❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Gjykata Supreme rrĂ«zon PDK/ “Pretendimet pĂ«r votat me postĂ« nuk qĂ«ndrojnĂ«â€

Gjykata Supreme në Kosovë e ka hedhur poshtë si të pabazuar ankesën e Partisë Demokratike të Kosovës kundër vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa lidhur me rreth 20 mijë vota të dërguara me postë në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të 28 dhjetorit.

PDK-së i kanë përfunduar kështu të gjitha rrugët ligjore për ankimimin e rreth 20 mijë votave të dërguara me postë nga diaspora, të cilat ata pretendojnë se kanë ardhur pas afatit ligjor.

Gjykata Supreme argumentoj se ankesa e PDK-së është e pabazuar.

Sipas Ligjit të Kosovës për Zgjedhjet, fletëvotimet e dërguara me postë nga jashtë vendit mund të pranohen nga KQZ-ja një ditë pas zgjedhjeve me kusht që të ketë vulën e dërgimit para ditës së zgjedhjeve, kusht i cili është plotësuar sipas Gjykatës Supreme.

Ndërkohë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka njoftuar se edhe këtë të enjtë po vazhdon numërimi i fletëvotimeve sipas listë së vendvotimeve për të cilat është marrë vendim për rinumërim.

Në total janë 914 qv ku procesi po përsëritet, cka ka bërë që komisioni qëndror I zgjedhjeve të parlajmëroj se shpallja e rezultatit përfundimtar të 28 dhjetorit mund të vonoj edhe 2 javë të tjera.

/ abcnews.al /

DĂ«shmitĂ« e masakrave nĂ« KosovĂ«/ Arkivisti: Kam mbi 3,600 kaseta. Haga m’i refuzoi! Me kĂ«to provat, krerĂ«t e UÇK do liroheshin

Arkivisti Esat Shala ka deklaruar se pas luftës ka arkivuar mijëra orë pamje të masakrave në Kosovë, përfshirë edhe Reçakun, të cilat i ka dorëzuar në Gjykatën e Hagës.

Sipas tij, mbi 3,600 kaseta përmbajnë pamje shumë të rënda, por materialet janë refuzuar nga Gjykata Speciale, pavarësisht se janë dërguar përmes avokatit të Hashim Thaçit.

Shala thekson se këto pamje e kanë dëmtuar rëndë psikologjikisht dhe se publikimi i tyre do të dëshmonte krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë.

“Pas pĂ«rfundimit tĂ« luftĂ«s, kam nisur tĂ« arkivoj çdo pamje nga masakrat, pĂ«rfshirĂ« edhe atĂ« tĂ« Reçakut. Pamjet janĂ« shumĂ« tĂ« rĂ«nda dhe tronditĂ«se. Masakrat qĂ« kanĂ« ndodhur nĂ« KosovĂ« pĂ«rbĂ«jnĂ« mbi tri orĂ« incizime, ndĂ«rsa njĂ« pjesĂ« e madhe e materialeve ndodhen nĂ« mbi 3,600 kaseta, tĂ« cilat ende nuk i kam parĂ« pĂ«r tĂ« kuptuar saktĂ«sisht pĂ«rmbajtjen e tyre.

Mbi dy mijĂ« orĂ« incizime i kam dorĂ«zuar nĂ« GjykatĂ«n e HagĂ«s vitin e kaluar. PĂ«r fat tĂ« keq, Gjykata Speciale ende nuk i ka dĂ«shmuar kĂ«to krime, edhe pse materialet i kam dĂ«rguar pĂ«rmes avokatit tĂ« Thaçit. Ato janĂ« refuzuar, gjĂ« qĂ« Ă«shtĂ« shumĂ« zhgĂ«njyese. Jam i bindur se shteti serb dhe ai rus po shpenzojnĂ« miliona euro qĂ« kĂ«to materiale tĂ« mos dalin para GjykatĂ«s Speciale. NĂ«se kĂ«to pamje do tĂ« shfaqeshin, krerĂ«t e UÇK do tĂ« liroheshin menjĂ«herĂ«.

NĂ« moshĂ«n 14-vjeçare kam nisur t’i shikoj kĂ«to incizime dhe tĂ« bĂ«j grumbullimin e tyre nĂ« terren. KĂ«to pamje mĂ« kanĂ« dĂ«mtuar rĂ«ndĂ« psikologjikisht dhe Ă«shtĂ« e arsyeshme tĂ« kem probleme psikike nĂ« tĂ« ardhmen, pasi materialet janĂ« jashtĂ«zakonisht tĂ« rĂ«nda. ËshtĂ« shumĂ« e vĂ«shtirĂ« ta bindĂ«sh veten se kĂ«to ngjarje kanĂ« ndodhur nĂ« vendin tonĂ«.”  / abcnews.al /

Politika pĂ«rkujton MasakrĂ«n e Reçakut/ Osmani: Sot jemi tĂ« lirĂ« falĂ« dĂ«shmorĂ«ve tĂ« UÇK

Si çdo vit politika ka bërë homazhe në varrezat memoriale të Reçakut.

Presidentja Vjosa Osmani e shoqĂ«ruar nga kryeministri nĂ« detyrĂ« Albin Kurti ka deklaruar se themelet e shtetit tĂ« KosovĂ«s janĂ« tĂ« forta falĂ« sakrificĂ«s sĂ« martirĂ«ve dhe dĂ«shmorĂ«ve tĂ« UshtrisĂ« Çlirimtare tĂ« KosovĂ«s, ndaj politika e ka pĂ«r detyrĂ« tĂ« vazhdoi ta mbroj tĂ« vĂ«rtetĂ«n.

“Sot jemi tĂ« lirĂ«, gĂ«zojmĂ« lirinĂ«, pavarĂ«sinĂ« dhe demokracinĂ« nĂ« shtetin tonĂ« sovran nĂ« tĂ«rĂ« territorin e RepublikĂ«s sĂ« KosovĂ«s, pĂ«r shkak se themelet e shtetit tonĂ« janĂ« tĂ« forta dhe janĂ« bĂ«rĂ« tĂ« forta me sakrificĂ«n e martirĂ«ve tĂ« Reçakut dhe gjithandej KosovĂ«s, dhe dĂ«shmorĂ«ve tĂ« UÇK-sĂ«, tĂ« cilĂ«t dhanĂ« edhe jetĂ«n nĂ« mĂ«nyrĂ« qĂ« ne sot tĂ« gĂ«zojmĂ« lirinĂ«.”

Kryetari i AleancĂ«s pĂ«r ArdhmĂ«rinĂ« e KosovĂ«s Ramush Haradinaj tha se na HagĂ« po gjykohen krerĂ«t e UÇK-sĂ« e jo ata qĂ« kanĂ« kryer krimet.

“Ta gĂ«zojmĂ« lirinĂ«. E vĂ«rtetĂ« Ă«shtĂ« qĂ« nuk Ă«shtĂ« vendosur drejtĂ«sia pĂ«r masakrat nĂ« KosovĂ«, jo vetĂ«m nĂ« Reçak por edhe pĂ«r MejĂ«n dhe shumĂ« tĂ« tjera. Po ashtu, Ă«shtĂ« e vĂ«rtetĂ« qĂ« padrejtĂ«sisht vazhdojnĂ« tĂ« gjykohen udhĂ«heqĂ«sit e UÇK-sĂ« dhe jo ata qĂ« kanĂ« kryer krimet anĂ« e mbanĂ« e KosovĂ«s dhe Ă«shtĂ« njĂ« akuzĂ« qĂ« kĂ«rkon drejtĂ«si.”

Në homazhe morën pjesë edhe kreu i PDK Bedri Hamza dhe kreu i LDK Lumir Abdixhiku, ndërsa Albin Kurti premtoi se nuk do të ndalet së kërkuari drejtësi për krimet që Serbia kreu ndaj popullit shqiptar, edhe pse per masakren e Reçakut nuk ka ende asnjë të dënuar.  / abcnews.al /

Bie masivi shkĂ«mbor/ Bllokohet rruga Dragash–Shishtavec, izolohen disa fshatra

NjĂ« masiv shkĂ«mbor Ă«shtĂ« shembur kĂ«tĂ« tĂ« enjte nĂ« afĂ«rsi tĂ« fshatit Krushev, nĂ« territorin e RepublikĂ«s sĂ« KosovĂ«s dhe si pasojĂ« Ă«shtĂ« bllokuar rruga nacionale Dragash–Shishtavec. Sipas informacioneve, shkarjet e dheut dhe gurĂ«ve kanĂ« bllokuar plotĂ«sisht tĂ« dy korsitĂ« e lĂ«vizjes, duke e bĂ«rĂ« tĂ« pamundur qarkullimin e automjeteve nĂ« kĂ«tĂ« segment rrugor. Kjo [
]

The post Bie masivi shkĂ«mbor/ Bllokohet rruga Dragash–Shishtavec, izolohen disa fshatra appeared first on BoldNews.al.

90% e financimit tĂ« huaj nĂ« Bullgari ka ardhur nga BE-ja qĂ« nga vitet ’90

Rreth 90% e financimit tĂ« huaj nĂ« Bullgari qĂ« nga rrĂ«zimi i regjimit komunist nĂ« fund tĂ« viteve ’80 dhe fillim tĂ« viteve ’90 ka ardhur nga Bashkimi Europian, sipas njĂ« studimi mbi ndihmĂ«n e huaj nĂ« Bullgari. Studimi Ă«shtĂ« realizuar nga Instituti pĂ«r EkonominĂ« e Tregut (IME).

Kryeekonomisti i IME-së, Latchezar Bogdanov, bëri të ditur se analiza bazohet në burime të ndryshme publike, shqyrton ndihmën e huaj për Bullgarinë pa përfshirë bashkëfinancimin kombëtar dhe nuk synon të vlerësojë efektivitetin e përdorimit të këtyre fondeve.

Të dhënat tregojnë se mbështetja e jashtme është rritur ndjeshëm pas anëtarësimit të Bullgarisë në Bashkimin Europian, çka lidhet drejtpërdrejt edhe me rritjen ekonomike të vendit. Nga viti 1989 deri në fund të vitit 2024, Bullgaria ka përfituar rreth 70 miliardë leva bullgare, sipas vlerësimeve konservatore. Sipas vlerësimeve paraprake, vetëm gjatë vitit 2025, shteti ka përfituar edhe 6 deri në 7 miliardë leva të tjera, tha Bogdanov.

Gjatë dekadës së fundit, kjo mbështetje ka përfaqësuar rreth 3% të Prodhimit të Brendshëm Bruto mesatar vjetor. Që nga anëtarësimi në BE, këto fonde kanë kontribuar rreth 7% të të ardhurave të buxhetit të konsoliduar të shtetit.

Studimi tregon gjithashtu një natyrë ciklike në menaxhimin e fondeve të buxhetit të BE-së, me kulme të përthithjes në vitet e fundit të periudhave të programeve të investimeve, kur fondet duhet të shpenzohen. Bogdanov e përshkroi këtë fenomen si një shenjë dobësie të qeverisë bullgare, administratës dhe bashkive në menaxhimin e fondeve, pasi, sipas tij, do të ishte më logjike që përthithja të ishte më e njëtrajtshme në kohë.

Pjesa më e madhe e financimeve me grante, mbi 30%, ka shkuar për bujqësinë. Midis 10% dhe 15% janë investuar në infrastrukturën e transportit, zhvillimin urban dhe rural, mjedisin, konkurrueshmërinë dhe inovacionin. Gati 10% e fondeve janë orientuar drejt burimeve njerëzore.

Bullgaria ka pĂ«rfituar gjithsej 3.8 miliardĂ« leva nga fondet e para-anĂ«tarĂ«simit. Deri nĂ« fund tĂ« vitit 2024, vendi kishte marrĂ« mbi 35 miliardĂ« leva nĂ« kuadĂ«r tĂ« programeve operacionale. NĂ« kuadĂ«r tĂ« Planit KombĂ«tar tĂ« RimĂ«kĂ«mbjes dhe QĂ«ndrueshmĂ«risĂ« 2021–2026, Bullgaria mund tĂ« pĂ«rfitojĂ« deri nĂ« 13.5 miliardĂ« leva, por deri nĂ« fund tĂ« vitit 2024 ishin disbursuar vetĂ«m 1.9 miliardĂ« leva.

Pas anëtarësimit në Bashkimin Europian, fermerët bullgarë kanë përfituar mbi 20 miliardë leva nga Fondi Europian i Garancisë Bujqësore.

 

The post 90% e financimit tĂ« huaj nĂ« Bullgari ka ardhur nga BE-ja qĂ« nga vitet ’90 appeared first on Revista Monitor.

Fermerët grekë në protestë, bllokohet sërish aksi rrugor Kakavijë-Janinë

Aksi rrugor Kakavijë-Janinë, në kryqëzimin e fshatit Kallpaq, do të jetë i bllokuar nga ora 12:30 me orën greke, deri në një afat të pacaktuar, për shkak të protestës së fermerëve grekë.

Policia Kufitare KakavijĂ«, bĂ«ri tĂ« ditur se “nĂ«pĂ«rmjet qendrĂ«s sĂ« pĂ«rbashkĂ«t tĂ« shkĂ«mbimit tĂ« informacionit KakavijĂ«, Ă«shtĂ« njoftuar nga Policia Kufitare Greke se ditĂ«n e sotme, nga ora 12:30 (me orĂ«n greke) deri nĂ« njĂ« njoftim tĂ« dytĂ«, aksi rrugor Kakavijë–JaninĂ«, nĂ« kryqĂ«zimin e fshatit Kallpaq, do tĂ« jetĂ« i bllokuar pĂ«r shkak tĂ« protestĂ«s qĂ« do tĂ« zhvillojnĂ« fermerĂ«t”.

Sipas policisë do të lejohen të qarkullojnë vetëm automjetet që do të kenë emergjenca shëndetësore.

Policia Kufitare Kakavijë kërkon mirëkuptimin e qytetarëve dhe sugjeron planifikimin e udhëtimeve me automjete, në orare të tjera të ditës.

Fillon zbatimi i Ligjit për komunikacionin dhe i Ligjit për të huajt në Kosovë

Në Kosovë, nga sonte në mesnatë, fillon zbatimi strikt i Ligjit për komunikacionin, sipas të cilit automjetet me targa të huaja nuk mund të qarkullojnë në vend më shumë se tre muaj ose mbi bazën e autorizimit.

Këtë e konfirmoi për Radion Evropa e Lirë zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani.

Njëkohësisht, nis edhe zbatimi strikt i Ligjit për të huajt sa u përket dokumenteve personale.

Sipas tij, të gjithë ata që nuk posedojnë dokumente të Kosovës, do të duhet të aplikojnë për leje qëndrimi brenda 72 orëve.

Këto masa do të prekin kryesisht pjesëtarët e komunitetit serb që jetojnë në Kosovë dhe që deri më tani kanë drejtuar automjete me targa të qyteteve në Serbi mbi bazën e autorizimit, ose nuk kanë pasur dokumente të Kosovës.

Zbatimi pa përjashtime i këtyre dy ligjeve ishte paraparë të fillonte më 1 nëntor të vitit të kaluar, por Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës e shtyu këtë afat deri në mesnatën e 15 janarit, 2026, për të mundësuar zhvillimin e një fushate informuese.

KĂ«to masa tĂ« autoriteteve kosovare, megjithatĂ«, po hasin nĂ« kritika nga komuniteti serb – sektori civil dhe pĂ«rfaqĂ«suesit politikĂ«.

Si do të ndikojë Ligji për komunikacionin te komuniteti serb?
Nga Policia e Kosovës thanë për Radion Evropa e Lirë se drejtimi i automjeteve me targa të huaja mbi bazën e autorizimit është në kundërshtim me Ligjin për komunikacionin.

MegjithatĂ«, deri mĂ« tani, kjo praktikĂ« Ă«shtĂ« toleruar pĂ«r t’u dhĂ«nĂ« qytetarĂ«ve kohĂ« t’i ndĂ«rrojnĂ« targat.

Veton Elshani theksoi se, nga 15 janari në mesnatë, policia do ta zbatojë ligjin në terren. Ai shtoi se drejtimi i automjeteve mbi bazën e autorizimit do të lejohet vetëm në raste emergjente, por me paralajmërim.

“PĂ«r shembull, nĂ«se dikush shkon nĂ« spital, nuk do ta ndalojmĂ« dhe nuk do ta konfiskojmĂ« menjĂ«herĂ« automjetin. Por, nĂ«se i njĂ«jti person ndalohet pĂ«rsĂ«ri nĂ« ditĂ«t nĂ« vazhdim, mund t’i shqiptohet gjobĂ« deri nĂ« 200 euro”, shpjegoi ai.

Kosova ndaloi në fund të vitit 2022 qarkullimin e automjeteve me targa me akronimet e qyteteve të Serbisë.

Kjo masë shkaktoi daljen e disa serbëve nga institucionet e Kosovës dhe rriti tensionet në terren.

Disa nga pjesëtarët e komunitetit serb që jetojnë në Kosovë, i regjistruan më pas automjetet e tyre me targa të Serbisë dhe i përdornin ato mbi bazën e autorizimit.

Në këtë autorizim përfshihen të dhënat e kartës së identitetit të drejtuesit të automjetit, e cila lëshohet nga autoritetet serbe për qytetet në Kosovë, por që Prishtina zyrtare nuk e njeh.

Si do të ndikojë Ligji për të huajt te komuniteti serb?
Ligji pĂ«r tĂ« huajt mund t’i prekĂ« pjesĂ«tarĂ«t e komunitetit serb qĂ« nuk kanĂ« dokumente kosovare, por jetojnĂ«, punojnĂ« ose studiojnĂ« nĂ« KosovĂ«.

Megjithatë, Elshani tha se ligji nuk do të zbatohet strikt për ata që jetojnë në Kosovë dhe që për ndonjë arsye nuk kanë dokumente kosovare.

“Ne nuk do t’i dĂ«bojmĂ« kĂ«ta persona, nuk do t’i ndajmĂ« nĂ«nat nga fĂ«mijĂ«t apo baballarĂ«t nga fĂ«mijĂ«t”, tha ai, duke shtuar se ligji do tĂ« zbatohet vetĂ«m pĂ«r ata qĂ« vijnĂ« nĂ« KosovĂ« pĂ«r turizĂ«m, punĂ« ose studime.

“Zbatimi do tĂ« bĂ«het gradualisht, nuk do tĂ« dĂ«bohet askush menjĂ«herĂ«. PĂ«r shembull, nĂ«se nĂ« orĂ«n 02:00 tĂ« mĂ«ngjesit policia takon dikĂ« nĂ« rrugĂ« dhe ai nuk ka dokumente kosovare, ai do tĂ« njoftohet qĂ« duhet tĂ« paraqitet nĂ« stacionin policor”, shpjegoi Elshani.

NĂ« manualin “UdhĂ«zuesi pĂ«r hyrjen, lĂ«vizjen, qĂ«ndrimin dhe punĂ«simin e tĂ« huajve nĂ« RepublikĂ«n e KosovĂ«s”, i publikuar vitin e kaluar, shpjegohet procedura pĂ«r marrjen e lejes pĂ«r “qĂ«ndrim tĂ« pĂ«rkohshĂ«m, afatshkurtĂ«r ose tĂ« pĂ«rhershĂ«m”.

Vendimin për lëshimin e lejeve do ta marrë Departamenti për Shtetësi, Azil dhe Migrim i Ministrisë së Punëve të Brendshme të Kosovës.

Në Mitrovicë të Veriut funksionon një universitet që punon brenda sistemit të Serbisë, ku studiojnë ose punojnë shtetas të Serbisë. Po ashtu, punonjës nga Serbia ka edhe në institucionet shëndetësore në mjediset me shumicë serbe dhe në disa institucione kulturore.

Megjithatë, autoritetet e Kosovës nuk i njohin këto organe serbe dhe kanë mbyllur shumicën e tyre, përveç institucioneve arsimore dhe shëndetësore.

Reagimet e sektorit civil dhe të politikanëve
Të dhëna të sakta zyrtare se sa serbë jetojnë në Kosovë dhe posedojnë dokumente kosovare, nuk ka, pasi pjesëtarët e këtij komuniteti, kryesisht në katër komunat e veriut, e bojkotuan regjistrimin e popullsisë në vitin 2024.

MegjithatĂ«, njĂ« raport i organizatĂ«s joqeveritare Aktiv nga viti 2024, me titullin “Analiza e trendĂ«ve dhe qĂ«ndrimeve tĂ« komunitetit serb”, nxori nĂ« pah se mbi 93% e 503 tĂ« anketuarve kanĂ« dokumente kosovare.

Grupi i organizatave serbe joqeveritare ka theksuar mĂ« herĂ«t se ekzistojnĂ« mijĂ«ra serbĂ« tĂ« KosovĂ«s qĂ« nuk mund tĂ« marrin dokumente kosovare, pasi “regjistrimi civil i serbĂ«ve tĂ« KosovĂ«s, si dhe i pjesĂ«tarĂ«ve tĂ« tjerĂ« tĂ« komuniteteve joshumicĂ«, Ă«shtĂ« penguar pĂ«r njĂ« kohĂ« tĂ« gjatĂ«â€.

Autoritetet kosovare, nĂ« periudhĂ«n nga nĂ«ntori 2024 deri nĂ« prill 2025, u mundĂ«suan serbĂ«ve nĂ« KosovĂ« ta marrin shtetĂ«sinĂ« “mĂ« vonĂ«â€, duke pasur parasysh se disa nuk mund t’i merrnin dokumentet kosovare pĂ«r shkak se posedonin vetĂ«m dĂ«shmi tĂ« lindjes, tĂ« lĂ«shuara nga institucionet serbe, tĂ« cilat Prishtina nuk i njeh.

Lista Serbe – partia kryesore e serbĂ«ve nĂ« KosovĂ« qĂ« ka mbĂ«shtetjen e Beogradit zyrtar – njoftoi mĂ« 14 janar se ka zhvilluar dhjetĂ«ra takime me pĂ«rfaqĂ«sues ndĂ«rkombĂ«tarĂ«, lidhur me zbatimin e Ligjit pĂ«r komunikacionin dhe Ligjit pĂ«r tĂ« huajt, duke theksuar se ka hasur nĂ« mirĂ«kuptim, por se nuk ka marrĂ« pĂ«rgjigje ndaj kĂ«rkesave tĂ« saj.

“Edhe gjatĂ« ditĂ«ve tĂ« fundit, pĂ«rfshirĂ« edhe sot, kemi qenĂ« nĂ« kontakt intensiv me pĂ«rfaqĂ«sues ndĂ«rkombĂ«tarĂ« dhe kemi pĂ«rcjellĂ« shqetĂ«simet e qytetarĂ«ve tanĂ«, veçanĂ«risht sa u pĂ«rket pasojave tĂ« mundshme nga zbatimi eventual i kĂ«tyre vendimeve tĂ« dĂ«mshme”, thuhet nĂ« reagim.

Lista Serbe u bĂ«ri thirrje autoriteteve tĂ« KosovĂ«s qĂ« ta shtyjnĂ« sĂ«rish zbatimin e kĂ«tyre “rregullave”, me qĂ«llim qĂ« tĂ« gjendet njĂ« model i pĂ«rshtatshĂ«m.

Edhe politikanë të tjerë serbë reaguan ashpër ndaj këtyre masave.

Nenad RashiĂ«, udhĂ«heqĂ«s i PartisĂ« pĂ«r Liri, DrejtĂ«si dhe MbijetesĂ«, i cili fitoi njĂ« ulĂ«se nĂ« Kuvendin e KosovĂ«s nĂ« zgjedhjet e fundit, deklaroi mĂ« 13 janar pĂ«r transmetuesin publik kosovar se masat duhet tĂ« shtyhen pĂ«rsĂ«ri, pasi “nuk jemi mjaftueshĂ«m tĂ« pĂ«rgatitur”.

LĂ«vizja KombĂ«tare Serbe e Millija Bishevacit, Iniciativa Qytetare “RrĂ«njĂ«t” e Ivan Vuçkoviçit dhe Iniciativa Qytetare “Veriu pĂ«r tĂ« gjithĂ«â€ e Marko Jakshiçit, iu drejtuan mĂ« 15 janar me njĂ« letĂ«r tĂ« hapur QeverisĂ« nĂ« detyrĂ« tĂ« KosovĂ«s, Bashkimit Evropian dhe organizatave tĂ« tjera ndĂ«rkombĂ«tare, duke kĂ«rkuar reagim tĂ« menjĂ«hershĂ«m lidhur me zbatimin e Ligjit pĂ«r komunikacionin dhe Ligjit pĂ«r tĂ« huajt, me arsyetimin se kĂ«to masa do t’i prekin mijĂ«ra familje.

KĂ«ta pĂ«rfaqĂ«sues politikĂ« tĂ« serbĂ«ve nĂ« nivel lokal kĂ«rkuan, mes tjerash, shtyrjen e zbatimit tĂ« ligjeve tĂ« kontestuara, nisjen e dialogut me pĂ«rfaqĂ«suesit e komunitetit serb dhe komuniteteve tĂ« tjera joshumicĂ«, si dhe gjetjen e modaliteteve tĂ« pĂ«rshtatshme dhe tĂ« zbatueshme qĂ«, siç thanĂ«, do t’u sigurojnĂ« qytetarĂ«ve njĂ« zgjidhje tĂ« qĂ«ndrueshme dhe afatgjatĂ«.

Demokracia Serbe e Aleksandar Arsenijeviqit kërkoi që zgjidhja të gjendet përmes dialogut për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.

Nga ana tjetĂ«r, Zyra pĂ«r KosovĂ«n nĂ« QeverinĂ« e SerbisĂ« i cilĂ«soi kĂ«to masa si “hapa tĂ« rinj pĂ«rshkallĂ«zues”.

Kjo zyrĂ« paralajmĂ«roi se, nĂ«se Bashkimi Evropian dhe grupi i Quint-it nuk reagojnĂ«, “Beogradi do tĂ« detyrohet tĂ« shqyrtojĂ« njĂ« pĂ«rgjigje politike dhe ligjore – adekuate ndaj kĂ«tyre shkeljeve drastike tĂ« tĂ« drejtave themelore tĂ« popullit serb pĂ«rmes masave tĂ« reja tĂ« njĂ«anshme dhe tĂ« dhunshme”./rel

Analiza e DW: Pse Kroacia rikthen shërbimin ushtarak! Trendi rajonal i rekrutimit të të rinjve

Ky vit për të rinjtë në Kroaci sjell një sfidë të vjetër në një pamje të re. Në ditët e para të vitit 2026, rreth 1,200 prej tyre filluan të merrnin letra që i informonin se ishin thirrur për shërbim ushtarak. Ky është brezi i parë që përballet me rekrutimin e detyrueshëm ushtarak që kur [
]

The post Analiza e DW: Pse Kroacia rikthen shërbimin ushtarak! Trendi rajonal i rekrutimit të të rinjve appeared first on BoldNews.al.

15 janari i përgjakur: 27 vjet nga Masakra e Reçakut

Sot shënohen 27 vjet nga Masakra e Reçakut, një nga krimet më të rënda të kryera gjatë luftës në Kosovë, që mbetet plagë e hapur në kujtesën kolektive të vendit.

Më 15 janar 1999, forcat policore serbe, njësitë ushtarake dhe formacionet paramilitare serbe hynë në fshatin Reçak të komunës së Shtimes, ku vranë mizorisht 45 civilë shqiptarë.

Viktimat, u ekzekutuan në rrethana që tronditën opinionin vendor dhe ndërkombëtar.

Masakra u bë e njohur për botën pas reagimit të menjëhershëm të atëhershëm të shefit të Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, William Walker, i cili, pasi pa nga afër trupat e pajetë të civilëve, ngriti alarmin për krime të rënda kundër njerëzimit që po kryheshin ndaj shqiptarëve në Kosovë.

Reçaku u shndërrua në simbol të vuajtjes dhe sakrificës së popullit të Kosovës, por edhe në një moment kyç që ndikoi në ndërgjegjësimin ndërkombëtar për realitetin e luftës, duke hapur rrugën për zhvillime vendimtare në fundin e saj

Ndryshe, sot në kuadër të kësaj masakre, homazhe do të bëjnë krerët e shtetit si presidentja Vjosa Osmani, kryetari i Kuvendit, Dimal Basha dhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti.

Pos tyre, homazhe do të bëjë edhe kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj.

SHBA pezulloi vizat, deputetja e PD, Ina Zhupa: Vendimi i Trump, kambanë alarmi për dështimin e qeverisjes Rama!

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka reaguar përmes një postimi në rrjetin social Facebook lidhur me vendimin e Shteteve të Bashkuara për të pezulluar vizat për Shqipërinë, duke e cilësuar atë si një sinjal alarmi për gjendjen ku ndodhet vendi nën qeverisjen e kryeministrit Edi Rama.

Sipas Zhupës, për vite me radhë qytetarëve u është servirur ideja e një Shqipërie me imazh të përmirësuar dhe me besueshmëri të lartë ndërkombëtare, ndërkohë që sot vendi, sipas saj, renditet në të njëjtën kategori me shtete të njohura për izolim dhe mungesë standardesh.

Deputetja demokrate thekson se ky vendim nuk është i rastësishëm, por pasojë e drejtpërdrejtë e dobësimit të shtetit, të shkaktuar nga korrupsioni, krimi i organizuar dhe lidhjet me narkotrafikun, si dhe nga institucione që, sipas saj, i shërbejnë interesave politike dhe jo qytetarëve.

“Pasojat bien mbi qytetarĂ«t shqiptarĂ«â€, shprehet Zhupa, duke nĂ«nvizuar se vendimi i SHBA-sĂ« pĂ«rbĂ«n njĂ« hap pas pĂ«r ShqipĂ«rinĂ«.

Në reagimin e saj, ajo shton se problemi nuk qëndron te marrëdhëniet me partnerët ndërkombëtarë, por te dështimi i qeverisjes aktuale, për të cilën kërkon largimin sa më parë, në interes të vendit.

Statusi i Ina Zhupës:

Vendimi i SHBA-së për të pezulluar vizat për Shqipërinë është një kambanë alarmi për realitetin ku ka përfunduar vendi me qeverisjen e Edi Ramës!

PĂ«r vite kemi dĂ«gjuar slogane pĂ«r “partneritet strategjik”, “imazh tĂ« pĂ«rmirĂ«suar” dhe “besueshmĂ«ri ndĂ«rkombĂ«tare”, ndĂ«rsa sot vendi ynĂ« renditet nĂ« tĂ« njĂ«jtĂ«n kategori me shtete qĂ« njihen pĂ«r izolim, paqĂ«ndrueshmĂ«ri dhe mungesĂ« standardesh.

Kjo nuk Ă«shtĂ« rastĂ«si. ËshtĂ« pasojĂ« e drejtpĂ«rdrejtĂ« e njĂ« shteti tĂ« dobĂ«suar nga lidhjet me narkotrafikun, nga korrupsioni, nga krimi i organizuar dhe nga institucione qĂ« funksionojnĂ« pĂ«r interesa politike, jo pĂ«r qytetarĂ«t.

Në fund, ata që dëmtohen janë qytetarët shqiptarë!

Ky është një hap prapa për Shqipërinë, jo sepse partnerët na kanë braktisur, por sepse qeverisja ka dështuar. Kjo qeveri e dështuar duhet larguar një orë e më parë për të mirën e vendit!

Nën dyshimin për sulm ndaj pjesëtarëve të KFOR-it dhe të Policisë së Kosovës, arrestohet një person

Autoritetet kosovare e kanë arrestuar të mërkurën një burrë nën dyshimet se kishte sulmuar pjesëtarët e misionit paqeruajtës të NATO-s në vend, si dhe të Policisë së Kosovës, gjatë protestave të vitit 2023 në veri të vendit. Në një njoftim të shkurtër në Facebook, Prokuroria Speciale e Kosovës nuk dha më shumë hollësi për të [
]

The post Nën dyshimin për sulm ndaj pjesëtarëve të KFOR-it dhe të Policisë së Kosovës, arrestohet një person appeared first on BoldNews.al.

Ulet dënimi për shitësin e armës me të cilën u vra Liridona Ademaj

Gjykata e Apelit të Kosovës ia ka ulur dënimin Tom Dodajt, i akuzuar për shitjen e armës me të cilën dyshohet se u vra Liridona Ademaj në nëntor të vitit 2023. Dodaj, që kishte pranuar fajësinë për veprën e shitjes së paautorizuar të armëve, u dënua në shkurt të vitit 2025 me pesë vjet burgim [
]

The post Ulet dënimi për shitësin e armës me të cilën u vra Liridona Ademaj appeared first on BoldNews.al.

Shtyhet shpallja e rezultateve/ Kosovë, rinumërohen 914 vendvotime, gabime tek votat për kandidat

Formimi i institucioneve të reja do të vonoj
të paktën edhe dy javë të tjera.

Kjo pas vendimit të Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve për rinumërimin e 914 vendvotimeve që i takojnë të gjithë komunave të Kosovës nga 2557 që janë në total.

Po pse KQZ e mori një vendim të tillë?

Ai erdhi pasi sekretariati i intitucionit të zgjedhjeve në vend pa video incizimet e kamerave në tavolinat e Qendrave Komunale të Numërimit, nga ku edhe është evidentuar se ka raste të mospërputhjeve të votave për kandidatë.

Rinumërimi prek jo pak, por një të tretën e vendvotimeve në mbarë vendin për zgjedhjet e parakohshme të 28 dhjetorit.

NĂ« njĂ« mbledhje tĂ« martĂ«n, komisioni paraqiti njĂ« raport nga verifikimi i votave tĂ« kandidatĂ«ve pĂ«r 2 pĂ«r qind tĂ« vendvotimeve nga zgjedhjet e dhjetorit, i cili gjeti se raste tĂ« mospĂ«rputhjeve tĂ« votave pĂ«r kandidatĂ«, ç’ka zgjeroj mĂ« tej problemin.

Kryetari i KQZ-sĂ«, Kreshnik Radoniqi tha se, nĂ«se pas rinumĂ«rimit vĂ«rehen manipulime tĂ« mundshme me votat e kandidatĂ«ve brenda subjekteve politike, komisioni do t’i çojĂ« nĂ« organet kompetente anĂ«tarĂ«t e ekipeve tĂ« numĂ«rimit.

Ky proces ka ngritur një problem serioz përsa i përket numërimit. Aty nuk vihet në diskutim saktësia e numërimit të votave për subjektet politike, por votat preferenciale për kandidatë.

Rinumërim të plotë, sipas komisionit, do të ketë në 10 komuna, ndërkaq në 28 komunat tjera, do të ketë rinumërim vetëm në 10 për qind të vendvotimeve.

Vonesat gjithësesi nuk janë një luks për Kosovën.

Vendi e humbi njĂ« vit tĂ« tĂ«rĂ« nĂ« vitin 2025 duke mos arritur ta formojĂ« qeverinĂ« e re pas zgjedhjeve tĂ« 9 shkurtit ç’ka shkaktoj njĂ« krizĂ« tĂ« gjatĂ« politike.  / abcnews.al /

“Optimisit”/ Djali i Hashim Thaçit pa vizitĂ«s nĂ« HagĂ«: Duke i numĂ«ruar ditĂ«t kur nga ky objekt do tĂ« dalĂ«!

Djali i ish-presidentit Hashim Thaçi, Endrit Thaçi ka vizituar babanë e tij në Hagë, aty ku po mbahet në paraburgim për më shumë se pesë vjet.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Endriti shprehet optimist se babai i tij, bashkë me ish-ushtarët e UCK do të dalë së shpejti nga objekti ku mbahen në paraburgim.

“Optimist. Duke i numĂ«ruar ditĂ«t kur nga ky objekt do tĂ« dalĂ« babi me shokĂ«t e tij. Dielli do tĂ« lindĂ« pĂ«rsĂ«ri”, ka shkruar ai.

 

“PĂ«rparim Rama kandidat potencial nĂ« krye tĂ« LDK”/ Hamidi: PDK pati rĂ«nie nĂ« zgjedhje, por humbĂ«sja mĂ« e madhe LDK

Analisti Lavdim Hamidi ka vlerĂ«suar se dorĂ«heqja e Abdixhikut nuk do tĂ« pranohet nga partia LDK sepse sipas tyre humbja Ă«shtĂ« si pasojĂ« e ‘kontributit’ tĂ« pĂ«rbashkĂ«t.

Sipas tij, përgjegjësia nuk bie vetëm mbi kryetarin, por edhe mbi strukturat drejtuese në nivel qendror dhe lokal. Hamidi tha ndër të tjera se Pëparim Rama është kandidat potencial, por nuk ka ambicie drejtuese.

Sa i takon PDK, Hamidi tha se nuk ka shënuar një humbje të konsiderueshme në raport me LDK.

“Flitet qĂ« nuk do ta pranojnĂ« dorĂ«heqjen. Konsiderohet se nuk ka qenĂ« vetĂ«m faji i kryetarit, por edhe i kryetarĂ«ve tĂ« komunave, sekretarĂ«ve etj. Dihet se LDK nuk mund tĂ« rritet dhe tĂ« zhvillohet me disa drejtues nga e kaluara. NĂ« kohĂ«n e Hotit, LDK kishte rĂ«nĂ« nĂ« 12 pĂ«r qind dhe nuk kishte njĂ« rritje tĂ« konsiderueshme. Kryetari i PrishtinĂ«s, PĂ«rparim Rama, ishte kandidat potencial nĂ« krye tĂ« LDK-sĂ«, por nuk ka ambicie pĂ«r ta drejtuar.

Isa Mustafa, nĂ« mandatin e dytĂ« si kryetar i PrishtinĂ«s, ishte zgjedhur edhe si kryetar i LDK-sĂ«. Edhe PDK nĂ« zgjedhjet e 28 dhjetorit ka humbje tĂ« votave, por njĂ« humbje mĂ« tĂ« lehtĂ«. Tani, nĂ« orĂ«n 5, ka pasur njĂ« konferencĂ« pĂ«r media nĂ« PDK, por nuk dihet nĂ«se do tĂ« flitet pĂ«r kĂ«tĂ«, pĂ«r energjinĂ« apo pĂ«r zgjedhjen e presidentes. Humbjen mĂ« tĂ« madhe nĂ« zgjedhje e ka pasur LDK.”

/ abcnews.al /

Investimet e Huaja Direkte ranë me 12.5% në Bosnjë dhe Hercegovinë

Investimet e Huaja Direkte (IHD) në Bosnjë dhe Hercegovinë ranë me 12.5% në bazë vjetore në gjysmën e parë të vitit 2025, në kushtet e perspektivave të dobëta globale për investimet, njoftoi Agjencia për Promovimin e Investimeve të Huaja e vendit (FIPA).

Të dhënat paraprake nga Banka Qendrore e Bosnjës dhe Hercegovinës tregojnë se Investimet e Huaja Direkte, përfshirë fitimet e riinvestuara, arritën në 780.1 milionë marka (468.06 milionë dollarë amerikanë) nga janari në qershor, nga 891.5 milionë marka në të njëjtën periudhë të vitit 2024.

FIPA tha se rënia pasqyron tendenca më të gjera globale. Konferenca e Kombeve të Bashkuara për Tregtinë dhe Zhvillimin (UNCTAD) ka paralajmëruar se fërkimet tregtare, rritja e pasigurisë ekonomike dhe politike, si dhe luhatjet në tregjet financiare kanë çuar në një tkurrje të fortë të aktivitetit investues global në fillim të vitit 2025.

Pavarësisht rënies së përgjithshme, pjesëmarrja në kapital u rrit me 65.4% në bazë vjetore, duke arritur në 241.4 milionë marka, dhe përbënte 30.9% të flukseve totale, krahasuar me 16.4% një vit më parë. Fitimet e riinvestuara mbetën përgjithësisht të qëndrueshme në 458.7 milionë marka, ndërsa kapitali tjetër shënoi rënie të fortë.

Kroacia, Gjermania dhe Serbia ishin burimet më të mëdha të investimeve gjatë kësaj periudhe, ndërsa sektorët që tërhoqën flukset më të mëdha ishin shërbimet financiare, tregtia me pakicë dhe tregtia me shumicë.

FIPA theksoi se, ndonëse investimet e huaja në gjysmën e parë të vitit 2025 ishin mbi mesataren 10-vjeçare, ato mbetën nën mesataren e pesë viteve të fundit dhe paralajmëroi se blerjet e kompanive me kapital të huaj nga investitorë vendas mund të ndikojnë negativisht në flukset e ardhshme të investimeve.

 

The post Investimet e Huaja Direkte ranë me 12.5% në Bosnjë dhe Hercegovinë appeared first on Revista Monitor.

Seri tërmetesh në Greqi

NjĂ« seri tĂ«rmetesh goditĂ«n pĂ«rsĂ«ri sot GreqinĂ«, duke shkaktuar panik te qytetarĂ«t dhe frikĂ« pĂ«r paslĂ«kundje tĂ« tjera mĂ« tĂ« fuqishme. Pas tĂ«rmetit në ishullin turistik tĂ« Santorinit, me forcĂ« 3,2 ballĂ« orĂ«t e mĂ«ngjesit, pak pas mesditĂ«s Ă«shtĂ« njoftuar pĂ«r njĂ« zinxhir lĂ«kundjesh tektonike nĂ« zonĂ«n e Kyllini. EkspertĂ«t thanĂ« se forca ishte 3,5 ballĂ« e [
]

The post Seri tërmetesh në Greqi appeared first on BoldNews.al.

Sorensen në Prishtinë: Do të sigurohemi që Kosova e Serbia të zhvillojnë bisedime

Peter Sorensen – i dĂ«rguari i posaçëm i Bashkimit Evropian pĂ«r dialogun mes KosovĂ«s dhe SerbisĂ« – tha gjatĂ« njĂ« vizite nĂ« PrishtinĂ« tĂ« mĂ«rkurĂ«n se do tĂ« punojĂ« pĂ«r tĂ« gjetur njĂ« mĂ«nyrĂ« qĂ« dy vendet fqinje tĂ« zhvillojnĂ« bisedime tĂ« nivelit tĂ« lartĂ«, nĂ« pĂ«rpjekje pĂ«r t’i normalizuar marrĂ«dhĂ«niet. Sorensen u takua mĂ«ngjesin [
]

The post Sorensen në Prishtinë: Do të sigurohemi që Kosova e Serbia të zhvillojnë bisedime appeared first on BoldNews.al.

07:40 Zjarri përfshin një banesë në Tetovë, dyshohet për një viktimë

Last Updated on 14/01/2026 by Klara

Një zjarr raportohet se ka përfshirë një banesë në Tetovë.

Sipas informacioneve të para dyshohet një person ka humbur jetën, ndërsa një tjetër ka marrë plagë si pasojë e zjarrit.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur ekipet e zjarrfikësve, të cilët kanë ndërhyrë për të bërë të mundur shuarjen e flakëve.

Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit, ndërsa autoritetet përkatëse po punojnë për zbardhjen e rastit./K.M

Kosovë/ KQZ fillon rinumërimin e votave, pas gjetjes së parregullësive

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka vendosur t’i rinumĂ«rojĂ« votat nĂ« njĂ« tĂ« tretĂ«n e vendvotimeve nĂ« mbarĂ« vendin pĂ«r zgjedhjet e parakohshme tĂ« 28 dhjetorit, pasi kishte vĂ«rejtur mospĂ«rputhje nĂ« votat pĂ«r kandidatĂ«t pĂ«r deputetĂ«. RinumĂ«rimi i votave nĂ« 36 pĂ«r qind tĂ« vendvotimeve nĂ« mbarĂ« vendin rrezikon ta vonojĂ« edhe mĂ« shumĂ« themelimin [
]

The post Kosovë/ KQZ fillon rinumërimin e votave, pas gjetjes së parregullësive appeared first on BoldNews.al.

❌