvizuara najloni, nĂ« kushte shumĂ« tĂ« rĂ«nda jetese.

Në aktkauzë thuhet se derisa popullata civile ka qenë në mal, në rrethana të ndryshme dhe në periudha kohore të ndryshme, forcat serbe kanë vrarë 13 civilë të cilët sipas aktakuzës janë: F. J., Xh. H., R. J., E. M., L. M., H. R., R. R., I. R., A. S., A. C., dhe L. Sh., (foshnje tre vjeçare), i cili u mbyt në krah të nënës së tij me kondak të pushkës, derisa ajo po e mbante në krah dhe ishte duke u kthyer në fshat.

Më tej në aktakuzë thuhet se më datë 30.04.1999, forcat serbe fillimisht kanë hyrë në shtëpinë e familjes Hyseni, të cilën nën kërcënimin e armëve e kanë urdhëruar që të shkoj në shtëpinë e familjes Shabani, me të arritur aty, forcat serbe i vendosin anëtarët e të dy familjeve Shabani dhe Hyseni në një dhomë të shtëpise, pastaj i kanë maltretuar, duke iu kërkuar para dhe gjësende me vlerë dhe në momentin kur u kanë thënë që nuk kanë më asgjë, forcat serbe i kanë vrarë me armë zjarri një nga një, me nga një të shtënë të armës. Në aktakuzë thuhet se u vranë 11 anëtarë të familjeve Hyseni dhe Shabani si dhe dy persona të strehuar.

Sipas aktakuzës këto viktima janë: H. H., A. H., A. H., D. H., F. H., M. H., R. Sh., S. Sh., Z. Sh., F. Sh., (foshnjë 2 vjeçare), S. I., Xh. B., dhe B. H., (16 vjeçar).

MĂ« tej nĂ« aktakuzĂ« thuhet se nga kjo vrasje makabĂ«r, shpĂ«tuan Deli Hyseni i cili mĂ« pas ka thirrur: “A ka shpĂ«tuar ndokush”, dhe nĂ« ato momente janĂ« lajmĂ«ruar Vlora Shabani, Drita Hyseni, Ymer Hyseni, Blerina Hyseni dhe Leonora Hyseni, tĂ« cilĂ«t sapo janĂ« bashkuar, Deli Hyseni ja ka dhĂ«nĂ« VlorĂ«s dhe Ymerit njĂ« letĂ«r tĂ« shkruar nĂ« gjuhĂ«n serbe pĂ«r ta lajmĂ«ruar Komandantin e Stacionit Policor nĂ« ZhegĂ«r pĂ«r krimin e ndodhur.

Sipas aktakuzës të dy menjëherë janë nisur dhe e kanë lajmëruar policin e Stacionit Policor në Zhegër, kurse në ndërkohë derisa Deliu dhe të tjerët po prisnin në shtëpi, kanë vërejtur se nga jashtë ishte thyer xhami i dritares së dhomës, ku gjendeshin të vrarët dhe brenda është hedhur lëndë djegëse, e cila ishte ndezur menjëherë dhe kufomat janë përfshirë nga zjarri i madh, kurse Deliu me të tjerët ka arritur që të largohen dhe të dalin jashtë shtëpisë, ndërkohë në vendin e ngjarjes kanë ardhur disa policë të stacionit të Zhegrës të cilët kanë urdhëruar që deri nesër në mengjes të mos bëjnë asgjë.

Në dosjen e Prokurorisë më tej thuhet se të nesërmen në vendin e ngjarjes, pos të tjerëve, ka dalë edhe i pandehuri Naskoviç, në cilësinë e Komandantit, i cili në bashkëpunim me Komandantin e Stacionit Policor në Gjilan, kanë urdhëruar rrafshimin e vendin të ngjarjes nga kompania regjionale e pastrimit.

Sipas aktakuzës e gjithë kjo është bërë me qëllim të zhdukjes së gjurmëve të krimit makabër që ishte kryer një ditë më parë nga forcat serbe.

Sipas aktakuzës i pandehuri Naskoviç, edhe pse ishte i detyruar të ndërmarr veprime, si komandant i atij nënstacioni, është larguar nga vendi i ngjarjes, pa ndërmarrë masat e nevojshme dhe të arsyeshme që ishin në kompetencën dhe përgjegjsinë e tij për të parandaluar apo raportuar kryesit e kësaj masakre.

Më tej në aktakuzë thuhet se nga data 06.04.1999 e deri me datë 13.04.1999, çdo ditë pas patrullimit të kryer nga i pandehuri Dragutin Naskoviç, si komandant i atij stacioni, që zakonisht ka ndodhë nga ora 9 deri në ora 10 të paradites, menjëherë policë e qytetar serb, kanë kryer plaçkitje dhe shkatërrim të pasurisë së civilve shqiptarë, ku 90% të shtëpive u plaçkitën, e më pas u dogjën, duke shkaktuar dëme të mëdha materiale civilëve shqiptarë.

NĂ« dosje thuhet se duke pas parasysh kĂ«to rrethana, kur i pandehuri si komandant ka patrulluar ditĂ«n e dytĂ«, tretĂ«, katĂ«rt e tutje, i ka parĂ« kĂ«to shtĂ«pi tĂ« plaçkitura dhe tĂ« djegura dhe asnjĂ«herĂ« nuk i ka parandaluar kĂ«to veprime tĂ« dĂ«mshme tĂ« shkaktuara nga kĂ«to forca nĂ« dĂ«m tĂ« popullatĂ«s civile, por pas çdo patrullimi, nĂ« vend qĂ« tĂ« shkonte nĂ« stacion, ai shkonte nĂ« fshatin Pasjan, e qĂ« tĂ« lĂ« tĂ« nĂ«nkuptosh sikur t’i lajmĂ«ronte ata se: “une e kreva patrullimin e ju shkatĂ«rroni e digjeni çka tĂ« gjeni”.

Tutje në aktakuzë thuhet se në mëngjesin e datës 13.04.1999, pothuaj se të gjithë banorët civil të fshatit Llashticë, që ishin të strehuar në tenda najloni në male, u rrethuan nga forcat serbe u detyruan që të shkojnë në fshat, ku pasi u plaçkitën nga forcat serbe, duke ua marr të gjitha parat dhe sendet me vlerë, i detyruan që të largohen nga fshati me traktorë, kultivatorë e mjete tjera transportuese.

Me kĂ«to veprime Dragotin Naskoviç nga Prokuroria Speciale po akuzohet se ka kryer veprĂ«n penale “Krim i luftĂ«s kundĂ«r popullsisĂ« civile”.

Gjykimet për krimet e luftës

Për masakrat dhe krimet e tjera të luftës dhe krimet kundër njerëzimit të kryera në Kosovë nga forcat serbe e jugosllave gjatë luftës së viteve 1998/1999 ishin gjykuar, e disa edhe dënuar, ish-udhëheqësit më të lartë politikë dhe ushtarakë të Jugosllavisë së mbetur dhe të Serbisë.

Ish-presidenti i Jugosllavisë, Sllobodan Millosheviq ishte akuzuar për krime lufte dhe për krime kundër njerëzimit, të kryera nga forcat serbe e jugosllave në Kosovë. Millosheviq ishte akuzuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, të kryera edhe në luftërat në Bosnjë dhe Hercegovinë, si dhe në Kroaci.

Gjykimi i tij në Gjykatën ndërkombëtare penale për ish-Jugosllavinë (ICTY), me seli në Hagë, nuk kishte marrë epilog pasi Millosheviq kishte vdekur më 11.03.2006 në qeli teksa po mbahej në paraburgim.

Millan Millutinoviq, ish-kryetari i Serbisë, ishte liruar nga akuzat për krime lufte gjatë konfliktit në Kosovë.

Nikolla Shainoviq, zëvendëskryeministër i Republikës Federale të Jugosllavisë, ishte dënuar me 18 vjet burg për krime kundër njerëzimit dhe shkelje të ligjeve apo zakoneve të luftës.

Dragolub Ojdaniq, ish-shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë jugosllave, ishte dënuar me 15 vjet burg për krime kundër njerëzimit.

Nebojsha Pavkoviq, ish-komandanti i Armatës së Tretë të Ushtrisë jugosllave, ishte dënuar me 22 vjet burg për krime kundër njerëzimit dhe shkelje të ligjeve apo zakoneve të luftës.

Vlladimir Llazareviq, ish-komandanti i Korpusit të Prishtinës të Ushtrisë jugosllave, ishte dënuar me 14 vjet burg për krime kundër njerëzimit.

Sreten Llukiq, ish-shefi i stafit të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë për Kosovë, ishte dënuar me 20 vjet burg për krime kundër njerëzimit dhe shkelje të ligjeve apo zakoneve të luftës, raporton Kallxo.

Aktgjykimin të plotë, në gjuhën angleze, e gjeni këtu.

Kandiq: Serbia po shmang përgjegjësinë shtetërore për krimet e luftës në Kosovë



Aktivistja e njohur për të drejtat e njeriut dhe themeluesja e Fondit për të Drejtën Humanitare në Beograd, Natasha Kandiq, ka deklaruar se Serbia vazhdon të shmangë një përballje reale me krimet e luftës të kryera gjatë shpërbërjes së ish-Jugosllavisë, duke refuzuar përgjegjësinë institucionale dhe politike për mijëra viktima.

NĂ« njĂ« intervistĂ« pĂ«r Novosti, Kandiq tha se dĂ«shtimi i iniciativĂ«s rajonale REKOM – Komisioni Rajonal pĂ«r pĂ«rcaktimin e fakteve mbi krimet e luftĂ«s – Ă«shtĂ« pasojĂ« direkte e mungesĂ«s sĂ« vullnetit tĂ« autoriteteve serbe pĂ«r tĂ« pranuar rolin e shtetit nĂ« luftĂ«rat nĂ« Kroaci, Bosnje e HercegovinĂ« dhe KosovĂ«.

Sipas saj, REKOM ishte konceptuar si një mekanizëm zyrtar ndër-shtetëror që do të dokumentonte krimet e luftës, do të regjistronte të gjitha viktimat dhe do të sqaronte rrethanat e vrasjeve dhe zhdukjeve. Megjithatë, përfshirja e përgjegjësisë së institucioneve shtetërore serbe në këto hetime u konsiderua e papranueshme nga strukturat politike në Beograd.

“DĂ«shmitĂ« e viktimave pranoheshin vetĂ«m nĂ« nivel personal, por çdo pĂ«rpjekje pĂ«r tĂ« pĂ«rcaktuar pĂ«rgjegjĂ«sinĂ« sistemike tĂ« regjimeve dhe institucioneve shtetĂ«rore u refuzua,” theksoi Kandiq.

Ajo rikujtoi se Serbia ka qenë e përfshirë drejtpërdrejt ose tërthorazi në disa luftëra në territorin e ish-Jugosllavisë, por asnjëherë nuk ka pranuar përgjegjësi shtetërore për krimet e kryera nga ushtria, policia dhe formacionet paramilitare të lidhura me Beogradin.

Duke folur për drejtësinë tranzicionale, Kandiq vlerësoi se proceset gjyqësore për krime lufte në Serbi janë të kufizuara, selektive dhe nën presion të vazhdueshëm politik. Sipas saj, prokuroria për krime lufte vepron në një ambient ku pushteti politik kontrollon narrativën dhe pengon hetimet që mund të çojnë drejt përgjegjësisë së niveleve të larta shtetërore.

NjĂ« nga problemet mĂ« serioze, sipas Kandiq, Ă«shtĂ« manipulimi me çështjen e personave tĂ« zhdukur. Ajo theksoi se autoritetet serbe posedojnĂ« informacione pĂ«r varreza masive dhe lokacione tĂ« trupave, por refuzojnĂ« t’i bĂ«jnĂ« publike pĂ«r arsye politike.

“Moszbulimi i varrezave masive nuk Ă«shtĂ« rastĂ«si. ËshtĂ« vendim politik pĂ«r tĂ« shmangur pĂ«rgjegjĂ«sinĂ« pĂ«r atĂ« qĂ« ka ndodhur,” deklaroi ajo.

PavarĂ«sisht kĂ«saj klime, Fondi pĂ«r tĂ« DrejtĂ«n Humanitare nĂ« Beograd vazhdon dokumentimin e krimeve dhe viktimave, veçanĂ«risht nĂ« bashkĂ«punim me Fondin pĂ«r tĂ« DrejtĂ«n Humanitare nĂ« KosovĂ«. Kandiq pĂ«rmendi edhe botimin e njĂ« libri pĂ«r personat e zhdukur nĂ« KosovĂ«, si pĂ«rpjekje pĂ«r tĂ« ruajtur kujtesĂ«n dhe pĂ«r t’u dhĂ«nĂ« dinjitet viktimave.

Në përfundim, ajo paralajmëroi se pa një përballje të sinqertë të Serbisë me të kaluarën e dhunshme, pa pranimin e krimeve dhe pa përgjegjësi institucionale, rajoni do të mbetet peng i narrativave nacionaliste dhe mohimit, ndërsa viktimat do të vazhdojnë të mbeten pa drejtësi.

Mediat në Serbi dezinformojnë për forcimin legjitim të kapaciteteve mbrojtëse të Kosovës



Mediat proqeveritare dhe tabloidet nĂ« Serbi po zhvillojnĂ« njĂ« fushatĂ« dezinformuese, duke e paraqitur furnizimin e KosovĂ«s me sistemin kundĂ«rtank “Panzerfaust 3” si kĂ«rcĂ«nim pĂ«r paqen nĂ« rajon, si pjesĂ« tĂ« projektit tĂ« ashtuquajtur “ShqipĂ«ria e Madhe”, si akt agresioni ndaj “serbĂ«ve dhe SerbisĂ«â€, si dhe si “armatim tĂ« paligjshĂ«m”.

ÇfarĂ« shkruajnĂ« mediat nĂ« Serbi – Telegraf, Blic, Sputnik Serbia, Pravda, RT Balkan?

Në raportimet e tyre, media si Telegraf, Blic, Sputnik Srbija, Pravda dhe RT Balkan përdorin tituj dhe gjuhë sensacionaliste.

Disa prej tyre flasin pĂ«r “goditje tĂ« re tĂ« GjermanisĂ«â€ dhe pĂ«r “armĂ« tĂ« rrezikshme qĂ« po i vijnĂ« PrishtinĂ«s”, duke e paraqitur bashkĂ«punimin e KosovĂ«s me partnerĂ«t perĂ«ndimorĂ« si faktor destabilizues pĂ«r rajonin.

Ndërsa Kosova, si shtet sovran dhe i pavarur, vazhdon të forcojë kapacitetet e saj mbrojtëse në bashkëpunim me partnerë kyç të NATO-s, përfshirë Gjermaninë, në Serbi është aktivizuar një retorikë agresive mediatike që synon delegjitimimin e këtij procesi.

Lajmi pĂ«r blerjen e sistemit modern kundĂ«rtank “Panzerfaust 3” paraqitet nĂ« mediat provladine serbe si njĂ« kĂ«rcĂ«nim i rremĂ« ndaj paqes dhe stabilitetit rajonal.

Analiza e titujve në tabloide si Pravda tregon përdorimin e termave fyese dhe shoviniste, përmes të cilave mohohet e drejta e Kosovës për të marrë vendime sovrane në fushën e sigurisë.

NdĂ«rkohĂ«, media si Blic dhe Telegraf flasin pĂ«r “rrezik tĂ« madh” dhe “krijim tĂ« ShqipĂ«risĂ« sĂ« Madhe”, edhe pse Serbia vetĂ« prej vitesh vazhdon tĂ« armatoset masivisht nga Rusia dhe Kina, si dhe tĂ« dislokojĂ« forca ushtarake pranĂ« kufijve.

Blic shkon edhe mĂ« tej duke cituar “ekspertĂ« tĂ« sigurisĂ«â€ pĂ«r ta lidhur armatimin legjitim tĂ« KosovĂ«s me narrativa politike dhe projekte tĂ« imagjinuara. Retorika pĂ«r “presion ndaj serbĂ«ve” shĂ«rben kryesisht pĂ«r konsum tĂ« brendshĂ«m nĂ« Serbi, me qĂ«llim ruajtjen e narrativĂ«s sĂ« viktimizimit dhe largimin e vĂ«mendjes nga roli i Beogradit zyrtar si pengesĂ« pĂ«r paqen nĂ« Ballkan.

Në të njëjtën linjë propagandistike kanë raportuar edhe mediat ruse në Serbi, si Sputnik Srbija dhe RT Balkan, lidhur me pajisjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës me sistemin gjerman kundërtank.

NjĂ« fokus i veçantĂ« i mediave serbe Ă«shtĂ« vĂ«nĂ« mbi GjermaninĂ«, me tituj qĂ« e paraqesin Berlinin si palĂ« “armiqĂ«sore”. NĂ« realitet, mbĂ«shtetja gjermane pĂ«r forcimin e kapaciteteve mbrojtĂ«se tĂ« KosovĂ«s Ă«shtĂ« njĂ« sinjal i qartĂ« se siguria e KosovĂ«s Ă«shtĂ« e pandashme nga siguria e EvropĂ«s.

Në anën tjetër, mediat në Kosovë ka raportuar në mënyrë transparente dhe mbi baza zyrtare për përfundimin e procedurave të blerjes së armatimit kundërtank nga Gjermania për Forcën e Sigurisë së Kosovës./TheGeoPost.






Ndryshe nga tabloidet serbe, këto media kanë theksuar se bëhet fjalë për një të drejtë legjitime të Kosovës për të forcuar mbrojtjen e saj, në përputhje me partneritetet ndërkombëtare.

Në thelb, fushata mediatike në Serbi synon kriminalizimin e të drejtës së Kosovës për vetëmbrojtje, përmes dezinformimit dhe gjuhës nxitëse, në kundërshtim me realitetin dhe standardet ndërkombëtare të sigurisë.

Protesta përpara Kryeministrisë në Tiranë përfundon me dy policë të lënduar, qytetari merr flakë



Protestuesit e PD e nisën me qetësi demonstratën e tyre, por që mbyllja nuk ishte e tillë.

Pas përfundimit të fjalimit të Sali Berishës, u hodhën bomba molotov drejt kordonit të policisë dhe hyrjes së Kryeministrisë, por janë shuar shpejt.

20:31 VIDEO/ Protestuesit i shpërthen molotovi tek këmbët, merr flakë përpara Kryeministrisë

Një protestues ka marrë flakë gjatë protestës që u zhvillua sot nga opozita. Ai i është afruar një molotovi të hedhur përpara Kryeministrisë, i cili më pas ka shpërthyer. Pas kësaj ngjarjeje ai është ndihmuar nga të tjerë të pranishëm në protestë.

19:58 Pas hedhjes së bombave molotov te Kryeministria, protestuesit marshojnë drejt Ministrisë së Brendshme

Protestuesit e PD kanë nisur të shpërndahen. Pas mbylljes së fjalimit të Sali Berishës, u hodhën bomba molotov drejt kordonit të policisë dhe hyrjes së Kryeministrisë, por janë shuar shpejt.Ndërkohë protestuesit janë përplasur edhe fizikisht me efektivët në tentativë për të thyer kordonët e sigurisë, por çdo gjë është mbajtur në kontroll nga policia.Pak çaste më pas, protestuesit kanë nisur të shpërndahen nga kryeministria, duke marshuar drejt Ministrisë së Brendshme.

19:46 Molotov drejt policisë, dy efektivë të lënduar nga protestuesit e opozitës

Përfundimi i fjalimit të kryetarit të PD-së, Sali Berisha, u shoqërua me tensione. Molotov drejt policisë, dy efektiv i lënduar

19:44 Berisha mbyll fjalimin, hidhet molotov te Kryeministria, flakë dhe tym

Berisha mbyll fjalimin, hidhet molotov te Kryeministria, flakë dhe tym.

19:43 “Do tĂ« marshojmĂ« drejt Surrelit”, Berisha kĂ«rkon qĂ«ndresĂ« nga demokratĂ«t: Ja do vdesim, ja do rrojmĂ« pĂ«r liri

“Na pyesin, çfarĂ« do bĂ«jnĂ« kĂ«ta? Jua them, ja do vdesim ja do rrojmĂ« pĂ«r liri. Dijeni mirĂ« qĂ« kurrĂ« nuk kemi humbur, kemi fituar, kemi fituar, do fitojmĂ«. Po tĂ« japim fjalĂ«n qĂ« s’tĂ« ndahemi as nĂ« Surrel, marshim drejt Surrelit”, tha Berisha.

19:37 “Prokuror i guximshĂ«m”, Berisha lavdĂ«ron SPAK, sulmon Kushtetuesen: GjykatĂ« turpi, e blerĂ« nga Rama

TĂ« guximshĂ«m e ka quajtur Sali Berisha prokurorin e SPAK qĂ« kĂ«rkoi pezullimin nga detyra tĂ« Belinda Ballukut, institucion qĂ« mĂ« herĂ«t e ka sulmuar. NdĂ«rkohĂ« GjykatĂ«n Kushtetuese e ka quajtur tĂ« blerĂ« dhe njĂ« ‘GjykatĂ« turpi’, qĂ« vendosi tĂ« rikthejĂ« nĂ« detyrĂ« Ballukun.

“NjĂ« prokuror guximtar pezulloi nga detyra zv. kryeministren, njĂ« gjykatĂ« turpi u ble, njĂ« gjykatĂ« supreme kryesore e Kombit i hoqi jashtĂ« çdo rregulli masĂ«n e pezullimit dhe e ktheu nĂ« detyrĂ« qĂ« tĂ« prishĂ« çdo provĂ«. KĂ«rkesĂ«n pĂ«r arrestimin e zv. kryeministres, Rama mori pushtetin e Parlamentit, kreu grusht shteti pĂ«r tĂ« shpĂ«tuar lĂ«kurĂ«n e tij”, tha Berisha.

19:26 “Edi Rama, nga sot s’do njihesh mĂ« si kryeministĂ«r”, Berisha nĂ« protestĂ« para KryeministrisĂ«: Jemi mbledh nĂ« moment kritik

Sali Berisha ka dalĂ« para protestuesve tĂ« mbledhur nĂ« shesh, dhe u ka bĂ«rĂ« thirrje qĂ« kjo protestĂ« tĂ« vazhdojĂ« deri nĂ« rrĂ«zimin e Edi RamĂ«s. “NĂ« 10 vitet e fundit tĂ« kĂ«tij regjimi, shqiptarĂ«t janĂ« pakĂ«suar mĂ« shumĂ« se nga çdo epidemi, nga çdo zi buke dhe çdo gjĂ« tjetĂ«r. ShqiptarĂ«t nĂ« 10 vitet e kĂ«tij regjimi kanĂ« shkuar 100 vite pas pĂ«r lindshmĂ«rinĂ« e tyre. Sot ata kanĂ« humbur mbi gjysmĂ«n e rinisĂ« sĂ« vet, kanĂ« humbur tĂ« ardhmen dhe çdo vit bĂ«hen gjithnjĂ« e mĂ« pak”, tha Berisha.

19:09 “S’do ketĂ« vrimĂ« ku tĂ« fshiheni”, Balliu: Le t’i japim fjalĂ«n njĂ«ri-tjetrit, tĂ« mos tĂ«rhiqemi deri sa ta rrĂ«zojmĂ« RamĂ«n

Deputeti i PD Klevis Balliu ka mbajtur njĂ« fjalim nga podiumi i ngritur para KryeministrisĂ« ku po mbahet protesta kombĂ«tare e thirrur nga PD. “Kemi denoncuar pĂ«r 12 vite sesi njĂ« narkoshtet ka vjedhur dhe i ka varfĂ«ruar shqiptarĂ«t. Sot nuk ka ilaçe nĂ«pĂ«r spitale”, tha ai.

19:01 “Ne do tĂ« qĂ«ndrojmĂ« nĂ« sheshe”/ Bardhi nga protesta e PD-sĂ«: KĂ«tij pushteti i janĂ« lĂ«kundur themelet

“Forca juaj Ă«shtĂ« kthyer nĂ« shpresĂ«n tonĂ« tĂ« pĂ«rbashkĂ«t, nĂ« shpresĂ«n e ShqipĂ«risĂ«. Prania juaj nĂ« kĂ«tĂ« shesh madhĂ«shtor do tĂ« thotĂ«, qĂ« kjo shoqĂ«ri ka ende njĂ« zemĂ«r, guxim e çdo ndryshimi. Kam takuar shumĂ« prej jush dhe revoltĂ«n tuaj pĂ«r gjĂ«rat qĂ« po shkojnĂ« keq, po nĂ« çdo takim qĂ« kam pasur me ju, kam marrĂ« prej jush njĂ« mesazh, ju nuk dorĂ«zoheni. Kam mĂ«suar leksionin tim mĂ« tĂ« madh. Besimi dhe sakrifica do tĂ« na çojnĂ« pĂ«rpara, nĂ« largimin e Edi RamĂ«s”, tha Gazment Bardhi.

18:54 “Institucione tĂ« kalbura”, Elda Hoti nĂ« protestĂ«n e demokratĂ«ve: Sot nuk kemi njĂ« qeveri

“Institucionet qĂ« duhet tĂ« na mbrojnĂ« janĂ« kthyer nĂ« institucione tĂ« kalbura. TĂ« dashur qytetarĂ« ne sot nuk kemi njĂ« qeveri. Sot Ă«shtĂ« dita pĂ«r qĂ«ndresĂ«, tĂ« ngrihemi f[pĂ«r fĂ«mijĂ«t dhe prindĂ«rit tanĂ«â€, tha Elda Hoti.

18:43 Protesta kombëtare e PD-së, Këlliçi: Rama të japë dorëheqjen tani, si emergjencë kombëtare

“QytetarĂ«ve qĂ« nuk e shitĂ«n dinjitetin, ju qĂ« denoncuat dhe qĂ«ndruat e folĂ«t atĂ«here kur ishte e rrezikshme, ja ku jemi dhe sa shumĂ« qĂ« jemi. Mandati nuk Ă«shtĂ« pronĂ«, nuk Ă«shtĂ« licencĂ« pĂ«r tĂ« vjedhur. NĂ«se e trajton vendin si plaçkĂ« do tĂ« pĂ«rgjigjet. AtĂ« qĂ« do tĂ« vendosim sot do tĂ« jetĂ« precedentĂ« tĂ« ardhmen. Edi Rama duhet tĂ« japĂ« dorĂ«heqjen. Ai ka kohĂ« qĂ« nuk Ă«shtĂ« mĂ« kryeministĂ«r. Kur reziston dhe nuk i nĂ«nshtrohet asnjĂ« pazari, ja kur vjen pĂ«rmbysja, mĂ« e paimagjinueshmja. Ata qĂ« na shantazhonin sot shantazhohen mes tyre. DorĂ«heqje Edi Rama, dorĂ«heqje dorĂ«heqje”, tha Belind KĂ«lliçi.

18:24 Berisha me deputetët e PD dhe mbështetës drejt Kryeministrisë, hidhen shashka

Sali Berisha ka dalë nga selia dhe është drejtuar për të Kryeministria aty ku do të mbahet protesta kombëtare. Berisha ka dalë i shoqëruar nga deputetët e PD, duke përshkuar rrugën në këmbë, ndërsa ndiqen edhe nga mbështetës. Gjatë kohës që Berisha ecën drejt Kryeministrisë, dëgjohen edhe zhurma nga hedhja e kapsollave ose shashkave.

18:12 Protesta para Kryeministrisë, në shesh Argita Berisha dhe Jamarbër Malltezi

Ndërsa do duhej të kishte nisur protesta kombëtare e thirrur nga PD në ora 18:00, ende po grumbullohen qytetarë. Lideri i PD ndodhet në seli, por në shesh është parë vajza e tij dhe dhëndri, Argita Berisha dhe Jamarbër Malltezi.

17:40 Pak para protestës kombëtare, Berisha mbërrin në selinë e PD

Pak para protestĂ«s kombĂ«tare, e cila do tĂ« nisĂ« nĂ« ora 18:00, Sali Berisha ka mbĂ«rritur nĂ« selinĂ« e PD. NĂ« shkallĂ«t e selisĂ« ai Ă«shtĂ« pritur nga mbĂ«shtetĂ«sit e tij, qĂ« ndodhen nĂ« seli, pĂ«r t’u drejtuar mĂ« pas para KryeministrisĂ« aty ku do tĂ« mbahet protesta.Kjo Ă«shtĂ« protesta kombĂ«tare e thirrur nga Berisha, pas disa foltoreve qĂ« mbajtura nĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« pĂ«rjavshme jashtĂ« zyrĂ«s sĂ« Edi RamĂ«s.KĂ«rkesat e tyre janĂ« largimi i qeverisĂ« nga pushteti./TCH.

Kidnapimi i Milan Vukashinoviqit, një muaj paraburgim për ish-pjesëtarin e MPB-së serbe



Gjykata Themelore në Mitrovicë ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji për ish-pjesëtarin e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë, i dyshuar për lidhje me kidnapimin e shtetasit të Kosovës, Milan Vukashinoviq, më 1 nëntor 2025.

Sipas njoftimit të gjykatës, të pandehurit V.M. i është caktuar paraburgimi në kohëzgjatje prej një muaji, i cili do të llogaritet nga data 20 dhjetor 2025 deri më 19 janar 2026.

I dyshuari është arrestuar më 20 dhjetor 2025 në Leshak, në një operacion të përbashkët të Policisë së Kosovës dhe Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë.

Lajmin e kishte konfirmuar ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, i cili tha se arrestimi lidhet me rrëmbimin e Vukashinoviqit brenda territorit të Kosovës nga strukturat e sigurisë së Serbisë.

Sveçla bëri të ditur se i arrestuari kishte qenë i integruar në Policinë e Kosovës sipas marrëveshjes së vitit 2013, por më pas kishte dhënë dorëheqje.

Sipas dyshimeve, ai ka bashkëpunuar dhe ka mbështetur vazhdimisht strukturat e sigurisë së Serbisë, përfshirë edhe rastin e kidnapimit të Vukashinoviqit, i cili gjatë rrëmbimit u plagos rëndë dhe aktualisht po trajtohet në një spital në Serbi.

Ministri në detyrë ka deklaruar se ekzistojnë dyshime se i dyshuari ka qenë në kontakt me strukturat e inteligjencës dhe ushtrisë serbe, ka përgatitur të rinj serbë për trajnime ushtarake dhe ka pasur njohuri për përgatitjet e sulmit terrorist në Banjskë.

Pas urdhëresës së gjykatës, Policia e Kosovës ka bastisur shtëpinë dhe objektet përcjellëse të të dyshuarit, ku janë sekuestruar nëntë telefona mobilë, një laptop, tre dokumente, një pushkë gjuetie me 39 fishekë, një jelek për fishekë dhe një tytë arme.

Milan Vukashinoviq, shtetas i Kosovës me nacionalitet serb, dyshohet se është plagosur dhe rrëmbyer më 1 nëntor 2025 në afërsi të Leposaviqit nga xhandarmëria serbe.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se Prokuroria e Mitrovicës ka intervistuar anëtarë të familjes së tij lidhur me rastin.

Sveçla ka theksuar se ky rast dëshmon veprimet destabilizuese të Serbisë ndaj Republikës së Kosovës dhe ka kërkuar nga bashkësia ndërkombëtare të rrisë presionin dhe të ndërmarrë masa ndëshkuese ndaj Beogradit, në mënyrë që të parandalohen raste të ngjashme dhe tensione të reja në rajon./Telegrafi.

Ismaili: Me Bedri Hamzën në këto zgjedhje, PDK-ja synon rezultatin më të mirë në historikun e saj



Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës dhe i dyti në listën zgjedhore të kësaj partie, Uran Ismaili, i ftuar në emisionin Debat Plus në TV Dukagjini, ka folur për pritjet e PDK-së në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit.

Ismaili tha se Prishtina historikisht Ă«shtĂ« konsideruar territor i vĂ«shtirĂ« pĂ«r PDK-nĂ«, duke u perceptuar se partia kishte njĂ« “tavan” tĂ« votave nĂ« kryeqytet. Sipas tij, ky perceptim Ă«shtĂ« rrĂ«zuar nĂ« zgjedhjet e fundit komunale, ku PDK-ja shĂ«noi rritje tĂ« ndjeshme me kandidaturĂ«n e tij pĂ«r kryetar tĂ« PrishtinĂ«s.

Ai theksoi se rezultati i zgjedhjeve komunale në kryeqytet dëshmoi se PDK-ja nuk ka më kufizime në Prishtinë dhe se rritja e arritur aty është tregues se një trend i tillë është i mundur edhe në nivel nacional.

Duke folur për pritjet nga zgjedhjet e 28 dhjetorit, Ismaili u shpreh se kjo rritje i jep besim dhe shpresë se rezultati i PDK-së do të jetë edhe më i mirë në zgjedhjet parlamentare.

“Me Bedri HamzĂ«n si kandidat pĂ«r kryeministĂ«r, konsideroj qĂ« do tĂ« jetĂ« numri mĂ« i madh i votave qĂ« PDK-ja ka marrĂ« ndonjĂ«herĂ« nĂ« nivel nacional,” tha Ismaili.

❌